Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Mua ky gjeli me ka ardhur ne maje te hundes. Per ta gatuar as qe behet fjale, lol por edhe per ta ngrene po me iken deshira. Por me sa kam degjuar nga ata qe e gatuajne e mbushin me sallam, djathe, ullinj, hudhra, geshtenja te pjekura, lloj-lloj erezash e plot te tjera qe nuk me kujtohen...sorry.

    Mua do me pelqente ky gjeli ketu poshte qe mbushet vete

    Se harrova, Happy Thanksgiving everybody. A dini gje kur eshte ThanksTaking?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga My_Soul : 22-11-2005 më 12:01
    HAKUNA MATATA

  2. #22
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    lene gjelin me shkri gjithe diten. duhet qe gjeli tket shkri deri brenda mos harroni me i heq ato tbrendshmet
    ate llacin per ta mush une e boj me buke te thekun e tgrime proshut ose sallam djath parmigiano hudhra speca djegs rigon piper ullinj dhe tbrendshmet e gjelit pasi i kam gatu vec

    ene e mush gjelin e lyj ene me limon ene e fus nfurre dhe e lo gjith diten
    po keni ka ato termometrat qe masin temp e brendshme tgjelit o ma mire. duhet qe temp e brendsh. te jete over 180F
    ene ju bofte mire gjeli

  3. #23
    Pinku,

    C'te duhet gjeli i mbushur?
    Piqe gjelin (4-5 ore dalengadale) e me lengun e tij bej persheshin edhe do dalesh me e nderuar them une.

    Per persheshin te duhen:

    2-3 qepe te njoma
    pak piper i kuq (jo djeges ok?)
    buke misri (qe patjeter di si ta besh) - po deshe perdor dhe buke tjeter po me buke misri e ka lezetin.
    edhe po deshe ne perfundim, para se ta perfundosh gatimin e persheshit i shton dhe nje dore spinaq. Edhe ndonje erez tjeter sipas deshires. Behet i mire.
    E kalofshi bukur Thanksgiving ti Pinko e te gjithe te tjeret.

  4. #24
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Rrofsh Greeny

    Dhe ti Tik tak , lol .

    Ju uroj dhe une te gjitheve Kalofshi sa me bukur neser .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pulë e mbushur me përshesh lol
    (per ta mbushur me arra, geshtenja etj ndiqet e njejta menyre)

    Per persheshin eshte mire te perdoren kuleçë ose buke e zene me kos dhe gjalpe (merr shije te mire). Pasi coptohet buka ne forme persheshi, kaurdiset me gjalpe dhe leng pule/gjeldeti. Persheshit i shtohet pak vere e bardhe, dhjosmë, piper i zi, kripe dhe ereza te tjera sipas deshires.

    Pula pastrohet mire brenda dhe jashte dhe lyhet me gjalpe dhe piper te zi. Duhet te kini parasysh se gjalpi vertet perdoret per ti dhene shije pules dhe persheshit, por cdo gje me mase qe mos 'zaliseni' nga yndyra.

    Me pas pula mbushet me masen e pergatitur dhe lidhet/qepet me spango qe te mos dale masa gjate gatimit. Siper sperkatet me pak leng pule dhe vihet te piqet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-11-2006 më 23:04

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ka ardhur koha për gështenja tani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #27
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    shyqyr qe hengra perpara se te vija ketu. Thank God !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ajo pula jone ku humbi o Korason..

    e di kekun e fadil hases qe i kishte "vezet mren"..?
    edhe ajo pula jon yndyren e kish mbren.. lol..
    ndoshta lexon e na kujton..lol.

    ne fakt pul korcare skam ngren ndonje here..
    kushedi sa te mira do jene..
    sidomos pe duarve te fiorkes..

    pa na trego moj cupe se kush ti ha tyjan tere keto gjera qe ben..

  9. #29
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    o fiore amon mos posto mo. nigjo dajen se t'do tmiren.

    ik e boj i photo ke four seasson ene postoje
    no glove no love

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Zogj të tiganisur me domate


    Për 4-5 persona duhen:
    Zogj - 500-600 gr
    Miell - 1 luge gjelle
    Domate - 2-3 kokrra
    Verë - 1 filxhan kafeje
    Gjalpë - 50 gr
    Kripe, piper i zi, majdanoz i grire holle, patate sipas deshires.

    Përgatitja
    ...Zogjt pastrohen nga puplat, percellohen, hiqen te brendshmet, lahen dhe priten ne kater pjese. Cdo cope kalohet ne miell dhe skuqet nga te dyja anet ne tigan me gjalpe, pastaj hidhen domate te qeruar dhe te prera ne kubike te vegjel, kaurdisen pak, shuhen me vere, hidhet kripe, piper i zi dhe pak uje.
    ...Lihen ne zjarr te mbuluar me kapak 10-15 minuta dhe pastaj vendosen ne pjate, mbi te hidhet lengu i vet dhe anes garniture patate te ziera te kaluara ne tigan me gjalpe. Ne fund i hidhet majdanoz i grire holle.


    p.s. Njerez, ju lutem mos supozoni se gjithe recetat/fotot qe postoj ketu i kam gatuar vete TikiTaku, une kur shkoj tek Four Seasons, nuk shkoj te bej foto per forumin, shkoj te shijoj e te kenaqem per vete (mos na i nxirr gjithe sekretet me zor ketu ; ) )

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Si ma ka shpetuar tema ketu me recete per gjelin e detit. E kom ven nje turkey ne zjarr ene ka 3 ore zihet. Tani jam me dy mendje ta hudh nga dritarja-kom frike se thej noi xham makine apo ta perpunoj sipas recetes Green!

  12. #32
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E pse e ke zi gjelin ti???

    Tani qe eshte zier....beje supe !

    Ke vene perparese sot ti -Bondo ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #33
    Paqe Maska e lara21k
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86

    Recete me mish pule,,,,,,,??

    Kush me jep nje ide si ta gatuaj mishin e pules sot???
    Me kane ikur te tera idete, te pakten ato te rrallat sepse keto si persh me pilaf ose supe me mish pule me kujtohen..............

    Faleminderit per ndihmen!!

  14. #34
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ta them une nje easy fare. Merr 2-3-4 gjokse pule, varet per sa vete do te gatuash. Te jene vetem tul, pa kocka .
    I lan mire me uje te ftohte , ua heq edhe lekuren ( po qe se kane ). Pastaj ne nje tas perziej disa luge majoneze dhe 1 ose 1/2 filxhan caji grated parmesan cheese , deri sa te behet nje si brum jo shume i trashe. Me kete brum lyej gjoksin e pules nga te dyja anet . Pas kesaj kalohet edhe ne bread crumbs , vihen ne tave, dhe piqen ne furre deri sa te marrin ngjyre te kafte, jo te erret. Pasi hiqen nga furra , lihen te ftohen pak dhe priten ne formen e Biscotti qe shiten ne Starbucks. Vetem prite ne ate forme, mos i ndaj fare. Zbukuroje pjaten ose pjatancen sipas deshires pastaj ,duke futur midis , feta te holla limoni dhe anash flete majdanozi.

    Ju befte mire !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #35
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Provoje nji here kte

    Pule me mustarde dhe estragon

    Per 4 veta

    Merr 4-5 kofsha pule (bashke me ate pjesen siper)

    Ndaj mishin nga lekura dhe kockat.

    Hidhi kockat dhe lekuren ne nje tenxhere te mbushur me uje dhe pak kripe, per te bere lengun e pules qe do ta perdoresh me vone.

    Mishin e pules prite ne copa, 2-3 cm

    Ne nje tenxhere gize ose qeramike (nga ato te trashat dhe te rendat)
    hidh nje luge (luge gjelle) vaj ulliri, dhe skuq me zjar te ngritur copat e pules deri sa te fillojne te behen pak, por mos i skuq shume, 2 min eshte boll.

    Hiqi copat e pules dhe veri me nje ane.

    Ne te njejten tenxhere, shto dy luge te tjera vaj ulliri.
    Merr nje qepe te grire imet, nje presh te grire imet dhe nje thelb hudher te grire imet.
    Hidhi keto ne tenxere dhe skuqi deri sa te shkrihen fare, nja 10 minuta.

    Merr 350-400 gr kerpudha parisi (jane ato te bardhat, me te zakonshmet)
    Priti ne rondele, jo shume te holla, nje çike me pak se 1 cm te trasha.

    Hidhi kerpudhat ne tenxhere dhe skuqi nja 7-8 min duke i perzier.

    Merr
    1) 200 ml qumesh te koncentruar (cream, double cream, creme fraiche),
    2) 500ml nga lengui i pules qe bere perpara,
    3) lengun e nje limoni te shtrydhur (po tu duk shume hidhi me pak)
    4) 3 luge kafe mustarde nga ajo e verdha, jo ajo me kokrra
    5) 1 luge kafe estragon/tarragon te thare

    Hidhi te gjitha keto bashke ne tenxhere perzjei, rregullo kripen , hidhi piper.
    Lere sa te marre vale.

    Fute ne furre, pa kapak, dhe lere nje ore.

    Shkon mire me patate te zjera.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  16. #36
    Paqe Maska e lara21k
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86
    Pershendetje


    Faleminderit juve. Do ta provoj dhe do tju tregoj si dolen.
    Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....

  17. #37
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    SUPE ME QOFTE PULE
    (5-6 persona)

    Nese nuk kini mish pule te grire, merrni 1/2 kg me gjoks pule dhe grijeni ne rastin me te keq me blender, shtojini gjysme filxhani kafeje oriz, kripe e piper sipas deshires nje kokerr veze si dhe majdanoz dhe koper te grire. Ne nje tenxhere valoni rreth 1.5 l uje dhe filloni te formoni me duar toptha nga pergatesa e mishit te pules ne madhesine e nje kokrre arre, ose dhe me te medha, sipas deshires, duke i hedhur ne ujin e nxehte. shtoni kripe dhe vaj ulliri dhe lerini te ziejne derisa te shihni ne siperfaqe te qofteve kokrrat e ziera te orizit, ose me thjesht provojini. Kur te kene zier tresni me pak uje nje luge gjelle Corn Flour ose niseshte dhe hidheni tek supa e qofteve duke e trazuar. Ziejeni per akoma 2-3 minuta dhe pastaj hiqeni nga zjarri.Lereni te ftohet 4-5 minuta Rrihni ne nje shaker (ose kavanoz) 1-2 veze, 5-6 luge kos dhe lengun e nje limoni dhe hidhjani supes duke e trazuar. Per sasine e lengut qe do ti lini supes gjykoni sipas deshires. Eshte supe shume e kendshme dhe kopra i jep nje arome te vecante. Mund te sherbehet edhe si pjate unique.

  18. #38
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    134

    Pule me arra

    Pulë me arra
    Për 4 vetë

    Duhen:

    - pulë 500-600 g
    - gjalpë 50g
    - arra 2 filxhane kafeje
    - hudhra 1 kokërr
    - uthull 2 lugë gjelle
    - miell 1 lugë gjelle
    - kripë, piper

    Gatimi:

    Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati. Në një tenxhere me gjalpë kaverdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturë.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pulë me arra

    Për 4 - 5 persona duhen:

    Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.

    Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
    Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
    Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
    #VamosArgentina

  20. #40
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kush do gatuaj pershesh per sot?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  2. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  3. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  4. Receta per gjelle/gatime per njerez me kolesterol te larte
    Nga nausika në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2005, 14:20
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •