Publikohen 115 emrat ish-pronarëve, që do të regjistrohen për shqyrtimin e dosjeve

Familjet e mëdha që u kthehen tokat

Gerald Bilbili

Kanë themeluar Tiranën, e madje dhe arkitekturën e tij. Edhe sahati në qendër të kryeqytetit është montuar nga njëri prej tyre. Familjet e mëdha të Tiranës, vetëm tani mund të marrin atë pak pronë të lirë që u ka mbetur, ndërsa presin të zhgënjyer kompensimin. Pas 60 vjetësh nga reforma agrare, pasardhësit e familjeve të mëdha tiranase, janë më afër zgjidhjes së problemit të pronave. Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, së bashku me Komisionin Vendor për këtë çështje, publikoi dy ditë më parë listat e pronarëve brenda Qarkut të Tiranës. Gazeta “Tirana Observer” boton të plotë listën e 115 pronarëve, të cilët kanë përfituar nga shorti i hedhur të drejtën për të shqyrtuar dosjen e tyre. Janë familjet e njohura të Toptanëve, të Mulletëve, të Tufinëve, Petrelasve e shumë të tjera, të cilët mbajnë edhe emrat e zonave më të njohura të Tiranës.
Shorti
Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zhvilluar një short, në të cilin janë përzgjedhur edhe familjet të cilat do të kenë mundësi të shqyrtojnë dosjet për pronat e tyre. Ata do të paraqiten në një datë dhe orë të caktuar, posaçërisht nga ky komision. Atje do të paraqesin dokumentet dhe kërkesat që zotërojnë, të gjithë pronarët pretendentë brenda Qarkut të Tiranës.
Familjet e mëdha
Në këtë përzgjedhje nuk mund të mungonin edhe emrat e trashëgimtarëve të familjeve më të mëdha tiranase. Këtu mund të përmendim familjen e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiaku dhe prefekti i Tiranës. Përveç këtij mund të përmendim edhe familjen Resuli, Tugu, Tola, Spahiu, Demneri, si dhe familja Gjoka, ndër pronarët më të mëdhenj në këtë qark. Po në këtë hierarki klasifikohen edhe emrat e familjeve Libohova, Tafa, Petrela dhe Karapici. Këto të fundit janë paraqitur në listat e dikurshme si çifligarët më të mëdhenj.

Emrat e ish-pronarëve

Emër / Mbiemër ................Nr. i sub.

1. Shyqyri Muharrem Çeliku 309
2. Hysen Tufina 311
3. Bexhet Hyka 327
4. Ramazan Balla 343
5. Namik Parnaska 318
6. Hamit Bami 301
7. Skënder Beloshaj 348
8. Arben Driza 320
9. Ramadan Nuredini 323
10. Sulejman Mustafa Kuqi 313
11. Elmaz Leci 353
12. Sefer Qinami 310
13. Kasem Mahmut Lleshi 308
14. Elmaz Hoxha 300
15. Zyber Haxhillari Islam 331
16. Abdulla Ismail Halil Skënderi 305
17. Mahmut Qalijaj 338
18. Durim Bardhi 319
19. Shyqyri Tafaj 332
20. Iqmet Dema 347
21. Abedin Nepravishta 350
22. Mehmet Sali Keçi 304
23. Selami Fishka 303
24. Ahmet Resuli 298
25. Sefer Sallaku 322
26. Xharije Sela 336
27. Jahe Hasan Troplini 340
28. Myrteza Lika 342
29. Karlo Çoba 312
30. Ismail Alibali 230
31. Ali Nozlli 178
32. Haxhi Rexhep Alla 175
33. Sulejman Qosja 236
34. Hasan Disha 219
35. Qazim Spahiu 206
36. Aishe Zogolli 239
37. Rexhep Ymeri 196
38. Sefer Tola 171
39. Liman Mara 201
40. Qazim Tugu 157
41. Fejzulla Çullaj 227
42. Enver Xhepa 173
43. Reshit Daja 205
44. Xhelal Zogu 199
45. Abdulla Zenel Meta 223
46. Enver Ruka 222
47. Ramazan Dervishi 172
48. Abdulla S. Mahmut Meniku 165
49. Hamdi Hoxha 168
50. Xhelal Lala 176
51. Nikola Larusa 170
52. Sulejman Lika 174
53. Zyhdi Omer Zorba 225
54. Faik Ramadan Shehu 207
55. Abduraman Mati 202
56. Hysen Rusheku 182
57. Rasim Nelaj 213
58. Muharrem Bajrami 159
Emër / Mbiemër ................Nr. i sub.

59. Qanie Libohova 232
60. Naim Kasa 231
61. Rexhep Zyber Diçi 302
62. Sadik Kalaja 328
63. Gavri Lasku 337
64. Hasan Bogdani 344
65. Selim Peshkepia 346
66. Hysen Sinarezi 333
67. Selman Dursi 330
68. Maliq Tafa 335
69. Selim Zenel Lleshi 306
70. Rasim Nelaj 329
71. Hysen Beçi Konica 325
72. Kadri Vrana 321
73. Sulejman Duraku 349
74. Abdulla Derhemi 345
75. Fejzulla Qordja 307
76. Shaqir Baxhaku 341
77. Rrapush Kokoshi 334
78. Rexhep Hoxha 299
79. Bedri Aga 351
80. Familja Beja 352
81. Muhamet Gjuzi 317
82. Ismete Tafa 326
83. Osman Beu 339
84. Halil Peti 324
85. Mustafa Ali Isufi 316
86. Qazim Mulleti 287
87. Skënder Muharrem Huta 245
88. Rustem Petrela 293
89. Adem Pilku 272
90. Gëzim Karapici 285
91. Seit Kokonozi 282
92. Bektash Kamberi 265
93. Qerime Haxhialushi 294
94. Besim Petrela 247
95. Zejnepe Alla 290
96. Shaban Hasan Luga 244
97. Nevrez Bajraktari 275
98. Kaber Dalti 253
99. Lutfije Troksi 286
100. Mahmut Maliq Tafa 274
101. Fuat Toptani 260
102. Osman Hoxha 276
103. Sefer Demneri 277
104. Abdulla Meça 256
105. Myftar Gjoci 288
106. Shaqir Demneri 249
107. Hamdi Deliallisi 250
108. Kadri Fasa 242
109. Hajdar Shkoza 273
110. Lumturi Harizi 240
111. Murat Gjoka 266
112. Selim Mema 252
113. Hysen Xhelepi 248
114. Shyqyri Merhori 291
115. Besim Petrela 247


Familja Mulleti
Janë pasardhësit e Sulejman Pashës, i cili njihet si themeluesi i Tiranës. Por figura më e njohur e kësaj familje, padyshim që ka qenë Qazim Mulleti, i cili drejtoi bashkinë e kryeqytetit në vitet e pushtimit fashist. Kjo familje ka pasur në pronësi 450 dynymë tokë brenda në Tiranë, ndërsa në fshatrat e saj ka pasur rreth 30 dynym. Tani, kjo familje zotëron vetëm një vilë, në të cilën ka jetuar Qazim Mulleti.

Familja Tufina
Është një nga familjet më të vjetra të Tiranës. Por më shumë se për këtë fakt, njihen se kanë instaluar orën në Kullën e Sahatit në qendër të Tiranës. Në vitin 1828, Ismail Tufina bleu mekanizmin e orës së parë të sahatit në Londër te vëllezërit Eduart dhe James Prior dhe e montoi në Kullën e Sahatit. Është një nga familjet të cilës i ka rënë shorti për të shqyrtuar dosjen.

Familja Petrela
Shtëpia e Petrelasve karakterizohet nga arkitektura e veçantë me vlera respektive. Ndërtesa është vendosur në kryqëzimin e Rrugës së Dibrës me Rrugën e Barrikadave apo godina ku është vendosur INSIG-u. Dy shtëpitë e familjes Petrela janë restauruar nga pronarët, ndërsa njëra është ngritur rreth viteve ‘30, tjetra është ngritur në 1942-shin.

Familja Toptani
Një nga familjet e mëdha, që zë vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, është edhe ajo i njohura e Toptanasve. Si gjithë familjet e tjera, edhe familja Toptani ka qenë pronare e disa hektarë tokash në kryeqytet. Aiten Toptani, nipi i Muratit, ruan me shumë kujdes gjithë dokumentacionin e prejardhjes së familjes së tij. “Ideja e pronës ishte një iluzion”.


--------------------------------------------------------------------------------
Krye

Intervista/ Flet Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit

“Si arrita të marr vilën e xhaxhait tim”

Prej 12 vjetësh banon në të njëjtën shtëpi, ku ka jetuar xhaxhai i tij, prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti. Vila te Pazari i Ri është e vetmja pronë që Tanush Mulleti ka arritur të marrë pas reformës agrare të sistemit komunist. “Ne si pinjollë të kësaj familjeje kemi në pronësi të trashëguar rreth 450 dynym tokë në Pallatin e Brigadave, varrezat e dëshmorëve dhe në një pjesë të parkut kombëtar”, tregon 60-vjeçari. “Nga këto,- shtoi nipi i Qazim Mulletit,- nuk kemi marrë asnjë pëllëmbë tokë”. Sipas tij, komiteti ia ka njohur këto toka familjes së tij, por ato nuk mund të vihen në përdorim për interesat e tyre, sepse janë të zëna nga pronarë të rinj. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ai shpjegon të gjithë historinë e shpronësimit të pasurisë së trashëguar dhe masat që ka marrë personalisht Tanushi për kthimin e pronave.
Mund të na tregoni një historik rreth çështjes së pronave në emër të gjyshërve tuaj? Çfarë masash keni marrë ju?
Pronat e babait, xhaxhallarëve, si dhe të shumë pronarëve të tjerë, u janë marrë në vitin 1945. Ky shpronësim, ose më saktë konfiskim politik, ka ndodhur si pasojë e regjimit komunist në atë kohë. Pasi u ktheva në Shqipëri, sepse isha i internuar, në vitin 1993 mora iniciativën për të rimarrë tokat e lëna në trashëgim nga babai, Haki Mulleti. Para dy vjetësh, në vitin 1991, kishte dalë edhe ligji për kthimin e pronave të konfiskuara politikisht. Pasi dërgova të gjitha dokumentet e pronësisë, arrita të merrja vetëm truallin në të cilën është ndërtuar edhe shtëpia e gjyshërve të mi brenda në qytet, ndërsa pronat, të cilat edhe këto janë brenda në qytet, na janë kthyer nga komiteti, por t’i vëmë në përdorim për interesat tona. Edhe aty ku na janë kthyer janë pushtuar nga pronarë të rinj. Ne kemi pasur gjithsej me dokumente brenda Qarkut të Tiranës rreth 450 dynym tokë. Këto toka ndodhen në Pallatin e Brigadave, varrezat e dëshmorëve, dhe në një pjesë të parkut kombëtar. Pronat kanë qenë të regjistruara në emër të tre vëllezërve Mulleti, Haki, Hysni dhe Qazim Mulleti. Ky i fundit ka qenë kryebashkiaku dhe prefekti i Tiranës.
A keni prona të tjera përveç këtyre?
Familja jonë paraqitet pronare edhe në fshat. Babai im, Haki Mulleti, i ka tokat në fshatin Surrel, ndërsa xhaxhai, Hysniu, i ka në Selitë. Aty llogariten të jenë 20 deri në 30 dynym tokë. Nga të gjitha këto pasuri ne kemi marrë vetëm banesën afër sheshit “Avni Rustemi”.
Afërsisht sa hektarë tokë keni marrë këtu? Çfarë përgjigje ju kanë kthyer?
Nuk e kam llogaritur këtë sipërfaqe. Përveçse na kanë zënë tokën në mënyrë të jashtëligjshme, nuk kemi marrë as kompensim për këtë tokë. Të gjitha dokumentet e nevojshme për njohjen e kësaj prone të trashëguar me tapi, plus që janë me dokumente zyrtarë të trashëguar. Presim nga komiteti për t’u kompensuar dhe na është thënë për realizim të këtij procesi. Në një dokument që kam marrë, është shkruar që në mungesë të kthimit do të kompensoheni, por pa asnjë rezultat.
Kush janë pronarët e tjerë, të cilët klasifikoheshin si më të mëdhenj brenda kryeqytetit?
Tani nuk i mbaj mend të gjithë, po kanë qenë Karapicët, Alimehmetët. Karapicët kanë pasur si prona të tyre atë që sot quhet si qendra e Tiranës, sheshi “Skënderbe”, ndërsa Alimehmetët kanë pasur toka nën pronësinë e tyre të trashëguar sheshin “Avni Rustemi”. Familjes së Karapicëve u kanë dhënë 600 metër katrorë tokë, ndërsa Alimehmetët presin të kompensohen.
A mendoni se ka abuzime në këtë fushë?
Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të pronave, si dhe qeveria e lanë vetë këtë problem të zvarritet dhe nuk marrin masat e duhura. Gjithashtu, unë si sekretar organizativ në Shoqatën Pronësi me Drejtësi, kam edhe vendimin e BE-së, “jeni shumë të vonuar”. Kjo është një demagogji tjetër. Në qoftë se do të ndalen korrupsioni në dogana, që sot për sot sulmojnë të gjithë për të shkuar punonjës në dogana, në një kohë të ardhme të gjithë do të drejtohen drejt komitetit, sepse do të jenë pronat, fusha me korrupsion më të lartë. Ndër këta pronarë të Tiranës, korrespondon ndonjë familje si pronare e tokave, që pavarësisht nga pozicioni i saj, nuk paraqitet e regjistruar në emër të saj. Këto janë edhe disa nga abuzimet në lidhje me këtë çështje. Pasi ndryshoi rrjedha e lumit të Lanës, prona në ish-shtratin e Lanës së vjetër filloj të pushtohesh nga pronarë të ardhur nga vende të tjera. Ndërkohë, këto toka ishin në emër të shtetit.
Po në lidhje me punën e komitetit dhe qeverisë, çfarë mendimi keni?
Komiteti, së bashku me qeverinë, nuk ka arritur akoma të bëjë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, toka. Shteti ka qenë dhe është pronari më i madh. Ku i ka pronat? Kështu që deri më sot ai nuk ka arritur të krijojë një regjistër për pronat e tij.

Qazim Mulleti

Qazim Mulleti lindi në vitin 1895, në një nga familjet e mëdha tiranase. Familja e tij është pasardhëse e themeluesit të kryeqytetit, Sulejman Pashës. Qazim Mulleti kishte mbaruar shkollën e Zosimesë në Janinë, studimet e larta i kreu në Gallatasaraj (Turqi). Ai ka shoqëruar patriotët e njohur në ngritjen e flamurit në Tiranë më 1912-të, ndërsa pak kohë më vonë u vu në krye të rinisë fanoliste. Qazim Mulleti ka qenë një ndër katër adjutantët e princ Vidit. Në vitin 1924-1925 emërohet si prefekt i Matit. Pas revolucionit të qershorit dhe rimarrjes së pushtetit nga Zogu, Qazim Mulleti ikën në Vjenë. Në vitin 1931, bashkë me Ndokë Gjeloshin dhe Aziz Çamin, i bëjnë atentat mbretit Zog në operën e Vjenës. Në muajin korrik të vitit 1939, disa muaj pas largimit të mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi dhe merr postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve në vitin 1944, Qazim Mulleti largohet jashtë shtetit. Ai vdes në vitin 1956 në Itali. Qazim Mulleti ka qenë njohës i 9 gjuhëve të huaja.