Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Trojet e Tiranes dhe Pronaret..

    moderator..mos e hiq kte postim se eshte histori..dokument..kuriozitet..

    --tirana observer
    --

    Publikohen 115 emrat ish-pronarėve, qė do tė regjistrohen pėr shqyrtimin e dosjeve

    Familjet e mėdha qė u kthehen tokat

    Gerald Bilbili

    Kanė themeluar Tiranėn, e madje dhe arkitekturėn e tij. Edhe sahati nė qendėr tė kryeqytetit ėshtė montuar nga njėri prej tyre. Familjet e mėdha tė Tiranės, vetėm tani mund tė marrin atė pak pronė tė lirė qė u ka mbetur, ndėrsa presin tė zhgėnjyer kompensimin. Pas 60 vjetėsh nga reforma agrare, pasardhėsit e familjeve tė mėdha tiranase, janė mė afėr zgjidhjes sė problemit tė pronave. Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, sė bashku me Komisionin Vendor pėr kėtė ēėshtje, publikoi dy ditė mė parė listat e pronarėve brenda Qarkut tė Tiranės. Gazeta “Tirana Observer” boton tė plotė listėn e 115 pronarėve, tė cilėt kanė pėrfituar nga shorti i hedhur tė drejtėn pėr tė shqyrtuar dosjen e tyre. Janė familjet e njohura tė Toptanėve, tė Mulletėve, tė Tufinėve, Petrelasve e shumė tė tjera, tė cilėt mbajnė edhe emrat e zonave mė tė njohura tė Tiranės.
    Shorti
    Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ka zhvilluar njė short, nė tė cilin janė pėrzgjedhur edhe familjet tė cilat do tė kenė mundėsi tė shqyrtojnė dosjet pėr pronat e tyre. Ata do tė paraqiten nė njė datė dhe orė tė caktuar, posaēėrisht nga ky komision. Atje do tė paraqesin dokumentet dhe kėrkesat qė zotėrojnė, tė gjithė pronarėt pretendentė brenda Qarkut tė Tiranės.
    Familjet e mėdha
    Nė kėtė pėrzgjedhje nuk mund tė mungonin edhe emrat e trashėgimtarėve tė familjeve mė tė mėdha tiranase. Kėtu mund tė pėrmendim familjen e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiaku dhe prefekti i Tiranės. Pėrveē kėtij mund tė pėrmendim edhe familjen Resuli, Tugu, Tola, Spahiu, Demneri, si dhe familja Gjoka, ndėr pronarėt mė tė mėdhenj nė kėtė qark. Po nė kėtė hierarki klasifikohen edhe emrat e familjeve Libohova, Tafa, Petrela dhe Karapici. Kėto tė fundit janė paraqitur nė listat e dikurshme si ēifligarėt mė tė mėdhenj.

    Emrat e ish-pronarėve

    Emėr / Mbiemėr ................Nr. i sub.

    1. Shyqyri Muharrem Ēeliku 309
    2. Hysen Tufina 311
    3. Bexhet Hyka 327
    4. Ramazan Balla 343
    5. Namik Parnaska 318
    6. Hamit Bami 301
    7. Skėnder Beloshaj 348
    8. Arben Driza 320
    9. Ramadan Nuredini 323
    10. Sulejman Mustafa Kuqi 313
    11. Elmaz Leci 353
    12. Sefer Qinami 310
    13. Kasem Mahmut Lleshi 308
    14. Elmaz Hoxha 300
    15. Zyber Haxhillari Islam 331
    16. Abdulla Ismail Halil Skėnderi 305
    17. Mahmut Qalijaj 338
    18. Durim Bardhi 319
    19. Shyqyri Tafaj 332
    20. Iqmet Dema 347
    21. Abedin Nepravishta 350
    22. Mehmet Sali Keēi 304
    23. Selami Fishka 303
    24. Ahmet Resuli 298
    25. Sefer Sallaku 322
    26. Xharije Sela 336
    27. Jahe Hasan Troplini 340
    28. Myrteza Lika 342
    29. Karlo Ēoba 312
    30. Ismail Alibali 230
    31. Ali Nozlli 178
    32. Haxhi Rexhep Alla 175
    33. Sulejman Qosja 236
    34. Hasan Disha 219
    35. Qazim Spahiu 206
    36. Aishe Zogolli 239
    37. Rexhep Ymeri 196
    38. Sefer Tola 171
    39. Liman Mara 201
    40. Qazim Tugu 157
    41. Fejzulla Ēullaj 227
    42. Enver Xhepa 173
    43. Reshit Daja 205
    44. Xhelal Zogu 199
    45. Abdulla Zenel Meta 223
    46. Enver Ruka 222
    47. Ramazan Dervishi 172
    48. Abdulla S. Mahmut Meniku 165
    49. Hamdi Hoxha 168
    50. Xhelal Lala 176
    51. Nikola Larusa 170
    52. Sulejman Lika 174
    53. Zyhdi Omer Zorba 225
    54. Faik Ramadan Shehu 207
    55. Abduraman Mati 202
    56. Hysen Rusheku 182
    57. Rasim Nelaj 213
    58. Muharrem Bajrami 159
    Emėr / Mbiemėr ................Nr. i sub.

    59. Qanie Libohova 232
    60. Naim Kasa 231
    61. Rexhep Zyber Diēi 302
    62. Sadik Kalaja 328
    63. Gavri Lasku 337
    64. Hasan Bogdani 344
    65. Selim Peshkepia 346
    66. Hysen Sinarezi 333
    67. Selman Dursi 330
    68. Maliq Tafa 335
    69. Selim Zenel Lleshi 306
    70. Rasim Nelaj 329
    71. Hysen Beēi Konica 325
    72. Kadri Vrana 321
    73. Sulejman Duraku 349
    74. Abdulla Derhemi 345
    75. Fejzulla Qordja 307
    76. Shaqir Baxhaku 341
    77. Rrapush Kokoshi 334
    78. Rexhep Hoxha 299
    79. Bedri Aga 351
    80. Familja Beja 352
    81. Muhamet Gjuzi 317
    82. Ismete Tafa 326
    83. Osman Beu 339
    84. Halil Peti 324
    85. Mustafa Ali Isufi 316
    86. Qazim Mulleti 287
    87. Skėnder Muharrem Huta 245
    88. Rustem Petrela 293
    89. Adem Pilku 272
    90. Gėzim Karapici 285
    91. Seit Kokonozi 282
    92. Bektash Kamberi 265
    93. Qerime Haxhialushi 294
    94. Besim Petrela 247
    95. Zejnepe Alla 290
    96. Shaban Hasan Luga 244
    97. Nevrez Bajraktari 275
    98. Kaber Dalti 253
    99. Lutfije Troksi 286
    100. Mahmut Maliq Tafa 274
    101. Fuat Toptani 260
    102. Osman Hoxha 276
    103. Sefer Demneri 277
    104. Abdulla Meēa 256
    105. Myftar Gjoci 288
    106. Shaqir Demneri 249
    107. Hamdi Deliallisi 250
    108. Kadri Fasa 242
    109. Hajdar Shkoza 273
    110. Lumturi Harizi 240
    111. Murat Gjoka 266
    112. Selim Mema 252
    113. Hysen Xhelepi 248
    114. Shyqyri Merhori 291
    115. Besim Petrela 247


    Familja Mulleti
    Janė pasardhėsit e Sulejman Pashės, i cili njihet si themeluesi i Tiranės. Por figura mė e njohur e kėsaj familje, padyshim qė ka qenė Qazim Mulleti, i cili drejtoi bashkinė e kryeqytetit nė vitet e pushtimit fashist. Kjo familje ka pasur nė pronėsi 450 dynymė tokė brenda nė Tiranė, ndėrsa nė fshatrat e saj ka pasur rreth 30 dynym. Tani, kjo familje zotėron vetėm njė vilė, nė tė cilėn ka jetuar Qazim Mulleti.

    Familja Tufina
    Ėshtė njė nga familjet mė tė vjetra tė Tiranės. Por mė shumė se pėr kėtė fakt, njihen se kanė instaluar orėn nė Kullėn e Sahatit nė qendėr tė Tiranės. Nė vitin 1828, Ismail Tufina bleu mekanizmin e orės sė parė tė sahatit nė Londėr te vėllezėrit Eduart dhe James Prior dhe e montoi nė Kullėn e Sahatit. Ėshtė njė nga familjet tė cilės i ka rėnė shorti pėr tė shqyrtuar dosjen.

    Familja Petrela
    Shtėpia e Petrelasve karakterizohet nga arkitektura e veēantė me vlera respektive. Ndėrtesa ėshtė vendosur nė kryqėzimin e Rrugės sė Dibrės me Rrugėn e Barrikadave apo godina ku ėshtė vendosur INSIG-u. Dy shtėpitė e familjes Petrela janė restauruar nga pronarėt, ndėrsa njėra ėshtė ngritur rreth viteve ‘30, tjetra ėshtė ngritur nė 1942-shin.

    Familja Toptani
    Njė nga familjet e mėdha, qė zė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė, ėshtė edhe ajo i njohura e Toptanasve. Si gjithė familjet e tjera, edhe familja Toptani ka qenė pronare e disa hektarė tokash nė kryeqytet. Aiten Toptani, nipi i Muratit, ruan me shumė kujdes gjithė dokumentacionin e prejardhjes sė familjes sė tij. “Ideja e pronės ishte njė iluzion”.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Krye

    Intervista/ Flet Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit

    “Si arrita tė marr vilėn e xhaxhait tim”

    Prej 12 vjetėsh banon nė tė njėjtėn shtėpi, ku ka jetuar xhaxhai i tij, prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti. Vila te Pazari i Ri ėshtė e vetmja pronė qė Tanush Mulleti ka arritur tė marrė pas reformės agrare tė sistemit komunist. “Ne si pinjollė tė kėsaj familjeje kemi nė pronėsi tė trashėguar rreth 450 dynym tokė nė Pallatin e Brigadave, varrezat e dėshmorėve dhe nė njė pjesė tė parkut kombėtar”, tregon 60-vjeēari. “Nga kėto,- shtoi nipi i Qazim Mulletit,- nuk kemi marrė asnjė pėllėmbė tokė”. Sipas tij, komiteti ia ka njohur kėto toka familjes sė tij, por ato nuk mund tė vihen nė pėrdorim pėr interesat e tyre, sepse janė tė zėna nga pronarė tė rinj. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, ai shpjegon tė gjithė historinė e shpronėsimit tė pasurisė sė trashėguar dhe masat qė ka marrė personalisht Tanushi pėr kthimin e pronave.
    Mund tė na tregoni njė historik rreth ēėshtjes sė pronave nė emėr tė gjyshėrve tuaj? Ēfarė masash keni marrė ju?
    Pronat e babait, xhaxhallarėve, si dhe tė shumė pronarėve tė tjerė, u janė marrė nė vitin 1945. Ky shpronėsim, ose mė saktė konfiskim politik, ka ndodhur si pasojė e regjimit komunist nė atė kohė. Pasi u ktheva nė Shqipėri, sepse isha i internuar, nė vitin 1993 mora iniciativėn pėr tė rimarrė tokat e lėna nė trashėgim nga babai, Haki Mulleti. Para dy vjetėsh, nė vitin 1991, kishte dalė edhe ligji pėr kthimin e pronave tė konfiskuara politikisht. Pasi dėrgova tė gjitha dokumentet e pronėsisė, arrita tė merrja vetėm truallin nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar edhe shtėpia e gjyshėrve tė mi brenda nė qytet, ndėrsa pronat, tė cilat edhe kėto janė brenda nė qytet, na janė kthyer nga komiteti, por t’i vėmė nė pėrdorim pėr interesat tona. Edhe aty ku na janė kthyer janė pushtuar nga pronarė tė rinj. Ne kemi pasur gjithsej me dokumente brenda Qarkut tė Tiranės rreth 450 dynym tokė. Kėto toka ndodhen nė Pallatin e Brigadave, varrezat e dėshmorėve, dhe nė njė pjesė tė parkut kombėtar. Pronat kanė qenė tė regjistruara nė emėr tė tre vėllezėrve Mulleti, Haki, Hysni dhe Qazim Mulleti. Ky i fundit ka qenė kryebashkiaku dhe prefekti i Tiranės.
    A keni prona tė tjera pėrveē kėtyre?
    Familja jonė paraqitet pronare edhe nė fshat. Babai im, Haki Mulleti, i ka tokat nė fshatin Surrel, ndėrsa xhaxhai, Hysniu, i ka nė Selitė. Aty llogariten tė jenė 20 deri nė 30 dynym tokė. Nga tė gjitha kėto pasuri ne kemi marrė vetėm banesėn afėr sheshit “Avni Rustemi”.
    Afėrsisht sa hektarė tokė keni marrė kėtu? Ēfarė pėrgjigje ju kanė kthyer?
    Nuk e kam llogaritur kėtė sipėrfaqe. Pėrveēse na kanė zėnė tokėn nė mėnyrė tė jashtėligjshme, nuk kemi marrė as kompensim pėr kėtė tokė. Tė gjitha dokumentet e nevojshme pėr njohjen e kėsaj prone tė trashėguar me tapi, plus qė janė me dokumente zyrtarė tė trashėguar. Presim nga komiteti pėr t’u kompensuar dhe na ėshtė thėnė pėr realizim tė kėtij procesi. Nė njė dokument qė kam marrė, ėshtė shkruar qė nė mungesė tė kthimit do tė kompensoheni, por pa asnjė rezultat.
    Kush janė pronarėt e tjerė, tė cilėt klasifikoheshin si mė tė mėdhenj brenda kryeqytetit?
    Tani nuk i mbaj mend tė gjithė, po kanė qenė Karapicėt, Alimehmetėt. Karapicėt kanė pasur si prona tė tyre atė qė sot quhet si qendra e Tiranės, sheshi “Skėnderbe”, ndėrsa Alimehmetėt kanė pasur toka nėn pronėsinė e tyre tė trashėguar sheshin “Avni Rustemi”. Familjes sė Karapicėve u kanė dhėnė 600 metėr katrorė tokė, ndėrsa Alimehmetėt presin tė kompensohen.
    A mendoni se ka abuzime nė kėtė fushė?
    Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit tė pronave, si dhe qeveria e lanė vetė kėtė problem tė zvarritet dhe nuk marrin masat e duhura. Gjithashtu, unė si sekretar organizativ nė Shoqatėn Pronėsi me Drejtėsi, kam edhe vendimin e BE-sė, “jeni shumė tė vonuar”. Kjo ėshtė njė demagogji tjetėr. Nė qoftė se do tė ndalen korrupsioni nė dogana, qė sot pėr sot sulmojnė tė gjithė pėr tė shkuar punonjės nė dogana, nė njė kohė tė ardhme tė gjithė do tė drejtohen drejt komitetit, sepse do tė jenė pronat, fusha me korrupsion mė tė lartė. Ndėr kėta pronarė tė Tiranės, korrespondon ndonjė familje si pronare e tokave, qė pavarėsisht nga pozicioni i saj, nuk paraqitet e regjistruar nė emėr tė saj. Kėto janė edhe disa nga abuzimet nė lidhje me kėtė ēėshtje. Pasi ndryshoi rrjedha e lumit tė Lanės, prona nė ish-shtratin e Lanės sė vjetėr filloj tė pushtohesh nga pronarė tė ardhur nga vende tė tjera. Ndėrkohė, kėto toka ishin nė emėr tė shtetit.
    Po nė lidhje me punėn e komitetit dhe qeverisė, ēfarė mendimi keni?
    Komiteti, sė bashku me qeverinė, nuk ka arritur akoma tė bėjė regjistrimin e pasurive tė paluajtshme, toka. Shteti ka qenė dhe ėshtė pronari mė i madh. Ku i ka pronat? Kėshtu qė deri mė sot ai nuk ka arritur tė krijojė njė regjistėr pėr pronat e tij.

    Qazim Mulleti

    Qazim Mulleti lindi nė vitin 1895, nė njė nga familjet e mėdha tiranase. Familja e tij ėshtė pasardhėse e themeluesit tė kryeqytetit, Sulejman Pashės. Qazim Mulleti kishte mbaruar shkollėn e Zosimesė nė Janinė, studimet e larta i kreu nė Gallatasaraj (Turqi). Ai ka shoqėruar patriotėt e njohur nė ngritjen e flamurit nė Tiranė mė 1912-tė, ndėrsa pak kohė mė vonė u vu nė krye tė rinisė fanoliste. Qazim Mulleti ka qenė njė ndėr katėr adjutantėt e princ Vidit. Nė vitin 1924-1925 emėrohet si prefekt i Matit. Pas revolucionit tė qershorit dhe rimarrjes sė pushtetit nga Zogu, Qazim Mulleti ikėn nė Vjenė. Nė vitin 1931, bashkė me Ndokė Gjeloshin dhe Aziz Ēamin, i bėjnė atentat mbretit Zog nė operėn e Vjenės. Nė muajin korrik tė vitit 1939, disa muaj pas largimit tė mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi dhe merr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Pas ardhjes nė pushtet tė komunistėve nė vitin 1944, Qazim Mulleti largohet jashtė shtetit. Ai vdes nė vitin 1956 nė Itali. Qazim Mulleti ka qenė njohės i 9 gjuhėve tė huaja.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Krye

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh

    --

    Grumbullimi i arit tė pasluftės, nėpėr shifrat e pėrmbysjes sė madhe



    Harta e familjeve tė “lara nė flori”

    Lista e gjatė e shpronėsimeve tė vitit ‘45



    ---------------------------------------

    Armando Meta

    Shumė familje shqiptare, duket se kanė qenė tė “lara nė flori”. “Gazeta”, pėrpiqet tė hedhė pak dritė mbi faktin se cilat kanė qenė ato familje, tė cilave u janė sekuestruar sasi kolosale tė arit nėpėrmjet ligjit mbi “tatimin e jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės”. Barra mė e rėndė nė kėtė proces, rėndoi mbi familjet tregtare tė qyteteve kryesore tė vendit. Nė Ministrinė Punėve tė Brendshme (MPB), ishte ngritur njė degė e posaēme qė merrej me arin. Pas sekuestrimit tė arit, nė njė rreth tė caktuar pranė kėsaj dege sillej njė procesverbal i posaēėm, pėrveē dy tė tjerėve qė shkonin nė bankė dhe degėn lokale tė MPB-sė. Vala e sekuestrimeve duket nuk kurseu as atė pjesė tė popullsisė qė nuk prekej nga “tatim i jashtėzakonshėm”. Ka raste qė provojnė, se kjo valė ėshtė pėrhapur edhe mbi qytetarė qė kishin njė sasi simbolike floriri.

    TIRANA
    Ndėr qytetet qė pati numrin mė madh tė familjeve qė ju sekuestrua floriri, ishte Tirana. Brenda pak ditėsh nga dalja e “ligjit tė tatimit tė jashtėzakonshėm”, Komisioni Tatimor i Tiranės hartoi listat. Nė gazetėn “Bashkimi” tė datės 22 mars 1945, ėshtė botuar lista e familjeve qė ishin caktuar pėr t`u sekuestruar. Kjo listė shoqėrohej edhe me disa tė dhėna nė lidhje me fitimin gjatė luftės, shumėn pėr t`u tatuar, si dhe me tatimin e vėrtetuar.

    KORCA
    Duke ndjekur shkrimet e studiuesit, Kastriot Dervishi, mėsohet se njė ndėr autorėt e parė qė u mor nė fillesat e pluralizmit politik nė Shqipėri me ēėshtjen e thesarit nė shtypin shqiptar ishte figura e njohur publike, i ndjeri, Teodor Keko. Nė shkrimin “Arkivat rreth enigmės sė floririt”, datė 15 qershor 1991, botuar nė “RD”, Keko ėshtė bazuar nė tė dhėnat e arkivit tė Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Korēės. Sipas dosjes nr. 34 tė seksionit tė Financės, nė bazė tė relacionit tė datės 15 maj 1945, mėsohet se tregtarėve korēarė iu ishte caktuar njė tatim prej 86.685.968 frangash ari, nga cila deri nė kėtė periudhė ishte vjelė rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal tė policisė sė Korēės, mėsohet se vetėm nė kėtė qytet ishin marrė 400 kg ar dhe 48 mijė napolona flori pa pėrmendur stolitė e tjera. Keko paraqet edhe njė listė tė 32 familjeve korēare tė cilave ju grabitėn pėrveē dyqaneve dhe shtėpive, edhe njė sasi e konsiderueshme florinjsh. Ndėr tė sekuestruarit, ėshtė Kristaq Cingo me 9.002.500 franga ari. Vetėm Rexhep Merdanit i janė marrė 450 kg ar, nga tė cilat arkivi i MPB-sė ka tė shėnuar vetėm 29 kg.

    ELBASAN
    Elbasani mbahet njė qytet tjetėr ku ėshtė marrė shumė flori. Praktika e njohur nga Sigurimi i Shtetit pėr tė nxjerrė sasinė e duhur tė floririt, ishte arrestimi dhe tortura. Shumė tregtarė iu nėnshtruan burgosjeve dhe torturave. Nė Elbasan, tė vdekur nė burg pėr shkak tė floririt janė disa si: Sulejman Domi, Xhaferr Ēelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Floriri i Refik Myftiut, u zbulua krejt rastėsisht kur nė Elbasan u ndėrtua shkolla e muzikės. Sasia jo e vogėl e floririt, ishte e groposur nė rrėnjėt e njė shege. Shembull i veēantė i dhunės sė ushtruar ndaj tregtarėve, ishte vdekja nga torturat e njėrit prej tregtarėve mė tė njohur tė Elbasanit, Sulejman Domi. Ai vdiq nė qelinė e improvizuar tė “Grand Hotelit” nė Elbasan mė 11 prill 1948 pas 11 ditėsh tortura, ndonėse kishte dorėzuar dy herė tatimin qė i kishin caktuar. Nė arkivin e MPB-sė, nuk gjendet asnjė dokument nė lidhje me marrjen e arit tė ndjerit Domi. Ai vdiq nė moshėn 58 vjeēare. Edhe sot e kėsaj dite atij nuk i dihet varri.

    Sekuestrimet mė tė mėdha tė floririt
    Ndėr sekuestrimet mė tė mėdha mund tė veēohen ato tė vėllezėrve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrėsi, tė cilėve u janė marrė 45 mijė napolona flori, njė kamion i ngarkuar me flori dhe disa diamante tė ēmuar. Aristidh Lekės nga Durrėsi i janė marrė 45 mijė napolona flori dhe disa kuintal tė tjerė ar dhe stoli. Leka dorėzoi 432 kg flori, ndėrsa nė arkivin e MPB, atė tė Shtetit, dhe atė tė Thesarit shėnohet pėrafėrsisht shifra e 17 kg. Pepe Levit dhe Refael Jakselli nga Vlora i janė sekuestruar 42 milionė franga ari duke paguar rreth 100 mijė napolona. Levit pas daljes nga burgu, ju morėn edhe 38 kg flori. Alfons Dovanės nga Durrėsi i janė marrė 516 kg ar, ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar 58 kg. Abdulla Kazazit nga Elbasani i janė marrė 42 kg ar ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar shifra 12 - 14 kg. Ibrahim Velences nga Elbasani i janė marrė 39 kg ar, ndėrsa nė arkiva janė regjistruar vetėm 0.3 kg. Mihal Dilos nga Gjirokastra i janė marrė 100 kg ar, ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar vetėm 0.013 kg. Ndėr tregtarėt e tjerė qė ju ėshtė marrė njė sasi e madhe floriri dhe qė nuk iu ėshtė regjistruar asgjė, ėshtė edhe Harallamb Papa me 258 kg ar.

    Familjet mė tė sekuestruara
    Nė Berat: Hoxha, Hushi, Ēullaku, Dardha, Konicoti, Kuēi, Vrioni etj.

    Nė Durrės: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka, Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.

    Nė Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,

    Nė Gjirokastėr: Liti, Mezini, Omari, Toila, Tushe, Selfo, Ēoēoli, Xhiko, Totozani, etj.

    Nė Vlorė: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Ēili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi, Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.

    Nė Shkodėr: Pistuli, Topalli, Muka, Kaēulini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli, Bushati, Kraja, Dabėrdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Karehamni, Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Mati, Pogu etj, etj.

    Nė Sarandė: Ēelo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.

    Familjet e ‘tatuara’
    Lista e Tiranės Vlera e konfiskuar
    1-Vllazėn Kazazi 16.430.000
    2-Vllazėn Ēoka 14.990.000
    3-Murat Begeja & vėllezėrit 5.774.000
    4-Hysen Ali Mehmeti 3.902.000
    5-Osman Vaqarri 1.440.000
    6-Besnik Tugu 614.000
    7-Ramazan Konēi 1.946.268
    8-Ymer & Sali Beqiri 614.000
    9-Sadik Kazazi 398.000
    10-Abdulla Turkeshi 2.433.200
    11-Ismail Fortuzi 224.000
    12-Qamil Dibra 1.870.290
    13-Bijtė e Gaqi Oparit 371.000
    14-Manol Kume 6.832.400
    15-Vllazėn Tase 3.974.000
    16-Jusuf Kruja 830.000
    17-Vllaznia Mehmeti 126.000
    18-Ramazan Zdrava 130.850
    19-Halit Mani 143.000
    20-Vath Baroni 130.850
    21-Abdulla Alliu & nipat 163.250
    22-Mehmet Tugu 2.750.000
    23-Mezini & Kasmi 126.800
    24-Qamil Hoti 264.500
    25-Hysen Drishti 143.000
    26-Filip Korra 2.259.000
    27-Fetah Kasmi 126.800
    28-Mustafa Kasmi 224.250
    29-Vllazėn Loxha 749.000
    30-Ramazan Berberolli 622.100
    31-Mersin Konēi 668.000
    32-Sefedin Zhubi 159.200
    33-Qamil Zhubi 203.750
    34-A.Qoshja & I.Deliu 1.566.000
    35-Mehmet Kasmi & vėllezėrit 830.000
    36-Vėllezėrit Dushi 1.606.320
    37-Gjon Laca 884.000
    38-Vllazėn Spahija 325.250
    39-Kasmi & Ferra 252.250
    40-Iliaz Dajēi 126.800
    41-Xhevat Gabeci 830.000
    42-Xhundi Sheko & bijtė 27.950.000
    43-Pashuk Bib Mirakaj 1.755.000
    44-Xhemal Begeja 143.000
    45-Ibrahim Begeja 1.440.000
    46-Qamil Shtiza 126.000
    Shuma gjithsej e tatimit
    tė vėrtetuar: 112.469.828 franga ari

    Lista e Korēės:
    1-Vėllazėria Qirjako
    2-Vėllazėria Abeshi
    3-Vėllazėria Stase
    4-Kristaq Cingo
    5-Thoma Plasati
    6-Vėllazėria Katro
    7-Hari Kristo Samara
    8-Vėllazėria Gjezi
    9-Vėllezėrit Qirinxhi
    10-Ligor Jani
    11-Vėllazėria Plasa
    12-Vėllazėria Lako
    13-Vangjel e Gaqo Turtulli
    14-Vėllazėria Balli
    15-Vasil Pepo
    16-Jankulla Ēekani
    17-Sotir Mborja
    18-Dhimitėr Bino
    19-Refail Terova
    20-Pandi Mulla
    21-Pandeli Nora
    22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri
    23-Dhimitėr Peēo
    24-Vangjo Serani
    25-Vėllezėrit Katundi
    26-Llambi Kiēo Zahara
    28-Vėllezėrit Pllaha
    29-Sotir Bicolli
    30-Vėllezėrit Terova
    31-Thoma Thomo
    32-Vėllazėria Barēe

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Memorja arkitekturore e Tiranės

    Folku me bedena rrethon Tiranėn

    Ne, si popull me histori qė e vetėquajmė tė lavdishme, me kėsi objektesh me tė cilat po mbushet Shqipėria, duam tė lėmė shenja nė territor. Nė territorin qė e pushtuam.

    Maks Velo

    “Jashtė historia, brenda vlon rakia” popullore nga M. Velo


    Rreth Tiranės janė ngritur dhe po ngrihen katėr kala. Nuk e kam fjalėn pėr kalatė e Dorzit, Petrelės, Brarit apo Prezės. Por pėr katėr objekte sociale: restorante dhe hotele qė imitojnė arkitekturėn mbrojtėse tė kėshtjellave. I pari qė u ngrit ishte restoranti luksoz “Juvenilja”, nė territorin e Parkut tė madh tė qytetit. Shembullin e tij po e ndjekin dhe dy objekte tė mėdhenj, njėri nė Arbanė, dhe tjetri nė Rrugėn e Elbasanit, sapo hyn nė kodrat e Saukut. Kėto objekte punohen tėrėsisht apo pjesėrisht me gurė tė gdhendur, duke i rikrijuar nė fasada forma torresh, bedenash, muresh mbajtėse, porta e dritare me harqe, frėngji, shkallė guri dhe tymare tė larta.
    Ėshtė njė eko e largėt e kėshtjellave mesjetare dhe kullave tė veriut, po kėtė radhė ndėrtuar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė, rreth kryeqytetit dhe jo nė malėsitė e Veriut.
    Edhe ambjentet e brendshme janė tėrėsisht me gurė apo dru dhe metal. Por nuk kemi njė stil qė quhet rustik, dhe qė pėrdoret gjerėsisht. Kėtu kemi njė aplikim duke pėrsėritur teknikat dhe materialet tradicionale pa i stilizuar ato. Nuk kemi njė dizajn tė ri modern po njė pėrsėritje pa sens tė stilit kullė:
    Kodi i Veriut pėrsėritet: do vish nė lokalin tim, por do hash si nė kullė.
    Mungojnė vetėm krismat, qė rastėsisht, ndonjėherė, dhe dėgjohen. Sigurisht qė gjithė kėtė e udhėheq bajraku dhe flamuri kuq e zi. Shqipėtaria qoftė kombėtare, qoftė mbarėkombėtare ėshtė e plotė.
    Nė fillim, para dhjetė vjetėsh, ishte njė dritare-shqiponjė qė mė tėrhoqi vėmendjen. Meqenėse shqiponjėn e kisha studjuar si motiv tė aplikuar nė artin popullor, mbeta i habitur sepse asnjėherė mė parė nuk kisha ndeshur njė rast tė tillė aq formal. Njė formalizėm qė dėmtonte pėrdorimin. Por ajo kishte tjetėr qėllim: toka ishte e pushtuar, ndėrtimi ishte pa leje. Dhe me anėn e kėsaj thirrjeje ndalohej qė ligji tė vepronte: unė jam shqiptar dhe mund tė bėj ē’tė dua, ja ku e kini shqiponjėn, mu nė ballė… Pastaj vjen dhe njė hotel qė po ngrihet i projektuar nga njė arkitekt me licencė (!) nė Sharrė. Hoteli quhet Shqiponja me mure dhe dritare shqiponjė.
    Dhe njė tjetėr vilė-kėshtjellė po ngrihet nė Petrelė, kėtė herė pronari dhe autori i projektit ėshtė njė piktor i njohur, i cili ka gabuar vetėm se mund tė ketė kujtuar qė shtėpia ėshtė skenografi (meqenėse ka pas punuar nė ish – Kinostudio) dhe ka harruar se aty do tė banojnė njerėz tė zakonshėm e jo Skėnderbeu, Mamica, apo Hamza tradhėtari. Nė shkallėt me gurė nuk do tė bėhen ndeshje me shpata.
    Ka rrezik tė mė quajnė prapė antikombėtar sikurse mė quajtėn nė gjyqin e ‘79-ės, kėtė radhė se po godas patriotizmin kombėtar dhe mbarėkombėtar. Ne, si popull me histori qė e vetėquajmė tė lavdishme, me kėsi objektesh me tė cilat po mbushet Shqipėria, duam tė lėmė shenja nė territor. Nė territorin qė e pushtuam.
    Brenda janė lokale, jashtė janė keshtjella. Kush i sheh nga jashtė, thotė: bobo ē’trima qė janė kėta shqipėtarėt, po nga brenda vlon rakia, si historia ...
    Folku po rrethon Tiranėn. Arkitektura pushtuese popullore tani ka dhe kryeqendrat e veta tė fortifikuara.
    Arkitekt

    Rreth Tiranės janė ngritur dhe po ngrihen katėr kala. Nuk e kam fjalėn pėr kalatė e Dorzit, Petrelės, Brarit apo Prezės. Por pėr katėr objekte sociale: restorante dhe hotele qė imitojnė arkitekturėn mbrojtėse tė kėshtjellave

    29/04/2006

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    QUEENS, NYC
    Postime
    160
    Qerim, pse e ke vene kete artikull ne forum? Pervecse indinjate, nuk mund te perfytyroj ndonje epitet tjeter per keto qe lexova. Qenka jashte mode te mbahesh shqiptar...me fal te imitosh arkitekturen mbrojtese te kalave te veriut. Eh keto kala te shkreta, do na e vonojne anetaresimin ne BE
    interist

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne, si popull me histori qė e vetėquajmė tė lavdishme, me kėsi objektesh me tė cilat po mbushet Shqipėria, duam tė lėmė shenja nė territor. Nė territorin qė e pushtuam.
    Brenda janė lokale, jashtė janė keshtjella. Kush i sheh nga jashtė, thotė: bobo ē’trima qė janė kėta shqipėtarėt, po nga brenda vlon rakia, si historia ...
    Si e kupton kete kuotim qerim ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    lol ,Une nuk jam gazetar te bej kesi komentesh.

    Megjitjate mendoj se kulti i keshtjellave dhe shtepive prej guri ne mendjet e shqiptareve, pertej estetikes qe ofron guri, zbulon edhe nje ndjesi frike dhe pasigurie.

    Persa i perket quotimit te gazetarit, them se ne shqiptaret nuk pushtuam territorin (te cilin e zoteronim edhe me pare), por pushtuam te mirat materiale, pas asaj skamje legjendare, qe perjetuam.

  7. #7
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    gsh



    Familjet e ‘tatuara’
    Lista e Tiranės. Vlera e konfiskuar ne monedha floriri.



    2-Vllazėn Ēoka 14.990.000 monedha floriri.

    Pak rendesi ka se sa Ar na grabiti ai rregjim morracakesh,Fisnikeria do te vazhdoje te levroje ne venat tona.Morracaku ne shpirt morracak do te mbetet.

    Ps: Brari,te falenderoj per info-n,edhe pse ndoshta do te ishte me mire te mos ta kisha lexuar.
    Asnjehere nuk i kemi ditur shifrat e sakta,se gjysherit na vdiqen burgjeve per 'krimin' e vetem.... Ishin Fisnike!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 07-05-2006 mė 14:47
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  8. #8
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Aty me lart pash emrin e gjyshit tim.Tiransit jane bere minoritet ne kryeqytet keshtu qe '' Prit gomar te mbij bar '' Sa per sekuestrimet ato listat kushedi sa te manipulume do jene..shifrat mund te kene qene 2 fishi i atyre qe tregohen..

  9. #9
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Tė kthehen florinjtė e konfiskuar

    BRAHIM SHIMA
    21 Maj Shoqata Pronėsi me Drejtėsi paraqet nė komisionin e ligjeve draftin e ligjit pėr kompensimin

    Deputetėt do tė diskutojnė kėtė javė projektligjet e dorėzuara zyrtarisht nė parlament

    Shoqatat e pronarėve kanė dorėzuar nė Kuvend projektligjin e tyre pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Nė draft ėshtė rihapur debati pėr kthimin e pasurive tė luajtshme, qė janė konfiskuar nga sistemi komunist. Njė ēėshtje e tillė u diskutua dhe dy vjet mė parė, por deputetėt e asaj kohe ranė dakord qė ēėshtja e florinjve tė sqarohet nė njė tjetėr moment. "Sendet e luajtshme u kthehen pronarėve, kur vėrtetohet me akte shkresore, fatura, vendime gjyqėsore, dokumente konfiskimi nga shteti etj., edhe nė rastet kur shteti ua ka kaluar pronėsinė personave tė tretė. Nė kėtė rast, personat e tretė kompensohen nga shteti. Kur sendet e luajtshme nuk ekzistojnė mė, pronari kompensohet pėr vlerėn e tyre nga shteti. Fondi i kafshėve tė shtetėzuara, (kope dhensh, gjedhė apo fond kafshėsh tė tjera), kompensohet. Pasuria monetare dhe sendet me vlerė tė sekuestruara i kthehen pronarėve. Mėnyra e kthimit bėhet me ligj tė veēantė, duke pėrcaktuar edhe afatin, por jo mė shumė se tre vjet", thuhet nė amendamentet e paraqitura nė Komisionin Parlamentar tė Ligjeve, ku pritet qė kėtė javė tė shqyrtohet ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronave.

    Tokat

    Sipas projektligjit tė ri u njihet e drejta e pronėsisė dhe u kthehen pa kufizim pronarėve a trashėgimtarėve tė tyre. Prona e paluajtshme u kthehet nė pronėsi pronarėve a trashėgimtarėve tė tyre, nė atė vlerė, nė rastet kur nuk kthehet fizikisht, qė gjendet nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji. Nga ana tjetėr kėrkohet qė tė gjithė personat qė kanė marrė tokė tė punueshme dhe e pėrdorin pėr kėtė qėllim, pa qenė pronarė tė mirėfilltė sipas pėrcaktimit tė nenit 41 tė Kushtetutės, do tė konsiderohen qiramarrės me tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet qė rrjedhin nga kontrata e qirasė pėr njė periudhė kohe prej dy vjetėsh. Mbas mbarimit tė kėtij afati, qiradhėnėsit dhe qiramarrėsit mund tė lidhin kontratė pėr vazhdimin e marrėdhėnies juridike midis tyre, sipas kushteve tė shprehura nė Kodin Civil. Nė rast se nuk arrihet marrėveshje pėr lidhjen e kontratės midis tyre, toka lirohet nė favor tė pronarit. Pėrdoruesit e tokės bujqėsore, kur ato janė tė mbjella, kanė tė drejtė tė vjelin produktet dhe pėr kėtė arsye kanė tė drejtė tė kėrkojnė njė afat dorėzimi tė tokės bujqėsore, por jo mė shumė se gjashtė muaj.

    Ndėrtesat

    Ish-pronarėt duket se kanė radikalizuar qėndrimet e tyre nė lidhje me tė drejtėn e pronave. Nė amendament ėshtė kėrkuar qė dhe ndėrtesat e bėra me leje, nė tokat e ish-pronarėve tė jenė objekt kthimi. Nė kėtė rast, i zoti i tokės, i paguan koston e investimit ndėrtuesit dhe mė pas rimerr tė drejtėn e kompensimit. Ndėrkohė qė nė amendamente nuk janė dhėnė argumente mbi ndėrtesat qė janė bėrė pa leje pas vitit 1991.

    Prona qė nuk kthehen, por kompensohen

    Nuk kthehen, por kompensohen:

    1. Pronat e zėna pėr nevoja publike, tė cilat nė kohėn e shpronėsimit janė shpėrblyer me vlerė tė plotė.

    2. Trojet e zėna para vitit 1991 me godina banimi mbi dy kate.

    3. Pasuritė qė nuk mund tė kthehen se nuk ekzistojnė mė ose pėr shkak tė amortizimit prej shfrytėzimit shumėvjeēar kthimi ėshtė i pamundur.

    4. Sendet dhe objektet me rėndėsi kulturore dhe historike tė veēanta. Kėto prona vlerėsohen me ēmimin e tregut dhe pronarėt shpėrblehen menjėherė.

    5. Toka e zėnė mbas datės 29.04.1991 nuk i kthehet pronarit vetėm kur ajo pėrdoret pėr interes publik, sipas kuptimit tė ligjit nr.8561, datė 22.12.1999 “Pėr shpronėsimet dhe marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė pronė private pėr interes publik”, derisa ato shėrbejnė pėr kėtė qėllim.

    6. Nė kėtė rast, pronari shpėrblehet ose kompesohet. Kur pronarėt kanė pretendime pėr mėnyrėn ose pėr masėn e shpėrblimit a tė kompensimit, kanė tė drejtė tė ngrenė padi nė gjykatė.

    Nėse kėto prona ndryshojnė destinacionin, pronarit i lind e drejta tė kėrkojė pronėsinė e tyre, duke kthyer shumėn e marrė si kompensim, tė konvertuar me masėn e rritjes sė indeksit tė ēmimeve.

    Pėr tokat e shpronėsuara pėr nevoja publike, mbi bazėn e ligjeve nė fuqi pas vitit 1991, shpėrblimi pėr shpronėsimin e tokės i jepet pronarit tė ligjshėm sipas kėtij ligji, me ēmimin e tregut, sipas metodologjisė tė miratuar nga Kuvendi. Personat qė kanė pėrfituar kėtė shpėrblim, pa tė drejtė, detyrohen t’ia kthejnė atė shtetit.

    Kompensimi

    Kompensimi bėhet sipas pėlqimit tė pronarit ėshtė:

    me tjetėr pasuri tė tė njėjtit lloj, me vlerė tė barabartė, nė pronėsi tė shtetit

    me tjetėr pasuri tė ēdo lloji me vlerė tė barabartė nė pronėsi tė shtetit

    me aksione nė shoqėritė me kapital shtetėror qė privatizohen, me vlerė tė barabarte me pronėn

    me obligacione

    Obligacionet emetohen nė valutė tė fortė me interes bankar. Emetimi i obligacioneve bėhet me ligj tė veēantė bankar. Qarkullimi i obligacioneve ėshtė i lirė dhe nuk i nėnshtrohet tatimit.

    Mjetet pėr pagesėn vjetore tė obligacioneve do tė sigurohen:

    pjesėrisht nga mjetet qė do tė realizohen nga transformimi i ndėrmarrjeve nė procesin e privatizimit

    pjesėrisht nga mjetet qė realizohen nga shoqėritė me kapital tė pėrbashkėt

    nga mjetet e siguruara nga shitja e pasurisė sė shtetit shqiptar

    nga mjetet e siguruara nga qiratė e pronave shtetėrore

    nga taksat mbi pasurinė e kthyer

    nga donacionet e huaja tė siguruara pėr zbatimin e kėtij ligji

    nga tė ardhura tė tjera tė pėrcaktuara me ligj tė veēantė

    nga buxheti i shtetit

    Ēdo vit pronarėt kanė tė drejtė tė kthejnė obligacionet nė lekė ose valutė deri nė 10% tė vlerės sė tyre.



    Gazeta Metropol, 21-05-2006
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  2. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •