Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731

    Question Dua universitet me pagesė?

    Dua universitet me pagesė!

    Plotėsohen edhe kuotat e fakulteteve me pagesė, gjithsej 707

    Ankesat: Tė shpallet lista e atyre qė janė regjistruar pėr shkollim me pagesė. Tė jenė transparente listat qė tė mėnjanohen abuzimet mes konkurrentėve qė duan tė vazhdojnė universitetin me pagesė!

    Belina Budini

    TIRANĖ - Tani e kanė radhėn ata qė paguajnė. Nis gara tjetėr pėr nė universitete. Ajo e kuotave dytėsore me pagesė. Asnjė vend nuk ka pėr tė mbetur bosh. Pėr kėtė janė tė sigurt specialistėt e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, ndėrsa marrin si model vitin e shkuar kur u plotėsuan tė gjitha vendet e pėrcaktuara pėr studime me pagesė. Sivjet pranimet janė shtuar me 200 vende tė tjera nė tė gjitha universitetet shqiptare. Ndėrkaq kanė nisur tė shfaqen edhe paqartėsitė e para nė lidhje me plotėsimin e kėtyre kuotave. Shqetėsimet kanė mbėrritur edhe nė Ministrinė e Arsimit e Shkencės.
    Pagesat nuk ndryshojnė
    Nuk janė rritur pagesat pėr degėt e studimit nė universitetet shqiptare. Ato mė tė preferuarat si mjekėsia, stomatologjia, gazetaria, gjuha angleze dhe farmacia mund tė ndiqen vetėm nėse paguan ēdo vit njė shumė prej 3 milionė lekėsh. Degėt e shkencave sociale vijojnė tė jenė tė disponueshme pėr pagesa 2 milionėshe. Por ēdo gjė ndryshon kur bėhet fjalė pėr universitetet e rretheve, jo ato tė Tiranės, qė kanė mbetur mė tė shtrenjtėt edhe kėtė vit. Degėt e preferuara tė universiteteve tė Tiranės, nė Elbasan, Shkodėr apo Gjirokastėr mund tė ndiqen duke paguar gjysmėn e shumės. Kėshtu pėr degė si juridiku paguhen 1,5 milionė lekė. Degėt mė pak tė preferuara si ato tė inxhinierive mekanike a elektrike, ndiqen edhe duke paguar vetėm 600 mijė lekė tė vjetra nė vit. Kėto, sipas specialistėve tė arsimit nė ministri janė ndėr tė vetmet degė qė kanė patur pak kėrkesa dhe ku mund tė ketė vende tė lira me pagesė. Megjithatė, nga universitetet pėrkatėse ende nuk kanė mbėrritur listat nė Ministrinė e Arsimit dhe nuk ėshtė nxjerrė ende vendimi i kėsaj ministrie pėr kuotat nė fjalė.
    Kuotat, rekord financa
    Vjet kanė ndjekur shkollat e larta me pagesė nė gjithė universitetet shqiptare 500 studentė, sivjet do tė pranohen 707. Kuotat mė tė larta sivjet janė paracaktuar pėr studentėt e Universiteteve tė Tiranės, por edhe nė ato tė rretheve ka tė tilla. Rekordin e thyen dega Financė e fakultetit tė Ekonomisė sė Tiranės, ku sivjet do tė pranohen 63 studentė me pagesė. Pas financės, dega mė e favorizuar pėr studime me pagesė radhitet ajo e mjekėsisė, pėr tė cilėn janė lėnė 14 vende tė posaēme pėr ata qė nuk fitojnė nga kuotat e drejtpėrdrejta dhe vendosin tė paguajnė 3 milionė pėr ēdo vit qė tė ndjekin studimet nė degėn e preferuar. Tani ėshtė radha e atyre qė do tė paguajnė pėr tė konkurruar me njėri-tjetrin. Kėshtu nė universitetin e Tiranės, dega histori do tė konkurrojnė gjithė studentėt e regjistruar pėr kuotat me pagesė pėr pesė vende. Nė degėn e gjeografisė do tė shkojnė 4 studentė me pagesė. Gjuhė-Letėrsia do tė ketė nė auditoret e saj kėtė vit tė ri akademik 2002-2003 tetė studentė me pagesė. Anglishten me pagesė do ta ndjekin sivjet 10 studentė, nėn vijėn e fituesve, frėngjishten shtatė tė tillė, italishten shtatė dhe gjermanishten gjashtė. Degė si matematika, fizika, etj, nuk kanė kuota me pagesė. Ndėrsa pėr biologji-kimi do tė ketė 10 kuota me pagesė. Pėr informatikė, ku sivjet konkurrenca ka qenė si asnjė herė tjetėr e fortė, do tė ketė shtatė kuota me pagesė. Nė degė tė tjera si punė sociale dhe filozofi-sociologji, fakultete qė ndiqen me dy milionė lekė do tė ketė nga nėntė kuota dytėsore pranimi. Nė shkencat politike do tė pranohen 5 studentė me pagesė, ndėrsa nė drejtėsi 13. Me tre milionė nė vit, do ta ndjekin stomatologjinė vetėm pesė studentė, farmacinė katėr, infermierinė asnjė, ndėrsa financėn 63 vetė. Nė Universitetin Politeknik tė Tiranės do tė ketė 10 kuota dytėsore pėr inxhinieri elektrike, 10 pėr elektronikė, 13 pėr Ndėrtim, tetė pėr arkitekturė, pesė pėr hidroteknikė. Nė Universitetin Bujqėsor do tė ketė tetė kuota shtesė pėr ekonomi dhe politikė agrare, tetė pėr drejtimin e fermave dhe AGB, tre pėr inxhinieri pyjore etj.

    Problemi
    Pse nuk shpallen tė regjistruarit me pagesė?

    As me kuotat dytėsore nuk shkojnė tė gjitha punėt vaj. Paqartėsitė e para kanė mbėrritur nė zyrat e ministrisė. Kėshtu njė e interesuar pyeste dje nė zyrėn e specialistėve tė arsimit tė lartė se si do tė procedohet pėr ata qė duan tė ndjekin njė shkollė tė lartė me pagesė, por qė nuk janė regjistruar pėr tė pėrfituar nga kėto kuota. Ajo kėrkonte qė ēdo gjė tė jetė transparente. Pra, tė afishohet komplet lista e atyre qė janė regjistruar pėr kuota me pagesė, nė mėnyrė qė tė mos futen nė pjesė individė tė tjerė, tė paregjistruar pėr kėto kuota, ose tė shtuar nė kėtė listė minutat e fundit. Nga ana tjetėr, specialisti Valer Peshkėpia i shpjegonte zonjės sė shqetėsuar se nuk ka pėr tė patur asnjė abuzim tė tillė, pėrderisa tė ndiqet klasifikimi i pėrfituesve nga kuotat dytėsore sipas pikėve qė ata kanė marrė nė konkurs. Ai nuk pėrjashtoi mundėsinė qė do tė ketė edhe nga ata qė janė regjistruar pėr pagesė e qė nuk kanė pėr tė patur mundėsi ta realizojnė kėtė, pasi do tė konkurrohen nga mė tė mirėt, ata qė janė mė pranė vizės sė zezė, qė ndan fituesit nga humbėsit.

    Mbledhja
    Asnjė shtesė me emra
    Sapo ėshtė zhvilluar njė mbledhje me gjithė drejtuesit dhe specialistėt e Ministrisė sė Arsimit, mbledhje ku ėshtė qartėsuar se kėtė vit nuk do tė lejohet tė bėhen si vjet shtesa me emra pushtetarėsh. Madje, specialistėt shprehen, se pavarėsisht atyre qė janė thėnė nė media, as shtesa pėr socialistėt e rinj, FRESSH-istėt nuk ka pėr tė patur, pasi pėrkatėsia e tyre politike ėshtė shumė e mjegullt e nuk mund tė jetė e pėrcaktueshme nė mėnyrė tė qartė. Nė kėtė mėnyrė, kjo sipas specialistėve tė ministrisė mund tė bėhet shkas pėr abuzime. Ndėrkohė pritet vendimi pėr kuotat dytėsore. Tė hėnėn ėshtė caktuar dita kufi kur tė gjithė universitetet duhet tė paraqesin nė Ministrinė e Arsimit listėn e shtesave qė kėrkojnė pėr secilin fakultet, duke pėrfshirė edhe kuotat me pagesė, pėr tė cilat do tė procedohet nė fund. Deri tani nė ministri ende nuk ka mbėrritur lista nė fjalė. Vendimin pėr shtesat Ministria e Arsimit do ta marrė mė pas.


    Kuota dytėsore nė universitetet e rretheve
    Universiteti i Elbasanit
    Histori-gjeografi - 9
    Gjuhė-Letėrsi -12
    Anglisht -6
    Frėngjisht -3
    Italisht -4
    Gjermanisht -4
    Cikli i Ulėt -17
    Cikli parashkoll.-9
    Bio-kimi -9
    Financė -9

    Universiteti i Gjirokastrės
    Histori-gjeografi -7
    Gjuhė-letėrsi -7
    Anglisht -7
    Cikli i Ulėt -7
    Bio-kimi -7
    Financė -9


    Universiteti i Shkodrės
    Histori-gjeografi -10
    Gjuhė-letėrsi -10
    Anglisht -8
    Italisht -5
    Drejtėsi -8
    Infermieri -10
    Financė -8
    Marketing -8
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #2
    Gleni Maska e Glendis
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    Brooklyn , NY
    Postime
    15
    Cila eshte lenda baze e Deges Finance ??
    ...

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Vrasesit me pagese
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  3. Londer-Dy vrasėsit shqiptarė me pagesė nė gjykatė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 12:36
  4. Online me pagesė?
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 16:37
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •