me ne fund i biri i themeluesit te Shtetit Shqiptar.. ka nje shtepi ne atdheun e tije..
me mire vone se kurre..
i lumte berishes..
--
GSH..
Trashėgimtari i fronit shpėton nga qeraja, kthehet prona e parė
Familja Mbretėrore rimerr Pallatin e Princeshave
Avokati: Pritet formalisht vendimi
------------------
Blerina Gjoka
Pas 60 vjetėsh, fati ka dashur qė trashėgimtari i mbretit Ahmet Zogu, Leka Zogu i Parė, tė rikthehet nė rezidencėn e parė mbretėrore tė tė atit, nė Pallatin e Vjetėr. Instituti i Monumenteve tė Kulturės ka liruar vend dje pėr pronarin e vėrtetė tė godinės, trashėgimtarin e fronit mbretėror dhe familjen e tij. Rikthimi i pallatit ėshtė bėrė me miratimin e kryeministrit Sali Berisha, pas kėrkesės sė bėrė nga familja mbre-tėrore, e cila qė prej disa vjetėsh po jeton me qira nė njė rezidencė jashtė Tiranės.
Ky pallat ka njė histori tė vjetėr, ai ka qenė pronė e Esat Pashė Toptanit, daja i Ahmet Zogut. Esat Pashė Toptani ia dhuroi kėtė pallat motrės sė tij, Nėnės Mbretėreshė dhe qė prej asaj kohe godina u bė rezidenca e parė e Zogut pas kurorėzimit tė tij si mbret i shqiptarėve. Pas shpėrnguljes sė Zogut nė pallatin e ri mbretėror (sot Pallati i Brigadave), ky pallat u quajt Pallati i Princeshave, pasi nė tė jetonin motrat e Mbretit Zogu I-ė.
Qė nga dita e djeshme, nė ambientet e kėsaj ndėrtesė do tė jetojnė pasardhėsit e mbretit. Avokati i Familjes Mbretėrore Shefqet Dizdari, tregon pėr Gazetėn Shqiptare kontaktet me stafin e kryeministrit Berisha pėr tė marrė kėtė pronė. Ai pranon se nga ana ligjore ky pallat vazhdon tė jetė nė proēedurat e kthimit, ndėrsa konkretisht ai i ėshtė kthyer familjes me mirėkuptim tė kryeministrit, pėr tė mos lejuar qė familja mbretėrore tė vazhdonte tė jetonte me qira.
Zoti Dizdari si arriti Familja mbretėrore tė merrte njė nga pronat mė tė rėndėsishme tė saj?
Aty familja mbretėrore shqiptare ka patur njė nga pallatet e saja, siē quhet pallati i vjetėr mbretėror nė qendėr tė Tiranės. Pėr shkak se familja mbretėrore po jeton me qira, u kėrkua njė zgjidhje nga qeveria dhe nėn nismėn e kryeministrit dhe stafit tė tij, u gjet mirėkuptimi dhe u realizua sistemimi pėrfundimtar i trashėgimtarėve tė familjes mbretėrore shqiptare. Ky sistemim u bė nė njė nga pronat e tyre. Kjo qė ndodhi ishte njė akt i domosdoshėm dhe njė akt i madh moral nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Ishte gjithashtu njė veprim i duhur ligjor qė kjo familje me dinjitet tė sistemohet nė njė nga pronat e veta.
Sa kohė keni qė kontaktoni me kryeministrin Berisha pėr kėtė ēėshtje dhe a u ka premtuar ai kthimin e pronave tė tjera?
Ne kemi kontaktuar me stafin e kryeministrit Berisha prej mė pak se njė muaj. Normalisht kryeministri nuk mund tė kthejė pronat, pasi kėtė e bėn Komisioni i njohjes sė pronave. Qeveria de facto e sistemoi kėtė familje nė njė nga ish- pronat e tyre. Ndėrsa kthimi i saj de jure ėshtė nė proēedurat ligjore nė komision, sė bashku me tė tjerat. Domethėnė de jure do tė vendosė komisioni dhe pritet tė jetė njė vendim shumė i afėrt.
Avokat Dizdari na flisni pak pėr pėrmasat e kėsaj prone, pasi mendohet se nė sipėrfaqen e Pallatit tė Vjetėr ku ėshtė sot Instituti i Monumenteve, futet dhe Kisha Katolike?
Objekti ka njė sipėrfaqe 32 mijė metra katrorė, ku janė tė pėrfshira trualli mbi tė cilin ėshtė ngritur Hotel Dajti, Kisha Katolike, kinema Milenium 2 dhe godina e pallatit. Ne kemi bėrė aplikimin pranė komisionit dhe presim tė merret vendimi.
Cili ėshtė pretendimi i Familjes Mbretėrore pėr Kishėn, ose pėrse Hotel Dajti-n?
Ne sot morėm vetėm godinėn e pallatit, kur tė jepet verdikti final, do gjendet rrugėzgjidhja me Kishėn. Ose shteti do tė kompesojė familjen mbretėrore pėr kėtė truall, ose do tė zgjidhet me kishėn. Ndėrkaq ambientet e kinemasė do tė lirohen pasi ajo ka qenė godinė e pėrdorur nga princeshat. Ndėrsa pėr Hotel Dajti-n familja mbretėrore ėshtė pronare e truallit dhe si e tillė ka tė drejtėn e parablerjes. Kjo do tė thotė, se nė qoftė se shteti vendos qė hotelin tia nėnshtrojė procesit tė privatizimit, na ofrohet ne tė parėve pėr ta blerė. Pronari i truallit nuk merr ēmimin e ankandit, por e blen me vlerėn qė caktojnė ekspertėt.
Cila ėshtė prona qė pritet tė marrė Familja Mbretėrore pas Pallatit tė Vjetėr?
Mendojmė se do tė jetė vila nė Durrės dhe prona tė tjera qė do tė jenė tė lira. Siē ėshtė ish-plazhi i familjes mbretėrore nė Durrės, aty ku janė sot trupat e NATO-s, poshtė Kampit tė Pionerėve.
Pronat nė qendėr
Familja mbretėrore ka qenė pronare e sipėrfaqes prej 32 mijė metra katrorė, ku janė tė pėrfshira trualli mbi tė cilin ėshtė ngritur Hotel Dajti, Kisha Katolike, kinema Milenium 2 dhe godina e pallatit (tė princeshave).
Millenium II
Avokati i familjes mbretėrore thotė qė pritet tė lirohen edhe ambjentet e Kinema Millenium II nė Tiranė sepse ato ishin ambjentet qė pėrdoreshin nga princeshat
Hotel Dajti
Familja mbretėrore ėshtė pronare e truallit ku ėshtė ndėrtuar Hotel Dajti dhe si e tillė ka tė drejtėn e parablerjes. Kjo do tė thotė, se nė qoftė se shteti vendos qė hotelin tia nėnshtrojė procesit tė privatizimit, na ofrohet ne tė parėve pėr ta blerė
Katedralia Katolike
Dizdari, avokati i familjes mbretėrore thotė se shteti duhet tė kompesojė pėr truallin ku ėshtė ndėrtuar kisha katolike nė rast tė kundėrt kjo ēėshtje do tė zgjidhet me kishėn.
----
Krijoni Kontakt