Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

    Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan të enjten, unanimisht, Rezolutën, përmes të cilës, konfirmohet vullneti i popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet referendumit dhe kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare përkrahje për realizimin e këtij vullneti. Duke theksuar se Rezoluta do të jetë baza juridike dhe politike për platformën negociuese, ata ofruan garanci për respektimin e të drejtave të pakicave si dhe stabilitet rajonal.


    Shefi UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, vlerësoi të enjten në mbrëmje, se Rezoluta e sotme e Kuvendit të Kosovës që do të shërbejë si bazë për ndërtimin e platformës së ekipit të Kosovës në bisedimet për statusin, është një veprim i drejtë i Kuvendit të Kosovës dhe në pajtim me përgjegjësitë e tij.

    Kryeministri Bajram Kosumi dhe ligjvënësit kosovarë të të dyja taborreve, pozitë dhe opozitë, konsiderojnë se Rezoluta që u miratua të enjten në Kuvendin e Kosovës më të cilën rikonfirmohet vullneti qytetar për pavarësi, ka qenë e domosdoshme për këtë situatë dhe si e tillë, thonë se nuk e pengon asnjë institucion ndërkombëtar.
    What goes around, comes around

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Konsideroj se eshte vendim qe ka peshe dhe vlere te madhe per te ardhmen e Kosoves ne prag te bisedimeve per statusin e saj. Se paku ne kete pike te gjithe ligjvenesit ishin te njezeshem dhe me duartrokitje e percollen aprovimin e rezolutes. Ne realitet ky ishte vetem nje vendim qe populli e ka sjellur qe me pare ne referendumin e mirenjohur per pavaresi dhe perfaqesuesit e saj ishin te obliguar qe ta qojne ne vend deshiren e tyre.
    Uroj qe kjo rezolute te jete mbeshtetje e forte per ekipet qe do te perfaqesojne Kosoven ne tavolinen e bisedimeve dhe kufi nen te cilin nuk guxojne te shkojne sepse nuk do ta kene mbeshtetjen e popullit.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    KUVENDI I KOSOVËS



    Prishtinë, 17 nëntor 2005



    • Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



    • Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



    • Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



    • Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



    • Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



    • Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



    • Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



    • Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



    REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



    2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



    3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



    4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



    5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



    6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



    7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



    8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



    9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



    10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    URIME ndaj, miratimit te rezolutes per KOSOVEN ! e vlersoja shum... ishte Lajm i mir pritur.... besoja qe te gjith qytetaret e Kosoves sot ndjejn, kete kenaqesi.... si dhe ne mbar "BOTEN SHQIPTARE" ku do...... e dhashte ZOTI qe kjo rezolut te perfundoj me suksese deri ne Fjalen perfundimtare, me deshiren e vete "POPULLIT TE KOSOVES SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN"!

    Pershendes hajla!
    ----------------------------------
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    urime do te benim po te na njihte Amerika pamvarsinë, perndryshe keto jane petlla ne uje si ato pamvarsite e perparshme, para 14 vitesh !

    populli nuke han barë më dhe e ka kuptuar se me keto rezoluta jemi ngopur por dojme pamvarsi ose bashkime me shqiperin, njehere e pergjithemone.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Po punes se mbar, duhet t' ia themi dhe urimin...konkretisht per hapa te ndermarra nga Poletikanet tan vendor. per aprovimin e kesaj Rezolute! te Statusit Final per Kosoven. E cila do te perfshin e tere zgjuaresin e Botes Shqiptare ku do!...dhe do iua hap syt dhe hyn, po ne veshet e te shurdheve per t"zgjuar eter.Unionin "Vendor dhe ate Nderkombetar"!... si dhe (Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne veqanti) konsideroi se vendimin merret nga Amerika. (boshti sillet)- askush nuk vie te iau kryen punet ne shtepin e juaj, per pa nis vete Fillin...dhe ni hap para...pun pun nate e dit, qe ta qesim Kosoven ne drit!*

    PAVARESIN !
    PERSHENDETJE HAJLA
    -------------------------------------------
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    REZOLUTA E STABILITETIT POLITIK SHTETËROR



    Domosdoshmëria e kohës





    Kjo Rezolutë ndër të tjera vuri edhe linjën e kuqe për palën e Kosovës në raport me fatin e ardhmërisë së saj, pa e kërcënuar askënd. Për këtë hap, skena politike e vendit kishte vërtet nevojë të domosdoshme vepruese. Ajo do të jetë shumë më e përgatitur në të ardhmen, për të qenë e bashkuar aty ku varet liria e Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetërore e Kosovës për ardhmërinë e fëmijëve të saj



    Për Epokën e re, Rexhep Hoti



    1.

    Ata që e njohin më afër Akademik Rexhep Qosjen, e dinë se Profesori i nderuar për çdo ditë të javës, ashtu sikurse edhe populli, e ruan nga një simbolikë për to. Theksimi i tij në ditën e Enjte në kuadër të komentit që ai bën për Rezolutën e sovranitetit të shtetit të Kosovës të miratuar Ditën e Enjte më: 17. 11. 2005, kujtoj se jep një porosi të së enjtes së bardhë. Porosia është e bardha e ditës, si vetë simbolika e bardhë për paqen. Sido qoftë, kjo hyrje le të mbetet një solemnitet i shkrimit për hapin e Kuvendit të Kosovës, në pajtim me obligimin që ata kanë ndaj popullit të Kosovës.



    2.

    Lexuesit e “Epokës së re”, mbase edhe të tjerë, në maj - qershor të këtij viti kanë lexuar po në këtë gazetë disa trajtime mbi unitetin që duhet ta arrijnë dy partitë kryesore të vendit, LDK - PDK (Wolks Partei, siç do të quheshin në Gjermani), në shërbim të finalizimit të shtetit të Kosovës, pavarësisht nga qeverisja nën çdo nivel e koalicionit LDK - AAK, e cila vetvetiu minonte në themel çdo nismë. Në anën tjetër, çdo qytetar i Kosovës e kishte të qartë se interesat vitale të kombit dhe të shtetit të Kosovës nuk mund të lejoheshin që të binin pre e degjenerimit total të qeverisjes aktuale. Dikush prej faktorit politik vendor me peshë duhej të ngrihej mbi këto rrethana, të tejkalonte interesat partiake dhe përgjegjësitë e saj, për t’u fokusuar në çështje fundamentale të shtetit të Kosovës. Dhe për këtë çështje nuk kishte as kohë për të pritur e as mundësi tjera taktizimi. Ose pozita (LDK) ose opozita (PDK) duhej të lëshonte pe. Në fakt, mu në këtë çështje filloi të ftillohet procesi politik në Kosovë. Lideri i opozitës, Hashim Thaçi, pas luftës, në rrethana të jashtëzakonshme, ia ka dalë të jetësojë dhe institucionalizojë parimin dhe vlerën themelore të demokracisë, pranimin e rezultatit dhe jetësimin e saj. Në fakt, vlera demokratike dëshmohet edhe përmes humbjes së garës demokratike për pushtet. Madje, kjo është më kapitale sesa dëshmimi i fitores për një vend që nuk e ka njohur më parë sistemin e funksionimit të saj. Sidomos kur kihen parasysh rrethanat që i kishte Kosova. Theksimi i kësaj çështje ndërlidhet edhe me kursin politik të Hashim Thaçit, në prag të finalizimit të sovranitetit të Kosovës. Dhe rezultatet nuk mungojnë.



    3.

    Nisma e Hashim Thaçit për Rezolutën e sovranitetit të shtetit të Kosovës, përveç qëllimit të saj me peshë të shumëfishtë për Kosovën, e në veçanti për grupin e saj negociues, me një fjalë, kjo Rezolutë ndër të tjera vuri edhe linjën e kuqe për palën e Kosovës në raport me fatin e ardhmërisë së saj, pa e kërcënuar askënd, dhe ka peshë të jashtëzakonshme për unifikimin e parimeve të përgjithshme ndërmjet dy partive kryesore të vendit. Dhe mbase ky është suksesi më i madh strategjik i saj. Funksionimi i dy partive kryesore mbi këto parime do të thotë sukses i njohjes ndërkombëtare mbi sovranitetin e shtetit të Kosovës. Është e kuptueshme se negociatat e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare do të bëjnë rregullimin procedural të pranimit të shtetit, i cili, si edhe çdo shtet tjetër do të ketë obligime e përgjegjësi për të përmbushur e për të negociuar me bashkësinë ndërkombëtare, edhe në raport me Serbinë. Tashmë dihet se asnjë lidhje e Kosovës me Serbinë nuk mund të qëndrojë në kuptimin e ndonjë bashkësie shtetesh. Sepse një lidhje e tillë do të thotë jostabilitet dhe jo paqe në Ballkan. Një vlerësim i tillë tashmë nuk është ndonjë mendim analisti, por një vlerësim edhe i diplomacive të larta të shteteve të shumta dhe me peshë vendimmarrëse në kuadër të Bashkësisë Ndërkombëtare.



    4.

    Është e habitshme se vlerësimi i dy partive të vogla në Kuvendin e Kosovës, i AAK-së, e sidomos i ORA-s, me kohë shfaqën një mospërfillje, zemërim të shndërruar në arrogancë për Rezolutën tashmë të miratuar. Madje ish-bosi i mediave e tash lider i ORA-s shkoi aq larg sa tha se Kuvendi mund të miratojë edhe njëqind Rezoluta të tilla, të cilat nuk kanë ndonjë peshë. Mediat e tij duke besuar seriozisht në atë që kishte thënë bosi i tyre, e dërrmuan opinionin me lansime të tilla. Ndonëse, ata nuk “e dinin” se bosi i tyre mund ta ndërronte mendjen nga deklarimet e tij fare të kota, në mendime të avancuara, madje duke e quajtur atë “një preambulë për platformën e delegacionit të Kosovës”. Ndërkaq, për elementin e ri që mendon se e ka futur ai, fjala është për Konferencën e Bujanit, edhe nuk mund t’i zihet për të madhe, sepse ose ai nuk i ka parë versionet e mëparshme para se të hidheshin në tryezë të tij, ose ata që e kanë informuar nuk i kanë treguar drejt se ajo ka qenë e propozuar më parë. Nuk ia vlen të merresh me këto gjëra, por mediat e tij janë duke e luajtur bukur njëanshëm. Ndërkaq, konstatimi tjetër i këtij lideri politik: “Po të kishim qenë të pavarur nuk do ta kishim bërë rezolutën për pavarësi”, dëshmon aftësinë e tij mediale, por jo politike. Mbase do të ketë harruar çfarë kishte deklaruar vetëm pak kohë më parë në TV-në publike të Kosovës. Mirëpo, kur njeriut i ofrohet pozicion më tepër sesa e meriton, në vend se të falënderohet për një gjë të tillë, ai është i prirur ta keqpërdorë atë.



    5.

    Miratimi i Rezolutës, përveç që do të dëshmojë përmasa të shumanshme në shërbim të shtetit të Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e cilësoi atë si akt që Kosovën e vë në pozicion të partneritetit shtetëror, dhe po këtë mendim kishte edhe Arbër Xhaferi, ajo e funksionalizoi për herë të parë në një hap konkret shtetëror veprimin e përbashkët të faktorit politik të Kosovës. Për këtë hap, skena politike e vendit kishte vërtet nevojë të domosdoshme vepruese. Ajo do të jetë shumë më e përgatitur në të ardhmen, për të qenë e bashkuar aty ku varet liria e Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, aty ku varet ekzistenca fizike e shtetërore e Kosovës për ardhmërinë e fëmijëve të saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zëri i Amerikës (18.11.2005), Laura Konda



    Për të diskutuar mbi përmbajtjen e rezolutës së miratuar sot nga Parlamenti i Kosovës, Zëri i Amerikës intervistoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Jakup Krasniqi


    Zëri i Amerikës: Zoti Krasniqi, Rezoluta u miratua me disa ndryshime të variantit të parë të paraqitur nga Partia Demokratike. Çfarë ndryshimesh i janë bërë këtij varianti?



    Jakup Krasniqi: Në fakt, sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta, për të shprehur vullnetin politik të popullit të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Rezoluta që është miratuar sot nga deputetët e Kuvendit që kanë qenë prezent, është në esencë rezoluta, që kohë më pare ka ofruar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës; dhe sot, të gjitha grupet parlamentare, në unitet të plotë, kanë harmonizuar (lexo: formuluar) tekstin dhe teksti është lexuar në Parlamentin e Kosovës. Teksti është i harmonizuar dhe shpreh qëndrimin dhe vullnetin e të gjithë përfaqësuesve politikë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përveç palës së minoritetit serb.



    Zëri i Amerikës: Më konkretisht, çfarë ndryshimesh ju bënë variantit të parë të rezolutës, për të cilën pati debat?



    Jakup Krasniqi: Ndryshimi i parë është se rezoluta në tekstin e harmonizuar kohë më pare nga shefat e grupeve, ka qenë “Resolutë për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”; ndërsa tani, teksti është: “Rezolutë për rikonfirmin e vullnetit të popullit të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”. Kurse ndryshimi tjetër është në pikën një. Në rezolutën e mëparshme thuhej se “Kuvendi i Kosovës rikonfirmon shpalljen e vullnetit të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran” dhe tani fjala “shpallja” është hequr dhe thuhet “Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.”



    Zëri i Amerikës: Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë u shprehën dje me rezerva ndaj rezolutës. A mendoni që pas këtyre ndryshimeve, ajo do të jetë më e pranueshme…



    Jakup Krasniqi: Ne besojmë që me ndryshimet që janë bërë dhe me tekstin që është më i konkretizuar, në disa drejtime, nuk do të hasë në kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar dhe jam i bindur që kjo është e pranueshme dhe në fakt shpreh në një formë dhe vlerëson edhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për realitetin e ri që është krijuar në Kosovë.



    Zëri i Amerikës: Një nga pikat e rezolutës, është edhe respektimi dhe garantimi i të drejtave të minoriteteve, një çështje për të cilën zyrtarët ndërkombëtarë kanë shprehur vazhdimisht shqetësime. Si mendoni se do të arrihet realizimi i tyre?



    Jakup Krasniqi: Deri tani, zyrtarët e Kosovës kanë patur shumë kufizime në ushtrimin e detyrave të tyre ekzekutive. Ne shpresojmë që me marrjen e përgjegjësive nga institucionet e Kosovës, ato do të garantojnë një jetë të lirë dhe të qëndrueshme me të gjithë komunitetet që jetojnë dhe dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre të re në shoqërinë demokratike në Kosovë.



    Zëri i Amerikës: Zoti Krasniqi, zyrtarët ndërkombëtarë jo vetëm në Kosovë, por edhe në diskutimet që janë zhvilluar këtu në Washington, kanë shprehur shqetësime lidhur me mosvarrëveshjet mes politikanëve shqiptarë dhe ndikimin që mund të kenë ato në bisedimet për statusin. Me miratimin e rezolutës, a mund të thuhet se janë kapërcyer këto mosmarrëveshje?



    Jakup Krasniqi: Mendoj që rezoluta që është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës i ka kapërcyer të gjitha divergjencat që kanë ekzistuar mes subjekteve politike në Kosovë, ose liderëve politikë në Kosovë. Tani këta liderë politikë kanë përpara një projekt të rezolutës e cila i jep të drejtën dhe obligim Kuvendit të Kosovës që të monitorojë të gjithë procesin politik në bisedimet për të ardhmen e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Negociatat për statusin pritet të fillojnë së shpejti. Deri në ç’fazë kanë arritur tashmë përgatitjet e grupit negociator të Kosovës dhe si do ta gjykonit ju përgatitjen e tyre?

    Jakup Krasniqi: Mendoj që rezoluta ka hapur perspektiva të reja, janë bërë përpjekjet e para nga grupi politik strategjik që do t’i ofrojë dokumentet përkatëse grupit negociator dhe jemi të bindur se përfaqësuesit politikë të Kosovës do të jenë të përgatitur për të hyrë në këtë proces që nuk do të jetë i lehtë; do të jetë një proces, por kemi bindjen, se me ndihmën dhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar Kosova dhe përfaqësuesit e saj do të dalin me sukses edhe në këtë proces të vështirë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2005
    Postime
    2

    Urime Gith Populit Te Kosoves

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    MIRATOHET REZOLUTA PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    KUVENDI I KOSOVËS



    Prishtinë, 17 nëntor 2005



    • Duke u mbështetur në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet e tjera ndërkombëtare;



    • Duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe në paqe me popujt tjerë;



    • Duke u mbështetur në zhvillimet historike, juridike e kushtetuese të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bunjajt (1943-44), në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, si dhe në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran të vitit 1991;



    • Duke u bazuar në luftën e gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi;



    • Duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;



    • Duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare;



    • Duke u bazuar në programet e partive politike për statusin politik të Kosovës;



    • Duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë për të ndalë gjenocidin dhe pastrimin etnik në Kosovë nga ana e Serbisë, si dhe ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës; Kuvendi i Kosovës nxjerrë këtë:



    REZOLUTË PËR RIKONFIRMIMIN E VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË KOSOVËS PËR KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN



    1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran;



    2. Kuvendi i Kosovës garanton rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Pavarësi nëpërmjet Referendumit;



    3. Kuvendi i Kosovës merr obligim të nxjerrë Kushtetutën e Kosovës në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian;



    4. Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, si dhe nga vendet e tjera;



    5. Kuvendi i Kosovës shpreh gatishmërinë që t’i ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi të drejtat e komuniteteve, që dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian;



    6. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare;



    7. Kuvendi i Kosovës angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat Evro-Atlantike, mirëpret angazhimin e tyre të mëtejmë në Kosovë, dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje duke kontribuar për stabilitetin e rajonit;



    8. Kuvendi i Kosovës garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve të saj;



    9. Kuvendi i Kosovës konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi është i panegocueshëm;



    10. Kuvendi i Kosovës duke e mbështetur Delegacionin e Kosovës, do të përcjellë gjithë procesin e punës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend apo nëpërmjet Referendumit; Kjo Rezolutë paraqet bazën juridike dhe politike për platformën e Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkruan:Hydajet Hyseni



    AUTOGOLI NGA “OFSAJDI”



    Përndryshe

    Ndodh shpesh në futboll, që lojtari të futet ose të tërhiqet në pozitë jashtëloje, ose, siç i thonë ndryshe, pozitë “ofsajdi”. Ndodh, poashtu, që lojtari duke dashur ta evitoje rrezikun edhe shënon (auto)gol, në portën e vet. Pavarësisht nga qëllimi, edhe autogoli, edhe ofsajdi dëmtojnë lojën e atij që i lejon. Ndodhin, megjithatë, edhe ofsajde edhe autogola. Por, që të ndodhë autogoli nga pozita e afsajdit, kjo nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë kurrë . Është thjesht e pamundshme.

    Ajo që nuk mund të ndodhë në futboll, madje as në fotbollin më amator, si duket mund të ndodhë në sportin tonë profesonist politiko-parlamentar. Thonë se politika është art i së mundshmes, por kjo e jona shpesh është dëshmuar si art i së pamundshmes.



    REZOLUTA - HILET, REZIZTENCAT, REMINISHENCAT



    Po bëhen tre vjet që në agjendën e Kuvendit të Kosovës qëndron Rezoluta për pavarësine e Kosovës. Qe inicuar si Rezolutë për Shpalljen e Pavarësisë. Qe diskutuar gjerë e gjatë për emrin e saj. Disa preferonin Rezolutë, të tjerët Deklaratë, kurse të tretë as njërën as tjetrën… Disa shikonin si do të ishte më mir për Kosovën, disa si do të ishte më mirë për ta e për gupacionin e tyre politik, kurse të tjerët, vazhdonin avazin sipas të cilit krejtë kjo ishte e panevojshme, sepse në fakt e paskeshim kryer punën shumë vite më pare me Deklaratën kushtetuese dhe Referendumin, jo vetëm e paskeshim shpallur pavarësinë, por edhe paskeshim fituar atë, dhe krejtë çka na u dashka tani dhe krejt çka u dashka të kërkojmë na qenka një formalitet i vogël njohjeje dhe “finito”.

    Megjithatë, këta të parët shkruan e vunë në qarkullim dhjetëra versione të ndryshme deklaratash, rezolutash e deklaratërezolutash.Qenë diskutuar e ridiskutuar, hequr e shtuar pika e paragrafe nga preambula dhe teksti i saj... Dhe, pas një odisejade të vërtetë, pas sa e sa inicimesh, hezitimesh, bllokimesh e zhbllokimesh, politizimesh, spekulimesh, licitimesh e kalkulimesh, kjo nismë, më në fund, u procedua në Kuvendin e Kosovës. Epilogu: një miratim në parim dhe një obligim i drejtuesve të grupeve parlamentare për të harmonizuar tekstin dhe për t’i paraqitur sërish Kuvendit nismën dhe tekstin e përbashkët.

    Dhe, pastaj: heshtje me muaj e vite. Asnjë lëvizje, asnjë përpjekje…

    U dëshmua si i bazuar dyshimi se mënyra si u procedua dhe përkrahja në parim, ashtu si u bë, në të vërtetë, ishte relativizim, qullje dhe ngulfatje e nismës. Madje edhe ata që e kishin inicuar sikur u kënaqën me poenat e fituar politikë dhe i mbaheshin asaj logjikës së artarit dembel që i lutej Zotit: “aq sa kam qejf të lavroj, aq i gjetsha qetë e humbur…!”

    U desh të lëvizë Bashkësia Ndërkombëtare me nismat e saj për hapjen e procesit të zgjidhjes për të ardhmen e Kosovës, që të lëvizë edhe Kosova. Liderët kosovarë deklaronin se Pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet me askë, aq më pak me Beogradin, me të cilin mund të bisedohen vetëm në nivele të barabarta të dy vendeve të barabarta dhe vetëm për çështje të bashkëpunimit dypalësh ndërshtetëror, kurse në të vëtetë jo vetëm që po gatuhej ekipi negociues dhe grupet ndihmëse, jo vetëm që po jepeshin mesazhe negocimi pikërisht me Beogradin edhe atë pikërist për ”statusin politik” të Kosovës. Për më tepër, kishte kohë që ministrat djalosharë të Qeverisë, kishin marrë turr për të takuar e (ri)shtruar muhabetet me qeveritarët e Beogradit, madje edhe për çështje që, me cilindo kriter dhe në cilindo variant ,nuk mund të mos konsideroheshin si çështje ekskluzivisht të brendshme të Kosovës, si organizimi i pushtetit lokal, ose jeta kulturore.

    Përfaqësuesit e AAK-së, që e kishin nisur vite më parë Rezolutën për Pavarësinë, tani jo vetëm po heshtnin, por po prireshin nga gatishmëria për të arsyetuar e justifikur, madje edhe më shumë se partneri tjetër I koaliciont, gjithçka që po bëhej e gjithçka që nuk po bëhej nga koalicioni qeveritar e në emër të këtij koalicioni,.

    I mbetej Grupit parlamentar të PDK-së që të ringjallte nismën e harruar. Kjo edhe ndodhi, sadoqë me vonesë, në mënyrë jo sa duhet të përgatitur dhe disi të imponuar dhe të provokur nga çasja sa ekskluzive aq edhe simplifikuese e nonshalante e qeverisë ndaj procesit vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

    Siç edhe mund të pritej, reagimet nuk qenë të përgjegjshme e konstruktive, por as hapur refuzuese. U preferua sërish taktika e relativizimit, zvarritjes, ndërlikimit dhe pamundsimit të saj me marifet e elegancë.

    Nisma që shtohet si çështje e ngutshme, pamundësohet të procedohet si e tillë.

    Fillimisht u kërkua të paraqitej teksti i rezolutës, dhe kur ai u dorëzua, u kërkua harmonizimi i tij midis grupeve parlamentare dhe komisioneve përkatëse.

    Si nismë e grupeve parlamentare, nuk kishte ndonjë obligim procedural për shqyrtim në komisione, megjithatë u imponua involvimi i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislative e Kushtetuese… dhe atij për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

    Përfaqësuesit e grupeve parlamentare harmonizuan tekstin dhe nuk morrën parasysh tekstin e ofruar nga ana e Komisionit Legjislativ. Teskti i harmonizuar iu parashtrua Kryesisë, por ajo refuzoi ta procedojë pa marrë vlerësimin (proceduralisht të panevojshm) nga Komisioni Legjislativ.

    Edhe pse ky përfundim i Kryesisë u dha nëpërmjet mediave dhe jo me shkresë zyrtare drejtuar Komisionit, Komisioni, edhe pse e konsideronte të panevojshme nga ana procedurale, u mblodh me urgjence, e mori në shqyrtim çështjen dhe i dha mbështetje nismës, madje edhe tekstit dhe rekomandoi procedimin e saj në seancë plenare, duke sugjeruar vetëm riformulimin e shprehjes: “Kuvendi rikonfirmon shpalljen …’ me: “Kuvendi rikonfirmon vullnetin…”

    Kryesia e Kuvendit, përsëri nuk e procedon nismën me pretekstin se teksti nuk është harmonizuar, përsëri me deklarata përmes mediave dhe përsëri pa shkresë dërguar Komisionit. Serish zvarritje. Serish fajesim I Komisionit…Serish mbledhje, me procedure e pa precedurë… Serish konstatim se nismat e grupeve parlamentare, sidomos kur janë të harmonizuara procedohen pavarësisht nga qendrimet e komisioneve , sidomos kur ato janë sugjerime… Serish këmbëngulje që Komisoni të deklarohet, sërish konstatime se sugjerimi I komisionit legjislativ është I drejtë dhe I arsyeshëm dhe megjithate serish trysni që pikërisht Komisioni të tërheq sugjerimin e tij. U muar vesh sërish pa nevjë dhe sërish pa arsyetime, pa argumente…

    O bela! Pse vallë gjithë kjo lojë me një çështje aq madhore? Pse gjithë ky “thiatro” me aq hile, skena e prapaskena procedurale? Dhe jo vetëm procedurale.



    REZOLUTA, REZONI, REZULTATI…



    Grupi Parlamentar nismetar propozon rezolute për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për Kosovën – shtet të pavarur e sovran, Kryesia e Kuvendit e riformulon nismen në: Rezolutë për rikonfirmimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për shpalljen e Kosovës - shtet të pavarur e sovran, ndërkaq grupi Parlamentar I LDK-së imponoi dhe kushtëzoi riformulimin: Kuvendi I Kosovës rikonfirmon shpalljen e … Në pamje të parë duket sikur nuk ka ndonjë dallim , Rikonfirmim I vullnetit , rikonfirmim I shpalljes… Madje shprehja shpallje mund edhe të tingëllojë disi më fort e më radikale… Mund të thotë ndokush :_- po le të ndryshohet… përse me këto stërhollime politikaneske e e intelektuale?

    Në të vërtetë, më përpara do të duhej shtruar pyetja; e përse gjithë ai insistim e gjithajo këmbënguje madje me kushtzime, trzsni e imponime për të ndryshuar karakterin dhe thelbin e nismes fillestare? Pse gjithë ai motivim për të zëvendësuar riokonfirmimin e vullnetit (të sotëm) të popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran me rikonfirmimin e shpalljes së dikurshme, atëherë kur ishte ,ashtu siç ishte dhe aq sa ishte. Do të ishte e keqe e vogël po të ishte fjala për kapric intelektualist politikanesk e particular.

    Referendumi I para pesëmbëdhjetë vietsh, është përfshirë në preambulen e rezolutësë ,pse u dashka që edhe pika pare e rezoluës të na kthejë 15 vjet më pas he të a goyhdojë aty ? Cfarç kuptimi politico- juridik mund të ketë Rikonfirmimi I shpalljes se mëhershme? A ka ndonje perecedet tç ngashëm? Nëse dëshirohet që teksti të ketë karakter shpalljeje, pse nuk thuhet: Kuvendi I Kosovës shpall (ose: rishpall) Kosovën shtet të pavarur e sovran…,ose ,edhe më qartë, pse nuk thuhet, siç e tha Kuvenid I Shqipërisë: Kosova është (ose: do të jetë) shtet I pavarur e sovran?

    Nisma e PDK-së qe motivuar nga nevoja për të artikuluar edhe një herë përcktimin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran si një nevojë për konsolidim të pozicionit negocius të përfaqësusëve kosovarë në pocesin që po nis. Vullnetin e populli si bazë për t ardhmen as nuk na e ka mohuar kush dhe as që do të mund të na e mohojë. Ndërkaq, të kërkosh dhe të besosh që bota do të kthehet e të na e njohë rikonfirmimin tonë të një akti të para 15 vitesh, dhe atë pikërisht në nismë të procesit, kjo, thçnç mç sç buti, është iluzion. Bota zakonisht nuk kthehet në të kaluaren. Ajo nuk u kthehet as qendrimeve të saj të padrejta ose të pamjaftueshme, por i tejkalon ato dhe I korrigjon në ecje e sipër. Prandaj edhe ka pak gjasa që bota dhe prania ndërkombëtare në Kosovë të reagojë pozitivisht ndaj një kërkese të tillë.

    Por edhe sikur të ndodhte që qendrat ndërkombëtare të vendosjes të bënin përjashtim dhe ta përfillnin rikonfirmimin e shpalljes së dikurshme dhe ta rikonfirmonin edhe ato formulen e atçhershme ashtu siç ishte atëbotë, cili do të ishte rezultati. Rikonfirnimni I shpalljes së para 15 vitesh do të na kthente po aq prapa, në mos edhe më shumë. Referendumi I atëhershëm, kishte rendësi të padiskutueshme, në kohen kur është mbajur, por 15 vjet më vonë, formula e tij nuk është më në pëputhje me kërkesat e kohës. Edhe ata që nuk e kanë lexuar me shumë vëmendje e dijnë se teksti I Referdumit , kishte edhe një fjali që mund të kthehet në litar e vargonj që ia lidhin duartë Kosovës dhe popullit të saj. Mos të harrohet se fjala është për pozicion negocies dhe pozicioni negociues zor që rezulton edhe si epilog përfundimtar. Serbia orvatete hapur për ta kthyer Kosovën në të kaluaren dhe në “zgjidhjet” e atëhershme të imponuara. Nëse edhe Kosova lejon të kthehet prapa dhe në çfarëdo mënyre të rinxjerr nga varri I historisë idetë dhe fomulimet për të drejtë pjesëmarjeje në lidhjen e shteteve – republikave sovrane ( në Jugosllavi), nuk ka asnjë dyshm se kjo do t ishte dhurata më e mire, më e përdorshme dhe më e papritur për Serbinë revanshiste dhe për pozicionin e saj negociues: me pak se pavarësi e më shumë se autonomi. Mund të merret me mend se do të pasonte pastaj ndonjë përpjekje për të relativizuar e knestuar efektet me ndonjë document, që kinse e ka korrigjuar deklarimin e referendumit, por mund tç merret lehte me mend se sa punë mund të bëjnë letra të tilla që nuk janë të njohura as për qytetarët e plitikanët tanë pale më për boten.

    Formula e imponuar do të ishte qartë në kundërshtim me interesin actual dhe përspektiv të Kosovës, dhe njëkohësisht do të ishte kundër angazhimt të drejtë të përfaqsuesëve të Grupit të Kontaktit kundër çfarëdo kthimi në të kaluaren dhe si e tillë ajo do të na kofrontonte me boten demokratike dhe me praninë ndërkombëtare në Kosovë.

    Ndonëse jo ende sa e si duhet , bota na e ka njohur dhe po na e njeh të drejten për të shprehur vullnetin e qytetarëve tanë dhe për ta artikuluar atë sërish si bazë për ecje përpara dhe ndërtimin e së ardhmes së dëshiruar të Kosovës. Është pikërisht ajo që I duhet sot Kosovë dhe prfaqësuesëve të saj, në prak të procesit që po nis dhe si e tillë zor se mund të kundërshtohej e të kontestohej nga kushdoqftë.

    Mbase mund të kuptohet e të arsyetohet kofrontimi qoftë edhe me botën, kur eshtë fala për interesin madhor të vendit e të popullit , kur ëstë fjla për ecje përpara. Por të konfrontohesh me botën duke u kthyer parapa dhe për t u kthyer prapa, kjo nk mund të ketë asnjë kuptim dhe asnjë arsyetim.

    Në gjuhen sportive kësaj I thonë autogol edhe atë autogol historik. Autogoli, nga pozitat mbrojtëse edhe mund të kuptohet e arsyetohet. Zakonisht është gabim me pahir. Zor se mund të gjendet arszetim për auogolin që bëhet nga pozta jashtëloje e sulmit, nga “ofsajdi”.

    Uroj këndellje dhe reflektim . Uroj që ky autogol historic të parandalohet sa ka kohë, përndryshe nuk di si do të mund ta kishte emrin. Nuk do të dëshiroja të jem pjesë e skuadres që lejon autogola të tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    -Surroi: Rezoluta është preambulë për platformën e delegacionit

    -Kosumi: Kjo ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme e ligjvënësve

    -Thaçi: Me miratimin e Rezolutës është kryer obligimi ndaj qytetarëve

    -Hamiti: Çdo zgjidhje tjetër përveç pavarësisë së Kosovës, nuk është zgjidhje



    Shkruan : Bajram Lani



    Prishtinë, 17 nëntor 2005 - Dilemat rreth miratimit të Rezolutës për pavarësi kanë përfunduar bashkë me dilemat rreth tekstit dhe bashkë me presionin ndërkombëtar rreth miratimit të kësaj rezolute, si rezolutë për pavarësi, apo si platformë-kornizë për grupin negociator të Kosovës. 104 deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës, në përjashtim të deputetëve serbë të cilët ende vazhdojnë bojkotin e tyre ndaj Kuvendit, të enjten unanimisht kanë miratuar, pa asnjë solemnitet, Rezolutën për rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përkatësisht nga kreu i saj Hashim Thaçi, para më shumë se një muaji dhe të harmonizuar e të çharmonizuar pastaj ndërmjet grupeve parlamentare dhe dy komisioneve, Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Komisionit për gjyqësi. Kështu, në analet e historisë së Kosovës futet edhe një datë e rëndësishme për diskutim, 17 Nëntori 2005. Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet kësaj Rezolute, megjithëse si rezolutë nuk prodhon asnjë efekt ligjor, pos moral dhe politik, nuk e shpalli me akt zyrtar pavarësinë e Kosovës, gjë që i ngriti peshë krerët e UNMIK-ut dhe të bashkësisë ndërkombëtare, por e “rikonfirmon” vullnetin e popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Popujve për Vetëvendosje dhe aktet tjera ndërkombëtare, duke marrë parasysh aspiratën legjitime të popullit të Kosovës të mbështetur në Konferencën e Bujanit, në Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, në Referendumin e vitit 1991, duke u bazuar në rezistencën e përgjithshme ndaj okupimit dhe në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke e çmuar lart intervenimin e NATO-s në Kosovë. Nëpërmjet kësaj rezolute Kuvendi i Kosovës kërkon përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të komuniteteve minoritare në pajtim me standardet ndërkombëtare.



    Grupet parlamentare arrijnë më në fund një harmonizim të përbashkët të tekstit të rezolutës



    Orë të tëra konsultimesh, mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe mbledhje të grupeve parlamentare, të enjten kanë rezultuar me formimin e një grupi punues për të harmonizuar edhe një herë tekstin e rezolutës, e cila ishte e harmonizuar më herët si Rezolutë për rikonfirmimin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Kjo ka ardhur pas presionit ndërkombëtar për variantin e parë të rezolutës, i cili është konsideruar më i papranueshëm për shkak se, sipas tyre, do të paraqesë probleme për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova. Përzierje nëpër hollin e sallës së Kuvendit, hyrje-dalje në sallë dhe takime të njëpasnjëshme i kanë karakterizuar orët e paramiratimit të rezolutës. Ndërkohë që vazhdimisht nëpër hollin e sallës së Kuvendit është parë sa në një qosh sa në një tjetër, shefi i Zyrës Britanike në Prishtinë Mark Grosman, përderisa asnjë tjetër zyrtar i lartë ndërkombëtar nuk u pa, sikur që ndodh zakonisht në seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Seanca e paraparë për në orën dhjetë u shty për një orë e gjysmë fillimisht, deri sa u arrit që të formohet grupi punues me përbërje: Fatmir Sejdiu e Nekibe Kelmendi (LDK), Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi (PDK), Gjynlaze Syla (AAK), Ylber Hysa (ORA) dhe Mahir Jagcilar nga grupi parlamentar 6 plus. Konsultimet kanë vazhduar edhe për dy orë të tjera derisa grupi i caktuar për harmonizimin e tekstit ka arritur ta harmonizojë tekstin e Rezolutës, më të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare. Tekstin e rezolutës e ka lexuar deputetja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, ndërkaq në fund të leximit të saj, të gjithë deputetët i dhanë përkrahje Rezolutës me ngritje në këmbë dhe duartrokitje të gjata.



    Kosumi: Kjo ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme e ligjvënësve



    Të pranishëm në këtë solemnitet ishin edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës të prirë nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërkaq nuk ishte ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq. Pas miratimit të rezolutës, kryeministri Kosumi tha se ligjvënësit kanë bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë situatë. “Kuvendi e ka miratuar rezolutën që e rikonfirmon vullnetin politik shekullor të popullit të Kosovës dhe njëkohësisht garanton të gjitha të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, garanton kufijtë e Kosovës, marrëdhënie të mira me fqinjë dhe garanton marrëdhënie afatgjate me strukturat euro-atlantike”, është shprehur kryeministri Kosumi. Sipas tij, me këtë rezolutë Kuvendi gjithashtu obligon delegacionin e Kosovës që në procesin e negociatave për shtetin e pavarur dhe sovran, të ketë si pikë mbështetëse këtë rezolutë. Kosumi tha se pas një pune të vështirë është arritur momenti i dëshiruar.



    Thaçi: Me miratimin e Rezolutës është kryer obligimi ndaj qytetarëve



    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, pas miratimit të Rezolutës ka thënë se me këtë akt është kryer obligimi ndaj qytetarëve të Kosovës. “Parlamenti i Kosovës sot kreu obligimin ndaj qytetarëve të Kosovës, nxori vendimin e duhur, vendimin e Rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit të popullit të Kosovës, për shtet të pavarur dhe sovran, që vullneti i qytetarëve të Kosovës për shtet është i panegociueshëm dhe çdo marrëveshje në procesin negociator të jetë e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, apo nëpërmjet referendumit qytetar”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se kjo është rezoluta që e kanë kërkuar qytetarët e Kosovës, “andaj, parlamentarët kanë kryer obligimin e vet qytetar dhe kombëtar”. Rezoluta e miratuar, sipas udhëheqësit demokrat, është rezolutë e unitetit veprues dhe të qëndrueshëm, e cila do të jetë bazë për platformën e ekipit negociator në procesin e shtet-ndërtimit në raport me bashkësinë ndërkombëtare. “Kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, që në një formë apo tjetër kanë kontribuuar për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Por, në të njëjtën kohë vlerësoj se kjo rezolutë e Parlamentit të Kosovës nënkupton se institucionet e Kosovës janë të ndërtuara të punojnë për Kosovën e pavarur me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj”, ka theksuar ai, duke e konsideruar rezolutën edhe si një ndihmesë për investimin e angazhimeve në Kosovë, të SHBA-ve, BE-së. “Ashtu siç ishim dje bashkërisht në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, ashtu siç jemi sot në ndërtimin e paqes, do të jemi edhe nesër bashkërisht në procesin e statusit përfundimtar të Kosovës, atij vendimi shumë të pritur nga qytetarët e Kosovës, por edhe në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së dhe të NATO-s”, ka thënë Thaçi.



    Surroi: Rezoluta është preambulë për platformën e delegacionit



    Ndërkaq, kryetari i partisë së dytë opozitare në vend, ORA, Veton Surroi, ka thënë se kjo rezolutë është preambulë për platformën e delegacionit dhe si e tillë nuk ka kujt t'i pengojë. “Kjo rezolutë shpreh një unitet të përbashkët dhe të padyshueshëm të këtij parlamenti për pavarësi dhe është një përkrahje e grupit negociator për të ardhmen. Ne i kemi futur aty edhe disa elemente të reja prej të cilave ne kemi insistuar të futet konferenca e Bujanit, rezoluta e së cilës ka qenë akti i parë kushtetues-juridik i Kosovës”, ka thënë Surroi. Sipas tij, me këtë është rikonfirmuar vullneti, i cili duhet të shpie në pavarësi të plotë të Kosovës. “Po të kishim qenë të pavarur nuk do të kishim bërë rezolutë për pavarësinë”, ka thënë ai.



    Hamiti: Çdo zgjidhje tjetër përveç pavarësisë së Kosovës, nuk është zgjidhje



    Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar, e ka quajtur miratimin e Rezolutës provë që Parlamenti i Kosovës të artikulohet edhe një herë për kërkesat politike të popullit të Kosovës, të cilat janë shtruar në të gjitha mënyrat siç shtrohet një kërkesë politike, edhe si luftë politike, edhe si luftë për çlirim. “Unë mendoj se efekti i këtij teksti është që kjo të rikonfirmohet që Kosova ka bërë kaq rrugë të gjatë dhe kaq mënyra të kombinuara të veprimit, saqë çdo zgjidhje tjetër përveç pavarësisë së saj nuk është zgjidhje”, ka theksuar ai. Kuvendi i Kosovës, sipas Hamitit, është vendi ku duhet të vendoset, ngase është institucion që përfaqëson popullin e Kosovës. “Ky Kuvend nëse e përfaqëson popullin e Kosovës duhet të marrë fuqinë e vendosjes, mos sot, nesër. Rezolutë do të thotë me qenë i vendosur”, ka thënë Hamiti, duke shtuar se shpallja e pavarësisë iu ka penguar njerëzve, të cilët kanë bërë presione të hatashme mbi përfaqësuesit e Kosovës derisa është arritur ky përfundim.

    Puna 45 ditëshe, siç tha kryekuvendari Nexhat Daci, rreth harmonizimit të Rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, është kurorëzuar me miratimin e saj, duke rikonfirmuar edhe një herë vullnetin e popullit të Kosovës dhe duke krijuar një platformë për punën e mëtejme të ekipit negociator në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PRO ET CONTRA: ADEM DEMAÇI, REXHEP QOSJA, EDITA TAHIRI, ALBIN KURTI, E KOMENTOJNË MIRATIMIN E REZOLUTËS NË KUVEND



    Demaçi: Ka mjaft kontradikta sa i përket miratimit të Rezolutës

    Qosja: Thënë shkurt e shqip, Kosova sot (enjte) është shpallur e pavarur e sovrane

    Edita Tahiri (ADK): Solemniteti (që mungoi në Kuvend) do të kërkonte tjetër rezolutë, procesi ishte i menaxhuar keq

    Kurti: Kjo Rezolutë do të mbahet mend vetëm nëse e shfuqizon Peterseni



    Pregaditën : Burim Etemaj e Naim Zeqiri



    Prishtinë, 17 nëntor 2005 - Janë dashur dekada që më në fund, institucioni më i lartë legjislativ i Kosovës, në mënyrë legale, në një gjendje të zakonshme të miratojë një Rezolutë që rikonfirmon vullnetin e popullit të Kosovës për një Kosovë të Pavarur dhe Sovrane. Kjo njëherësh shënon aktit e parë juridiko-politik të nxjerrë nga një institucion legjitim në historinë institucionale të Kosovës, që nga Konferenca e Bujanit e vitit 1943-44. E veçanta e rezolutës së miratuar të enjten nga Kuvendi i Kosovës është se ajo është dokumenti i parë, i tillë që nuk nxirret në objekte private, në male, para ndërtesës së Kuvendit, por me një procedurë të rregullt parlamentare në objektin zyrtar të shtetit të ardhshëm të Kosovës, krijimin e të cilit e parasheh vetë ajo. Ky dokument pa dyshim se do të pasohet me reagime të institucioneve ndërkombëtare, shtetit serb dhe faktorëve tjerë relevantë në Kosovë. Por, çfarë thonë për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi, Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Edita Tahiri, Albin Kurti?



    Demaçi: Ka mjaft kontradikta sa i përket miratimit të Rezolutës



    Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, disa minuta pas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi për rikonfirmimin e vullnetit të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, i ka thënë gazetës se në tekstin e Rezolutës shkruan se pavarësia është e panegociueshme, e në anën tjetër politikanët e Kosovës deklarojnë se kjo rezolutë do të shërbejë si bazë apo platformë për bisedime, duke plotësuar kështu një nga kërkesat e shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Megjithatë, Demaçi mendon se ka mjaft kontradikta sa i përket miratimit të Rezolutës... duke shprehur frikën se edhe kjo rezolutë do ta ketë fatin e njëjtë sikurse rezolutat e tjera. “Kam frikë se edhe kështu siç është miratuar kjo rezolutë, nuk do të pranohet nga Peterseni e bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Demaçi.



    Kurti: Kjo Rezolutë do të mbahet mend vetëm nëse e shfuqizon Peterseni



    Në anën tjetër, njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, i ka thënë gazetës se deputetët e miratuan Rezolutën, e pastaj shkuan në bufe të Kuvendit dhe e festuan. “Ka mbetur edhe të realizohet ajo. Në fakt, tash 15 vjet pritet ‘vetëm’ realizimi. Duke marrë parasysh kornizat e sistemit aktual politik, natyrisht se ata presin që këtë ta bëjë UNMIK-u me KFOR-in. Ata sigurisht se s’do ta bëjnë. Politika pa forcë s’ka kuptim. E tillë, pra e pakuptimtë, është politika vendëse në Kosovë”, shprehet Kurti.

    Kjo Rezolutë, sipas tij, do të mbahet mend vetëm nëse e shfuqizon Peterseni, “gjë që s’duket se do të ndodhë”.

    Kjo Rezolutë, shton Kurti, e ka testin e vet të qartë të vërtetësisë: “zhbërja e delegacionit për negociata. Nëse kjo Rezolutë është e njëmendë, atëherë negociatat për status janë të padëshirueshme dhe të papranueshme”. Kurti mendon se rrjedhimisht, s’ka nevojë për grupe e delegacione për bisedime.

    Madje, sipas tij, edhe ata 9 milionë euro që i ndau qeveria do të kurseheshin. “Ama, nuk mund të ketë qëndrime të njëmendta në një Kuvend që s’është i njëmendët”, shprehet Kurti.



    LKÇK për një Rezolutë që parasheh një shtet shqiptar në Ballkan



    Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka theksuar se të gjithë faktorët që janë të përfshirë në rastin e Kosovës administrative, ditët e fundit kanë intensifikuar veprimet e tyre duke shpalosur deklarimet e veta rreth zgjidhjes së statusit të ardhshëm të saj, dhe në këtë vazhdë janë nxjerrë disa rezoluta nga parlamente të ndryshme. LKÇK thekson se Parlamenti shqiptar ka miratuar një rezolutë e cila mbështet pavarësinë e plotë për Kosovën, në vend që të kujdesej për krijimin e rrethanave më të favorshme për zgjidhje të plotë dhe të drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Fatkeqësisht, sipas LKÇK-së edhe me këtë rezolutë shteti shqiptar legjitimon padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Më tutje në komunikatë thuhet se një rezolutë tjetër ka nxjerrë edhe parlamenti serb, i cili nëpërmjet saj kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t`i respektojë kufijtë e një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, siç është Unioni SMZ dhe zgjidhjen e sheh në formë të një autonomie për shqiptarët në kuadër të këtij unioni. Duke u ndalur te Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, LKÇK vlerëson se ajo mbështetet nga shumica e partive politike që veprojnë në trojet shqiptare të pushtuara, mbi të cilët peshon më së rëndi përmasa e ndikimit të këtyre ndarjeve të dhunshme dhe të padrejta. Sipas LKÇK-së, nga të gjitha këto rezoluta del një përfundim i përbashkët: vazhdimi i gjendjes së rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore si dhe vazhdimi i përpjekjeve të këtyre faktorëve për të imponuar zgjidhje jo të drejtë të çështjes së pazgjidhur shqiptare. “Prandaj, zgjidhja më e drejtë do të ishte Rezoluta që përcakton angazhimin për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan”, thuhet në komunikatën e LKÇK-së.



    Qosja: Thënë shkurt e shqip, Kosova sot (enjte) është shpallur e pavarur e sovrane, mbetet të shihet nëse delegacioni do t’i përmbahet



    Akademik Rexhep Qosja, ekskluzivisht për “Epokën e re” ka thënë se populli shqiptar i Kosovës disa herë deri më tani e ka shpallur institucionalisht vullnetin e tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran me mbështetje ndërkombëtare. Mund të thuhet se nuk ka faktor politik ndërkombëtar që di për Kosovën, thotë ai, e të mos dijë se shqiptarët dëshirojnë që Kosova të jetë e pavarur e sovrane dhe për këtë janë shprehur edhe herëve tjera përpara. Për këtë arsye, rezoluta që ka miratuar Kuvendi i Kosovës, Qosja mendon se me të drejtë është quajtur rezolutë për rikonfirmimin e vullnetit të popullit shqiptar për Kosovën shtet të pavarur e sovran. E miratuar në prag të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës kjo rezolutë, thekson ai, vetvetiu bëhet platformë politike, juridike e delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në këto bisedime.

    “Në rezolutë pavarësia e Kosovës është quajtur si thuhet në tekst e ‘panegociueshme’, prandaj delegacioni i Kosovës është shpallur politikisht, juridikisht dhe moralisht i obligueshëm të braktisë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës, në qoftë se kjo çështje- pra çështja e pavarësisë së Kosovës bëhet objekt negociatash, qoftë nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, qoftë nga delegacioni i Serbisë”, tërheq vërejtjen Qosja.

    Thënë shkurt, thekson Qosja, Kosova sot është shpallur e pavarur e sovrane, sepse e pavarur e sovrane është shpallur nga Kuvendi i saj i zgjedhur në zgjedhje të lira e demokratike - të parat në historinë e Kosovës.

    Por, a do t’i përmbahet vërtet këtij obligimi politik, juridik e moral që ka marrë mbi vete delegacioni i Kosovës, kjo, thotë Qosja, mbetet të shihet.

    “Në qoftë se ky delegacion nuk do t’i përmbahet këtij obligimi, Kuvendi i Kosovës ka marrë obligim ta zëvendësojë me delegacion tjetër. Por në qoftë se delegacioni i Kosovës nuk do t’i përmbahet këtij obligimi politik, juridik e moral me pajtimin e Kuvendit të Kosovës, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme. Logjika juridike e morale e thotë në një rast të tillë: Ose zgjedhje të jashtëzakonshme për një Kuvend tjetër, ose luftë të udhëhequr prej këtij Kuvendi për realizimin e rezolutës së sotme (e enjte)”, thekson ai!

    Shkurt e shqip e thënë, me miratimin e rezolutës se sotme (e enjte), për rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur e sovran, sipas Qosjes, praktikisht kanë marrë fund shakatë e ashtuquajtura kushtetutare e juridike të 15 viteve të shkuara.



    Edita Tahiri: mungesa e solemnitetit lidhet direkt edhe me përmbajtjen e rezolutës



    Kryetarja e Partisë Alternativa Demokratike e Kosovës, Edita Tahiri, mendon se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, për faktin se kemi hyrë në proces të definimit të statusit politik të Kosovës, dhe kjo rezolutë sipas saj, e forcon këtë proces. Mirëpo, mënyra se si është finalizuar kjo rezolutë, thotë ajo, tregon se udhëheqësia politike dhe institucionale e Kosovës nuk ka aftësi menaxhuese, gjë që e ka komprometuar edhe procesin e miratimit të kësaj rezolute. “Ky është një mesazh i keq se si do të menaxhohet procesi i bisedimeve për përcaktimin e statusit të Kosovës. Këto dobësi që po paraqiten janë si pasojë e një mungese të një platforme të përbashkët të udhëheqjes politike të Kosovës”, shprehet Tahiri. Ndërkaq, duke u ndalur te fakti se me rastin e miratimit të rezolutës në fjalë ka munguar një solemnitet siç ndodh rëndom, Tahiri ka shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e presionit ndërkombëtar ndaj drejtuesve të Kuvendit, dhe fakti që kryetari i Kuvendit bëri një tërheqje që nuk është dashur ta bëjë, tregon se Daci nuk ka qenë i gatshëm të organizojë një seancë më solemne për shkak se, sipas saj, ajo do të kërkonte një rezolutë tjetër. Pra, mungesa e solemnitetit lidhet direkt edhe me përmbajtjen e rezolutës.

    epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Lajme nga Kosova

    Lajme nga Kosova

    Miratohet Rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran


    Data e Publikimit: 17/11/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Kryeparlamentari Nexhat Daci tha se teksti i rezolutës është adaptuar bashkërisht nga të gjitha grupet parlamentare.



    Teksti i rezolutës është lexuar nga Nekibe Kelmendi, anëtare e LDK-së.



    Duke u mbështetur në Kartën e KB-ve për të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe duke marre parasysh aspiratat legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë me popujt tjerë dhe duke u mbështetur me zhvillimet juridike të shprehur në Konferencën e Bujanit dhe konferencën kushtetuese 1990 dhe referendum e vitit 1991 dhe Rezolutën e Kosovës për pavarësi për shtet të pavarur më 1991 dhe duke u bazuar në luftën e gjatë për liri dhe në rezistencën e përgjithshme dhe në luftën e armatosur të UÇK-së dhe duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe duke u bazuar në programet e partive politike të Kosovës për Kosovën, duke çmuar lart intervenimin e NATO-s për të parandaluar gjenocidin nga ana e Serbisë, Kuvendi i Kosovës nxjerr Rezolutën për rikonfirmimin e vullnetit politik popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.



    Duke u mbështetur në Kartën e KB-ve për të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe duke marre parasysh aspiratat legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë me popujt tjerë dhe duke u mbështetur me zhvillimet juridike të shprehur në Konferencën e Bujanit dhe konferencën kushtetuese 1990 dhe referendum e vitit 1991 dhe Rezolutën e Kosovës për pavarësi për shtet të pavarur më 1991 dhe duke u bazuar në luftën e gjatë për liri dhe në rezistencën e përgjithshme dhe në luftën e armatosur të UÇK-së dhe duke konfirmuar garantimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe duke u bazuar në programet e partive politike të Kosovës për Kosovën, duke çmuar lart intervenimin e NATO-s për të parandaluar gjenocidin nga ana e Serbisë, Kuvendi i Kosovës nxjerr Rezolutën për rikonfirmimin e vullnetit politik popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. “Rezoluta ka dhjetë pika në të cilat thuhet se Kuvendi i Kosovës për Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, garanton konfirmimin e popullit të Kosovës për pavarësi përmes referendumit, merr obligim të nxjerrë kushtetutën në pajtim me standardet e BE-së, kërkon përkrahjen ndërkombëtare për shtet të pavarur dhe sovran nga KB, SHBA, BE dhe vendet tjera, shpreh gatishmëri të ratifikojë të gjitha konventat dhe aktet e njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe komuniteteve që dalin nga KB-ve, BE-së, Këshilli i Evropës dhe OSBE. Kuvendi i Kosovës zotohet për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për qytetarët e Kosovës dhe të drejtave të minoritetet në pajtim me standardet ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës, angazhohet që Kosova të integrohet në strukturat evro-atlatnikte dhe angazhohet për raporte të mira me vendet fqinje për të pasur stabilitet në rajon, garanton tërësinë territoriale të Kosovës dhe pa cenueshmërinë e kufijve të saj, konfirmon se vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi është i panegociueshëm, si dhe duke mbështetur delegacionin e Kosovës do të përcjell punën e tij dhe çdo vendim për të ardhmen e Kosovës do të ratifikohet në Kuvend ose përmes të referendumit. Kjo rezolutë paraqet bazë juridike dhe politike për pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës për bisedimet për Kosovën,” thuhet në tekstin e rezolutës, të cilën e lexoi Nekibe Kelmendi, deputete e LDK-së.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një ushtri e vetëshpallur shqiptare kërcënohet me sulm në Prishtinë

    Prishtinë, 12:35

    Ushtria e vetëshpallur për pavarësinë e Kosovës (UPK) paralajmëron sulm mbi Prishtinën më 23 nëntor, duke shtuar se këtu gjendet selia e "okupatorit modern" të Kosovës.



    "Ka shumë gjasa që qyteti i Prishtinës, ku të gjitha institucionet janë nën kontrollin e okupatorit "modern", të jetë cak i sulmit, duke filluar prej të mërkurës", bëhet e ditur në kumtesën e kësaj organizate, që sot e botoi gazeta e Prishtinës "Epoka e Re".


    Në letrën bëhet e ditur se UPK-ja "ka pritur nënshkrimin e komandatit të armatës, kolonelit Luixhi", ndërsa operacionet ushtarake mbi Prishtinën do t`i drejtojë njëfarë gjeneral Ozoni. Ushtria u bën thirrje Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës që t`u bashkangjiten ushtarëve të tyre dhe t`i mbështesin me "të gjitha mjetet që kanë në disponim".


    "Besojmë se forcat e UNMIK-ut jo vetëm që nuk do të jenë në gjendje t`u rezistojnë operacioneve tona, por do të kërkojnë prej forcave tona t`u aprovojnë korridor që të mund të ikin në mënyrë të turpshme", bëhet e ditur në kumtesën.


    Këto grupe, në disa raste, i paralajmërojnë institucionet e Kosovës "që të mos luajnë me vullnetin e popullit të Kosovës", duke shtuar se qëllimi i tyre është pavarësi e Kosovës. /Makfaks/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une mendoj qe eshte gabim i madh sulmi ndaj UNMIK-ut sidomos tani qe jemi afer njohjes nderkombetare te pavaresise sone. Qe te gjithe po deklarohen se statusi do zgjidhet me se largu ne qershor te vitit te ardhshem, keshtu qe nuk duhet bere asnje trazire tani. Poqese nuk fitojme pavaresine, atehere edhe une them qe duhet te luftojme prape, i madh e i vogel, burra e gra, por kjo eshte larg mendsh te ndodh sepse edhe vet bashkesia nderkombetare nuk e lejon nje lufte te re ne Kosove dhe nuk e lejon qe gjithe ajo cfare eshte investuar atje keto gjashte-shtate vitet e fundit te shkoj huc, prandaj edhe do e njohin pavaresine tone, jo me larg se qershori i vitit te ardhshem e ndoshta edhe me shpejt.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Një ushtri e vetëshpallur shqiptare kërcënohet me sulm në Prishtinë

    Ushtria e vetëshpallur për pavarësinë e Kosovës (UPK) paralajmëron sulm mbi Prishtinën më 23 nëntor, duke shtuar se këtu gjendet selia e "okupatorit modern" të Kosovës.
    Si e kuptoi lajmin Epoka e Re?!
    UPK-ja i lajmeroi me leter,e-mail,ne person,me ndonje parulle,me....cka?

    E para.

    E dyta:çka kerkon ky lajme ne kete rubrike?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Si e kuptoi lajmin Epoka e Re?!
    UPK-ja i lajmeroi me leter,e-mail,ne person,me ndonje parulle,me....cka?

    E para.

    E dyta:çka kerkon ky lajme ne kete rubrike?
    Si e ka pranue ket lajm Epoka e Re nuk e di se nuk punoi ne ket Gazet.
    Dhe e dyta ket lajm e kam postue ku tema ishte LAJME nga KOSOVA e per qi ja ndrroin temes shpesh titujt une nuk kam faj dhe me duket e paskan mbyll krejt e ja paskan bashkangjit kesaj.


    Kur jemi te keto far ushtrish qe po lindin si kopurthat pas shiu qe edhe 2 tjera
    -------------------------

    11. Oktober 2005 Serbische Militante in Kosovo?: Die Tageszeitung „Koha Ditore“ berichtet von der Gründung einer paramilitärischen „Serbische Antiterror-Bewegung für die Befreiung“ unter Führung eines Mikan Velinovic; sie soll ca. 7.500 Kämpfer umfassen. Velinovic räumt ein, seine Bewegung habe sich aus Verteidigungstrupps gegen albanische Exzesse gebildet, sei aber nicht bewaffnet.


    --------------------------

    Kapet në Ferizaj një grup i vetëquajtur ushtria “Albaniku”
    19.11.2005 14:25 ET Ferizaj (KosovaLive)

    Policia e Ferizajt tha se ka kapur para dy ditësh, një grup kriminelësh prej tre vetash, i cili e quante veten ushtria “Albaniku”. Grupi kishte operuar në Ferizaj gjatë këtij muaji, duke kërcënuar së paku tri ndërmarrje dhe duke u kërkuar para.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 21-11-2005 më 07:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    O llap-o


    une pyeta:
    Ku e mori ,dhe si,Epoka e Re lajmin e UPK-es?
    Mandej,ajo ushtria Aklbakos-nuk me lidhet dot me kete UPK-en.

    Per fund,pytjen do ta drejtoj ty:
    Pse TI i vendos keto lajme mu ne kete rubrike?


    (Truni yt mesiguri se e di lidhjen,
    mirepo une po kam nevoje me dite me shkrim!)


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    O llap-o


    une pyeta:
    Ku e mori ,dhe si,Epoka e Re lajmin e UPK-es?
    Mandej,ajo ushtria Aklbakos-nuk me lidhet dot me kete UPK-en.

    Per fund,pytjen do ta drejtoj ty:
    Pse TI i vendos keto lajme mu ne kete rubrike?


    (Truni yt mesiguri se e di lidhjen,
    mirepo une po kam nevoje me dite me shkrim!)




    :syze

    vnoi edhe nji par syza e lexoje me mier une tu kam pergjigj kaher
    dhe jo Albakos por Ushtria e Albanikut
    -------------------


    1)Si e ka pranue ket lajm Epoka e Re nuk e di se nuk punoi ne ket Gazet.

    2)Dhe e dyta ket lajm e kam postue ku tema ishte LAJME nga KOSOVA e per qi ja ndrroin temes shpesh titujt une nuk kam faj dhe me duket e paskan mbyll krejt e ja paskan bashkangjit kesaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    vnoi edhe nji par syza e lexoje me mier une tu kam pergjigj kaher
    dhe jo Albakos por Ushtria e Albanikut
    -------------------


    1)Si e ka pranue ket lajm Epoka e Re nuk e di se nuk punoi ne ket Gazet.

    2)Dhe e dyta ket lajm e kam postue ku tema ishte LAJME nga KOSOVA e per qi ja ndrroin temes shpesh titujt une nuk kam faj dhe me duket e paskan mbyll krejt e ja paskan bashkangjit kesaj.
    Jo Llap,jo.Me te drejt thue se shpesh ua nderrojne titujt temave.Po kesaj here nuk ia ke qellue.
    Vetem per kete ri-kinfirmim te rezolutes jane te hapuna tri tema.

    Mirepo,prap se prap une nuk kuptoj se cka lidhen keto kercenime te ketyre ushtrive te vetqujtuna ashtu me rezoluten dhe ri-knfirmimin e vullnetit te popullit.
    Mos u ba tosh, kallxo!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 23:48
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Qeveria është ndërtuar nga struktura parapolitike e paraushtarake
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-12-2005, 12:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •