Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush duhet të kandidojë për bashkinë e Tiranës në 2006?

    te jete kryetari i Bashkise se Tiranes pas 2006-tes..?

    ..

    Fatos Lubonjen do e votoja sepse me pelqen kendveshtrimi i tij per Qytetin e bukur e me ajer te paster..
    here tjeter do cfaq dhe kandidate te tjere..

    jepni mendimin tuaj..

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Fatos Lubonja eshte i mire si analist dhe vetem per skolasticizma. tipik i intelektualeve evropian te mire per tu degjuar por jo per te vepruar.

    une preferoj te majten keshtu qe ne mungese te edit qe na u be "krietar" nuk ma mbush mendjen ndonje tjeter nga keta te majtet. te shofim njeher si do zhvillohen figurat e reja qe solli sala (L.basha me shoke) se mbase del ndonje gje. deri ne kohen e zgjedhjeve them se do konfirmohen edhe keta qe jane pak te njohur ne Shqiperi.
    To look life in the face....

  3. #3
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Une them te vene prape Sal Kelmendin, lol. Na ka marre malli per kioskat e Parkut.

    Se tani u kujtova. Te veme Nanon krietar. Ai pushim eshte. O ta beje Tiranen pellembe e kazino. Shikoni po s'erdhi Donald Trump ne Tirane pastaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga My_Soul : 27-10-2005 më 11:23
    HAKUNA MATATA

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ca pyetje ore. Po Rama prape do jet krietar. Se besoj se ka njeri kellqe politike ta mundi Ramen tani per tani ne konkurrim te dpd. Asnji per be.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e cna duhet donald trungu oj cuc..

    edhe ai nje qen i parase eshte dhe nje manjak grataciel-betonimi te cdo meter katrori gjelberim..per te marre maksimumin e dallers-ave...e kuptonet pastaj..qe me ato para te marre ne sto krevaqis..misset e amerikes..
    edvinet e PS-se ato tipa kan si idola..
    Po te pakten ata skan shfrytezuar kryetar-minister-llyqet ne aferat e tyre..

    MySol.. meqe je goc inteligjente.. lexo sa bukur mendon autori ketij shkrimi ketu me poshte.. e ja pra.. nje si ky do e kisha votuar per kryetar Bashkje ne Tiran-Shkoder-durres vlore etj..

    ja ketij i them artist e vizionar..


    --------



    Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit


    Vladimir Llakaj
    (Pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura)


    Dielli, ajri, uji, janë elementët e jetës dhe si të tillë na duhet të mos i nënvlerësojmë, përkundrazi, por në Tiranë këto vitet e fundit duket sikur zhvillimi ndërtimor udhëhiqet nga një parrullë ogurzezë. Nënteksti i kësaj parrulle është: Stop diellit, stop ajrit të pastër, stop gjelbërimit dhe start ndërtimit, betonimit, çimentimit të paprecedent për nga amullia dhe paqartësia se si mund të ngrihet dhe zhvillohet një qytet. Lind pyetja: Përse? Në emër të kujt apo cilës së mirë?


    A është vërtet ky zhvillimi i Tiranës?


    Eshtë vërtet ky zhvillimi i Tiranës siç është trumbetuar nga vendimmarrësit?

    A mund ta quajmë vërtet zhvillim këtë trysni ekstreme të ndërtimit të betonimit të të gjitha hapësirave jetike që duhet të ketë një qytet?

    Një pyetje vjen natyrshëm: Tiranës në rastin e saj fatkeq po edhe çdo qyteti tjetër kudo qoftë me një infrastrukturë normale (mbase edhe pak të brisht&#235 sa qytete mund t'i ndërtosh brenda? Logjika të shtyn të mendosh asnjë, por çuditërisht Tiranës i janë ngulur me përdhunë edhe dy qytete të tjera në mos tre dhe po vazhdohet të përdhunohet çdo hapësirë e mundshme.

    Ky qytet dhe qytetarët e tij po mashtrohen dhe po maskrohen në emër të zhvillimit. Po përdhunohet historia e këtij qyteti e tashmja dhe e ardhmja e tij.

    Gara e 10 katëshave ngjitur me pesëkatëshat dhe çdo formë tjetër ndërtimi duket si një garë po aq banale dhe aq fatkeqe për këtë qytet sa nuk ka arsyetim që mund të hedhi dritë mbi një fenomen të tillë. Hapësirat e gjelbëruara nuk ekzistojnë, kudo të sheh syri vetëm beton, ngushtësi; ky qytet kështu po merr formën e një labirinti. Trotuarët e shumë lagjeve në Tiranë janë ngushtuar aq shumë sa të japin përshtypjen e një filmi horror zhvilluar në pikë të diellit, në mes të ditës ku njerëzit ecin në rresht njëri pas tjetrit me një ngushtësi në zemër dhe frikë se mos u rrëshket këmba nga trotuari dhe ia shkel e ia merr makina. Dhe fajin për këtë sigurisht e ka pallati përbri që është ndërtuar me leje apo pa leje. Ai pallat ka zënë lulishten kur dikur e kishim lulishten e pallatit, ndërsa zhvillimi i tanishëm nuk arrin të shmangë dot këtë ngushtësi, nuk mund të shmangë nga goja e fëmijëve që sa zbresin shkallët e pallatit ndeshen me skapamentot e makinave. Duket sikur këta 10 katësha që mbijnë si kërpudha me forma nga më të shëmtuarat janë në garë të tërbimshme si e si ti zënë diellin njëri-tjetrit. Populli në këto raste i paorganizuar është ankuar, por zë nuk ka dalë, sigurisht me marifetet e tyre kanë arritur ta lënë pa gojë!!! Idetë dhe dëshirat të drejtat qytetare vuajnë izolimin. E shikon që përbindëshi po i zë diellin e familjes së vet, e shikon që ndërtimi i tij është po aq i shpejtë sa ai nuk ka kohë të ankohet. E di që fëmija i tij nuk ka më ku të vrapojë për t'u rritur i shëndetshëm. Nuk arrin mbase ta kuptojë që politika tranzitore e deritanishme në lidhje me ndërtimin e Tiranës do ta kthej në një të sëmur psiqik, do fillojë të kërkojë hapësira të gjelbëruara larg shtëpisë së vet, sepse hapësirat që ka krijuar zoti ose natyra siç e quajmë në vendet që kanë dalë të lodhura nga gjiri i komunizmit, nuk mund të t'i ofrojë një politikë tranzitore. Në gjithë historinë e njerëzimit politikanët tranzicionistë kanë ofruar gjithmonë ngushtësinë, atë fizike dhe mendore, sepse qëllimi i tyre mund të realizohet. Brenda kësaj hapësire kohore që nuk e dinë se sa zgjat, prandaj dhe sulmi i tyre është si rrufeja "i verbër" dhe i "shurdhër".


    Qëllimi final janë lekët, pasurimi


    Arkitektura, urbanistika kanë bërë qytete si Parisi, Londra, Roma dhe pothuajse të gjitha kryeqytetet e botës. Falë saj kanë zënë vendet e nderuara në histori. Këto qytete janë kthyer në një industri turistike falë mrekullisë që ato ofrojnë, sepse janë punuar me dashuri e largpamësi, me respeskt për brezat e ardhshëm. Qëllimi i tyre nuk ka qenë tranzitor, por hyjnor nuk ka qenë momental, por tërëkohor.

    - Arkitektura: magjia e saj ka edukuar popujt, ka farkëtuar shpirtin e tyre, ka vënë vulën civilizimeve dhe këto i ka bërë për vite dritë larg. Arkitektura është faktori më direkt i edukimit të popujve. Ndërsa politika jonë tranzitore vulëzezë është munduar nxitimthi të injorojë këto fakte historike të lumnume. Faktori i ndërtimeve abuzive dhe pa kriter është i tmerrshëm dhe i shpejtë. Shembujt tregojnë se bota i ka kaluar para 100 vjetësh këto situate. Hapësirat e blerta nuk ekzistojnë fare, hapësirat ndërmjet pallateve pengojnë një zhvillim normal të jetës së banorëve. Tirana kryeqyteti i vendit tonë dikur ka qenë një nga qytetet më të gjelbëruara në Evropë. Sot, ka marrë pamjen e një fshati afrikan gjigand dhe histerik , ku të duket sikur i ka shpallur një luftë të gjithë të mirave që sjell një urbanistikë dhe një arkitekturë bashkëkohore. Nuk mund të ndodhë që me të gjitha qëllimet e mira të menaxhohet ndërtimi i një kryeqyteti brenda një hapësire fizike kaq të ngushtë dhe një hapësire kohore kaq të shkurtër. Këtë ide e stisin për të vërtetë vetëm matrapazët që kanë arritur të imponohen. Kjo urbanistikë do të ngelet si një plagë e hapur në jetën e kryeqytetit.


    Këtij kaosi nuk është e lehtë t'i gjesh një zgjidhje


    Të gabosh në shekullin tonë me këto gjëra kaq serioze kur bota ka dhënë zgjidhje të pambarimta në 3 mijë vjet histori, kjo është kokëfortësi injorantësh dhe hile matrapazësh të papërgjegjshëm. Të mos marrësh në konsideratë jetën e mirëqenien e popullit tënd për interesa të ngushta personale kjo është një vepër kriminale e nivelit më ekstrem.

    Kjo është arkitektura e Getove, të cilat në asnjë vend të botës nuk zaptojnë zemrën e një kryeqyteti. Tokat që zënë këto pallate që po ndërtohen kohët e fundit duhet të konsideroheshin të shenjta për Tiranën. Duhet të ishin miniparqe me pemë dhe lulishte, duhet të ishin kënde sportive për fëmijët e lagjes, parkingje. Amullia po e asfikson qytetin. Edhe pse shumë rrugë janë rregulluar dhe zgjeruar janë dhe do të jenë te pamjaftueshme për një qarkullim normal, sepse ato rrugë janë parashikuar për një total të caktuar banesash, banorësh, makinash: nuk mund të përballojne trefishin. Eshtë e dhimbshme të dalësh e të shikosh Tiranën që shqyhet nga gropat e pafundme të pallateve.


    Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm?


    Lind pyetja: Kush janë këta të papërgjegjshëm të plotfuqishëm? Kush i lejon, kush i ndihmon, kush i mbron? Këta sigurisht që janë bijtë më të këqinj të këtij populli, që si të gjithë deri dje i kishin pantallonat me arna e sot janë të pangopur me mirëqenie e pasuri. Këto probleme po trashëgon Tirana nga një udhëhëqje mafioze që deri diku ka marrë një përgjigje. Zgjidhja e këtij problemi tepër të vështirë duhet të jetë një nga interesat kryesore të qeverisë së re!! Një nga krizat më afatgjata dhe më sfilitëse për një popull janë krizat urbanistike dhe arkitekturore. Një përgjigje për skeptikët: nuk është se jemi kundër investimeve apo investitorëve, përkundrazi është një fat dhe lumturi që ekzistojnë, por jemi për rregulla dhe ligje të zbatuara, jemi për një qytet që ngrihet mbi bazën e një ndërgjegje ligjore dhe qytetare, mbi bazën e një kërkese të lartë për të bukurën dhe për funksionalen, për një qytet sa më social.

    Të gjitha këto që thamë më lart kanë një ndikim shumë pozitiv mbi psikikën tonë, mbi shëndetin, mbi shpirtin e njerëzve. Kur sheh një qytet të bukur që respekton dimensionin njerëzor, të duket sikur ta heqin me dorë atë energjinë negative që të stimulon e kundërta, e shëmtuara, e zhurmshmja.

    Eshtë qesharake dhe naive të krijosh një rreth të tillë vicioz në kohën tonë. Eshtë e mjerueshme të mendosh se këtë vend deri tani e kanë udhëhequr anadollakë egocentrista, intrigantë dhe injorantë të papërgjegjshëm që megjithë asistencën e duhur të ndërkombëtarëve dhe megjithe informacionin e duhur këto personazhe nuk heqin dorë nga çorbat ballkanike, që rrezikojnë gjithmonë situatat dhe që kanë kompromentuar gjithmonë fatin historik të popujve të tyre. Ata duken sikur gëlojnë në një adoleshencë banale, me iluzione banale dhe vazhdojnë të provedojnë me rregulla e zgjidhje të rastësisshme. Këto personazhe duken si të pudrosur me hirin e demagogjisë së djegur komuniste. Këta demagogë kanë gjetur hapësira për të drejtuar shumë vende të kampit komunist për të vetmen arsye se injektimi 50-vjeçar i këtyre vendeve ka krijuar një mpirje, e cila është duke dalë me shumë ngadalësi. Por këto personazhe duhet të kuptojnë se demagogjia e këtij lloji vdiq me luftën e ftohtë dhe se injektimet e këtij lloji janë me përgjegjësi sociale në kohën tonë. Demokracia do fakte pozitive jo dokrra të paemërtueshme.


    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri, qetësia, mirëqenia


    Natyrshëm lindin pyetjet:


    Ç'është kjo histeri e pashpjegueshme ndërtimesh pa kriter kur është kaq e lehtë dhe e ligjshme të bëhen me kriter?

    Ç'është ky abstraksion psikopatik i të konceptuarit të jetës në një qytet? Nga ku vijnë këto dëshira të marra për të jetuar sa më ngushtë? Kush e ka thënë se mbipopullimi i një zone është zhvillim? Kush e ka konceptuar se ta kalosh jetën në trafik është zhvillim? Kush e ka lejuar të keqen të detoj ligje?

    Besoj se popuj si puna jonë që nuk lodhen nga e keqja janë të detyruar t'i bëjnë hesapet me të keqen çdo ditë, kudo.

    Ka vende në Evropë që nuk e kanë fatin klimaterik të Tiranës dhe janë shumë herë më të gjelbëruara. Demagogjia ka qenë e madhe për ndërtimin e një kryeqyteti model (i cili nuk po ka as parametra mesjetar&#235 për parkingje, gjelbërim, sheshe sportive dhe argëtimi. Po ku do të bëhen, në majë të tarracave, ku sheshet nuk ekzistojnë më. Si mund të jenë të shëndetshëm këta njerëz, të cilët vuajnë një trysni që vjen nga absurdi, smogu, zhurma, ngushtësia. Fëmijët dhe të gjithë janë të rrezikuar.

    Demokraci e vërtetë është gjelbërimi, ajri i pastër, qetësia, mirëqenia. Mjafton të mos i dëmtosh dhe të krijosh një situatë më të shëndetshme sociale. Ky qytet nuk ta ofron këtë ndjesi. Nuk është meritë për inteligjencën e një partie të krijojë një kaos të tillë. Kioskat paskan qenë shesh me lule! U qamë nga shiu dhe ramë në breshër prej hekuri dhe betoni.

    Kontestimet nuk sjellin asgjë konkrete deri në momentin në të cilin nuk veprohet. Tirana mund të shpëtohet nqs nuk ndërtohet më brenda lagjeve ekzistuese. Mund të zgjerohet në periferi të saj dhe në këtë mënyrë biznesi i ndërtimit nuk cënohet. Fatkeqësia merr fund, nuk cënohen interesat e askujt dhe ne qytetarët bashkë me ndërtuesit dhe personat e tretë jetojmë të lumtur e të gëzuar. E thjeshtë. Mbase do filluar me një lutje drejtuar personave të tretë që japin lejet, që bëjnë pa dashje një sy qorr e një vesh shurdh. Mund ta kenë nga dritëshkurtësia që fitimet që sillka ky muhabet mund t'i marrin me vete.

    marre nga RD


    --


    ja dhe nje kandidat per kryetar bashkije..

    si thua ti xhu..


    he se harrova..

    My Sol.. athina e Pireu kishin marre fund.. ngushtice ..rrasje ndertesash nji pas nji.. aspak lulishte.. prish shtepi-vila te vjetra e ngri pallate..mbi te njejtat themele e hapsira.. rrugza te ngushta ku mezi kalojn makinat e per kembesor e bicikletiste as qe behet fjale..

    pra kish fituar mafia..

    edhe ne shqiperi me cduken bathet ata fituan..

    por ja ka zera siky Llakaj qe tregon se injoranca e edvinoistave majmune qe kryesisht jan cuna kapterash fshatare.. dhe babezitja e edvin-mimave.. nuk do fitoje totalisht..

    kush e njeh kte Lad Llaken.. ti coje pergezimet e respektin tim me te thelle per horizontin e kulturen qytetare..

    i lumte..


    ketij i them rilindas..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-10-2005 më 05:30

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Fatkeqesia eshte qe njerez si ky Llakaj nuk jane te veshur me poshtet. Edhe nese rastesisht do te ngrihej ne nivel vendim-marrjeje, njerzit qe do te kishte perreth do ta neutralizonin. Eshte vertet per te ardhur keq!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Eshte mesuar tashme ky popull ,i jane "parfumosur" mushkerite prej kohesh me Metalurgjike,Tec,Azotik,prane qyteteve.
    Edvino mafiozet sic thua dhe ti,u intereson xhepi,dhe bankat e Zvicres,me nje pjese te tyre paguajne ndonje alabak gazetar qe te nxjerre ne revistat e Evropes , Edvinin si hero i punes dhe i perkushtimit.

    Dikur nuk ngeli gjelberim ne male e kodra ,per te mbjelle grure,miser e tershere.
    Pra nuk munt ta quajme Tiranen e ndertuar nga Edvini,qytet ne zhvillim e siper dhe modern,se ka ndertuar 10 pallate me ngjyrat e ylberit,dhe 6-7 disko nate ku tunden tajaret c'do te premte,te shtune a te djele.


    PS Brar Athina vertet ashtu ka qene,ndonese 7-8 vjet me pare prefekti i aterheshem Avramopulos,punoi shume per ta gjelberuar.
    Me kujtohen se c'do behar viheshin zjarre pyjeve ,dhe pas shkrumbit e hirit,hidheshin kazmat e lopatat,qe paralajmeronin ardhjen e tullave dhe llacit,per vilat e boseve.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga Brari
    te jete kryetari i Bashkise se Tiranes pas 2006-tes..?

    ..

    Fatos Lubonjen do e votoja sepse me pelqen kendveshtrimi i tij per Qytetin e bukur e me ajer te paster..
    here tjeter do cfaq dhe kandidate te tjere..

    jepni mendimin tuaj..
    Dhe une ashtu them .. le te behet kryetar ai qe beje ndryshime ne mjedisin e kryeqytetit ... ishalla i mbajne ama premtimet

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga My_Soul
    Une them te vene prape Sal Kelmendin, lol. Na ka marre malli per kioskat e Parkut.

    Se tani u kujtova. Te veme Nanon krietar. Ai pushim eshte. O ta beje Tiranen pellembe e kazino. Shikoni po s'erdhi Donald Trump ne Tirane pastaj.
    Nese kjo sjell para per ekonomine shqiptare cfare te keqe ka pse mos te behet Nanoja kryetar? Apo inate koti?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Po per NAMIK HOTIN -----ATE TE EKOLOGJIKES SI MENDONI?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe nje kandidat simpatik per tu bere kryetar Bashkie ne tiranen 2006..
    Si ju duket Ylli Pango?
    Shiko sa bindshem shkruan..





    RD
    --

    Maketet nanoiste të buxhetit

    Prof. Dr. Ylli PANGO


    Po e filloj me një fakt: PS qeverisi 8 vjet radhazi. Një periudhë goxha e gjatë për të bërë, pa u penguar, progresin e duhur. Ndërkohë, Kroacia e Maqedonia morën statusin e vendeve kandidate të BE. Ne, tek ura. Ndërkohë, ne jemi rritur siç thuhet 6% çdo vit. Po ky buxhet i rritjes të përvitshme 6% dhe miliona, në mos miliarda të ardhura nga emigracioni, nuk na lulëzuan. Përse? Se u zhvat aq egërsisht dhe gjëja e gjallë ministër-biznesmen PS u majm aq shumë, sa edhe përtej kufirit s'kish zot të mos e vinte re. Me vjedhje, trafiqe, kontrabandë, monopole, kapje shteti, biznese të paligjshme. Kështu na u nxi faqja e u klasifikuam ndër vendet më të shquara të korrupsionit e të kapjes së shtetit në botë. Ndërkohë, ish-kryetari i PS shëtiste në botë e na e nxirrte ca më keq bojën. Shkapërderdhje dhe hedonizëm prej adoleshenti të vonuar. Po të mos e dinim se vetëm me instrumenta qejfi "bëhet qejfi tamam", do të thoshim apriori se ky është njeriu më qejfplotësuar në botë.

    Ndërkohë pas tre muajsh qeverisje kemi një projektbuxhet për 2006 e njëherazi edhe angullima, rënkime të udhëheqjes së partisë së sipërpërmendur për: shkurtime, buxhete të zvogëluara, ulje transfertash të pakushtëzuara për buxhetet lokale. Flitet për ulje, vetëm ulje, ulje e të ardhurave, ulje e transfertave, ulje e të ardhurave personale nga 1%-i, ulje me dy bukë, me dy feta, me dy thërrime, ulje e rritjes, ulje e ngritjes, jo 6, por 5%, ulje, ulje. Veç për ulje qejfi nuk flitet.

    Pak ditë më parë, FMN vlerësoi nëpërmjet përfaqësueses së saj buxhetin e 2006 dhe përpjekjet e qeverisë si mjaft të guximshme Ulja e ritmit të rritjes me 1%, ndër të tjera, është ulje për shkak maturie, duke premtuar rritje më të madhe e shpenzim kontigjence në se do të vilen të ardhurat. Dhe këto do të vilen se prova u dha, pasi të ardhurat nga doganat këto muaj u rritën me disa miliona USD. Por angullitësit i kërkojnë të vjelat e të korrat që në mbjellje, madje edhe pa mbjellë fare. Paçka se mbollën tetë vjet disnivele të llahtarshme e polarizim, paçka se mbollën një shtresë të majmur bosësh të së majtës luksoze (gauchiste de luxe), dhe korrën sipas tyre çdo vit një 6% të sigurt që veç rritje mirëqenie shqiptarësh nuk ishte. Mbollën e ç'nuk mbollën, mbollën angjelë e ramë, trafik anembanë, kontrabandë e korrupsion, nanoizëm e prostitucion, pashallëqet e mëdha të biznesit, mbollën gonxhe e mbollën lule krimi, pasiguri e arrati, gomone e mbytje në det të zi. Veç një gjë nuk mbollën: buxhet mirëqenieje e bollëku që aq shumë e pretendojnë tani.

    A nuk ishte maksimumi që iu premtuan mësuesve për në shtator vetëm 15% më e madhja rritje rroge që njihet në historinë e buxhetit socialist, që edhe ajo mbeti në letër? Natyrisht, duke e llogaritur pas zgjedhjeve të humbura edhe atë. A nuk ishin këta zotërinj aq kurnacë po aq sa ish-ministri i tyre i Ekonomisë sa iu dhimbte shpirti për vite me radhë t'u shtonin pagat pedagogëve sa ata u detyruan e bënë grevë? E pasi ish-ministri Bello i premtoi ato shtesa, u thye sërish besa në qeveri po atë natë, ku ministri Ish i ekonomisë socialiste ua mbushi mendjen të mos jepej ajo çka u premtua. Pastaj me një mijë mashtrime, se greva vazhdonte, përsëri u dha, por duke e marrë ndryshe (nga të ardhurat dytësore). Tani ish-ët e PS dalin e bëjnë llogaritë e të varfërit popull, e të varfërve mësues.

    A nuk ishte PS që e katandisi shëndetësinë në mizerje? A u harruan grevat e mjekëve e infermierëve gjatë vitit të fundit të qeverisjes PS? Zotërinj të së majtës luksoze (gauchiste de luxe), vërtet mendoni se e ha kush se ju vuani për shëndetin e shqiptarit të thjeshtë?

    Sa për fermerin, atë vërtet e vunë në hije të fikut. Ia paguan të gjitha e bujqësia u "mekanizua", toka u "lulëzua". D.m.th lulëzuan, abuzuan matrapazët e naftës pa akcizë, natyrisht si bimë të kësaj toke që mbolli ekonomia PS. Por PS e bëri detyrën ama. Le të hanë edhe ata një çikë. Me më të mirin syresh, zoti Filimon, kryetari i bashkisë sonë, bëri një pozë mbi traktor do kohë më parë.

    Po Shqipëria, d.m.th. Tirana, d.m.th. qendra e Tiranës, d.m.th qendra e qendrës së Tiranës, pa dyshim lulëzoi. Natyrisht pra, së bashku me të edhe të gjitha qytetet e fshatrat lulëzuan, me transfertat abuzive e preferenciale të fondeve të pushtetit lokal që i dërgoi PS. Aty ku ministrat e PS donin vota muajt e fundit para zgjedhjeve. Aq paturpësisht, sa edhe populli skuqej nga turpi për ta, kur në fund të mandatit derdhnin ca pak para nga qesja që e zbraznin për vete. Por, "ani" thosh populli, "në fund të fundit, shyqyr që ka zgjedhje (natyrisht muaj të fundit parazgjedhjesh) të na bëjnë ndonjë gjë!". Dhe udhëheqja e PS përsëri vuan përse kaq pak para pushteti lokal. Në fakt, para janë më shumë e transferimi i investimeve lokale e veçanërisht i fondeve të rrugëve bëhet me formulë dhe jo në mënyrë abuzive e me preferenca politike si ato të ministrave të PS dikur. Por kjo nuk lexohet dot. Ashtu siç nuk e lexonte(gjente) dot një ish-ministër i PS se ku ishte shtesa e pagave për arsimin në projektbuxhet.

    Por PS vuan edhe për uljen në projektbuxhet të shpenzimeve operative të dikastereve. Vuan për harxhimet e vockla 20000 lekë në ditë të nëpunësve të dikastereve. Ndërkohë që në fund vitesh çdo drejtues, sado i vogël, e di që rëndom këto para mbeten pa shpenzuar, a shpërdorohen.

    Udhëheqja e PS vuan e ankohet edhe për shtesën e pagave në projektbuxhet, d.m.th pjestimin për dy sipas saj të shtesave të pagave, nëse ato do të realizohen 4-5 muaj më vonë, a thua se këto shtesa janë vetëm për 2006-n. Ndërkohë që e thamë se sa i shtoi buxheti i PS.

    Vuajtjet për popullin të buxhethartuesve e shkapërdarëve të jo më shumë se 5 muajve më parë s'kanë fund. Me ta vuan sidomos zoti Filimon, kryetari i parti-bashkisë sonë që impostohet e trash zërin kinse i indinjuar në podium përpara vështrimeve aziatike të anëtarëve të Kryesisë së PS. Se ata e dinë më mirë se kushdo, sa i do ky njeri jo më njerëzit e varfër, por njerëzit, njerëzit në tërësi, edhe ata të partisë, madje edhe njerëzit e tij. O Zot, te kush ka rënë dashuria për njerëzinë e kush do ta shpëtojë atë!

    Ndërkohë buxheti rritet me 1 miliard lekë, shkurtohen shpenzimet publike, rriten pagat, 20-25% dhe ato më të larta 5%, por këto nuk vërehen. Ulet 50% taksa mbi biznesin e vogël, po edhe kjo s'quhet. As përmendet. Reduktohen shpenzimet administrative, orientohen shpenzimet në drejtim të investimeve publike, sidomos në arsim e shëndetësi, rriten fondet e kompetencat për pushtetin vendor, rritet deri në 3.5% pjesa e arsimit në GDP, por askush nga PS s'i vë re këto.

    Ka, të nderuar zotërinj të PS, një shembull sinjifikativ ende të gjallë, të tipit abuziv e të korruptuar të qeverisjes "Nano" të rubrikës "Dje dhe ende sot". Dhe me të do ta mbyll. Ky, ma ha mendja, është shembulli i fundit i mbetur i këtij tipi në erën e re të qeverisjes demokratike. Po vazhdon të mbijetojë edhe ca, por e ka një vlerë, atë të një modeli tashmë të shkuar qeverisës, atij tuajit. Ky model është edhe abuziv, si ju, edhe qaravitës si ju, edhe shkapërdarë si ju, edhe që kërkon të bëjë të mirin për shqiptarët si ju, por është ende në pushtet edhe ca kohë. Jo si ju. Se ky është disi autonom. Ky është modeli më sinjifikativ rudimentar i qeverisjes së korruptuar socialiste. Është fjala për njërin prej beniaminëve më të diskretituar të ish-kryetarit socialist. Ky maket trupmadh i nanokracisë na vjen një ditë të bukur në Komision të Medias e Edukimit me fytyrë të prishur, plot re e mjegull në ballë, i errët e i zymtë siç e kish lënë nata dhe deklaron gjendjen e "emergjencës ekzistenciale" të RTSh. Pastaj na thotë se ka ngritur 4 grupe Task-Force, strategë të mbijetesës së institucionit. Pastaj vuan, kërkon, gërget. SOS!

    Stop! Nuk ka reminishencë më sinjifikative të Nano arratikut, ikanakut, se sa kjo fytyrë e zymtë, e lodhur, e ndragur nga nata. Nuk ka simbol më të qartë të shkapërderdhjes, plangprishjes kombëtare, të ideologjisë e praktikës nanoiste, të dëfrimit etatist apo më mirë të etatizmit dëfryes. Me një ndryshim: Nano, pas çdo plangprishje, ishte akoma më dëfryes, akoma më i mbushur e i lumtur. Se ai e kishte qesen e madhe vetë dhe e rimbushte po vetë. Kishte edhe qeset e të tjerëve që i vinin pas. Kurse ky pret të marrë nga qesja e madhe. Çdo vit. Pasi ka shpenzuar pa hesap nga të ardhurat e institucionit, i kërkon shtetit, bën art, ndërmerr masa drastike, shkurton njerëz, rroga, institucione të vartësisë. Me demek, se s'ka para t'i mbajë. Ndërkohë shpenzon karta celulari pa limit, deri 2 milion në muaj, shpërblen veten e sejmenët me 5 paga shpërblim, pi. Çfarë? Karburant apo raki pa hesap? Kush e di. Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr 1,7 milion euro abuzime, ai i kërkon shtetit 1,5 milion shtesë buxheti. Nja 400 milionë të reja të tjera nuk dihet ku kanë shkuar, ndërkohë kërkohen 1 e gjysmë të tjera. Ky institucion i drejtuar prej këtij njeriu, Radio-TELEVIZIONI SHQIPTAR, është një ishull i fundit lumturie nanoiste, i fundit i mbetur pas ikjes së tij. Një ishull me vlerë historike recente, atë të rikujtimit të gjallë të plangprishjes e shkapërderdhjes të paradokohshme marramendëse. Nuk ka model më të mirë për të kuptuar populli se kush po e kritikon projektbuxhetin e 2006-ës, kush po kërkon prej tij, kush po vuan e po i qan hallin popullit për të. Edhe kush, edhe kush?





    ----------

  12. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Cilido te kandidoje nuk e mund dot Ramen dhe ata qe jane kritike te Edi Rames vetem ulerasin kot nga xhelozia dhe urrejtja e tyre qe kane per socialistet.
    I tremben faktit se Partia Socialiste tani me Edi Ramen ne krye eshte me e forte se kurre dhe se jo vetem qe i fiton zgjedhjet vendore vitin qe vjen pa asnje perqindje diskutimi por do i rrafshoi edhe ato te 2009 dhe do e zhduki nje here e pergjithmone ket vampirin me emrin Sali Berisha nga politika.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  13. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Frodo
    Nuk eshte fjala vetem per Salen.Eshte nje mafie e tere e mireorganizuar e drogaxhijve,hajduteve dhe krimineleve kryesisht nga veriu, qe e mbeshtesin shokun Sale.Jane fonde miliarda dollaresh qe mund te vihen ne sherbim te kesaj mafie.Prandaj Sala eshte kaq i forte, sepse i ka krahet e siguruara.Murtaja Sale ka vetem nje sherim.Zhvillimi i Shqiperise.Sa me e zhvilluar te jete Shqiperia ,aq me shume dobesohen pezhishkat kanuno-fisnore te PD-se.Pikerisht per kete arsye PD-ja eshte kunder zhvillimit te vendit.
    Edhe Edi Rama kot e ka, sepse nuk besoj ti beje balle kesaj mafie.Kjo mafie ka treguar qe per interesat e tyre nuk ndalet para asgjeje.Bota e ka kuptuar kete ,prandaj takimet me Berluskonin apo ardhja e Sorrosit kishin kete qellim.Ti behet e qarte Sales and co. se ata nuk do lejohen te luajne me fatet e Shqiperise.E vetmja qeveri apo vend qe e mbeshtet kete mafie eshte Greqia.Qellimet e Greqise dihen.Prandaj u lejua edhe hapja e kazinose greke ne Tirane.Ndersa shitja e Albtelekomit firmes turke do zvarritet ne pafundesi.Sepse Turqia eshte nje vend qe e mbeshtet zhvillimin e Shqiperise.

    keshtu muhabeti

  14. #14
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Krahasimi me i pershtatshem i Berishes eshte fjala Vampir sepse ashtu eshte ai, nje vampir i gjalle qe kerkon t'ia pije gjakun cdo kundershtari gje qe e sheh qe po ndodh.
    Eshte dhunti farefisnore kjo plako, s'ka sherim, keto efekte i ka kanuni.
    Ndersa ata perreth Sales nuk jane asgje vecse kuklla prandaj si duhet dhene shume rendesi Topallave, Olldashave, Bashave dhe te gjithe krimbave te tjere.
    Sal Berisha eshte vampiri ose koka e kucedres.
    Prandaj PD-ja ndodhet ne kete gjendje katastrofike sepse ka ket kuceder si kryetar.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E pse te turperohet kot PD me Lokun ne krye e te veje kandidat kunder Rames kur dihet me mij per qind qe sfiton asnji kunder Rames. PD me mire te mos nxjerr kandidat fare dhe te humbi aforfe 3-0 sesa te konkurroje dhe te humbi 80-0.

    Une e bona punen time. Ja mbusha mendjen shoqes sime qe se vret fare per politike qe per haterin tim te votoj per Ramen. Good deed indeed.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Cme flet per edin ti mer se e njofim kush ka qen ai thonje pa prere rrugeve te europes duke shit doza drroge e rroba te vjedhura. Ai eshte imoral e mohoi djalin e tij edhe kur u bo me lek e me pushtet e pranoi.
    Ne i her ti frodo qenke shum i lashte edhe eshte vertet per te ardh keq se viti 2006 po arrin.[/FONT][/B]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 22-12-2005 më 05:48

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Per mua nuk eshte se ka shume figura te denja per te drejtuar Tirane si kryebashkiak. Nje nder ato qe mua me bind se mund te beje dicka pozitive eshte Lul Basha.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. TË TrokasËsh NË BashkinË E TiranËs
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •