Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Toleranca

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Toleranca

    Shpresmiri
    Besimtar
    Posts: 197
    (1/5/02 5:03:47 pm)
    Reply Fjala 'tolerancė'
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nė Fjalorin e filozofisė tė Ekrem Murtezait shpjegohet vetė fjala tolerancė.

    "Latinisht: tolerantia = durim
    Nė politikė, nė fe dhe nė tė folurit e pėrditshėm: durimi, lejimi dhe pranimi i tė drejtės sė tjetrit apo tė tjerėve qė tė mendojnė, besojnė, vlerėsojnė, veprojnė, etj. sipas bindjes sė tyre; si pranim i tė drejtės sė tjetrit apo tė tjerėve qė tė jetojnė, besojnė, mendojnė dhe veprojnė sipas bindjes sė tyre, bile edhe atėherė, kur mendimet, bindjet, veprimet e tyre janė nė kundėrshtim me mendimet, bindjet dhe interesat tona, toleranca supozon njė relativizėm, sipas tė cilit asgjė nuk mund tė jetė absolutisht e drejtė, e vėrtetė, e vlefshme, e mirė etj. apo absolutisht e padrejtė, e pavėrtetė, e pavlefshme, e keqe etj. Sė kėndejmi, pėrjashtohet ēdo ekskluzivitet dhe lejohet mundėsia e koekzistencės ndėrmjet mendimeve, besimeve e pikėpamjeve tė ndryshme. Toleranca ėshtė supozim dhe parakusht i domosdoshėm i humanitetit. Toleranca e njėmendėt ėshtė jo vetėm heqja e ekskluzivitetit, jo vetėm mosmarrja e masave ndėshkimore fizike, terrori shpirtėror etj., por edhe respektimi i atij qė mendon, beson apo vepron ndryshe."

    Kurse nė njė Fjalor teologjik tė krishterėt fjala tolerancė shikohet nė kėtė vėshtrim:

    "TOLERANCA rrjedh, drejt e kuptuar dhe e zbatuar, jo prej njėfarė indiference skeptike ndaj tė vėrtetės nė pėrgjithėsi apo prej gjykimit mbi rregullsinė objektive tė barabartė tė tė gjitha feve tė krishtera, por nga dashuria krishtere, nga nderimi para ndėrgjegjes sė tjetrit dhe prej zgjuarsisė qė pranimi i besimit nė mėnyrė korrekte sipas thelbit nuk mund tė detyrohet me forcė, madje do tė ishte edhe e pamoralshme tė provohet kjo gjė apo tė detyrohet me pėrdhunė ndonjė besim mashtrues i jashtėm. Njeriu sipas thelbit posedon kėrkesėn pėr njė hapėsirė lirie qė ia mundėson qė konkretisht t'a realizojė vendimin e lirė tė vet tė brendshėm.
    Lejimi dhe kufizimi i njėkohėsishėm i hapėsirės sė lirė ēojnė pėr kėtė arsye deri nė probleme me tė cilat s'do tė mund tė mbretėronte asnjė sistem totalitar i forcės as liberalizmi apsolut, kurse zgjidhja e tyre ėshtė e nėnshtruar ndryshimit tė kohės (kėshtu qė mėnyrat e mėparshme tė tolerancės dhe jotolerancės ėshtė e nevojshme t'i shqyrtojnė me kujdes) sepse si konkrete (problemet), mund tė zgjidhen vetėm praktikisht me durim, guxim dhe zemėrgjerėsi.
    Mirėpo mund tė jetė e arsyeshme, dhe detyrė nė shumė raste, qė shteti edhe kundėr bindjeve tė individėve tė mbrojė normat e ligjit moral natyror nė jetėn publike, sepse ai me kėtė vetėm e mbron hapėsirėn e lirė tė tė gjithėve kundėr uzurpimit tė individėve."
    IHS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Si ushqehet toleranca fetare

    Shqiptar
    Nder i kombit
    Posts: 1769
    (5/28/01 2:38:46 pm)
    Reply Si ushqehet toleranca fetare?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shume nga shkrimet qe kam lexuar ketu, kane qene shume provokative nga te dyja palet, si nga besimtaret e krishtere edhe nga ata myslymane. Egziston nje agresivitet i ndjeshem midis diskutimeve tuaja pasi cdo teme qe hapni apo cdo koment qe beni(jo te gjithe) i fusni nje doze percmimi per fene tjeter. Mirepo te gjithe ju jeni shqiptare, dhe te gjithe ju keni familje ne Shqiperi qe bashkejetojne me familje te tjera shqiptare qe u perkasin feve dhe besimeve te ndryshme. Te gjithe ju keni shoke myslymane e te krishtere, ashtu sikur mund te keni bere edhe krushqi me njeri tjetrin, dhe ju mbledh tavolina kur i thone fjales. Une po ju sfidoj te gjithe ju besimtaret qe shkruani ketu per tiu pergjigjur pyetjes se thjeshte:

    Si mund te ndertohet nje shoqeri shqiptare ku sundon toleranca fetare?
    Si mund secili prej nesh ta ushqeje kete tolerance fetare?

    Ja sheshi ja mejdani !
    Ti frysh percarjes eshte djallezore, te ushqesh mirekuptimin dhe bashkejetesen ne paqe eshte hyjnore. Pres te lexoj mendimet tuaja ne kete ceshtje.


    Shpresmiri
    Besimtar
    Posts: 75
    (5/29/01 4:05:51 pm)
    Reply E drejta mė e madhe, padrejtėsia mė e madhe
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lidhur me tė mirėn e shqiptarėve kudo qė janė kur flitet pėr tolerancėn ndėrfetare, unė mendoj se duhet tė kemi diēka tė pėrbashkėt medoemos, pra, disa parime tė domosdoshme qė tė ushqehet gjaku shqiptarė pėr njė ardhmėri mė tė mirė.
    Nė rend tė parė medoemos duhet tė dijmė se si njerėz qė jemi tė krijuar prej tė njėjtit Zot lypset si tė tillė edhe tė nderohemi, me fjalė tė tjera jemi krijesa tė Zotit dhe para Tij jemi tė barabartė. Tė nisemi prej asaj qė na bashkon se vetėm kėshtu mund ta dėgjojmė tjetrin. Edhe Islamizmi edhe Krishtėrimi mėsojnė se njeriu ėshtė i lirė tė vendos pėr fatin e vet. E drejta pėr jetė dhe e drejta pėr vendim tė lirė duhet tė jenė themelet mbi tė cilėt ndėrtojmė. S’ka drejtėsi pa liri – pa nderim tė thellė tė ēdo njeriut; s’ka liri pa rregull, pėrcaktime, ligje qė vlejnė pėr tė gjithė, apo parimi juridik: para ligjit tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė. E pra, s’ka liri as drejtėsi pa paqe, sepse mos ta harrojmė maksimėn e njohur romake: E drejta mė e madhe, padrejtėsia mė e madhe (kur drejtėsia bazohet vetėm nė ligj, pa shpirt, pa frymėzim, pa dashuri).
    Vetėm kėshtu shqiptarėt do tė nxjerrin dobi e njėherit edhe si komb ndėr kombe tjera do tė jenė tė lumtur me fenė e tyre dhe do tė shihet njė pėrparim.
    Pra, nė jetė s'ka fitues dhe humbės, por fiton vlera, e mirja, e drejtja, e vėrteta pėr tė gjithė.

    Shpresmiri
    Besimtar
    Posts: 168
    (11/27/01 4:26:24 pm)
    Reply Fanatizmi = pengesė pėr mirėqenie
    --------------------------------------------------------------------------------
    Realiteti i hidhur, si gjithmonė, nuk na lė tė qėndrojmė indiferentė, prandaj si njerėz me arsye dhe vullnet tė lirė shtrojmė pyetje dhe kėrkojmė sado pak t'ia gjejmė pse-nė kėsaj idhėtie. Nė shoqėrinė shqiptare njė prej realiteteve tė hidhura ėshtė edhe ekzistimi i njėfarė fanatizmi qė sundon nė shumė fusha tė jetės. Si njerėz qė e pėrdorim arsyen dhe zemrėn ju ftoj tė shqyrtoni kėtė fenomen, qė tė mundohemi tė vetėdijėsohemi pėr realitetin tonė, sado pak ta zvogėlojmė, sepse tė paktėn tė sillemi sipas asaj se pa infromim s'ka as formim. Ardhmėria e shqiptarėve ėshtė nė rininė tonė. Ajo duhet tė informohet pėr t'u formuar. Tė shprehim mendime rreth tė kėqijave dhe ta gjykojmė tė keqen jo personin, sepse person tė keq (nė vetvete) s'ka, ka vetėm vepra tė kėqija. Unė mendoj se hapi i parė pėr ta shėruar njė plagė (nė rastin tonė fanatizmi) ėshtė vetėdija se kemi plagė, pastaj vjen edhe orvatja qė t'i gjejmė mjetet pėr ta shėruar kėtė plagė. Kur njeriu e pėrdor arsyen e shėndoshė, atėherė tregon se ėshtė njeri, dhe sa mė shumė provon t'i shqyrtojė-arsyetojė gjėrat ai ngritet nė njė nivel mė tė lartė tė njerėzisė, sepse me kėtė tregon se njeriu nuk ėshtė rast tragjik nė gjithėsi apo se ekziston vetėm prej instinkteve. Jo, njeriu ėshtė i aftė tė ndėrrojė situatėn - ėshtė i pėrgjegjshėm, sepse ka lirinė e vullnetit dhe mund tė sundojė mbi instinktet e veta.

    Ja se ēfarė shkruan Fjalori i filozofisė (i Ekrem Murtezait)lidhur me kėtė term - po e sjell fjalė pėr fjalė.

    Fanatizėm - nė fillim ky koncept ishte i lidhur vetėm me fenė dhe vendet e shenjta; nė kėtė kohė fanatizmi ishte adhurimi i njė tempulli tė caktuar si tempulli mė i mirė; sot fanatizmi ka tė bėjė jo vetėm me fenė, por edhe me format e tjera tė vetėdijes dhe me aksione tė caktuara; fanatizmi ėshtė njė besim pasional, jokritik, irracional dhe nė tė shumtėn e rasteve, i verbėt nė rregullsinė, vėrtetėsinė dhe arsyeshmėrinė e ndonjė botėkuptimi, pikėpamje, feje, ideologjie, politike apo aksioni tė caktuar, i cili, si i tillė, duhet mbrojtur me ēdo kusht, gjithkund, gjithmonė dhe me tė gjitha mjetet. Brendapėrbrenda fanatizmit mbisundojnė ndjenjat mbi arsyen. Fanatizmi ėshtė njė lloj dogmatizmi dhe irracionalizmi. Atė e karakterizojnė ekskluziviteti (mungesa e kompromisit, e dialogut, e koekzistimit me njė tjetėr) dhe militantizmi: botėkuptimin, pikėpamjen, ideologjinė, politikėn, moralin e tjetrit duhet luftuar nė mėnyrė tė pareshtur, me pėrkushtim tė plotė dhe me tė gjitha mjetet. Nga aspekti gnoseologjik, fanatizmi ėshtė njė monizėm absolut: ekziston vetėm njė e vėrtetė, e vėrteta pėr tė cilėn angazhohet fanatiku dhe fanatizmi i caktuar – fetar, politik, etik, ideologjik etj. Fanatizmi fetar krishter, mysliman, ēifut etj., nuk e kursen as jetėn e njeriut e tė popujve nėse e “kėrkon” atė feja e caktuar, “e drejta”. Nė emėr tė njė fanatizmi tė tillė janė bėrė krimet e inkuizicionit nė Mesjetė, kryqėzatat, Nata e Bartolemeut, xhihadi te myslimanėt etj.; nė emėr tė fanatizmit ideologjik janė themeluar fushat famėkeqe tė pėrqėndrimit nė Gjermaninė naziste. Prandaj, Hegeli thotė me tė drejtė se fanatizmi ėshtė “liria negative” dhe “furia e shkatėrrimit”.

    i thjeshti
    Anetar i ri
    Posts: 25
    (11/29/01 2:23:54 pm)
    Reply Re: Si ushqehet toleranca fetare?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk deshiroj qe diskutimet tona kundrejt fese te interpretohen si fomentim i urrejtjes ndaj njeri tjetrit,apo shprehje fanatizmi.Ne shqiperi fete jane te perziera edhe nga ana familiare dhe nuk do te ishte e arsyeshme te armiqesohesh me te afermin tend.Ne shqiperi eshte e pamundur qe te mos kesh komshi,shok,mik te sinqerte nje pjestar te nje feje tjeter.E kunderta do te ishte defiēience.
    Nuk deshiroj qe pjestaret e nje feje te caktuar te ndihen te lenduar por deshiroj qe me kuraje ta pranojne te verteten e qendrimit te feve te ndryshme me situaten e shqiperise ne vite.
    Tashme jemi te mesuar te kaperdijme mite te rreme.
    As mendonim per 50 vjet se Shqiperia ishte rreze drite ne bote dhe se ne kishim kete apo ate.Doli si perfundim se ishim nje bllof total.Pasi kuptuam se ishim nje lecke totale tani po perpiqemi qe te ngrihemi.
    Pra pse te mos kuptojme edhe te vertetat e tjera qe kane te bejne me ne.
    Thirrja ketu nuk eshte per ndarje por per bashkim.
    Duhet pare nga vetja jone dhe jo nga Roma apo nga Qabeja.
    Duke pare se bashkimin e ndihmon edhe nje doze e mire mistike,pse te mos perqafojme ate qe me mire misheron vlerat shqiptare apo te pakten nuk i mohon.
    Debati ndihmon per hapjen e mendjes,pasurimin me fakte e argumente te reja.
    Pastaj eshte detyre e secilit te arsyetoje.

    Edited by: i thjeshti at: 1/24/02 12:10:52 pm
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    toleranca.

    Toleranca me e mire eshte te besh dashurine e Krishtit.
    Shpesh here abuzohet me fjalen tolerance. Tolerance nuk do te thote te respektosh Fene e dikujt , kur ajo bije ndesh me besimin tend. Ne kete rast , toleranca eshte : te largohesh prej atij njeriu, ose asaj doktrine.
    Kam nje pyetej per te gjihe ata qe e lexojne kete shkrim:
    Si mendoni ju : Toleranca ka kufi, dhe nese ka , cfare ndodh per tej atij kufirir?
    Sillni mendimin tuaj te lire.
    Deshmuesi i Krishtit.

  4. #4
    I nderuari deshmues, kur flitet per fe te ndryshme vetvetiu kuptohet se ne mes tyre ka dallime qe nuk pranohen nga njera tjetra. Dhe, kur thohet te tolerohet nuk do te thote te pranohet dhe zbatohet e kunderta, por te respektohet vullneti dhe liria e tjetrit ne besimin e tij.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2008
    Postime
    34
    Toleranca ėshtė e pamjaftueshme, neve na nevojitet sė pari LIRIA FETARE e shoqėruar mė pas me respektin e ndėrsjelltė ndėrmjet pjesėtarėve tė feve dhe bashkėsive tė ndryshme fetare qė ekzistojnė nė mesin e shqiptarėve. Koncepti i lirisė fetare fatkeqėsisht ėshtė i huaj pėr shqiptarėt dhe pėrkatėsia fetare ngatėrrohet me prejardhjen familjare apo krahinore, duke e zhveshur nga karakteri i saj fundamental - zgjedhja/pėrcaktimi i lirė individual.
    Toleranca ndėr shqiptarėt gjithnjė ka pasur njė kuptim tė jashtėzakonshėm, emergjent, disi fitohet pėrshtypja qė shqiptarėt janė nė luftė nė mes veti dhe vetėm herė pas here bėjnė armėpushim kur vihet ekzistenca e tyre nė rrezik nga fqinjėt.
    Prandaj, pėr mua termi tolerancė ėshtė ambiguoz dhe nuk e preferoj fare. Nė vend tė tij pėrdori termin liri fetare.

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet mbrojtur toleranca fetare e shqiptareve ?
    Nga Dr Rieux nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 18:19
  2. Ana tjeter e medaljes: Toleranca fetare vetem per jomuslimanet
    Nga StormAngel nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 09:38
  3. Toleranca Fetare NĖ Islam!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 15:40
  4. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •