Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    34

    Vitaminat dhe efektet e tyre

    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    vitamina c permban vitamin c dhe vitamina c perbehet prej vitamines c.
    nejse nese do te dish dicka rreth vitamines c po te them por pyetja eshte shume e paqarte.
    cfare eshte vitamina c(acidi ascorbic)?
    vitamina c eshte nje nutritient shume i domosdoshem qe duhet marre me ushqimin.nevoja ditore eshte rreth 50-60 mg ne dite(per duhanxhinjte rekomandohet 100 mg ne dite).gjendet me se shumti ne frutat dhe zarzavate.eshte shume i domosdoshem pershkak te rolit ne prodhimin e kolagenit.
    eshte i rendesishem edhe per mbrojtjen e vit a dhe e si dhe acideve yndyrore nga oksidimi.
    deficienca ne vit c jep scorbut ose scurvy (anglisht).(nga
    konsume sa me teper zarzavate dhe fruta sic jane speca,tranguj,mango,limon,portokalla,kivi ,etj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga labin
    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni
    vitamina c eshte acid (acidi ascorbic) i cili krijohet ne menyre natyrale.

    si te gjithe formulat e lendeve organike perberesit jane carbon+hidrogjen+oksigjen

    numri i tyre eshte i ndyshem dhe menyra sa si jane lidhur eshte e ndryshme. njehere me shume eshte acid, formulen gjeje ne librat e kimise organike.

    gjendet me shumice ne disa fruta,zarzavate etj. per shkak te formules se ketij acidi, natyrisht duke pare dhe dicka me shume se forumi nuk eshte per te dhene leksion kimie, kjo nuk lejon oksidimin e substancave lipide.


    pak njohuri per rolet e "vita"-minat
    ke degjuar kjo eshte antioksidant eshte i mire per shendetin?

    trupi i njeriut ka uje, oksigjen, kalcium ne kocka dhe mishi ka lipide shume (dhjami eshte njeri prej lipideve me te njohur), te gjitha mishrat kane lipide. kush pret te okdidohet calciumi ne kocka apo uji ne trupin e njeriut?

    Dhe oksidimi i lipideve, sjell "plakjen" sepse mishi, lekura humbasin "rrjedhen e gjate jetes", mishi humbet, lekura fishket etj. Vitamina C ndalon oksidimin e lipideve dhe prandaj quhet antioksidant. Vitamina E po ashtu, disa lende te tjera ortganike po ashtu jane antioksiddues.

    *** nje shtese per te qene politikisht korrekt: jo ==ndalon== oksidimin e lipideve por e ==ngadaleson== oksidimin e lipideve. shikoni formulat e lipideve ne libra kimie shikoni dhe formulen e vitamines C, 3-D perfytyroni levizjen e oksigjenit kur keto formula jane ne reaksion midis tyre masa molare kini parasysh, shpejtesia nje atom leviz ne reaksion me nje tjeter, perplasja midis tyre, energjia qe leviz etj. me kalkulime do shikoni qe reaksioni eshte i ngadalte ne oksidimin e nje lipidi.
    thjeshte ngadaleson oksidimin e lipideve.

    njeriu kundervepron me natyren, lipidet dhe karbohidratet, lipidet jane nje lloj karbohidrati jane burim energjie prandaj mishi i derrit eshte me mire per ne zona te ftohta. mishi i derrit ska uje shume ne krahasim me mishrat e tjera por ka lipide shume.

    kjo nuk do te thote se po te hash mish me dhjame do te zgjase jeten. mishi i derrit ishte jo i lejuar ne disa zona biles dhe me ane te fese sepse derri si kafshe eshte e piste, kushtet qe derrat mbaheshin atehere shkaktonte semundje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 17-11-2005 mė 01:04 Arsyeja: jashte teme

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    oh se harrova: oksidimi i lipideve eshte shperberja e tyre. lipidet nuk marrin ndryshk si oksidimi i metale por marrin forme tjeter si pasoje e oksigjenit deri ne shkaterrim.

    per shembull keni pare personat qe marrin oksigjen ne spital per dia kohe, ata direkt dalin te semure e pakta me pneumoni

    apo ata qe kane emfizeme, e perhapur kjo tek duhanxhinjte, sa me shume ata mbahen ne oksigjen aq me shume ata me shpejt ata shkojne drejt vdekjes sepse mushkeria fillon oksidohet nga oksigjeni i paster. zgjidhja per ta "ishte" tek lenia e duhanit me kohe.

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    harrova perseri: HAni Domate per vitamine C!

  6. #6
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Jo domatja, por speci permban me shume vitamine C. Perdoreni specin ne sallate, sepse kur hahet i gjalle ka me shume vlera.
    Per kuriozitet po ju them se speci ka me shume vitamine C se limoni.
    Carpe diem!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vajz_Kosove
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    Ne zemren e prinderve
    Postime
    19
    Citim Postuar mė parė nga ~Miracles~
    Jo domatja, por speci permban me shume vitamine C. Perdoreni specin ne sallate, sepse kur hahet i gjalle ka me shume vlera.
    Per kuriozitet po ju them se speci ka me shume vitamine C se limoni.


    Hahah jo speca te gjalla ,,,,po te freskta ,se po te ishte speca e gjalle duhet me e thirr kasapin.(hahahaha)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63

    Vitamina B 17

    Kam dėgjuar se vitamina B 17 ėshtė vitaminė qė e lufton kancerin.

    Keni diēka mė shumė informacione pėr kėtė vitaminė ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Disa shėnime qė i kam gjetur nė internet rezulton se kjo vitaminė gjendet nė bėrthamat e disa pemėve: mollė, kajsi

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Ne google ke nje mal te tere me iformacione per B17-en.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vitamina D, ja si mund tė na shpėtojė

    Vitamina D, ja si mund tė na shpėtojė

    Kur tė dėrguarit e Institutit Kombėtar tė Mjekėsisė do tė ulen pėrballė kolegėve tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave nė Uashington, do tė vendoset fati i vitaminės D, "Hirushes" sė tė gjitha vitaminave. A do tė arrijnė ata ta bindnin qeverinė federale pėr tė rritur dozėn e pėrditshme tė rekomanduar? Mjaftojnė tė dhėnat pėr deficitet te tė vegjlit, ku sipas "Washington Post" vuan njė nė dy fėmijė, ajo qė po i shtyn ekspertėt tė mendojnė seriozisht pėr rritjen e dozave tė saj tė pėrditshme. Pėr vite me radhė, rėndėsia e saj ėshtė zbehur nga e famshmja vitamina C, njė ēudibėrėse pėr gripin dhe ftohjet, apo edhe nga vitamina A nė njė botė ku gjithmonė e mė shpesh sheh njerėz me syze dhe probleme me sytė. Kėshtu, vitamina D ėshtė konsideruar si e dorės sė dytė. Sigurisht qė nuk mund tė hidhet poshtė roli i saj nė absorbimin e kalciumit pėr formacionin kockor tė trupit. Meqė mund tė merret lehtėsisht nga drita e diellit, ndryshe nga tė tjerat qė merreshin pėrmes ushqimeve, jo mė kot ėshtė cilėsuar si vitaminė ekonomike. Nė Amerikė, zilja e parė e alarmit nisi tė bjerė nė mesin e shekullit tė shkuar. Me urbanizimin, ndryshimin stilit tė jetesės, pėr fėmijėt kishte gjithmonė mė pak diell. Ndaj pėr tė luftuar rakitizmin dhe sėmundjet e tjera tė kockave, Vitamina D shtohej direkt nė qumėsht. Pastaj njė histori e gjatė "rėnieje". Nėpėr farmaci kutitė me vitamina D janė tė fundit nė listė nėse krahasohen me vitaminat A dhe B. Sot, njė kuti me kėtė lloj vitamine, kushton 8.99, ndėrsa njė kuti me multivitamina e ekspozuar bukur nė raft kushton 23 dollarė e 90? Megjithatė, nė vitin e fundit 2274 studime shkencore janė pėrqendruar mbi rėndėsinė e vitaminės D qė nuk bazohej vetėm te kockat dhe kalciumi. Njė studim i publikuar nė korrik nė njė revistė shkencore tregon se lidhja mes absorbimit tė vitaminės D dhe uljes sė rreziqeve pėr t‘u prekur nga tumori nė gji, nė vezore dhe nga prostata. Kėrkimet mbi kafshėt nė laborator tregojnė pėr rėndėsinė e saj nė shumė mekanizma qelizorė prej nga ku nisin tumoret. Njė tjetėr studim i "National Cancer Insitute", sugjeron se kush merr vitaminė D redukton me 50 pėr qind rrezikun pėr t‘u sėmurur nga tumoret. Nivele tė ulėta tė saj influencojnė nė sėmundjen e alzaimerit, mbi sklerozėn e shumėfishtė, parkinsonin apo autizmin. Vitamina D konsiderohet si "vitamina e ēudirave". Pas njė studimi tė gjatė 40-vjeēar, u zbulua se njė dozė e pėrditshme mund tė pėrgjysmojė rrezikun e kancerit tė gjirit dhe tė zorrės sė trashė. Studimi ka treguar se ajo luan njė rol jetėsor nė parandalimin nga sėmundjet e zemrės, kancerin, diabetin, tensionin e lartė, skizofreninė dhe sklerozėn dhe nė tė njėjtėn kohė luan rol tė rėndėsishėm nė forcimin e kockave. Mungesa e ndjeshme e kėsaj vitamine nė Hemisferėn e Veriut bėn qė banorėt e kėtyre vendeve tė vdesin para kohe pėr shkak tė sėmundjeve tė ndryshme. Skocezėt ia kanė vėnė fajin diellit tė pakėt dhe verės sė shkurtėr, si shkaktarėt e shkallės sė lartė nė sėmundjet e zemrės. Karen Hansen sqaron pėr "Los Angelos Times" se: "Kush ka nivele tė larta tė vitaminės D mund tė jetė shumė i shėndetshėm. Me pak, fjalė kėrkimet janė kufizuar pėr tė zbuluar lidhjet. Pėr shembull, Instituti i Shėndetit nė Kanada, pėr shembull po studion impaktin e vitaminės D mbi llojin e gripit A, qė nė Amerikėn Latine vazhdon tė quhet gripi i derrit, sepse ėshtė zbuluar se deficiti i kėsaj vitamine ul shumė mbrojtjen e sistemit imunitar. Vitamina D ėshtė elementi pėr tė kuptuar se pėrse gripi pėrhapet kryesisht nė vjeshtė dhe dimėr. Nė njė studim me mijėra fėmijė zbuloi se ata qė kishin njė nivel vitamine D mė tė ulėt se 10 nanogramė pėr mililitėr kishin 11 herė mė shumė mundėsi pėr t‘u sėmurur nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes nė krahasim me ata qė e kishin mė tė lartė nivelin e vitaminės D. Po kėshtu, njė studim disavjeēar tregoi se njė porcion i vogėl vaj mėlēie merluci, shumė e pasur me vitaminė D, e marrė pėr rreth 4 muaj, redukton me 50 pėr qind mundėsinė pėr t‘u sėmurur nga gripi gjatė dimrit. Mjaftojnė pak minuta pėr t‘u ekspozuar nė diell, qė trupi ynė tė prodhojė rreth 500 mikrogramė vitaminė D. Ėshtė vėnė re qė vitamina D sintetizon kalciumin nė kocka, megjithatė, roli i saj nė sistemin imunitar ėshtė shumė i rėndėsishėm. Beteja sapo ka filluar. A do tė mundė vitamina D tė dalė nga errėsira ku ne vetė e kemi futur?

    E domosdoshme nė fillim

    Rroftė vitamina D sidomos pėr fėmijėt nėn katėr muajsh, ėshtė kjo rregulla e artė qė u sugjerojnė prindėrve pediatrit francezė. Ata janė plotėsisht dakord me "rizbulimin" e vitaminės D qė po bėhet nė Amerikė. "Jam plotėsisht dakord sidomos pėr fėmijėt e vegjėl. Nė tė vėrtetė, vitamina D forcon skeletin dhe kontribuon nė kockėzimin e pjesėve shumė delikate tė legenit dhe kėrcinjve. Kėshilla ėshtė se vitamina A dhe D nuk duhet tė mungojnė kurrė nė muajt e parė tė jetės. Por, me tė drejtė lind pyetja se nė cilėn periudhė tė jetės ėshtė mė e kėshillueshme tė pėrdoret. "Nė fėmijėt e sapolindur, rreth 4 muajsh ėshtė e domosdoshme. Sidomos pėr tė sapolindurit qė ushqehen me gji nga nėnat ėshtė e detyrueshme, sepse qumėshti natyral ėshtė i varfėr me vitaminė D. Pak mė shumė pėrmban qumėshti artificial, megjithatė nė tė dyja rastet ėshtė e rėndėsishme tė pėrdoren suplemente shtesė", tregojnė ata.

    Vitamina A


    E domosdoshme pėr tė luftuar infeksionet dhe pėr shikim tė mirė. Burimi mė i mirė i vitaminės A janė karotat e gjalla, por ajo gjendet edhe nė perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ėmbla, brokoli, kungulli, kajsia dhe qumėshti. Madje, edhe njė racion i kėtyre perimeve do tė sigurojė kėrkesat e pėrditshme tė vitaminės A.



    Vitamina B


    Vitaminat B janė substanca tė pėrbėra, tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė shpesh gjenden nė ushqime dhe qė pėrfshihen nė disa funksione tė trupit si: rritja, metabolizmi i energjisė, mirėmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Burimet mė tė mira tė vitaminave B kompleks janė perimet gjethore tė gjelbra, buka e zezė, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lėkura e orizit dhe lakra e egėr.

    Vitamina C

    Vitamina C ėshtė ndoshta mė e njohura nga tė gjitha vitaminat. Ajo ndihmon nė formimin e indit lidhės, i cili i mban qelizat sė bashku dhe formon pejzėn (ligamentin), kėrcin dhe muret e enėve tė gjakut. Nė qoftė se vitamina C mungon, muret e enėve tė gjakut dobėsohen, duke e lejuar gjakun tė rrjedhė nė inde. Thesaret e vitaminės C janė: specat jeshilė, brokoli, lakėr "Brukseli", gjethet e rrepės, portokajtė, limonėt, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.


    Pesė mėnyra se si vitamina D mund tė na shpėtojė jetėn


    Ul peshėn dhe "redukton" diabetin


    Vitamina D ndihmon nė humbjen e peshės, pasi bėn qė insulina tė djegė yndyrat, tė punojė mė mirė


    Redukton rreziqet e problemeve tė zemrės

    Vitamina D forcon qarkullimin e gjakut duke "qetėsuar" arteriet dhe ulur tensionin e gjakut


    Forcon strukturėn kockore

    Pa vitaminė D kalciumi nuk absorbohet. Mė shumė vitaminė D dhe parandalohet osteoporoza dhe frakturat kockore


    Ndihmon nė parandalimin e tumoreve

    Duke forcuar sistemin imunitar Vitamina D ėshtė njė aleat i domosdoshėm nė luftėn kundėr kancerit


    Ku gjendet ajo?

    15 minuta nė diell pėr tri herė nė javė

    Dietė me salmon dhe vaj mėlēie merluci

    4 gota qumėshti nė ditė


    Ndihmon nė parandalimin e gripit A

    Shumė studime kanė gjetur deficite tė mėdha tė Vitaminės D te tė prekurit nga gripi A

    SHQIP
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    5 Vitaminat Qė Ju Ndihmojnė Tė Jeni Mė Produktivė

    Nėse kohėt e fundit keni kėrkuar mė shumė motivim pėr tė qenė produktiv, marrja e disa lėndėve ushqyese mund tė jetė nė gjendje t’ju ndihmojė.

    Nė fakt, ka disa suplemente, tė cilave njerėzit i drejtohen nė kėto raste. Por, duhet tė dini se edhe pse marrja e njė suplementi mund tė jetė e dobishme pėr shumė aspekte tė shėndetit tuaj, kjo nuk duhet tė jetė kurrė e vetmja gjė nė tė cilėn mbėshteteni.

    Suplementet nuk duhet tė zėvendėsojnė kurrė lėndėt ushqyese qė merrni natyrshėm pėrmes njė regjimi ushqimor tė ekuilibruar. Megjithatė, ndonjėherė ka vitamina dhe lėndė ushqyese tė cilat i kemi me pakicė nė organizėm ose qė nuk i marrim mjaftueshėm nėpėrmjet ushqimit. Ky ėshtė edhe rasti kur suplementet hyjnė nė lojė.

    Nėse po kėrkoni nė mėnyrė specifike pėr suplemente qė rrisin produktivitetit, ka disa rrugė qė mund tė ndiqni. Sė pari, njė vitaminė qė mund tė ndihmojė nė rritjen e energjisė mund t’ju ndihmojnė mė sė miri. Sė bashku me rritjen e energjisė, ju gjithashtu mund tė zgjidhni suplemente qė do tė pėrmirėsojnė kujtesėn dhe fokusin dhe do tė lehtėsojnė stresin.

    Pėr tė mėsuar mė shumė rreth tyre, AgroWeb.org ju fton tė njoheni me disa nga sugjerimet nė vijim.

    Vitamina B12

    Nėse nuk konsumoni mjaftueshėm produkte shtazore, ju mund tė mos jeni duke marrė mjaftueshėm vitaminė B12 pėr tė pėrmbushur nevojat tuaja. Kjo ėshtė pėr shkak se vitamina B12 ėshtė e bollshme nė mėnyrė natyrale nė shumė ushqime dhe pije me bazė shtazore si qumėshti, vezėt, djathi, peshku dhe mishi. B12 ėshtė njė vitaminė e rėndėsishme sepse ndihmon trupin tonė tė formojė mė shumė qeliza tė kuqe tė gjakut dhe ndihmon shėndetin e zemrės. Pėrveē kėsaj, mund tė ndihmojė gjithashtu duke siguruar energjinė e nevojshme pėr tė pasur njė ditė produktive.

    Xhinko biloba

    Ky ėshtė njė suplement bimor me pėrbėrės aktivė si flavonoidet dhe terpenoidet, tė cilėt besohet se ndihmojnė nė pėrmirėsimin e rrjedhjes sė gjakut nė tru dhe e mbrojnė atė nga stresi oksidativ. Kjo ėshtė arsyeja pse kjo shtesė pėrdoret zakonisht pėr tė pėrmirėsuar fokusin dhe vėmendjen.

    Ekstrakti i ēajit jeshil

    Ēaji jeshil ėshtė natyralisht plot me antioksidantė dhe dihet se ndihmon shėndetin e njerėzve duke nxitur oksidimin e yndyrės, reduktuar rrezikun e kancerit dhe duke ngadalėsuar plakjen e trurit. Plus, nė krye tė tė gjitha kėtyre pėrfitimeve, ēaji jeshil mund tė rrisė produktivitetin duke iu ofruar kafeinė dhe njė pėrbėrje tė veēantė qė mund tė ndihmojė trurin tuaj. Por nėse nuk jeni adhurues i shijes sė kėtij ēaji, mund tė blini njė ekstrakt nė formė pilule, i cili ju jep tė njėjtat pėrfitime.

    Koenzima Q10 (CoQ10)

    Njė antioksidant natyral qė ndihmon nė prodhimin e energjisė nė mitokondri, tė cilat janė qendrat e fuqisė sė qelizave, dhe ndihmon nė shndėrrimin e energjisė nga ushqimi qė hamė nė njė formė qė trupi mund ta pėrdorė. Disa studime sugjerojnė se suplementet CoQ10 mund tė ndihmojnė nė rritjen e niveleve tė energjisė. Edhe pse nė pėrgjithėsi konsiderohet njė shterė e sigurt, ėshtė e rėndėsishme tė flisni me njė mjek pėrpara se ta filloni, veēanėrisht nėse jeni duke marrė ilaēe.

    L-theanina

    Ky ėshtė njė aminoacid qė kur kombinohet me kafeinė, mund t’i ndihmojė njerėzit tė jenė mė tė pėrqėndruar.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...me-produktive/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-03-2023 mė 23:16

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Vitamina dhe minerale tė rėndėsishme pėr shėndetin e grave

    Vitaminat dhe mineralet janė mikronutrientė qė janė thelbėsorė pėr mirėqenien tonė tė pėrgjithshme.

    Edhe pse ato konsumohen nė sasi tė vogla, por luajnė njė rol kyē nė shumė funksione vendimtare tė trupit. Nevojat ushqyese ndryshojnė nga personi nė person dhe gjithashtu ndryshojnė midis gjinive. Ka disa vitamina dhe minerale qė kanė pėrfitime specifike pėr gratė. Ndėrsa njė grua pėrparon nėpėr faza tė ndryshme tė jetės, nevoja e saj pėr kėto vitamina dhe minerale mund tė ndryshojė.

    Vitamina B9

    Vitamina B9 ose folati luan njė rol tė rėndėsishėm gjatė shtatzėnisė. Parandalon komplikimet nė rritjen e fetusit si ato qė lidhen me shėndetin e shtyllės kurrizore dhe trurit. Ajo gjithashtu rrit prodhimin e qelizave tė kuqe. Gratė 18 vjeē e lart duhet tė marrin 400 mcg nė ditė dhe 500 mcg gjatė shtatzėnisė. Shumė mjekė rekomandojnė suplemente tė acidit folik para dhe gjatė shtatzėnisė.

    Vitamina D

    Sipas studimeve, gratė e moshės 19-50 vjeē dhe ato shtatzėna ose qė ushqejnė fėmijėt e tyre me gji mund tė kenė mė shumė mangėsi ushqyese se tė tjerat. Mungesa e vitaminės D ėshtė njė prej tyre. Ėshtė pėrshkruar qė gratė e kėsaj moshe duhet tė marrin tė paktėn 15 mg vitaminė D. Mikronutrienti ėshtė thelbėsor pėr mineralizimin e shėndetshėm tė kockave. Mungesa e tij mund tė rezultojė nė kocka mė tė dobėta.

    Vitamina B12

    Vitamina B12 ndihmon nė prodhimin e qelizave tė kuqe tė gjakut, gjenerimin e energjisė, metabolizmin e proteinave, funksionimin e sistemit nervor dhe tė tjera. Gratė qė vuajnė nga mungesa e kėsaj vitamine mund tė vuajnė nga probleme neurologjike dhe disa lloje tė anemisė. Mungesa zakonisht ndodh kur trupi nuk ėshtė nė gjendje tė pėrthithė vitaminėn siē duhet.

    Hekuri

    Shumė gra vuajnė nga mungesa e hekurit gjatė viteve tė tyre riprodhuese. Minerali ėshtė thelbėsor pėr funksionet riprodhuese, forcimin e pėrgjigjes imune dhe pėr rritjen dhe zhvillimin e pėrgjithshėm. Njė grua (19-50 vjeē) duhet tė marrė 18 mg hekur nė ditė. Gjatė shtatzėnisė, doza duhet tė rritet nė 27 mg.


    Infokusi '

    https://gazetainfokus.com/vitamina-d...detin-e-grave/

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Citim Postuar mė parė nga labin Lexo Postimin
    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni
    Limoni eshte koncentrat i vitamines C ,gjithashtu limoni eshte fruti me alkalin qe ekziston ne planetin toke, por nuk duhet te merret direkt sepse eshte edhe shume acid ,por duke e shtrydhur limonin , dhe pastaj duke e perziere lengun e limonit me uje dhe duke i shtuar shume pak kripe himalajesh brenda dhe duke e trazuar mire dhe dduke e konsumuar brenda 5 apo 10 oresh pastaj kesaj kohe vitamina C qe ndodhet brenda ne uje eshte e humbur dhe shperdoruar sepse nuk rezizton me shume se kaq,nese kjo recete me leng limoni konsumohet shpejt dhe brenda afatit kohor kjo eshte elizir i vertete per forcimin e sistemit imunitar te njeriut dhe rritjes se jetegjatesine e njeriut, vitamina C nuk prodhohet dot nga trupi njeriut dhe keshtu qe eshte e domosdoshme qe te merret nga burime te jashteme te trupit tone ne kete rast nepermjet ushqimeve qe konsumojme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 12-04-2023 mė 14:30

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Citim Postuar mė parė nga labin Lexo Postimin
    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni
    Vitamina C ėshtė njė nga vitaminat mė tė njohura dhe tė rėndėsishme pėr organizmin e njeriut. Ajo ndihmon nė funksionimin e sistemit imunitar, tė cilin e bėn mė tė fortė dhe mė efektiv nė mbrojtjen nga sėmundjet. Ajo gjithashtu funksionon si antioksidant, duke ndihmuar nė luftėn kundėr dėmeve tė lėngjeve tė trupit nga radikalet e lira.

    Disa nga karakteristikat dhe funksionet e vitaminės C janė:

    Ndihmon nė prodhimin e kolagjenit, njė proteinė e rėndėsishme pėr tė mbajtur lėkurėn, kockat dhe gjymtyret e trupit tė shėndetshme.

    Ndihmon nė rritjen dhe riparimin e qelizave, duke ndikuar nė rritjen dhe shėrimin e plagėve.

    Pėrmirėson thithjen e hekurit nga trupi, duke ndihmuar nė parandalimin e anemisė.

    Ndihmon nė parandalimin dhe trajtimin e sėmundjeve tė traktit tė frymėmarrjes dhe tė infeksioneve tė ndryshme.

    Ndihmon nė zvogėlimin e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės dhe kancerit.

    Disa burime tė mira tė vitaminės C janė frutat dhe perimet si portokallja, limoni, kivi, ananas, brokoli, paprika dhe luleshtrydhe. Sasia e nevojshme ditore e vitaminės C ndryshon nė varėsi tė moshės, gjinisė dhe niveleve tė aktivitetit fizik, por pėrgjithėsisht rekomandohet sasia prej 75-90 mg nė ditė pėr tė rriturit. Megjithatė, sasia e rekomanduar mund tė ndryshojė nė disa raste, siē janė sėmundjet, shtatzėnia dhe laktacioni, kėshtu qė ėshtė e rėndėsishme tė konsultoheni me njė mjek ose dietolog pėr tė marrė rekomandime tė mira pėr nevojat tuaja specifike nė vitaminė C.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Cilat janė vitaminat mė tė mira qė ju duhen pėr njė gjumė cilėsor

    Pamjaftueshmėria e vitaminave besohet tė jetė njė faktor i rėndėsishėm nė shfaqjen e pagjumėsisė, duke i shkaktuar pasoja tė rėnda nė organizmit.

    Studimet kanė treguar se sėmundjet dyfishohen nėse njeriu fle mė pak se 7 orė. Nėse njeriu fle mė pak se gjashtė orė, ky rrezik katėrfishohet. Pagjumėsia ndikohet jo vetėm nga stresi, puna, por edhe stili i jetesės. Nė kėtė artikull tė AgroWeb.org do tė mėsoni pėr vitaminat qė ju duhen qė tė keni njė gjumė cilėsor.

    Vitamina C

    Vitamina C ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sistemin imunitar. Studimet thonė se sasitė e pamjaftueshme tė kėsaj vitamine shkaktojnė pagjumėsi dhe probleme me gjumin. Ekspertėt rekomandojnė ngrėnien e specave, agrumeve, kivit, lakrave tė vogla dhe mangove pėr tė marrė mė shumė vitamina.

    Vitamina B12

    Vitamina B12 garanton shėndetin e nervave dhe rruazave tė kuqe tė gjakut. Ajo ndihmon nė krijimin e energjisė nė organizėm. Nivelet e ulėta tė kėsaj vitamine shkaktojnė probleme nervore, lodhje, ērregullime tė gjumit, mpirje dhe luhatje tė humorit.

    Sasia e rekomanduar e kėsaj vitamine ėshtė nga 250 deri nė 500 mikrogramė nė ditė.

    Vitaminėn B12 e gjeni edhe nė ushqimet e mėposhtme:

    Sardelet

    Salmoni i egėr

    Drithėrat e plota

    Qumėshti

    Kosi

    Djathi i bardhė

    Vezėt

    Vitamina D

    Nivelet e ulėta tė vitaminės D shkaktojnė probleme me gjumin.

    Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mėlēisė sė peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara tė bulmetit, drithėrat e pasuruar.

    Omega-3

    Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekėt sepse pėrmirėsojnė cilėsinė e gjumit. Kėto acide yndyrore i gjeni me shumicė tek peshqit, por edhe farat e ndryshme.

    Peshqit e rritur nė ujėra tė ftohta siē janė salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga pėrmbajnė nivelet mė tė larta tė acideve yndyrore.

    Guacat e detit, midhjet dhe gaforret pėrmbajnė gjithashtu sasi tė mėdha tė acideve yndyrore omega-3.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/cilat-...gjume-cilesor/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-05-2023 mė 07:49

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Vitaminat mė tė Rėndėsishme Kundėr ēdo Sėmundje – Ushqimet ku i Gjeni

    Pėrballja me sėmundje tė ndryshme qė organizmi mund tė zhvillojė ėshtė sigurisht shumė e vėshtirė dhe e mundimshme.

    Shkaqet se pėrse njė njeri sėmuret janė nga mė tė ndryshmet, duke filluar qė nga gjenetika e deri tek stili i jetesės apo aksidente tė jashtme.

    Ajo ēfarė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė kujdesi qė secili duhet t’i kushtojė mirėqenies dhe shėndetit tė tij.

    Sipas ekspertėve pėrtej kurimit tė saktė, parandalimi i sėmundjeve apo inflamacioneve tė organizmit me anė tė jetės sė shėndetėshme ėshtė elementi kyē edhe pėr njė jetė tė gjatė e pa probleme.

    Megjithėse mund tė duket sikur impakti i tyre nė organizėm nuk ėshtė i menjėhershėm, vitaminat janė thelbėsore pėr shėndetin.

    Nė kėtė artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga vitaminat mė tė mira qė ndihmojnė nė luftėn ndaj shumė sėmundjeve dhe i parandalojnė ato.


    Si Ndihmojnė Vitaminat

    Vitaminat qofshin kėto nė suplemente apo nė ushqime kanė veti antinflamatore pėr trupin.

    Kjo pėrkthehet nė mė pak sėmundje pėr njė kohė tė gjatė dhe mė shumė shėndet.

    Mjekėt i listojnė ndėr mėnyrat mė tė mira pėr tė qėndruar gjithnjė nė formė dhe pėr tė mbajtur organet tuaja plot energji dhe jetė.

    Konkretisht rekomandohen gjashtė prej tyre tė cilat ndihmojnė organizmin dhe luftojnė sėmundjet.


    Vitamina A

    Studimi tė cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se vitamina A ndihmon sistemin imunitar tė luftojė sėmundjet.

    Vitamina A ndahet nė dy forma, beta-karoten dhe vetė vitamina A.

    Beta– karoten ėshtė njė provitaminė e cila, pasi hyn nė trup kthehet nė vitaminė A dhe forma e saj primare vitamina A e cila funksionon si njė antioksidant pėr qelizat e kėqija tė trupit.

    Dietat e pasura me kėto dy forma tė vitaminės A janė njė mėnyrė e mirė pėr tė mbajtur larg sėmundjet.

    Disa nga ushqimet ku mund t’a gjeni natyralisht kėtė vitamine AgroWeb.org jua rendit mė poshtė.

    Karrota
    Lakra
    Spinaqi
    Lulerradhiqja
    Veza
    Brokoli


    Vitamina B

    Njerėzit qė kanė nivele tė ulėta tė vitaminės B kanė shumė mundėsi tė zhvillojnė sėmundje nė trupin e tyre.

    Kjo mungesė rrit proteinat reaktive nė organizėm tė cilat ndikojnė nė zhvillimin e sėmundjeve si artriti.

    Pėr tė evituar tė gjithė kėto probleme dhe pėr t’u mbrojtur nga njė sėrė sėmundjesh tė tjera, merrni sa mė shumė vitaminė B dhe B6.

    Mėnyra mė e mirė dhe e sigurt e pėrfitimit tė kėtyre tė mirave ėshtė nga ushqimet natyrale.

    Mė tė pasurat me kėtė lloj vitamine i gjeni tė listuara mė poshtė.

    Specat
    Kėrpudha
    Pula
    Lakrat
    Pjepri
    Peshku ton
    Bishtajorėt
    Bananet


    Vitamina C

    E njohur pėr fuqinė dhe shėndetin qė i dhuron organizmit vitamina C ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet.

    Lufton dhe zhduk qelizat e kėqija nė trup duke vepruar si njė antinflamator natyral.

    Njėsoj si vitamina B, nėse keni mungesė edhe nė kėtė rast trupi mund tė reagojė negativisht duke zhvilluar proteina reaktive.

    Pėr tė parandaluar tė gjithė kėto probleme mundohuni tė fusni nė dietėn tuaj ushqimet e mėshposhtėme.

    Portokalli
    Kivi
    Limoni
    Lulelakra
    Brokoli
    Kokrrat e trėndafilit tė egėr
    Speci djegės
    Majdanozi
    Spinaqi


    Vitamina D

    Vitamina D ėshtė njė ndėr mė tė rėndėsishmet pėr organizmin dhe ėshtė shumė e lehtė tė kesh mungesė tė saj.

    Studime tė shumta kanė treguar se, mungesa e kėsaj vitamine bėhet shkak pėr zhvillimin e njė sėrė sėmundjesh.

    Ndonėse gjatė verės mund ta pėrfitoni natyralisht nga dielli kėtė vitaminė, pėr pjesėn tjetėr tė vitit konsumoni ushqimet e mėposhtėme.

    E verdha e vezėve
    Qumėshti
    Peshku
    Djathi
    Bamjet
    Fasulet


    Vitamina E

    Njė tjetėr antioksidant dhe antinflamator natyral qė dhuron shumė shėndet ėshtė vitamina E.

    Kjo vitaminė ndihmon si nė parandalimin e sėmundjeve, ashtu edhe nė rikuperimin e tyre nė njė kohė tė shkurtėr.

    Natyralisht gjendet nė disa ushqime tė cilat AgroWeb.org j’ua liston mėposhtė.

    Farat e lulediellit
    Bajamet
    Spinaqi
    Lajthitė
    Speci i kuq
    Kivi
    Trofta


    Vitamina K

    Sipas ekspertėve vitamina K ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė luftuar sėmundjet e kockave siē ėshtė artriti.

    Vitamina K siguron shėndetin e mirė tė tė gjithė organizmit dhe kocka tė forta.

    Pėr burrat rekomandohet 120 mikrogramė nė ditė, ndėrsa pėr gratė 90 mikrogramė nė ditė.

    Pėr fėmijėt dhe bebet kėto shifra janė mė tė ulėta.

    Ushqimet mė tė pasura me vitaminė K janė kryesisht perimet jeshile dhe mishi.

    Lakrat
    Brokoli
    Lulelakra
    Mishi i pulės
    Mėlēitė
    Vezėt

    Kėto vitamina mund t’i merrni edhe si suplemente duke u kėshilluar mė parė me mjekun tuaj, por mėnyra mė e mirė ėshtė qė t’i pėrfitoni ato natyralisht nga ushqimet.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...ndje-ushqimet/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-06-2023 mė 22:14

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Vitaminat janė nutrientet esenciale qė nevojiten pėr tė mbajtur trupin tonė tė shėndetshėm dhe funksionues. Kėtu janė disa nga vitaminat mė tė rėndėsishme dhe ushqimet ku mund t'i gjeni:

    1. Vitaminė A: Ndihmon nė rritjen e kockave, nė rritjen dhe funksionimin e qelizave tė trupit, dhe nė mbrojtjen e lėkurės dhe syve. Gjeni vitaminė A nė karrota, spinaq, kungull, kajsi, brokoli dhe nė peshk.

    2. Vitaminė C: Ndihmon nė pėrmirėsimin e sistemit imunitar dhe nė mbrojtjen e trupit nga dėmtuesit e lirė. Gjeni vitaminė C nė fruta si portokall, limon, grepfrut, kivi, luleshtrydhe dhe nė perime si piperka, qepa, spinaq dhe brokoli.

    3. Vitaminė D: Ndihmon nė rritjen e kockave dhe nė mbrojtjen e trupit nga sėmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Gjeni vitaminė D nė peshk tė yndyrshėm, si salmoni dhe toni, nė produkte qumėshti tė pasuruar me vitaminė D dhe nė diell.

    4. Vitaminė E: Ndihmon nė mbrojtjen e qelizave tė trupit nga dėmtimi oksidativ dhe nė mbrojtjen e sistemit kardiovaskular. Gjeni vitaminė E nė rrush, arra, fara tė freskėta dhe nė vajrat e bimėve si vaji i ullirit dhe vaji i arrave.

    5. Vitaminė K: Ndihmon nė rregullimin e koagulimit tė gjakut dhe nė mbėshtetjen e shėndetit tė kockave. Gjeni vitaminė K nė brokoli, spinaq, kelp dhe nė mish tė gjallė.

    Kujdesi dhe shėndeti i trupit duhet tė jenė njė prioritet i rėndėsishėm pėr ne tė gjithė, dhe konsumimi i ushqimeve tė pasura me vitaminat e nevojshme mund tė ndihmojė nė mbajtjen e trupit tonė tė shėndetshėm dhe funksionues.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Vitaminat e Nevojshme Pėr Verėn

    Pėrveē se njė regjim ushqimor i shėndetshėm, disa vitamina specifike mund tė jenė tė dobishme gjatė muajve tė nxehtė tė verės pėr njė shėndet optimal, thonė ekspertėt botėrorė tė shėndetit. AgroWeb.org liston mė poshtė ato mė tė rėndėsishmet.

    Vitamina A
    Siē ėshtė vėrejtur nga shumė studime, vitamina A ndihmon nė formimin dhe mirėmbajtjen e lėkurės, dhėmbėve, indeve skeletore dhe membranave tė mukozės tė shėndetshme.

    Pėrfitimi qė lėkura merr nga vitamina A ėshtė mė i rėndėsishmi gjatė verės. Kjo sepse ne priremi tė kalojmė mė shumė kohė jashtė jantė kėsaj stine.

    Prandaj ėshtė thelbėsore tė pėrmirėsoni dhe tė kujdeseni pėr shėndetin e lėkurės.

    Edhe pse pjesa mė e madhe e njerėzve marrin mjaftueshėm vitaminė A nga ushqimi, mungesa e saj ėshtė e rrallė.

    Sidoqoftė, nėse nuk merrni mjaftueshėm, mund tė konsideroni marrjen e suplementeve tė vitaminės A.

    Vitamina C
    Kjo vitaminė, ėshtė njė antioksidant qė ndihmon nė mbrojtjen e qelizave nga dėmtimi i radikaleve tė lira.

    Ndėr tė tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund tė dobėsohet si rezultat i udhėtimeve tė shumta gjatė verės.

    Temperaturat jashtėzakonisht tė ngrohta mund tė shkaktojnė simptoma tė ftohjes dhe gripit, tė cilat mė sė miri shmangen me vitaminėn C.

    Vitamina D
    Duket e ēuditshme qė mund t’ju duhet tė rrisni marrjen e vitaminės D gjatė verės, pasi trupi ynė prodhon vetė “vitaminėn e diellit” kur lėkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

    Por sipas ekspertėve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpėrndahet nė mėnyrė tė barabartė.

    Faktorė tė tillė si koha e ditės, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lėkurės dhe pėrdorimi i kremit tė diellit, mund tė kufizojnė efektivitetin e saj.

    Nėse nuk po merrni mjaftueshėm vitaminė D nga rrezet e diellit, ngrėnia e ushqimeve tė fortifikuara me kėtė vitaminė dhe marrja e suplementeve tė saj, mund tė ndihmojė nė ngushtimin e hendekut.

    Vitamina E
    Vitamina E i siguron lėkurės tuaj antioksidantė pėr tė eliminuar radikalet e lira tė dėmshme dhe pėr tė mbrojtur lėkurėn tuaj nga dėmtimet e mėtejshme.

    Kjo vitaminė ėshtė gjithashtu e njohur pėr aftėsinė e saj pėr tė nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili ėshtė thelbėsor pėr ruajtjen e elasticitetit tė lėkurės.

    Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė lėkura juaj ka nevojė gjatė muajve tė nxehtė dhe tė thatė tė verės.

    Pėrveē kėsaj, vitamina E luan njė rol nė luftimin e mikrobeve.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...hme-per-veren/

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Vitaminat dhe efektet e tyre

    Vitamina e humorit tė mirė/ Zbuloni ushqimet e pasura me tė

    Njerėzit qė vuajnė nga mungesa e vitaminės C, ndihen mė tė lodhur dhe rrezikohen mė shumė nga depresioni.

    Studimet tė cilave u referohet Agroweb.org shpjegojnė se kjo vitaminė luan njė rol thelbėsor tek humori i njeriut. Kjo vitaminė ul nivelet e ankthit dhe pakėson gjasat e shfaqjes sė depresionit

    Vitamina C dhe shėndeti mendor

    Njė nga termat pėrshkrues tė vitaminės C ėshtė acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dėmtime nervore dhe ērregullim bipolar.

    Njė studim i Universitetit tė Nashvill nė Tenesi tė Shteteve tė Bashkuara zbuloi gjithashtu qė mungesa e kėsaj vitamine shkakton sjellje depressive tek njeriu por edhe rrit dėshirėn pėr sheqer.

    Pėr mė tepėr, mungesa e vitaminės C shkakton rėnie tė niveleve tė dopaminės dhe serotoninės nė tru. Kėto tė fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

    Burimet mė tė pasura tė Vitaminės C

    Vitamina C ėshtė njė substancė delikate qė shkatėrrohet nga ajri dhe nxehtėsia.

    Pėr pasojė ajo nuk gjendet tek ushqimet e pėrpunuara, ato tė shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit.

    Konsumi i perimeve dhe frutave tė mėposhtme do t’ju ofrojė sasi tė bollshme tė vitaminės C.

    Frutat

    Frutat mė tė pasura me vitaminė C janė portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet

    Perimet dhe barishtet

    Vitamina C gjendet me shumicė tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit.

    Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lėngu i tyre janė burime shumė tė pasura tė vitaminės C.

    Kujdes me gatimin

    Siē e thamė mė lart, vitamina C shkatėrrohet nga nxehtėsia dhe ajri. Pėr pėrthithjen me tė madhe tė kėsaj vitamine, ushqimet duhen ngrėnė tė freskėta ose tė gatuara pak.

    Lėngu i portokallit humbet shumė vitaminė C gjatė ekspozimit nė ajėr. Ushqimet qė gatuhen shpejt me avull ose kavėrdisen do tė ruajnė mė shumė vitaminė C se ushqimet qė gatuhen pėr njė kohė tė gjatė nė temperatura tė larta.

    Ushqimet qė zihen nė ujė do ta lėshojnė vitaminėn C nė lėng por temperatura e lartė dhe koha e gatimit do tė shkaktojnė njė eliminim tė plotė tė saj.


    Infokus.com

    https://gazetainfokus.com/vitamina-e...-pasura-me-te/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  3. Per shendetin e dhembeve!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 20:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •