Femijet, gjuetia e madhe



Te shitur, te shfytezuar nga njerez te paskrupuj. Ose sic ndodhi ne Peskara, te zhdukur, pa lene gjurme. Ky eshte fati i minoreneve qe vijne ne Itali, kryqezata e nje trafiku, gjithmone e ne rritje, dhe qe askush nuk mundet ta ndale



Si cdo te premte, trageti "Laurana", qe lidh Durresin me Ankonen, hyn ne port. Eshte pasdite dhe pasagjeret, pas nje udhetimi prej 18 oresh, vendosen ne rradhe per ontrollin e dokumentave. Xhuljeta Petalli, nje grua shqiptare 33-vjecare, mban ne dore nje femije. "eshte djali im", thote ajo duke treguar lejeqendrimin, ku eshte vendosur edhe fotoja e femijes. Por ne ate moment, te tre femijet e saj, ndodhen ne shkolle, ne Peskara. Ku gruaja, do te arrije pak kohe me vone me tren, vetem. Femija, i zbritur bashke mete nga trageti, eshte zhdukur pa asnje gjurme. Kjo skene, sipas skuadres levizese te Peskares, eshte perseritur dhjetra here. Dhe Xhuljeta, bashke me bashkeshortin e saj, Ramiz dhe bashkekombasi i tyre Nexhip kacurri, jane ne burg, me akuzen e pjesemarrjes ne nje rrjet, i cili ka cuar ne Itali, te pakten 56 femije, fati i te cileve ende nuk dihet. Por historia e Peskares, nuk mund te konsideruar si rasti i vetem. Vetem ne periudhen korrik 2000-nentor 2001, me shume se 14 mije femije te huaj jane kapur ne Itali, pas prinderit, ose ndonje te rritur tjeter qe t'i shoqeroje ligjerisht. Nga te dhenat e Komitetit te femijeve te Huaj, mesohet se 4 mije prej tyre kane ardhur vetem nga Shqiperia, pjesa tjeter nga Maroku, Rumania dhe nga vendet e ish-Jugosllavise. Me shume se 2 mije raste i takojne moshes 7-15 vjec.



Por cfare fshihet pas ketij skenari trondites? Sipas investigatoreve, nje biznes boteror prej 7-10 miliarde dollaresh. Eshte tregu i gjalle i femijeve. Nje fenomen qe sipas Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Kofi Anan, perfshin 30 milione minorenene te gjithe boten. Te genjyer, rrembyer, shitur si mallra shkembimi, nga persona te paskrupuj, qe i zhvasin nga familjet e tyre, per t'ia nenshtruar dhunes dhe per t'i privuar nga nje e drejte humane themelore : identiteti. Shpesh here, pasi jane larguar nga vendet e tyre, mbushin rruget e prostitucionit, te punes se zeze, ose perdoren si vjedhes, apo korriere dhe shperndares droge.



Shumica e femijeve niset ngavendet e Evropes lindore, drejt Evropes se pasur. Nje rrjet qe sipas shoqates joqeveritare "Toka e njerezve", leviz cdo vit me shume se 6 mije adoleshente te moshave 12-16 vjecare. Pergjithesisht Italia eshte porti i pritjes. Ne lidhje me kete, hetimi i nisur ne Peskara, mund te jete celesi, per te zbuluar nje rrjet kriminal te permasave te paimagjinueshme.



Akuza e policise se Peskares eshte e rende: " krimi i organizuar, grabit dhe shet keta femije per skllaveri, prostitucion dhe trafik organesh"



Qe rrjeti i "importit" te femijeve i kalon kufijte e Abrucos, eshte deshmuar edhe nga arrestimi i 7 shtatorit ne Brindisi te shqiptarit Ndue Bacaj, i kapur me nje 12-vjecare. "Nuk e do kush eshte ky burre dhe nuk e di se ku po me conte", ka thene 12-vjecarja ne polici. Vetem ne nje rast femijet e dorezuar ne tregun e emigranteve klandestine, jane bere te gjalle. Ka ndodhur ne 26 korrik ne Fier, ne Shqiperi. Ate dite Xhuljeta Petalli, shtepiakja e Peskares, e akuzuar si korriere e te miturve, eshte ndaluar ndersa udhetonte me taksi ne drejtim te Durresit, per te cuar ne Itali 2 femije. "Nuk kemi para per t'i mbajtur dhe ia kemi besuar ne", kane pranuar ne ate rast vete prinderit, nderkohe qe dukej qarte qe femijet e tyre ishin destinuar per tu bere lypsare. Pavaresisht denimit per fallsifikim dokumentash dhe favorizim te trafikut klandestim te qenieve njerezore, ate dite petalli u lirua, ka rimarre pasaporten e saj dhe eshte rikthyer ne Peskara. Ku, pas arrestit ka tentuar 2 here vetevrasjen.



Sipas nenit 128\b e Kodit Penal shqiptar, trafikimi i femijeve eshte nje krim i rende, i cili denohet me 20 vjet burg. Nje nen i perfshire ne Kodin penal, ne vitin 2001 dhe per te cilin kete vit jane denuar shume persona. Rrjeti i "vjedhesve" te femijeve, perfiton nga mjerimi dhe injoranca e viktimave, qe shpesh humbin gjurmet. Ne Shqiperi jane numeruar 800 femije rrugesh, pa shtepi dhe pa familje. Neper kryqezime, shesin gjithcka, cigare, shkrepese, karta telefonike, celulare, llampa elektrike, etj. Por bashkemoshataret e tyre ne lindje ja kalojne edhe me keq. Nje studim i Ministrise se rendit Publik Shqiptar, i korrikut 2002, ka publikuar zyrtarisht 6.075, prej te cileve 6.075 ne Itali, 1.730 ne greqi dhe te tjeret te shperndare neper Europe. "20% e ketyre femijeve ndodhen e qendrat e pritjes dhe rehabilitimit, shpjegon sekretari i i pergjithshem Ylli Dylgjeri, me shue se 2800 jane shfrytezuar per te permbushur vepra kriminale". Policia shqiptare, nuk eshte mrekulluar nga arrestimi i dy trafikanteve ne Peskara. Pertej Adriatikut, jane ndaluar shume prinder te rreme dhe procesi i pare, duhet te perfundoje keto dite. Gjon dhe Vera Staka, 47 dhe 34 vjec, burre e grua, u arrestua ne 20 tetor 2001 ne Durres, pasi donin te hipnin ne tragetin per ne Itali me dy femije 7 dhe 12 vjec. Ata nuk ishin femijet e tyre, ashtu sic thuhej ne dokumetat e falsifikuara. Behet fjale per femije, qe i duheshin rikthyer prinderve. Tarifa: rreth 1.500 Euro. Para arrestit, cifti kishte udhetuar edhe 15 here te tjera me "femijet".



Kur femijet kthehen ne mall, biznesi gjen mijera rruge. Ne Shqiperi i kane gjetur te gjitha.