Moisiu fton Bush ne Tirane



Kreu i shtetit takon ne Nju-Jork Presidentin amerikan, duke e ftuar per nje vizite ne Shqiperi, ne nje kohe te pershtatshme. Shefi i Shtepise se Bardhe: "Inkurajojme perparimin e Shqiperise per integrimin ne strukturat euroatlantike"



Alketa MYFTIU



Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu ka ftuar Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush per te vizituar Shqiperine. Ftesa, drejtuar shefit te Shtepise se Bardhe, eshte bere personalisht nga Presidenti Moisiu, gjate nje takimi te shkurter qe ka zhvilluar te enjten ne mbremje me Presidentin amerikan Bush, ne Nju-Jork.



Kreu i shtetit shqiptar ishte nje nder te ftuarit e Presidentit amerikan ne pritjen qe ky i fundit organizoi per nder te kryetareve te shteteve me rastin e hapjes se punimeve te Sesionit te 57-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ceremonia eshte zhvilluar ne "Finantial Center", ne zonen ku ngriheshin dy kullat binjake te Nju-Jorkut, para akteve terroriste te 11 shtatorit te kaluar. Gjate kesaj ceremonie, njofton zedhenesi i tij i shtypit, Presidenti shqiptar pati takimin e tij te pare me numrin nje te SHBA. "Jam shume i gezuar qe takohemi me kete rast", eshte shprehur Bush, duke uruar homologun shqiptar per zgjedhjen ne postin me te larte te shtetit, te cilin e ka konsideruar si "nje shenje kthese ne politiken shqiptare". Presidenti Bush ka vleresuar edhe kontributin e Shqiperise per ndihmen dhe perkrahjen ne luften e perbahsket kunder terrorizmit. Udheheqesi amerikan, sipas te njejtit burim, ka rikonfirmuar mbeshtetjen ne te ardhmen te administrates amerikane per Shqiperine. Gjithashtu, Presidenti shqiptar ka vleresuar miqesine me SHBA, duke theksuar se Tirana i konsideron Shtetet e Bashkuara si miqte me te mire te popullit shqiptar, sepse "ndihma juaj i ka rrenjet shume kohe me pare, qysh me kontributin e Presidentit Uillson". I shoqeruar ne kete takim nga keshilltarja e Sigurimit Kombetar, Kondolesa Rais, Presidenti Bush "ka inkurajuar perparimin e Shqiperise per integrimin ne strukturat euroatlantike", nenvizon zedhenesi i Presidentit. Ne perfundim te bisedes, Presidenti shqiptar e ka ftuar Presidentin amerikan, qe ne nje kohe te pershtatshme, te vizitoje Shqiperine. Takimi i pare mes tyre, i cili njekohesisht shenoi fillimin e axhendes se takimeve nderkombetare te Presidentit Moisiu, eshte mbyllur me nje foto te perbashket.



Presidenti Moisiu po zhvillon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes viziten e tij te pare jashte vendit prej marrjes se detyres me 24 korrik. Ai mori pjese ne ceremonite e organizuara ne Nju-Jork me rastin e perkujtimit te viktimave te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001. Gjithashtu, kreu i shtetit ka parashikuar ne axhenden e tij edhe takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, qe ndodhet ne Boston. Me 16 shtator, Presidenti Moisiu pritet te kthehet ne atdhe per te mbyllur ne kete menyre udhetimin e pare presidencial jashte vendit.