Kanga XXX
Kur nSemelene Junona shfreu tane vner,
Gjakun teban aq ne inat e muer,
Sic e tregoi ajo ma se nje here,
I shkreti Atamant kaq fort u cthuer,
Sa qe kur gruen e vet ai ve veshtroi
Me dy tnjomat ferishte nder dy duer,
Vikati: <<Zini shtigjet, ta pushtoj
Me klyshe ate luaneshe!>>, e tue u berlyke
I hapi te pamshireshmit capoj,
Njanin, Learkun, kapi mu ne gryke,
Si e rrotulloi najri, nshkamb e verviti, -
Dhe shkoi ajo e u mbyt me tjetrin ngryke.
E kur, prej fatit thane, teposhte rreshqiti
Gjithe ajo Troje e larte e madheshtore,
Mbaroi mbretnija e fronit mbreti zbriti,
Hekuba e mjere, e trishtun, kthye nsherbtore,
Kur pa se Poliksena kish mbarue,
Per Polidorn e saj, shtri mbi bregore
Te detit, kur fatzeza u kujtue, -
Cmende, zu me lehe si qen e gjora nane,
Kaq fort nga dhimbja e madhe pat shkallue.
Furite e Tebes a te Trojes sjane
tregue kaq fort te egra e zullumqare,
kurr kaq kerdi nder shtaze a njerez sbane.
Si pashe dy hije tzbeta, cveshun fare,
Qe ngitshin tue kafshue neper shpatine
Si derri kur del tharkut fulikare.
Njana u hodh Kapokjos, nen kaptine
Ia nguli idhte me dhambe, e tue e ngrehe zharg
E bani ta kruej barkun per zalline.
E Aretini, tue u dridhe tha: <<Larg
I ndejsha Xhianni Skikkit, qe harlise
Shkon tue ua ngjite me dhambe shpirtnavet varg!>>
<<Ah, - I thashe une, - ishalla nuk ta kris
tjetra me ate goje! Nmos pac veshtiresi,
me thuej kush asht, sa asht kendej pa u nise.>>
Mu gjegj: <<Ai shpirt jetoi ne lashtesi.
Asht Mirra e mbrapsht. Tue shkele cdo ligj tnjerzimit
Me vete te jatin bani dashuni.
Qe te mkatoje per tia arrite qellimit
Ndrroi krejt fytyre tue marre tipare tjera,
Si tjetri qe po nget zjarr prej terbimit.
Ky, per tfitue mushken mbretneshe, mejhera
U shti si Buozi dhe, gjoja tue vdekun,
Diktoi nje dhjate te tille qe iu njoh vlera.>>
Kur dy te krisunit iken si tndjekun
E ma sI pashe ku tzezen shkuen me u fute,
Une solla syte te vrej tjere shpirtna tmekun.
E njanin pashe, qe dukej si lahute;
I tille me te vertete do te gjasonte,
Ku bahet bige njeriu ta kishin kpute.
Hidropizija e rande krejt e shemtonte,
Se plandsin plot me uje ia kishte aje,
Fytyra e tij aspak me bark sperkonte.
Ai detyrohej buzet hape tI mbaje,
Si tiziku I etuem; tdjeguna zhar,
I kishin mbete shpervjele nga ajo murtaje.
<<O ju qe keni ardhe, jo si mkatare,
nkete bote te smunde, e sdi me leje tkuj, -
u suell kah na, - degjoni kete qyqar:
mjeshter Adami jam, ketu qe vuej;
per sgjalli cdesha pata dersa u ngina,
e tash po digjem, heu, per nje pike uje!
Shenat e vegjel, qe nga ato lugina
Te Kazentinit poshte ne Arno shkojne
Tue lage e tue freskue tbutat lendina,
Gjithmone I kam nder sy, e me mundojne,
Keto vegime fytin ma kane tha,
Mligin ma fot se ethet qe mdermojne.
Kjo drejtesija e Hyut qenka hata!
Nxjerr lande po nga ai vend ku mekatova,
Ma fort me shtyn me pshereti, me qa.
Romena ja, ku une falsifikova
Paret me ftyre tBaptistit; shkak I zi
Qe ky, qe djegun botes iu largova.
Por tshihja ketu shpirtnat e keqi
Te Guidit, Aleksandrit, vllaut te tyne,
Sdo e ndrroja per gurre tBrandes tane freski.
Ketu asht njani, nqofte se sme genjyene
Hijet qe vijne verdalle, por, nse e vertete,
Sa pare ban kur kambe e duer mu thyene!
Ah, aq I lehte sikur te ishe vete,
Me ece sa tzite e thonit nnjeqind vjet,
Do tishe vu me I ra shtegut te shkrete
Ate me kerkue permes ketij kjahmet,
Ndonse asht ky rreth njembdhjete mije mil I gjate
Dhe ka gjyse mili gjanesine e vet.
Per sherr te tyne vuej me kta te ngrate,
Ata me pre fjorinta me kane nxite,
Qe ar te kishin mangut tre karate.>>
E une: <<Kush jane dy tzezet, qe ktu ngjite
Avull leshojne si ndimen dora e laget
Dhe dergjen ne te djathten tande shtrite?>>
<<I gjeta shtri e krejt mbulue nga plaget, -
mu gjegj, - kur kamba ne kete shpat me shkiti,
e shtri do rrijne namshim nkete grope te vaget.
Njana mashtruesja, Zefin qe paditi,
Tjetri Sinoni, qe mashtroi nje Troje,
Po I qelb ai avull ethesh qe I tymiti.>>
Njani nder ta, pse ndoshta u zu ne goje
Me aq pak nderim, u ndez dhe nga menija
Grusht barkut gur I ra, ne short ta cpoje.
E ky kumboi athere si lodertija,
Adami por fytyren tia shplakoi
Vrik me ate dore, e sqe ma e lehte e tija.
<<Ndonse, sa do tperpiqem, - mjeshtri shtoi, -
sleviz une dot, se I kam gjymtyrt randoshe,
kete krah te lire e kam ta perdoroj.>>
E ai u gjegj: <<Ate dite kur ti po shkoshe
Drejt zjarrit, spate dore aq tlire e tshpejte,
Ishe ma I shpejte pare tue pre nnje qoshe.>>
Bark-ajuni athere: <<Tue fole je drejte,
Porse nuk qe ti kaq I drejte pohues,
Trojanet kur tkerkuen me qene I drejte.>>
<<Keshtu o ashtu nqofshim te dy mashtrues, -
Sinoni tha, - une per nje faj kam ra,
Por ti edhe vete djajve u del mesues!>>
<<Ti kalin, o I shperbeme, prap a e ke pa?
bark-lodra tha. Mkatin me e fshehe sje I afte,
gjithe bota e di, pra plas per cka ke ba!>>
<<Ti plac ku je e goja-shkrumb tu cafte, -
greku iu gjegj, - dhe gjithe ajo kenete,
qe mban ne bark, si gardh nder sy tu bafte!>>
E pareshkrisi: <<Shkye tasht goja e shkrete,
Se tue fole keq gjithmone kush sta ka dale;
Ne paca une etje e nplandes uje te nxete,
Ty kryet te dhemb e trupin ma ke vale;
E, me e lepi Narcizit ate pasqyre,
Nuk asht nevoje me tgrishe ty me shum fjale.>>
Une po I veshtroja tue u grinde nate menyre.
<<Fort ma ke ngule, - tha prisi, - ate shikim,
sdij si spo nxehem kah te shoh tue kqyre!>>
Kur pashe se si me foli me idhnim,
U ktheva shpejt drejt tij aq turpenue,
Sa ende ato fjale me siellen ne kujtim.
Si ai qe anderr tkeqe tue shikue,
Anderr don tjete cka nanderr sheh me sy
Dhe casht mos tjete fort kishte me deshrue,
Ashtu edhe une; mue fjala mu lidh nye,
Tfalun lypshe me sy, goja spunote,
Skuptoja se cka lypshe ishte krye.
<<Per faj ma tmadh mjafton pendesa jote,
tash je I lame, - mesuesi zu me mthane, -
prandej mos u trishto per gjana kote!
Por nmend ta kesh gjithmone se me ke prane
Ne qofte se ndojhere tjeter ti ke rast
Me u gjete mes njerezish qe jane tue u zane;
Asht turp te rrish e te degjosh me kast.>>
Krijoni Kontakt