Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 147
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar në Sarandë

    TAKIMI/ Presidenti grek do të pritet nga homologu Moisiu në një takim informal në fillim të javës tjetër

    Alarm në Athinë, Papulias në Sarandë

    Lindja e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan, shqetësimi që pritet të sjellë me vete kreu i shtetit grek

    Skerdilajd ZAIMI


    TIRANË - Presidenti i Republikës Alfred Moisiu pritet të zhvillojë në datën 1 nëntor në Sarandë një takim informal me homologun e tij grek Karolios Papulias. Burime zyrtare nga Presidenca njoftojnë se takimi në fjalë është një aktivitet që pason atë të pak kohëve më parë kur kreu i shtetit tonë u prit në Korfuz në një takim jozyrtar nga Presidenti i Greqisë. Tema zyrtare e bisedimeve do të jenë çështjet me ineteres dypalësh, pra, që kanë të bëjnë në mënyrë ekskluzive me të dyja shtetet tona. Megjithatë, vizita e Papuliasit në vendin tonë dhe zhvillimi i takimit me Presidentin e Republikës Alfred Moisiu vjen në një kohë dhe në një kontekst të ndezur rajonal si pasojë e hapjes zyrtare të bisedimeve ndërkombëtare për krijimin e shtetit të Kosovës. Madje edhe në vet shtetin fqinj, Greqi, media e shkruar dhe elektronike ka përcjellë me një interes të jashtëzakonshëm vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje, duke trajtuar gjerësisht raportin e Greqisë me këto zhvillime dhe reflektimin e shtetit grek ndaj tyre. Është e qartë se tashmë gjeopolitika e Ballkanit ka ndryshuar ndjeshëm dhe në pak kohë duke shkaktuar, ashtu siç trajtohet në mediat greke, “alarm në instancat e larta të politikës së Athinës”, meqenëse pas më shumë se 92 vjetësh përfundimisht është prishur një vijë e plotë komunikimi ekonomik, politik dhe ushtarak, duke sanksionuar daljen e një faktori të ri në arenën ballkanike dhe atë ndërkombëtare. Rrjedhimisht krijimi i këtij realiteti pritet të jetë një nga temat qendrore të diskutimit mes dy presidentëve, pasi prapavija diplomatike rajonale ka rëndësinë e vet në procesin e gjatë dhe të vështirë të negociatave. Madje në këtë pikë Greqia është ndoshta i vetmi vend fqinj i yni, që ende nuk është shprehur qartë lidhur me vendimin e KS-së, po të mbahen parasysh pozicionimet e qarta të Sllovenisë dhe ish-Republikës Federative Jugosllave të Maqedonisë për pavarësinë e Kosovës. Nuk bëhet e ditur nëse një gjë e tillë do të hidhet për diksutim në takimin e 1 nëntorit, por gjithsesi pozicionimi i tanishëm i Greqisë do të ndikojë ndjeshëm në trajtimin e shumë çështjeve të tjera, që në të ardhmen e afërt do të kërkojnë një zgjidhje diplomatike.

    PARAARDHËSI

    Stefanopullos, një vizitë e hidhur në Tiranë

    TIRANË - Vizita e parardhësit të Papuliasit, Konstantinos Stefanopullos, në Shqipëri, e zhvilluar në datën 18 tetor 2004 evidentoi edhe njëherë ndryshimin e pikëpamjeve politike lidhur me zgjidhjen e disa problemeve me karakter rajoanl. Konkretisht, nëse Moisiu ka kërkuar zgjidhjen në proces të “Çështjes çame”, homologu grek nga ana e tij ka mohuar vetë ekzistencën e këtij problemi si një ngjarje që i takon historisë. Ndërsa për sa i përket Kosovës, Stefanopullos ka deklaruar qartë se për Greqinë ka vlerë Rezoluta 1244 e OKB-së duke absolutizuar vlerën e aksiomës “standardet përpara statusit”. Me një fjalë, qëndrimi i kaluar grek i mëshonte përmbushjes së disa normave ndërkombëtare si kusht për negociimin e ndonjë statusi, pa përcaktuar se cili do të jetë ai. Në logjikë referimi konstant ndaj Rezolutës 1244 nëkupton dukshëm synimin se çdo ambicie e shqiptarëve të Kosovës duhet të gjejë zgjidhje dhe të kufizohet brenda juridiksionit dhe sovranitetit serb mbi krahinën.

    Dita
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ku eshte alarmi ne kete shkrim pasi nuk e kuptova?

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ka ardhur koha qe Presidenti Moisiu jo vetem te evidentoj problemin e shpernguljes me dhune te shqiptareve nga trojet e tyre por te hedh ne tavoline dhe propozime konkrete per zgjidhjen e çeshtjes çame.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shitesi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po ku eshte alarmi ketu njeher?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lunesta për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Kryetari i shtetit grek Karolos Papulias, vizitë në Shqipëri. Çamët, protestë në Sarandë

    Çamët: Presidentë, diskutoni çështjen tonë!

    --------------------------------------------------------------------------------
    Dorina TOPOLLAJ, Armand JONUZI

    Presidenti grek, Karolos Papulias, do të pritet sot në Sarandë jo vetëm nga presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, por edhe nga dymijë çamë. Ky komunitet do të mbajë një protestë paqësore, me kërkesën që dy presidentët të bisedojnë mes tyre për çështjen çame. Reagim vjen nga shoqata “Çamëria”, pas deklaratës së kryeprokurorit grek për shitjen e pronave çame. “Për këtë deklaratë me të cilën jemi njohur përmes mediave, ne kemi kërkuar shpjegime mes Ministrisë së Jashtme, por deri tani nuk është kthyer asnjë përgjigje”, thotë Servet Mehmeti, kryetari i shoqatës “Çamëria”. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, Mehmeti tregon kërkesat të cilat do ua drejtojë sot dy presidentëve.
    Çfarë iniciativash ka marrë shoqata “Çamëria” pas prononcimit të kryeprokurorit grek për çështjen e pronave çame?
    Ne kemi reaguar menjëherë. Kemi kërkuar takime me drejtues të qeverisë dhe shtetit tonë. Kemi kërkuar sqarime te Ministria e Jashtme, për të konfirmuar këtë deklaratë e më pas për të reaguar. Natyrisht, ne kemi kërkuar që shteti ynë të kërkojë shpjegime për këtë punë dhe është detyra e tij që ta bëjë këtë. Por shteti shqiptar deri tani nuk ka bërë ndonjë reagim, me përjashtim të shtypit dhe televizioneve. Mendohet se i është kërkuar shtetit grek shpjegime në lidhje me këtë punë nëpërmjet trupit diplomatik. Por, faktikisht, ne nuk na kanë njoftuar. Natyrisht, ne presim nga shtetarët tanë, nga kryeministri nga presidenti ose nga kryetarja e Parlamentit, ose nga ministri i Jashtëm që të pranojnë takimin që u kemi kërkuar. Madje për ne takimi është shumë i vonuar, ose të reflektojnë. Do të ishte e udhës që ta sqarojnë mirë këtë problem se si qëndron dhe në qoftë se cenohen interesat e shqiptarëve, atëherë me një mirëkuptim dhe me një domosdoshmëri, të hyhet në relata të fuqishme me shtetin grek dhe me organizmat ndërkombëtare siç janë BE-ja, Parlamenti Evropian. OKB-ja, etj. Por deri tani, nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Kjo tregon se vullneti politik që duhet për të zgjidhur problemin midis dy shteteve përbën një zvarritje dhe nuk u përgjigjet kërkesave dhe të drejtave të komunitetit çam deri tani.
    A keni pasur reagime të pronarëve çamë këto ditë?
    Jashtëzakonisht shumë. Vijnë vetë në zyrë ose interesohen me telefon. Madje, jo vetëm çamët, por edhe shqiptarët, të cilët s’kanë lidhje me pronat. Çështja çame nuk është thjesht një çështje çame. Por është një çështje e të drejtave të shqiptarëve, dhe jo vetëm për pronat, por objekti kryesor i komunitetit tonë është të korrigjohen padrejtësitë që u janë bërë çamëve në përfundim të Luftës së II Botërore. Pra, duke e nisur këtu nga kthimi në trojet e veta. Natyrisht, t’i jepet e drejta e kthimit në shtëpinë e vet, ashtu siç veprohet në raste të tjera. Korrigjimet duhen bërë patjetër, se kur zgjidhen problemet midis dy shteteve, atëherë ka një demokraci një zhvillim një miqësi të vërtetë. Minoriteti grek në Shqipëri, në të gjitha kohërat është trajtuar jashtëzakonisht mirë. Ai merr pjesë në politikën e vendit në ekonominë e vendit dhe ne si komunitet çam, përkundrazi, na vjen mirë, që të gjithë njerëzit brenda Shqipërisë, gëzojnë të drejtat e tyre. Me të kundërtën e kësaj shteti grek që është edhe kryesori në këtë problem nuk i respekton këto të drejta. Ne po shkojmë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo do të thotë që nesër popujt mund të jetojnë me lëvizje të lirë. Greqia është një prej këtyre vendeve. Pra, nuk i takon Greqisë që t’i shkelë këto të drejta, por në të njëjtën kohë, nuk duhet të bëjnë sehir kundrejt këtyre problemeve, as BE-ja, as Parlamenti Evropian as OKB-ja. Se është e çuditshme heshtja që mbajnë këto organizma ndërkombëtare, që aspirojnë për liritë dhe të drejtat e popujve dhe e kalojnë këtë punë me rekomandime, duke ia lënë topin shtetit shqiptar dhe atij grek. Kur këto dy shtete nuk veprojnë, organizmat ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për ta zgjidhur këtë problem drejt.
    Presidenti grek do të vijë në Sarandë....
    Jemi informuar dhe madje kemi organizuar edhe një protestë paqësore. Me anë të saj, do kërkojmë që të dy presidentët ta trajtojnë këtë çështje. Shoqëria politike atdhetare “Çamëria”, veçanërisht dega e Sarandës do të bëjë një tubim paqësor, madje me parullën “Mirëserdhe zoti president”. Ideja është për t’i përcjellë presidentit këtë mesazh: “Si mik i shqiptarëve duhet të futet në axhendën tuaj problemi çam dhe ju si një njeri i nderuar dhe si personalitet duhet të influencoheni në strukturat e shtetit grek për të futur këtë problem, në rrugën e zgjidhjes”. Me këtë motiv, ne i kemi trajtuar gjithmonë problemet dhe me këtë motiv do t’i trajtojmë. Por mbi këtë rrugë, mbi të drejtat e njeriu që kemi ne, komuniteti çam nuk do të ndalet.
    Çfarë do të bëni nëse kjo çështje nuk do të përfshihet në diskutim?
    Nëse kjo çështje nuk do të përfshihet, të nesërmen do të jetë një gabim i rëndë i të dy palëve. Gjykimi i problemit pastaj do të mbetet për t’u kërkuar më gjerë. Konkretisht, në fillim do t’i kërkohet ndihmë Bashkimit Evropian, pastaj OKB-së. Por besojmë se politika rajonale e zhvillimit dhe e fqinjësisë së mirë dhe e bashkimit siç ka synimin Bashkimi Evropian, nuk i pranon vetë qëndrimet e kundërta të kësaj çështjeje dhe prandaj duhet të zhvishen nga nacionalizmat e vjetër të asaj kohe, se sot shteti grek, një shtet demokratik, nuk mund të mbajë qëndrime të tilla në një çështje të shtetasve të vet. Se ne në atë kohë kemi qenë shtetas grekë me kombësi shqiptare.

    Presidenti Papulias do të pritet me pankarta

    Rreth 2 mijë çamë pritet të manifestojnë sot për ardhjen e presidentit të Greqisë, Karolos Papulias, në Shqipëri. Sipas burimeve nga Presidenca, Papulias është ftuar të vijë për një vizitë informale në Sarandë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Sipas kryetarit të degës së Sarandës të shoqatës "Çamëria", i cili ka organizuar edhe protestën, në të do të marrin pjesë rreth 2 mijë vetë, të cilët do të mbajnë në duar flamurin kombëtar "I kemi marrë të gjitha masat deri te leja në komisariat. Thirrjes sonë i janë përgjigjur gjithë popullsia shqiptare e Sarandës, por edhe më gjerë", tha Hekuran Halili.

    Shoqata "Çamëria": Asnjë reagim i qeverisë

    Prej disa ditësh shoqata “Çamëria” i ka dërguar presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetares së Parlamentit, kryetarëve të të gjitha partive një letër për ndërhyrjen e shtetit shqiptar për çështjen çame. Kërkesa është dërguar pas deklaratës së kryeprokurorit grek për shitjen e pronave të çamëve. Deri më tani, sipas kryetarit të kësaj shoqate, s'ka pasur asnjë reagim nga këto instanca.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Moisiu-Papulias, anullohet takimi i Sarandes. Papulias: Nuk ka siguri nga protesta e cameve. Moisiu: Anullimi i pajustifikueshem


    SARANDE-TIRANE (1 Nentor)

    Ora 17:00 Mediat greke fajesojne autoritetet shqiptare per mos sigurine e takimit Mediat televizive greke kane transmetuar si kryesor lajmin e anullimit te vizites se presidentit grek ne Shqiperi. Sipas mediave greke fajin per deshtimin e takimit mes dy presidenteve e kane pasur autoritetet shqiptare te cilat nuk kane marre masat e duhura per sigurine e kesaj vizite. Sipas mediave greke autoritetet policore te Sarandes nuk duhet t'i jepnin leje protestuesve ne diten e vizites se presidentit grek dhe te shmagnin problemet. Nderkohe ende nuk ka njoftime mbi kohen kur ambasadori grek ne Tirane do te dorezoje noten e protestes ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme greke, Jorgos Kumucakos ka deklaruar gjate nje interviste ne tv grek ERT se qeveria shqiptare duhet te mbaje qendrim ndaj "elementeve ekstremiste' duke lene te kuptohet per pjesmarresit e protestes.

    Ora 16:00 Media greke citon nje deklarate te presidences se republikes se Greqise e cila e quan "te papranueshme sjelljen e organeve shqiptare gjate vizites se presidentit grek ne Shqiperi". Ndersa agjencia zyrtare e lajmeve ANA ka publikuar nje lajm sipas se ciles presidenti i Shqiperise Moisiu i ka telefonuar presidentit Papulias duke i kerkuar ndjese per incidentin dhe i ka kerkuar te lihet nje kohe tjeter per takimin. Po sipas mediave greke presidenti Papulias ka kaluar kufirin shqiptar ne 0ren 13:47 sipas ores greke ne drejtim te Janines. Nderkohe eshte bere e ditur se eshte goditur me gure makina e ambasadorit shqiptar ne Greqi, Bashkim Zeneli ne kohen kur kalonte perpara hotel "Butrinti" ne Sarande.

    -Ora 15.00. Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise ka autorizuar ambasadorin grek ne Tirane per te paraqitur nje note proteste ndaj autoriteteve shqiptare. Sipas Ministrise se Jashtme greke autoritetet shqiptare nuk moren masat e nevojshme per sigurine e takimit Moisiu-Papulias dhe per te larguar elementet ekstremiste. Po sipas Ministrise se Jashtme te Greqise shprehet keqardhje qe vazhdojne te hidhen ne diskutim ceshtje qe nuk egzistojne. Sipas tyre ky eshte nje shembull i keq i nje vendi si Shqiperia qe kerkon te hyje ne BE.

    Ora 14.40. Perfaqesuesit e Komunitetit Cam te Sarandes dhe Vlores kane nderprere protesten dhe jane larguar. Qindra perfaqesues te ketij komuniteti kane protestuar sot ne Sarande per ceshtjen e pronave te tyre ne prag te vizites se Presidentit te Greqise, Karolios Papulias. Sipas tyre protesta kishte per qellim sensibilizi9min e kesaj ceshtje qe anashkalohet nga autoritetet greke.

    Ora. 14.35. Mustafaj i shqetesuar per anullimin e vizites se Papulias ne Shqiperi. Pas Presidentit shqiptar Alfred Moisiu i menjehershem ka qene edhe reagimi i Ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj. Mustafaj e ka cilesuar te nxituar kete veprim, duke shfaqur njekohesisht edhe shqetesimin e tij per incidentin. “Shteti shqiptar, tha kryediplomati shqiptar, mori te gjitha masat per protestat, qe te ishin paqesore”. Ndonese e ka vleresuar te pajustifikueshem anullimin e takimit Mustafaj ka bere thirrje qe incidenti te mos ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve fqinje

    Ora 14.10. Moisiu: Presidenti Papulias u nxitua. Vendimi per anullimin keqinformim. Protesta e cameve paqesore. Zedhenesi i Presidentit ka deklaruar menjehere pas anullimit te takimit te Sarandes mes zotit Moisiu dhe zotit Papulias. ”Presidenti i Republikes shpreh keqardhjen e thelle per kete vendim te nxituar dhe te pashpjegueshem te pales greke, bazuar mbi keqinformimin, megjithate sigurimet e pales shqiptare se kjo ishte nje demostrim paqesor ne permasa te paperfillshme dhe nen masa te plota sigurie”, tha zedhenesja e Presidentit Moisiu.

    ”Per habine e te gjitheve, gjate nje ndalese ne konsullaten greke ne Gjirokaster, pala greke vendosi te anulloje takimin duke komunikuar kthimin ne Greqi, e gjitha kjo nen pretekstin e pajustifikueshem te grumbullimit ne menyre paqesore te nje grupi te vogel te shoqates Cameria ne shetitoren prane hotelit ku do te zhvillohej takimi” deklaroi nepermjet zedheneses Presidenti i Shqiperise duke shtuar se ”Presidenti Moisiu deshiron te theksoje se megjithese ky perben nje incident te paprecedent dhe te padeshirueshem, Shqiperia beson ne marredheniet shqiptaro-greke, ajo ka qene dhe do te mbetet e angazhuar ne zhvillimin e panderprere te ketyre marredhenieve permes dialogut, besimit reciprok e tolerances ne interesin e te dy vendeve, te paqes dhe stabilitetit ne rajon”.

    Zedhenesja e Presidentit Alfred Moisiu ka thene se takimi i sotem pasonte ate te Marsit te ketij viti ne Janine midis Presidenteve grek dhe shqiptar..
    Ora 12.00. Papulias anullon takimin me Moisiun ne Sarande. Presidenti grek Karolios Papulias ka anulluar takimin me Presidentin shqiptar Alfred Moisiu ne Sarande. Lajmi e ben te ditur nje TV privat grek sipas te cilit Presidenti grek e ka anulluar takimin per shkak te protestave te qindra perfaqesuesve te komunitetit cam. Sipas ketij televizioni zyrtare te te dyja paleve kane diskutuar per ngjarjen qe po ndodh ne Sarande mbi protestat dhe kane vendosur me mirekuptim anullimin per shkak te sigurise. Takimi ishte programuar te behej ne oren 11.00 sot paradite ne Hotel "Butrinti" ne Sarande. Presidenti grek pritej te vinte ne Sarande nga qyteti i Gjirokastres pasi kishte udhetuar nga Janina ne drejtim te kufirit shqiptar. Ndersa Presidenti shqiptar Moisiu ndodhet ne Sarande por zyrtare te tij nuk jane prononcuar per anullimin e vizites.

    Ora: 10:00.Komuniteti i Camerise ka dale ne proteste sot ne momentin kur presidenti shqiptar dhe ai grek do te zbrisninr ne qytetin e Sarandes per te zhvilluar nje takim mes tyre. Komuniteti cam kerkon qe te dy presidentet te diskutojne edhe per problemin e pronave te cameve.

    Presidenti Alfred Moisiu dhe Presidenti grek Karolos Papulias, do zhvillojne sot takime me rastin e nje vizite informale njeditore ne Shqiperi te zotit Papulias me ftese te Moisiut. Nuk eshte hera e pare qe ceshtja e pronave te cameve shfaqet perpara takimeve te autoriteteve te ndryshme greke dhe shqiptare ne takimet e tyre, por ende nuk i eshte dhene nje pergjigje zgjidhjes se kesaj ceshtje. Ky eshte takimi i dyte i zotit Moisiu dhe zotit Papulias pas zgjedhjes se ketij te fundit ne postin e Presidentit. Takimi pare i tyre eshte zhvilluar ne Janine pak kohe pas zgjedhjes se Presidentit Papulias.

    Ndersa dje perfaqesues te minoritet grek ne Shqiperi bene publik nje peticion i cili do t’I drejtohet Presidentit grek dhe autoriteteve shqiptare dhe greke per pakenaqesi ndaj qeverise aktuale te Shqiperise.

    Karolos Papulias u betua si President i Greqise me 12 mars 2005, pasi u zgjodh me nje shumice votash, 279, prej 300 gjithsej ne parlamentin e vendit.

    Shkaku i protestes se komunitetit cam, deklarimi i kryeprokurorit grek.

    Kryeprokurori grek Dimitrios Linos ka deklaruar ne daten 21 tetor 2005 para trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte qe te shese pronat e cameve ne territorin e tij, te cilat i ka konfiskuar ne vitin 1940, pasi pronaret e ketyre pasurive nuk jane interesuar per to per me shume se 27 vjet. Ne daten 21 tetor, Kryeprokurori grek, deklaroi para te gjithe trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte te shese te gjitha ato prona te ashtuquajtura “Prona armike “ te grekeve, te cilet jetojne ne Shqiperi dhe kane nenshtetesi shqiptare (te vorio-epirioteve), perderisa vete shteti ka pervetesuar pronesine e tyre dhe perderisa pronaret e tyre kane mbetur pasive ndaj tyre per nje periudhe kohore mbi 27 vjet. Linos thekson se shteti grek ka te drejte te pervetesoje te drejten e zotesise se prones sipas Ligjit te Detyruar me numer 2636 ndaj atyre, qe ne te kaluaren jane quajtur si persona qe kane luftuar ose kane qene kundershtare te shtetit grek, apo kane qene ndermjetes te pasurive te ketyre kundershtareve. Pas ketij pervetesimi, shteti grek ka edhe te drejte qe t’i shese keto prona. Gjykata greke nuk ka marre asnje vendim aktualisht, por pritet qe ta shqyrtoje dhe ta aprovoje deri ne fund te muajit nentor.
    Nga Daniela Bonollari/Elona Mamushi (NEWS24/Balkanweb)

  12. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Tani e kuptova se pse gazetat ne Tirane e "vune alarmin" pa ardhur mire presidenti grek ne Sarande.

    Por ajo qe eshte mahnitese dhe e pabesuese eshte inkopetenca e ministrise se jashtme shqiptare qe duket sikur perdite po perballet me nje skandal. E filluan me "pavaresine e kushtezuar", e vazhduan me "emerimet e ambasadoreve", pastaj erdhen "skandalet seksuale", pastaj erdhi "presidenti iranian" dhe tani se fundmi edhe nje vizite e anuluar po per faj te ministrise se jashtme qe e kish per detyre te merrte te gjitha masat te bente te mundur takimin.

    Protesta e cameve mund te behej nje dite para ose nje dite pas takimit, por jo ne diten e takimit. Protesta nuk arriti asnje qellim pasi takimi nuk ndodhi vetem sa polarizoi maredheniet shqiptaro-greke dhe tani fjalen nuk e marrin presidentet, kryeministrat apo ministrat e jashtem, fjalen e marrin kokat e nxehta ne te dy anet e kufirit qe i bejne te pamundura mbajtjen e bisedimeve.

    E gjithe kjo per takimin e dy presidenteve qe jane figura ceremoniale ne vendin e tyre.

    Nga fitorja ne fitore diplomacia e Besnik Mustafaj!

    Albo

  13. #8
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Klintoni e vizitoi qe e vizitoi Greqine, megjithese kishte protesat te medhaja ndaj tij.

    Po puna eshte se keta greket, duan te prishin imazhin e Shqiperise, ta nxjerrin Jugun Vorio-Epir. Te gjitha keta zyrtaret greke nje qellim kane. Edhe kur erdhi ai presidenti para ketij, qe vizitoi dropullin, nje fytyre kishin.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ArberXYZ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Per greket, problemi cam eshte non-ekzistent dhe anullimi i vizites behet jo per arsye sigurie po per varrosjen sa me thelle te ketij problemi. Thjesht pamjet ne TV dhe prania masive ne proteste do te deshmonin sesa i qenesishem eshte ky problem dhe do te kishte publicitetin aq te nevojshem ne mediat europiane. Skilet e vjetra e nuhaten kete dhe u terhoqen sepse aq u behet vone per krijimin e nje incidenti diplomatik me Shqiperine.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar D&G Feminine për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tani e kuptova se pse gazetat ne Tirane e "vune alarmin" pa ardhur mire presidenti grek ne Sarande.

    Por ajo qe eshte mahnitese dhe e pabesuese eshte inkopetenca e ministrise se jashtme shqiptare qe duket sikur perdite po perballet me nje skandal. E filluan me "pavaresine e kushtezuar", e vazhduan me "emerimet e ambasadoreve", pastaj erdhen "skandalet seksuale", pastaj erdhi "presidenti iranian" dhe tani se fundmi edhe nje vizite e anuluar po per faj te ministrise se jashtme qe e kish per detyre te merrte te gjitha masat te bente te mundur takimin.

    Protesta e cameve mund te behej nje dite para ose nje dite pas takimit, por jo ne diten e takimit. Protesta nuk arriti asnje qellim pasi takimi nuk ndodhi vetem sa polarizoi maredheniet shqiptaro-greke dhe tani fjalen nuk e marrin presidentet, kryeministrat apo ministrat e jashtem, fjalen e marrin kokat e nxehta ne te dy anet e kufirit qe i bejne te pamundura mbajtjen e bisedimeve.

    E gjithe kjo per takimin e dy presidenteve qe jane figura ceremoniale ne vendin e tyre.

    Nga fitorja ne fitore diplomacia e Besnik Mustafaj!

    Albo
    jo une mendoj qe camet bene shume mire qe protestuan kete dite dhe shume mire qe pala greke nuk erdhi.ata duhet te behem me vetedije qe ky problem jo vetem qe seshte harruar por tani ka ardhur koha per ta pare te shtruar ne tavoline.

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gent durazzo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    jo une mendoj qe camet bene shume mire qe protestuan kete dite dhe shume mire qe pala greke nuk erdhi.ata duhet te behem me vetedije qe ky problem jo vetem qe seshte harruar por tani ka ardhur koha per ta pare te shtruar ne tavoline.

    lool

    Po ndaj hidheshin perpjete greket kur filloi lufta ne Kosove, se dinin qe eventualisht nje dite Kosova do fitoje pavaresine (sic po ndodh) cka do te thote qe tokat shqiptare (te Kosoves) qe ju moren padrejtesisht shqiptareve dikur, sot ju kthyen po atyre shqiptareve qe ju takojne dhe qe i kishin trojet e tyre qe me pare...

    Tani mbasi te ndodhe kjo krijohet nje precedent ne Ballkan qe nje padrejtesi tokash u zgjidh me ceshtjen e Kosoves, dhe natyrshem qe camet do rrisin protestat e tyre per zgjidhjen e trojeve qe atyre ju moren nga greket me te njejten padrejtesi qe Kosova ju aneksua Serbise.
    Keshtu qe natyrshem grekeve nuk u intereson pavaresia e Kosoves, dhe per me teper u intereson qe te shmangin ne maksimum vemendjen ndaj ceshtjes came.

    Edhe kete rradhe, jo se u tremb megjithemend ai greku nga protesta e cameve (se valla do e vrisnin ate camet) por e gjitha eshte nje politike e felliqur e Athines; ujku qimen e nderron, po zakonin s'e harron.

    P.S. Greket akoma mbajne ligjin e luftes me Shqiperine. Mos valle edhe kjo behet per sigurine e Greqise apo te grekeve ndaj protestave kunder tyre?
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 01-11-2005 më 14:25

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar diikush për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Por ajo qe eshte mahnitese dhe e pabesuese eshte inkopetenca e ministrise se jashtme shqiptare qe duket sikur perdite po perballet me nje skandal. E filluan me "pavaresine e kushtezuar", e vazhduan me "emerimet e ambasadoreve", pastaj erdhen "skandalet seksuale", pastaj erdhi "presidenti iranian" dhe tani se fundmi edhe nje vizite e anuluar po per faj te ministrise se jashtme qe e kish per detyre te merrte te gjitha masat te bente te mundur takimin.

    Protesta e cameve mund te behej nje dite para ose nje dite pas takimit, por jo ne diten e takimit...

    Nga fitorja ne fitore diplomacia e Besnik Mustafaj!

    Albo


    Kurse une tani e kuptova se perse e bene problem kaq te madh dhe vune kembanat neper bote, Arta Bucja & Co. , per nje artikull te kandidates per ambasadore, botuar ne nje faqe interneti, te cilen mezi e gjejne vetem shqiptaret, qe harxhojne jo me pak se 3 ore ne internet.

    Dado-Ruco-Malaj-Nanot shpresojne qe te ndezin edhe nje here tjeter Revolucionin "greko-komunist".

    --------------------------------------------

    Qytetaret shqiptare e kane te garantuar me kushtetute , si cdo vend tjeter demokratik, te drejten e tubimit, protestimit, demostrimit paqesor.

    Fashisteve grek po nuk ju pelqeu, mund te shkojne dhe te bejne vizita ne Beograd, pasi do i presin me lule.

    --------------------------------------------

    A dogjen camet ndonje flamur grek sot, sic bene greket me flamurin amerikan para vizites se paanulluar te Klintonit???

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antimafia për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo gje eshte e qarte..
    ka nje sinkronizim nga jashte e brenda qe te perseritet atmosfera para 97-tshe..
    dhe pastaj edvin rucet ti ven shkrepsen shqiperise..

    te shohim PD se sa ka mesuar..

    ben mire berisha te mos harakopet andej kendej.. bile dhe viziten ne Kosove ta shtyje per mbas vitit te ri.. e te ngulet pince ne zyre e te drejtoje cdo qeliz te shtetit per ta mbrojtur nga sabotazhi qe bejne hafijet e edvin gjinush ceko meto nanos neper skutat e administrates ..

    ai duhet te bej thirrje gjith atyre qe votuan me 3 korrik kunder shkallnurokrateve.. thonj palareve e kanibaleve ruco dado-malo -iste.. te mos zmbrapsen nga terrori shpifarak i ps-s dhe aleateve te saje rreth nesh e deri ne komintern te brukselit e ne stejt-dep te Usa-s.. e kudo..

    PS kerkon te beje nje 97-te te re me te tmerrshme..

    Ata nuk ndalen para asnje morali e arsyeje kombetare..
    Vetem grushti i 3 korriksave te bashkuar i ndal kanibalet..

    qashtu..

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    realiteti eshte se ceshtja came jo vetem qe nuk eshte zgjidhur por pala greke me paturpesine me te madhe po mundohet te fajesoje shtetin shqipetar.Une mendoj qe ministria jone e jashtme menjehere duhet te pregatise nje note proteste dhe ta denoje mospjesmarrjen e pales greke ne takim dhe ta padise kete ngjarje si veprim te pales greke per te mos prekur ceshtjen came.Gjerat kane ndryshuar tashme dhe sjane me greko-komunistet ne krye te shqiperise dhe jua them me plot bindje se pas kosoves ceshtja came do behet ngjarje e dites

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gent durazzo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga Brari
    cdo gje eshte e qarte..
    ka nje sinkronizim nga jashte e brenda qe te perseritet atmosfera para 97-tshe..
    dhe pastaj edvin rucet ti ven shkrepsen shqiperise..

    te shohim PD se sa ka mesuar..

    ben mire berisha te mos harakopet andej kendej.. bile dhe viziten ne Kosove ta shtyje per mbas vitit te ri.. e te ngulet pince ne zyre e te drejtoje cdo qeliz te shtetit per ta mbrojtur nga sabotazhi qe bejne hafijet e edvin gjinush ceko meto nanos neper skutat e administrates ..

    ai duhet te bej thirrje gjith atyre qe votuan me 3 korrik kunder shkallnurokrateve.. thonj palareve e kanibaleve ruco dado-malo -iste.. te mos zmbrapsen nga terrori shpifarak i ps-s dhe aleateve te saje rreth nesh e deri ne komintern te brukselit e ne stejt-dep te Usa-s.. e kudo..

    PS kerkon te beje nje 97-te te re me te tmerrshme..

    Ata nuk ndalen para asnje morali e arsyeje kombetare..
    Vetem grushti i 3 korriksave te bashkuar i ndal kanibalet..

    qashtu..
    Edhe une jam plotesisht dakort.duhet te jene vete qytetaret shqiptare qe te kerkojne largimin nga parlamenti te gjithe kastes se poshter socialiste pasi e radhiten vendin tone me te korruptuarin ne evrope.Une e kam thene dhe e them:shqiperia me mire pa qeveri sesa me socialistet.ata jane tradhetare dhe kelyshe greke

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gent durazzo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    jo une mendoj qe camet bene shume mire qe protestuan kete dite dhe shume mire qe pala greke nuk erdhi.ata duhet te behem me vetedije qe ky problem jo vetem qe seshte harruar por tani ka ardhur koha per ta pare te shtruar ne tavoline.
    Si e ndihmoi ceshtjen came protesta? Ato pankartat kerkonin ngritjen e problemit cam ne takim, dhe fakti qe takimi nuk u mbajt fare nuk e ndihmon aspak ceshtjen came, vetem sa e vonon ate duke tensionuar maredheniet e dy shteteve.

    Per greket, problemi cam eshte non-ekzistent dhe anullimi i vizites behet jo per arsye sigurie po per varrosjen sa me thelle te ketij problemi. Thjesht pamjet ne TV dhe prania masive ne proteste do te deshmonin sesa i qenesishem eshte ky problem dhe do te kishte publicitetin aq te nevojshem ne mediat europiane. Skilet e vjetra e nuhaten kete dhe u terhoqen sepse aq u behet vone per krijimin e nje incidenti diplomatik me Shqiperine.
    Problemi cam eshte bishti i kavallit i ceshtjes sone kombetare dhe i fundit ne listen e prioriteve kombetare te momentit. Pavaresia e Kosoves dhe mireqenia e atyre 1/2 milion emigranteve shqiptare ne Greqi jane 100 here me te rendesishme se ceshtja came. Por njerezit e rruges aq kuptojne dhe aq bejne. Kush kujton se e paguan "nacionalizmin" e rruges ne Sarande? Ata emigrantet e thjeshte shqiptare ne Greqi.

    Kush eshte publicitet me i madh, protesta e nje grupi shqiptaresh apo anullimi i takimit? Eshte anullimi i takimit publiciteti me i madh dhe jo protesta e cameve. Dhe ky publicitet e demton dhe nuk e riparon imazhin e shqiptareve ne rajon, Evrope e me gjere.

    Kurse une tani e kuptova se perse e bene problem kaq te madh dhe vune kembanat neper bote, Arta Bucja & Co. , per nje artikull te kandidates per ambasadore, botuar ne nje faqe interneti, te cilen mezi e gjejne vetem shqiptaret, qe harxhojne jo me pak se 3 ore ne internet.

    Dado-Ruco-Malaj-Nanot shpresojne qe te ndezin edhe nje here tjeter Revolucionin "greko-komunist".
    C'lidhje kane socialistet me protestat e cameve apo incidente te tilla diplomatike? Apo te pelqen qe tua faturosh fajin komunisteve per cdo gje, edhe pse ata nuk kane asgje te bejne me kete incident?

    Edhe kete rradhe, jo se u tremb megjithemend ai greku nga protesta e cameve (se valla do e vrisnin ate camet) por e gjitha eshte nje politike e felliqur e Athines; ujku qimen e nderron, po zakonin s'e harron.
    Eshte nje politike e felliqur e Athines apo nje gafe e rradhes e Ministrise se Jashtme Shqiptare? Si presidenti grek dhe presidenti shqiptar krahas faktit qe jane te dy burra babaxhane pensioniste, kane te perbashket edhe faktin qe jane presidente ceremoniale, nuk kane asnje pushtet politik, vetem sherbejne si figura ceremoniale.

    Nese plaku Papulias do te donte te anullonte takimin me qellim, ai nuk kish perse nisej fare drejt Shqiperise por e shtynte takimin e nuk vinte fare. Fakti qe ai erdhi ne Shqiperi deshmon se ai nuk u nis me mendimin per te anulluar takimin, por cfaredo te kete ndodhur ka qene nje arsye sigurie ose ndonje incident diplomatik qe eshte bere shkak per anullimin e takimit. Cilado arsyeja, faji bie mbi ministrine e jashtme shqiptare se eshte detyra e saj te realizoje takime te tilla.

    Ata qe fituan nga incidenti i ndodhur jane ekstremistet ne rruget e Greqise dhe Shqiperise qe tani kane nje shkak per ti mbajtur peng maredheniet midis dy popujve.

    Albo

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Albo me4 vjen keq qe e sheh realitetin keshtu.shqipetaret qe punojne ne greqi mund te vendosin te jetojne aty por ata duhet ta dine se ne ate shtet asnjehere skane per tu respektuar si njerez pasi greqia ka mentalitet shume te prapambetur dhe shume racist.sa per ceshtjen came une mendoj qe ajo nuk eshte harruar dhe nuk kerkon shume per ta ndezuar ate deri ne konflikt,mjafton te kemi parasysh se rinia kosovare dhe ajo shqiptare tani po e kerkojne me ngut kete ceshtje.Greqia e kupton mire rrjedhen e ngjarjeve dhe deklaratat e fundit te kryeprokurorit grek se do shese pronat e cameve jane sinjali kryesor se frika i ka shkuar ne palce shtetit grek nga kjo ceshtje.Kjo ceshtje tashme nuk kalohet me pa zgjidhje ose konflikt te armatosur

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gent durazzo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    .................................Gjerat kane ndryshuar tashme dhe sjane me greko-komunistet ne krye te shqiperise dhe jua them me plot bindje se pas kosoves ceshtja came do behet ngjarje e dites...............

    Dhe une i shtoj te mesipermit qe ... bejuni gati mire te gjithe shqiptaret anembane se Kosova vs Serbise do te duket si gurabije me mjalte para Cameria vs Grekofileve. Keta jane te rafinuar dhe do te jete teper e veshtire per te arritur fitore ndaj ketyre. SIdomos kur kemi gjysmen e trupit ( refugjatet) atje dhe gjithashtu hafijet e PBDNJ brenda.

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhixhua për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Gent_durrazo,

    te te jap nej keshille si mik,

    Mos e kundershto "komandantin", se pastaj mund t'ja marrin keto qe ka shkruar si prove nese Berisha vendos ta coje si ambasador ne Kosove psh...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  36. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #20
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga Xhixhua
    Dhe une i shtoj te mesipermit qe ... bejuni gati mire te gjithe shqiptaret anembane se Kosova vs Serbise do te duket si gurabije me mjalte para Cameria vs Grekofileve. Keta jane te rafinuar dhe do te jete teper e veshtire per te arritur fitore ndaj ketyre. SIdomos kur kemi gjysmen e trupit ( refugjatet) atje dhe gjithashtu hafijet e PBDNJ brenda.
    Pike se pari me greqine une shoh denoncimin e saje ne te gjithe organizmat nderkombetare dhe pastaj nese diplomacia nuk ndryshon gjerat shqiptaret do kerkojne pronen e tyre me force dhe per kete shba do jete ne mbeshtetje tonen.Kjo po te kemi parasysh nje deklarate te presidentit bush te viotit qe shkoi ku deklaroi se nga komunistet greke me ne krye zerven eshte kryer gjenocid,deklarate kjo qe inatosi shume palen greke por washingtoni ju pergjigj qe kjo deklarate qendron.Edhe italia do jete ne anen tone pasi dhe ata jane deshmitare te kesaje ngajrje.e rendesishme per shqiptaret sot per sot eshte qe ta kuptojne se kush eshte greqia e vertete dhe fytyra e saje terroriste.Eshte kjo greqi qe ishte e para kundra kosoves dhe keshtu do jete perjete,kundra interesave shqiptare

  38. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gent durazzo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •