Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror

    E Merkure, 23 Nentor 2005



    MJERIMI I MESUESIT, KRIM SHTETEROR

    Nuk duhet ndonje kuraje e madhe te ankohesh me fjale te pergjithshme, kuptohet nese te lejohet te ankohesh ne kete ambient mbytes, mbi ligesine e politikes dhe triumfin e poshtersise dhe t'u premtosh te tjereve se do te vije dita e ngadhenjimit te arsyes, dhe se drejtes ne fushen e arsimit. Shume ish-drejtues te rendesishem te arsimit, kohe me pare, jane hequr si te besueshem ne syte e opinionit ne saje te proklamimeve te tyre butaforike gjoja te besueshme te pergjithshme, pikerisht ne nje "vend" ku parapelqehen vetem njerezit e urte, te pademshem e te parrezikshem, biles mundesisht te jene qenie te atrofizuara, inkoshiente. Ata kane luajtur gjoja, sikur kane kerkuar performance, prosperitet dhe drejtesi "ekstra" ne arsim, por qe "de facto", deri me sot, s'kane bere gje prej gjeje; ndersa po sot, keta diabolike shembullore, nuk mungojne te kerkojne ne menyre tinzare, te kulturuar e moderatore, lirine "institucionale, demokratike" vetem e vetem per te marre pjesen e tyre nga kjo "embelsire funksionale", nga e cila i kane lene te shijojne per nje kohe te gjate. E verteta e tyre kane qene vetem frazat e bukura. Ndersa e verteta statistikore, e verteta e fakteve, ajo e vertete qe gjendet me veshtiresi e qe kerkon studime te thella, kjo e vertete ka qene e huaj per ta, ajo nuk i ka frymezuar dhe udhehequr kurre ata ne jete, duke besuar seriozisht se per kete pune, d.m.th. te thuash apo te mos thuash te verteten, zerin e se ciles e kane mbytur kudo, u duket me se shumti si ceshtje karakteri dhe kurajoje individuale. Ne pamje te pare, duket sikur drejtues te tille e kane dashur te verteten, por e keqja e tyre e madhe ka qene se te verteten nuk e kane njohur dhe pranuar kurre. Ndaj dhe arsimi shqiptar ka vuajtur shume prej qendrimeve te tyre te paverteta. Strumbullari i kesaj te vertete te hidhur e fshehur qellimshem, ne menyre djallezore, ka qene gjendja e mjeruar, permanente e skandaloze e mesuesit shqiptar. Dekada me radhe, ky grupim shoqeror eshte shtyre dhe terhequr nga politika e dites pikerisht ne drejtime mjaft kontradiktore si: inovim, adaptim te praktikave te reja, shmangien e kolapseve arsimore, rindertimin e institucioneve arsimore, sigurimin e sistemit te "qetesise pedagogjike", saktesisht ne nje shoqeri here ne levizje dinamike-spirale e here ne levizje kaotike te mirefillte. Me tutje; here mbeshtetur fort ne traditen nacionale dhe here tjeter ne psikologjine e shkolles socialiste, nje here ne adaptimin e nje modeli te ri shkollimi te importuar nga jashte "mesimi i ekonomise se tregut); dhe nje here tjeter mesimi i nxenesve me sistemin politik socialist "ndiq: programet dhe tekstet); here mbeshtetje te ideve per arsimin publik te vendosur sipas kontekstit socialist dhe me pas krijimin e shkollave private qe pranojne nxenesit mbi baza pasurore "konkurruese) duke vendosur pagesa te larta shkollimi.

    Ceshtjet, er te cilat do te donim te shpreheshim, ne menyre te ravijezuar, jane shfaqje te spikatura te perballjes se dhimbshme te mesuesit shqiptar me kerkesat ne ndryshim dhe evoluim shoqeror. Pare ne kete veshtrim, do te donim te terhiqnim vemendjen ne shpjegimin e tri dukurive esenciale, qe gjithsesi gjykojme se mund te perbejne ndoshta aspekte te rendesishme te analizes pedagogjike selektive: e para, gjykojme se ka te beje me rishikimin e situates se pergjithshme te gjendjes katastrofike social-ekonomike ne te cilen ndodhet arsimi dhe mesuesi shqiptar ne vecanti, duke ravijezuar ne kete menyre kushtet specifike qe ai ndesh gjate punes ne shkolle dhe jashte saj; e dyta, ka te beje me saktesimin e procesit te sigurimit te sherbimeve te mundshme per mesuesit ne nevoje ne te gjithe vendin, duke perfshire ketu ISP dhe institucione "agjenci) te tjera kualifikuese zyrtare dhe private, per konsulte, karriere dhe edukimin profesional ne vazhdimesi dhe e treta, studimin e problemeve aktuale qe mesuesit ndeshin ne organizimin e tyre ne nje force sociale dhe politike. Ceshtja do te mund te paraqitej e rendesishme nese mesuesit do te mundnin qe te sistemonin dhe administronin, ekskluzivisht, vete disa nga problematikat me te spikatura qe jane ngritur vitet e fundit persa i perket financimit te edukimit te tyre personal.

    Qysh ne fillimin e viteve 90, ish bere e qarte per mjaft studiues te paanshem e te vemendshem te sistemit socialist te edukimit, se ndryshimet e reja sherbyen jo vetem per t'iu pershtatur kushteve sociale dhe ekonomike te shnderrimeve dramatike, por edhe qe dhe te mund te mbanin sistemin e edukimit ne vetvete, si nje instrument funksionues social e nen kontroll institucional. Cilesia e mesuesve dhe pergatitja e tyre ishte thyer rende; metodat e mesimdhenies jo vetem qe diferenconin nxenesit sipas perberjes dhe perfitimit spekulativ, por hapen edhe mjaft probleme befasuese per familjet shqiptare te papergatitura ne ballafaqimet traumatizuese psikologjike te shkaktuara tek femijet e tyre nga mesues pedante e xhahile. Nga ana tjeter, programet shqiptare te pergatitjes mesimore vleresoheshin dhe admiroheshin ne Perendim si modele mjaft te forta te pergatitjes se nxenesve "deshmi per kete jane arritjet e nxenesve shiptare jashte) por qe ama, la nga pas dhe mjaft probleme bazeformuese me pergatitje te ulet te shumices se tyre, edhe kjo tashme dihet. Drejtuesit e arsimit, nga ana e tyre, synuan nje sistem me akses te plote te edukimit te pergjithshem te detyrueshem qysh nga periudha e sistemit monist. Ata ne "bllok" nuk kishin as idene me te vogel se si ta shnderronin kete sistem te ngurte te centralizuar, forcerisht te devijuar dhe i vecuar nga sistemet globale te edukimit, ne nje sistem te ri fleksibel demokratik. Ana tjeter e problemit kishte te bente me permbajtjen e ideologjizuar, shkencerisht te kufizuar, te teksteve qe u kish perenduar koha e perdorimit; po ashtu struktura administrative e atrofizuar dhe konfuze ne vetvete, duke punuar pa cilesi, ne tymnaje, la pak vend per iniciativen individuale te mesuesve dhe drejtuesve. Nga kjo pikepamje edhe zhvillimi edukativ, vleresimi dhe kerkimi shkencor kane qene pothuajse joekzistente, larg standardeve nderkombetare. Sistemi yne arsimor, ne termin e nje autoriteti te njohur, a thua se ishte skicuar vetem e vetem per te prodhuar gabime pedagogjike te njepasnjeshme, pasojat e te cilit po i vuajme edhe sot.

    Demokracia, ndonese e vonuar tek ne, ngjalli rrez shprese edhe ne hulline e erret te edukimit: u zbulua p.sh. qe mjaft mesues te apasionuar, energjike, qartesisht te perkushtuar, ndonese te varfer e te rrenuar ekonomikisht, me klasa te zhveshura nga pajisjet, me tekste te dobeta, e ne situata te veshtira cuditerisht te improvizuara, kane punuar gjate gjithe kohes me metoda dhe menyra te vecanta te avancuara; dhe puna e tyre shembullore eshte sjelle pa kursim ne vemendje te opinionit publik e atij pedagogjik duke u perhapur gjeresisht nepermjet gazetes "Mesuesi" dhe "Revistes Pedagogjike". Vlerat e kesaj "levizjeje te pergjithsme", ndoshta nje lloj protestanizmi apo idealizmi human, qe mundesuan plotesimin e perpjesshem te nevojave te nxenesve, jashte formulimeve konformiste ideo-politike perbenin bazat e nje fushate te re per te rimodeluar dhe ridimensionuar sistemin e edukimit ne teresi. Principet strategjike te edukimit si humanizmi, demokratizimi, pluralizmi, diferencimi e ndonje tjeter, ne menyre konseguente kane mbetur ne qender te vemendjes se mesuesve shqiptare, si lejtmotiv udheheqes i punes edukative ne te gjitha nivelet.

    Varferia mbyt principet. Nese ndonjeri do te mundohej te identifikonte nje portret qendror qe pershkruan edukimin sot tek ne, atehere do t'i duhej te anashkalonte tundimin per te permendur ndryshimet ekzistuese qe po ndodhin ne disa shkolla, rikthimin e nocionit te dobise se nje arsimi te lire me orientim demokratik, kombetar, tekstet imagjinative dhe materialet qe kane filluar te shfaqen, shkollat e shumta private, metodat e reja pedagogjike qe po vihen ne veprim dhe programet eksperimentale. Qysh nga rrezimi formal i regjimit monist, specialistet e arsimit bene perpjekje maksimale per ndertimin e nje sistemi edukimi qe te ishte ne perputhje me nevojat e shoqerise se re demokratike. Por ndersa keto perpjekje duken te lavderueshme dhe shume terheqese, ato zbehen perballe efektit mposhtes te varferise ne sistemin kombetar te edukimit. Mbase Marksi kishte vertet te drejte kur thoshte: "Wshte ekonomia dhe lindja e stukturave ekonomike qe shoqerojne marredheniet sociale, te cilat cilat diktojne cdo gje tjeter.

    Se pari, eshte e qarte qe mesuesit jo vetem qe nuk paguhen mire, por edhe denigrohen e pushohen me te padrejte nga puna per qendrime te caktuara politike. Shembujt per kete jane aq te shumte saqe as s'mund te perllogariten. Statistikat zyrtare flasin qarte per nivel jashtezakonisht te ulet te pagave te mesuesve krahasuar kjo me pagen mesatare te punonjesve te tjere ne vend "rreth 200$). Sa per krahasimet me homologet e tyre ne Ballkan apo edhe me gjere asqe behet fjale fare. Pretendimet e MASH-it se gjoja paga e mesuesve shqiptare eshte barazvlefshme me ate te mesuesve rumune eshte nje genjeshter "me brire". Personalisht e njoh mire kete detaj dhe me bindje mund te deklaroj se me e pakta e saj eshte dyfish me teper. Nese mund te krenohemi per ndonje rast te vecante, kjo do te mund te ndodhte, vetem nese do te merrnim per krahasim vende te tilla si Cadi, Bangladeshi, Ruanda, a ndonje vend tjeter "prapa diellit". Por ajo cka e nderlikon situaten akoma me teper, eshte fakti se mesuesit shpesh harrohen krejtesisht nga politika jo vetem ne trajtimin e tyre "special" etik funksional, por edhe ne perpilimin e Indeksit te pagave ne favor te ceshtjes se tyre. Treguesi i shpenzimeve publike ne krahasim me produktin e brendshem bruto, ne Shqiperi paraqitet ne nivelin me te ulet 2,8 er qind ne krahasim me 3,6 per qind qe ishte 4 vjet me pare. Ne kete plan krahasues vetem Estonia, nje-ish Republike Sovjetike, paraqitet me nje perqindje gati tre here me te larte, 6,7 per qind. Mjafton evidentimi i ketij fakti kuptimplote per te kuptuar se sa pergjerohen per arsimin tone te mjere politikanet tane "patriote". Dihet se shkollat nuk munden t'i kalojne vete pengesat me te cilat perballen ne sferen e ekonomise. Te pakten duket sikur ekziston nje sensibilitet politiko-shoqeror se lenia per nje kohe te gjate pa mbeshtetje e ketij sektori te ekonomise mund te kete pasoja katastrofike per vendin. Eshte e vertete e neveritshme teksa mendon qe gjithfare laperdharesh truthare, halabakesh koke "bomba" kapardisen rrugeve te Tiranes me vetura te shtrenjta luksoze, ndersa mesuesi i mrekullueshem shqiptar, ky monument i gjalle i nderit te kombit nuk gezon dot nje biciklete te thjeshte per te vajtur ne pune te mbledhe nxenesit e tij. Prandaj theksojme se eshte e domosdoshme te ngrihen mesuesit moralisht dhe t'u kujtohet vazhdimisht atyre se politikanet tane aspak te nderuar jane aq hajvane, aq zagare, dhe po aq njerez te dobet e te ulet perballe humanizmit te tyre njerezor, sa qe e vyer eshte cdo fjale e thene me mendjemprehtesi per keta sharlatane te pakorrigjueshem. Nga ana e saj, Ministria e Arsimit ne raportin e vet statistikor "2004) konstaton se pagat e uleta mund shkaktojne uljen e cilesise se procesit mesimor. Meshkujt per arsye te pagave te ulta as qe pretendojne t'i afrohen arsimit, e jo me te perfshihen per nje kohe te gjate ne te. Per te mos kujtuar pastaj dhe mijera te tjere qe kane braktisur profesionin e mesuesit per te njejten arsye. Blerja e ushqimeve me lista dhe kjo per mungese te fuqise blerese "likujditeti behet ne fund te muajit) te mjaft prej mesuesve ne vend eshte nje arsye me teper per t'i thene "JO" ketij profesioni. Keshtu qe vetem gjendja ekonomike e veshtire, pa rrugedalje ndoshta i mban ata ende te lidhur me arsimin. Pjesemarrja e mesueseve femra ne arsimin shqiptar, per mjaft familje shqiptare qe duan t'i shohin grate dhe vajzat te siguruara ne "pune shteti", kuptohet ne pune te papaguara por te rehatshme, mbetet ende per to nje luks, ndaj eshte e konsiderueshme perfshirja e tyre ne te gjitha nivelet e edukimit, duke demtuar ne nje fare menyre dhe vete strukturen arsimore, keshtu p.sh. edukatoret ne arsimin parashkollor jane te gjitha femra, ne arsimin 9-vjecar jane 67% e tyre, ndersa ne arsimin e mesem 57% e numrit te mesuesve gjithsej. Ne arsimin parauniversitar jane me arsim te mesem 75% e numrit te edukatoreve ne kopshte dhe 44% e mesuesve ne arsimin 9-vjecar. Niveli arsimor i mesuesve paraqitet ne nje situate te tille; ne arsimin e mesem jane me arsim te larte 100% e mesuesve, ne arsimin 9-vjecar 56% e tyre dhe ne arsimin para shkollor 57% e numrit te pergjithshem.

    Gjithashtu, konditat e punes se mesuesve, sidomos ne fshat, lene shume per te deshiruar. Pavaresisht se detaje te pergjithshme ne lidhje me kete problem, jane bere shpesh te njohura ne shtypin periodik. Megjithate dimensionet e verteta te kesaj katastrofe humane mbahen ende "top sekret". Shifra ekzakte per gjendjen e shkollave ne shkalle vendi, pothuajse nuk jepen, sepse po te ndodhte ndryshe, d.m.th. te publikoheshin fakte konkrete, kjo do te perbente nje aktakuze te rende e te pajustifikueshme per politiken e dites. Mjafton t-_hetosh neper territorin e vendit dhe lehtesisht te konstatosh se qindra shkolla te rrenuara kane nevoje per riparime te medha "nuk po permendim rastet kur stallat e lopeve jane shnderruar ne shkolla) dhe se shume prej tyre funksionojne ne kushte te rrezikshme per jeten. Mungesa e fondeve kapitale do te thote se ndertimi i shkollave te reja eshte pothuajse inekzistent, perpos faktit se nje perqindje gjithmone ne rritje e numrit te nxenesve, per shkak te migracionit te brendshem apo shumefishimit te popullates ne qytetet kryesore, ka diktuar angazhimin e shumices se shkollave te operojne me dy ose tre turne. Dhenia e mesimit ne kushte te tilla eshte shume shkurajuese per mesuesit.

    Por ajo cka e mbingarkon dhe e konfuzon me teper ceshtjen jane "opsionet" e reja pedagogjike, shpesh kontradiktore, mbi kohen dhe dedikimin ne pune, qe kane ardhur si rrjedhoje e ndryshimeve politiko-ekonomike. Mund te themi se tashme ekziston shembelltyra e nje kulture shkollimi qe bazohet ne ligje te reja mbi edukimin "pavaresisht nga konturimi i tyre deri-diku i gabuar) por edhe i nje sere aktesh te reja nenligjore specifike qe mesues e drejtues, ne pune e siper, duhet te zbatojne. Ndermjet tyre gjenden dhe klauzola ne lidhje me vleresimin e vazhdueshem te punes se mesuesit dhe akreditimin e institucioneve, faktore qe nuk kane qene ndonjehere me pare pjese e imazhit qe mesuesit ushqenin ndaj profesionit te tyre.

    Me pak fjale, mesuesit sot po perjetojne nje realitet te ri te veshtire ne te cilin nje numer i vogel pasigurish te vjetra po zevendesohet me shpejtesi me nje numer te madh e gjithmone ne rritje te pasigurive te reja. Per kete kategori shoqerore qe nen regjimin socialist ishte obliguar ne perzgjedhje te lira tekniko-profesionale e qe ndiheshin "rehat" te punonin ne kushte me nivel te ulet veteorientimi, hapesire te vogel ne percjelljen e gjykimeve personale dhe me pak ndryshime te kushteve te punes, cmimi qe do te duhej te paguanin me pas do te ishte me i larte se ai i njerezve qe u perkisnin sferave te tjera te ekonomise. Se ne c'menyre mendojne mesuesit te perballojne keto sfida te reja, cfare burimesh kane ata ne dispozicion per te rikonceptuar te qenurit mesues ne nje ambient social qe ndryshon me shpejtesi dhe cfare suksesi do te kene ne kthimin e ketyre burimeve ne avantazh te tyrin, jane pikerisht ceshtje te cilat do t'i vlenin politikes te ndalej ne te ardhmen.

    Trashegimia tekniko-profesionale e mesuesve

    Ne shoqerite e avancuara eshte fakt i njohur qe mesuesit kane nevoje per trainim te vazhdueshem profesional ne menyre qe te qendrojne ne kontakt te perhershem me ndryshimet e reja ne disiplinat shkencore, te eksplorojne menyra te reja sinjifikative per te shtjelluar permbajtjen, te pervetesojne menyra te reja komunikimi me nxenesit qe ballafaqohen me rrethana "specifike" dhe te jene koshiente ne lidhje me ndryshimet ne ligjet dhe rregulloret e punes se tyre. Nga kjo pikepamje duhet pranuar se mesuesit tane kane patur shanse te kufizuara ne sigurimin e materialeve "shkencore" qe u servireshin per studim nga specialiste te MASH-it dhe ISP-se, te cilat realisht qendronin larg nevojave te mesuesit, por qe per fat te keq, dhe nuk kishin ndonje ndikim te madh ne zgjidhjen e problemeve qe haseshin ne pune. Ne fund te viteve 90, alternativa te reja filluan te shalosen ne permiresimin e strukturave trainuese eksperimentale, sidomos ne organizimin e seminareve dhe kurseve te trainimit te mesuesve. Shume organizata nderkombetare kane qene aktive ne krijimin e shanseve te ngjashme ne lidhje me trainimin e mesuesve. Ato, se bashku me nje sere iniciatoresh lokale e private kane ftuar mesuesit te mesojne modelet dhe teknikat e reja pedagogjike, te shkembejne idete dhe te informohen rreth modeleve te importuara.

    Mosangazhimi i nevojshem i shtetit ne keto veprimtari, mungesa e nje koordinimi afatmesem me institucionet nderkombetare, por ndoshta edhe ritmi i ngadalshem i aktiviteteve te tyre bashkepunues mund te kompromentoje gjithe punen e investuar ne kete perpjekje te madhe prej vitesh, ndoshta mund te shenoje edhe hapa mbrapa ne pergatitjen kualitative te mesuesve. Referenca per zbatimin e principeve te arsimimit demokratik e te "pedagogjise se bashkepunimit" mund te parapelqehet e te konsiderohet si e adoptueshme ne stadin aktual, e megjithate mbetet per te dyshuar nese adoptimi i ketyre principeve do te mund te jepte rezultatin e deshirueshem. Nese nje ndryshim eshte aq radikal saqe adoptimi i tij sjell nje rivleresim te te gjithe repertorit pedagogjik, atehere arsyet per mosadoptimin e tij mund te jene shume te forta, ose te pakten mund te linde nevoja e nje rishikimi me te kujdesshem e te ngadalshem nga sa mendohet. Ne reformimin e nje sistemi shkollor, hapat e vogla, por te kuptueshme, mund te jene me atraktive ne punen e perditshme te mesuesve sesa hapat e medhenj konceptuale qe shpesh jane te mbingarkuar me kerkesa specifike per metodat e punes.

    Konteksti i ri ligjor, administrativ i arsimit ka luajtur gjithashtu nje rol te konsiderueshem ne aktivitetin ne renie te levizjes per standarde. Sadoqe entuziazmi fillestar per ligjin "DN-2002) ishte i gabuar per specialistet qe e kuptonin ate, sot ai mund te konsiderohet si "konfiguracion" i kapercyer ne kohe, si nje zvarritje administrative dhe kontroll i centralizuar i saj. Levizja per standarde eshte nje shembull vecanerisht shqetesues i "mosperputhjes" me drejtuesit kryesore te arsimit qe kane mbeshtetur paprekshmerine e "hapesires arsimore te trasheguar", ne nje kohe kur specialistet me ne ze te vendit sugjeronin se permiresimi i standardeve nuk do te bente gje tjeter vecse do te dobesonte "doren e hekurt" te qendres ndaj rretheve qe eventualisht kane nevoje per me teper fleksibilitet dhe liri veprimi. Ndryshimet ne koncept mund te ishin te rendesishme nese do te nenkuptonin nje ripozicionim te misionit te institucioneve drejt garantimit te veprimtarive te pavarura per mesuesit dhe nje zhvendosje drejt hapesirave te tjera, dikur te kufizuara nga politika administrative si p.sh.; planifikimi afatgjate i arsimit, menyra te reja per diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve specifike ne lidhje me arsimin dhe mesimin nepermjet konkluzioneve te arritura ne klasa dhe institucione shkollore, si edhe mbeshtetje per menyrat e reja te testimit dhe vleresimit te nxenesve dhe programeve ne teresi. Ky ripozicionim do te riprodhonte me vone nje numer iniciativash te reja per institucionet trainuese. Prej kohesh eshte hedhur ideja per permiresimin e metejshem institucional te procesit te kualifkimit i cili do te mund te hapte perspektiven e perdorimit te teknologjise informative ne mbeshtetje te arsimit dhe sidomos sigurimin e formateve te ndryshme informative qe do te mundesonin shkembimin e informacionit midis shkollav, nje "hapesire arsimore e unifikuar per nje arsim te nivelit te larte". Ne projektin e specializuar institucional per trainimin ne kompjutera, mendohet gjithashtu te perfshihet perdorimi i nje teknologjie qe do te mbeshtese udhezimet perkatese profesionale. Perpjekje te vazhdueshme po behen per te diferencuar llojet e ndryshme te kurseve te trainimit qe iu ofrohen mesuesve, per te organizuar seanca te vecanta per drejtues te niveleve lokale dhe rajonale, si edhe per mesuesit e angazhuar ne projekte eksperimentale e zhvilluese.

    Sadoqe programet e ofruara nga institucionet rajonale dhe kualifikuese mund te shikohen nga disa mesues si te zbrazta, ato perseri mund te tregojne se jane nje hap perpara drejt rishikimit te metodave tradicionale te punes dhe gjithmone te aferta me shqetesimet e verteta te mesuesve. Ky eshte nje proces pjeserisht i natyrshem ne rrethanat aktuale te nje konkurrence ne rritje dhe te reduktimit te fondeve qendrore per gjithe institucionet arsimore, por mbase lidhet dhe me veshtiresite qe personeli shkollor has gjate perpjekjeve per nje rishikim teresor te etikes se punes dhe sendertimint te raporteve detyruese ndaj shtetit. Ne qofte se mesuesit do te angazhoheshin ne nje apo disa prej institucioneve qe ofrojne kurse kualifikimi dhe trainim inovativ, apo dhe me programe tradicionale, ato perseri do te ballafaqoheshin me mundesine qe mos te zbulonin aty ato elemente qe mund te lehtesojne ne perballimin e disintegrimit te mjedisit arsimor. Ajo qe mungon sot ne programin e institucioneve kualifikuese eshte eksperienca e nevojshme dhe bagazhi intelektual qe do te mundesonte mesuesit te ishin zoter te profesionit te tyre, te vetevendosnin fatin e tyre profesional dhe te ndertonin praktikat e tyre. Sadoqe ky eshte nje ideal i parealizuar plotesisht edhe ne shoqerite perendimore, aty ekzistojne me teper elemente qe mbeshtesin mesuesit ne krijimin e mjedisit te tyre te punes, te mundesojne krijimin e temave te diskutimit ne nivel kombetar dhe te formulojne ceshtjet mbi te cilat do te zhvillohen diskutime te tilla. Eshte e vertete se shume sociologe ne Perendim e shikojne zhvillimin e mendimit profesional jo aq shume si pjese te "elementeve kyce" te nje profesioni "vite studimi, bagazhi profesional, ceshtje karriere etj), sesa ceshtje te menyres ne te cilen nje grup profesional garanton fuqine per te vetegarantuar vendin e punes.



    Trashegimia e sindikatave te socializmit

    Ne periudhen e monizmit, sindikata "Bashkimet Profesionale) ishte thjesht nje fakt i jetes se perditshme dhe jo nje organizate aktive kur ishte fjala per konfrontim me forcat ne fuqi. Kryetari i Konfederates se Sindikatave ishte nje ish-anetar i regjimit monist, ndersa kryetari tjeter i Sindikatave te Pavarura eshte vetem nje sindikalist i coroditur qe nuk di se c'flet e c'ben, sadoqe te dy keta tipa "komike" mbajne fjalime pozitive ne mbeshtetje te ceshtjes se mesuesve, te dy se bashku e ne unison edhe me udheheqes te tjere komuniste-socialiste jane perpjekur te kontribojne gjoja ne rritjen e pagave te mesuesve dhe ne zgjidhjen e halleve te shumta te arsimit. Fjalimeve te tyre u ka munguar jo vetem sensi urgjent e kembengulja per te cilin ka nevoje adresimi i ketyre problemeve, por edhe deshira per te pare me shume mesues te niveleve te ndryshme te perfshire ne keto diskutime. Te dyja keto struktura "klanore" megjithe permbajtjen e tyre funkionale majtas apo djathtas, nuk kane qene vecse "kollone e peste" ne gjirin e levizjes sindikaliste te arsimit. Meqenese ato mbahen ne kembe ne saje te taksapaguesve sindikaliste dhe lemosheve qe u hedh here pas here shteti kapitalist, ato natyrshem do te mbeten te ngerthyer ne politiken ekuilibriste te "qorrsokakut", ne politiken "as prish e as ndreq", "as mish as peshk", "terhiq e mos lesho", etj. etj. Ata kane frike se mos perplasen ndokund gabimisht, mos fyejne dhe trembin ndonje brenda politikes. Ky banalitet, kjo menyre e lehte per t'iu shmangur ceshtjeve serioze te arsimit, kauzes se mesuesit, eshte pikepamja me e ulet morale e vete ceshtjes qe ata lipset te mbrojne. Edhe ne ato pak raste kur ata kane ftuar mesuesit per greve te pergjithshme, qellimshem e kane sabotuar ate qe ne pikenisje. C'kuptim kishte p.sh. shpallja e greves ne sezon provimesh e jo ne harkun e vitit shkollor 9-mujor? Kjo greve e eger e paprecedent ne historine e arsimit, pervecse zhvleresoi figuren e mesuesit ne sy te nxenesve qe prisnin me padurim rezultatin e punes se tyre, por shkaktoi pakenaqesi te madhe dhe ne mbare komunitetin, i cili sigurisht nuk kishte perse mbeshteste nje greve te tille te palogjike e te pakuptimte, ne kundershtim flagrant me interesat e tij. Shembuj te levizjeve sindikaliste te suksesshme te mesuesve zhvillohen ne mbare globin, madje fare prane nesh, ne Kosove, sindikatat e mesuesve, ne arritjen e qellimeve te tyre munden te ulin ne gjunje UNMIK-un & qeverine. Ndersa sindikatat e qorsokakut per te qene te suksesshme lipset te mesojne me shume per format e luftes sindikaliste.

    Por armiku me i madh i mesuesve nga sa permendem, mesa duket eshte pasiviteti i tyre, mungesa e deshires per te shqyrtuar ceshtjet nga nje pikepamje sociale dhe politike. Ne njefare menyre, kjo nuk eshte shume e habitshme pasi ata nuk jane zgjedhur per ta bere kete ne te kundert, ata ndoshta bejne pjese ne ate kategori njerezish qe zbatojne vetem udhezimet qe u jepen nga "qendra". Por injoranca e shumices se tyre ne lidhje me njohjen e problemeve politike eshte vertet e neveritshme. Shume pak prej tyre tregojne nje fare interesi per t'u perfshire ne politike. Relativisht pak njerez duken te interesuar ne bindjet politike te atyre qe udheheqin sistemin arsimor. A jane mesuesit te afte per te zhvilluar kete lloj koshience politike? Provat deri tani jane te pakta. Ne pershkrimet e mbledhjeve e seminareve per mesuesit, te organizuara nga organizma te ndryshem kualifikues, referenca mbi nje organizim te tille politik me potencial "aktivues" nuk ekziston. Sidoqofte, akoma duhet te presim per te pare nese ndonje gje e rendesishme dhe me vlere do te shfaqet ne horizont.

    Bexhet Arbana
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    ...........

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Mosperfillja e meseuesve ne nje shoqeri eshte sikur te mosperfillesh themelet ne nje ndertese.
    Nga ato banka varet e ardhmja e kombit
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Tema tė Ngjashme

  1. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  2. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  3. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  4. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  5. Mėsuesit puthen nė sy tė nxėnėsve
    Nga Cimo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •