Ja dhe pak fjale per babane e etnografise Shqiptare..

I lumte Alma Miles..




---------

Shekulli

--

Nė 95-vjetorin e lindjes dhe 10-vjetorin e vdekjes, asnjė institucion shtetėror nuk ėshtė kujtuar pėr etnologun e shquar Rrok Zojzi. Njė fat qė e pėrndoqi qė nė tė gjallė krijuesin e 22 mijė njėsive arkivore tė objekteve muzeale. Njė nga etnografėt vepra e tė cilit ėshtė vjedhur nga studiues qė nuk ia pėrmendin kurrė emrin

Rrok Zojzi, mes mitit dhe harresės


Alma Mile

Ėshtė shkruar shumė rrallė pėr Rrok Zojzin. Madje ndonjėherė duket sikur ėshtė shndėrruar si ato figurat e legjendave qė ai mblidhte nėpėr Shqipėri. Pas vdekjes, kolegėt shkruan ndonjė artikull tek revista “Kultura Popullore” dhe gjithēka mbeti aty. Dje ai kishte 95-vjetorin e lindjes dhe 10- vjetorin e vdekjes, por pėr etnologun e shquar Rrok Zojzi nuk u kujtua kush. Njė prej kolegėve tė tij, prof.dr. Mark Tirta, tregon se vite mė parė, shkencėtarėt e Zagrebit ngulnin kėmbė pranė zyrtarėve shqiptarė qė Zojzin ta merrnin si punonjės pranė Akademisė sė Shkencave nė Kroaci. Zojzi filloi punė nė Institutin e Shkencave nė vitin 1947, duke u bėrė themeluesi i sektorit tė studimeve etnologjike shqiptare. “Qė nė fillim i kushtoi kujdes tė veēantė krijimit e zgjerimit tė bazės materiale pėr studime shkencore, krijoi arkivin e objekteve muzeale qė nėn drejtimin e tij arriti deri nė 22 mijė njėsi. Bėri eksplorime nė vise tė ndryshme tė virgjėra tė Shqipėrisė, pėr tė mbledhur tė dhėna studimi dhe pėr tė gjurmuar e fotografuar objektet muzeore qė shėrbenin pėr arkiv”, - tregon Tirta, duke shtuar se krahas arkivit tė objekteve muzeore, Zojzi krijoi fototekėn, skicotekėn, arkivin e dorėshkrimeve, tė pėrkthimeve e tė dokumentacionit tė burimeve tė ndryshme tė shkruara. Madje nė vitin 1948 nėn drejtimin e tij u ngrit Muzeu Etnologjik Kombėtar. Duke qenė njohės i mirė i disa gjuhėve i gjermanishtes, frėngjishtes e italishtes, ai voli traditėn mė tė mirė bashkėkohore, pėr tė ndėrtuar strukturat e etnologjisė shqiptare. Sipas profesor Tirtės, Zojzi shquhej pėr praktikėn e veēantė tė punės. “Pak a shumė ndoqi metodėn qė dikur kishte praktikuar Franc Nopēa nė eksplorime: nė ēdo vend ku kalonte vėrente, merrte shėnime e jepte gjykime pėr gjithēka, e studionte etnokulturėn nė kompleks”, - thotė etnologu. “Rrok Zojzi ėshtė i pari nė historinė e etnologjisė shqiptare qė hartoi anketa e pyetėsorė pėr probleme tė veēanta tė etnokulturės e i shpėrndau nė tėrė viset e Shqipėrisė, sidomos ndėr arsimtarė, e janė marrė pėrgjigje sipas fakteve tė terrenit”, - vazhdon Tirta. Por pavarėsisht punės sė pakrahasueshme, Zojzi ka qenė pėrherė i pėrndjekur prej biografisė, e cila regjimit diktatorial i linte shumė pėr tė dėshiruar. Nė biografinė e familjes numėroheshin pushkatime, arratisje e burgosje, megjithatė ai i kishte vėnė pėr fund tė gjitha kėto vetėm me punė. Jo mė kot e thėrrisnin “arusha e maleve”, apo “alpinisti”. “Pati intelektualė tė nivelit tė dijes bashkėkohore qė e pėrkrahėn dhe e vlerėsuan punėn e tij shkencore, po pati jo pak “shkencėtarė” partiakė qė e nėpėrkėmbėn, e keqtrajtuan, e penguan nė punė, e ulėn moralisht e nuk e lanė tė ecte pėrpara. Kontaktet e diskutimet me tė huajt, nė shumicėn e rasteve, kanė qenė pėr tė “mollė e ndaluar”. Ka pasur ftesa pėr veprimtari shkencore nga Italia, Franca, Gjermania e Rumania, gjithnjė me shpenzime tė palės pritėse, por asnjėherė nuk u lejua tė shkojė, si njeri me “cene biografike”, - tregon Tirta, duke shtuar se gjatė viteve ‘70-’80 ka pasur 30 ftesa pėr nė Prishtinė, po as atje nuk u lejua. Sipas Mark Tirtės, edhe njė herė qė u lejua tė shkonte nė Suedi, vetėm falė ndėrhyrjes sė Nexhmije Hoxhės. Megjithatė shkencėtarėt e huaj e kanė vlerėsuar shumė punėn e Zojzit, tė cilėt jo rrallė herė e kanė cituar nė studimet e tyre. Ai ka lėnė njė pasuri tė tėrė studimesh e materialesh burimore. Shumė syresh janė tė botuara nė formėn e studimeve e nė revista tė ndryshme, tė cilat nuk janė pėrbledhur nė ndonjė botim tė vetėm, ndėrsa tė tjera janė tė pabotuara e ruhen nė arkivat e Institutit tė Kulturės Popullore. Duke u bėrė pre jo rrallė herė edhe e “vjedhjeve” prej pseudostudiuesve, qė i kanė paraqitur ato si studimet e tyre. “Zojzi ėshtė i pari qė ka mbledhur nė mėnyrėn mė tė gjerė tė drejtėn kanunore tė Labėrisė, qė deri sot mbeti pa u sitemuar e pa u botuar e pėr mė keq, duke u shfrytėzuar nga njėri e nga tjetri me kriter e pa kriter”, - thotė Tirta, duke shtuar se e njėjta gjė ka ndodhur edhe me monografinė e tij tė pabotuar pėr Gjeēovin, materialet e sė cilės janė pėrdoruar pa iu referuar emrit tė Zojzit. Pėrndjekje, shfrytėzim, “vjedhje” e harrim. Ky ėshtė fati i shkencėtarit, i cili dje duhej tė mbushte 95 vjeē.

Biografi e “dyshimtė”
Rrok Zojzi lindi nė Shkodėr nė 16 nėntor 1910, nė njė familje zejtare. Pasi mori arsimin e mesėm nė qytetin e lindjes, duke bėrė detyrėn e arsimtarit, u mor edhe me alpinizėm, me kėrkime, gjeografi e sidomos nė fushėn e etnokulturės. Gjatė viteve ‘30-’40 ai bėhet i njohur me shkrimet nė revistat “Hylli i Dritės”, “Drini”, “Vatra shqiptare”, etj. Nė vitin 1942 Zojzi pėrgatiti 34 ligjėrata gjeografiko-etnologjike, pėr Ministrinė e Kulturės dhe Turizmit, qė u shfrytėzuan nga radio “Tirana”, radio “Korēa” e radio “Kosova”. Nė vitin ‘46 e motra, Maria dhe burri i saj u pushkatuan gjatė rezistencės antikomuniste tė Postribės dhe kjo do ndikonte nė jetėn e Rrokut, i cili gjithnjė ėshtė parė si njeri me “cene nė biografi”. Prej vitit ‘47 ka punuar si etnolog pranė Institutit tė Shkencave, deri sa doli nė pension nė vitin 1976.

Studime nė terren
Rrok Zojzi ka lėnė njė numėr tė madh studimesh tė botuara nė revista shkencore si: “Gjurmėt e njė kalendari primitiv nė popullin tonė”, “Studime mbi veshjet kombėtare”, “Traditat e lundrimit nė Shqipėri”, “Mbi tė drejtėn kanunore tė popullit shqiptar”, “Gjurmė arkaike nė veshjet tradicionale tė popullit shqiptar”, “Arti popullor nė Shqipėri”, e shumė tė tjera. Ndėrkohė qė sipas etnologut Mark Tirta, ka tė pabotuara nė arkivat e Institutit tė Kulturės Popullore njė monografi rreth 100 faqe pėr Gjeēovin, studime pėr Ēamėrinė, studime mbi luginėn e Shkumbinit, pėrmbledhje pėr Labėrinė, etj. Mendohet se tė tjera materiale e studime, mes tė cilave dhe njė monografi pėr Franc Nopēėn ndodhen nė shtėpinė e tij.





17/11/2005