Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 67
  1. #41
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kanga XXX

    Kur n’Semelene Junona shfreu tane vner,
    Gjakun teban aq ne inat e muer,
    Sic e tregoi ajo ma se nje here,

    I shkreti Atamant kaq fort u cthuer,
    Sa qe kur gruen e vet ai ve veshtroi
    Me dy t’njomat ferishte nder dy duer,

    Vikati: <<Zini shtigjet, ta pushtoj
    Me klyshe ate luaneshe!>>, e tue u berlyke
    I hapi te pamshireshmit capoj,

    Njanin, Learkun, kapi mu ne gryke,
    Si e rrotulloi n’ajri, n’shkamb e verviti, -
    Dhe shkoi ajo e u mbyt me tjetrin ngryke.

    E kur, prej fatit thane, teposhte rreshqiti
    Gjithe ajo Troje e larte e madheshtore,
    Mbaroi mbretnija e fronit mbreti zbriti,

    Hekuba e mjere, e trishtun, kthye n’sherbtore,
    Kur pa se Poliksena kish mbarue,
    Per Polidor’n e saj, shtri mbi bregore

    Te detit, kur fatzeza u kujtue, -
    Cmende, zu me lehe si qen e gjora nane,
    Kaq fort nga dhimbja e madhe pat shkallue.

    Furite e Tebes a te Trojes s’jane
    tregue kaq fort te egra e zullumqare,
    kurr kaq kerdi nder shtaze a njerez s’bane.

    Si pashe dy hije t’zbeta, cveshun fare,
    Qe ngitshin tue kafshue neper shpatine
    Si derri kur del tharkut fulikare.

    Njana u hodh Kapokjos, nen kaptine
    Ia nguli idhte me dhambe, e tue e ngrehe zharg
    E bani ta kruej barkun per zalline.

    E Aretini, tue u dridhe tha: <<Larg
    I ndejsha Xhianni Skikkit, qe harlise
    Shkon tue ua ngjite me dhambe shpirtnavet varg!>>

    <<Ah, - I thashe une, - ishalla nuk ta kris
    tjetra me ate goje! N’mos pac veshtiresi,
    me thuej kush asht, sa asht kendej pa u nise.>>

    M’u gjegj: <<Ai shpirt jetoi ne lashtesi.
    Asht Mirra e mbrapsht. Tue shkele cdo ligj t’njerzimit
    Me vete te jatin bani dashuni.

    Qe te mkatoje per t’ia arrite qellimit
    Ndrroi krejt fytyre tue marre tipare tjera,
    Si tjetri qe po nget zjarr prej terbimit.

    Ky, per t’fitue mushken mbretneshe, mejhera
    U shti si Buozi dhe, gjoja tue vdekun,
    Diktoi nje dhjate te tille qe iu njoh vlera.>>

    Kur dy te krisunit iken si t’ndjekun
    E ma s’I pashe ku t’zezen shkuen me u fute,
    Une solla syte te vrej tjere shpirtna t’mekun.

    E njanin pashe, qe dukej si lahute;
    I tille me te vertete do te gjasonte,
    Ku bahet bige njeriu ta kishin kpute.

    Hidropizija e rande krejt e shemtonte,
    Se plandsin plot me uje ia kishte aje,
    Fytyra e tij aspak me bark s’perkonte.

    Ai detyrohej buzet hape t’I mbaje,
    Si tiziku I etuem; t’djeguna zhar,
    I kishin mbete shpervjele nga ajo murtaje.

    <<O ju qe keni ardhe, jo si mkatare,
    n’kete bote te smunde, e s’di me leje t’kuj, -
    u suell kah na, - degjoni kete qyqar:

    mjeshter Adami jam, ketu qe vuej;
    per s’gjalli c’desha pata dersa u ngina,
    e tash po digjem, heu, per nje pike uje!

    Shenat e vegjel, qe nga ato lugina
    Te Kazentinit poshte ne Arno shkojne
    Tue lage e tue freskue t’butat lendina,

    Gjithmone I kam nder sy, e me mundojne,
    Keto vegime fytin ma kane tha,
    M’ligin ma fot se ethet qe m’dermojne.

    Kjo drejtesija e Hyut qenka hata!
    Nxjerr lande po nga ai vend ku mekatova,
    Ma fort me shtyn me pshereti, me qa.

    Romena ja, ku une falsifikova
    Paret me ftyre t’Baptistit; shkak I zi
    Qe ky, qe djegun botes iu largova.

    Por t’shihja ketu shpirtnat e keqi
    Te Guidit, Aleksandrit, vllaut te tyne,
    S’do e ndrroja per gurre t’Brandes tane freski.

    Ketu asht njani, n’qofte se s’me genjyene
    Hijet qe vijne verdalle, por, n’se e vertete,
    Sa pare ban kur kambe e duer m’u thyene!

    Ah, aq I lehte sikur te ishe vete,
    Me ece sa t’zite e thonit n’njeqind vjet,
    Do t’ishe vu me I ra shtegut te shkrete

    Ate me kerkue permes ketij kjahmet,
    Ndonse asht ky rreth njembdhjete mije mil I gjate
    Dhe ka gjyse mili gjanesine e vet.

    Per sherr te tyne vuej me kta te ngrate,
    Ata me pre fjorinta me kane nxite,
    Qe ar te kishin mangut tre karate.>>

    E une: <<Kush jane dy t’zezet, qe ktu ngjite
    Avull leshojne si n’dimen dora e laget
    Dhe dergjen ne te djathten tande shtrite?>>

    <<I gjeta shtri e krejt mbulue nga plaget, -
    m’u gjegj, - kur kamba ne kete shpat me shkiti,
    e shtri do rrijne n’amshim n’kete grope te vaget.

    Njana – mashtruesja, Zefin qe paditi,
    Tjetri – Sinoni, qe mashtroi nje Troje,
    Po I qelb ai avull ethesh qe I tymiti.>>

    Njani nder ta, pse ndoshta u zu ne goje
    Me aq pak nderim, u ndez dhe nga menija
    Grusht barkut gur I ra, ne short ta cpoje.

    E ky kumboi at’here si lodertija,
    Adami por fytyren t’ia shplakoi
    Vrik me ate dore, e s’qe ma e lehte e tija.

    <<Ndonse, sa do t’perpiqem, - mjeshtri shtoi, -
    s’leviz une dot, se I kam gjymtyr’t randoshe,
    kete krah te lire e kam ta perdoroj.>>

    E ai u gjegj: <<Ate dite kur ti po shkoshe
    Drejt zjarrit, s’pate dore aq t’lire e t’shpejte,
    Ishe ma I shpejte pare tue pre n’nje qoshe.>>

    Bark-ajuni at’here: <<Tue fole je drejte,
    Porse nuk qe ti kaq I drejte pohues,
    Trojanet kur t’kerkuen me qene I drejte.>>

    <<Keshtu o ashtu n’qofshim te dy mashtrues, -
    Sinoni tha, - une per nje faj kam ra,
    Por ti edhe vete djajve u del mesues!>>

    <<Ti kalin, o I shperbeme, prap a e ke pa? –
    bark-lodra tha. – Mkatin me e fshehe s’je I afte,
    gjithe bota e di, pra plas per cka ke ba!>>

    <<Ti plac ku je e goja-shkrumb t’u cafte, -
    greku iu gjegj, - dhe gjithe ajo kenete,
    qe mban ne bark, si gardh nder sy t’u bafte!>>

    E pareshkrisi: <<Shkye t’asht goja e shkrete,
    Se tue fole keq gjithmone kush s’ta ka dale;
    Ne paca une etje e n’plandes uje te nxete,

    Ty kryet te dhemb e trupin ma ke vale;
    E, me e lepi Narcizit ate pasqyre,
    Nuk asht nevoje me t’grishe ty me shum fjale.>>

    Une po I veshtroja tue u grinde n’ate menyre.
    <<Fort ma ke ngule, - tha prisi, - ate shikim,
    s’dij si s’po nxehem kah te shoh tue kqyre!>>

    Kur pashe se si me foli me idhnim,
    U ktheva shpejt drejt tij aq turpenue,
    Sa ende ato fjale me siellen ne kujtim.

    Si ai qe anderr t’keqe tue shikue,
    Anderr don t’jete cka n’anderr sheh me sy
    Dhe c’asht mos t’jete fort kishte me deshrue,

    Ashtu edhe une; mue fjala m’u lidh nye,
    T’falun lypshe me sy, goja s’punote,
    S’kuptoja se cka lypshe ishte krye.

    <<Per faj ma t’madh mjafton pendesa jote,
    tash je I lame, - mesuesi zu me m’thane, -
    prandej mos u trishto per gjana kote!

    Por n’mend ta kesh gjithmone se me ke prane
    Ne qofte se ndo’jhere tjeter ti ke rast
    Me u gjete mes njerezish qe jane tue u zane;

    Asht turp te rrish e te degjosh me kast.>>

  2. #42
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kanga XXXI

    Vete gjuha, qe m’kafshojti pak ma pare
    Aq sa nga turpi faqet me qene ndeze,
    Ambel me dha ma vone sheruesin bar.

    Keshtu kam ndi se bante heshta e zeze
    E Akilit dhe e te jatit, - t’therte vete
    Dhe ishte per sherim e vetmja shprese.

    Shpinen ia sollem na lugjes se shkrete
    Dhe bregun, qe e qarkon ane e per ane
    Tue e pershkue, mbylle goja na kish mbete.

    S’ishte as dite as nate atje, me thane,
    Syni prandej dallonte vec sa grima;
    Kur, ja, nje brini ia degjova zane,

    Shuhej perpara tij dhe bumbullima;
    Drejt meje ai za flutroi mes erresise
    E une veshtroja andej nga duel ushtima.

    Kur Karli I Madh te shenjtat radhe t’ushtrise
    Humbi n’terheqje dheun me gjak tue la,
    S’I ra Orlandi aq tmeresisht burise.

    Kryet kishe sjelle paksa n’ate ane me pa, -
    Do kulla te medha pashe tue vegue,
    Dhe pyeta: <<O mesues, ne c’toke kam ra?>>

    E ai m’u gjegj: <<Kah don larg me shikue
    Ti permes territ qe na ka mberthye,
    Te ndodh qe s’mundesh sendet me I dallue.

    Do e shohesh kur t’afrohesh vete me sy
    Se shqiset na genjejne ne largesi,
    Pra te shpejtosh paksa asht mire per ty.>>

    Doren tue ma shterngue gjithe dashuni,
    <<para se t’shkojme ma tutje, - tha pastaj, -
    qe te mos duken gjana per cudi

    ta tham se nuk jane kulla, por vigaj;
    do I vresh rreth ketij pusi si kane dale
    prej belit e perpjete ata lutraj.>>

    Si kur mjergulla zhduket dalngadale
    E syni yne nga pak nis te dalloje
    Cka avujt ma perpara paten ndale,

    Keshtu, tue ca ate ajr te nxime si boje
    E bregut na tue iu afrue perore,
    Zhdukej lajthitja, m’hynte ma shum droje;

    Sikur mbi ledhe, qe gjithkund kunore
    I rrine Monteregjionit, varg I ke
    Pyrgjet, ashtu rreth pusit, madheshtore,

    Porsi kala pergjyse dale permbi dhe,
    Ngrihen vigajt te tmershem per natyre,
    Jovi ende I kercnon kur gjuen rrufe.

    Une njanit tash ia shqueja ate fytyre,
    E gjoks e bark e shpatllat viganore,
    Ngjeshe trupit – krahet, t’kobeshmet gjymtyre.

    Natyra, sigurisht, kur la mbas dore
    E s’prodhoi ma kso kafshesh, mire punoi,
    Se ia hoq Martit armet ma mizore;

    N’qe se balena e fila prap vazhdoi
    Te qese, kush vijen ndjek te arsyetimit
    Do ta pranoje se ma urtisht veproi;

    Sepse, kur thellesija e mendimit
    Puqet me force brutale e ligesi,
    Asnje shpetim s’I mbetet njerezimit.

    Ftyren te gjate e kish, me trashesi
    Te boces se Shen Pjetrit n’Rome t’amshueme,
    N’ate perpjestim ishte dhe trupi unji;

    Si nje perparce ai breg ia mbante t’mblueme
    Gjysmen e trupit, gjysma jashte I rrite,
    Per t’I arrite ne percen e ngatrrueme

    Trefish ma I madh frizoni duhej t’vite;
    Nja tridhjet pllambe te thuesh m’u duk I gjate
    Nga poshte ne fyt, ku ne mantel kopsite.

    <<Rafel may Amek, - zu me hukate, -
    izabi almi>> - e idhta egersine;
    prej saj s’mund t’presesh ta ambla urate!

    <<O shpirt I marre, - prisi e sulmoi te zine, -
    fryju bulshijsh e kapu mbas burije
    kur t’ndez inati o ndo’j pasion te grin!

    Te fyti e gjen pa fare veshtiresije,
    Lidhe me lekure, o shpirt I mjergulluem;
    Kraheqafe rrypi fort te paska hije!>>

    E mue: <<Vehten padit me ate te hungruem;
    Nembroti asht, qe, zi te mos mendote,
    Njerzit nje gjuhe do kishin perdoruem.

    Por lene aty, mos t’merrmi me pune kote;
    Sikur s’kupton gjuhe tjeter ky vigan,
    As gjuh’n e tij s’e di kush kesaj bote.>>

    Filluem me ece buze pusit zi katran
    Nga e mjata; tej, sa hidhet nje shigjete,
    Gjetem nje ma mizor e ma azgan.

    C’mjeshter keshtu e kishte lidhun, vete
    S’e dij, por krah’n e majte mberthye e kishte
    Perpara dhe te djathtin pas zatete

    Nga nje zinxhir, qe, kape per fyt, iu ngjishte
    Trupit teposhte, e trupit ai vargue
    Ne pjesen krejt zbulue pese here iu vishte.

    <<Ky kryekecyem desh forcen me sprovue
    kunder te lartit Jov te gjithesise, -
    tha prisi, - dhe tash mire ia kane punue!

    Fialti asht, qe luftes ia pat nise
    Me tjere vigaj, hyjnite tue ba me drashte,
    Tash krahet, qe I coi lart, m’a s’I leviz.>>

    E une atij: <<Mesues, kisha me dashte
    Viganin e pamatun, Briarene,
    Ta shoh ndokund me sy n’kete toke te vrashte.>>

    E ai m’u gjegj: <<Do shohesh ti Antene,
    Qe flet me goje e I lire siellet perqark,
    Na zbret ai ku gjithe kobet kane folene.

    Por ai, qe don me pa, asht pak ma lark,
    Si ky e kane ba, dhe ate keshtu e kane lidhe,
    Vec asht ma I eger se keta n’kete qark.>>

    Kurr ndonje pyrg I larte, jo, nuk asht dridhe
    Nga nje termet hatashem kesisoj,
    Si u trand n’ate cas Fialti, n’short me u zgjidhe.

    M’u duk atbote se fare po mbaroj,
    Ne vend une do te vdisja nga ai tmer,
    Sikur mos t’I shikoja ata vargoj.

    U shtyme edhe ma tutje na at’here
    E arritem te Anteu; pese pash I larte,
    Vec kokes, kishte dale permbi humnere.

    <<O ti qe, n’ate lugine lavdije t’arte,
    ku duel kreshnik Shipioni fitimtar
    ushtrite e Hanibalit tue I carte,

    ke vra, ke pre luanet e pafare,
    e qe, po t’mirrje pjese n’ate lufte krenare
    krah vllezenve, mendohet si ma pare

    se pjella e Dheut do dilte ngadhnjimtare, -
    na zbrit ti poshte, e mos te vije ty ndot,
    ku ngrica e kthen Kocitin n’akull fare!

    Ticit e Tifit mos t’I sillmi kot;
    Ky do te jape cka t’gjithe deshroni, nam,
    Krrusu, prandej, tureckat s’ke pse I lot!

    Ne bote mund te te sjelle te madhe fame;
    I gjalle asht ky, do rroje per vit e vit,
    Hyu n’mos ia prufte ma shpejt castin e mbrame.>>

    Keshtu I tha; e ai ma nuk u prit,
    Dueret I shtriu e prisit tim ia ngjiti,
    Dueret qe tranden Herkulin petrit.

    Si u kap prej tij, Virgjili me therriti:
    <<Afrou te marr dhe ty!>>, e mbas pak kohet
    te dy, si t’ishim nje, prej dheut na ngriti.

    Si duket Garizenda, po t’shikohet
    Nga poshte, kur siper saj kalon nje re,
    N’drejtim te kundert pyrgu thue hepohet,

    Ashtu m’u duk Anteu, kur vuna re
    Si po anohej, e n’ate cas I shkreti
    Do kishja dashe me u gjete ne tjeter dhe.

    Der n’fund te pusit lehte na coi me veti,
    Ku Luciferri e Juda jane perpi,
    Atje na la, dhe shum perkule nuk mbeti,

    Po u ngrit porsi dyreku mbi ani.

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kanga XXXII

    Te kisha varg te ashper e te cjerre,
    Sic I ka hije gropes se deshprimit,
    Ku kane themel shkambijt e ketij ferr,

    Une do te mblidhja ajken e mendimit,
    Porse te tille mbasi s’e kam une zane,
    Jo krejt pa frike jam tue ia hy tregimit,

    Se s’asht nje pune qe I dilet lehte m’ate ane
    T’pershkruhet si asht fundi I dynjase,
    S’mjafton nje gjuhe qe thrret vec <<babe e nane>>;

    Vashat te me ndihmojne si ne ate rase
    Kur mbylli Anfjoni Teben mbare ne shkrep,
    Qe fjala ime ngjarjes t’I pergjase.

    O frote e keqe, ra ne kete gazep,
    Qe ta permend vec kam veshtiresi,
    Ma mire te kishit qene ju dhi e sqep!

    Kur na u gjetem n’fund te pusit t’zi,
    Nen kambet e viganit poshte tue u kredhe,
    Edhe te naltin mur po vreja ngri,

    M’thirri dikush: <<Kamben ku je tue e hjedhe?
    Ec ma ngadale, mos t’shkelesh gabimisht
    Krena velleznish, oh, te mjere, ne zgjedhe!>>

    U solla e pashe, perballe e njekohesisht
    Nen kambe te mija, akull nje liqe, -
    Jo porsi uje, si xhami krejt ai isht.

    Shtrese ma e dendun asnjehere s’asht nde
    Dimnit mbi rrjedhe t’Danojes n’Osterlik,
    As ne Tanaj nen qiell acar tane re,

    Sikur aty; vete mali Tambernik
    Ra t’I kish siper ose Pjetrapani,
    As n’zgrip te holle ky xham s’do kish ba <<krik>>.

    Si kryet qet zhaba ujit jashte e zani
    I kuakjes ndihet, kur cdo nate te thuesh
    Korrjet fshatarja andrron qe diten bani,

    N’fytyre irnue, ku turpi del per fushe,
    Ishin hijet qe vuejshin n’akullnaje,
    Dhambet tue krise si sqepin ndo’j kanushe.

    Seicila poshte e mbante kryet e saj,
    Nga goja cingerima, dhe trishtimi
    Nga syte u cfrente, mbyte nder lot rrekaje.

    Si kqyra rretheqark, at’here shikimi
    Nder kambe me zbriti e pashe dy aq shternguem,
    Sa floket bashke ngatrrue u ishin shqimi.

    <<Tregoni ju, qe rrini t’perqafuem, -
    u thashe, - kush jeni?>>. Qafat tue I kthye,
    kah une fytyrat soll’n ata te shuem;

    t’ujitun mbrende I kishin ata sy,
    lotet nder buze u rrodhen e acarija
    ne cas I ngriu, qepallat tue mberthye.

    S’ka lloz qe te mbertheje me grremca t’tija
    Dy druj ma fort; si sqep tue e perpjeke,
    U ndeshen koke per koke ndeze nga menija.

    E njani, qe dy veshet ia kish hjeke
    Acari I madh, krye ulet zu me thane:
    <<C’na vren si ne pasqyre? N’se je tue u rreke

    me I njohte keta te dy te mjere kush jane,
    dije: ku zbret Bizenco ate lugine
    e paten bashke me Albertin, me babane.

    Nje barku dolen; mbare ti kete Kaine
    Mund ta kerkosh, por s’gjen nje shpirt, jo, ma
    Te denje se kta me u fute ne xhelatine;

    As ate, qe parzmi e hija e tij u ca
    Nga heshta e Artus me vrull tek s’ve;
    As Fokacjon; e as kete qe n’qafe m’ka ra

    Me ate krye aty e te shikoj s’me le,
    Ky quhej Sasol Maskeroni, por
    Ne qofsh toskan e din se cili qe.

    E qe mos te me bah te flas me zor
    Ta dish se qeshe Kamicjon Pacci due,
    Karlinin pres te dal ma pak fajtor.>>

    Pastaj une pashe fytyra mavijue
    Nga t’ftohtit; edhe tash me vijne mornica,
    E do me vijne, ate akull tue kujtue.

    Ndersa udhtonim ne t’amshuemet ngrica
    Drejt qendres, peshat qe I thith unji,
    E kruspull une po dridhesha nga rrica,

    Per dashje, rast o fat, une nuk e dij,
    Por, ja, nder ato krena tue barite,
    Shqelm fort I rashe nje shpirti ne turi.

    <<Ti pse me vret? – me tha tue qa e brite. –
    N’mos erdhe me u hakmarre ma me terbim
    Per Montapertin, pse po me merzit?>>

    E une: <<Me prit paksa, mesuesi im,
    T’I lyp disa sqarime ma te holla,
    Pastaj sa t’duesh te ndjeki me nxitim!>>

    Prisi qendroi; e shpirtit une iu solla,
    Qe shamje e mallkime villte goje:
    <<Po kush je ti, qe s’pran tue qitun bolla?>>

    <<Thuej ti kush je, - m’u gjegj, - qe neper troje
    t’Antenores shqelmon ti krena tjere?
    Te ishe I gjalle, kaq fort s’do mund qelloje!>>

    <<I gjalle une jam, - I gjegja menjehere, -
    qe t’marr shenim ty duhet te vije mire,
    ne qofte se don ti emnit me I dhane vlere.>>

    E ai ma ktheu: <<Une tjeter kam deshire,
    Por hiqmu qafe, koken mos ma caj,
    S’asht vendi ky ku shiten lajkat lire!>>

    Hijes ia ngjita shi te zverku I saj
    E I thashe: <<O po me gjegjesh njitash holle
    Ose t’I ckula floket me gjithe rraje!>>

    Por ai m’u suell: <<Ti kot je tue u lodhe;
    S’do celi goje e asgje nuk te tregoj
    Dhe po t’ma bajsh rradaken fare tolle!>>

    N’sa flokve une ia kishe ngule me thoj
    E I ckulja tufe-e-tufe e fije-fije
    Dhe ai koke-ule luronte, nje za ushtoi:

    <<Mos brit ashtu, o Boke, se s’te ka hije!
    Ti mjaft me nofulla na cave kryet
    Edhe pa lehe! C’dreq t’hyni kish ta dije?>>

    <<Tashti, - I thashe, nuk kam nevoje me t’pyete,
    trathtar I mbrapshte! Do dij cka te tham, po,
    ne tjetren bote per ftyren tande t’ndyte!>>

    <<Thyej qafen, - tha, - e cka te duesh trego!
    Por, n’dalsh kendej, mos rri pa ma permende,
    Kete shokun gojecthurun ma kujto!

    Qan, se mbas arit t’Frances ai pat rende.
    - E pashe ate nga Duera, - ka per t’thane, -
    atje ku I mbajne per fresk mkataret mbrende. –

    Ne qofte se ty te pyesin ke kish prane,
    Thuej afer Bekerine ati’ I kam gjete,
    Qe fiorentinet qafes n’sharre I rane.

    Ma tej Xhian Soldanieri besoj t’jete
    Dhe Geneloni e Tebaldeli rrine,
    Dyeret ia celi ky Faences fjete.>>

    Na tutje ishim shty n’ate akulline,
    Kur pashe une dy te mardhun ne nje grope,
    Koken mbi koke si ksula mbi kaptine;

    Si hahet nga urija buka cope,
    Ashtu ai siper tjetrit iu lshue drejte
    Mes truve e qafes, e nuk kish te ngope.

    Ma fort Tideu besoj nuk ia ka brejte
    Dy tamthat Menalipit nga inati,
    Se ky qe I grinte rrashte e tjera krejt.

    <<O ti qe shfren siper ketij te ngrati
    gjithe ate urrejtje e je tue e lane pa krye,
    tregome arsyen, cfare faji ky te pati?

    N’se me te drejte, - I thashe, - ti je tue shfrye,
    Tue dijte kush jeni e pse keshtu ju gjeta,
    Ne boten lart une kam me ta shperblye,

    Ne qofte se nuk me thahet gjuha e shkreta.>>

  4. #44
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kanga XXXIII

    E gojen fill e coi nga e zeza gjelle
    Ai mekatar, me floket tue e fshi
    Te kokes q’ia kish grrye nga mbrapa shpelle.

    Pastaj filloi: <<Ti don te perterij
    Te tmershmen dhimbe, qe n’zemer plage e mbaj
    Pa fole ende, vec tue kujtue kah rrij.

    Por fare ne m’u bafte fjala e prej saj
    Kobi t’I dale trathtarit q’jam tue bre,
    Ke per t’me pa te flas edhe te qaj.

    Une nuk te njoh e s’dij se si nder ne
    Ke mujte me zbritun poshte, por fjorentin
    Kah flet me duke me t’vertete se je.

    Ta dijsh ti, pra, se qeshe konti Ugolin,
    Kryepiskop Ruxheri – ky perpara,
    Tash do tregoj kaq afer pse me rrin.

    Se prej ketij, qe s’dijti c’asht e mbara,
    Trathtisht une, qe I besoja, qeshe burgue
    E mbyte pastaj, asht ndi dhe ma perpara;

    Por ate qe nuk ke mujte kurr me e degjue,
    Sa I zi edhe I hatashem m’erdh mbarimi,
    Ta them t’shikosh se c’me ka ba ky mue.

    Frangjija e ngushte ne ate kafaz burgimi,
    Qe qysh me mue <<I urise>> me u quejte ia nisi,
    Ku dhe te tjere ka per t’I mbylle shpagimi,

    Ma se nje hane n’per vrime kish lane te ndrisi,
    Kur andrren ogurzeze une pashe ne gjume,
    Qe tisin e se ardhmes ma gerrisi.

    Kete n’anderr pashe si pris e zot te shquem
    Ujkun tue ndjeke me klyshe malit ne prite,
    Qe s’len pizanet Luken me e shikuem.

    Me bushtra t’ligta, t’shpejta, mire vadite,
    Gualandet e Sismondet mbledhe I kishte,
    Bashke me Lanfranket para I kish radhite.

    Mbas nje vrapi te shkurte, m’u duk se ishte
    Lodhe baba me te bijte, kur ne nje cuke
    Pashe llav’n e qejve brijte kah u dermishte.

    Kur une u zgjova, terri ende pa u zhduke,
    Ndjeva pergjume tue dnese femijte nen za,
    Qe I kisha prane, e tue m’u lute per buke.

    Tham shpirt nuk ke, dhimbe ne mos ndjesh tashma
    Vec tue mendue cka zemra ime ndillte,
    E ne mos qash, per cka je msue me qa?

    Gjumi u kish dale, e ushqim njeri s’po siellte
    N’ate kohe si zakonisht ditet e tjera,
    Per anderr t’vet n’dyshim seicili u dridhte;

    E poshte degjova si gozhdohej dera
    E kulles-tmer; nder sy tue I keqyre
    Femijte e mij, une mbeta shtang at’hera.

    Nuk qaja, kaq m’ngurosi ajo mynxyre, -
    Qanin ata; e Anselmuci atbote:
    - C’ke, babe, - tha, - qe shikon me ate fytyre? -

    Por une s’I gjegja e as nuk derdha lote
    Gjate dites dhe asaj nate plot psheretime,
    Derisa dielli duel me ndrite mbi bote.

    Si depertoi disi ne ate burg dhimbe
    Nje rreze dielli edhe qarte dallova
    N’kater fytyrat vete fytyren time,

    N’dhambe nga deshprimi te dy duert kafshova;
    E tue mendue ata se per uri
    Kunder vetvehtes n’ate menyre u lshova,

    U cuen e than: - Kaq dhimbje s’kem’ me ndi,
    O ate, po te na hash; kta trupa t’mjere
    Ti vete na I veshe, - cvishi perseri! –

    Per hater t’tyne u qetesova at’here;
    Ate dite dhe tjetren s’foli kush ma gjate, -
    Oh, pse s’u hape, o toke e ngurte, - humnhere?

    Kur zbardhi dita e katert, Gada I ngrate
    Aty nder kambe te mija u hodh, tue dashe
    Me u qa. Dhe tha: - Pse s’me ndihmon, o ate? –

    Aty ai vdiq; e si me sheh, une pashe
    Kah nje mbas nje te tre me rane famija
    T’pesten e t’gjashten dite; prandej u dhashe,

    Verbue, me u ende tue preke foshnjet e mija;
    Dy dit I thirra mbasi ata mbaruen,
    Pastaj ma e forte se dhimbja qe urija!>>

    Si heshti, te dy syte iu zgurdulluen,
    Fatkeqit prap ia ngjiti ne kaptine
    Me dhambe, qe si te qenit kercelluen.

    O Pize, o turp e marre e asaj krahine
    T’hijshme, ku e si-hit ambel ndihet jona,
    Mbasi fqijte tu me te ndeshkue s’po vine,

    Kapraja le te dyndet dhe Gorgona,
    Arnin te gryka porsi gardh ta zane, -
    Ti cdo pizan nder dallge, o lum, mbulona!

    N’qofte se per Ugolinin u pat thane
    Se per trathti t’I lshoi ato kala,
    N’ate kryq femijte ti s’duhej me ia lane!

    T’rij qene, o Tebe e re, pra faj s’te ka
    Brigata as Ugucioni asnje grime,
    E as dy tjeret n’kange permende tashma.

    Tutje kaluem, atje ku gjoli I ngrime
    Tjere shpirtna mizorisht mbeshtjell e ngjesh,
    Jo ra permbys, - n’kokerr te shpines shtrime.

    Vaji pengese aty nga vaji ndesh,
    E dhimbja, neper sy ka s’gjen kalim,
    Zmbrapet e ankthin con ma teper peshe;

    Se t’parat lote mpiksen me nxitim
    Dhe, tue u kthye ne maska kristalore,
    Gropat per nen qepalla mbushin shqim.

    Megjithse cingerima ne ate zgore
    Permbi fytyren time akullue
    Kish mpi e shue cdo ndiesi njerzore,

    Ndjeva sikur nje ere e lehte ish cue,
    E thashe: <<Mesues, cka ajrin po e leviz,
    Ketu cdo avullim a s’ka mbarue?>>

    <<Shpejt do te gjindesh, - tha I shtrejti pris, -
    aty ku syte te japin gjegjen vete
    tue pa burimin e amshuem t’puhise.>>

    Kur, ja, n’ate akull nje nga ata te shkrete
    Briti kah na: <<O shpirtna aq mizore,
    Sa n’pike te fundit zbrisni tatepjete,

    T’ashprin duvak ma hiqni ju me dore,
    Ta shfrej kete mulla t’zemres e te aj
    Para se lotet t’ngrihen n’syte e gjore!>>

    E une: <<N’dac me u clirue te zhgrehesh n’vaje,
    Me thuej kush je; n’mos t’ardhsha ndihme si mik,
    Rafsha ne fund te s’ngrites akullnaje!>>

    E ai m’u gjegj: <<Jam frati Alberik
    I frutave te kopshtit te mallkuem,
    Ketu une hurma jam tue ngrane per fik.>>

    <<Kaq shpejt, - ia prita, - paske ra nder t’shuem?>>
    E ai m’u kthye: <<Si e kam trupin mbi dhe
    Ne gjendje s’jam kurrqysh me ta treguem.

    E paska nje te mire kjo Tolome
    Sepse ma pare shpesh ketu shpirti bie,
    Se Atroposi shty ka kete nder ne.

    Kah due qe mos te matesh asnjefije
    Nga syte te ma thesh tisin kristaluer,
    Ta dish: sa shpirti I futet nje trathtije,

    Si une iu futa, trupi bjen nder duer
    Te dreqit, qe I hyn mbrende edhe e drejton
    Dersa te rroje mbi dhe ai mekatnuer.

    Por shpirti I tij ne kete saranxhe mbaron;
    Ndoshta atje lart trupi keti’ I shetit,
    Qe tej mbas meje n’akull dimenon.

    Duhet ta dijsh, se tash nga lart ke zbrite,
    Ai asht ser Branka d’Oria; ka sa vjet
    Qe rrin I zhytun ne kete akull t’ngrite.>>

    E une: <<Ti, si me duket, dokrra qet,
    Se Branka d’Orien une e lashe te gjalle, -
    Flen, vishet, ha e pai me t’madh lezet.>>

    Por ai: <<Nder Kthetraflete s’e paten kalle
    Ende ku e trasha peshkve rri tue zi,
    Ate Mikel Zanken, kur ky la nje djalle

    Porsi zavendes mbrende ne trup te tij,
    Keshtu edhe ai, qe kish me te nje gjak
    E bashke me te pat gisht ne nje trathti.

    Tashti a po ma shtrin ate dore ndopak?
    M’I cel keta dy sy!>>. E u bana I mire
    Keq tue u sjelle me te, - s’ia cela aspak!

    Ah, gjenoveze, qe coni jete t’peshtire
    Me vese e poshtersina te pafare,
    Si nuk ju qesin fare ‘j here e mire?

    Se, me t’Romanjes ma te ziun kobtar,
    Njanin kam gjete nga ju, qe, per cka bani,
    Me shpirt n ‘Kocit sot lahet si trathtar,

    Kurse ju siper per te gjalle e mbani!>>

  5. #45
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kanga XXXIV

    <<Vexilla regis prodeunt Inferni
    balle nesh; pra kqyrni, - prisi tha ahera, -
    perpara, n’se ne terr me sy e merrni!>>

    Si kur mblon mjeglla token nganjehera,
    O nata n’hemisferin tone ka ra,
    Larg shihet nje mulli qe e vertit era,

    Ashtu m’u duk se pashe nje si kala;
    Prej eres me u fshehe qeshe detyrue
    Mbas prisit tim, se s’dija c’shpelle te za.

    Kishe arrite, - me tmer jam n’varg tue e vu, -
    Atje ku hijet n’akull zhyten krejt
    E duken fije kashte n’xham ngujue.

    Disa rrijne ndeje, do tjera qendrojne drejte,
    Njana me kambe perpjete, tjetra me koke,
    Ndonje, ba hark, mes kambesh kryet ka ngrejte.

    Kur na u futem thelle n’te shkreten toke,
    Mesuesi t’me tregonte pat deshire
    Ate qe qe ma I bukuri nder shoke,

    Prandej u shmang e m’la n’ate ere t’veshtire,
    Tue thane: <<Ja Dite, vendi ma I shemtuem,
    Ku duhet t’armatosesh sa ma mire!>>

    Si u shtanga krejt I mpime e I akulluem,
    Mos pyet, lexues, se s’ka kjo ndjenje, jo, mase,
    Nuk dij te flas, cka pashe s’ka t’krahasuem!

    As vdiqa as nuk mbeta gjalle n’ate rase:
    Mendoje vete, ne pac drite fantazije, -
    Me t’gjallin as me t’vdekunin s’kishe gjase.

    Vete perandori I asaj te shkrete mbretnije
    Dilte bel e perpjete nga aklli I zi;
    Ma afer nje vigani une I rrije,

    Se sa vigajt I afrohen krahve t’tij;
    Sa ish I tane ti pra perfytyroje
    N’kete perpjestim te pjeses me tansi.

    I bukur n’qe, sa t’duket sot rrenoje,
    E prap kunder Krijuesit u nderkrye,
    Se vjen cdo e zeze prej tij mund t’thuesh pa droje.

    Oh, sa u trondita thelle, kur pashe me sy
    Se tri ftyra n’ate koke ishin radhite!
    Ajo perballe ne t’kuqe dukej ngjye

    E dy te tjerat, qe I rrinin ngjite,
    Vareshin mbi dy supa, nder dy ane,
    Bashkoheshin te kreshta tue arrite.

    E djathta – as e verdhe as e bardhe tane
    S’dukej, e majta – me nje ngjyre lymore,
    Ashtu si zbret lugines Nili I gjane.

    Per cdo fytyre – dy flatra madheshtore,
    Qe me madhsine e atij shpend perkojshin:
    S’kam pa kurr vela barkesh kesodore!

    Me krahe te kaluriqit krejt gjasojshin;
    I rrihte me furi si t’fluturote,
    E prej tyne tri erna u perftojshin.

    Ngrica Kocitin mbare e akullote;
    Gjashte syte e mdhej vajtonin pa pushue,
    E nga tri mjekrrat – gjak e jarg e lote.

    Nga nje kobtar me dhambe rrinte tue blue
    Ne gjithsecilen goje, mulli si t’ishte,
    Hatashem te tre shpirtnat tue mundue.

    Kafshuemjen ai perballe per gja s’e kishte,
    Me lnuerjen pa meshire po t’krahasohet,
    Qe shpinen hera-here krejt ia dermishte.

    <<Ai shpirt atje, qe ma per tmer ndeshkohet,
    asht Juda Iskarjot, - m’tha prisi at’here, -
    kryet – mbrende ne goje, e jashte me kambe terbohet.

    Nga dy tjeret, qe u varet koka mjere,
    Njani asht Bruti, jashte t’zezes goje ka mbete,
    Shih si shkapetet e s’bertet njehere.

    Ai tjetri aq madhosh asht Kasi vete.
    Nata po kthehet, me te shpejtet hapa
    Te celim shteg, ketu ma s’kem’ c’me gjete.>>

    Si m’urdhenoi, per qafe te tij u kapa;
    E parasysh ai kohe e vend tue pase,
    Kur flatrat krejt u celen porsi zdapa,

    Me u kcye brijve tane qime gjeti rase,
    Prej shtullunge n’shtullunge teposhte zbriti,
    Kapun per lesh bri aklli zu te shkase.

    E kur me veshtirsi ai ia arriti
    Nder vithe, ku nis kofsha per te gjate,
    At’here mesuesi im nje cas nuk priti,

    Ktheu, nga kish kambet kryet vu tue dihate,
    E u kap per bashke, si t’donte me u ngjite fill,
    Se pata frike se zbret prap n’ferr ate nate.

    <<Ti mbahu mire, se per nje shkalle te tille, -
    tha prisi im, - I lodhun e I dermuem,
    prej ksaj hataje duhet na me u zgjidhe.>>

    Neper vrime te nje shkambi u pershkuem,
    Ne zgrip te tij m’vendosi te qendroja,
    E ‘j hap bani kah une vemendshem shume.

    Une ngrita syte e se po shoh besoja
    Luciferrin ashtu sikur e lashe, -
    E gjeta kambe perpjete, cka s’e mendoja.

    Ne qe se u turbullova kur e pashe,
    T’cuditet gjindja e trashe, qe s’kupton dot
    C’pike ish ajo neper te cilen rashe.

    <<Cou n’kambe, - me tha mesuesi, - mos u kot,
    e gjate asht rruga, shteg pa shteg t’kam qite,
    ne mes te terces dielli arriti sot.>>

    Neper nje salle pallati tue shetite
    S’po shkonim na, por n’nje lugine nen dhe
    Qe ishte shkamb e gur e me pak drite.

    <<Para se ksaj humnere t’I shmangmi ne,
    o prisi im, - I thashe, kur drejte qeshe ngritun,
    ma hiq ti nje dyshim, per ne pac nge.

    Ku asht akulli? Ky si asht ngulitun
    Me koke teposhte? E valle a ma spjegon
    Dielli udhen kaq shpejt si e ka persritun?>>

    E ai m’u suell: <<Akoma ti mendon
    Se gjindesh n’ate ane t’qendres, ku ia ngjita
    Leshit te krimbit t’zi, qe boten cpon.

    N’ate ane qe vetem, derisa une zbrita;
    Pastaj na e kaluem piken qendrore,
    Qe peshat thith, e ktheva rruge sa arrita.

    E tash ke dal nen hemisfere qiellore
    T’kundert me ate, qe mblon token e thate,
    Nen kulm te s’ciles na u ba therore

    Ai, qe leu e jetoi pa nje mekate;
    Ti ke vu kamben ne te voglen sfere,
    Qe asht faqja e kundert e Judekes s’ngrate.

    Atje erret, ktu drita del at’here,
    E ky, neper lesh t’cilit shkuem perpjete,
    Qe dit’n e pare ka mbete kshtu ngule per mnere.

    N’kete krah nga dielli I larte ra tatepjete,
    E toka qe dikur kish qene n’kete ane,
    Friksue prej tij, krejt u mbulue me det

    E u shperngul ne hemisferen tane;
    Ndoshta ketij me I ike keshtu ka sha
    Toka, ene kete vis ka ngrehe kalane.>>

    Asht nje vend larg Belzebu, aq sa
    Asht varri qe I ka cele vehtes se vet,
    Nuk shihet dot, por njihet vec ne za

    Te nje sheu, qe tue rrjedhe teposhte zbret
    N’per camjen e nje shkambi qe ka grrye
    Me rrymen e gjarpnon jo thik tejet.

    Prisi dhe une, ne t’errtin shteg tue u shty,
    U nisem ka nje bote me drite unji
    E, pa mendue nje here me mbyllun sy,

    Hipem, I pari ai e une mbas tij;
    Nga gropa pashe, - vegim I mrekullueshem, -
    Stolite qe veshin qiellin pa kufi:

    E dolem prap me pa yjte e vezllueshem.

  6. #46
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Fund

    Fin

  7. #47
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Prandaj na kishe humbur ti, moj? Se vije ketu e na shkruaje Komedine Hyjnore. Gjithsesi, dua te te falenderoj qe e solle ketu, se kam vite te tera qe e lexoj pjese-pjese, never finishing it.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #48
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    ...dua te te falenderoj qe e solle ketu, se kam vite te tera qe e lexoj pjese-pjese, never finishing it.
    Ska perse (Enjoy reading it)

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,637
    Faleminderit
    23
    48 falenderime nė 40 postime

    Poeti i madh italian...

    Veshtrusja, komplimente mbi temen e pasur me krijime sa te paarritshme aq edhe jete pershkruese, te nje prej poeteve me te medhenj qe ka egzistuar.

    Besoj se nuk do i'a "thyeja" imazhin temes nese do te shtoja disa jeteshkrime ne lidhje me Aligierin madheshtor, te cilat do i thurrnin nje sinteze akoma me te qarte ne lidhje me mesazhet qe ai perpiqet te percjelle permes poezive te tij...



    * Kronistėt tregojnė se njė ditė poeti i madh, duke dėgjuar meshėn, nuk u pėrkul nė gjunjė dhe nuk e hoqi kapuēin nga koka. Ndėrkaq disa keqdashės e akuzuan te peshkopi pėr kėtė paudhėsi.
    Pėr kėtė peshkopi e thirri dhe Dantja iu pėrgjigj:
    - Nė tė vėrtetė mua mė kishte rrėmbyer aq shumė mendjen zoti atė ēast, saqė as vetė nuk e kuptoja se ē`veprime bėnte trupi im. Kurse ata qė erdhėn te ju pėr tė mė akuzuar e kishin mendjen shumė larg nga zoti, pėrderisa merreshin me mua.

    * Disa miq e kėshilluan Danten tė ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atėherė Dantja iu kthye atyre:
    - Mė thoni, ju lutem, jetėn e gruas time e njihni ju mė mirė apo ajo vetė tė sajėn.
    - Ajo, - i thanė ata.- E po mirė atėherė, ajo thotė se ju gėnjeni, prandaj ju lutem mė lini tė qetė.

    * Gaztori i njė princi e pyeti Danten:
    - Si ėshtė e mundur qė ju, njė njeri kaq i zoti, jeni i varfėr dhe unė kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
    - Unė do tė bėhem i pasur, - u pėrgjigj ai, - kur tė kėrkoj njė njeri tė karakterit tim, ashtu si do tė kesh gjetur ti njė njeri tė karakterit tėnd.

    * Duke kaluar njė ditė nėpėr njė rrugė tė Firences, Dantja dėgjoi njė kovaē qė po recitonte, duke i gjėmtuar, disa vargje tė Komedisė Hyjnore. Dantja, pa hapur gojėn, hyri nė ofiēinė, mori ēekanin, daltėn dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi nė rrugė.
    Pastaj i tha kovaēit:
    - Ti mė shkatėrrove veprėn time dhe unė po hakmerrem duke shkatėrruar tėnden.

    * Tregojnė se Dantja kishte njė kujtesė tė hatashme dhe njė ditė takoi dikė nė rrugė, i cili e pyeti papritmas:
    - Cili ėshtė ushqimi mė i mirė? - Njė vezė! - u pėrgjigj poeti.
    Njė vit mė vonė po ai kalimtar e takoi prapė Danten dhe e pyeti: - Me ēfarė?
    - Me kripė, - u pėrgjigj poeti menjėherė...

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dante Alighieri





    Dante Alighieri , Poet Italian i viteve 1265 - 1321 , eshte nje nga figurat supreme te letersise boterore i admiruar per thellesine e vizionit te tij shpirteror dhe kompletimin e tij intelektual.


    Vitet e para .

    Dante Alighieri lindi ne Firence ne fund te Majit ose ne fillim te Qershorit 1265 ne nje familje fisnike te ulet. E ema e la akoma femije dhe i ativ diq kur Dantja ishte 18 vjec. Eventi me i rendesishem i rinise se tij, ishte takimi me Beatricen ne vitin 1274. Ajo ishte gruaja qe ai dashuronte, te cilen ai e larteson ne vepren e tij "la Vita Nuova" dhe me vone ne vepren e tij "La divina Kommedia". Studiues kane gjetur identitetin e vertete te Beatrices e cila ishte nje Zonje fisnike Firenceze me emrin Beatrice Portinari.

    Shume pak dihet per edukimin e Dantes , megjithese veprat e tij tregojne per nje horizont shume te gjere dhe nje kompletim te gjithanshem per kohen kur jetoi ai. Ai u influencua shume nga filozofi Firencez Brunetto Latini, i cili duket si nje figure e rendesishme me vone ne "Komedine Hyjnore" . Mendohet qe Dante ka qene ne Bolonje rreth vitit 1285 dhe mendohet se ka kryer edhe universitetin atje. Gjate ngjarjeve historike dhe politike qe ndodhen ne Itali ne kohen e tij ai ishte pro Guelfeve te cilet dolen kunder partise Gibellines. Ne vitin 1298 ai ishte me ushtrine e Guelfeve ne Firence ne betejen e Campaldinos, ne te cilen Firencezet triumfuan dukshme ndaj ushtrive Gibelinase te Pizzes dhe Arezzo-s . Ne kete kohe ai u martua me Gemma Donati , pjesetare e familjes Guelfe Nga Firenzia..


    Jeta E Re

    “Jeta e Re” ishte vepra e pare e mirefillte letrare e Dantes . Ajo u shkrua jo shume me vone vdekjes se Beatrices. Eshte e perbere prej soneteve dhe Canzoni te lidhura se bashku me koment ne forme proze. Kjo veper shpreh dashurine e madhe te Dantes per Beatricen , vdekja e saj eshte nje makth per te , dhe zgjidhja e tij e vetme eshte te shkruaj nje veper qe do te behet nje monument i kujtimit te saj. "La Vita Nuova" shpalos qarte influencen e letersise se kohes dhe eshte kryevepra e ndertuar ne "dolce stile nuovo" e cila mbizoteronte ne poezine Firenceze te asaj kohe.Kjo veper ne stilin e saj te vecante jo vetem qe shpreh dashurine e poetit ne nota idealeiste , por edhe i jep nje kupim shpirteror shume te thelle objektit te adhurimit , qe ne kete rast eshte figura e Beatrices. "La vita Nuova" e mbeshtetur ne intensitetin ndjenjave te cdo vargu te saj , eshte nje nga poemat me te medha te Letersise Evropiane.


    Jeta Politike e Dantes

    Gjate viteve ne vazhdim Dante Alighieri del si nje personazh shume i rendesishem ne jeten politike shume te trazuar te Firences. Dokumenta te viti 1295 tregojne qe ai ka pasur poste te rendesishme ne kete vit. Ai u dergua ne nje mision diplomatik ne San Griminjano ne vitin 1300 dhe me vone ne te njejtin vit u zgjodh nje nga 6 magjistratet e Firenzes, nje post ne te cilin ai sherbeu vetem per 2 muaj. Ne kete kohe maredheniet midis dy partive politike, te Zinjve te cilet mbeshtetnin pushtetin e Papes per te marre pushtetni, dhe te Bardheve, te cilet ishin te pavarur edhe nga papa edhe nga "Perandori i Shenjte Romak" ( Barbasosa, princ i Gjermanise). Nepermjent influences se Papes Bonifacit VIII , liderat e te Zinjve u kthyen ne Firence dhe moren pushtetin, ne kete kohe ata e perzune Danten nga Firencja dhe e gjobinet shume rende.
    Ne pamundesi per te paguar gjobat ai u denua me vdekje dhe u arratise jashte Firenzes.
    Pas vitit 1307 ai jetoi ne Verona dhe ne disa qytete te tjera te Italise veriore . Ai arriti ne Paris ne vitet 1907 - 1909 . Ne kete kohe ai ndryshoi bindjet e tij politike dhe e gjeti veten perkrahes te " Te Bardheve".

    Gjate Mergimit te tij ai shkroi 2 vepra te rendesishme ne Latinisht. "De Vulgari Eloquentia" eshte nje veper e cila jep vlerat,dhe avantazhet e perdorimit te gjujhes italiane.
    Kjo veper mundohet te vere kriteret e e perdorimit te mirefillte te gjuhes italiane ne shkrim dhe perfundon me nje seksion te vecante te kushtuar kritikes se poezise Italiane. Vepra e paperfunduar "Convivio" kishte si qellim te permblidhte te gjithe njohurine e kohes ne 15 libra . libri i pare ishte si nje hyrje ndersa 14 te tjerat ishin nje forme komenti te 14 poemave te Dantes. Megjithate vetem 4 prej tyre u realizuan.

    Shpresat politike te dantes u ringjallen me ardhjen ne itali te Henry VII , princit gjerman dhe Perandor i Romes se Shenjte. ai i dergoi letra te shumta pricave italian duke iu lutur ta mireprisnin ate duke e pare ate si te vetmin shpetim per Italine e coptuar ne shume qytete e principata te ndryshme. Vdekja e Henry VII i solli dhimbje te madhe Dantes dhe shpresave te tij per nje Itali te bashkuar ne nje Perandori shumekombeshe si Perandoria e Shenjte Romake. Vepra e tij ne Latinisht "Monarchia" eshte e shkruar ne periudhene e qendrimit ne itali te Henry VII dhe eshte nje ekspozite e filozofise politike te Dantes e cila shpreh deshiren e tij per nje Perandori shumekombeshe dhe pavaresi nga Kisha .

    Vitet e Fundit

    Ne Vitin 1316 Firencja e ftoi Danten te kthehej ne vendlindje , por kushtet qe i ishin vendosur aitij per tu kthyer ishin si ato te nje krimineli te zakonshem te falur. Ai e refuzoi ftesen duke u shprehur qe nuk do te kthehej ne qytetin e tij deri kur ti akordohej dinjitet i plote dhe nder. Ai vazhdoi te jetonte ne mergim duke i kaluar vitet e fundit te jetes se tij ne Ravenna , ku ai vdiq ne 13 ose 14 shtator 1321 dhe u varros. Eshtrat e tij kane mbetur atje megjithese se Firencezet kane kerkuar ne shekuj kthimin e tyre ne qytetin e tij te lindjes.
    te cilet kane ngritur nje lapidar ne shenje nderimi per te ne Kishen e Kryqit te Shenjte.

    Nder veprat qe ai shkroi ne vitet e fundit te jetes se tij ishin "Questio De Aqua et Terra" dhe 2 poema baritore ne latinisht. Ajo eshte nje veper e mirefillte kozmologjike qe ka te beje me conceptet e ndryshme te mendimtareve te medhej te kohes. ndersa poemat baritore jane te ndertuara sipas shembullut dhe konceptimeve te Virgjilit, te cilin Dantja e konsideronte si nje nga influencat me te medha ne mendimin e tij.


    Komedia Hyjnore

    Kryevepra epike e Dantes , "Komedia Hyjnore", u shkruaj nga viti 1307 deri pak para vdekjes se tij. Kjo veper eshte nje narrative alegorike , ne vargje me saktesi te madhe dhe me force dramatike e imagjinates se poetit per Ferrin, Purgatorin dhe Parajsen, eshte e ndare ne pjese, "Inferno" , "Purgatorio" dhe "Paradiso". ne secilen nga keto 3 pjese poeti takohet me personazhe te medhej mitologjik, historik dhe te kohes qe ai jetoi. Cdo personah eshte nje simbol per nje virtyt ose ves , politik ose fetar , dhe ndeshkimi i tyre ilustron me gjere kumtpimin e bemave te tyre nga nje kendveshtrim universal. Danteja perdor si guide ne ferr dhe ne purgator Virgjilin i cili eshte per te simboli i arsyes, Gruaja qe dante dashuronte, Beatricja te ciles ai i drejton te gjithe adhurimin e tij si nje qenie hyjnore dhe e cila per te eshte nje manifest e pastertise se shpirtit dhe virtyteve njerezore, e drejton ate ne Prajase.
    Cdo pjese perbehet nga 33 Kenge , pervec pjeses se pare e cila ka nje kenge plus e cila sherben si nje hyrje ose parathenie e pergjithshme. Poema eshte e shkruar ne "terza rima" , nje strofe prej 3 vargjesh me rime aba, bcb, cdc etj. Ai e krijoj kete poeme ne nje fryme moderne te kohes dhe prandaj e shkroi ate ne Italisht e jo ne Latninisht. Ai ja vuri titullin . "La Commedia" spese ajo ka nje fund te lumtur, ne Parajse. udhetimi i tij i drejtuar nga vizioni i Perendise dhe nga nje permbledhje e vullnetit te tij personal me Perendishmerine.
    mbiemri "divina" (hyjnor) iu shtua per here te pare tirullit ne botimin e vitit 1555.

    Vepra e cila ben nje permbledhje te mendimit filozofik, shkencor, dhe politik te kohes mund te interpretohet ne 4 nivele:
    - Letrar
    - Alegorik
    - Moral
    - Mistik
    Nje pjese shume e rendesishme e madheshtise se kesaj vepre qendron ne kuptimet e shumta te vargjeve te tij. Kjo spikat mbi cilesite e saj dramatike dhe poetike.
    Eshte nje dramatizim suprem i teologjise mesjetare Kristiane, por pervec ketij kendveshtrimi , udhetimi i Dantes mund te kuptohet si nje alegori e purifikimit te shpirtit dhe arritjes se paqes se brendhsme e drejtuar nga Arsyeja dhe Dashuria.


    Influenca Dhe frymezimi


    Ne Shekullin 15 ne qytete te ndryshme Italiane jane dhene grada doktorate per studimin e "Komedise Hyjnore" . Ne shekujt e mevonshem me shpikjen e shtypshkronjes jasne botuar mbi 400 botime Italiane.Poema ka frymezuar gjithnje artiste te medhej e te vegjel. Botime te ndryshme kane dale te ilustruar nga mjeshtrat Italian si Sandro Botticelli dhe Mikelanxhelo, artistet angleze John Flaxman dhe William Blake, dhe piktori francez Gustave Dore. Kompozitori i madh Rus Peter Illic Tchaykovzki krijoi pjese muzikore per fragmente te ndryshme nga kjo veper ashtu si edhe ai Hungarez Franz Lizt dhe Italiani Giovanni Pucini. Eshte perkthyer ne me shume se 25 gjuhe te botes nder te cilat jane per tu cituar perkthimet e Amerikanit Wadsworth Longfellow (1867) dhe ne shekullin e 20 nga shkrimtarja angleze Dorothy L. Sayers dhe poeti kritik amerikan John Ciardi.

    Puna e poeteve te ndryshem ne gjihe Boten eshte influencuar dhe frymezuar nga Dante Alighieri dhe imagjinata e tij. Poete te tille jane: Ezra Pound , T.S. Elliot , gabrielle D'annunzio , Paul Claudel dhe Anna Akhmatova.

  11. #51
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje nga ato rastet kur me genjen mendja qe dikush e Lexon forumit.
    Pashko Gjeci behet i pari shqiptar qe merr medaljen "Ylli i Solidaritetit" dhene nga Ministria e Jashtme e Italise. Urime prej ne te gjitheve dhe jete te gjate.

    Nga Shekulli:

    “Ylli i solidaritetit” pėr Pashko Gjeēin


    A.Dushi
    Shkodėr-Java e kulturės italiane nė botė ėshtė hapur dje nė Shkodėr me ceremoninė e dorėzimit tė medaljes “Ylli i Solidaritetit”, pėrkthyesit nga Shkodra, Pashko Gjeēi. Nė sallėn e kėshillit tė qarkut Shkodėr, nė prani tė autoriteteve lokale, studiuesve, familjarėve e miqve tė Gjeēit, dekorata e dhėnė nga Ministria e Jashtme e Italisė, i ėshtė dorėzuar 82- vjeēarit nga konsulli Italian nė Shkodėr, Roberto Orlando. Pashko Gjeēi ėshtė pėrkthyesi i parė i veprės “Komedia Hyjnore “ tė Dante Aligerit, nė gjuhėn shqipe. Ai ka nisur tė pėrkthejė letėrsi qė nė moshė tė re, kur studionte nė gjimnazin e Shkodrės dhe pėrktheu poezitė e Leopardit. Nė vitin 1942 kryen studimet nė universitetin e Romės nė degėt e gjuhės dhe filozofisė. Vjen nė Shqipėri ku punon mėsues i gjuhės e letėrsisė shqipe, i gjuhės italiane dhe atyre klasike. Nė vitin 1947 punon nė Durrės ku arrestohet dhe vuan 5 vjet burg politik pėr agjitacion e propagandė kundėr regjimit. Nė vitin 1952 dėrgohet mėsues nė Fushė- Krujė. Pasioni i tij pėr pėrkthimin nuk resht. Qė nė vitin 1938 ai kishte pėrkthyer kėngėn e parė tė “Komedisė Hyjnore”. Nė ‘60-ėn, me pėrkrahjen e mikut tė tij Llazar Siliqi, boton pjesėn e “Ferrit” ndėrsa nė 1966 botohet “Purgatori” dhe mė 1970 “Parajsa”. Pėrktheu nė shqip vepra si “Fausti” i Gėtes, “Hamleti” i Shekspirit “Andromaka dhe Atalia” e Rasinit, “Odisea” e Homerit etj. Tre kėngėt e Komedisė Hyjnore botohen tė plota nė 5000 kopje nė vitin 1980. Medalja e dhėnė sot, ėshtė e para qė i jepet njė qytetari shqiptar dhe iu jepet qytetarėve tė huaj pėr ndihmėn nė pėrhapjen e gjuhės dhe kulturės italiane nė botė. Motivacioni thekson se pėrkthimi i veprės sė Dantes nė Shqipėri, nė njė kohė kur dėnoheshe e tė priste burgu tė kėndoje njė kėngė italiane, tregon meritėn dhe pasionin e autorit pėr letėrsinė botėrore e veēanėrisht atė italiane. Ai ėshtė konsideruar si pėrkthyesi mė i mirė i kėsaj vepre nė gjuhėn shqipe. Kjo vepėr ėshtė botuar dy herė nė 10.000 kopje dhe ėshtė njė mesazh i rėndėsishėm pėr tė rinjtė qė duan tė studiojnė vlerat kulturore e morale tė letėrsisė danteske. Pashko Gjeēi, nė moshė tė thyer ka mundur tė falenderojė me gjysmė zėri tė gjithė ato qė kanė qenė tė pranishėm. Tė afėrm e miq tė tij kanė pėrshėndetur, ndėrsa studentė tė italianistikės kanė interpretuar vargje tė veprės sė pėrkthyer prej tij.
    wrong verb

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    E meritonte Pashko Gjeci nje Nderim tani ne Pleqeri..


    I paska bere dhe ai i mjeri ca vite burg ne Kohen kur Europa e flaku te keqen e i mbylli Mathauzenat e hapi rruget e demokracise e prosperitetit por Shqiperia e instalonte me vrull revolucionar.. gulago-mathauzenat e saje..per Pashko gjecat e Pader Meshkallat..e Nen terezes ja mbylli porten e atdheut..

  13. #53
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,350
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    - Pėr Dante Aligeri dhe "Komedija Hyjnore" , hulumtime studioze me rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe ka bėrė Miguel Asin Palacios , Prift Katolik Spanjoll !


    * Lexime tė kėndshme tė studimeve nga Miguel Asin Palacios .


    PrInCiPiEl

  14. #54
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime

    Dante Aligieri (1265-1321)

    Dante Aligieri jetoi n&#235; pragun e Rilindjes Europiane, e cila lindi titan&#235; t&#235; v&#235;rtet&#235; p&#235;r nga forca e mendimit dhe e pasionit, p&#235;r karakterin dhe diturin&#235; e shumanshme. “Per&#235;ndimi i Mesjet&#235;s feudale dhe afrimi i epok&#235;s s&#235; sotme”, u sh&#235;nua nga nj&#235; figur&#235; vigane. Ky &#235;sht&#235; italiani Dante, m&#235; i madhi poet i Italis&#235;, nj&#235; nga figurat m&#235; gjeniale t&#235; let&#235;rsis&#235; bot&#235;rore, poet i fundit i Mesjet&#235;s dhe nj&#235;koh&#235;sisht poeti i par&#235; i koh&#235;s s&#235; Re. Biograf&#235;t thon&#235; se jo vet&#235;m letrar&#235;t dhe njer&#235;zit e kulturuar, por dhe njer&#235;zit e thjesht&#235; lexonin dhe m&#235;sonin p&#235;rmend&#235;sh pjes&#235; nga Komedia. Vet&#235;m nj&#235; pasion i thell&#235; politik, nj&#235; patriotiz&#235;m i flakt&#235;, nj&#235; zem&#235;r e mbushur plot dhimbje p&#235;r atdhen&#235; e cop&#235;tuar, mund t’i diktonte Dantes vargje t&#235; tilla:

    Or&#235;zez&#235; itale, mbytur n&#235; lot e vaj
    Anije pa pilot n&#235;p&#235;r stuhi,
    Jo zonj&#235; provincash s’je, po kupleraj!

    (Purgatori, k&#235;nga VI, vargjet 76-78)

    Si personalitet krijues, me ndjenja t&#235; zhvilluara patriotike, Danteja udh&#235;hiqej nga besimi se poezia duhet t’i sh&#235;rbente popullit, t&#235; ishte refleks i ngjarjeve politike dhe n&#235; funksion t&#235; nd&#235;rtimit t&#235; nj&#235; shoq&#235;rie m&#235; t&#235; p&#235;rparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej t&#235; &#231;lirohej nga kufizimet fetare dhe t&#235; synonte drejt shprehjes s&#235; lir&#235; t&#235; mendimeve dhe t&#235; ndjenjave t&#235; tij, si dhe drejt zgjimit t&#235; vet&#235;dij&#235;s qytetare e politike. Vet&#235;m k&#235;shtu do t&#235; mund t&#235; zot&#235;ronte, sipas tij, humaniz&#235;m dhe demokratizim n&#235; marr&#235;dh&#235;niet m&#235; njer&#235;zit e tjer&#235;. Pjes&#235;marrja aktive n&#235; jet&#235;n shoq&#235;rore e politike t&#235; Firienc&#235;s i siguroi Dantes karrier&#235; t&#235; shpejt&#235; e t&#235; ndritshme, por ndoshta edhe goditjen m&#235; t&#235; madhe e m&#235; t&#235; dhimbshme t&#235; jet&#235;s s&#235; tij. Por ai nuk u p&#235;rkul asnj&#235;her&#235;, p&#235;rkundrazi q&#235;ndroi:

    …I drejt&#235; n&#235; k&#235;mb&#235;, si nj&#235; kala
    q&#235; e rrahin gjithkah er&#235;rat e nuk tundet

    (“Purgatori”. K&#235;nga V, vargjet 14-15)



    Rruga krijuese


    Shumica e quan Danten poetin m&#235; t&#235; madh italian t&#235; t&#235; gjitha koh&#235;rave, por ai ishte, po ashtu, dhe nj&#235; shkrimtar i shquar n&#235; proz&#235;, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.
    Filloi t&#235; krijonte qysh n&#235; mosh&#235;n 15 vje&#231;e. Si vazhdues i trubadur&#235;ve provansal&#235;, q&#235; i k&#235;ndonin “madon&#235;s” (vash&#235;s) e dahsuris&#235; kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkoll&#235;s poetike t&#235; “stilit t&#235; ri t&#235; &#235;mb&#235;l”, e ve&#231;an&#235;risht nga bolonjezi Guido Guini&#231;eli, Danteja krijoi nj&#235; lirik&#235; t&#235; holl&#235;, reale, t&#235; thell&#235; e t&#235; sinqert&#235;, ku dashuria tok&#235;sore e qiellore shkrihen e beh&#235;n nj&#235;.
    M&#235; 1294 ose ’95 shkruan n&#235; gjuh&#235;n popullore vepr&#235;n “Jeta e re” (Vita nuova), historin&#235; e dahsuris&#235; s&#235; tij me Beatri&#231;en, t&#235; parin tregim autobiografik n&#235; histroin&#235; e let&#235;rsis&#235; s&#235; Europ&#235;s Per&#235;ndimore.
    “Rimat” (Rime) jan&#235; nj&#235; p&#235;rmbledhje sonetesh, baladash e k&#235;ng&#235;sh, q&#235; i kushtohen Beatri&#231;es dhe mikut t&#235; tij Guido Kavalkanti. Jan&#235; shkruar n&#235; gjuh&#235;n popullore sipas “stilit t&#235; ri t&#235; &#235;mb&#235;l”.
    N&#235; vitet 1306-1308, duke luftuar p&#235;r krijimin e nj&#235; gjuhe t&#235; p&#235;rbashk&#235;t p&#235;r popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuh&#235;n popullore”, t&#235; parin traktat gjuh&#235;sor n&#235; Europ&#235;. N&#235; t&#235; ai flet p&#235;r origjin&#235;n e gjuh&#235;ve, sidomos romane, dhe ndalet n&#235; 14 dialektet e gjuh&#235;s italiane. ai synon krijimin e nj&#235; gjuhe q&#235; t&#235; jet&#235; po aq e p&#235;rsosur sa latinishtja, q&#235; t&#235; matet pa frik&#235; me fr&#235;ngjishten dhe gjuh&#235;n provansale. Vepra mbeti e p&#235;rkryer plot&#235;sisht.
    K&#235;to vepra t&#235; tjera jan&#235; mjaft t&#235; r&#235;nd&#235;sishme, po ajo q&#235; ia dhe atij lavdin&#235; e p&#235;rjetshme &#235;sht&#235; kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).
    Dante te Ferri: “Jo m&#235; pak se dija, dyshimi m&#235; p&#235;lqen”.


    Komedia Hyjnore

    Kjo vep&#235;r monumentale &#235;sht&#235; shkruar n&#235; nj&#235; periudh&#235; tet&#235;vje&#231;are (1313-1321). Danteja e titulloi vepr&#235;n Komedi, sipas poetik&#235;s antike, duke dashur t&#235; p&#235;rcaktoj&#235; gjinin&#235; e vepr&#235;s: komedia &#235;sht&#235; nj&#235; vep&#235;r q&#235; p&#235;rfaq&#235;son nj&#235; rr&#235;fim me p&#235;rfundim fatlum, e kund&#235;rta e tragjedis&#235;. N&#235; realitet dhe Komedia e Dantes p&#235;rfundon fatmir&#235;sisht, meqen&#235;se protagonisti e takon Zotin. M&#235; von&#235;, me sugjerimin e xhovani Boka&#231;ios, k&#235;saj vepre iu shtua atributi Hyjnore, q&#235; t&#235; lart&#235;sohej m&#235; fuqish&#235;m madh&#235;shtia dhe bukuria e saj.
    Te “Komedia Hyjnore” Danteja shfryu t&#235; gjitha pasionet e tij, sulmoi ashp&#235;r armiqt&#235;, u sul kund&#235;r tiranive dhe korrupsionit t&#235; selis&#235; papnore, kund&#235;r veseve njer&#235;zore, u tregoi bashk&#235;koh&#235;sve t&#235; vet se si duhej ndrequr njer&#235;zimi.
    Vepra paraqet nj&#235; alegori epike trik&#235;ng&#235;she t&#235; shpirtit njer&#235;zor dhe nj&#235; p&#235;rmendore, n&#235; t&#235; cil&#235;n me fantazin&#235; e tij t&#235; mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti nd&#235;rtes&#235;n e mbret&#235;ris&#235; s&#235; bot&#235;s s&#235; p&#235;rtejme. Me fjal&#235; t&#235; tjera &#235;sht&#235; nj&#235; p&#235;rshkrim i udh&#235;timit fantastik t&#235; Dantes n&#235;p&#235;r tri mbret&#235;rit&#235; e p&#235;rjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajs&#235;s. gjat&#235; k&#235;tij udh&#235;timi imagjinar, q&#235; zgjati vet&#235;m 24 or&#235;, Danteja provoi t&#235; p&#235;rshkruaj&#235; gjendjen e shpirtit t&#235; njeriut pas vdekjes. shtegtimet n&#235;p&#235;r rrug&#235; t&#235; llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e g&#235;zime, p&#235;rfshijn&#235; nj&#235; bot&#235; me njer&#235;z t&#235; t&#235; gjitha koh&#235;rave dhe t&#235; t&#235; gjitha shtresave.


    Udh&#235;timi imagjinar:

    N&#235; mosh&#235;n 35 vje&#231;are, n&#235; mbr&#235;mjen e 24 marsit t&#235; vitit 1300, poeti humb n&#235; nj&#235; pyll t&#235; err&#235;t. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit t&#235; madh latin, d&#235;rguar prej qiellit nga Beatri&#231;ja; ai e shp&#235;toi n&#235;p&#235;rmjet nj&#235; shtegu ku s’kalonte k&#235;mba e njeriut t&#235; gjall&#235;. T&#235; dy poet&#235;t, Danteja dhe Virgjili, zbresin n&#235; Ferr, ku n&#235; 9 rrath&#235; d&#235;nohen m&#235;katar&#235;t. Fajet n&#235; Ferr Dantja i ndan sipas teoris&#235; s&#235; Aristotelit, ku njeriu m&#235;katon nga shfrenimi (gryk&#235;sia, koprracia etj), q&#235; p&#235;r poetin jan&#235; m&#235; t&#235; lehta; pastaj nga shpirtlig&#235;sia (dhuna, tradhtia), p&#235;r t&#235; cilat poeti i jep d&#235;nimet m&#235; t&#235; r&#235;nda. K&#235;tu i shohim t&#235; gjith&#235; m&#235;katar&#235;t si e vuajn&#235; d&#235;nimin e tyre.
    Pas udh&#235;timeve t&#235; tmerrshme n&#235;p&#235;r Ferr, t&#235; dy poet&#235;t i ngjiten malit t&#235; Purgatorit. Purgatori ka 7 rrath&#235;, ku b&#235;het pastrimi i shpirtit p&#235;rmes vuajtjeve t&#235; pendes&#235;s. Aty Danteja i ndan fajet sipas teoris&#235; s&#235; Platonit, ku si&#231; thot&#235; ai, njeriu m&#235;katon nga &#231;rregullimet e dashuris&#235; me tep&#235;ri (mendjemadh&#235;sia, ku njeriu e do s&#235; tep&#235;rmi vetveten, smira, kur i do t&#235; keqen tjetrit, zem&#235;rimi, kur do t&#235; hakmerrjen etj); kur dashuron me pasion t&#235; tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurin&#235; apo shpenzimet e tep&#235;rta, gryk&#235;sia, kur njeriu do m&#235; shum&#235; se sa duhet goj&#235;n e vet; epshet e tyre etj,).
    Dhe, s&#235; fundi, si p&#235;rfundim i lumtur i k&#235;tij udh&#235;timi mahnit&#235;s, ashtu si&#231; ndodh pas nj&#235; &#235;ndrre t&#235; v&#235;shtir&#235;, hipur mbi nj&#235; qerre triumfi, vjen Beatri&#231;ja dhe e shpie fluturimthi n&#235; qiejt e Parajs&#235;s, n&#235;p&#235;r 9 qiejt dantesk&#235;, ku sundon drita e p&#235;rjetshme. Ata jan&#235; Qielli i H&#235;n&#235;s, Qielli i M&#235;rkurit, i Vener&#235;s, i Diellit, i Marsit, i Jovit, pastaj Qielli i shpirtrave sodit&#235;s, Saturni, Qielli i yjeve, dhe n&#235; fund, i pari L&#235;viz&#235;s, Qielli q&#235; rrethon me n&#235;nt&#235; rrath&#235; &#235;ngj&#235;jsh Per&#235;ndin&#235;, i cili rri mbi Empirin e pal&#235;vizsh&#235;m, q&#235; ka form&#235;n e nj&#235; tr&#235;ndafili t&#235; bardh&#235;.

    Rrafshet kuptimore:

    Komedia mund t&#235; lexohet n&#235; rrafshe t&#235; ndryshme kuptimore. Dante vet&#235; thot&#235; se vepra e tij ka m&#235; shum&#235; se nj&#235; dometh&#235;nie.
    &#203;sht&#235; v&#235;shtir&#235; ta ritregojm&#235; me disa fjal&#235; subjektin e t&#235;r&#235;sishem t&#235; Komedis&#235;: n&#235; fakt, temat jan&#235; t&#235; ndryshme dhe nd&#235;rrojn&#235; shum&#235; her&#235;. Elementet bashkuese jan&#235; prania e p&#235;rhershme dhe e q&#235;ndrueshme e disa protagonist&#235;ve dhe tema e udh&#235;timit, i cili mund t&#235; shihet po ashtu si nj&#235; ndryshim moral e fetar i personazh&#235;ve. Protagonist&#235;t e k&#235;tij udh&#235;timi jan&#235; tre: I pari &#235;sht&#235; Danteja, simbol i shpirtit njer&#235;zor, i dyti &#235;sht&#235; Virgjili, simbol i arsyes njer&#235;zore, udh&#235;heq&#235;s i tij n&#235;p&#235;r Ferr dhe Purgator, e treta &#235;sht&#235; Beatri&#231;ja simbol i dashuris&#235; hyjnore, q&#235; e udh&#235;heq Danten n&#235;p&#235;r rrug&#235;t e ngritjes shpirt&#235;rore, rrug&#235; e cila p&#235;rfundon n&#235; Parajs&#235;.
    Danteja vepron si profet, q&#235; flet n&#235; interes t&#235; Zotit p&#235;r gjith&#235; njer&#235;zin&#235;. Udh&#235;timi i tij &#235;sht&#235; nj&#235; alegori p&#235;r p&#235;rparimin njer&#235;zor n&#235; tok&#235; dhe i progresit t&#235; tij drejt Zotit. (Zot n&#235; k&#235;t&#235; rast n&#235;nkupton p&#235;rsosm&#235;rin&#235; drejt s&#235; cil&#235;s njeriu synon gjith&#235; jet&#235;n). Aligieri e k&#235;rkon dhp&#235;rthimin te Per&#235;ndia dhe te besimi i thell&#235; n&#235; forc&#235;n krijuese t&#235; mendjen njer&#235;zore. Poeti k&#235;tu paraqitet si nj&#235; kritikues i pam&#235;shirsh&#235;m, i zjarrt&#235; dhe i pasionuar q&#235; sulet kund&#235;r veseve, p&#235;r t&#235; luftuar t&#235; keqen, p&#235;r t&#235; vendosur mbi tok&#235; nj&#235; jet&#235; m&#235; t&#235; drejt&#235; e m&#235; t&#235; lumtur.

  15. #55
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Komedia Hyjnore - Ferri (Dante Aligieri)

    Dante Aligieri, autori i "Komedisė Hyjnore" - vepėr madhore e letėrsisė botėrore, jetoi nė kohėn kur vendet mė tė pėrparuara evropiane po bėheshin gati tė dilnin mė nė fund nga epoka e errėt e Mesjetės dhe tė bėnin kėrcimin e madh pėr nė epokėn Moderne.

    Rizbulimi i veprave tė Aristotelit dhe i mjaft veprave tė letėrsisė antike nė shekullin e XII dhe fillimin e shekullit XIII nga burimet arabe qenė njė ferment i fortė intelektual pėr qarqet skolastike mesjetare. Shoqėria evropiane, qė ende nuk ishte shkėputur nga barbaria, por qė ishte shumė afėr qytetėrimit, lindi nė kėtė kohė njerėz me pėrmasa tė mėdha intelektuale dhe talent tė madh letrar.

    Pikėrisht atėherė Shėn Thoma Akuinasi pėrpunoi argumentet e dogmės sė krishtere, tė cilat janė tė vlefshme dhe shėrbejnė edhe sot e kėsaj dite, ndėrsa Dante Aligeri krijoi njė poemė tė madhe, me pėrmbajtje kryesisht mesjetare, por ku gjallojnė filizat e njė kohe tė re qė po afron.

    Vendlindja e tyre ishte Italia. Ky vend ishte nė pararojė tė zhvillimit shoqėror, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij tė lavdishme politike dhe kulturore, gjurmėt e tė cilės ruheshin akoma, pavarėsisht nga invazionet e shumta tė barbarėve, si dhe pėr shkak tė pozicionit tė saj tė favorshėm gjeografik si ndėrlidhėse midis Perėndimit dhe Lindjes, tė tregtisė qė zhvillohej midis tyre, e cila sillte jo vetėm fitime por edhe ndikime tė ndėrsjellta nga mė tė ndryshmet midis kėtyre dy botėrave.

    Qendrat mė tė pėrparuara tė zhvillimit shoqėror tė kėsaj kohe ishin qytetet italiane, midis tė cilėve dallohej Firencja, ku nė maj tė vitit 1265 lindi Dante Aligieri.

    Familja e tij, fisnike nga titujt e nderet, kishte rėnė nga vakti. Megjithė kushtet ekonomike modeste, Dante mundi tė shkollohej dhe tė bėnte jetėn e njė fisniku tė ri. Nuk dihet me siguri se ēfarė shkolle ndoqi Dante, por mendohet se Retorikėn, qė pėrfshinte artin e tė folurit nė publik dhe tė shkruarit e letrave, zotėrimi i tė cilės kėrkohej jo vetėm nga gjyqtarėt dhe avokatėt, por edhe nga ata qė donin tė kishin influencė nė jetėn publike, ai i mėsoi nga Bruneto Latini, njė nga njėrėzit mė tė ditur tė qytetit, sikundėr e thotė edhe vetė, kur i drejtohet me kėto fjalė:

    ...nė botėn lart ju mė patėt mėsuar

    si bėhet i pavdekshėm njė njeri. (Ferri, Kėnga XV, vv. 83-84).

  16. #56
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Qė nė rininė e hershme filloi tė shkruante poezi, tė cilat u bėnė tė njohura dhe e lidhėn me mjaft poetė tė tjerė qė shkruanin nė imitim tė poezisė trubadore. Shumė shpejt poezia dhe filozofia u bėnė pėr Danten preokupimi kryesor nė jetė, sidomos pas lidhjes sė miqėsisė me intelektualin e shquar fiorentin Guido Kavalkantin. Por ndėrsa ky i fundit u thellua mė tepėr nė mendimin filozofik, sidomos atė epikurian materialist, Dante preferoi studimin e poetėve latinė, sidomos tė Virgjilit, tė cilit i drejtohet me kėto fjalė kur e takon nė Ferr:

    "Virgjili qėnke, ai krua i kulluar

    nga rrjedh njė lumė i gjerė poezie!"...

    "Ti, qė pėr poetėt je simbol lavdie,

    mė ndih se veprėn tėnde e studiova

    me zell e plot me ndjenja dashurie.

    Autor e mjeshtėr je qė preferova,

    tė ėmblin stil e mora veē prej teje..." (Ferri, K. I, vv. 79-86)

    Njė ndikim tė madh ushtroi mbi Danten poezia e trubadurėve provansalė, qė, e kombinuar me njohjen e shkėlqyer tė poezisė latine, e lejuan Danten tė krijojė artin e tij poetik, qė ai e quajti"dolce stil nuovo" (stili i ri i ėmbėl).

    Poezia e Dantes sė ri ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė pashkėputur me imazhin e njė gruaje tė re fisnike fiorentine, tė Beatriēe Portinarit. Ai e pati njohur Beatriēen kur ajo nuk ishte mė tepėr se 8 vjeēe, ndėrsa ai vetė 9 vjeē. Ajo ushtroi njė ndikim tė madh nė shpirtin e poetit pėr gjithė jetėn. Dante i kushtoi Beatriēes vėllimin e tij tė parė me poezi "Jeta e re" (Vita Nuova,1292-93). Le tė kujtojmė sonetin e famshėm 127 nga ky vėllim - Kaq e njerėzishme (Tanto gentile):

    Kaq e njerėzishme dhe e dlirėt duket

    Me njerėz Zonja ime kur pėrshėndetet,

    Sa gjuh' e tyre ngrin e goja meket,

    Guxim s'ka syri qė ta shohė e tutet.

    Baret ajo dhe ndjen si e lėvdojnė

    Me mirėsi t'pėrkorėt e mbuluar,

    Nga qiejt ngjan tė jet' ajo dėrguar

    T'i thonė tokės ē'mrekulli sajojnė.

    Pėrshtypjet qė i kishte lėnė qė nė fėmini, idealizimi i saj si simbol i virtytit dhe i pastėrtisė qiellore dhe, padyshim, nevoja pėr tė paraqitur nė poezinė e tij "zonjėn e zemrės", sipas klisheve tė kohės, dalėngadalė ngulitėn tek Dantja bindjen se ajo duhej tė ishte udhėheqėsja e mendimeve dhe e ndjenjave tė tij drejt perfeksionit ideal, pėr tė cilin duhet tė aspirojė ēdo shpirt fisnik. Beatriēja vdiq shumė e re (nė vitin 1290), para se tė botohej "Jeta e re", dhe Dantja deklaroi se shpreson "tė thotė pėr tė ēfarė nuk ėshtė thėnė pėr asnjė grua tjetėr", gjė qė ai e realizoi vėrtet nė veprėn e tij madhore "Komedia Hyjnore".

    Nė kohėn e Dantes nė Firence po ndodhnin ndryshime tė mėdha shoqėrore: zhvillimi i madh i artizanatit dhe i tregtisė, dyndja e njerėzve tė rinj nė qytet, tė shtyrė nga etja pėr tė fituar dhe pėr t'u pasuruar, po e kufizonin gjithnjė e mė shumė pushtetin dhe ndikimin e shtėpive fisnike, qė nuk merreshin me zanate apo tregti dhe ndjeheshin ngushtė ekonomikisht. Dante qė jetonte pothuajse i shkėputur nga jeta materiale, duke qenė i zhytur nė studimet dhe nė provat e tij krijuese, e ndjeu gjithashtu darėn e nevojave materiale. Pėr tė rregulluar disi gjendjen ekonomike tė familjes, i ati e martoi me Xhema Donatin, pinjolle e njė familjeje tė kamur. Me tė ai pati disa fėmijė. Po kjo nevojė materiale e shtyu Danten tė hynte nė korporatėn e mjekėve, sepse vetėm kėshtu mund tė merrte ndonjė nėpunėsi nė komunė.

    Qyteti nė kėtė kohė ishte i ndarė nė dy parti kundėrshtare: guelfėt, partizanė tė ruajtjes sė pavarėsisė sė qytetit me pėrkrahjen e Papės, dhe gibelinėt, qė donin ta merrnin pushtetin me ndihmėn e Perandorit. Familja e Dantes, si tė gjithė fisnikėt e vegjėl tė qytetit dhe artizanėt, bėnte pjesė nė partinė e Guelfėve dhe ishte kundėrshtare e partisė sė Gibelinėve, nė tė cilėn bėnin pjesė pronarėt e mėdhenj tė tokės. Midis kėtyre partive u bė njė luftė e ashpėr pėr pushtet. Ardhja nė pushtet e njėrės sillte me vete mėrgimin e partizanėve tė partisė tjetėr. Dante kėshtu krenohet nėpėrmjet gojės sė gibelinit Farinata deli Uberti pėr familjen e tij:

    ... dhe tha: " U treguan armiq krenarė

    me mua, gjyshėrit dhe partinė time,

    prandaj dy herė ata i paē shpėrndarė!". (Ferri, K. 10, vv. 46 - 48)

    Dante mori pjesė nė kavalerinė e Komunės si kalorės dhe pati disa nėpunėsira. Nė vitin 1301 u dėrgua si ambasador i komunės nė San Xhiminjano pėr t'u mbushur mendjen toskanėve qė tė bėhen bashkė e tė mos i nėnshtrohen pushtetit tė papės. Nė vitin 1302, ndėrsa ishte dėrguar si ambasador pranė Papės, ai u dėnua nė mungesė bashkė me mjaft qytetarė tė tjerė nga guelfėt e zinj (qė ishin pėr pushtetin e papės), si kundėrshtar i pushtetit papėnor dhe shkaktar turbullirash, me njė gjobė prej 5000 florinėsh dhe me pėrjashtim tė pėrhershėm nga ushtrimi i ofiqeve zyrtare. Sipas vendimit gjyqėsor, ai qė nuk paguante gjobėn ekzekutohej duke u djegur i gjallė. Dante bashkė me tė tjerė, duke mos patur mundėsi tė mbrojnė veten apo tė paguajnė gjobėn, pranuan pasojat e kėtij dėnimi: mėrgimin.

    Mėrgimi qe i rėndė. Nė fillim ai bashkėpunoi me shokėt e tij nė mėrgim pėr t'u kthyer pėrsėri nė vendlindje, por shumė shpejt u nda prej tyre. Mendimet pėr Firencen dhe qėndrimin e fiorentinėve ndaj tij ai i shpreh nėpėrmjet Bruneto Latinit (Ferri, K. XV, vv. 61-76), i cili, pasi i thotė se nė kėtė qytet, qė ėshtė bėrė "fole pėr tė pandershėm", tė ardhurit qė kanė mbushur qytetin ēdo tė mirė do ta shohin me armiqėsi, dhe "qejf tė tė grijnė dy partitė kanė", e kėshillon qė tė mbėshtetet nė "fatin e mbarė" dhe tė mos shpresojė nė dashamirėsinė e bashkėqytetarėve. Nė fillim u strehua tek sundimtarėt e Veronės, por pastaj u largua prej tyre dhe u end nėpėr oborret e sundimtarėve qė kishin namin e njėrėzve dashamirės tė arteve dhe shkencės. Dante shpesh ankohet pėr fatin e tij, duke e krahasuar veten me njė barkė pa vela e pa timon qė era e shpie sa nė njė port nė tjetrin.

    Por mėrgimi pati edhe njė pasojė pozitive: ai e zgjeroi horizontin e Dantes, i cili nga njė qytetar i Firences u bė qytetar i gjithė Italisė. Duke qenė i mėrguar, Dante u ballafaqua me Italinė e kohės, ku sundonte pėrēarja dhe jo ligji, dhe kjo e pasuroi eksperiencėn e tij jetėsore dhe, si rrjedhim, edhe librin e tij.

    Dante nuk pati fatin tė kthehej nė qytetin e vendlindjes. Ai vdiq nė mėrgim. Nė verėn e vitit 1321 shkoi me njė mision diplomatik nė Venedik. Gjatė udhėtimit u sėmur dhe vdiq nė shtator nė Ravenė.

    Dante u dha shumė pas studimit tė filozofisė, sidomos tė veprave tė Aristotelit, studimit tė poezisė latine dhe nė tė njėjtėn kohė ai studjoi poezinė popullore tė trubadurėve. Ka mendime, tė paverifikuara, se ai ėshtė autori i njė pėrkthimi tė reduktuar nė italisht tė "Romanit tė Trėndafilit", kryeveprės sė poezisė trubadure, nė 232 sonete.

    Dante shkruajti kėto vepra nė italisht dhe latinisht: Jeta e Re"(Vita Nuova), Rimat (Rime ose Canzoniere), Gostia (Convivio), Mbi Elokuencėn popullore (De Vulgari Eloquentia), Monarkia (Monarchia), Letra (Epistole), Ekloge (Egloghe - dy nė latinisht).

    Tė gjitha kėto vepra, tė cilat dėshmojnė pėr punėn e madhe tė bėrė nga Dante pėr pėrsosjen e gjuhės popullore italiane dhe shndrrimin e saj nė njė gjuhė kulture, pėr thellimin e mendimit filozofik dhe zgjerimin e erudicionit, qenė njė parapėrgatitje pėr kryeveprėn e tij Komedia Hyjnore (La Divina Comedia).

    Komedia , qė u quajt Hyjnore vetėm mė vonė, nė njė botim tė vitit 1555, u hartua nga Dante midis viteve 1304-1320.

    Nė njė letėr qė i dėrgoi njė miku dhe mecenati tė tij, Dante shpjegon kuptimin dhe ndėrtimin e Komedisė. Sipas tij, kuptimi i poemės ėshtė i dyfishtė: i drejtėpėrdrejtė - gjendja e shpirtrave pas vdekjes, dhe alegorik - se njeriu, qė ka aftėsinė tė vendosė vetė pėr veprimet e tij, merr nga drejtėsia hyjnore ndėshkimin apo shpėrblimin qė meriton. Pra, me tė drejtė ėshtė thėnė se subjekti kryesor i kėsaj vepre ėshtė "Drejtėsia" dhe vendosja e saj.

    E vėrteta ėshtė se poema ka njė strukturė komplekse alegorish e simbolikash, tė planeve tė ndryshme, pėr shpjegimin e tė cilave kanė vrarė dhe vazhdojnė tė vrasin mendjen shumė studjues dhe komentues, por kjo nuk pengon aspak qė ajo tė jetė plotėsisht e kapshme nga lexuesi nė kuptimin e saj tė drejtpėrdrejtė.

    Forma e poemės ėshtė gjithashtu e dyfishtė. Struktura e saj mbėshtetet nė numrin tre nė raport me numrin njė: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), tė ndara secila nė 33 kėngė, qė pėrbėjnė gjithsejt 99 kėngė nė raport me njė kėngė (Kėngėn e parė tė Ferrit qė shėrben si hyrje). Vargjet janė tė ndarė gjithashtu nė tercina (strofa me tre vargje). Vargu i parė dhe i tretė rimojnė bashkė, ndersa i mesit rimon me vargun e parė dhe tė tretė tė tercinės pasardhėse. Kjo rimė "trefishe" ėshtė shpikje artistike e vetė Dantes. Pėrdorimi i numrit tre pėrputhet me konceptin e Dantes se arti ėshtė imitim i natyrės (jetės), qė pėrshkohet nga Trinia e Shenjtė e Krijuesit. Prandaj dhe ky numėr manifestohet vazhdimisht nga Dante nė poemė, ashtu siē manifestohet ai nė jetė nga Providenca. Vargu ėshtė trokaik, pra rrokja e fundit ėshtė gjithnjė paraoksitone dhe lejon tė ketė njė pauzė mė tė madhe midis vargjeve, gjė qė, krahas rimės trefishe, bėn qė poezia tė tingėllojė veēanėrisht melodioze dhe harmonike.

    Dante e quajti veprėn e tij Komedi duke u nisur nga ligjet e Retorikės, ku pėrcaktoheshin tre stile: i lartė (tragjik), i mesėm (ose komik) dhe i ulėt (elegjiak o bukolik). Sipas Dantes, vepra e tij nuk ishte e stilit tė lartė, por tė mesėm, pėr shkak tė zhvillimit tė aksionit (sepse kėtu veprimi fillon i trishtuar dhe mbaron i gėzuar , e kundėrta ndodh me tragjedinė) dhe tė gjuhės (kėtu pėrdoret gjuha e folur italishte dhe jo latinishtja si gjuhė e stilit tė lartė). Siē e thamė mė lart, "Hyjnore" ajo u quajt vetėm mė vonė nga pasardhėsit pėr vlerat e saj tė larta poetike dhe tė pėrmbajtjes.

    Poeti e paraqet veten si njė njeri tė privilegjuar nga Hiri hyjnor qė tė bėjė njė shtegtim nė botėn e pėrtejvarrit duke kaluar tri pjesėt e saj: Ferrin, Purgatorin dhe Parajsėn. Dante takon mjaft shpirtėra tė ndėshkuar (nė Ferr) apo tė shpėrblyer (nė Purgator dhe Parajsė) nga drejtėsia e Perėndisė.

    Udhėtimi nėpėr Ferr zgjat aq kohė sa kohė pati kaluar nga zbritja e Krishtit nė Varr deri nė Ringjalljen e tij. Nė Purgator shpirtėrat pastrohen pėr nė Parajsė, ku shkojnė shpirtrat e bekuar nga Hiri Hyjnor. Ky ėshtė njė shtegtim qė bėhet duke patur "Perėndinė nė mendje dhe zemėr" . Ai ėshtė gjithashtu njė alegori pėr rrugėn qė pėrshkon njeriu nė jetė.

    Udhėheqėsi i tij nėpėr Ferr ėshtė Virgjili, i cili e shoqėron atė edhe nė Purgator. Pastaj atė e shoqėron Beatriēja, bashkė me tė cilėn ai ngjitet nė sferat e planetėve dhe tė yjeve tė Parajsės, ku takohet me shpirtrat e bekuar qė zbresin pėr ta pėrshėndetur.

    Duke dalė nga pylli i errėt i mėkateve, poeti takon Virgjilin, i cili me porosinė e Beatriēes, mishėrimi i hirit dhe i bekimit hyjnor, bėhet udhėrrėfyesi i tij nėpėr Ferr. Ata futen nė portat e Ferrit nė vigjilje tė sė Premtes sė Zezė tė vitit 1300. Sėbashku kalojnė nėntė rrathėt e Ferrit dhe sosin nė qendėr tė tokės, ku shohin Luciferrin (Satanain) tė prangosur nga graviteti i tokės dhe akulli i urrejtjes sė pėrjetshme.

    Tre janė mėkatet kryesore qė ndėshkohen nė Ferr: mospėrmbajtja, dhuna dhe mashtrimi. Sipas Dantes, Ferri ėshtė vendi i ndėshkimit tė ēdo dhune, e cila mund tė ushtrohet ndaj Krijuesit, tė afėrmėve dhe vetėvetes.

    Sistemi moral i Ferrit tė Dantes ėshtė njė shkrirje e kujdesshme e teologjisė sė krishtere me etikėn pagane. Etika e Aristotelit shėrben si burim i parė. I gjithė vizioni i Dantes pėr botėn e pėrtejme pėrshkohet nga kristianizmi i ndėrthurur me paganizmin. Ky ishte vizioni i kohės sė Dantes. sepse botėkuptimi i krishterė i kohės u pasurua shumė nga zbulimi i veprave tė Aristotelit dhe thellimi nė studimin e trashėgimisė kulturore greko-latine. Kėshtu Ferri, vendi i ndėshkimit hyjnor, ndėshkim qė zbatohet nga djajtė, sipas doktrinės sė krishtere, ėshtė i mbushur me qėnie tė mitologjisė antike: Fati, Gjigantėt, Minosi, Cerberi, Flegjasi, Karonti etj.

    Nė epiqendėr tė veprės ėshtė vetė autori.

    Nga njėra anė, bota qė ai pėrshkruan ėshtė krijesė e tij, e imagjinatės sė tij, mbėshtetur nė teologjinė e krishtere dhe etikėn pagane, nga ana tjetėr, ai shėtit nėpėr tė si njė kalimtar i rastit, nė njė kohė kur, siē thamė, vetė ėshtė gjyqtari, ndėshkuesi dhe njeriu qė ka gjetur mėnyrat mė tė pėrshtatshme tė ndėshkimit.

    Nga njėra anė ai ėshtė vetė gjyqtari gjakftohtė dhe objektiv, qė i ka dhėnė seicilit atė qė i takon, nga ana tjetėr, duke qenė prej mishi e kocke, na paraqitet si njė njeri, brenda tė cilit vlojnė dashuria dhe urrejtja, admirimi dhe pėrbuzja, mėshira dhe ndjenja e hakmarrjes, tek i cili shfaqen jo vetėm ndjenjat e holla tė simpatisė, por dhe tė pėrbuzjes, jo vetėm keqardhja e ēiltėr fisnike, por edhe keqdashja cinike zemėgurė.

    Nė kėtė botė tė pėrtejme tė dhimbjes sė pėrjetshme shohim njė galeri personazhesh: figura historike tė tė gjitha kohėrave, tė tė gjitha fushave: politikės, filozofisė, kulturės, por edhe bashkėkohės, miq apo armiq tė poetit, qė do tė kishin mbetur krejt tė panjohur po tė mos i kishte rrokur, pėr shkak tė miqėsisė apo armiqėsisė, pena e poetit tė madh.

    Nė letrėn qė pėrmendėm mė lart Dante shkruan: " ... mund tė themi shkurt se fundi i tė tėrės (i komedisė simė) ėshtė qė tė nxirren tė gjallėt nė kėtė jetė nga gjendja e mjeruar dhe tė udhėhiqen pėr nė gjendjen e bekuar"", me fjalė tė tjera qė njeriu tė ēlirohet nga mėkatet dhe tė perfeksionohet moralisht.

    Nė Komedinė e Dantes ndjehen edhe filizat e epokės qė ėshtė nė lindje e sipėr. Pikėrisht nė kėtė vepėr, ai ndėr tė parėt i thuri njė himn madhėshtor njeriut-sipėrmarrės tė guximshėm, qė nuk ngurron tė flijojė veten pėr tė zgjėruar njohuritė mbi botėn. Nė Kėngėn e njėzetegjashtė, njė nga kėngėt mė tė bukura tė Ferrit, ai pėrshkruan udhėtimin e fundit tė Odiseut, i cili u drejtohet shokėve tė tij me kėto fjalė:

    "Vėllezėr, - thashė, - qė nė perėndim

    arritėt nėpėr rrugė aq tė vėshtirė,

    sa ende gjallė e kemi ēdo ndijim,

    pak jetė qė na mbeti me dėshirė

    le ta flijojmė pėr tė njohur botėn,

    qė prapa diellit shtrihet si shkretirė. (Ferri, K. XXVI, vv. 112-117)

    Nė Komedi u mishėrua puna e madhe, e gjatė dhe kėmbėngulėse qė kishte bėrė Dante pėr pėrsosjen e tij si artist dhe mendimtar. Ai arriti tė krijojė njė kryevepėr me vlera unikale artistike, tė japė gjykimin pėr njerėzit e kohės sė shkuar dhe bashkėkohėsit, dhe ta bėjė gjuhėn e popullit tė thjeshtė italian njė gjuhė tė madhe kulture.

    Vepra e Dantes edhe sot demaskon dhunėn qė pėr fat tė keq vazhdon tė ushtrohet kundėr popujve dhe kundėr individit.

    Bashkė me Danten endemi nėpėr Ferr edhe ne, lexuesit shqiptarė. Mėkatarėt qė sheh dhe pėrshkruan ai na pėrkujtojnė mjaft mėkatarė realė, dhunėn e tė cilėve ne e pėrjetuam pėr njė kohė tė gjatė, dhe, vetėvetiu, na lind dėshira pėr t'i parė edhe ata midis akujve tė ngrirė tė Kocitit, nė Kainė!

  17. #57
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Portat e Ferrit. - Ata qė s’kanė bėrė as mirė as keq.- Akeroni.- Varka e Karontit.

    KĖNGA E TRETĖ



    "KĖTEJ TI SHKON NĖ NJĖ QYTET TĖ VUAJTUR,

    KĖTEJ TI SHKON NĖ DHEMBJEN E PAMATĖ,

    KĖTEJ TI SHKON TEK NJERĖZ KREJT TĖ SHUAJTUR;

    U SHTY NGA DREJTĖSIA KRIJUESI I LARTĖ; 4

    FUQIA HYJNORE DHE DREJTĖSIA E KULLUAR

    MĖ STISĖN TOK ME DASHURINĖ E PARĖ;

    VEĒ SĖ PĖRJETSHMES ASGJĖ S’QE KRIJUAR 7

    PĖRPARA MEJE; UNĖ RROJ JETĖ E MOT;

    KUSH HYN KĖTU MĖ S’KA PĖR TĖ SHPRESUAR!"

    Ja fjalėt qė lexova nė njė portė 10

    me bojė fare t’errėt sipėr shkruar.

    I them: "Mėsues, kuptimin s’kapkam dot!"

    Ma ktheu ai si njė njeri i zgjuar: 13

    "Kėtu do lėnė prapa ēdo dyshim,

    kėtu ēdo ligėsi do shpejt harruar.

    Siē tė kam thėnė, tek ai vend do vijmė, 16

    ku njerėz sheh qė dhembja aq i tret,

    sa mendjen humbin e ēdo gjykim".

    Pastaj mbi timen dorėn e pėshtet, 19

    pėr tė mė dhėnė mua pak kurajė,

    dhe qetėsisht mė fut nė botn’ e fshehtė.

    Aq psherėtima, klithma, kujė e vaj 22

    ushtonin nėn njė qiell pa yje-sterrė,

    sa nė fillim ia nisa shpejt tė qajė.

    Tė ndryshme gjuhė, tė folme tmerr, 25

    plot fjalė dhembjesh, zemėrim i thellė,

    pėrplasje duarsh tok me zė tė ējerrė

    s’pushonin kurrė nėn tė fėlliqtin qiell. 28

    Arrinte zallahia n’atė shkallė,

    sa dukej rėrėn ngrinte lart pėshtjellė.

    Prej frikės mendja vinte krejt vėrdallė, 31

    prandaj i them: "Mėsues, ē’ėshtė ky tmerr?

    Ē’mundim i ndrydh tė shkretėt vallė?".

    Dhe ai mė tha: "Nė gjendje kaq tė mjerė 34

    i kanė shpirtrat veē ata fatzinj

    qė mirė as keq nuk bėnė as njė herė.

    Me ta pėrzihen shpirtrat e kėqij 37

    tė engjėjve qė s’qenė rebeluar,

    por qė as besė s’patėn n’perėndinė.

    Qiejt i dėbuan pėr tė mos u shėmtuar, 40

    as ferr’ i thellė s’i pranoi kurrė,

    shkak s’patėn djajt pėr t’i mėshiruar".

    I them: "Mėsues, ē’ėshtė kjo torturė, 43

    qė i mundon kaq fort sa derdhin lotė?"

    M’u gjegj ai: "Dhe aq gjatė s’po e thur.

    Kėta as vdekjen s’e kėrkojnė dot. 46

    Pėr ta kjo jetė ėshtė aq e ligė,

    sa luten pėr njė fat tjetėr krejt mė kot.

    Nė botė s’lanė gjurmė qė s’u fik, 49

    mėshirė s’meritojnė, as drejtėsi,

    nuk po ta zgjas mė, por shiko dhe ik".

    Tek po vėshtroja, shoh si me shpejtėsi 52

    shkon si flamur njė duke u vėrtitur,

    aq sa dhe vrapin si ta ndalė nuk di.

    Njė mizėri vjen pas duke roitur, 55

    sa kurrė s’do ta kisha pas besuar,

    qė vdekja aq fatzinj tė kish goditur.

    Pastaj, kur ca ndėr ta pata dalluar, 58

    shpejt njoha unė hijen e atij

    qė post tė madh prej frike pat lėshuar.

    Shpejt e kuptova se ky me siguri 61

    ish sekti i formuar nga tė dėnuarit,

    qė s’i desh zoti, as armiqt’ e tij.

    S’u bėnė gjallė kurrė tė mallkuarit, 64

    prandaj, ashtu tė zhveshur pėr munxyrė,

    i mbytnin miza e grerėza sė kafshuari.

    U rridhte gjaku ēurk nėpėr fytyrė 67

    qė thithej tok me lotėt i pėrzjerė

    te kėmbėt nga ca krimba fort tė ndyrė.

    Me qė mė la tė shoh njė copė herė, 70

    ca njerėz bregut lumit pashė unė.

    "Mėsues, lejomė, - i thashė atėherė, -

    tė di se cilėt janė e ēfarė i shtyn 73

    pėrtej me kaq nxitim pėr tė kaluar,

    siē shoh nė dritėn qė aq dobėt hyn".

    Dhe ai mė tha: "Shpejt ke pėr ta kuptuar, 76

    kur ne t’i kemi ndalur hapat tanė

    nė lumė t’Akerontit tė trishtuar".

    I shpura sytė e turpshėm unė mėnjanė 79

    prej frikės mos nga pyetjet u mėrzit

    dhe heshta lumit sa i vajtėm pranė.

    Njė varkė vjen drejt nesh, qė e vozit 82

    njė plak i zbardhur pleqėrie sė thellė.


    Bėrtet ai: " Mjerė ju me kėtė shpirt!

    Mė mos shpresoni qė tė shihni qiell! 85

    T’ju shpie erdha tek ai breg pėrballė,

    qė akull ka dhe terr e zjarr veē vjell.

    Dhe ti qė je kėtu, o shpirt i gjallė, 88

    Shpejt ndahu nga kėta qė kanė vdekur!".

    Kur pa se nuk po merrja vesh me fjalė,

    "Kjo s’ėshtė rrugė a port ti pėr tė prekur 91

    nė breg, - mė tha. - Kėtej s’ke pse kalon!

    Gjej varkė tjetėr rrugėn pėr tė ndjekur!".

    I thotė prijsi : " Mos u nxeh , Karon! 94

    Kėshtu tė bėhet lart u pėrcaktua,

    ku bėjnė ē’duan. Tjetėr kot kėrkon!".

    Fytyra e kėrleshtė iu qetua 97

    varkarit tė kėnetės sė lerosur,


    qė sytė i kish me flakė e zjarr qarkuar.

    Por shpirtrat, lakuriq e handakosur, 100

    kėrcitėn dhembėt e ndėrruan ngjyrė

    me fjalėt vrerė porsa i pat kanosur.

    Mallkonin Zotin, prindėrit e tyre, 103

    gjininė njerėzore, vend e farė,

    dhe orėn qė i lindi pėr munxyrė

    Pastaj u mblodhėn gjithė duke qarė 106

    nė breg tė atij lumi tė mallkuar

    qė pret kė s’ēan pėr Zotin kokėn fare.

    Ky djall Karon, me sy tė flakėruar, 109

    tė gjithė i grish, i mbledh duke bėrtitur,

    me rremė e godet ēdo tė vonuar.


    Sikur nė vjeshtė, vyshkur e venitur, 112

    bie gjethi njė pėr njė dhe trung’ i tharė

    sheh petkat dheut hapur e ronitur,

    dhe e Adamit e mallkuara farė 115

    njė e nga njė u ngjit nė breg atėherė,

    si zogjt qė ndjell nė kurth njė zog kėngėtar.

    Ata u dyndėn nėpėr dallgėt sterrė 118

    dhe, para se nė breg tė kishin zbritur,

    u mblodh njė turmė tjetėr menjėherė.

    "Im bir, - mė tha mėsuesi zemėrndritur, - 121

    kėta qė Zoti s’pat me sy tė mirė

    kėtu nga tėrė vendet kanė arritur.

    Dhe s’e kalojnė lumin me pahir, 124

    sepse hyjnorja drejtėsi i shtyn

    qė frika shpejt t’u kthehet nė dėshirė.

    Kėtu njė shpirt i mirė kurrė s’hyn, 127

    prandaj nėse Karoni t’ėshtė akėrruar,

    kupto kjo sjellje ku e ka arsyen".

    Lėndin’ e errėt, ai me tė mbaruar, 130

    nga dridhj’ e fortė befas qe tronditur.

    Mė dirset balli duke e kujtuar!

    Njė erė dheu e vaji pati ngritur 133

    qė dritėn e pėrskuqi aqė shumė

    sa ndjenjat shpejt m’i pat fashitur.

    Dhe rashė siē bie njė qė vdiq pėr gjumė. 136





    V. l-9. Mbishkrim mbi portat e Ferrit. Sipas doktrinės sė krishtere, Ferri u krijua nga Trinia e Shenjtė: Ati (fuqia hyjnore), Biri (Urtia e kulluar) dhe Shpirti i Shenjtė (Dashuria e parė). U krijua enkas pėr tė ndėshkuar Luciferin. Para tij s’qe krijuar asgjė veē sė pėrjetshmes (qiellit, tokės dhe engjėjve). V. 32. ē’ėshtė ky tmerr? - Poeti sheh midis portave tė Ferrit dhe brigjeve tė Akerontit njė hapėsirė tė mbushur me shpirtrat e atyre qė nuk bėnė as mirė as keq. Mu pėr kėtė arsye ata nuk meritojnė as tė dėnohen, as tė shkojnė nė Parajsė. V. 37. Me ta pėrzihen shpirtrat e kėqij - Janė shpirtrat e engjėjve qė s’u bashkuan as me Perėndinė, as me Luciferin, kur ky ngriti krye. V. 59. hijen e atij - Papa Ēelestin V qė u zgjodh nė kėtė post nė vitin l294, kur ishte 79 vjeē. Ai dha dorėheqje pas pesė muajsh i shtyrė nga kardinali Benedeto Kaetani, i cili e trashėgoi me emrin e Bonifacit VIII. Ky e futi Ēelestinin nė burg dhe e mbajti aty gjersa vdiq. V. 78. Akeronti - Nė botėn antike lum i pėrtejvarrit. Ai rrjedh edhe nė Ferrin e Dantes. Nė fillim ai quhet Akeront (gr. lumi i trishtimit) dhe pėshtjell rrethin e parė tė Ferrit. Pastaj zbret poshtė dhe formon kėnetėn e Stigjes (gr. i urryer), nė tė cilėn ndėshkohen zemėrakėt. Mė tutje ai kthehet nė Flegjeton (gr. pėrvėlues). Pasi pėrshkon me kėtė emėr pyllin e vetėvrasėsve dhe shkretirėn, ku bie shiu i zjarrtė, ai bie si njė katarakt plot zhurmė dhe derdhet nė thellėsi. Nė qendėr tė tokės ai kthehet nė liqenin e ngrirė tė Kocitit.V. 83. njė plak i zbardhur - Karonti, qė transportonte shpirtrat nė botėn antike tė pėrtejvarrit. Tė njėjtėn gjė bėn ai edhe nė ferrin e Dantes. V. 93. Gjej varkė tjetėr - Me qė Dante nuk ėshtė i dėnuar, Karonti mendon se ai duhet tė udhėtojė me njė varkė tjetėr, mė tė lehtė, qė i shpie shpirtėrat nė Purgator.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tirana : 07-04-2006 mė 10:20

  18. #58
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kėnga e pestė

    Rrethi i dytė. - Minosi. - Mėkatarėt e epshit.

    Dhe zbritėm ne nga rrethi i parė

    nė rreth tė dytė. Vend mė pak ai zinte,

    por dhembjet shpirtrat bėnin pėr tė qarė.

    Tek porta Minosi i frikshėm rrinte, 4

    ckėrrmitej kur gjykonte vdekatarėt,

    dėnonte dhe nė terr me bisht i shpinte.

    Kur dilnin para tij ata qyqarėt, 7

    secili fajet njė pėr njė rrėfente,

    nė ferr tė zi njė vend pėr mėkatarėt

    ky njohės i mėkatit vrik e gjente. 10

    Pėshtillte veten ai me bisht aq herė

    sa rrathė poshtė t’i hidhte i pėlqente.

    Pėrpara tij plot njerėz ka pėrherė, 13

    me rradhė vijnė ata pėr t’u gjykuar,

    flasin, dėgjojnė e flaken nė humnerė.

    "O ti qė vjen nė strehėn e mjeruar", - 16

    mė thotė Minosi sa sheh tė afrohem

    dhe lė mėnjanė punėn e mallkuar.

    "Shih si po hyn dhe kujt po i besohe! 19

    Mos u gėnje nga port’ e gjerė tepėr!".

    Por prijsi im i tha: "Pse i akrrohe?

    As rrugėn mos ia zėr, se fati i epėr 22

    ia ka caktuar. Kjo u vendos nė qieje,

    ku bėjnė atė qė duan. Mos pyet gjė tjetėr!".

    Ofshama dhembjesh veshi nis tė ndiejė, 25

    sepse tani tek vendi paē arritur,

    ku vaj i madh fillon qė tė shpėrthejė.

    Ky vend i zi, qė drita nuk ka ndritur, 28

    gjėmon e shfryn si deti prej shtrėngate

    nga erėra tė kundėrta i goditur.

    Duhi e ferrit kurrė nuk tulatet 31

    dhe bart me vete shpirtrat nė pėshtjellė,

    i tund, i shkund, sa i cfilit tė ngratėt.

    Dhe kur arrijnė mu mbi hon tė thellė 34

    ata bėrtasin, qajnė edhe gjėmojnė,

    ata mallkojnė zotin lart nė qiell.

    Mė thotė prijsi se kėshtu ndėshkojnė 37

    ata qė veē mėkate bėjnė epshore

    dhe qė arsyen pasionit ia nėnshtrojnė.

    Si gargujt qė nė mot tė keq dėbore 40

    nė rresht tė dendur enden krahėhapur,

    kėshtu pėrplasen shpirtrat mėkatnore,

    sa poshtė-lart nga era hallakatur. 43

    Nuk kanė shpresa qė t’i ngushėllojnė,

    as falje kurrė s’kanė pėr tė patur.

    Si krillat qė me britma qiellin shpojnė 46

    tek ecin bashkė nė njė varg tė gjatė,

    kėshtu i sheh tė ēirren, tė vajtojnė

    tė mjerat hije nė atė shtrėngatė. 49

    Dhe pyes: "Pse erė e zezė i bitisi,

    mė thuaj, mėsues, ē’kanė bėrė ata tė ngratė?".

    "E para, - mua qė lart mė foli prijsi, 52

    mes hijesh, pėr tė cilat do njoftime,

    perandoreshė qe mbi popuj, fise.

    Aq shumė u zhyt ndėr epshe e dėfrime 55

    sa gjithė qejfet la me ligj tė lira,

    veē tė mos kish nga populli qortime.

    Kjo ėshtė bash ajo Semiramira, 58

    qė Ninon trashėgoi dhe burrė pati.

    Tani Sulltani i ka ato mbretėrira.

    Ja Didoja qė fjalėn s’i pat mbajtur 61

    Sikeut dhe veten vrau nga dashuria.

    Ja dhe Kleopatra nė epsh e papėrmbajtur.

    Helenėn shih, qė pru’ mbi dhč me mija 64

    tė zeza, dhe Akilin trim me vlerė,

    qė u mposht nė jetė veē nga dashuria.

    Parisin shih, Tristanin" dhe tė tjerė, 67

    me mijra hije ai me gisht tregoi,

    qė dashuria nga jeta ndau pėrherė.

    Kur prijsi im me emėr mė dėftoi 70

    plot burra, gra, dikur me nam tė mirė,

    e humba krejt, mėshira mė pushtoi.

    Ia nisa prapė: "Poet, me sa dėshirė 73

    flas me ata tė dy qė tok po shkojnė

    dhe era lehtė duket se i prir".

    Dhe ai mė tha: "Ti prit sa tė shikojmė 76

    t’afrohen dhe lutju pėr dashurinė

    qė lehtė i bart, ata do tė dėgjojnė".

    Drejt nesh kur i shtyu era-suferinė 79

    u bėra zė: " O shpirtra tė dėshpėruar,

    tė flasim ejani po s’pat ndalime".

    Porsi pėllumbat mallit pėrvėluar 82

    drejt ēerdhes s’ėmbėl qiellit flur lėshohen

    me krahėt e shpalosur e shtrėnguar,

    kėshtu nga ēet’ e Didos vrik largohen 85

    dhe vijnė ata mes ajrit tė fėlliqur,

    aq fort nga thirrj’ e dhemshur pėrgjėrohen.

    " O shpirt plot hir, bujar e zemėrndritur, 88

    qė vjen tė shohėsh nėpėr errėsirė

    ne qė me gjak e patėm dheun vaditur,

    sikur ta kishim mik ne perėndinė, 91

    pėr paqėn tėnde fort e kishim lutur,

    se paske pėr tė gjorėt ne mėshirė.

    Nė paē gjė pėr tė thėnė a pėr tė pyetur, 94

    ty gati jemi pėr tė t’u pėrgjigjur,

    ndėrkohė, e sheh, dhe era ėshtė zbutur.

    Nė breg tė detit unė u pata lindur, 97

    n’atė krahinė ku Poi ndal rrėmbimin,

    ku pėrrenjtė e malit bėhen krejt tė bindur.

    Nga dashuria, qė prek ēdo zemėr trimi, 100

    u lidh ky fort pas trupit tim tė bukur,

    aq kobshėm vrarė sa mė zė trishtimi.

    Dhe dashuria , qė s’lė dashnor pa zbutur, 103

    me tė mė lidhi, dhe asnjė pėrpjekje

    prej tij mė kurrė s’ka pėr tė mė shkėputur.

    Kjo dashuri na ēoi tė dy nė vdekje. 106

    Nė Kainė vaftė kush na la pa jetė!".

    Kėshtu na thanė dhe ranė nė heshtje.

    Kur e dėgjova atė shpirt tė shkretė, 109

    e ula kokėn poshtė e mė s’e ngrita.

    Pyet prijsi: " Ēfarė po mendon, vėrtet?".

    Kur u pėrgjigja: "Vaj-medet!, - thėrrita, - 112

    kushdi ē’mendime t’ėmbla, sa dėshira

    i shtynė atje ku vdekja vinte prita!".

    Pastaj nga an’ e tyre unė u prira. 115

    "Franēeskė, - i thashė, - pėr kėto mjerime

    me lot’ tė hidhur qaj nga dhemshuria.

    Por thuaj, midis tė ėmblash psherėtime 118

    qysh vallė dashuria ju pat mėsuar kaq lehtė

    tė ndanit ju dėshirat nga dyshimet?".

    "S’ka dhembje mė tė madhe, - tha, - nė jetė 121

    se tė mendosh pėr kohėn e gėzuar

    nė fat tė keq. E di dhe prijsi vetė.

    Meqė tė dish si rrėnjėt pat lėshuar 124

    kjo dashuria jonė ke aq kureshtje,

    po bėj si ai qė flet duke lotuar.

    Lexonim ne njė ditė, kot pėr prehje, 127

    pėr Lanēelotin, si u dashurua,

    krejt vetėm ishim e dyshim s’na brente.

    Vėshtrimi ynė shpesh u kryqėzua, 130

    fytyra nga leximi na qe skuqur

    dhe mendja nė njė ēast u turbullua.

    Kur ne lexuam si ai dashnor pat puthur 133

    fytyrėn qė i blatonte lumturinė,

    ky, qė prej meje kurrė s’ėshtė shkėputur,

    mė puthi buzėt me aq drithėrimė. 136

    Galeot qe libri dhe ai q’e shkroi.

    S’lexuam mė tutje ne as dhe njė grimė!".

    Kur njėri shpirt kėto mua m’i tregoi, 139

    ai tjetri qau. Kaq dhembja mė pat prekur

    sa shpejt m’u duk se fryma mė mbaroi

    dhe rashė pėrdhe porsi njė trup i vdekur. 142

    ____________

    V. 4. Minosi - mbret dhe ligjvėnės i Kretės sė Lashtė, qė kishte famėn e njė njeriu tė drejtė. Nė Ferrin e Dantes u cakton dėnimin mėkatarėve. V. 58. Semiramida - mbretėreshė e Asirisė (l356 - l3l4 p. e. s.). La tė lira me ligj martesat sipas dėshirės. U martua vetė me tė birin. V. 61. Didona - mbretėreshė e Kartagjenės, e veja e Sikeut, tė cilit i kishte premtuar se nuk do tė martohej mė. ra nė dashuri me Eneun, u braktis prej tij dhe vrau veten. V. 63. Kleopatra - mbretėreshė e Egjiptit, dashnore e Mark Antonit. Kur ky u mund nga Oktavian Augusti, helmoi veten me anėn e njė gjarpėri. V. 64. Helena - e shoqja e Menelaut, mbretit tė Spartės. Rrėmbimi i saj nga Paridi u bė shkaku i shpėrthimit tė Luftės sė Trojės. V. 65. Akili - mė i shquari i herojve grekė nė luftėn e Trojės. Ai vdiq nga dashuria pėr Poliksenėn, tė bijėn e Priamit, mbretit tė Trojės. Nė kohėn kur do tė martoheshin e vrau Paridi. V. 67. Parisi (Paridi ) - I biri i Priamit. E vrau Pirroja, i biri i Akilit, pėr rrėmbimin e Helenės. Tristani - kalorės i tavolinės sė rrumbullakėt. U vra nga Marku, mbreti i Kornovajės, pėr shkak se i kishte ngashėnjyer tė shoqen, Izoldėn. V. 74....me ata tė dy qė tok po shkojnė... Janė hijet e Franēeska da Riminit dhe Paolo Malatestės. Franēeska ishte e bija e Guido da Polentės, sundimtarit tė Ravenės. Aty nga viti l275 u martua me Xhanēoto Malatestėn, babai i tė cilit ishte udhėheqės i guelfėve tė Riminit. Ai ishte i shėmtuar dhe i ēalė. Kur mori vesh se e shoqja kishte lidhur dashuri me vėllanė e tij mė tė vogėl, Paolon, ai i vrau qė tė dy. V. 97. Nė breg tė detit - nė Ravenė. V. l07. Nė Kainė vaftė kush na la pa jetė! Nė Kainė, nė rrethin e nėntė, janė dėnuar vėllavrasėsit.V. l28. Lanēeloti - hero i romanit mesjetar francez me tė njėjtin emėr pėr kalorėsit e tavolinės sė rrumbullakėt (shek. XIII). Romani tregon pėr dashurinė e Lanēelotit me mbretėreshėn Gjinevra, tė shoqen e mbretit Artur. V. l36. Galeot qe libri dhe ai qė e shkroi - Galeoti ishte kalorėsi qė ndihmoi afrimin e Lanēelotit me Gjinevrėn. Rolin e Galeotit luajti libri mbi Lanēelotin, qė e shtyu Paolon tė puthte Franēeskėn.

  19. #59
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lugu i tetė. - Kėshilltarėt dinakė. - Uliksi dhe Diomedi.

    Kėnga e njėzetegjashtė




    Galdo, Firence, qė ke madhėshti,

    qė krahėt nder pėrmbi det e tokė,

    me emėr je edhe nė Ferr tė zi!

    Nga qytetarėt tu me vjedhėsit tok 4

    kur pesė i gjeta, turpi mė mbuloi,

    besoj se edhe ti do ulėsh kokė.

    Njė ėndėrr nė mėngjes po na tregoi 7

    veē tė vėrtetėn, do mėsosh pas pak

    tok me tė tjerėt Prato ē’tė uroi.

    Nė pastė ndodhur, herėt s’ėshtė aspak: 10

    u bėftė e keqja qė nuk mėnjanohet dot!

    Do tė vuaj mė shumė po tė jem mė plak.

    U nisėm nėpėr shkallėn gurėplot, 13

    nga ku mė parė poshtė patėm zbritur,

    me zor e ngjis, tėrhequr nga imzot.

    Po ecnim rrugės vetėm, tė mėrzitur, 16

    dhe mbi shkėmbinj e gurė kurrsesi

    pa duart kėmbėt s’kishin pėr t’u ngjitur.

    Sa vuajta dhe vuaj pėrsėri 19

    kur sjell ndėrmend ato qė pata parė.

    Pėrpiqem mendjes qė t’i vė kufi,

    sepse do ndjekur vetėm rruga e mbarė; 22

    nėse nga fati pata njė dhunti,

    ta humb nuk dua si ndonjė i marrė.

    Si njė fshatar qė majė kodrės rri, 25

    kur ai qė botėn gjithandej ndriēon

    pėshtjell sakaq ēdo gjė me terr tė zi,

    mishkonja mizėn kur zėvendėson, 28

    kaq xixėllonja s’sheh ai nė lėndinė,

    atje ku ndoshta vjel apo lėron,

    sa ē’shihja si nga flakėt vetėtin 31

    i teti lug, porsa pėr sytė e mi

    e tėra u shpalos ajo greminė.

    Si ai qė hakun mori me arinj 34

    kur qerren pa t’Elisė qė po largohej

    dhe kuajt qė e ngjisnin nė ajri,

    sado me sy ta ndiqte po mundohej, 37

    nuk shihte tjetėr veē njė flakėrimė

    qė si njė re drejt qiellit po lartohej,

    kėshtu nė grykė tė asaj gremine 40

    lėvizin flakėt dhe, pa u kuptuar,

    secila fsheh njė nga ata fatzinj.

    Mbi urė rrija veē duke vėshtruar 43

    dhe tė mos isha kapur tek njė shkėmb,

    do kisha rėnė kush pa mė dėgjuar.

    Kur prijsi pa si shihja te ky vend 46

    mė tha: "Ēdo flakė fsheh njė mėkatar

    qė digjet i pėshtjellė anekėnd".

    "Mėsues, - i them, - me mend e pata marrė. 49

    Por dhe mė fort mė bindėn fjalėt tua.

    Ja ē’desha tė tė pyesja pak mė parė:

    Cil’ djeg ai zjarr, qė krejt u bigėzua 52

    dhe ngjan sikur nga pirgu t’ishte ngritur,

    ku me vėllanė Eteokli u shkrumbua?".

    "Aty mundohen, - prijsi qe pėrgjigjur,- 55

    Uliks e Diomed. Si zemėrimi

    tė dy njėlloj shpagimi i ka goditur.

    Kėtu nė zjarr ata i mbyt vajtimi 58

    nga kali qė e futėn me dredhi

    atje ku Romės kthjellėt i del burimi.

    Pėr shkak tė Deidamisė heqin zi, 61

    qė pėr Akilin dhe e vdekur qan,

    dhe tė Paladės vjedhur me njimti".

    "Mes flakėsh mundėsi po qe se kanė 64

    tė flasin, veē njė lutje, prijs i mirė,

    qė vlen njėmijė, - i them, - pėr ty e kam.

    T’i bėsh tė flasin unė kam dėshirė, 67

    ja, po afrohet flakė e bigėzuar,

    e sheh me mall si drejt asaj jam prirė".

    Dhe ai mė tha: "Kjo lutje do lėvduar, 70

    prandaj prej meje ėshtė e mirėpritur,

    veē mos harro se gjuha do shtrėnguar.

    Ēfarė tė shqetėson ty duke e ditur, 73

    mė lėr t’i pyes, sepse grekėr janė

    dhe ndoshta ty s’kanė pėr t’u pėrgjigjur".

    Pastaj kjo flakė me tė ardhur pranė, 76

    ai zgjodhi ēastin dhe u qe drejtuar

    atyre qė kjo flakė fshehur mban.

    "O ju tė dy veē me njė zjarr mbuluar, 79

    nderim pėr mua nė paēi sadopak,

    ngaqė pėr ju nė jetė pata shkruar,

    lavdi u thura me tė lartin varg, 82

    aty qėndroni! Njėri tė tregojė

    ku vdekjen gjeti i madhi endacak!".

    Njė murmurimė nisi tė lėshojė 85

    dhe fort lėkundet mė i larti bri,

    sikur njė erė flakėn t’ia trazojė.

    Andej-kėtej valvitet majė e tij, 88

    pastaj zė nxori dhe na pat treguar

    si t’ish njė gjuhė qė tė flasė di:

    "Me t’ikur nga Circea, qė mė pat shtrėnguar 91

    mė se njė vit tė rrija nė Gaetė,

    Eneu ende pa e emėrtuar,

    as djali i dhembshur, as babai i shkretė 94

    qė fort nderoja, as dhe dashuria

    pėr Penelopėn plot gėzim tė qetė,

    s’mundėn t’i shuajnė endėrrat e mia 97

    kryq e tėrthor t’i bija botės mbarė,

    tė mirėn dhe tė ligėn qė tė dija.

    Dhe rrugėn e Mesdheut pata marrė 100

    veē me njė varkė dhe disa pak shokė,

    qė kurrė mua nuk m’u patėn ndarė.

    Dy brigjet pamė, Spanjė dhe Marok, 103

    ishullin Sard me ujė tė rrethuar,

    nga deti lagur plot tė tjera tokė.

    Tashmė ne ishim burra tė moshuar 106

    kur tek ajo ngushticė patėm sosur,

    qė Herkuli me shtylla pat shėnuar,

    kufi detarėve duke ua vendosur. 109

    Sevilėn djathtas lamė nė shtegtim,

    nė ujė majtas Seta qe fundosur.

    "Vėllezėr, - thashė, - qė nė perėndim 112

    arritėt nėpėr rrugė aq tė vėshtirė,

    sa ende gjallė e kemi ēdo ndijim,

    pak jetė qė na mbeti me dėshirė 115

    le ta flijojmė pėr tė njohur botėn,

    qė prapa diellit shtrihet si shkretirė.

    Ata nderoni qė na bėnė kokėn 118

    jo pėr tė jetuar nė padituri,

    po pėr tė njohur qiellin, detin, tokėn".

    U dhashė aq zemėr shokėve tė mi 121

    sa dhe pėr mua do ish vėshtirė

    t’i zbraps ata nga ky shtegtim i ri.

    E kthyem varkėn ende pa u gdhirė, 124

    si krahė i rrahėm rremat fluturim

    dhe rrugėn nisėm majtas duke u prirė.

    Dhe ja, shoh natėn yjet plot shkėlqim 127

    tė polit tjetėr, ylli i polit tonė

    nė ujė u zhyt tė detit pa mbarim.

    Plot pesė herė botėn e ndriēon, 130

    plot pesė herė hėna krejt u nxi

    qė kur shtegtimin varka po vazhdon.

    Por befas para shoh nė largėsi 133

    njė goxha mal. Jo, kurrė s’kisha parė

    njė mal si ky, tė madh e kaq tė zi.

    Nė vaj pėr ne u kthye gėzimi i parė: 136

    nga tokė e re njė shakullimė u ngrit,

    me vete varkėn pasi pati marrė,

    tri herė tok me ujėt u vėrtit, 139

    tė katrėn herė pupėn ngre pėrpjetė,

    pėrposh e zhyt dhe, pasi na godit,

    siē desh Dikush, ne na mbulon me det". 142

    _______________________________________

    V. 9. Prato - Qytezė e vogėl nėn sundim tė Firences. E pakėnaqur nga ky sundim, ajo uron qė Firencja tė pėsojė fatkeqėsi. V.26. kur ai botėn gjithandej ndriēon - Dielli nė verė. V. 28. mishkonja mizėn kur zėvendėson - Nė mbrėmje. V. 34-39. Si ai qė hakun - profeti Elia u ngjit para syve tė profetit Elize me njė qerre tė zjarrtė nė qiell. Arinjtė i shqyen fėmijėt qė ai mallkoi nga qė ishin tallur me tė. V. 54. ku me vėllanė - Djemtė e Edipit, Eteokli dhe Poliniku, vranė njėri tjetrin. I dogjėn bashkė mbi njė turrė drush. V. 56. Uliks e Diomed - Heronj grekė tė luftės sė Trojės. Bashkėpunuan si nė beteja, ashtu edhe nė dhelpėritė e tyre. V. 58-60. Kali - Kali i drunjtė, brenda tė cilit u fshehėn Uliksi dhe luftėtarė tė tjerė grekė. Trojanėt e futėn nė qytetin e tyre duke sjellė shkatėrrimin e tij. V. 6l. Deidamia - E bija e mbretit Likomed tė Skirės, u dashurua pas Akilit. Nė shtėpinė e tė jatit tė saj u fsheh Akili, i veshur si grua, qė tė mos shkonte nė Trojė. Uliksi dhe Diomedi e zbuluan me anė tė njė dredhie dhe e morėn me vete nė luftėn e Trojės, ku ai gjeti vdekjen. V. 63. Palada - Statuja e Athinasė nė Trojė, e cila u vodh me dredhi nga Uliksi dhe Diomedi. V. 82. lavdi u thura me tė lartin varg - Nė veprėn e tij "Eneida". V. 84. i madhi endacak - Plini Plak (shek. I para e.s.) dhe Solini (shek. III i erės sonė) tregojnė njė legjendė, sipas tė cilės Uliksi me t’u kthyer nė Itakė u nis pėrsėri pėr nė lundrim, duke dalė nė oqeanin Atlantik. Ai themeloi Lisbonėn (Ulisipin) dhe vdiq gjatė njė shtrėngate nė bregun perėndimor tė Afrikės.V. 91. Circea - Magjistare e bukur qė i kthente njerėzit nė kafshė. Kur Uliksi po kthehej nga Troja nė atdhe, pas shumė endjesh nėpėr det, zbriti nė bregun ku banonte Circea. Ajo i ktheu shokėt e Uliksit nė kafshė. Por pastaj u ktheu pėrsėri pamjen njerėzore dhe duke rėnė nė dashuri me Uliksin e mbajti atė njė vit pranė vetes. V. 92. Gaetė - Mali i Circeas (tani Monte-Ēirēelo) ėshtė afėr atij vendi, ku Eneu varrosi mėndeshėn e tij Kajeta, duke e quajtur kėtė vend me emrin e saj - Gajetė (nė breg tė detit Tirren). V. 94-l02. as djali - As dashuria pėr djalin, nderimi pėr babain dhe as dashuria "pėr Penelopėn plot gėzim tė qetė" nuk mundėn ta pėrmbanin, pas kthimit nė atdhe nga Troja, qė tė nisej pėrsėri nė udhėtim. V. l04. ishullin sard - Ishullin e Sardenjės. V. l08. qė Herkuli - Sipas mitologjsė antike, nė tė dy anėt e ngushticės sė Gjilbralatarit Herkuli nguli dy shtylla si cak pėr lundėrtarėt. Kėto janė: Kepi Kalne (Gjilbraltari) nė bregun evropian dhe Kepi Abila nė bregun afrikan. V. ll0. Sevilja - Qytet nė Spanjė, nė rrafshultėn e Guadalkivirit. V. lll. Seta - (tani Seuta) - Liman nė Kepin Abila. V. ll7. qė prapa diellit - Hapėsira e pamatur dhe e mbuluar me det nė perėndim. V. l26. dhe rrugėn nisėm majtas ...- Duke ndjekur drejtimin nė jug-lindje tė Gjilbraltarit. V. l27-l29. shoh natėn yjet plot shkėlqim - Uliksi tregon se sheh yjet e hemisferės jugore, ndėrsa ata tė hemisferės veriore ("ylli i polit tonė nė ujė u zhyt tė detit pa mbarim") nuk i sheh. Kjo do tė thotė se ai bashkė me shokėt kishin kaluar Ekuatorin. V. l30-13l. Plot pesė herė botėn e ndriēon - Pesė herė u ndriēua hėna, pesė herė ajo lėshoi dritė mbi tokė. Domethėnė kanė kaluar pesė muaj qė nga fillimi i shtegtimit. V. 134. njė goxha mal - mali i Purgatorit. V. l42. siē desh Dikush - Siē desh Zoti, i cili ua ka ndaluar tė gjallėve qė t’i afrohen malit tė Purgatorit.

  20. #60
    Studente Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KĖNGA E NJĖMBĖDHJETĖ

    Kur sosėm buzė njė gremine tjetėr,

    plot me shkėmbinj tė hedhur qark rrethuar,

    njė turmė pamė me njė dėnim mė t’egėr.

    Meqė njė erė tė keqe pa pushuar 4

    po villte qė sė thelli kjo greminė,

    ne tek njė varr i madh patėm qėndruar,

    pas rrasės ku lexohej ky mbishkrim: 7

    "Po ruaj brenda papėn Anastas,

    qė Zotin humbi prej dhjakut Fotin".

    "Na duhet tė zbresim mė javash, 10

    ndijimet tona pak sa tė mėsohen

    dhe mos t’i ndiejmė duhmat ne mė pas", -

    mėsuesi tha. "Qė kot mos t’humbim kohėn 13

    sajo, - i them, - po deshe ti diēka".

    Ma pret ai: "Pėr kėtė po lodhja kokėn.

    Shih biri im, midis shkėmbenjsh, - mė tha, - 16

    tre rrathė zbresin tė shkallėzuar,

    si lart, por mė tė vegjėl se ata.

    Plot janė ata me shpirtra tė mallkuar! 19

    Gjersa nga pamja vetėm i kupton,

    dėgjo pėrse e si i kanė dėnuar.

    Ēdo ligėsi, qė qielli e dėnon, 22

    tė tjerėt fyen; dhe kėtė qėllim

    me dhunė ose mashtrim ajo synon.

    Veē njerėzit kryejnė dhunė e mashtrim, 25

    qė zoti i ka zėt; ti ke pėr t’i parė

    mė poshtė ata si dergjen pa shpėtim.

    Plot me dhunues ėshtė rrethi i parė, 28

    por dhuna kundėr tre vetėsh ushtrohet,

    prandaj ky brez tre brezash ėshtė ndarė.

    Ndaj zotit, vetes, tė afėrmit drejtohet 31

    kjo dhunė, mbi person a pasuri,

    nga arsyetimi im siē do sqarohet.

    Me dhunė e plagos tė afėrmin ti, 34

    e vret, a pasurinė ia rrėnon

    me zjarr, me shkatėrrim a kusari.

    Prandaj kėdo qė vret a dėm shkakton, 37

    qė pasurinė vjedh o keqpėrdor,

    nė brez tė parė Zoti e ndėshkon.

    Njeriu mbi veten mund tė vėrė dorė 40

    dhe gjėnė e tij; prandaj nė brez tė dytė

    pendohet kot kush jetėn humb me zor,

    vetvetes thonjtė kur i vė nė fyt, 43

    kush nė bixhoz e lė gjithė pasurinė.

    Nė botė ai gaz nuk pat, nė vaj u mbyt.

    Me dhunė mund ta prekėsh Perėndinė, 46

    kur blasfemon o keqas e pėrdhos,

    natyrėn i pėrbuz a mirėsinė.

    Dhe me tė zjarrtėn vulė i damkos 49

    m’i vogli brez Kaorsė dhe Sodomė,

    kėdo qė kundėr Zotit pėrrallos.

    Mashtrimi, qė ndėrgjegjen e mundon, 52

    pėrdoret ndaj atij qė ka besim,

    ose atij qė fare s’tė beson.

    Ēdo lidhje dashurie, qė me njerinė 55

    u lind, kėputet nga mėnyrė e dytė;

    nė rreth tė dytė vuan, pra, dėnim

    kush ėshtė lajkės, hipokrit, kush ysht, 58

    falskifikon, grabit, bėn simoni,

    kush ėshtė batakēi, rrufjan e pusht.

    Mėnyrė e parė shemb ēdo dashuri 61

    tė lindur dhe fituar mė pastaj

    dhe qė krijon besim dhe afėrsi;

    nė rrethin mė tė vogėl, mu nė skaj 64

    tė ferrit, Dite ku e ka selinė,

    dėnohet pėr tradhti ai qė ka faj".

    I them : "Mėsues, ky arsyetim 67

    i qartė ėshtė, dhe ma ke shpjeguar

    fort bukur honin dhe kė ai pėrfshin.

    Por veē ata qė lera ka mbuluar, 70

    qė era hallakat, qė shiu godet,

    o Zotin rrinė duke e mallkuar,

    mė thuaj, pse nė tė zjarrtin qytet, 73

    kur Zoti i ka zėt, si ka ndėshkuar?

    Po s’i pat zėt, pse heqin aq kiamet?

    Dhe ai mė tha : "Aq qėnke turbulluar 76

    sa dhe gjykimin tėnd po e humbet?

    Me mend mos je diē tjetėr duke bluar?

    Mos vallė s’tė kujtohet se si flet 79

    Etika, qė aq mirė e ke studiuar,

    pėr tri prirjet qė s’do as qielli vetė:

    shfrenimin, shtazėrinė e verbuar, 82

    shpirtligėsinė? Meqė ky shfrenim

    s’prek Hyun, ai mė pak e ka dėnuar

    Po ta mendosh kėtė arsyetim 85

    dhe i kujton ata qė jashtė muresh

    po vuajnė, pra, gjithė atė dėnim,

    kupton pėrse i ndanė ata prej kėtyre 88

    qė ke kėtu dhe pse jo pa mėshirė

    godet i larti qiell ēdo faj tė tyre".

    "O diell, qė davarit ēdo mjegullsirė, 91

    jo qė tė di, kur ti m’i zgjidh dyshimet,

    por tė dyshoj mė vjen mua mė mirė.

    Pak prapa kthehu nė arsyetim, - 94

    i them, - atje ku the se Zotin fyen

    njė fajdexhi. Ma zgjidh kėtė dyshim!".

    "Filozofia, po qe se thellė i hyn, - 97

    mė tha, - mė se njė herė e ka shpjeguar

    sesi Natyra nismėn nga Zoti ynė

    e merr dhe arti i tij pėr tė krijuar; 100

    nėse fizikėn merr dhe e lexon,

    e gjen shpejt, shumė fletė pa shfletuar,

    se dhe ky arti juaj imiton 103

    natyrėn, ai prej saj shpesh nxjerr mėsim

    dhe ėshtė si njė nip i Zotit tonė.

    Gjenezėn nė mban mend qė nė fillim, 106

    veē nga kėto tė dyja i siguron

    njeriu jetesėn dhe ēdo pėrparim.

    Meqė njė fajdexhi krejt ndryshe rron, 109

    pėr artin dhe natyrėn ka pėrēmim

    dhe nga tė tjerėt ai gjithnjė shpreson.

    Tani mė ndiq, erdh’ koha pėr shtegtim, 112

    nė horizont ja Peshqit kanė ndritur,

    dhe Qerrja thua shkrep nė perėndim:

    larg tepėr ėshtė shtegu pėr tė zbritur". 115







    V. 8. papėn Anastas. - Papa Anastasi II (496-498), i cili u pėrpoq tė zhdukte pėrēarjen midis kishės sė lindjes dhe tė perėndimit. Ai priti mirė tė dėrguarin e Konstaninopolit, Fotinin, prandaj konsiderohej heretik. V. l7. tre rrathė - Virgjili i shpjegon Dantes se nė humnerėn e Ferrit tė poshtėm, mbi tė cilin janė duke qėndruar, zbresin tre rrathė tė shkallėzuar: i shtati, i teti dhe i nėnti. Nė kėta rrathė ndėshkohet ligėsia, qė vepron ose me anėn e forcės (dhunės), ose me anė tė mashtrimit (njimtisė). V. 50. Kaorsė - Qytet nė jug tė Francės, i famshėm pėr fajdexhinjtė e tij. Sodomi - qytet nė Azinė e Vogėl. Sipas biblės, ky u dogj me zjarr qiellor pėr jetėn e ēthurur dhe tė jashtėnatyrshme tė banorėve tė tij. V. 65. Dite - Luciferi. V. 67-90. .Mėkatarėt e epshit, zemėrakėt etj. janė mė pak fajtorė se dhunuesit dhe mashtruesit, sepse mėkati i tyre shkaktohet nga mospėrmbajtja. Nė kėtė shpjegim Dante i referohet klasifikimit qė jep Aristoteli nė "Etika": V. 97. Filozofia - Dante ka parasysh mėsimet e Aristotelit. V. l0l. nėse fizikėn - "Fizika" - vepėr e Aristotelit. V. ll3-l14. Hyllėsia e Peshqėve doli mbi horizont, ndėrsa Qerrja (hyllėsia e Arushės sė Madhe) ėshtė prirė nga perėndimi, domethėnė ka vetėm dy orė natė akoma. V. ll3-l14. Hyllėsia e Peshqėve doli mbi horizont, ndėrsa Qerrja (hyllėsia e Arushės sė Madhe) ėshtė prirė nga perėndimi, domethėnė ka vetėm dy orė natė akoma.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •