"Ne Shqiperi po perjetohet periudha e revanshit per shkak te qeverise se kaluar qe ishte e korruptuar dhe eshte e rendesishme qe per ta luftuar korrupsionin te mos perdoren metoda arbitrare". Ka qene kjo deklarata e miliarderit Xhorxh Soros ne nje interviste ekskluzive per Top Channel. Soros vleresoi takimet me kryeministrin Berisha dhe me liderin e PS, Rama, duke deklaruar se se bashku me ta pa drejt se ardhmes. Po ne kuader te korrupsionit, ai shtoi se politika duhet te jete transparente qe populli ta kuptoje dhe u shpreh optimist per Shqiperine. Lidhur me ceshtjen e Kosoves, ai tha se pavaresia eshte e pashmangshme, por shtoi se gjendja e minoriteteve duhet te jete kusht per pavaresine.
Krijoni Kontakt