Dritė mbi katakombet e sigurimit
Dita e sotme meriton tė futet nė histori. Qė nga kjo datė Express fillon botimin serial tė dokumentave tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit, tė nxjerra nga nė njė monografi Sekret qė i ka rėnė nė dorė redaksisė. Shtysat e botimit nuk kanė tė bėjnė aspak me ndonjė komercializėm apo ekzibicionizėm gazetaresk, as pėr tė prishur paqen sociale dhe marrėdhėniet ndėrvetiake, por ky akt frymėzohet thjesht dhe vetėm nga synimi fisnik pėr ti dhėnė fund burgosjes tė sė vėrtetės, hipokrizisė shoqėrore dhe mbi tė gjitha, pėr transparencė, vlerė aq e domosdoshme nė njė shoqėri demokratike. Nė kėtė aspekt ne u kėrkojmė ndjesė lexuesve: Ndokujt pėr ringjalljen e kujtimeve tė hidhura, ndokujt pėr shokimin qė do tė pėsojė kur tė marrė vesh se tradhėtari i tij ka qenė pikėrisht ai tė cilit i ka besuar mė shumė, dikujt tjetėr do ti neveritet vetja pėr ato qė ka bėrė. Kjo galeri tmerresh qė tejkalon imagjinatėn e Big Brother tė Xhorxh Oruellit, fillon mė 20 mars 1943 dhe mbaron disa muaj para shpalljes sė pluralizmit politik. Ajo ėshtė edhe galeri personazhesh tė errėsirės, tė fshehur nėn pseudonime informatorėsh si Aparati, Liqeni, Karafili, Elektricisti, Shpata, Zenithi, Poeti, Jeta etj. Qė ua kthyen jetėn nė tragjedi shumė njerėzve dhe brezave. Do tė parakalojnė nė arenėn e turpit individė qė kanė spiunuar anėtarėt e familjes, deri edhe bashkėshorte qė kanė denoncuar burrat e tyre oficerė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, individė qė kanė spiunuar kolegun, komshiun, shokun e dhomės sė hotelit. Do tė shpaloset nė pėrbindshmėrinė e vet armata amorfe e Sigurimit tė Shtetit: Drejtorė ndėrmarrjesh e portierė, kryetarė fronti e pėrgjegjės shkalle, shefa kuadri dhe ushtarė reparti, mjekė me emėr dhe librashitėsa, policė shėrbimi dhe tė burgosur, kamarierė tė 15-katėshit dhe shoferė taksie, kryetarė kooperative dhe shofera tė Albturizmit, zyrtarė ministrie dhe shoqėrues tė huajsh, sportelistė hoteli dhe banakierė, pedagogė dhe mėsues. Gama e profesioneve ėshtė e larmishme, por ka si emėrues tė pėrbashkėt denoncimin e tjetrit, vullnetarisht ose me materiale shtėrnguese. Gjithēka do tė botohet, ėshtė kuintesenca e njė katastrofe tė vėrtetė humanitare, kulturore, morale dhe etike. Fytyra e vėrtetė e njeriut tė ri qė trumbetohej me aq potere nė diktaturėn komuniste. Ėshtė disfata dhe falimentimi i vlerave njerėzore. Natyrisht qė syrit vigjilent tė Sigurimit tė Shtetit nuk i kanė shpėtuar as tė huajt, qofshin kėta edhe artistė tė mėdhenj. Si p.sh., kėngėtarja e famshme Mariza Koh. As vizitorėt e huaj me origjinė shqiptare qė mikpritėsit u pranonin plaēkat dhe dollarėt, por edhe i pėrgjonin dhe i spiunon nė Degė. Duke shkelur kėshtu edhe Kodin e Mikpritjes. Shtėpia e shiptarit ėshtė e Zotit dhe e mikut. Siē do ta konstatoni nė botimet seriale, jo gjithnjė Sigurimi i Shtetit punonte si orė zviceriane. Madje nė monografi kritikohen rreptė edhe disa situata tejet joprofesionale qė arrijnė shkallėn e groteskut. P.sh., bashkėpunėtorė me sėmundje psiqike, bashkėpunėtorė qė arratisen jashtė shtetit, kombinacione idiote me shtrim tė detyruar dhe urgjent nė spital pėr shkak se tė janė thyer syzet optike, ose futje me ēelės kopje nė shtėpinė e tjetrit tė punėtorėve operativė pėr heqjen e pėrgjuesve dhe pėrballimi me tė zotin e shtėpisė qė ndodhej brenda, etj, etj. Nga monografia do tė pėrzgjidhen pėrveē dosjeve e fashikujve tė panumėrt, edhe kujtimet e shumta tė veteranėve tė Sigurimit tė Shtetit qė i japin njė ton pothuaj folklorik kėtij punimi shkencor. Ēdo serie botimi nuk do ti mungojė edhe grafika e rekrutimit sipas rretheve dhe viteve, pėrfshirė edhe grafikėn e shpėrblimeve nė para nga fondi sekret. Nė finale qėllimi i Express me kėtė akt pėrmblidhet nė njė mesazh universal, tė zbėrthyer nė dy porosi: Nuk ka varr aq tė madh sa tė marrė brenda tė gjithė tė kaluarėn si dhe Askush nuk ėshtė aq i pasur sa tė blejė tė kaluarėn e tij
Ekspress.
Krijoni Kontakt