Artikulli me poshte eshte vetem nje shembull nga qindra te tille qe tregojne sa poshte ka rene dinjiteti i Shtetit Shqiptar dhe atyre qe duhet te jene shembulli i ketij dinjiteti.





Zhbėrja e shtetit
TURPĖRUESIT E SHQIPĖRISĖ*

Shkruan: Ferid SHALA


Shqipėria pėr Kosovėn vazhdon tė mbetet njė metaforė. Nė shumėēka qė
ndodhė atje edhe ne "kosovarėt" shpeshherė jemi pjesėmarrės. Pa
pėrjashtuar dhe arsyet, nė tė kėtejmit kemi glorifikuar gjithashtu Enver
Hoxhėn edhe nė kohėn e delirit mė shkatėrrues pėr vendin, kemi mbėshtetur
parezervė Berishėn madje dhe kur bėnte faje, nuk ua kemi thėnė atė qė
meritojnė as kėtyre aktualėve, madje as kur po i shkėrmoqin themelet e
shtetit shqiptar.
Nuk ėshtė fjala vetėm pėr keqardhjen, por edhe pėr drojėn "mos po e bėjmė
edhe mė keq", "mos tė dalė kjo hata prej nesh", thuase bota nuk ka sy pėr
tė parė. Kjo drojė ka mbytur nė heshtje jo pak faje e poshtrime qė
"kosovarėve" ua kanė bėrė pėrfaqėsuesit apo strukturat e shtetit shqiptar.
Kjo vazhdon edhe sot. E nuk ėshtė mė koha as pėr drojė, as pėr keqardhje.
Plangprisėve, maskarenjve dhe plaēkkitėsve qė veprojnė nė emėr tė shtetit
shqiptar duhet ējerrė maskėn. Nė mos pėr asgjė tjetėr, tė paktėn pėr tė
mos u bėrė bashkėfajtorė.


Korrupsion i pėrdalė apo plaēkitje e institucionalizuar?

Sipas disa pėrllogaritjeve, rreth 400 mėrgimtarė pritet tė vijnė pėr t'i
kaluar "pushimet" e verės nė Kosovė. Ėshtė ajo pjesa shtegtuese qė ia ka
mėsyrė vendit nėpėr ajėr, nėpėr tokė dhe nėpėr det. Gjithė ky trirrugėtim
bėhet nė njė heshtje fyese pėrballė dramave qė nuk i pėrthekojnė as
kapakėt e njė libri.

Mė 12 tė kėtij muaji, nė orėn 23, nga porti i Barit u nis pėr nė Durrės
njė trajekt grek i mbushur me mėrgimtarė. Mes tjerėsh ishim rreth 200 veta
qė ktheheshim nė Kosovė. Shumica nesh kishim edhe fėmijėt, qė pėr herė tė
parė ktheheshin nė atdheun e tyre. Fėmijė tė tė arratisurve, lindur e
rritur nė mėrgim, dhe tė mbrujtur me njė ėndėrr dhe me njė gjakim pėr ta
parė njė ditė tokėn e Kosovės.
Pas njė rrugėtimi nėpėr detin e trazuar, shumica pa vėnė gjumė nė sy,
arritėm nė portin e Durrėsit, tė enjtėn mė 13 korrik, nė orėn 8:30 tė
mėngjesit. Nė trajekt hyri policia, na dha pėr t'i mbushur fletėhyrjet dhe
fletėdaljet, na i verifikoi pasaportat.
Porsa i radhitėm veturat nė port, na vėrshuan lypėsit dhe disa civilė qė
na kėrkonin dokumentet pėr t'i kryer procedurat. Njė i tillė m'u afrua:
"Merr dokumentet dhe eja pas meje!" I shkova mbrapa. Nė njė qymez ma
fotokopjoi librezėn e veturės dhe pasaportėn. M'i kėrkoj 5DM pėr
fotokopjen. Pastaj m'i kėrkoj edhe 10DM pėr njė kafe. Ia dhashė, pastaj mė
tha tė pres nė radhė te njė sportel pėr tė marrė njė vėrtetim pėr hyrjen e
veturės. Vetėm atėherė mora vesh se ai nuk ishte nėpunės, por matrapaz qė
ishte futur nė port nėpėr derėn tė cilėn e ruante policia dhe ushtria.
Nė sportel shtyheshin nja 7-8 veta. Nuk respektohej fare radha. Njė
mėrgimtar nga Kosova i bėrtiti njėrit qė nga prapa fuste dokumentet e tė
tjerėve nė sportel: "Mjaft se po pres tash njė orė!" Dhe, ai nga prapa pa
njė pa dy nxori librezėn (mė dukej se ishte e pjesėtarėve tė SHIK-ut) dhe
i tha: "A do tė tė jap kobure kokės, apo ndonjė presh! Unė jam kėtu pėr tė
mbrojtur themelet e kėtij shteti!" E shikova me vėmendje: ishte njė
trashaluē i shkurtė, krejt i ri, me sy tė kaltėr qė i rrotullonte sa andej
sa kėtej pėr tė hetuar pėrshtypjen e fjalėve tė tij te ne tė tjerėt. Njėri
prej atyre qė priste nė rend, kishte mė vete tė birin, rreth 14-vjeēar, i
cili nuk kishte qenė kurrė as nė Kosovė as nė Shqipėri. U zbeh fėmija si
meit nga sjellja e mbrojtėsit tė themeleve tė shtetit shqiptar.
Pėr fat nuk kishte shumė njerėz dhe dikur na erdhi radha edhe neve. Na
dhanė nga njė vėrtetim dhe na drejtuan te doganieri pėr t'u regjistruar
sėrish. Para se tė shkoj aty, mė erdhi prapė ai "zyrtari" i parė: "Duhet
ca lekė pėr doganierin!" E shikova me vėmendje dhe i thashė prerė: "Mjaft
tė dhashė!"
Mirėpo, te dera e doganierit ishte njė civil tjetėr, shoku i tij. M'u desh
t'ia jap edhe atij 10DM. Do tė thuani pse? Sepse asnjėri prej nesh nuk e
dinim se pėr ēka dreqi ishte fjala dhe se ne nguteshim tė kalonim rrugėn
Tiranė-Morinė pa rėnė nata. Doganieri ma regjistroi emrin dhe vetėm
atėherė mė thanė tė ec pėrpara. Kur mendova se kalova portin, pashė dy
ushtarė tė armatosur qė urdhėruan tė radhitim veturat. Njėri prej tyre i
kėrkonte ēdonjėrit fletėsigurimin e veturės, thuajse kjo ishte punė e
ushtrisė. E gjeta dhe ia dhashė. M'u duk se nuk i erdhi mirė. Gjatė tėrė
kohės pėrpiqesha tė pėrmbahem, nė mėnyrė qė fėmijėt e mi qė, siē thashė mė
lart, pėr herė tė parė vinin nė Shqipėri dhe shkonin nė Kosovė, tė mos
vėrejnė pisllėkun e shtetit, pėr tė cilin ne prindėrit e tyre u kemi folur
aq shumė, saqė kur pėrmendet emri i tij, ēohen nė kėmbė.

Murrjelat

Mė nė fund dolėm nga rrethojat metalike tė portit nė rrugė. Na vėrshuan
lypėsit. Kjo na bėri qė tė ikim sa mė parė prej aty, nė mėnyrė qė tė
takohemi mė vonė nė dalje tė qytetit dhe tė bėhemi bashkė. Ishim vetėm dy
vetura. Pėrpara shkonte B. Bytyqi nga Shtimja nė njė audi me regjistrim tė
Gjermanisė, ndėrsa pas tij unė. Prej Durrėsit e deri pėrtej Fushė-Krujės e
ndalėn tri herė. Qė tė trija herėt e gjobitėn me nga 20DM. E gjobitėn pėr
"shpejtėsi tė tepruar". Mua nuk mė ndalėn, edhe pse shkoja ngjitur me tė.
Pas tė tretės herė mė tha: "Apo del ti pėrpara se mė sakatuan!" Dola para
tij, mirėpo nuk kemi udhėtuar as 5 kilometra, kur e ndalėn prapė, tė
shkretin. E gjobitėn sėrish, sepse ia njihnin tabelat e pėrkohshme me datė
tė skadimit, sepse ai kthehej pėrgjithmonė nė Kosovė dhe nuk i shqiteshin,
si murrjelat.
Mė nė fund arritėm nė Rubik. Njė qytezė malore bri njė lumi qė gati ishte
shterrė. Aty na ndali polici dhe na tha: "Duhet tė pritni tė vijnė tė
tjerėt, sepse kemi urdhėr prej ministrit qė t'u pėrcjellim deri nė Morinė,
pėr shkak tė rrezikut nga bandat. Gjersa tė vijnė tė tjerėt mund tė shkoni
nė lokal." Lokal quhej njė shitore qė e kishin kapluar mizat. Ndejtėm
jashtė duke i pritur tė tjerėt. Dhe ata erdhėn njėri pas tjetrit. U bėmė
krejt 18 makina. Dhe vazhduam tė presim. Pasi kaloi mbi njė orė, iu afruam
policit dhe pyetėm edhe sa duhet tė presim. "Po ja edhe njė ēik, sepse
ėshtė urdhėr i ministrit..." Na digjte dielli dhe s'kishte kund hije pėr tė
futur kokėn, sepse ishim nė qendėr tė fshatit, mu pėrballė komesariatit.
Duhej tė pritnim, ndaj filluam tė bisedojmė e tė njihemi mė mirė me
njėri-tjetrin. Gruaja ime i fliste njė bashkudhėtares nga Mitrovica pėr
mallin e fėmijėve tonė pėr t'u kthyer nė Kosovė: "Sidomos vajza ėshtė
krejt e papėrmbajtur: po mė thotė se porsa tė hymė nė Kosovė, do tė ulem
nė tė dy gjunjtė pėr ta puthur tokėn! Ka 15 vjet qė po pres kėtė ditė!"
Ajo vetėm para njė muaji i ka bėrė 15 vjet!
Ne Rubik arritėn edhe katėr vetura tė ngartėsit e tė cilave qysh nė port
tė Durrėsit kishin bėrė pazar me njė kukėsian qė t'i pėrcjellė deri
Morinė, por me kusht qė t'ia japin 200DM. Mirėpo, ky farė pėrcjellėsi, kur
na ndali policia aq gjatė, u mėrzit dhe kėrkoi hesapin e tij deri aty. Ia
dhanė 70DM dhe memzi u ndanė prej tij. U kthye, si duket, pėr t'u
pėrkujdesur pėr tė tjerėt, qė do tė arrinin sonte ose nesėr nė mėngjes!

Karvani i pengjeve

Pas dy orė pritjeje iu drejtuam policit pak mė seriozisht: "A e keni
ndėrmend tė na pėrcillni, apo tė ecim vetė." "Jo, duhet tė prisni!" na tha
i acaruar. Dikur ne kėmbėngulėm mė shumė dhe filluam tė ndėrrojmė edhe
fjalė tė rrepta me ta: ose na nisni, ose na lini tė shkojmė! Nuk ēanin
kokėn pėr atė punė. U pėrpoqėm tė bisedojmė edhe me komandantin, i cili
rrinte anash kolonės tonė dhe na vėshtronte. "Urdhėri ėshtė nga lart dhe
ju duhet tė pritni!"
Vetėm pas tri orėsh na urdhėruan tė nisemi. Nė dalje tė Rubikut na
dorėzuan te patrulla e njė lokaliteti tjetėr, e cila shkonte para nesh me
dritat e ndezura tė alarmit. Kjo patrullė kishte kėrkuar qė ne t'ia
paguajmė benzinėn. Njėri, nė krye tė kolonės, ua kishte dhėnė 60DM. Mė
vonė kėsaj patrulle iu bashkangjitėn edhe disa tė tjerė. Ishin civilė, por
me revole nė brez dhe me motorola nė dorė. Si duket ishin tė SHIK-ut.
Gjersa pritnim tė bashkohet kolona, njėri prej tyre, na tregonte se sa
njeri i madh ka qenė Enver Hoxha. E dėgjonim kah fliste bri njė rruge tė
shkatėrruar qė gjarpėronte bjeshkės sė zhveshur. Njė koleg i tij na tregoi
se si kanė arrestuar dje njė mashtrues qė u merrte kosovarėve tė holla pėr
t'i pėrcjellė gjer nė Kukės dhe se si dy ditė mė parė ka arrestuar dy
pjesėtarė tė bandave qė po plaēkisnin njė kosovar. "Ju nuk duhet t'u jepni
tė holla policėve. Ne na paguan shteti... Unė kam punuar 28 vjet si
ushtarak..." Ia shikoja teshat civile krejt tė hjerra e sytė livritėsdhe
nuk
e dija se sa mund t'u besojė njeriu fjalėve tė tij.

Mos ma pruftė kurrė sorra ashtin...

Te njė kodėr qė ndante Mirėditėn me Pukėn na priste njė patrullė tjetėr.
Kjo na tha tė ecim gjer nė lug dhe tė ndalemi. Ashtu vepruam. Pastaj, nga
vetura e policisė doli njė djalė i ri i gjatė e me flokė tė onduluara deri
nė supe. Nga prapa dukej si vajzė. Ishte i veshur krejt shik: mbi
uniformėn blu kishte njė jelek tė gjelbėr. Revolėn e kishte nė xhepin e
gjoksit, ndėrsa motorolėn nė brez. Kėpucėt i kishte krejt tė mprehta dhe
me take. Nė duar mbante dorėza pėr ngarje tė veturės. Ai ecte bri kolonės
taman si heronjtė e kiēfilmave amerikanė. Kur doli nė krye tė kolonės iu
drejtua njėrit krejt troē: "Mė duhen tė hollat pėr tė paguar benzinėn. Nė
tė kundėrtėn duhet tė prisni, sepse nuk mund t'ju shoqėroj". I mblodhėm tė
hollat dhe ia dhamė. Ai pėrpara, ne pas tij. U bė vonė pasdite dhe ne, me
nja tri vetura, me t'u ndalur ai prapa, shpejtuam menjėherė, sepse njėri
prej nesh kishte njė rast shumė urgjent.
Pas nja 20 kilometrash na ndali njė patrullė tjetėr: "Ku janė tė tjerėt?"
Po vijnė pas i thamė. "Duhet tė prisni edhe ju". U thamė se kemi njė rast
tepėr urgjent dhe duhet tė nisemi: pas njė dialogu but-ashpėr na liruan,
por vetėm pasi ua paguam 10DM pėr "nga njė kafe"! Dhe, ecėm shpejt asaj
rruge tė shkretė e tė shkatėrruar.
Kur mbėrritėm nė Shemėri na ndali polici. Ishte ora 19:30. E kishte pasur
emrin Fatmir, njė koleg tjetėr i tij Bilbil. Ua treguam rastin: njėri prej
nesh kishte njė vėlla tė lėnduar rėndė qė luftone me vdekjen. Fatmiri, qė
rrinte roje me njė kallash tė vjetėr, nuk lėshonte pe: "Kam urdhėr. Nuk ju
lėshoj. Shkoni te komandanti, ja ėshtė aty nė resorant." Shkuam: ishte njė
bardhosh me uniformė. Nuk na tregoi emrin. Pinte birrė me njė kolegun e
tij civil qė e quanin Zeqė. Ia shtruam rastin dhe i thamė tė na lėshojė.
Nuk lėshoi pe, atėherė ne nxorėm kartėn e fundit: "Ose na lėshoni, ose na
vritni". Dhe, kur ky nisi tė tundet, foli Zeqa: "Mos gabo, se humb punėn!"
Dolėm jashtė dhe filluam tė flasim prapė me Bilbilin, i cili dukej mė i
arsyeshėm. "Unė nuk jam nė shėrbim, tha, dhe nuk mund as t'ju ndal, as
t'ju lėshoj. Por, nėse ikni ne nuk mund t'ju ndalim!" Kishte rėnė shumė
shi. Ishte baltė dhe nisi tė bjerė nata. Mbetėm nė vetura. Dikur dolėm dhe
njė herė tė merremi vesh me ta. Kur bashkudhėtari, qė kishte njė rast
shumė urgjent nė familje, i tha prerasi Fatmirit se do tė ec, sepse s'kam
ēare pa ec, ky i tha nuk tė lėshoj... "Po nėse unė megjithatė vazhdoj
rrugėn
time?" "Do tė t'i shpoj gomat", tha shumė qetė Fatmiri. E shikova me
vėmendje fytyrėn e tij tė zeshkėt e tė pėrzgjatur dhe u binda se ishte i
lig nė atė masė, saqė vėrtet do tė shtinte nė tė. Ndėrhyra: "Po nėse nė
vend tė gomės ia plagos fėmijėt?"
- "S'ėshtė faji im", tha!
Pritėm aty deri kah ora 22. Atėherė arriti pjesa tjetėr e kolonės. Ishin
tė lodhur e tė dėrrmuar. Nė njė veturė njė fėmijė qante. E ndalėn krejt
kolonėn. Ne ua treguam tė gjithėve se si ėshtė puna. Dhe vendosėm tė jemi
mė kėmbėngulės dhe mė nė fund tė ecim pavarėsisht se ēka do tė bėjnė ata.
Njė djalė nga Strellci, me mbiemrin Istrefaj, u nis me veturė, por Fatmir
polici para tė gjithė neve ia drejtoi kallashin. U shashtrisėn fėmijėt.
Dhe, po tė mos dilte njė grua pėr ta ndalur atė strellcianin do tė bėhej
hataja, sepse ne u nisėm tė gjithė pavarėsisht se ēka do tė bėhej. U bė
njė pėshtjellim i madh dhe vetėm falė prezencės sė fėmijėve u ndalėm. Pas
kėsaj tollovie erdhi komandanti, ai bardhoshi qė pinte birrė nė
restorantin pėrbri. E kishte kallashin nė dorė dhe dukej i nxerė nga
alkooli. Filloi tė na fyejė. "Ēka kujtoni ju. Si mund tė kaloni ju nėpėr
vendin tim, po qe se unė nuk dua! Ju vetėm njė serb do t'ju bėnte zbor tė
gjithėve!"
Iu afruam nga tė gjitha anėt dhe filluam t'i shtrojmė pyetje: "Na tregoni,
zotėri, nėse i kemi shkelur ligjet e shtetit shqiptar, pra na njoftoni
nėse jemi tė arrestuar?!'
"Jo, nuk jeni tė arrestuar..."
"Po atėherė, pse pra nuk na lejoni tė shkojmė nė shtėpinė tonė?"
"Sepse kam urdhėr!'.
"E ku tė rrimė pra ne? E shihni se ėshtė mesnatė, ku tė flemė ne, ku t'i
lėmė fėmijėt nė kėtė baltė, kur jemi nė udhė tash 48 orė?'
"Rrini nė vetura!"
"E deri kur?"
"Derisa tė vijė urdhėri tjetėr!"
"Po si tė vijė urdhėri, kur ti po thua se nuk keni as veturė pėr tė na
pėrcjellė (stacioni i policisė nė njėrėn prej zonave mė frekuentuese nga
bandat, "nuk kishte veturė") dhe as nuk keni radiolidhje pėr tė komunikuar
me eprorėt tuaj?" Heshtje.

Njė civil qė rrinte vazhdimisht me Fatmir policin ose qė pinte me
komandantin na doli se ėshtė taksist dhe ai, nė fund, na kėrkoi 200DM, qė
t'i bartė policėt gjer nė Kukės pėr tė na marrė nė mbrojtje se mos po na
ndodh ndonjė e ligė nėpėr rrugė! Vetura e tij kishte targat TR 0200.
U morėm vesh t'ia paguajmė tė hollat dhe u nisėm. Nė nisje e sipėr im bir
i fotografoi takskstin dhe policin. Mė vonė rrugės kėrkuan t'ua japim
filmin. U thamė se nuk ėshtė blici i aparatit, por alarmi i veturės. Kur u
bindėn nė kėtė thanė: Nėse do njė ne ju rrimė drejt dhe na merrni mirė nė
fotografi. Ne po ju ndihmojmė, thanė...
Njė grua qė mbante njė foshnjė nė prehėr nxori kokėn nga vetura dhe u tha:
"O Zot, as sorra ashtin mos ma pruftė nė kėtė vend!"

150 km. pėr 15 orė

Nė orėn 01:30, arritėm nė Kukės. E ndalėn kolonėn. Porsa u ndalėm erdhėn
dy policė kukėsianė. Ata ishin shumė konkretė: "Sot gjashtė herė kemi
pėrcjellė kolona kosovarėsh prej Kukėsit nė Morinė, kemi bėrė rreth 300km.
pėr t'i ndihmuar ata me tė hollat tona, sepse ky shtet i dhier nuk ka
mjaft benzinė! Por, kemi edhe njė problem, komandanti ynė ka paguar
benzinėn nga xhepi dhe ėshtė tepėr i mllefsour, prandaj tė vijė dikush nga
ju qė ėshtė mė i gojės dhe ta bindė disi se ai nuk dėgjon fare. Eshtė
idhnuar keq nė shtetin!"
Ne vetėm tash nė fund e mėsuam lojėn: "A di si? Ne nuk e njohim
komandantin, prandaj shko dhe merru vesh me tė, sepse ti ia njeh hujin mė
mirė.' 'Nė rregull pra, po ua bėj kėtė mirė', na tha dhe shkoj. "Posa u
kthye na tregoi ēmimin e "benzinės" ne paguam dhe u nisėm.
Nė doganėn e Morinės mbėrritėm nė ora 2 tė mėngjesit. Aty u detyruam tė
paguajmė edhe nga 15DM pėr veturat, "tranzitin". Polici te dera e doganės,
kur afrohej ēdo veturė i thoshte tė madhe atij, mjelėsit brenda, nėse nuk
paguan lėre anash dhe lėshoji tė tjerėt qė paguajnė. Ishte njė mekanizėm
qė funksiononte si nėpėr tlyen. Nėpėr kėtė mekanizėm ecnim ngadalė ne,
rrugėtarėt e rraskapitur: 160km. rrugė i kishim kaluar pėr 15 orė!
Kur dolėm dhe u ndalėm para doganės tonė, na u duk se kemi lindur pėr sė
dyti. Dolėm nga veturat dhe bisedonim me njėri-tjetrin: Njėri thoshte: Kam
paguar 200DM, tjetri 400, ndėrsa njė i njohur imi qė punon nė Ahen tė
Gjermanisė mė tha: "I kam pasur mė vete 2000DM. Mė kanė mbetur vetėm 300.
Bile as ato nuk e di, ku dreqi i kam lėnė!"

Kur dielli lind nė Kosovė

Nė doganė, te hyrja, njė polic gjerman ia lėshoi kolonės tonė dritat e
gjata tė njė xhipi. Ndoshta donte tė na nxirrte gjumin qė na rrinte varė,
mbi ēepalla. Dhe, nisi tė na lėshojė brenda njė nga njė. Kur na erdhi
radhe neve e pamė se po bėnin njė bastisje tė detajuar, pjesė pėr pjesė. E
kryem dhe kėtė "procedurė", por te dogana kishte mbetur Faik Kaēiku, nga
Mitrovica me tre fėmijė. Nuk e lėnin tė futet nė atdheun e tij, sepse nuk
kishte dokumente. Nuk kishte pranuar tė shkojė nė konsullatėn serbe pėr tė
vazhduar pasaportat. E lamė aty, nė orėn 2:30 tė mėngjesit, pa pasur asnjė
mundėsi t'i ndihmojmė. Ishte i lodhur dhe ngiste veturėn me kėmbė tė
lėnduar.
Kur dolėm nė rrugė, njė pjesė e kolonės pritte aty. U pėrshėndetėm dhe
shkuam. Nė Prizren njė patrullė e KFOR-it na udhėzoi kah tė shkojmė dhe u
nisėm drejt kullės sonė tė djegur. Rrugės filloi tė ndahet nata nga dita.
Dhe, fėmijėt qė shkelnin tokėn e Kosovės pėr herė tė parė e panė se si
agon dielli nė atdheun e tyre. Pėrballė rrėnojave nė njė kulm tė ri i
priste gjyshja e tyre. Pasi i puthi tė tret, njėrin pas tjetrit, tha: Tė
qofsha falė, o Zot, qė nuk i le kėto troje tė mbesin shkret.
Drita kishte zbuar terrin dhe tash nė fytyrat e fėmijėve tė mi nuk pashė
asnjė gjurmė tė tronditjes qė kishin pėsuar nga pėrkujdesja e policisė sė
sakatshtetit shqiptar.
Kur hymė brenda, djali i madh, si t'i kishte lexuar mendimet e mia, mė
tha: "Babė, ne nuk duhet tė lejojmė kurrė qė nė Kosovė shteti tė kthehet
nė shkėrbe!"
Nė fytyrėn e tij tė njomė ia pashė tė ngritur damarin kryengritės, atė
damarin si thupėr qė e kishte ēuar tė atin nė tė gjithė rrathėt e ferrit.