Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Shkrime të Rrok Berishës

    KOMENT

    KOSOVËS I DUHEN INSTITUCIONET, SIMBOLET E SHTETSISË .

    Në shtypin e majtë por edhe ne kuluare është shkruar, fol dhe pa të drejt është kritikuar Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, për " gabimin e madh" se me simbolet e TI ( Himnin , Flamurin Dardan, Vulën e Presidentit).

    Ai Kosovën po donë ta "ndaj" nga trungu Shqiptarë dhe kështu të krijoj një komb të "ri me një identitet krejt tjetër".Kjo propagandë vjen nga kuzhinat antikombëtare të cilat Kosovën nuk dëshirojnë ta shohin shtet te pavarur, por gjithnjë nënë thundrën e robërisë.!


    RROK BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com


    Kosova si Tokë e lashtë Ilire Dardane , gjithmonë ka pasur veçoritë e veta, të cilat janë përcjell shekuj me radhë, si relikte mjaft të qendrushmë dhe të rëndësishme. Gjithmone në këtë troje janë bërë lufta për ruajtjen e intergritetit teritorjal dhe identitetit kombëtar. Këto edhe e bëjnë Kosovën si territor më të veçantë ne hartën gjeografikë të trojeve Shqiptare.

    Ka ardhur koha kur toka e lashtë Dardane të mund të shpalos simbolet e veta shekullore duke i radhitur e harmonizuar ashtu si është më
    se miri e me fuqishëm. Shtetësia e një vendi , imponon nevojën edhe te simboleve , të cilat e veçojnë atë vend ne mesin e vendeve e te shteteve te tjera te botës.

    Njerëzit njihen veçohen në saje te simboleve te tyre , që janë veçori e lidhur ngushtë me secilin populli e të secilit shtet.

    Nuk mund të ketë shtet pa simbole, pa flamur e himn. Mjaftë në shqiptaret e Kosovës dhe ata të ish Jugosllavisë , kanë vuajtur për simbolet e tyre besa besë shpesh herë edhe I kanë mbrojtur dhe ulur ne gjak. E kishim dhe gjithëmon do ta kemi një flamurë kombëtar, që është simbol për të gjithë shqiptaret kudo që jetojnë e veprojnë. Përdorimi i të cilit dekada na u mohua dhe ndalua. Por shqiptaret kurr nuk u ndaen së përdoruri, simbolin e tyre te qëndresës, simbolin e tyre kombëtar, as ne gëzime e as ne hidhërime, ne festa, por edhe në dasma dhe në përcjellje te përmortshme të martirëve.

    Por , Kosova tash është ne një fazë tjetër, një hap drejt pavarësisë. Në këtë fazë asaj i duhen simbolet te cilat e çojnë nga kombet tjera, por duke mos i humbur edhe identitetin kombëtar- shqiptar.

    Me flamurin ekzistues , flamurin kombëtar Kosova nuk mund te behet anëtare e Kombeve te bashkuara, sepse me Shqiponjën e zezë në rrafshin e pelhuresë së kuqë, përfaqësohet një shtet që është shteti amë Shqipëria.

    Këto kritika kë shkojnë deri ne fryje nder me te vrazhta, për personalitetin e Presidentit të Kosovës, por edhe për njerëzit që në kohë dhe ceremoni rasti, krahas Himnit e flamurit Kombëtar, përdorin edhe Himnin dhe Flamurin e Kosovës.

    Duhet tu them te gjithë atyre që merren me këso gjerash , se nuk më sharje te këtilla nuk mund te ngrisin rejtingun e tyre patrioti. Sepse sharjet ne llogari të atyre që an gazohen ne drejtim te ngritjes së veçorisë së elementit të pavarësisë së Kosovës, atyre që përdorin simbolet e shtetit të ardhshëm te Kosovës, ata nuk janë tradhtarë, ata nuk janë as përçarës të kombit.

    Pavarësisë e Kosovës , nuk dëmton çështjen kombëtarë e as bashkimin e mundshëm te ardhmws kombëtare, por përkundrazi forcon elemetet e bashkimit te trojeve etnikë.

    Andaj simbolet e Kosovës s`janë asgjë tjetër vetëm simbole te pavarësisë së Kosovës , me te cilat Kosova do të përfaqësohet ne rradhene e shteteve të pavarura e demokratike tw botws.

    Pra , një Kosovë e pavarur është sakrificë dhe ëndërr e gjithë brezave shqiptarw. E kjo nuk duhet të pengoj shqiptaret, përveç ata njerëz që nuk kanë ideale tjera pos idealit te xhepit dhe interesit te vet personal duke injoruar gjithnjë intersat e përgjithshme të atdheut e të kombit ne tërësi.

    Në shtypin e majtë por edhe ne kuluare është shkruar, fol dhe pa të drejt është kritikuar Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, për " gabimin e madh" se me simbolet e TI ( Himnin , Flamurin Dardan, Vulën e Presidentit), Ai Kosovën po donë ta "ndaj" nga trungu Shqiptarë dhe kështu të krijoj një komb të "ri me një identitet krejt tjetër".Kjo propagandë vjen nga kuzhinat antikombëtare të cilat Kosovën nuk dëshirojnë ta shohin shtet te pa varur, por gjithnjë nënë thundrën e robërisë.!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    NDRYSHIMI I KUFIJVE.!

    Ndryshimi i kufijve më dhunë, siç pretendojnë çarqe të caktuara të politikës së Beogradit, do të çrregullonte e destabilizonte shumë shtete të Evropës Juglindore.

    Shikuar realisht me këtë "ndryshim" më së shumti do të humbiste Serbia. Të vetmit që do të përfitonin janë shqiptaret, sepse atëherë do të shkohet në kufijtë etnik.!

    Tentimi nga kushdoqoftë për ta ndarë Kosovën, do të nxiste shqiptaret, për të realizuar endrrenë shekullore, bashkimin e të gjitha trojeve etnike. Në këtë rast askush s`ka të drejt t`i akuzoj ata në emër të "Kosovës së Madhe" apo të "Shqipërisë së Madhe",sepse ato janë troje etnike Shqiptare te coptura e okupuara më dhunë .!


    RROK BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com


    Në dekadat e fundit , armiket serbosllav, maqedonoortodokse, po bëjnë
    elaborate nder më të ndryshmet, për okupimin dhe copëtimin e tokave shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe ne Maqedoni. Këto iniciativa sit ë krerëve politik ashtu edhe të atyre shkencore e fetarë, gjithnjë janë edhe me te zëshme, sidomos tash kur Kosova po hynë e sigurte drejt statusit - pavarësisë se sajë.

    Shikuar nga aspekti global, e më fakte të argumentuara historike e etnike Shqiptaret janë populli i vetëm në Evropën Juglindore apo në Ballkanin e njohur për trazira ndëretnike, që përfitojnë nga ideja për ndryshim të kufijve, në ndonjë shtet të ish republikave të RSFJ-së.

    Historia është e freskët dhe e hidhur që nuk mund te harrohet.! Nuk harrohen as favoret që janë bërë ne dëm të tokave shqiptare e ne llogari të sllavoortodoks serbomaqedon.

    Andaj, të gjitha tentimeve të mundshëm të popullit serb e atij Maqedoni për ndarjen e serishme te tokave shqiptare dhe krijimit apo ndryshimit te kufijve me dhunë, shqiptarët kanë të drejt të natyrshme, që të angazhohen si një komb , ne mbrojtje të identitetit të tyre kombëtarë e etnik.

    Nga kjo del një e vërtetë se shqiptarëve më shumë se cilit do komb tjetër në ketë pjesë të Evropës, i konvenon ndryshimi i kufjeve ekzistues. Pra, ndryshimi i kufijve apo ndarja e Kosovës, siç trumbetojnë disa çarqe të Beogradi dhe grupe ekstremiste të serbëve të Kosovës, pa fajin e faktorit shqiptarë do të destabilizohen shumë shtete të kësaj pjese të Evropës Juglindore, dhe do të forcohet faktori shqiptare në Kosovë e Shqipëri.!

    Sepse deshën apo jo, edhe armiket edhe fqinjët tonë nuk mund te ikin nga realiteti I formimit të kufijve në suazë etnike, e ne ketë rast shqiptaret do te llogarisnin ne gjithë shtirjen e vet gjeografike, duke realizuar të drejtën e tyre te natyrshme, shkrirjen e kufijve të dhunshëm brenda trojeve shqiptare, duke u shtri në gjithë rrafshin etnik.

    Të etur nga urrejtja patologjike dhe dëshira grabitqare, ultranacionaliste e ekstremistet serbomaqedon, harrojnë të bëjnë llogari të shëndoshë , sepse kërkimi për ndryshim të kufijve siç pretendojnë ata edhe me dhunë në ketë pjese të Evropës, është në favor të Kosovës, ndryshim i cili nuk ka të ndalur e do të përfshijë edhe disa shtete te tjera, duke filluar nga vet Serbia - që mbanë nën okupim Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), Mali i Zi - Plavë e Guci, Malësi e Ulqini e deri në Petrovac,krijesën e kombit artificial të Titos Maqedoninë, duke mos e lanë anash as Greqinë , e cila në pesëdhjetë vjetet e fundit , benë presione të mëdha të asimilimit të krahinave etnike Çame , të cilat janë pjesë e pa ndarë dhe e kulturës, historisë e trungut shqiptarë.

    Pra, jo rastësisht është thënë nga analist dhe historian që ka anime e paragjykim kanë analizuar situatën e Ballkanit, së çështja e Kosovës është e ndeshmë, se Kosova është e pa prekshme dhe me kufij të pa cenueshëm. Në këto ëndrra të shovinizmit serbomaqedon, më se shumti do humbasin ata.

    Më këtë rast ata vete do te ndikojnë që shqiptaret të homogjenizohën dhe te veprojnë si komb. Më ketë shqiptaret, do të realizonin ëndrrën e tyre shekullore dhe të drejtën historike të bashkimit të trojeve etnike.!

    Duhet cekim se tash bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar se shqiptaret nuk janë për destabilizim të kësaj pjese të Evropës , respektojnë integritetin teritorjal të fqinjëve te tyre, por janë për shtetin e pavarur të Kosovës , në të cilin do te garantohen të gjitha të drejtat për të gjitha pakicat kombëtare, për qytetaret lojal të sajë .

    Pra pavarësia dhe sigurimi i integritetit të tërësisë teritorjale të Kosovës , nuk rrezikon askënd, përkundrazi siguron paqen qetësinë dhe inetrgritetin e shteteve fqinjë të kësaj pjese te Evropës. E gjithë kjo është edhe një arsye më shumë e argumentuar ne qendrueshmerinë e fakteve , edhe për fqinjët tanë të cilët duhet që sa me parë ta njohin pavarësisë e Kosovës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    UNIFORMAT E ZEZA PRAPE NE SKENE

    Kosova nuk ka nevoje per formacione paralaele ushtarake as te Shqiptareve e as te Serbeve, e as per ushtare e Komandante te veteshpallur a partiake te ideologjizuar.

    Shkruan: Rrok Berisha

    Koheve te fundit individe dhe grupe partish, pa zgjedhur asnje mjet dhe forme, synojne destabilizimin e Kosoves, me qellim qe te marrin pushtetin, duke rrezuar qeverine me dhune. Dhe kete gje e deklarojne haptazi.

    Kete e deshmon edhe fakti se neper shume mjedise, eshte shtuar numri i njerzeve me maska dhe me kemisha te zeza, qe ne oret e vona te nates, atehere kur mungojne SHPK-ja, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, po i ndalin veturat dhe po i legjitimojne e kontrollojne udhetaret.

    Keta njerez te maskuar me rroba te zeza, e te armatosur me kallashnikove, po prezantohen si "Ushtria e Pavaresise se Kosoves."

    Sipas njerzeve qe kishin pasur rastin te bien ne keto postblloqe te tyre, kjo ushtri po dashka ta cliroj Kosoven nga te huajt, nga ata qe na cliruan!

    Lufta e komandanteve te veteshpallur, ose komandanteve partiake e te ideoligjizuar eshte pare e provuar vite me pare. edhe ideja e "Mbrojtjes se pavaresise" permes "Ushtrise se Pavaresise" eshte nje aventure e rrezikshme, qe ia hap shtigjet dhunes, frikes, vrasjeve dhe gjakderdhjeve te reja.

    Me nje fjale, e con vetem ne rruge te pafund, duke ia humbur shancin e pavaresise. Ne momentin e pikerishem, kur e gjithe BE-ja dhe SHBA-te po angazhohen ne rindertimin ekonomik dhe te ngritjes se institucioneve te Kosoves, kur pritet qe te hapen bisedimet rreth statusit final te Kosoves, kjo ka nevoje qe te ruaj miqte e jo t'i luftoj ata, permes ushtrise se maskave.

    Kush jane ata qe Kosoven deshirojne ta barazojne me Irakun, Afganistanin, Palestinen? Kush jane ata qe ne kete toke martire t'u hap shtigje formacioneve kriminale si te Hamasit dhe te tjerave te ngjajshme me to, e qe ne emer te Allahut, vite te tera po zhvillojne vellavrasjesh sektesh?!

    Perpjekja e heqjes se paraleles me veprimet e tyre, qe u paraqiten te Premten, me 23/09/2005, rreth ores 22:30, te vendi i quajtur "Perroi i Gervallave," ne rrugen rajonale te Lugut te Baranit, dhe deklarimi se jane per "Mbrojtjen e Pavaresise se Kosoves" dhe se jane "ne kerkim te atyre qe bashkepunojne me nderkombetaret," dhe se, "do t'i luftojme te gjithe te huajt qe jane ne Kosove" - eshte vetevrasje e lirise dhe ardhmerise se Kosoves.

    Por, keto formacione, qe te gjithe e dime se cili eshte qellimi i tyre, nuk jane te interesuara per pavaresine e Kosoves, por per shkaterrimin e gjithe asaj qe eshte arritur deri me sot ne Kosove. Pra, nuk jane te interesuara per pavaresi, por per ta orientuar ne okupim.

    Kosova me shume se kurre, ka nevoje per unitet, per investime e zhvillim ekonomik, per levizje te lire te te gjitheve, naten e diten. Kosova ka nevoje per Sherbim Intelegjent, dhe per Ushtrine e saj, qe do te ndertohet e ngrihet nen ombrellen e institucioneve te Shtetit te Kosoves, dhe ne harmoni me nevojat e forcave te NATO-s, pjesetare e se ciles do te jete ne te ardhmen.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    HAGA PER ISH-"USHTARE E KOMANDANTE" SHQIPTARE

    Te akuzuarit e Gjykates se Hages akuzohen per gjenocid ndaj te tjereve, Serbet per vrasje e gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve e Shqiptareve. Edhe Kroatet e Boshnjaket akuzohen per dhune, vrasje dhe gjenocid ndaj etniteteve te tjera armike. Te vetmit jane "komandantet" e UCK-se, qe akuzohen nga Gjykata e Hages, por edhe nga drejtesia e britshte vendese, per krimet e bera ndaj bashkekombasve.


    Shkruan: Rrok Berisha

    Keto dite serish eshte aktualizuar Gjykata e Hages, Karla Del Ponte, eshte e vendosur, qe te gjithe kriminelet e luftrave ne ish-Jugosllavi, pra edhe ata te luftes ne Kosove, t'I ballafaqoje me drejtesine, ne Gjykaten per Krime Kunder Njerezimit ne Hage. Para Gjykates se Hages, jane paraqitur shume te akuzuar, qe bene gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve dhe Shqiptareve. Haga e gjunjezoi edhe kryekriminelin Milloshevic.

    Gjate dhe pas luftes ne Kosove ndodhen shume gjera te renda, te cilat thane shpirtin e shume nenave. Gjate luftes, eproret profesioniste dhe aktivistet politike kishin apeluar dhe kerkuar nga njerezit me ndikim qe kontrollonin formacionet e UCK-se, qe ata te ndikojne aq sa eshte e mundshme te disa ish-ushtare e komandante te veteshpallur rebele, qe te mos bejne veprime te pahijshme, duke demtuar shume individe pa baze dhe aresye.

    Ky veprim ne ate kohe, ne mase te madhe ia uli autoritetin e UCK-se. Ne mungese te shtetit te se drejtes, deshmitaret heshtin, sepse kercenohen, por pati edhe likujdime te deshmitareve, apo detyrim te tyre qe te ushtrojne dhune ndaj te tjereve. Pasoja e dhunes brenda-shqiptare jane pasoja ne sigurine e gjithembarshme te qytetareve te Kosoves.

    Pati vrasje "enigmatike" qe nga hakmarrja, qerimi I hesapeve e deri te vrasjet e njerzeve qe jane te informuar mire. Vrasja e te cileve behet per t'I mbyllur rrugen e te vertetes. Me keto te keqija brenda-shqiptare duhet te merret Gjykata per Krime Kunder Njerezimit ne Hage.

    Rasti I Shqiptareve eshte I pa-presedence. Deri sa te gjithe te tjeret, serbet, Kroatet, Boshnjaket, akuzohen per krime kunder popujve te tjere, disa Shqiptare, gjate dhe pas luftes, bene krime ndaj kombit te vete, te prire nga Bajraktarizmi dhe ideologjia e shemtuar e majte, e kunder interesave madhore te Kombit, e te Shtetit te Kosoves.

    Akuza qe u bene disa ish-luftetareve e komandanteve te UCK-se, eshte e rende dhe hedh hije te zeze dhe per lirine e ketyre viteve ne frike dhe ankth.

    A kemi mundur t'I shpetojme Hages? Natyrisht se po. Kemi pasur te drejte natyrore, te mbrojme pragun e shtepise. U organizuam dhe permes institucioneve te Republikes se Kosoves, formuam ushtrine e regullt. Por, bajraktare, ushtare dhe komandante te veteshpallur qe ne ate kohe deshironin vetem pushtet fhe cdo gje e matnin me peshen e forces, ligj kishin dhunen dhe armen, duke shpallur rajone t cliruara, ata u sherbyen me ligjin e dhunes, duke sulmuar te degjueshmit, per ata qe I respektonin institucionet.

    Ata asnjehere nuk menduan e as qe kane dashur te besojne se nje dite, per te gjitha veprimet e tyre dikush do te kerkoj llogari. E dikush duhet te jape pergjegjesi. Kjo I ka inkurajuar keta keqberes. Gjykata e Hages nuk eshte dashur per te gjykuar Kombet e Popujt, por eshte per te gjykuar keqberesit, kriminelet. Gjykata e Hages nuk do ta gjykoj gjakun, sakrificen e trimerine e Shqiptareve, e as te luftetareve te UCK-se, por vetem do te gjykoj individe keqberes, te cilet nuk kane pasur te drejte t'I bejne te keqe askujt, e sidomos civileve te pa-fajshem.

    Me gjykimin e veprimeve te liga, te kryera gjate luftes nga ish-ushtare e ish-komandante, do te mbylle mundesine e vazhdimit te vrasjeve te reja ne mes Shqiptareve. Te shpresojme qe numri I kerkuarve per krime lufte nga Gjykata e Hages te jete sa me I vogel.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    ESE POLITK 2OO5

    PUSHTETIT.!


    As që e dinë kush kure ka filluar dhe kur do të mbaroj bota, pra nuk ka
    filluar e as që do të mbaron me ne.! Largimi apo shkuarja jonë, do të
    përballohet lehtë pa pasur kohë të mendohet se a ka marr "vizën" për
    "amshim".Gjithë filozofia e jetës është që njeriu duhet dhe mund ta
    kupton, se nuk ka qeneje njerëzore të pavdekshme, kuptohet si qeneje
    fizike.! Madhështia e njeriut qëndron në te kuptuarit dhe pranuarit
    normal, pa ngacmime , xhelozi e skandal proceset e ndryshimit, ndërrimit të
    gjeneratave..! Pranimi i këtij realiteti është filozofi e të kuptuarit
    akademik.! Pushteti është i amel, por nuk mbahet gjithmonë...! Mjerisht për
    të arritur apo mbajtur pushtet janë sfiduar miq , shokë , bashkëpunëtor,
    atdhetar e patriot...! Janë zhvilluar edhe lufta! Janë sakrifikuar popuj e
    kombe ...! Megjithatë pa apo më dëshirë ligjeve të natyrës është dashur të
    u dozosh pushtetin...! Madhështia më e madhe qëndron aty nëse njeriu mund
    të këtë pushtet mbi vetveten.!

    RROK BERISHA

    rrokberisha@hotmail.com
    rrokberisha@yahoo.com

    Në shekuj e dekada, njerëzit për të zgjidh mosmarrevshjet, apo për ta
    arritur të pa mundurën, të pa mëriturën, për të mberri pushtetin, dhe për ta
    privatizuar atë, si mjet me te fortë njerëzimi ka përdor sulmin. Lansimin e
    të gënjeshtrave nder me te ndyta , që nuk kanë asgjë të pa vërtetave. Kundër
    rivalëve , e kanë përdorur si mjetin më të mirë të bëjë me realitetin. Kjo
    formë , për ta është treguar si shumë e suksesshme dhe mbrojtje mjaftë
    efikase. Efekti i sulmeve dhe dëshmive të rrejshme , te inskenuar, mbetet i
    "fortë" deri sa vonon e vërteta. Deri sa e vërteta të mos e shporr të
    zezën e të keqen. Në momentin kur e vërteta lajmohet gjerat fillojnë të
    frymojnë në jetën reale, duke ra çdo gjë në binaret e vet , në binaret e
    reales...!
    "Maestrot" e strategjive të shëmtuara, pësojnë tronditje vetëm atëherë kur
    ballafaqohen me të vërtetën...! Ballafaqimi i shprehjes reale të vërtetës,
    nuk pranohet e kalon lehtë, në shoqërinë e cila është në kërkim të
    identitetit te vet te shkatërruar e të lanë anash me dekada. I gjithë
    ndryshimi i mundshëm, përcjellët më divergjenca mendimesh nder më të
    ndryshme, të cilat mund të jenë edhe të çmuara, atëherë kur janë të pasteta
    e të sinqerta , kur te pasteta burojnë nga burimi shpirtërore , nga realja
    njerëzore . Andaj, gjithemon e drejta, realja ka qenë në rrezik, për tu
    shkatërruar, duke e p duke e ndorur si armë me efikase akuzën, më shpifje
    e gënjeshtra nder më të ndryshmet. Në ketë "luftë" idesh , luftë për poste
    apo për pushtet, protoganistet nuk zgjedhin formë , fjalorë e as mjete, duke
    përdorur "armët" më të ndryshmet, më të renda, e deri në asgjësim te
    kundërshtarit te tij p[politik (nga asgjëja e deri ke tradhtia
    kombëtare...ndasitë e çofshin edhe ato në rrafshin konfeksional).
    Është e dokumentuar se dëshira për pushtet, kur kalon kufijtë e arsyes, për
    të arritur qëllimin , nuk ka zgjedhur mjete. Ka rrënuar gjithë atë që në
    ëndrrën e sëmure i ka hyrë si frikë që mund ta pengoj ne realizimin e
    qëllimit. Në këtë rast me se shumti pësojnë vlerat e vertëta kombëtare,
    shkencore, njerëzit e pastër pa mëkate,të cilët mendja e sëmur thotë: duhet
    rrënuar me themel...! Sulmohet për "zhdukje " edhe themeli , gjithnjë nga
    frika , sepse, njerëzit (që sulmohen nga ky tip i llojit të veçantë)0 kane
    unin ne themele më bazament të qendrushme. Ka vlerë që ne hapësirë e kohë
    mund te përtërihet e të rritet sa do që behet trusni në te, pa marr parasysh
    format e metodave të ekskuadrrilles së rrënimit. Këta rrënues, nuk i brenë
    nëse ngritën mbi gjakun apo dhimbjen, djersen apo meritën e dikujt, e
    njerëzve meritor Ata, rrënojnë më dinakëri dhe efikasitet kryjn pinene ne
    llogari të vet. Duke u mungua arsyj e mirëkuptimit, mirënjohjes, për të
    mirat e bëra...! Këto veprime, janë bërë edhe objekt studimesh shkencore dhe
    janë dhen konkluzione ( definime), pra shkenca ka arritë që të u përcaktoj
    "diagnozën"...!
    Edhe sot mjerisht ballafaqohemi me njerëz të këtyre konstrukteve të cekura
    me lartë. Por, fatbardhësisht ngrehin pas veti bagazh më të lehtë, se sa
    diktatoret edhe pse edhe këta njëjtë synojnë të vinë apo te mbajnë pushtin
    më çdo kusht, madje ata nuk kënaqen pa shijen e gjakut...! Kjo kastë
    njerëzore si të këtillë, mundohen te shtinë jashtë reales si "veprimtare"
    që çdo gjë ka "filluar e mbaron më ta". Këta "mençurak", asnjëherë, nuk
    pranona realitetin , se ka më të mençur e të vishem, me kombëtarë patriot
    se këta , se janë tejet të pa rendesishem as për të kalurën por as për të
    ardhmen e njerëzimit...! Realiteti që duhet kuptuar, (ky lloj i tipave
    çmendurak), është e vërteta , se bota nuk ka filluar e as që do të
    përfundoi më me ta.! Madhështia do te qëndronte në atë, nëse ata shtinë
    në funksion arsyen, që të kuptojnë realitetin...! Se largimin apo
    shkuarjen e tyre , do të përballohet lehtë, pa menduar se a kanë marrë
    "vizën" për "amshim". Filozofike është të kuptuarit, se nuk ka qenje
    njerëzore të pavdekshme në aspektin fizik...! Madhështia e te kuptuarit,
    qëndron edhe në atë,që njeriu të pranoi nderimin e gjeneratave si
    proçëseve të natyrshëm, normale,e ta pranojë pa ngacmime, pa xhelozi, pa
    skandal . Pranimi i këtij realiteti është edhe filozofik edhe urtësi me
    një kuptim te një niveli të lartë te të kuptuarit akademik.!
    Pushteti është i amel, por duhet kuptuar se nuk mbahet gjithmon, as atëherë
    kur për të mbajtur atë janë nuk kanë sfiduar miq , shokë , bashkëpunëtor,
    atdhetar e patriot...! Janë zhvilluar edhe lufta ! Janë sakrifikuar popuj e
    kombe ...! Megjithatë pa apo më dëshirë,secili me ne fund është dashtë tu
    nënshtrohet ligjeve të natyrës...! Madhështia më e madhe qëndron aty nëse
    njeriu mund të këtë pushtet mbi vetveten.! Dhe te kuptojë se pushteti me
    i mire është ai, që ta jep sovrani. Sovrani është vota e popullit.
    Mbi gënjeshtra mund të ndërtosh "pallate" por këto zgjasin deri sa te
    shendrrit e vërteta. Atdhetaret dikush mund ti shpallë tradhtarë, e
    kombëtaret e devotshëm të u shpifesh epiteti e fundamentalistëve apo
    katolikëve fanatik..! Shqiptare, kanë sens për këso etiketimesh pa
    peshuar në gjuhen e argumenteve. Është gjenerata që vështirë pajtohet me
    ndryshime, ata kënaqen me eliminime dhe pastrime, të "armiqve", nga të
    cilët vazhdimisht e shohin veten te rrezikuar. Shpëtim eliminimi i atyre që
    janë të papërkulshëm, të padëgjueshëm. Fatbardhësisht në këtë kohë , këta
    njerëz nuk mund të çrrënjosin fizikisht kundërshtaret e vet politik , si në
    kohën e regjimit totalitar. Diktatorët në emër të kombit e kombëtarë kanë
    mënjanuar e persekutuar njerëz që kombetarisht ishin të shendosh e të fortë,
    që nuk munden ti shendrrojn në spiun e servil.
    Lakmia , për fron, për pushtet, për kolltuk, e për përfitime, i ka
    shkatërruar njerëzit edhe në pleqëri të shtyrë, duke i bërë lodër (
    viktimë) të mitos dhe matrapazëve politik e ekonomik.
    Është, një dhe vetët një e vertetë, që askush nuk mund e mohon e as e
    ndryshon! Bota, nuk ka filluar më ne, e as që do te përfundoi pas shkuarjes
    tonë. Askush nuk është i pazevendsushem, i përhershëm por edhe i pa
    vdekshëm. Natyra njeriut duhet të ia rikujtojë, kohën e qetësimit,
    shpirtëror e mendore. Nderimi i gjeneratave duhët pranuar... pa xhelozi e
    skandal. Kjo është mençuri filozofike ,mençuri akademike.!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    DJAJTË E FLAKËS E TË URREJTJES

    Me të gdhirë të 28 nëntorit që kaloi, banda keqbërësish të organizuar edhe një herë, si shumë herëve të tjera, e zbrazën urrejtjen patologjike dhe
    farën përçarëse. Këto banda keqbërëse dogjën shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit, duke përdhosur kështu lashtësinë e flamurit të tokës dardane.
    Njësoj i kallën si sllavët dhe ortodoksët grekë me shekuj.

    Një ditë më pas, veteranët e së keqes nuk i pengoi valëvitja për 29 nëntor e flamurit okupues serb, i cili valëvitet i lirë në më së paku 30 për qind të territorit të Kosovës. Këta veteranë të "luftës e të lirisë", sikur të ishin të gatshëm të bëjnë diçka në të mirë të Kosovës, e kanë vendin diku tjetër. Kosova dhe kombi nuk mbrohen me folklorizëm dhe me kallje të shqiponjës, simbolit të shenjtë, por mbrohet në anën veriore të Ibrit, dhe në shumë mjedise të tjera, ku, fatkeqësisht, funksionon shteti paralel serb. Pavarësia e Kosovës imponon nevojën edhe të simboleve të veçanta të saj, si flamurin, stemën dhe himnin.

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail

    Në rrugëtimin e vështirë drejt shtetit të pavarur e sovran, populli i Kosovës e në veçanti elita demokratike e tij, është ballafaquar me shumë
    sfida të rënda nga okupatori serb dhe me shantazhet kërcënuese e herë edhe vdekjeprurëse. Këto grupe, që mjerisht edhe sot kërcënojnë duke tentuar që në Kosovë të krijojnë politikën e tyre, janë shumë aktive.

    Kjo u pa edhe me rastin e kremtes së Ditës së Flamurit. Akti i turpit në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës , arritën kulmin kur këto grupe keqbërësish, në mënyrë të organizuar, hoqën flamujt që simbolizojnë lashtësinë e tokës Dardane,që e veçojnë Kosovën si element të shtetësisë, në kohën më të rëndësishme për të ardhmen e saj. Këta argatë të djallit, veprojnë natën e ditën dhe kanë vetëm një qëllim: që të mbesin aktualë në skenën politikë, që të rrisin e zmadhojnë "meritat " e tyre që i bënë "çlirimit" të Kosovës.

    Ata thirren në lirinë e Kosovës, kurse në anën tjetër i pengon përpjekja që po bëhen për pavarësinë e saj. Pavarësisë së Kosovës, krahas kushtetutës, të cilën e kishim, por nuk e njohën e nuk e pranuan njësoj si serbët, i duhen të gjitha elementet e shtetësisë. Dhe krahas kushtetutës të cilën duhet ta miratojë Parlamenti, duhet të punohet edhe në aprovimin e simboleve të tjera, si janë flamuri, himni dhe stema e Kosovës, elemente këto të cilat do ta identifikojnë Kosovën si shtet.

    Flamuri ekzistues është flamur kombëtar, por ai nuk mund të jetë flamur i shtetit të Kosovës, sepse dy shtete nuk mund të qëndrojnë me një flamur. Kurse flamuri që bandat e dogjën, është vetëm një propozim i njeriut të parë të Kosovës-Presidentit. Por edhe sikurse Kosova të bashkohet me shtetin amë, nuk është aspak e dëmshme që ta ketë simbolin e vet të lashtësisë së Dardanisë Antike, apo atë simbol për të cilin në një të ardhme të afërme do të merremi vesh.

    Ajo që ndodhi më 28 nëntor në disa qendra të Kosovës, është akti më i turpshëm e më barbar që mund të bëjnë këto grupe të organizuara kriminale të keqbërësve, të cilat thirren në një farë patriotizmi dhe shqiptarizmi të rremë. Sa mund te jetë shqiptare dhe patriotike, kur, më të gdhirë të
    kremtes së flamurit, më 28 nëntor 2005, banda keqbërësish të organizuar, që shumë here e gjakosën Kosovën, gjithnjë duke u thirrur në emër të "luftës dhe meritave ", edhe një herë vranë e shkrumbuan Kosovën-Dardaninë, duke zbrazur të gjithë mllefin dhe urrejtjen patologjike, kundër dr. Ibrahim Rugovës dhe elitës demokratike, e cila me decenie me sukses diti ta udhëheqë popullin e Kosovës drejt pavarësisë e lirisë.

    Këto banda keqbërës, të verbëruar nga urrejtja dhe dëshira që vetë të jenë të parët në fillimet e shtetit të Kosovës, le qe hoqën nga vendi ku ishin të vendosura këta flamuj, por edhe nga shtizat për t'i djegur e shndërruar në flakë e hi, sikurse Serbia ndër shekuj që kalli simbolet, dogji dhe trupin e shumë martirëve shqiptarë.

    Se djajtë mund të jenë vetëm djaj, dhe janë në shërbim vetëm të së keqes, tregon edhe verbërimi i tyre. Këta "patriotë" i kallën flamujt me shqiponjën e zezë, kallën ngjyrat e flamurit në të cilin mirë janë spikatur simbolet e lashtësisë së tokës së Kosovës, duke përdhosur kështu lashtësisë e flamurit të tokës dardane.

    A u nevojiten shqiptarëve paralelizmat me veprat vandale që i bënë ndaj nesh sllavët dhe ortodoksët grekë ndaj simboleve tona, kurse tash në emër të "atdheut e të patriotizmit" e bëjnë disa veteranë "të luftës "?!Dhe e keqja më e madhe është kur një ditë pas këtij akti barbar më flamuj të shtetit të Kosovës - flamuj të Dardanisë, këta veteranë të së keqes, nuk i pengon valëvitja ( për 29 nëntor 2005) e flamurit okupues serb.

    Atyre sikur të mos u interesoj një e vërtetë e hidhur, se për 29 nëntor dhe në çdo festë sllave flamuri i okupatorit serb valëvitet i lirë në të paktën e 30 për qind të territorit te Kosovës...! Këta veteranë, që veten e quajnë veteranë të "luftës e të lirisë", që veprimet e kanë treguar të kundërtën,
    sikur të donin e të ishin të gatshëm të bëjnë diç të mirë për Kosovën.... e kanë vendin ku do ta shprehnin gjithë "patriotizmin e trimërinë e tyre"!
    Kosova dhe kombi nuk mbrohet me folklorizëm dhe me kallje të shqiponjës, simbolit të shenjtë, por mbrohet në veriun e Mitrovicës dhe në shumë
    mjedise tjera ku fatkeqësisht funksionon shteti paralel serb....!

    Kosova mbrohet duke e bindur botën se ne vërtetë jemi për shtetin e pavarur e sovran të Kosovës, të cilit shtet edhe i nevojiten edhe simbolet që do ta veçojnë nga të tjerët, si flamurin, stemën dhe himnin. Kosova është tokë dardane,po aq sa është shqiptare. Shtegtimin e Kosovës drejt pavarësisë, nuk mund ta ndalin as aktet e tilla të turpshme të kalljes së flamurit, shqiponjës dhe të ngjyrave .

    Është e kuptueshme se e gjithë kjo kërkon përballje të shumë sfidave të shumta, dhe të akteve vandale të grupeve të ndryshme,të atyre që të vetmin qellim kanë promovimin e "vlerave" të tyre e të partive të tyre, që në Ditën e Flamurit, djegin flamuj duke kërkuar dhe inskenuar dhunë dhe gjak, brendapërbrenda faktorit shqiptar, do ta kenë mallkimin e lotëve, e gjakut dhe të të gjithë atyre që dhanë jetën, apo një kontribut sa do të vogël për lirinë e Kosovën! këto grupe keqbërësish, sado që të zëshëm dhe te dhunshëm të paraqiten, nuk do të mund ta ndryshojnë vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës.

    Sepse, bashkimi kombëtar, në të cilin ata thirren, nuk bëhet me urrejtje, dhunë e të keqe... As ata që u flijuan për Kosovën, nuk e bënë atë, që të gjallët, ikanakët dhe të dyshimtit, ata që më së paku luftuan e u angazhuan, në liri të thirren dhe në emër të tyre të formojnë shoqata shkatërrimtare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    NDRYSHIMI I KUFIJVE…!

    Ndryshimi i kufijve, apo ndarja e Kosovës , siç po pretendojnë disa qarqe të Beogradit, do të nxiste shqiptaret për bashkim të tokave etnike, sidomos në ato shtete qe u formuan në mënyrë artificiale gjatë Luftës se Dytë Botërore në llogari të tokave shqiptare.

    Sikur te shkohet ne ndryshimin e kufijve ekzistues , atëherë duhet te ndryshojnë kufinjet e shumë shteteve të Evropës Juglindore. Të vetmit që do të përfitonin në këtë rast, janë shqiptarët, sepse shtrija e tyre në rrafshin etnik e gjeografikë është e gjerë dhe e pa kontestueshme…!


    Rrok Berisha

    Në dekadat e fundit , armikut serb, maqedonoortodokse, po bëjnë elaborate nder më të ndryshmet, për okupimin dhe copëtimin e tokave shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe ne Maqedoni. Këto iniciativa si të krerëve politik ashtu edhe të atyre shkencore e fetarë, gjithnjë janë edhe me te zëshme, sidomos tash kur Kosova po hynë e sigurte drejt statusit – pavarësisë se sajë.

    Shikuar nga aspekti global, e më fakte të argumentuara historike e etnike Shqiptaret janë populli i vetëm në Evropën Juglindore apo në Ballkanin e njohur për trazira ndëretnike, që do të përfitojnë, nga ideja e ndryshimit të kufijve.

    Historia e hidhur për shqiptaret është ende e freskët dhe nuk mund te harrohen pazarllëqet që u bënë në llogari të kokave shqiptare në shekullin e kaluar…! Nuk harrohen as favoret që fuqitë e mëdha iu bënë sllavoortodoksve serbe dhe maqedonas në dëm të tokave shqiptare.

    Andaj, çdo tentimi të popullit serb e atij Maqedoni, për ndarje dhe tregti të serishme më tokat shqiptare, pra të aneksimit te tyre me ndryshim te kufijve më dhunë, shqiptarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e natyrshme, që të angazhohen si një komb , ne mbrojtje të identitetit të tyre teritorjal kombëtarë e etnik.

    Është një e vërtetë e pa mohushme ! Shqiptarëve më shumë se cilit do komb tjetër në ketë pjesë të Evropës, i konvenon ndryshimi i kufjeve ekzistues. Pra, ndryshimi i kufijve le që nuk do të cenonte paprekshmërinë dhe ndarjen e Kosovës, siç trumbetojnë disa çarqe të Beogradi e grupe ekstremiste të serbëve të Kosovës, por do të shkonte në llogari të faktorit shqiptare në ketë pjesë të Evropës…!

    Në këtë rast deshën apo jo, askush nga armiket dhe fqinjët tonë nuk mund ti ikin, realitetit , formimit të kufijve në suazë etnike. Ne ketë rast shqiptaret do te llogarisnin shtrijeni në të gjithë rrafshin e vet gjeografike, duke realizuar të drejtën e tyre historike shkrirjen (heqjen ) e kufijve të dhunshëm brenda trojeve të tyre, duke u shtri në gjithë rrafshin etnik.

    Të etur nga urrejtja patologjike dhe dëshira grabitqare, ultranacionaliste e ekstremistet serbomaqedon, harrojnë një te vërtet së llogaritë e bërë në damë të tokave shqiptare dhe kërkesat për riokupim te ri të tyre , nuk do te realizohet kurrë, por përkundrazi, do të ngacmojë e mobilizoj shqiptaret...!

    Kërcimet për ndryshim të kufijve me dhunë siç pretendojnë serbet e maqedonasit në ketë pjese të Evropës,do të kërkohen llogari tjera, të cilat edhe janë në favor të Kosovës, e që do të përfshijë edhe disa shtete te tjera, si Serbinë – që mbanë nën okupim Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), Malin e Zi – Plavë e Guci, Malësi e Ulqini e deri në Petrovac, krijesën artificiale të Titos Maqedoninë, por nuk mbetet anash as Greqia , e cila në pesëdhjetë vjetet e fundit , beri asimilimin e krahinave etnike Çame, që ishte e është pjesë e pa ndarë dhe e kulturës , historisë e trungut shqiptarë.

    Jo rastësisht nga analist e historian është thënë e pranua nderkombtarisht së çështja e Kosovës është nder më e ndishmja, dhe se Kosova ka kufi të pa prekshme-ndashëm. Çdo tentim i ndryshimit te kufijve të Kosovës me dhunë do të homogjenizonin shqiptaret të veprojnë si një komb.

    Më ketë shqiptaret, do të realizonin ëndrrën e tyre shekullore dhe të drejtën historike të bashkimit të trojeve etnike…! Bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar se shqiptaret nuk janë për destabilizim të kësaj pjese të Evropës , te respektojnë integritetin teritorjal të fqinjëve te tyre.

    Ata janë për shtetin e pavarur të Kosovës. Ky shtet do të garantohen të gjitha të drejtat për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetaret lojal të tij . Pra pavarësia dhe sigurimi i integritetit e të tërësisë teritorjale të Kosovës , nuk rrezikon askënd, përkundrazi siguron paqen qetësinë dhe inetrgritetin e shteteve fqinjë të kësaj pjese te Evropës. E gjithë kjo është edhe një arsye më shumë e argumentuar ne qendrueshmerinë e fakteve , edhe për fqinjët tanë të cilët duhet që sa me parë ta njohin pavarësisë e Kosovës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Edhe një herë për Fantazmën e Dukagjinit.

    NUK JAMË PROFET QË TI FALI MEKATËTË.!


    Identifikimi i juaj dhe i krimit më UCK-në, është nënëçmimi më i madh që
    i behët luftës, martirëve e dëshmorëve, gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës. Veprimtaria shumë vjeçare e juaj dhe babës tendë , nuk ka asgjë të përbashkët më vlerat e luftës , e as më UCK-në, të cilën "mundoheni ta mbroni" , as më kombëtaren e as me patriotizmin.! Këtë e di i gjithë Dukagjin e më gjerë.

    E kuptoi, se në realizimin e synimeve "madhore" u pengon e vërteta që përmes shkrimeve analitike e të verifikuara, kjo gazetë kombëtare "Bota Sot" është e vetmja që po lufton krimin e organizuar polik!

    "Bota Sot" i pengon gjithë mëkatarëve e kriminelet e të gjitha ngjyrave e llojeve qofshin , ata që janë zhytur në ndyrësirën e krimit të organizuar politik e ekonomik.!

    Rrok Berisha
    rrokberisha@hotmail.com

    Fantazma e Dukagjinit alijas Faton Mehmetaj, nuk pushon! Edhe një herë si
    shumë herë tjera u paraqit , më akuzat e tij të njohura, të pabazë, ndaj
    kombëtares "Bota Sot" dhe analistëve të sajë, në përpjekje që të mashtroj
    opinionin e gjerë, e më këtë mundohet që të "lajë " vetveten. Njëheritë
    të gjitha gënjeshtrat e tij janë edhe përpjekje qe të meshe të vërtetë dhe
    të krimit politik e ekonomik , që është bërë kancer i shoqërisë kosovare
    , e që i ka zënë frymën Dukagjinit dhe Kosovës.

    Por, fatbardhësisht ka kaluar koha, kur gënjeshtrat e Fatziut të Dukagjin, të shiten si "dushk për gogla", apo të heshtën, para kërcënimeve e shantazheve. E vetmja që nuk ka pësuar ndryshim, është stili i shkrimeve të tij .Kur jemi këtu të gjithë na është e freskët se , për këndë e për çfarë shkruanin baba e birë, në atë kohë kur ai u rekrutuar në shërbim të djallit, duke vazhduar deri sot.

    Ajo kohë e rendë për të gjithë shqiptarët atdhetar, por që Fatëzitë e
    shfrytëzuan për të bërë "emër" e për tu bërë të " famshëm", por vërtetë të
    privilegjuar të djajve të kuq , të atyre djajve , që ne vitet 1998-1999,
    torturuan, kallen e masakruan Kosovën.

    E keqja në kohë e vite godet kombin, edhe nga armiket por edhe nga klasa
    e privilegjuar politike e kohës, të cilët dinë të infiltrohen edhe netë gjitha lëvizjet, popullsitë, duke kërkuar shpëtim për mëkatet e bërë, kundër atdheut dhe kombit.

    Këta njerëz, më vonë në vitin 1998-1999, mund ti gjejmë si "patriot e atdhetar" si "udhëheqës-eprore njësitesh" ushtarake, por që janë vetëm shqipfolës gjithëmon të gatshëm të kryejnë argatin e tradhtisë. Dhe si më shkop magjik, kjo kastë njerëzish brenda natës mud të shendrrohet, metamorfozohet e të behën "patriot e atdhetar".

    Fatkeqësia më e madhe është se këta u infiltruan edhe në aradhet e ushtrisë- të UCK-së, më qellim qe te kryejnë më devotshmëri shërbimet ndaj eprorëve të se keqes dhe e dyta mbulesa e shërbimit kundër atdheut dhe e "rehabilitimit - dhe të kryerjes së detyrës për atdhe", e një klasë që kaherë ishte ndër nga tradita patriotike e familjes dhe fisit të tyre.

    Produkt i kësaj farës të keçë, është edhe Faton Mehmetaj, i cili gjithëmon
    ishte e mbeti në shërbim të se keqes, duke shpallur tradhtarë te gjithë ata
    që gjykojnë krimin e organizuar politik e ekonomik në Kosovë. Ata që
    kërkojnë ndriçim të vrasjeve "enigmatike", që kërkojnë ndërtimin e shtetit
    të se drejtës e të sigurt për të gjithë. Kërkesa këto që janë në
    përputhje më vlerat , njerëzore, humane e civilizuese, e qe në asnjë mënyrë
    nuk rrezikojnë vlerat e vërteta të luftës e të UCK-së.

    Nëse gjykon krimin, nuk do të thotë se je kundër UCK-së, kundër
    çlirimtarëve. Faton Mehmetaj, më në fund duhet ta pranoj një realitet,
    ndonëse të hidhur për të dhe bashkëveprimtaret e tij. Se, nuk janë
    çlirimtar ata që ne emër të luftës çlirimtare, vranë njerëz të pafajshëm.
    Nuk janë çlirimtar ata që lejuan gjakderdhje brendashqiptare, duke i
    shpallur tradhtar, të gjithë veprimtarët, vetëm e vetëm se mendon që
    pavarësinë e Kosovës ta arrijnë përmes luftës institucionale, pra kishin
    opsion e zgjidhje tjetër nga garda e kuq vrastare...!

    Pse pra ti fatzi, nuk merresh më gjera ma konkrete ; Ta pranosh, e ta thuash të vërtetën. Numrin real, të luftëtarëve , te vrarëve e të zhdukur, e të pasurisë së tyre, dëmtuar e të shkumuar, nga forcat serboçetnike dhe nga persona "të pa njohur", pra të gjithë atyre që ishin nenë ambrrellenë e
    institucioneve të Republikës së Kosovës ?

    Nuk e benë ketë, se te tmerron numri shumë i madhe i të vrarëve e i të zhdukurve që ju dhe Shtabi i juaj më përbuzje i quajt dhe i quani institucionalit. Ata nuk ditën të tradhetojn, nuk dinin ti lëshonin pozicionet, mjerisht u tradhtuan .!

    Të pyes ty fatëzi; sepse ti e dine më se mirë se nga kush u tradhtuan ?
    Sa u bënë nder ushtarëve të UCK-së, "mbrojtja" , nga Ftaon Mehemetaj?
    Aspak, vetëm sa e komprometon UCK-në dhe luftën për liri. Ta përkujtojmë
    Fatziun, se ushtaret që ai merr ne mbrojtje e më të cilët dëshiron që të
    "identifikohet" Faton Mehmetaj, ata vetët luftuan shkuan e nuk janë
    kriminel...!

    Ata janë bit e bijat e atyre "separatistëve", e "irredentiste", e "shkatërrimtarë të vëllazërim bashkimit", e atyre "nacionalistëve "
    shqiptarë që gjithnjë sipas Faton Mehmetaj dhe babës si tij Bajram
    Mehmetaj, benë shumë të " zeza" ndaj serbeve e malaziasve, "duke i
    detyruar që me dhunë të shpërngulën".

    Pra , janë bit e bijat e atyre që dikur nga ti e babai yt fatzi akuzoheshin si njerëz "barbarë e të pa civilizuar", nëpër gazetat bulevardeske të Beogradit. Si të tille, ti e babai juaj, humbet edhe kredibilitetin familjarë e fisnorë, si gjen i bastarduar i familjes dhe i fisit tonë.

    E përmend takimin në shtëpinë time në Gllogjan të Lugut të Baranit që u
    mbajt më 14. korrik1998. Ishte takim pune, në mes te eprorëve të Njësiteve
    Operativë të UCK-së, pra të njohur si eprorë profesionistë, të përfaqësuar
    nga major Nazif Rambaja , komandant i brigadës 131 në Baran,se bashku më
    eproret Vëllezërit Dragaj, Esat Ademaj, unë (Rrok Berisha) si shef për
    informim në brigadën 131 dhe deputet i parlamentit te Kosovës për Lugun e
    Baranit, pastaj përfaqësues e Shtabit MT të Gllogjanit të Lugut te Baranit.
    Në këtë takim e në darkë pune , ishe edhe ti ( Faton Mehmetaj) e Ramush
    Haradinaj më bashkëpunëtor..!

    Dyert e shtëpisë time ne Gllogjan të Lugut te Baranit ishin gjithnjë te
    hapura...Kamë pritë e përcjell shumë, luftëtarë e popullatë civile. U prita
    e përcolla disa herë edhe Ramush Hardinajn ty dhe të tjerë të stafit tuaj,
    gjithnjë sipas traditës e mikpritjes shqiptare, "bukë kripë e zemër". Kisha
    edhe përgjegjësinë e votës se popullit të Lugut të Baranit.

    Bisedimet si gjithnjë edhe kësaj radhe ishin shumë shpresëdhënëse.sikur të respektoheshin nga ana e Ramushit dhe e "Shtabit" tuaj atë kohë. Kamë thënë atë natë, si gjithëmon deri sot , unë dhe familja do mbështesim e ndihmojmë luftën, por për asnjë çmim krimin e kriminelet, jo ata që në emër të UCK-së i benë dhe mjerisht po i bëjnë shumë të këqija popullit të vet.

    Të njëjtën gjë ua kam thënë edhe në Prapaçan, më 20 gusht 1998, ku kamë kërkuar, ne aradhet e ushtrisë profesionalizëm , rend , rregull, disiplinë , unitet...! Por, pas këtij takim , në vend që të bashkohemi, "Shtabi" i juaj e ne veçanti ti , mu dhe eproret profesionist, ma shpallët tradhtar.! Në anën tjetër
    ndodheshin vrasje e vrasje.nga persona të pa njohur...!

    Duhet ta dish se sa vrasje ndodhen deri sot... dhe aktoret e tyre. Keni mundësi ta ndihmoni që me shpejt e me lehte të zbardhet e vërteta , enigma e një kohë të rendë...! Sepse tash është kohë tjetër..,vlerat e lirës dhe demokracisë, e shtetit të se drejtës ,kërkojnë drejtësi. Dikush për gjithë atë që ka ndodhur duhet të jap përgjegjësi.!

    Sidomos për ato që ndodhen ne "zonat e çliruara" , sikur vrasjet tjera pas luftë. Kush i bëri? Ju e dini.!Dyshoj se i kanë bënë serbet, por bashkëpunëtoret e tyre, që me aq ngulm i mbroni dhe përkraheni ju.!
    Ata vrasës kushdoqofshin, nuk kanë asgjë të përbashkëte më UCK-në , më
    çlirimtarët.

    Sikurse as burgosja e tyre, dënimi eventual i tyre nuk duhet të merret si një akt kundër UCK-së. Sepse mbrojtja e krimit dhe kriminele nuk mbron Ushtrinë e as vlerat e luftës. Andaj gaboni shumë rendë, kur thoni; " Për Rrok Berishën , kombëtarë "Bota Sot " dhe.pjesëtari i UCK-së është i mirë vetëm i vdekur". Më këtë edhe barazon sakrificën, mundin e gjakun e UCK-së më krimin...!Sepse ata që ranë për lirinë e Kosovës nuk janë kriminel, ata nuk kanë asgjë të përbashkët më ty, me krimet e gardës tende...!

    Thua se autori i librit ku është botuar dosja e babait tënd është nga
    Krushecit, të se nuk e di. E di se gjatë shfletimit te librit, që jo pa
    qellim ma ka sjell një shok nga Sllovenia, figuron edhe dosja e babait
    tuaj. Di vetëm për dosjen më emër e mbiemër...! Nëse autorin e librit e ke
    te njohur , rrëfimin e librit e forcon dhe saktëson më shumë, të mbetet ty
    të merresh më atë , që se ka mbajte sekretin.

    Për fund. Jemi ngopur me paragjykimet e gënjeshtrat tua. Asgjë tani e tutje
    nuk do te me bën përshtypje, shkruaj çka të dush. Kamë punë me të mençura që të merrem se sa me shpifjet tua. Nuk jamë i preokupuar sa më atë se a je kandidat për gjykatën e Hagës apo për emërim në postin e ndonjë Pashai. Dua te merrem me te vërtet, sepse e vërteta është ari . Ajo nuk mund te damkoset nga gënjeshtrat tua që lansohen nëpër disa pamflete. Unë nuk jam profeti që të u fali mëkatet, e as tu ngarkoj më atë që se keni bërë.

    Drejtësia herët a vonë duhet të jete e barabartë për të gjithë! .Sepse, identifikimi që i bëni vetës më UCK-në,është nënçmim më i madh që i behet luftës , martirëve dëshmorë , gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës. Veprimtarja shumëvjeçare e jotja dhe babës tënd, nuk ka asgjë të përbashkët më vlerat e luftës e as më UCK-në , të cilën "mundoheni ta mbroni"...! E gjithë ajo që keni bërë , para , gjatë dhe vazhdoni ta bëni pas lufte , nuk ka asgjë të përbashkët më kombëtarë dhe atdhetarizmin , por është në shërbim të eprorëve tu te dikurshëm...!

    Të kuptoj se më të gjitha këto të zeze e të palara, tentoni që dikën ta deskriditon më qellim që të përmirësoni imazhin e humbur , duke u bërë argat i dreqit. Veprime këto që i njeh i gjithë Dukagjini e me gjerë. E kuptoj , se ne realizimin e synimeve tuja "madhore" jo parimore e jo të shëndosha , u pengon edhe Kombëtarja "Bota Sot", me shkrimet e saja analitike . duke hedhur drite mbi të vërtetën, sado që e hidhur mundte jetë. Kjo gazetë nuk u pengon vetëm ju, por gjithë mëkatarëve te gjitha ngjyrave e llojeve , atyre që kanë sharruar thellë në ndotësinë e krimit të organizuar politik e ekonomik.!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Përkujtim një ish "komandanti"

    CKA BËHËT KUR ISH "KOMANDANTET " HUMBIN DURIMIN.?

    Apo ISH "KOMANDANTET" KAN FILLUAR TË HUMBIN DURIMIN.!

    Lirimi i Fatmir Limajt si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, ka ringjallë disa "komandantë" të Dukagjinit, që të merren me xehen e tyre te vjetër,të
    shantazhit e kërcënimeve (përmes mesitëve) ndaj "armiqve të hershem e te ri - të atyre që ishin të padegjushem dhe që nuk janë përmirësuar"! Këto
    veprime nuk i bëjnë nderë askujt, e aq më pak luftës çlirimtare, dhe pafajësisë së Fatmirë Limajt.


    Lirimi i të cilit në Kosovë duhet të sjell frymë të re,e mesazhe për qetësi, rend, mirëkuptim njerëzor e institucional, e kurrsesi të inkurajoj rebelet e keqëbërist, ata që përballen më të taluren e dyshimtë, e përplot mëkate. Sepse para Drejtësisë të gjithë me grada e pa grada do të jenë të barabartë,kur të ndertojmë shtetin e se drejtës.!

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Na ish një herë në Dukagjin një "Komandant PIPI" që për veprat "kombëtare e patriotike " të viteve të luftës 1998-1999 është nder më te njohurit jo vetëm në zonën e Dukagjinit. Ky komandant, këto ditë së bashku më Gjeneral Sylejman Selimin që i pëlqen ta quajnë "Sulltan", përsëri kishte
    dalë në teren, më të vetmin qëllimi:" Të ringjallë e përcjell mesazhet e vjetra te kërcimeve ndaj atyre:"Qe dikur rastësisht kishin shpëtuar gjallë
    gjatë luftës.

    Ata , sipas Komandant PIPI-it, :"edhe tash në liri, për ditë e më shumë ,më veprimet e tyre po behën më të pa durueshëm ". Këso mesazhesh edhe më parë ky komandant nëpër ndeja u kishte dërguar edhe veprimtarëve të dalluar, si Ali Lajqit, Nikë Krasniqit, Dr. Ali Berishës, por më se shumti autorit të këtij shkrimi. Kur ish komandant e UCK-së: "fillojnë të humbin durimin" është shenjë e keqe për ata që gjenden ne shenjester te tyre.! Më e keqe është fakti se këta ish komandant te UCK-së, më " durim të humbur" hapur kërcohen e shantazhojnë, duke e ringjallë një të kaluar të tmerrshëm, të vrasjeve e zhdukjeve enigmatike te veprimtarëve.

    Këta "Komandantë " që po vazhdojnë të merren më "xehen " e vjetër, tash në liri nuk u mungon asgjë. Qëndrojnë mjaft mirë materialisht. Kanë të pozicionuar vëllezër, e të afërm, si në SHPK, TMK, dhe vende të tjera kyçe. Por përsëri janë të pa kënaqur. Sepse, dikush po ua "zëntë" rrugën, po ua "prishte" rahatinë, andaj këta ish Komandant gati e kanë " humbur durimin ".

    Duhet ta dine këta komandant me "Durim te humbur", se ai me mundësinë e vet disa herë na ka vrarë, pasi qe ka organizuar vrasjen tone. Dhe çka dëshiron ma! Ne jemi gjallë dhe misionin e vete le ta përmbyll...por ne jete dhe ne cilën do shoqëri ka disa rregulla...!Për të cilat kujdeset dikush. Mjerisht në këtë kohë duhet të përmendim edhe kanunin.

    Pra është, nëse Komandant PIPI ne ketë kohë mendon se është i privilegjuar dhe ka forcën ka njerëzit ne pushtet, mashtrohet se i vlejnë , sepse edhe ne se fundi kemi kanuni dhe jemi të shtyrë të veprojmë në bazë të tij. Është e vërtet se "Durimin " komandantet e ne veçanti PIPI e kishte
    humbur më kaherë.

    Kjo dëshmohet edhe me veprimet e tij, në Dukagjin. Nëse heredokurë ne Kosovë krijohet shteti i se drejtës, ku pa presion do të peshohen dhe vlerësohen drejt veprat e "mira" të secilit prej nesh gjatë luftës e pas saj. Shumë prej tyre edhe duhet te ballafaqohen me drejtësinë. Biografitë çfarë do që të jenë, te "mira" a të "këqija", për ushtarë, Komandant, politikan apo njerëz të rëndomtë, janë produkt i sjelljes dhe punës personale të secilit.

    Askend nuk mund e duhet ta fajësohesh, për të mbuluar veprimin e keq! Çdo mjeri ndanë dhe mbanë përgjegjësi personale për vetveten e veprimet e veta.! Ndonëse të rrezikuar e kërcënuar shumë herë, ne fatbardhësisht u shpëtuam atyre kohërave të vështira e të renda. U shpëtuam listave të likuidimeve për "tradhtar e antikombëtar".

    U shpëtuam vrasjeve në pabesi e prapashpine dhe varrimeve solemne më fjalë miradije e merita të larta. Ndodhitë e asaj kohë dhembin , janë të renda. Lajmimi i serishëm i ish Komandant PIPI-it, i cili që të jetë më i "fortë" e "më bindes", në kërcënimet e tij, kishte në shoqëri edhe ish
    Komandantin Sylejman Selimin, i cili e ka ne çejf ta thirrin "Sulltan".

    Komandantet në shtëpinë e K.Krasniqit në fshatin Nepole të Lugut të Baranit, kishin lëne porosinë, për ne,që sipas Krasniqit ata porosisin se
    ".që komandanti po humbasin durimin". Më komandant PIPI-në njihemi mirë! Që nga koha e luftës 1998 , madje jemi edhe si vendas. Gjatë viteve 1998-1999 kishim pas shumë mospajtime, konceptuale, e ideologjike, për realizimin e synimeve dhe të luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
    -Kishim një përplasje të madhe në gusht 1998.

    Kur PIPI me shokë kishte hyrë në zonën e brigadës 131 dhe maltretuar Dy gazetare Amerikane te Kisha e Gllogjanit. Ky komandant edhe atë ditë kishte "humbur durimin". Kishte kthyer kallashin që të vras Deputetin. Por, nuk pat arrit ti ngre kemzën.! Inati i këtij komandanti nuk i kishte kaluar. Ishte hakmarrës ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë apo nuk i bashkëngjitën valles dhe veprimeve te tij. Ishte kundërshtar i gjithë atyre veprimtarëve që vepronin dhe përkrahnin politikën dhe vizionet e Dr. Ibrahim Rugovën.

    Por mbi të gjitha ishte armik i përbetuar i njësiteve operative të UCK-së që udhëhiqeshin nga eproret profesionist-FARK-ut. Urrejtjen dhe shpirtligësinë Komandanti në fjalë e kishte treguar edhe me 26 shtatori 1998. Kur kishte urdhëruar ushtarin e UCK-së më nofkën "Shulci" qe shërbente në Jablanicë,të cilit ia kishte dhen revolen e tipit 15-she Kroate, dhe detyrën që ta vret Deputetin e Lugut të Baranit dhe shef për informim në Brigadën 131 të UCK-së në Baran.

    Por, ushtari "Shulci" nuk kishte pranuar ta kryente një akt të tillë sa çyçar aq edhe tradhtar. Urrejtjen patologjike te komandant PIPI-it, e kishte vazhduar edhe vëllai i tij E. Agushi , polic i SHPK-së në Gjakovë. E diel 27 mars 2oo5, e diela e Pashkëve. Polici më të identifikuar ne- familjen tonë qe udhëtonin me makinën e njohur për te, polici se bashku me shok inskenoi një raste nder më të pa zakonte e brutal, me çrast maltreton gjithë familjen Berisha, duke e arrestuar edhe një anëtar të sajë për 24 orë, me akuzë të rreme; "sulm ndaj personave të uniformuar"

    Rast e sjellje e pa presedan për punëtoret e SHPK-së. Të gjitha këto raste të Komandant PIPI-it, për të cilat ka shumë dëshmitarë. Dhe ai ne vend qe ne bazë të Kanunit të kërkoj urtaket ti dërgoi Familjes Berisha për të kërkuar falje për gjitha ato veprime të pa mirë të tij PIPI-it tentim vrasjet e vazhdueshme dhe vëllait të tij), burri i botës vazhdon me avazin e vjetër, dërgon përmes njerëzve kërcime.

    Këta Komandant a e kanë parasysh se me veprimet e tyre shumë kujt jo vetëm që ia kanë humbur durimin, por ehe Ia kanë lënduar shpirtin.! E keqja për Komandantet keqbërës do tu vijë nga vetvetja. Veprimet e këtij komandanti, do i ja la drejtësisë, kur do mund te veproj pa presionin e rrugës e të kallashit. Asnjë kërcenim ,e as këto të fundit të PIPI-it,e të Sulltanëve te tjerë, e as të maskave , nuk do te me ndalin pa e thënë të vërtetën.!

    Edhe pse "Hidhërimi i komandantëve", është kërcenim i drejtëpërdrejt ndaj nesh,është shenjë e keqe që dikush përgatitë të shpalos skenarët e se
    keqes, vrasjeve e të gjakderdhjeve të reja. Nëse ato ndodhin, autoret janë të identifikuar, nuk mund te mbesin si të pa njohur. Një është e ditur se as këta Komandant e askush tjetër nuk do të mund të meshefen të vërtetën.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Në shënjestër

    VIZITORET E NATËS


    Njëri nga Ferizaj qe kishte pas rastin të takohet me Momqillo Trajkoviqin ne
    Cagllavicë, (për çështje të tokës) së një Kooperative Bujqësore( si thonë
    ata), sepse Trajkoviqi ishte "Bosi" gjithën pasurisë. Pasi ishin pritur
    mire nga aji,mysafiret në bisedë e sipër ia bëjnë atij një pyetje, se edhe
    provokuse. A pot ë viziton ndonjë figurë publike e Kosovës.? Trajkoviq
    ishte përgjigj .! "çdo të shtune në orët e vona të natës më vizitojnë A. Z
    dhe B. H. dhe .". Vizitorë të natës janë disa nga figurat e njohura të
    jetës publike, udhëhqes të media të shkruara dhe elektronike, që synojnë
    të jenë "publike e të pa varura", jo politike e qe e luftojnë krimin e
    organizuar.!

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    As gjenocidi serb më dekada, por as masakrat, dhuna e tmerri i viteve të
    renda të luftës 1998 dhe 1999 , nuk ua prishi rregullin e as miqësinë ,
    Shqiptarëve të ndershëm, qe shumë prej të cilëve edhe para lindjes
    gjenetikisht falë baballarëve të tyre ishin të rekrutuar që të ushtrojnë
    zanatin, e servilizmit, të dëgjueshmërisë, për të qenë " i ndershëm ". Këta
    fëmijë , që herët qenë shndërruar në telallëgji Komitetesh, nga lakmia e
    pushtetit për të qenë gjithnjë të parë, ishin shndërruar në mercenarë, të
    shërbimeve të ish regjimit "popullor" të ish pushtetit represiv
    Serbojugosllav, kundër qenjesë shqiptare.

    Këta njerëz me gjene të përziera, gjithmonë ishin ne ballë të aksioneve kundër shqiptarëve, si baballarët e tyre në 1945 e këndej deri më 1999. E gjithë ajo dhunë dhe represion mbi shqiptarët dekada , ishte edhe rezultat i këtij gjaku të përzierë. Sepse vet këta kanë mund të kryejnë pune dhe detyrat kundër kombit të "vet".

    "Shqiptare të ndershëm", kishte edhe asi që nuk ishin anëtar të partisë,
    madje ata kryenin me lehtë detyrat. Andaj shumë njerëz që sot mburren se nuk ishin anëtar të LKJ-së , e kanë vetëm sa për të mbuluar aktivitetin e dhënë për "atdheun e vëllazërim bashkimin".

    Këta pishtarë të "vëllazërim bashkimit", qe nuk ndihmonin dorën e hekurt
    te regjimit policor e ushtarak serb mbi Kosovën, dhe politika hegjemoniste
    serbe, gjithmonë janë fshehur pas "vlerave humane", e ne dëm të kombin
    Shqiptarë. Por, edhe pas gjithë asaj që ka ndodhur, këta "shqiptarë të
    ndershëm" me besnikëri dhe fanatizëm po e mbrojnë "vëllazërim bashkimin " e
    dikurshëm , duke përdore metoda e strategji te re, të mbuluar me petk e
    me moto e frazeologji të reja.! Duke i ruajtur me besnikëri lidhjet e
    mardhenjët me eproret e dikurshëm. Si bashkëpunëtor , e miq e kumbarë, me
    sigurimsat e shteti e të sigurimit serb, duke u bërë bartës dhe kryes nder
    më të ndyta.

    Ditë më parë njëri nga Ferizaj, me rrëfej edhe për këtë: Ai kishte pas
    rastin të Takohet me Momqillo Trajkoviqin ne Cagllavicë, (për disa toka të
    Kooperativë Bujqësore) si thonë ata. Nga Trajkoviqi ata ishin pritë mjaft
    mirë. Nga pritja e mirë në Cagllavicë, "mysafiret" Trajkoviqin e kishin
    pyetur.! A po takohet apo vizitohet nga ndonjë figure politike a publike e
    Kosovës.? Trajkoviq iu ishte përgjigj .! Çdo të shtune në orët e vona të
    natës më vizitojnë A. Z dhe B. H. Pra Tarjkoviqi vizitohet nga njerëz
    publik, udhëheqës një Radiotelevizion, i cili synon të jetë publik dhe
    një editor të një gazetë të përditshme .!

    Nuk është zor qe tu besosh fjalëve të këtij Ferizajasi i cili të Trajkoviqi
    nuk ishte veten, dhe ishte ne mbroje të pronës se Kooperativës Bujqësore.
    Mëqe këto prona tash e sa vite ( si me toke te babës ) i menaxhon shferceri
    dhe matrapazi me i madh (tash multimilionerit) serb, nga Cagllavica. Në këtë
    rast duhet besuar edhe Momqillo Trajkoviqit, i cili konfirmon takimin e
    rregullt, më njerëz të jetës publike ne Kosovë më A. Z dhe B. H, sepse
    ai është i kujdeseshem , mbanë "sekretin" duke mos e treguar qëllimin e
    vizitës, e as temën e bisedimeve që mund ti kenë pasë më ta dhe me te
    tjerët...!

    Vizitor nate, që kryej punë të ndyta, e që ndytësira e tyre vërehet në
    çdo hap e kënd është i madhe. Për të vërtetuar këtë ja edhe një shembull:
    Lajmin për kallje te flamujve të Dardanisë më 28 nëntor, më se pari e ka
    dhënë Tanjugu. Duhet përmendur se ish shefi i kësaj agjencie serbe të
    lajmeve Gjorgje Jeftiqi, mbanë lidhje të ngushta më shokë te tij të idealit
    shqiptarë.
    Ketë lidhje e ka të trashë më ( M. H ), nga i cili supozohet
    që siguron informacionet e nevojshme (nga dora e pare) për agjencinë e vet.
    Por, jo vetëm kaq, ai përmes këti (shqiptari të ndershëm) kryen të gjitha
    shërbimet e nevojshme, i siguron pa problem, na "rrofshin miqtë".

    Supozohet se lajmin e zi, për veprimet skandaloze të shqiptarëve ndaj shqiponjës dhe ngjyrave të flamurit të tyre- djegëjen e flamujve të Dardanisë së Lashtë, "Tanjugu" ia ka siguruar nga dora e parë M. H i cili edhe vet, ishte i përzërë në ketë skandal, përfitimi dhe komprometimi të flamurit të promovuar në ditën e festës më të madhe për shqiptaret anë e këndë rruzullit tokësor.

    Këta, dhe shumë të tjerë , pa dyshime janë miq të M. Trajkoviqn, deri sa
    punojnë për të. Këta miq -matrapaz e shfercer kanë bërë që Trajkoviqi, që
    jeton në "enklavë".! Ky është nder "bosët" e gjithë shitblerjeve dhe
    veprimeve tjera te pa numërua ne të zezë..! në rrafshin e Kosovës, dhe më
    gjerë..!

    Numri i vizitoreve të natës që kryejnë punë të kontrabandës më të ndytë në
    dem të kombit, por ne të mirë të vetvetes është i madh. Në këtë rrjet është
    mirë i kyçur edhe sigurimin shtetëror serb, i cili falë kësaj " elite " më
    lehtësi e mirë kryen punën e vet në Kosovë.

    Në ketë vazhdë është e lidhur edhe shitblerja e shumëfishtë e te njëjtës pronë, dhe konfliktet e vrasjet e shumta, të cilat janë pasojë e shitëblerjesë se shumëfishtë nga disa persona. Vizitoret e natës janë edhe njerëz që janë të këqyr edhe në segmente e larta të shoqërisë Kosovarë, që nga drejtoret, ditor ose në funksione kyçë nëpër institucionet qendrore apo lokale të Kosovës.

    Vizitoret e natës, janë të varur nga eproret. Sepse kanë bashkëpunuar një
    kohë të gjatë dhe frikohen që mos eproret e tyre e shpallin sekretit, dhe
    ua zbulojnë fytyrën e vërtetë. Kjo, pat ndodhë më disa edhe gjatë gjykimit
    të kriminelit Millosheviq. Shumë "shqiptarë të ndershëm " në vend që të jene
    dëshmitarë për krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve, ata me veprimet e
    tyre të mëhershme në shërbim të okupatorit u gjenden më zi, se në bankën e të akuzuarit.

    Ku hapur u tregua se ishin spiun e bashkëpunëtor të atëhershëm të ditës e të natës. Të njëjtit, sot ditën të verbojnë nëpër ekrane e gazeta më patriotizëm e urrejtje kundër serbëve, ndërsa ne mes natë vizitojnë rregullisht , madje janë të degjushem sikur në kohën kur: "Qanin
    që mos ti largojnë nga partia", se për punë nuk kishin të dert, sepse
    partinë e kishin mbi të gjitha.

    Dhe puna e tyre po vazhdon, deri sa ne për hir të shumë çkafit heshtim ,
    dhe nuk ua thojmë troç ne sy, por i lejojmë që të na shitën si njerëz të
    mençur e patriot, madje i lejojmë edhe ne funksione te rëndësishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 15-12-2005 më 11:35
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    TË SHPËRNDAHEN FORMACIONET PARALELE SERBE

    Edhe një sulm i serbëve u bë siç sulmuan edhe më parë. Kjo të bën të kuptosh se kriminelët serbë , pasi që nuk përballen me drejtësinë janë shumë
    aktivë nëpër enklava, duke organizuar trazira të reja në prag të zgjidhjes
    së statusit. Heshtja e ndërkombëtarëve ndaj prezencës së njësiteve
    sekrete të sigurimit serb e të grupeve të armatosura serbe nëpër
    enklava ,mundëson që kriminelët serbë ta gjakosin përsëri Kosovën. Ata
    organizojnë rrahje, vrasje të shqiptarëve , por edhe të serbëve, që e kanë
    kuptuar realitetin e ri në Kosovë. UNMIK-u e KFOR-I nuk duhet lejuar
    barikadimet e kriminelëve serbë nëpër enklava e as në pjesën veriore të
    Mitrovicës, sepse ata janë burim i së keqes.


    Rrok BERISHA
    Rrokberisha@hotmail.com

    Këto ditë jemi dëshmitarë të një sërë sulmesh të ekstremistëve serbë që
    bënë ndaj shqiptarëve në Kosovë , por vala e dhunës serbe këto ditë ka
    filluar edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore , Preshevë , Bujanovc
    dhe Medvegjë. Sulmi më I ri , ku pësuan nxënësit shqiptarë, ndodhi vetëm
    pesë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, ku është e
    vendosur e gjithë elita ushtarake e politike vendore e ndërkombëtare.
    Këto dhe rastet e mëparshme, kur sigurimi serb inskenoi vrasjet e serbëve
    për t` ua veshur shqiptarëve.

    Kjo nuk përputhet me deklaratat pompoze të
    këtyre ditëve të përgjegjësve ndërkombëtar për rend e siguri se në Kosovë
    mbretëron një situatë e mirë e sigurisë . Eprorët më të lartë u zotuan se
    KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut është në gjendje gatishmërie për të bllokuar
    çfarëdo provokimesh. Dhe u zotua se " nuk do të tolerojë dhunë e as
    trazira të reja" në Kosovë.

    Është e çuditshme se si asnjëherë nuk i përmendin grupet e armatosura
    paramilitare serbe, që janë shtrirë nëpër enklava serbe dhe në pjesët
    veriore të Mitrovicës. Është një e vërtetë se me apo pa vetëdije, policia e
    UNMIK-ut dhe qarqet relevante që merren me çështje të sigurisë në
    Kosovë , që nga 1999 e këndej, lejojnë shërbimet e zbulimit dhe të
    kundërzbulimit serb që të veprojnë lirshëm në Kosovë .

    Mospërmendja dhe dhënja e "porosisë", por edhe mosndëshkimi i grupeve të armatosura dhe të shërbimeve serbe që manovrojnë duke e destabilizuar paqen dhe sigurinë në Kosovë , është një gabim i madh , qe nuk i kontribuon paqes e sigurisë në Kosovë , e as regjionit. Sepse kjo ka mundësuar që enklavat të jenë të stërmbushura me armë . Kështu, në zemër të Kosovës po rigrupohen për ta gjakosur Kosovën përsëri.

    Këto njësite vrastare duan ta bllokojnë Kosovën. Është jologjike dhe e
    dëmshme , por edhe e turpshme , që një grupi serbësh I lejohet ta bllokojë
    rrugën nacionale dhe të gjuajë me gurë në prezencën e të dyja policive ,
    UNMIK-ut dhe të SHPK-së. Grupet serbe , kur të duan mund ta bllokojnë edhe qarkullimin e policisë së UNMIK-ut, e mos të flasim për SHPK-në !!!

    Kjo është e patolerushme ,dhe mund të sjellë reagime të palës shqiptare, sepse është e ditur se dhuna sjell dhunën, arma e kërkon armën, e këto të dyja sjellin vetëm të këqija. Prandaj edhe grupet e armatosura që muajt e fundit janë lajmëruar në Dukagjin dhe në pjesët e tjera të Kosovës mund t`ua kthejnë përgjigjen grupeve serbe vetë.

    Armatosjen e serbëve në enklava , dhe në pjesën veriore të Mitrovicës po e
    bën vetë shteti serb. Për nga numri, Kosova është rekord sa u përket
    forcave të sigurisë ,veçmas atyre policore e ushtarake ndërkombëtare.
    Pra,është vendi më i mbuluar me to, dhe duhet të jetë edhe vendi më i
    mbikëqyru. Por, fatkeqësisht e çuditërisht, është edhe vendi më i
    frekuentuar i shërbimeve të huaja sekrete. Këto shërbime më lehtë se në çdo
    vend në regjion ,qarkullojnë e veprojnë shlirshëm së bashku me grupet e
    armatosura kriminele serbe nga enklava në enklavë , të cilat po luajnë
    rolin e njësiteve "mbrojtëse", dhe furnizuese të enklavave me armatim e
    mjete të tjera të dhunës.

    Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, që janë këtu për stabilitet të qëndrueshëm
    të Kosovës , duhet të veprojnë .Duhet t`i shpërndajnë formacionet
    paralele të pushtetit dhe ato ushtarake të serbëve nëpër enklava , që
    është e vetmja mënyrë e drejtë e inteërgrimit të serbëve në jetën politike
    e institucionale të Kosovës . Demilitarizimi i enklavave dhe i grupeve
    të armatosura , është hap i nevojshëm dhe i ngutshëm.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    DECENTRALIZIMI

    Nuk mund të bisedohet për decentralizimin pa u zgjidhur statusi përfundimtar
    i Kosovës. Nuk do të ketë decentralizim as sipas recetës së Beogradit.
    Duhet të jemi të gatshëm, që të mos bimë vetë para aktit të kryer: që me
    gabimet tona t'i mundësojmë Serbisë të na imponojë zgjidhje. Kjo do ishte
    hedhje e benzinës në zjarr, që do të kishte edhe çrregullime të reja në këtë
    pjesë të Evropës Juglindore...

    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com


    Ndër çështjet më të përfolura kohëve të fundit në Kosovë është procesi i
    decentralizimit. Edhe pse është folur shumë për këtë formë të rregullimit
    territorial të Kosovës, për shkak të rrethanave deri tash është bërë shumë
    pak në këtë drejtim. Decentralizimi ( rregullimi territorial) në Kosovë,
    tash për tash ka marrë karakterin e një fushate politike.

    Sepse të gjithë jemi te vetëdijshëm se pa kushtetutë e ligj nuk mund të ketë ndarje territoriale në Kosovë, apo siç po e quajnë decentralizimin. Por, në
    gjendjen në të cilën jemi ne decentralizimin, më së shumti, po e politizon
    pala serbe. Serbët e Kosovës, të mbetur peng të politikës shovene të
    Beogradit, decentralizimin po e shfrytëzojnë si mjet të realizimit të
    ëndrrës së humbur për Kosovën, me moton më mirë diçka se hiq.

    Më këtë, ata synojnë që përmes planit të tyre të decentralizimit, të bashkojnë të gjitha enklavat serbe, duke e bërë një lidhshmëri fizike dhe gjeografikë, e më vonë edhe politike të tyre, në një anësi, e cila do të funksiononte e dirigjuar nga politika shovene e Beogradit. Kjo është e papranueshme për palën shqiptare, por edhe për pakicat e tjera jo serbe, qe kanë gjetur perspektivën për të jetuar në shtetin e Kosovës.

    Është e papranueshme edhe për ndërkombëtarët, sepse të gjitha qendrat e
    vendosjes, hapur janë deklaruar dhe kanë dhënë porosinë: S`ka ndarje të
    Kosovës, s`ka bashkim me ndonjë shtet fqinj,s`ka ndryshim të kufijve. Kjo
    porosi është e qartë, dhe është sinjal i fortë që faktori ndërkombëtar de
    fakto njeh pavarësinë e Kosovës.

    Në realizimin e aksionit të kthimit të të zhvendosurve, duhet pasur parasysh edhe një fakt: të mos bëjmë diskriminim pozitiv. Që gjatë kthimit secili të kthehet në vendin, fshatin a qytetin e vet, në pronën e vet, e të mos lejojmë që serbet të grumbullohen nëpër enklava. Grumbullimi i qëllimshëm a fryrja e enklavave, duke u përpjekur që të shtohet numri i vendbanimeve në baza të pastra etnike, është i gabueshëm, i dëmshëm dhe jo i qëndrueshëm.

    Si i këtillë, edhe decentralizimi nuk guxon të bëhet në baza etnike, siç e mendojnë e dëshirojnë serbët dhe politika e Beogradit. Kjo është edhe në kundërshtim me qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, që po angazhohet për një integrim sa më të gjerë të pakicave. Pakicat nuk mund të integrohen e as të zhvillohen nëse mbesin të mbyllura nëpër enklava. Një formë e këtillë gjithmonë do të jetë burim i krizave, mollë sherri për sigurinë në Kosovë.

    Loja që po përpiqen ta bëjnë serbët me decentralizimin, ngjason me atë në
    Bosnjë, kur serbët e fituan si në bingo-Republikën Serbe. E gjithë
    krrokatja e tyre dhe mospranimi i pilotprojektit të decentralizimit të
    qeverisë së Kosovës, është alarmuese dhe të jep të kuptosh se Beogradi
    zyrtar po përgatit një skenar të vaçantë, që do të shkaktojë reagime të
    ashpra te shqiptarët.

    E, kështu, pala serbe llogarit që të përfitojë duke
    shfrytëzuar faktorin ndërkombëtar, që më në fund "një minutë në
    dymbëdhjetë" të vendoset për decentralizimin, i cili synon të jetë bashkimi
    i enklava serbe në një tërësi a në një formë më të zbutur e kantonizimit.
    Si kushtëzim-lëshim pe,që është shumë e përfolur nga ana e palës serbe.

    Serbët vendorë, me qëllim nuk po pranojnë pilot -projektin për decentralizim
    të qeverisë së Kosovës, sepse i gjithë procesi menaxhohet nga Beogradit.
    Çdo përzierje e Beogradit zyrtar drejtpërdrejt a indirekt, është i dëmshëm
    për proceset në Kosovë dhe regjion. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e
    kujdesshme, që të mos bëjë hapa të ngutshëm në këtë drejtim.

    Duhet ta pres zgjidhjen e statusit e pastaj me kushtetutë e ligj ta rregullojë edhe decentralizimin. Madje, askush nuk mund ta detyrojë qeverinë e Kosovës që decentralizimin ta kushtëzojë me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Edhe faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm se decentralizimi nuk mund të realizohet pa u zgjidhur statusi, pa pasur kushtetutë e ligj.

    Duhet përballur me raritetin duke vepruar drejt, e jo me eufori e pa arsye
    të shëndoshë, vetëm për t'i hyrë në hatër dikujt, sepse këto janë gjëra
    shumë të ndjeshme dhe gabimet eventuale vështirë se mund të riparohen.

    Pra, faktori vendor duhet të jetë i një zëri dhe i një fjale. Nuk mund të
    bisedohet për decentralizimin pa u zgjidhur statusi përfundimtar i Kosovës.
    Nuk do të ketë decentralizim as sipas recetës së Beogradit. Duhet të jemi
    të gatshëm, që të mos bimë vetë par aktit të kryer: që me gabimet tona t'i
    mundësojmë Serbisë, të na imponojë zgjidhje. Kjo do ishte hedhje e benzinës
    në zjarr, që do të kishte edhe çrregullime të reja në këtë pjesë të Evropës
    Juglindore.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Veshtrim

    Anton Çetta shëroi plagën tonë më të madhe kombëtare

    Është mirë që përmendorja e këtij veprimtari, atdhetari e patrioti të
    ngritet në ndonjë vend meritor, në qendër të Prishtinës. Ose para Institutit
    Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kështu do t'i bëhej atij një respekt për
    atë që ka bërë në jetë.


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Në luftën e madhe të shtyrjes me bërryla, që po bëjnë liderët e Kosovës se
    kush po mund pozicionohet më mirë, dhe në kohën kur garohet për të
    mbushur bagazh sa ma të madh të "meritave" për të gjitha këto që i kemi, në
    fund të këtij viti ndjeva nevojë të madhe të përkujtoj një njeri të
    çmuar të të gjitha fushave, e në veçanti të humanizmit dhe të bashkimit,
    urtakun profesor Anton Çetta.

    I qetë, gjithnjë buzagaz e që rrudhat e ballit ia shtonin krenarinë. I urtë e gojëmjaltë, i afërt dhe i kuptueshëm për të gjithë e nga të gjithë. shok e mik, që për çdo njerin gjente vend që të jetë i barabartë në sofrën e përbashkët shqiptare, duke mos ia mohuar askujt rolin e kontributin.

    Profesor Antoni ishte ai që më kohë kishte kuptuar realitetin se në çfarë situate gjendeshin shqiptarët në ish-Jugosllavi, dhe nevojën për të shpëtuar kombin e vet nga e keqja më e madhe e kohës, por edhe nga plaga e rendë që për ditë e më shumë zgjerohej e shkaktonte dhembje e lot -hakmarrja. Angazhimi i profesor Anton Çettës për ta shëruar këtë plagë të rëndë që dita- ditës shkatërronte qenien tonë kombëtare.

    Ai këtë e ndjente si obligim prej një intelektuali, studiusi dhe
    atdhetari, duke mos kursyer asgjë nga vetvetja. Angazhimi i profesor
    Antonit në këtë fushë, që kishte sa karakter human aq edhe patriotik, ia
    kishte shtruar vetes për obligim e kurrsesi për të bërë karrierë për t'u
    ekspozuar.

    Pos shumë veprave me rëndësi të madhe për kulturën tonë, dhe
    kontributit në arsim, Anton Çetta i doli në ndihmë popullit të vet atëherë
    kur e kishte më së vështiri. Kur Kosova u ripushtua me tanke nga Serbia.
    Profesor Antoni e kuptoi nevojën se shqiptarët duhej të bëheshin sa më
    unikë.

    Dhe të mos e mbronte shqiptari shpinën nga shqiptari, por të
    bashkoheshin në një front të përbashkët kundër armikut shekullor. Pajtimi
    duhej të bëhej me falje. Pra, duhet çrrënjosur hakmarra. Shi për ketë,
    profesor Anton Çetta i pari e përkrahu një grup studentësh nga Peja, me
    në krye Nurie Zekajn.

    Atëherë filloi aksioni më i madh patriotik e humanitar: pajtimi i gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë. Krahas profesor Anton Çettës ishin edhe shumë intelektualë e prijës fetarë, si profesor Zekerija Cana, Don Lush Gjergji, Hoxhë Kokruku-Kosova, Kajtaz Reci, Xhevat Kryeziu, etj. Kjo ishte arma më e madhe kundër pushtuesit serb. Qe nga kjo kohë edhe filloi mobilizimi i përgjithshëm kombëtar në luftë kundër Serbisë.

    Me pajtimin e gjaqeve, rrënjosjen e hakmarrjes fituan të gjithë në Kosovë.
    Me këtë edhe u bë bashkimi kombëtar. Ishte ky sinjal edhe për Serbinë se
    shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të pajtohen me robërinë. Pas pranverës së
    madhe të pajtimit të prirë nga profesor Anton Çeta, sipas veprimtarit të
    kohës Tadej Rodiqi, në Kosovë kanë rënë për 70 për qind veprat penale.

    Pra, Kosova po përgatitej për ta luftuar armikun. Dhe të gjithë ata që deri
    në atë kohë ishin të hasmuar mes vete, dhanë besën për pajtim, që ishte edhe një pajtim kombëtar dhe luftë për liri. Vepra e profesor Anton Çetës është e qëndrueshme po aq sa është edhe ky popull.

    Sepse ai ishte një fanar që në errësirën e kohës shndërriti rrugën drejt së vërtetës, drejt bashkimit të shqiptarëve në realizimin e synimeve të tyre shekullore. Veprës së profesor Anton Çettës duhet dhënë hapësirë dhe publicitet më i madh. Është mirë që përmendorja e këtij veprimtari ,atdhetari e patrioti të ngritet në ndonjë vend meritor, në qendër të Prishtinës. Ose para Institutit Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kështu do t'i bëhej atij një respekt për atë që ka bërë në jetë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Arb i nderuar!

    Ju uroj juve dhe krejt atdhetareve si ju Gezuar nje Vit te ri plot prosperitet per ju e per Kosoven dhe popullin e saje!
    Uroj qe Presidentin ta kemi shendosh dhe kte vit qe vjen e dasht Zoti dhe shum vjet tjera!

    RTP nuk po e shoh..

    Gezuar te gjithve juve !

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Në trevjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt

    Për Kosovën luftoi dhe për të u flijua

    Kolonel Zemaj ishte ushtaraku që frymoi sipas institucioneve të Republikës
    së Kosovës, dhe njohu si të vetmin komandant suprem presidentin e dalë nga
    vota e lirë në mars të vitit 1998, dr.Ibrahim Rugovën


    Rrok BERISHA

    Është i rëndë çdo fillim janari. Është i rëndë si shkëmbi, si plumbi ,një
    datë që për çdo vit kalendarik përsëritet në kalendar. Qe të përkujton
    ngjarjen më të hidhur në historinë e re të Kosovës. Vrasjen, e komandantit
    në liri, vrasjen qyqare nga pusia në pabesi. Vrasjen e kolonelit të Alpeve
    Shqiptare- Tahir Zemajt. Ne ketë rast, këta rreshta do t'i shkruaj në emrin
    tim dhe të gjithë bashkëluftëtarëve, ushtarëve dhe shokëve të kolonelit, ne
    emër të atyre që sy patrembur luftuan shkuan, duke i shkaktuar humbje e
    viktima me të mëdha në të gjitha betejat, që së bashku me kolonelin dhe
    eproret e tyre profesionistë luftuan në mbrojtje të identitetit kombëtar
    dhe të çlirimit të atdheut-Kosovës së robëruar. Është kjo ditë përkujtimi me
    plot dhembje,kur para tri vjetësh, kriminelet të motivuar politikisht,
    mjaftë mirë të paguar, por edhe të shtyrë nga xhelozia profesionale, në
    pabesi, shprazën breshëri plumbash mbi trupin e pambrojtur të kolonel Tahir
    Zemajt, duke i shuar jetën eprorit tonë të respektuar e të dashur. Çmenduria
    dhe urrejtja patologjike, bashkë më jetën e kolonelit, mori edhe dy lule.
    Vrau edhe djalin Enisin,e kushëririn Hasan Zenajn, që ishte luftëtar e
    veprimtar i forumit Rinor të LDK-së.
    Dhembja për kolonel Tahir Zemajn, për eprorin e urtë, është e madhe edhe sot
    pas tri vjetësh, është e madhe për gjithë ata që dinë ta vlerësojnë
    kontributin e tij, që i dha luftës çlirimtare nën uniformën e UÇK-së dhe
    kontributin e madh që i dha paqes. Kjo dhembje sado që rëndon, nuk mund ta
    mposhtë krenarinë e gjithë atyre që në kohërat më të vështira për
    shqiptarët kishin fatin që në ballë të kolonës, në ballë të luftës
    çlirimtare, ta kenë një ushtarak të karrierës si kolonelin. Ushtarakun e
    guximshëm, ushtarakun e qëndresës, njeriun që shpresën e humbur të popullit
    falë strategjisë e shndërroi në shumë fitore. Kolonel Zemaj ishte
    ushtaraku që frymoi sipas institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe njohu
    si të vetmin komandant suprem presidentin e dalë nga vota e lirë në mars të
    vitit 1998, dr.Ibrahim Rugovën. Pse kombin tonë në faza të rëndësishme e
    përcjell i njëjti fat. Dora e zezë antishqiptare, e vrau në pabesi edhe
    Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, komandant Ahmet
    Krasniqin. E njëjta dorë e krimit goditi në paqe edhe kolonel Tahir Zemajn,
    ashtu si shumë patriotë e veprimtarë të rezistencës kombëtare ndër shekuj
    Fate të njëjta të njerëzve të mëdhenj. Kriminelet e motivuar politikisht,
    disa herë patën organizuar atentate kundër kolonelit. Por, patën dështuar në
    shumë prita. Dora tradhtare si çdo herë bijtë e kombit shqiptar i vrau
    vetëm nga pusia, pas shpine, natën në mënyrën më qyqare. Por, kjo farë e
    keqe e krimit mashtrohet se kurrë nuk mund ta vrasin veprën e kolonel Tahir
    Zemajt, e as idealet e tij për pavarësinë e Kosovës, sikurse nuk mund e
    vranë as ushtrinë e tij, sikurse nuk mund ta vrasin as ushtrinë e Kosovës, e
    as pavarësinë e saj. Vepra e idealet, se bashku me shpirtin fisnik e
    luftarak të kolonelit, është e rrënjosur në shpirt e zemër e mendje të të
    gjithë atyre që Kosovën e dëshirojnë të lirë e të pavarur. Është frymëzim
    për punë të mëtutjeshme për ardhmërinë.
    Kriminelët që vrasin, shëtisin të lire, sepse këto tri vjet është bërë
    shumë pak për kapjen e tyre. Por, një ditë, maskat do të binë. dhe
    drejtësia do ta thotë fjalën e vet.
    Kot mendojnë këta kriminelë se do të mbrohen. Kriminelët dhe urdhërdhënsit
    e tyre, pa marr parasysh se në ç`pozitë janë, një ditë janë të gjykuar të
    dështojnë. Ata do t'i zërë gjaku,loti, vuajtja e qindra e mija shqiptarëve
    të pafajshëm që u martirizuan për liri, dhe e qindra të tjerëve që u vranë
    në pabesi pas luftës.
    Ata do t'i gjykojë e drejta, që është fuqia më e madhe.
    Ushtarakët,bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të kolonelit, njohin vetëm një
    datë- 28 dhjetorin,datën e lindjes. Po nuk ka datë të vdekjes. Katër janari
    nuk i ka vrarë idealet e komandantit e as të ushtarëve të tij, sepse
    kujtimet për të gjithnjë mbetën të freskëta,e vepra dhe porosia e tij,
    mbetët udhërrëfyese për ne.
    Prandaj, sot, në tre vjetorin e vrasjes, të gjithë ne, miqtë, shokët,
    bashkëluftëtarët e kolonelit, duhet dhembjen ta zëvëndësojmë me krenarinë.
    Që plogështinë të shndërrojmë në qëndresë e mospërkulje para farës se bimës
    së keqe, para ideologjisë se kuqe majtiste. Para shërbimeve sekrete, që kanë
    vërshuar si këpurdhat pas shiut. Hidhërimi dhe dhembja për kolonelin, duhet
    të na i kalit shpresat për një të ardhme më të mirë, për ndërtimin e një
    Kosove të pavarur. Për ngritjen e ushtrisë së Kosovës, sipas standardeve të
    NATO-s. Këtë e dëshironte edhe koloneli ynë. Nga kjo del edhe porosia:
    Kurrë mos të bëhem hyzmeqarë të së keqes, e as pjesë e tradhtisë. Në këtë
    mënyrë, mund ta mbrojmë krenarinë dhe kujtimin që ishim ushtarë nën
    komandën e një ushtaraku të karrierës të kalibrit të lartë. Ishim ushtarët e
    parë të ushtrisë së rregullt shqiptare të Kosovës, ushtrisë që nën
    udhëheqjen e kolonel Tahir Zemajt, doli fitimtare në shumë beteja, si në
    Loxhë, në Llukë e në Lug të Baranit. Dhe ndër më të rëndësishmet është
    beteja humanitare për shpëtimin e popullatës civile. Këto komandanti Tahir
    Zemaj me të drejtë ia dhanë epitetin e komandantit legjendarë të Alpeve
    Shqiptare.


    Koment

    SA (S) ËSHTË ZGJIDHJE "BUNKERIZIMI" POLITIK I KOSOVËS?


    Kosova këtyre viteve u përball me shumë akte të rënda të krimit të
    organizuar politik e ekonomik. Bosët e këtij lëmi, mjaft profitabile, janë
    mjaft aktivë. Këta janë të "bunkerizuar" dhe që të mos "hapen" dyert e
    "bunkerit" të së vërtetës që do t'i godasë, janë në gjendje që të
    bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm e vetëm qe të mos u zbulohen e të
    vazhdojnë punën dhe qëllimet e veta, si ato në rrafshin politik, edhe
    ekonomik. Këtë gjendje në Kosovë e ka bërë më të rëndë mungesa, por edhe
    moszbatimi i ligjeve ekzistuese.


    Rrok BERISHA

    Shteti dhe politika shqiptare me dekada ishte e bunkerizuar. Nga ky virus i
    bunkerizimit, edhe pas një dekade në demokraci, me vështirësi po
    tejkalohen pasojat e një sistemi totalitar. Nga kjo me vështirësi të mëdha
    po shkohet në krijimin e parakushteve për një shtet ligjor e të vërtetë
    demokratik, të lirë dhe transparent. Ne mungesë të ligjit, bartësit e të
    keqes, ata që demokracinë e shfrytëzojnë si mbulesë të qëllimit, armën më
    të fortë e kanë "kritikën" e ashpër deri në sharjet ndër me brutale,
    secili kundër secilit. Në mungesë të fakteve konkrete, kjo gjë mbetet vetëm
    një "alarmues " në ajër, që prish njerëzit mes vete.

    Kosova këtyre viteve u përball me shumë akte të rënda të krimit të
    organizuar politik e ekonomik. Bosët e këtij lëmi, mjaft profitabil, janë
    mjaft aktivë. Këta janë të "bunkerizuar" dhe që të mos "hapen" dyert e
    "bunkerit" të së vërtetës që do t'i godasë, janë në gjendje që të
    bashkëpunojnë edhe më djallin, vetëm e vetëm që të mos u zbulohen e të
    vazhdojnë punën dhe qëllimet e veta, si ato në rrafshin politik, edhe
    ekonomik. Këtë gjendje në Kosovë e ka bërë më të rëndë mungesa, por edhe
    moszbatimi i ligjeve ekzistuese. Njëra ndër kushtet e bashkësisë
    ndërkombëtare është edhe çështja e sigurisë së qytetarëve, dhe ajo sa Kosova
    e pavarur mund të jetë shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët e saj.
    Por, edhe me marrjen e ingerencave të dy ministrive, sa do të jetë e aftë që
    drejt dhe pa paragjykime politike të kryejë punët dhe obligimet e tyre? Sa
    do të jetë puna e këtyre ministrive transparente, dhe se a do të
    "bunkerizohen " në vetvete këto ministri dhe puna e qeverisë, siç po e
    kërkon Serbia? Derisa elita e lartë e Serbisë, kohët e fundit ka ndërmarrë
    fushatë diplomatike, ajo po mundohet që ta bëjë "bunkerizimin politik" të
    Kosovës. Mbyllja në vetvete a "bunkerizimi politik i Qeverisë së
    Kosovës"( si ndaj faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar), do të jetë gabim
    fatal. Kosovës, si pozitës, ashtu edhe opozitës, në këtë moment, i nevojitet
    një transparencë e sinqertë dhe e besueshme, që do të shërbejë si faktor i
    stabilitetit politik. Kosova më shumë se kurrë, sot ka nevojë për një
    konsensus të gjerë e të përbashkët brendapërbrenda faktorit politik
    shqiptar. Kjo edhe do sjell siguri dhe unitet, që Kosovës i nevojitet më
    shumë se sa shërbimet sekrete partiake. apo zënkat hileqare .! Bunkerizimi
    politik i Kosovës nuk është në dobi as të pozitës e as të opozitës.
    Pozita duhet të jetë e hapur ndaj elektoratit të vet dhe të aleatëve të saj
    politik, që është mundësia e vetme e avancimit të vlerave reale që i
    kanë,e me të cilat edhe janë paraqitur në programet dhe fushatën zgjedhore,
    gjë që ka ndihmuar të mbushen kutitë e subjekteve të tyre. Kjo u ka
    mundësuar ardhjen në pushtet. Përmbushja e premtimeve ndaj elektoratit,
    është bazë e fortë për stabilitet dhe fitore te re. Sepse, në Kosovë tash
    elektorati nuk mund të bindet me "vlera " e fjalor ideologjik, por vetëm më
    punë konkrete. Është e mira së mirës që përditë e më shumë po perëndon koha
    e frazeologjisë dhe bindjeve ideologjike. Baza nga edhe vijnë votat, është
    bërë përcaktuese-a vlerësuesi më i mirë i punës së secilit subjekt politik,
    e që më vëmendje përcjell çdo lëvizje në të mirë a ngecje eventuale.
    Sepse baza dëshiron t`i shpërblehet vota, mundi dhe kontributi. Baza nuk ka
    dëshirë që të zgjedhurit e saj të " bunkerizohen" e të mos jenë
    transparentë, e të papërgjegjshëm në veprimet e tyre. Ata kanë nevojë dhe
    synojnë një jetë më të begatshme dhe më funksionale, që mendojnë se do ta
    arrijnë përmes punës së të zgjedhurve të tyre. Kosova nuk ka nevojë për një
    shtet e as për një qeveri të "bunkerizuar", por për një shtet vlerash
    demokratike e humane, një shtet me një pushtet të ligjit, të njëjtë për të
    gjithë qytetarët, për të gjitha subjektet politike. Për një pozitë
    politikisht të qëndrueshme e transparente, e jo të "bunkerizuar" në vetvete
    dhe ndaj opozitës.
    Më ketë edhe do të hapte pushtetin në bazë dhe në popull, duke e bërë
    qytetarin- votuesin bartës te aktiviteteve dhe subjekt të zhvillimit
    ekonomik dhe politik. Hapja, transparenca do të eliminonte edhe elementet
    paralele të "sigurimeve të shteteve " të huaj dhe hutinë që ka futur në
    popull, rastet shumë të përfolura të verbimeve sekrete partiake, të cilat si
    gjithmonë më shumë po u sjellin sherr partive politike se sa siguri. Si të
    këtilla këto shënime sekrete, janë paraqitur si mollë sherri edhe
    brendapërbrenda subjektit ku veprojnë. Sepse vetë puna e tyre është
    përcjellë me krijimin e grupeve dhe fraksioneve brendapërbrenda, duke
    privilegjuar njërin a tjetrin krah. Këto shërbime sekrete partiake,
    drejtpërdrejt ndikojnë edhe në "bunkerizimin " dhe nuk japin hapësirë
    për zhvillimin dhe zgjerimin e subjektit politik, duke mbyllur transparencën
    e funksionarëve të lartë të subjektit, pra ato ndihmojnë dhe preferojnë
    bunkerizimin politik të partive politike. Bunkerizimin eventual të partive
    në pozitë shumë mirë mund ta shfrytëzojnë partitë opozitare, në formën më të
    thjeshtë e të natyrshme, duke u lëshuar në aktivitet në bazë. Në ketë rast,
    subjektet opozitare e kanë me lehtë që edhe gënjeshtrën ta përdorin si të
    vërtetë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment
    TË NDARË

    Ata që u flijuan për te njëjtat ideali, nuk duhet te ndahen në krah e parti
    politike. Ne mbledhjen komemorative për tre vjetorin e vrasjes se Kolonel Tahir Zemajt, mungoi hierarkia e Koalicionit Qeverisës, Kryeministri, funksionar të AAK-së , të TMK-së, SHPK-së, dhe si gjithnjë opozita. Edhe, sikur te ishin të përziera drejtpërdrejt apo indirekt në vrasjen e Kolonelit, burrat e timat kur kanë vrarë, mbështet në Kanun kanë shkuar për kry shendosh.Kolonel Tahir Zemaj ishte një figure e lartë ushtarake, gjithmonë kishte qellim bashkim e jo ndarjen.!


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com

    Në Kosovë, në mungesë të një ligji , në të cilin përcaktohen roli dhe vlera
    e figurave me peshë kombëtar, data e ngjarjet më rendësi kombëtare, madje edhe akademitë përkujtimore të dëshmorëve e martirëve të kombit shënohen ndaras.

    Varësisht se kush është organizator, mund ta mendosh sakte se
    kënd mund ta gjesh aty. Është brengoseshe edhe fakti , se edhe ngjarjet që organizohen nga organi më i lartë i shtetit Presidenca, bojkotohen përherë nga Opozita, TMK-ja,SHPK-ja,madje edhe nga pjesëtaret e Koalicionit Qeverisës.

    Një ndarje e këtillë, e dëshmoreve dhe heronjve, e atyre që benë e dhanë shumë për Kosovën, u pa edhe në mbledhjen Komemorative me
    rastin e shënimit të katër vjetorit te vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt, por
    edhe ne shumë komemoracione e manifestime te tjera te mëparshme të
    organizuara nga kjo hierarki e shtetit te Kosovës.

    Kjo ngjarje e rendë asnjë qytetare te Kosovë s nuk e lëne rehat, se athua kush e vravë vetë Kolonelin, djalin e tij Enisin dhe nipin Hasanin, duke ia mbyllur kështu derën.

    Dhe, kjo mos pranin e disa figurave tash ne qeveri te jep të mendosh:
    Ndoshta nuk mund prezantojnë , të duket Logjike se ata qe drejtpërdrejt e vranë apo urdhëruan vrasjen e tij nuk vinë ngërzit e as përfaqësuesit e
    subjekteve që mund të jenë të përzier drejtpërdrejt apo indirekt në akt
    makab.

    Por,në një të kaluar jo fort të largetë realiteti e ka tregua të kundërtën.. në të gjitha rastet enigmatike qe supozoheshin qe na i kishte bërë " armiku", ishin prezent elita e te dyshimtëve (ata që kishin dhëne urdhër apo mbështetur vrasjen) madje edhe pse ishte luftë, ata vetë por edhe shërbim i tyre, le qe kanë prezantuar por edhe e kanë organizuar ceremonitë mortore për viktimën, duke e varrosur me Ceremoni madhështore si hero.

    Nëse ne këtë takim komemorativ,si gjithëherë mungoi opozita, atëherë
    subjektet që janë në koalicionin qeverisës, më AAK-në, grupi i pakicave G + l dhe pakica turke,është dash te ishin ne ketë mbledhje komemorative. Sepse e kishte organizuar Presidenca dhe sipas marrëveshjes presidenti është edhe i tyre, sepse edhe ata e kanë votuar.

    Arsye tjetër është se kolonel Tahir Zemaj ishte e është simbol i vaçant i shtetit të Kosovë. Përfaqëson idealelet sublime të popullit shqiptarë të Kosovës, si komandant i parë i ushtrisë së rregullt të Kosovës. Njeriut që më shumë se çdo kush tjetër,(edhe më shumë se ata që shtyheshin me bërryla për tu ulur ne vendet e pare) i ka njohtë dhe respektua institucionet dhe votën e popullit, viktimë i të cilave qëndrime është.

    Kolonel Tahir Zemaj nuk i takonte asnjë partie politike , kishte simpati
    për LDK-në,e PSHDK-në. Ai e ndente veten ushtarak të vertetë të pa
    politizuar. Si i tillë thellë në shpirt e ndjente se i takon Kosovës , me
    Kosovën përfshinte te gjithë popullin dhe spektrin e gjerë politik.

    Andaj gjithmonë përkushtim kishte bashkimin e jo ndarjen, luftën për çlirimin e Kosovës e jo vëllavrasjen, ngritjen e një ushtrie profesionale të aftë për tu ballafaquar më sfidat e kohës për ti del zot Kosovës , e jo të formacioneve ndëshkues , të grupeve me bindje politike e të ekskuadrillave vrastare, të shërbimeve te fshehët pranë partive politike, shërbimeve qe vrajë e ndajnë popullin e Kosovës.

    Mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se duke i ndarë dhe anashkaluar në këtë formë figurat meritore te kombit, si Kolonel Tahir Zemajn, nuk i bëjnë shërbim askujt e as subjekteve të tyre.

    Secili luftëtarë e patriot, i cilit do krah që thuhet që është, ai ka dhen kontribut për çlirimin e Kosovës, dhe si i tillë, ai nuk duhet ti takoj asnjërit subjekt politik por gjithë Kosovës. Edhe kolonel Tahir Zemaj, edhe Kolonel Ahmet Krasniqi, edhe Sali Ceku ehe Agim Ramadani, edhe Adem Jashari, edhe Zahir Pajaziti edhe shumë e shumë të tjerë, si dhe të gjithë martiret e dëshmoret e masakrës së Reçakut, të Izbicës, martirizimi i familjes Adem Jashari, masakra e Mejesa, të gjitha këto janë simbole të shenjta të historisë së lavdishme të Kosovës.

    Janë simbole dhe i takojnë gjithë shqiptarëve andej e këndej kufirit .
    E kuptoi se ne këtyre kohë më se vështiri , madje madje raste raste gati me vështire se me shkuan, është lufta e disa njerëzve që veten po dëshirojnë ta shpallin flamurtarë të proceseve. Dhe e gjithë sakrificën e tyre po e po e shfrytëzojnë për te marr pushtet , për të berë marketing më këto figura të nderuara dhe sakrificën e tyre. Dhe mjerisht për te përçarë dhe ndarë popullin.

    Shënim i datave dhe figurave meritore te kombit duhet rregulluar më ligj. E kjo done punë e përkushtim vlerësim real te kontributit të secili, pa marr parasysh a ishin ushtarë a epror te FARK-ut, apo te njësiteve që te tjera. Më rendësi është të vesohet se kush çka bëri për Kosovën, dhe kur ishte kur populli i sajë e kishte me se vështir.

    A ndihmoi luftën , a bënte biznes më shkaun a ishte strukur ne ndonjë vend azilant politik duke hanger makran të ndihmave. Sepse është e vertetë se tash na u ka zëne fryma nga atdhetar e patriotët. Veç Kolonel Tahir Zemaj sa "bashkëluftëtaret " i kishte pas unë si njeri prej tyre dhe mik I ngushtë I tij po mbetem i habitur. Madje edhe ata që e lanë veten ne ditët më të vështira po rrahin gjoks për patriotizëm ne emër te tij. .!

    Pra është koha, që mos ti lajmë dëshmoret, veprimtaret e meritort me një thes me koloboraconistet e dikurshëm që të nxjerrin sytë me patriotizëm, me hajdut, vrasës, spiunë dhe ata qe nënë uniformen e UCK-së kanë bërë krime nder më të ndryshëm.

    Pra ketë nuk duhet marr si fushat kundër UCK-së, por si të vetmin elemte që mund të bashkoj, të gjithë luftëtaret e lirisë, dhe te hedh dritë ndajë gjithë atyre luftëtarëve që janë lëne pas dore ne sajë të bryllave nga joluftetaret dhe matrapazët .

    Sepse Shqiptareve nuk u bën nderë që të kremtojë dhe përkujtojnë ndaras. Sepse ne akademinë përkujtimore për Kolonel Zemajn, ushtarakun më të shquar të ushtrisë së Kosovës është dashtë të ishte prezent dhe ti bene nderim edhe pozita dhe opozita.

    Edhe TMK-ja dhe SHPK-ja, se të dyja duhet të janë pjesë e
    institucioneve të Kosovës dhe si te tilla, le për Kolonel Tahir Zemaj qe
    ishte ushtaraku me i njohur i UCK-së, dhe njeriu që i pari në vepër zbatoi urdhrat e Ministrit të Republikës se Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës duke hyr më shokë në Kosovë, për të organizuar luftën mbrojtës dhe çlirimtare, por është dashtë te ishin prezent sepse kjo akademi mbahej ne emër të Presidentit të Kosovës, dhe jo ne emër të asnjë partie.

    Por as kjo nuk na befason sepse tash jemi mësuar që TMK-në e SHPK-në ma shumë ta shohim në tubime private të partive politikë ,që fatkeqësisht po ndikon në ndarje dhe hendeqe, ne vend që të jene shembull i bashkimit. Figurat e veçanta të kombit duhet të jenë pika të bashkimit,të kenë një emërues dhe mesazh të përbashkët: Te bashkuar mund te jemi vetëm duke respektuar vlerat e vërteta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 05-01-2006 më 12:49
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ipeshkvit Imzot Mark Sopi

    Pusho në paqe shkëlqesi


    17 janar 2006 /TN

    Më 18 maj 2005, më përkushtim, e krenari prej një shqiptari, më gjuhen e argumenteve të bollshme, e të pa kontestueshëm, dëshmoi para kongresit amerikan. Duke mbrojtur Pavarësinë e Kosovës, si të vetmin faktor që do të stabilizoi ter rajonin e Ballkanit.

    Ai më argumente e hodhi si të pa vertetë, propagandën serbe për fundamentalizmin shqiptar, duke i lartësuar lartë vlerat dhe tolerancën fetare te shqiptarët.

    Shkruan: Rrok BERISHA
    RrokBerisha@hotmail.com

    Shugurimi për priftë më 1968, pastaj emërimin famullitarë në Zllakuqan 1974 dhe rrugëtim e tij deri ne emërimin për ipeshkëv 1996 nga selia e shenjët Vatikani, Imzot Mark Sopi e kishte kuptuar, si thirrje te Zotit, për sakrificë, për fe, komb e Zot.

    E këto sfida ishin te një pas njëshme. Por qe i tejkaloi, si një atdhetarë e udhëheqës i mirë i Kishës Katolikë në Kosovës.

    1. Sfida e parë, e nder më të rëndësishme, për Imzot Mark Sopin ishte, përballja më të gjitha të këqijat e padrejtësitë që i bëheshin me dekada popullit shqiptarë në Kosovë nga pushteti sllavokomunist në një anë, dhe ruajtjen e grigjës se vetë, drejt rrugës se vërtetë te zotit, në anën tjetër.

    Më emërimin i Imzot Sopit, në krye te Ipeshkvisë së Kosovës, më 1996, si trashëgimtarë të ipeshkvit dhe patriotit të madh të çështjes kombëtare Imzot Nikë Prelës, ishte punë e obligim pak sa e vështirë. Rruga të cilën duhet ta ndjek edhe Imzot Mark Sopi , nuk do të ishte aspak e lehtë. Ishin këto vite të rënda për Kosovën, më plot sfida, në një kohë dhe rrethanë shumë të renda për veprimtari.



    Por, Imzot Mark Sopi arriti, më përkushtim të ndjek rrugën e paraardhësit të tij. U bë, jo vetëm udhëheqës fetar i mire, por edhe udhëheqës kombëtare. Kur shqiptaret u ngritën ne rikthim të identitetit nëpërkëmbur kombëtar fetar nga sistemi komunist si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, Imzot Mark Sopi, ishte i pa kursyer dhe u bë zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve, duke internacionalizuar çështjen e Kosovës dhe te drejtën e shqiptarëve për pavarësi.

    Në çdo hapë, në çdo takim, brenda dhe jashtë, dëshmoj se shqiptaret janë një komb, kanë një gjuhë e një gjak, ata nuk janë, as terrorist dhe as fundamentalist, por si për nga kultura , ashtu edhe orientimi i takojnë civilizimit Evropian.

    Ishte i aftë që kurdo paraqitej nevoja më gjuhen e fakteve të argumentojë luftën e drejt të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.

    Duke ua dalë përpare dhe kundërshtuar gjithë propagandën serbe, qe shqiptaret i quante terrorist e fundamentalist dhe kundër civilizimit evropianë.

    Imzot Mark Sopi arriti të dëshmojë në qendrat e vendrojës dhe në Vatikan, se shqiptaret dëshirojnë pavarësinë dhe bashkimin ne familjen Evropian, e kurrsesi të formimit të një shteti të ri Islamik, në Evropë, siç e paraqitke dhe parqet edhe këto ditë propaganda serbe.

    2. Sfida të renda , për Imzot Mark Sopin ishin vitet 1997-1998-1999 . Si të shpëtohet populli shqiptarë i pa mbrojtur, të cilit I kanosej zhdukja nga makineria vrastare e Beogradit. Lutjet dhe korrespondenca më çarqet relevenate të qendrave të vendosjes,e veçmas me Vatikanin, ishin dy detyra parësore. Kishte vendim të prerë.

    Secili famullitar në Kosovë duhet të qëndroj në famullinë e vetë, pranë popullit të vet pa dallim, në luftë e në zjarr. Objektet e shenjta, Kishat Katolike, të jenë vende për të gjithë shqiptaret pa dallim. Mos largimi, ishte edhe një sfidë tjetër, informimi më i drejtpërdrejt, i botës më barbarinë e makinerisë vrastare serbe në Kosovë, duke shpërthyer kështu bllokadën informative të pushtuesit serb.

    Imzot Mark Sopin, ishte kundër shpërnguljes se shqiptarëve. Këtë plagë të rendë e të kamotshme të kombit, e kishte përjetuar edhe familja dhe bashkëkombësit e tij dekada më parë. E dinte peshën e rëndë të kësaj shpërngulje. Gjatë vizitave nëpër famulli, ndjente dhembje kur fshatrat të tera ishin përgjysmuar. Kjo i shatonte dhembje te madhe në shpirt. Edhe pse ishte i vetishëm për të gjitha rrethanat, skamjen, varfërinë e pa perspektivën e të rinjve. Në shumë biseda më ta, e njëjta temë, si të pengohet shpërngulja, të ringjallet jeta në çdo mjedisi, në çdo famulli.

    I vetëdijshëm për numrin e madh të familjeve, e të te rinjve shqiptarë, që jetonin e vepronin në Evropë e më gjerë, Imzot Mark Sopi,së bashku më selinë e Shenjet bënë shumë, që diasporën mos ta lëne pa bari shpirtëror e kombëtar, arriti ta zgjeroi e profilizoi rrjetin e priftërinjve shqiptarë, duke hapur qendra katolike shqiptarë nëpër shtete të ndryshme, të Evropës e deri në Amerikë.

    Imzot Sopi u përball edhe më njerëz të pa moralshëm, që kurrë se kishin njohët e as dashtë Zotin e as fenë. Gjithmonë ishte bari i mirë, më butësi e buzagaz i pranonte, edhe pse ishte njohës i mirë i veprimtarisë së tyre anit Zot e anit fe. Shpesh në buzagaz u thoshe:” Për besimtaret e mi dhe në emër të Ipeshkëvis se Kosovës ka kush flet”.

    Edhe kur keqpërdorej emir i tij në ekstrem , Imzot Mark Sopi, prapë ishte i qetë, nuk reagonte publikisht, sepse dëshironte ta ruante qetësinë njerëzore dhe humanitetin, duke u bërë shembull i përvujtnisë dhe sakrificës. Por, përdorte fjalët e Krishtit: “Fali o zot se nuk dinë se çka janë duke bërë”.

    3. Koha e pas luftës më pasoja të mëdha dhe çështja e mbijetesës gjithë shqiptare, e mundonte shumë Imzot Sopin. Edhe ne ketë fushë u përpoq e bëri shumë. Karitasi shqiptarë i ndihmuar nga shoqatat si motra dhe donatorë trokiti pa dallim në çdo shtëpi nevojtare.

    Thoshte “Te gjithë ne jemi bit e Zotit.” U ndihmuan të gjithë, si në ushqim,veshmbathje, ne medikamente mjekësore, në rindërtim të shtëpive të djegura e të shkatërruara. E veçanta ishte se ndihmoi edhe ngritjen dhe rindërtimin e disa Xhamive, të shkatërruara nga lufta. Kosova arriti ta merr veten, ta kaloj fazën e emergjente.

    4. Për Imzot Mark Sopin Shenjtërimi dhe lumturimi i humanistes Shqiptare Nënë Terezës, kishte rendësi te veçantë kombëtare, duke kaluar kufijtë e konfeksional. Ndërtimi i një Katedrale për Shenjtëroren Shqiptare, në Kryeqytetin e Kosovës ishte imperativë kohë. Më këtë dëshirë të nisur e mbetur ne gurthemel edhe shkoi Imzot Mark Sopi. Sa e sa here patë than:”

    Ndërtimi i Katedrales në Prishtinë, që i kushtohet humanistes dhe shenjtërores shqiptare Nënë Terezës, është më shumë se një objekt i zakonshëm sakral, i kultit. Është lidhshmëri e së kaluarës historike më të tashmen, zbardhje dhe kthim ka identiteti i shqiptarëve”.

    Ngritja e Katedrales në Kryeqytetit e shtetit të Kosovës, për Imzot Mark Sopin kishte edhe një rendësi tjetër të veçantë. Në Prishtinë duhet të rikthehet selia e Ipeshkevisë së Kosovës. Kjo do jetë edhe qendër diplomatike, sepse më njohjen formale të pavarësisë , në Kosova do të ketë lidhje të drejtpërdrejta si me shtetet e tjera te Evropës e botës ashtu edhe me Vatikanin.

    Për Imzot Mark Sopin edhe përgatitjet e mundimshme, rreth fillimit të ndërtimit, e veçmas të vemjes se gurit themeltar të ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, ishte edhe një sfidë e madhe, qe vdekja e pa pritur nuk e lejoj që ta përballoi.

    Për gjitha këto, meriton të falënderojmë për gjithë veprën e madhe që ka bërë për shqiptaret, si ne rrafshin fetar dhe atë kombëtar. Andaj ishte shumë i qëlluar vendimi i Presidentit Ibrahim Rugova që dita e varrimit të tij të jetë ditë zi për Kosovën. Sepse me humbjen e tij Kosova dhe shqiptarët kanë humbur një bari të vyeshëm të grigjës.

    Shpirti i tij pushoftë në paqe.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sa për te mos harruar

    TITO DHE NASERI


    Deri në revolucionin Egjiptit, kur edhe vjen Naseri në pushtet, në Egjipt
    jetonte e vepronte një diasporë e madhe shqiptare prej rreth 96 mijë
    shqiptarë. Jugosllavia e Titos në Naserin që të shaketrroj mbretërinë e
    Mbretit Faruk më prejardhje Shqiptare, por pati ndikim edhe në atë që të
    shkatërroj mërgatën e fuqishme shqiptare, duke mos lejuar lobizimin e sajë,
    për të mirën e shqiptarëve në trojet e tyre etnike .


    Rrok BERISHA!
    Rrokberisha@hotmail.com

    Është e keqe nëse harrohet e kaluar e dhembshme historike e kombit tonë,
    dhe ajo e kaluar nuk përdoret për të kuptuar se çfarë fushate asimilues
    në shekullin e kaluar benë armiket e kombit fqinjët tanë tanë.

    Ajo e kaluar e dhembshme , na benë ta kuptojmë një realitet te hidhur se patëm më shumë armiq se miq dhe se në saje të verbërisë sonë politike-ideologjike e religjioze, armiket e kombit sy mbyllas i shërbemë dhe shpërblyem si miq. Në shfletim të historis, e kaluare e dhembshme më përplasi në Egjiptin e largëte dhe ne mardhenejt e shkëlqyeshme te Titos e të Naserit.

    Ketë e shkruaj që tu përkujtoj një brez gjeneratash, veprimin e tyre ne te
    kalurën si internacionalist të përbetuar, të cilët me gjithë qenien e tyre
    jetuan dhe u munduan qe ta zbatonin ne vepër vëllazërim bashkimin ne mes
    te popujve jugosllave dhe popujve tjerë vëlla.

    Madje këta njerëz ishin në top formë edhe atëherë kur më qindra mija shqiptarë mga dhuna shtetërore e keti Vëllazërim bashkimi , më dhunë dëboheshin nga trojet e tyrë për në Anadoll.

    Qe nga vite 1948 e këndej shqiptarët, kudo qe grindeshin ne trojet
    e tyre etnike ishin të përndjekur nga langoret e UDB-ës e të SHIK-ut.
    Kështu nacionalistet ndjekëshin e burgoseshin ne Jugosllavi , por nëse
    arrijnë te kalojnë ata e njëjta I priste edhe në Shqipëri. Për atë gjithë
    patriotet , atdhetaret, ata që u munduan për çështjen shqiptare përjetuan
    më të keqën e më të zezën, nga komunistet Jogosllavo-Shqiptar. Shërbimet
    sekrete te këtyre dy shteteve ,i kishin shpallë luftë të koordinuar edhe
    diasporës shqiptare, duke e ndjek hap pas hapi, por edhe duke vrarë patriot
    e atdhetar ne pabesi.

    Pjese e kësaj historisë të dhimbshme, është edhe mërgata shqiptare e
    Egjiptit, e cila ne vitet e "50-ta ishte mjaftë mirë e organizuar dhe
    koordinuar, e qe dhente kontribut te madh për çështjen epa zgjidhur
    shqiptare , e cila kishte mbetur nene prangat e ideologjisë komuniste
    sllave dhe hyzmeqare të verbër shqiptarë.

    Më 1952 ne Egjipt fitoi Revolucioni Egjiptian. Ky revolucion ishte
    shkatërrimtar për mbretërinë e deri atëheshme të Mbretit Faruk, I cili
    kishte prejardhje shqiptare. Rrëzimi i Mbretit Faruk përmes Revolucionit-,
    edhe për mërgatën shqiptare ne ketë shtet, qe numëron hiq më pak se 96 mijë shqiptarë , vini ditë gjithnjë me te vështira.

    Deri sa ishte me fron mbreti Faruk, shqiptaret ne Egjipt kishin gjetur strehim dhe mbështetje dhe lirshëm mund te merreshim me aktivitetin e tyre atdhetar e patriotike,të cilët shuheshin nga malli për atdhe, dhe lirinë rij , te ndarë e te coptuar, nga komunistet.

    Dhe në ketë kohë kemi një diaspore mjaftë të fortë shqiptare, te aftë te lobizuar, që bene një fuqi mjaft të madhe intelektuale ne ndihmë çështjes se atdheut.

    Por, me ardhjen e Naserit në krye të shtetit të Egjiptit, e sidomos më
    përmirësimin e mardhenjeve në mes të Jugosllavisë së Titos dhe te Egjiptit
    te Naserit, edhe gjendja e diasporës shqiptare , qe ishte ne ketë shtet prej
    diku rreth 96 mijë shqiptarë, u be shumë e vështirë.

    Nga frika e kësaj diaspore Tito kishte kishte arritur te ketë ndikim në Naserin, që të ushtroj dhunë shtetërore ne shkatërrimin e kësaj bërthamë . Naseri ketë edhe nuk e kishte te vështirë sepse kishte tash një ndjenjë antishqiptare, qe nga Mbreti Faruk.

    Por që mardhnjet gjithnjë e me te mira të Titos e te Naserit. Kështu shteti Jugosllav i Titos dhe i Rankoviqit ,si dhe sigurim Jugollsav, tash kishin më lehtë që të veprojnë , te realizojnë gjahun ndaj diasporës shqiptare, ne ketë vend "mik" e më pas te painkuadruar.

    Në anenë tjetër propaganda e Jugosllave, kishte arritur që ta ngrisë
    autoritetin e Naserit si miku më I mirë dhe me I dashur e me I besueshmi I
    Titos dhe popullit Jugosllav. Mjerisht kjo propagandë , kishte lanë gjurmë
    të mëdha edhe të një pjesë e shqiptarëve , të cilët e çmoni dhe vlerësonin
    lartë Naserin dhe kontributin e tij, përkundër asaj që kishte bërë dhe qe
    bënte ndaj diasporës shqiptare.

    Nga kjo simpati , edhe shumë shqiptarë,pagëzuan fëmija e tyre me emrin e Naserit, edhe atë duke u mburrur dhe dëshiruar që ata të bëhen burrështetas te aftë e te mirë si Naseri. Dhe ne atë kohë deri sa Naseri mitizohej ne Jugosllavi por edhe tek një pjesë e e shqiptareve.

    Edhe përkundër asaj se edhe shteti I Naserit si ai I
    Jugosllavisë , që me vonë bën lidhjen e shteteve te painkuadrura, u benë
    kundërshtar të përbetuar të shqiptareve si ne jugosllavi , por edhe në
    diasporë, e kjo vazhdoi deri ne shkathim.

    Në anën tjetër ne Kosovë rriteshin femijte e shqiptarë me përplot krenari
    për emrin e kryetarit e te mikut Naserit. Të atij Naseri qe shketrroi
    dinastinë Mbretërore me përardheje shqiptare dhe të diasporës së madhe në
    numert dhe te fortë shqiptare. Me siguri edhe sot ndoshta ka nostalgjik, te
    Naserit, te cilin e adhurojnë atë dhe kohen e artë të TItos dhe Naserit, por
    te me falin.

    Nga ajo kohë asgjë nuk mund te ndërrojnë, përpos emrit, port ë
    kujtosh të keqen që na është bërë , është shumë mirë, sepse te pamundëson që të përsëritësh gabimet, e disa inetenacionalistve, bit e te cilëve edhe me
    emra të Nasrit por edhe pa emra të tij,dukshëm janë avancuar, në Kosovën e
    pas luftës, po si babalarret e tyre ne ishin Jugosllavinë e Titos. Populli
    thotë, dikujt gjithmonë I shkon kungulli mbi uji. Të presim e te shohim...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    TRE GISHTAT E PAKICAVE .

    Në luftën për shkatërrim të institucioneve të Kosovës, nga 1998-ta e deri
    ne përfundim te luftës 1999, Millosheviqi dorë të djathtë kishte edhe
    pakicat jo serbe në Kosovë. Ne emër të "shkeljes se të drejtave" të këtyre
    pakicave, ai i mobilizoj ato në formën më të vrazhdë
    propagandistike,diplomatike, logjistike dhe në luftë te vërtetë kundër
    shqiptarëve. Pakicat e diskriminuara pozitivisht deri në atë kohë dhe sot,
    qeveria serbe i shtrydhi dhe i la si limon te tharë edhe në bisedimet e
    Rambujesë. Këto i pat përfshirë në delegacionin serb.! Dihet se kush ishin
    përfaqësuesit e ketyrë pakicave, edhe Romet qe rebelohen ne prag te
    zgjidhjes se statusit te Kosovës kishin përfaqësuesin e vet. Edhe këta
    ishin aktive gjatë luftës, ne krahun e ekskudrilave vrastare te
    Millosheviqit , ku qenë rekrutuar dhe kryen punë nder më të ndyta. Nuk
    harrohen lehtë, as tre gishta lartë të këtyre pakicave, në shenjë te
    fitores serbe, por as shenja me gisht rreth qafe, që simbolizonte rrezikun
    , të gjithëve do u presim në fyt.


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com


    Shqiptaret e kanë vështirë dhe nuk duhet ta harrojnë të taluren e rendë, e
    cila duhet te shërbej si udhë rrëfyese për ardhmërinë . Janë të
    paharrueshme, vitet e rend te okupimit, dhe fyerjet deri ne skajshmëri qe i
    bënë një pjese e pakicave , që në Kosovës falë vullnetit te mirë të
    shqiptareve ishin avancuar ma mirë se askund ne ndonjë shtet tjetër te
    Evropës.

    Por ajo e mirë që shqiptaret si shumicë , kur ishin në pushtet ua
    bene pakicave duke i avancuar net e gjitha aspektet, shqiptareve iu kthye
    bumerang -për të keq , në kohën më të vështirë, atëherë kur Serbia më dhunë suspendoj të gjitha institucionet e Kosovës, dhe shqiptaret i pruri në
    pozitë mjaftë të vështirë për të mbijetuar si komb.

    Edhe fillimi I luftës në Kosovës , pakicat jo serbe nuk i mbushi mend. Ato le që përkrahnin aparaturën represive shtetërore serbe kundër shqiptarëve, por edhe haptazi dolen ne anën e tyre.

    Gjithmonë me mbeten te freskëta kujtimet e Tre gishtave te ngritur lartë të pakicave jo serbe dhe te pakicës Rome në lagjet e Prishtinës, dhe storejet e ndryshme në TV në rrafshin e Kosovës dhe në Mitrovicë. Këta Tre gishta te tyre, ngiteshin ne shenje te fitores se makinerisë okupues vrastare serbe,ne shenjë te përkrahjes së kësaj fitoreje të "përjetshme" të okupatorit sllav.

    Krahas këtyre tre gishtave këto pakica, kishin edhe një shenje rishtues, vrastarë, që ndjell gjak dhe te keqe, që shtinte mllef, tmerre dhe kërcenim, ishte gishti rreth qafës , që simbolizonte së të gjithë shqiptarët do ti prejmë ne fyt. Dhe nga policia, paramilitaret e ushtria te armatosur deri ne dhemb dhe nga kërcënimi I pakicave në këtë formë, të epej përshtypje e rendë, se shqiptaret do ta kenë mjaft vështirë për të mbijetuar.

    Me këso pamje rrenqethese, dhe kolona njerëzish të pa mbrojtur që me dhunë dëboheshin nga shtëpitë e tyre , ishte e mbushur Kryeqyteti i Kosovës në Prillin e 1999, gjatë dëbimit masiv me dhunë që beri Serbia , për pastrimin etnik te Kosovës.

    Duhet përmendur se qytetaret shqiptarë të debuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, plaçkiteshin nga ana e këtyre pakicave më ndihmën e policisë, edhe ato pak sende qe kishin arrit ti marrin para dëbimit për nevoja emergjente.
    Vërtet ishte kohë e rendë për shqiptaret, mbi të cilët ishte vërsulur
    makineria vrastare e Beogradit, e cila manipulonte edhe pakicat e sidomos
    atë rome e myslimane.

    Për ketë gjendje te djerrë, një e vërtetë qe ishte shendrruar në anekdotë- në atë kohë. Kjo pakicë (rome), qe kurrë nuk kishte pas asnjë të keqe nga shqiptaret, përpos mbështetje e ndihmë, nuk kishte nguruar të thoshte:"Shqiptaret në Shqipëri, Serbet në Serbi, Turqit në Turqi , dhe atyre do tu mbetet Kosova".

    Humor i rendë ne tragjedinë e një kombi. Kjo anekdotë e lansuar në kohen dhe momentin më të vështirë për shqiptaret, nuk ishte rastësi. Ishte e qellimtë dhe kishte efektin e vet propagandisti. Kishte qellim dhe porosi të kjartë. Inspiroj dhe mobilizoi këtë pakicë ne krahunë e militarëve gjakatarë serb.

    Zgjoi shpresat e pakicave ne pastrimin e përhershëm etnik të Kosovës, duke i lenë kështu edhe shqiptaret pakicë. Duke mbyllur shtegun e kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre një herë e përgjithmonë.

    Nga eufori e fitores serbe, pakicat sidomos ajo romë e mysliman e të tjerë,
    qe si "punëtor të zellshëm i bënë shërbim të pa kursyer shtetit vrastar
    serb, që nga logjistika,spiunazhi ,e forma te tjera të shërbimit deri të
    krimet më të renda.

    Këtë të "mirë" shqiptaret nuk e kishin mëritura, sepse
    ne sado pak pushtet që kishim, pakicat në Kosovës kishin shënuar rilindje
    te vërtetë. E kjo falë vullnetit të mirë e paqësore që kishin shqiptaret.
    Edhe përkundër rolit të tyre destruktiv, as gjatë e as pas lufte, pakicat
    nuk u ndëshkuan nga shqiptaret. Ato nuk u detyruan te largohen nga shtëpitë
    e tyre.

    Nga shtëpitë e tyre i lagoi veprimi i tyre, dhe bashkëpunimi me
    gjelatinë. Se pakicat janë të lira të jetojnë e veprojnë ne Kosovë,
    kuptohet pos atyre që kanë të zhytura duart me krime, tregon edhe apeli i
    vazhdueshëm që iu është berë atyre, si nga faktori ushtarak-TMK-ja ashtu
    edhe ai politik i Kosovës.

    Këto pakica , mund te kthehen ne shtëpitë e tyre,
    nëse nuk i kanë shitur kohë më parë ato. Por, nuk u lejohet që këto pakica ,
    të cilat me ose pa votë, janë të përfaqura nëpër institucionet lokale e
    qendrore, që të bëjnë politikë destrukltive.

    Që të kushtëzojnë, përpjekjet e faktorit shqiptarë e atij ndërkombëtar, e po bëjnë për ta. E ajo qe deklaron një përfaqësues i komunitetit Mysliman-Niman Baliqi, pastaj atij goran, që pakicat nuk ndjehen te sigurte ne Kosovën e pa varur, dhe bojkoti i romëve që të vendosen përkosisht ne Qendrën e KFOR-it Francez në Mitrovicë , ne kushte më te mira, por edhe shumë shembuj tjerë, janë shembuj te mjaftueshëm se pakicat jo serbe, kanë filluar të instrumentalizohen.

    Sikur ne kohen e tre gishtave , si në kohën kur si vullnetar apo me zor, ndihmuan makinerinë vrastare te Millosheviqit që të bejnë pastrim etnik, deh ëndrra e tyre e rreme që ndoshta një ditë Kosova do tu mbete vetëm këtyre pakicave.

    Kosova vërtetë është e gjithë banorëve te sajë, dhe si e këtillë të gjithë
    banoret e sajë kanë obligim moral dhe kushtetute që të angazhohen ne
    avancimin e vlerave demokratike të shtetit te Kosovës. Nëse ketë e bëjnë ,
    atëherë nuk ka vend "frika" nga shqiptaret. Por, pakicat ne Kosovë nuk duhet
    që të instrumentalizohen nga premtimet e ndryshme te hegjemonistëve serb.

    E kjo në prag te zgjidhjes se statusit përfundimtar të Kosovës, me ç`rast
    ultranacionalistet serbe, kinse po na u "kujdeseshin" edhe për zgjidhjen
    "fatlume " të problemit te pakicave jo serbe , duke i mbrojtur ato nga
    "nacionaliste e terroristet "shqiptar.

    Lidershipi pakicat jo serbe në Kosovë duhet që sa më parë të distancohet nga grupe dhe individ , ne mesin e tyre që mund te jene te manipuluar nga politika destruktive e Beogradit.

    Sepse Kosova është shtet i te gjithëve , që e njohin dhe dëshirojnë si shtet
    te pavarur. Që e pranojnë realitetin e ri. E të gjithë atyre që nuk i kanë
    te zhytur duart ne gjakun shqipatr. Për të tjerët faljen e vet duhet ta
    thotë gjyqësia dhe shteti I se drejtës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Koment

    VRASESIT... apo Vrasesit e lirisë se Kosovës ..

    Vrasësit e lirisë së Kosovës, nuk duhet të gjejnë mbështetje të askush.
    Ata që vrasin, nuk kanë askënd..! As komb e as atdhe..! As familje e as
    farefis...! As fe e as Zot..! Si të këtilla, të zhveshur nga këto elemente
    njerëzore dhe ndjenja humane, kjo farë e keqe dinë vetëm të shkatërroj...!
    Të sjell te keqe, të prirë vetëm të shkatërrojë.! Këta keqbërës, lehtë e me
    pak lek mund te rekrutohen në mercenare shërbimesh , duke krye shërbime të politikave ditore, nder më të ulta, veprime të liga, ndaj bashkombasëve e
    kundërshtarëve ideologjik...! Kjo ka bërë që jeta e qytetarit të Kosovës te
    jetë me e lirë se çdokund tjetër, e për siguri mos të flasim...!
    Institucionet e Kosovës le që nuk duhet dhëne hapësirë këtyre grupeve dhe
    individëve keqbërës qe paraqiten si "shpëtimtarë të kombit", por duhet berë
    izolimin e tyre, dhe sjelljen para drejtësisë.


    Rrok BERISHA
    rrokberisha@hotmail.com


    Sfida më e madhe dhe më e vështirë për Institucionet e Shtetit të Kosovës ,
    e në veçanti e dy ministrive në formim e sipër , duhet te jenë , zbardhja
    e krimeve dhe vrasjeve enigmatike , si atyre gjatë e veçmas pas lufte. Pra,
    lypset një përkushtim i madh në formësim e vetëdijes se krimit të
    organizuar politik e ekonomik dhe vrastarvë politik e të popullit të pa
    fajshëm duhet ti shpallet luftë e pa kompromise.

    Kjo,është ma se e domosdoshme, sepse këto vitet e kaluar, krim i organizuar, dhe shërbimet sekrete që qarkullojnë nëpër Kosovë, është bërë një gjendje alarmues që ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës.

    Duke u bërë shqetësues edhe për rajonin, dhe për të gjitha shtetet aleate e miqetë e Kosovës. Me formimin e ministrive te rendit dhe asaj te drejtësisë, Institucionet e Kosovës, duhet te jenë te gatshme që këto dy dikastere ti lajnë të pa politizuara , duke u garantuar pavarësi ne vendime. Sepse institucionet nuk gazojnë që të involvohen në mbrojte të krimit dhe të kriminelëve, as të krimit të organizuar politik e ekonomik, qe gjithnjë e më shumë po ngulfat çdo nismë ,çdo iniciativë, që sjellin progresi e zhvillim.

    E ,kjo faze është vertetë e rendë dhe e pa mundur nëse nuk i shpallet luftë e pa kompromis krimit te organizuar politik e ekonomik, i cili udhëhiqet dhe
    mbikëqyret nga individ që kanë ndikim në disa subjekteve politike. Shi
    për ketë , individ të pa meritushem ne sajë të kësaj devize, pa ndonjë
    kriter moral e njerëzore e të mos flasim ngritje intelektuale, kanë mberri
    deri në poste kuq e me rendësi shtetërore.

    Dhe jo rrallë , kur u lëkundet karrika, nga ajo pozitë me lehtësi ne emër te kombit dhe kohesh në të cilën gjendemi shantazhojnë te vërteten duke u bërë pengës e shtyrjes përpara të proceseve, pozitive.

    Dhe shpresa për rende e rregull, për qetësi dhe rahati të Kosovës , janë formimi i dy ministrive te reja, të pa varura nga politika. Kjo jepe shpresë se të gjithë aktoret e krimit do te dalin para drejtësisë , duke iu dhëne dënimi meritore. Kjo do ta stabilizonte gjendjen ne Kosovë. Kjo do ishte bazë e mirë e shendosh edhe për ngritjen e një baze të shendosh ekonomike dhe për investimet e kapitalit te huaj në Kosovë.

    Vrasësit e lirisë së Kosovës, nuk duhet të gjejnë mbështetje të askush.
    Ata që vrasin, nuk kanë askënd..! As komb e as atdhe..! As familje e as
    farefis...! As fe e as Zot..! Si të këtilla, të zhveshur nga këto elemente
    njerëzore dhe ndjenja humane, kjo farë e keqe dinë vetëm të shkatërroj...!

    Të sjell te keqe, të prirë vetëm të shkatërrojë.! Këta keqbërës, lehtë mund
    te rekrutohen si mercenare, që politika me pak lek mund ti përdore për
    veprime te liga, kundër kundërshtarëve ideologjik, dhe atyre që mendohet
    së mund te pengojnë në realizimin e qëllimeve të tyre të pista..!

    Këto elemente të veçanta,dinë të metamorfozohën ne vend e kohë, duke mbajte ne shënjestër e të sulmojnë, burimin e të vërtetës dhe të vlerave..!

    Njerëzit e ndershëm dhe ata që kanë kontribuar shumë për çështjen shqiptare
    e Kosovën. Ata që kontribuojnë për mirëqenën , rritje dhe zhvillim të kombit
    të vet. Këta njerëz ushqim e kanë vetëm të keqen , gënjeshtrën ,
    shkatërrimin dhe dhunën.

    Gëzimi dhe lumturia e tyre ngritët përmes të keqes
    që i sjellin dikujt, ne dhembjen dhe mjerimin e të tjerëve. Nuk ndalën,
    gjithnjë duke shkuar "nga vepra ne vepër ", nga e keqja në të keqe. Më ketë
    ata edhe mburren, se po bëjnë punë të mëdha, se janë ma të fuqishmit, me të mençurit që janë mbi ligjin e Institucionet e shtetit të Kosovës.

    Është punë e shenjët , nëse mblidhen dhe vrasësit, te gjithë kryesit e veprave te krimit , pra keqbërësve të u mbyllet hapësisra e veprimit. Të paraqiten brenda grillave.

    Dhe mu për ketë, shumë më rendësi është se kush do të vij në krye të këtyre dy ministrive, dhe sa do te kompeletohe ato me staf profesional. Pra duhet te jen njerëz që nuk i ka prek virusi i korupcionit, bajraktarizmit...!

    Që ka fuqi dhe guxim që të luftoi krimin dhe vrasësit...të keqën., që ne vend
    te dhunës dhe plumbave të sjell ne rend te ri të shtetit demokratik. Mbetem
    te presim dhe shpresojmë, se a kanë fuqi dhe arsye qe elita politike e
    Kosovës ta ndërmerr një hap me kaq rendësi e psesh, ne ketë moment te
    historik.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kërkoj shkrime në anglisht të Lion Feihtvanger
    Nga Dara në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  5. Shkrime edhe mesime nga Shen Rafaili...
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •