Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Teme super fare....bravo atij qe e hapi...

    jom shum marakli ne te tilla gjona, sidomos kto avjonet luftarak te teknologjise se fundit.

  2. #22
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ta mbaroj ket teme se mesa shof paskan dal heronjt anti-Amerike ketu bashk me teknollogjin Staliniste


    Po vej foto pa i shpjeguar se cfare jan dhe pse ndodhen ne ket renditje!



    #3 Sea Shadow
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga niku-nyc : 02-05-2007 më 21:36

  3. #23
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    #2 Global Hawk
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #24
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    #1 Future Soldier
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #25
    Niku posto foto dhe rri brenda temes. Leri komentet per njerin dhe per tjetrin se na e bete forumin corap me keto krefjet per nje llaf goje. Ska asnje stalinist apo antiamerikan ne kete teme. Ketu eshte Shkenca dhe Jeta si forum, jo politika nderkombetare.

    Here tjeter brenda temes te lutem

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Dhjetë avionët më të fuqishëm në botë

    Kohët kanë ndryshuar edhe për botën e avionëve. Teknologji të reja, përfshirë dhe korpuse të përbëra, motorë më të lehtë në peshë dhe sisteme të përparuara në dizajn po sjellin një gjeneratë të re gjigantësh në jetë. Kur "Airbus A380" do të hyjë në shërbim, do të jetë avioni i dytë në botë për nga madhësia dhe avioni më i madh për pasagjerë. I ndërtuar nga "EADS", peshon 592 mijë kilogramë dhe është 72 metra i gjatë. Gjerësia me krahët e hapura është 79 metra, ndërsa diametrin do ta ketë 7 metra. Të katër motorët e tij kanë 300 mijë kuaj fuqi. Ka një kapacitet maksimal prej 850 vendesh dhe kushton 275 milionë dollarë. Ndërtimi i "A380"-ës është vonuar nga probleme në prodhim, një tjetër gjë që këta përbindësha kanë të përbashkët. Udhëtimet e para komerciale pritet të fillojnë në tetor, nga Singapori. Pjesa më e madhe e tyre, të vëna në përdorim që në fillim të Luftës së Ftohtë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, këta titanë kanë luajtur një rol të madh gjatë luftës dhe veçanërisht pas saj dhe në ditët tona. Shumë prej tyre janë ende prototipa, por nuk është çudi që gjatë së ardhmes së shpejtë, ndonjëri prej tyre të fluturojë edhe në qiellin shqiptar.

    1. “An-225 Cossack”

    Ky përbindësh fillimisht ishte për ngarkesa dhe ishte ndërtuar si një mjet transporti strategjik. Ka një peshë prej 600 mijë kilogramësh dhe një gjatësi prej 84 metrash. Gjatësia e krahëve të hapura është 90 metra. Vetëm një është në funksionim.

    2. “Airbus A380F”

    Ky avion i ri pasagjerësh nuk është ende në funksionim, por po bën teste fluturimi. Peshon 592 mijë kilogramë dhe është 72 metra i gjatë. Gjerësia me krahët e hapura është 79 metra. Ka një kapacitet maksimal prej 850 vendesh.

    3. “KM Caspian Sea Monster” ose “Ekranoplan”

    Ky avion i pazakontë rus ka fluturuar vetëm disa metra mbi sipërfaqen e detit dhe është bërë i njohur gjatë Luftës së Ftohtë duke fluturuar përmbi detin Kaspik. Ishte 106 metra i gjatë, ndërsa krahët i kishte të shkurtër, vetëm 40 metra. Peshonte 490 mijë kilogramë.

    4. “An-124 Condor”

    Ky avion me katër motorë, në një farë mënyre është një prototip për “An-255 Cossack”. U ndërtua në Bashkimin Sovjetik për përdorim ushtarak dhe civil. Peshonte 405006 kilogramë, është 69 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh prej 73 metrash.

    5. “C-5 Galaxy”

    “C-5”-a është operativ nga Forcat Ajrore Amerikane. Peshon 382 mijë kilogramë dhe është 75 metra i gjatë. Hapja e krahëve është 67 metra. Në fund të viteve ’60, ishte avioni më i madh që kryente fluturime të rregullta.

    6. “Boeing 777-300ER”

    I hedhur në treg në vitin 2003, “Boeing 777-300ER” peshon 351540 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 73 metrash. Hapja e krahëve shkon deri në 64 metra. Mund të mbajë 365 pasagjerë, por kjo shifër shkon deri në 777 persona.

    7. “Airbus A340-600”

    “Airbus A340-600” peshon 366236 kilogramë dhe është 73 metra i gjatë. Hapja e krahëve shkon deri në 63 metra. Ky avion është prezantuar në vitin ’84 si një përmirësim i modeleve të hershme dhe ende është një model popullor. Mund të mbajë 266 pasagjerë dhe 240 prej tyre janë në klasin ekonomik.

    8. “Boeing 747”

    Ky model ka qenë një “kalë pune” ndër avionët e pasagjerëve. Konfigurimi “Boeing 747” peshon 397 mijë kilogramë dhe është 70 metra i gjatë. Gjatësia e krahëve shkon deri në 64 metra. Normalisht mban deri në 400 pasagjerë. Funksionon prej ’88-ës.

    9. “Airbus 330-300”

    “Airbus 330-300” është një avion me një kapacitet të madh që peshon 234 mijë kilogramë. Gjatësinë e ka 63 metra, ndërsa hapjen e krahëve 60 metra. Modeli “330-300” fillimisht ka fluturuar në vitin 1992 dhe kishte një kapacitet prej 335 personash.

    10. “Convair B-36 Peacemaker”

    “B-36”-ta peshon 186 mijë kilogramë dhe është i gjatë 49 metra. Hapja e krahëve është 70 metra. Në fillim ka fluturuar në vitin 1949 me një mision në mendje: shpërndarjen e armëve termobërthamore. Doli nga shërbimi në ‘59-ën.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    flm Davius,

    fatkeqesisht kane harruar te vene te parin per nga madhesia, Hughes HK-1.

    Niku-nyc,

    Nuk duhen nenvlehtesuar mundesite teknollogjike ruse. Ata bejne me pak buje se amerikanet por jane shume te qendrueshem. Eshte fakt qe ISS mbahet gjalle vetem nga Soyuz-et.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Mrekullitë e Jezusit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •