Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Sa e gënjeni veten?

    Po te shikosh anketat e revistave apo gazetave per lidhjet personale, epiteti 'i/e cilter' zen vendin e pare te kerkesave. Te gjithe "kerkojne nje person te cilter", te gjithe "vdesin per njecik ciltersi", te gjithe "kerkojne te verteten"..... e gjithe ceshtja ngjan me ate te zhyturin ne det qe mezi pret te marri njecik ajer. Pra duket qarte qe njerezve i mungon aq shume ciltersia saqe e kerkojne me te madhe!

    Por vetem se njerezit ngulmojne ne kerkimin e ciltersise e te tjereve ndaj tyre por nuk duan vet te jene gjithmone te cilter. Aq me keq pothuajse te gjithe njerezit, cik me shume apo cik me pak, kerkojne nje ciltersi nga te tjeret e cila perputhet me hipokrizine qe ata i tregojne vetes. Keshtu duam te na thone te tjeret -te cilterit- ate qe ne ndjejme, e cila ndjenje ne fund te fundit eshte nje ndjenje e reme.

    Ne ndjejme qe jemi te zgjuar, ne ndjejme qe jemi shpirtmire, ne ndjejme qe jemi teper seksi, ne ndjejme qe si ne s'ka...... dhe kush na i thote kete eshte me te vertet i cilter! Ne jemi me te vertet qesharake!

    Te gjithe nuk duam te na thone genjeshtra te tjeret por te gjithe vazhdojme ta genjejme veten tone me tonelata, mengjes, dreke edhe darke..... biles nganjehere edhe ne gjum vazhdojme duke e genjyer veten tone, hidhini nje sy edhe endrave tuaja akoma edhe aty do te gjeni genjeshtra.

    I themi vetes se jemi te forte dhe ja dalim gjithmone mban, i themi vetes se nuk do vdesim kompletisht (shpirti jone do vazhdoje ne Parajse), i themi vetes se per ne te tjeret gjithmone kane respekt dhe dashuri, i themi vetes se meritojme me shume, i themi vetes shume gjera qe s'ka liber qe ti permbledhi. Jane keto gjerat qe ne i themi vetes mengjes dreke darke te cilat na bejne te mbijetojme dhe te vazhdojme perpara. Jane keto gjerat te cilat kur shikojme se jane genjeshtra atehere i riformojme perseri dhe i kthejme ne bazen e nje genjeshtre te re. Dhe keshtu ne qekur lindim dhe deri sa te vdesim e mbajme veten gjalle me genjeshtra!

    Por megjithate ne ndjehemi te cilter dhe e vleresojme ciltersine!


    p.s.: keto kohet e fundit jam munduar ti them sa me pak genjeshtra vetes dhe kam vene re se kam me teper dhimbje. Pra nuk mundem as une te bej ndryshe.... do e genjej edhe une veten qe te mbijetoje. Por te pakten kam pervetesuar ciltersine qe ti them vetes : te kam mbytur me rena!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    E mire vertete.

    E mund te them qe pak a shume eshte hera e pare (per ato ēika postimesh qe kam lexu nga ty) Qe jemi dakort 95% per dicka.
    Kur te kem me teper kohe ndoshta do te them timen mbi kete teme...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Eshte kaq natyrale qe ne te jetojme nga ato genjeshtra qe ja falim vehtes. Ndoshta eshte ajo mendimi apo besimi i kot qe kemi ne vehte se nese do ta perserisim shpesh do realizohet ajo genjeshter por e keqja eshte se sa me shpesh themi te njejten genjeshter fillojme e besojme se eshte realitet.

    Ndoshta dhe realiteti i hidhur qe na rrethon na detyron qe te jetojme ne nje realitet tjeter ne ate qe vete e krijojme, ku cdo gje funksionon shume mire.

    E keqja vjen me vone se kthimi eshte shume i rrende
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kurse une, nga ca tema qe kam pare te hapura nga ki Krieplaku, shoh se ki e ka pervetesuar dhe hipotekuar veten e pare shumes : NE. Nuk degjon asgje tjeter perveēse nje bresheri zgjedhimesh foljesh nga me te ndryshmet : ne bejme, ne zgjedhim, ne jemi, ne kemi...

    Une nuk e di nga e keni marre kete fuqi apo kete vule krieplaku per te na bombarduar keshtu. Nqs leximet e tua te shumta e te gjithanshme ju kane lejuar te kaperceni stadin e unicitetit duke hyre ne nje shkalle te re me te larte, ate te te gumezhiturit nja 100, 10000, 100000 veta brenda kokes suaj, atehere referencat tuaja kane qene per te vene duart ne koke.

    Formimi i nje fjalie te rregullt nga ana gramatikore dhe sintaksore nuk ju jep automatikisht te drejten per ta hedhur ate ne treg : sepse eshte harruar nje kusht i trete tejet i rendesishem i cili eshte kushti i domethenesise ose i kuptimit.

    Une mund te krijoj lloj lloj fjalish si per shembull : qeni im sot me tha qe kishte marre dhjete ne shkolle. A eshte kjo fjali ? Po, natyrisht. Kryefjala, kallezuesi, kundrinori, percaktori, rrethanori, te gjithe jane aty. E megjithate, kjo fjali deftore nuk eshte nje pohim. Ajo nuk pohon asgje. Domethenia ose kuptimi i fjalise kane shkuar per gjah.

    Ska gje, u mesova tani, hallet e botes ne krye, si do veje puna me globalizmin, ngrohjen e planetit, vrimen e ozonit... ja keto jane ēeshtje qe me preokupojne papushim, por puna eshte se ka me te shpejte se une dhe na e zene rradhen ketu ne forum per te hapur teme.

    Te gjithe supermanet dhe spidermanet e botes jane mbledhur ketu. Nuk e kam ndjere veten ndonjehere me te sigurte. Megjithese jashte ben ftohte.

    Po ēiltersia ku humbi valle ? Asgjekundi, ajo qe e pranishme ne gjithe keto qe shkrova. Gje e bukur ēiltersia !...

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    C'fare genjeshtre e ke fjalen Kryeplak se s'te kuptova? Mungesa e ciltersise pra gezimit qe ka personi per veten e tij??

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    ..jashte teme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 22-11-2005 mė 22:00 Arsyeja: ...jashte teme....kujdes!

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Po te shikosh anketat e revistave apo gazetave per lidhjet personale, epiteti 'i/e cilter' zen vendin e pare te kerkesave. Te gjithe "kerkojne nje person te cilter", te gjithe "vdesin per njecik ciltersi", te gjithe "kerkojne te verteten"..... e gjithe ceshtja ngjan me ate te zhyturin ne det qe mezi pret te marri njecik ajer. Pra duket qarte qe njerezve i mungon aq shume ciltersia saqe e kerkojne me te madhe!
    ku e dime ne nese i mungon dicka me te vertete njeriut kur ai njeri e kerkon? nganjehere ne kerkojme ato qe skemi sy te shohim qe kemi...

    por me thuaj, cfare duhet te kerkoje njeriu sipas teje?

    Por vetem se njerezit ngulmojne ne kerkimin e ciltersise e te tjereve ndaj tyre por nuk duan vet te jene gjithmone te cilter. Aq me keq pothuajse te gjithe njerezit, cik me shume apo cik me pak, kerkojne nje ciltersi nga te tjeret e cila perputhet me hipokrizine qe ata i tregojne vetes. Keshtu duam te na thone te tjeret -te cilterit- ate qe ne ndjejme, e cila ndjenje ne fund te fundit eshte nje ndjenje e reme.
    asnjeri smund te jete gjithmone i cilter... eshte absurde te mendosh qe ne i kerkojm te tjereve gjithmone* ciltersi... nganjehere njeriu kerkon ashpersi, shtytje, motivacion, kundershtim, etj....(qe mund te jen ne te mire te tij)

    Ne ndjejme qe jemi te zgjuar, ne ndjejme qe jemi shpirtmire, ne ndjejme qe jemi teper seksi, ne ndjejme qe si ne s'ka...... dhe kush na i thote kete eshte me te vertet i cilter! Ne jemi me te vertet qesharake!
    Cdo te thot te "ndjesh" qe je i zgjuar, shpirtmire, seksi? A po barazon ate qe ndjejm me nje genjeshter? Si mund ta besh kete? Cdo njeri ka te drejte te ndihet si te deshiroj.

    Ka njerez qe vleresojn dike sikur tjetri ti thot qe "sme pelqen kjo te ty", ose ti thot "nuk e ke te mire kete gje". Ka plot njerez qe vleresojn sinqeritetin. Qe te jesh i sinqert nuk do te thot te mos jesh i cilter, dhe qe te jesh i cilter nuk do te thot se po i thua tjetrit ate qe mund te deshiroj tjetri te degjoj.

    Te gjithe nuk duam te na thone genjeshtra te tjeret por te gjithe vazhdojme ta genjejme veten tone me tonelata, mengjes, dreke edhe darke..... biles nganjehere edhe ne gjum vazhdojme duke e genjyer veten tone, hidhini nje sy edhe endrave tuaja akoma edhe aty do te gjeni genjeshtra.
    endrrat tona? e kush ka te drejte te gjykoj nese endrrat e tjetrit jane genjeshtra apo jo? endrrat tona shprehin deshirat, pasionet, ambiciet, etj. tona. si mund te konsiderosh genjeshter nje deshire, pasion, ambicie, etj. te nje njeriu? nuk e kuptoj kete lloj arsyetimi qe po perdor kryeplak.

    I themi vetes se jemi te forte dhe ja dalim gjithmone mban
    Ka nga ata qe i thon vetes: "duhet ta mendoj veten te fort ne vend qe tja dale mbane". Pse te quhet genjeshter nje menyre te menduari qe njeriu mund te perdor per te motivuar vetveten?

    i themi vetes se nuk do vdesim kompletisht (shpirti jone do vazhdoje ne Parajse)
    Kyreplak, ti nuk je ne gjendje te me percaktosh nese kjo eshte nje genjeshter. Ti mbase nuk e beson kete gje, por nuk ke te drejte te thuash qe besimet e te tjereve jane domosdo genjeshtra. Me cfare te drejte mund te konstatosh qe besimet jane genjeshtra?


    i themi vetes se per ne te tjeret gjithmone kane respekt dhe dashuri
    i con gjerat ne ekstrem duke i pergjithesuar njerezit dhe duke then "gjithmone". Njerezit me zi gjejn dike qe thon se "duan" e jo me ti thon vetes se tregojn dashuri ndaj cdo njeriut.

    i themi vetes se meritojme me shume
    dhe ndoshta kjo eshte e vertete. kush mund te percaktoj se kush meriton cfare? a mund te jap une nje percaktim te vertete qe ti Kryeplak meriton me shume apo me pak? Kush jam une ta beje ate percaktim per ty? Kush jam une te gjykoj nese ti genjen veten apo jo ne qoftese thua se meriton me shume?

    p.s.: keto kohet e fundit jam munduar ti them sa me pak genjeshtra vetes dhe kam vene re se kam me teper dhimbje. Pra nuk mundem as une te bej ndryshe.... do e genjej edhe une veten qe te mbijetoje.
    ka plot njerez qe rrojn me dhimbje duke mos e genjyer veten. vuajtja eshte pjese e jetes... ti mund te mundohesh te thuash qe je i detyruar ta genjesh veten ne vend qe mos te vuash dhe te mbijetosh... por ka raste qe ti se genjen dot veten (edhe atehere kur mundohesh ta genjesh ate) dhe duhet ti perballesh realitetit.

    te pershendes Kryeplak
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 22-11-2005 mė 22:48

  8. #8
    Kryeplak,
    shume i bukur ky reagimi yt. Dhe shume i vertete! (Fatkeqesisht, shume i vertete!)
    Bota eshte nje genjeshter e madhe. Dhe dashur pa dashur behemi pjese e kesaj genjeshtre te madhe - sepse...s'dime rruge tjeter?!
    I pershtatemi kesaj bote te genjeshtert me shume deklarata e analiza qe ia themi vetes e cila na aprovon sepse ashtu (tanime) eshte mesuar te veproje.
    Eshte e cuditshme si eshte krijuar gjithe kjo bote e madhe (pergjithesisht) vetem nga flluska sapuni...e nese kerkon apo kupton ndryshe kapercimi i veshtiresive jo rralle do te jete i pamundur.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Veshtrusja ti ke shume pyetje qe do ishte me mire ti ngjisesh me nje teme tjeter! Sepse po te jet per 'xeroist' ti e di shume mire qe une jam shume i shquar ne kete fushe (dmth. te sheshoj gjithcka), por ce do qe disa fjale te Shqipes jemi te detyruar qe ti perdorim si shumica qe te pakten keshtu te ket tema nje fare esence. Saper enderrat e kisha fjalen per enderrat qe shikojme ne gjum e jo per deshirat por megjithate jam ndakort qe enderrat shprehin deshira (por jo vetem kaq sepse shume here shprehin edhe besimet tona per veten apo per te tjeret, te cilat besime mund te jen larg 'realitetit'). Saper Parajsen nuk thash qe nuk ekziston por megjithate une jam ne gjendje te kuptoj pse njeriu beson tek Parajsa!

    Megjithate pyetjet e tua nxjerrin nje pyetje te madhe, me shume xeroiste dhe sheshuese sesa vet tema. Kjo pyetje -qe do duhej te ishte teme me vete- eshte: nese ekziston genjeshtra ekziston edhe realiteti, por si mundemi ta masim kete realitet?

    Une nuk mund ti them asnjerit se ku fillon dhe ku mbaron realiteti por di qe ekziston. Sepse per mua ekzistojne 'kater bote': 1) bota reale, e cila preupozon tre botet e tjera, dmth. 2) bota qe shikojme, 3) bota qe enderojme dhe 4) bota qe nuk mundemi te shikojme por mundohemi te konceptojme. Pra koncepti, deshira dhe parashikimet tona kane te gjitha nje refleks dhe ky refleks apo destinacion eshte realiteti (pavarsisht nese e kuptojme teresisht ose jo, diku ai ekziston).

    Keshtu edhe une, si cdo qenje njerezore, mundohem deri diku te perkufizoj kete realitet duke dalur keshtu ne konkluzionin se i them genjeshtra vetes.

    Gjithashtu ekzistojne disa vegela me te cilat njeriu mundohet te percaktoj realitetin. Keto jane: llogjika e cila bazohet tek pervoja, shkenca (biologji, fizike, matematike, mjekesi, kimi) teknologjia (midis kerkimeve dhe kufirit te arritjeve njerezore) dhe statistika (ose mendimi i shumices apo pakices).

    Keshtu duke perdorur llogjiken mund te percaktojme mundesite tona, duke perdorur shkencen mund te percaktojme qenjen njerezore, strukturen e gjithesisese, e Tokes etj., duke perdorur teknologjine mund te konceptojme mundesite e qenjes njerezore, mund te analizojme gjithesine etj. kurse duke perdorur statistikat mundohemi te ndajme te bukuren nga e shemtuara, zgjuaresine nga injoranca etj. Jam ndakort qe llogjika dhe statistika jane dy vegelat me te veshtira per te percaktuar realitetin, por askush nuk mundet ti hedhi poshte si vegela.

    Keshtu duke perdorur keto vegla besoj se njeriu e mbyt veten me genjeshtra! Megjithate jam i detyruar ta pranoje se keto genjeshtra nuk jane domosdo shtremberim i realitetit por jane nje deshire te percaktohet realiteti sipas nevojave njerezore (keshtu edhe nese psh. Parajsa ekziston, eshte genjeshter per faktin se nuk mundet askush me vegelat qe permenda apo me shqisat njerezore te vertetoje ekzistencen e saj. Megjithate llogjika dhe statistikat tregojne se njeriu i druhet vdekjes.).

    p.s.: oiseau en vol, me vjen keq qe nuk flasim te njejten gjuhe (prandaj edhe une as qe e marr mundimin ti futem dialogut me ju). Mire do ishte ta kuptonit edhe ju kete gje!

    flm

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Qe ta kishe qellimin e replikave te mija me te qarte do te duhej qe te shihje cfare kane te perbashket te gjitha ato replika, sesa te harxhoje kohe duke i percaktuar ato si "xeroiste"... ti nuk ke nevoj qe te te jap une nje permbledhje apo te te pergjigjem serisht ne lidhje me endrrat, besimet, deshirat, dhe Parajsen... Thjesht te sugjeroj ti rilexosh ne ate kontekst qe ke shkruar ti mendimet e tua.

    Une nuk mund ti them asnjerit se ku fillon dhe ku mbaron realiteti por di qe ekziston.
    Mendoje mire kete qe ke then. Ti di qe ekziston realiteti, por se si e perkufizon ti ate ndryshon nga nje njeri tjeter. Kush mund te percaktoj se kush ka te drejte ne perkufizimin e realiteti, ti apo tjetri?

    Kur ti nuk mund ti thuash dot dikujt se ku fillon dhe mbaron realiteti atehere si je ne gjendje ti ti thuash dikujt se ku qendron genjeshtra? Veglat qe mund te perdoresh ti per te percaktuar realitetin jane gjithmone te kufizuara, duke filluar me ate veglen e pare: llogjiken, e cila nuk bazohet vetem* te pervoja (kjo nuk qendron vetem per ty por per te gjithe ne)...

    Por dua te shtoj dicka ne lidhje me ate qe permende tani: "kater botat". Konsidero dicka: keto kater bota mund te jene te gjitha pjese te nje realiteti (varet se si i shikon)...

    Nuk dua te zgjatem shume sepse skam kohe por vetem dua te them se mendoj qe do te ishte me mire sikur te thoje: ka periudha qe njeriu e genjen vetveten, nganjehere me vetedije nga njehere pa vetedije, por ndodhe qe njeriu e genjen vetveten.

    Cilat jane arsyet perse njeriu e genjen vetveten? Cfare eshte genjeshtra dhe realiteti? Keto jane gjera per te cilat nuk mund te pergjithesohesh dhe per te cilat nuk mund te gjesh nje Formul Empirike pasi cdo rast/cdo gje eshte ndryshe nga tjetri/tjetra.

    Ti duhet ta dish shume mire qe filozofia ka disa fusha dhe shume nga ato nuk varen te teknologjia apo shkenca per te arsyetuar apo per te arritur nje konkluzion llogjikisht "te vertete".

    Ja kalofsh mire.

    ps: ti hap tema qe te bejne te mendohesh dhe te pergezoj per kete, por nganjehere duhet te kujdesesh nga menyra se si i paraqet mendimet personale duke patur parasysh qe jo cdo gje qe mendon/beson ti mund te pergjithesohet

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    S'ka si ta genjesh veten. Mund ti genjesh te tjeret, por jo veten

  12. #12
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    veten e genjej shume here......... sidomos kur behet fjale per dicka qe se arrije dote, kam nje tip qe prape vazhdoj te enderroj sikur do ta arrije, megjithese jam e sigurt qe sdo te ndodhi kurre..........
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Veten s'e genjej (dot) aspak.

    Edhe sikur te doje njeriu te genjeje veten, edhe sikur te ndjeje kenaqesi nga nje transformim imagjinar i vetes, diku (t'i themi vetedije, nenvetedije?) eshte e ngulitur mire se ç'eshte ne te vertete.

    Veten dhe Zotin s'i genjen dot kurre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 24-11-2005 mė 07:12

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Veten mund ta genjesh ndonjehere pa dashje, pa vetedije ose pa dije...

    Zotin as me dashje as pa dashje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Genjimet, çfaredo qe te jene ato, nuk prodhojne asgje te mire dhe sjellin vetem zhgenjime, sepse herdokur do te dal ne shesh e verteta.
    Une per vehten time jeten e marr ne keste te vogla dhe mundohem te jem shume realist, aq sa kjo jete eshte realiste, sepse nuk dua te pesoj nga genjimi i vetvehtes.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Nese nuk do te genjesh veten, ka vetem nje rrugezgjidhje.

    Asnjehere mos pyet vetveten.

    Per aq kohe sa nuk do te pyesesh vetveten, asnjehere nuk ke per te marre nje pergjigje te genjeshtert.

    Albo

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Kend tjeter perveē vehtes?

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese nuk do te genjesh veten, ka vetem nje rrugezgjidhje.

    Asnjehere mos pyet vetveten.

    Per aq kohe sa nuk do te pyesesh vetveten, asnjehere nuk ke per te marre nje pergjigje te genjeshtert.

    Albo
    Albo, Albo,

    Kend do te pyesim nese jo vetvehten, ate e kemi personin me te afert ne jete hahhah.
    Edhe nese na genjen ska gje vehtja jone e ben dhe keshtu mund ta marr vehten ne qafe, hahahhahah
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku


    I themi vetes se jemi te forte dhe ja dalim gjithmone mban, i themi vetes se nuk do vdesim kompletisht (shpirti jone do vazhdoje ne Parajse), i themi vetes se per ne te tjeret gjithmone kane respekt dhe dashuri, i themi vetes se meritojme me shume, i themi vetes shume gjera qe s'ka liber qe ti permbledhi. Jane keto gjerat qe ne i themi vetes mengjes dreke darke te cilat na bejne te mbijetojme dhe te vazhdojme perpara. Jane keto gjerat te cilat kur shikojme se jane genjeshtra atehere i riformojme perseri dhe i kthejme ne bazen e nje genjeshtre te re. Dhe keshtu ne qekur lindim dhe deri sa te vdesim e mbajme veten gjalle me genjeshtra.


    p.s.: keto kohet e fundit jam munduar ti them sa me pak genjeshtra vetes dhe kam vene re se kam me teper dhimbje. Pra nuk mundem as une te bej ndryshe.... do e genjej edhe une veten qe te mbijetoje. Por te pakten kam pervetesuar ciltersine qe ti them vetes : te kam mbytur me rena!

    I themi vetes qe ne jemi te lire,kur padiskutim jemi nje kope qe leviz brenda nje fushe te rrethuar me tela me gjemba.E kush ka provuar te kaloje ka lene pika gjaku mbu toke.
    Genjejme veten sepse jeta na genjen e jemi vetem trasmetues te genjeshtres.Do ishte me mire qe jeta te genjente veten tone pa implikuar ne.
    Sa ipokrizi ka perdite,sa genjeshtra mbarojne aty ku fillon realiteti i hidhur.
    Dhe kujdes sepse edhe te tregosh genjeshtra vetes eshte art,eshte nje mundesi me shume qe i jep komunikimit me vetveten.
    Kur ske buke per te ngrene nuk mund te genjesh veten tende e kjo eshte absolute,qe mbyt relativitetin.
    Me e bukura eshte kur mpleksen kaq shume genjeshtrat,realiteti,endrrat,dhe vete jeta.
    Po perfundimisht besoj se te genjesh veten eshte per te miren e saj/tenden,sepse kaq e hidhur eshte jashte saqe me mire nje genjeshter e ngrohte se sa vdekja.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    me falni per pak qaste... nuk ju bezdis... qfar, ti themi dhe kesaj pune?
    .... ti internet te (huna na e prune)!...qe na ngreh si magneti,ne hall na qite ne mes veti...dikush qesh e dikush qan,njeri te flet mir' e tjetri te shan,(duket rakia na ka nxan), sikur t'jemi ne shah tue lue, cili tjetrin per me mund...)!
    dhe diqka desha t'shtoj, esht kjo fjala (popullore) qe flitet kush ta bani? tha vetja)-ani valla, vetja ti nxerrt syt!"

    ______________
    tung nga hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  20. #20
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk e kuptoj mire kete shprehje - te genjesh veten.
    Njeriu mund te ngaterrohet, duke i llogarit keq gjerat ose duke mos qene aq i afte ti kuptoje ato siç jane. Mirepo ne te gjithe keto raste folja genjen nuk ka te beje fare ketu.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •