Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Patriku (shqiptar) Athinagoras - Profeti i Dashurisė

    Patriku Athinagoras - Profeti i Dashurisė

    nga Peshkopi Joan (Kallos) i Thermon

    Athinagoras i Pari, ati i ynė, ka shkuar tek Perėndia. Athinagoras i Pari, kėtij kleriku gjigand, kėtij njeriu tė dashur pėr njerėzimin, kėtij pionieri tė bashkėpunimit ndėr-orthodhok dhe kėtij zėdhėnėsi mė tė shquar tė unitetit tė Krishterė, duhet t'i drejtojmė sot lutjet dhe mendimet tona.

    Athinagoras - ky lider fetar gjigand, si nė trup edhe nė shpirt, u zgjodh Patrik Ekumenik nė 11 Nėntor 1948, nga Sinodi i Shenjtė i Konstandinopojės. Ai kish bėrė njė rrugė tė gjatė qė nga dita e hirotonisjes sė tij si dhiak nė moshėn 17 vjeēare. As nė ėndėrr nuk e kish parė, qė njė ditė, ky djalosh nga Epiri, Greqi, do tė ulej njė ditė nė Fronin Ekumenik tė Konstandinopojės. Athinagoras, pas pėrfundimit tė shkollės theologjike Halki nė Konstandinopojė, u caktua si Kryedhiak i Kryepeshkopit Meletios tė Athinės, dhe nė vitin 1910 ai u hirotonis prift dhe u emėrua nė Sekretariatin e Sinodit tė Shenjtė tė Greqisė. Nė vitin 1913 ai u zgjodh Mitropolit i Korfuzit nė moshėn 36 vjeēare, dhe ishte vetėm ēėshtje kohe kur nė vitin 1930, nė moshėn 43 vjeēare, Sinodi i Shenjtė i Konstandinopojės e emėroi Kryepeshkop tė Amerikės sė Jugut dhe Veriut.

    Athinagora i shėrbeu Kishės sė Amerikės mirė...shumė mirė nė fakt, aqsa Sinodi i Shenjtė i Konstandinopojės vendosi se ai duhej tė udhėhiqte jo vetėm Kryedioqezėn e Amerikave, por duhej tė bėhej udhėheqės i 250 milion tė Krishterėve Orthodhoksė nė botė.

    Nderimi qė tregonin ndaj Athinagoras nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dėshmohet nga gjesti i hirshėm qė iu bė nė person nga vetė Presidenti i Amerikės Harry S. Truman. Ky gjest ishte vendosja e avionit zyrtar presidencial, "Lopa e Shenjtė", nė dispozicion tė Patrikut tė sapozgjedhur Athinagoras pėr tė fluturuar nė Seline e tij e re tė Konstandinopojės, tė shoqėruar edhe me udhėzimet direkte tė Zyrės sė Presidentit tė Amerikės.

    Qė prej ngritjes sė tij nė Fronin Ekumenik nė 26 janar 1949, Patriku Athinagoras ngrohu zemrat e tė gjithėve, tė rinj e tė vjetėr njėsoj, qė patėn fatin e madh ta takonin atė. Pėrqafimi i tij ishte universal, ashtu siē ishte edhe dashuria e tij pėr tė gjithė njerėzit, tamam siē e tregonte edhe titulli "ekumenik" qė mbante. Shenjtėria e Tij Athinagora ishte "ekumenik" si nė fjalė edhe nė vepra. Ai mirėpriti tė gjithė, si njė prift i thjeshtė pret besimtarėt e tij... pa shume zhurmė e pėrgatitje tė mėdha... pa dyer tė mbyllura. Ai ishte gjithmonė i gatshėm qė tė priste tė gjithė ata qė e thėrrisnin pėr ndihmė.

    Patriku Athinagoras foli vetėm njė gjuhė - gjuhėn e dashurisė! Patriku Athinagoras predikoi vetėm njė predikim - predikimin e dashurisė! Patriku Athinagoras dėgjoi vetėm njė zė, zėrin e dashurisė! Kjo "gjėja" e quajtur dashuri e shpuri Shenjtėrinė e Tij Athingaros nė vende qė paraardhėsit e tij as i kishin endėrruar, e jo mė ti vizitonin. Kaq i mbushur ishte Patriku Athinagoras me kėtė shpirtin e dashurisė, aqsa udhėtoi nė tė gjitha Patriarkanat Orthodhokse, nė malin mė tė shenjtė - Malin Athos, qendrėn institucionale tė Ekumenizmit - Gjenevė, Zvicėr, ne selinė e Anglikanėve - Canterbury! Por mbi tė gjitha kėto udhėtime, qė i zumė apo i lamė pa zėnė nė gojė, ai ndėrmoi dy peligrinazhe qė pėrjetė kanė pėr tė ngrohur zemrat e njerėzimit. Peligrinizhi i parė ishte nė Jeruzalem, nė 6 janar 1964, dhe tjetri nė Romė, nė 28 tetor 1967. Nė tė dy rastet, ai takoi Papa Pavlin e Romės. Patriku Athinagoras demonstroi se ai ishte i gatshėm tė udhėtonte gjithė botėn nė kėrkim tė pajtimit tė Krishtėrimit.

    Kjo ishte ėndėrra e tij...pajtimi dhe eventualisht ribashkimi i Kishės sė Krishterė ashtu sic e dėshironte Vetė Krishti. Kjo ėndėrr u shfaq gjithmonė si tema e qarkoreve tė shkruara prej tij, sic u evidentua edhe nė Qarkoren e Krishtlindjes sė vitit 1968, nė tė cilėn Patriku Athinagoras obzervonte, "Shkėmbyem njė Kryq dhe Kupėn e Shenjtė me Shenjtėrinė e Tij Papėn e Romės gjatė vizitės, gjithashtu ndamė edhe njė lutje sė bashku qė Perėndia ynė mėshirėplotė tu dėrgojė sa mė parė Kishave tė Shenjta tė Lindjes dhe Perėndimit, hirin qė bėn tė mundur kremtimin sė bashku tė Kungatės sė Shenjtė dhe Mistereve tė Shenjta, ashtu siē ka ndodhur pa ndėrprerje deri para vitit 1054 Pas Krishtit." Kjo ėndėrr e Patrikut Ekumenik Athingoras kish filluar tashmė tė bėhej realitet. Dėshmi pėr kėtė ishte fakti se nė kundėrshtim me protokollin, Papa Pavli i Romės i bėri vizitė Patrikut Athinagoras nė 25 korrik, 1967, dhe mė pas Patriku Athinagoras i ktheu vizitėn nė 28 tetor, 1967, kur sipas protokollit te kishės duhej tė ishte anasjelltas. Dhe mbi tė gjitha kėto, anullimi i pėrbashkėt i aktit tė ēkishėrimit kundrejt njėri-tjetrit tė vitit 1054 Pas Krishtit, ishte njė shprehje e sinqertė se dita e "Kupės sė pėrbashket" midis Orthodhoksisė dhe Katolicizmit Roman nuk ėshtė shumė larg nė horizontin e Kishės.

    Athinagoras i Pari... Patriku Ekumenik Bariu i Mirė... ka fjetur. I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij!



    Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2013 mė 14:24

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrkujtim i Patrikut Ekumenik Athinagoras I

    (1886-1972)

    Patriku Athinagoras I ka lindur nė provincėn e Janinės, Epir, nė 25 Mars 1886, dhe nė atė kohė kjo provincė ishte pjesė e Perandorisė Otomane. Emri i tij ishte Aristokli Spiro. Ishte i biri i doktorit tė fshatit, nėna e tij i kish vdekur kur ishte 13 vjeē. Nė vitin 1903 ai shkoi nė Akademinė Theologjike Halki, afėr Stambollit. Nė vitin 1910 ai mbaroi studimet e degės sė tij nė theologji, dhe u hirotonis murg dhe u bė dhiak. Nė dhjetor 1922, kur ishte ende njė dhiak, ai u zgjodh si Mitropoliti i ishullit tė Korfuzit. Nė vitin 1930, ai u zgjodh Kryepeshkopi i Kishes Orthodhokse Greke tė Amerikės sė Jugut dhe Veriut dhe shėrbeu si Kryepeshkop deri nė vitin 1948. Gjatė qėndrimit tė tij 18 vjeēar, u krijua Filoptokos i Grave, krahu filantropik i Kishės. Ai gjithashtu ngriti jetimoren "Akademia e Shėn Vasilit" dhe seminarin orthodhoks Shkolla Orthodhokse Greke e Theologjisė Kryqi i Shenjtė. Kur u zgjodh Patrik i Konstandinopojės nė vitin 1948, Athinagoras ishte aktiv nė lėvizjen ekumenike, duke dashur tė krijojė marėdhėnie mė tė mira midis tė Krishterėve. Mbase mė e shquar nga tė gjitha ngelet takimi i tij me Papa Pavlin VI nė Jeruzalem nė vitin 1964, qė rezultoi nė heqjen e pėrbashkėt tė akteve tė ēkishėrimit qė i kishin ndarė kishėn Orthodhokse dhe atė Romane qė prej vitit 1054 Pas Krishtit. Ky gjest simbolik hapi mundėsinė e njė dialogu autentik midis Kishave Orthodhokse dhe Katolike pėr herė tė parė nė shekuj. Patriku Athinagoras vdiq nė Stamboll nė 7 korrik 1972.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Pjesėt e shkėputura mė poshtė janė marrė nga libri "Bashkėbisedim me Patrikun Athinagoras", shkruajtur nga shkrimtari dhe theologu Orthodhoks frėng, Olivier Clement nė vitin 1969.

    DIALOGU MIDIS TĖ KRISHTERĖVE

    "Unė nuk e mohoj se ka dallime midis Kishave, por po them se duhet tė ndryshojmė mėnyrėn se si ne u afrohemi kėtyre dallimeve. Dhe ēėshtja e metodės ėshtė sė pari psikologjike, ose mė mirė tė themi njė problem shpirtėror. Pėr shekuj tė tėrė ka patur bashkėbisedime midis theologėve, dhe ata nuk kanė arritur asgjė tjetėr pėrveē se tė forcojnė pozitat e tyre. Kam njė bibliotekė tė tėrė pėr kėtė. Dhe pse? Sepse ata flisnin me frikė dhe mosbesim pėr njėri-tjetrin, me dėshirėn pėr tė mbrojtur veten dhe pėr tė mundur tjetrin. Theologjia nuk ishte mė njė kremtim i misterit tė Perėndisė. U kthye nė njė armė. Vetė Perėndia u kthye nė njė armė!

    E pėrsėris: Unė nuk i injoroj kėto vėshtirėsi. Por jam duke u pėrpjekur qė tė ndryshoj atmosferėn shpirtėrore. Rivendosja e dashurisė sė pėrbashkėt do tė na ndihmojė qė ti shohim ēėshtjet me njė sy krejtėsisht tjetėr. Na duhet ta shprehim tė vėrtetėn qė e duam kaq shumė - sepse e mbron dhe e kremton madhėshtinė e jetės qė gjejmė tek Krishti - na duhet ta shprehim atė, jo si njė ripuls ndaj dikujt qė ta bėjmė tė ndihet i mundur, por si njė ndarje e kėsaj tė vėrtete edhe me atė njeri; dhe gjithashtu pėr hir tė vetė asaj, pėr bukurinė e saj, si njė kremtim tė sė vėrtetės nė tė cilin ne ftojmė vėllezėrit tanė. Nė tė njėjtėn kohė, ne duhet tė jemi gati qė tė dėgjojmė. Pėr tė Krishterėt, e vėrteta nuk ėshtė nė kundėrshtim me jetėn dhe dashurinė, por e shpreh plotėsinė e tyre. Para sė gjithash, duhet qė ti ēlirojmė kėto fjalė, kėto fjalė qė priren qė tė pėrplasen, nga e shkuara e keqe, nga urrejtjet politike, kombėtare, kulturore qė nuk kanė tė bėjnė fare me Krishtin. Pastaj duhet ti ngulim thellė ato nė jetėn e Kishės, nė pėrjetimin e Ringjalljes i cili ėshtė edhe misioni tė cilit ato fjalė i shėrbejnė. Na duhet qė ti peshojmė gjithmonė fjalėt tona nė peshoren e jetės dhe vdekjes dhe Ringjalljes.

    Ata qė mė akuzojnė mua se po sakrifikoj Orthodhoksinė pėr njė obsession tė lidhur me dashurinė, kanė njė konceptim shumė tė keq tė sė vėrtetės. E kthejnė tė vėrtetėn nė njė sistem tė cilin ata e kanė nė pronėsi, qe i bėn tė ndihen mirė, kur ajo qė e vėrteta eshtė nė tė vėrtetė ėshtė lavdėrimi i gjallė i Perėndisė, me tė gjitha rreziqet qė kanė tė bėjnė me jetėn e krijuar. Dhe ne nuk e kemi nė pronėsi Zotin, ėshtė Ai qė na mban afėr dhe na mbush me praninė e Tij sipas pėrulėsisė dhe dashurisė qė ne kemi. Vetėm me dashuri ne mund tė lavdėrojmė Perėndinė e dashurisė, vetėm duke dhėnė dhe duke ndarė me tė tjerėt dhe duke sakrifikuar veten mund tė lavdėrojė njeriu Perėndinė, i Cili, nė mėnyrė qė tė na shpėtonte ne, sakrifikoi veten dhe shkoi nė vdekje, tek vdekja e kryqit.

    Por unė do tė shkoja mė tej. Ata qė mė qortojnė mua se po sakrifikoj tė vėrtetėn pėr hir tė dashurisė nuk kanė besim tek e vėrteta. Ata e heshtin atė, e mbajnė tė mbyllur me ēelės si njė grua jo besnike. Por unė ju them, nėse e vėrteta ėshtė e vėrtetė, nuk duhet tė kemi frikė pėr tė, le ta japim atė, le ta ndajmė atė me tė tjerėt, le ta shfaqim me plotėsinė e plotė tė saj, le tė mirėpresim gjithēka qė ėshtė prej dritės dhe dashurisė nė pėrjetimin e vėllezėrve tanė. Nėse vazhdojmė me kėtė sjellje, atėherė e vėrteta do tė qartėsohet nė vetvete, do tė pushtojė tė gjitha kufizimet dhe gabimet nga brenda, ne bazėn e misterit tė pėrbashkėt tė Kishės. Le t'i zgjerojmė zemrat tona, "siē e thotė edhe Apostulli, secili prej nesh tė mos kujdeset pėr gjėrat tona por pėr gjėrat e tė tjerėve" (Filokalia 2:4). Ne kemi njė kriter tė sigurt - jetėn nė Krisht. Tė pėrballur me njė shprehje gjysmake tė sė vėrtetės, le tė shtrojmė pyetjen se nė ēfarė mase kjo pasqyron jetėn e Krishtit, apo nė ēfarė mase ėshtė shkaku qė e kompromenton atė.

    Orthodhoksia, nėse shkon pas deri nė burimin e traditės se saj madhėshtore, ka pėr tė qėnė dėshmitaria besnike dhe e pėrulur e Kishės sė pandarė. Kishat Orthodhokse, duke u bashkuar sė bashku me respekt dhe dashuri tė pėrbashkėt, ka pėr tė nisur njė lėvizje vėllazėrimi qė ka pėr tu pėrhapur nė mbarė botėn e Krishterė, duke dhėnė shembullin e kungimit tė lirė tė Kishave motra, tė bashkuara nga tė njėjtat sakramente dhe i njėjti besim. Sa pėr besimin Orthodhoks, i pėrqėndruar nė lavdėrimet dhe adhurimin liturgjik, dhe nė shenjtėrimin, ka pėr tė sjellė kriterin e pėrjetimit shpirtėror nė dialogun ekumenik, njė kriter qė do tė na lejojė ne qė tė ēlirojmė tė vėrtetat e pjesshme nga kufizimet e tyre nė mėnyrė qė tė pajtohen nė njė bollėk mė tė lartė tė sė vėrtetės.

    Por ne Orthodhokėt: a jemi tė denjė pėr Orthodhoksinė? Pa ardhur tek pėrpjekjet e kohėve tė fundit qė kemi bėrė, ēfarė lloj shembulli kanė dhėnė Kishat tona? Ne jemi tė bashkuar nė besim dhe nė kupėn e shenjtė, por jemi kthyer nė tė huaj pėr njėri-tjetrin dhe nganjėherė edhe rivalė. Dhe tradita jonė madhėshtore, Etėrit, Palamas, Filokalia: a ėshtė duke jetuar dhe krijuar brenda nesh? Nėse jemi tė kėnaqur duke pėrsėritur formulat tona, duke i forcuar ato kundėr vėllezėrve tanė tė Krishterė, atėherė trashėgimia jonė ka pėr tu kthyer nė diēka tė vdekur. Ėshtė ndarja e gjithēkaje me tė tjerėt, pėrulėsia, pajtimi qė na bėjnė ne me tė vėrtetė Orthodhoksė, duke mos e mbajtur besimin vetėm pėr vete - sikur ta bėnim kėtė do tė ishim duke afirmuar edhe njė rrėfim tjetėr historik tė besimit - por pėr bashkimin e tė gjithėve, si njė dėshmitar vetmohues i Kishės sė pandarė."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2013 mė 14:24

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    KUNGIMI DHE FALJA

    "Atyre qė e katandisin Eukaristin nė njė vaft tė thjeshtė vėllazėror duhet tu themi se ky vaft, edhe kur ndahet me dashuri, nuk ka pėr tė parandaluar vdekjen tonė. Eukaristi para sė gjithash ėshtė bashkimi me Krishtin e Ngjallur qė na ngre edhe ne lart. Ėshtė buka e qiellit qė edhe tani na fal jetė tė pėrjetshme. Dhe kjo ėshtė arsyeja, nė tė njėjtėn kohė, qė ky ėshtė vafti i vetėm i vėllazėrisė sė plotė, nė tė vėrtetė ėshtė mė shumė se vėllazėri, sepse Krishti na bėn ne "pjesė tė njėri-tjetrit", siē thotė edhe Shėn Pavli, dhe Ai na identifikon ne me mishin e trupit tė tij.

    Por njerėzit nuk e harrojnė tė keqen qė kanė bėrė dhe tė keqen qė kane vuajtur, mbi tė gjitha kur ata qė e kanė kryer tė keqen janė njerėz ose kolektive qė janė ende gjallė. Njerėzit nuk harrojnė. Dhe as nuk mund ti detyrosh qė tė harrojnė. Por nėse i ul armėt e tua, nėse e ēliron vetveten, nėse ia hap vetveten Zotit-njeri Jisu Krisht qė i bėn tė gjitha gjėrat tė reja, atėherė e shkuara e keqe lihet pas, dhe Ai na dhuron njė kohė tė re, gjatė sė cilės tė gjitha gjėrat janė tė mundshme. Falja ėshtė vetė Zoti qė mishėrohet, vdes nė kryq dhe ngjallet pėrsėri. Ai na fal ne, dhe na lejon ne qė tė falim, sepse ai e rinovon kohėn, edhe tė shkuarėn. Ky ėshtė misteri i pendimit.

    Pėrsa i pėrket tė ardhmes, ne nuk mund ta diktojmė atė. Ne vetėm dimė se nė jetėt tona, ashtu si nė histori, Ringjallja do tė jetė fjala e fundit. Prandaj ne nuk kemi frikė por i kthejmė sytė nga Perėndia dhe e vendosim besimin tonė absolut mbi ngjarjet e sė ardhmes tek Ai. Kėshtu ne mund tė mirėpresim tė tashmen dhe tė jetojmė nė tė aq intensivisht sa tė mundim. Ēdo ditė kur zgjohem jam mirėnjohės qė jam gjallė, dhe e pranoj ditėn e re si njė bekim. Dhe ēdo premtim i jetės qė vjen nga e shkuara dhe kthehet drejt tė ardhmes sė Perėndisė mundohem sot qė ta rris, duke e jetuar momentin nė plotėsinė e tij.

    Asgjė nuk mė shqetėson mua. Asgjė nuk mund tė mė shqetėsojė mua. Unė jam nė duart e Perėndisė. Nė vuajtje dhe nė shqetėsime gjithmonė ngelet pėr ne besimi lakuriq se Perėndia na do me njė dashuri tė pafund. Gjithmonė ngelet pėr ne gjaku i Krishtit, dhe pėrkujdesja e Nėnės sė Tij tė Tėrėshenjtė. I njoh ato momente kur situata ka dalė nga duart e tua, kur nuk mund tė bėsh dot gjė tjetėr. Atėherė unė e shkarkoj komplet peshėn e dobėsisė sime dhe e braktis vetveten me besim. Dhe paqja vjen tek unė, ajo paqe qė Perėndia na jep, qė ia kalon gjithė tė kuptuarit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2013 mė 14:25

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Patriku (shqiptar) Athinagoras - Profeti i Dashurisė

    Por ne Orthodhokėt: a jemi tė denjė pėr Orthodhoksinė? Pa ardhur tek pėrpjekjet e kohėve tė fundit qė kemi bėrė, ēfarė lloj shembulli kanė dhėnė Kishat tona? Ne jemi tė bashkuar nė besim dhe nė kupėn e shenjtė, por jemi kthyer nė tė huaj pėr njėri-tjetrin dhe nganjėherė edhe rivalė. Dhe tradita jonė madhėshtore, Etėrit, Palamas, Filokalia: a ėshtė duke jetuar dhe krijuar brenda nesh? Nėse jemi tė kėnaqur duke pėrsėritur formulat tona, duke i forcuar ato kundėr vėllezėrve tanė tė Krishterė, atėherė trashėgimia jonė ka pėr tu kthyer nė diēka tė vdekur. Ėshtė ndarja e gjithēkaje me tė tjerėt, pėrulėsia, pajtimi qė na bėjnė ne me tė vėrtetė Orthodhoksė, duke mos e mbajtur besimin vetėm pėr vete - sikur ta bėnim kėtė do tė ishim duke afirmuar edhe njė rrėfim tjetėr historik tė besimit - por pėr bashkimin e tė gjithėve, si njė dėshmitar vetmohues i Kishės sė pandarė."
    E gjithe loja e Athinagores eshte fakti se ngaterron qellimisht, dashurine qe duhet te kemi ne orthodhokset per te gjithe njerezit, me ndarjen e Kishes sone me herezite (katolike, protestante te ndryshme, etj.)..Une si orthodhoks kam dashuri per te gjithe njerezit qofte orthodhokse, katolike, myslimane apo buidiste, dhe per kte me vjen keq qe te humbasin. Pervec orthodhoksve te tjeret jane te destinuar te bien ne doganen e herezive, deri ne humnerat me te thella,.. dhe per kete Kisha Orthodhokse, e vetmja Kishe qe ekziston sot duhet ruajtur me cdo menyre,..dhe jo te bejme ate qe na keshillon patriku i "dashurise" qe te hame (o Zot falme nese gaboj) ne te njejten kupe kungimi me heretiket dhe me cdo lloj antikrishti..., qe te zhduket e vetmjaq Kishe dhe neve te na hapet rruga per ferrin e perjetshem,... keto quan "dashuri" ti hapes i temes.., ne vend te qendrojme fort ne Kishen tone te Shenjte te biem vete dhe te cojme edhe te tjeret ne humnerat pa fund te ferrit,..keshtu duke qendruar, ndoshta do te kete edhe nga ata qe do te kthehen ne Kishen e vertete te Krishtit, Kishen Orthodhokse..Dhe nga cfare lexova te vjen te qeshesh, sepse duket qarte fryma e keqe qe e ve Kishen tone te Shenjte Orthodhokse, ne te njejten nivel me katoliket, etj..., dhe kerkon si te "shenjte" vetem bashkimin pa kushte ndermjet Kishe sone me perendimin, ..etj.., pra "persheshin", ku Kishe jone do te humbiste se ekzistuari..
    E gjithe loja e satanait eshte ne ekumenizem qe e propagandon aq fort Athinagora,..

    "Unė nuk e mohoj se ka dallime midis Kishave, por po them se duhet tė ndryshojmė mėnyrėn se si ne u afrohemi kėtyre dallimeve. Dhe ēėshtja e metodės ėshtė sė pari psikologjike, ose mė mirė tė themi njė problem shpirtėror. Pėr shekuj tė tėrė ka patur bashkėbisedime midis theologėve, dhe ata nuk kanė arritur asgjė tjetėr pėrveē se tė forcojnė pozitat e tyre. Kam njė bibliotekė tė tėrė pėr kėtė. Dhe pse? Sepse ata flisnin me frikė dhe mosbesim pėr njėri-tjetrin, me dėshirėn pėr tė mbrojtur veten dhe pėr tė mundur tjetrin. Theologjia nuk ishte mė njė kremtim i misterit tė Perėndisė. U kthye nė njė armė. Vetė Perėndia u kthye nė njė armė!
    Ketu del hapur se ky jo vetem qe nuk eshte orthodhoks, sepse i quan te gjitha "Kisha", por i quan thjesht dallime qe mund te sheshohen lehte dhe "te hame ne nje kupe"..Pra edhe ne te heqim dore nga disa gjera..., p.sh. katoliket thone "pagezohuni me sperkatje" dhe ne te biem dakord ne emer te antikrishtit... athua se jane dy parti qe bejne kompromise ne emer te "popullit"..dhe i quan kanonet e shenjta si dallime qe mund te sheshohen...Ky nuk meriton as te quhet orthodhoks jo me patrik i "dashurise", Po, mund te quhet patrik i dashurise per "ferrin:
    Une e deklaroj hapur, se mos ardhte kurre ajo dite, ne ardhte atehere une do te bej SKIZEM... gjithsesi Zoti Krisht nuk do te lejoje qe antikrishtit t`i jepen fuqi te pakufizuara.., dhe do te veje te verteten ne vend...dhente nga e djathta dhe dhite nga e majta...,..mos qofshim ne te majte bashke me djallin dhe sherbetoret e tij
    As qe ma ben syri "terr" nga keto qe them, se e mbroj Shpirtin e Shenjte, nga ndyresite e antikrishtit,...., dhe frymerave te ndyra dyert e te cilave i hapi perfundimisht patriku i "dashurise"..

    Prandaj vellezer orthodhokse ne emer te dashurise ndaj njeriut, te mos i hapim rruge frymerave te ndyra te hyjne ne Kishen tone te Shenjte Orthodhokse..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 24-04-2013 mė 09:31
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Patriku (shqiptar) Athinagoras - Profeti i Dashurisė

    "Duaje te afermin tend, si veten tende"
    Pervec dashurise ndaj Perendise Triadik, ne duhet te duam edhe te gjithe njerezit pa perjashtim...qe praktikisht sot jane mbi 7 miliard ne te gjithe rruzullin tokesor, qe ne orthodhokset urdherhemi t`i duam..Ky nuk eshte nje "urdherim" si gjithe te tjeret,..eshte urdherim dashurie,..., dashuria duket me vepra,..dhe eshte shpetimi i njeriut qe na vjen prej sakrifices se Krishtit,...sot ne Kishen e Tij,..ne Kishen Orthdhokse,..shpetimi vjen vetem brenda Kishes Orthodhokse, e vetmja Kishe sot ne rruzullin tokesor, ku 7 milard shpirtra nuk duhet te humbasin... kjo eshte dashuri, ..dhe dihet qe dashuria me e madhe eshte te duash te japesh jeten tende per te afermin,..Nese ne orthodhokset i duam njerezit ne duhet te lutemi per ta, qe t`i ndricoje Perendia dhe t`i afroje ne Kishen e Krishtit, nepermjet pendimit per mekatet e tyre dhe Pagezimin e Shenjte,...si celes qe na hap rrugen drejt Parajses... Dhe per kete Kisha duhet te forcohet shume,.te ruaje me fanatizem te gjithe "kripen" e saj te fituar gjate shekujve,..sepse vetem keshtu do te afrohen njerezit ne Kishen Orthodhokse..

    Besoj...
    "Ne Nje Kishe te Shenjte Katholike dhe Apostolike"

    Kisha e Krishtit eshte "NJE",..Kisha Orthodhokse sot... Nuk ekziston "kishe" tjeter as "kisha" te tjera sikurse jane perhapur sot dhe e quajne veten te tilla,..kur jane larg shpetimit,...,
    eshte apostazi te thuash se ka disa "kisha" dhe ne duhet te ruhemi nga apostazite dhe herezite e panumerta sot, qe jane shume,..si: pagabueshmeria e papes, komunikimi direkt me Zotin dhe interpretimin personal te Shkrimeve te Shenjta,..,..keto jane sekte heretike dhe jo "kisha",..ne keto Shpirti i Shenjte nuk zbret,..Shpirti i Shenjte zbret vetem ne Kishen Orthdhokse, me veprimin e vet te paimagjinueshem, te kthimit te bukes dhe veres ne Trup dhe Gjak te Krishtit,..nepermjet te cileve ne qendrojme te lidhur ne Trupin e Krishtit, si gjymtyre, qeliza, apo lastaret ne hardhi.., Te thuash se ka shume "kisha" ke bere mekat ndaj "Shpirtit te Shenjte", shume i rende ky per t`u falur,.., dhe aq me teper te hedhesh idera per "ekumenizem"ose "unitet te te krishtereve" eshte edhe me e rende sepse synon te shkaterrosh Kishen Orthodhokse, ku rri Krishti,..duke larguar prej saj Shpirtin e Shenjte (mos ardhte ajo dite)..dhe duke perzier te gjithe frymerat e ndyra, te cilat disa i quajne "kisha",...,.dhe fatkeqesisht te ngaterrosh gjithe boten me idene se kjo eshte "dashuri",.., kjo ndoshta mund te genjeje njerez ne bote, por orthodhokset duhet t`i ruhen kesaj dredhie te satanait,..qe perpiqet te nga ngaterroje,.madje duke perdorur edhe pseudodashurine, ..qe na qenka "kungimi ne te njejten kupe" te te gjitheve, te bardhe e te zinj, katholike, ungjillore, anglikane, deshmitare te jehovait,....etj...
    Eshte shume naive kjo per t`u besuar, dhe qellimisht ketu Zoti e ka zbuluar dredhine e satanait, pasi veprimi eshte shume "i trashe", kete Perendia e ben qe te zbulohet, dhe fatmiresisht tek une eshte teper e qarte dhe tek shume te tjere,..., kush eshte orthodhoks duhet te shohe mire se ketu ngaterrohet dashuria per njerun e thjeshte, me dashurine per sektet heretike ku keta njerez bejne pjese,..ne duhet te dime mire se cdo kungim i "perbashket" largon perfundimisht Shpirtin e Shenjte nga Kisha e Krishtit, Kisha Orthodhokse,..por le te mos trembemi sepse ajo dite nuk do te vije kurre,
    dhe e verteta e Krishtit duhet thene hapur, pavaresisht se ide te tilla hidhen edhe nga figura te larta, ne mos te majes fare,..a nuk ishte edha Ariosi dikur nje prift ne majat me te larta,...si mendojne naivet, qe besimtaret nuk duhej te thoshin te verteten sepse Ariosi ishte prift,..
    Nese do te ndodhnin sa thame me siper, satanai do te kish arritur fitore te madhe,..Por,,, Perendia eshte i Terefuqishem, fuqite e satanait sot jane te kufizuara,..dhe Zoti nuk do ta lere te humbase Kishen e Tij,..sepse e ka thene vete: "Dyert e ferrit nuk do ta mundin ate",...

    Te dashur me Krishtin ne duhet t`i duam te gjithe, duhet t`i duam shume edhe ata qe kane shpikur ekumenizmin, dhe gjithe herezite e tjera,..ne duhet te duam edhe papen si njeri dhe te deshirojme shpetimin e tij,...dhe te kerkojme te pendohen e te kthejne rruge,.., te afrohen e te pagezohen ne Kishen e Shenjte Orthodhokse. Le te lutemi edhe per ata qe kane fjetur, (si ky i shkreti i temes ne fjale), me shprese qe nje dite te ndodhemi te gjithe bashke ne Mbreterine e Perendise,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-04-2013 mė 10:29
    Duaje te afermin tend si veten

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •