Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 196 prej 196
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim.
    Zbulimi i piramidave, të paktën pesë sosh, jep një argument për nevojën e ndryshimit të domosdoshëm të historisë së civilizimit dhe kulturës evropiane, përkatësisht të korrigjimit të gjithë asaj xhungle të gabuar librash, teorish, informacionesh, arkivash, të cilat vazhdojnë të ruajnë dhe kultivojnë atribuimin e gabuar, i cili para së gjithash, shqiptarëve në Ballkan u ka kushtuar me përjetimin e shumë vuajtjeve, mizorive, goditjes nga gjenocide dhe etnocide, veçanërisht nga serbët e grekët, dhe kjo vuajtje po vazhdon ende, jo vetëm në sytë e Evropës, por edhe me leje dhe me projekte të saj.

    Kështu me gjithë pështjellimet politike, falsifikimet evropiane të historisë, të qëllimshme apo nga mosnjohja shkencore, e deri tek gjenocidet dhe etnocidet e kryera me dëbimet masive dhe në heshtje të shqiptarëve nëpër shekuj, kjo pjesë e Ballkanit vazhdon, të dominohet nga elementi shqiptar, apo origjina e tij, ilire dhe thrake. Është koha që popujve të lirë (Ilir), t’iu rikthehet liria, që ata të vetëvendosin se më kë duan të jetojnë.

    Piramidat ende në zbulim, janë bërë vend shumë i vizituar
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Ky arkeologu boshnjak nuke e njeh popullin shqipetar,ai thote se shqipetaret nuke jane ilir.e dyta ai thote se iliret janvdekur se nuke ka asnji ilir i gjalle.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Terracet e Piramides se Henes jane te vjetra 10350 vjete te vjetra.
    Sipase rezulltateve te radiokarbonit vjetersia eshte 10350 vjete te vjetra(+/-50 vjete)
    piramida e bosnes eshte e vjeter 10350 vjete
    Piramida e Egjiptit 4.500 vjete
    Piramida kineze e peruane meksikane 2200 vjete
    Lartesia 190 metra e cila e tejkalon lartesin e piramides se Keopsit ne 147 metra
    Arkeologu italian Ricardo Bret ishte në prani të udhëheqësit të projektit Dr Semir,Osmanagiç duke përdorur metodologjitë e tradicionale arkeologjike, mostrave të marra në shtator 2010. Mostrat janë marrë në Institutin e Fizikës, Silesia University of Technology, Gliwice, Poloni. Shefi i Laboratorit Profesor karbonit radioaktiv fizikan Anna Pazdur ka zhvilluar analizën e saj se një nga dy marrë mostrat e materialeve organike. Aplikuar është një metodë të sofistikuar të analizës C14 radiokarbonit në moshë të këtij mostër dhe pas disa javësh rezultatet janë dërguar në adresën e Fondacionit në Sarajevë. U konkludua se mostra e materialit organik 10.350 vjet të vjetra.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 04-10-2011 më 10:35

  4. #184
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Ky eshte rasti me tipik qe nxjerr ne pah "kufizimet" e arkiologeve ish-jugosllave dhe mania e tyre per te mbuluar cdo gje Ilire/Shqiptare. Mendo tani, ne Boznje Kodra na del se eshte Piramide mijera vjecare, jo vetem qe eshte ndertuar nga Iliret por eshte edhe Piramida e pare ne te gjithe Kontinentin Europjan. Ju duket cudi juve qe dicka e tille eshte "Zbuluar" sote dhe jo me pare???
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Une jame kone ne ket vend para 32 vjeteve,dhe aty ishin germadhat,dhe hymja ishte poshte.Ky vend ashte gjetur nga tjeterkushi jo nga ky arheolog.Sa jane te vjetra nuke dihet ende,mirepo ME SIGURI ASHTE VENDBANIM ILIR.Gjdo tentim i ketij arkeologu te baje te paverteta per iliret ashte e kote.Ne te gjitha monumentet qe jane aty jane te shenueme ILIRE.Pore ky ashte pro serb,ate e dijne krejt boshnjaket.Prandej nji aventurist si ky nuke ka vende ne boten e arkeologjike,se bie ndesh me rregullat e arkeologjis.Jo vetem te bosnjes,pore edhe regullat boterore arkeologjike nuke lejojne.Pra ky vendbanim ashte iliro shqipetar.

  6. #186

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë


  7. #187

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë


  8. #188

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë


  9. #189

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë


  10. #190

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire në Bosnjë, sajesë e turpshme!

    Me një besim të madh te vetja, me idenë se po ndryshon historinë e njerëzimit, me një kapele arkeologësh në kokë (nga ato për mbrojtje nga dielli), me një qëndrim herë mistik e herë prej Indiana Jones, ai erdh në Tiranë dhe tha: kam zbuluar piramida ilire në Bosnjë. Jo vetëm që janë piramidat e para në Europë, më të mëdhatë në planet, por ato janë më të vjetrat në botë; konkretisht piramida e "Diellit", e cila është e lartë 220 metra, ajo e Diellit, e Hënës, e Tokës, ndërsa piramida e "Dragoit" dhe "Dashurisë", datojnë 12350 vjet më përpara.
    Ky, është arkeologu Semir Osmanagich, që prej vitesh "po trondit" botën, me zbulimin e tij (të pretenduar) në Visoko të Bosnjës. Nga viti 2005, kur ai e bëri publik këtë 'zbulim', nuk kanë munguar raportimet sporadike e të paqarta mbi një zbulesë të lidhur me ilirët.
    Por, së fundmi, Semir Osmanagich, ia ka behur në Tiranë dhe ka mbajtur dy "leksione", një në Akademinë e Shkencave e një në Muzeun Historik Kombëtar, dy prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës sonë.
    Por, ndërsa Semir Osmanagich u ka dhënë zë hipotezave të veta, shkenca shqiptare nuk ka mbajtur një qëndrim. "GSH" ka kontaktuar dje arkeologun Lorenc Bejko, për të mësuar qëndrimin e tij mbi "zbulesën e shekullit".
    "E ndoqa nga kurioziteti Semir Osmanagich-in, edhe pse kisha informacion paraprak nga kolegët e Bosnjës apo nga kolegët e tjerë të Shoqatës Europiane, për natyrën qesharake të gjithë kësaj historie", - thotë që në fillim Bejko, duke rrëfyer mandej se, pasi ka dëgjuar çka dëgjuar, vetëm sa ka konfirmuar gjithë ç'kishte dëgjuar më parë, prej "leksionit" të tij (Bejko thekson se leksioni duhet vënë në thonjëza). Por si qëndrojnë shkencërisht pretendimet e tij se në Bosnjë ka piramida 12350-vjeçare? "Nuk ka asnjë të dhënë shkencore për ekzistencën e një strukture piramidale artificiale në atë luginë të Bosnjës, në Visokos, sikundër pretendohet", - nënvizon Bejko gjysmë me të qeshur e gjysmë me ironi, ndërsa ndër mend i vijnë fraza prej "leksionit".
    "Kemi të bëjmë absolutisht me fenomene e formacione natyrore, - sqaron arkeologu shqiptar, - që nuk kanë asgjë të veçantë e që i gjejmë gjithandej nëpër territoret e Shqipërisë, apo edhe më gjerë". Me të njëjtën qetësi, Bejko tregon se "nuk ka absolutisht asnjë argument që duhet marrë në konsideratë. Niveli i diskutimit që bëri ishte nivel joformal, e që nuk i lejohet as një studenti të papërgatitur. As një studenti të dobët pra, nuk i lejohet të flasë aq pa lidhje logjike e në mënyrë aq inkoherente me pseudo fakte".
    Pos faktit se para 12350 vitesh nuk kishte ilirë, pra popullsia që jetonte këtyre anëve nuk kishte këtë emër, hipoteza se piramidat ishin ilire për Bejkon është e pabazë. "Nuk kishte ilirë në atë kohë. Kjo, a ka apo jo ilirë apo stërilirë, është çështje tjetër, por pa arritur këtu, nuk ka vend të diskutohet, sepse nuk ka fenomene të çuditshme të gjenerimit apo mbledhjes së energjive, nga një popullsi jashtëplanetare siç pretendohet. Është tërësisht qesharake", - nënvizon sërish Bejko.
    Ai, nuk ngurron ta quajë të turpshme jo vetëm hipotezën, por edhe faktin se si "personazheve të tillë iu jepen mundësi të dalin nëpër podiume që në Tiranë janë të rëndësishme. Kjo, është e padenjë!". Sipas Bejkos, gjithë "leksioni" i Semir Osmanagich nuk kishte asnjë fakt të qëndrueshëm. "Ishte një mori informacionesh pa lidhje, kronologjike mes tyre, piramidë në Egjipt, piramidë në qytetërimin Maja, në Afrikë e Azinë e largët, por që të gjitha nuk kanë lidhje me kohën kur janë ndërtuar në secilin vend", - e përmbyll Bejko.
    Pretendimet
    Semir Osmanagich ka thënë se materialet e piramidave janë analizuar në gjashtë institute të ndryshme dhe rezultati ka qenë i njëjtë: materiali është artificial, i krijuar nga njeriu. Ai është shprehur se nuk ka qenë një punë e lehtë për të arritur në këtë konkluzion. Ndërsa ka theksuar se ka hasur në vështirësi të ndryshme, pasi një grup arkeologësh në Bosnjë kanë kundërshtuar pretendimet e tij, kjo nuk e ka penguar që ai të vijonte me punën e tij për të sjellë lajmin që do të shkaktojë rishikimin e historisë së Ballkanit.
    Në mbyllje të aktivitetit të pranishmit shfaqën interes dhe kureshti në lidhje me këtë zbulim shkencor, duke i drejtuar pyetje të ndryshme arkeologut Semir Osmanagich, i cili, përmes materialeve filmike dhe dëshmive shkencore iu përgjigj të gjitha pyetjeve e çështjeve të ngritura për diskutim.

    Fatmira Nikolli - GSh
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #191

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    E lexova dhe e rilexova Bejkon. "Fakti" i Bejkos, per te hedhur poshte tezen e Semir Osmanagich, eshte "nuk jane te bindshme". POR Bejko vete, nuk jep asnje fakt konkret per te hedhur poshte teorine e paraqitur. Ndoshta ajo qe thote Osmanagich mund te mos jete e vertete, ndoshta edhe eshte. Zbulimet e fundit kane ndryshuar shume gjera qe nga fillesat e njerezimit, tek etapat e zhvillimit etj etj, prandaj historia si cdo fushe tjeter eshte ne evolim.

    Kur historianet dhe arkeologet shqiptar do dalin nga guacka qe ato qe jane futur ne leksionet e dyzetvjeteve jane te pandryshueshme?! Jo vetem tek ne, qe dime "pak" per historine tone, por edhe ne bote ku studimet jane te detajuara per vite te tera, perseri testohen teori te reja me kendveshtrime te ndryshme duke i saktesuar me shume ose permiresuar ato ekzistuese.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #192

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Ne fakt ato qe thote Bejko sjane fare te Bejkos. I gjithe komuniteti arkeologjik boteror nuk e pranon zbulimin e Osmanagicit si piramide. E kam thene dhe me pare ne kete teme, zyrtarisht ky zbulim nuk konsiderohet fare piramide.

  13. #193

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Artikulli Bejkon citon. Bejko vete nuk jep asnje "fakt" konkret pse e hedh poshte teorine. Dje ne nje debat mesova per artikullin e Bejkos dhe e lexova. Nuk e kam lexuar gjithe temen, ndoshta me jep nje postim ku eshte argumentuar kundra. Jam kurioze te lexoj faktet qe hedhin poshte teorine...

    Tendencat e komunitetit ndonjehere psh shkojne nga paraqitja e argumentave dhe akoma me keq ndonje here nga influencat e ndryshme, jashte arkeologjise. Historia nuk ka pesuar pak nga keto influenca.

    Nje shembull, qe me vjen i pari ne mendje, eshte Atlantis. Teori te ndryshme e nxjerrin ne vende te ndryshme. Nje program te fundit qe pashe ne Discovery Channel pasqyronte te gjitha perpjekjet qe greket perpiqen ta nxjerrin si vendndodhje ne Greqi. Ndersa nga cfare kam lexuar fare mire vendodhja mund te jete ne Malte. Ka te tjere qe thone qe nuk ka ekzistuar fare. S'kam lexuar gjithesesi qe greket te heqin dore nga pretendimi, vetem se kane dal teori te tjera konkuruese.

    Teorite mund te jene pro ose kundra, faktet jane ato qe i japin drejtim.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #194

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Po ta jap nje artikull relativisht te shkurter nga Smithsonian. Aty permblidhen disa nga problemet qe ka arkeologjia me kete zbulim.

    http://www.smithsonianmag.com/histor...990462/?no-ist

    Ideja eshte qe zbulimi i Osmanagic mund te kete ndonje perberje arkeologjike te kombinuar me nje strukture natyrale (tip kodre) por qe eshte larg nga nje piramide. Web ka shume research papers te botuara ne kete subjekt. Kam disa vite qe se kam ndjekur por me kujtohet ne fillim kur doli si lajm isha shume i interesuar dhe lexova me bollek se cfare thuhej.

  15. #195

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Faqja ketu eshte nje nga ato qe une do e merrja me ne konsiderate. Eshte nga Robert Schoch, i njejti qe beri studimin mbi erozionin ne Sfinks dhe rezultoi qe eshte relativisht 8 mije vjet ne moshe.

    Bosnian Pyramid Hoax Semir Osmanagic Colette Dowell

  16. #196

    Për: Piramidë ilire në Bosnjë

    Faleminderit per informacionin, do i lexoj...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Dejtoni shenoi fundin e nje lufte apo fillimin e nje ndarje te re?
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:18
  2. Truri i sulmeve të 11 shtatorit ka luftuar në Bosnjë e Hercegovinë
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:35
  3. Prezidenti Moisiu viziton trupat ushtarake ne Bosnje
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2004, 12:30
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •