Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shoferi i Ngjelës hetohet i lirë

    shekulli

    -----


    Shoferi i Ngjelës hetohet i lirë


    D.Biçaku

    TIRANE- Policia e Tiranës lë të lirë Altin Lulin, shoferin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela. Lirimi i Lulit nga dhoma e izolimit në komisariatin nr.4 është bërë i ditur për “Shekullin” nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se mbrëmjen e djeshme, drejtues të policisë kanë vendosur ndjekjen në gjendje të lirë të të ndaluarit të dy netëve më parë. Burime të policisë së kryeqytetit shtuan se Altin Luli tashmë akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pasi ka qëlluar me armë në afërsi të shkollës “Partizani”. Policia pohon se ka bllokuar në rrugën “Qemal Stafa” disa gëzhoja pistolete tip “TT”, që i përkiste shoferit të parlamentit shqiptar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 21:00, kur Luli po udhëtonte me automjetin e Kuvendit të Shqipërisë, me targa TR 0020 Z. Ai ka pasur një konflikt me një tjetër drejtues makine, e në gjendje të dehur ka qëlluar me armën e punës në ajër.




    28/10/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana


    --



    i dehur me arme.. qellon dhe lihet i lire..

    edhe ded gjo luli ta bente kete do duhej mbajtur ne burg.. jo me ky pijaneci i princit te ligjeve..
    pse o tak ska djem te mire tirana qe nuk pijne e nuk zbrazin koburet ne popull ta merrje ti si shofer..

    mo u bej dado ruc.. se ...


    po dehemi te gjithe e po qellojme me arme.. se te len te lire..
    cbehet?

    kasaphane..

    kasaphana denohet..

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    nga gazeta shqiptare

    Një natë në qeli. Policia, vetëm gjobë për Altin Lulin. “Qëlloi me armë kur ishte i dehur”

    Shoferi i Ngjelës, liri për 1 mijë lekë
    Rrezikonte deri në dy vjet burg për prishje të qetësisë

    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Vetëm me një mijë lekë, Altin Luli, shoferi i deputetit Spartak Ngjela, ka flakur prangat duke rifituar lirinë e tij. Kjo është shuma e gjobës e vendosur nga policia për Lulin, për tre të shtënat në ajër, rreth orës 21.00 të mbrëmjes së mërkurë pranë Shkollës së Kuqe në Tiranë. Shoferi i Ngjelës që është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve në Parlament, është lënë i lirë mëngjesin e djeshëm, ndërsa më parë policia kishte lejuar të dilte automjeti i Parlamentit me targa TR 0020 Z, që ishte shoqëruar në Komisariatin numër 4 të Policisë së Tiranës së bashku me shoferin.

    Ngjarja
    Policia sekuestroi edhe tre gëzhojat e pistoletës me leje të Lulit, tip TT, në vendin e ngjarjes. Në momentin e bllokimit, arma e tij rezultoi e mbushur dhe me fishek në fole. Sipas burimeve policore, shoferi i deputetit rezultonte i dehur dhe niveli i alkoolit në gjak ishte 5 për qind. Gjithsesi, hetuesit kanë zgjedhur gjobën si masë ndëshkimi për shoferin, i cili rrezikonte nga gjoba deri në dy vjet burg si masë për akuzën e “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

    Prononcimi
    Vetë Luli, në një intervistë telefonike me NEWS 24, ka mohuar akuzën e policisë si dhe nisjen e ndonjë procedimi penal ndaj tij nga ana e prokurorisë. Ai ka pranuar se ka qëlluar në ajër me pistoletën e tij të shërbimit TT. “Unë kam qëlluar në ajër, por për të trembur dy persona që po tentonin të më vidhnin makinën e Parlamentit, shofer i të cilës jam. Për këtë keni dëshmitar edhe pronarin e lokalit ku unë gjendesha në ato momente”. Luli ka mohuar të ketë qenë në gjendje të dehur apo të jetë konfliktuar me punonjësit e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës gjatë veprimeve për shoqërimin e tij. Shkak për incidentin, sipas tij, ka qenë vetëm fakti i tentativës për vjedhjen e automjetit të Parlamentit, për të cilën e njoftuan në kohën që ai ishte në lokal.


    vetem ne shqiperi besoj se ndodh qe shoferet e deputeteve dhe ministrave te jene kaq te rendesishem. Ne kohen e nanos ishin bere seksere per mbledhjen e pareve te korrupsionit te ministrave apo deputeteve te korruptuar. i shef akoma neper rruget e tiranes kur kalojne me semafor te kuq ne mes te dites a thua se kane gjithmone urgjence. nuk e di po per mua ky grup njerezish eshte nga me te urryerit ne shqiperi (kuptohet pas pushtetareve tane mendjendritur).

    Dhe ne rastin mesiperm nuk mendoj se kane bere mire qe e kane lene te lire vetem nje dite pas arrestimit. duket sikur i eshte bere nje trajtim i vecante. Me kete veprim pushtetaret "e sotem" na kujtuan ata "te djeshmit" qe sapo iken.....
    To look life in the face....

Tema të Ngjashme

  1. Le të qeshim pak me policët :)
    Nga Macho në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 08-01-2008, 23:22
  2. Debati për Drejtësinë dhe roli i Spartak Ngjelës
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 05:43
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. shoferi
    Nga Vinjol në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2004, 16:19
  5. Shoferi i Bizhgës, grindet me armë me djemtë e Brahos
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 14:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •