Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Profesor Ilia Prifti, 40 vjet si mėsues fizike

    NE KUJTIM TE KOLEGUT TONE TE PAHARRUAR, ILIA PRIFTI

    U nda para kohe nga gjiri i familjes dhe i te afermeve, nga shoket, koleget e punes dhe studentet, Profesor Doktor Ilia Prifti. Ilia u lind dhe u edukua ne nje familje patriotike dhe arsimdashese. I ati i tij, Stefan Prifti, perktheu nga gjuha latine "Historia e Skenderbeut"- nje monument i kultures sone. Daja i tij, Dhimiter Shuteriqi, ka zene tashme vend nderi ne letersine shqipe dhe ne historine e saj.

    Ilia mbaroi me rezultate te larta Shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" dhe, po me rezultate te larta, degen e Fizikes te Fakultetit te Shkencave Natyrore. Punoi per pak kohe ne Shkollen e Mesme ne Lac, ku la mbresa te pashlyeshme dhe kujtohet edhe sot nga nxenesit dhe prinderit e tyre.

    Per nje periudhe afer 40-vjecare Ilia, ose Ilo, sic e therrisnin te gjithe, madje edhe studentet e therrisnin Profesor Ilo, punoi ne katedren e Fizikes se Specialitetit dhe pastaj ne departamentin e Fizik-s te Fakultetit te Shkencave Natyre. Per shume vite drejtoi nje grup studimor ne fushen e fizikes se zbatuar ne teknologji dhe per shume vite, deri sa vdiq, drejtoi Seksionin e Fizikes se Materialeve. Ai drejtoi gjithashtu Shkollen Pasuniversitare te Fizikes. Per nje periudhe Ilia ka qene drejtor i Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences.

    Ilia ka nje veprimtari te gjere botuese. Ai botoi dhjetera artikuj shkencore ne vend dhe ne revista nderkombetare, mori pjese me punime ne konferencat kombetare dhe ballkanike te fizikes dhe ne disa konferenca nderkombetare te fizikes. Nga penda e Ilias jane shkruar me dhjetera tekste fizike per shkollen e mesme dhe per ate te larte. Nga dora e Ilias kane dale qindra mesues dhe fizikante qe punojne ne cdo qytet te Shqiperise dhe jashte saj. Ilia ka dhene ndihmese te vyer ne drejtimin e grupeve te punes per reformimin e shkolles ne te gjitha hallkat e saj.

    Pa e zmadhuar mund te thuhet se Profesor Ilia Prifti tashme ze nje vend te respektuar ne fiziken tone. Ilia dallohej per cilesite e larta morale, per dashurine dhe sjelljen korrekte dhe shume te ngrohte me koleget dhe sidomos me studentet, duke qene per ta nje shembull i shkelqyer. Ne punen e perditshme ishte shume i rregullt dhe racional, kishte nje vullnet te jashtezakonshem aq sa, edhe ne gjendjen e rende te semundjes, arriti te realizoje drejtimin e hartimit te tekstit "Fizika 6" per shkollen e reformuar 9-vjecare.

    Edhe ne castet e fundit te jetes Ilia, me stoicizem dhe koshience te plote per ate qe e priste, mbajti nje qendrim burreror duke ua lehtesuar edhe te afermeve te tij dhimbjen. Ne, koleget e Ilias, qe e paskemi teper te veshtire te perballim humbjen e tij, do ta kujtojme gjithnje me respekt dhe dashuri.

    Halil Sykja

    Zenun Mulaj

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Unhappy

    Profesor Ilia ishte nje mesues i pasionuar qe me perkushtimin, talentin pedagogjik dhe bagazhin akademik qe kishte arrinte ta bente nxenesin te futej lehte ne labirinthet e fizikes. Por mbi te gjitha, ai ishte nje njeri i mrekullueshem. Ndarja e tij nga jeta eshte humbje e madhe.

    Zoti ua lehtesofte dhimbjen te afermve te tij.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Profesor Ilia ishte nje mesues i pasionuar qe me perkushtimin, talentin pedagogjik dhe bagazhin akademik qe kishte arrinte ta bente nxenesin te futej lehte ne labirinthet e fizikes. Por mbi te gjitha, ai ishte nje njeri i mrekullueshem. Ndarja e tij nga jeta eshte humbje e madhe.
    Ngushellimet e mia, familjes dhe te afermeve. Shpesh harron, qe te gjithe keta njerez qe sheh prane, dhe ata qe nuk i sheh, ndahen nje dite. Si eshte jeta!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Edhe mua po me vjen keq!Ngushellime te sinqerta te afermve! Arritjet dhe ndihmesa e pacmuar qe ka dhene ne fushen e fizikes,respekti dhe vlersimet qe gezon nga koleget,ato qe kane pasur fatin ta kene mesues, e te gjithe ato qe e kane njohur, do te beje qe kujtimi i tij te mbetet i pavdekshem.
    Une kam pasur vitin e fundit te shkolles se mesme mesuese fizike te shoqen, Ana Priftin. Ka qene me te vertete e mrekullueshme! Edhe pse jo shume e dhene pas fizikes nje nder librat e fundit te Prof.Dr Ilia Priftit e kam punuar me qejf.
    Edhe nje here ju prefte shpirti ne paqe!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E kam njohur personalisht te ndjerin. Kjo eshte nje humbje e madhe jo vetem per te afermit por per te gjithe ata qe kane pasur te bejne direkt dhe indirekt! Fakulteti i Shkencave humbi nje figure akademike te spikatur dhe elita intelektuale Shqiptare nje njeri te nderuar. Eshte e hidhur marrja e lajmeve te tilla.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Shoke te tij me paten thene se ishte shume semure ne vere. Dhe po me vjen keq pasi e kam njohur nga shume prane. Ka qene njeri i apasionuar pas lendes qe ai mesonte, njeri i durueshem dhe punetor. Shpreh ngushellimet e mia.
    beqar

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Madheshtia e njerezve si profesori me lart, te cilin une nuk e kam njohur nga afer por lexova mbi jeten e tij ne gazete, qendron jo vetem tek dedikimi i tyre ndaj lendes qe ka dhene per nje jete te tere, por edhe nga perulesia e tyre si njerez.

    Duhet qe keta te vdesin, ne menyre qe emri i tyre te shkruhet ne gazete. Por nga ana tjeter, fale perkushtimit te tyre ndaj studenteve dhe pasionit ne mesimdhenie, ata prekin jeten dhe behen pjese e suksesit te mijra studenteve te tyre.

    Eshte nje gje te thuash "fjale pak e pune shume", por eshte gje tjeter te jetosh jeten tende tamam ashtu.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  2. Reforma arsimore nė Elbasan, vitin tjetėr ikin 150 mėsues
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Spiro Prifti, mjeku qė shėroi me qindra pacientė ..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •