Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    34
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vitaminat dhe efektet e tyre

    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Mosha
    41
    Postime
    1,082
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    vitamina c permban vitamin c dhe vitamina c perbehet prej vitamines c.
    nejse nese do te dish dicka rreth vitamines c po te them por pyetja eshte shume e paqarte.
    cfare eshte vitamina c(acidi ascorbic)?
    vitamina c eshte nje nutritient shume i domosdoshem qe duhet marre me ushqimin.nevoja ditore eshte rreth 50-60 mg ne dite(per duhanxhinjte rekomandohet 100 mg ne dite).gjendet me se shumti ne frutat dhe zarzavate.eshte shume i domosdoshem pershkak te rolit ne prodhimin e kolagenit.
    eshte i rendesishem edhe per mbrojtjen e vit a dhe e si dhe acideve yndyrore nga oksidimi.
    deficienca ne vit c jep scorbut ose scurvy (anglisht).(nga
    konsume sa me teper zarzavate dhe fruta sic jane speca,tranguj,mango,limon,portokalla,kivi ,etj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    Rrofte Demokracia!
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,511
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga labin
    qka permban vitami c dhe si ndertohet pre qfare perbehet nje vitamin c a dini te me tregoni
    vitamina c eshte acid (acidi ascorbic) i cili krijohet ne menyre natyrale.

    si te gjithe formulat e lendeve organike perberesit jane carbon+hidrogjen+oksigjen

    numri i tyre eshte i ndyshem dhe menyra sa si jane lidhur eshte e ndryshme. njehere me shume eshte acid, formulen gjeje ne librat e kimise organike.

    gjendet me shumice ne disa fruta,zarzavate etj. per shkak te formules se ketij acidi, natyrisht duke pare dhe dicka me shume se forumi nuk eshte per te dhene leksion kimie, kjo nuk lejon oksidimin e substancave lipide.


    pak njohuri per rolet e "vita"-minat
    ke degjuar kjo eshte antioksidant eshte i mire per shendetin?

    trupi i njeriut ka uje, oksigjen, kalcium ne kocka dhe mishi ka lipide shume (dhjami eshte njeri prej lipideve me te njohur), te gjitha mishrat kane lipide. kush pret te okdidohet calciumi ne kocka apo uji ne trupin e njeriut?

    Dhe oksidimi i lipideve, sjell "plakjen" sepse mishi, lekura humbasin "rrjedhen e gjate jetes", mishi humbet, lekura fishket etj. Vitamina C ndalon oksidimin e lipideve dhe prandaj quhet antioksidant. Vitamina E po ashtu, disa lende te tjera ortganike po ashtu jane antioksiddues.

    *** nje shtese per te qene politikisht korrekt: jo ==ndalon== oksidimin e lipideve por e ==ngadaleson== oksidimin e lipideve. shikoni formulat e lipideve ne libra kimie shikoni dhe formulen e vitamines C, 3-D perfytyroni levizjen e oksigjenit kur keto formula jane ne reaksion midis tyre masa molare kini parasysh, shpejtesia nje atom leviz ne reaksion me nje tjeter, perplasja midis tyre, energjia qe leviz etj. me kalkulime do shikoni qe reaksioni eshte i ngadalte ne oksidimin e nje lipidi.
    thjeshte ngadaleson oksidimin e lipideve.

    njeriu kundervepron me natyren, lipidet dhe karbohidratet, lipidet jane nje lloj karbohidrati jane burim energjie prandaj mishi i derrit eshte me mire per ne zona te ftohta. mishi i derrit ska uje shume ne krahasim me mishrat e tjera por ka lipide shume.

    kjo nuk do te thote se po te hash mish me dhjame do te zgjase jeten. mishi i derrit ishte jo i lejuar ne disa zona biles dhe me ane te fese sepse derri si kafshe eshte e piste, kushtet qe derrat mbaheshin atehere shkaktonte semundje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 17-11-2005 mė 00:04 Arsyeja: jashte teme

  4. #4
    Rrofte Demokracia!
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,511
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    oh se harrova: oksidimi i lipideve eshte shperberja e tyre. lipidet nuk marrin ndryshk si oksidimi i metale por marrin forme tjeter si pasoje e oksigjenit deri ne shkaterrim.

    per shembull keni pare personat qe marrin oksigjen ne spital per dia kohe, ata direkt dalin te semure e pakta me pneumoni

    apo ata qe kane emfizeme, e perhapur kjo tek duhanxhinjte, sa me shume ata mbahen ne oksigjen aq me shume ata me shpejt ata shkojne drejt vdekjes sepse mushkeria fillon oksidohet nga oksigjeni i paster. zgjidhja per ta "ishte" tek lenia e duhanit me kohe.

  5. #5
    Rrofte Demokracia!
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,511
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    harrova perseri: HAni Domate per vitamine C!

  6. #6
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jo domatja, por speci permban me shume vitamine C. Perdoreni specin ne sallate, sepse kur hahet i gjalle ka me shume vlera.
    Per kuriozitet po ju them se speci ka me shume vitamine C se limoni.
    Carpe diem!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vajz_Kosove
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    Ne zemren e prinderve
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ~Miracles~
    Jo domatja, por speci permban me shume vitamine C. Perdoreni specin ne sallate, sepse kur hahet i gjalle ka me shume vlera.
    Per kuriozitet po ju them se speci ka me shume vitamine C se limoni.


    Hahah jo speca te gjalla ,,,,po te freskta ,se po te ishte speca e gjalle duhet me e thirr kasapin.(hahahaha)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vitamina B 17

    Kam dėgjuar se vitamina B 17 ėshtė vitaminė qė e lufton kancerin.

    Keni diēka mė shumė informacione pėr kėtė vitaminė ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Disa shėnime qė i kam gjetur nė internet rezulton se kjo vitaminė gjendet nė bėrthamat e disa pemėve: mollė, kajsi

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    499
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne google ke nje mal te tere me iformacione per B17-en.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,551
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    Vitamina D, ja si mund tė na shpėtojė

    Vitamina D, ja si mund tė na shpėtojė

    Kur tė dėrguarit e Institutit Kombėtar tė Mjekėsisė do tė ulen pėrballė kolegėve tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave nė Uashington, do tė vendoset fati i vitaminės D, "Hirushes" sė tė gjitha vitaminave. A do tė arrijnė ata ta bindnin qeverinė federale pėr tė rritur dozėn e pėrditshme tė rekomanduar? Mjaftojnė tė dhėnat pėr deficitet te tė vegjlit, ku sipas "Washington Post" vuan njė nė dy fėmijė, ajo qė po i shtyn ekspertėt tė mendojnė seriozisht pėr rritjen e dozave tė saj tė pėrditshme. Pėr vite me radhė, rėndėsia e saj ėshtė zbehur nga e famshmja vitamina C, njė ēudibėrėse pėr gripin dhe ftohjet, apo edhe nga vitamina A nė njė botė ku gjithmonė e mė shpesh sheh njerėz me syze dhe probleme me sytė. Kėshtu, vitamina D ėshtė konsideruar si e dorės sė dytė. Sigurisht qė nuk mund tė hidhet poshtė roli i saj nė absorbimin e kalciumit pėr formacionin kockor tė trupit. Meqė mund tė merret lehtėsisht nga drita e diellit, ndryshe nga tė tjerat qė merreshin pėrmes ushqimeve, jo mė kot ėshtė cilėsuar si vitaminė ekonomike. Nė Amerikė, zilja e parė e alarmit nisi tė bjerė nė mesin e shekullit tė shkuar. Me urbanizimin, ndryshimin stilit tė jetesės, pėr fėmijėt kishte gjithmonė mė pak diell. Ndaj pėr tė luftuar rakitizmin dhe sėmundjet e tjera tė kockave, Vitamina D shtohej direkt nė qumėsht. Pastaj njė histori e gjatė "rėnieje". Nėpėr farmaci kutitė me vitamina D janė tė fundit nė listė nėse krahasohen me vitaminat A dhe B. Sot, njė kuti me kėtė lloj vitamine, kushton 8.99, ndėrsa njė kuti me multivitamina e ekspozuar bukur nė raft kushton 23 dollarė e 90? Megjithatė, nė vitin e fundit 2274 studime shkencore janė pėrqendruar mbi rėndėsinė e vitaminės D qė nuk bazohej vetėm te kockat dhe kalciumi. Njė studim i publikuar nė korrik nė njė revistė shkencore tregon se lidhja mes absorbimit tė vitaminės D dhe uljes sė rreziqeve pėr t‘u prekur nga tumori nė gji, nė vezore dhe nga prostata. Kėrkimet mbi kafshėt nė laborator tregojnė pėr rėndėsinė e saj nė shumė mekanizma qelizorė prej nga ku nisin tumoret. Njė tjetėr studim i "National Cancer Insitute", sugjeron se kush merr vitaminė D redukton me 50 pėr qind rrezikun pėr t‘u sėmurur nga tumoret. Nivele tė ulėta tė saj influencojnė nė sėmundjen e alzaimerit, mbi sklerozėn e shumėfishtė, parkinsonin apo autizmin. Vitamina D konsiderohet si "vitamina e ēudirave". Pas njė studimi tė gjatė 40-vjeēar, u zbulua se njė dozė e pėrditshme mund tė pėrgjysmojė rrezikun e kancerit tė gjirit dhe tė zorrės sė trashė. Studimi ka treguar se ajo luan njė rol jetėsor nė parandalimin nga sėmundjet e zemrės, kancerin, diabetin, tensionin e lartė, skizofreninė dhe sklerozėn dhe nė tė njėjtėn kohė luan rol tė rėndėsishėm nė forcimin e kockave. Mungesa e ndjeshme e kėsaj vitamine nė Hemisferėn e Veriut bėn qė banorėt e kėtyre vendeve tė vdesin para kohe pėr shkak tė sėmundjeve tė ndryshme. Skocezėt ia kanė vėnė fajin diellit tė pakėt dhe verės sė shkurtėr, si shkaktarėt e shkallės sė lartė nė sėmundjet e zemrės. Karen Hansen sqaron pėr "Los Angelos Times" se: "Kush ka nivele tė larta tė vitaminės D mund tė jetė shumė i shėndetshėm. Me pak, fjalė kėrkimet janė kufizuar pėr tė zbuluar lidhjet. Pėr shembull, Instituti i Shėndetit nė Kanada, pėr shembull po studion impaktin e vitaminės D mbi llojin e gripit A, qė nė Amerikėn Latine vazhdon tė quhet gripi i derrit, sepse ėshtė zbuluar se deficiti i kėsaj vitamine ul shumė mbrojtjen e sistemit imunitar. Vitamina D ėshtė elementi pėr tė kuptuar se pėrse gripi pėrhapet kryesisht nė vjeshtė dhe dimėr. Nė njė studim me mijėra fėmijė zbuloi se ata qė kishin njė nivel vitamine D mė tė ulėt se 10 nanogramė pėr mililitėr kishin 11 herė mė shumė mundėsi pėr t‘u sėmurur nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes nė krahasim me ata qė e kishin mė tė lartė nivelin e vitaminės D. Po kėshtu, njė studim disavjeēar tregoi se njė porcion i vogėl vaj mėlēie merluci, shumė e pasur me vitaminė D, e marrė pėr rreth 4 muaj, redukton me 50 pėr qind mundėsinė pėr t‘u sėmurur nga gripi gjatė dimrit. Mjaftojnė pak minuta pėr t‘u ekspozuar nė diell, qė trupi ynė tė prodhojė rreth 500 mikrogramė vitaminė D. Ėshtė vėnė re qė vitamina D sintetizon kalciumin nė kocka, megjithatė, roli i saj nė sistemin imunitar ėshtė shumė i rėndėsishėm. Beteja sapo ka filluar. A do tė mundė vitamina D tė dalė nga errėsira ku ne vetė e kemi futur?

    E domosdoshme nė fillim

    Rroftė vitamina D sidomos pėr fėmijėt nėn katėr muajsh, ėshtė kjo rregulla e artė qė u sugjerojnė prindėrve pediatrit francezė. Ata janė plotėsisht dakord me "rizbulimin" e vitaminės D qė po bėhet nė Amerikė. "Jam plotėsisht dakord sidomos pėr fėmijėt e vegjėl. Nė tė vėrtetė, vitamina D forcon skeletin dhe kontribuon nė kockėzimin e pjesėve shumė delikate tė legenit dhe kėrcinjve. Kėshilla ėshtė se vitamina A dhe D nuk duhet tė mungojnė kurrė nė muajt e parė tė jetės. Por, me tė drejtė lind pyetja se nė cilėn periudhė tė jetės ėshtė mė e kėshillueshme tė pėrdoret. "Nė fėmijėt e sapolindur, rreth 4 muajsh ėshtė e domosdoshme. Sidomos pėr tė sapolindurit qė ushqehen me gji nga nėnat ėshtė e detyrueshme, sepse qumėshti natyral ėshtė i varfėr me vitaminė D. Pak mė shumė pėrmban qumėshti artificial, megjithatė nė tė dyja rastet ėshtė e rėndėsishme tė pėrdoren suplemente shtesė", tregojnė ata.

    Vitamina A


    E domosdoshme pėr tė luftuar infeksionet dhe pėr shikim tė mirė. Burimi mė i mirė i vitaminės A janė karotat e gjalla, por ajo gjendet edhe nė perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ėmbla, brokoli, kungulli, kajsia dhe qumėshti. Madje, edhe njė racion i kėtyre perimeve do tė sigurojė kėrkesat e pėrditshme tė vitaminės A.



    Vitamina B


    Vitaminat B janė substanca tė pėrbėra, tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė shpesh gjenden nė ushqime dhe qė pėrfshihen nė disa funksione tė trupit si: rritja, metabolizmi i energjisė, mirėmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Burimet mė tė mira tė vitaminave B kompleks janė perimet gjethore tė gjelbra, buka e zezė, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lėkura e orizit dhe lakra e egėr.

    Vitamina C

    Vitamina C ėshtė ndoshta mė e njohura nga tė gjitha vitaminat. Ajo ndihmon nė formimin e indit lidhės, i cili i mban qelizat sė bashku dhe formon pejzėn (ligamentin), kėrcin dhe muret e enėve tė gjakut. Nė qoftė se vitamina C mungon, muret e enėve tė gjakut dobėsohen, duke e lejuar gjakun tė rrjedhė nė inde. Thesaret e vitaminės C janė: specat jeshilė, brokoli, lakėr "Brukseli", gjethet e rrepės, portokajtė, limonėt, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.


    Pesė mėnyra se si vitamina D mund tė na shpėtojė jetėn


    Ul peshėn dhe "redukton" diabetin


    Vitamina D ndihmon nė humbjen e peshės, pasi bėn qė insulina tė djegė yndyrat, tė punojė mė mirė


    Redukton rreziqet e problemeve tė zemrės

    Vitamina D forcon qarkullimin e gjakut duke "qetėsuar" arteriet dhe ulur tensionin e gjakut


    Forcon strukturėn kockore

    Pa vitaminė D kalciumi nuk absorbohet. Mė shumė vitaminė D dhe parandalohet osteoporoza dhe frakturat kockore


    Ndihmon nė parandalimin e tumoreve

    Duke forcuar sistemin imunitar Vitamina D ėshtė njė aleat i domosdoshėm nė luftėn kundėr kancerit


    Ku gjendet ajo?

    15 minuta nė diell pėr tri herė nė javė

    Dietė me salmon dhe vaj mėlēie merluci

    4 gota qumėshti nė ditė


    Ndihmon nė parandalimin e gripit A

    Shumė studime kanė gjetur deficite tė mėdha tė Vitaminės D te tė prekurit nga gripi A

    SHQIP
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. “Epopeja e UĒK-sė”
    Nga Llapi nė forumin Shqipe nga Kosova
    Pėrgjigje: 448
    Postimi i Fundit: 07-03-2014, 18:53
  2. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  3. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 01-02-2005, 23:19
  4. Per shendetin e dhembeve!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 20:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •