Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar

    Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar

    Erion HABILAJ, Sonila YZEIRI


    13 kreret e shtetit

    1- Ismail Qemali Kryetar i shtetit, 4 dhjetor 1912 - janar 1914
    2- Turhan Pėrmeti 7 shkurt 1914-20-maj 1914
    3- Princ Vidi Maj 1914- nėntor 1914
    4- Esat Toptani Nėntor 1914 -janar 1916
    5- Fan S. Noli 16 qershor 1924-23 dhjetor 1924
    6- Ahmet Zogu 24 dhjetor 1924 - 6 prill 1939
    7- Shefqet Verlaci 12 prill 1939
    8- Omer Nishani 10 janar 1946-1 gusht 1953
    9- Haxhi Lleshi 1 gusht 1953-22 nėntor 1982
    10- Ramiz Alia 22 nėntor 1982-30 prill 1991
    11- Sali Berisha 9 prill 1992-27 mars 1997
    12- Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
    13- Alfred Moisiu 24 korrik 2002



    Plot 13 kanė qenė krerėt e shtetit shqiptar, qė nga krijimi i tij mė 28 nėntor 1912. Ismail Qemali, Turhan Pashė Pėrmeti, Princ Vidi, Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia e tė tjerė kanė shkruar faqe tė tėra nė historinė tonė kombėtare. Ismail Qemali dha dorėheqjen, duke i lėnė postin princ Vidit dhe vdiq nė Itali nė vitin 1919. Turan Pashė Pėrmeti nuk qėndroi gjatė nė krye tė shtetit shqiptar, ndėrsa princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria pas rrėmujave vetėm pas gjashtė muaj qeverisjeje. Pas tij do tė vinte nė krye tė shtetit Esat Pashė Toptani, i gjykuar pėr kohėn si antishqiptar dhe i ekzekutuar nė Paris nė vitin 1920 nga Avni Rustemi. Fan Noli nuk ishte i prerė pėr tė qenė kryetar shteti, ndaj dhe qėndroi pėr pak kohė nė krye tė qeverisė e mė pas pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė kundėrshtarit tė tij politik Ahmet Zogu e la pėrgjithmonė Shqipėrinė duke u vendosur nė SHBA, ku dhe vdiq nė vitin 1965. Ahmet Zogu do tė ishte njeriu mė jetėgjatė nė krye tė shtetit shqiptar qė nga themelimi i tij. Nė fillim president dhe mė pas mbret, zogu do ta linte pushtetin nė vitin 1939, pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia Fashiste. Zogu vdiq nė Paris dhe eshtrat e tij nuk janė kthyer akoma. I fundit kryetar shteti nė vitin 1939 do tė ishte Shefqet Vėrlaci. Nga viti 1939 e deri nė vitin 1944, Shqipėria ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtarakėt e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Nė sistemin e Enver Hoxhės, qė de fakto ishte kryetar i shtetit, kryetarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor do tė ishin figura dytėsore dhe me pak peshė nė jetėn politike tė vendit. Kuvendin Popullor nga viti 1944 e deri nė vitin 1991 e kanė drejtuar Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia. Presidentėt e Republikės Parlamentare tė pasviteve ‘90 do tė zgjidheshin Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

    Modelet e qeverisjes
    Shqipėria ka provuar disa modele qeverisjeje, pėrfshirė protektoratin ndėrkombėtar, monarkinė, regjimin e partisė–shtet, si dhe republikėn parlamentare. Mė 1912 u krijua qeveria e parė me Ismail Qemalin nė krye, e cila kishte edhe kompetencat e kryetarit tė shtetit. Mė 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorėve emėroi princin Vilhelm Vid si kryetar tė shtetit shqiptar. Nė periudhėn shtator 1914 – janar 1920, Shqipėria u bė shesh lufte duke ndėrruar disa qeveri, ku detyra e kryetarit tė shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca tė ndryshme. Mė 8 janar 1920, Kongresi i Lushnjės zgjodhi Kėshillin e Lartė prej 4 vetash, i cili do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit duke rikthyer parlamentarizmin. Nė vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisė, duke ushtruar edhe funksionet e kryetarit tė shtetit. Pas ndryshimeve tė shpeshta nė qeverisje, mė 31 janar 1925, Asambleja Kombėtare miratoi formėn republikane tė regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President tė Republikės. Tre vjet mė pas, mė 1 shtator 1928, Shqipėria u shpall Monarki ku Ahmet Zogu do tė ishte mbret i shqiptarėve. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia nė prill 1939 dhe bashkimit tė dy vendeve, Viktor Emanueli III u bė mbret i Shqipėrisė. Vitet 1943-‘44 nėn pushtimin gjerman rikthejnė qeverisjet–regjenca. Pėrfundimi i luftės sė Dytė Botėrore dhe ēlirimi i Shqipėrisė mė 1944 u shoqėrua me zgjedhjet e para parlamentare tė dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit tė kryetarit tė shtetit nė organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Nė periudhėn 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatė tė cilės Shqipėria pėrjetoi diktaturėn komuniste, funksionet e kryetarit tė shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nėntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nėntor 1982 – 22 shkurt 1991). Mė 22 shkurt 1991 u krijua Kėshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri mė 30 prill 1991. Mė 30 prill 1991 me zgjedhjen e presidentit tė parė tė Republikės Parlamentare nga ana e njė Parlamenti shumėpartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit tė Republikės. Nė ēaste tė vėshtira pėr popullin shqiptar, kur krerėt e Lėvizjes Kombėtare bėnin ēmos pėr mbrojtjen e vendit nga copėtimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli pėr nė Bukuresht. Nė historinė e diplomacisė shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti tė pėrfitonte nga kundėrthėniet ekzistuese tė Fuqive tė Mėdha. Ismail Qemali, nė takimet e fundit qė pati me pėrfaqėsuesit diplomatik evropian, arriti tė sigurojė simpatinė e idesė sė popullit shqiptar pėr shpalljen e pavarėsisė.
    Ismail Qemali kėrkonte me urgjencė mbledhjen e delegatėve tė Shqipėrisė nė Durrės apo Vlorė. Qemali me 14 patriotė shqiptarė mė 19 nėntor u nis nga Trieste, pėr nė Durrės, ku arriti mė 21 nėntor 1912. Nė rrethanat e rrezikshme politike qė ekzistonin nė vend nga rryma tė ndryshme dhe zėnkat e feudalėve shqiptarė, pamundėsonin veprimin e lirė nė ngritjen e flamurit kombėtar. Nė ēaste kritike qė ekzistonin nė Shqipėrinė e Mesme, Ismail Qemali me shokė vendosi qė tė vazhdojė rrugėn pėr nga Vlora. Nė kėtė kohė, ushtritė ballkanike kishin hyrė thellė nė tokėn e Shqipėrisė. Ata, tashmė, kishin pushtuar Strugėn, Elbasanin, Tiranėn dhe ishin nisė pėr nė Durrės, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekėve. Qarkullimi nėpėr Shqipėri nuk ishte aspak i lehtė, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesėn mė tė madhe tė vendit. I shoqėruar nga delegatet e disa qyteteve u nis pėr nė Vlorė ku arritėn nė 25 nėntor. Ky qytet qysh mė parė ishte pėrcaktuar si qendėr ku do tė mbahej Kuvendi gjithėkombėtar pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė referatin e vet foli shkurt pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi qė Shqipėria tė shpallet “Shtet mė vete, e lirė, e pavarur. Tė gjithė delegatėt kėtė propozim e aprovuan duke u ngritur nė kėmbė dhe duke e pėrcjellė me duartrokitje aktin e shpalljes sė pavarėsisė. Ismail Qemali e ngriti lart nė Vlorėn heroike flamurin e Skėnderbeut. Me aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ismail Qemali, mė 29 nėntor 1912, i njofton pėr aktin historik gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė. Po ashtu, pėr kėtė vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė, Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė tė njihnin aktin e pavarėsisė si ndryshim i vullnetit politik tė kombit shqiptar.

    Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme
    Kujtimet e djalit tė Ismail Qemalit


    Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, ka jetuar nė Strugė nga viti 1936 deri nė dimrin e vitit 1953, kur ndėrroi jetė. Sipas dėshmive historike, ai ishte djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siē ka deklaruar nė kujtimet e tij, nė tė gjitha ecejaket diplomatike qė ka pasur ėshtė shoqėruar nga djali i tij, Qazimi. Ismail Qemali pėr djalin e tij ka thėnė se, “ai ka qenė kujtesa e tij nė tėrė aktivitetet”. Qazim Bej Vlora ka lindur nė vitin 1870. Nė vitin 1919 ai ėshtė helmuar sė bashku me tė atin, duke ngrėnė darkė nė Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndėrsa Qazimi mundi ta pėrballojė dhe tė jetojė. Nė vitin 1936, Qazimi shkon nė Strugė me njė dokumentacion tė pasur tė qeverisė sė Ismail Qemalit. Nė moshėn 66-vjeēare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet Bej Ohrit, motra e tė cilit ishte martuar me njė tjetėr djalė tė Ismail Qemalit. Nė vitin 1949, kur u prishėn marrėdhėniet midis qeverisė shqiptare dhe asaj tė Jugosllavisė, Qazimi ngeli i izoluar nė Strugė. Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri nė vitin 1919, ai ka qenė pranė tė atit nė ēdo udhėtim, nė ēdo mbledhje dhe gati nė tė gjitha pėrpjekjet diplomatike pėr trojet shqiptare. Qazim Bej Vlora ka qenė njohės shumė i mirė i disa gjuhėve tė huaja, aktivist i shquar nė qeverinė e Vlorės dhe sekretar personal i Ismail Qemalit. Vdes nė Strugė nė njė anonimitet tė plotė nė dimrin e vitit 1953, duke lėnė pas njė dokumentacion tė pasur dhe njė bibliotekė shumė tė madhe dhe pėrveē dokumenteve tė qeverisė sė Vlorės qė ka konfiskuar policia e fshehtė maqedonase, fati i dokumenteve tė tjera nuk dihet.

    Njė pasha nė krye tė shtetit (Turan Pashė Pėrmeti)

    Nė dhjetor tė 1918-ės, Kongresi i Durrėsit qė bashkoi 50 delegatė nga pothuajse e gjithė Shqipėria politike (me pėrjashtim tė Korēės dhe tė Vlorės), konkludoi me formimin e qeverisė sė Durrėsit, fillimisht miqėsore me Italinė, dhe qė shpresonte tė siguronte bashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė Ballkan gjatė muajve vendimtarė tė Konferencės sė Paqes nė Paris. Kjo qeveri u kryesua nga Turhan Pashė Pėrmeti dhe reflektonte nė pėrbėrjen e saj tėrė spektrin fetar tė shoqėrisė shqiptare.
    Qė nė fillim tė krijimit, detyra mė e ngutshme me tė cilėn u pėrball kjo qeveri, ishte caktimi i delegacionit qė do ta pėrfaqėsonte zyrtarisht atė nė Konferencėn e Paqes, ku de facto ndodhej “Qeveria e Botės”, si dhe pėrgatitja e memorandumeve dhe dokumenteve tė tjera zyrtare drejtuar Fuqive tė Mėdha. Njė rol tė rėndėsishėm nė pėrvijimin e qėndrimit tė delegacionit zyrtar shqiptar nė Paris luajtėn dy figura tė rėndėsishme nga radhėt e klerit katolik shqiptar, imzot Luigj Bumēi dhe at Gjergj Fishta. Rritja e revoltave anti-italiane nė Shqipėri, kritikat e ashpra nė shtypin shqiptar tė kohės pėr Turhan Pashėn dhe etiketimi i tij si filo-italian, bėnė qė, me vendim tė qeverisė sė Durrėsit, nė qershor tė vitit 1919, ai tė zėvendėsohet si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar, me imzot Luigj Bumēin.

    Princ Vidi
    Mė 17 mars Vidi, duke u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i Perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Peterburg tė Rusisė. Me t’u vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e Jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim, ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, ai hyri nė bisedime me qeverinė “vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Dhe pėr kėtė qėllim, Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr Shqipėrinė e Jugut oficerin holandez, Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e “vorio-epirotėve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vetė princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė “drejta tė veēanta” pėr popullsinė e “Epirit tė Veriut”.

    Largimi i princit Vilhelm Vidi nga Shqipėria
    Duke e ndier rrezikun nga sukseset e kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga Veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e Jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe nė pragun e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria ishte nė gjendje tė rėndė politike. Pushteti i qeverisė shqiptare, tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė-(deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duart e kryengritėsve);nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve; viset e Jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e Verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare.
    Princ V. Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetash, pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha, duke qenė nė konflikt me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.
    Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar Lufta e Parė Botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914, pas plot 181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm. Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lėshojnė Durrėsin nė orėn 8 tė mėngjesit, dhe me anijen italiane tė luftės “Mizurati” kalon nė Itali. Sė bashku me tė u larguan edhe ministrat e qeverisė, anėtarė tė tjerė tė oborrit mbretėror, si dhe udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr, ndėrsa njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės. Menjėherė pas largimit tė V. Vidit, mė 5 shtator nė Durrės hynė kryengritėsit dhe aty u vendos selia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr kėtė statut tė saj, megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė shteteve fqinje: Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė nga tetori 1912 nuk reshtnin pėr ta coptuar atė.

    (Vijon nesėr)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:11

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Cilėt janė ata qė udhėhoqėn vendin nga 1912-a e deri mė sot

    Fan Noli, atdhetari qė prehet jashtė Shqipėrisė


    Erion Habilaj, Sonila YZEIRI

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Nga 13 krerėt e shtetit shqiptar, spikasin pėr veēantinė e tyre Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu e Shefqet Vėrlaci. Esat Toptani do tė merrte pushtetin pas largimit tė princ Vidit, qeveria e tė cilit e kishte vėnė nė pranga dhe e liroi pas ndėrhyrjes sė italianėve. Toptani i gjykuar pėr kohėn si antishqiptar nuk mundi t’i shpėtojė ekzekutimit tė Avni Rustemit nė Paris nė vitin 1920. Ndryshe nga paraardhėsit e tij, qė drejtuan shtetin shqiptar, vetė natyra e tij, si njeri i zotit nuk e “lejoi” Fan Nolin tė ishte i prerė pėr tė qenė gjatė nė krye tė Shqipėrisė. Ai qėndroi pėr pak kohė nė krye tė qeverisė e mė pas pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė kundėrshtarit tė tij politik, Ahmet Zogu e la pėrgjithmonė Shqipėrinė duke u vendosur nė SHBA, ku dhe vdiq nė vitin 1965. Eshtrat e Nolit ndodhen jashtė Shqipėrisė dhe ndoshta njė ditė to tė realizohet dėshira e tij pėr t’u prehur nė atdhe. Ndryshe nga dy tė parėt, Ahmet Zogu do tė ishte njeriu mė jetėgjatė nė krye tė shtetit shqiptar qė nga themelimi i tij. Nė fillim president dhe mė pas mbret, zogu do ta linte pushtetin nė vitin 1939, pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Shefqet Vėrlaci, do tė ishte i fundit kryetar shteti nė vitin 1939, pasi nga ky vit e deri nė 1944, Shqipėria ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtarakėt e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste.

    Toptani, si e mori nė dorė qeverinė pas Vidit

    Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikėpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtetė, asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale si: qeveria e Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali; nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte “pleqėsia e Durrėsit” e Esat Pashė Toptanit etj. Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante “Pleqėsinė e Durrėsit” dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t’i dhėnė kurorėn princ Vidit nė emėr tė shqiptarėve.
    Esat Pasha, me qėllim qė tė siguronte njė pozitė me rėndėsi nė kabinetin qeverisės tė princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e tij pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Esat Pashė Toptani lindi mė 13 qershor 1863 nė Tiranė. Ai ishte mbėshtetės i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare. Gjatė luftėrave ballkanike ishte komandant i forcave otomane nė hapėsirėn Shkodėr - Mali i Zi. Ministėr i Brendshėm pėr pak kohė gjatė qeverisjes sė princ Vidit. Arrestohet nga regjimi i Vidit pėr trazira. Mė 5 tetor 1914, pas largimit tė Vidit dhe vendosjes sė influencės sė tij nė Tiranė, ai deklarohet kryeministėr i Shqipėrisė. Toptani u ekzekutua mė 13 qershor 1920 nga Avni Rustemi nė Paris. Kriza e parė e rėndė e qeverisė sė princit, ndodhi mė 19 maj. E nisur si njė incident i vogėl, si njė revoltė fshatarėsh, falė njė sėrė keqkuptimesh, mosmarrėveshjeve e dyshimeve, brenda pak orėsh do tė shndėrrohej nė njė konflikt kompetencash ndėrmjet xhandarmėrisė ndėrkombėtare dhe qeverisė shqiptare, pėr tė degjeneruar shumė shpejt nė akuza tė ndėrsjella tradhtie, qė shpunė nė arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashės. Mė 17 maj, nė Shijak, njė fshat midis Durrėsit dhe Tiranės, banda shqiptarėsh tė armatosur ishin ndeshur me njė kompani tė veēuar tė xhandarmėrisė. Mesa dukej, ata kėrkonin pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak pėr njė dhjetėvjeēar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas tė gjithė gjasave, synonin tė hynin nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhėr majorit Sluys tė vendoste dy mitraloza nė rrugė pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pėrgjigj se merrte urdhra vetėm nga princi ose eprorėt e tij holandezė. Kjo ishte njė fyerje, qė njė ministėr i Luftės, i porsaemėruar gjeneral nga vetė princi dhe, pėr mė tepėr, kreu i njė fisi me influencė dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Pėr pasojė, Esati i kėrkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojė pėr majorin holandez, madje i kėshilluar edhe nga ministri i Italisė, Aliotti vendosi t’i japė leje pėr njė kohė tė papėrcaktuar dhe mė pas pėr ta transferuar nė Shkodėr, Esati dha dorėheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorėheqjen e ministrit tė tij, por nė kėtė pikė u vu re njė pėrmbysje pozicionesh krejt e beftė dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bindė qė pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qė tė merrte ndaj tij masėn e arrestit. Mė 19 maj, Sluys i ngarkuar tė kryente arrestimin, rrethoi shtėpinė e Esatit. Pas disa shkėmbimesh zjarri, pashai u dorėzua.

    Fan Noli, njė poliglot nė krye tė Shqipėrisė

    Dashurinė pėr popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezės. Ende i ri, Fan Noli u hodh nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjerė qė mori i dha atdhetarizmit tė tij pėrmbajtje tė pėrparuar. Luftėn pėr ēlirimin kombėtar e konceptonte si luftė me armė e pendė. Fan Noli pėrdori kishėn si tribunė pėr forcimin e shqiptarizmit. Pėrkrahės i pėrdorimit tė dhunės pėr t’u ēliruar nga zgjedha e huaj, mbėshteti veprimet e ēetave dhe kryengritjet e mėdha me armė kundėr sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes sė Pavarėsisė, u vu nė shėrbim tė qeverisė kombėtare tė Vlorės. Me vėshtrim tė mprehtė politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavarėsisė e pėrparimi shoqėror nuk mund tė arriheshin, veēse me luftė tė vendosur kundėr armiqve tė brendshėm ēifligarė e konservatorė dhe kundėr armiqve tė jashtėm, tė lidhur midis tyre nė dėm tė lirisė, tėrėsisė territoriale e zhvillimit demokratik tė vendit. Pikėpamjet mbi organizimin e shtetit, politikėn e brendshme e tė jashtme, i shtjelloi nė shkrime e fjalime nė vitet 1921-1924. Luftoi qė shteti tė vinte nė jetė parimet e demokracisė sė pėrparuar borgjeze. Nė krye tė qeverisė, Fan Noli i shpalli kėto parime demokratike, por ai dhe bashkėpunėtorėt e tij nuk treguan vendosmėrinė e duhur pėr t’i zbatuar deri nė fund. Idetė e Nolit u zhvilluan, u poqėn dhe arritėn kulme tė mendimit shqiptar. I mėrguar, vazhdoi tė ishte pėr disa vjet tribun i demokracisė shqiptare.
    Kėshtu, Noli do tė bėhej njė figurė udhėheqėse pėr vendosjen e rendit demokratik. Noli nė qershor tė 1924-ės do tė zgjidhet kryeministėr i Shqipėrisė dhe pėr 6 muaj do tė pėrballonte problemet ekonomike dhe politike. Programi i tij do tė rezultonte i parakohshėm pėr bujqit dhe feudalėt qė nuk njihnin demokracinė e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashtė Shqipėrisė, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit tė tij. Nė shtator tė 1924, kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do tė pėrfaqėsonin Shqipėrinė nė Asamblenė e pestė tė Lidhjes tė Kombeve. Fjalimi i mbajtur nga kryeministėr Noli, pati jehonė tė madhe jo vetėm nė vendet anėtare tė Lidhjes, por edhe nė vendet e tjera. Fan S. Noli si askush tjetėr ngriti zėrin pėr afrimin e Shqipėrisė me botėn, ngriti zėrin pėr padrejtėsitė historike qė i janė bėrė kombit shqiptar. Ai ngriti zėrin dhe luftoi pėr liritė demokratike dhe mendimin e lirė. Ishte pėr njė demokraci tė tipit perėndimor, me pluralizėm politik dhe zgjedhje tė lira. Pėr kėtė u jepte pėrparėsi marrėdhėnieve me SHBA-tė dhe mėnyrės amerikane tė jetesės. Veprimtaria diplomatike pėrben njė faqe nga mė tė ndritura nė jetėn e Nolit.

    Ahmet Zogu

    Roli i Zogut nė qendėr tė luftės politike nė Shqipėri nė vitet 1922-1939 ishte pėrcaktues. Ahmet Zogu gjatė kėtyre viteve tė pjesėmarrjes aktive nė jetėn politike shqiptare, kishte mėsuar shumė. Ai kishte arritur nė pėrfundimin se gėzonte njė pjesė tė mirė tė cilėsive tė domosdoshme pėr politikėn shqiptare: dualiteti politik i kishte shėrbyer sė tepėrmi. Aftėsia e tij nė strategjinė ushtarake, por sidomos, pėr tė tėrhequr njerėzit pas vetes ishte e paarritshme. Zogu qėndroi nė postin e kryeministrit pak mė tepėr se njė vit. A Zogu lindi mė 8 nėntor 1895, nė Burgajet tė Matit dhe vdiq mė 9 prill 1961 nė Sourenses Francė, pasi vuante nga kanceri. Nė momentet e fundit tė jetės sė tij, Ahmet Zogu i kėrkoi Geraldinės pistoletėn qė tė vriste veten. Bashkėshortja ia dha pa fishekė, por gjendja e Ahmet Zogut ishte tejet e rėndė, aq sa nuk mundte tė ngrinte as armėn pėr vetėvrasje. Ahmet Zogu ka njė karrierė politike brilante. Ai do tė ishte President i Shqipėrisė nga 1925 deri mė 1928 dhe mbret mė 1928 deri mė 1939. Zogu u bė kryetar i njė partie popullore reformiste. Ai ngriti postet nė ministri nga viti 1920 dhe i forcoi pushtetin me anė tė forcės nė qershor 1924, por ai u kthye me asistentėt jugosllavė nė dhjetor dhe u zgjodh president mė 1 shkurt tė 1925-ės. Por kjo nuk i mjaftoi dhe u bė mbret mė nė 1 shtator 1928, Zogu ishte nė njė periudhė ku qeverisja e vendit ishte e trazuar dhe Shqipėria njohu qetėsinė nė kėtė regjim. Ai pati njė marrėveshje me Italinė mė 1925-ėn dhe ishte i kujdesshėm nė marrėdhėniet me kėtė shtet.

    Ngritja e Zogut

    Nė periudhėn midis viteve 1920-1922 u ndryshuan shtatė kryetarė qeverish. Nė kėtė periudhė, Shqipėria ishte jo vetėm tepėr e pėrēarė, por kėtij shteti tė vogėl i mungonte edhe shumica e kushteve paraprake tė domosdoshme qė karakterizojnė unitetin shtetėror tė njė vendi, si shkolla e lartė e centralizimit, mėsimi fetar dhe gjuhėsor, udhėheqja e njė klase tė ndėrgjegjshme, nxitja intelektuale e jashtme, si dhe refuzimi sistematik i sundimit tė huaj. Nė periudhėn e viteve 1920-1922, grupet e ndryshme politike e fisnore pėrlesheshin pėr pushtet. Largimi i pjesshėm i pluhurit politik nė grupet politike si rezultat i pėrpjekjeve tė Zogut bėri qė tė kishin pėrplasje me Fan Nolin. Zogu dhe bashkėpunėtorėt e tij besonin nė njė qeverisje tė fortė me njė prijės qė tė vendoste sė pari qetėsinė dhe sė dyti, pėr tė vazhduar pėrparimin e vendit. Ndėrsa Noli dhe ndjekėsit e tij kėshillonin tė bėnin ndryshime tė shpejta radikale, me drejtime nga jashtė. Gjatė kohės qė kishte qenė kryetar i qeverisė, Ahmet Zogu kishte vepruar nė njė mėnyrė pak a shumė arbitrare, dhe kishte humbur besimin e kolegėve tė tij nė kabinet, tė cilėt ishin anėtarė tė klikės. Ndėrkohė, dhe nė vend, pakėnaqėsia po rritej. Nė Shqipėrinė e Jugut njerėzit prisnin reformėn agrare, dhe kjo popullsi ishte e detyruar tė paguante njė pjesė tė madhe tė taksave. Me gjithė kėto pakėnaqėsi, Zogu ishte i bindur se ishin pjekur kushtet pėr tė stabilizuar pozitėn e vet nėpėrmjet thirrjes sė njė asambleje kushtetuese, e cila do tė caktonte kryeqytetin e vendit, do tė vendoste natyrėn e qeverisjes dhe do tė rishikonte statutin e Lushnjės. Nėpėrmjet kontrollit tė kėtyre procedurave, kryeministri do tė arrinte tė krijonte shtetin ideal pėr veten e tij. Pėr tė, Zogu mendonte tė mbėshtetej te popullsitė e malėsisė, si dhe tė popullsisė sė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut. Zogu kishte mundur tė siguronte mbėshtetjen e njėzetepesė deputetėve, tė gatshėm ta ndiqnin nė ēdo rrethanė. Zogu po pėrpiqej t’i jepte fund sistemit tė pėrēarjeve partiake dhe tė krijonte njė qeveri krejtėsisht nėn kontrollin e tij. Anėtarėt e Klikės u bashkuan pėr tė prishur planet e kryeministrit, fillimisht me propagandė dhe pastaj me grusht shteti. Si fillim e nisi Shefqet Korēa, komandant i xhandarmėrisė, qė mori iniciativėn dhe deklaroi se nuk do t’i nėnshtrohej qeverisė. Pėrpara se kryeministri Ahmet Zogu tė vepronte kundėr Korēės, njė tjetėr komplot ishte pėrgatitur nga koloneli Haki, sė bashku me oficerė tė tjerė njė grusht shteti, qė do tė kryhej mė 28 Nėntor, ditėn e festės kombėtare.
    Plani pėrfshinte vrasjen e kryeministrit dhe shpalljen e njė qeverie tė ushtarakėve. Por kryeministri u pengua tė vepronte kundėr komplotistėve, pasi ministrat e Punėve Botėrore, Arsimit, Luftės, dhe Drejtėsisė bashkė me regjentin Sotir Peēi deklaruan dorėheqjen. Nė kėtė kohė, vendi ishte i futur nė njė qorrsokak politik dhe juridik. Zogu ndodhej para tri alternativave: tė jepte dorėheqjen dhe t’ia linte vendin “Klikės”, tė hynte nė kompromis me tė pėr tė ruajtjen e statukuosė dhe tė fitonte kohė; tė pėrdorte forcat e qeveritare, pėr tė shtypur dhe pėr tė ēuar nė litarė konspiratorėt.

    Kompromisi

    Pėr kėtė, Zogu i kėshilluar edhe nga ministri i Britanisė sė Madhe zgjodhi alternativėn e dytė pėr kompromis. Qėndrimi i pėrfaqėsuesve tė huaj e shpėtoi situatėn. Tė gjithė ishin tė bindur se kompromisi ishte i nevojshėm nė kėtė gjendje ekzistuese. Kompromisi i arritur ishte tipik shqiptar. Zogu ruante postin e kryeministrit, por funksioni i ministrit tė Brendshėm do tė kryhej nė bazė tė njė sistemi rotacioni tė pėrjavshėm prej tė gjithė anėtarėve tė kabinetit qeverisės. Ky ishte kompromisi i vetėm i pranuar prej palėve, tė cilat mendonin se pas zgjedhjeve do tė arrinin tė shtypnin lehtėsisht ēfarėdo lloj opozite qė do tė krijohej. Kėshtu, nė mbarim tė vitit 1923 u ēel fushata pėr zgjedhjet e Kuvendit kushtetues. Ishin tė parat dhe tė vetmet zgjedhje parlamentare qė janė kryer nė Shqipėri. U krijuan fletore, u themeluan parti nė Korēė dhe Tiranė, pėr tė paraprirė kandidatėt e tjerė nė zgjedhje. Duke shfrytėzuar lidhjet me Shefqet Vėrlacin, Zogu arriti tė tėrhiqte pas vetes shumicėn e bejlerėve, por pa siguruar njė shumicė absolute pėr tė krijuar qeverinė. Pėr kėtė Zogu ishte nė gjendje tė dėshpėruar, ai e kuptonte se nuk mund tė qėndronte nė postin e kryeministrit, por prapė nuk donte tė shpėrndante koalicionin qeverisės. Nė mes tė kėtij kaosi politik, mė 24 shkurt Zogu shpėtoi nga atentati i Beqir Valterit, tek po ngjiste shkallėt e ndėrtesės sė Parlamentit. Megjithėse i plagosur nė dorė, kofshė dhe bark, Ahmet Zogu tregoi gjakftohtėsi tė jashtėzakonshme dhe hyri nė sallėn e Parlamentit ku zuri karrigen e tij qeveritare, pa dhėnė asnjė shenjė alarmi, duke evituar kėsisoj njė gjakderdhje fatale. Zogu u shoqėrua pėr nė shtėpi me njė eskortė tė fortė. Atentati ndaj Zogut ēoi nė kristalizim tė 2 grupeve nė Parlament. Partia e opozitės me Fan Nolin dhe partia me pėrkrahėsit e Zogut qė kundėrshtonin Avni Rustemin. Atentati e detyroi Zogun tė largohej nga jeta politike, pasi nė bazė tė zakonit shqiptar, ai nuk mund tė dilte nga shtėpia deri sa krimi tė shpaguhej. Plagėt e pengonin tė merrte pjesė aktivisht nė jetėn politike. Por kryesorja ishte se atentati e bindi Zogun se qeveria e tij nuk mund tė mbahej mė nė kėmbė. Mė 1923-in, pas njė viti e dy muaj nė postin e kryeministrit, Zogu dha dorėheqjen. Lufta politike, pas kėsaj ngjarjeje u pėrqendrua pėr formimin e njė qeverie. Pėr kėtė, regjentėt nė mars vendosėn qeverinė e pėrgatitur nga Zogu dhe emėruan Shefqet Bej Vėrlacin si kryeministėr. Roli i Zogut gjatė kėsaj periudhe dhe pėrpjekjet e tij pėr rikthimin e pushtetit ishin tė aktit tė fundit qė e shndėrroi pakėnaqėsinė ekonomike dhe politike nė revoltė tė armatosur. Plani i tij ishte qė tė krijonte njė situatė me tė cilėn qeveria do tė detyrohej tė shpallte gjendjen e jashtėzakonshme. Ahmet Zogu do tė ishte aktor i padiskutueshėm nė politikėn shqiptare tė asaj kohe. Ai u ngjit nė postin ministror nė vitin 1920 dhe e forcoi pushtetin me anė tė forcės nė qershor 1924, kur u kthye me ndihmėn e jugosllavėve nė dhjetor dhe u zgjodh president mė 1 shkurt tė 1925-ės. Ai do tė ishte President i Shqipėrisė deri mė 1928. Ahmet Zogu do tė shpallej mbret i shqiptarėve nė vitin 1928, post tė cilin e mbajti deri nė vitin 1939. Zogu ishte nė krye tė shtetit shqiptar nė njė periudhė ku qeverisja e vendit ishte e trazuar, dhe Shqipėria njohu qetėsinė nė atė regjim. Mė 6 prill, Ahmet Zogu u largua nga Shqipėria dhe u end nė mėrgim deri sa vdiq nė vitin 1961.

    (Vijon nesėr)

    Tirana Observer
    15 nėntor 2005

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •