gazeta shqiptare
------------------------
DOSSIER

Historia e tragjike e Deranit, shkodranit qė vuajti pėr mė shumė se njė ēerek shekulli nė burgjet komuniste, pasi kishte luftuar me ēetat legaliste tė Abaz Kupit

Parid Derani: "Si i kalova 28 vjet nė burgjet e Enverit"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Edhe pse gjatė periudhės sė Luftės kisha marrė pjesė me armė nė dorė me ēetat zogiste tė udhėhequra nga Abaz Kupi, komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, nė fillim nuk mė ngacmuan fare. Por peripecitė e mia filluan nė 19-korrik tė vitit 1946-tė kur u arrestova si pjestar i grupit tė organizatės "Bashkimi-Demokrat" qė kryesohej prej Sami Qeribashit. Nė atė organizatė unė kisha hyrė prej disa muaj sė bashku me shokėt e mij: Abdullah Berberi, Petrit Berisha dhe Akil Basha e tė tre ishim angazhuar nė hedhjen e trakteve qė ishin hartuar prej krerėve tė asaj organizate, nė tė cilat bėhej thirrje pėr bojkotimin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Ky ishte dėnimi i parė i imi, sepse mė pas unė u arrestova edhe dy herė tė tjera nė vitet 1955 e 1979, ku u dėnova edhe me 23-vjet tė tjera, duke vuajtur kėshtu plot 27-vjet e tetė muaj nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 77-vjeēari Parid Derani me banim nė Gelsenkirschen Herle tė Gjermanisė, i cili rrėfen gjithė historinė e familjes sė tij dhe se si i vuajti pėr mė shumė se njė ēerek shekulli nė burgjet e Shqipėrisė komuniste.

Paridi arrestohet nga italianėt
Pasi kishte vazhduar mėsimet nė shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme nė Bari e Romė tė Italisė sė bashku me vėllanė e tij Akilin, Parid Derani u kthye nė Shqipėri nė vitin 1942 sė bashku me shumė studentė tė tjerė shqiptarė qė asokohe ndiqnin mėsimet nė shkollat italiane. Pas ardhjes nė Tiranė, Paridi u lidh me njė grup shokėsh qė ishin angazhuar nė lėvizjen antifashiste dhe kishin kryer aksione konkrete kundėr italianėve. Lidhur me angazhimin e tij nė atė lėvizje, 77-vjeēari Parid Derani dėshmon: "Kur u kthyem nė Tiranė nė vitin 1942 sė bashku me vėllanė tim Akilin, u lidhėm me njė grup shokėsh tė cilėt kishin kohė qė kishin filluar angazhimin e tyre nė lėvizjen antifashiste. Ndėr shokėt mė aktiv tė grupit ku bėnim pjesė unė e Akili, ishte Sandėr Jorgani, (djali i njė tregtari tė madh tiranas) i cili na ofroi nė atė grup ku bėnin pjesė edhe disa shokė tė tjerė tiranas. Nė shtatorin e vitit 1942, Sandėr Jorgani na thėrriti mua dhe vėllanė Akilin dhe shkuam nė Pezė ku bėmė roje gjatė kohės qė zhvillohej Konferenca. Gjatė asaj kohe atje bashkė me ne kanė bėrė roje edhe vėllezėrit Keēi e disa tė rinj tė tjerė tiranas, sepse nė atė kohė nuk ishin tė ndarė komunistėt nga nacionalistėt. Po kėshtu mora pjesė nė demostratėn e madhe qė u bė kundėr italianėve, ku nxorri syrin e reja komuniste Liri Belishova dhe aty jam arrestuar e u dėrgova nė burgun e Tiranės. Nė atė burg si pėrgjegjės pėr celulėn komuniste ishte Koci Xoxe, ndėrsa unė flija afėr me Pal Doēin (me origjinė nga Mirdita) vėllai i tė cilit, Marku, kishte qenė ushtarak i Monarkisė sė Zogut dhe mik i ngushtė i babait tim Gjonit. Nga ai burg ne u liruam pas disa muajsh dhe kur dola qėndrova disa kohė nė shtėpi dhe aty nga fundi i vitit 1943 u bashkova me ēetat e Legalitetit qė udhėhiqeshin nga Abaz Kupi, i cili e kishte qėndrėn nė fshatin Xibėr. Nė atė kohė vėllai im, Akili, ishte me ēetėn zogiste tė Musa Picarit qė vepronte nė zonėn e Prezės. Nė pėrbėrje tė ēetave legaliste qė komandoheshin nga Abaz Kupi, unė kam marrė pjesė nė disa beteja, siē ishte ajo e zhvilluar nė Krujė kundėr forcave italiane pak ditė pas Konferencės sė Mukjes. Aty nga nėntori i vitit 1944 kur luftohej pėr ēlirimin e kryeqytetit, unė kisha ardhur nė shtėpi nė Tiranė pasi isha i sėmurė rėndė nga njė ftohje. Si rezultat i asaj sėmundje unė nuk munda qė tė ikja nga Shqipėria sė bashku me vėllanė tim Akilin, i cili erdhi pėr tė mė marrė me vete", kujton Parid Derani pėr aktivitetin e tij me forcat zogiste gjatė periudhės sė Luftės.

Dėnimi i parė me "Bashkimin Demokrat"
Edhe pse Parid Derani gjatė periudhės sė Luftės kishte marrė pjesė me ēetat legaliste tė major Abaz Kupit, komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė fundin e 1944-ės, nė fillim nuk e ngacmuan fare atė. Por peripecitė e Paridit filluan nė vitin 1946 pas angazhmit tė tij nė organizatėn "Bashkimi-Demokrat", e cila ishte njė grupim antikomunist qė synonte tė krijonte opozitėn e vėrtetė demokratike ndaj Partisė Komuniste Shqiptare qė drejtonte vėndin. Lidhur me kėtė Paridi dėshmon: "Nė atė organizatė unė kisha hyrė prej muajsh sė bashku me Abdullah Berberin, Petrit Berishėn dhe Akil Bashėn, me tė cilėt kishim shpėrndarė traktet qė kishin hartuar krerėt e asaj organizate me rastin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Si rezultat i atij aktiviteti unė u arrestova mė 19 korrik tė vitit 1946 dhe bashkė me 17-tė shokėt e tjerė, pėrbėnim grupin e parė tė rinisė nacionalistė qė nxirrej nė bankon e tė akuzuarėve nga ana e regjimit komunist. Nė dhjetor tė po atij viti ne dolėm nė gjyq dhe unė u dėnova me pesė vjet burg, ndėrsa Abdulla Berberi, Petrit Berisha e tė tjerėt u dėnuan me nga dhjetė vjet. Unė e vuajat tė gjithė dėnimin qė m'u dha nga gjykata dhe u lirova nga burgu nė vitin 1951 pasi kisha lėnė pas tmerret e Kėnetės sė Maliqit, Vloēishtit, Jubė-Sukthit etj", kujton Parid Derani dėnimin e tij tė parė nė vitin 1946, pasi ai ishte angazhuar nė organizatėn "Bashkimi-Demokrat" tė kryesuar prej Sami Qeribashit.

Dėnimi i dytė nė 1955, 16 vjet
Ato pesė vjet burg qė Derani i vuajti deri nė vitin 1951, ishin dhe zanafilla e odisesė sė tij tė gjatė nė burgjet komuniste, sepse pas asaj do tė fillonte edhe njė kalvar tjetėr vuajtjesh pėr tė cilat ai kujton: "Pasi u lirova nga burgu i parė, punova si punėtor krahu dhe hidraulik nė qytetin e Tiranės. Por ajo nuk zgjati mė shumė se katėr vjet, sepse nė vitin 1955 unė u arrestova pėrsėri sė bashku me disa shokėt tė tjerė si Tush Berisha, Skėnder Jeniēeri, Zef Perolli e ndonjė tjetėr qė nuk mė kujtohet emri. Arsyeja e arrestimit ishte sepse ne deshėm tė arratiseshim nga Shqipėria me anė tė njė varke qė kishim gjetur nė Kepin e Rodonit, e cila ishte mbytur qė gjatė vitebve tė Luftės. Pasi e nxorrėm nga fundi i detit atė varkė ushtarake jugosllave dhe e bėmė gati pėr lundrim, u arrestuam nga Sigurimi i Shtetit pasi dikush nga brenda na kishte spiunuar. Unė u dėnova me 16-vjet burg dhe e vuajta tė gjithė dėnimin pasi isha pėrsėritės dhe pėr ne nuk kishte falje. Pasi dola nga burgu nė vitin 1971, fillova pėrsėri punė si punėtor krahu nė ndėrrmarjet e Tiranės, ku nuk mė ndaheshin njerzit e Sigurimit qė mė ndiqnin pas nė ēdo hap qė bėja", kujton 77-vjeēari Parid Derani lidhur mė dėnimin e tij tė dytė nė vitin 1955 kur ai u arrestua pasi me disa shokė kishin tentuar tė arratiseshin nga Shqipėria.

Dėnimi i tretė nė 1979, shtatė vjet
Edhe pas lirimit nga burgu i dytė, vuajtjet dhe peripecitė pėr Parid Deranin nuk kishin mbaruar, sepse ai u arrestua pėrsėri pėr herė tė tretė nė vitin 1979-tė. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi kisha punuar pėr tetė vjet nė punė tė rėnda krahu nė ndėrrmarjet e Tiranės, nė shtatorin e vitit 1979 u arrestova pėrsėri, sepse mua nuk mė ndahej hija e "armikut tė popullit" me tė cilėn isha damkosur prej komunistėve qė nė vitin 1946. Arrestimi im i tretė ishte nga mė tė tmerrshmit qė kisha hequr, sepse gjatė hetuesisė mė kanė torturuar nė mėnyrėn mė ēnjezore. Pėrveē shumė akuzave qė mė bėheshin si agjitacion e propagandė, tentativė arratisje etj, njė nga mė tė rėndat ishte ajo ku mė kėrkohej tė pranoja se unė kisha thėnė se: " Enver Hoxha nuk thith ajėr si tė gjithė njerzit e tjerė, por thithė gjakun e viktimave tė tij". Gjatė hetuesisė u pėrdorėn tė gjitha makinacionet qė unė tė dėnohesha rėndė, por si pėrfundim unė nuk pranova asgjė dhe u dėnova vetėm me tetė vjet burg tė cilin e vuajta nė Spaē, Bulqizė dhe nė kampin e Shėnkollit tė Tales nė rrethin e Lezhės. Nga ai kamp u lirova nė vitin 1986 duke pėrfituar njė vit nga amnistia qė dha Ramiz Alia pėr ne tė burgosurit politikė asokohe. Edhe pas daljes nga burgu, pėrsėri isha objekt i ndjekjeve dhe survejimeve tė Sigurimit tė Shtetit, i cili mė kishte futur nė listat e tij tė zeza qė nga viti 1946 ", e pėrfundon rrėfimin e tij tragjik 77-vjeēari Parid Derani, ish-pjetari i ēetave zogiste tė Abaz Kupit, i cili vuajti pėr 27 vjet e tetė muaj nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Aktualisht Paridi jeton familjarisht nė qytetin Gelsenkirchen Herle tė Gjermanisė, ku ėshtė vendosur qė nga korriku i vitit 1990-tė kur iku nga Shqipėria me hapjen e ambasadave, pasi nė atdheun e tij e gjithė jeta i kishte shkuar burgjeve.

----------
Major Gjon Derani, ushtaraku i Zogut qė themeloi Xhenjon


--------------------------------------------------------------------------------

Origjina e hershme e familjes sė Parid Deranit, ėshtė nga fshati Shkjez dhe tė parėt e asaj familje kanė zbritur nė qytetin e Shkodrės aty nga vitet '30-tė tė shekullit XVIII-tė. Ajo familje deri aty nga fillimi i Luftės sė Parė Botėrore ėshtė njohur me mbiemrin Shkjezi qė ka qenė dhe mbiemri i vėrtetė i tyre dhe nė atė kohė, babai i Paridit i cili quhej Gjon, e ndėrroi mbiemrin duke e bėrė Derani. Gjoni u lind nė vitin 1878 nė fshatin Shkjez dhe ishte njė nga tė vetmit burra tė asaj familje qė kishte mbetur gjallė, sepse burrat e tjerė tė atij fisi ishin shuar nga hasmėria qė kishin pasur me fisin Sykaj. Njė nga arsyet qė Gjoni e ndėrroi mbiemrin mendohet se ka qenė edhe ajo pėr tė shpėtuar nga hasmėria qė kishte pasur familja e tij me Sykajt. Nė fillimet e shekullit tė kaluar Gjon Derani u shkollua nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės dhe aty rreth viteve 1915-16-tė ai shkoi nė Austri ku ndoqi njė shkollė ushtarake nė qytetin e Gracit nė degėn e Xhenjos. Pas mbarimit tė asaj shkolle dy vjeēare, Gjoni u kthye nė Shqipėri dhe gjatė periudhės sė Luftės sė Parė Botėrore ai shėrbeu si pėrkthyes pranė ushtrive Austro-hungareze nė qytetin e Shkodrės. Me mbarimin e asaj lufte, Gjoni u largua nga Shqipėria pėr nė Gjermani ku studjoi edhe dy vjet tė tjera duke u specializuar nė degėn e inxhinjerisė ushtarake pėr ndėrtimin e rrugėve dhe urave. Pas diplomimit ai u kthye nė Shqipėri dhe u inkuadrua nė Ushtrinė Kombėtare me gradėn e togerit. Nė vitin 1920-tė kur u mbajt Kongresi i Lushnjes, Gjoni ishte njė nga katėr komandantėt e Batalioneve qė u caktuan pėr tė shoqėruar pjestarėt e Kongresit pėr nė Tiranė. Nga viti 1920-tė e deri nė vitin 1924 Gjoni shėrbeu nė armėn e Xhenjos nė Tiranė dhe ai ishte njė nga themeluesit e asaj arme ku vetė personalisht u mor me ndėrtimin e atij reparti godinat e tė cilit ndodhen edhe sot nė Lindje tė kryeqytetit. Nė Lėvizjen e Qershorit tė vitit 1924 Gjon Derani mbajti anėn e forcave fanoliste pėr arsye se ai kishte mik tė ngushtė Luigj Gurakuqin, me tė cilin i kishin shtėpitė ngjitur nė qytetin e Shkodrės. Kur Ahmet Zogu u kthye nė pushtet nė dhejtorin e vitit 1924 ai e thėrriti Gjonin nė Pallat dhe i tha: "Mė vjen mirė qė ke qėndruar kėtu dhe nuk ke ikur si shumė ushtarakė tė tjerė, sepse Shqipėria ka nevojė pėr oficerė trima dhe tė zgjuar". Pas atij takimi Zogu nxorri dekretin dhe e emėroi Gjonin pėrsėri nė armėn e Xhenjos nė Tiranė. Nė vitin 1921 Gjoni u martua me Gjystina Berishėn, (e motra e Rrok Berishės) familja e sė cilės kishte ardhur nga Shkupi nė Shkodėr pas masakrave tė serbėve. Nga ajo martesė atyre u lindėn dy djem: Akili (1922) dhe Paridi (nė 1925). Akili deri nė vitin 1935 vazhdoi mėsimet nė Liceun e Korēės dhe atė vit sė bashku me Paridin shkuan pėr tė ndjekur shkollat nė Itali. Shkas pėr dėrgimin e tyre nė Itali, u bė Mbreti Zog i cili ia sugjeroi atė gjė major Gjon Deranit, pasi Akili me Paridin i kishin prishur tubat e ujsjellėsit qė furnizohej Pallati Mbretėror. Tė dy vėllezėrit Derani, Akili me Paridin, pasi ndoqėn pėr disa kohė mėsimet nė Bari, shkuan dhe i vazhduan ato nė Romė ku i jati i tyre iu kishte blerė njė apartament. Ata u kthyen nė Shqipėri nė vitin 1942 sė bashku me shumė studentė tė tjerė shqiptarė qė ndiqnin nė atė kohė shkollat nė Itali. Nga viti 1924 e deri nė vitin 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Gjon Derani shėrbeu nė armėn e Xhenjos dhe jetoi familjarisht nė Tiranė nė njė vilė qė ndodhet edhe sot nė Rrugėn e Kavajės, pranė Bllokut tė Ambasadave. Mė shtatė prill 1939, major Derani e pėrcolli Mbretin Zog deri nė kufirin me Greqinė dhe mė pas ai u kthye nė Tiranė. Pas disa kohėsh Gjoni u inkuadrua nė Batalionin "Dajti" dhe e braktisi atė kur u dėrgua pėr tė luftuar nė frontin me Greqinė nė vitin 1940-tė. Si rezultat i dezertimit nga ajo luftė, Gjoni u mbajt disa kohė nga italianėt nė njė kamp nė afėrsi tė Vorės dhe mė pas ai iku qė andej dhe me gjithė bashkėshorten shkuan nė Itali ku kishin dy fėmijėt e tyre. Gjoni u kthye pėrsėri nė Shqipėri nė vitin 1942 dhe gjatė periudhės sė Luftės nuk u pėrzie fare me punėt e politikės. Nė ditėt kur zhvilloheshin luftimet pėr ēlirimin e Tiranės, Gjoni u arrestua nga komunistėt dhe pasi u mbajt pėr disa muaj nė hetuesi, doli nė gjyq dhe nuk u dėnua fare, sepse u bėnė rreth 50-tė deklarata nė favor tė tij si i pafajshėm. Pas lirimit nga hetuesia Gjonit iu sekuestruan dy vila me gjithė plaēka dhe ai punoi nė punė tė ndryshme si punėtor krahu. Ai vdiq nė vitin 1975 pasi pėr shumė vjet sė bashku me gruan e tij u internuan nė njė barake nė Guroren e Linzės. Djali i madh i Gjonit, Akili, i cili nė vitet e Luftės njihej si njė nga futbollistėt mė tė mirė tė vėndit, nė nėntorin e vitit 1944 u largua nga Shqipėria sė bashku me shumė eksponentė tė tjerė tė Ballit dhe Legalitetit. Nga Italia, Akili shkoi nė Egjypt ku mori pjesė nė Luftėn kundėr Izraelit, nė pėrbėrjen e batalionit tė shqiptarėve qė shkuan atje nė ndihmė tė Mbretit Faruk. Kur mbaroi ajo luftė, Akili shkoi nė Liban ku pėr disa kohė luajti futboll me pėrfaqėsuesen e atij vėndi dhe mė pas emigroi nė Kanada e SHBA ku dhe vdiq nė Las Vegas nė vitin 1998. Ushtaraku i Monarkisė, Gjon Derani, ka pasur edhe njė motėr (Liza Brozi) e tre vėllezėr tė tjerė: Lukėn, Lazėrin dhe Jakun. Luka i cili ishte diplomua pėr Teologji nė Itali dhe Austri, vdiq nė vitet '30-tė pasi shėrbeu pėr shumė vjet si famullitar nė fshatrat e Shkodrės. Lazėri ka punuar nė Tiranė si specialist i kėpucėve me porosi dhe ai ka vdekur nė vitin 1980-tė. Ndėrsa vėllai i vogėl Jaku, gjatė viteve tė Monarkisė shėrbeu si oficer nė degėn e Kufirit me gradėn e majorit dhe ai vdiq nė njė spital tė Italisė nė vitin 1955, pasi u kurua pėr 12-vjet.

---------


mendime..


Kjo seria e Dashnor Kalocit mbi familjet e njohura eshte nji thesar i vertet per njohjen e njerezve dhe Historise..
Ne shkrimin e sotshem me la te habitur dhe kjo fraze..

"""Nė Lėvizjen e Qershorit tė vitit 1924 Gjon Derani mbajti anėn e forcave fanoliste pėr arsye se ai kishte mik tė ngushtė Luigj Gurakuqin, me tė cilin i kishin shtėpitė ngjitur nė qytetin e Shkodrės. Kur Ahmet Zogu u kthye nė pushtet nė dhejtorin e vitit 1924 ai e thėrriti Gjonin nė Pallat dhe i tha: "Mė vjen mirė qė ke qėndruar kėtu dhe nuk ke ikur si shumė ushtarakė tė tjerė, sepse Shqipėria ka nevojė pėr oficerė trima dhe tė zgjuar". Pas atij takimi Zogu nxorri dekretin dhe e emėroi Gjonin pėrsėri nė armėn e Xhenjos nė Tiranė."""

Ja nji fakt qe tregon dhe nji here fisnikerine e Ahmet Zogut.

Cfare burre i madh ka qene.. Ai ishte model i shqiptarit te vertete.

Bolsheviket tane puniste jo vetem "armikun" nuk e falnin por shokut me te cilin kishin pastruar morrat ne mal kur ishin partizan e kishin ngrene nji thes me kripe bashk nuk ja kursenin plumbin per nji fjale goje..

Ku ti gjejme sot njerez si Ahmet Zogu??