Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 70
  1. #41
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,737
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Une nuk pashe ndonje veshje shqiptare, turke po....Veshje shqiptare eshte fustanella e jo ticjanet


    Ky eshte mallkimi i rraces shqiptare, qe nuk bene asgje per atdheun e vet, harron shpejt vendlindjen...
    Kete gje e permendin dhe enciklopedite e huaja...Iliret i dhane disa perandore Romes dhe Bizantit, arvanitet cliruan dhe hodhen themelet e shtetit grek kurse shqiptaret e mevonshem i sherbyen me devoteshmeri Perandorise Osmane....
    Ne Shqiperi pervec Gjergj Kastriotit kush u be i famshem dhe kush punoi e luftoi per clirimin e saj?
    Ja disa iliro-arvanito-shqiptare te famshem qe luftuan per vende te tjera por jo per vendin e tyre....

    Klaudi (45-54),
    Klaudi II VITI 286
    Aureliani
    Probi
    Diokliciani
    Konstantini i Madh (themeloi Stambollin)
    Perandori Anastas (491-518) lindur ne Durrres
    Perandori Justinian (527-518)
    Kolokotroni (hero i revolucionit grek)
    Riga Fereos kryeminister i Greqise
    Marko Bocari
    Miaulis, kryeminister ne Greqi
    Koleci
    Ali Pashe Tepelena, nuk ngurroi te kryeje masakra mbi Himaren, Hormoven, Kardhiqin dhe Sulin
    Muhamed Ali themeloi Egjiptin
    Presidenti i pare i Rumanise, ishte shqiptar
    Mustafa Kemal, lindur ne Selanik themeloi Turqine...

    shume te tjere pertoj ti shkruaj...punuan per boten dhe harruan Albanine..
    Keta perandoret ilire te Romes qe permende kane bere mjaft per vendin e tyre p.sh. Diokleciani edhe sot eshte i njoftun per ndertimin e pallatit te tij ne bregdetin dalmat ku edhe u kthye te jetoje, pra ne vendlindje, pastaj justiniani qe kishte rindertuar dhjetera keshtjella pikerisht ne Ilirik, Konstandini qe legalizoi krishterimin me se shumti u ndihmoi ilireve sepse ishin te paret krishtere dhe me perqindjen me te madhe te krishtereve dhe me numrin me te madh te martireve krishtere.
    Sigurisht nuk kane qene te marre te heqin dore nga gjithe ai pushtet dhe te themelojne nje shtet ilir xhuxh vetem ne hapesirat e Ballkanit.

    Keni harruar dhe ta thoni perfundimin e dinastise se Mehmed Aliut.Qe te gjithe u perndoqen dhe iu nenshtruan nje gjenocidi te papare nga ana e egjyptaseve {magjupeve}, te cilet synonin ti zhduknin deri ne zero.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 30-08-2006 mė 12:13

  2. #42
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Mosha
    33
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mehmed Aliu kujtohet akoma nga egjiptasit e sotem...

    Nuk permendet shpesh po akoma ne Egjipt ka komunitet shqiptar qe cuditerisht ne dallim nga shqiptaret ne Turqi etj i kane ruajtur mire zakonet dhe ndergjegjen shqiptare.

    Une kam njohur egjiptiane me emrin Bora me te dy prinderit nga elita ushtarake e egjiptit qe fliste (duke mesuar vete jo nga ndikimet familjare) pak shqip. Ishte leshverdhe dhe jo zeshkane si shumica e egjiptianeve qe tregon se jane martuar e ciftezuar vetem ndermjet tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lone_star : 09-09-2007 mė 16:44

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po ket e kam pa edhe ne tjera shtete te Azis , kam taku student ne universitet te siris e te Libanit ku jetonin ne komunitet te pa perzier me arab por kishte martesa me arab se vajzat e bukura i shef qdo kush , ka disa femna qe jan martu me arab e per qudi familja ju ke kthy shpinden...se kan tradhetu zakonet.Mashkujt e bejn qka ju pelqejn. per qudi shumica din pak shqip por te thith e din nga vin e si kan ardh ...asht transpetu brez mbas brezi qe nga i 17 e 17 shekull....mediat kan pune te mira nese kan deshir te punojn per te miren e shqiptarve.
    kam njoft nji nenė ketu qe vajza e saj ishte martu me nji te afert te kryetarit te Siris.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Sot, "Shqip" do te flase per kete figure historike me origjine shqiptare, tek Top Channel ora 21:00.

    Fatkeqesisht, nuk do kem mundesine ta ndjek.
    Kush do sillte ndonje pershtypje nga ky program, do ia dija per faleminderit.

  5. #45
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,970
    Faleminderit
    20
    297 falenderime nė 199 postime
    Nje version ne pjesen me te madhe korrekt mbi jeten e Mehmet Aliut Shqiptarit. Por ja se kush eshte e keqja e wikipedias:

    Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.
    Kjo fraze qe me plot gojen do e quaja porcheria, skishte pse te futej fare ne kete tekst historik. Sidomos kur behet fjale per shqiptare midis shqiptareve. Dhe eshte e vertete qe Mehmet Aliu ka qene 'kunder' islamit. Ne oborrin e tij fliste jo vetem shqip por te gjithe shpuren, garden dhe njerezit me te besuar i kishte shqiptar. Sidomos eliten e luftetareve te tij. Po ne fund te fundit keto jane avantazhet e wikit. Ai stan ate bulmet ka...

  6. #46
    Perjashtuar Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Diku lexova se Mehmet Ali Pasha me Egjyptin e tij na paskishin qene vasal te Osmaneve... Jo mor jo , e emeruan osmanet Mehmetin ne Egjypt , dhe kur ky i fundit u kerkoi qe te udhehiqte me shume territore drejt lindjes se mesme u shkaktua nje gjendje mosbesimi. Me ne fund bashkepunoi me fuqite e medha per ta bere te pavarur Egjiptin nga perandoria Osmane.
    Lexova edhe disa qe thonin se Ataturku eshte shqiptar dhe do doja tju them se ka vetem nenen shqiptare... Cna qenka ai shqiptar me mbiemer Ataturk???

    Citim Postuar mė parė nga lone_star Lexo Postimin
    Nuk permendet shpesh po akoma ne Egjipt ka komunitet shqiptar qe cuditerisht ne dallim nga shqiptaret ne Turqi etj i kane ruajtur mire zakonet dhe ndergjegjen shqiptare.
    Une kam njohur egjiptiane me emrin Bora me te dy prinderit nga elita ushtarake e egjiptit qe fliste (duke mesuar vete jo nga ndikimet familjare) pak shqip.
    Po se mos di gje ti per realitetin e shqiptareve te hershem ne Turqi... Asaj vajzes bravo i qofte qe fliska pak , po ne Turqi ka qe flasin shqip komplet si fshat.

  7. #47
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lexova edhe disa qe thonin se Ataturku eshte shqiptar dhe do doja tju them se ka vetem nenen shqiptare... Cna qenka ai shqiptar me mbiemer Ataturk???
    "Ata turk" eshte quajtur sepse eshte Babai i Turqise, ndersa emrin e ka Mustafa Qemali.
    Jo nenen por edhe babin, ate te vertetin jo njerkun.

  8. #48
    Perjashtuar Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ai e ka pasur Mustafa Kemal dhe jo Mustafa Qemali. Ai vete e ka pranuar se nenen e ka shqiptare , por te atin e ka turk.

  9. #49
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Ai e ka pasur Mustafa Kemal dhe jo Mustafa Qemali. Ai vete e ka pranuar se nenen e ka shqiptare , por te atin e ka turk.
    Ke te drejte nje 'Q' shqipe mbase nuk eshte "K" turke

    Ai u rrit nga njerku, por babin e vertet une kam lexuar se e kishte nga Nishi.

    Gjithsesi, qe te mos dalimplotesisht jashte teme, nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Shqiptari i radhes qe beri reforma ne Turqi, ashtu si dhe Mehmeti ne Evgjyptri, ose me sakte ne Misir. Edhe pse nuk krijuam kurre perandori, nuk do te thote qe nuk ishim te zote t'i drejtonim ato...

  10. #50
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une nuk pashe ndonje veshje shqiptare, turke po....Veshje shqiptare eshte fustanella e jo ticjanet
    Me poshte
    Nje seri pikturash nga Jean Leon Gerome "Arnauts in Egypt"
    Ne kohen e Mehmet Aliut, ata ishin garda dhe oficeret qe drejtonin trupat e tij






  11. #51
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime





  12. #52
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shikojen fustanellen e sterlashte shqiptare, qe prin ne tokat ku dikur i madhi THOT atlantasi, krijoi hieroglifet duke u bazuar te gjuha e HYLLIANEVE ...ILIREVE ose ndryshe tek shqipja e sotme




  13. #53
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

  14. #54
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Para 4 ditesh na doli njeri tek Vizion Plus-i dhe po na jepte historine e Mehmet Ali Pashes. Ky zoteria me thinja na ishte profesor doktor dhe na tha se Mehmet Aliu hoqi Mameluket nga Egjypti... mbase e kishte fjalen per varrezat e tyre nese i kishin akoma ne Egjypt

    nejse interesante sesi profesor-doktoret i'u mesojne historine Shqiptareve midis televizionit.... t'dhj.fsha Ceken e gjithe estraden bashke

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mehmet Alia ka qene njeri i madh dhe nje nga udheheqesit me te shquar te shekullit te 18, nese ai do te ishte kthyer ne Shqiperi ndoshta mund te ishte nje Skenderbeg i ri.

    Ketu mund te lexoni se si shqiptaret e Mehmet Alise munden turqit, mameluket dhe trupat elite te Britanise se madhe per kontrollin e Egjiptit.

    http://www.btinternet.com/~the35thfootproject/egypt.html

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,409
    Faleminderit
    209
    11 falenderime nė 10 postime
    Po eshte e vertete se kane bere shume gjera te medha per boten shqiptaret e sidomos kjo dinasti.
    Ne kohen e napoleoniti hapen rruge te gjithe eksploratorve te botes qe te gjurmojne ne egjipte, pastaje edhe hapjen e kanalit te suezit nipi i ketije mehmet aliu Saidi e lejoj ferdinan Lesepsin qe te filloje punen mirepo edhe kane shperndare mjafte pasuri neper bote gjetje arkeologjike si dhe vlera tjera si Obeliksin e njohur qe eshte sot ne Paris ua dhuruan mbretit francez. me nje fjale permbushen muzejet europiane me pasurit e gjetjeve arkeologjike te egjiptit.

  17. #57
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 31-01-2008 mė 10:32
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #58
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po postoj edhe une nje permbledhje te historise se Muhamed Ali dhe familjes shqiptare qe sundoi per 150 vjet Egjiptin.


    Muhamed Ali

    Muhamed Aliu
    Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siē ai njihej nė Perandorinė Osmane ishte njė shqiptar i lindur nė vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohės sė re, nė pjesėn evropjane tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė vit nė Evropė do tė lindte edhe njė strateg tjetėr i cili do t’i jepte fytyrė tė re Evropės dhe fuste atė nė kohėt moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti nė Perėndim, edhe Mehmet Aliu nė Lindje, do t’i jepnin botėve tė tyre ēelėsin e ndryshimeve tė mėdha dhe progresit nė fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siē ai njihej pas vizitės qė kreu nė qytetet e Shenjta tė Mekės dhe Medinės, ėshtė njė nga njerėzit mė tė spikatur qė historia shqiptare e shekullit tė 19-tė ka prodhuar. Ai u lind nė qytezėn e Kavallės, qė nė atė kohė ishte njė port i vogėl i Rumelisė, apo pjesės evropjane tė perandorisė. Kavalla shtrihej rreth nėntėdhjetė milje nė Lindje tė Selanikut dhe shquhej pėr cilėsinė e lartė tė duhanit qė toka e kėtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallės qė kishte emigruar nė kėtė qytet, nga fshati i bukur i Korēės, Zėmblaku, disa vite pėrpara lindjes sė tė birit. Por ai do tė vdiste ndėrsa i biri ishte ende i ri, dhe pėr kėtė arsye ēorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallės do t’a mbante pranė, dhe kujdesej pėr tė birin e korēarit tė vdekur si pėr djalin e tij. Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nėn kujdesin e ēorbaxhiut, nė disa fshatra pėrreth Kavallės disa grekėr kishin nisur tė rebelohen ndaj eprorėve tė tyre shqiptarė dhe refuzojnė tė paguajnė taksat. Ndėrsa ēorbaxhiu ishte i pavendosur sesi tė sillej me rajatė grekė, Mehmet Aliu, nė krye tė njė bataljoni shqiptarėsh do tė vinte nėn kontroll fshatrat rebele tė zonės, tė cilat pas kėsaj do t’i bindeshin guvernatorit tė tyre nė Kavallė dhe paguajnė taksat nė mėnyrė tė rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti ēorbaxhiun, i cili e emėroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant tė policisė sė qytetit. Gjatė kėsaj kohe Mehmet Aliu do tė martohej me njė vejushė tė bukur nga Kavalla me tė cilėn do tė lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesės, ai do tė merrej me tregtinė e duhanit e cila ishte mė fitimprurėsja nė kėtė kohė nė Rumeli. Megjithatė, nw kohėn nė fjalė, pjesa afrikano – veriore e perandorisė, apo mė saktė Egjipti do tė pushtohej nga francezėt tė cilėt me Bonapartin nė krye do tė mundnin mamlukėt e Egjiptit nė betejėn e piramidave dhe mė pas, pushtojnė Kajron. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1800 Porta e Lartė nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe do tė deklaronte xhihad kundėr francezėve dhe nisw luftėn pėr tė ēliruar Egjiptin. Apelit tė sulltanit pėr luftė nė frontin egjiptian, do t’i pėrgjigjeshin tė gjithė muslimanėt besnikė tė perandorisė. Nė kontigjentin e 300 trupave vullnetare qė do tė niseshin nga Kavalla pėr kėtė punė, do tė ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij nė bataljonin shqiptar ishte tė shėrbejė si zėvendės komandant i trupės, pas Ali Agait, djalit tė ēorbaxhiut tė Kavallės. Por meqė Ali Agai do tė mėrzitej shpejt nė luftė dhe kthehej nė Kavallė, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do tė emėrohej bimbash nė ushtrinė e kryevezirit. Nė luftimet qė trupat osmano - shqiptare do tė kryenin kundėr francezėve, Mehmeti i ri do tė shquhej si njė nga strategėt mė tė mirė dhe efikas tė palės osmane.

    Probleme me Mamlukėt

    Beteja e trupave tė bashkuara osmane dhe britanike do tė ēonte pushtimin francez tė Egjiptit drejt kolapsit shumė shpejt. Megjithatė, mundja dhe tėrheqja e francezėve nga Egjiptit ishte vetėm njė pjesė e luftės pėr tė vėnė nėn kontroll vendin. Problemi kryesor qė Egjipti do tė haste pas largimit tė francezėve ishte se kush do ta kontrollonte atė. Ndėrsa Stambolli kėrkonte tė emėronte njerėzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kėrkonin tė instalojnė njerėzit e tyre pėr tė qeverisur vendin e madh arab. Nė pėrplasjet e shumta qė ndodhėn nė Egjiptin e pasluftės, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do tė shfaqej si njė nga lojtarėt mė tė aftė tė betejės pėr pushtet dhe pozitė. Duke patur qė nė 1803-shin, nėn komandė bataljonin e shqiptarėve, Mehmetit do t’i duhej tė pėrballej me fuqinė e bejlerėve vendas tė njohur si mamlukė qė udhėhiqeshin nga dy fraksione, njėri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfī. Kundėr bejlerėve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalė tė fuqishėm osmanė. I pari dhe mė i rrezikshmi ishte njė turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte njė komandant shqiptar, i quajtur Tāhir Pasha. Etja pėr pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 – 1805 nė njė zonė tė vėshtirė pėr tė jetuar. Kėtu duhet pėrmendur qė nė krahun e osmanėve, forca mė e vėshtirė pėr tu vėnė nėn kontroll ishin shqiptarėt. Rebelimi i tyre nė prill tė vitit 1803 nė Kajro, kur tė fundit do tė kėrkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do tė detyronte Husrev Pashėn tė arratiset pėr nė Damieta. Pushteti i lėnė bosh nga Husrevi do tė merrej nga Tāhiri, i cili lidhi aleancė mė mamlukėt e Egjiptit tė Sipėrm pėr tė mos lejuar Husrevin tė kthehet mė nė Kajro. Megjithatė, Tahiri do tė vritej pas disa kohėsh, dhe komandėn e trupės shqiptaro – turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parė qė vihej pėrpara Mehmetit pas marrjes sė komandės sė trupave shqiptare nė Egjipt ishte vėnia e rendit nė vend dhe mundja e Husrev Pashės nė Damieta qė pretendonte tė shpallej vali i Egjiptit. Por pėrveē tė parit Mehmetit do t’i duhej tė shtypte edhe pretendentėt e tjerė pėr fronin e Egjiptit, siē ishin mamlukėt Muhamed al-Alfī dhe Osman Bej Bardisi. Duke pėrdorur aftėsitė e trupės shqiptare dhe influencėn e popullatės sė Kajros, e cila nė pashain shqiptar shihte dorėn e hekurt qė mund tė sillte paqe nė vend, ai do tė mundte kundėrshtarėt e tij njėri pas tjetrit. Pas shtypjes sė tyre, lufta civile nė Egjipt do tė vinte drejt fundit. Pėr t’i dhėnė fund asaj, do tė kontriubonin shumė edhe hoxhallarėt e lartė tė Universitetit tė Azharit, tė cilėt 14 Mars 1805, i kėrkuan sulltanit tė zgjedhė Mehmet Aliun vali tė Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli pėr kėrkesėn egjiptiane do tė vinte mė 12 Maj 2005, njė ditė tė djelė nė mėngjes, kur sheikėt e Kajros, me ēallma dhe mjekra, tė mbledhur nė Portėn e Kadiut tė qytetit do tė deklaronin Mehmet Aliun, guvernator tė Egjiptit dhe lusin Allahun tė sjellė prosperitet dhe mirėsi nė vend.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  19. #59
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Emėrimi i Mehmetit nė fronin e Egjiptit nuk do tė mjaftonte pėr tė qetėsuar vendin. Nė vitin 1807 vendi do tė sulmohet nga britanikėt tė cilėt do tė pezmatohen nga vendosja e rendit nė Egjipt. Megjithatė ata do tė thyhen nga armata egjiptiane nė Rozeta dhe mė pas detyrohen tė braktisin Aleksandrinė. Por britanikėt nuk ishin tė vetmit qė do tė mėrziten me fitoret e Mehmetit. Cmirė mbi pushtetin e valiut shqiptar do tė kishte edhe nė Stamboll. Husrev Pasha, qė kishte parė karrierėn e tij tė shkatėrrohet nga shqiptarėt nė Egjipt, e cyste sulltanin tė shihte nėpunėsin e tij nė Egjipt jo mė si vartės por si njė kundėrshtar. Pėrveē kėsaj, bejlerėt mamlukė qė Mehmeti kishte shtypur mė parė, tashmė tė rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbėshtetjen e britanikėve, kishin nisur tė rebelohen kundėr valiut tė Kajros. Pėr t’u pėrballur njėherė e mirė me rrezikun mamluk, nė 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrė Makiavelin, do tė bėnte njė veprim qė vetėm tė fundit mund t’i shkontė ndėrmend.

    Pasi nė Arabinė Saudite tė kėsaj kohe, sauditėt kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtė tė kryejnė Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit qė ishte, kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr rendin dhe qetėsinė nė Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhėrin e sulltanit, ai kishte vendosur tė dėrgoj djalin e tij, Tosun Pashėn pėr tė ēliruar dhe vendosur rregull nė Tokėn e Shenjtė. Pėr tė pėrshėndetur dėrgimin e ekspeditės kundėr rebelėve, Pashai, do tė ftonte nė Kėshtjellėn e Kajros pjesėn mė tė mirė tė parisė mamluke. Rreth katėrqind vetė do tė priteshin me ceremoni madhėshtore nga kujdestari i Xhamive tė Shenjta. Por pasi paria tė hyjė nė Kėshtjellėn e Qytetit, nė tė cilėn ishin sarajet e Pashait dhe njėherė e njė kohė ishte strehuar vetė Salahudin al-Ejubi, do tė ndodhte njė nga masakrat mė tė papara tė historisė sė Lindjes sė Mesme. Trupat shqiptare nėn udhėheqjen e Tosun Pashės, do tė rrethonin kėshtjellėn dhe masakrojnė brenda mureve tė saj tė gjithė bejlerėt e pabindur mamlukė, nė tė njėjtėn mėnyrė siē do tė bėnte edhe Ali Pasha disa vite mė vonė me kardhiqiotėt nė Toskėri. Nga masakra e Mehmetit do tė shpėtonte vetėm njė be i vetėm i cili pas kėsaj do tė mbushte me panik tė gjithė Egjiptin, pėr atė qė kishte parė...

    Zgjidhja e ēėshtjes mamluke do tė ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me njė hap tjetėr tė rėndėsishėm drejt konsolidimit tė shtetit egjiptian. Pasi deri nė kėtė moment Mehmeti ishte mbėshtetur nė forcėn e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt, jo vetėm qė ishin tė pakėt nė numėr, por shpesh edhe shumė tekanjoz, pas shkatėrrimit tė mamlukėve ai nisi themelimin e ushtrisė sė rregullt egjiptiane. Pėr kėtė arsye nė vitin 1814 ai nisi tė ndėrtoj ushtrinė e parė moderne tė Botės Islame, e cila nuk do tė ngrihej mė sipas stilit tė vjetėr tė ushtrisė osmane, por sipas skemave moderne tė ushtrive evropjane. Kjo forcė e re do tė quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do tė drejtohej, strukturohej dhe stėrvitej nga njė kolonel francez i pashait, i quajtur Sčves, tė cilin Mehmeti do ta bindė tė kthehet nė musliman. Pas pranimit tė fesė shqiptare, Sevesi do tė emėrohet Sulejman Pasha. Nė ushtrinė e re, pashai fillimisht do tė rekrutonte skllevėr sudanezė, tė cilėt do t’i zėvendėsonte mė pas me fshatarė egjiptianė, tė njohur si fallāhīnė.

    Nėnshtrimi i Sauditėve

    Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte bėrė sundues i Egjiptit, nė Arabinė e sotme Saudite, qė nė atė botė ishte pjesė e Kalifatit Osman, familja e Saudėve, e inspiruar nga mėsimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kėrkonte reformimin e fesė islame dhe kthimin nė traditėn e sahabėve tė hershėm tė Islamit, kishte nisur tė krijojė shtetin saudit, sipas traditės selefiste. Megjithatė, krijimi i kėtij shteti nėnkuptonte copėtimin e kalifatit osman i cili trashėgohej nga dera e osmanėve qė nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrė pushtetin shpirtėror tė kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mėsimet teuhidike saudite kėrkonin pastrimin e fesė nga bidatet dhe kthimin nė Islamin e pastėr tė kohės sė Profetit, ndalimi i haxhinjėve nga kryerja e Haxhit dhe pėr mė tepėr forma militante e Shtetit tė Parė Saudit pėrbėnte njė kėrcėnim pėr Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan nė Stamboll. Sipas besimit tė shumicės sė besimtarėve muslimanė nė kėtė kohė, kalifi osman ishte njė pasardhės i kalifėve tė hershėm tė Islamit, tė cilėt amanetin e Kalifatit e trashėgonin qė nga koha profetit Muhamed nėpėrmjet katėr kalifėve tė drejtė, amanet qė mė pas e kishin marrė umajadėt, dhe mė pas abasidėt deri tė osmanėt. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundėr normave tė sheriatit, shejhulislami dhe shejhėt e Azharit nxorrėn fetva qė Shteti Saudit tė vihet nėn kontroll dhe forma e dhunshme e luftės sė tyre tė ndalohej. Pėr kėtė arsye, Mehmet Aliu do tė dėrgonte djalin e tij, Tosun Pashėn nė Qytetet e Shenjta pėr t’ia kthyer ato fisit tė kurejshėve dhe kujdestarit tė tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve tė Mehmet Aliut do tė pėrfundonin me sukses kur nė 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosėn Abdullah ibn Saudin. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesėt e tjera tė Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820). Ndėrsa Abdullah ibn Saudi qė ishte kapur i gjallė, do tė dėrgohej nė Stamboll, pranė sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do tė kėrkonin faljen e tij, sulltani do ta dėnonte me vdekje Abdullahin nė sheshin e Gjylhanes nė Stamboll. Pėrveē fitoreve nė beteja, Ibrahimi morri nga sauditėt edhe njė nga kopjet mė tė vjetra tė Kuranit tė Shenjtė qė datonte qė nga koha e kalifit tė tretė tė Islamit, Osmanit. Kjo kopje do tė ruhet deri nė ditėt e sotme nė Top Kapė Sarajet nė Stamboll.

    Pas nėnshtrimit tė sauditėve, Mehmet Aliu vazhdoi tė fuste nėn sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane tė Nubisė, Sanarit dhe Kordofanit, qė pas kėsaj do tė njihen si Sudan. Pėr tė nėnshtruar ato, ai dėrgoi njė ekspeditė ushtarake prej 4000 vetėsh nė vitin 1820, qė komandohej nga djali i dytė i pashait, Ismail Pasha e cila nė 1823 realizoi themelimin e provincės sė Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendėr tė vendit.

    Pėrballja me Terrorin Grek

    Nė kohėn kur Mehmet Aliu kishte nėnshtruar Sudanin dhe Arabinė Saudite, nė Ballkan me cytjen e fuqive perėndimore, grekėt po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do tė gjente momentin mė tė mirė tė shpėrthimit me rastin e vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės nė Jug tė Shqipėrisė nga osmanėt. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtėror qė do tė krijohej pas vrasjes sė Aliut do tė ēlironte grekėt nga pushteti i shqiptarėve dhe zgjojė mes tyre ndjenjėn e pamvarėsisė. Duke qenė se Perandoria Osmane nė kohėn nė fjalė nuk kishte burimet e duhura njerėzore pėr tė shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime tė egra etnike kundėr muslimanėve, sulltan Mahmuti II do tė kėrkonte ndihmėn e Mehmet Aliut pėr tė shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit qė nė kėtė kohė posedonte ushtrinė moderne tė Nizam-i Xhedidit, do t’i premtohej dhėnia nėn administrim e Kretės, Qipros dhe Moresė nė rast fitoreje.

    Megjithatė kundėrshtari grek nuk qėndronte i vetėm nė luftėn e tij. Pėrkrah tij qėndronin fuqitė perėndimore, tė cilat armatosėn dhe cysnin terrorin grek drejt qėllimit tė tij final, qė ishte krijimi i njė shteti grek dhe spastrimin etnik tė muslimanėve nga pjesa evropjane e perandorisė. Pas rebelimit grek qėndronte edhe klika e fanariotėve tė Stambollit, tė cilėt gėzonin njė pushtet tė konsiderueshėm politik dhe financiar nė perandori. Pėr mė tepėr, konflikti ndėrmjet Ali Pashės sė Janinės dhe sulltanit i kishte shėrbyer organizatės terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) tė organizojė vetveten nė tė gjithė perandorinė dhe nėpėrmjet Aleksandėr Ipsilantit, qė ishte gjithashtu fanariot, tė nisė revoltėn e saj nė More, nė Mars tė vitit 1821, nė kohėn kur osmanėt mbanin tė rrethuar Ali Pashėn.

    Revoltės greke brenda njė kohe tė shkurtėr do ti bashkohej shumica e ishujve tė Egjeut, dhe lėvizja do tė shtrihej deri nė Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutėve do tė ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke pėrdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do tė merreshin nė kontroll nga rebelėt grekė nė verė 1822, tė cilėt masakronin shqiptarėt dhe turqit muslimanė qė gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij nė Dhjetor tė vitit 1822 kur nė More, grekėt deklaruan pamvarėsinė e Greqisė dhe zgjodhėn njė rebel fanariot, Aleksandėr Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatė, nė vitin 1823, pasi kishin vrarė shumė turq e shqiptarė, grekėt, nisėn tė luftojnė edhe njėri tjetrin. Nė kėto kushte kur forcat jeniēere tė sulltan Mahmutit II ishin treguar tė paafta pėr tė shtypur ekstremistėt, sulltani do tė kėrkonte ndihmėn e guvernatorit tė tij nė Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditėt.

    Mehmet Aliu ishte i interesuar tė ndėrhyjė nė Greqi jo vetėm pėr sulltanin, por edhe pėr tė shpėtuar bashkėkombasit e tij shqiptarė, tė cilėt kishin parė tmerre me sytė e tyre nga terrori greko – ortodoks. Pėr kėtė arsye ai dėrgoi nė Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashėn me njė forcė prej 17.000 vetėsh nė Kretė dhe mė pas nė More. Sulmet e ushtrisė shqiptaro – egjiptiane do t’i mundin dhe mposhtin lehtė ekstremistėt dhe hajdutėrit grekė dhe ēojnė shpresat mes shqiptarėve tė Greqisė pėr vendosjen e rendit. Rendi do tė vendosej nė Greqi me ēlirimin e Misollongjisė nė 23 Prill 1826, kur shumica e kleftėve grekė do tė shpėrndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sėrisht.
    Megjithatė me ardhjen nė pushtet tė Car Nikollės I nė fund tė vitit 1825 nė Rusi, ekstremizmi grek do tė sponsorizohej sėrisht nga blloku ortodoks. Nė 17 Mars 1826, cari rus do t’i kėrkonte sulltanit restaurimin e plotė tė privilegjeve ndaj grekėve tė Principaliteteve, autonomi pėr Serbinė dhe plotėsimin e kėrkesave tė banditėve grekė pėr pamvarėsi. Sulltani kėrkesės sė carit i’u pėrgjigjė me luftė, duke dėrguar flotėn e bashkuar osmano – egjiptiane nė Greqi. Nė Qershor 1827 trupat egjiptiane nėn udhėheqjen e Ibrahim Pashės, do tė hynin nė Athinė dhe pėrpjekjet pėr rebelime nga grekėt do tė bėhen tė pamundura. Por fuqitė evropjane qė ishin tė vendosura pėr krijimin e shtetit grek, nė 6 Korrik 1827 nėnshkruan njė traktat trepalėsh nė Londėr ndėrmjet Britanisė, Francės dhe Rusisė, i cili parashikonte ndėrhyrje tė pėrbashkėt pėr tė pushtuar tokat greqishtfolės tė Rumelisė. Pėr kėtė, nė Shtator 1827, flota e aleatėve do tė dėrgohej nė Mesdhe, bllokojė Dardanelet sėbashku me Morenė, dhe kėrcėnojė trupat e Mehmet Aliut me luftė. Duke hasur nė vendosmėrinė e Ibrahim Pashės qė refuzonte ēdo diktat perėndimor pėr tė lėshuar Rumelinė, mė 20 Tetor aleatėt e krishterė vendosėn tė pėrballen ushtarakisht me forcėn osmane. Duke qenė superior nė numėr dhe armatime, ata hynė nė portin e Navarinos dhe nisėn sulmet ndaj flotės osmane, tė cilėn e shkatėrruan totalisht duke vrarė mbi 8000 marinarė.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  20. #60
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    34
    Postime
    1,926
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pėrplasja me Sulltanin

    Sulltan Mahmuti II ka qėnė njė nga sulltanėt mė tė paaftė tė Perandorisė Osmane, reformat e tė cilit do tė shkaktonin shumė pakėnaqėsi mes muslimanėve tė perandorisė. Pėr kėtė arsye ai shpesh edhe do tė njihej si ‘kaurr sulltani’ nga forcat konservatore tė perandorisė dhe ulematė, pasi reformat e tij krijuan vetėm kaos dhe shkatėrrim. Kėshtu vrasja qė ai orkestroi kundėr Ali Pashė Tepelenės, me cytjen e Husrev Pashės qė kishte inate personale me shqiptarėt qė nga Egjipti, jo vetėm qė nuk e forcoi perandorinė, por i dha shkas krijimit tė njė vakumi politik nė Rumeli qė ēoi nė krijimin e shtetit grek. Si pasojė e gabimeve tė tij, nė 1830 fuqitė e mėdha e detyruan tė pranojė pamvarėsinė e Greqisė, dhe dy vite mė vonė i morrėn ishujt Samos dhe Cyklade. Nė 5 Korrik 1830, francezėt do tė pushtonin Algjerinė, dhe nė 29 Gusht, Mahmuti II do tė njihte autonominė e shtetit serb, me nė krye Millosh Obrenoviēin. Nė kėtė skenė kaosi qė perandoria po kalonte, ku sulltani nė 1826 kishte shkatėrruar edhe trupėn e jeniēerėve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atė mund ta shpėtonte vetėm njė njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por kėshilltarėt e sulltanit me nė krye Husrev Pashėn, e urrenin Mehmet Aliun dhe i’a kishin frikėn se mos merrte fronin osman, dhe krijonte mė pas kėsaj njė kalifat pėr vete. Pas luftės nė Greqi, Mehmeti kishte kėrkuar nga sulltani tė administrojė Sirinė ku fshiheshin ende shumė armiq tė tij. Megjithatė sulltani e kishte refuzuar kėtė. Duke parė qė sulltani kishte nisur qė nė vend se tė merrej me ruajten e perandorisė, tė vriste pashallarėt e tij saj lartė e poshtė, Mehmet Aliu i dha mbėshtetje mikut tė tij nė Shkodėr, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviēit nė Bosnjė kur tė fundit u rebeluan kundėr reformave tė Mahmudit II. Mahmuti qė i’a kishte frikėn valiut tė tij tė fuqishėm, urdhėroi guvernatorin e Sirisė tė pėrgatitet pėr ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mėsoi kėtė nė kohė dhe vendosi ta aneksojė Sirinė paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinė qė kishin dezertuar nga ushtria gjatė luftės. Pėr tė pushtuar Sirinė, ai dėrgoi tė birin, Ibrahim Pashėn, i cili duke komanduar njė armatė detaro – tokėsore brenda njė kohe rekord do tė pushtonte Gazėn, Xhafėn, Jeruzalemin dhe Haifėn, dhe mė pas Akren pas njė rrethimi tetė mujor (16 Nėntor 1831 – 27 Maj 1832). Me ndihmėn e emirit tė Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisė, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe mė nė fund Damasku do tė kalonin nė duart e Ibrahimit nė 18 Korrik 1832.

    I trėmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftė tė hapur kundėr tij dhe tė bijve nė Mars 1832 ndėrsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesė, pėr tė drejtuar fushatėn ushtarake. Por kur trupat osmane hynė nė Siri, nė krah tė shqiptarėve u ēuan tė gjithė arabėt, nga tė cilėt ushtria osmane do tė thyhej nė Homs dhe Belen. Megjithatė, Mahmuti dėrgoi njė ushtri tė dytė kundėr Ibrahim Pashės, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kėsaj radhe, apo mė saktė nė 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t’i thyente osmanėt nė dyert e Konjės dhe vazhdojė avancimin drejt Stambollit. Tė tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte nė duart e valiut tė Egjiptit, car Nikolla do tė dėrgonte mė 27 Dhjetor njė misioni ushtarak nė Stamboll, i cili bindi sulltanin tė pranojė ardhjen e trupave ruse nė ndihmė tė tij. Por nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nėpėr Anadoll duke pushtuar Kutahjanė (2 Shkurt 1833), dhe mė pas dimėroi nė Bursa, vetėm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani qė nė kėto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut tė tij, do t’i jepte leje flotės ruse tė hyjė nėpėrmjet Detit tė Zi pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e Stambollit. Rusėt arritėn nė Bosfor mė 20 Shkurt dhe vendosėn tendat e tyre pėrgjatė Bosforit, nė Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi njė rebelim dhe indinjatė tė thellė mes ulemave tė perandorisė, tė cilėt nuk mund tė pranonin qė njė ushtri ortodokse tė mbronte njė vend musliman nga njė ushtri muslimane.

    Muhamed Aliu qė e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrėzitė qė ai mund tė bėnte me rusėt, pėr t’a qetėsuar i ofroi paqe dhe i kėrkoi nė shkėmbim marrjen nėn kontroll tė Sirisė edhe Cilicisė. I tmerruar nga forca e ushtrisė egjiptiane, Mahmuti u detyrua tė pranoj tė gjitha kėrkesat. Nė negociatat qė u zhvilluan nė Kytahja mė 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu qė pėrfaqėsonte sulltanin i dha tė drejtė Ibrahim Pashės tė jetė guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasėl i Adanasė. Ndėrsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretės, dhe Ibrahimi u emėrua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundėsuar nė kėtė mėnyrė familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesėn mė tė madhe tė botės arabe. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndėrsa nė Aleksandri, arabėt qė nuk kishin parė nė historinė e tyre njė forcė tė kėtillė ushtarake festonin pėr fitoren e pashait e tyre, ndėrsa dervishėt dhe ulematė e Kajros e krahasonin atė me Iskandėr Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me “Aleksandrin me dy brirė." Nė kėtė mėnyrė Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zėmblaku i Korēės do tė bėhej sunduesi i Sirisė, Egjiptit, Hixhazit nė Arabi, Sudanit dhe Kretės.
    Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, qė shkroi pėr Pashėn shqiptar nė kėtė kohė, apo mė saktė nė mars tė vitit 1835 nė Uashington, e pėrshkruante atė si njė burrė me shtat mesatar qė nė kėtė kohė numėronte rreth 67 vjeē dhe gėzonte shėndet tė mirė. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy tė vegjėl dhe plot shėndet, dhe ngjante mė shumė me ato tė tatarėve sesa tė osmanėve tė Stambollit. Pashai kishte sy gri tė errėt dhe vishej thjeshtė, ndėrsa mbante njė ēallmė nė kokė. Ai ngrihej herėt nė mėngjes, nė kohėn e sabahut ku pasi kryente namazin e mėngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punėt shtetėrore. Pas akshamit kthehej nė harem, ku ose lexonte vetė, ose njerėzit e tij tė afėrt, siē ishte e bija e myftiut, apo ndonjė zonjė e madhe, lexonte pėr tė. Kohėt e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte ‘Espirit des loix’ tė Monteskieut, ndėrsa disa vite mė parė kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.


    Nga Vali nė Khedive

    Fitorja e vitit 1833 nuk do tė ishte e mjaftueshme pėr vendosjen e fatit tė dinastisė sė Mehmet Aliut. Pėr t’a mbajtur atė, pashait i duheshin burime tė shumta financiare dhe pėr mė tepėr garanci politike. Nga ana financiare, pashai do tė nxiste industrializimin masiv tė Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisė. Duke ndėrtuar fabrika moderne tė pėrmasave perėndimore dhe futur vendin nė tregjet dhe konkurrencėn ndėrkombėtare ai i dha ekonomisė egjiptiane mundėsinė e qėnies sė pamvarur nga qendra e perandorisė. Njė nga produktet kryesore qė Mehmet Aliu do tė zhvillonte nė Egjipt do tė ishte pambuku, i cili do tė sillte fitimet mė tė mėdha pėr ekonominė egjiptiane. Megjithatė duke qėnė se ky mall ishte i lidhur shumė me eksportin, krizat ndėrkombėtare tė viteve 1836-7 do ta godisnin rėndė prodhimin e tij dhe ekonominė e vendit. Megjithė zhvillimet ekonomike dhe forcėn ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kėsaj kohė vazhdonin tė qėndronin nėn varėsinė e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte njė vali apo guvernator i thjeshtė. Pėr tė krijuar njė mbretėri tė tijėn nė vitin 1838, Mehmeti vuri nė dijeni fuqitė evropjane qė kishin ndihmuar sulltanin mė parė, se ai synonte tė shkėputet nga varėsia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropės ndaj deklaratės sė Mehmetit do tė shtynte sulltan Mahmutin II tė provojė sėrisht forcėn me pashain. Ai e deklaroi atė tradhėtar dhe dėrgoi kundėr Ibrahim Pashės njė ushtri, e cila do tė thyhej nė brigjet e Eufratit nga Ibrahimi nė Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit nė tė njėjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dėbuar nga Egjipti kohė mė parė, do tė krijonte hasmėrira tė reja nė Stamboll tė cilat do tė kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me tė gjithė flotėn osmane nė Aleksandri nė anėn e valiut shqiptar.

    Por sulltani i ri qė erdhi nė Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendėsit tė tij dhe kuptonte rėndėsinė e Mehmet Aliut pėr perandorinė, i ofroi tė fundit tė drejtėn e trashėgimisė sė sundimit nė Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kėrkoi tė trashėgoj sundimin edhe mbi Sirinė dhe Adananė. Por fuqitė evropjane me nė krye Britaninė, Prusinė, Austrinė dhe Rusinė qė frikėsoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin tė kolonizojnė herėt a vonė Lindjen e Mesme, vendosėn nė njė traktat tė nėnshkruarn nė Londėr nė Korrik tė vitit 1840 tė lejojnė Mehmet Aliun tė sundojė vetėm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqė Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perėndimorėve, tė fundit do tė sulmonin posedimet e tij nė Bejrut nė fund tė vitit 1840. I pėrballur me agresionin perėndimor, pashai do tė pranonte fermanin e sulltanit nė Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-02-2013, 11:52
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 18:03
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 20:51
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 07:55
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 08:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •