Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me të Dashurin s.a.v.s.

    I DËRGUARI a.s.. - PRIND

    Bismilahi Rrahmani Rrahim
    S’ka dyshim se Resulullahu s.a.v.s. ishte shembulli më i mirë si të sillemi me familjen dhe të afërmit tanë. Ai ishte djalë bamirës, baba i mëshirshëm, bashkëshort i dashur dhe vëlla fisnik. Këtë më së miri e dëshmojnë gratë e tij, të cilat thonë se Pejgamberi a.s. sillej mirë me familjen e tij dhe i trajtonte të afërmit me mirësjellje e dashuri vëllazërore. Kur është pyetur Aishja r.a. se si sillej Pejgamberi a.s. në shtëpinë e tij, ajo ishte përgjigjur: “Ai ka qenë gjithnjë në shërbim të familjes së tij.”
    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. fliste shumë për të drejtat e familjes dhe të afërmve. Ka folur për të drejtat e prindërve dhe të fëmijëve, për të drejtat e bashkëshortëve dhe për lidhjet familjare në përgjithësi. Kujdesin ndaj familjes, bamirësinë ndaj tyre dhe furnizimin e tyre, - i llogariste një ndër veprat më të vlefshme dhe më madhështore, sepse ai pati thënë: “Dinari (paranë) më i mirë që shpenzon njeriu gjatë jetës së tij, është dinari që e shpenzon për fëmijët e tij”. [Transmeton Muslimi].
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke, do të njihemi me jetën e të Dërguarit s.a.v.s. në shtëpinë e tij si prind. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    Mirësjellja me vajzat (bijat)

    I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai njeri që ka dy vajza a dy motra dhe sillet mirë ndaj tyre, ato do të jenë shkak që ai të hyjë në Xhennet”. Ndonjëri prej jush mund të thotë: Do të kisha pasur shumë dëshirë të kem edhe unë motra, por ti lute Allahun që të të dhurojë pasardhës, në mesin e të cilëve do të ketë edhe vajza, veçse ki kujdes e mos e ndrysho mendimin tënd për asnjë çast…A nuk e vure re fjalën e Pejgamberit a.s. kur më lart tha: “dhe sillet mirë ndaj tyre”? Por, vallë, si të sillem mirë ndaj bijave? Nëse do, atëherë mësoje këtë nga i Dërguari i Allahut dhe shih se si sillej ai me bijën e tij, Fatimen r.a. Asnjëherë nuk ka ndodhur që Fatimja të hyjnte brenda e Pejgamberi a.s. të mos ngrihej në këmbë dhe ta puthte në kokë.
    Sa prej etërve veprojnë ashtu sot? Kam frikë nga përgjigjja! Kur u martua Aliu r.a. me Fatimen, ata u vendosën në një shtëpi larg shtëpisë së Pejgamberit a.s., e Resulullahu s.a.v.s. shkoi tek një ashab që kishte një shtëpi afër xhamisë së tij, dhe i tha: “S’po mund ta përballoj dot ndarjen (largësinë) nga Fatimja, prandaj, a ka mundësi ta blej shtëpinë tënde?” Ai i tha: O i Dërguar i Allahut, unë dhe shtëpia ime do të jemi në shërbim për hir të Allahut.
    O Allah! Shikoni çfarë sjelljeje e mirë ndaj vajzave: “S’po mund ta përballoj dot ndarjen (largësinë) nga Fatimja”. Pash Zotin, merre si shembull të Dërguarin e Allahut dhe lute Zotin të të ndihmojë ta pasosh atë…
    Silluni mirë ndaj bijave tuaja, sepse kjo e mirë do t’ju shpaguhet.

    Baba i dashur

    I Dërguari i Allahut ka qenë baba i dashur, i mëshirshëm; i donte vajzat e tij dhe kujdesej për to. Madje përpiqej t’i bënte të lumtura, kuptohet, gjithnjë duke pasur kujdes që të mos ishte në kundërshtim as me Sheriatin dhe as fenë.
    Njëra nga vajzat e Pejgamberit a.s. – Zejnebja, ishte e martuar për Ebil As Ibn err-Rrebi’ën, që ishte idhujtar, kurse Zejnebja ishte muslimane. Ajo u përpoq me të gjitha mundësitë e saj që Ebil Asi ta pranonte fenë islame, po më kot, ai prapëseprapë ishte këmbëngulës në mosbesim. Përpos kësaj, ai madje iu bashkua radhëve të ushtrisë idhujtare të kurejshëve për t’i luftuar muslimanët në luftën e Bedrit. Në këtë luftë fituan muslimanët, e Ebil Asi ishte një prej pengjeve të zëna rob lufte. Mekasit dërguan menjëherë shpagimet për lirimin e pengjeve; ndër gjësendet e dërguara për lirimin e tyre ishte edhe qaforja e Zejnebes, të cilën ia kishte dhuruar nëna e saj, Hatixhja, ditën kur ishte martuar ajo (Zejnebja). Zejnebja e kishte dërguar këtë qafore vetëm për ta liruar burrin e saj nga muslimanët. Kur e pa Pejgamberi a.s. qaforen e Zejnebes, i shikoi shokët e tij, të cilët ishin shtangur dhe gjendjen e ndiqnin në heshtje. Në ato momente mbretëroi një qetësi e mërzitshme, të cilën i Dërguari i Allahut do ta ndërpriste me lot në sy duke iu drejtuar ashabëve të tij me një butësi dhe dashuri: “Nëse pajtoheni për t’ia liruar pengun e saj (Ebil Asin) dhe për t’ia kthyer qaforen që ka dërguar, atëherë veproni”. Ata thanë: Po, o i Dërguar i All-llahut, dhe menjëherë e liruan Ebil Asin duke ia kthyer sërish Zejnebes qaforen e saj.(Transmeton Ebu Davudi).

    Ngushëllues në pikëllime

    Shikoni se sa shpejt e lehtë i rridhnin lotët të Dërguarint të Allahut! Njëra prej vajzave të tij i kishte çuar fjalë Pejgamberit a.s. se i biri i saj është në prag të vdekjes, e Resulullahu s.a.v.s., nga mëshira, i dërgoi këtë porosi: “E Allahut është gjithçka që merr dhe gjithçka që dhuron, dhe çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, pra bëhu durimtare dhe shpreso për shpërblimin tek Allahu”. Vajza e tij e dërgoi sërish dikë tek ai duke e përberë që të të vinte patjetër tek ajo, prandaj i dërguari i Allahut, me një grup shokësh, ndër të cilët: Sa’d Ibn Ubade, Muadh bin Xhebeli, Ubejj bin Ka’bi, Zejd bin Thabiti, u ngrit dhe shkuan në shtëpinë e saj. Kur ia sollën djalin, u prek thellë në shpirt, kurse nga sytë filluan t’i rridhnin lot. Ashabët i thanë: Ç’është kjo, o i Dërguar i Allahut?, kurse ai ua ktheu: “Kjo është mëshira që ka mbjellë Allahu në zemrat e robërve të Tij. Vërtet Allahu i mëshiron nga robërit e Tij ata që janë të mëshirshëm ndaj të tjerëve”.

    Vaj dhe mëshirë

    I Dërguari i Allahut i donte shumë fëmijët e tij, i ledhatonte dhe i përkëdhelte. Madje djalin e tij të vogël, Ibrahimin, e mbante gjithnjë në prehër dhe e përkundte. Para se t’i mbushte dy vjet, Ibrahimi i vogël u sëmur dhe Pejgamberi a.s. u pikëllua shumë për sëmundjen e tij. Pas disa ditësh sëmundjeje, Ibrahimi, i biri i të Dërguarit të Allahut, vdiq, duke pasë jetuar me babanë e tij afro shtatëmbëdhjetë muaj. Ashtu të vdekur, Resulullahu s.a.v.s. e mori në duart e tij dhe lotët filluan t’i rridhnin rrëke nga pikëllimi për ndarjen nga i biri. Shokët e Pejgamberit a.s. e panë tek po i rridhnin lot faqeve dhe i thanë: Ç’është kjo, o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Syri loton, zemra pikëllohet, por ne nuk themi tjetër vetëm atë që e ka pëlqyer Allahu. Vërtet jemi të pikëlluar për ndarjen tënde, o Ibrahim.” (Muttefekun alejhi).

    Mëshira ndaj fëmijëve


    Eni të mësojmë se si duhen mëshiruar fëmijët tanë. Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit a.s. kishte ardhur për vizitë Akra’ë bin Habis, ndërkohë që aty hyri nipi i Resulullahut s.a.v.s., Hasani, i biri i Aliut r.a.. Porsa ai hyri në dhomë, i Dërguari i Allahut u ngrit, e përqafoi dhe e puthi. I çuditur nga kjo sjellje e Pejgamberit, Akrau iu drejtua Resulullahut e i tha: Unë i kam dhjetë djem dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur kurrë, e Pejgamberi a.s. e shikoi me habi dhe i tha: “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet”.
    Atëherë, më thoni, kush është ai i çmendur që mund të pohojë se feja jona është fe e vrazhdë dhe agresive? Kush është ai që thotë se ne muslimanët duhet t’u mërrolemi patjetër njerëzve dhe t’i vrenjtim fytyrat tona para tyre?! Jo, për Zotin, këto gjëra janë të huaja për Islamin. Shikoni dhe mësoni nga Pejgamberi a.s.!
    Dhe tashti, o baba i dashur, a dëshiron ta kesh shembull për sjelljet e tua si prind, të Dërguarin e Allahut apo jo?!
    Një ditë prej ditësh, një beduin kishte qëlluar po ashtu në shtëpinë e Resulullahut s.a.v.s. dhe e kishte parë të Dërguarin e Allahut duke i puthur fëmijët. Nga çudia dhe habia për këtë, beduini i qe drejtuar Pejgamberit a.s.. me fjalët: A i puthni ju fëmijët tuaj, a?! Pejgamberi a.s. e shikoi atë; iu dhimbs për këtë zemërngurtësi të tij dhe i tha: “Vërtet, Allahu ta paska nxjerrë tërë mëshirën nga zemra jote”.

    Kur kthehej në familjen e tij

    I Dërguari i Allahut e kishte zakon që sa herë kthehej nga udhëtimi, së pari të hynte në xhami e t’i falte dy rekate dhe, pastaj, të vizitonte të bijën e tij, Fatimen r.a. dhe vetëm pastaj t’i vizitonte gratë e tij, njërën pas tjetrës. Njëherë, pasi Pejgamberi a.s. u kthye nga një udhëtim i tij, hyri në xhami, i fali dy rekate dhe shkoi në shtëpinë e Fatimes, e cila e priti te dera e shtëpisë. Ajo, posa iu afrua babai i saj – Resulullahu s.a.v.s., iu hodh në përqafim dhe, duke qarë, filloi t’i puthte fytyrën dhe sytë e tij. Pejgamberi a.s. i tha: “Pse po qan?”, kurse ajo ia ktheu: “Fytyra jote qenka zbehur dhe rrobat e tua qenkan leckosur”, e Pejgamberi a.s. i tha: “Oj Fatime, mos qaj, sepse Allahu e ka dërguar babanë tënd me një çështje të rëndësishme. Dije se nuk do të mbetet shtëpi mbi sipërfaqen e tokës, as në qytet dhe as në fshat, ku Allahu të mos e fusë Islamin me krenarinë e të fortit ose me dobësinë e të ligut, përderisa të arrijë Islami atje ku arrijnë nata dhe dita”. (Transmeton Ebu Naimi).

    Besnikëria ndaj bashkëshortes


    Shiko Pejgamberin a.s. në ditën e çlirimit të Mekës, atëherë kur po mbusheshin plot katërmbëdhjetë vjet prej vdekjes së Hatixhes r.a. Atë ditë Pejgamberi a.s. ishte shumë i zënë. Të gjithë dëshironin të bisedonin me të, e kishte edhe të atillë që kishin dëshirë ta pyesnin për disa çështje, po Pejgamberi a.s., tek pa një grua të shtyrë në moshë që po vinte drejt tij, pa një pa dy, i la që të gjithë dhe, para se të ulej të bisedonte me atë plakë, në shenjë respekti e nderimi për të, ia shtroi petkun e tij për t’u ulur. Dhe ata të dy filluan bisedën që zgjati për afro një orë. Gjatë tërë bisedës, një person po vëzhgonte pandërprerë drejt tyre për të mësuar se ç’po ndodhte. Kur i Dërguari i Allahut përfundoi bisedën me të, iu afrua Aishja, e cila nga larg kishte ndjekur tërë këtë bisedë, dhe e pyeti: Kush ishte kjo grua, o i Dërguar i Allahut? Resulullahu s.a.v.s. iu përgjigj: “Kjo ishte një shoqe e Hatixhes, na vizitonte sa ishte Hatixheja gjallë”. – Po për çfarë biseduat me të? - e pyeti prapë Aishja r.a.. Ai tha: “I kujtuam ditët e mira e të lumtura qëi kalonim me Hatixhen”, iu përgjigj i Dërguari i Allahut. Atëherë Aishja, nga xhelozia, i tha: A e kujton ende atë plakë, të cilën tashmë e ka tretur dheu, e Zoti ta ka dhuruar një edhe më të mirë se ajo?! Pejgamberi a.s. tha: “Jo, pasha Allahun, Ai nuk më ka dhuruar më të mirë se ajo, sepse ajo më shoqëroi atëherë kur më braktisën njerëzit dhe më besoi kur nuk më besuan të tjerët”.

    Pejgamberi nderonte kujdestaren e tij

    Zonja Ummu Ejmen ishte kujdestare e Pejgamberit a.s.. Emri i saj ishte Bereketu bintu Tha’lebe, dhe një kohë ka qenë shërbëtore e Abdullah bin Abdulmutalibit-babait të Pejgamberit a.s.. Kur vdiq Abdullahu, ajo qëndroi edhe më tej me Eminen, nënën e Pejgamberit a.s., kështu që kur lindi Muhamedi a.s., ajo e mori nën përkujdesje. Muhamedi a.s. qëndroi me të derisa u rrit dhe pastaj e liroi në shenjë nderimi dhe respekti. Pastaj Ummu Ejmeni u martua me Zejd ibn Harithin, të cilin i Dërguari i Allahut e donte shumë, dhe atyre më pastaj u lindi një djalë - Usame ibn Zejdi, të cilin Muhamedi a.s. e donte aq shumë, saqë nuk mund ta ndante prej nipave të tij, Hasanit e Husejnit. Pejgamberi a.s. thoshte gjithmonë: “Nëna e Ejmenit ka qenë nënë për mua, pas nënës sime”. (Transmeton Ibn Asakiri). Pejgamberi a.s., saherë që e shikonte atë, thoshte: “Vetëm kjo më ka mbetur prej familjes sime.” (Transmeton Ibni Sa’di).
    Nëna e Ejmenit e dinte se Pejgamberi a.s. e donte dhe e respektonte shumë atë, dhe për këtë arsye nganjëherë kërkonte prej tij gjëra që jo çdokush kishte guxim t’i kërkonte. Një ditë kur ajo ishte me Muhamedin a.s., me të cilin ishte edhe Aishja, Ummu Ejmeni kërkoi nga Muhamedi a.s. t’i jepte ujë. Aishja u çudit nga kjo sjellje dhe i tha: A të Dërguarit të Allahut i thua kështu? Nëna e Ejmenit iu përgjigj: “Unë i kam shërbyer këtij edhe më shumë se kaq”. Muhamedi a.s. buzëqeshi dhe pohoi duke thënë: “E vërtetë”, pastaj u ngrit dhe i dha ujë, për nderin dhe respektin që kishte për kujdestaren e tij. (Transmeton Ebu Neimi).

    Në shërbimin të familjes së tij

    Pejgamberi a.s. ka qenë gjithmonë në shërbim të familjes së tij, i rregullonte rrobat, i përgatiste mbathjet e tij, i milte delet etj. Ai i shërbente kështu vetes së tij. Ç’është kjo? A thua, si është e mundur që një i Dërguar i Allahut t’i ketë bërë të gjitha këto punë?! Megjithatë, mos u çudit, e tillë është modestia, dhe dije se askush nuk do të hyjë në Xhennet para Pejgamberit a.s..
    Mëso nga modestia e këtij të Dërguari, mëshirë për mbarë njerëzinë.
    Po të shoh pak të shqetësuar, sepse gjuha jote sikur thotë: “Pas ditës së sotme, nuk kam asnjë arsye të mos ndihmoj familjen time, të mos shkoj në treg etj. Ripërtërije qëllimin dhe vendosmërinë tënde të çeliktë, dhe vepro me modesti, mu ashtu siç vepronte Pejgamberi a.s..
    Ka prej burrave të atillë që kërcënojnë gjithnjë gratë e tyre, dikush për shaka e dikush përnjëmend, se do të martohen edhe me ndonjë grua tjetër… Subhanallah!!
    A thua nga treti gjentiliteti dhe mirësjellja burrërore ndaj gruas? A nuk e di ti se kjo fjalë, madje qoftë edhe të thuhet për shaka, lëndon krenarinë e gruas. Është kjo një plagë që ajo nuk e harron dot.
    Shpeshherë të dëgjoj tek thua: “Për Zotin, ajo (bashkëshortja) ende ma kujton atë që ia kam thënë para dhjetë vjetësh, ndonëse atëherë qeshë tallur me të.”
    Për të treguar mirësjelljen ndaj bashkëshortes, do të sjellim një bisedë të gjatë, zhvilluar në mes Pejgamberit a.s. dhe Aishes r.a., e cila i tregoi Pejgamberit a.s. dhjetë tregime për ndodhi mes burrave dhe grave të tyre. Kjo bisedë zgjati shumë dhe, kur Aishja arriti tek tregimi i dhjetë, tha: “…Dhe burri i fundit quhej Ebu Zer’i, i cili sillej mirë me gruan e tij, e donte atë, po edhe ajo e donte. Këta të dy jetuan së bashku ditët më të mira, por në fund burri prishi kurorën me të…”, - përfundoi më një psherëtimë të thellë tregimin e saj Aishja r.a. Atëherë Pejgamberi a.s. e shikoi Aishen me një dashuri e butësi duke i thënë: “Unë për ty kam qenë sikur Ebu Zer’i për gruan e tij, veçse nuk do të prish kurorën me ty”. Shiko se si e qetësoi i Dërguari ynë i dashur gruan e tij, kur po dëgjonte tregime të tilla, sepse ai e dinte mirë se gruaja kur dëgjon tregime të për gra të shkurorëzuara nga burrat e tyre, dhe ajo frikësohet për veten e saj. Mirëpo, shih ndjesinë shpirtërore të Pejgamberit a.s.! E respektonte maksimalisht Aishen gjatë rrëfimeve të saj, kurse në fund, nuk heshti ta linte Aishen të shqetësuar, po me një dashuri të thellë i tha: “Unë për ty kam qenë sikur Ebu Zer’i për gruan e tij, veçse nuk do të prish kurorën me ty”.

    Dashuria ndaj bashkëshortes

    I Dërguari i Allahut na ka dhënë shembujt më të lartë të mirësjelljes me familjen, bazën kryesore të së cilës pa dyshim e përbën dashuria ndaj gruas, respekti, moslëndimi i ndjenjave të saj, bërja e saj të lumtur, duke i thënë shpesh fjalë të ëmbla, dhe, sa herë ta shikosh, shikimi yt të jetë plot ngrohtësi e dashuri...
    Aishja, bija e Ebu Bekrit r.a., ka qenë bashkëshortja më e dashur e Pejgamberit a.s..
    Amr ibn Asi e kishte pyetur njëherë Pejgamberin a.s. se cilin njeri e donte më së shumti, e i Dërguari i Allahut i qe përgjigjur shkurt: “Aishen.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
    Nënat e besimtarëve e dinin mirë se Pejgamberi a.s. Aishen e donte më së shumti prej tyre, një herë sepse ajo ishte e bija e Ebu Bekrit dhe sepse ajo ishte e bukur dhe ishte e vetmja ndër gratë e Resulullahut që kishte qenë beqare.
    Këto kanë qenë nga shkaqet që disa prej nënave të besimtarëve ta xhelozonin Aishen dhe t’i ankoheshin Pejgamberit a.s. për të. Megjithëkëtë, i Dërguari i Allahut i qetësonte bashkëshortet e tjera të tij duke u folur fjalë të mira, po në të njëjtën kohë nuk e hidhëronte as Aishen r.a.
    Një ditë, njëra nga gratë e Pejgamberit a.s., Ummu Seleme, tek i Dërguari i Allahut se ai po i kushtonte kujdes më të madh Aishes se asaj, e Pejgamberi a.s. i tha: “Oj Ummu Seleme, mos m’u anko për Aishen, se, për Allahun, me asnjërën prej jush derisa kemi qenë nën një mbulojë, nuk më ka zbritur shpallje, përveçse me Aishen”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
    Por, në anën tjetër, kishte nga nënat e besimtarëve që e donin Aishen, siç ishte Sevda, sepse kishte konsideratë të lartë ndaj saj, meqë edhe i dërguari i Allahut e donte më shumë se të tjerat.

    Mirësjellja ndaj bashkëshortes

    Gjatë ciklit të rregullt mujor, gjendja shpirtërore e femrës pëson ndryshime, dhe, për çudi, shumë prej meshkujve gjatë kësaj kohe qëndrojnë shumë indiferentë ndaj bashkëshorteve të tyre. Madje disa nuk i shikojnë fare në fytyrë, sepse gjatë kësaj periudhe tek ata nuk zgjojnë ndonjë ndjenjë.
    Kjo sjellje e burrave është vërtet mungesë e shijes dhe e mirësjelljes. Prandaj, shih se si vepronte i dashuri yt-Muhamedi a.s. në raste të tilla.
    Aishja r.a. thotë: “Gjatë kohës sa isha me cikël (menstruacion), kisha një enë nga e cila pija ujë, dhe, sa herë që unë pija ujë, Resulullahu s.a.v.s. e merrte po atë enë, shikonte vendin se ku i kisha vënë buzët, dhe vinte buzët e tij po aty ku i kisha lënë gjurmat e buzëve të mia, dhe pinte ujë.”
    Mos u çudit!! Vërtet, ky është Islami. Ky është Muhamedi, i Dërguari i Allahut. Bëhu pra, pasues i tij dhe merre atë si shembullin më të mirë për sjelljet e tua. Pejgamberi a.s. vepronte kështu me Aishen, sepse dëshironte që ajo të kuptonte “se nuk ishte e bezdishme, ndonëse ishte me ciklin mujor”, dhe për faktin se ajo në këtë kohë ishte shpirtërisht e shqetësuar dhe kishte nevojë për fjalë e veprime të tilla të ngrohta.
    Kuptoje këtë edhe ti, vëlla i nderuar, dhe zbatoje në praktikë…
    Ç’mendon ti për simpatinë dhe trajtimin e Islamit ndaj gruas në të tilla raste! A mund të kenë perëndimorët sjellje dhe simpati të tilla si kjo apo jo?! Kjo na bën që ne t’i kafshojmë gishtat tanë në shenjë pendimi, pse nuk e njohim sa duhet Islamin.
    Është i njohur fakti se të gjitha bashkëshortet e Pejgamberit a.s. jetonin në afërsi të xhamisë së tij. Atëbotë kjo zonë ishte zonë shkretinore… Kur Pejgamberi a.s. u martua me Marijen, një egjiptiane, e dinte se atdheu i saj, Egjipti, njihej si vendi i lumit Nil dhe i gjelbërimit, prandaj atë e vendosi në një vend pak më larg xhamisë së tij, në lagjen El-Avalij, një vend i rrethuar i tëri me gjelbërim dhe kopshte.
    A është e mundur kjo, o Zot?!! I Dërguari i Allahut, i cili qe ngarkuar nga ana e Allahut për ta udhëzuar popullin e tij dhe me lejen e Tij ta nxirrte nga errësira në dritën e së vërtetës, të kishte në konsideratë edhe këso gjërash të imëta!
    Vërtet, kjo është mirësjellja dhe shija e lartë e jetës së lumtur bashkëshortore.

    Pejgamberi konsultohej me familjen e tij

    Pejgamberi a.s.. konsultohej me familjen e tij për shumë çështje. Ai kërkonte mendimin e familjarëve dhe madje punonte me ta, po që se e shihte se ishte e arsyeshme. Ky veprim i Resulullahut s.a.v.s. është një mësim i madh për burrat që të mos përpiqen të imponojnë patjetër vetëm mendimin e tyre në familje, por t’i lejojnë që edhe gratë e tyre t’u ndihmojnë për t’i zgjidhur problemet, sepse ky bashkëpunim në një mënyrë është respekt për gratë dhe njohje e disa të drejtave të tyre.
    Përgjatë historisë së Pejgamberit a.s., ka pasur shumë raste kur ai do të kërkonte edhe mendimin e bashkëshorteve të tij lidhur me disa çështje. Një rast i tillë ka qenë ditën e Hudejbijes.
    Kur Pejgamberi a.s. vendosi ta vizitonte Qabenë së bashku me muslimanët në vitin e 6 h., me të ishte edhe bashkëshortja e tij Ummu Seleme. Kur arritën në Hudejbije, panë se kurejshët kishin përgatitur një ushtri për t’i penguar muslimanët që të hynin në Mekë atë vit. Kurejshët menjëherë dërguan delegacionin për negociata me Pejgamberin a.s., që të arrihej një marrëveshje paqësore. Ndërkohë marrëveshja u arrit, por me disa kushte, një prej të cilave ishte që muslimanët atë vit të mos hynin në Mekë. Pejgamberi a.s., pas nënshkrimit të marrëveshjes, u ngrit e doli në mesin e muslimanëve dhe i urdhëroi t’i pritnin flokët dhe të thernin kurbanët e tyre. Po, meqenëse disa prej tyre ishin dëshpëruar nga kjo marrëveshje (që në fakt ishte tërësisht në favor të muslimanëve, sepse ngjarjet që pasuan, do ta vërtetonin këtë - shënim i përkthyesit A.RR.), sepse nuk do të hynin në Mekë , nuk deshën t’i pritnin flokët dhe as të thernin kurban. Atëherë Pejgamberi a.s. shkoi me të shpejtë tek bashkëshortja e tij Ummi Seleme për t’u këshilluar me të se si të vepronte në këtë situatë të ndjeshme. Ajo i dha një këshillë shumë të mençur e të drejtë. Duke e ditur se shkaku i mospërfilljes së urdhrit të Pejgamberit a.s. nga muslimanët, ishte vetëm hidhërimi i tyre pse nuk mund të hynin në Mekë dhe jo që ata refuzonin t’i nënshtroheshin urdhrit të Resulullahut s.a.v.s., i tha Pejgamberit a.s..: “O i Dërguar i Allahut, dil nga tenda dhe mos i fol askujt, qoftë edhe një fjalë të vetme, derisa të mos e therësh kurbanin tënd dhe t’i kesh prerë flokët e tu”. Pejgamberi a.s. veproi ashtu siç i tha Ummu Seleme, dhe pas pak e vuri re se mendimi i saj ishte shumë i drejtë, sepse, sa e panë njerëzit Pejgamberin a.s. se si veproi, edhe ata shpejtuan e vepruan njësoj, therën kurbanë dhe i prenë flokët e tyre.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    I DËRGUARI a.s.- BASHKËSHORT

    Bismilahi Rrahmani Rrahim

    Martesa konsiderohet si një prej gjërave të preferuara në Islam. Suksesi i kërkuar në jetën bashkëshortore varet pikërisht nga raportet në mes dy bashkëshortëve.
    Kjo realizohet duke i ditur çdonjëri prej tyre të drejtat dhe obligimet si dhe duke kryer detyrimet e ndërsjella në formën më të mirë, në mënyrë që të mos ndërpritet ecuria e jetës së ndershme. Bashkëshort i suksesshëm është ai që orienton gruan dhe familjen e tij tek të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, duke e pajisur veten me cilësitë më fisnike kundruall gruas së tij. Këtë mund ta arrijë vetëm nëse nënshtrimin ndaj Allahut e konsideron si bazë apo themel të shtëpisë.
    Lidhjen me gruan e tij, bashkëshorti nuk duhet ta konsiderojë vetëm si një nevojë thjesht materiale, veçse duhet ta kepërcejë këtë për të arritur dëlirësinë e shpirtit dhe sjelljen e mirë.
    Resulullahu s.a.v.s. ka qenë shembulli më i mirë i një bashkëshorti të devotshëm e të sjellshëm me gratë e tij, ashtu siç ka qenë shëmbëlltyrë e mirë për të gjithë bashkëshortët.
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke do të njihemi me të Dërguarin s.a.v.s. si bashkëshort. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit duke u shtuar këtyre edhe disa shënime nga burime të tjera.

    Jeta bashkëshortore me ndershmëri

    Allahu xh.sh. thotë:
    وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
    “Dhe kaloni (jetoni) me to (gratë) jetë të ndershme (të mirë)”. (En-Nisa’ë, 19)
    Lidhur me domethënien e këtij ajeti kuranor, dijetarët kanë thënë se nuk është qëllimi që nëse bashkëshortja jote sillet mirë ndaj teje, atëherë edhe ti duhet të sillesh mirë ndaj saj, veçse qëllimi është që, edhe nëse ajo sillet keq ndaj teje, ti të sillesh mirë ndaj saj. Ky është kuptimi i vërtetë i fjalëve kuranore të cituara në ajetin e mësipërm. A thua pse?
    Sepse ndonjëherë keqbërja thjesht është pjesë e natyrshmërisë së gruas, prandaj sillu mirë ndaj gruas sate në çdo situatë. Madje ki kujdes që në fillim se çfarë bashkëshorteje po zgjedh.
    Ki kujdes e mos zgjidh për bashkëshorte ndonjë femër vetëm për hir të syve të saj të bukur, ose për hir të flokëve të saj, ose për shkak se ajo është e hijshme. Ki kujdes dhe të mos kërkosh vetëm ndonjë femër që ka arsimim, po nuk ka taban familjar, prandaj së pari shih familjen e saj, shih babanë dhe nënën e saj, shih se sa është e përkushtuar ndaj fesë së Allahut, dhe vetëm më pastaj fillo të kërkosh elemente të tjera, siç janë bukuria, shkolla etj. Mbi të gjitha, ji i kujdesshëm se po lidh kurorë me një grua që do ta mbrojë emrin dhe dinjitetin e familjes, një grua që ka virtyte të moralshme. Dije se pikërisht kjo është zgjedhja më e qëlluar e bashkëshortes.

    Zgjedhja e bashkëshortes

    Zgjedhja e Pejgamberit a.s. për gruan e tij të parë, ka qenë një zgjedhje reciproke. Zonjës Hatixhe r.a. i kishin pëlqyer cilësitë e Resulullahut s.a.v.s.. Ndonëse ajo ishte më e moshuar se Pejgamberi a.s., prapëseprapë vendosi që nëpërmjet një shkuesi t’i dërgonte fjalë Muhamedit a.s. se dëshironte të martohej me të.
    I Dërguari i Allahut, i shtyrë nga dashuria dhe fisnikëria e zonjës Hatixhe, duke mos shikuar fare dallimin në moshë ose sepse ajo ishte një e ve (Hatixhja kishte qenë e martuar dy herë para martesës me Resulullahun s.a.v.s., por që të dy bashkëshortët e mëparshëm i kishin vdekur), e pranoi menjëherë këtë propozim të saj. Ai në Hatixhen shihte një grua të ndershme, të pastër e të moralshme, andaj e zgjodhi për bashkëshorte, duke u mbështetur mbi këto parime madhështore.
    Tregimi i kësaj zgjedhjeje kishte filluar që atëherë kur Muhamedi a.s. bëri tregti me pasurinë e Hatixhes r.a., para shpalljes. Shoqëruesi që Hatixheja r.a. e kishte caktuar të ishte me Muhamedin a.s., Mejsere, kishte vërejtur tek Resulullahu s.a.v.s. disa cilësi që i kishin pëlqyer shumë dhe e kishin mahnitur. Dhe, sapo karvani ishte kthyer nga udhëtimi, Mejsere i kishte treguar zonjës së tij, Hatixhes, për atë që kishte parë dhe dëgjuar, dhe që prej atij çasti zonja Hatixhe filloi të ushqente një simpati ndaj Pejgamberit a.s...
    Një natë prej netësh, Hatixhja r.a. kishte parë ëndërr se një diell i madh kishte zbritur në nënqiellin e Mekës, dhe ishte vendosur mu mbi shtëpinë e saj, të cilën e kishte mbushur të tërën me dritë, kurse shkëlqimi i kësaj drite kishte shndritur krejt botën. Kur u zgjua nga gjumi, z.Hatixhe shkoi tek Vereka ibn Nevfel, të cilin e kishte djalë axhe. Ai ishte një plak i shtyrë në moshë dhe kishte njohuri të thella rreth Tevratit dhe Inxhilit. Pasi i rrëfeu Hatixhja për ëndrrën, ai u ngrit dhe i tha: Para vetes ke një përgëzim të madh! Nëse është e vërtetë ëndrra jote, atëherë drita e pejgamberisë do të hyjë në shtëpinë tënde.
    Meqenëse Hatixhja r.a. kishte vërejtur tek Muhamedi a.s. një personalitet të dalluar, moral të lartë, mendje të mprehtë, sinqeritet dhe besnikëri, - të gjitha këto virtyte të larta e kishin shtyrë që të mendonte për t’u martuar me të. Mirëpo i vinte turp që t’ia hapte zemrën Muhamedit a.s.. për këtë dëshirë të saj, sidomos kur mendonte se ajo tashmë kishte kaluar të dyzetat, ndërkohë që Muhamedi a.s. nuk ishte më i madh se 25 vjeç.
    Ajo u frikësua se Muhamedi a.s. do të refuzonte dorën e saj, prandaj ndjenjat e saj ia shprehu shoqes së saj Nefise bint Munijje. Nefisja shkoi menjëherë tek Muhamedi a.s. dhe i propozoi të kërkonte dorën e Hatixhes për martesë, sepse ajo nuk do ta refuzonte dhe do të pranonte me kënaqësi.
    Me të dëgjuar këtë, Muhamedi a.s. shkoi tek axhallarët e tij dhe prej tyre kërkoi ta fejonin me Hatixhen r.a.. Axha i tij, Ebu Talibi, shkoi në shtëpinë e Hatixhes së bashku me Muhamedin a.s. dhe e fejoi Hatixhen për Resulullahun s.a.v.s.. Nuk vonoi shumë dhe Muhamedi a.s. u martua me zonjën Hatixhe, me të cilën kaloi një jetë të lumtur bashkëshortore.

    Modestia në rregullimin e shtëpisë

    Aliu r.a. thotë: “Kur u martova me Fatimen r.a.–bijën e Pejgamberit a.s., në shtëpinë time nuk kishte asgjë përpos një lëkure dashi të shtruar në tokë dhe një jastëku të mbushur gjethe të palmës.” Nuk po e theksojmë këtë për ndonjë krahasim a shëmbëllim, sepse me kalimin e kohës shtëpia e Aliut r.a. do të pajisej me gjërat e nevojshme për një jetë modeste. Gjithashtu, nuk po e theksojmë këtë që t’i hyni në hak vetvetes suaj e të jetoni në një thjeshtësi të tillë, por këto fjalë po i themi me qëllim që të mos e teproni në kërkesat tuaja për luks të panevojshëm. Jemi dëshmitarë se shumë martesa dështojnë mu për shak të krahasimit me familje të tjera. Prandaj, kini mendjen, shtëpinë tuaj rregollojeni sipas shijes suaj, por mos e teproni! Mundësisht bëhuni sa më modestë në rregullimin dhe mobilimin e saj!

    Bashkëshort besnik

    I Dërguari i Allahut ishte bashkëshort besnik. Kjo bëhet edhe më e qartë tek shohim besnikërinë e tij të madhe ndaj bashkëshortes së tij, Hatixhes r.a.. I Dërguari a.s. nuk u martua me asnjë grua tjetër përpos Hatixhes derisa ajo ishte gjallë. Resulullahu s.a.v.s. e kujtonte dhe e përmendte gjithmonë duke e lavdëruar për të mirë. Pas vdekjes së saj, në shenjë kujtimi për të, kur priste ndonjë dele, mishin e saj ua shpërndante shoqeve të Hatixhes r.a.
    Një ditë prej ditësh Pejgamberi a.s. e kishte përmendur atë në prani të zonjës Aishe r.a. dhe e kishte lavdëruar pa masë. Kjo gjë kishte shkaktuar xhelozi tek Aishja r.a., e cila i qe drejtuar Resulullahut me këto fjalë: Ajo ka qenëe vetëm një plakë në moshë, kurse Allahu ta ka zëvendësuar me një grua më të mirë (duke menduar veten e saj). Këto fjalë të Aishes e hidhëruan Resulullahun s.a.v.s., i cili iu përgjigj me fjalët: “Jo, për Zotin! Allahu nuk ma ka kompensuar me ndonjë grua më të mir, se ajo më kishte besuar e përkrahur atëherë kur të tjerët më mohonin, u besonte fjalëve të mia kur të tjerët më përgënjeshtronin, më mbështeti me pasurinë e saj kur të tjerët më bojkotonin dhe vetëm me të Allahu më dhuroi fëmijë.” (Transmeton Ahmedi).
    Me të dëgjuar këto fjalë, Aishja r.a. u pendua, sepse u bin për besnikërinë dhe dashurinë e madhe që ndiente ende Resulullahu ndaj Hatixhes r.a., dhe prej asaj dite u betua se Hatixhen r.a. do ta përmendte vetëm për të mirë.



    Respektimi i familjes së bashkëshortes

    Muslimani duhet ta respektojë bashkëshorten e tij dhe duhet ta nderojë familjen e saj, në shenjë kënaqësie dhe dashurie ndaj saj. Mikpritja dhe respekti ndaj familjes së bashkëshortes e bën atë më të lumtur dhe bën që dashuria e saj ndaj bashkëshortit të shtohet. Pikërisht kështu vepronte Muhamedi a.s. me familjen e gruas së tij, zonjës Xhuvejrije bintul Harith r.a.
    Në betejën e “Beni-Mustalakut”, shumica e kundërshtarëve u zunë robër nga ana e muslimanëve. Në mesin e robërve të luftës ishte edhe Xhuvejrije bintul Harithi. Ajo ndërkohë e kishte pranuar Islamin dhe kjo qe arsyeja që i Dërguari a.s. të martohej me të. Kur ashabët morën vesh për këtë, i thanë njëri-tjetrit: Vallë, miqtë e Resulullahut s.a.v.s. të jenë robër në duart tona? Jo, për Zotin, kjo nuk bën, pastaj kërkuan leje nga i Dërguari i Allahut që t’i lëshonin të gjithë robërit në shenjë respekti ndaj bashkëshortes së tij. Pejgamberi a.s. e pranoi këtë kërkesë të tyre.
    Ndër robërit kishte më shumë se 100 familjarë të zonjës Xhuvejrije. Ndërkohë ashabët i thanë njëri-tjetrit: “Kthejuni pas pasurinë e zënë si plaçkë lufte, sepse tashti ata janë miqtë e Resulullahut s.a.v.s.. Në shenjë respekti ndaj zonjës Xhuvejrije r.a., ashabët i liruan më shumë se 700 robër nga fisi i saj, dhe këtë e bënë me lejen e Pejgamberit a.s.. Prandaj zonja Xhuvejrije r.a. qe gruaja më e dobishme për familjen dhe fisin e saj.

    Amanetet më të mëdha

    I dërguari a.s. ka thënë: “Vërtet, ndër emanetet më të rëndësishme tek Allahu xh.sh. në Ditën e Gjykimit konsiderohet kur burri dhe gruaja bëjnë ndonjë bisedë intime midis tyre dhe pastaj që të dy e përhapin atë të fshehtë.” A thua sa e sa biseda intime të zhvilluara në mes burrave e grave janë përhapur dhe kanë lënduar zemra. A nuk është kështu? E një prej emaneteve më të mëdha është pikërisht mospërhapja e fshehtësive bashkëshortore. Emanet që vlen më shumë se pasuria. Por, a thua sa e sa njerëz, pas shkurorëzimit, përhapin të fshehtat e bisedave intime?! Madje shpesh hasim burra që flasin për ish-bashkëshorten “vepronte kështu e kështu”, dhe fare nuk i mbajnë fshehtë gjërat intime. Edhe gratë veprojnë po ashtu ndaj ish-bashkëshortëve të tyre. Subhanallah! Këto gjëra nuk ndodhin vetëm në raste shkurorëzimi, fatkeqësisht kjo ndodh edhe në raste hidhërimi në mes bashkëshortëve. Më thuani, a nuk është ky një realitet?!
    Por ekziston edhe një grup tjetër i njerëzve, Allahu na ruajttë prej tyre, të cilët i zbulojnë fshehtësitë e tyre bashkëshortore pa kurrfarë arsyeje, pa u shkurorëzuar dhe pa pasur farë hidhërimi. Na rastis shpesh të dëgjojmë ndonjë grua tek i rrëfen shoqes së saj se çfarë bën ajo me burrin e saj, ose ndonjë burrë tek u tregon shokëve të tij se ç’ndodh mes tij dhe gruas së tij. A thua këta bashkëshortë të mjerë kanë harruar se një ditë do të dalin para Allahut xh.sh.? E kjo që ata nuk kanë respektuar, është prej emaneteve më të mëdha tek Allahu në Ditën e Gjykimit, një emanet që duhej ta kishim mbajtur në fshehtësi.
    A e keni tashmë të qartë shkakun e mosstabilitetit të jetës bashkëshortore?!

    Mësimi i bashkëshortes

    Bashkëshorti ka për detyrë t’i mësojë bashkëshortes së tij ato çështje fetare që ajo nuk i di, sepse këto çështje mbase mund të bëhen shkak që asaj t’ia forcojnë lidhjen me Allahun dhe nënshtrueshmërinë ndaj Tij.
    Pikërisht kështu vepronte edhe Pejgamberi a.s. me gratë e tij. Në një ditë xhumaje, Muhamedi a.s. hyri në dhomën e Xhuvejrije bintul Harithit r.a. dhe kuptoi se ajo ishte agjërueshëm (agjërim nafile). Për të mos e lënduar shpirtërisht, me dashamirësi e pyeti:
    - A ke agjëruar dje?
    - Jo, – u përgjigj ajo.
    - A dëshiron të agjërosh nesër? – e pyeti prapë Resulullahu s.a.v.s.
    - Jo, - ia ktheu Xhevejrija.
    - Atëherë, prishe agjërimin!- i tha në fund i Dërguari i Allahut.
    (Transmeton Buhariu)
    Muhamedi a.s. nuk dëshiroi që zonja Xhuvejrije të veçohej nga të tjerët me agjërim në ditën e xhuma, ditë të cilën Allahu e ka bërë ditë feste për muslimanët.
    Kështu, pra, bashkëshorti e ka për detyrë ta pajisë bashkëshorten e vet me dituri, t’i mësojë asaj njohuri fetare, sepse nesër do të jetë përgjegjës për të para Allahut xh.sh.

    Bashkëshortja është emanet (përgjegjësi-barrë) në qafën tënde

    Ka shumë njerëz që mendojnë se, pasi të martohen me një grua, ajo tashmë bëhet pronë e tij. Mendojnë se pas martesës, ajo tërësisht është në duart e tij dhe me të mund të bëjnë çfarë të duan. S’ka dyshim se ky është një përfundim shumë i gabuar, sepse vërtet bashkëshortja jote bëhet një emanet (përgjegjësi) dhe barrë në qafën tënde. Ta dish se do të përgjigjesh për të gjithsesi në Ditën e Gjykimit para Allahut xh.sh.
    Vallë, mos ke harruar se nënshkrimi yt në librin e martesave konsiderohet si marrje e përgjegjësisë (emanetit) dhe e sigurisë për bashkëshorten tënde? A nuk thotë Allahu xh.sh.:
    وَأَخَذْنَ مِنْكُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا
    “…dhe kur ato morën prej jush një besë të fortë.” (En-Nisa’ë, 21)
    Dije se premtimi (besatimi) martesor është i vetmi premtim (besatim) që Allahu xh.sh. e quajti si “të fortë”.
    Për Allahun kjo është vërtet një fjalë e madhe dhe e ashpër. A e ke ndier këtë ndonjëherë shpirtërisht? A ke menduar se në momentin që ia ke ndaluar bashkëshortes sate që t’i vizitojë prindërit e saj, ti ke thyer e tradhtuar besën-emanetin? Kujtoje momentin kur e ke vendosur dorën tënde në dorën e babait të saj dhe ai të ka thënë: “Kujdesu për të, sepse ajo tashmë është emanet (përgjegjësi) në qafën tënde”. A ke menduar se që në çastin kur e ke goditur bashkëshorten tënde, ke shkelur emanetin.

    Bashkëshort i dashur!

    Ki kujdes, mos mendo se ke ndonjë epërsi ndaj bashkëshortes sate sepse e lejon atë të vizitojë familjen e saj.
    Edhe ti, bashkëshorte e ndershme. Kuptoje se je ti përgjegjëse për shtëpinë e bashkëshortit tënd. Ji besnike, ruaje fshehtësinë-intimitetin bashkëshortor dhe respektoje atë. Mos lejo të hyjë në shtëpi kush përveç atij që e do ai. Kujdesu për edukimin e fëmijëve sipas parimeve islame, sepse këto janë disa gjëra që të bëjnë ty përgjegjëse për burrin dhe shtëpinë tënde.

    Disponimi i bashkëshortes

    Disponimi i bashkëshortes dhe plotësimi i dëshirës së saj, është një gjë që Islami nuk e ndalon. Përkundrazi, ai nxit për një disponim të mirë, në mënyrë që të ruhet harmonia bashkëshortore. Edhe vetë i Dërguari i Allahut plotësonte dëshirat e grave të tij dhe i bënte të gëzuara, sidomos kur ndonjëra prej tyre ballafaqohej me ndonjë gjë që lëndonte dinjitetin e saj. Një ditë prej ditësh, Hafseja r.a., e bija e Omerit r.a., i kishte thënë Aishes, të bijës së Ebu Bekrit r.a.: “Ne jemi më të dashura për Muhamedin a.s.. sesa Safija, ngase jemi bijat e axhallarëve-kushërinjve të tij”. Zonja Safije bintu Hajj r.a. dëgjoi për këtë dhe u prek në sedër. Ajo hyri tek Pejgamberi a.s. duke qarë dhe i tregoi atij se ç’kishte thënë Hafseja.
    Pejgamberi a.s.i tha asaj: “E pse nuk u the atyre të dyjave: “Si mund të jeni më të mira se unë kur bashkëshorti im është Muhamedi, babai im është Haruni, kurse xhaxhai im Musai a.s.” (Transmeton Tirmidhiu)
    Me të dëgjuar këto fjalë të tij, zonja Safije r.a. u gëzua pa masë dhe iu qetësua shpirti. Pejgamberi a.s., nëpërmjet këtyre fjalëve, pati për qëllim t’i kthente disponimin e mirë e t’i bënte qejfin asaj, sidomos sepse zonja Safije vërtet vinte nga loza e të dërguarit të Allahut, Harun bin Imran a.s..

    Besnikëria ndaj bashkëshortes

    Prej formave të besnikërisë është pa dyshim besnikëria ndaj “shokut të jetës”. Ki kujdes e mos e harro “binjakun e shpirtit tënd”, sepse ajo me plot të drejtë konsiderohet shoqja më e ngushtë e jetës, meqë është bashkëshortja jote. I Dërguari i Allahut thotë: “Vërtet prej detyrave të para që duhet t’i kryeni detyrimisht,janë detyrimet ndaj bashkëshorteve tuaja.”
    Po vërtet që janë detyra të para, po a thua ia ke dhënë mehrin që ke premtuar? A e ke siguruar shtëpinë për të banuar me të? A e ke mbajtur premtimin se ndaj saj do të sillesh siç i ka hije një besimtari? Ki kujdes, mos e godit kurrë, mos u sill me vrazhdësi ndaj saj dhe mos e dëmto fizikisht a shpirtërisht. Ruaju të mos i bësh ndonjë shpifje, ose ta ndalosh për të vizituar familjen e saj.
    Sinqerisht, kam frikë se do të harrosh besën ndaj bashkëshortes për të gjitha këto që përmendëm.

    Mbrojtja e bashkëshortes

    Bashkëshorti musliman ka për detyrim të mbrojë shoqen e tij të jetës dhe të mënjanojë ndonjë të keqe nga ajo, nëse dikush përpiqet t’i bëjë keq. Pejgamberi a.s. i mbronte gratë e tij nga të këqijat. Madje ai ia ndalonte secilës të lëndonte tjetrën, qoftë edhe me një fjalë të vetme a mendim të keq.
    Kur Muhamedi a.s. arriti në Medinë me zonjën Safije bintu Hajj, së pari e vendosi atë në shtëpinë e Harith ibn Nu’manit, për të qëndruar aty derisa të ndërtontë një shtëpi të re për të. Kur morën vesh gratë e ensarëve për ardhjen e Safijes dhe vendosjen e saj në shtëpinë e Harithit, shkuan menjëherë për ta vizituar. Pejgamberi a.s. e pa Aishen r.a. në mesin e tyre dhe e njohu, pastaj e pyeti: Si po të duket Safija, oj Aishe? Ajo me gjakftohtësi dhe përbuzje iu përgjigj: “Pashë një çifute!” Pejgamberi a.s. u hidhërua nga kjo fjalë dhe i tha Aishes: “Mos e thuaj këtë, sepse ajo e ka pranuar Islamin dhe e ka zbukuruar atë me vepra të mira.” (Transmeton Ibn Sa’di)
    Kur i Dërguari a.s. u sëmur (bëhet fjalë për sëmundjen nga e cila ndërroi jetë), gratë e tij u mblodhën rreth tij. Safija r.a. me këtë rast tha: “Pasha Allahun! Do të dëshiroja që kjo që të ka goditur ty, të më kishte goditur mua”. Gratë e tjera filluan t’i pëshpëritnin njëra-tjetrës (në shenjë iritimi dhe mosbesimi ndaj fjalëve të saj), kurse Pejgamberi a.s. u tha: “Pastroni-shpërlani gojët tuaja (d.m.th.pastroni gojët tuaja nga përgojimi).” Ato thanë: “Prej çkaje t’i pastrojmë”?, e Resulullahu s.a.v.s. ua ktheu: “Prej pëshpëritjes dhe dyshimit tuaj tek ajo, sepse, për Allahun, ajo ishte e sinqertë për ato që tha.” (Ibn Sa’d)

    Kujdes, të mos tradhëtosh

    Besimtar i nderuar!
    Ki kujdes e të mos e tradhëtosh-mashtrosh bashkëshorten tënde, sepse i Dërguari a.s. ka thënë: “Çdo njeri që martohet me një grua, dhe nuk i shkon ndërmend që t’ia japë atë që i takon asaj me të drejtë-mehrin, qoftë ai i vogël apo i madh, ai tashmë e ka tradhtuar atë. Nëse (ky burrë) vdes në këtë gjendje, atëherë do të dalë para Allahut si njeri lavir.”
    Analizoje më vëmendje fjalën e Resulullahut s.a.v.s.: “dhe nuk i shkon ndërmend t’ia japë atë që i takon asaj me të drejtë-mehrin”, dhe mundohu ta hulumtosh tek vetvetja, nëse i takon këtij grupi apo jo. Ta dish se hadithi i të Dërguarit të Allahut është shumë i ashpër për ata që veprojnë kështu!

    Pajtim dhe falje

    Bashkëshorti i mençur së tij bashkëshortes i fal disa gabime, duke mos u vënë veshin disa gjërave të imëta. I Dërguari i Allahut gjithmonë vepronte kështu…
    Pas përfundimit të betejës së Bedrit dhe fitores së muslimanëve kundër idhujtarëve, nëna e besimtarëve, Sevdetu binti Zum’ah r.a. (bashkëshortja e Muhamedit a.s.), kishte dalë nga shtëpia për të kryer detyrimin e saj për ngushëllime në familjen Ali Afra’ë-s. Në këtë kohë ajetet për mbulesën nuk kishin zbritur ende.
    Kur mori vesh për ardhjen e muslimanëve dhe robërve të luftes, ajo u kthye në shtëpinë e vet. Derisa po kthehej, u habit shumë kur në mesin e robërve pa djalin e axhës së saj, Suhejl bin Amrin. E pa të lidhur me litar në të dy duart që i vareshin mbi qafë. Ishte kjo një pamje përçmuese dhe përbuzëse për Suhejlin, dhe ajo nuk mundi ta frenonte veten e tha: A edhe ndaj Ebi Jezidit veprohet kështu, - dhe iu drejtua atij me fjalët: “O Ebu Jezid, pse u vetëdorëzuat, më mirë të vdisnit me nder”!
    Kur i dëgjoi fjalët e saj, i Dërguari i Allahut u hidhërua shumë në të dhe i tha: “Oj Sevda, a po nxit armiqësi edhe kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, a?!”. Sevdetja e pa që gaboi, dhe menjëherë kërkoi falje për ato që tha e iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. me fjalët: “O i Dërguar i Allahut, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, nuk munda ta përmbaja veten kur e pashë Eba Jezidin me duar të lidhura dhe thashë ato që thashë”.
    Pejgamberi a.s. e kuptoi se ajo nuk kishte qëllim të keq dhe se fjala doli prej saj pa e menduar, prandaj pranoi pendimin e saj dhe e fali. Nuk i vuri veshin më shumë gabimit të saj, veçse i tha: “Allahu të faltë!”

    Mëshirë nga Allahu

    Vërtet prej argumenteve të mëshirës së Allahut është se Ai krijoi gruan për tërheqjen e emocioneve në tokë. Sikur kjo mëshirë të mos ekzistonte, atëherë në këtë botë nuk do të kishte as dashuri dhe as ndjenja emotive. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë stërzmadhim, sepse edhe i Dërguari a.s. në lidhje me këtë thotë:
    “Ademi a.s. jetoi në Xhennet para Havasë dhe u bë i vrazhdë (i egërsuar). Kur u krijua Havaja, Ademi a.s. e pa atë dhe e pyeti: “Kush je ti dhe për se u krijove?”. Ajo iu përgjigj: “Unë jam prehje dhe qetësim për ty”.
    Shih fjalët (u bë i vrazhdë-i egërsuar) dhe dije se ky ishte shkaku që të krijohej Havaja, dhe shih marrëdhënien ndërmjet burrit e gruas, që është (prehje dhe qetësim).
    Gratë në Islam janë motra të burrave. Në Islam nuk ka betejë në mes mashkullit e femrës, përkundrazi, femra në Islam është e nderuar, e respektuar dhe gëzon një pozitë të privilegjuar në këtë legjislacion hyjnor.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me tė Dashurin s.a.v.s.

    I DĖRGUARI a.s.- MĖSUES


    Bismilahi Rrahmani Rrahim
    Muhamedi a.s.. ėshtė mėsuesi i parė dhe udhėzuesi i njerėzimit pėr tė mirėn e tyre si nė kėtė jetė (dynja), ashtu edhe nė jetėn tjetėr (Ahiret). I Dėrguari a.s. ėshtė pishtari ndriēues qė e dėrgoi Allahu pėr t’i nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritėn e sė vėrtetės. I Dėrguari i Allahut u mėsoi shokėve (ashabėve) tė Muhamedit gjithēka qė u nevojitej. Gjithmonė i udhėzonte ata qė tė stolisnin karakterin e tyre me virtyte tė shėndosha, me edukatė dhe parime tė larta njerėzore. Ai ishte udhrrėfyes i etėrve, i fėmijėve dhe i nėnave. Ai u mėsonte atyre gjėrat mė tė rėndėsishme nė mėnyrė shumė tė pėrpiktė nga ajo me se e frymėzonte – e mėsonte Vetė Allahu xh.sh.
    Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke, do tė njihemi me tė Dėrguarin e Allahut xh.sh. si mėsues dhe edukator. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

    Edukata e diturisė-

    Allahu i Lartėsuar thotė:
    يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحْ اللَّهُ لَكُمْ
    “O ju qė besuat, kur t’ju thuhet: Zgjerohuni (bėni vend) nė vende-ndenjje, zgjerohuni se Allahu bėn zgjerim pėr ju…! (El-Muxhadele, 11)
    Urdhri pėr zgjerim nuk nėnkupton zgjerimin vetėm nė ndenjje, po edhe nė rrugė; zgjerohuni, nėse doni qė Allahu t’ju zgjerojė (spastrojė) nga shija e keqe, egoizmi dhe pengimi i njerėzve tė tjerė.
    Omer ibnul Hattabi r.a. thotė: “Tri gjėra tė shtojnė dashurinė ndaj vėllait tėnd, njėra prej tė cilave ėshtė t’i bėsh vend nė mexhlis–vende ndenjjeje.
    Ja njė shembull i mirė nė lidhje mė kėtė mirėsjellje gjatė jetės sė Muhamedit a.s...
    Ndėrsa Muhamedi a.s.. ishte ulur nė xhami, aty hyri njė beduin, dhe Pejgamberi a.s. lėvizi pėr t’i bėrė njė vend (ani pse xhamia nuk ishte e mbushur me njerėz). Kur e pa kėtė gjest tė Pejgamberit a.s., beduini i tha: “O i Dėrguar i Allahut, pse lėvize tė mė bėsh vend, kur nė xhami ka ende hapėsirė tė mjaftueshme”? Atėherė Muhamedi a.s. tha: “Ėshtė detyrim i ēdo muslimani qė, kur t’i vijė vėllai i tij, t’i bėjė vend nė mexhlis, kudo qė tė jetė ai.”
    E pra, kush mund tė thotė pas kėtij shembulli se Islami ėshtė fe qė nuk respekton edukatėn, kulturėn, dhe se nuk ka shije?!

    I Dėrguari mėson Akraė ibn Habesin

    I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. njė ditė prej ditėsh ishte ulur nė xhami dhe rreth tij ishin mbledhur njė grup shokėsh, ndėr tė cilėt edhe Akraė ibn Habese et-Temimijj r.a., njė beduin me natyrė tė vrazhdė dhe zemėrgur!..
    Ndėrkohė, Hasani, biri Aliut r.a., qė atėbotė ishte ende fėmijė i vogėl, eci derisa arriti tek gjyshi i tij, Muhamedi a.s.., i cili e mori pranė, e uli nė prehrin e vet dhe e puthi.
    Nga ky veprim i Muhamedit a.s. u ēudit Akraė ibn Habesi dhe nuk iu durua pa e pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, a i puthni ju fėmijėt tuaj a?! Unė i kam dhjetė fėmijė dhe asnjėrin prej tyre nuk e kam puthur kurrė.”
    I Dėrguari i Allahut e shikoi me habi Akraė ibn Habesin pėr kėtė zemėrngurtėsi tė tij, dhe ia ktheu: “Si duket, Allahu ta paska larguar mėshirėn nga zemra jote, e pra dije se kush nuk mėshiron, nuk do tė mėshirohet!” (Mutefekun Alejhi).
    Tė gjithė tė pranishmit nė kėtė ndenjje (mexhlis), morėn njė mėsim tė madh se mėshira dhe butėsia ndaj fėmijėve ėshtė e domosdoshme, se ata nganjėherė duhen puthur, duhen pėrqafuar dhe duhen ledhatuar. Kjo nė fakt ėshtė mėshirė ndaj tyre dhe shprehje e emocioneve pėr dashurinė e tyre.

    Mėsimi i grave

    Erdhėn disa gra tek i Dėrguari a.s. dhe i thanė: “Na e kanė shkuar burrat, o i Dėrguar i Allahut. Na cakto njė ditė tė veēantė pėr tė na kėshilluar”. I Dėrguari i Allahut u pajtua me kėtė dhe u mbajti njė ligjėratė, ku, ndėr tė tjera, u tha: “Secila grua prej jush, e cila ka tre fėmijė dhe i edukon me edukatė tė pastėr, ata fėmijė do t’i ketė mburojė nga zjarri i Xhehennemit”. Njėra prej grave tė pranishme e pyeti: Po ajo qė ka dy fėmijė?. “Edhe ajo qė ka dy fėmijė tė edukuar, e arrin kėtė gradė”- tha Pejgamberi a.s..
    (Ja se ēfarė shembulli na jep i Dėrguari i Allahut pėr rėndėsinė e edukimit tė fėmijėve nėpėrmjet arsimimit tė nėnės, shembull tė cilin duhet ta ndjekim edhe ne sot pėr arsimimin e grave tona, qė ato tė jenė edukatore tė denja pėr edukimin e brezit tė ri.).

    I Dėrguari i Allahut i mėson fėmijėt

    Omer ibn Ebi Seleme ishte njė fėmijė i vogėl kur babai i tij kishte rėnė dėshmor–shehid. Muhamedi a.s. kishte vendosur t’i mėsonte atij edukatėn gjatė ngrėnies sė ushqimit dhe i kishte thėnė: “O djalosh, pėrmende Allahun (nė fillim tė ngrėnies), ha me dorėn e djathtė dhe ha para vetes.” (Mutefekun Alejhi).
    Nga kėto fjalė tė Resulullahut s.a.v.s. Omer Ibn Ebi Seleme mėsoi pėr edukatėn qė duhet tė ketė secili gjatė ngrėnies sė ushqimit, madje kjo i qe ngulitur thellė nė mendje, kėshtu qė sa herė fillonte tė hante, e pėrmendte sė pari Allahun, hante me dorėn e djathtė dhe hante vetėm para vetes, atė pjesė qė i takonte, ashtu siē e kishte mėsuar i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.
    (Pra, prindėr tė dashur, mėsoni fėmijėt tuaj me edukatėn e lartė profetike dhe mos lejoni qė dikush tjetėr t’ua edukojė fėmijėt tuaj.)

    Kultura e dialogut

    Besimtarė tė nderuar! Eni tė mėsojmė kulturėn e dialogut nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. Njė ditė, derisa ishin nė Mekė (para hixhretit), nė periudhėn mė tė vėshtirė pėr muslimanėt, kur ata persekutoheshin e keqtrajtoheshnin mizorisht nga pabesimtarėt, Utbe ibn Ebi Rebia erdhi tek i Dėrguari i Allahut dhe e ofendoi me fjalėt mė tė rėnda. Pasi nuk kishte arritur ta hidhėronte me fjalė tė Dėrguarin a.s., i kishte ofruar pasuri marramendėse, vetėm e vetėm ta linte thirrjen e tij pėr Islamin. Pėrpos tjerash, i kishte ofruar ta martonin me vajzėn mė tė bukur tė Mekės; i kishte premtuar ta bėnin prijės tė tyre. Madje i kishte thėnė se mund t’i sillnin edhe njė mjek, i cili do tė pėrkujdesej pėr shėrimin nga kjo “sėmundje e ēmendurisė“ qė e kishte kapluar. Tė gjitha kėto ia ofroi Utbe ibn Ebi Rebia vetėm e vetėm qė ky tė braktiste misionin e tij, dhe nė fund i tha: “O bir i vėllait tim. Dėgjoji prej meje kėto qė po t’i ofrojmė, ndoshta do t’i pranosh disa prej tyre.”
    Pejgamberi a.s. i tha butėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”.
    Atėherė Utbe i tha: “O bir i vėllait tim: Nėse me kėtė thirrje tėnde synon tė bėhesh mė i pasuri prej nesh, atėherė po grumbullojmė pasuri e po ta japim, dhe do tė jesh mė i pasuri prej nesh; nėse synon qė nėpėrmjet kėsaj tė bėhesh mbret, po tė pranojmė si mbret tonin; nėse po tė shtiret diēka qė nuk po e sheh (duke aluduar vahjin qė i zbriste Muhamedit a.s..,- vėr. e pėrkthyesit), do tė pėrkujdesemi tė tė sjellim ndonjė mjek tė njohur, qė tė tė shėrojė nga kėto halucinacione.”
    A nuk janė tė gjitha kėto oferta tė mjera dhe ofendues?! Pasuri, mbretėri, shėrim nga sėmundja!…etj.

    O ju thirrės nė Islam!

    Ju qė dėshironi tė mėsoni kulturėn e tė dialoguarit nė shekullin e 21-tė, mėsojeni atė nga i Dėrguari a.s....
    Nga fjalėt e shqiptuara prej Utbes, shohim pėrbuzjen dhe pėrēmimin ndaj Pejgamberit tonė, por shihni, nė anėn tjetėr, urtėsinė dhe edukatėn e lartė tė tė Dėrguarit a.s., kur nė fund i thotė Utbes: “A e pėrfundove, o Ebul Velid?”.
    Tė nderuar thirrės!
    Flitet pėr disa dijetarė qė, sa herė qė dikush polemizon me ta, i humbin nervat (s’mund ta kontrollojnė vetveten), prandaj ju lus tė gjithė, mėsohuni nga i Dėrguari i Allahut, jepni shembull tė edukatės sė mirė, madje edhe gjatė polemikave.
    Shikoni se ē’shije dhe edukatė qė kishte gjatė dialogut Muhamedi a.s. … Filloi tė dialogonte me Utben duke e thirrur me pseudonimin e tij (Ebu Velid), nė mėnyrė qė ta zbuste palėn nė dialog, pastaj i tha butėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”, dhe e dėgjoi deri nė fund, pa ia ndėrprerė askund fjalėn, kurse, vetėm pasi ai kishte pėrfunduar fjalėt, i kishte thėnė: “A e pėrfundove, o Ebul Velid?”
    Ai iu pėrgjigj: -Po, e pėrfundova.
    (Nė shekullin 21 kjo do tė nėnkuptonte fjalėt: “A e pėrfunduat, zotėria juaj?”)
    Pastaj i Dėrguari i Allahut xh.sh. iu drejtua Utbes me kėto fjalė: “Tash dėgjo prej meje se ēfarė do tė tė them, sepse kjo ėshtė pėrgjigjja ime ndaj ofertave tuaja:
    حم(1)تَنزِيلٌ مِنْ الرَّحْمَانِ الرَّحِيمِ(2)كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ(3)بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ
    “Ha, Mim. Zbritje prej Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! Libėr, ajetet e tė cilit janė tė shkoqitura, duke qenė Kur'an arabisht pėr njė popull qė di ta kuptojė. Ėshtė pėrgėzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinėn, andaj ata nuk dėgjojnė…”
    derisa e pėrfundoi me fjalėt kuranore:
    فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ
    “…Nė qoftė se ata nuk pėrgjigjen, thuaju ti: “Unė ua tėrhoqa vėrejtjen e njė rrufeje (dėnimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!” (Fussilet, 1-13).
    Pasi i dėgjoi kėto ajete kuranore dhe kėtė pėrgjigje kaq tė prerė nga i Dėrguari i Allahut, Utbja, i frikėsuar deri nė palcė, u ngrit dhe duke ia vėnė dorėn nė gojė, iu drejtua butėsisht Pejgamberit a.s.. me fjalėt: “Tė pėrbej nė Allahun dhe nė afėrsinė tonė familjare, mos fol mė” - nga frika se mos po binte ndonjė mallkim mbi tė aty pėr aty. I Dėrguari i Allahut e respektoi kėtė kėrkesė tė tij, dhe heshti.

    I Dėrguari i Allahut mėson Usame ibn Zejdin

    Usame ibn Zejdi ka qenė prej njerėzve mė tė dashur tek Muhamedi a.s. dhe mė i afėrti nė zemrėn e tij. I Dėrguari i Allahut thoshte: “Mė i dashuri njeri tek unė, pėrveē Fatimes, ėshtė Usame, dhe askush tjetėr.” (Transmeton Taberaniu)
    Me gjithė dashurinė e madhe qė ndiente ndaj Usames i Dėrguari i Allahut xh.sh., ai gjithmonė ishte i kujdesshėm qė ta mėsonte Usamen pėr atė qė ėshtė e mirė dhe ta ndalonte nga ajo qė nuk lejohet. Kjo dashuri ndaj Usames, madje nuk ishte fare pengesė qė i Dėrguari i Allahut tė hidhėrohej nganjėherė nė tė dhe t’ia tėrhiqte vėrejtjen e ta kėshillonte qė tė mėsonte.
    Nė njė rast, Usame Ibn Zejdi dėshiroi tė ndėrmjetėsonte pėr faljen e njė gruaje qė kishte vjedhur, sepse ajo rridhte nga njė familje e ndershme dhe me autoritet e fisit beni Mahzum. Fisi i saj dėshironte qė ndaj saj tė mos merreshin masat ndėshkuese pėr vjedhje dhe, duke diskutuar midis tyre, kishin pyetur se cili mund tė ndėrmjetėsonte tek i Dėrguari i Allahut pėr ta falur atė. Dikujt nga tė pranishmit i paskėsh shkrepi nė mendje se kėtė punė nuk mund ta bėnte askush pėrveē njeriut mė tė dashur tė Muhamedit a.s.- birit tė njeriut mė tė dashur Usame ibn Zejdit. Me tė shpejtė shkuan tek ai dhe kėrkuan tė ndėrmjetėsonte pėr kėtė ēėshtje tek Muhamedi a.s.. Pasi Usameja kėrkoi kėtė nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ky u hidhėrua shumė dhe, nė cilėsinė e mėsuesit, filloi t’i shpjegonte se askujt nuk i lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr falje kur bėhet fjalė pėr dispozitat strikte tė fesė sė Allahut.
    Usame, i turpėruar, kėrkoi falje dhe kurrė nuk e harroi kėtė kėshillė (mėsim) nga Resulullahu s.a.v.s.
    Njė herė tjetėr, Muhamedi a.s. e mėsoi Usame bin Zejdin se si duhej t’i trajtonte njerėzit pėr ato qė e sheh tek ata, e jo tė paragjykojė pėr ēėshtjet a qėllimet e brendshme tė tyre, sepse qėllimet dhe tė brendshmet i di vetėm Allahu xh.sh.
    Njėherė Usameja, derisa po merrte pjesė nė njė prej betejave qė zhvillonin muslimanėt kundėr idhujtarėve, duke luftuar me njėrin prej tyre, e mundi. Nė momentin kur e ngriti shpatėn dhe deshi ta vriste, personi i mundur tha: “La ilahe il-lallah-Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut…”, por Usameja e ndjeu nė zemėr se kėto fjalė tė atij pabesimtari i dolėn nga frika se po vritej dhe jo pse ishin fjalė tė sinqerta qė shprehnin besimin, prandaj nuk u besoi fjalėve tė tij dhe e vrau.
    Pasi kishte pėrfunduar beteja, Usame e kishte njoftuar tė Dėrguarin e Allahut pėr ngjarjen, e Pejgamberi a.s.. qe hidhėruar shumė ndaj tij, dhe nė mėnyrė qortuese i tha:
    -“ O Usame, si guxon ta vrasėsh njeriun qė thotė “La ilahe il-lallah?!”
    - Isha i bindur se kėtė fjalė e tha nga frika qė tė mos e vrisja, - ia ktheu Usameja.
    I Dėrguari i Allahut, pėrsėriti prapė fjalėn e mėparshme tė tij: “O Usame, si guxon ta vrasėsh njeriun qė thotė “La ilahe il-lallah?!”, pėrderisa Usameja i zėnė ngushtė, tha: Sa do tė dėshiroja qė tė mos e kisha vrarė, porse atė ditė e ndjeva veten tė pafuqishėm dhe i dhashė besėn Allahut qė tani e tutje nuk do tė vrisja kurrė njė njeri qė thotė: “La ilahe il-lallah”. Muhamedi a.s. iu kthye edhe njė herė Usames dhe e pyeti: “A qėndron pas kėtyre fjalėve qė i the, o Usame?”, kurse Usame iu pėrgjigj: Po, o i Dėrguar i Allahut, do t’i qėndroj besnik deri nė vdekje kėtij premtimi qė dhashė.
    Ky ishte njė mėsim tjetėr pėr Usame ibn Zejdin nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s..

    Urtėsia e thirrjes nė rrugėn e Allahut (Dituria e thirrjes sė Allahut ????)
    Ata qė janė pėrpjekur dhe munduar tė jenė thirrės nė rrugė tė Allahut, le tė urdhėrojnė ta mėsojnė kėtė nga ky shembull i rrallė pėr thirrje tė suksesshme nė rrugėn e Allahut xh. sh. Vetėm imagjinoni se kush po ju mėson kėsaj radhe?! Ėshtė vetė i Dėrguari i Allahut, ėshtė sjellja e tij…
    Po shoh se jeni shumė kureshtarė tė dini se pėr se bėhet fjalė. Atėherė pra, ejani tė mėsojmė sė bashku duke e lutur sė pari Allahun xh. sh. tė na bėjė tė mundur ta kuptojmė ashtu siē duhet kėtė mėsim profetik.
    Besoj qė secili prej nesh e di se ēfarė i ka ndodhur tė Dėrguarit tė Allahut nė Taif. Pasi njerėzit kishin refuzuar thirrjen e tij, ia kishin ndėrsyer atij tė marrėt dhe robėrit pėr ta sharė dhe pėr t’i bėrtitur me zėra ofendues... Madje e kishin gjuajtur edhe me gurė derisa e kishin pėrgjakur. Nga kėmbėt i rridhte gjak. Zejd ibn Harithi, qė e shoqėronte tė Dėrguarin nė Taif, mundohej ta mbronte mė tėrė trupin e tij, derisa edhe ai nuk mori njė plagė tė rėndė nė kokė. Ofendimet dhe sulmet me gurė nuk pranin dot, derisa i Dėrguari i Allahut, sė bashku me Zejdin, nuk u strehuan prapa njė muri tė kopshteve tė Utbe dhe Shejbe ibn Rebias. Vetėm pasi u strehuan prapa kėtij muri, sulmet e njerėzve tė marrė dhe tė robėrve pushuan.
    I Dėrguari i Allahut, u ul nėn hijen e njė hardhie rrushi qė ta merrte veten nga kėto sulme e tė shara. Kur e panė bijtė e Rebias Muhamedin a.s. nė kėtė gjendje, u prekėn rėndė dhe dėrguan njė djalosh tė krishterė me emrin Addas, qė t’i ndihmonte atij, dhe i thanė: “Merre kėtė kalavesh rrushi dhe jepja atij burri”. Pasi Addasi la rrushin nė duart e Muhamedit a.s., i Dėrguari i Allahut zgjati dorėn dhe tha: “Bismil-lah” dhe pastaj filloi tė hante.
    Kur i dėgjoi Addasi kėto fjalė nga Resulullahu s.a.v.s., tha: Kėto fjalė nuk i kam dėgjuar ndonjėherė nga banorėt e kėtij vendi!
    - I Dėrguari a.s. e pyeti: Si e ke emrin?
    - Ai tha: Addas.
    - E prej cilit vend je, o Addas? - e pyeti prapė i Dėrguari i Allahut.
    - Jam nga Niniva,- iu pėrgjigj Addasi.
    - Qenke nga vendi i njeriut tė mirė Junus ibn Meta! – ia ktheu Resulullahu s.a.v.s..
    - Ku e dini ju se kush ėshtė Junus ibn Meta? - e pyeti me habi Addasi.
    - Ai ėshtė vėllai im, ka qenė pejgamber e edhe unė jam pejgamber - iu pėrgjigj Muhamedi a.s..
    Atėherė Addasi iu hodh nė pėrqafim Resulullahut s.a.v.s. duke i puthur kokėn, duart dhe kėmbėt nga gėzimi.
    Tė nderuar lexues! Eni ta analizojmė kėtė dialog, ta studiojmė dhe tė mėsojmė mė shumė prej tij, e pastaj tė mėsojmė shkakun pse Addasi iu hodh nė pėrqafim Resulullahut duke i puthur me ngashėrim edhe kėmbėt e tij.
    Sė pari, nė fillim tė dialogut, fjala e parė qė kishte thėnė Muhamedi a.s., ishte: “Bismil-lah”. I tillė duhet tė jetė ēdo thirrės, qė fjala e imanit tė shfaqet sė pari nė buzėt e tij, gjithmonė ta proklamojė haptazi imanin e tij dhe ta ngrejė lart flamurin e drejtėsisė nė ēdo vend dhe nė ēdo situatė.
    Sė dyti, Muhamedi a.s. e pyeti Addasin pėr emrin e tij. Ky ėshtė njė prej mėsimeve mė tė rėndėsishme gjatė thirrjes nė rrugėn e Allahut. Njohja e emrit tė atij qė e thėrret, ėshtė fjalia sekrete (pasuordi), nė mėnyrė qė tė jesh i dashur nė mesin e njerėzve qė i thėrret nė tė vėrtetėn.
    Sė treti, i Dėrguari i Allahut e shqiptoi emrin e Addasit kur e pyeti: - E prej cilit vend je, o Addas?, nė mėnyrė qė tė mos e harronte atė gjatė bisedės qė do ta zhvillonte nė vazhdim.
    Po tė shoh tek qesh pėr faktin qė neve shpesh na ndodh tek takojmė ndonjė tė panjohur dhe e pyesim: Si e ke emrin? Ai na pėrgjigjet: Ahmed, kurse ne vetėm pas njė minute i themi: Pėr Zotin mė vjen shumė mirė qė po tė shoh, o Muhamed. Ai na e kthen pėrgjigjen e thotė: Unė e kam emrin Ahmed e jo Muhamed, e ne i kėrkojmė falje duke i thėnė: “Oh, mė fal se harrova! Nuk isha sa duhet i koncentruar!”. Dhe kur ndahemi prej tij, i themi: Mirupafshim o…., nuk mund t’ia qėllojmė emrin, sepse prapė e kemi harruar emrin e tij, prandaj mėso nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. pėr ta pėrdorur sė pari emrin e personit, para se ta harrosh atė.
    Sė katėrti, i Dėrguari i Allahut e pyeti Addasin pėr prejardhjen dhe vendlindjen e tij, e kur ai iu pėrgjigj se ishte nga Niniva, i Dėrguari a.s. i tha: - Qenke nga vendi i njeriut tė mirė Junus ibn Meta….
    Kėshtu duhet tė veprosh edhe ti, thirrės i nderuar, nė qoftė se njeh dikė nga vendi i atij qė e thėrret, pyete pėr tė, sepse ky fakt e shton vullnetin pėr dialog, e largon shterpėsinė dhe bisedėn e bėn mė tė ngrohtė e mė tė thjeshtė.
    Sė pesti, pėrdorimi estetik i shijes nga i Dėrguari i Allahut, kur i tha: - Ai ėshtė vėllai im, ka qenė pejgamber e edhe unė jam pejgamber.
    Kjo ėshtė mirėsjellja e vėrtetė gjatė bisedės, njihuni dhe shoqėrohuni. Ky dialog, qė zgjati vetėm disa ēaste, qe shkas i njė shoqėrimi tė gjatė dhe shkak qė Addasi t’i hidhej te kėmbėt tė Dėrguarit tė Allahut dhe t’ia puthte ato.

    I Dėrguari i Allahut mėson Omer el Farukun

    I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. i mėsonte shokėt e tij tė ishin tė durueshėm gjatė misionit tė tyre si thirrės nė rrugėn e Allahut, duke ua tėrhequr vėrejtjen qė tė mos nguteshin nė udhėzimin e njerėzve. Nėse nė fillim ata do ta refuzonin ftesėn e tyre pėr udhėzim, kjo nuk do tė duhej tė ishte shkak qė ata tė luftoheshin para se ta pranonin Islamin.
    Transmetohet nga Mikdad ibn Amri tė ketė thėnė: “E zura rob Hakem ibn Kejsanin dhe prijėsi ynė deshi qė aty pėr aty t’ia priste kokėn, kurse unė i thashė: “Lėre ta dėrgojmė tė gjallė tek i Dėrguari i Allahut.”
    Kur e sollėm para Resulullahut s.a.v.s., ai filloi ta thėrriste nė Islam duke i folur gjatė. Atėherė Omeri r.a. u bė i padurueshėm dhe iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjalėt: “Pėr se po i flet kėtij, o i Dėrguar i Allahut? Vallahi ky kurrė nuk pranon tė hyjė nė Islam, por mė lejo t’ia kėpus kokėn kėtij qafiri e t’ia dėrgojnė nėnės sė tij pėr ta vajtuar.”
    Muhamedi a.s.. nuk iu pėrgjigj fare Omerit r.a. ndėrkohė qė Hakemi iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. me pyetjen: Ē’ėshtė Islami?
    Muhamedi a.s. i tha: “Tė adhurosh vetėm Allahun dhe tė mos i bėsh shok Atij, dhe tė dėshmosh se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.”
    Atėherė Hakemi tha: Po e pranoj Islamin!
    Kur i dėgjoi Omeri r.a. kėto fjalė tė tij, tha: “Kur e pashė tek e pranoi Islamin, m’u rrėqeth trupi dhe thashė: “Si munda t’i pėrzihem Resulullahut nė njė punė pėr tė cilėn ai ėshtė mė i dijshėm dhe mė kompetent se unė!”
    Pas kėsaj i Dėrguari i Allahut iu drejtua Omerit dhe shokėve tė tjerė pėrreth dhe u tha: “Po t’ju kisha dėgjuar juve dhe ta kisha mbytur, ky (Hakemi) do tė ishte tashmė nė Xhehennem.”
    E Hakem ibn Kejsani e kishte pranuar Islamin vėrtet sinqerisht dhe me bindje. Mė pastaj luftoi nė rrugėn e Allahut derisa ra dėshmor nė betejėn “Bi’ėru Maune”, kurse i Dėrguari i Allahut ishte i kėnaqur me tė.

    I Dėrguari i Allahut mėson beduinin

    Njė beduin nga arabėt e shkretėtirės kishte njė deve me ngjyrė tė kuqe. Kjo deve ishte pasuria e tij e vetme qė kishte, tė cilėn e shfrytėzonte pėr tė udhėtuar, pėr transport e gjėra tė tjera. Njė ditė prej ditėsh, kėtij beduini i kishte humbur deveja. I mėrzitur skajshmėrisht, e kėrkoi devenė gjithė natėn duke shkuar prej njė vendi nė njė tjetėr, por kot. Kishte humbur ēdo gjurmė e saj.
    Kur filloi ezani i sabahut, besimtarėt u drejtuan nė xhami pėr ta falur namazin, e nė xhami shkoi edhe beduini, tė cilit i kishte humbur deveja. Pasi e falėn namazin pas Resulullahut, beduini u ngrit nė kėmbė dhe i pyeti njerėzit me zė nė mos e kishin parė diku devenė e tij tė kuqe.
    Kur i dėgjoi kėto fjalė, Resulullahu s.a.v.s. u hidhėrua prej tij, sepse nė xhami bėnte pyetje pėr devenė e tij, dhe i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitė janė ndėrtuar pėr diēka tjetė, (pėr thirrje-mėsim).(Transmeton Muslimi).
    Pas kėsaj Muhamedi a.s. iu drejtua shokėve tė tij dhe i kėshilloi duke u thėnė: Nėse shihni dikė nė xhami qė pyet pėr diēka qė i ka humbur, tė tjerėt le t’i thonė: “Mos ta ktheftė Allahu prapė” sepse xhamitė nuk janė ndėrtuar pėr kėtė.” (Transmeton Muslimi)
    Si beduini ashtu edhe muslimanėt e tjerė, morėn njė mėsim tė madh nga kėto fjalė tė Resulullahut s.a.v.s. pėr faktin se si duhet tė sillemi nė xhami, meqė xhamia ka njė mision tjetėr shumė mė tė madh sesa tė pyesim njėri-tjetrin pėr nevojat dhe interesat e kėsaj bote.

    Butėsia e mėsuesit

    Muhamedi a.s. ka qenė mėsues i butė e i kujdeshėm. Sillej me dashuri e butėsi ndaj atyre qė i mėsonte. Asnjėherė nuk ishte i vrazhdė dhe i ashpėr ndaj tyre. Kėtė e vėrteton ajo qė ndodhi me Muavije ibn Hakem Es-Selemiun r.a., atėherė kur Muavije erdhi nė Medinė, qė tė mėsonte dispozitat e fesė dhe tė takohej me tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s.
    Kur erdhi koha e namazit, ai shkoi nė xhami pėr t’u falur, dhe ndėrkohė qė gjatė namazit njėri nga xhematlinjtė teshtiu, tha: “Elhamdulilahi”, kurse Muavije i lidhur nė namaz, ia ktheu: “Allahu tė mėshiroftė (Jerhamukallahu)”. Nė atė moment njerėzit rrahėn shuplaka, si shenjė qė Muavija tė heshtte, nė mėnyrė qė gjatė namazit tė mos fliten fjalė pėrveē atyre qė janė paraparė. Mirėpo Muavija u tha me zė: “Pse po rrahni shuplaka?” e xhematlinjtė pėrsėritėn prapė rrahjen e shuplakave, tashti pak mė zėshėm, qė ai tė heshtte pėrfundimisht, dhe ai heshti.
    Pasi pėrfundoi namazi, i Dėrguari i Allahut nuk e qortoi Muavijen e as nuk u soll ashpėr ndaj tij, por me ton tė butė e me sjellje tė mirė, ia bėri me dije se gjatė namazit nuk lejohet tė fliten fjalė tė tjera pėrveē pėrmendjes sė Allahut dhe Kur’anit.
    Po ashtu i Dėrguari i Allahut ua bėri me dije edhe tė tjerėve qė, nėse dėshirojnė t’ia tėrheqin dikujt vėrejtjen nė xhami pėr ndonjė gabim gjatė namazit, tė thonė “Subhanallah”, sepse rrahja e shuplakave ėshtė e posaēme vetėm pėr gratė e jo edhe pėr burrat.
    Kėshtu tė gjithė mėsuan nga i Dėrguari i Allahut kėtė dispozitė-rregull gjatė namazit dhe qė tė gjithė e pranuan. Dhe nė fund Muavija tha: “Nuk kam parė ndonjėherė mėsues mė modest e mė tė sjellshėm se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.” (Transmeton Ebu Davudi).

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me të Dashurin s.a.v.s.

    I DËRGUARI a.s.- LUFTËTAR

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    I Dërguari ynë s.a.v.s. (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka qenë Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Muslimanëve. Ishte i pajisur me të gjitha cilësitë e një luftëtari shembullor dhe të një strategu ushtarak gjenial.
    I Dërguari s.a.v.s. u shqua për zgjuarsi dhe inteligjencë të rrallë lidhur me strategjin që do të duhej përdorur kundër armiqve të tij. Ishte i patejkalueshëm në hartimin e planeve luftarake si dhe në ndarjen e roleve për ushtarët e tij gjatë zhvillimit të betejave kundër armiqve.
    I Dërguari a.s. ishte i pashoq në punë të ngritjes së moralit shpirtëror e luftarak të ushtrisë së tij. Ai nuk injoronte kurrë rolin e shërbimeve sekrete ushtarake në beteja e luftëra, dhe gjithashtu, në anën tjetër, kurrë nuk insisitonte që vetëm mendimi i tij të përfillej, veçse e gjejmë tek konsultohej shpesh me komandantë e ushtarë dhe ndodhte që të pranonte mendimin e arsyeshëm, qoftë edhe të një ushtari të rëndomtë.
    Të gjitha këtyre cilësive u duhen shtuar edhe guximi e trimëria e pashoqe e të Dërguarit të Allahut, i cili, për shkak të këtij heroizimi, shpesh kishte vënë veten në situata buzë vrasjes në luftëra e beteja.
    Në faqet e kësaj fletushke do të njihemi me të Dërguarin s.a.v.s. si luftëtar. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit, duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    Sjellja korrekte-bamirëse në luftë

    Nga sjelljet e mira dhe korrekte kemi edhe sjelljet e mira në luftë…Lexoji këto fjalë dhe krenohu me fenë tënde…
    Teksa po niseshin për në betejën e Mu’tes, i Dërguari i Allahut iu drejtua ushtrisë me këto fjalë: “Nisuni me emër të Allahut dhe në rrugë të të Dërguarit të Tij. Mos vritni pleq të mbetur, mos vritni gra, mos mbytni fëmijë, mos mbytni foshnja, mos shkatërroni ndërtesa, mos digjni pemë (drunj), mos pritni hurma dhe silluni drejt e me korrektësi.”
    I patëmeta je, o Allah! A e vutë re se si i Dërguari i Allahut s.a.v.s., pasi kishte dhënë këta urdhra, dëshiroi t’u thoshte ushtarëve një fjalë me të cilën të përmblidhte tërë atë që u kishte thënë më parë, kur u tha: “Silluni drejt e me korrektësi!…”
    Për Zotin, a nuk më thoni, ç’ushtri është kjo?!
    Kjo ushtri është ushtria e njerëzve të sjellshëm e të drejtë…Mos u çudit e as mos u habit…se ky ishte dhe do të jetë morali i muslimanëve në çdo kohë.

    Pejgamberi a.s. në luftë kundër të këqijve

    I Dërguari s.a.v.s. mori pjesë në luftëra qysh kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç,- në një luftë që u zhvillua në mesë kurejshëve dhe fisit Kajsu Ilane. Komandant i kurejshëve në atë luftë ishte Harb ibn Umejje. Lufta u quajt “Lufta kundër mëkatarëve” ose “Harbu-l--Fuxhar”, për shkak të cenimit të shenjtërisë së Qabesë dhe të muajve të shenjtë. Në fillim të betejës ngadhënjyes dukej të dilnin fisi Kajsu Ilane, por andej nga mesdita, kurejshët mobilizuan dhe ngjeshën radhët e tyre e arritën të fitonin tërë luftën, duke i shkaktuar armikut një humbje të rëndë e të turpshme. Në atë luftë, Muhamedi a.s. si një i ri pesëmbëdhjetë vjeç u ndihmonte axhallarëve të tij për të përgatitur majave e shigjetave, me të cilat të goditnin armiqtë e tyre. (Transmeton Ibn Is’haku).

    Ku është mushka?

    I Dërguari a.s. ishte tepër modest. Edhe pse kishte mundësi të kalëronte kalë, ai kurrë nuk e bënte këtë, veçse për modesti e përultësindaj Allahut xh.sh., ai kalëronte një gomar. Në ditën e luftës së Hajberit, kur po ktheheshin si ngadhënjimtarë, Pejgamberi a.s. po kthehej hipur mbi kalë në Medinë, ku kishin dalë ta prisnin banorët e Medinës me nderimet më të larta. Por, pak para se të hynte në qytet, i Dërguari a.s. pyeti: “Ku është mushka?”, dhe zbriti prej kalit të tij e hipi mbi mushkë për modesti ndaj Allahut xh.sh.

    Shërbimi informativ ushtarak

    Komandanti Suprem i forcave ushtarake kurrë nuk bën të injorojë dhe as të shpërfillë rolin e shërbimit informativ ushtarak gjatë betejave a luftërave, po përkundrazi, ai duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij shërbimi derisa t’i kuptojë të fshehtat dhe pikat e dobëta të armikut, të cilat do të mund t’i shfrytëzonte për t’u shkaktuar disfatë të rëndë.
    I Dërguari s.a.v.s. shquhej si komandant i dalluar ushtarak dhe kurrë nuk mohonte rëndësinë që kishte shërbimi sekret e informativ ushtarak gjatë betejave dhe luftërave.
    Mu për këtë arsye, njëherë kur Pejgamberi s.a.v.s. doli me shokët e tij për ta sulmuar karvanin e kurejshëve që vinte nga Shami, dhe arriti në ngushticën Es-Safra’ë, prej atje, në cilësinë e vëzhguesve, pati dërguar Besise bin Umer El-Xhuhenijj-in dhe Adijj bin edh-Dhugba’ë el-Xhuhenijj-in, që të niseshin në Bedër dhe të merrnin sa më shumë informacione lidhur me karvanin. Në të njëjtën kohë, në një drejtim tjetër, dërgoi Talha bin Ubejdullahun dhe Seid bin Zejdin, për të konfirmuar kalimin atypari të karvanit. Kur kuptoi se karvani tashmë u kishte ikur dhe idhujtarët më me dëshirë do ta pranonin luftën, atëherë, pa vonuar, Pejgamberi a.s. filloi përgatitjet për betejë…
    Në natën e betejës, i Dërguari i Allahut edhe një herë i dërgoi disa nga njerëzit e tij të shërbimit informativ, që të mblidhnin informacione sa më të hollësishme për gjendjen e armikut. Kësaj radhe grupi përbëhej prej tre muhaxhirëve: Ali bin Ebi Talibit, Zubejr bin Avvamit dhe Sa’d bin Ebi Vekasit, të shoqëruar edhe nga një grup ashabësh të Pejgamberit a.s.. Ata shkuan tek burimet e Bedrit dhe aty takuan dy djelmosha që furnizonin me ujë ushtrinë e kurejshëve të Mekës. I arrestuan dhe që të dy i sollën tek Pejgamberi a.s.. I dërguari i Allahut në ato çaste ishte duke u falur, prandaj ata vetë filluan t’i merrnin në pyetje djelmoshat. Djelmoshat u thanë se bënin furnizimin me ujë të kurejshëve, të cilët i kishin dërguar aty për t’i mbushur enët me ujë. Këtë deklaratë të djelmoshave muslimanët nuk deshën ta besonin, me dyshimin se ata ishin furnizues me ujë të karvanit të Ebu Sufjanit dhe se karvani ende nuk u kishte shpëtuar dot nga dora. Pasi i rrahën fort dhe u shkaktuan dhembje të rënda, djelmoshat, nga trysnia, pranuan se ishin furnizues të karvanit të Ebu Sufjanit dhe vetëm pas kësaj muslimanët i lanë ata të lirë.
    Pasi përfundoi namazin, i Dërguari a.s. iu drejtua shokëve të tij dhe i qortoi me fjalët: “Kur ju treguan të vërtetën ju i rrahët, kurse, kur ju gënjyen, ju i latë të lirë. Për Zotin, ata e treguan të vërtetën, sepse përnjëmend ishin furnizues me ujë për kurejshët.” Pastaj i Dërguari i Allahut iu drejtua atyre dy djelmoshave dhe u tha: “Më tregoni se ku gjenden saktësisht kurejshët.” Ata u përgjigjën: “Ata (kurejshët) gjenden prapa kësaj bregoreje të rërës në anën e sipërme të saj”.
    Ja se në ç’mënyrë i Dërguari i Allahut e kuptoi vendndodhjen e kurejshëve, falë përvojës së tij ushtarake, duke shfrytëzuar kështu shërbimin informativ ushtarak, të cilit i kushtonte vëmendje të posaçme. Kjo tregon për urtësinë dhe largpamësinë e Muhamedit a.s. si komandant dhe strateg i luftës.

    Komandanti punon së bashku me ushtarët

    T’i hedhim një shikim ditës së betejës së Hendekut…Disa prej ashabëve gërmonin (kanale), kurse ca të tjerë thyenin gurë…S’ka dyshim që gërmimi dhe thyerja e gurëve deri diku janë punë të pastra e të lehta. Po a thua ç’bëje ti, o i Dërguar i Allahut?!
    Mos vallë i Dërguari a.s. vetëm vëzhgonte?! A mos ndoshta gërmonte dheun ose thyente gurë?! Jo, ai në fakt bartte mbi supet e tij të bekuara dheun që shokët e tij e nxirrnin nga kanali i thellë mbi tri metra.
    Shokët e të Dërguarit të Allahut, kur flasin për këtë rast, thonë: “Për Allahun, e kemi parë trupin e të Dërguarit a.s. të mbuluar të tërin nga pluhuri”.
    E unë të shoh ty duke pyetur me habi: A thua e kanë parë vërtet ata trupin e Resulullahut s.a.v.s. në këtë gjendje?! Po, e kanë parë, sepse i Dërguari i Allahut vërtet punonte me përkushtim, por eja të shohim gjendjen tonë sot.…Sot, shohim që ai që i thotë vetes udhëheqës, vetëm urdhëron, vëzhgon dhe nuk punon asgjë. E po, ti merre shembull të Dërguarin e Allahut, i cili zgjidhte punët më të rënda, të bartte dhe mbi supet e tij të bekuara. Dëftoja Allahut atë që ke nga mundësia dhe forca jote…Dëftoja Allahut modestinë tënde…dhe ik me vrap tek prindërit e tu e ndihmoji ata, laj enë, pastro shtëpinë…a nuk dëshiron që modestia jote të duket në praktikë.

    Sigurimi për gjendjen shpirtërore dhe moralin luftarak të ushtarëve


    Nga parimet elementare të komandës së urtë luftarake, është sigurimi për gjendjen e ushtarëve dhe moralin e tyre para se të hyjnë në betejë.
    Gjendja morale e shpirtërore e ushtarëve është faktor shumë i rëndësishëm, po të dëshirojmë të korrim fitore kundër armikut. Mu këtë e bënte edhe vetë Pejgamberi a.s. gjatë luftërave e betejave të tij. I Dërguari s.a.v.s., para se të hynte në beteja, së pari sigurohej për gjendjen morale e luftarake të ushtarëve të tij, duke i trimëruar e pajisur me shpirt luftarak.…Në betejën e Bedrit, një ditë para se të fillonte lufta, Pejgamberi a.s. dëshiroi të sigurohej personalisht për gjendjen e ushtrisë islame.
    Ushtria përbëhej prej dy regjimenteve: njërin e përbënin muhaxhirët (muslimanët që kishin emigruar nga Meka në Medinë), kurse tjetrin krah ose regjiment e përbënin ensarët (muslimanë vendorë të Medinës).
    I Dërguari mbajti një mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak me komandantët e të dyja regjimenteve (krahëve ushtarakë) dhe atyre iu drejtua me fjalët: “O ju njerëz, më dëftoni mendimet tuaja”. Në atë moment u ngrit në këmbë Ebu Bekr es-Siddiku r.a. dhe foli fjalë të bukura, që shprehnin kryesisht mbështetjen e plotë e të fuqishme për luftën. Pas tij foli Omer el-Faruku r.a., i cili po ashtu mbështeti mendimin e Ebu Bekrit rreth përkrahjes së luftës. Pas Omerit r.a. fjalën e mori Mikdad bin Amri dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, vazhdo përpara ashtu siç të ka frymëzuar Allahu, se ne në të vërtetë jemi me ty. Për Allahun, nuk do të të themi ty siç i thanë benu-israilët Musait: “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, e ne do të qëndrojmë këtu.”, por ne po të themi: “Ec ti dhe Zoti yt përpara në luftë, se ne do të luftojmë nën komandën tënde. Pasha Atë Që të ka dërguar me shpalljen dhe fenë e vërtetë, nëse do të na shpiesh deri te Pellgu i Gamadit (një vend i largët në Jemen), do të të pasojmë, derisa të përfundosh misionin!”
    Nga këto fjalë të tre ashabëve të mëdhenj prej muhaxhirëve i Dërguari i Allahut u sigurua për përkrahjen pa rezervë të tyre dhe për moralin e lartë luftarak që mbretëronte tek ata, por në anën tjetër ai dëshironte të sigurohej edhe për mbështetjen e ensarëve për të, meqenëse nenet e marrëveshjes së Akabës nuk i detyronin ensarët të luftonin jashtë vatrave të tyre. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut iu drejtua masës edhe një herë e tha: “O ju njerëz, më dëftoni mendimet tuaja”. Atëherë u ngrit në këmbë Sa’d ibn Muadhi dhe tha: “Siç duket, po të intereson edhe mendimi ynë, o i Dërguari i Allahut?” I Dërguari a.s. tha: “Po, mu atë po kërkoj”. Dhe Sa’di tha: “Ne të besuam ty, treguam besnikëri ndaj teje dhe dëshmuam se ajo me se ke ardhur (shpallja), është e vërtetë. Për këtë të kemi dhënë besën dhe premtimin e fortë se do të të dëgjojmë e të respektojmë. Vazhdo e mos u ndal drejt asaj që je duke synuar, o i Dërguari i Allahut, se për Atë Që të ka dërguar me misionin e vërtetë, nëse ti do t’ia mësysh ta çash detin, edhe ne do t’ia mësyjmë ta çajmë së bashku me ty dhe askush prej nesh nuk do të të lërë vetëm. Neve nuk na vjen vështirë që nesër të ballafaqohemi me armikun ballë për ballë, sepse jemi durimtarë në luftë dhe besnikë e të sinqertë në qëllimet tona. E lus Allahun që të ta mundësojë të vëresh tek ne atë që zemra ta dëshiron. Ec e na prij përpara, me bekimin e Allahut”.
    Pas këtyre fjalëve burrërore të Sa’dit, i Dërguari a.s. u ndie shumë i lumtur dhe njëkohësisht u sigurua për përkrahjen e plotë të ensarëve, dhe pastaj u ngrit e i përgëzoi muslimanët duke thënë: “Ecni (vazhdoni) dhe përgëzoni njëri-tjetrin se vërtet i Larmadhërishmi më premtoi njërin grup (karvanin e Ebu Sufjanit ose luftën me kurejshët,- plotësim yni). Për Zotin, sikur jam duke e parë përleshjen e popullit.” (d.m.th. luftën me idhujtarët, - shënimi ynë) [Ibni Is-hak].

    Modestia e ngadhënjimtarit

    A e dini se si hyri i Dërguari a.s. në Mekë pas çlirimit të këtij qyteti të shenjtë dhe ngadhënjimit? Ai hyri me kokë ulur nga modestia. Disa nga ashabët tregojnë për këtë dhe thonë: “E kemi parë ballin e të Dërguarit të Allahut pothuajse të puthitur për devenë e tij”...O Allah!!! Megjithëse patën torturuar, patën persekutuar dhe patën munduar atë dhe shokët e tij, disa prej të cilëve edhe ia kishin vrarë, dhe megjithëse, më në fund, e patën detyruar të largohej nga vendlindja, - ai prapëseprapë po hynte në Mekë me modesti... SubhanAllah (I patëmeta je, o Allah)... Shikoni se çfarë modestie është kjo... Kush mund ta bëjë këtë sot?... A mund ta imagjinoni... Fitore madhështore, e modestia e tij edhe më madhështore!... Uli krahët (bëhu modest e jo mendjemadh), të mëshiroftë Allahu!

    Urtësia (strategjia) e komandantit suprem

    Komandanti i dalluar i luftës patjetër duhet të jetë shumë i urtë dhe largpamës. Duhet të ketë aftësi të rralla për vrojtime të shpejta, të reagojë shpejt dhe t’i zbulojë gjërat me mençuri... Të lexojë ç’fshihet mes rreshtave, të kuptojë se ç’synohet pas fjalëve, të arrijë të mbledhë me kohë informacione të duhura e të sakta rreth armikut, dhe kurrsesi të mos lejojë që para ushtarëve dhe ushtrisë të zbulojë ndonjë nga këto sekrete ushtarake.
    Këtë taktikë të mençur e përdorte edhe i Dërguari i Allahut kur, për të arritur informacione të çmueshme për gjendjen e armikut, përdorte afinitetin dhe urtësinë e tij.
    Një rast të tillë e kanë shënuar librat e historisë islame, kur i Dërguari i Allahut së bashku me shokun e tij Ebu Bekr r.a. patën dalë para betejës së Bedrit në një mision të tillë zbulimi për pozitat e armikut. Derisa ata po silleshin rreth kampit të ushtrisë mekase, rastësisht takuan një plak të moshuar, të cilin Pejgamberi a.s. e pyeti së pari për ushtrinë e mekasve e pastaj edhe për ushtrinë e Muhamedit dhe shokëve të tij. E pyeti për të dy ushtritë, në mënyrë që plaku të mos hetonte se këta ishin muslimanë. Por plaku nuk dëshiroi t’i njoftonte për asgjë pa e ditur më parë se prej nga ishin këta të dy (d.m.th. Muhamedi a.s. dhe Ebu Bekri r.a.,- plotësim yni) dhe me cilin taborr ishin.
    Pejgamberi a.s. i tha: “Nëse na tregon, të tregojmë”. Atëherë plaku ia priti: “D.m.th. këtë kundruall kësaj (përegjigje si këmbim për përgjigje)”, kurse Pejgamberi a.s. i pohoi një gjë të tillë.
    Plaku tha: “Më kanë thënë se Muhamedi dhe shokët e tij kanë dalë (nga Medina) në filan ditë dhe, nëse nuk më ka gënjyer ai që më ka treguar, atëherë ai (Muhamedi me shokët) sot duhet të jetë në filan vend.”
    I Dërguari i Allahut e kuptoi se plaku fliste të vërtetën, sepse ia konfirmoi lajmin e saktë për vendndodhjen e muslimanëve. Plaku vazhdoi e tha: “Më kanë thënë se kurejshët kanë dalë (nga Meka për luftë) në filan ditë, dhe, nëse nuk më ka gënjyer ai që më ka treguar, atëherë ata sot duhet të jenë në filan vend.”
    Pas këtij njoftimi, i Dërguari i Allahut e kuptoi saktësisht pozicionin e idhujtarëve, kurse plaku, nga kureshtja, e pyeti Resulullahun s.a.v.s. prej nga ishin.
    - Ne jemi nga uji, - iu përgjigj Pejgamberi a.s., dhe nuk gënjeu, por përdori zgjuarsinë e tij, sepse në fakt ai edhe ishte prej uji, sikur janë të gjitha gjallesat, me se vërtetoi thënien e Allahut:
    وَجَعَلْنَا مِنْ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ
    “Dhe nga uji (nxorëm) krijuam çdo gjë të gjallë”. (El-Enbija’ë, 30)
    Në një rast tjetër, Komandanti i luftës - Muhamedi a.s. përdori zgjuarsinë e tij që të mësonte për numrin e saktë të forcave armike, kur ushtria muslimane pati arrestuar dy djelmosha dhe i Dërguari i Allahut i pyeti: “Sa është numri i tyre?” Ata thanë: “Ne nuk e dimë saktësisht se sa mund të jetë numri i tyre”. Atëherë Pejgamberi a.s. ua shtroi pyetjen në formë tjetër: “Po sa kafshë i therin për një ditë?” Djelmoshat thanë: “Ka ditë që therin nëntë deve, e ka ditë që therin dhjetë”. Nga kjo përgjigje, i Dërguari i Allahut e kuptoi pothuajse saktësisht numrin e ushtarëve armiq, dhe u tha shokëve të tij: “Numri i tyre është prej 900 deri më 1000.”
    I Dërguari a.s., duke përdorur urtësinë e tij, e kuptoi se mishi i një deveje mjafton për të ushqyer afro njëqind luftëtarë.

    Vetësakrifikimi i të Dërguarit të Allahut

    Pejgamberi a.s. qe plagosur në një nga betejat e shumta që zhvilloi kundër idhujtarëve. Nga gishti i rridhte gjak pandërprerë. E shikoi gishtin e vet dhe tha: “Ti s’je tjetër, veçse gisht i përgjakur në rrugën e Allahut”... Subhanallah!!! (I patëmeta je, o Allah)!!! Kur njeriu sheh tek i rrjedh gjaku i tij, tronditet dhe shqetësohet... Mirëpo, shih të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. se si të mëson ty (o besimtar), që të jesh i qëndrueshëm e sakrifikues.

    Udhëheqësi (komandanti) pranon mendimin e drejtë e të shëndoshë

    I Dërguari i Allahut ishte komandant i shquar luftarak. Ai i donte ushtarët e tij, konsultohej me ta dhe pranonte pa hezitim mendimet e tyre të drejta, të shëndosha e të qëlluara, madje edhe nëse mund të ishin ndryshe nga mendimi i Pejgamberit a.s., sipas të cilit edhe kishte vepruar.
    Në betejën e Bedrit, i Dërguari i Allahut zbarkoi me ushtrinë islame në një vend afër burimeve të ujit të Bedrit. Ndërkohë atij iu afrua ushtari Habab ibnul Mundhiri dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut. Zgjedhja e këtij vendi, a është frymësim prej Allahut apo strategji jotja, e dihet se lufta është strategji? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Jo, por është është mendim imi dhe, sipas meje, një pozitë strategjike.”
    Atëherë Hababi i tha: “Meqenëse nuk qenka frymëzim, dije se ky vend nuk është aspak strategjik. Unë e shoh të udhës që burimet e tjera t’i lëmë pas nesh, në mënyrë që ne të kemi mundësi ta shuajmë etjen në to, e ata, idhujtarët, jo. Në këtë mënyrë ne zotërojmë ujin e ata do të shkatërrohen nga etja.”
    I Dërguari a.s. e pa se ky mendim ishte shumë më i qëlluar se mendimi i tij dhe si Komandant suprem i forcave të armatosura të muslimanëve, këtë mendim e pranoi pa hezitim, një mendim prej një ushtari të thjesht e të sinqertë, të cilit i tha: “Vërtet ke dhënë një mendim shumë të drejtë e të qëlluar”, dhe menjëherë urdhëroi për zbatimin në praktikë të këtij mendimi. Ushtria muslimane kaloi në pozicione të reja, dhe mbase ky ishte një prej faktorëve kryesorë të fitores së madhe të muslimanëve në ditën e Bedrit. [Ibni Is-hak].
    Gjithashtu e shohim të Dërguarin e Allahut të pranonte mendimin e Selman el Farisiut për hapjen e hendeqeve rreth Medinës, gjatë betejës së Hendekut, ose siç njihet ndryshe (Gazvetul Ahzab). Edhe ky ka qenë një mendim shumë i qëlluar, i cili kishte mundësuar të mbrohej Medina e shndritshme nga armiku pagan, pa u sulmuar fare, sepse ata nuk njihnin një strategji të tillë çfarë ishte kjo, - mbrojtja me hendeqe.

    Lutjet e ngadhënjimit

    Pak para betejës së Bedrit, kur i Dërguari i Allahut pa numrin e vogël të muslimanëve përballë numrit trefish më të madh të mushrikëve (idhujtarëve) kurejshë (314 përballë një mijëve)...., nën hijen e një peme ngriti duart dhe filloi ta luste Të Madhërishmin më një lutje të përvuajtur, duke thënë: “O Allah, realizoje atë që ma ke premtuar! O Allah, realizoje fitoren që ma ke premtuar! O Zoti ynë, nëse sot ky grup (muslimanët e paktë) shkatërrohet, nuk do të ketë kush të të adhurojë më në këtë tokë”... Nga lutja dhë përdëllimi, i tëri i rrëqethur nga emocionet, filloi të qante dhe vazhdonte t’i mbante duart lart nga qielli, derisa i ra pelerina që kishte hedhur supeve... Ndërkohë Ebu Bekr es-Siddiku iu afrua të Dërguarit a.s. dhe i tha: “Qetësohu, o i Dërguar i Allahut, se vërtet Allahu do ta realizojë premtimin që të ka dhënë...”
    Dhe vërtet Allahu ia pranoi lutjet të Dërguarit të Vet, i bëri ngadhënjimtarë ushtarët muslimanë dhe robët e Vet besimtarë.

    Guximi, trimëria dhe heroizmi

    Guximi dhe trimëria e Komandantit-strategut të luftës, shihet në sheshin e luftës, sidomos në momentet e ballafaqimit me armiqtë... Pikërisht kjo ndodhi me të Dërguarin s.a.v.s. në betejën e Uhudit... Kur muslimanët pësuan disfatë, shumë prej tyre ikën dhe e lanë Pejgamberin a.s. të vetmuar, me vetëm nëntë shokë rreth tij... Para të Dërguarit të Allahut kishte vetëm dy rrugë:
    - Ose të ikte me nëntë shokët e tij dhe të shpëtonte veten dhe ata, e ta linte ushtrinë e tij të rrethuar, në mëshirën e fatit;
    - Ose të rrezikonte vetveten dhe t’i ftonte shokët e tij që të mblidheshin rreth tij, të krijonin përsëri një front të fortë, për t’i çarë rrugën e shpëtimit ushtrisë së tij, të rrethuar mes kodrave të Uhudit.
    Mu në këto çaste kaq kritike, doli në pah heroizmi, guximi, dhe gjenialitetit i të Dërguarit të Allahut prej strategu ushtarak, kur filloi të thërriste shokët e tij me zë të lartë e kumbues: “O robër të Allahut! O robër të Allahut!”. Pejgamberi a.s. e dinte fare mirë se idhujtarët kurejshë do ta dëgjonin zërin e tij para se ta dëgjonin muslimanët, mirëpo megjithatë e rrezikoi vetveten në këto çaste kritike. Dhe vërtet ashtu edhe ndodhi... Idhujtarët e dëgjuan zërin e tij para muslimanëve dhe u nisën me tërë forcat drejt tij. U zhvillua një betejë e ashpër mes idhujtarëve dhe nëntë muslimanëve që kishin mbetur rreth tij, por fatmirësisht, së shpejti ia behu aty Talha bin Ubejdullahu me një grup muslimanësh dhe shpëtuan Resulullahun s.a.v.s. dhe ushtarët e mbetur përreth tij.
    Gjatë kësaj beteje kritike Ubejj bin Halefi (një armik i përbetuar i Muhamedit a.s.) u nis drejt Pejgamberit a.s. me qëllim që ta vriste, duke bërtitur me sa zë kishte: “Ku është Muhamedi? Mos shpëtofsha as unë, nëse ai shpëton sot”.
    Në ato momente, disa prej muslimanëve rreth Pejgamberit a.s. i thanë: “O i Dërguar i Allahut, le të shkojë njëri nesh që të ballafaqohet me të”, mirëpo ai, i qetë dhe sypatrembur, u tha: “Lëreni të afrohet”. Kur Ubejji u afrua afër Pejgamberit a.s., ky e mori shtizën e Harith bin Sametit dhe e goditi Ubejjin duke e plagosur rëndë në shtyllën kurrizore. Ubejji, nga kjo plagë e rëndë, ra nga kali dhe u plandos përtokë duke rënkuar: “Më vrau Muhamedi!” Idhujtarët e tërhoqën me shpejtësi duke i thënë: “Paske mbaruar, nuk ka më asgjë prej teje.” Atëherë Ubejji u tha: “Ai (Muhamedi) më pati thënë në Mekë: “Unë do të të vras ty! Për Zotin, sikur edhe (vetëm) të më pështynte, do të më vriste”.
    Idhujtarët mekas e nisën për Mekë ashtu të plagosur, por kishte vdekur në gjysmë të rrugës, para se të mbërrinin atje.
    Kështu ishte në luftë i Dërguari i Allahut. Ballafaqohej me armikun pa iu trembur syri fare. Kur lufta ashpërsohej, ai ndodhej më afër armikut se të gjithë të tjerët; ngjante shpesh madje edhe t’i mbronte muslimanët prapa vetes. Kjo ndodhi kur në fillim të betejës se Hunejnit, një pjesë e madhe e muslimanëve, të frikësuar, ikën nga fusha e betejës, po ai, si një Komandant i vërtetë, hyri në mes të forcave armike dhe, duke i trimëruar muslimanët që të rigrupoheshin, për së dyti thirrte me zë të lartë: “Ejani pranë meje, o robërit e Allahut, unë vërtet jam i dërguar i Allahut e jo gënjeshtar, unë jam biri i Abdul-Mutalibit!”.
    Kështu vazhdoi t’i thërriste muslimanët, derisa ata u rigrupuan sërish dhe ngadhënjyen mbi armikun.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me tė Dashurin s.a.v.s.

    I DĖRGUARI a.s.- THIRRĖS

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    Pa dyshim, i Dėrguari s.a.v.s. ka qenė thirrėsi mė i mirė dhe mė shembullor qė t’i ketė ftuar ndonjėherė njerėzit pėr adhurimin e Allahut xh.sh. Ai pėrballoi vuajtje tė shumta nga populli i tij gjatė pėrmbushjes sė misionit tė tij nė udhėzimin e tyre. Madje ishte aq shumė i preokupuar me kėtė ēėshtje, saqė nė lidhje me kėtė ia tėrhoqi vėrejtjen edhe vetė Allahu xh.sh. kur i thotė nė Kur’an:
    فَلَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ عَلَى آثَارِهِمْ إِنْ لَمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفًا
    “A mos vallė do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi (duke ngarendur) pas tyre, (pėr t’i udhėzuar) nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kur’ani)”. (Kehf, 6).
    I Lartmadhėrishmi nė Kur’an fisnik konfirmoi qartė dėrgesėn e Pejgamberit a.s. dhe misionin e tij tė shenjtė, si thirrės pėr adhurimin e Allahut xh.sh. dhe udhėzues nė rrugėn e drejtė, kur thotė:
    يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا
    “O ti Pejgamber, Ne ty tė dėrguam dėshmues, lajmėtar, pėrgėzues e qortues. Dhe, me urdhrin e Allahut, thirrės pėr nė rrugėn e Tij dhe pishtar ndriēues.” (El-ِِِِِAhzab, 45-46).
    Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me tė Dėrguarin s.a.v.s. si thirrės dhe udhėzues; do tė shohim se si i ka ftuar ai njerėzit pėr njėshmėrinė e Allahut xh.sh. dhe adhurimin e Tij. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit, duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

    Tė thirrurit nė rrugėn e Allahut

    Ndėr shembujt mė tė mirė tė elokuencės me fjalė ėshtė: thirrja nė rrugėn e Allahut xh.sh. pėr se i Plotfuqishmi thotė:
    وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنْ الْمُسْلِمِينَ
    “E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e Allahut, qė bėn vepra tė mira dhe thotė: Unė jam prej muslimanėve.” (Fussilet, 33 )
    Kush mund tė flasė fjalė mė tė mira sesa ti (o thirrės)..., qė u flet njerėzve pėr fenė. Nėse do tė jesh vėrtet i mirė nė fjalėt e tua... atėherė pėrsosi fjalėt pėr lartėsimin e fesė.

    I Dėrguari i Allahut e thėrret nė fe “Siddikun” (Ebu Bekrin)

    I Dėrguari s.a.v.s. ka qenė shok i Ebu Bekrit r.a. edhe para Shpalljes sė fundit tė Islamit. Njė ditė, pasi Ebu Bekri r.a. kishte dėgjuar nga njerėzit se Muhamedi a.s. po thėrriste pėr njė fe tė re, shkoi tek ai dhe iu drejtua me fjalėt: “O Ebul Kasim! A ėshtė e vėrtetė ajo pėr se po flasin kurejshėt, se po i nėnēmon zotat tanė, se na quan mendjelehtė e tė humbur dhe se i ke quajtur mosbesimtarė baballarėt tanė? I Dėrguari a.s. ia ktheu: “Unė jam i dėrguar i Allahut dhe pejgamber i Tij. Mė ka dėrguar qė t’jua komunikoj Shpalljen e Tij. O Ebu Bekėr! Tė ftoj ta besosh Allahun - Zotin e vėrtetė. Tė betohem se Allahu ėshtė Zoti i vėrtetė. O Ebu Bekėr! Tė thėrras tė besosh vetėm nė Allahun Njė, i Cili nuk ka shok (rival), tė mos adhurosh askėnd tjetėr pėrveē Tij dhe t’i nėshtrohesh vetėm Atij. ” Pastaj Pejgamberi a.s. Ebu Bekrit i lexoi ajete nga Kur’ani ... ”.
    Ebu Bekri e dinte mirė se sa i sinqertė dhe besnik nė fjalė qė ishte i Dėrguari i Allahut. E dinte mirė tė kaluarėn e tij tė pastėr dhe moralin e tij fisnik; e dinte mirė se nuk pėrkonin me karakterin e tij tė pastėr gjėra si tė gėnjente njerėzit, aq mė pak tė gėnjente pėr Allahun?!
    Mu pėr kėtė arsye, pasi qė Pejgamberi a.s. i kishte thėnė atij se atė e kishte dėrguar Allahu xh.sh., pa njė pa dy i kishte besuar, duke mos pasur as mė tė voglin dyshim nė fjalėt e tij. I Dėrguari a.s. ka thėnė: “Nuk kam thirrur askėnd nė Islam qė tė mos ketė pasur nė fillim njė mėdyshje (sado) tė vogėl, pėrveē Ebu Bekrit. Ai jo qė nuk kishte ndonjė dyshim, por, madje pa vonuar fare, iu pėrgjigj thirrjes sime.” (Ibn Is’hak).
    Ja sa i kujdesshėm ishte i Dėrguari s.a.v.s. pėr thirrjen e shokut dhe mikut tė tij Ebu Bekrit. Me sinqeritetin mė tė madh, e thirri atė t’i besonte Allahut xh.sh., dhe Ebu Bekri qe i pari nga burrat qė kishte pranuar Islamin.

    Fjala e mirė e thirrėsit

    Allahu i lartėsuar thotė:
    وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
    “E ti thuaju robėve tė mi: Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira...”( El-Isra’ė, 53)
    I Lartėsuar dhe i zhveshur nga ēdo e metė je Ti, o Allah! I zgjedh fjalėt mė tė buta, mė tė ėmblat dhe mė tė mirat...
    Tani sikur ndiej qė ti, o thirrės, je plot gjallėri, i vendosur, energjik dhe i ndėrlidh kuptimet e ajeteve me lehtėsi...
    A nuk tė kujtohet kur dilje nga shtėpia e i thoshe nėnės sate me zė tė lartė e ironik: ēfarė dėshiron?! Mirėpo tash ne do tė hulumtojmė e do tė zgjedhim fjalėt mė tė ėmbla dhe mė tė buta, qė nė fakt janė edhe mė tė mirat. I Lartėsuar ėshtė Allahu me Madhėrinė e Tij, qė ty, o thirrės, zėrin e lartė e tė pakontrolluar ta zėvendėsoi me fjalė tė buta e tė ėmbla, aq sa arrite pėrsosmėrinė nė kėtė rrugė tė shenjtė tė thirrjes nė Islam.

    Lutja dhe thirrja

    Nga metodat e thirrjes qė na ka mėsuar i Dėrguari i Allahut, ėshtė ajo qė thirrėsi fillimisht t’i drejtohet Allahut xh.sh. me dua (lutje), duke kėrkuar nga Ai qė ta udhėzojė atė njeri a grup qė do ta thėrrasė nė fenė e Allahut xh.sh.
    I Dėrguari i Allahut, para se ta thėrriste Omer Ibnul Hattabin nė Islam, i qe lutur Allahut xh.sh. qė ta udhėzonte atė dhe t’ia hapte gjoksin pėr ta pranuar Islamin. Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi r.a. tė ketė thėnė:“Resulullahu s.a.v.s. ishte lutur: “O Allah, pėrforcoje Islamin me Omer Ibnul Hatabin ose me Ebu Xhehl bin Hishamin, kurse Allahu xh.sh. e kishte pranuar duanė pėr Omer Ibnul Hatabin, me tė cilin e forcoi Islamin dhe e shkatėrroi idhujtarinė”. (Transmeton Taberaniu).
    Nė biografinė e ndritshme tė Omerit r.a. ėshtė shėnuar se Allahu xh.sh. ia hapi gjoksin e tij pėr ta pėrqafuar Islamin nė shtėpinė e motrės sė tij, Fatimes, dhe burrit tė saj, Seid bin Zejd. Pas kėsaj Omeri r.a., sė bashku me Habab ibnul Erettin, kishte shkuar tek i Dėrguari i Allahut, kurse Pejgamberi a.s. e kishte kapur pėr gjoksi dhe e kishte shkundur tė tėrin duke i thėnė: “Ēfarė do? Pėr se ke ardhur?” Omeri r.a. i qe pėrgjigjur:“Mė dėfto diēka nga ajo pėr tė cilėn po i fton njerėzit”, e Pejgamberi a.s. i kishte thėnė: “Dėshmo se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij“, dhe prej atij momenti Omeri r.a. pėrqafoi Islamin (Transmeton Taberaniu).
    Nė njė transmetim tjetėr shėnohet qė Omeri r.a. njė ditė u kishte thėnė shokėve tė tij: “A dėshironi t’ju tregoj se si kam hyrė nė Islam? Ata u pėrgjigjėn: Po. Omeri vazhdoi e tha: Kam qenė ndėr armiqtė mė tė ashpėr tė Pejgamberit a.s.. Njė ditė prej ditėsh shkova tek i Dėrguari i Allahut nė njė shtėpi ku qėndronte ai, pranė bregores sė “Safa”-sė, u ula pranė tij e ai mė kapi fort pėr kėmishe dhe mė tha: “Pranoje Islamin, o Ibnul Hattab”, pastaj u drejtua me sy nga qielli e tha: “O Zot, udhėzoje!”, kurse unė i thashė: “Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se ti je i Dėrguari i Tij”. Nė atė moment,- thotė Omer r.a., muslimanėt e pranishėm e madhėruan Allahun mė zė aq tė lartė, saqė tekbiret e tyre u dėgjuan nė tė gjitha rrugėt e Mekės.” (Ebu Neiim).

    Modestia e thirrėsit

    Njė shembul parktik pėr modestinė e tė Dėrguarit tė Allahut, kemi kur njė njeri erdhi tek i Dėrguari a.s. duke u dridhur (duke menduar se po hynte tek njė mbret), kurse i Dėrguari a.s. i kishte thėnė atij me butėsi: “Merr veten, sepse unė nuk jam mbret, por bir i njė gruaje, e cila ka ngrėnė mish tė thatė nė Mekė.”
    O thirrės! A tė ka ngjarė tė tė ketė ardhur ty dikush sikur ky, duke ndier frikė para teje, e ti t’i kesh thėnė: Merr veten, or burrė, unė jam vetėm bir i njė fshatari tė thjeshtė?!
    Pra, merr mėsim nga modestia e tė Dėrguarit tė Allahut dhe ki kujdes tė mos bėhesh nga ata qė me pėrbuzje e mendjemadhėsi i shikojnė njerėzit e tjerė nga pozita e tė lartit!!!

    Butėsi dhe thirrje

    Thirrėsi pėr rrugėn e Allahut xh.sh. duhet ta stolisė personalitetin e tij me virtytet mė tė larta tė butėsisė e mirėsjelljes, tė mos e kthejė tė keqen me tė keqe, tė mos hidhėrohet nga asnjė thėshethem a akuzė drejtuar atij, por tė vazhdojė i pathyeshėm nė misionin e tij, duke mos ua vėnė veshin fjalėve tė tilla qėllimkėqija, tė cilat do tė mund ta dobėsonin atė pėr tė arritur qėllimin e tij tė shenjtė... Kėtė na e ka mėsuar Pejgamberi ynė a.s. gjatė thirrjes sė tij...
    Gjatė kohės sė injorancės, njė njeri nga fisi Berni Ezd Shenuete, me emrin Dimad, i shėronte njerėzit me anė tė talismanėve. Njė ditė ai ia kishte mėsyrė Mekės pėr ta kryer Umren ndėrkohė qė nė Mekė i Dėrguari i Allahut kishte filluar t’i thėrriste njerėzit haptazi nė Islam.
    Pasi kishte pėrfunduar Umren, ai ishte ulur nė njė nga kuvendet e burrave kurejshė. Aty ai i kishte dėgjuar ata tek flisnin pėr Pejgamberin a.s. duke e cilėsuar si tė ēmendur. Atėherė Dimadi iu drejtua atyre dhe u tha: “Unė jam njeri qė i shėroj njerėzit nga magjia dhe ēmenduria, prandaj po shkoj tek ai pėr ta shėruar”. Menjėherė u ngrit dhe shkoi tek Pejgamberi a.s.. U ul pranė tij dhe i tha: “O biri i Abdul Mutalibit, unė shėroj nga ēmenduria dhe, nėse ti do, unė do tė tė shėroj. Nuk ke nevojė tė shqetėsohesh nga kjo, sepse unė kam shėruar tė sėmurė nė gjendje shumė mė tė rėndė se e jotja. Gjatė bisedės me kurejshėt, i dėgjova ata tek tė pėrmendnin pėr shumė cilėsi tė kėqija dhe thoshin se ti paske shkatėrruar endėrrat e tyre, paske pėrēarė radhėt e tyre, paske ofenduar e zhvlerėsuar zotat e tyre dhe ata qė kanė vdekur, i paske quajtur tė humbur. Mendova vetė me vete se kėtė nuk mund ta bėjė askush pėrveē atij qė ėshtė i ēmendur!!!”
    Pasi pėrfundoi Dimadi fjalėt e tij, Pejgamberi a.s., jo qė nuk u hidhėrua, por mori kurajo ta thėrriste atė nė Islam, dhe me njė zė tė butė e tė qetė, tha: “Falėnderimi i takon Allahut, Atė e falėnderoj, vetėm nga Ai ndihmė kėrkoj, Atij i besoj dhe vetėm nė Tė mbėshtetem. Kė e udhėzon Allahu, nuk ka kush qė e humb, po atė qė Ai e humb, nuk ka kush qė e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij”.
    Pasi kishte dėgjuar kėto fjalė nga goja e Resulullahut s.a.v.s., Dimadi ishte magjepsur i tėrėi dhe kishte kėrkuar nga ai qė t’i pėrsėriste edhe njė herė ato fjalė. Pejgamberi a.s. ia kishte pėrsėritur prapė tė njėjtat fjalė, kurse Dimadi i paskėsh thėnė: “Pėr se thėrret ti ”? Pejgamberi a.s. i thotė:“Tė besosh nė Allahun Njė, i Cili nuk ka shok (rival), t’i largosh idhujt nga qafa jote dhe tė dėshmosh se unė jam i dėrguar i Allahut xh.sh.”.
    - Po ē’bėhet nėse unė e punoj kėtė? , - e pyeti prapa Dimadi.
    - Shpėrblimi yt do tė jetė Xhenneti - ia ktheu Pejgamberi a.s...
    Atėherė Dimadi tha: “Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok. Pėrfundimisht po largohem nga ēdo idhull, dhe po ashtu dėshmoj se ti je rob dhe i dėrguari i Allahut ”.
    Pas pėrqafimit tė Islamit, Dimadi kishte qėndruar edhe njė kohė me Pejgamberin a.s. duke i mėsuar normat e Islamit dhe duke nxėnė pėrmendsh ajete e kaptina kuranore, dhe vetėm pastaj qenkėsh kthyer tek fisi i tij.

    Edukata e dialogut tė thirrėsit

    Eni tė mėsojmė edukatėn e mirėfilltė tė dialogut nga vetė i Dėrguari i Allahut, atėherė kur muslimanėt nė Mekė hiqnin tė zitė e ullirit nga idhujtarėt.
    Utbe ibn Rebija, njėri prej udhėheqėsve tė parisė mekase, kishte ardhur tek i Dėrguari a.s. dhe e kishte ofenduar me fjalėt mė tė rėnda. Pasi nuk kishte arritur ta hidhėronte me fjalė tė Dėrguarin a.s., i kishte ofruar pasuri marramendėse, vetėm e vetėm qė tė linte thirrjen e tij nė Islam. I kishte ofruar, pėpos tė tjerash, ta martonin me vajzėn mė tė bukur tė Mekės; i kishte premtuar se do ta bėnin prijės tė tyre. Madje i kishte thėnė se mund t’i sillnin edhe njė mjek, i cili do tė pėrkujdesej pėr ta shėruar nga kjo “sėmundje e ēmendurisė“ qė e kishte kapluar. Tė gjitha kėto idhujtarėt i bėnin vetėm e vetėm qė ai tė linte misionin e tij.
    Pėrballė tė gjitha kėtyre ofertave dhe fyerjeve, shtrohet pyetja: A thua si dialogoi i Dėrguari a.s. me Utben, ēfarė polemizoi me tė?! Pejgamberi a.s. i tha miqėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”, dhe, pasi e kishte mbaruar fjalėn ai, Pejgamberi a.s.. i qe drejtuar e i pati thėnė : “A e mbarove, o Ebul Velid!”.
    O ju thirrės nė Islam!
    Nėse vėrtet dėshironi tė mėsoni mėnyrėn e dialogut nė shekullin e 21-tė, mėsojeni atė nga i Dėrguari a.s....
    Nga fjalėt e shqiptuara prej Utbes, shohim pėrbuzjen dhe nėnēmimin ndaj Pejgamberit tonė, por shihni nė anėn tjetėr urtėsinė dhe edukatėn e tė Dėrguarit a.s., kur i thotė Utbes: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje“, dhe: “A e mbarove, o Ebul Velid!”.
    Tė nderuar thirrės! Flitet pėr disa dijetarė se, sa herė qė dikush polemizon me ta, i humbin nervat (s’mund ta kontrollojnė veten), prandaj ju lus tė gjithė, mėsohuni nga i Dėrguari i Allahut, jepni shembull tė edukatės sė mirė madje edhe gjatė polemikave.

    Thirrja me begatitė e Allahut xh.sh.

    Begatitė dhe mirėsitė e Allahut xh.sh. janė shumė, saqė thjesht nuk mund tė numėrohen. I Lartmadhėrishmi, nė lidhje me kėtė, thotė:
    وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا
    “Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė (tė mirat) e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato….”(En-Nahl, 18).
    Po ashtu Allahu xh.sh. thotė :
    فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
    “E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni (ju, o njerėz, dhe ju, o xhinė).” (Err-Rrahman, 13).
    Thirrėsi nė fenė e Allahut xh.sh. vazhdimisht u flet njerėzve pėr tė mirat e Allahut xh.sh. dhe begatitė e Tij tė panumėrta ndaj tyre, derisa ata t’i pėrgjigjen thirrjes sė tij. Kjo ėshtė njė metodė madhėshtore qė na ka mėsuar i Dėrguari s.a.v.s. gjatė thirrjes sė tij nė besim.
    Njė ditė kishte ardhur njė njeri tek i Dėrguari i Allahut dhe i thotė:
    - “A jeni ju Muhamedi?
    - Po! - ia ktheu Pejgamberi a.s..
    Atėherė njeriu i drejtohet dhe i thotė:
    - Kujt i lutesh?
    Pejgamberi a.s. i pėrgjigjet: - “I lutem vetėm Allahut xh.sh., tė Cilit nėse tė godet ndonjė e keqe, i lutesh dhe ta largon atė fatkeqėsi; nėse tė godet thatėsia, i lutesh Atij e Ai tė sjell bimė; e po qe se je nė ndonjė shkretėtirė (tokė tė panjohur) dhe tė humb diēka, i lutesh Atij, dhe Ai ta kthen prapė gjėnė e humbur”.
    Pasi i dėgjoi kėto fjalė madhėshtore, ky njeri e pėrqafoi Islamin menjėherė dhe iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjlalėt: - Mė kėshillo!
    Kurse Pejgamberi a.s. i tha: - “Mos shaj (ofendo) askėnd”, dhe “qė nga kjo kėshillė e Resulullahut s.a.v.s. nuk kam sharė (ofenduar) asnjė njeri, madje as ndonjė deve apo dele” thotė nė fund ky njeri i pėrudhur nė rrugėn e drejtė.” (Transmeton Imam Ahmedi)

    Pėrgjegjėsia e thirrjes (emaneti)

    S’ka dyshim qė pėrgjegjėsia mė e madhe nė kėtė botė ėshtė ruajtja e fesė dhe tė pėrcjellėt e saj tek njerėzit.
    O ti thirrės! Dije se je pėrgjegjės pėr Islamin dhe do tė pyetesh pėr tė nė Ditėn e Gjykimit: sa e ke praktikuar dhe e ke kumtuar atė tek njerėzit?!
    Pejgamberi a.s. thotė: “Transmetoni nga unė, qoftė edhe vetėm njė ajet”.
    E ti, a i ke kapur ndonjėherė pėr dore shokėt, tė afėrmit, fqinjėt ose miqtė e tu pėr t’i dėrguar nė xhami dhe a je bėrė shkaktar qė ata ta duan fenė islame ?!
    Dije se kjo fe ėshtė njė emanet i madh, dhe vėrtet ėshtė njė pėrgjegjėsi. Tėrė ajo qė ka shkuar, ėshtė diēka, e kjo ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr.
    Ja ku i ke fjalėt e Ibn Tejmijes: “Mos mendo se emaneti (pėrgjegjėsia-misioni) ėshtė vetėm tė marrėsh abdest me ujė dhe tė falėsh dy rekate namaz nė mihrab, po emaneti ėshtė ta pėrcjellėsh kėtė fe tek njerėzit.”
    Po tė shoh se tashmė ke filluar tė ndiesh peshėn dhe rėndėsinė e kėtij emaneti, apo jo?! Betohem nė Allahun xh.sh. se kjo ėshtė njė ēėshtje shumė madhėshtore, sepse emaneti i kėsaj feje ėshtė ta pėrcjellėsh atė tek njerėzit. A nuk thotė Allahu xh.sh:
    كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ
    “Ju jeni populli (ymeti) mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė dhe tė ndaloni nga punėt e kėqija…”. (Ali- Imran, 110).
    A thua pėr ē’arsye e morėt kėtė epitet “populli ( ymeti ) mė i mirė (dobishėm)”?!
    Kurrė, kurrė mos mendo se pėrgjegjėsia e kėsaj feje qėndron vetėm mbi supet e dijetarėve. Kurrė mos mendo se kjo pėrgjegjėsi ėshtė vetėm e hoxhallarėve apo se ėshtė vetėm pėrgjegjėsi individuale. Kurrsesi, pėr Allahun, sepse pėrgjegjėsia pėr kėtė fe ėshtė pėrgjegjėsi kolektive, e tė gjithė muslimanėve. Dije se pėrcjellja e kėsaj feje me metodat mė tėrheqėse ėshtė pėrgjegjėsi mbi supet e tė gjithė neve. Pėrmes shpjegimit tėnd, kjo fe duhet tė arrijė nė zemrat e etėrve, nėnave, tė afėrmve, fqinjėve, shokėve, miqve, ose tek i fejuari ose e fejuara jote, si dhe tek tė gjithė ata qė i njeh.

    Thirrja gjatė udhėtimit


    Pejgamberi a.s. nuk lėshonte asnjė rast e tė mos i thėrriste njerėzit pėr tė besuar nė Allahun xh.sh.. Ai i thėrriste vazhdimisht, ditėn e natėn, nė shtėpi apo gjatė udhėtimit, individualisht apo nė grupe, tė varfrit e tė pasurit, zotrinjtė e robėrit, tė rriturit dhe tė vegjlit.
    Nga ajo qė na ėshtė transmetuar lidhur me thirrjen e Resulullahut s.a.v.s. gjatė udhėtimit, ėshtė edhe njė rast kur ai, nė njė udhėtim me shokėt e tij kishte takuar njė beduin. Pasi qe afruar beduini, Resulallahu s.a.v.s. i qe drejtuar me fjalėt: “Nga ia ke mėsyrė?
    - Te familja ime, - ia ktheu beduini.
    - A mė bėn njė tė mirė? - e pyeti prapė Resulullahu s.a.v.s.
    - Ēfarė tė mire? - ia ktheu beduini.
    - Tė dėshmosh se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi ėshtė rob e i Dėrguar i Tij, - i tha Pejgamberi a.s..
    - A ke ndonjė dėshmitar pėr kėtė qė thua? – ia priti beduini.
    - E kam kėtė pemė – ia ktheu Resulullahu s.a.v.s., duke bėrė shenjė nga njė pemė atje diku nė luginė. Pastaj i Dėrguari i Allahut e thirri pemėn qė t’i vinte pranė dhe ajo po i afrohej duke ēarė tokėn derisa erdhi para Resulullahut s.a.v.s. dhe dėshmoi se ai vėrtet ishte i dėrguar i Allahut, dhe mė pastaj u kthye prapė nė vendin e mėparshėm.
    Kur e pa kėtė mrekulli, beduini aty pėr aty pranoi Islamin, shqiptoi dėshminė e vėrtetė dhe u kthye tek fisi i tij, tė cilėt i thirri nė besimin e Allahut Njė. Nuk vonoi shumė dhe me ata qė i besuan thirrjes sė tij, ai u shpėrngul nė Medinėn e ndritshme, pėr tė qenė sa mė afėr Resulullahut s.a.v.s.

    Fisnikėria e thirrėsit

    A thua ia ndal Allahu xh.sh. furnizimin pabesimtarit?! Kurrsesi, ani pse ata e mohojnė Atė dhe nuk i besojnė, i Lartėsuar ėshtė Ai nė madhėrinė e Tij.
    A thua ua ndalon ajrin kėtyre mohuesve?!
    Jo! Edhe pse Toka dhe qielli janė tė Tij, Ai megjithatė i furnizon ata dhe nuk ua ndalon as ajrin dhe as ujin. Kjo ėshtė nga mėshira e Allahut xh.sh. pėr ta, nė mos ndoshta, herėdokur, do t’i kthehen Atij.
    Dėgjoje me vėmendje kėtė tregim: “Kishte ardhur njė plak i moshuar tek Ibrahimi a.s., e ai e kishte ftuar tė drekonte me tė. Ndėrkohė Ibrahimi a.s. e paskėsh ndezur zjarrin pėr tė pėrgatitur ushqimin. Sapo zjarri mori flakėrimat e tij, plaku i ra nė sexhde atij, sepse ishte adhurues i zjarrit. Ibrahimi a.s. u prek nga ky gjest dhe me zė tė lartė i bėrtiti: - Ngrihu, zjarrin e adhuruake ti, a?!
    Plaku u ngrit dhe shkoi, kurse Allahu xh.sh. e dėrgoi Xhibrilin a.s. tek Ibrahimi a.s. me fjalėt: “O Ibrahim! pse nuk u pėrmbajte pėr disa momente, sa kohė qė Unė pėrmbahem ndaj atij qe gjashtėdhjetė vjet?!”
    Atėherė, Ibrahimi a.s. vrapoi pas atij plakut e i tha: - Kthehu prapė tė drekojmė.
    Pse?! – ia ktheu plaku, paksa i ēuditur nga kjo sjellje tjetėrfare e tij.
    Ibrahimi a.s. iu pėrgjigj: - Pėr shkakun tėnd mė qortoi Allahu xh.sh..
    Atėherė plaku tha: - Ky Zot qenka i Mėshirshėm, dhe patjetėr merituaka tė adhurohet… dhe u bė musliman.
    Shih tash fjalėt e Ibrahimit a.s., tė cilat na janė pėrcjellė nėpėrmjet ajeteve kuranore:
    وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنْ
    “Dhe kur Ibrahimi tha: Zoti im, bėje kėtė qytet (Mekėn) vend sigurie dhe furnizoji banorėt e tij, me fruta…” (El-Bekare, 126), po vuri njė kusht, kur tha:
    مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ
    “…ata qė besojnė Allahun dhe Ditėn e Fundit.” (El-Bekare, 126)
    Dhe, shih mėshirėn e Allahut qė thotė:
    قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّارِ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
    “…e atij qė nuk besoi do t’i mundėsoj shfrytėzimin e kėnaqėsive pėr njė kohė tė shkurtėr, e pastaj do ta shtyj nė dėnimin e zjarrit…” (El-Bekare, 126).

    Fisnikėri dhe thirrje (da’vet)

    Thirrėsi nė rrugėn e Allahut xh.sh. patjetėr duhet tė jetė fisnik dhe dhėnės, qė e pasurinė dhe ēdo gjė qė ka si shenjė e fisnikėrisė sė tij, vetėm e vetėm tė pėrfitojė zemrat e tė tjerėve pėrreth tij. Vetėm me bujari pėrfitohen zemrat. Kėshtu kishte vepruar Pejgamberi a.s. kur i thėrriste njerėzit pėr tė besuar nė Allahun xh.sh..
    Transmetohet nga Ali bin Ebi Talib r.a., tė ketė thėnė: “Kur zbriti ajeti 214 i kaptinės Esh-Shuara:
    وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ
    “dhe tėrhiqi vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt”, Pejgamberi a.s. mblodhi familjen dhe tė afėrmit e tij, numri i tė cilėve arrinte mbi tridhjetė. U pėrgatiti ushqim e pije dhe hėngrėn derisa u ngopėn, por pėr ēudi kishte tepruar aq shumė nga ushqim, si tė mos ishte prekur fare; po ashtu kishin pirė derisa kishin shuar tė gjithė etjen dhe qenė ngopur, po edhe pijet kishin ngelur sikur tė mos ishin prekur (pirė) fare. Atėherė i Dėrguari i Allahut u ngrit nė mesin e tyre dhe iu drejtua tė pranishėmve: “O bijt e Abdul Mutalibit! Unė jam i dėrguar (nga Allahu) tek ju, nė veēanti, dhe tek njerėzimi, nė pėrgjithėsi. Meqenėse e patė me sytė tuaj kėtė mrekulli, atėherė cili prej jush do tė mė pėrkrahė dhe do tė mė pasojė qė ta kem vėlla dhe shok timin?”
    Aliu r.a. thotė: “Pėrveē meje, asnjė prej tė pranishėmve nuk u ngrit, megjithėse isha mė i riu prej tyre nė atė ndenjje, dhe i thashė Resulullahut s.a.v.s.: Unė, o i dėrguar i Allahut. Pejgamberi a.s. i pėrsėriti tė njėjtat fjalė sė dyti dhe sė treti, por prapėseprapė askush nuk u ngrit pėr ta pėrkrahur, pėrveē meje. Ateherė i Dėrguari i Allahut u drejtua nga unė e mė tha: Ti, o Ali, ti o Ali (do tė jesh pėrkrahėsi im). (Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Bezzari).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    I DËRGUARI a.s.- NJERIU MË MADHËSHTOR

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    I Dërguari i Allahut-Muhamedi a.s.. pa dyshim është krijesa më madhështore (më e vlefshme) që ka krijuar Allahu në këtë gjithësi. Është zotëria i mbarë njerëzimit, vula e të gjithë pejgamberëve dhe imam (prijës) i të gjithë të dërguarve. Është argument i Allahut për të gjitha krijesat, të cilin Ai e dërgoi me fe dhe rrugë të drejtë (siratul mustekim), kurse shpalljen e tij e bëri të përgjithshme për të gjithë njerëzit deri në Ditën e Gjykimit.
    I Dërguari ynë a.s. është pishtar ndriçues, përmes të cilit Allahu xh.sh. i udhëzoi njerëzit. Allahu i Madhërishëm bëri detyrim bindjen, respektin, dashurinë dhe pasimin e synetit (traditës) së tij.
    Madhështia e Pejgamberit tonë u dëshmua në cilësitë e tij të pastra dhe tek morali i tij i lartë. Për këtë madhështi të tij dëshmuan i afërmi e i largëti, miku e armiku, fëmija dhe i rrituri...
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke do të njihemi me madhështinë e të Dërguarin të Allahut xh.sh. dhe me pozitën e tij të lartë. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit, duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    I Dërguari i Allahut – shëmbëlltyrë dhe ideal yni

    Allahu i Madhëruar në Kur’anin fisnik thotë:
    لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ
    “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut.” (El-Ahzab, 21)
    Zotëria ynë, Muhamedi a.s., është njeriu i vetëm mbi sipërfaqen e Tokës, jeta e të cilit, po të pasohet (imitohet), mjafton që njeriu të udhëzohet, pavarësisht që periudha e jetës së tij që duhet pasuar, ka zgjatur vetëm 22 vjet (që nga fillimi i Shpalljes e deri në vdekjen e tij).
    Fjala vjen, ne nuk mund të pasojmë Isain a.s. në çdo gjë. Atë mund ta pasojmë vetëm si një djalë i ri e i pamartuar, si luftëtar në rrugën e Allahut, si njeri të devotshëm në këtë botë etj.. Por, a thua mund ta imitojmë Isain a.s. si njeri të martuar?! Natyrisht që jo, sepse ai nuk është martuar fare gjatë jetës së tij.
    Gjithashtu, ne nuk mund ta pasojmë Sulejmanin a.s. në çdo gjë. Atë kemi mundësi ta pasojmë si gjykatës, si të pasur, si të devotshëm dhe të sinqertë, mirëpo a thua mund ta imitojmë si njeri të varfër? Kurrsesi, sepse ai në jetën e tij nuk ka qenë kurrë i varfër.
    E pra, ai që ka qenë i pasur e i varfër, i fuqishëm e i dobët, udhëheqës e i udhëhequr; ai që ishte baba dhe gjysh, i pamartuar dhe i martuar, - është zotëria ynë, Muhamedi a.s..
    Ne tashmë i dimë të gjitha për të Dërguarin a.s. dhe nuk mund të gjejmë diçka të veçantë që të ketë mbetur e pasqaruar ende, f.v. ne dimë deri në hollësi intime raportet e tij familjare me bashkëshortet e tij. I Dërguari i Allahut gjatë jetës së tij nuk kishte ndonjë segment të jetës të fshehtë, përkundrazi ai ishte një libër i hapur dhe transparent.

    Përshkrimi i të Dërguarit të Allahut nga ana e ashabëve

    Ashabët – Zoti qoftë i kënaqur ndaj tyre, në shumë prej bisedave dhe thënieve të tyre, kanë përshkruar në hollësi madhështinë e Resulullahut s.a.v.s. dhe cilësitë e mira të tij.
    Nga këto përshkrime do të veçonim atë që ka thënë Hind ibnu Ebi Hale, i cili, kur është pyetur për cilësitë e Pejgamberit a.s., ka thënë: “I Dërguari i Allahut madhështor, fytyra e tij shndriste ashtu siç shndrit Hëna në qiell kur është e plotë. Një dritë gjithnjë qëndronte sipër tij, ecte lehtë dhe shpejt, dhe, kur ecte, pothuajse çante tokën para tij, sikur të lëshohej prej ndonjë rrëpire. Kur kthehej prapa, kthehej me tërë trupin, shikimin e mbante gjithnjë të ulur përtokë, dhe shikimi i tij në tokë ishte shumë më i gjatë se shikimi i tij nga qielli. Shikimi i tij ishte shumë i mprehtë dhe dallues. U printe shokëve të tij dhe, kur fillonte t’i përshëndeste, së pari fillonte me selam; shpesh rrinte i dëshpëruar, mendonte shumë dhe thellësisht. Kurrë nuk fliste pa nevojë, heshtte gjatë, bisedën e fillonte dhe e mbaronte me fjalë domethënëse. Kur fliste, fliste vetëm fjali gjithëpërfshirëse. Gjatë bisedës e bënte nga një ndërprerje, e cila nuk ishte e shkurtër po as nuk zgjaste shumë. Shquhej për mirësjellje dhe për moral të lartë; nuk ishte mendjemadh dhe as i nënçmonte të tjerët; i çmonte mirësitë e Allahut, qofshin ato edhe të pakta. Kurrë nuk e përbuzte ushqimin; E përmbante hidhërimin derisa e ndrydhte, kur ballafaqohej me ndonjë të vërtetë të hidhur, dhe, për hir të ngadhënjimit të së vërtetës, nuk njihte askënd. Ishte e pamundur ta hidhëronte diçka e kësaj bote.
    Nuk hidhërohej për ndonjë gje të keqe, por luftonte derisa triumfonte mbi hidhërimin e tij. Kur bënte me shenjë, bënte me tërë krahun; kur çuditej e kthente krahun në anën e kundërt; kur fliste dhe arrinte synimin, e vendoste lehtë pëllëmbën e tij të djathtë mbi atë të majtën; kur hidhërohej, e kthente kokën mënjanë, dhe, kur gëzohej, gati sa nuk i mbyllte sytë nga të qeshurit me një buzëqeshje të këndshme”.
    Nga ajo qe ka thënë Ali ibn Ebi Talibi kur përshkruan sjelljen e Resulullahut me shokët e tij, është edhe kjo: “I Dërguari a.s. ndiente nostalgji për shokët kur nuk i shihte për disa kohë; njerëzit e rëndomtë i pyeste për problemet dhe hallet e tyre. E përkrahte të mirën me të gjitha forcat, dhe urrente gjënë e keqe. Ishte shumë i matur në qëndrime. Ashabëve të tij gjithmonë u jepte këshilla se si duhej ta kishin frikë Allahun dhe të mos devijonin. Në çdo kohë ishte i përgatitur për gjithçka. Nuk i hynte askujt në hak. Gjithnjë, ata që e përcillnin, ishin më të zgjedhurit prej njerëzve. Më të mirët prej tyre tek Resulullahu, kanë qenë ata që kërkonin këshilla dhe i zbatonin ato. Më të afërmit tek ai, ishin ata më të varfrit. Kurrë nuk ngrihej pa përmendur emrin e Allahut. Kur ulej me dikë, nuk ngrihej pa mbaruar biseda. Madje urdhëronte për një sjellje të këtillë. Çdo bashkëbiseduesi i jepte vendin që meritonte. E respektonte atë që ishte ulur pranë tij. E dëgjonte çdonjërin për ndonjë nevojë të ngutshme, madje qoftë edhe në këmbë. Nëse dikush i kërkonte diçka, ia kthente përgjigjen me fjalë të buta. Për këso sjelljesh fisnike, i Dërguari i Allahut ishte bërë pjesë e pandashme në jetën e tyre të përditshme, ishte bërë këshillues dhe, të thuash, si baba i tyre, sepse tubimet (ndenjjet) e tij ishin ndenjje morali, butësie, dhembshurie, durimi dhe besnikërie.

    Mirësjellja ndaj kafshëve

    Një njëri e kishte shtrirë për toke delen e tij për ta prerë dhe pastaj nxori thikën e madhe për ta mprehur. Kur e pa këtë veprim të tij, Pejgamberi a.s. i tha: “A mos do ta presësh dy herë?!
    Ai i tha: - Po çfarë të bëj, o i Dërguar i Allahut?
    Pejgamberi a.s. i tha: - “Së pari mprehe thikën e pastaj shtrije delen përtokë.”
    Ky ishte vetëm një nga rastet e shumta të mirësjelljes së Resulullahut ndaj kafshëve, prandaj le të urdhërojnë shoqatat e ndryshme perëndimore për gjoja mbrojtjen e kafshëve dhe ta varin këtë ngjarje nëpër zyrat e tyre në vend që të merren me fjalë të kota, të cilat nuk i realizojnë kurrë.

    Pozita e të Dërguarit a.s. në mesin e ashabëve

    Ashabët e Resulullahut dinin mirë për vlerën dhe pozitën madhështore të tij, e donin, e respektonin dhe e çmonin atë aq shumë, saqë këtë gjë e kishin vërejtur edhe pabesimtarët (idhujtarët), të cilët kishin qenë vetë dëshmitarë të kësaj dashurie e të këtij respekti.
    Në kohën e marrëveshjes se Hudejbisë kurejshët, para se të dërgonin negociatorin e fundit, Suhejl bin Amrin, kishin dërguar më parë Urvete bin Mes’udin për të biseduar me të Dërguarin a.s.. Urvete kishte mbetur i mahnitur nga sjellja e ashabëve ndaj Pejgamberit a.s... Me sytë e tij kishte parë se shokët e Resulullahut nuk e shikonin kurrë drejt në sy, në shenjë respekti të thellë. Ishte e pamundur të dëgjoje ndonjë zë të lartë të tyre në prani të Pejgamberit a.s.. Kur ai merrte abdest, i kishte parë ashabët tek ngarendnin për të marrë ndonjë pjesë të atij uji, me të cilin Resulullahu kishte marrë abdest, ose, kur nga koka i binte ndonjë qime floku, ata nxitonin ta merrnin atë shenjë të Pejgamberit a.s. dhe ta ruanin me xhelozinë më të madhe.
    Kur u kthye Urvete në Mekë, menjëherë i lajmëroi kurejshët se ç’kishte parë tek muslimanët, dhe u tha: “O pari e kurejshëve! Kam qenë në mbretëritë e Kisrasë, të Cezarit dhe të Nexhashiut, por, për Zotin, nuk kam parë ndonjë mbret të ketë respekt më shumë sesa kam parë respektin që i bënin shokët e Muhamedit atij. Ata ishin aq të përkushtuar për këtë respekt, saqë të gjithë më me dëshirë do të vdisnin sesa ta linin atë vetëm, prandaj nuk di se çfarë po prisni më (që nuk i bashkoheni edhe ju)!”

    Modestia ishte pjesë e moralit të Pejgamberit a.s.

    Ashabët e të Dërguarit të Allahut-(Zoti qoftë i kënaqur me veprat e tyre) kanë thënë: “Kur i Dërguari a.s. përshendeste dikë, atij që e kishte përshëndetur, nuk ia lëshonte dorën derisa ai të mos e tërhiqte vetë dorën e tij; kur përshëndeste, përshendeste me tërë qenien (trupin) e tij, kurrë nuk e largonte shikimin nga personi që e përshëndeste, derisa ai vetë të mos e largonte shikimin nga ai; ai rrinte ulur derisa nuk përfundonte tubimi në ndonjë ndenjje (d.m.th. kurrë nuk e prishte muhabetin për të ikur i pari, siç ndodh mjerisht me prijësit tanë); ishte gjithmonë fytyrëçelë e në humor të mirë, dhe nuk mund ta shihje ndryshe pos të buzëqeshur.”
    O Zot...! A thua ku jemi ne nga këto cilësi?!
    Po më duket po të shoh duke i përshëndetur njerëzit me nxitim, duke u thënë: “Më fal, por jam shumë i zënë, po ngutem ...” etj.!!! A thua je më i zënë ti sesa ka qenë Pejgamberi a.s.?!
    A i përshëndet ti, vallë, njerëzit me tërë trupin?! Apo i përshëndet vetëm sa për sy e faqe, kurse mendja dhe zemra jote janë krejtësisht tjetërkund, madje as që e shikon në sy atë që ke përpara! Dhe ti, kur ndodhesh në ndonjë tubim publik, dëshiron që tërë vëmendja e audotirit të jetë e përqendruar tek ti, dhe t’u dejtohesh atyre me një pamje serioze të fytyrës!!!

    Hatixhja dëshmon për madhështinë e të Dërguarit a.s.

    Zonja Hatixhe, Allahu qoftë i kënaqur ndaj saj, ka dëshmuar për madhështinë e Pejgamberit a.s. dhe për cilësitë e virtytet e tij të larta, të cilat i njohu gjatë shoqërimit në jetën bashkë me të, që kishte zgjatur për plot 15 vjet.
    I Dërguari a.s. u martua me Hatixhen kur ai kishte qenë 25 vjeç, kurse Shpallja e parë do t’i zbriste në shpellën “Hira”, kur mbushte 40 vjet, atëherë kur Xhibrili a.s. i erdhi dhe e shtrëngoi tri herë duke i thënë: “Lexo”, për t’i thënë herën e tretë:
    اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَق.َ خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ. اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ. الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَم. عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
    “Lexo në emër të Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë, krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është me bujari Ai që e mësoi njeriun të shkruajë me penë. I mësoi njeriut atë qe nuk e dinte.” (El-Alek, 1-5).
    I Dërguari a.s., i frikësuar nga ajo që kishte përjetuar, nxitoi derisa arriti në shtëpinë e tij dhe e njoftoi të shoqen, Hatixhen, për atë që i kishte ndodhur. Ajo e qetësoi me fjalët: Mos u shqetëso! Allahu kurrë nuk do të të turpërojë, sepse ti je njeri që viziton të afërmit e tu, kujdesesh për të varfrit, e kompenson të humburën, e gostit mysafirin, dhe gjithnjë je në krah të së drejtës”.
    Kjo është dëshmia më e madhe për madhështinë dhe moralin e lartë të Resulullahut s.a.v.s. nga bashkëshortja e tij Hatixhja, e cila për të dinte atë që të tjerët nuk e dinin, sepse ishte personi më i afërt me të, e shoqëroi në kohët më të vështira të tij, atëherë kur i Dërguari a.s. ballafaqohej me indiferencën e bashkëkombasve të tij ndaj Shpalljes hyjnore.

    Qetësohu (Mos u frikëso)

    Për modestinë e të Dërguarit të Allahut, mësojmë edhe nga një ngjarje, kur një njeri kishte ardhur para Pejgamberit a.s. dhe dridhej si purtekë. Ai kishte menduar se po hynte tek ndonjë mbret. Pejgamberi a.s. iu drejtua këtij njeriu me butësi duke i thënë: “Qetësohu, mos u frikëso, sepse unë nuk jam mbret. Dije se unë jam bir i një gruaje që ka ngrënë mish të thatë në Mekë.”
    Më thuaj: Atë ka ndodhur të hyjë ndokush tek ti duke u dridhur, e ti t’i kesh thënë: Unë jam bir i një fshatari të thjeshtë?!
    Te lutem, shih dhe analizo modestinë e Pejgamberit a.s. dhe ki kujdes të mos bëhesh prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që shfrytëzojnë çdo rast për t’u ngritur padrejtësisht mbi të tjerët.

    Vendi i tij (pozita e tij) në Kur’an

    Allahu i madhëruar e ka lavdëruar Muhamedin a.s. në Kur’anin fisnik duke na bërë me dije për madhështinë e tij, po edhe për pozitën e tij të lartë, në shumë versete kuranore. Ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:
    Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:
    مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ
    “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” (El-Ahzab, 40).
    يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرا. وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا
    “O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues”. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtarë ndriçues.” (El-Ahzab, 45-46)
    إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا. لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
    “Ne të dërguam ty (Muhamed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju (njerëzit) t'i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.” (El-Fet’h, 8-9)
    الَّذِينَ آمَنُوا قَدْ أَنزَلَ اللَّهُ إِلَيْكُمْ ذِكْرًا. رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِ اللَّهِ مُبَيِّنَاتٍ لِيُخْرِجَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا قَدْ أَحْسَنَ اللَّهُ لَهُ رِزْقًا
    “...E juve që keni besuar, Allahu jua zbriti shpalljen (Kur'anin), dhe të dërguarin që ju lexon ajetet e qarta të Allahut për t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jetë gjthmonë e jetë, Allahu i ka dhënë atij furnizim të mirë.” (Et-Talak, 10-11)
    لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
    “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (Et-Tevbe, 128)
    الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنْ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمْ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمْ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلَالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ
    “Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata që e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që zbriti me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (El-A’ërafë, 157)

    Mëshirë e dhuruar

    Prej mëshirave më të mëdha të Allahut xh.sh. për njerëzimin, është dërgimi i Pejgamberit tonë si mëshirë. Allahu i Madhëruar në Kuranin fisnik thotë
    وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ
    “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (El-Enbija’ë, 107).
    Shihni madhështinë e shprehjes kuranore në këtë ajet! Allahu xh.sh. nuk tha “të dërguam mëshirë për (besimtarët) dhe as për (muslimanët)”, por tha (“për të gjitha krijesat”), përfshirë këtu besimtarin dhe pabesimtarin, të devotshmin dhe mëkatarin, njeriun dhe kafshën, njerëzit dhe exhinët.
    I Dërguari i Allahut thotë: “Jam i dërguar si mëshirë”, e ti, o vëlla i dashur, imagjinoje veten tënde se je pjesë e karvanit të Resulullahut s.a.v.s. Që ta kuptosh për se e kam fjalën, shih një personalitet të lartë, si f.v. Mahatma Gandi. S’ka dyshim se ai ishte një kokë e mençur në sfera dhe fusha të ndryshme dhe këtë gjë e pranojmë edhe ne, por shih ti, po ai njeri, në çastin kur para tij kalon një lopë, i përkulet dhe i bie në sexhde! A mos vallë, edhe ti dëshiron të jesh i tillë? Apo mos, vallë, ende dëshiron të thuash se unë nuk besoj në asgjë?!
    Të falënderojmë dhe të madhërojmë, o Allah për këtë mëshirë që na dhurove.
    Qytetari amerikan (perëndimor) nuk mund ta imagjinojë jetën pa ndihmën e psikologut ose avokatit. Shih vetëm ligësitë që e kanë mbërthyer shoqërinë e tyre: devijimet, vetëvrasjet, dhunimet, e shumë gjëra të tjera....
    Prandaj s’ka dyshim që i Dërguari i Allahut është prej mëshirave më të mëdha. Nëpërmjet tij e kuptove për se je krijuar, cili është qëllimi i fundit i krijimit tënd...; nëpërmjet tij mësove për Xhennetin dhe Xhehennemin. Të gjitha këto janë përgjigje shumë të lehta, por tepër të ndërlikuara për perëndimorët. Këto çështje atyre nuk u duken kaq të thjeshta. A thua për se?! Sepse këto gjëra nuk mund t’i kuptojë drejt përveçse ai që e ka dashur të Dërguarin e Allahut dhe ka ndjekur rrugën e tij. Çdo besimtar i ndërgjegjshëm e kupton shumë qartë se, po të mos ishte ky i Dërguar i Allahut, edhe ne do të ishim të humbur, të çorientuar dhe mëkatarë.…Por, sidoqoftë, Pejgamberi ynë do të shfaqet në Ditën e Gjykimit si ndërmjetësues për mbarë ymetin e tij..
    Vëlla i dashur! A thua cili është njeriu me i edukuar nga të gjithë njerëzit? Pa dyshim, i Dërguari ynë, Muhamedi a.s., dhe mu për këtë arsye ka arritur deri në Sidretul Munteha. Po, e ne themi Allahu vendos në Xhennet kë të dojë nga robërit e Tij në bazë të edukatës së tyre mbi dispozitat e Allahut. Në Isra’ë dhe Mi’raxh, i Dërguari i Allahut arriti vërtet pikën kulmore për një krijesë – Sidretul Munteha, sepse ai ishte krijesa më e kompletuar nga morali. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:
    مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى
    “Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.” (En-Nexhm, 17)
    Pejgamberi a.s. ndodhej në shkallën më të lartë të moralit gjatë kësaj vizite.
    A thua kush mund të jetë më i moralshëm se ti, o i Dërguar i Allahut, kur ty të edukoi vetë Allahu xh.sh. ?!
    Transmetohet nga Resulullahu s.a.v.s. të ketë thënë: “Më ka edukuar Zoti im dhe ka përsosur edukimin tim.”

    Pozita e tij në librat qiellorë

    Edhe Librat e mëparshëm qiellorë kanë përmendur madhështinë e Muhamedit a.s. dhe pozitën e tij të lartë në mesin e pejgamberëve të tjerë, po edhe madhështinë e tij në raport me të gjitha krijesat e tjera.
    Transmetohet nga Ata’ë Bin Jasir të ketë thënë: “E takova Abdullah bin Amrin dhe e pyeta: Më trego diçka për cilësitë e Resulullahut s.a.v.s në Tevrat.
    - Po, - tha Abdullahu, - për Zotin, ai (Muhamedi a.s.) është i përshkruar në Tevrat po me ato cilësi të përshkruara në Kur’an: “O i dërguar! Ne vërtet të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues dhe të kujdesshëm ndaj atyre të paarsimuarve (ummijinëve). Ti je robi Im dhe i dërguari Im. Emri yt është “El Mutevekkel - i mbështetur në Allahun”. Nuk është i ashpër e as zemërgur dhe as bërtitës nëpër tregje. Ai nuk do ta kthejë të keqen me të keqe. Allahu nuk do t’ia marrë shpirtin atij derisa një popull që është në rrugë të shtrembër, të mos udhëzohet e të thonë: لا إله الا الله - Nuk ka zot tjetër pos Allahut. Nëpërmjet tij Allahu i hap sytë e verbër, veshët e shurdhër (vulosur) dhe zemrat e ngurta.” (Transmetojnë Buhariu dhe Ahmedi).
    Vehb bin Munebbih ka përmendur një hadith që thotë: Allahu xh.sh. e ka frymëzuar Davudin në Zebur: “O Davud, do të vijë pas teje një i Dërguar, emri i të cilit është Ahmed dhe Muhamed, i sinqertë, zotëri, në të cilin kurrë nuk do të hidhërohem, po as ai nuk do të hidhërohet kurrë në Mua. Atij ia kam falur të gjitha gabimet edhe para se t’i bëjë ato, të kaluarat dhe të ardhshmet. Ymeti i tij është i mëshiruar. U kam dhuruar atyre nafile aq sa u kam dhuruar pejgamberëve. I obligova ata me farze aq sa i i obligova edhe pejgamberët dhe të dërguarit. Kur të vijnë para Meje (Ymeti i Muhamedit a.s.) në Ditën e Gjykimit, drita e tyre do të jetë sikur drita e pejgamberëve...O Davud, unë e ngrita Muhamedin dhe ymetin e tij mbi të gjitha ymetet e tjera.”
    Edhe prifti Buhira dëshmoi për pejgamberinë e të Dërguarit a.s., ndonëse atëbotë Muhamedi a.s. nuk ishte më i madh se 12 vjeç. Kjo ndodhi atëherë kur Muhamedi a.s., me axhën e tij, Ebu Talibin, ishte duke shkuar në Sham dhe, kur arritën në fshatin Busra të Shamit, u takuan me murgun Buhira, i cili kishte njohuri nga Tevrati dhe Inxhili. Ai i ftoi për drekë, ndonëse nuk i kishte ndodhur kurrë më përpara të ftonte në drekë dikë nga arabët që kalonin andejpari. Këtë e bëri, sepse në mesin e tyre e pa Pejgamberin a.s., të cilin e njohu sipas përshkrimeve nga Tevrati dhe Inxhili. I pa disa nga shenjat e dalluara të pejgmaberisë dhe, duke e mbajtur për dore, tha: “Ky është zotëria i të gjitha botëve. Këtë do ta dërgojë Allahu mëshirë për të gjitha botët. Ebu Talibi e pyeti Buhirën: Çfarë di ti për këtë gjë?! Buhira i tha: Kur u shfaqët në breg, nuk mbeti gur e as dru (pemë) pa iu përulur në shenjë përshëndetjeje, e një gjë e tillë nuk ndodh për të tjerët, po vetëm për pejgamberët. Unë e njoha nga vula e pejgamberisë poshtë krahëve, e cila është në formë të mollës, dhe këtë e kemi të shënuar në librat tanë.”
    Pastaj Buhira kërkoi nga Ebu Talibi që ta kthente atë në Mekë e të mos shkonte me të në Sham, nga frika se mos po i ndodhte ndonjë e keqe nga çifutët. Pas kësaj Ebu Talibi u detyrua ta kthente Muhamedin a.s. në Mekë, të shoqëruar nga disa shërbëtorë të tij.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me të Dashurin s.a.v.s.

    I DËRGUARI a.s.. - ADHURUES (ROB)

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    Adhurimi është ndër bazat themeltare në jetën e njeriut. Zaten Allahu e krijoi njeriun vetëm që ta adhurojë Atë dhe t’i nënshtrohet Atij:
    Allahu xh.sh. në Kur’anin e madhëruar thotë:
    وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
    “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të Më adhurojnë (Edh-Dharijat, 56)
    dhe:
    وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ
    “E duke qenë se ata nuk ishin të udhëruar me tjetër pos që të adhuronin Allahun..”(El-Bejjine, 5)
    Adhurimi përfshin fjalë dhe vepra. Si fjalë (thënie) konsiderohen dy dëshmitë, leximi i Kur’anit, dhikri (lutjet) etj., kurse vepra konsiderohen: namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj.
    Adhurimi islam është edukatë shpirtërore dhe trupore. Frytet e adhurimit nuk arrihen ndryshe përveçse nëse muslimani e përjeton adhurim fizikisht dhe shpirtërisht.
    Pejgamberi ynë s.a.v.s. ka qenë njeriu më i devotshëm në adhurimin e Allahut xh.sh. dhe më i kujdesshmi në nënshtrimin ndaj Tij. E adhuronte Allahun ditën dhe natën…
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke do të njihemi me adhurimin (ibadetin) e Pejgamberit s.a.v.s. që bëri gjatë jetës së tij, në mënyrë që edhe ne të ndjekim shembullin e tij,
    Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    Rob falënderues

    Shihni si vepronte i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ngrihej natën për t’u lutur, derisa i enjteshin këmbët, kurse Aishja r.a.i drejtohej dhe i thoshte: “O i Dërguar i Allahut! A nuk t’i ka falur ty Allahu mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet”? Pejgamberi s.a.v.s i qe përgjigjur: “Vallë, a të mos jem rob falënderues.”
    Ti e nderon (e do) atë që të nderon në këtë jetë, dhe përpiqesh me të gjitha mundësitë t’ia kthesh atë të mirë, por a thua e do (dhe respekton) kështu edhe Allahun xh.sh.? A përpiqesh të përmbushësh premtimin ndaj Allahut xh.sh.?! Ne në të vërtetë kemi shumë e shumë detyrimeqë për t’i kryer, në mënyrë që t’i përmbushim premtimet tona ndaj të Madhit Zot xh.sh., i Cili thotë:
    وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ
    “...Faleni namazin dhe jepni zekatin...” (El-Bekare, 43)
    A e ke përmbushur këtë premtim (detyrim)?!
    وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ
    “…dhe thuaju besimtarëve të ulin shikimet e tyre (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara)…” (En-Nur, 31)
    A e ke përmbushur këtë premtim (detyrim)?!
    وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
    “...dhe thuaju besimtareve të ulin shikimet e tyre (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara), dhe t’i mbrojnë pjesët e turpshme të trupit tyre (nga shikimet dhe gjërat amorale), si dhe të mos i zbulojnë haptazi stolitë e tyre …” (En-Nur, 31).
    A e ke përmbushur këtë premtim (detyrim)?!

    Abdesti i Pejgamberit

    Një ditë, derisa Abdullah bin Zejdi r.a. ishte ulur me disa njerëz e po bisedonin, erdhi një njeri dhe i tha:
    “ A mund të më tregosh se si merrte abdest Pejgamberi s.a.v.s.? Abdullahu ia ktheu: Po!” Pastaj kërkoi ujë prej të pranishëmve, që ia sollën menjëherë. Ai e mori ibrikun me ujë dhe filloi të merrte abdest, e njeriu që e pyeti, qëndronte në këmbë dhe e vështronte.
    Abdullah ibn Zejdi hodhi pak ujë në duart e tij e më pas i pastroi tri herë, pastaj pastroi fytyrën tri herë, pastaj pastroi dorën e djathtë deri mbi bërryl, tri herë, pastaj dorën e majtë deri mbi bërryl, po ashtu tri herë, pastaj fërkoi (përshkoi me dorë të lagur-mes’h) kokën e tij me dorë të lagur duke filluar nga pjesa e përparme deri te pjesa e prapme e kokës së tij dhe anasjelltas, pastaj pastroi këmbën e djathtë deri mbi zogun e këmbës, tri herë, po ashtu veproi edhe me këmbën e majtë deri mbi zogun e këmbës, tri herë. Pasi mbaroi Abdullahu r.a. abdestin e tij, shikoi njeriun që qëndronte në këmbë pranë tij, dhe i tha: “Ja kështu ishte abdesti i Pejgamberit s.a.v.s. .” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Të qenët i turpshëm në adhurim

    Të jesh i turpshëm në adhurim, siç i ka hije një njeriu (robi), i cili e dëgjon dhe i nënshtrohet Zotit të tij, pa refuzuar asnjë urdhër të Tij, merr mësim nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Edhe atëherë kur kibla e muslimanëve ishte nga Mesxhidul Aksa, dëshira e Pejgamberit a.s. ishte që kibla të ishte në drejtim të Qabesë (Mekës), por, a thua vallë, i qe drejtuar Pejgamberi a.s.. Allahut me fjalët: “O Zot, ndryshoje kiblën”? Jo, assesi. Por ja si e shpjegon vetë Allahu xh.sh. turpshmërinë dhe modestinë e të Dërguarit të Vet, kur thotë:
    قَدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي السَّمَاءِ
    “Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës sate nga qielli…” (El-Bekare, 144)
    Pejgamberi s.a.v.s. shpesh drejonte shikimin e tij nga qielli, por nuk fliste nga turpi që ndiente ndaj Allahut xh.sh.. Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut ishte më i turpshëm sesa nusja e virgjër natën e martesës. A thua mund të ketë në fytyrë të Tokës njeri më të devotshëm në adhurim sesa Resulullahu s.a.v.s. dhe më të denjë për të qenë i turpshëm në adhurim?!

    Përultësia dhe prehja shpirtërore

    Pejgamberi s.a.v.s., nga devotshmëria e madhe e tij, kur falej, thellohej në namaz me përkushtimin më të madh, dhe nuk dëshironte ta pengonte dikush derisa nuk e përfundonte namazin në tërësi. Nga dashuria që kishin për të, ashabët e Pejgamberit s.a.v.s. i dërgonin shpesh dhurata, të cilat ai i pranonte.
    Një ditë, ashabi i shquar Ebul Xhehm Abdullah bin Hudhejfe r.a. i dhuroi Pejgamberit s.a.v.s. një palë rroba të bukura, të zbukuruara me piktura e vizatime të ndryshme. Pejgamberi a.s. i pranoi ato dhe i veshi e më pas u ngrit dhe fali namaz me to.
    Pasi mbaroi namazin i Dërguari i Allahut, urdhëroi njërin nga të pranishmit që t’i merrte ato rroba dhe t’ia kthente sërish Ebul Xhehmit, dhe t’i sillnin një palë rroba të tjera që nuk kishin vizatime - piktura dhe fotografi. I Dërguari i Allahut ua sqaroi shkakun pse i ktheu ato rroba duke thënë: “Derisa isha në namaz, sytë më shkonin tek pikturat (larat) që ishin në ato rroba, dhe kam frikë se ato do të më pengojnë në përkushtim gjatë faljes së namazit”. (Transmeton Buhariu)
    Pejgamberi a.s. i porosiste shokët e tij që të qëndronin të përulur e të kujdesshëm në namaz dhe ta kryenin atë në prehje të thellë shpirtërore, në mënyrë që Allahu xh.sh. t’ua pranonte atë. Njëherë Pejgamberi a.s. ishte ulur në xhami së bashku me shokët e tij, ndërkohë që një njeri hyri në xhami dhe u fal, por me nguti. Pastaj erdhi dhe përshëndeti të Dërguarin e Allahut. Pejgamberi a.s., pasi ia ktheu përshëndetjen, i tha: “Kthehu dhe falu, sepse ti nuk u fale! (namazi yt nuk është i plotë)”
    Atëherë ai burri u kthye dhe përsëriti namazin, por, u fal prapë me nguti duke mos i plotësuar siç duhet kushtet e mirësjelljes në ruku dhe në sexhde, dhe u kthye sërish tek i Dërguari i Allahut dhe e përshëndeti.
    Pejgamberi a.s., pasi ia ktheu selamin, sërish i tha: “Kthehu dhe falu, sepse ti nuk u fale! (namazi yt nuk është i plotë)” dhe shtoi: “Kur të ngrihesh për të falur namaz, madhëroje Zotin xh.sh. duke thënë: Allahu ekber, pastaj lexo ç’ të dish nga Kur’ani, pastaj përkulu (në ruku) derisa ta ndiesh qetësinë shpirtërore të përkuljes, pastaj ngrihu duke qëndruar në këmbë derisa të qetësohesh (drejtohesh), pastaj shko në sexhde derisa ta ndiesh qetësinë shpirtërore të sexhdes, pastaj ngrihu e ulu dhe qëndro ashtu derisa të qetësohesh, pastaj prapë bjer në sexhde dhe qëndro ashtu derisa ta ndiesh qetësinë shpirtërore. Kështu vepro gjatë gjithë namazit tënd.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi )

    Dashuria ndaj namazit

    I Dërguari i Allahut thotë: “Qetësia ime e vetme shpirtërore është në namaz”, që fjalë për fjalë do të thotë: syrin tim nuk e ngop dhe as e qetëson gjë tjetër përveç namazit. Ndërsa neve, fatkeqësisht sytë na ngopen vetëm duke shikuar televizionin, duke shikuar ndonjë femër me të cilën jemi dashuruar, ose sytë tanë na i ngopin pasuria, shtëpitë, gratë ose punët tona!!!
    Të përbej për Allahun, më thuaj nëse ka falur ndonjëherë dy rekate namaz dhe të jesh qetësuar shpirtërisht gjatë atij namazi?! Apo, a të ka marrë malli ndonjëherë që të kthehesh me të shpejtë në shtëpi për t’i falur dy rekate namaz për Allahun?! Apo, a të ka marrë malli ndonjëherë për për një natë të errët, të cilën ta kaloje në vetmi me adhurim të Allahut?!
    Omer ibn Hattabi r.a çdo herë ngrihej në mesnatë dhe falte namaz, kurse pak para namazit të sabahut, i zgjonte gruan dhe fëmijët e tij dhe ua lexonte ajetin:
    وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
    “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, praktikoje edhe ti vetë…” (Ta Ha, 132). Merreni me mend, për çdo natë i zgjonte nga gjumi dhe ua lexonte këtë ajet! O Allah! Merrni mësim, o ju njerëz, nga kjo fjalë kuranore: “…praktikoje edhe ti vetë…”
    Ejani që të gjithë ta zbatojmë në praktikë këtë ajet; bëjeni një marrëveshje me prindërit tuaj ose me bashkëshorten dhe fëmijët tuaj, që të zgjoheni një çerek ore para namazit të sabahut, t’i falni dy rekate namaz dhe pastaj ta falni namazin e sabahut. Atëherë jam më se i sigurt se kënaqësia dhe lumturia do ta mbushë shtëpinë tuaj në ditën që do të agojë. Që të gjithë do të ndieni një qetësi shpirtërore dhe dashurinë tek mbush zemrat tuaja.

    Namazi i Pejgamberit a.s.

    Një natë prej netësh, në xhaminë e tij, Resulullahu s.a.v.s. ishte ngritur për të falur namaz të natës. Atypari kishte kaluar rastësisht Hudhejfe ibn Jemani dhe, kur e kishte parë Resulullahun, kishte marrë abdest shpejt e shpejt dhe ishte lidhur (në namaz) pas tij. I thelluar në namaz, i Dërguari i Allahut as që e kishte vërejtur se Hudhejfja po falej pas tij. Mendonte se ishte duke u falur vetëm. Pas leximit të Fatihasë, filloi të lexonte kaptinën El-Bekare, derisa e përfundoi të tërën, për të vazhduar kaptinën Ali-Imran, derisa e përfundoi të tërën, dhe pastaj filloi të lexonte kaptinën En-Nisa’ë, derisa e përfundoi të tërën. Lexonte ngadalë e rrjedhshëm. Pastaj u përkul në ruku dhe tha: “Subhane rabbijel adhim”. Në ruku qëndroi mjaftr gjatë e më pastaj u ngrit duke thënë: “Semiallahu li men hamideh” , e qëndroi në këmbë po ashtu gjatë, pastaj ra në sexhde duke thënë: “Subhane rabbijel a’ëla”. Qëndrimi i tij në sexhde ishte po aq i gjatë sa qëndrimi i tij në ruku. Resulullahu s.a.v.s. veproi në këtë mënyrë, derisa nuk i përfundoi katër rekate, pastaj dha salam. Pas tij dha selam edhe Hudhejfja. Vetëm pasi kishte përfunduar namazin, i Dërguari i Allahut pa Hudhejfen që kishte qenë duke u falur pas tij dhe i tha:
    - “Për se nuk ma bëre me dije?” (Për se nuk më dhe ndonjë shenjë se je lidhur në namaz pas meje, që ta shkurtoja.)
    Hudhejfja r.a., i lodhur e i rraskapitur nga të falurit e gjatë, ia ktheu:
    - Pasha Atë Që të ka dërguar me të vërtetën, edhe tash jam duke ndier dhembje në shpinë, kurse Resulullahu s.a.v.s., më butësi, i tha:
    - “Po ta dija se je duke u falur pas meje, sigurisht që do ta shkurtoja namazin.”
    (Transmetojnë Taberaniu dhe Muslimi)
    Edhe pse, kur falej vetëm, Pejgamberi s.a.v.s. e zgjaste leximin e Kur’anit në namaz, megjithatë imamët që ua falnin të tjerëve namazin, i urdhëronte ta shkurtonin të lexuarit gjatë namazit.
    Një ditë, atij i qe ankuar një xhematli se Muadh bin Xhebeli po ua zgjaste tepër namazin duke lexuar gjatë, prandaj i Dërguari i Allahut e thirri Muadhin dhe ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë: “A mendon se je ende djalosh i ri, o Muadh?! Mos e zgjat më të lexuarit (e Kur’anit) në namaz, por lexoji kaptinat: “Vesh-shemsi ve duhaha”, “Vel-lejli idha jagsha”, “Sebbih isme rabbikel a’ëla” e të ngjashme me to, sepse dije që pas teje falet plaku, i lodhuri (i sëmuri) dhe nevojtari”.
    (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

    Kërko strehim (ndihmë) në namaz

    Kur kishte ndonjë çështje që cila e mundonte dhe e mërziste, Pejgamberi s.a.v.s. nxitonte të falte namaz duke kërkuar strehim dhe ndihmë vetëm prej Allahut. E ne, kur kemi ndonjë problem a hall, nxitojmë tek njerëzit që t’u ankohemi atyre. Dhe s’do mend se ky është nja gabim i madh, sepse askush prej njerëzve nuk mund të ta largojë hallin a brengën që të mundon, përveç Allahut xh.sh., prandaj shpejto tek Ai dhe për çdo hall e brengë që ke, drejtoju vetëm Atij.
    Në lidhje me këtë, le të marrim mësim nga vetë jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Nëna e besimtarëve - Aishja r.a. (bashkëshortja e Pejgamberit a.s.) shpeshherë e kishte parë Resulullahun tek falej tërë natën, pandërprerë, kurse tërë ditën i thërrister njerëzit për të besuar Allahun, saqë një ditë e kishte pyetur: “O i Dërguari i Allahut! Ti nuk fle fare?! Ndërsa ai i qe përgjigjur: “Oj Aishe, koha e gjumit që moti ka kaluar”. Një natë, derisa ishin në shtrat, i Dërguari i Allahut i kërkoi leje: “Më lejo ta kaloj këtë natë në adhurim”, kurse Aishja i qe përgjigjur: - Për Allahun, unë kam dëshirë të jesh gjithmonë pranë meje, por dëshira jote (që ta adhurosh Allahun, - vërejtja jonë P.T.), është mbi mbi të gjitha.”

    Agjërimi i Pejgamberit

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. shumë herë agjëronte vullnetarisht, sidomos i agjëronte disa ditë të dalluara si: ditën e Ashurës, ditën e Arafatit , si dhe ditën e hënë e të enjte të çdo jave.
    Transmetohet nga Usame bin Zejd r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. agjëronte vazhdimisht ditën e hënë e të enjte dhe, kur është pyetur për këtë, është përgjigjur: “Punët (veprat) e njerzëve dalin para Allahut xh.sh. ditën e hënë dhe të enjten…”. (Transmeton Ebu Davudi).
    Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s., kur ngrihej në mëngjes, i pyeste antarët e shtëpisë së tij: “A ka diçka nga ushqimet për të ngrënë?” Nëse i thoshin se nuk kishte asgjë, atëherë Pejgamberi s.a.v.s. vendoste të agjëronte atë ditë, dhe thoshte: “Atëherë, unë jam agjërueshëm”. (Transmeton Muslimi).
    Një ditë i Dërguari i Allahut kishte shkuar për të vizituar zonjën Ummi Sulejm. Pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj, kishte përshëndetur të pranishmit dhe qe ulur. Ummu Sulejmi r.a. i ofroi të Dërguarit të Allahut hurma dhe gjalpë e i vuri para Pejgamberit a.s. që t’i hante. Por, Muhamedi s.a.v.s. i tha: “Ktheji gjalpin dhe hurmat në vendin e tyre, sepse unë jam agjërueshëm”. Pastaj u ngrit në një kënd të shtëpisë, fali dy rekate namaz dhe u lut për Ummu Sulejmin dhe familjen e saj. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
    Pejgamberi a.s. agjëronte shpesh pandërprerë; agjëronte dy apo tri ditë pa ngrënë e pa pirë gjë. Kur e panë disa nga ashabët këtë veprim të Resulullahut s.a.v.s., dëshiruan të agjëronin sikurse Pejgamberi a.s., dhe filluan të agjëronin pandërprerë dy-tri ditë, pa ngrënë e pa pirë gjë, por këtë gjë ua ndaloi i Dërguari i Allahut. Megjithëse i Dërguari i Allahut ua tërhoqi vërejtjen që të mos agjëronin pandërprerë, ata vazhduan të agjëronin. I Dërguari i Allahut vazhdoi agjërimin e asaj dite, pastaj edhe ditën e nesërme, e së bashku me të, edhe disa nga ashabët, dhe pastaj të pasnesërmen u shfaq Hëna e re e Bajramit, e i Dërguari i Allahut shokëve të tij u tha: “Po të vonohej shfaqja e Hënës së re, do t’jua kisha shtuar (agjërimin).”
    I Dërguari i Allahut e bëri këtë pothuaj me qëllim, që t’i ndëshkonte, sepse nuk kishin pranuar ta ndërprisnin agjërimin e tyre, po kishin vazhduar të agjëronin pandërprerë, mu ashtu si Pejgamberi s.a.v.s.. Atëherë njëri prej ashabëve i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ti po agjëronpa ndërprerë?, e Resulullahu s.a.v.s. iu përgjigj: “Cili prej jush është sikur unë?! Unë nuk jam sikurse ju, kur unë vendos (të agjëroj kështu pandërprerë), Allahu më ushqen dhe ma shuan etjen.” (Tranmsetojnë Buhariu dhe Muslimi)

    Të falurit e namazit të natës nga Pejgamberi a.s.

    Ja si na e përshkruan Abdullah ibn Mesudi r.a. namazin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. (krahasoje namazin tënd me atë të Pejgamberit a.s.), kur thotë: “Një natë hyra në xhami dhe në mes të saj pashë një trung të palmës. U habita sepse më përpara në atë vend nuk kisha parë kurrë trung të ndonjë palme. Eca t’i afrohesha attij trungu, kur ja, pashë trupin e Resulullahut s.a.v.s. duke falur namaz. U afrova fare pranë dhe vetë me vete mendova se ishte vërtet një rast i mirë që të falesha vetëm me Resulullahun s.a.v.s., dhe iu bashkova në namaz. Ai filloi të lexonte kaptinën El-Bekare, e unë vetë me vete mendova se do të bntiei në sexhde kur ta përfundonte ajetin e njëqindtë, por ai vazhdoi derisa e përfundoi tërë kaptinën. Atëherë mendova se do të binte në sexhde kur ta përfundonte, por Pejagamberi a.s. vazhdoi të leonte kaptinën Ali-Imran, dhe unë mendova se tash do të binte në sexhde sa të përfundonte ajetin e njëqindtë. Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi e lexoi derisa e përfundoi të tërën. Mendova se tashti do të binte në sexhde, por ai vazhdoi prapë të lexonte sures En-Nisa’ë. Prapë ma mori mendja se do të binte në sexhde pas përfundimit të ajetit të njëqindtë, por Pejgamberi a.s. nuk u ndal te ky ajet, po vazhdoi derisa e përfundoi tërë kaptinën... Ibn Mes’udi vazhdon e thotë: Më shkoi mendja të ulesha e ta lija Pejagamberin a.s. të vazjdonte të falej vetëm (sepse fillova të ndieja lodhje, -plotësim yni P.T.).
    Pastaj Ibn Mes’udi vazhdon rrëfimin e tij: “Pas leximit të kaptinës En-Nisa’ë, i Dërguari i Allahut u përkul në ruku, dhe në ruku qëndroi afërsisht sa zgjati qëndrimi i tij në këmbë. Ai lexonte ngadalë e rrjedhshëm. Sa herë që lexonte ndonjë ku përmendej Xhenneti, ndalej dhe i lutej Allahut xh.sh. t’ia dhuronte atë; kurse, sa herë që lexonte ndonjë ajet ku përmendej Xhehennemi, kërkonte mbrojtje nga Allahu xh.sh. prej tmerreve të Xhehennemit, e pastaj kthehej e thoshte: “Subhane rabbijel adhim”- që e thoshte shumë herë, pastaj u ngrit dhe qëndroi në atë pozitë duke u lutur pothuajse aq sa kishte qëndruar në ruku, - e dëgjoja tek thoshte: “O Zoti im! Ty të takon falënderimi i shumtë dhe çdo e mirë, aq sa janë qiejt dhe Toka dhe ç’ka në mes tyre“, pastaj ra në sexhde - e sexhdeja e tij ishte e gjatë përafërsisht sa edhe qëndrimi i tij në këmbë pas rukusë.”

    Adhurim dhe falënderim

    Pejgamberi s.a.v.s. përpiqej vazhdimisht të qëndronte sa më shumë në adhurim të Allahut xh.sh. Secilën ditë të ardhshme ai shtonte edhe më tepër se ditën e shkuar adhurimin ndaj Allahut. Njëherë qe pyetur Aishja r.a.: “A ka veçuar Pejgamberi s.a.v.s. ndonjë gjë (ibadet shtesë, - plotësim yni, P.T.) gjatë ditës?
    - Jo, - është përgjigjur ajo, por angazhimi i tij (në adhurim) ka qenë i përhershëm dhe a thua cili jush mund të përballojë atë që përballonte Pejgamberi a.s.?! (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
    Transmetohet nga Mugire ibn Shu’be r.a. të ketë thnë: “Pejgamberi a.s. falej derisa i enjteshin këmbët, e kur i është thënë ajo: A nuk t’i ka falur Allahu mëkatet e tua të kaluara dhe ato të ardhshmet?! - ai ishte përgjigjur: “Vallë, të mos jem rob falënderues !?”.(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
    Po ashtu transmetohet nga Abdurrahman bin Avfi r.a. të ketë thënë: “Një ditë i Dërguari i Allahut hyri në xhami dhe u drejtua nga kibla, ra në sexhde dhe e zgjati atë aq shumë, saqë mendova se Allahu xh.sh. ia mori shpirtin. Iu afrova dhe, kur e pashë tek e ngriti kokën,më pyeti: “Kush je ti?”
    - Jam Abdurrahman bin Avfi, - iu përgjigja unë
    - Ç’hall ke?, - më pyeti prapë Resulullahu s.a.v.s.
    - O i Dërguari i Allahut, të pashë tek qëndrove aq gjatë në sexhde, saqë u frikësova se Allahu xh.sh. mori shpirtin tënd, - ia ktheva unë, thotë Abdurrahmani.
    Ndërsa Pejgamberi a.s. m’u përgjigj:
    - Më erdhi Xhibrili a.s. dhe më përgëzoi duke thënë: “Allahu xh.sh. po thotë: “Kush lutet për ty (bie salavat mbi ty), Unë do të lutem për të, dhe kush të përshëndet ty, Unë do ta përshëndes atë njeri. Për këtë arsye e bëra këtë sexhde (të gjatë) falënderimi për Allahun xh.sh..” (Transmeton Imam Ahmedi).

    Nënshtrimi ndaj Allahut

    Rebija ibn Ka’b El-Eslemiu thotë: “I kam shërbeja Pejgamberit a.s. gjatë gjithë ditës kurse natën e kaloja në gjumë para derës së tij, dhe çdoherë, kur falej, e dëgjoja tek thoshte: “I Lartmadhëruar është Zoti im, I Lartmadhëruar është Zoti im”. derisa lodhesha apo më mbylleshin sytë, dhe flija. Ndërkohë më dilte gjumi natën dhe prapë e dëgjoja tek thoshte: “I Lartmadhëruar është Zoti im, I Lartmadhëruar është Zoti im”.
    Vallë, a ke shijuar ti këtë kënaqësi ndonjëherë? A të ka ndodhur ndonjëherë të kesh vepruar kështu?!
    I Dërguari i Allahut s.a.v.s., kur shkonte në ruku, thoshte: “O Allah! Ty të është nënshtruar dëgjimi im, shikimi im, mendja ime, eshtrat e mia dhe ndjenjat e mia.”
    Kjo dua vërteton për devotshmërinë e thellë të Pejgamberit a.s. në adhurimin e Allahut xh.sh.. Ai nuk dëgjonte fjalë të tjera veç fjalëve të Allahut, nuk shihte askënd tjetër përveç madhështisë së Allahut, dhe nuk e preopkuponte mendjen e tij me asgjë tjetër përveç me Allahun xh.sh..
    Betohem në Allahun, i mjerë është ai që nuk e ka shijuar kënaqësinë e nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh..

    Një natë, e tëra e kaluar në adhurim

    Një natë prej netësh, i Dërguari i Allahut u ngrit të falej. Qau aq shumë, saqë lotët i shkonin rrëke. U përkul në ruku dhe qau, ra në sexhde dhe qau. Në këtë gjendje vazhdoi deri pak para agimit. Ndërkohë, siç e kishte zakon, erdhi Bilalli të thërriste ezanin, dhe, kur e pa ashtu të përlotur tek qante, i tha:
    Ç’të shtyri të qash kaq shumë, o i Dërguar i Allahut?
    Pejgamberi a.s. iu përgjigj: - “Si të mos qaj, o Bilall, kur sonte më kanë zbritur këto ajete kuranore:
    إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ. الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
    “Në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndryshimin e natës e të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt .* Për ata që Allahun e përmendin me përkushtim kur janë në këmbë, kur janë ulur , kur janë të shtrirë, dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të Tokës (duke thënë) : Zoti ynë , këtë nuk e krijove kot , i lartësuar qofsh, ruajna prej dëmit të zjarrit!” (Ali-Imran, 190-191)
    Dhe në fund tha: “Mjer ë për atë që i lexon këto ajete, dhe nuk mendon për to”!.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    I DËRGUARI a.s.- SI I DASHUR

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    Muhamedi a.s. është vula e të gjithë profetëve, imam-prijës i të gjithë të të dërguarve dhe mëshirë e Allahut për botët. Ai ishte njeriu që deshi aq shumë Ymetin e tij. Ishte shumë i kujdeshëm në udhëzimin e tij për t’i nxjerrë ata nga errësira në dritën e së vërtetës. Mu për këto arsye, është detyrim i çdo muslimani që ta dojë të Dërguarin a.s., sepse dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është pjesë e pandashme e imanit.
    I Dërguari i Allahut ka thënë:
    “Askush prej jush nuk është besimtar i vërtetë përderisa unë të mos jem më i dashur tek ai sesa fëmija i tij, dhe më i dashur se të gjithë njerëzit e tjerë.”
    (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
    Argumenti më i sinqertë i dashurisë ndaj Muhamedit a.s. është respektimi dhe pasimi i Synetit-traditës së tij. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh. thotë:
    قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
    “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali-Imran, 31)
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke do të njihemi me dashurinë që ndienin ashabët ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., dhe prej tyre do të mësojmë se si duhet të jetë kjo dashuri e sinqertë. Krejt këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    Dashuria ndaj Pejgamberit a.s.


    Ka njerëz që nuk janë të lidhur me të Dërguarin e Allahut ashtu siç duhet, por a thua si mund të realizohet kjo? Mu këtu do të përqendrohet vëmendja jonë për të mbjellë këtë dashuri ndaj Pejgamberit a.s. në zemrat tona, dhe, nëse e arrijmë këtë, atëherë kemi realizuar një qëllim madhor. Nëpërmjet kësaj do të na lehtësohet edhe neve detyra që të mbjellim në zemrat tona moralin e lartë e fisnik, prandaj më thuaj nëse je i gatshëm për këtë sfidë?
    I Dërguari a.s. thotë:
    “Askush prej jush nuk është besimtar i vërtetë përderisa unë të mos jem më i dashur tek ai se vetevetja, se fëmija dhe pasuria e tij”.
    Lexoje këtë hadith me vëmendje edhe një herë… dhe nxirri para zemrës sate këto tri sfida. Mundohu maksimalisht të gjesh përgjigje për këtë pyetje: A është i Dërguari i Allahut më i dashur tek ti se këto tri gjëra që janë përmendur në hadithin më lart?
    Pyetja ka edhe një shtesë, por me një ndryshim të vogël: A thua i Dërguari i Allahut është më i dashur tek ti se tetë gjëra?
    قُلْ إِنْ كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
    “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, - atëherë pritni derisa Allahu të marrë vendimin e Tij. Allahu nuk i vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Et-Tevbe, 24)
    Urdhëro, ashtu si veprove më parë, nxirri para zemrës sate këto tetë gjëra, dhe mundohu të gjesh përgjigje. Dije qartë se ai që përpiqet t’i japë përparësi njërës prej këtyre tetë gjërave ndaj të Dërguarit të Allahut, është prej të humburve.

    Me të Dashurin e Allahut s.a.v.s.
    Dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut njeriun e lartëson dhe atij i jep një vend madhështor, saqë do t’i mundësojë muslimanit që në Xhennet të jetë fare pranë në fqinjësi të Pejgamberit a.s..
    Transmetohet nga Enes bin Maliku të ketë thënë: “Një njeri e pyeti Resulullahun s.a.v.s.: “Kur është Dita e Kiametit?”
    I Dërguari i Allahut ia ktheu:- “Po çfarë ke përgatitur ti për atë Ditë?
    - Asgjë, përveçqë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij – ia ktheu ai.
    - “Atëherë ti atë Ditë do të jesh me ata që i do” – iu përgjigj Resulullahu s.a.v.s.
    Enesi vazhdon e thotë: Atë ditë asgjë nuk na gëzoi më tepër sesa fjalët e të Dërguarit të Allahut: “Atëherë ti atë Ditë do të jesh me ata që i do”, prandaj shpresoj të jem me të atë ditë, po edhe me Ebu Bekrin dhe Omerin r.a., sepse i dua që të gjithë, dhe shpresoj të jem fare pranë tyre në Xhennet.
    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Dhe nuk është çudi që pas tërë kësaj, i Dërguari i Allahut ta legjitimojë dashurinë ndaj tij si pjesë të Imanit, prandaj ai që e do të Dërguarin e Allahut, ai ka plotësuar besimin e tij.
    Pejgamberi a.s. ka thënë: “Askush prej jush nuk është besimtar i vërtetë përderisa unë të mos jem më i dashur tek ai se fëmija i tij, se prindërit e tij dhe më i dashur se të gjithë njerëzit e tjerë.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

    Dashuria e Ebu Bekrit ndaj të Dërguarit të Allahut

    Ja tek po i shfaqim para teje këto ndjenja të ngrohta që burojnë nga zemra e Ebu Bekrit, kur thotë: “Gjatë udhëtimit të hixhretit me të Dërguarin e Allahut, na kishte kapluar etja. Unë mora një tas me qumësht dhe ia afrova Resulullahut për ta pirë. derisa ai pinte qumësht, mua m’u largua etja tërësisht” .
    Mos mendo se po të gënjejnë (mashtrojnë) sytë nga ajo që po lexon, sepse fjalët janë të vërteta dhe të përpikta e me synime të larta. Kështu tha Ebu Bekri… E ti, a e ke shijuar ndonjëherë madhështinë e kësaj dashurie?! Dije se kjo është dashuri e një lloji të veçantë…

    Dashuria e Hubejbit ndaj të Dërguarit të Allahut

    Në betejën e Rexhias, idhujtarët mekas kishin zënë rob ashabin e famshëm Hubejb bin Adijj r.a….
    Pas disa ditësh, e nxorën në oborrin e haremit (Qabesë) që ta mbysnin. Atëbotë, prijës i kurejshëve ishte Sufjan bin Harbi. Ky iu afrua Hubejbit dhe i tha: “A do të kishe dëshiruar që Muhamedi të ishte sot në vendin tënd, atij t’i pritej koka e ti të ktheheshe shëndoshë e mirë tek familja?”
    Hubejbi, me krenarinë e një besimtari të devotshëm, ia ktheu: -“Për Allahun, nuk do të dëshiroja që Muhamedin a.s., atje ku ndodhet tash, ta dëmtonte qoftë edhe një ferrë, e unë të jem pranë familjes sime”.
    Ebu Sufjani u çudit nga këto fjalë të Hubejbit dhe nga kjo dashuri e madhe ndaj Muhamedit a.s.. U çudit për kujdesin e tij që të Dërguarin e Allahut të mos e godiste asnjë dëm, prandaj i rrahu dy shuplakat e duarve e tha: “Deri më sot nuk kam parë asnjë prej njerëzve që ta duan dikë më tepër sesa e duan Muhamedin shokët e tij.”
    (Transmeton Buhariu)

    A thua ku jemi ne ndaj kësaj dashurie?

    Lexoji këto fjalë me vëmendje dhe mos u çudit. Kjo është ajo dashuria e vërtetë dhe e sinqertë: ta duash Pejgamberin a.s. më shumë se veten…
    Në ditën e çlirimit të Mekës, Islamin e kishte përqafuar edhe Ebu Kahafja (babai i Ebu Bekrit r.a.). Ishte një pranim i vonë i Islamit. Nga pleqëria e thellë, ai madje ishte verbuar. Ebu Bekri r.a. e mori për dore dhe e solli para të Dërguarit të Allahut, që ta proklamonte botërisht Islamin e tij dhe t’i jepte besën Resulullahut s.a.v.s.. Atëherë Pejgamberi a.s. iu drejtua Ebu Bekrit me fjalët: “Përse, o Ebu Bekr, e ke munduar dhe e ke sjellë plakun këtu, ne do të shkonim tek ai.”
    - Jo, tha Ebu Bekri, ti je më meritor që ai të vijë tek ti, dhe Ebu Kahafja e pranoi Islamin, ndërsa Ebu Bekri u zhgreh në vaj. Kur e panë ashtu të përlotur, ashabët i thanë: Kjo është ditë gëzimi, babai yt e pranoi Islamin dhe shpëtoi nga zjarrri i Xhehennemit, atëherë për se qan?!
    A thua çfarë do t'u ketë thënë Ebu Bekri shokëve të tij, që po mundoheshin ta pajtonin?!
    “Për Allahun, më shumë do të dëshiroja që sot, në vend të babait tim, të ishte Ebu Talibi dhe ta pranonte Islamin, sepse kjo do ta bënte më të lumtur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.".
    Subhanallah (I patëmeta je, o Allah)!
    Gëzimi i tij për ta bërë të lumtur Resulullahun s.a.v.s., ishte më i madh sesa gëzimi i tij për pranimin e Islamit nga i ati. Pse nuk i bëjmë vetevetes një pyetje: A thua ku jemi ne ndaj kësaj dashurie?!

    Dashuri dhe respekt (nënshtrim)

    Ashabët e donin të Dërguarin e Allahut me një dashuri aq të madhe, saqë shumë prej tyre ndaleshin e mendonin: A thua ç’do të ndodhë në Ditën e Gjykimit?! A do ta shohim më të Dërguarin e Allahut dhe a do të ulemi pranë tij siç jemi ulur në këtë botë? Apo mos ndoshta i Dërguari i Allahut do të jetë në një pozitë aq të lartë, saqë asnjëri nesh të mos mund ta shohë dhe as të rrijë me të? Kjo çështje preokuponte shumicën prej tyre.
    Dhe, një ditë erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, ti je më i dashur për mua sesa fëmijët e mi. Derisa jam në shtëpi, mendja më rri gjithnjë tek ti dhe nuk gjej dot prehje derisa nuk vij pranë teje të të shoh. Por, kur kujtoj vdekjen time dhe tënden, pikëllohem, sepse e di se ti, kur të hysh në Xhennet, do të jesh në shoqëri me të dërguarit e tjerë të Allahut, kurse unë, edhe nëse hyj në Xhennet, kam frikë se nuk do të të shoh më".
    I Dërguari i Allahut nuk i ktheu kurrfarë përgjigjeje, derisa nuk zbriti Xhibrili a.s. me ajetin:
    وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقًا
    “E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, me dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë që janë ata!” (En-Nisa’ë, 69).

    Dashuria e Omerit r.a. ndaj të Dërguarit të Allahut

    Omeri r.a. tregon e thotë: “Isha duke ecur më të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe me ne ishin edhe disa ashabë të tjerë. I Dërguari i Allahut më kapi për dore dhe vazhduam të ecnim. Derisa po ecnim ashtu, i thashë Resulullahut s.a.v.s.: “Për Allahun, unë të dua, o i Dërguar i Allahut.”
    Shihni çfarë efekti kishte vetëm një prekje e butë dhe plot ngrohtësi e dorës së Resulullahut s.a.v.s. në zemrën e Omerit r.a.. A mund të bësh edhe ti një gjë të tillë?
    Atëherë i Dërguari i Allahut iu drejtua Omerit dhe i tha: “A më do më shumë se fëmijët e tu, o Omer?"
    - Po, - tha ai.
    - Më shumë se tërë familjen tënde? – e pyeti prapë Resulullahu s.a.v.s.
    - Po, ia ktheu Omeri r.a.
    - Më shumë se pasurinë tënde? - e pyeti prapë Resulullahu sa.v.s.
    - Po, - ia ktheu prapë Omeri r.a.
    - Po a më do edhe më shumë se vetveten? - e pyeti rishtazi i Dërguari i Allahut.
    - Jo, - ia ktheu Omeri r.a.
    Shihni në vepër sinqeritetin e Omerit r.a. ndaj vetes dhe Resulullahut s.a.v.s.. Dhe ja se çfarë i tha Pejgamberi a.s.: - “Mos ashtu, Omer, sepse nuk do ta kesh imanin të plotë përderisa unë të mos jem më i dashur tek ti se edhe vetja jote”.
    Atëherë Omeri r.a. tha: “Dola jashtë, mendova mirë e mirë dhe u ktheva sërish tek Resulullahu dhe i thashë me zë: “Të betohem në Allahun, o i Dërguar i Allahut, se tek unë je më i dashur edhe se vetja ime”. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha: “Tash, o Omer, tash e ke të plotë imanin tënd.”
    Ndërkohë Abdullah ibn Omeri e pyeti babanë e vet, Omerin r.a.: “Çfarë të shtyri, o baba, të ndryshoje kaq shpejt mendimin tënd?, e Omeri r.a. ia ktheu: - “O biri im! Dola jashtë dhe e pyeta vetveten, për kë ke më së shumti nevojë në Ditën e Gjykimit, për vetveten apo për Resulullahun s.a.v.s., dhe pashë se unë kam më shumë nevojë për të sesa për veten time atë ditë të vështirë. E kujtova momentin kur isha në humbëtirë (injorancë) dhe Allahu xh.sh. më shpëtoi prej saj.”
    Dhe Abdullahu e pyeti prapë: “O baba, nëse i harron të gjitha çastet e mira me Resulullahun, cilën gjë nuk do ta kishe harruar kurrë?”
    - “Nëse i harroj të gjitha, kurrë nuk mund t’i harroj fjalët e tij që m’i pati thënë një ditë kur shkova në shtëpinë e tij dhe prej tij kërkova të më jepte leje ta kryeja Umren, e i Dërguari i Allahut më pati thënë: “O vëlla, mos na harro nga duatë e tua të mira e të pranuara”. Ishte kjo fjalë aq domethënëse për mua, e cila më bëri aq të lumtur, saqë, sikur edhe tërë botën ta kisha timen, nuk do ta ndërroja me atë fjalë.”


    Dashuria e Zubejrit ndaj të Dërguarit të Allahut


    Zuber ibn Avvami ka qenë djalë halle i Pejgamberit a.s. dhe ndër të parët që kishin përqafuar Islamin. E donte aq shumë Resulullahun s.a.v.s., saqë ishte në gjendje të flijohej për të në çdo çast. Në ditët e para të Islamit, kur muslimanët në Mekë ishin ende të dobët dhe të paktë në numër, Zubejri kishte dëgjuar se i Dërguari i Allahut ishte vrarë. Ai, pa një pa dy, e nxori shpatën e tij nga këllëfi, e vringëlloi nja dy tri-herë në ajër dhe doli nëpër rrugët e Mekës, që të vërtetohej nëse ky lajm ishte i vërtetë. U betua se do të mbyste njeriun që kishte vrarë Resulullahun s.a.v.s.
    Duke ecur rrugës, i mbushur pezm i tëri, befas u takua në të Dërguarin e Allahut, i cili, kur e pa në këtë gjendje, e pyeti: “Ç’ke, o Zubejr?” Atëherë Zubejri , të cilit nga gëzimi që po e shihte të Dërguarin e Allahut të gjallë, i rrodhën lot, i tregoi Pejgamberit a.s. se e kishte marrë lajmin sikur e kishin vrarë atë!
    - Po ti, çfarë kishe ndërmend të bëje, o Zubejr? - e pyeti Resulullahu s.a.v.s.
    - U betova për ta vrarë me shpatën time atë që të ka vrarë ty, o i Dërguar i Allahut, - ia ktheu Zubejri, i zhgrehur i tëri në vaj nga gëzimi.
    I Dërguari i Allahut u gëzua shumë për trimërinë e Zubejrit dhe për dashurinë e madhe që kishte ai ndaj tij. U lut për të dhe për shpatën e tij, e cila të ishte gjithmonë ngadhënjimtare në luftë kundër pabesimtarëve.

    Thevbani na mëson si duhet ta duam të Dërguarin e Allahut

    Thevbani ka qenë shërbëtor i të Dërguarit të Allahut. Një ditë prej ditësh, Pejgamberi a.s. ishte vonuar dhe nuk kishte ardhur në shtëpi me kohë, sikur e kishte zakon. Kur Pejgamberi a.s. hyri në shtëpi, Thevbani i tha: “U përmallova për ty, o i Dërguar i Allahut", - dhe lotët filluan t’i rridhnin nëpër mollëzat e faqeve.
    I Dërguari a.s. ia ktheu: – Vallë, vonesa ime të bëri të qaje?, kurse Thevbani ia ktheu: - Jo, o i Dërguar i Allahut, por më ra ndër mend vendi yt dhe vendi im në botën tjetër, e u përmallova, sepse në botën tjetër nuk do të kem rastin të jem pranë teje, meqenëse ti do të jesh në shoqëri me njerëzit e zgjedhur të Allahut.
    Atëherë i Dërguari i Allahut e qetësoi Thevbanin duke i thënë: “Qetësohu, o Thevban, se njeriu do të ringjallet vërtet në botën tjetër, me ata që i ka dashur në këtë botë.”
    I lumi ti, o Thevban, për këtë dashuri kaq të madhe ndaj Resulullahut sa.v.s.

    Dashuria e Zejdit r.a. ndaj të Dërguarit të Allahut

    Derisa ishte i vogël, Zejdi bin Harithi kishte humbur nga nëna e tij, dhe disa njerëz që e kishin gjetur, e kishin shitur në Mekë si rob. Atë e kishte blerë zonja Hatixhe r.a. Meqenëse kjo ishte martuar me të Dërguarin e Allahut, Zejdi kishte vazhduar t’u shërbente në shtëpi si shërbërtor. Ndërkohë babai i Zejdit kishte marrë vesh për vendndodhjen e djalit të tij, dhe shpejt e shpejt qe nisur për në Mekë së bashku me të vëllanë, që ta sillnin Zejdin prapë në shtëpinë dhe familjen e tij.
    Mirëpo, Zejdi tashmë kishte zënë kishte ta donte aq shumë Resulullahun s.a.v.s., saqë më nuk mund të imagjinonte çastin e ndarjes prej tij. Kur erdhën babai dhe xhaxhai i tij për ta kërkuar prej Resulullahut s.a.v.s., i ofruan të Dërguarit të Allahut të holla kompensim, vetëm e vetëm që ta linte të lirë Zejdin. Atëherë i Dërguari i Allahut u tha atyre: “Lëreni të zgjedhë, nëse ju zgjedh ju, është juaji pa kurrfarë kompensimi, e nëse më zgjedh mua, ju betohem në Allahun se nuk ka kompensim me të cilin do të mund ta paguanit këtë flijim të tij.”
    Ata të dy u gëzuan pa masë nga këto fjalë të Resulullahut dhe, kur Zejdi erdhi para tyre, Pejgamberi a.s. e pyeti : “O Zejd, a po i njeh këta të dy?”
    - Po, - tha Zejdi, - ky është babai im e ky është xhaxhai im.
    Atëherë, Resulullahu i tha: “Se kush jam unë, tashmë e di, sepse më ke shoqëruar gjatë, prandaj sot je i lirë të zgjedhësh: të rrish me mua ose të shkosh me ta.”
    E Zejdi r.a., me sy të përlotur, tha: “Unë kurrë nuk mund të zgjedh dikë tjetër përveç teje, o i Dërguar i Allahut; ti për mua je baba dhe xhaxha.”
    Kur i dëgjoi babai i Zejdit këto fjalë, u çudit shumë dhe e qortoi: “Mjerë për ty, o Zejd, po zgjedh robërinë në vend të lirisë, në vend të babait, xhaxhait dhe familjes sate?!
    - Po, - ia ktheu Zejdi, - sepse tek ky njeri kam parë diçka, për shkak të së cilës nuk mund të zgjedh kurrë shoqërimin e dikujt tjetër në vend të tij.
    Kur i dëgjoi Pejgamberi a.s. këto fjalë të sinqerta nga Zejdi, dy sytë e tij të bekuar iu mbushën lot, u gëzua shumë. E mori për dore dhe u nis në vendtubimin e kurejshëve e u tha: “Dëshmoni se Zejdi është biri im, do të më trashëgojë mua dhe unë do ta trashëgoj atë.”
    Kur e panë këtë skenë, babai dhe xhaxhai i Zejdit u qetësuan, sepse Zejdi më nuk ishte rob, po djalë i lirë dhe bir në shpirt i Muhamedit a.s. Ndërsa Zejdi, që prej asaj dite u njoh me emrin Zejdi, biri i Muhamedit. I Dërguari i Allahut e deshi aq shumë atë, ashtu sikur e donte dhe Zejdi Muhamedin a.s., me një dashuri të madhe e të sinqertë.

    Dashuria e Sevadit ndaj të Dërguarit të Allahut

    Gjatë përgatitjeve të fundit para betejës së Uhudit, derisa i Dërguari i Allahut po drejtonte rreshtat e ushtarëve të tij, ndër ta ishte Sevad bin Azijje, një burrë shtashkurtër dhe i trashë. Kur Resulullahu s.a.v.s. dha urdhr: “Drejtohuni në rreshta!”, pa se Sevadi nuk ishte rreshtuar si duhej dhe ia tërhoqi vërejtjen:
    - “O Sevad, drejtohu mirë!”.
    - Siurdhëroni, o i Dërguar i Allahut, - ia ktheu Sevadi dhe u mundua, të drejtohej më mirë, por barku i madh e pengonte të drejtohej ashtu si duhej. Atëherë i Dërguari i Allahut iu afrua Sevadit dhe e preku pak me misvak në barkun e tij, për t’u drejtuar edhe më tepër. Ishte kohë lufte. Ndërkohë, nga dashuria e madhe që ndiente ndaj Resulullahut s.a.v.s., Sevadit i shkrepi ideja ta puthte për herë të fundit Pejgamberin a.s., dhe i tha: “Më shkaktove dhimbje, o i Dërguar i Allahut. Allahu të ka dërguar me fenë e vërtetë, prandaj kërkoj hakun dhe kompensimin e kësaj dhimbjeje.”
    Resulullahu zbuloi menjëherë barkun e tij dhe tha: “Merr hak, o Sevad (d.m.th. më lëndo edhe ti mua, ashtu sikur të lëndova unë ty)!” Sevadi u përkul dhe e puthi Pejgamberin a.s. në bark duke thënë: “Këtë desha ta arrija, o i Dërguar i Allahut, po e ndiej se kjo është dita kur do të bie dëshmor, prandaj desha që kontakti im i fundit me ty të ishte prekja e lëkurës sime me lëkurën tënde.”
    Hë, ç' mund të më thuash ti për këtë dashuri kaq të madhe…?!

    Dashuria e fëmijëve të ensarëve ndaj të Dërguarit të Allahut

    Të gjithë fëmijët muslimanë e duan Resulullahun s.a.v.s. aq shumë, saqë nuk pranojnë dot t’i drejtohet asnjë fyerje e vetme këtij të dërguari të Allahut. Asnjëri prej tyre nuk pranon që dikush në praninë e tyre të nënçmojë traditën e tij të pastër, madje shumica prej tyre janë të gatshëm edhe të flijohen për hir të dashurisë që ndiejnë ndaj tij. Në lidhje me dashurinë e madhe të fëmijëve ndaj Pejgamberit a.s. janë transmetuar shumë rrëfime, e një prej tyre është edhe rrëfimi për një ngjarje në luftën e Bedrit. Në këtë betejë të lavdishme, pak para se të fillonte lufta, Abdurrahman ibn Avfit i ndodhi një gjë e çuditshme nga dy djelmosha të rinj muslimanë.
    Abdurrahmani rrëfen e thotë: “Isha i rreshtuar në radhët e luftëtarëve në ditën e Bedrit, shikova në të djathtë e në të majtë, kur qe, veten e pashë se isha në mesin e dy djemve të vegjël të ensarëve. Njëri prej tyri ma bëri me sy dhe më pyeti: O axhë, a e njeh ti Ebu Xhehlin?
    - Po, si nuk e njoh, por çfarë keni ju me të, - ua ktheva unë, - thotë Abdurrahmani.
    - Kam dëgjuar se ai është e shan dhe ofendon Resulullahun, prandaj, pasha Atë (Allahun), në duart e të Cilit gjendet shpirti im, nëse e shoh, nuk do të më shpëtojë pa e mbytur, - më tha ky djalosh, me një krenari të pashoqe, - thotë Abdurrahmani.
    Sa mbaroi fjalët e tij djaloshi, ai djaloshi tjetër u kthye nga unë dhe m’i tha të njejtat fjalë, dhe nuk vonoi shumë, thotë Abdurrahman bin Avfi, e pashë Ebu Xhehlin në taborrin e kundërt, dhe menjëherë i lajmërova dy djelmoshat e u thashë: A po e shihni atë njeri atje? Ky është ai për të cilin më pyetët pak më parë.
    Dhe, me një shpejtësi të pabesueshme, këta djelmosha, me shpata në duar, u vërsulën mbi Ebu Xhehlin, derisa e mbytën dhe e lanë të vdekur në vend. Më pastaj shkuan tek i Dërguari i Allahut dhe e lajmëruan se kishin vrarë armikun më të madh të Islamit.
    - Cili prej jush e vrau, - i pyeti ata Resulullahu s.a.v.s.
    - Unë e vrava, tha i pari.
    - Jo, unë e vrava, - ia priti me shpejtësi i dyti.
    Atëherë i Dërguari i Allahut i pyeti: - A i keni pastruar ende shpatat tuaja?
    - Jo, - thanë ata me një gojë, e Resulullahu, kur i pa shpatat e tyre që të dyja të përgjakura, u tha: - “Ju lumtë, ju të dytë e paskeni vrarë atë.”
    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Dashuri dhe flijim

    Gjatë zhvillimit të luftimeve në betejën e Uhudit, Talha r.a. iu drejtua disa herë Resulullahut me fjalët: “Ule pak kokën, o i Dërguar i Allahut, që të të mos godasë ndonjë shigjetë. Gjoksi yt është ndryshe nga gjoksi im.”
    Dhe vërtet, disa herë, shigjetat që ishin drejtuar për ta mbytur të Dërguarin e Allahut, ndaleshin nga duart tashmë të përgjakura të Talhasë, vetëm e vetëm që të mos arrinin ta lëndonin Resulullahun s.a.v.s. Shigjetat i çanin duart e pastra të Talhasë dhe i paralizonin ato…
    Imagjino këtë skenë: shigjetat vërsulen mbi të Dërguarin e Allahut, kurse Talha i pret ato me duart e tij! Një skenë vërtet rrëqethëse dhe e çuditshme, por mos u çudit fare, sepse atij që nuk i dhimbset jeta për të Dërguarin e Allahut, aq i bën për duart e tij. A nuk ishte Talha ai që thoshte: “Gjoksi yt është ndryshe nga gjoksi im, o i Dërguar i Allahut.”
    Për këtë arsye duhet ta pyesësh veten tënde: A do të jetë takimi im me Resulullahun gjatë vizitës së xhamisë së tij, i ftohtë, kurse ndjenjat e mia të jenë të dobëta. A mos vallë vetëm do të thuash: “Es-Selamu alejkum, o i Dërguar i Allahut”, dhe të kalosh pranë (varrit të) tij, ashtu ftohtë, pa emocione A mos vallë lidhja ime me të Dërguarin e Allahut është një gjë rutinore, vetëm sa për të kryer Umren ose Haxhin? Përgjigjja është: JO, sepse dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut është detyrim për ne. Është e ditur se dashuria ndaj Allahut, ndaj të Dërguarit të Tij, ndaj Islamit dhe besimtarëve, është farz e jo nafile, prandaj ki kujdes dhe ruaju që dashuria jote ndaj Resulullahut të mos jetë sa për sy e faqe.

    Dashuri dhe krenari

    Tregohet se disa fëmijë, derisa një ditë po luanin me disa shkopinj të shtrembër, një pabesimtar ishte ulur dhe topthi i hedhur nga shkopinjtë e fëmijëve, e goditi në gjoks. Ai, nga inati, e mori topthin dhe refuzoi t’ua kthente fëmijëve të vegjël që po luanin me të.
    Atëherë njërit prej djemve të vegjël i shkrepi në kokë ideja se, po ta përbenin në Resulullahun s.a.v.s., ky pabesimtar do të detyrohej t’ua kthente topthin. Mirëpo, për çudi, pabesimtari nuk u tund fare nga qëndrimi i tij, madje filloi ta shante të Dërguarin e Allahut, gjë që i inatosi për së tepërmi fëmijët, saqë që të gjithë iu vërsulën këtij pabesimtari me shkopinjtë e tyre dhe e goditnin derisa e mbytën.
    Kur arriti lajmi për këtë ndadhi tek i i pari i muslimanëve në atë kohë-Omer ibn Hattabi, u gëzua shumë për këtë që kishin bërë fëmijët e muslimanëve dhe tha: “Tash Islami është i fuqishëm, një qafir ua shau fëmijëve tanë Pejgamberin a.s., dhe ata, nga hidhërimi, e mbytën…”

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Me të Dashurin s.a.v.s.

    I DËRGUARI a.s.- SHOK (MIK)

    Bismilahi Rrahmani Rrahim


    Pejgamberi a.s. ka qenë pa dyshim shoku më i mirë ndër njerëzit. Me shokët e tij i Dërguari i Allahut ishte i butë dhe i mëshirshëm. Ai u mdihmonte shokëve të tij të varfër, i vizitonte kur ishin të sëmurë, dhe ishte i çiltër ndaj tyre. Këto sjellje ndikuan që ashabët ta donin më shumë Pejgamberin a.s. se veten dhe familjet e tyre.
    Edhe Kur'ani famëlartë flet për marrëdhëniet e Resulullahut s.a.v.s. me shokët e tij dhe për kujdesin e madh të tij që t’i bënte ata të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu xh.sh. thotë:
    لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
    “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm për ju dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Et-Tevbe, 128).
    Në një ajet tjetër Allahu xh.sh. po ashtu thotë:
    فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنْ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ
    “Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, prandaj falua atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet …..” (Ali-Imran, 159).
    Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke, do të njihemi me me të Dërguarin s.a.v.s. si shok-mik. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit, duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

    Pejgamberi a.s. i bën të qeshë shokët e tij

    Nga fshatrat e shkretëtirës i Dërguari a.s. kishte një shok me emrin Zahir. Ishte i shëmtuar nga pamja dhe i vrazhdë në komunikim. Për këtë shkak, ashabët e kishin vështirë kur kishin punë me të, prandaj i shmangeshin aq sa mundeshin, përveç Pejgamberit a.s., i cili e afronte dhe ndaj tij sillej ngrohtë e me butësi.
    Një ditë, derisa Pejgamberi a.s. ishte duke kaluar nëpër treg, e pa Zahirin, i doli nga prapa dhe e mbërtheu, mirëpo, si i vrazhdë që ishte, Zahiri tha me një zë të ashpër: “Kush je ti? Më lësho!” Pejgamberi a.s. e lëshoi menjëherë e ai, kur u kthye, dhe e pa se ishte Pejgamberi a.s., u turpërua nga sjellja e vrazhdë e tij. Megjithatë, Zahiri e kujtonte këtë ngjarje me nostalgji dhe thoshte: “Kurrë nuk jam gëzuar më shumë sesa jam gëzuar për atë që trupi im është prekur me trupin e Pejgamberit a.s..”
    Pastaj Pejgamberi a.s. e mori Zahirin për dore dhe aty në treg, duke qeshur, thoshte: “Kush dëshiron ta blejë këtë rob? Kush dëshiron ta blejë këtë rob?”
    Atëherë Zahiri, me buzë në gaz, i tha: “D.m.th. kaq lirë po më vlerësuake, o Dërguar i Allahut?, kurse Pejgamberi a.s. ia ktheu: “Por, megjithatë, ti tek Allahu je i shtrenjtë.” Hë, ç’thoni ju për këtë…? Si ju duket kjo sjellje…?

    Pejgamberi a.s. bën shaka me shokët e tij

    Nga modestia dhe dashuria që kishte për shokët e tij, Pejgamberi a.s. ishte shumë i afërt me ta, mahitej dhe luante me ta e me fëmijët e tyre.
    Transmetohet se i Dërguari i Allahut njëherë, derisa po kalonte kaluar pranë një grupi shokësh që bën garë me hedhje shigjetash, u tha ayre: “Hudhni, o bijtë e Ismailit, se babai juaj ka qenë vërtet shigjetar, hidhni ju, e unë do të jem në anën e filan fisit.” Por, posa kaloi Pejgamberi në taborrin tjetër, grupi i dytë pushoi së gjuajturi, kurse Resulullahu s.a.v.s. u tha: “Ç’keni që nuk gjuani?” E si të gjuajmë ne duke qenë ti në anën e tyre? Atëherë Pejgamberi a.s. u tha: “Gjuani, se unë jam me të gjithë ju” (Transmeton Buhariu)
    Transmetohet gjithashtu se njëherë disa abisinas (etiopianë) luanin në xhami te Pejgamberi a.s. me shtiza, dhe, kur Omeri r.a. i pa kur po hynte në xhami, e mbushi një grusht guraleca dhe i hodhi mbi ta, e i Dërguari a.s. i tha: “Lëri të qetë, o Omer.” (Transmeton Buhariu)
    Një ditë tjetër, te Pejgamberi a.s. erdhi një njeri dhe i tha: “Më siguro një mjet udhëtimi, o i Dërguar i Allahut.” (kërkonte deve për ta bartur). Atëherë Pejgamberi a.s., për shaka, i tha: “Ne për ty do të sigurojmë të lindurin e devesë”. Ai i ardhuri, duke mos e kuptuar menjëherë shakanë e tij, mendoi se ky i lindur i devesë do të jetë i vogël dhe i dobët e nuk do të mund ta bartte, kështuqë iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. e i tha: “E ç’të bëjë më të lindurin e devesë?” Atëherë Pejgamberi a.s., pa mundur të përmbajë të qeshurit, i tha: “A nuk e ditke se deveja nuk lind tjetër pos deve!” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

    Puna e përbashkët me shokë

    Njëherë, derisa Pejgamberi a.s. ishte në një nga udhëtimet e tij, urdhëroi që për të ngrënë të përgatitnin një dele. Njëri nga të pranishmit tha: “Unë do të përkujdesem për therjen e saj”. Tjetri tha: “Unë do të merrem me fërgimin-gatimin e saj”, kurse i Dërguari i Allahut tha: “Atëherë unë do t’i mbledh drutë”. Ashabët reaguan menjëherë e thanë: “Jemi mjaft ne, o i Dërguar i Allahut”, por Pejgamberi a.s. u tha: “E di se jeni mjaft, mirëpo unë nuk dua të dallohem prej jush, sepse vërtet Allahu urren ta shohë robin e Tij te veçuar në mesin e shokëve të vet”, - dhe u ngrit për të mbledhur dru.

    Pejgamberi a.s. i ndihmon shokët e tij

    Pejgamberi a.s. vazhdimisht ndihmonte shokët e tij të varfër, madje nganjëherë u shlyente edhe borxhet që kishin. Të varfërit prej tyre i ndihmonte të martoheshin, por i ndihmonte edhe duke u gjetur punë nga e cila të fitonin për jetesë.
    Një ditë një njeri nga ensarët, shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe kërkoi prej tij që t’i jepte të holla ose bukë. Pejgamberi a.s. e pyeti: “A nuk ke gjë në shtëpinë tënde "? Ensari i tha: “Po, kam, një rrobë, një pjesë të së cilës e veshim e një pjesë e shtrojmë, dhe një enë nga e cila pimë ujë.” Atëherë Pejgamberi a.s. i tha: “M’i sill ato.” Kur ensariu i solli ato para Pejgamberit a.s., i Dërguari i Allahut i mori në duart e tij dhe tha: “Kush dëshiron t’i blejë këto?” Një njeri tha: “Unë do t’i blej për dy dërhemë”. Pejgamberi a. s. ia dha gjërat këtij njeriu dhe prej tij mori dy dërhemët, të cilët ia dha menjëherë ensarit dhe i tha: “Me njërin prej tyre bli bukë për familjen tënde, kurse me tjetrin bli një sëpatë dhe eja tek unë me të.” Pasi kishte blerë sëpatën, ensari erdhi tek Pejgamberi a.s., i cili, me duart e veta, i bëri një bisht sëpatës, dhe i tha: “Shko mblidh dru dhe shiti e mos më eja para pesëmbdhjetë ditësh” .Ensari shkoi dhe, sipas porosisë së Resulullahut s.a.v.s., mblidhte dru dhe i shiste. Për disa ditë arriti të fitonte dhjetë dërhemë, me disa prej tyre bleu rroba e me disa ushqim…
    Kur u bënë pesëmbëdhjetë ditë, erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe i tregoi sa kishte fituar. Pejgamberi a.s. i tha: “Kjo është më mirë për ty sesa të kërkosh lëmoshë, e cila mund të të bëhet si pikë (shenjë e zezë) në fytyrën tënde në Ditën e Gjykimit.”
    (Transmeton Ebu Davudi)

    Përgjigjja për ftesë

    Pejgamberi a.s., me pesë nga shokët e tij, ishin ftuar tek një musliman i Medinës. Gjatë rrugës për atje, një ashab i përcillte dhe u shkonte pas, derisa arritën tek shtëpia ku ishin ftuar. Atëherë Pejgamberi a.s. i tha të zotit të shtëpisë: “Ky (i gjashti) na erdhi pas; nëse nuk të pengon, lejoje të hyjë, e nëse po, atëherë le të këthehet”. Por zoti i shtëpisë, si një bujar i vërtetë, tha: “Patjetër se do ta lejoj të hyj, o i Dërguar i Allahut.”
    Ishte ky një çast i vështirë dhe aspak i lehtë për të zotin e shtëpisë e familjen e tij, për shkak se ushqimi ishte përgatitur për një numër të caktuar dhe, nëse numri do të shtohej, atëherë ç’të bëhej? Mirëpo, shih edukatën dhe sjelljen e Pejgamberit a.s. me të zotin e shtëpisë, që ai të mos binte në hall ose të ngushtohej, i pari filloi dhe i sqaroi situatën, gjithnjë duke i dhënë mundësinë të zgjidhte: ta lejonte ose jo!

    Pejgamberi a.s. viziton shokët e tij


    Pejgamberi a.s. vizitonte shpesh shokët e tij, për të mësuar gjendjen dhe hallet e tyre. Madje i nxiste ata të vizitonin njëri-tjetrin, duke ua bërë me dije shpërblimin dhe dobitë e vizitës. Në lidhje me këtë, i Dërguari i Allahut thotë: “Kush viziton një të sëmurë ose një vëlla musliman, një thirrës thërret: I lumi ti, o vizitues i të sëmurit, ecja jote qoftë e bekuar, dhe të afroftë sa më afër Xhennetit.” (Transmeton Tirmidhiu).
    Nga ajo që është transmetuar në lidhje me vizitat e Pejgamberit a.s. që u bëntge shokëve të tij, kemi rastin kur i Dërguari i Allahut shkoi ta vizitonte Sa’d ibn Ubaden r.a., në shtëpinë e tij. Ai qëndroi para derës së shtëpisë së Sa’dit dhe tha: “Es-Selamu alejkum ve rahmetullahi…” Sa’di ishte brenda dhe ia ktheu selamin me një zë shumë të ulët. Pejgamberi a.s. nuk e dëgjoi dhe e përsëriti përshëndetjen, kurse Sa’di iu përgjigj prapë me zë të ulët. I Dërguari i Allahut e përsëriti përshëndetjen për herë të tretë, kurse Sa’di prapë ia ktheu selamin me zë të ulët. Atëherë Pejgamberi a.s., meqë mendoi se askush nuk ishte brenda, dmori të largohej, por Sa’di shpejtoi pas tij e i tha: “O i Dërguar i Allahut, unë të dëgjoja, po të përgjigjesha me zë të ulët, me qëllim që të na përshëndetje (të na japësh selam) sa më shumë”. (Transmeton Ahmedi).
    Kur Xhaferi ibn Ebi Talibi ra dëshmor në betejën e Mu’tes, Pejgamberi a.s. shkoi në shtëpinë e tij, i mblodhi fëmijët e tij dhe i puthi me radhë. Esma, gruaja e Xhaferit, e ftoi Pejgamberin a.s. të hynte brenda, mirëpo, që të mos i rëndonte më shumë pikëllimin e saj, u i Dërguari a.s. kthye në shtëpi dhe i tha familjes së tij: “Përgatitni ushqim për familjen e Xhaferit, sepse i ka preokupuar vdekja e Xhaferit.” (Tirmidhiu)

    Mikpritja e shokëve

    Njeriu shkon nganjëherë t’i vizitojë të afërmit e tij dhe kalon me ta dy-tri ditë. Anëtarët e familjes e mirëpresin, kurse zonja e shtëpisë është ajo që jep tërë mundin e saj, në radhë të parë për hir të Allahut e pastaj edhe për ta kënaqur bashkëshortin e saj duke i nderuar të afërmit e tij.
    Por, nganjëherë ndodh katastrofa kur mysafiri qëndron një javë të tërë. Mysafiri i tillë bëhet barrë. Për një javë mbase edhe do t’i kenë duruar sjelljet e tij të mërzitshme, por a thua si do t’ia bënin nëse ai do të qëndronte edhe më gjatë…?!!
    Shihni të Dërguarin a.s., kur u shpërngul prej Mekës në Medinë. Ai qëndroi një kohë në shtëpinë e Ebu Ejjub el-Ensarit, derisa të ndërtohej xhamia dhe shtëpia e tij. Shtëpia e Ebu Ejjubit ishte dykatëshe dhe për këtë ai i tha Pejgamberit a.s.: “O i Dërguar i Allahut, babanë dhe nënën time do t’i kisha dhënë për ty (aq shumë të dua), e urrej vërtet që unë të jem lart e ti poshtë, prandaj ngjitu ti lartë e ne do të qëndrojmë në katin e poshtëm.”
    A e dini pse e bëri këtë Ebu Ejjubi? Pse e luti Pejgamberin a.s. të zgjidhte? E bëri këtë, sepse nuk donte që këmbët e tij të ishin mbi Pejgamberin a.s. (duke qenë ai lart e Pejgamberi a.s. poshtë). Shihni çfarë sjelljeje, vërtet e pashembullt; çfarë edukate e lartë në raport me të Dërguarin e Allahut.
    Mirëpo, shih tashti edukatën e Pejgamberit a.s. dhe shijen e tij të përkryer. Përgjigjja e Pejgamberit a.s. ishte: “O Ebu Ejjub, me të vërtetë më e përshtatshme për ne dhe për ata që vijnë të na vizitojnë, është të jemi në katin e poshtëm.”
    Imagjinoni sikur Pejgamberi a.s. të zgjidhte të qëndronte lart e njerëzit ta vizitonin orë e çast. Çfarë mendoni, a do të kishin mundësi Ebu Ejjubi dhe gruaja e tij të pushonin e të ishin të qetë?!
    Kurrsesi…!

    Pejgamberi a.s. ushqen shokët e tij

    Ndodhte që i Dërguari i Allahut për ditë të tëra të vuante nga uria, por, edhe kur gjente ushqim: hurma, qumësht apo diçka tjetër, nuk e hante vetëm, por i ftonte shokët e tij që ta ndanin ushqimin së bashku. Shpeshherë Resulullahu s.a.v.s. ftonte mysafirë në shtëpinë e tij për të ngrënë çfarë kishte qëlluar nga ushqimet.
    Nga ajo që tregohet në lidhje me këtë, është edhe kjo njarje: Një ditë ditë Pejgamberi a.s. e pa Ebu Hurejren, dhe në fytyrën e tij dalloi qartë shenjat e urisë, e i tha: “O Ebu Hurejre!”
    - Urdhëro, o i Dërguar i Allahut, - i tha ky.
    - “Eja pas meje”,- iu drejtua sërish i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Ebu Hurejra eci pas Pejgamberit a.s., i cili hyri në njërën nga dhomat e tij dhe gjeti një kupë me qumësht.
    - “Ku e morët këtë qumësht?” - e pyeti familjen e vet Pejgamberi a.s.
    - Na e dhanë familja e filanit – i thanë ata.
    Pejgamberi a.s. shikoi Ebu Hurejren dhe i tha: “Ebu Hurejre! Shko e thirri banorët e Siffes që të vijnë.” Ebu Hurejra shkoi dhe i ftoi të gjithë. Pejgamberi a.s. e mori kupën, ia dha Ebu Hurejres dhe e urdhëroi që t’u jepte të pinin të gjithëve. Ebu Hurejra me këtë kupë kaloi nëpër ta derisa pinë të gjithë dhe u ngopën. Në kupë mbeti vetëm edhe pak qumësht. Pejgamberi a.s. e shikoi Ebu Hurejren, buzëqeshi dhe i tha: “Ulu e pi!” Ebu Hurejra mori kupën dhe piu derisa u ngop, kurse pas tij piu edhe vetë Pejgmberi a.s..” (Transmeton Ahmedi).

    Nderimi i shokëve

    Qe kjo një ngjarje e këndshme në të cilën Pejgamberi a.s. e mëson Ebu Hurejren, por na mëson edhe ne se si duhet t’i duam të tjerët.
    Ebu Hurejra tregon e thotë: “Uritesha aq shumë, saqë shpeshherë humbja kontrollin e vetvetes. Madje, sepse më shihnin në këso gjendjeje, disa më merrnin për të çmendur. Për Zotin, nuk isha i çmendur, po uria më bënte të dukesha i tillë. Ulesha pranë mimberit të Pejgmberit a.s. dhe, kur ndonjëri prej ashabëve më kalonte pranë, ia kujtoja ajetet që flasin për dhënien e lëmoshës, në mos po i dhimbsesha dhe po i zbutej zemra, e të më jepte diçka. Pranë meje kaloi Ebu Bekri dhe ia lexova këto ajete, po nuk u kushtoi ndonjë rëndësi. Ia lexova edhe Omerit r.a., po edhe ai kaloi pa shfaqur ndonjë interesim për mua. E kur pranë meje kaloi Pejgamberi a.s., më shikoi dhe kuptoi se ç’kisha, buzëqeshi e më tha: “O Ebu Hurejre, eja pas meje!” Hyri në shtëpinë e tij dhe i tha gruas së tij: “A kemi diçka për të ngrënë?” Ajo u përgjigj: “Është një enë me qumësht, që do t’u mjaftonte një apo dy vetave. (I lumi ti, o Ebu Hurejre…më në fund të erdhi mundësia ta shuash urinë tënde). Me këtë rast Pejgamberi a.s. më tha: “O Ebu Hurejre, shko e thirri banorët e Siffes.” Ebu Hurejra, kur e dëgjoi Pejgamberin a.s. të thoshte që t’i thërriste edhe banorët e varfër që jetonin në xhami, u mërzit dhe u ndie keq e me vete tha: “Si do t’u mjaftojë kjo enë e vogël me qumësht tërë këtyre njerëzve?! Mirëpo i Dërguari i Allahut duhej respektuar, kështuqë shkova dhe i mora, - vazhdon rrëfimin e tij Ebu Hurejra. -Pejgamberi a.s. më shikoi duke buzëqeshur (Pejgamberi a.s. e mësonte Ebu Hurejren, por edhe ne!) e më tha: “Jepu të pinë!” (O Zot, Ebu Hurejra që vetë ishte duke vdekur urie, do të duhej së pari t’i luste të tjerët të pinin?!) E mora enën, - thotë Ebu Hurejra, dhe ia dhashë të parit që të pinte. Ai piu derisa u ngop, e unë me vete thashë se nuk do të ketë mbetur asnjë pikë qumësht. Ia ofrova të dytit, edhe ai piu derisa u ngop, pastaj i treti e kështu me radhë, derisa pinë e u ngopën të gjithë. Unë u habita nga ajo që po ndodhte, po Pejgamberi a.s. vetëm më shikonte dhe buzëqeshte, e në fund më tha: “O Ebu Hurejre, nuk ka mbetur kush pos meje e teje.” Ke të drejtë, o i Dërguar i Allahut, i thashë unë, - thotë Ebu Hurejra, kurse Resulullahu s.a.v.s. më tha: “Pi, o Ebu Hurejre” (vallë, do të ketë mbetur diçka pasi patën pirë të varfrit?) – Fillova të pija, - thotë Ebu Hurejra, derisa m’u duk se u ngopa, pastaj ia dhashë enën Pejgamberit a.s., po ai më tha: “Pi edhe pak, o Ebu Hurejre” e unë prapë fillova të pija; pastaj më tha edhe për së treti, për së katërti e kështu disa herë, derisa, më në fund, i thashë: “Pasha Atë Që të ka dërguar me të vërtetën, nuk kam ku të shtie më qumësht në barkun tim, sepse isha i stërngopur, dhe vetëm atëherë Pejgamberi a.s. e mori enën dhe piu ata që kishte mbetur.”

    Pejgamberi a.s. bën dua (lutet) për shokët e tij

    Pejgamberi a.s. vazhdimisht kërkonte nga Allahu falje për shokët e tij dhe lutej për lumturinë e tyre në këtë botë dhe në Ahiret. Nga ngjarjet që na janë transmetuar në lidhje me këtë, është jo me nënën e Enes bin Malikut r.a., e cila kishte ardhur tek Pejgamberi a.s. me djalin e saj Enesin për dore, të cilin e kishte sjellë për t’i shërbyer Pejgamberit a.s.. Ajo kërkoi nga i Dërguari i Allahut që të lutej enkas për Enesin. Pejgamberi a.s. ngriti duart lart dhe u lut për Enesin duke thënë: “O Zot, shtoja pasurinë dhe fëmijët!” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
    Enesi r.a. jetoi shumë gjatë, kishte bëri të madhe dhe, në të gjallë të tij, rreth vetes kishte mbi njëqind djem, nipa e mbesa.
    Njëherë Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. u sëmur, dhe Pejgamberi a.s. shkoi për ta vizituar dhe e pa se ai ishte në një gjendje shumë të rëndë. Sa’di mendonte se do të vdiste nga kjo sëmundje. Kishte një vajzë të vogël, së cilës dëshiroi t’i linte testament dy të tretat e pasurisë së tij, mirëpo Pejgamberi a.s. nuk u pajtua me të. Sa’di tha: “Atëherë t’ia lë gjysmën? Pejgmberi a.s i tha: “Jo”. Atëherë Sa’di i tha: “Atëherë po ia lë një të tretën”? E Pejgamberi a.s. tha: “Bën, por edhe një e treta është shumë”, pastaj Pejgamberi a.s. vuri dorën në fytyrën dhe në barkun e Sa’dit e tha: “O Zot, shëroje Sa’din!” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
    Allahu xh.sh. e shëroi Sa’d ibn Ebi Vekkasin r.a. nga sëmundja dhe ai jetoi edhe për shumë vjet.

    Ndihma shokëve

    Qyteti i Medinës është shumë i ftohtë natën, dhe në një prej netve të ftohta të një dimri të ashpër, një grua nga ensarët një gunë nga kadifeja, që i kishte thurur Pejgamberit a.s., ia solli ta vishte. I Dërguari i Allahut e mori gunën dhe e veshi, sepse kishte vërtet shumë nevojë për të, ngase kishte të ftohtë. Pasi e hodhi krahëve, doli për herë të parë me të në mesin e ashabëve, kur njëri prej ensarëve, duke e shikuar, i tha: “Sa rrobë e bukur qenka! Ma jep mua, o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi a.s. menjëherë e zhveshi dhe ia dha.
    Në atë çast shokët e Pejgamberit a.s. e panë vëngër këtë njeri (sikur donin t’i thoshin: Si s’ke turp, ç’bën kështu, sepse Pejgamberi a.s. kishte nevojë për të), mirëpo ai ua ktheu: Por unë kam më shumë nevojë për të sesa Pejgamberi a.s., sepse dua ta kem për qefin kur të vdes.
    Imagjinoni…sikur ju të kishit blerë një palë rroba të reja dhe t’i kishit veshur për të parën herë e, me të dalë, njëri nga shokët të kishte thënë: ma jep … , a thua si do të kishit vepruar? Tani nuk ke përgjigje, a?!

    Pejgamberi a.s. këshillohej me shokët e tij

    Pejgamberi a.s. shpesh këshillohej me shokët e tij dhe bashkërisht me ta merrte vendime, pavarësisht se Pejgamberit a.s. i zbriste vahji-shpallja dhe se ai dinte atë që të tjerët nuk e dinin. Megjithëkëtë, ai vazhdimisht këshillohej me ta, që t’ua ngrinte moralin, në një anë, dhe, në anën tjetër, që të arrinin bashkërisht përfundimet më të qëlluara.
    Për këshillimet e Pejgamberit a.s. me shokët e tij, gjejmë shembuj të shumtë. Prej tyre të përmendim kur i Dërguari i Allahut u këshillua me shokët e tij rreth luftës së Bedrit, në mënyrë që të provonte përgatitjen e tyre për luftë.
    Kemi edhe një rast tjetër kur Pejgamberi a.s. pranoi idenë e Habab bin El-Mundhirit r.a., që të ndërronin pozitën e ushtrisë, me qëllim që të shfrytëzonin ujin dhe të pengonin idhujtarët mekas të arrinin tek puset e ujit. Pas fitores së muslimanëve në betejën e Bedrit, muslimanët zunë rob shtatëdhjetë idhujtarë, me të cilët u kthyen në Medinë. I Dërguari i Allahut menjëherë u këshillua me shokët e tij se ç’të bënin me ta: t’i vrisnin aty për aty, apo të pranonin shpagim për lirinë e tyre? Me këtë rast Ebu Bekri tha: “O i Dërguar i Allahut, këta janë bijtë e axhallarëve tanë, anëtarë të familjeve dhe vëllezër tanë. Unë e shoh të udhës të pranojmë shpagim si kompensim për lirinë e tyre, dhe nga ajo që do të marrim, do të kemi epërsi ndaj pabesimtarëve, apo ndoshta edhe i udhëzon Allahu e me këtë rritemi në numër”. Pejgamberi a.s. iu drejtua Omerit r.a. e i tha: “Ç’mendon ti, o Omer?” Omeri, i cili njihej për ashpërsinë e tij, ishte i mendimit që ata të gjithë të vriteshin, t’u hiqej koka. Por Pejgamberi a.s., të cilin Allahu xh.sh. e kishte dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin, e pa më të arsyeshëm mendimin e Ebu Bekrit dhe pranoi dëmshpërblim për lirimin e tyre, megjithëse pas një kohe zbritën ajete kuranore, të cilat ishin përkrahje e mendimit të Omer ibn Hattabit r.a. (Transmeton Ibën Ishaku).

  11. #11

  12. #12

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Të jetosh si Profeti (a.s.)

    Fjalën e fundit e lidhjes se trinomit Allah-Univers-Njeri e ka thënë tablloja e krenarisë njerëzore, zëri më i fuqishëm orientues kah e vërteta, lajmëtari i fundit i Gajbit (të fshehtës), profeti Muhamed (a.s.).
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ai është komentuesi i pagabueshmëm i ngjarjeve. Nga njëra anë, Ai është më i afërti me Allahun, nga ana tjetër është i fundmi, por më i sigurti udhëzues i kurbetit të kësaj bote.

    Allahu (xh.sh.) në Kur'an na fton ta ndjekim këtë shembull duke na e vënë kusht të dashurisë së Vet. Ai thotë: "Në qoftë se e doni Allahun më ndiqni mua që t'ju dojë Allahu…" (Al-Imran:2-3)
    Pa dyshim që duke zbatuar porositë e tij fetare dhe shoqërore ne do të afrohemi me Allahun e me njerëzit, por edhe në ndjekjen e tij në gjërat e zakonshme, ne do të mund të hedhim hapa të rëndësishëm drejt moraleve të larta. Vetë Profeti (a.s.) thotë: "Mua më ka edukuar Allahu dhe ma ka përsosur edukatën (moralin)." Ndërsa Allahu për të në Kur'an thotë: "Ti vërtet je i pajisur me një moral të lartë."
    Atëherë, me qëllim që të përfitojmë sa më shumë nga kjo edukatë dhe të përsosim përherë e më tepër virtytin tonë, duhet që ta ndërtojmë jetën sikurse udhëzuesi ynë, Profeti i mbarë njerëzimit, më fjalëdrejti, më i dhembshuri, më i dashuri, më i urti, më i miri personalitet i pemës njerëzore. Duke vepruar edhe në jetën e përditshme sikurse ai, ne kemi mundësi të marrim shpërblim adhurimi edhe për punët e zakonshme.
    Të flasim si ai, të ecim, të qëndrojmë, të hamë, të flemë si ai; të gjitha këto na sjellin ndërmend Profetin e mëshirës dhe rrjedhimisht librin me të cilin ai erdhi dhe të Zotin e asaj fjale hyjnore, Allahun, Krijuesin e gjithësisë.
    Le të ndalemi pak në disa aspekte të sjelljes së mësuesit të mendjeve, të dashurit të zemrave, edukuesit të egove, mbretit të shpirtrave tanë.
    Le të qëndrojmë tek disa aspekte të sjelljes së tij të zakonshme e të përditshme:
    Dita e Profetit (a.s.) fillonte me përmendjen e Allahut e me lutje të cilat zinin vend në gjuhën dhe zemrën e tij gjatë tërë ditës.
    Kur takohej me dikë, Profeti (a.s.) përshëndeste i pari dhe nuk largohej derisa të largohej bashkëbiseduesi.
    Në fytyrën e tij të bekuar pasqyrohej përherë një buzëqeshje e ëmbël megjithëse jeta e tij kalonte mes brengash therëse. Profeti i brengave i thanë atij.
    Kur fliste apo dëgjonte drejtohej me të gjithë trupin kah bashkëbiseduesi dhe nuk kthente vetëm kokën apo sytë. Kur ulej nuk e mbante asnjëherë njërën këmbë mbi tjetrën dhe nuk i zgjaste këmbët drejt njerëzve. Kur ulej përtokë qëndronte ose mbi dy gjunjët, ose këmbëkryq. Kur flinte kthehej nga krahu i djathtë, vendoste dorën e djathtë poshtë faqes dhe këmbët nuk i shtrinte plotësisht.
    Kur ecte më i larti i profetëve, nuk e ngrinte kokën lart, por e përkulte pak atë dhe e kërruste paksa trupin saqë dukej sikur ecte drejt një të tatëpjete. Kjo ishte shenjë modestie nga ana e tij.
    Kur hante nuk nxitonte, preferonte të hante me njerëz të tjerë, jo vetëm; dhe hante nga njëra anë e enës (pjatës, tepsisë etj.).
    Ujin e pinte me tre ndalesa dhe sikurse ushqimin edhe ujin e pinte ulur.
    Çdo punë e fillonte me përmendjen e emrit të Allahut (Bismilah) dhe e mbyllte me fjalën (Elhamdu-lilah).
    Mëshira e njerëzimit dhe e gjithë botës, profeti Muhamed (a.s.), ishte shumë i dashur dhe i afërt me shokët dhe bashkësinë e vet. Në Kur'an thuhet: "Juve ju erdhi i Dërguar nga mesi juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët" (Teube:128).
    Kur dikush kryente një vepër të mirë Profeti (a.s.) e lavdëronte dhe e nxiste duke e bërë shembull edhe për të tjerët; ndërsa kur dikush bënte një gabim nuk ia thonte në fytyrë, por e përgjithësonte çështjen duke e këshilluar xhematin në grup që të mos veprojnë në këtë mënyrë dhe u mësonte atyre të drejtën.
    Edhe armiqve më të egër të tij gjatë ftesës dhe pasi pranuan Islamin, ai nuk ua kujtoi armiqësitë e mëparshme, por i nderoi sikur të kishin qenë përherë përkrah tij. Kështu qe sjellë me Halid bin Velidin, Ebu Sufjanin, Vahshiun, madje djalit të Ebu Xhehlit, Ikrimes që e kishte luftuar aq shumë atë, megjithëse kishte mbaruar hixhreti (imigrimi), Profeti i pat thënë: "Mirë se erdhe, o muhaxhir (emigrant)!", në shenjë lavdërimi.
    Ai pati duruar dhe i qe përgjigjur me paqe të gjitha sulmeve që i qenë bërë atij personalisht.
    "O Zot! Fale popullin tim se ata nuk dinë!", i lutej ai Allahut. Kështu qe lutur ai në luftën e Uhudit, ndërsa armiqtë i patën thyer dhëmbin dhe e patën plagosur. Madje ai nuk pranoi me ngulm edhe shkatërrimin e popullit të Taifit, që e patën ofenduar rëndë dhe i patën mbytur trupin në gjak. "Unë shpresoj prej mëshirës së Allahut që një ditë Ai të nxjerrë prej brezave të tyre së paku një njeri që ta besojë Atë!", pat thënë Profeti i mëshirës, duke mos lejuar shkatërrimin e mundshëm. Madje ai e shikonte fajin tek vetja duke thënë: "I ankohem Allahut për dobësinë e fuqisë sime."
    Për sa i përkiste të drejtës së njerëzve të tjerë, Profeti (a.s.) gjëmonte si luan dhe nuk qetësohej derisa drejtësia të vinte në vend.
    Megjithëse ai ishte i Dërguari i Allahut, këshillohej për çështje të ndryshme me shokët e vet, shumë herë edhe me bashkëshortet e tij.
    Ai ishte aq i thjeshtë sa t'i kërkonte leje gruas së tij që të adhuronte Zotin. Kaq i ndjeshëm ishte ai ndaj së drejtës së secilit. "A më lejon, o Aishe, që këtë natë të qëndroj e të adhuroj Zotin tim?", do të thoshte ai.
    Ai do të këshillohej me shokët për martesën e vajzës së vet, do të dilte në Uhud vetëm se shumica kërkonin të dilnin, përballje e cila do të sillte humbjen e 69 muslimanëve, mes tyre edhe të xhaxhait të tij të dashur. Në këtë mënyrë, ai do t'u mësonte njerëzve respektin, bashkëpunimin, frymën e vëllazërimit, jetën në bashkësi, duke sakrifikuar individualitetin, prandaj humbjet ishin të justifikuara.
    Si të mëdhenjtë, Profeti i dashurisë dinte të trajtonte edhe fëmijët. Ai i përshëndeste ata, bisedonte me ta si të ishin të rritur, duke iu forcuar atyre personalitetin dhe nuk u bërtiste kurrë, ishte përherë i buzëqeshur përballë tyre.
    Enes bin Maliku qëndron dhjetë vjet në shërbim të tij dhe nuk mban mend që të jetë qortuar prej tij për diçka që e ka bërë keq, apo për një punë që se kishte bërë, sepse ai (Enesi) ishte fëmijë.
    Në një përshkrim të mbështetur në fjalët e Aliut (r.a.), i Dërguari i Allahut na paraqitet kështu: "Në bujari, i Dërguari i Allahut është më bujari dhe dorëploti i njerëzve. Për nga butësia dhe gjerësia, zemra e tij është më e buta dhe më e gjera zemër e njerëzve. Atij i qenë ngarkuar ngarkesa të rënda që i pati ngritur pa bërë "Of!", u pati vënë gjoksin punëve të papërballueshme e që s'ti rrok mendja dhe pati vepruar gjithmonë njerëzisht ndaj çdo lloj mundimi, torture apo mungese njerëzie. Ai përfaqëson ndër njerëz mënyrën më të qëlluar të të shprehurit."
    Ai është njeriu më i drejtë në fjalë. Edhe duke bërë shaka, nuk ka ndodhur që në fjalët e tij të shfaqet kontradikta më e vogël. Nga goja e tij nuk ka dalë gënjeshtër as edhe në ëndërr. Është ulur drejt, është ngritur drejt, ka menduar drejt, ka folur drejt dhe i ka ftuar të tjerët te e drejta. Ai ishte jashtëzakonisht i natyrshëm. Po t'i rrinit pranë, kurrsesi nuk do të ndjeheshit i shqetësuar. Ju qetësonte sikur të ishit duke ndenjur me një shokun tuaj. Kishte një natyrë dhe një shpirt të lartë që asnjë njeri nuk mund të ngjitej në nivelin e tij, nuk mund të rrinte si ai, nuk mund të mendonte si ai dhe nuk mund të bëhej si ai. Ai zbriste me thjeshtësi në nivelin e bashkëbiseduesit ose të kuvendit dhe ata që kishte pranë kurrë nuk i shtypte me ndryshimin që kishte me ta dhe nuk u shkaktonte shqetësim.
    Vetë sahabët janë argument i profetësisë së tij. Edhe ata, secili si një yll, kanë ndriçuar njerëzimin me dije, edukatë e mirësi. Ata janë nxënësit më besnikë të shkollës së Muhamedit (a.s.). Ata krenoheshin me Profetin dhe ai krenohej me ta. I donte me gjithë shpirt dhe e donin aq shumë sa ishin gati të flijoheshin në çdo moment në mbrojtje të tij.
    Është e pamundur të tregohet një njeri i dytë që të jetë dashur si ai, as para tij e as më pas. Kush me fjalë, kush me qëndrim, e kush me zemër, përshpërit të njëjtat ndjenja për mëshirën e gjithë botërave Muhamedin (a.s.):
    Ah, sa nevojë ka njerëzimi dhe këta sytë tanë të përlotur sot për ty, o i Dërguar i Allahut! Sa mall ka shpirti ynë për frymën tënde! Sa dashuri kanë zemrat tona për qenien tënde!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Muhamedi (a.s.) themeluesi i qytetërimit të vërtetë

    Një nga trashëgimitë më të rëndësishme që Islami i ka dhënë qytetërimit botëror, është e drejta e tij fetare-sheriati. (Joseph Schacht)
    Njeriu e njohu dhe e përvetësoi qytetërimin e vërtetë në sajë te Muhamedit (a.s.). Pastaj çdo përpjekje e treguar në këtë drejtim nuk ka shkuar më tej se imitimi dhe revizionimi i parimeve të sjella prej tij. Nisur nga kjo, do të ishte më e përshtatshme që të quhej ai si themelues i qytëtërimit të vërtetë.
    I lindur në Arabi në vitin 570, nisi misionin e tij të predikimit të besimit të fesë Islame (përulje vetëm ndaj një Zoti) në moshën 40 vjeçare dhe u largua nga kjo botë kur ishte 63 vjeç.
    Gjatë kësaj periudhe të shkurtër 23 vjeçare, ai ndryshoi Gadishullin Arabik nga paganizmi dhe idhujtaria në adhurimin e një Zoti të vetëm, nga grindjet dhe luftërat fisnore në solidarizimin dhe kohezionin e kombit.
    Në daljen e tij si një shpatë e trimërisë dhe fjalës kundër mohimit dhe egërsisë, në shpalljen e së vërtetës pa pushim në të katër anët dhe në tregimin e njerëzimit të rrugëve të ekzistencës së vërtetë, Muhamedi (a.s.) është individualiteti unikal i papërsëritshëm.
    Vënia e Muhamedit në krye të listës së personaliteteve më me ndikim në botë, mbase mund t’i befasojë disa lexues, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte bindshëm më i sukseshmi si në aspektin fetar ashtu edhe shekullor, do të deklaronte M.H. Hart.
    Ka qenë Muhamedi (a.s.) i pari që i ka kumtuar njerëzimit lirinë e vërtetë, që u ka bërë të ditura ndërgjegjeve se, njerëzit janë të barabartë para të drejtës dhe ligjit, që e ka kërkuar epërsinë në moral, virtyt dhe devocion.
    Bernard Show tha për atë: “Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij përmes rrugës që do të sillte paqe dhe lumturinë e nevojshme.”
    Andaj me te drejtë themi se Muhamedi (a.s.) ka grisur perden e hedhur në fytyrën e vdekjes dhe vdekësisë, që e ka treguar varrin si sallon pritjeje të botës së lumturisë së amshuar, që i ka çuar zemrat e çdo moshe që kërkojnë lumturi, të pijnë në burimin e eliksirit të pavdekshmërisë.
    Dihet mirë se deri në moshën 40 vjeçare, Muhamedi (a.s.) nuk njihej si shtetar, predikues apo si orator. Atë asnjëherë nuk e kishin parë duke folur për parimet e metafizikës, etikës, drejtësisë, politikës, ekonomisë apo të socilogjisë. Pa mëdyshje kishte një karakter të shkëlqyer, veti mahnitëse dhe kulturë të lartë.
    Bazuar në Kur’an, po edhe në forma të tjera të inspirimit që i bëheshin Muhamedit (a.s.), iu vunë themelet një qytetërimi të ri që bëri një kthesë të madhe në avancimin e qytetërimit njerëzor. Barazia fetare, racore, nacionale, gjinore, arsimore si dhe të drejtat individuale e shoqërore që garantoheshin dhe jetësoheshin në kushtet e shoqërisë Islame, ngritën lart imazhin dhe prestigjin e kësaj bashkësie në nivelin qytetërues të kohës.
    Qytetërimi ashtu siç e njohim ne sot, nuk është produkt i ndikimit kristian, porse një përzierje jo e përsosur dhe një sintezë dhuratash ardhur nga grekët, hebrenjtë, kristianët dhe muslimanët.
    Është edhe një realitet që duhet cekur dhe duhet ta ketë në mendje çdo musliman: Qytetërimi islam nuk mund ta kryejë rolin e ndikimit në qytetërimin njerëzor botëror, nëse bëhet imitues a vjedhës i qytetërimeve të tjera. Ndikimin mund ta arrijë vetëm nëse muslimani beson bindshëm se qytetërimi i tij është i pavarur, me identitet të posaçëm hyjnor, i vlefshëm për çdo kohë e vend, i ngritur mbi baza të forta, i mbështetur në Kur’anin dhe Traditën Profetike.
    Pejgamberi (a.s.) ndërtoi shoqërinë islame duke ndryshuar trajtimin dhe botëkuptimin e njerëzve në shoqëri. Ai tregoi dhe vërtetoi se ishte shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Ai hyri në një epokë të re të ndriçimit të mendjes dhe solli një ringjallje konceptuale në zhvillim, së pari të qytetërimit islam; së dyti, bëri që ky qytetërim të ndikojë edhe në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Ai ndërtoi një qytetërim të shëndoshë e të lumtur: pa alkool, pa drogë, pa bixhoz, pa prostitucion, pa Sida e pa shumë të liga të kësaj natyre. Barnes me të drejtë shkruan: “Në shumë pikëpamje qytetërimi më i përparuar në mesjetë ishte qytetërimi i popujve muslimanë”.
    Në të tërë periudhën krijuese të historisë muslimane, do të thotë gjatë kohës së pesë shekujve të parë pas kohës së Pejgamberit (a.s.) - shkenca dhe mësimi nuk kanë pasur mbrojtës më të madh se qytetërimi Islam.
    Jeta shoqërore gjithashtu ka qenë nën ndikimin e mësimit të Kur’anit. Në kohën kur në Evropën kristiane epidemia është konsideruar qortim i Zotit, të cilës njeriu duhet vetëm që përunjësisht t’i nënshtrohet – në atë kohë, dhe kohë para kësaj, muslimanët kanë ndjekur rekomandimin e Pejgamberit të tyre që i ka udhëzuar që të luftojnë kundër epidemive me izolimin e qyteteve dhe viseve të infektuara.
    Gjatë kohës së kryqëzatave qenë trilluar shpifje të llojllojshme kundër Pejgamberit (a.s.). Mirëpo me ardhjen e kohës moderne që karakterizohet me tolerancë fetare dhe liri të mendimit, u bë një afrim i madh në skicimin e jetës dhe të karakterit të tij nga autorët perëndimorë.
    Një realitet i tillë u shfaq duke ditur se Pejgamberi (a.s.) kurrë nuk ka pretenduar se është themelues i fesë. Përkundrazi dorëzimi Zotit-Islami- ka qenë, sipas Kur’anit, “prirja natyrore e njeriut” nga agimi i vetëdijes njerëzore, pikërisht këtë e kanë mësuar Ibrahimi (a.s.), Musai (a.s.), Isai (a.s.) dhe të gjithë pejgamberët e tjerë të Zotit, kurse porosia e Kur’anit është vetëm shpallja e fundit hyjnore.
    Mesazhi i Islamit e ka konceptuar dhe sendërtuar në praktikë qytetërimin në të cilin nuk ka pasur kurrfarë vendi për nacionalizëm, kurrfarë interesash të veçanta, kurrfarë ndarje të klasave, kurrfarë aristokracie trashëguese, në realitet, kurrfarë funksionesh trashëguese përgjithësisht.
    Cilësia më e rëndësishme e këtij qytetërimi të ri-cilësia që e dallon nga të gjitha lëvizjet e tjera në historinë njerëzore – ka qenë fakti se ai është konceptuar me anë të pranimit vullnetar dhe është rritur në pranimin vullnetar të njerëzve të interesuar.
    Në kohën kur Islami ishte në kulmin e fuqisë, vetëm një qytetërim, ai kinez, mund të krahasohej me të për nga gjerësia, cilësia dhe shumëllojshmëria e arritjeve. Por qytetërimi kinez mbeti i kufizuar kryesisht në një grup të vetëm racial. Sigurisht që edhe ai, deri diku u eksportua, por vetëm tek popujt fqinj, të së njëjtës familje. Përkundrazi, Islami krijoi një qytetërim botëror, polietnik, multiracial, ndërkombëtar; madje, mund të thuhet edhe ndërkontinental.
    Ndërsa në anën tjetër, qytetërimi perëndimor nuk ka qenë në gjendje që ta vërë baraspeshën ndërmjet nevojave trupore dhe shoqërore të njeriut dhe synimeve të tij shpirtërore.
    Pa ndonjë orientim të mirëfilltë religjioz, perëndimori nuk mund të ketë dobi morale nga drita e dijes që shkenca e tij pa dyshim e madhe – e rrezaton. Në të mund të aplikohen fjalët e Kur’anit: “U ngjasojnë atyre që e ndezin zjarrin, e kur ai ta ndriçojë rrethin e tyre, Allahu ua merr dritën dhe i lë në terr, dhe ata fare nuk shohin! Të shurdhër, memecë e të verbër janë, kurrsesi që të vetëdijësohen”.
    Ata në vend të ungjillores së kristianizmit filluan të përhapin ungjilloren materialiste të mënyrës perëndimore të jetës, besimi se të gjitha problemet njerëzore mund të zgjidhen në fabrika, laboratorë dhe nëpër tavolina statistikore. Në kohën kur madje edhe mbretërit edhe bujarët e Perëndimit pastrimin e kanë konsideruar pothuaj si luks të panjerëzishëm, madje edhe shtëpia më e varfër muslimane e ka pasur së paku një banjo, derisa banjot e përsosura publike kanë qenë shfaqje normale në çdo qytet të muslimanëve, kurse e tërë kjo si thirrje në mësimin e Pejgamberit se “Pastërtia është pjesë e fesë”.
    Sot pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhamedit (a.s.) kanë mbijetuar pa humbjet më të vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato ofrojnë të njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e mbarë njerëzimit. Kjo nuk është kërkesë e pasuesve të Muhamedit (a.s.), por konkluzioni i pashkëputur i theksuar nga një histori kritike dhe e paanshme.
    Dhe në fund të kësaj teme përmendim thënien e profesor Hurgronjes: “Lidhja e kombeve themeluar nga i Dërguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit ndërkombëtar dhe vëllazërimin njerëzor me themele kaq universale saqë u tregon dritën kombeve të tjera”.
    ----------------------
    Burimet:
    1. Islami i vërtetë –Bernard Show
    2. Muhamedi edukator-Robert L. Gulick
    3.Kriteret ose dritat e rrugës –Fethullah Gylen
    4.Takvimi 2005 Prishtinë.
    5. Rruga për në Mekë –M. Asadi
    6. Ku është gabuar? Islami, Perëndimi dhe Moderniteti-Bernard Levis
    7. A e njihni këtë njeri?
    8.Ç’thonë të tjerët për Muhamedin (a.s.)?
    9. Lista e personave më me ndikim në histori - M.H. HART.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    O i nderuari
    ALBIN te ndihmofte allahu ne te gjitha ne jete, per te gjitha keto qe naj ke dhene ne kete forum.

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Profeti Muhamed a.s. nė Hinduizėm
    Nga AIR_MJ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •