Franca eshte e njohur per shume gjera, por vecanerisht e permendur per moden, veren, ushqimin e shijshem dhe jeten luksoze. Francezet jane ata qe kane prezantuar shampanjen dhe diamantet si pjese e luksit. Ky reputacion i francezeve ka lindur qe ne fund te shekullit te 17, gjate mbreterimit te Lui XIV, qe eshte i njohur si konsumator dhe vleresues i gjerave te bukura – qe nga ushqimet e dekoruara e deri tek pasqyrat e punuara me flori. Sipas studiueses Joan DeJean, ishte gjate kesaj periudhe qe Franca (Parisi) u shnderua ne simbolizimin e stilit, apo quajtur ndryshe vendit “chic” per te jetuar. Disa sende apo objekte luksi u bene te kerkuara, thjesht vetem sepse Lui XIV ishte nje pelqyes i tyre. Kjo psh me diamantet, u bene te tilla, pasi mbreti bleu nje sasi te konsiderueshme te tyre. Ne mbarim te mbreterimit te tij Lui kishte ne zoterim, diamante dhe bizhuteri me nje vlere prej 650 million dollaresh (ne vleften e sotme).
Kjo ishte gjithashtu periudha kur u hap per here te pare ne bote café-ja e pare chic. Deri ne ate kohe, kafenete ishin vende te rendomta, ku burrat mblidheshin per te pire duhan dhe pije. Me hapjen e café –se pare, grate filluan ta frekuentonin dhe gjithashtu filloi dhe konsumi i embelsirave dhe shampanjes ne to.
Moda i ka fillimet e saj ne mes te viteve 1670, me gazetaret e pare te modes te cilet inkurajonin burrat dhe grate te blenin veshje te reja per cdo stine. Keto reklamime beheshin nepermjet kukullave dhe pllakave te modes, me ane te se cilave jepeshin edhe instruksione se si te visheshin veshjet e reja.
Gjate kesaj periudhe u shtuan edhe indekset neper librat e guzhines, duke i bere ato me praktike. Gatimi ndryshoi teresisht. Deri para shek. 17, mjalti perdorej gjate gjithe vaktit te ngrenies, ndersa tani sheqeri dhe embelsirat u zhvendosen ne fund te vaktit. Francezet filluan te perdornin gjeresisht erezat e vendit, ne guzhinen e tyre. Te kesaj periudhe jane edhe shume gatime te njohura te guzhines franceze. Çokollata dhe crème brulee ishin produkte te kesaj periudhe gjithashtu.
Lui XIV insistoi qe te ndricoheshin rruget e Parisit neteve, ne menyre qe te beheshin me te sigurta dhe te inkurajohej jeta e nates ne Paris.
Keto ndryshime cuan ne nje shtim turistesh dhe krijimin e librit te pare modern te udhezimeve me sugjerime se ku te behej pazar, te haje apo flije ne qytet.
Lui XIV inkurajoi artistet e te gjitha fushave te benin gjera te bukura – jo vetem per konsumin e tij personal- por sepse art nuk eshte vetem pikturimi i nje pikture apo shkrimi i nje libri, art eshte te besh dicka sa me bukur qe eshte e mundur