Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Milazim Krasniqi!

    Shėnime pėr autorin


    I. Shkollimi:

    Milazim Krasniqi u lind mė 25 tetor 1955 nė Breznicė, njė lokalitet afėr Prishtinės.
    Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Prishtinė.
    Studimet pėr letėrsi shqipe i kreu nė Universitetin e Prishtinės, ku magjistroi nė vitin 1988, me temėn “Struktura e vargut tė Ndre Mjedjes”. Po nė Universitetin e Prishtinės ka fituar gradėn e doktorit tė shkencave filologjike me tezėn e disertacionit “Soneti nė poezinė shqipe” mė 15 shtator 2004.

    II. Botimet:

    Poezi


    1982 - Imazhi gri
    1885 - Pirg vegimi
    1987 - Qeshje sardonike
    1990 - Formula e Katonit
    1994 - Kurs pėr pantomimė
    1996 - Dalja e atdheut edhe nga ėndrrat
    2005- Lulja e shpėtimit, poezi e zgjedhur

    Prozė (romane)

    1998 - Fijet e shpirtit
    2002 - Fotografitė e kujtimeve


    Dramaturgji

    1990 - Zbulimi,
    Mos mė merrni nė qafė,
    Punė Sizifi
    1996 - Kur lindi partia
    1997 - Kush i bie fyellit
    2001 - Bryma e vdekjes,
    Kosovė nė ndėrgjegje
    2003 - Monedha e Gentit
    2004 - Rulet rus pėr Ali Pashėn
    2004 1999 Tragjedi shqiptare (trilogji)
    - Bryma e vdekjes( botim i dytė)
    - Njė Antigonė e re
    - Kėsulkuqja e shekujve

    Publicistikė

    1998 - Horrat nė krye tė detyrės
    2000 - Kosova pas 22 janarit 1998

    Studime
    2005 Soneti nė poezinė shqipe

    III. Angazhimi profesional dhe publik

    1975-1980: Teknik medicinal nė Klinikėn e Kirurgjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė,
    1981-1986: Pėrkthyes po nė kėtė klinikė,
    1987-1990: Redaktor i revistės pėr kulturė “Fjala”,
    1988-1999: Sekretar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės,
    1990-1995: Kryeredaktor i revistės “Fjala”,
    1995-1999: Redaktor pėrgjegjės pėr Kosovė i gazetės ditore “Bota Sot”, 1999-2000: Kolumnist i gazetės “Kosova Sot” dhe “Gazeta e Re”,
    2001: Kryeredaktor i revistės “Interesi Nacional”,
    2001-2005: Anėtar i Bordit tė Drejtorėve tė Radiotelevizionit tė Kosovės dhe analist te Radio Europa e Lirė,
    2003-2005: Bashkėpunėtor pėr lėndėn Sociologjia e letėrsisė dhe Publicistika letrare nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė,
    2005: Bashkėpunėtor pėr lėndėn Dramatologjia nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė

    Nė vitet 1989-2001 ka qenė i angazhuar edhe nė politikė, por nga marsi i atij viti ėshtė tėrhequr tėrėsisht nga jeta politike.

    Jeton nė Prishtinė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    KRONIKË

    Këto gërmime i bënë
    do arkeologë të egër

    Të tyret janë shifrat
    mbishkrimet
    edhe ato që s’thuhen

    Thonë kanë thënë të urtët
    thonë kanë thënë të marrët

    Dikujt duhet zënë besë
    Me sytë mes rrënojash,
    Kur harron besën e vërtetë
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 09-11-2005 mė 06:22
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    DETI

    Det o det det o gjëmë e kaltër
    këlthitur nga ëndrrime të mëdha

    Të shikoj si fërgëllohesh
    dhe njësohem me dallgët e shqetësimeve të tua
    që vijnë nga ora qiellore që mat kohën tonë
    Mbi kokat tona

    Edhe në ty e shoh mrekullinë e krijimit
    Të qiejve e të tokës
    Dhe të jetës sonë
    Të cilës Krijuesi i tha: “Bëhu” dhe ajo u bë
    Që t’i jep kuptim mrekullisë
    Përmes adhurimit
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Milazim Krasniqi Enveri

    Enveri



    Milazim Krasniqi

    10/08/2010 12:06:00


    Tregim/ Milazim Kransiqi, njė narrator i ashpėr, i thjeshtė, nė njė realitet qė reflekton kohėn e tij, njė shėmbėlltyrė rrėfimi nė romanin “Fotografia e kujtimeve”, pėr tė cilin asnjėherė nuk ėshtė folur, dhe jo aq gjatė dhe pėr shkrimtarin.

    Nė romanin "E kuqja dhe e zeza" tė Stendalit, tė cilin im vėlla e mbante nė fund tė arkės sė tė shoqes, ruhej e fshehur njė fotografi e Enver Hoxhės. Atė fotografi im vėlla ma pati treguar njė ditė, duke mė porositur dhjetėra herė qė tė mos i thosha askujt se ēfarė fshehte ai nė fundin e arkės sė tė shoqes. Nuk e di pse ma pati treguar atė fotografi mu atė ditė vjeshte (shiu nuk prajti tėrė ditėn e lume dhe ne ishim si tė ngujuar nė shtėpi). Tash them se mos ka qenė festa jonė kombėtare, 28 nėntori, pėr tė cilėn atėherė unė nuk dija asgjė. Nga ana tjetėr, nuk e di pse nuk ma kishte treguar atė fotografi edhe mė herėt dhe pse nuk mė kishte treguar se kishte njė shtet qė e quanin Shqipėri, nga e cila ne ishim tė ndarė me dhunė para shumė e shumė vjetėsh. Ne ishim shqiptarė si ata, e flisnim tė njėjtėn gjuhė dhe ishim vėllezėr tė njė gjaku. Por, ne ishim nė njė shtet tjetėr, qė e kishte emrin Jugosllavi, e nė tė cilin nuk ishim krejt tė lirė. Im vėlla fliste ngadalė, mė njė zė disi tė dridhshėm dhe mė duket se ballin e kishte mė tė zbehtė se zakonisht. Por, ai fliste pa

    u ndalur, duke mė shikuar drejt e nė sy, me njė shikim tė butė, sa nė ēdo ēast prisja se do tė mė pėrqafonte. Fotografia e Enverit ishin me ngjyra, njė ngjyrė e kaftė e ēelėt dhe nė fund ishte firma e tij. Ishte i buzėqeshur me faqe tė mbushura dhe me njė shikim tė tretur nė lartėsitė qė nė fotografi nuk dukeshin.

    - Si tė duket?

    - Kush? A, po. Shumė i mirė.

    - A ėshtė mė i mirė se ai topuzi, Titoja?

    - A? Ah, po, po. Ky ėshtė shqiptar a?

    - Shqiptar si ne. Dhe kryetar i shtetit tonė amė.

    - A ėshtė kryetar i yni?

    - Po de.

    - Pse nuk ėshtė fotografia e tij nė klasė?

    - Nuk na e lėnė. Por, ti mos i trego askujt se e kemi nė shtėpi! Mund tė kemi probleme me polici.

    - Nuk i tregoj askujt.

    - Por, ky ėshtė kryetari i shqiptarėve, mbaje mend! Dhe mos i trego askujt se e kemi fotografinė e tij nė shtėpi, more vesh?

    - Po, po.

    - Pas njėfarė kohe, im vėlla e mori fotografinė, e futi nė librin "E kuqja dhe e zeza", e mbėshtolli nė njė rrobė dhe e futi nė fund tė arkės, duke kėnduar me zė tė ulėt njė kėngė, ku dalloja vetėm fjalėt "Enver Hoxha t'u ngjattė jeta". Pastaj m'i ledhatoi flokėt dhe sėrish mė po-rositi tė mos i tregoja askujt pėr fotografinė qė ai e mbante tė fshehur.

    - Kur tė rritesh, do tė mėsosh mė shumė, tash duhet tė dish vetėm kaq!- foli im vėlla dhe pastaj iu afrua dritares dhe qėndroi duke e shikuar shiun qė nuk prante. Edhe unė shikoja pėr dritare dhe shikoja nė largėsi, duke u munduar tė lidhja disi mendimet pėr atė vend qė quhej Shqipėri, qė ishte atdheu ynė dhe qė e kishte atė burrė me faqe tė mbushura e me shikim tė tretur nė lartėsi, Enver Hoxhėn. Bėja pėrpjekje tė formėsoja disi nė mendje se si dukej Shqipėria (mė e madhe se Shegėza e Shpati bashkė?), se si dukeshin shqiptarėt e saj? Figurat qė mė krijoheshin nė mendje ishin tė pėrmasave fantastike, si Muji e Halili, pėr tė cilėt nėna na tregonte pėrralla tė gjata netėve tė dimrit. A thua do tė niseshin ata njė ditė si Muji e Halili dhe tė vinin te ne e tė shporrnin nga fshati ynė Mirko tagrambledhėsin dhe ata policėt fytyrėzalli, tė cilėt na trokisnin me derė dhe e kėrcėnonin babėn, se do t'ia merrnin bagėtinė dhe tokėn nėse nuk e paguante "porezin". Hajt, hajt se vjen Enver Hoxha dhe ua tregon qejfin, mendoja. Ne fotografinė e tij e kemi nė shtėpi, mė shpėrthente njė mendin kryengritės, sa mė kapte tmerri se mos mė dilte edhe ndonjė fjalė nga goja. Por, ata as qė mė shikonin mua. Me sy tė ēartur, me damarė qė u dilnin nė tė dy anėt e qafės dhe me nofulla tė shtrėnguara, kėrcėnonin babėn me fjalė qė unė nuk i kuptoja, sepse flisnin nė gjuhėn e tyre serbe. Pamjet e ngėrdheshura dhe tė frikshme tė Mirkos dhe tė policėve tė tij i krahasoja me pamjen e Enver Hoxhės nga fotografia, ku ai ishte i qetė dhe me shikim nė lartėsi dhe ndieja se triumfoja mbi ta. Por, dalėngadalė mė krijohej bindja se as Enveri dhe as ata shqiptarėt e tjerė tė Shqipėrisė nuk do tė vinin kurrė, si Muji e Halili pėr tė na shpėtuar.

    - Fotografia le tė rrinte aty nė fund tė arkės, nė romanin e Stendalit "E Kuqja dhe e zeza", qė unė tė dija se kishte njė president shqiptar dhe njė Shqipėri, qė ishte atdheu ynė i vėrtetė, nga i cili na kishin ndarė me dhunė. Edhe pse askujt nuk guxoja t'i tregoja, ajo fotografi mė bėnte qė tė mbahesha mė tė madh para shokėve qė nuk i dinin nga ato gjėra tė fshehura.

    - Edhe sot pas mė shumė se tridhjetė vjetėsh atė fotografi tė Enverit e mbaj nė dorė dhe e shikoj gjatė derisa shkruaj kėtė tekst. Koha ka lėnė gjurmėt e veta edhe nė fotografinė e tij, sado qė tėrė kohėn ka ndenjur e ruajtur nė atė libėr dhe nė fund tė arkės. Por, ngjyrat vėrtet janė bėrė krejt tė zhgjyera, sa mezi dallohen vijat e portretit. Tash di shumė e shumė gjėra pėr Enver Hoxhėn, qė nga rrėfimet e miqve tė mi qė kanė vuajtur ferrin e burgjeve tė tij, e deri te literatura e botuar kėto vitet e fundit, e cila e tregon Enverin si njė diktator - pėrbindėsh. Lexoj ngadalė titujt e kapitujve tė librit tė Ilir Malindit, duke e ndėrprerė leximin me shikime tė gjata mbi fotografinė qė mbaj nė dorė. Komunizmi sllav dhe pansllavizmi i Enver Hoxhės... Enver Hoxha nxjerrė thonjtė e diktatorit...

    Pėrrenj gjaku. Vrasje dhe vetėvrasje... Kthetrat e mprehta tė djallit... tentakulat e pėrbindėshit... Krerėt e folesė sė djajve... Roja e kryedjallit dhe disa kurdisje tė Sigurimit... Epopeja sllave nė Shqipėri... Epopeja ruse... Pėrkrahja e organizatave terroriste... Lufta kundėr fesė... Puna e Sigurimit me shqiptarėt nė Jugosllavi... Vrasja e Mehmet Shehut... Arrestimi i Kadri Hazbiut... Vrasja e djemve tė Kosovės... Herė shikoj pėrmbajtjen e librit herė fotografinė e Enverit, duke ndjerė si mė djersitet dora dhe si mė rėndohet nga pesha e saj. A thua ka qenė e mundur qė tė kem adhuruar njė njeri tė tillė, njė krijesė aq monstruoze qė ka shkuar aq larg sa e ka mohuar edhe vetė Zotin?!!!

    - A e sheh? - i them vėllait.

    - Po. Por, ashtu ishte ajo kohė. Ne e kishim njė shpresė tek ai.

    - Shpresė e kotė kishte qenė. Sa pėr tė, Mirko e policėt e tij do tė na piqnin nė hell.

    - Megjithatė, ne e kemi forcuar veten, duke e krijuar iluzionin se e kemi dikė qė na mbron, qė ėshtė i yni. Kėshtu duhet tė shikohet ajo punė.

    - Por, kemi qenė tė mashtruar, pranoje.

    - Tė mashtruar prej tij, po. Por, ne jemi mbajtur gjallė me shpresė. Kjo nuk ėshtė pak. Pa atė iluzion, ndoshta do tė ligėshtoheshim krejt e nuk do tė mund t'i bėnim

    ballė terrorit.

    - Por, edhe ne jemi viktima tė tij, pranoje. Jo si ata tė Burrelit e Spaēit, por viktima po.

    - Im vėlla mė shikon me butėsi, si atėherė kur ma tregoi pėr herė tė parė fotografinė e Enverit dhe sėrish ballin e ka tė mbuluar me djersė tė ftohta, tė cilat i notojnė nėpėr rrudhat e thella. Mė shumė se tridhjetė vjet nga ajo ditė vjeshte (qė mund tė ketė qenė dita e festės sonė kombėtare) koha ka gdhendur nė ballin e tij edhe formėn e pashlyeshme tė dėshpėrimit.

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •