Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Elbasani do rikthejë femrat në stadium

    gaz Panorama

    --

    Nisma e re e prefektes së Elbasanit, Mimoza Hasekiu


    "Elbasani do rikthejë femrat në stadium"




    LUIZA MEMA

    Prefektja e re e Qarkut të Elbasanit, Mimoza Hasekiu, ka ndërmarrë nismën për të rikthyer traditën e hershme, atë të pranisë së femrave në shkallët e stadiumit.

    Hasekiu ka pritur të mërkurën në ambientet e institucionit që drejton ekipin verdheblu që aktualisht kryeson në Superligën dhe drejtuesit e tij. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe presidenti Arben Laze me ortakun e tij Gentian Çërraga, drejtori teknik Artin Kovaçi si dhe një grup ish-futbollistësh të njohur ndër vite të këtij klubi. Midis veteranëve të futbollit elbasanas kanë qenë vëllezërit Mihal e Dhimitër Gjika, Hyqmet Krati, Enver Ibërshimi, Petrit Kallajxhiu, Muhamet Halili, Xhaferr Turhami, Agron Stringa, etj. Ndërsa nga radhët e verdhebluve morën pjesë Bejzade, Kotorri, Tetova, Brahja, Vrapi, Merxha, E.Dalipi, K.Dalipi, Nora, Bejollari, Osja, Abraham etj. Prefektja Hasekiu i ka uruar ata për sukseset e viteve të fundit dhe ka shprehur shpresën që në këtë edicion Elbasani të shpallet kampion I Superligës. Prefektja ka shprehur mirënjohjen e institucionit për yjet e futbollit elbasanas ndër vite, të cilët kanë shkruar historinë e shkëlqyer të këtij sporti. Nga ana e tyre veteranët e futbollit të klubit verdheblu, si dhe sportistët e ekipit të Elbasanit e kanë falënderuar prefekten për ftesën dhe i kanë uruar asaj suksese në detyrën e re. Ata e kanë mbështetur prefekten në nismën për të rikthyer traditën e hershme, atë të pranisë së femrave në shkallët e stadiumit. Në të njëjtën kohë, duke përfituar nga biseda me prefekten për të kontribuar në afrimin e femrave në shkallët e stadiumit, presidenti i Elbasanit ka deklaruar se, duke filluar që sot do të shpërndajë për femrat falas 300 bileta. Një numër i konsiderueshëm prej tyre do t'u jepet studenteve të Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Kështu, për herë të parë në një ndeshje futbolli në Shqipëri do të kemi një numër të madh femrash dhe do të jetë Elbasani ai që do të bëhet shembull në këtë aspekt. Prefektja e re e këtij Qarku, me gjithë angazhimet e panumërta të saj u ka premtuar futbollistëve të Elbasanit se, ajo do të jetë tani e tutje kryetifozja femër në shkallët e stadiumit.



    "Do tE jem prezente nE tE gjitha ndeshjet"

    Prefektja Hasekiu shprehu keqardhjen që në shkallët e stadiumeve tanë tifozëria nuk i frenon dot emocionet negative, duke e zbehur atmosferën sportive. "Jam e mendimit që me kontributin e të gjithëve, kjo situatë të përmirësohet dhe tifozeria të mos shajë gjyqtarët e kundërshtarin, por të inkurajojë ekipin e tij të zemrës", tha prefektja. Duke ju garantuar se do të jem prezente në të gjitha ndeshjet që do të luajë Elbasani, si një nga tifozet më të zjarrta, ju kërkoj që ta kurorëzoni me fitimin e titullit kampion, u është drejtuar prefektja futbollistëve.



    Vlonjatët fitojnë 2-1, afrohet Luftëtari
    Kategoria I, Flamurtari triumfon në Berat e merr kreun e renditjes

    Java e shtatë e Kategorisë së Parë e luajtur dje ka sjellë ndryshime në kreun e renditjes. Kështu, në supersfidën e luajtur në stadiumin e Beratit midis Tomorit kryesues dhe Flamurtarit të vendit të dytë, triumfues kanë dalë miqtë që kanë arritur të fitojnë me meritë 2-1. Në fakt, ekipi vlonjat ka bërë një lojë mjaft të bukur, duke kënaqur edhe spektatorët e shumtë të mbledhur në stadiumin beratas. Gjithsesi, rezultati është zgjidhur pas mesit të pjesës së dytë. Në minutën e 71-të, Guma kalon në avantazh kuqezinjtë, ndërsa katër minuta para përfundimit nigeriani Dikson dyfishon shifrat. Goli i Çerçizit në minutat shtesë nuk sjell asnjë ndryshim. Kësisoj, Flamurtari ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, duke lënë në vendin e dytë pikërisht Tomorin me 16 pikë. Ndërkaq, në vendin e tretë në kuotën e 14 pikëve është pozicionuar Luftëtari që ka arritur një fitore befasueses në transfertë ndaj Tepelenës. Në fakt, takimi është luajtur në Fier, por pritësit kanë qenë tepelenasit. Gjirokastritët kanë fituar 3-0, duke mos i diskutuar për asnjë moment tri pikët. Çenko ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 10-të, ndërsa në pjesën e dytë Shtoja (54') ka dyfishuar shifrat dhe Brahimi në të 72-ën ka fiksuar shifrat në 3-0. Skuadra gjirokastrite vë kandidaturën për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm. Në Krujë, Kastrioti dhe Pogradeci, dy nga skuadrat e tjera që kandidojnë për t'u ngjitur në kategorinë e më të mirëve kanë përplasur brirët në një sfidë që është mbyllur në barazim pa gola. Krutanët kanë 13 pikë pas 7 javësh, po aq sa edhe pogradecarët. Në Cërrik, vendasit e Turbinës kanë arritur të fitojnë me vështirësi 1-0 me Besëlidhjen, duke u ngjitur në vendin e shtatë. Goli i fitores për skuadrën e Luan Metanit është shënuar nga Koçia, në minutën e 79-të, i sapofutur në fushën e lojës. Lezhjanët zbresin në vendin e fundit të klasifikimit. Në Rrogozhinë, Egnatia ka marrë fitoren e parë sezonale, teksa ka mundur Erzenin 3-0. Protagonist sulmuesi Elezi me një dygolësh, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe Ypi.



    Oferta
    Fatmir Vata: Nuk shkoj në Beograd

    Spekulimet e nxjerra në dritë së fundmi të disa gazetarëve serbë (Dojçe Velle) se trajneri i ri i Partizanit të Beogradit, Jurgen Rober, ka shprehur interesimin për Fatmir Vatën, nuk i mohon as vetë lojtari. Gazetarët kanë qenë të pranishëm në stadium gjatë ndeshjes Arminia-Hanover 4-1, ndërkohë që kanë shkruar se tekniku i ekipit të Beogradit është gati të marrë Vatën tek ekipi i tij, duke qenë se ata kanë edhe një menaxher të përbashkët, Fali Ramadani, nga Shkupi. Në lidhje me artikujt e botuar nga media serbe dhe me ofertën që i është bërë futbollisti 34-vjeçar shqiptar është shprehur: "Edhe po të më paguajnë me flori nuk shkoj në Beograd. Menaxheri im, Fali Ramadani, më ka thënë se ata kanë shprehur interesim për mua, por unë nuk kam ndërmend ta marr në konsideratë këtë pistë", thotë shqiptari, i cili shpjegon edhe arsyet përse nuk preferon të lëvizë nga Bundesliga deri në përfundim të kontratës. "Kam kontratë deri më 2007-ën me Arminia Bielefeldin, ndërkohë që jam shumë pranë marrjes së nënshtetësisë gjermane dhe nuk e kam ndërmend të largohem nga Gjermania pa u pajisur me pasaportën gjermane". Më tej, Vata flet edhe për ofertat e tjera të ardhura në adresë të tij. "Kam pasur oferta edhe nga Japonia, nga ekipi i Guido Bukvaldit si dhe nga Australia, tek ekipi i Litbarskit (FC Sidnei), por i kam refuzuar, duke qenë se deri më 2007-ën do të qëndroja në Bundesligë". Ish-trajneri i tij, Uve Rapolder, ka shprehur dëshirën që të tërheqë shqiptarin të FC Këlni. Por në lidhje me këtë ofertë Vata është përgjigjur në mënyrë të prerë. "Nuk besoj se do vijë deri tek kjo. Ai më kërkon për në muajin dhjetor, mirëpo Arminia nuk do të më lejojë në asnjë mënyrë. Në njërën anë, drejtuesit e klubit kanë marrëdhënie shumë të këqija me Rapolderin dhe nuk do lejojnë që unë të shkoj. Unë do të qëndroja pranë Bielefeldit deri më 1 korrik të vitit 2007", përfundon Fatmir Vata.

    S.B.

    ----



    shum bukur..

    urime Prefektes per kte nisme emancipuese ne kerthizen e Shqiperise..

    gjyshet tona dikur kan pare ndeshje futbolli por kto 40 vjet trimfoi anadollakizmi-enverist si kudo ne shqiperi..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-11-2005 më 13:19

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si tifoz qe jam shkoj ne c'do ndeshje qe luan Elbasani madje edhe kur bejne stervitje. Ne ndeshjen e zhvilluar ndermjet Elbasanit e Dinamos ishin prezente 200 Femra ne Stadium.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pike e zeze, dhe per nje nisme te tille krejtesisht apolitike dhe vetem dobi-prurese ne jemi gati te sajojme 100 bishta. Nuk na vret shume ndergjegjen prania e 30 mije prostitutave neper tortuaret e Evropes po prania e femrave ne stadium.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Te shkoje njehere kjo prefektja ne stadium dhe ta shohim si do dali.

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1058
    Postimi i Fundit: 30-11-2023, 15:26
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnë parajsën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •