Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Barbaritė komuniste

    Fati i familjes së ish-ministrit të Brendshëm pas vitit 1982


    Si e eliminuan Agronin, djalin e Kadriut




    --------------------------
    Erion Habilaj

    Fëmijët e Kadri Hazbiut kishin jetuar në Bllok, por asnjëherë nuk janë mbajtur me të madhe për këtë. Tre vajzat dhe dy djemtë, pra familja e ish-ministrit ishte e madhe, kanë jetuar pak më ndryshe se bashkëmoshatarët e tyre. Punonte vetëm i ati, pasi nëna e tyre, Hedija, ishte shtëpiake dhe kujdesej për ta.
    Familja Hazbiu asnjëherë nuk është marrë me thashethemet e Bllokut. Ashtu si i ati, të pesë fëmijët nuk janë përzier në mic-micet që ekzistonin brenda familjeve të funksionarëve të lartë të PPSH-së. Të gjithë kishin parë hallin e tyre dhe kanë përfunduar shkollat e larta. Askush nuk mund të thotë se fëmijët e Kadri Hazbiut ishin të paedukatë, përkundrazi për ta flitet se ashtu si i ati ishin zemërgjerë dhe të kulturuar.
    Ata e kanë ditur mirë që babai i tyre, njeriu që qëndroi për 27 vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ishte njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të kaluar, ndaj dhe ishin edukuar me rregullin e një familjeje të kujdesshme dhe korrekte. Megjithatë, fati i keq do të vinte për familjarët e Hazbiut pikërisht më 15 tetor 1982, kur e gjithë familja e tij u internua në Kurbnesh. Në vitin 1989 vritet djali i Hazbiut, Agroni, ish-futbollisti i Dinamos. Më pas vdes në burg vëllai i Kadriut, Hasani, i dënuar për agjitacion propagandë. Në 1991-shin vdes pas një internimi të vështirë gruaja, Hedije Hazbiu.
    Dy djemtë minatorë dhe tragjedia e Agronit
    Sapo i internuan në Kurbnesh, atje ku kishte dhe shumë nga familjet e tjera të goditura nga sistemi i kaluar, për dy djemtë e Kadri Hazbiut nuk do të kishte asnjë punë tjetër, veç punës së nëntokës, pra në minierë. Petriti dhe Agroni, një nga futbollistët e talentuar të skuadrës së “Dinamos”, punonin me turne dhe zakonisht, ndërsa njëri e linte e merrte tjetri.
    Askush nuk e ka harruar ngjarjen e vitit 1989, kur Agroni, sipas versionit zyrtar për ngjarjen, hodhi veten në erë, duke lidhur rreth trupit disa kallëpe dinamit. Atë ditë, sipas dëshmive, turni i takonte Petritit, ndërsa dy vëllezërit ishin shkëmbyer me njëri-tjetrin. Askush nga bashkëmoshatarët e Agronit nuk e beson se ajo që ndodhi ishte vetëvrasje, pasi Agroni njihej si njeri me karakter të fortë dhe nuk mund ta bënte një gjë të tillë, për më tepër që sportistët i përballojnë më mirë se kushdo tjetër vështirësitë e jetës.
    Rreth kësaj ngjarjeje janë hedhur shumë hipoteza. Ndonjë beson se kjo është vepër e Sigurimit të Shtetit, e shkojnë deri aty sa të thonë se atentati ishte përgatitur për Petritin, për të cilin mendohej se dinte shumë, e se këto mund t’ia kishte treguar i ati. Pra, mos ndoshta në vend të Petritit, që kishte ndërruar turnin atë ditë me të vëllain shkoi drejt eliminimit me plan Agroni. Kjo është një nga historitë e trishtuara të sistemit të kaluar, që jo në pak raste shkaktonte tragjedi të tilla. Vetëm në vitin ‘90 familja Hazbiu u kthye në Tiranë, duke nisur kështu jetën normale si të gjithë të tjerët. Por edhe këtu hasën në probleme të mëdha të strehimit, të cilën e zgjidhën shumë kohë më pas privatisht. Shkuan të punojnë në emigracion për të mundësuar kështu blerjen e një banese.

    Martesa e vajzave
    Kadri Hazbiu mbase nuk ka dëshiruar që vajzat e tij të martoheshin në Bllok, kështu bëri miqësi me dy familja të njohura, por jo funksionarë të PPSH-së. Njëra nga vajzat do të ishte nuse në familjen Çollaku, ndërsa tjetra në familjen Aranitasi. Pas rënies së mitit Kadri Hazbiu, u prishën edhe martesat e tyre, ashtu siç ndodhte në atë sistem, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Shumë pak familje vepruan ndryshe e kjo mbase kishte një farë justifikimi.

    Historia “e ngritjes” së Kadri Hazbiut

    Mehmet Shehu propozoi që në qeverinë e tij, që do të krijonte, të kishte pranë edhe Kadri Hazbiun, dëshirë e cila iu realizua duke e ndjekur atë në çdo hap. Kadriu rridhte nga një familje patriote vlonjate, kishte mbaruar shkollën tregtare të Vlorës dhe ishte pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste. Ndryshe nga ministrat e tjerë të brendshëm, Kadri Hazbiu ishte tepër inteligjent, njohës i mirë i psikologjisë së popullit, gëzonte një reputacion të madh. Kadri Hazbiu, me inteligjencën e vet natyrale që e karakterizonte, pas dënimit të Koçi Xoxes e ndjeu erën dhe stuhinë që po frynte. Propozoi për veten e vet që të transferohej në një punë tjetër, ku ta “mendonte partia”. “Eksperienca” e hidhur e Koçi Xoxes dhe fundi tragjik i tij, për Hazbiun ishin bërë mësime. Ai në punën e tij duhej të ruhej edhe nga trockizmi, edhe nga oportunizmi dhe liberalizmi. Pra, i duhej të “ecte në tehun e thikës”. Por udhëheqja e partisë ia refuzoi mendimet, e dërgoi në Bashkimin Sovjetik dhe i ofroi postin e ministrit të Brendshëm. Shqipëria, duke bërë pjesë në kampin socialist, ishte njëkohësisht dhe objekt i Luftës së Ftohtë. Kadri Hazbiu ishte një profesionist kompetent dhe i përkryer dhe ka dhënë një kontribut të veçantë, që historia e ka shënuar dhe do ta shënojë. Janë bërë shumë lojëra zbulimesh, ku Hazbiu dhe dikasteri që drejtonte kanë dalë fitimtarë. Në kohën që ka qenë ministër i Brendshëm, zbulimet e huaja si ai grek, jugosllav, italian etj., kanë vepruar me intensitet të jashtëzakonshëm dhe këtë askush nuk mund ta mohojë.

    Përplasjet e Kadri Hazbiut me Enver Hoxhën

    Përplasje të forta mes Kadri Hazbiut dhe Enver Hoxhës në
    mbledhjen e Byrosë Politike. Akuza dhe justifikime, presion dhe gjykim të njëanshëm; të gjitha këto ishin në funksion të asaj që Hoxha kishte në kokë, ta shpallte patjetër armik të popullit Kadri Hazbiun, që nuk tërhiqej nga e vetja, dhe herë pas here kundërshtonte anëtarët e Byrosë Politike rreth dyshimeve që ata shfaqnin për veprimtarinë e ish-ministrit. Por, edhe Enver Hoxha ishte i vendosur në atë çka i kishte vënë qëllim vetes. Ai duhej patjetër ta shpallte armik të popullit “ish-shërbëtorin” e denjë të partisë. Sekretari i parë i KQ-së së PPSH-së, mes të tjerave, në debatin e tyre në mbledhjen e 8 tetorit të vitit 1982, kërkoi me ngulm që Hazbiu të pranonte se gjithçka ai e kishte bërë në bashkëpunim me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, të shpallur armiq përpara tij. Byroja i përmendi Kadriut një lojë me zbulimet e huaja, që e kishte zhvilluar pa e njoftuar Enver Hoxhën apo edhe dërgimin e një kuadri të lartë ushtarak në Bashkimin Sovjetik. Në mbledhjen e Byrosë, u analizuan edhe disa raste rreth qëndrimit të Kadriut në prag të prishjes së marrëdhënieve me rusët.




    ----------

    tirana observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 29-11-2005 mė 12:39

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Tharja e kënetës së Maliqit, kamp internimi për ”profesorët”
    VAPROR HASANI


    14 Nentor Rrëfen Skënder Stefanllari, 82 vjeçari, i mbijetuar i kampit të të burgosurëve politik në Vloçisht

    KORÇE – E kaluara e largët, duket sikur vjen në formën e legjendës së trishtë e dalë nga goja e 82-vjeçarit Skënder Stefanllari. Njëri nga të mbijetuarit e kampit të të burgosurve në Vloçisht, ka akoma të gjalla në kujtesën e tij, ditët e tmerrit të kaluara në “Aushvicin” shqiptar të pasluftës, në tentativat për të tharë kënetën e Maliqit.

    Stefanllari, me qetësinë e moshës arrin të rindërtojë shumë kujtime. Shumë emra e personazhe vijnë të gjallë, ashtu siç dhembja ia ka skalitur në kujtesë, për ti bërë të pandashëm nga ditë-netët e tij dhe tani, pas gati gjysëm shekulli.

    Dikur këneta...

    “Tregojnë se këneta e Maliqit ka patur shumë rosa, pata, peshq dhe ngjala, - e fillon rrëfimin e tij Stefanllari. Banorët e zonës përreth siguronin bukën me gjueti speciesh të tilla. Kishte nga ata që i futeshin kënetës në këmbë, ashtu siç kishte të tjerë që kishin blerë varka. Këneta kishte një thellësi prej 6 metrash. Herë pas herë vinin lajme se uji kishte përpirë jetë njerëzish. Thuhet se gjetja e trupave të mbytur në kënetë ishte mjaft e vështirë. Të gjitha këto ndodhnin në verë, kur njerëzit përpiqeshin të peshkonin ngjala dhe të gjuanin shpendë të egra, ndërsa u duhej të përballonin morinë e mushkonjave. Në dimër, këneta ngrinte dhe mbulohej nga akulli, kujton ish-i persekutuari. Banorët ndërtonin me kockat e këmbëve të kuajve, të ngjashme me skitë e sotme, disa pajisje që i quanin sane. Hipnin mbi to dhe të ndihmuar nga dy shkopinjë që në fund kishin gozhdë, futeshin në thellësi e gjuanin rosa, pata. Tregojnë se edhe me kuaj kalonin mbi trashësinë e akullit që ishte e madhe. Vitet të shkuara, një karvan prej 30 kuajsh dhe 30 burrash, mbeten brenda në kënetë. Kishin kaluar në mëngjes, mbi rrugën e akullt dhe shkuan në Bilisht. Kur u kthyen, në mbremje, nuk e kuptuan se era e jugut e kishte shkrirë dhe dobësuar fortësinë e akullit. Këneta, përpiu njëherazi gjithë karvanin. Për gjithë dimrin e atij viti u kërkuan trupat e mbytur, që herë mbuloheshin nga dëbora dhe herë nga akulli. Tashmë kanë kaluar vite që nga bonifikimi i saj, por banorët e zonave përreth thonë se, liqeni kishte patur vlera të mëdha të patjetërsueshme”, kujton Skënderi

    Tharja e kënetës

    “Tharja e kënetës nisi në vitin 1946, vijon rrëfimin e tij Skëndër Stefanllari. Edhe mbreti Zog, kishte patur një projekt të tillë. U ëndërrua shumë për këtë lloj projekti, por nuk kishte patur, as mjete dhe as fonde. Inxhinierët e Korçës kundërshtonin tharjen e saj. Ishte hedhur mendimi, se këneta duhej të mirëmbahej. Por, kishte ardhur në skenën politike Partia Komuniste Shqiptare. Partia do të boshatiste ujin e kënetës vetëm për 6 muaj. Fjala e komunistëve nuk bëhej dysh. Seria e aksioneve nisi ashtu siç ishte premtuar. Në mes të kënetës dëgjoheshin këngë dhe melodi fizarmonikash. Të deleguar nga Tirana vinin dhe shkonin pafundësisht. E vetmja fjalë që dëgjohej nga goja e tyre ishte, ‘Shikoni ç’po bën partia për ju!’. Por, ajo që ndodhi ishte diçka që nuk e kishte parashikuar Partia Komuniste. Tharja e kënetës dështoi. Kjo ishte më shumë se e tmerrshme. Nuk kishte dështuar tharja e kënetës, por Partia. Për të shpëtuar nderin e saj dhe slloganin se komunistët marrin çdo kala, u gjetën njëri pas tjetrit të gjithë sabotatorët... Nuk kishin qënë pak, por një grup i tërë armiqësor që nuk ia donte të mirën, as popullit as partisë, por as shokut Enver. Nga zyrat sekrete të partisë doli urdhëri, ‘Të dënohen sabotatorët dhe të groposen në kënetë’. Dhe një pjesë e ‘armiqëve të popullit’ u varrosën të gjallë”, tregon Stefanllari.

    “Nisi faza e dytë e projektit të madh për tharjen e kënetës së Maliqit. Kësaj rradhe le të guxonin armiqtë e Shqipërisë. Këneta kishte vend edhe për vrarë të tjerë...

    Tharja e kënetës përfundoi. U përfituan 5500 ha tokë e re. U ngrit Ndërmarja Bujësore e Maliqit dhe qyteti i Maliqit. Qyteti dhe fermat bujqësore, u populluan nga banorë të fshatrave malorë. Në vitin 1951 u ngrit Kombinati i Sheqerit që kishte Fabrikën e Alkoolit dhe Fabrikën e Niseshtes. Fusha që u përfitua u mboll me panxhar, grurë dhe misër. Tharja e kënetës nisi dy vjet pas çlirimit. Rreth 6000 aksionistë punuan për tharjen e saj”, vijon ish-i persektuari.

    Mes torturave dhe urisë...

    Nuk u kursen as klerikët, hanim panxhar për të mbijetuar

    KORÇE - “Mes të burgosurve gjendjej edhe At Jorgji Kosta Bezhani. Kujton, Skënder Stefanllari. Vinte në punë dhe kthehej prej andej veçse i heshtur. Për të, banorët e fshatit Bezhan, thonë se ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Për vite të tëra e kishin adhuruar atin e tyre, por në kampin e Vloçishtit nuk vinin dot për ta parë. Ati kishte mbetur i vetmuar. Në trishtimin e tij ishte shtuar edhe një kapter që ironizonte çdo ditë, At Jorgji Bezhanin. Në pamundësi për ta duruar më i tha, ‘Mos më picko, o i paudhë’. Vetëm kaq mjaftonte për të vdekur një njeri. Prifti, kishte fyer kapterin. Përmes kapterit ishte fyer partia. Për më keq akoma, partia ishte fyer nga një armik i popullit. Që atë çast, nisën rrahjet e tij. Nuk mund të thuhet, se cilat ishin metodat që u përdorën ndaj At Jorgji Bezhanit. Të burgosurit dëgjonin vetëm ulërimat e tij, deri sa zëri i tij u shua për të mos u dëgjuar më. Që nga ajo ditë, prifti nuk u pa më as i gjallë dhe as i vdekur. Të gjithë të burgosurit ishin rrahur keqazi atë ditë. Por, ç’mund të bënin? Të njëjtin fat pati edhe At Josif Papamihali nga Elbasani. Që nga mëngjesi deri në mbrëmje ndjenin vetëm urinë e bukës. Ishin të gjithë të pangrënë, të zbathur e të paveshur, mes mushkonjave. Kjo pamje kënaqte partinë, sepse shihte se si vuanin njërëzit që nuk donin të mirën e saj. Kur ktheheshim nga puna, kalonim nëpër parcelat e mbjella me panxhar. Anash dhe mbrapa kishin policë që na shoqëronin deri tek vendi i punës. Gjithkush ëndëronte të ulej dhe të shkulte një panxhar për të ngrënë. Mund ta bëje një gjë të tillë, por nëse të shihnin ishte e sigurtë se po atë ditë të priste vdekja. Më kujtohet kur një i burgosur, një djalë i ri, nuk i rezistoi dot urisë dhe u ul për të nxjerrë një panxhar nga dheu. Më kujtohet se si na urdhëruan të kalonim mbi trupin e tij. Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë. Djali kishte nxjerrë panxharin dhe ishte bërë gati të kafshonte... Pas dy ditësh vdiq. Një rast tjetër, i ngjashëm me të parin ishte kur një shoku im po shkulte një panxhar, i burgosuri e shkuli panxharin dhe nuk e lëshoi nga dora. Kafshonte panxharin edhe pse mbi kokën e tij binte kamxhiku i policit”...

    Vullnetarët

    Përbri aksionistëve edhe një tjetër kamp...

    “Aksionistët punonin zbathur dhe në mbrëmje, nën tingujt e një fizarmonike apo të një gajdeje, kërcenin dhe bënin ballo. Aksionistët ishin njëra anë e medaljes. Këta të fundit fillimisht flinin nëpër çadra dhe më pas u ngritën fushime të rregullta. Këta ishin aksionistët të rinj, që punonin me këngë, me hare, pa pare. Ky ishte fillimi për ngritje, e klas-piramidës së socializmit. Aksionistët mësonin të shkruanin shkrim dhe këndim. Punë, aheng dhe shkollë. Në aksion nuk kishte kufizime moshe dhe seksi. Të gjithë do të ishin banorë të qytetit të ardhshëm të Maliqit... Kampi i aksionistëve zjente dhe vlonte, por ç’bëhej në një kamp tjetër që kishte ngritur partia për tharjen e kënetës”?

    Ekzekutime dhe dhimbje në kampin e Vloçishtit

    Këneta, ku i ngelen kockat 63 të burgosurve politikë

    KORÇE - Jo pak, por rreth 1800 të burgosur politik, tregtarë, inxhinierë, klerikë, kalonin verën e burgimit në Vloçisht. Ky kamp “hëngri” 63 veta, tregon i mbijetuari i këtij kampi, Skënder Stefanllari, 82 vjeç.

    Ezekutohet plejada e profesorëve

    “Në vitin 1946 dështuan punimet për tharjen e kënetës. U shpik sabotimi. Unë isha në kampin e Vloçishtit, 6 muaj të verës së vitit 1946. Në dimër na futën në qelitë e burgut të Korçës. Në 1946, këneta ‘hëngri’ gjithë nxënësit e ‘Harri Fullcit’, inxhinerët, Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Aleks Alarupi, Pandeli Zografi, Llambi Napuçe, Mihal Stratobërdha etj”, tregon ish- i persektuari.

    “Të burgosurit politik i vendosën në ngritjen e urës së madhe të Maliqit. Ura ‘hëngri’ profesorin, Bego Gjonzenelin, të rinjtë, Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Fadil Xhindi, juristin, Mark Temali, Zihni Dervishi, Xhorxh Koçi, Sezai Gora, Petro Zisi, Petrit Kadilliu, Muharrem Xhixha e shumë të tjerë si, Hiqmet Cerloi, Ali Tirana, Besnik Duro, Tefik Gabrani... Gjithësej 63 viktima. Me tej 82-vjeçari kujton: Dilnim me numrim në punë dhe hynim po me numërim në kamp”.

    “Vasil, ci rivedremo al cielo”

    Midis sa e sa ekzekutimeve, Skënderi kujton momentin e ekzekutimit të çiftit Vasil e Zyrika Mano.

    “Ishte një çift i mrekullueshëm maqedonas. Ai çift adhurohej nga të gjithë. Ditët kalonin dhe ata çdo ditë i afroheshin ekzekutimit. Prisnim me dhimbje ditën e fundit të tyre. Ai çast mbërriti. Nuk mund të thuhej shumë dhe Zyrika zgjodhi fjalët në italisht, ‘Vasil, ci rivedremo al cielo’ (do të rishihemi në qiell) për t’ia thënë të shoqit. Prokurori ushtarak, Nevzad Haznedari, u përgjigjet: ‘Do të shiheni në të s’ëmës!’. Të tjerë njerëz në mënyra të ndryshme, por me të njëjtën ndjesi dhimbjeje do të shkonin drejt ekzekutimit”, vijon Skënder Stefanllari

    Para vdekjes edhe pështyma

    “Muharrem Xhixha nga Kruja, u vra pse kaloi argjinaturën e kanalit. Ai për nevoja personale që nuk donte t’i kryente në sy të shokëve u shkëput pak më tej, por polici kujtoi se ai do të arratisej dhe e qëlloi me armë zjarri. Virtyt Dylbegaj, nga Elbasani u vra afër telave, që rrethonin kapanonin ku ne vuanim dënimin. Avokatit, Qani Sulejmani, i thyen krahun me bel, sepse nuk arrinte të realizonte dot normën. Me bel, preu gishtat e këmbës, koloneli Sulejman Vuçiterna që vdiq në kamp. Për të burgosurit politik, jepeshin dënime nga më të ndryshmet, të padëgjuara në asnjë vend të botës. Një histori dënimi e tillë ka ndodhur me Niko Kirkën. Ky i fundit, kishte shkruar një letër për babanë ku i thoshte se: ‘do të vinin ditë të bardha edhe për ne që vuanim në kampin e Vloçishtit’. Letra nuk shkoi tek babai i tij, por ra në duart e sigurimit. E marrin, Nikon dhe e lidhin pas një druri në mëngjes herët. Na urdhëruan të gjithë neve që ta pështynim në fytyrë, sepse sipas tyre ‘nuk do të vinin kurrë ditë të bardha për ne të burgosurit e Vloçishtit’. Rreth 1800 pështyma u derdhën në fytyrën e Nikos. Nuk donim ta pështynim, por kush nuk do të pështynte do të dënohej më rëndë se vetë Nikoja.

    Tregëtarët, viktima të kënetës

    “Tregoni floririn, ose do të vdisni në kënetë”

    KORÇE – “Tregtarët torturoheshin me të gjitha mënyrat e mundshme që pjell mendja njerëzore. E gjitha kjo si presion për të treguar floririn që kishin fshehur. Partia mendonte se ata ishin njerëz të mbytur në flori. ‘Nëse donin jetën, duhej të dorëzonin floririn’, kujton 82-vjeçari. Kishin flori të fshehur, apo nuk kishin, për partinë kjo pak rëndësi kishte. Tregtari, Sotiraq Lako, mbeti i vdekur në kënetë. E mbuluan në mes të kënetës. Të njëjtin fat pati edhe tregtari Kosta Fundo, Bexhet Frashëri, etj. Ishte e pamundur t’u qëndroje torturave të tilla. Një ditë kur shkuam në kapanon gjetëm të varur tregtarin nga Korça, Koçi Misrasi. Floriri i tij i vetëm ishin vetëm disa dhëmbë të vënë. Kur e varrosëm, vumë re se ia kishin shkulur dhëmbët prej floriri”, tregon ish-i persektuari.

    Akuzat ndaj Skënder Stefanllarit

    “Më quajtën prokuror në një gjyq imagjinar”

    KORÇE - “Unë, tregon Skënderi, së bashku me Qemal Çoçkën, Petrit Qytezën atë kohë ishim të rinjë. Deri atëherë u kishim shpëtuar rrahjeve dhe dënimeve, por me sa duket edhe ne ishim vënë në listë. Një ditë kalon një polic dhe më ngul sytë duke më më thënë, ‘Ku je o prokuror!’. Nuk arrita të kuptoja gjë, por shumë shpejt do ta merrja vesh se do të m’i shpjegonin të gjitha. Sipas tyre, unë kisha ngritur një trup gjykues, më kryetar gjyqi, Niko Kirkën, ndërsa vetë unë isha prokurori. Madje sigurimi paskësh siguruar informacion se kishim zhvilluar një seancë gjyqësore, ku kishim dënuar me vdekje rojet e kampit dhe gjithë kuadrot e tjerë të partisë. Edhe pse isha i fuqishëm më rrahën keqaz. Kapter Murati, më kapi në grykë, më nguli dy gishtat në sy dhe u egërsua. Unë e flaka mes baltës, por m’u hodh përsipër polici Hazis Halla. Edhe atë e hodha në kanal. Kanali ishte 3 metra i thellë. Mposhta edhe polic Jaçen nga Maliqi, por polic Alushi, rrëmben belin dhe më godet në kokë. Unë rrëzohem dhe mbulohem me llucë. Ra bilbili për mbarimin e punës. Më nxorrën nga lluca. Ishte korrik i vitit 1948. Siç isha gjysëm i vdekur më vunë në kurrizin e shokut tim Alfons Dovona, një orë rrugë deri në kamp. Alfonsi, ishte i dobët, por më mbajti në kurriz. Tre ditë kam ndenjur pa ndjenja. Nga vdekja më shpëtoi, doktori i burgut, Isuf Hysenbegasi”, përfundon tregimin e tij tragjik, i mbijetuari i kësaj shfarosjeje, Skënder Stefanllari, duke u shprehur se kjo që ka treguar nga kujtimet e tij, është vetëm një pikë ujë në oqeanin e madh të dhimbjes.

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Rrenqethese

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    S'kemi ça te themi perveç se ajo kohe s'duhet te kthehet KURRE!!!
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir bere Porti qe e solle kte shkrim..

    qe mos te kthehet ajo kohe.. duhet te gjithe te mendohemi mire..

    3 Korriku eshte garancia e mos kthimit te asaj kohe..

    Po fjeten 3 korriksat .. po e lan fitoren ne dor budallenjsh.. frikacakesh e dallkaukesh sic e lan fitoren e 92-shit.. athere prapa dere jan Bracet, Arapet , Edvinet Blushet e Sallaket.. dhe gati jan te vijne prap me egersisht se ne 97-ten..

    3 Korriku eshte me i vlefshem edhe se vet PD, qeveria e vet Berisha..
    Do ta duam trinomin PD- Qeveri-Berish.. ne se do dine ta mbrojne 3 Korrikun.. me pune e mencuri..
    Por po qe se e rrezikojn fitoren e 3 Korrikut athere 3 korriksit duhet te levizin e mos ta han si me 97.. qe ti vij ti pjek ne hell gjinush cup brace ruc gjoleka..

    Prandaj duhet krijuar nje shoqat mbar kombetare per te mbrojtur 3 Korikun qe te mos kthehen me xhelatet e Vlocishtit me sojin e tyre te blinduar ne Benza silver e te gratacielo-izuar ne beton e hekur..e ne konto miljardashe an e kend botes..




    Keni degjuar qe te pendohet ndonji per Vlocishtat e Spacet e Builqizat?

    askush..

    Nje nga te varrosurit ne balten e Vlocishtit ishte ushtaraku atdhetar Sulejman Vuciterni..

    Ate emer te nje njeriu te nderuar por te masakruar ne Maliq e perdor sot ZP si nick (S.Vuciterni ose S.V. .. kuptohet si sfide cinike per ata mijra te poshteruar ne Maliq )ne luften e saje te ndyre kunder 3 korrikut...

    Ja vlen ta mbrosh 3 korrikun vetem per inat te cinizmit te ktyre kanibaleve..me armani..


    Te mos i harrojme pamjet e Vlores.. kur masakruan Lek Cokun e tjere bij nenash.. ata soji i atyre kapterrave te Vlocishtit.. te cilet i sheh cdo dit ne parlament.. qe cfaqen me surrat bracesh a dadosh.. taulant dedash e ballash.. Kacash e edvinesh.. majkosh e rucash.. e kto dit ndezen dhe qirinj.. se kinse u ha barku per popullin..

    Bota po bente Nurembergun.. anti mathauzen e anti-ausvic.. ne 45-sen.. e keta hapen Mathauze te reja.. pa fund 45 vjet rresht..


    qashtu..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    ,,,,,,,ajo kohe mose u kthefte kurre por kanibalet qe bene ate kohe jetoj akoma dhe pa u hyre nje gjembe ne kembe per vec asaj ata kapardisen dhe fyejne ndjenjat e ketyre viktimave
    Sot ata ,ose te biret kane miliona neper duar dhe biles drejtoj akoma shqiperin dhe ekonomin shqipetare .... deri kur me keta plehra dote shetisin me republiket ne koke dhe zp nen sqetull,,neper rruge deri kur drejtesia do jete qore ,,,

    Nga nje ana theme te kishte rrojtur
    Enveri edhe nja 5 vjete te tjera qe ti kishte ngren te gjithe sic hengri Mehmetin Kadriun dhe pjella si ata ,,,,,,,,,,,,se me nacionalistat them se mbarroje pune njeher per nje here e kishin ata rradhen ndoshta edhe RAMIZI ME SHOK .................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 14-11-2005 mė 18:15

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Kur lexoj keto lloj shkrimesh me mbulon trishtimi per gjith ata njerez fatkeq. Zoti i shkaterrofte ata xhelate edhe 7 breza pas tyre. Meqe jam njeri qe besoj ne zot uroj qe te gjith sigurimsat, politikanet dhe kopilat e PSSH te behen biftek zgare ne sketerre dhe ti haje djalli.

    Amin

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Burgu i Tiranës:

    Ja misteret e tij në vitin 1945


    Xhemal Alimehmeti: "Kapitenit gjerman Helmut Mutte, Sigurimi shqiptar i mori një deklaratë, ku ai depononte bashkëpunimin e anglo-amerikanëve me komandën gjermane, të cilën sovjetikët e jugosllavët e përdorën deri në OKB"
    Aty në burgun e vjetër të Tiranës tek Rruga "Mine Peza", kisha dhe Bahri Omarin e Kol Tromarën që të dy personalitete dhe njerëz me reputacion të madh në politikën shqiptare që nga fillimi i viteve 1920. Mbaj mënd se aty nga shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi në takim gruaja e tij që ishte motra e Enver Hoxhës, të cilën e shoqëronte Nexhmija që sapo ishte martuar me Enverin.
    Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut i prezantoi atij Nexhmijen duke i thënë se ishte nusja e Enverit dhe nga çantat që kishte me vete, nxorri disa peshqeshe të vogla të cilat çifti i porsamartuar sipas zakoneve gjirokastrite ja kishte bërë dhurata Bahriut. Bahriu nuk deshi që t` i merrte ato, por shoku i tij Kolë Tromara insistoj që ai nuk duhet t` jua kthente mbrapsht ato". Xhemal Alimehmeti një nga ish të burgosurit politik i cili u arrestua që me ardhjen e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944 dhe që vuajti për disa vjet dënimin në qelitë e burgut të Tiranës, tashmë në moshën 77 vjeçare ndonëse i lodhur e i drobitur nga peripecitë e një jete plotë vuajtje, me një memorje brilante si rrallë kush nga bashkmoshatarët e tij, dëshmon për "Gazetën" misteret e atij burgu famëkeq ku regjimi komunist në fuqi eleminoi shumë nga kundërshtarët e tij politik si ministra, deputetë, politikanë e ushtarakë të lartë që kishin shërbyer në qeveritë e ndryshme të shtetit shqiptar që nga koha e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Kolonel Fiqëri Dines nën pushtimin gjerman, si dhe shumë shtetas të huaj gjermanë, italianë, hungarezë, polakë, rusë të bardhë etj.

    Kush është Xhemal Alimehmeti?

    "Unë kam lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1923, prej nga është dhe origjina e familjes sime. Babai im Hyseni ka qenë një tregtar i njohur manifakture dhe kemi banuar aty ku rruga e "Barrikadave" bashkohet me unazën e qytetit në një shtëpi që më pas na u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u përdor si Befotrof deri nga viti 1990-të. Kam mbaruar gjimnazin e Tiranës në vitin 1943 dhe si shokë klase kam pasur disa nga emrat e njohur të Luftës dhe më pas të shtetit komunist si Manush Alimanin, Siri Kodrën, Ibrahim Uruçin, Skënder Begejën, Muhamer Spahiun, Prokop Murrën dhe Ramiz Alinë që u bë dhe President i Shqipërisë. Që në bankat e gjimnazit simpatizoja idetë nacionaliste dhe më pas mora pjesë aktive me rininë e Ballit Kombëtar duke u inkuadruar dhe me batalionin e rinisë "Besnik Çano", në përbërje të së cilit në verën e vitit 1944 kam luftuar deri në Kosovë".

    Në ç` rrethana ndodhi arrestimi juaj dhe përse u akuzuat?

    "Që akoma pa përfunduar lufta, në ditët e fundit të tetorit dhe fillimin e nëntorit të 1944-ës, komunistët dhe brigadat e tyre partizane që ishin vendosur në lagjet periferike të Tiranës, filluan arrestimet kundra kundërshtarëve të tyre politikë, të cilët ata i konsideronin si kriminelë, tradhëtarë dhe armiq të popullit. Duke e parë situatën në Tiranë, ku komunistët filluan arrestimet dhe pushkatimet pa gjygj, aty nga fundi i muajit nëntor 1944, unë u fsheha tek shtëpia e dajës tim Bim Keçit. Duke qenë se më datën 28 nëntor 1944, në mitungin e madh që u mbajt para hotel "Dajtit", ku partizanët festuan ditën e çlirimit të vendit, kryetari i qeverisë provizore Gjeneral-kolonel Enver Hoxha në fjalimin e tij shpalli një "amnisti" për të gjithë ata që nuk kishin lyer duart me gjak dhe nuk kishin bërë krime, unë mendova që të dilja e të mos rrija më i fshehur. Duke e konsideruar veten si një nga ata njerëz që duhet të fitonte nga ajo amnisti, bisedova me dajën tim Bim Keçin i cili vajti për të takuar Beqir Ballukun të cilin e kishte mik të ngushtë. Dajë Bimi shkoi tek Beqiri për ta pyetur nëse fitoja unë nga ajo amnisti dhe i tha: Xhemali është këtë dhe nuk e ka kapërcyer Adriatikun si shumë nga shokët e vet. Beqiri i tha Bimit se ai nuk dinte gjë për amnistinë, pasi kishte qenë në mal dhe përgjigjien për atë problem do t` ja jepte të nesërmen pasi të shikonte dokumentat për ata që konsideroheshin kriminelë lufte. Kur Dajë Bimi shkoi të nesërmen për të marrë përgjigjien, Beqiri i tha: Xhemali duhet të dalë e të mos rrijë i fshehur, pse do t` ja marrin për keq e do ta kërkojnë. Nisur nga kjo gjë, të nesërmen dola në bulevard dhe teksa isha duke shëtitur me shokun tim Rexhep Spahiu, (më pas futbollist i Kombëtares) më doli përpara një djalë i ri që ishte aktivist i lagjes dhe më tha se duhet të shkoja pas tij në Komandë, "ku më kërkonin për një sqarim". Kur shkova atje gjeta Xhavit Qesen dhe Ismail Çaushin të cilët i njihja e më njihnin dhe mbas disa pyetjeve ata më përcollën për në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, (tek Selvija) ku komandonin Zija Kambo e kapiteni i parë Mihallaq Ziçishti".

    Çfarë u bë më pas me ju?

    "Në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit (selvija) që ishte një vënd i llahtarshëm pasi aty janë torturuar me qindra njerëz, shumë prej të cilëve nuk dolën më të gjallë prej andej, kapiten Mihallaq Ziçishti më bëri presion duke më drejtuar dy tre herë revolen në kokë. Mbas tre ditësh më nxorrën në korridorin e bodrumeve dhe së bashku me tre të tjerë na lidhën dy nga dy dhe në errësirë të shoqëruar nga pesë roje të armatosura na nisën për në burgun e vjetër të Tiranës. Mua më lidhën me Muhamer Liçon që ishte avokat, kurse dy të tjerët ishin Zenel Bejko një fashatar i moshuar nga Libohova dhe Nuredin Çabej një djalë i ri nga Gjirokastra. Ndërsa ashtu të lidhur po ecnim drejt rrugës që sot quhet "Siri Kodra", avokat Liço më pyeti: Mos po na çojnë në Bregun e Lumit? Unë e kuptova në çast pyetjen e avokatit, se që në atë kohë Bregu i Lumit u bë vendi i pushkatimit të qindra fatëkeqëve që komunistët i quanin tradhëtarë e kriminelë. Më pas fatëkeqsisht atë fat pati dhe avokat Liço, por jo aty, atë e dërguan në Korçë dhe e pushkatuan".
    Më lartë thatë se komunistët filluan arrestimet dhe pushkatimet që akoma pa u çliruar Tirana. Më konkretisht çfarë dini për këtë gjë
    `"Po kjo është shumë e vërtetë. Duke filluar nga fundi i tetorit dhe fillimin e nëntorit 1944, përveç qindra të arrestuarëve, në Tiranë komunistët pushkatuan dhjetra vetë pa gjygje. Ndodhte që shumë prej tyre u pushkatuan në oborret e shtëpive, në sy të familjarëve. Kështu pas mbarimit të luftës, në bodrumet e hotel "Bristolit", u gjet një varr i përbashkët ku ishin pushkatuar pa gjygj dhe në mënyrë barbare një numër i madh qytetarësh. Shumica e tyre ishin intelektualë me prirje Perendimore si gazetari e publiçisti Nebil Çika, Aleks Mavraqi, vëllezërit Syrja e Vesim Kokalari, Ismail Petrela etj. Po kështu ato ditë janë pushkatuar dhe intelektualët Ali Panariti, Anton Fekeçi, Jakup Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Çoka, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakët Boris Beleski Nazmi Uruçi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj. Po kështu mbaj mënd pushkatimin e kapiten Petraq Pekmezit në oborrin e shtëpisë së tij aty në breg të Lanës pranë lagjes "Ali Demi", i cili kishte shërbyer si përkthyes pranë Gestapos gjermane. Në tetorin e 1944-ës, Pekmezi kishte ndërmjetsuar midis shtabit partizan të Enver Hoxhës dhe gjermanëve për shkëmbimin e tre vajzave naziste (Elsa, Amri dhe Erna që ishin kapur rob nga partizanët) me dhjetë komunistë të kampit të Prishtinës. Pushkatimi i Pekmezit u bë sepse ai ishte i vetmi dëshmitar, i cli kishte dijeni për marveshjen që prishi Enver Hoxha, gjë që çoi në pushkatimin e 105 shqiptarëve të internuar të kampit të Prishtinës. Desha të them se burgu i parë që komunistët hapën për kundërshatërt e tyre politikë, ka qenë një kazermë ushtarake në malin e Dajtit që u hap nga partizanët akoma pa mbaruar lufta. Di se aty në atë burg në mes dhjetra të tjerëve ka qenë dhe Prokop Mima që më vonë u bë aktor i famshëm. Nga fillimi dhjetorit 1944, të gjithë ata të burgosur i transferuan për në Burgun e Vjetër të Tiranës".

    Çfarë kushtesh kishte ai burg dhe kush ishte komandant i tij?

    "Kuptohet, kushtet e jetesës të atij burgu ishin të mjerueshme, por për hir të vërtetës duhet të thënë se në vitet e para të pas luftës, neve na lejonin çdo lloj ushqimi që na sillte familja dhe takime me njerzit e afërm. Ndoshta kjo gjë ishte dhe e kondicionuar me faktin se në atë kohë në Shqipëri ndodheshin ende përfaqësitë e disa shteteve Perendimore dhe qeveria shqiptare kërkonte të njihej nga ato shtete. Me sa mbaj mënd fillimisht komandant i Burgut të Vjetër, ishte Aristidh Qëndro me origjinë nga Korça. Ai ishte një djalë i ri afër të 40-ve, e vinte i gjatë e pak si zeshkan. Atë njeri e njoha që ditën e parë kur më çuan në atë burg, sepse sjellja njerzore e tij më bëri shumë përshtypje. Habie e ime e madhe ishte se pas tre-katër javëve dhe atë njeri e sollën në qelitë tona si të arrestuar, pasi e kishin çarmatosur më parë. Aristidhi kishte qenë me grupin komunist të Korçës dhe shokë i ngusht i Zai Fundos, në atë fraksion që Enver Hoxha i quante "trockistë".

    Ç` u bë më pas me Aristidh Qëndron?

    "Mbaj mënd se një natë dimri të vitit 1946, përgjegjësi i rojeve të burgut thërriti me zë të fortë në korridor dy emra, Ndrekë Kodhelin (përkthyes i anglishtes në kohën e Monarkisë) e Aristidh Qëndron. Ai i lajmëroi ata që të bëheshin gati se do të transferoheshin në burgun e Burrelit që po bëhej gati për të pritur shumë nga të burgosurit politikë që kishin mbipopulluar burgjet e Tiranës. Në atë burg, Ndreka me Aristidhin nuk arritën kurrë, sepse siç mësuam më vonë nga disa ushtarakë të lartë që përfunduan në qelitë tona si të burgosur, me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ata u pushkatuan rrugës me pretekstin se kishin dashur të arratiseshin".

    Kush ishin njerzit që e "popullonin" atë burg?

    "Asokohe burgu politik i Tiranës ishte një mozaik kombesh dhe popujsh, ku kishte gjermanë, italianë, polakë, hungarezë, rusë të bradhë etj. Nga gjermanët binte në sy një kolonel që gjatë luftës kishte shërbyer si Guvernator i Korfuzit, të cilët partizanët grekë e kishin kapur rob dhe jua kishin dorzuar atyre shqiptarë. Njëri nga kapitenët gjerman quhej Helmut Mutte. Ai ishte një burrë i gjatë dhe pak ezmer me moshë afër të 35-ve e me tipare të theksuara orientale, i cili zotëronte disa gjuhë të lindjes si turqisht, persisht, arabisht etj. Si agjent i special i Gestapos, ai gjatë luftës kishte shërbyer në prpavijat e aletatëve në Iran. Këtë njeri e thërritnin shpesh në zyrat e Ministrisë së Brendëshme, por askush, as dhe shokët e tij nuk e morën vesh të vërtetën pse e thërrisnin aty. Më vonë u mësua se Sigurimi shqiptar e kishte përpunuar atë dhe i kishte marrë një deklaratë në të cilën ai depononte se Misionet Aletate anglo-amerikane që kishin ardhur për të ndihmuar luftën partizane në Shqipëri, kishin pasur takime të fshehta me Komandën gjermane. Kjo deklaratë u shfrytëzua deri në OKB, nga përfaqsuesit e Bllokut Lindor, sidomos nga sovjetikët e jugosllavët. Po ashtu atë gjë e përmëndi dhe Enver Hoxha në Kongresin e Parë të PK. Shqiptare. Bashkë me kolonelin ishin dy tre kapitenë e tre ushtarë. Përveç të huajve, pjesa tjetër që përbënte dhe shumicën e të burgosurve që ishin aty, ishin ish funksionarë të lartë të regjimeve të kaluara, si ministra, deputetë, politikanë, prefetkë, e ish ushtarakë të lartë që kishin shërbyer që nga qevria e parë shqiptare e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Fiqëri Dines nën pushtimin gjerman. Kështu mund të përmend Fejzi Alizotin, Terenc Toçin, Aqif Përmetin, Gustav Mirdashin, Koço Kotën, Hilmi Lekën, Reshit Mërlikën, Beqir Valterin, Javer Hurshitin, Dik Camin, Ismail Golemin, Zef Kadaren, Tahsim Bishqemin, Shyqëri Borshin, Daut Çarçanin, Kolë Tromarën, Bahri Omarin, Qemal Vrionin, Mihal Sherkon, Rrok Gerën, Tefik Mborjen, Sokrat Dodëbibën, Mihal Zallarin, Ndoc Naraçin e plot të tjerë qeveritarë të lartë numri i të cilëve arrinte afro 100 veta".


    Eshtë thënë se në burgun e Tiranës asokohe kane qenëdhedisa kosovarë të cilët më pas u ekstraduan për në Jugosllavi. Si qëndron e vërteta rreth kësaj?


    „ Po,kjo gjëështë më se e vërtetë. Mbaj mënd se asokohe në burgun
    e Tiranës ishin të arrestuar dhe disa persona të cilët gjatë kohës së pushtimit kishin shërbyer në poste të larta
    në administratën vendore të Kosovës. Një mbrëmje drejtori i burgut erdhi dhe me zë të lartë
    lexoi një listë emrash të cilët i porositi që të bëheshin gati, pasi të nesërmen do të udhëtonin për në
    Jugosllavi. Me sa më kujtohet në atë listë emrash mbaj mënd se ishin Bedri Pejani ish kryetari i Lidhjes së Dytë të
    Prizërenit, Profesor Selman Riza, Qazim Bllaca, Muharrem Mitrovica dhe ushtarakët e lartë Qazim Komani, Fuat Dibra(Xhaferri), Sitki Shkupi, Xhelal Preveza e disa të tjerë që nuk më kujtohen. Të nesërmen e asaj nate ndodhi një ngjarje tepër e dhimbëshme. Ndërsa kamioni me rimorikio që do ti transportonte ata për në Jugosllavi kishte ardhur, urdhëri për ti nxjerrë ata në oborr po vononte. Mbas pak në oborrin e burgut u duk një ambulancë dhe nga pjesa e burgut Nr 2, dolën katër veta të cilët mbanin një trup njeriu të mbështjellë me një batanije dhe e ngarkuan atë në ambulancë. Ndërsa të tjerët të lidhur me pranga dy e nga dy i hypën në kamionin me rimorikio dhe i nisën për në Jugosllavi, nga ku siç kam mësuar më vonë shumë prej tyre nuk u kthyen më të gjallë. Të nesërmen e daljes tonë në ajrim, mësuam se ngjarjen që kishte ndodhur në burg. Njëri nga ata që ishte caktuar për të shkuar në Jugosllavi, quhej Riza Ferri dhe ishte nipi i patriotit të madh kosovar Jakup Ferrit. Rizai kishte helmuar veten dhe ishte ai që e nxorrën me batanie për në ambulancë. Dua të tregoj dialogun e Rizait në çastet e fundit të jetës me Komandantin e Brigadës së Mbrojtjes së Popullit majorin Zija Kambo. Kur e lajmëruan në telefon major Kambon, ai erdhi dhe e gjeti Rizanë akoma të gjallë. Rizai që ishte helmuar duke pirë një grusht të madh ilaçesh, ju drejtua atij duke i thënë:

    A mor të poshtër, pse nuk na vrisni ju, por na dërgoni që të na vrasi Tito“.

    Nga të burgosurit që ishin shtetas të huaj, kë ke pasur rastin të njohësh?

    „ Siç thashë dhe më lart në atë burg asokohe kishte shumë shtetas të huaj dhe me disa prej tyre ne shiheshim shpesh sepse atëhere dyert e brendëshme të burgut nuk mbylleshin dhe ne komunikonim sa herë me ta. Nga këta mbaj mënd tre vajza gjermane të cilat i sollën në burg aty nga fundi i dhjetorit të vitit 1944. Siç thashë dhe më lart ato quheshin Elsa, Amri dhe Erna dhe ishin kapur rob nga partizënt teksa udhëtonin me një autokollonë gjermane
    në rrugën Kukës-Prizëren Njëra prej tyre ishte sekretarja e Gjeneralit Fizztung kryekomandantit të forcave
    gjermane në Shqipëri. Ndërsa dy të tjerat kishin punuar më duket në
    shoqërinë gjermane të nxjerrjes së naftës në Kuçovë. Ne ishim në kontakt të përditshëm me to, sepse dhoma e
    grave ishte ngjitur me dhomën tonë. Historinë e tyre e mësuan të gjithë të burgosurit sepse kishte lidhje me masakrën e ekzekutimit të 104 shqiptarëve që ishin të internuar në kampin e Prishtinës. Mbasi ato u kapën rob, shtabi gjerman nëpërmjet përkthyesit të tyre kapitenit Petraq Pekmezi, ndërhyri pranë shtabit partizan që asokohe ishte i vendosur në fshatin Priskë të Tiranës, që ti lironin duke i shkëmbyer me disa robër që ishin në kampin e
    Prishtinës. Marëveshja u bë dhe gjermanët sipas kërkesës së shtabit të Enver Hoxhës i liruan dhjetë të internuar që ishin komunistë jugosllavë, por Enveri kërkoi që të liroheshin të gjithë shqiptarët që ishin atje. Pas kësaj gjermanët
    të indinjuar për prishjen e marveshjes, pushkatuan 104 shqiptarët e kampit të Prishtinës. Ato tre vajza
    qëndruan në burgjet e kampet e internimit në Shqipëri, deri nga viti 1956 kur u bë e mundur riatdhesimi i tyre mbas marveshjes Hrushov-Adenhauer. Këtë ngjarje ma ka treguar hollësisht profesori im i muzikës Luigj Filaj i cili kishte punuar si përkthyes pranë gjermanëve bashkë me kapiten Petraq Pekmezin të cilin me urdhër të Enver Hoxhës, tre ditë para çlirimit të Tiranës një grup partizanësh shkuan dhe e ekzekutuan në oborrin e shtëpisë tij aty në bregun e Lanës“.


    Kë keni njohur tjetër aty në burg nga eksponentët kryesorë të politikës shqiptare të kohës së Zogut dhe të
    pushtimit?

    „Aty në burg siç thashë dhe më lart ishin një numër i madh prej tyre. Dua të kujtoj Ibrahim Biçakun, djalin e
    patriotit të madh Aqif Pashë Elbasanit që kishte kryesuar Kongresin e Lushnjes, i cili kishte qenë Kryeministër
    në kohën e pushtimit gjerman. Ibrahimi ishte i vetmi kryeministër nga ata që u quajtën kuisling, në të gjithë
    Europën Lindore që nuk u pushkatua. Kjo gjë erdhi pasi në gjygjin e tij i doli si dëshmitar Myslym Peza, që në
    atë kohë ishte zv / kryeministër dhe figura kryesore pas Enver Hoxhës. Myslymi deklaroi në gjygjë se gjatë kohës së luftës kur Ibrahim Biçaku ishte kryeministër, i kishte dërguar atij në Pezë dy kamionë me armatime, ushqime dhe veshmbathje, për partizanët e Pezës. Po kështu aty në burg kam pasur rastin të njoh nga afër dhe Bahri Omarin
    kunatin e Enver Hoxhës dhe shokun e tij të ngushtë Kol Tromarën të cilët që nga viti 1920-të, ishin bërë të njohur si personalitete dhe njerëz me reputacion të madh në jetën politike shqiptare. Mbaj mënd se aty nga shkurti i vitit
    1945, Bahriut i erdhi në takim gruaja e tij që ishte e motra e Enver Hoxhës, së bashku me Nexhmijen që sapo
    ishte martuar me Enverin. Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut e prezantoi burrin e saj me Nexhmijen duke i thënë se ajo ishte nusja e Enverit dhe nga çantat që kishte me vete, nxorri disa peshqeshe të vogla të cilat çifti i
    porsamartuar jua kishte bërë peshqeshe sipas zakoneve gjirokastrite. Bahriu nuk deshi që t‘ i merrte fare
    ato, por ju lut shoku i tij Kolë Tromara duke i thënë se nuk ishte mirë që tua kthente mbrapsht ato. Po kështu në
    atë burg kam njohur dhe Osman Gazepin, një oficer i vjetër karriere që nga koha e Turqisëi cili për shumë kohë
    kishte shërbyer si adjutant i Mbretit Zog me gradën e Kolonelit. Mbaj mënd aty nga gushti i vitit 1945, kur në radio po lexohej një artikull përkujtimor për dy vjetorin e Luftës së Barmashit kundër forcave gjermane, Osmani mu lut t’ja lexoja artikullin sepse vetë nuk lexonte dot. Mbasi ja mbarova artikullin ai më tha: Sa gënjejnë. Më pas ai më shpjegoi se në Luftën e Barmashit, në javën e parë të gushtit 1943, nuk kishin luftuar vetëm partizanët, të
    cilët e braktisën frontin, por aty kishin bërë një luftë të madhe forcat e Ballit Kombëtar. Kjo gjë kishte ndodhur pas
    një mbledhje në Vithkuq të Korçës ku kishin marrë pjesë eksponentët e Ballit Kombëtar, Kolë Tromara, avokat
    Xhevdet Kapshtica dhe Faslli Frashëri. Për këtë gjë kishte dijeni dhe kryetari i Misionit anglez majori Maklin i cili
    kishte ndjekur nga afër luftimet e forcave të Ballit Kombëtar që komandoheshin nga Maliq Dushari, Safet Butka, Qemal Burimi dhe komandanti i operacionit kapitenit me akademi Jani Dilo, i biri i patriotit Ilia Dilo Sheperi“.


    Po nga klerikët a keni pasur në atë burg?


    Nga klerikët në atë kohë ka pasur shumë në atë burg, por unë do të kujtoj disa prej tyre. I pari klerik që u
    përplas në burgun politik të Tiranës, ishte Hafiz Sherif Langu i cili kishte qenë Kryetar i Komunitetit Myslyman në
    Shqipëri, detyrë të cilën e kishte ushtruar dhe gjatë okupacionit. Ai rridhte nga një familje e nderuar dibrane
    dhe kishte qenë për një kohë të gjatë Myfti në Shkup ku kishte marrë pjesë në shumë kuvende shqiptarësh i
    njohur si antisllav, gjë e cila kishte çuar dhe në arrestimin e tij. Ai vuante shumë dhe mbas bëri pesë vjetë burg aty, e liruan pak para se të vdiste. Nuk do të më harrohet kurrë një natë e ftohtë dimri, kur u dëgjua hapja e derës kryesore të burgut. Mbas pak pamë se në korridor kishin hedhur dy qenije të gjalla të mbuluar me një batanije. Njeri nga ata ishte i veshur me kostum Kombëtar dhe në kokë mbante një fesë tonuz, kurse tjetrin e kishin futur në një thes dhe vetëm koka i dukej jashtë. I pari ishte Sulçe beg Bushati, një burrë i vjetër afër të 90-ve, të cilin e njohën nipërit e tij që ishin të burgosur aty, Shefkiu, Shyqëriu dhe Myfiti, kurse tjetri ishte shkrimtari dhe prifti
    katolik Dom Lazër Shantoja. Nga torturat barbare që ju kishin bërë atyre, i kishin kthyer në kufoma të gjalla. Herë mbas here Dom Lazër Shantoja me një zë që të ngjallte keqardhje, ju lutej rojeve të burgut duke ju thënë: A mani bre burra, për hir të zotit më pushkatoni. Nga klerikët e tjerë kam njohur dhe Padër Mëshkallën. Kujtoj se një ditë ai po shëtiste në ajrim me dy djem të rinj. Nga penxherja e katit të dytë ata i pa kapiten Muço,
    oficer i Ministrisë së Punëve të Brendëshme që shërbente dhe si hetues në burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muço së bashku me dy policë të tjerë që mbanin nga një kërbaç në dorë erdhi, brenda në qelinë e dy të rinjëve që ishin shoqëruar me Padër Mëshkallën. Ai ju kërkoi atyre se çfarë ju kishte thënë prifti dhe urdhëroi që ti rrihnin me kërbaç. Pas pak thirri dhe Padër Mëshkallën duke i kërkuar dhe atij se çfarë po ju thoshte të rinjëve në oborr.
    Mbas përgjigjies së tij, kapiten Muçua urdhëroi dy policët që ta rrihnin dhe Padren e shkretë. Ndërsa ata e godisnin
    atë, Mëshkalla i thoshte kapiten Muços: Si do të më kuptosh ti mor zotni që ke 13 muaj që më torturon, unë do të
    vdisja i lumtur si Jezu Krishti, po të më kryqëzoje si atë. Asokohe në atë burg, klerikët nuk torturoheshin dhe vriteshin vetëm fizikisht, por ata poshtëroheshin dhe moralisht., Mbaj mënd se aty nga viti 1947, sollën të arrestuar dhe dy klerikët e mirënjohur që shërbenin në Tiranë, Kryepeshkopin Irene Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu. Kapiten Muçua që thashë më lart, donte të argëtohej me ta dhe çallmën e Hafiz Dalliut ja vuri në kokë Kryepeshkopit Banushi dhe pastaj mblodhi të burgosurit duke i pyetur se a i shkonte ajo. Nuk e harroj përgjigjien e Banushit që tha:

    Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unë që të vë në kokën time çallmën e këtij patrioti të madh. Pas
    kësaj, tërbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton të them se Hafizit ja theu të gjithë dhëmbët“.


    Gjatë asaj periudhe që ju keni qenë në atë burg, a është pushkatuar ndonjë i burgosur?

    „ Po, vetëm gjatë vitit 1945 ishte e pamundur që çdoditë të mos pushkatoheshin pesë a gjashtë burra në ditë dhe shpesh herë edhe gra. Kështu në qershorin e atij viti janë pushkatuar në një ditë 13 veta. Ata i lidhën dy e nga dy në korridor dhe i trembëdhjeti prej tyre ishte një djalë i ri që nuk i kishte mbushur akoma të 20-at, i cili quhej Mustafa Vrapi. Qëlloi që atë ditë Mustafait i kishte ardhur nëna dhe e priste për takim tek porta e jashtëme. Ajo e pa djalin e saj të vetëm teksa skuadra e pushkatimit po e çonte në Bregun e Lumit për ta ekzekutuar. Ajo u vu mbrapa makinës dhe qante e bërtiste, por rojet e burgut e zbrapsën me forcë. Të gjitha këto skena, ne të burgosurit e tjerë i shikonim nga frengjitë e burgut. Në atë grup që po i çonin për ti pushkatuar ishin Major Murat Basha, Sure Ajazi, Hajredin Zogolli, Osman Taraku, Mersin Hasa, Xhelal Peza, Besim Pazari, Ibrahim Bodinaku, Avdulla Kusi etj. Mbasi i vunë në rresht dy e nga dy sikur të ishin ushtarë, ata i nisën për ti pushkatuar në Breg të Lumit. Atë çast ndodhi ajo që unë nuk do ta harroj kurrë. Ata të trembëdhjetë u mblodhën kokë më kokë dhe filluan të këndonin në kor Himnin e Flamurit dhe zërat e tyre u dëgjuan deri sa humbën nga sytë tanë, në drejtim të vëndit të ekzekutimit, i cili nuk ishte më larg se 20 minuta që aty dhe krismat e armëve dëgjoheshin fare qartë nga ne në burg“.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    A ESHTE HARRUAR 97..........? Nga Veli Musai

    Ja kush i ka vrare djemte e Vlores



    Tre vjet pas akuzes publike te Major Ilir Kuçit "Ja kush i vrau policet ne Vlore" Gazeta "Albania" 25.10.1997

    Pushtetare kriminele! Nuk eshte vone te shihni se çfare po mbillni... Kush mbjell eren korr stuhine Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne prita askush s'ka dale deri me sot para gjyqit, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur flet fare qarte, se keta deshmore te atdheut i ka vrare shteti bandave për motive politike. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan qe kufomat e deshmoreve te atdheut Spiro Toshi, Gezim Shabani, Besim Manoli, me 24.3.1997 te futeshin ne spital, prandaj vlonjatet duhet te mendohen mire kur te shkojne para kutive te votimit.

    ***

    Ne tetor 1997, major Ilir Kuçi, me cilesine e Shefit te Policise kriminale te komisariatit te Vlores, ngriti nje akuze publike ku akuzonte si vrases te 12 oficereve dhe n/oficereve te Vlores: N/kolonel Milto Kordhen, N/kolonel Haxhi Demirin, Niko Veizin, kandidat për kryetar bashkie ne Vlore, Neki Dredhen e Zan Caushin, Nedin Xhelilin, e Albert Gjahtarin, Mejtim Meçe e Eqerem Osmenin etj... Asnje reagim ose pergenjeshtrim nuk eshte bere prej te akuzuarve. Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne Vlore gjate viteve 1997-2000, ne prita me pabesi, askush deri me sot nuk ka dale para drejtesise, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur tregon qarte dhe prere se keta deshmore te atdheut jane vrare prej vete shtetit te sotem qe s'eshte tjeter veçse bandat dhe njesite guerile komuniste te 97-tes te ulur e fronat e pergjakur shteterore.

    Baballaret, lepine ate qe kishin peshtyre

    Zonja Zekie Voshtina, ne nje artikull ne gazeten "55" date 12.8.2000 me rastin e rivarrimit te tre gjeneraleve te pushkatuar Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako ve re nje fakt te dhimbshem, tragjedine e ketij kombi, ata qe i vrane, ata i qane, ata i varrosen, ose kjo fare e keqe komuniste te vret naten e te qan diten. Dhe me te vertete ne krye te asaj turme kriminelesh, qendronte Piro Dodbiba, anetar i komitetit, drejtues te PS-se, keshilltar i Niko Veizit kandidat për kryetar bashkie ne Vlore. Vijne pastaj te gjithe ata qe kane vrare gjate sundimit serb 1945-1948, ata qe kane vrare gjate sundimit rus 1949-1962 ata qe kane vrare gjate sundimit kinez 1963- 1975, ata qe varen ne litar Havzi Nelen me shoke, ata qe vrane, ata qe burgosen, ata qe internuan, ata qe debuan, ishte pra Piro Dodbiba e Aranit Çela, ishin po ata qe pushkatuan edhe tre gjeneralet, qe tani po i qanin me kuje dhe po i varrosnin. Fjalimin e mbajti njeri prej ketyre krimineleve, vrases i gruas se tij te semure, Aleks Andoni, ai qe ka mbajtur ne krah kufomen e diktatorit Enver Hoxha. Ky kriminel tha pa pike turpi dhe pa ju dridhur fare qerpiku "I vrau diktatura". Po kush ishte diktatura? Ai nuk ishte vete Aleks Andoni? A nuk ishin diktatori Piro Dodbiba e Aranit Çela, babai Gramozit Josif Pashko, babai Fatosit, Qemal Klosi, xhaxhai Fatosit, Bilbil Klosi, babai Spartakut, Dilaver Poçi, babai Ilirit, Xhelil Gjoni, dajua i Ilirit Hysni Kapo, Gramoz Ruçi deri tek Thimio Kondi? A nuk ishin diktatore po keto mostra qe kane sot pushtetin me ne krye Fatos Nanon, keta qe vrane Azem Hajdarin? Fakti qe heroi i popullit gjeneral Rrahman Parllaku nuk u lejua te mbante fjalim tregon vazhdimin e luftes se klasave! Te gjithe qe po i percillnin po qanin?! Ç'nuk kishin thene për keta gjenerale qe nga 1975 deri me 1992. Egersia shtazarake e tyre arrin deri atje sa u burgosen e internuan edhe femijet, niperit dhe mbesat, kusherinjte dhe gjithe farefisin e tyre. Çfare nuk kishin thene?! Dhe tani vinin çehre vrare, te ngrysur, te ngathet te lepinin ate qe kishin peshtyre, ti qanin pasi i kishin vrare. Ja keta jane komunistet, shprehje e hipokrizise dhe egersise.

    Bijte e tyre, njesoj si baballaret vrasin pabesisht me 1997 per motive politike

    Vepren e baballareve e vazhdojne bijte e tyre ne Vlore, me 1997. Te paren gje qe beri "Komiteti i Shpetimit" ishte marrja e vendimit për te pushkatuar kundershtaret politike. Ky i ashtuqajtur Komitet perbehej prej funderrinave te Vlores, spiune dhe bashkepunetore te sigurimit te shtetit, prostituta agjente te sherbimeve grek, bij kriminelesh dhe oficeresh, oficere te sigurimit deshtake ne çdo fushe. Ky komitet formuloi nje liste prej 11 emra te cilet duhet te ekzekutoheshin. Ne kujtim te vepres se tyre heroike qe u perpoqen ta shpetojne Vloren dhe qe dhane jeten e tyre si deshmore te atdheut po shkruaj keto rreshta. Kam para vetes time fotografite e tyre, dikush me buzeqesh, dikush me shikon drejt, nje tjeter serioz, me duken te gjithe te gjalle. Dhe kam te drejte qe me shfaqet ky vegim, se deshmoret e atdheut mbeten te gjalle ne zemrat dhe kujtimet tona, ata nuk vdesin nga plumbat e pritave te pabesise komuniste. I pari i tyre, me i madhi i tyre, legjenda e lirise se shqiptareve Azem Hajdari ka thene:"Demokracia dhe liria nuk ndalen me prita". Sa mire e ka thene dhe sa te drejte ka pasur. Nga 111 vete te denuar me vdekje (Lexo "Tema" 28.5.2000) 12 prej tyre rane nga plumbat e pabesise komuniste.

    1. Major Besnik Hidri Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit për ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeç.

    2. Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e çuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri për te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeç kur e vrane.

    3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti

    Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te "Komitetit te Shpetimit" Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar për vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili për kete vepër makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poçi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume për Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeç kur e vrane dhe e dogjen komunistet.



    4. Kapiten i pare Spiro Toli Toshi 5. N/oficer Gezim Haxhi Shabani 6. Besim Zano Manoli Keta te tre shpirtra te bukur rane bashke me 24 mars 1997, ne nje prite, gracke, qe u organizuan bandat komuniste. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk i pranuan ne spital trupat e ketyre deshmoreve te atdheut. Spiro Toshi ishte nga Narta, nga nje familje fisnike dhe i persekutuar politik. Ishte nje socialist i klasit te pare për M.K.Z. I sinqerte, i dashur me te gjithe, i palodhur ne pune. E donte dhe e ndiente pergjegjesine e oficerit te policise, po mbi te gjitha donte Vloren dhe Shqipërine për te cilat edhe ra deshmor nga plumbat e njesiteve guerile komuniste. Ishte 45 vjeç kur ra deshmor!







    Gezim Shabani Lindur me 1950 ne Vlore. Babai i tij Haxhi Mustafaj ishte denuar me 101 vjet burg nga diktatura komuniste. Gjyshi i tij nga nena Elmas Çarçani kishte vdekur ne torturat e Sigurimit te Shtetit. Gezimi punonte ne grupin e gatshem te policise. Ishte trim si i ati, i zgjuar si gjyshi dhe serioz ne pune dhe ne shoqeri. Ishte vetem 47 vjeç kur ra deshmor. Besim Manoli, kishte lindur me 1957 ne Vlore dhe ishte internuar ne Drashovice. Babai i tij Zanua ka bere 10 vjet burg politik. Gjyshi i tij nga nena pushkatuar, nje dajo te pushkatuar me 1945 dhe dy dajo te tjere te denuar me nga 20 vjet burg politik. Besimi hyri ne polici me 1993 dhe punoi ne policine kriminale duke treguar trimeri, zgjuarsi dhe perkushtim ne lufte ndaj krimit. Për keto merita u emerua inspektor policie. Ishte i dashur me te gjithe, luftetar i vendosur antikomunist, shpirt i paster demokrati. Ishte vetem 40 vjeç kur ra deshmor.



    7. Shezai Jashar Zanaj Lindur me 1963 ne Vezhdanisht te Vlores. Ka nisur detyren ne polici me 1987 dhe ka punuar kryesisht ne policine e qarkullimit rrugor. U vra nga nje grup kriminelesh me 28 mars 1997. Ishte vetem 34 vjeç.

    8. Albert Troqe Nje njesit komunist i kerkoi ti sherbente me makinen e tij deri ne Zvernec. Alberti i mire, i gatshem për te ndihmuar njerezit vihet ne dispozicion te tyre. Tek Pylli i Sodes e vrasin pabesisht. Kjo ndodhi ne prill 1997. Alberti ishte nga Tragjasi i qeshur, i dashur, i palodhur, i respektuar prej te gjitheve.

    9. N/oficer Valter Dilaver Harizaj Me 1 maj 1997, i zihet prite ne Pus te Mezinit dhe e vrasin se bashku me dy miq te tij. I ndieri kishte luftuar për 5 vjet rresht me trimeri e mençuri kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, klandestineve dhe prostitucionit. Keto sherbime te çmuara qe i solli atdheut te tij i moren edhe jeten. Vrasesit komuniste nuk i bene thirrje te ndalonte, gje qe tregon se ata e dinin ke do qellonin. Vrasja ndodhi vetem 10 minuta pasi u larguan forcat e policise nga ai vend. Ne makine u gjeten para dhe varese floriri ç'ka tregon se ata qe e vrane nuk ishin kusare, por njesit gueril komunist. N/kolonel Milto Kordha dhe N/kolonel Haxhi Demiri thote major Ilir Kuçi ishin vetem ne rolin e vrojtuesit! Valteri bashke me te vellane Hiqmetin ju perkushtuan demokracise luftes kunder krimit dhe krimineleve komuniste. Valteri i perkiste nje familje te persekutuar politike. Nuk mund te harrohet kurre ai djale azgan, i qeshur qe ra për atdheun e tij.

    10.Edi Hasanaliaj Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur për nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anëtaret e "Komitetet e Shpetimit" me ne krye keshilltarin e Spartak Poçit, Shpetim Idrizin nga Kuçi. Ai qe po torturohej ishte n/oficer i shtetit shqiptar Edi Hasanaliaj nga Vranishti i Vlores. Edi ndodhej ne Sarande bashke me komandantin e tij Kapiten Gjergj Memetin për te shpetuar shtetin shqiptar dhe Shqipërine te mos digjej e shkaterrohej. Zoti e shpetoi nga vdekja, dhe ne duart e kanibaleve komunisto-grek te Sarandes. Dajua i Edit, Ilirjan Qejvani kishte bere 10 vjet burg politik. Edi bashke me vellane e tij te mençur dhe te mire Jetmir Hasanaliaj me 1993 sherbyen ne rradhet e policise për te luftuar krimin dhe për te ndertuar demokracine. Edi ishte, shqiptar i vertete, djale trim, i afte profesionist, i pa kompromentueshem, luftonte kunder krimit nate e dite. Me punen e tij fitoi dashurine dhe respektin e vlonjateve.

    11. Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi Ishte kapiten i pare dhe kish mbaruar dy fakultete, ate te rendit dhe juridik. Ishte trim i mençur dhe nuk e njihte friken. Xhaxhai i tij i nderuar Malo Rrapi kishte kaluar 18 vjet te jetes se tij ne burgjet komuniste. Vironi hyri ne polici me 1992. Me trimin dhe te paharruarin Viron Rrapi ndodhi nje sfide e papare vetem N/kolonel Milto Kordha, N/kolonel Haxhi Demiri dhe N/kolonel Mejtim Meçe. Vironi ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" sepse ishte për ta nje pengese e pakapercyeshme. Për te zbatuar kete vendim banda komuniste e Myrteza Caushit, pasi kishte biseduar 2 dite me pare me n/kolonel Milto Kordhen, hyjne ne menyre demokratike, ne komisariatin e policise dhe vrasin haptazi dhe ne mes te dites kapitenin e pare Viron Rrapin. Ky ishte terror, dhune psiqike se kete fat do te kishin te gjithe ata qe do rezistonin. Ky deshmor ra me 15 maj 1997. Ne muajin e luleve!

    12.Major Shkelqim Agolli. Ishte nga Korça. Kish mbaruar fakultetin e mesuesise dhe kish punuar mesues ne Korçë. Me 1993 hyri ne policine sekrete te shtetit shqiptar. Ne janar 1997 u emerua kryetar i deges SHIK- ut Vlore. Babai i tij kish bere 10 vjet burg politik. Ishte njeri qe e donte detyren dhe i qe përkushtuar asaj. Gjate rebelimit greko-komunist me 1997 e kreu mire detyren e tij. Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi për te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!

    13. Andrea Asim Kanani u vra me 22 janar 1998 ne ora 24 ne fushen e aviacionit. 13. Bashkim Bita u vra me 8 mars 1998 ne ora 21 tek udha e Sodes. ishte nga Dukati, vetem 36 vjeç.

    14. Alket Muço u vra me 2 janar 1998 ne Vlore

    15. Alfred Kanani u vra ne prill 1998

    Oficere dhe n/oficere te policise te denuar me vdekje por qe kane shpetuar jeten nga pritat e njesiteve guerile komuniste

    1. Major Et'hem Kurti I behet atentat për ta vrare, vetem pak dite pasi mori detyren e shefit te komisariatit Policise, me 12 shkurt 1997. Te nesermen thirret nga Nedin Xhelili qe kishte grabitur detyren e kryetarit te keshillit te rrethit i cili i thote:"Duhet te ikesh nga Vlora se nuk te do populli"! Ne vend te tij emerohet N/kolonel Haxhi Demiri sherbetor i vjeter i sigurimit te shtetit, udheheqes i bandave komuniste me 1997. Cili eshte Et'hem Kurti? Profesor i matematikes, ka kryer disa specializime për policine brenda dhe jashte shtetit. Ka hyre ne sherbimin e policise me 1992. Njeri autoritar, i mençur, i perkushtuar për detyren. Fale aftesive te tij arriti deri ne detyren e shefit te komisariatit policise. Nje nder familjet me fisnike te Lushnjes dhe te Vlores i persekutuar eger nga diktatura komuniste. Po Nedin Xhelili? Biri i nje spiuni te pa fe. Nena e tij me 1943 jetoi ne shtepine e Enver Hoxhes ne Vlore duke braktisur femijet. Ne korrik 1943 ka qendruar 2 muaj ne shtepine e Xhafer Sihat Zotaj ne Vlore. E stervitur nga ballistet kjo femer u be shpejt mike me komunistet. (Arkiv M.P.B. Dosja 3968). Kjo moster u be mike e Sigurimit te Shtetit me 1945 e ne vazhdim. Mike Hysni Kapos. Shoku Hysni nuk hante gjelle ne Vlore pa doren dhe buzeqeshjen e Nafijes. Ne keto rrethana edhe vete shoqja Nafie nuk e di me ke e ka zene djalin e saj Nedin. Nedini si djale i denje i dy bastardeve u martua me bijen e nje oficeri kriminel te sigurimit te shtetit dhe u be shpejt miku i sigurimit. Ky bastard vendoste për jeten e burrave te Vlores, kaq poshte kishte rene Vlora kesaj here!

    3. Kapiten i pare Limos Fallani

    Sinonim i trimerise dhe i policit. Kishte perfunduar dy fakultete. Specialist i klasit te pare, trim i ndershem dhe i perkushtuar ndaj detyres. I persekutuar eger i internuar përjetesisht. Ndiqet për t'u asgjesuar familjarisht. I behet prite për ta vrare por fale aftesive dhe trimerise se tij mundi te shpetoje. Shtepia e tij dy kateshe bombardohet dhe minohet tre here deri sa rrafshohet. Naten qe shtepia e tij u rrafshua për toke ne Vlore ka qene ish zv/ministri, ish oficeri i sigurimit, biri i nje krimineli Sokol Bare. Megjithese shtepia e Limos Fallanit nga dy krah eshte e ngjitur me shtepi te tjera private atyre nuk ju thy asnje xham. Duhej qarte se xhenjeret e Sokol Bares e kishin bere mire punen e tyre dhe tani duhej te prisnin shperblimin. Por a do ta gezojne???

    3. Major Enver Meçe Oficer kariere. Shembulli besnikerise, i trimerise, dhe i aftesive profesionale me shkollen me te larte. I lindur ushtarak i papajtueshem me çdo shfaqje te amoralitetit. Qendrestar gjate rrebelimit greko-komunist si asnje tjeter. Shqiptar i vertete. I jane bere tre prita dhe kate here atentat për ta vrare.

    4. Kapiten i pare Ilir Nure Prej nje familje fisnike. I specializuar për policine. Ishte shef i kunderzbulimit te policise. I kudondodhur, trim dhe i pamposhtur prej krimineleve. I zune prite dhe i kane bere dy here atentat për ta vrare.

    5. Kapiten Jaup Likskendaj Prej nje familje atdhetare. Punonte ne policine gjyqesore dhe kishte çuar me dhjetra kriminele para drejtesise. I pakompromentueshem, trim dhe me dy fakultete. Ju bene tre atentate për ta vrare.

    6. Major Ilir Kuçi Nje nder familjet me te shquara nacionaliste te Vlorës. Nip i atdhetarit Avdul Kuçi, pothuajse te gjithe burrat e kesaj shtepie kaluan nepër burgje. E tere jeta ne internim. Iliri u fut ne polici me 1992. Eshte diplomuar ne dy fakultete dhe ka bere disa specializime. Me 1997, ishte komandant i forcave speciale dhe me vone shef i policise kriminale. Trim i rralle, i vendosur për te luftuar krimin, qendrestar i 97-tes. Njeriu qe formuloi dosjen e krimeve te 1997 dhe ja dorëzoi ate zv/ministrit Sokol Bare. I hedhin ne ere makinen duke kujtuar se ai ishte brenda. I bene tre here atentat për ta vrare. Me 25 tetor 1997 ne gazeten "Albania" ka bere akuze publike kunder krimineleve komuniste. Pas kesaj akuze i zene prite dhe i kercenojne familjen. Ne keto rrethana detyrohet te largohet jashte shtetit.

    7. Kapiten Saimir Mezini Nje nder familjet me te shquara te Vlores. Trim dhe qendrestar i 97-tes, i afte dhe i perkushtuar ne detyre. I bejne atentat dhe i kercenojne familjen. I sulmuar nga shteti bandave detyrohet te largohet jashte shtetit.

    8. Kapiten i pare Selfo Skendaj Kishte mbaruar Fakultetin e Mesuesise, mbaroi edhe Akademine e Rendit. Oficer besnik dhe trim. Luftoi trimerisht kunder krimineleve. Me 1997 i bene atentat dhe i minojne shtepine. Detyrohet te largohet jashte shtetit familjarisht.

    9. Oficeret Halit Murati, Afrim Hysi, Roland Agaj, Izet Kuçi, Piro Kuçi, Lulezim Hoxha, Piro Hodo, Leka Habili Ishin te gjithe oficere te shtetit shqiptar. Luftetar trima kunder krimit dhe krimineleve. Qendruan heroikisht me 1997 dhe e mbrojten shtetin. Te gjitheve u zune prita dhe jane thirrur ne Komitetin e Shpetimit ku Niko Neizi, Nedin Xhelili dhe Neki Dredha ju kane thene:"O lini detyren o lini koken"

    10. Kapiten Festim Kapoj I afte dhe trim. U denoncua prej oficereve te sigurimit tek bandat dhe u muar vendim për ta pushkatuar.

    11. Oficere dhe n/oficere te SHIK-ut Te gjithe oficereve dhe n/oficereve te SHIK-ut qe perbenin eliten e djalerise vlonjate, u perndoqen, u dhunuan, u terrorizuan, u zune prita dhe u bene atentate. Ne keto rrethana te mundur nga pabesia komuniste u detyruan te largohen nga Vlora dhe Shqipëria

    12. Faza e dyte e vrasjeve Faza e dyte e vrasjeve dhe e goditjes se policise ligjore te shtetit shqiptar, për te ngritur policine partiake fillon para zgjedhjeve te 29 qershorit 1997. Vetem ne nje dite me 15 korrik 1997 u nxorren në lirim 26 oficera, 16 prej tyre te persekutuar politike. Komunistet krminele te Niko Veizit, Zan Caushit, te Neki Dredhes e Albert Gjahtarit, te Liza Hoxhes e Eqerem Osmenit, te Tare Hamos e Albert Shytit, te Nedin Xhelilit e Krenar Çakerrit pushuan nga puna: - Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e SHIK-ut - Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e policise - Te gjithe nenpunesit e Bashkise - Te gjithe oficeret e n/oficeret e prefektures - Te gjithe oficeret e n/oficeret e Tatimeve dhe Doganes Po te ishte ngritur nga varri Enver Hoxha do t'ua kishte zili ketyre vampireve sepse ata e kaluan ate.

    Konkluzione

    Vihet re lehte se te gjithe te vraret, dhe te denuarit me vdekje ose jane te persekutuar politike ose antikomuniste, çka do te thote se lufta e klasave vazhdon. Sot pas tre vjeteve del fare e qarte se qeveritaret e Vlores Tare Hamo e Albert Shyti, Neki Dredha dhe Zan Caushi, Nedin Xhelili dhe Albert Gjahtari, Niko Veizi e Liza Hoxha, Haxhi Demiri dhe Eqerem Osmani, Milto Kordha dhe Gjergj Muço, Mejtim Meçe dhe Neshet Merkaj etj, jane ata qe kane hartuar listat për te vrare djemte e Vlores dhe qe kane urdheruar pushkatimin e tyre. Çasti i gjykimit për ta po arrin! Sazan Aliko kryetari gjykates dhe Altin Binaj kane urdheruar mbylljen e dosjes se krimeve, fakt qe flet për implikimin e tyre ne keto vrasje. Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e shtetit shqiptar qe u pushkatuan, u zune prita ose u bene atentat benin pjese ne listen me 111 emra qe kish hartuar "Komiteti i Shpetimit" për t'u ekzekutuar. Major Ilir Kuçi, me cilesine shefit te policise kriminale te Vlores, ka paraqitur para zv/ministrit Sokol Bare nga Kuçi dhe n/koloneleve Milto Kordha dhe Haxhi Demiri dosjen e krimeve te 1997. Fakti qe prokuroria nuk e pyeti asnjehere Ilir Kuçin, fakti qe askush për ato vrasje makabre nuk ka shkuar para drejtesise, fakti qe te gjitha dosjet rezultojne te mbyllura flet fare qarte se vete shtetit bandave i ka kryer vete krimet. I ashtuquajturi Instituti i te Persekutuarve Politike nuk mori asnjehere ne mbrojtje te te persekutuarve, dhe nuk u prononcua asnjehere as sot ne vitin 2000. Kjo tregon se Daut Gumeni e Neshet Merkaj, Kurt Kola e Sqarim Shehu, Shane Muda e Fatos Lubonja dhe spiunet e tjere qe i rrethojne, jane bashkepunetoret e denje te Sigurimit te Shtetit dhe te krimineleve komuniste. Shteti bandave erdhi ne fuqi me gryken e pushkes si Enver Hoxha e Hysni Kapo. Tani kjo pushka i ka mbetur ne krah. Çdo te beje me te?

  10. #10
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga Firdeus
    Kur lexoj keto lloj shkrimesh me mbulon trishtimi per gjith ata njerez fatkeq. Zoti i shkaterrofte ata xhelate edhe 7 breza pas tyre. Meqe jam njeri qe besoj ne zot uroj qe te gjith sigurimsat, politikanet dhe kopilat e PSSH te behen biftek zgare ne sketerre dhe ti haje djalli.

    Amin

    I dashur firdues plotesisht dakort me ty, vetem nje korrigjim te lehte nese ma lejon. Mos harro qe shumica e zagareve te PPSH e te sigurimit te shtetit sot nuk jane me ne PS, por ne PD, le ti haje djalli edhe shpirtrat e tyre, qe nuk pranuan te hapin dosjet ne 92 e te denojne fajtoret sepse emrat e tyre qendronin te perlyera me gjak.

    Respekte
    Teddy

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    port..


    mir se ke ardh ne forum..

    i lexoj shkrimet e tua interesante..

    te uroj cdo te mire..

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijė USD nė vit partive komuniste tė Botės.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •