Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Kanun e Kuvend .

    Kanun e Kuvend
    Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
    Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.
    Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt’ gur", "pėr kėt’ peshė", "pėr kėt’ bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.
    Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
    Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

    1. Barazia dhe Pabarazia nė Kanun
    Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
    Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lėshojė n’dorė tė pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
    Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
    Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.

    2. Mikpritja nė Kanun
    Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
    Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
    Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtėpisė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.


    3. Nderi nė Kanun
    Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
    Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:
    "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
    "Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
    Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
    "Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.
    Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
    Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
    Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.

    4. Besa nė Kanun
    Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
    Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
    Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
    Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
    Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
    Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

    5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
    Shqipėria qe e pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t’u tėrhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij, figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".
    Sot kanuni ėshtė njė "opus finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės. Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė shumėfishtė gojor.
    Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj, kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės. Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė lirė tė tij.
    Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė jetė pėrpara.
    Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qendresės antiosmane, prijės e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atriubon historia, pa pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij si autor pėr kanunin e malėsisė.
    S’ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme - njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjeēov i pesė shekuj tė shkuar, por njė Gjeēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė epokėn e qendresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor. Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi kėtė proces.
    Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson shprehimisht:
    "I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i besuarshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe me ligjet e popujve tė Ballkanit".
    Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhėrit franceskan, qė jetoi midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.

    Dr. Shaban Sinani

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" tani " flet" shqip dhe anglisht, me punen e dr. Selahedin Velaj



    nga- BEQIR SINA, Nju Jork


    Me gjase ne kuptimin me etik te Kanunit te Lek Dugagjinit nga profesori japones Kazuhiko Yamamoto eshte se Kanuni, perfaqeson jo vetem formen fillestare te kondit etik te shoqerise njerezore, por edhe formen e ardheshme te egzistences etnike te komuniteteve dhe te kombeve, tha nder te tjera ne kumetsen e saj, gazetarja shqiptaro -amerikane Rafaela Prifti



    Bronx House"Pelham Parkway (NY) - Dr Selahedin Velaj, intelektual e patriot i shquar ne komunitetin shqiptar te Amerikes , permovoi te djelen pasdite, ne "Bronx House" Pelham Parkway perkthimin dhe sponsorizmin e librit te Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, me titull: " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Libri ka rreth 290 faqe dhe eshte i shkruar ne dy gjuhet - anglishte e shqip. Libri u perkthye dhe u pergatit per botim, nga Dr Selahedin A. Velaj, nga nje shtepi botuese amerikane me redaktor Prof. Dr Tomorr Plangarica dhe me kopertine e faqosje te firmes"Melosi Desing".



    Mirpo meqense ky lloj aktiviteti ka marre nje rritje te madhe ne bashkesine shqiptare, ne SHBA-s, atehere lexuesi, vet-natyreshem, eshte i interesuar te dije edhe diēka me shume; se kush eshte autori ose kush eshte figura e librit, e cila, ka nxitur ose frymezuar autorin te shkruaj ose perkthyesin e pergaditesin e tij ? Lexuesi, me kete rast patjeter kerkon te dije, se cila, eshte jeta e tij ne mergim, por edhe andej nga ka ardhur ? Ē'trashegimini i ka lene vepra dhe jeta e tij ne diaspore, ate te shqiptareve ne trojet e tyre etnike, te andej e ketej kufirit, shqiptaro-shqiptare ?



    Me thjeshte, duhet thene me kete raste, se ai eshte Dr Selaudin Velaj, qe prej 1945 - jeton e punon ne SHBA-s. Dr. Velaj me arratisjen la ne Shqiperi familjen e tij qe i ra mbi kurrize, per me se gjysem shekulli, saga e vujtejeve te medha, te shkatuara ato prej rregjimit komuniste, enverian. Vellai i tij Petrit Velaj - u fute pa gjyq ne burg dhe e mbajte rreth 37- vjet, vetem e vetem se nuk pajtohej kurre me rregjimin enverian. Vellai me i madh i tij Hulusi, i cili, ne ate kohe ishte nendrejtor i Bankes Kombetare ne Vlore u akuzua nga ai rregjim si bashkepunetor ose kolaboratorist me amerikanet, dhe per kete akuze, u pushkatua ne moshen e 38- vjeēare. E gjithe familja, u internua dhe u presekutua ne kampet famekeqe, te rregjimit enverian.



    Ndersa i perket veprimatris se zhvilluar dje, duhet cekur se ajo u drejtua nga gazetarja Elmira Muja, e organizuar nga Organizata e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" me kryetare dr Ana Kohen. Aktivitetin e hapi djali i dr Velajt, Drini Velaj, i cili, megjithse i lindur e i rritur ne Amerike, u foli shqip pjesmarresve. "Eshte nje kenaqesi e madhe, qe te flase sot, per baban time, tha ai, i cili, eshte njeri prej atyre shqiptareve, qe shume vjet me pare mori rrugen e stermundimeshme, ne kohen e "bores se madhe" atje. Babi im ne boten e lire, ju perkushtua me shume pune, pergjegjesi e ndereshmeri, familjes, e kombit te tij. Une! tha Drini, e vlersoj lart punen e tim eti, qe se fundi ajo u kurorzua ne perkthimin e vepres se prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", nje veper e mirepritur kjo, ne qarqe te ndryshme.



    Libri u perkthye dhe u pergatit per botim nga Dr Selahedin A. Velaj
    Duke folur ne kete permovim Ambasadori Lublin Dilja, tha se " Eshte kenaqsi e veqante edhe per mua, qe po marre pjese ne permovimin e nje libri me studime te Kanunit, me titull " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" te autorit japonez Yamamoto, i pergatitur dhe perkthyer nga doktor Selaudin Velaj. Me kete rast falemnderoje veqanerishte, organizatorin e kesaj ngjarje ne komunitet -Organizaten e Grave Shqiptare ne Amerike "Motrat Qiriazi" dhe dr Velajn. Te cilet, kaq mire e bukur na kane mbeledhur per te degjuar dhe nderuar nga afer vepren, perkthyesin dhe kontribuesin, e kesaj vepere. Permovimi i ketij libri, vijoj metej ambasadori Dilja, perben nje ndjekje te bukur te tradites, perben nje nderrmarrje te admirueshme , nje pune cilesore dhe njekohesisht eshte nje prurese per studiuesit, folese e kultures dhe albanologjise sone



    Kete permbeldhje ne shqip, qe na sjell, sot, dr Velaj, tha Dilja, jame i sigurte qe ēdo tematike specifike ne kete kontekst, do te jete e padiskutueshme ne fondin e biblotekes sone kombetare. Ne kete perkthim qe qendron tek e veqanta dhe vlerat qe komplomentojne njera tjetren. Tematika teper e veqante, i'ja rrite edhe me shume vlerat librit te Yamomtos. Autori i veqante, e bene edhe me interesante kete vlere, sikurse vete vlera e botimit dhe e perkthimit te dr Velajt, e bene kete edhe me pikante.
    Me kete tematike kaq intigruese me doket shqiptare ne fokus , qofte edhe me argumente , paralele dhe gjeneruese idesh nga Japonia e larget, ky perkthim e botim i dr Velajt, jo vetem qe eshte terheqes edhe intersant, por me siguri qe do te jete i kerkuar dhe i lexuar nga bota shqiptare, nga studiuesit shqiptare por edhe me shume nga albanologet , historianet dhe studiuesit e huaj te "korpusit" shqiptar, perfundoje ambasadori Lublin Dilja, duke thene se ne kete kontekst, libri i botuar ne te dy gjuhet shqip - aglisht i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" duket si me se i gjetur .



    Personalitete te njohura pershendeten perkthyesin dhe pergatitesin per botim te librit Dr Selahedin A. Velaj
    Me pase aktori dhe dramaturgu i njohur Xhevat Limani, perpara auditorit, lexoje te gjitha pershendetjet qe ka marre, dr Velaj, per perkthimin dhe pergatitjen per botim te librit, i botuar ne te dy gjuhet shqip - anglishte i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore". Vete autori japonez prof. dr. Kazuhiko Yamamoto, e pershendeti permovimin dhe kerkoj sipas Limanit, qe pershendetjet e tija t'ua percillte te gjithe shqiptareve ne Amerike, miqeve dhe adhuruesve te librit. Njekohesishte, pershendeten nepermjet mesazheve qe u lexuan aty, edhe z Pavli Qesku, Prof. Karel Kaser i Departamentit te Historise se Evropes Juglindore ne Universitetin e Grazit(Austri) dhe avokatja Katheleen Imholz, nga i perndershmi Arthur Liolin, Kancellar i Kishes Ortodokse Shqiptare - Boston, e te tjer.
    Recensues kryesore ishte kumtesa e mbajtur nga shkrimtari i publicisti Anton Cefa, editor i gazetes "Dielli", lexuar nga Elmira Muja. Disa mendime rreth librit te Prof. Dr Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore", shafqen Prof.Dr Agron Fico, shkrimtari e publicisti shqiptaro -zvicerane z Agim Shehu, gazetarja shqiptaro amerikane Rafaela Prifti. Pershendeten gjithashtu Pierre-P.Simsia, dr Namik Shehu, si dhe luajti ne piano nje pjese klasike Aleks Luka, nje femije 6- vjeēare shqiptaro - amerikane, talent i perkryer ne SHBA-s. Ne fund u shtrua dhe nje kokteil.



    Dr. Selaudin Velaj u lind ne Vlore dhe qe nga 1944(mbas ardhjes ne pushtet te sistemit komunist ne Shqiperi) jeton ne Greenwich, USA. Ai eshte vellai i Petrit Velaj qe vuajti 37 vjet ne burgjet komuniste si dhe xhaxhai i piktorit Fate Velaj qe jeton ne Vjene.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Tema tė Ngjashme

  1. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Miratohet nė kuvend ligji pėr auditimin e brendshėm
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 22:25
  3. Debati mbi anėtarin e KQZ, grushta e sharrje nė kuvend
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 11:25
  4. Maxhoranca sjell në kuvend ligjin anti-korrupsion
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 15:41
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •