Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “MAVI” grisi flamujt maqedonas

    “MAVI” grisi flamujt maqedonas

    Hetimet kanë konkluduar se pas incidentit fshihet “Grupi i të Rinjve të Vorio Epirit”

    TIRANE

    Grisja e flamujve maqedon, disa ditë më parë, gjatë vizitës në Tiranë të presidentit Branko Cervenkovski, dyshohet të ketë për autorë anëtarë të organizatës antishqiptare “Grupi i të Rinjve të Vorio Epirit, - MAVI” një grupim i pjellë nga famëkeqi “Fronti Çlirimtar i Epirit të Veriut”. Anëtarët e MAVI, të cilët mendohet se veprojnë prej vitesh në Shqipëri, kanë zgjedhur pikërisht vizitën e Presidentët Maqedonas për të provokuar një incident midis dy vendve fqinje.

    Incidenti, në rast se do të kishte realizuar pikësynimin, do të ishte i dyti në harkun e një muaji, pas dështimit të takimit presidentit shqiptar Alfred Mosiu dhe homolugut grek Papulias. Nëse qëllimi do të ishte realizuar, ai mund të provokonte një klimë të ftohtë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për më tepër momenti i zgjedhur përkonte me nevojën imediate të vendit për të importuar energji elektrike nga fqinjët si dhe me miratimin e një rezolute nga Parlamenti Maqedonas në favor të pavarësisë së Kosovës. Burime nga ministria e Brendshme e shërbimi sekret, pohojnë se pas hetimeve të para është konkluduar se akti i grisjes dhe djegies së simboleve maqedonase në Rrugën e Durrësit, mund të jetë vepër e anëtarëve të “MAVI”-t. Veprimtaria e tyre në vendin tonë është e njohur nga SHISH që prej 14 vjetësh, ndërkohë që ata dyshohet të jenë përgjegjës edhe për akte të tjera kriminale.

    Hetimet

    Sipas burimeve, anëtarët e MAVI-t kishin planifikuar të dhunonin të gjithë simbolet e Maqedonisë, vetëm disa orë para vizitës së presidentit Cervenkovski në Tiranë. Por tentativa e tyre është zbuluar në “Rrugën e Durrësit”, teksa punonjës të policisë konstatuan në kohë se rreth 15 flamuj maqedonas ishin grisur ose djegur. Menjëherë u vu alarmi dhe punonjës të policisë, por edhe agjentë të shërbimit sekret, morrën në ruajtje simbolet maqedonase. Fillimisht dyshimet ranë pikërisht mbi një organizatë greke, mirëpo nuk u përjashtuan pistat e tjera. Pothuasje pas një jave hetime, burimet thanë se të gjitha pistat e hetuara janë përjashtuar për tu ndalur në një të vetme, pra në organizatën “MAVI”. Anëtarë të organizatës antishqiptare, kanë djegur dhe grisur flamujt, por plani i tyre është realizuar vetëm pjesërisht. Dëshmitarë të rastit kanë dhënë disa përshkrime me anë të së cilave policia dhe SHISH kanë mundur të krijojnë identikitin e njërit prej autorëve. Organizata “MAVI” është e njohur nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe organet e tjera të sigurisë për aktivitetin e saj në Shqipëri. Anëtarë të organizatës dyshohen se mund të jenë autorë të masakrës së 10 prillit 1994 në Peshkëpi (Gjirokastër), kur një komando e armatosur sulmoi postën kufitare shqiptare. Komandanti dhe një ushtar u vranë ndërsa u plagosën tre ushtarë të tjerë. Ngjarja, e cila u komentua gjatë nga shtypi, u cilësua si një veprim i grupeve shoviniste greke, të cilat kishin pretendime për jugun e Shqipërisë. Policia greke arrestoi dy të dyshuar, të cilët u liruan pasi morrën dënime minimale.

    Fokusi i një incidenti

    Grisja e flamujve u konstatua menjëherë pas realizimit të aktit nga persona të panjohur, mesnatën e së martës, 15 nëntor. Fatmirësisht kishte ende kohë për tu marrë me këtë skandal dhe duke u punuar gjatë orëve të mbetura të natës, flamujt me shenjën e diellit u zëvendësuan dhe në mëngjes gjithçka ishte gati. Presidenti maqedon kaloi me makinë nëpër rrugën e Durrësit dhe në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” mes flamujve maqedon dhe shqiptarë të varur në pemë e shtylla, pa ditur gjë për incidentin. Në fakt ngjarja u mbajt sekret dhe të gjithë ata që kishin dijeni u këshilluan të mos hapnin gojë. Llogaritjet e përafërta, në rast se Cervenkovski dhe shpura e tij do të ishin përballur me flamujt e dëmtuar, ishin katastrofike. Së pari mund të hidhej në erë klima shumë miqësore mes dy vendeve fqinje dhe nuk është çudi që presidenti maqedon të ishte larguar duke protestuar. Pasoja që natyrshëm do mirëpriteshin nga organizatorët e incidentit. Dihet që grekët janë kundër emrit të shtetit Maqedon dhe shenjave në flamurin e tij, të cilat i pretendojnë të jenë greke. Gjithashtu ka të ngjarë që organizatorët e incidentit të kenë llogaritur dëmin më shumë se për maqedonasit, për vetë shqiptarët. Mbase për faktin e thjeshtë se takimi i fundit në Tiranë i Cervenkovskit do të kurorëzohej me njohjen e emrit të Maqedonisë nga Tirana zyrtare.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Peshkëpia, masakra që duhet të mos harrojmë

    Peshkëpia, masakra që duhet të mos harrojmë

    Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë. Sulmi ynë, si dhe të tjerët që do të pasojnë, ishte një veprim luftarak.” Masakra e Peshkëpisë u pasua me një ngritje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisdë dhe vendit tonë. Qeveria shqiptare protestoi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa pala greke u mundua ta kalonte në qetësi. Përveç luftës diplomatike, policia greke arrestoi dy nga të dyshuarit, mirëpo ata morrën dënime të vogla nga gjykata.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sigurisht që "MAVI" ka disa vite që ushtron aktivitet në Shqipëri.
    Rasti i parë në të cilin u çfaqën , ishte Peshëpia, komenti mbi këtë ngjarje besoj është i njohur.
    Arrestimet që u bënë në Greqi, nxorrën në dritë ish shifrantin e Ambasadës Greke në atë kohë në Shqipëri, i cili ishte udhëheqësi i kësaj organizate.
    Në kohën kur ky zagar dilte përpara gjyqit, tha me zë të lartë "çdo gjë që bëra, e bëra për nënën time të madhe Greqinë".
    Gjyqi ishte një gjyq për ti hedhur hi syve shtetit shqiptar, në të njëjtën mënyrë siç u bë me pilotin pensionist, idhter i ish mbretit grek Kostandinos, i cili shkeli hapsirën ajrore të Shqipërisë dhe hodhi fletushka në zonën e Gjirokastrës dhe Sarandës.
    Gjyqi vazhdoi gjatë dhe si përfundim asgjë nuk u bë, megjithëse në kopështin e xhaxhait të ish shifrantit, u gjetë disa automatikë Kallashnikov , bomba dore dhe municione të tjera që u vërtetuan të marra nga njësitë ushtarake shqiptare.
    Organizata "MAVI" është pjesë dhe anëtare e organizatës fashiste greke "Mëngjezi i Artë" (Xphsi Augi) e cila ka krahë të fuqishëm edhe në policinë greke , sidomos në zonat e Kosturit dhe deri në kufi me Bullgarinë.
    U bë incidenti i dytë i vërtetuar nga këta grekofonë në Shqipëri dhe për këtë i del për detyrë organeve të shtetit, shërbimit informativ shqipëtar dhe më gjërë të konstatojnë dhe ndalojnë pjestarët e grupit.

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. Greqia përgjigjet ndaj raportit për minoritetin maqedonas
    Nga Vista në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 10:39
  3. Tifozët rusë dhe maqedonas: "Dhoma gazi për shqiptarët"!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  4. Në Shqipëri ndodhen 300000 Maqedonas !!!
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 08:59
  5. Maqedonasit thonë se Skënderbeu ishte Maqedonas!
    Nga Faik në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •