Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vehbi Alimuçaj në gjendje të rëndë

    shekulli

    --

    Alimuçaj në gjendje të rëndë, kthehet në qeli


    E.Janina

    TIRANË- Ish-bosi i firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj nuk mund të dëshmojë në gjyq, pasi është sëmurur paraditen e djeshme. Ish- kreu i firmës piramidale mësohet se ka pësuar një krizë paraditen e djeshme dhe nuk ka mundur që të paraqitet në Gjykatën e rrethit Tiranë, ku ishte thirrur si dëshmitar në një çështje. Alimuça ishte thirrur nga gjykata si dëshmitar në procesin gjyqësor për tjetërsim pasurie në ngarkim të Albert Xhanit. Alimuçaj ndodhej në burgun e Peqinit. Paraditen e djeshme, toga e shoqërimit ka shkuar në këtë burg për ta marrë Alimuçën, por është paralajmëruar se shëndeti i tij nuk është shumë i mirë. Gjatë rrugës, sapo makina me të dënuarin ka hyrë në Kavajë, Vehbi Alimuça ka pasur një rritje shqetësuese të tensionit. Kjo i ka trembur policët e togës së shoqërimit, të cilët janë detyruar që ta kthejnë ish- bosin e VEFA-s në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Disa orë më pas, ata janë paraqitur në gjykatë dhe kanë pohuar se i dënuari ishte i sëmurë dhe nuk mund të vinte në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë që i dënuari Alimuça ka kriza të tilla. Paraditen e djeshme ai duhet të dëshmonte në procesin kundër Albert Xhanit, i cili akuzohet për tjetërsimin e pasurisë së firmës piramidale VEFA. Xhani akuzohet nga prokuroria se me paratë e VEFA-s ka blerë disa ndërmarrje në Përmet dhe nuk i ka kthyer paratë. Ndërkohë vetë Xhani ka pohuar se kjo nuk është e vërtetë. Madje, sipas tij, Vehbi Alimuçaj i ka një borxh prej 6.1 milionë dollarësh. “Kam bërë kontratë civile me shoqërinë VEFA, brenda të gjitha rregullave. Kontratat kanë qenë tepër të pastra. Unë duhet të shisja 14 fabrika”,- ka pohuar kohë më parë përpara gjykatës, Albert Xhani.




    27/10/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana


    -----

    dy fjale

    --


    per mendimin tim z vehbi alimuca duhet te lirohet nga burgu e te cohet ne nje konvaleshenc mjekesore e pasi te marri vehten ti jepet mundesia te zbardhe ceshtjet e Vefes dhe gjithcka qe ka lidhje me te..

    jane hajdutet qe gllabaruan miljardat ne piramida qe jane te interesuar per vdekjen e Vehbiut.. e ata ..njeri sidomos ja mbathi ne usa te specializohet me tej ne villajdutizem..

    askush nuk e di me mir se i zoti se si del qerrja nga balta..

    te shikojme si do i zbardhi qeveria keto pune mbas shporrjes nga eldorado e piramidave te arapve te malos..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    koha jone

    ------







    E Premte, 28 Tetor 2005


    "MASAKRA ME TRANSPARENCEN E FAJDEVE"

    Ish-presidenti i kompanise Vefa Hollding shkruan leter nga burgu

    Alimucaj: I nderuar president, veproni ne emer te se vertetes, ne mbrojtje te jetes sime

    (vijon nga numri i djeshem)

    Kjo tregon se gjithcka ishte e paracaktuar. Pasuria duhet shkaterruar, sepse nuk perben argument per percaktimin e vleres se kthimit te parave, ndaj ajo fillimisht duhet te paraqitej e zvogeluar dhe pastaj nepermjet shitjeve me cmime qesharake duhej vjedhur e grabitur me qetesi.

    Nga 338 milione $, nga zyra, kompania "D&T" i rivlereson 31 milione $ dhe pak me vone 20 milione $ (sikur te flitej per vetem nje objekt dhe jo per 240 te tilla).

    Z. Arapi para Komisionit Hetimor i mban ison kesaj kompanie, duke theksuar qe vlera e aseteve ishte per te gjitha kompanite vetem 6-7% e borxhit, prej 830 milione $. Kjo del te jete shuma 50 milione $ per te gjitha kompanite dhe Vefa kishte 176 nga 320 objektet qe i referohej z.Arapi.

    Ne anen tjeter rriten pa mase vleren e borxhit, nga 113 milione $ ne 253 milione dhe me pas 325 milione $. Qeveria me 30 Prill 1998, me vendim te saj nr.250 dt.30.4.1998, vendosi t'i jape asistence kompanise "D&T", per likuidimin e shoqerive huamarrese, megjithese nuk ishte bere asnje kontroll financiar dhe si rrjedhim as nuk ishte caktuar pozicioni financiar i shoqerive.

    * * *

    Kontrolli financiar i shoqerive kerkohej nga ligji nr.8215 dt. 09.05.1997 neni 1. Kontrolli financiar kerkohen nga ligji nr.8227 dt 30.7.1997, neni 1. Kontrolli financiar kerkohej nga VKM nr 325 dt 22.8.1997, pika 1. Kontrolli financiar kerkohej nga VKM nr 501 dt.24.11.1997, pika 7, por qeveria socialiste e kishte vendosur t'i shkaterronte njehere dhe pastaj te kontrollonte ate qe kishte shkaterruar vete dhe njekohesisht ta faturonte si gjendje e shoqerive huamarrese, per te justifikuar nderhyrjen antiligjore qe kishte ndermarre prej kohesh.

    Eshte e pavertete dhe qesharake, deklarata e z. Arapi, para Komisionit Hetimor Parlamentar, qe me ligjin 8227 dt.30.7.1997, ishte vendosur ne fillim administrimi dhe pastaj kontrolli financiar. (kete e kemi shpjeguar ne fillin te ketij materiali).

    Me vendim nr. 178 dt. 6.3.1998, Qeveria Socialiste vendosi, qe te beje kontrollin financiar. Duke caktuar, disa eksperte vendas te kontrollit financiar per kryerjen e tij. Por keta eksperte ishin te perkohshem.

    Me VKM nr. 398 dt. 24.6.1998, u caktua per kryerjen e kontrollit financiar kompania "Cooper &Lybrand". Por ne vendimin e mesiperm, caktohen disa detyrime dhe rregulla qe jane ne kundershtim me standardet nderkombetare te kontrollit te caktuara nga kongresi i i INTOSAI-t dhe te pranuar dhe ne legjislacionin e kontrollit financiar shqiptar.

    Ne piken 4 te atij vendimi thuhej: "Cooper&Lybrand", per te realizuar detyrat ne fushen e kontrollit te shoqerive huamarrese sipas kontrates bashkalidhur, e cila eshte pjese e pandare e ketij vendimi, bashkepunon mekompanine administruese "Deloitte&touche" si dhe merr prej saj gjithe dekomentacionin e nevojshem qe i nevojitet".

    Eshte absurde qe subjekti kontrollues te bashkepunoje me subjektin e kontrollit, "per te realizuar detyrat ne fushen e kontrollit". Por kjo nuk ishte nje padije e atyre qe shkruan kete vendim, por pjese e marreveshjes se pashkruar me "D&T".

    Ja cfare thote ne raportin e saj (dt.31.1.1998),kompania "D&T":

    "Duhet te kemi marredhenie midis aduditoreve dhe administratoreve... eshte esenciale te bihet dakord per procedurat e ndjekura, per te siguruar asistencen e auditoreve per administratoret dhe shlyerjen e kreditoreve".

    Kerkohet hapur qe subjekti qe do te kryeje kontrollin duhet te miratoje punen e "D&T".

    Por kjo kompani, sic duket, nuk pranoi kushte te tilla poshteruese dhe joprofesionale dhe, sipas z Theodhori Sollaku, Prokuror i Pergjithshem, qe deklaroi: kompania "Cooper&Lybrand", u largua pa lene asnje dokument dhe pa firmosur asnje raport".

    Ajo kompani nuk pranoi raportet qe mund t_i jene servirur gati (sic ka pranuar kompania tjeter qe erdhi me vone).

    Ja pika 6, e atij vendimi te K.M:

    "Grupi Mbikqyres kerkon nga "Coopers&Lybrand" realizimin e sferes se sherbimeve te percaktuara ne kontrate, respektimin e afateve kohore per sigurimin e informacioneve te nevojshme, si dhe zbatimin me rigorozitet te kerkesave te percaktuara ne ligjin nr 8215. "Ky eshte nje kusht i papranueshem per nga standardet nderkombetare dhe kombetare te kontrollit (qe z.Arapi ishte caktuar qe ti mbronte keto ligje dhe ketu i jepet e drejta qe t'i shkele, sipas rastit dhe nevojave).

    Puna e kontrollorit eshte e pavarur dhe nuk jepen informacione, pa mbaruar teresisht kontrolli. Vetem ne perfundim te tij dorezohet raporti. Mosplotesimi i ketij kushti, eshte arsyeja e vertete e largimit (perzenies) se asaj kompanie.

    Me 29 Korrik 1998, kontrolli financiar iu besua kompanise Pricewaterhouse&coopers", e cila nuk beri asnje kontroll, sipas ligjeve qe kam permendur me lart, por pa asnje dokument, hartoi nje raport (ose ia dhane te shkruar), sic i duhej z.Arapi, per ta mbajtur ne burg pronarin e kompanise "Vefa".

    Ndaj edhe raporti perfundimtar eshte version jozyrtar-privat dhe konfidencial. Raport qe me shkresen nr.83 dt 7.2 2000, nga Kryetari i Grupit Mbikeqyres, z. Arapi, iu dergua Prokurorise se Pergjithshme.

    Ja certifikata e leshuar nga ajo kompani, sipas faqes nr.2:

    Presidenti i skemes duhet te mbahet pergjegjes per:

    a. 883 milione leke te terhequra nga ai vete dhe/ose persona te lidhur me te dhe

    b. 23.613 milione leke te fondeve, nen kontrollin e tij.

    Ja vlera e atij raporti: nga cilet dokumente u be, kush i dorezoi ata dokumente dhe sa vlenin ato.

    Faqe nr.3, thuhet:

    "Per ne ka qene e pamundur te kishim ne dispozicion ndonje dokument te Vefas deri me 28 Korrik 1998 (kontrata vete, me ate firme, sipas ketij raporti, ne po ate faqe mban daten 29.7.1998 dhe ankohet pse nuk kishte dokumentet deri 28.7.1998!!!).

    "Si pasoje e kesaj vonese, koha shume e kufizuar qe na mbetej nuk lejonte qe puna mbi Vefan te ishte e plote, e si rrjedhim edhe transparenca per kete kompani te mos realizohej".

    "Per shkak te rendesise qe ka Vefa ne procesin e transparences me 25 nentor, u ra dakord qe termat e kontrat`s te ndryshoheshin."

    Nderkohe qe me 30 Prill 1998, ishte vendosur kalimi ne likuidim, pa u kryer asnje kontroll dhe ne ligjin nr. 8386 dt 30.7.1998 "per menyrat dhe procedurat e shitjes" del qarte falsiteti i kontrollit dhe i administrimit te shoqerive huamarrese (do ta trajtojme me poshte).

    Vijome me raportin. Ja kush i dha dokumentet qe te behej kontrolli, qe nuk u be kurre dhe standardet e tij. Ne faqen 3 thuhet:

    "P.W.C do te perpiqet me sa ka mundesi qe para 31 dhjetorit 1998 te rishikoje rrjedhjen e fondeve te Vefas... Kjo pune do te bazohet vetem ne dokumentet qe Grupi Mbikqyres do te vere ne dispozicion te P.W.C me 27.11.1998"

    VKM nr. 398 dt 24.6.1998, vendim, ku mbeshtetej kjo kontrate, thekson qarte qe dokumentet duhet te merren nga "D&T", ne piken 4 te tij.

    Ligji nr.8215 dt 09.05.1997 ne nenin 3, ku jane te percaktuara kompetencat e Grupit Mbikqyres, kategorikisht nuk i jep nje rol te tille atij Grupi.

    Vazhdojme me raportin, ne piken 4.4: "Pavaresisht nga mosbesueshmeria e informacionit qe dispononin ishte shume e rendesishme qe per hir te procesit te transparences te jepnim nje sugjerim mbi sasine e fondeve te perdorura nga Vefa". Dhe me kete sugjerim, ajo kompani nxjerr borxhin qe eshte pergjejes Z.Alimucaj dhe z, Arapi qe vrapon ta dergoje ne Prokurori, "per hir te procesit te transparences".

    Vazhdojme me raportin ne piken 3.20:

    "Megjithese kemi pasur ne dispozicion nje sasi dokumentesh, perseri kemi pershtypjen se ka pasur dokumenta qe nuk i kemi pare."

    Vazhdojme me raportin ne piken 6.9:

    "Per me teper nuk dime se cfare ndodhi midis periudhes nga caktimi i Administratoreve deri ne daten, kur na u lejua nga prokurori, te shihnim dokumentet e zyres qendrore"

    Vazhdojme me raportim ne piken 5.4:

    "Pervec kesaj nuk na u lejua te shikonim dokumentet ne lidhje me Vefan te mbajtura ne prokurori."

    Ja standardet nderkombetare dhe vlera e informacionit qe i dha Grupi Mbikqyres, lexojme, piken 5.5:

    "Si rezultat i kufizimeve ne punen qe kishim per te bere na u desh te benim nje sere supozimesh" Lexojme piken 4.7."Megjithate kjo logjike bazohet mbi supozimin qe shifrat e perfshira ne rrjedhjen e fondeve jane te sakta dhe per arsyet qe jane permendur ne seksionin mbi kufizimin ne punes tone, ato nuk mund te jene te tilla dhe nuk do te jene te sakta ndonjehere"

    Lexojme vleren e certifikates qe ia faturoi ne fund, Z Alimucaj, kjo kompani, lidhur me detyrimin prej 886 milione lekesh dhe 23 613 milione leke.

    lexojme, piken 6.12

    "Megjithese ne kemi pergatitur nje pasqyre te rrjedhjeve se fondeve, eshte e pamundur te percaktojme permasat e rrjedhjes se fondeve, sepse te dhenat jane jo te plota."

    Lexojme piken 6.6: "Duke marre parasysh sa me siper, duhet kuptuar se pasqyra e rrjedhje se fondeve nuk pasqyron me saktesi rrjedhjen e fondeve te Vefa-s.". Dhe ne perfundim thote: "Duke u bazuar ne gjetjet tona arrijme ne perfundimin se Vefa nuk eshte nje skeme piramidale e mirefillte". Por kompania qe e kontrolloi ate raport ka shkruar, ne piken 4.6: "Eshte e mundur qe shifrat e verteta per kreditoret te jene diku, midis shifrave te QIF dhe atyre te Vefas."

    Borxhi sipas Q.I.F, per kompanine Vefa eshte 127 milione $.

    Borxhi i kompanise sipas bilancit eshte 113 milione $. Ndersa, borxhi, sipas punonjesve te "D&T, qe punuan me dokumente origjinale, te bera ne prezence te punonjesit te prokurorise, borxhi ishte 108.9 milion $ dhe ne tetor 1998 eshte derguar dhe Grupit Mbikqyres.

    Raporti ne piken 2.29, thekson: "Sistemi kontabel i aplikuar ishte ne perputhje me ligjet perkatese shqiptare, vecanerisht me ligjin nr. 7661" - ky eshte ligji 7661 dt 19.1.1993 "Per kontabilitetin", qe eshte ne fuqi ne Shqiperi.

    Ja pra megjithese, qeverise socialiste nuk i duheshin perfundimet e kompanise administruese dhe kontrolluese, ato asnjehere dhe nje asnje rast nuk e kane quajtur kompanine Vefa, kompani piramidale.

    Dhe njekohesisht del qarte qe, nuk eshte bere as kontroll dhe as administrim. Por z.Arapi, para Komisionit te Hetimit te fajdeve, deklaroi, kur mbaruan parate per te huajt, vendosem qe te kalojme ne fazen e dyte, ate te shitjes dhe likujdimit.

    Por kjo nuk eshte e vertete, gjithcka ishte percaktuar qe me pare, kete e tregon dhe ligji qe po trajtojme me poshte: Me ligjin 8386 dt 30.7.1998 "per menyren dhe procedurat e shitjes se pasurive te personave juridike, jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere",u vendos te filloje shitja e pasurive. Ky ligj ne vetvete, eshte ne kundershtim me Dipozitat Kushtetuese qe ishin ne fuqi, sepse, nga ana formalo-juridike, nuk mbeshtetet ne nenin. 10 te Ligjit nr.8255 dt.19.11.1997, sepse ne preambul te tij, nuk referohet fare, nenit 10, por nenit 16, te Dipozitave Kushtetuese, duke i dhene ne vetvete trajten e nje nderhyrje ne ligjin kushtetues, por ne menyre te pashpallur.

    Ky ligj eshte kundershtim me vete, neni 7 te ligjit 8227 dt 30.7.1997 (qe u rishkrua me ligjin nr. 8256 dt 19.11.1997),sepse, ne vetvete ai, nen jep te drejten, per shitje apo diponim ligjore, te pjeseve te pasurise se shoqerive huamarrse dhe jo te teres.

    Dhe njekohesisht eshte ne kundershtim me Dispozitat Kryesore Kushtetuese sepse, ne ligjin nr.8255 dt. 19.11.1997, thuhet se shkalla e nderhyrjes, caktohet me ligj.

    Ligji i mesiperm flet per menyren dhe procedurat e shitjes , pra nuk i referohet shkalles se shitjes. PRA KEMI TE BEJME ME NJE VEPRIM TE HAPUR ANTIKUSHTETUES. Por nenet e meposhtme te ketij ligji sqarojne nxitimin e pakontrolluar, te socialisteve dhe del qarte dhe hapur ,qe ky eshte nje veprim fals. Ne neni 4 te ligjit nr 8386 dt 30.7.1998, thuhet: "Kalimi i pronesise dhe te drejtave te tjera nga shitese tek bleresi sjell pakesimin gradual te veprimtarise se shoqerise, deri ne shperberje dhe likujdim te tyre"

    Pra del qe qellimi i shitjes, eshte likujdimi total i tyre, megjithese Kushtetuta qe ishte ne fuqi,nuk thote qe, nepermjet shitjes caktohet shkalla e nderhyrjes !!!

    E verteta del qarte, ne neni 11, ku thuhet: "Procesi i shitjes se pasurive te shoqerise huamarrese realizohet nga administratoret ne afatin e percaktuar ne kontraten e lidhur dhe si rregull brenda viti 1998."

    Pra ,kontrata me administratoret, eshte firmosur qe me 24.11.1997 (VKM nr.501 dt24.11.1997) dhe qe ate moment, ishte percaktuar shitja e pasurise pa asnje kontroll dhe administrim te kryer.

    Viti 1998, ishte vendosur, viti i sulmit te shkaterrimit perfundimtar. Keshtu i mesonin greket, Z.Nano (pavaresisht nga ligjet, vepro shpejt) Ndaj i kerkohej kompanise kontrolluese P.E.C., me dokumente pa dokumente perpiqu me sa ke mundesi qe te nxjerre pasqyren e rrjedhjes se fondee te Vefas, deri me 31.12.1998. Pra, procesi i administrimit dhe i kontrolit ka qene nje farse, qe t'i jepte kohe qeverise socialiste, te mundohej me te gjitha mundesite, qe te gjente parate dhe ti kthenta ata 100%. Kjo ne fakt qe koha per gjetjen e parave dhe vjedhjen 100%.

    Me ligjin 8471 dt 8.4.1999, u vendos qe te behej vjelja e debitoreve te te gjitha kategorive. Ne nenin 2 te atij ligji thuhej: "Te gjithe personat qe i nenshtroheshin, detyrimit ligjor te deklarimit te pasurise, kthejne, cdo shume te terhequr, pas dates 23.1.1997". ne nenin 4, thuhet: "Identifikimi i personave dhe i detyrimeve pasurore, ne kuptim nenit 2, kryhet nga administratori... brenda 30 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit.".

    Ne nenin 8 ,thuhet: "Ne rastin kur personat fizike...nuk e ekzekutojne vullnetarisht detyrimin, administratori, paraqet kerkesen, Zyres Permbarimit, per ekzekutimin e detyrueshem te tij.

    Zyra e perbarimit per ekzekutimin e vendimeve te administratorit zbaton te gjitha rregullat e K.Pr.C."

    Me ane te ketij ligji, duke mos bere indentifikim e sakte te personave dhe duke mos nxjerre urdher ekzekutimin nga gjykata, per sejcilin titull ekzekutiv, administratoret dhe ata qe i kane mesuar dhe urdheruar kane, lene pa vjele 100 milione $ (shifra sipas raportit z .Arapi). Ne anen tjeter, Zyra e Permbarimit sipas ligjit, duhet te kishte kthyer te gjitha kerkesat, si ne kundershtim me kerkesat e ligjit, por i ka pranuar dhe ka perdorur teorine e kulacit dhe kerbacit, duke bere seleksionimin e zbatimit te tyre.

    Te gjitha keto flasin se nuk eshte bere asnje lloj transparence. Denimi i z. Alimucaj eshte i padrejte dhe duhet liruar, ndersa atje e ka vendin z. Farudin Arapi (sipas z.Skender Demiraj, Prokuror i Prokurorise se Apelit, qe prej kohesh ka kerkuar Prokurorit te Pergjithshem, qe z.F Arapi te merret, sic i pandehur per mos kryerjes te detyres dhe vjedhje dhe shkaterrim i prones se tjetrit..

    III.

    Akuza ndaj meje eshte mbeshtetur ne dokumentet e sipermendur qe nuk kane asnje vlere juridike sepse jane te pavlefshme. Jam denuar nga gjykata e shkalles se pare me 5 vjet burg, sipas akuzes se ngritur nga prokuroria, pavaresisht reagimit dhe mbrojtjes time, me maksimumin qe kerkonte vepra penale per te cilen isha akuzuar.

    Sic e ka pranuar vete prokuroria dhe gjykata e larte jam denuar gabim nga gjykata e apelit me 20 vjet, me nje cilesim te gabuar te vepres penale qe akuzohesha. Meqenese rekurs kisha bere vetem une eshte pa kuptim dhe i pabazuar vendimi i gjykate larte qe pranon gabimin e e gjykates apelit dhe njekohesishtme jep nje demim edheme te rende se masa qe isha denuar nga gjykata e shkalles pare.

    Jashte tere kundershtimeve dhe argumentave qe kam dhene per gjykimin re padrejte ne te tri shkallet para vetem ne kendveshtrimin e mesiper eshte pakuptom, lenia ime ne qelite e burgut.

    IV.

    Semundja qe kam nuk mund te kurohet ne kushtet e burgut, Kushtetuta shkruan ne nenin 21: "jeta e personit mbrohet me ligj", ndersa une kam te drejte te them: jeta ime po merret pa ligj. Kushtetuta vazhdon ne nenin 4: E drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit. Veproni i nderuar z.President, ne emer te vertetes, ne mbrojtje te jetes!

    Sinqerisht

    Vehbi Alimucaj










    ..

    xhu ose skuth..shih mos gjeni pjesen e pare te letres..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-10-2005 më 00:17

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    --

    Një muaj para largimit, ish-kryeadministratori i fajdeve ka marrë peshqeshet. Shiti 9 mijë metra katror në Tiranë për 1.3 miliard lekë


    Vjedhja e fundit e Arapit, Parku i Transportit Komunal



    Më datë 30.08.1999, administratorët e përbashkët të Shoqërisë "Vefa" në administrim sipas kërkesës së zotit Engjëllush Sula, vendosëm t'i jepnim me qera dy ambiente tek aseti "Parku i Transportit", ku qeraja mujore do të ishte 5000 (lekë të reja) në muaj. Gjithashtu, në këtë vendim është përcaktuar afati i dhënies me qera deri në momentin e shitjes, qeraja fillon nga data 1 shtator 1999 dhe administratorët janë Nasip Ahmeti, Diana Golemi, Arben Abazi, Violeta Kraja, Luan Kamberi dhe kryeadministrator Faraudin Arapi. Engjëll Sula, ish-punonjës në Parkun e Transportit, ka kërkuar një banesë në këtë aset dhe e ka marrë atë së bashku me vëllain e tij Enver Sula. Gjithashtu në këtë aset banon edhe një familjar tjetër, Fatmir Basholli. Më datë 28.09.2005, këtyre familjarëve u vjen një njoftim ku thuhet se në përgjigje të kërkesës suaj drejtuar administratorëve të shoqërisë "Vefa" sh.p.k në administrim, në lidhje me strehimin tuaj pranë ish-Parkut të Transportit Komunal, ju njoftojmë se nga administratorët ky aset është dërguar për t'u shitur në qendrën e ankandeve të shitjes publike me tender dhe më datë 13 shtator 2005 është realizuar shitja e tij. Në këto kushte, kontrata e qerasë që keni patur, ndërpritet. Ky njoftim u vjen nga administratorët, të cilët kanë bërë një ankand që me ligj përcaktohet i paligjshëm. Arsyet e paligjshmërisë shpjegohen me faktin se ky park nuk mund të shitej për shkak të problemeve të pazgjidhura ende të pronësisë. Parku është pronë e Veliko Hajno, i cili më datë 28.12.1994 ka marrë një vendim nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku me kërkesë të pronarëve kjo pronë i kthehej nën pronësi Hajnos. Truall me sipërfaqe 8900 metra katror dhe e drejta e parablerjes së ofiçinës bujqësore, parku i ofiçinës komunale me sipërfaqe 7727 metra katror.


    Prona


    Ish-Parku Komunal i Transportit shtrihet në pronën e pronarit Veliko Hajno, që figuron në regjistrin hipotekor me numër 81, datë 26 qeshor 1951 dhe i rikthehet pronarit në bazë të vendimit të gjykatës së rrethit Tiranë, me numër 5930, datë 23.11.1994. Sipërfaqja e përgjithshme e truallit, 8900 metra katror. Regjistrimi në pronësi të shtetit është bërë në bazë të vendimit të Komisionit lokal për konfiskimin e pasurive private me nr.26, datë 22.08.1956. Në këtë sipërfaqe, në vitet 1956-1960, shteti ndërtoi tre parqe. Vendim numër 1016, datë 28.12.1997 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", ky komision mori në shqyrtim në po këtë datë kërkesën e ish-pronarëve Bilbil Hajno (babai i Velikos) me numër 2027 të aktit me objekt kthimi e pronës së përbërë nga një shtëpi e kopsht, shtëpia 2 katëshe, ndërsa kopshti me sipërfaqe 8900 metra katror të ndodhur në rrugën "Qemal Stefa". Në vitin 1996, Parku Komunal blihet për shfrytëzimin e objekteve nga kompania "Vefa" në administrim me pronar Vehbi Alimuça, i cili sipas vendimit numër 1016, datë 28.12.1997 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" detyronte t'i paguante qera pronarit Bilbil Hajni (trashëgimtarëve të tij) ose të hynte në bisedime për ta blerë. Koha e shkurtër e lulëzimit të kompanisë piramidale "Vefa" nuk mjaftoi që të kryheshin procedurat mbas trazirave të 1997. Shteti e sekuestroi edhe njëherë këtë pronë dhe ia kalon në administrim komisionit mbikqyrës me në krye Farudin Arapi, i cili më datë 13 shtator 2005 e shet.


    Kërkesat e palëve


    Në Parkun e Transporteve jetojnë tre familje, të cilat që nga 1 shtatori 1999, u paguajnë qera administratorëve të "Vefa"-s dhe herë pas here, ata u kanë bërë kërkesë këtyre administratorëve për blerjen e ambienteve ku ata jetojnë. Nga ana tjetër, pronari i ligjshëm i tokës, Veliko Hajni, kërkon rikthimin e pronës së tij, të cilën ia ka dhënë në mënyrë të drejtë në 1994 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Familjarët që banojnë në zonën e Parkut shprehen se ish-kryeadministratori Farudin Arapi u ka premtuar se do t'ua japë në pronësi këto ambiente në momentin e shitjes. Madje, Engjëll Sulaj shprehet se shumë herë ka kontaktuar në zyrën e Arapit me të dhe ai e ka siguruar se këto familje nuk do të nxirreshin në rrugë, por do t'u jepej për blerje banesa. Të tre familjet, që nga viti 1999, iu kanë bërë kërkesa të vazhdueshme administratorëve për blerjen e banesave ku ata banojnë dhe nga vetë kryeadministratori kanë marrë përgjigje pozitive. Më datë 28.09.2005, palëve u vjen një njoftim nga administratorët që ky truall së bashku me objektet është shitur me ankand dhe për këtë ankand nuk janë njoftuar as banorët, as pronarët e tokës. Ndërkohë që më 14 tetor 2004, qendra e ankandeve ka nxjerrë një njoftim ku thuhet se për asetin "Parku i Transportit Komunal" nuk mund të pranohen oferta për arsye të problemeve ligjore që kanë dalë për to. Pronari i ligjshëm, i cili e ka fituar të drejtën e pronësisë që në vitin 1994, pas kërkesës për rrëzim të këtij vendimi të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga administratorët e "Vefa"-s, i ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të lënë në fuqi vendimin e komisionit. Pronarit tw tokws po i shitet toka e tij dhe s'mundet të fitojë të drejtën e tij.


    Dokumentacioni

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë, datë 23.04.2003, është çuar për gjykim çështja me objekt prishje të vendimit të Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që ja kishin kthyer në bazë të ligjit pronën në Parkun e Transporteve Pronarëve të ligjshëm. Pra, Veliko Hajno, në këtë rast ishte i paditur dhe paditësi ishin administratorët e "Vefa"-s. Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, administratorët e "Vefa"-s e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Konstatohet nga ky këshill gjyqësor që gjykata të ketë shpallur vendim përfundimtar më datë 23.04.2003, por procesverbali i kësaj date mungon. Pra, vendimi i dhënë nga gjykata nuk gjen pasqyrim në procesverbalin gjyqësor. Mungesa e këtij akti të rëndësishëm procedurial përbën shkelje të rëndë të rregullave procedurialë. Si rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, me numër 1746, datë 23.04.2003 duhet të prishet dhe çështja t'i kthehet për rigjykim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues. Çështja kthehet përsëri për gjykim. Duket që administratorët e "Vefa"-s, me në krye Farudin Arapin, donin dhe përdornin çdo mënyrë për zhvatjen e kësaj prone dhe nxjerrjes në rrugë të banorëve, dikur ish-punojës së kësaj godine. Në shkallën e parë të gjykimit ku paditës ishin administratorët e "Vefa"-s, për anullimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ku i paditur ishte pronari Veliko Hajno, Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë pjesërisht padinë e ngritur nga paditësi, të anullojë pjesërisht pikën 1/c të vendimit numër 1016, datë 28.12.1994 të K.K.K. pronave vetëm përsa i përket sipërfaqes së kthyer prej 5974 metra katror, duke i njohur të drejtën të paditurit Veliko Hajno të kompensohet në një nga format që parashikon ligji 7698, datë 15.04.1993 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" ish-pronarëve, të rrëzojë pjesën tjetër për diferencën e mbetur. Në një rekurs të bërë nga pronari për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, datë 15.07.2004 në Gjykatën e Lartë, kjo gjykatë vendosi më 28.01.2005 pezullimin e vendimit numër 3847, datë 15.07.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe vendimin numër 1538, datë 28.12.2004 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


    Shiten 9000 metra katror për 1.3 miliard lekë


    Pavarësisht se orvajtjet për pronarin dhe për banorët vazhdonin, më datë 13 shtator 2005, kryeadministratori Farudin Arapi bëri shitjen e truallit të Parkut të Transportit me një shumë qesharake prej 1.3 miliard lekë, ndërkohë që sipas specialistëve kjo tokë vlen shumë më shumë. Por kjo nuk përbën një problem për të sipërpërmendurin, pasi duke ndjerë se drejtësia dhe ligji do të zbatohej edhe për të me ardhjen në qeverisje të Partisë Demokratike, bëri një pazarllëk të fundit para largimit. Kjo gjë u ka kushtuar shumë banorëve, të cilët janë mbajtur me shpresë se këto ambiente do t'i blinin, ndërsa tashmë rrezikojnë të nxirren jashtë nga pronari i ri, i cili e ka blerë truallin me të ashtuquajturin ankand që siç duket, është bërë nën tryezë dhe vetëm me praninë e shitësit dhe të blerësit. Ndërkohë jo pak i dëmtuar është edhe pronari Veliko Hajni, të cilit edhe pse Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka dhënë të drejtë, akoma nuk ka arritur ta gëzojë pronën e tij, edhe pse i jepet kjo e drejtë nga ligji. Duket se fuqia dhe pushteti i pakundërshtueshëm i Farudin Arapit ka arritur të prekë edhe drejtësinë, e cila mbyll sytë përpara fakteve të qarta dhe provave të sjella nga pronari i ligjshëm.

    Alketa HOXHA

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    VEFA, si me zhduken 130 milion dollare nga banka

    E Premte, 20 Prill 2007


    Kompania huamarrese ka pasur nje bilanc prej 4.3 miliard dollare ne fund te 1996

    Ish-bosi i firmes huamarrese “VEFA”, Vehbi Alimuca, ne intervisten e dhene per emisionin “Opinion” nga burgu i Peqinit ben nje ekspoze te plote te kapaciteteve financiare qe kishte kompania e tij per te shlyer detyrimet ndaj kreditoreve te saj. Alimuca ve theksin ne zhdukjen e 130 milion dollareve te kompanise nga banka, si dhe te pergjysmimit te cmimeve ne shitjen e pronave te VEFA-s nga Grupi Mbikeqyres i Firmave Rentiere.

    Shpresoj qe te jeni sa me i hapur dhe i drejtperdrejte ne ato qe do te thoni.

    Sigurisht qe do te jem teper i sakte dhe shume konciz ne gjerat qe do te them. Nuk do te bej sqarime te gjata, vetem pyetjeve tuaja do t’u pergjigjem me seriozitet.



    Z. Alimucaj! Dua t’ju pyes se prej sa kohesh ndodheni ketu ne burgun e sigurise se larte te Peqinit?

    Ne burgun e sigurise se larte te Peqinit po bej 10 vjet, 4 vjet ne Peqin dhe 6 vjet te tjera ne 313-en.

    Sa eshte denimi juaj?

    Denimi im eshte 20 vjet, me shume nga te gjithe presidentet e firmave te tjera, te kompanive huamarrese.

    Do t’ju pyes me pas per kete, por doja te beja nje lloj kronologjie qe lidhet me gjithe kompanine Vefa me te cilen emri juaj eshte i lidhur fort. Si lindi Vefa, z.Alimucaj?

    Vefa lindi nga fillimi i viteve’90, si gjithe aktivitetet e tjera qe u zhvilluan ne Shqiperi ne periudhen paskomuniste, kur une si individ fillova te kryeja disa biznese duke marre mallra industriale me shumice dhe artikuj te tjere duke i siguruar neper miq dhe shoke qe merreshin me tregti.

    Aktiviteti juaj ka qene ne Tirane?

    Aktiviteti im fillimisht ka qene ne Tirane. Ne nentor te ’92 ne jemi regjistruar si person juridik ne Tirane, pastaj ne ’93 eshte regjistruar VEFA shpk, me pergjegjesi te kufizuar. Ne vitin ’93, pas zhvillimit te aktivitetit qe patem, kishim nje sukses te dukshem me artikujt qe tregtonim. U morem shume me shitje televizoresh, me shitje artikujsh ushqimore, me sapun, me materiale ndertimi etj. Me nje fjale, artikuj qe duheshin per ate fillim te tregut ne Shqiperi, qe terhiqeshin me shume dhe me shumice nga njerezit dhe fitimi ishte shume me i madh.

    Kishte fitim te madh ne ate kohe ky lloj biznesi, megjithese duket si nje biznes i vogel?

    Fitimi fillimisht ka qene teper i larte dhe mbi bazen e kembimit te kursit te dollarit, ne krahasim, domethene te vendit tone me vendet e tjera te botes ku ne benim tregti. Fitimi ka qene shume i larte, ka qene gati edhe 200 per qind per raste te vecanta.

    A mund te me permendni disa nga aktivitetet tuaja te vitit ’93-’94?

    Gjate vitit ’94, aktiviteti u zgjerua edhe me shume ne fusha te ndryshme te ekonomise shqiptare te atyre viteve. Ne jemi pajisur me licenca ne shume dege te ekonomise se vendit, sic ishte industria e lehte ushqimore, agro-kultura, agro-blektoria, rritja e shpendeve. Gjithashtu operonim ne zonat turistike, shoqeri ajrore, shoqeri detare.

    Do t’ju isha mirenjohes, por do te doja t’ju pyesja kur nisi procesi i huamarrjes fillimisht ne kompanine VEFA?

    Procesi i huamarrjes ka nisur ne fund te vitit ’94 per arsye se zhvillimi i VEFA-s erdhi shume shpejt dhe njerezit kishin nje besim te jashtezakonshem ne aktivitetin tone dhe ne vitet ’94-’95 u punesuan mbi 12 mije punonjes.

    Me falni, 12 mije punonjes, jeni i sakte me shifrat z.Alimucaj?

    Po, 12 mije punonjes dhe jam shume i sakte. Kemi shtrire aktivitetin ne tone ne 27 filiale te rretheve te vendit. Aktivitetin me te madh e kemi pasur te perqendruar ne Tirane dhe ne Vlore, por nuk kane ngelur mbrapa edhe rrethe te tjera si Permeti. Kemi pasur ne funksionim rreth 37 ndermarrje ne Tirane, rreth 35-36 ndermarrje ne Vlore, fabriken e bitumit ne Selenice. Ka qene edhe fabrika e tullave ne Vlore, pra rreth 260 ndermarrje, me nje fjale: kombinate druri, fabrika sallami, rreth 12-13 fabrika birre, rreth 6 fabrika sallami, mbi 20 supermarkete. Ne kemi qene te paret qe kemi sjelle supermarketet ne Shqiperi dhe ideja jone ishte qe gjithcka qe shikonim ne boten e jashtme ta montonim ne Tirane.

    T’ju pyes ne fillim me sa per qind e kishit huamarrjen ne fund te vitit ’94 dhe fillim te ’95?

    Nje here dua te sqaroj pozicionin qe perse lindi huamarrja tek VEFA. Si fillim gjendja kapitale e pronarit te vetem, qe kam qene vetem une, ka qene rreth 40 milion dollare me bilance te rregullta.

    Ne cilin vit?

    Ne fund te ’93.

    Ne fund te ’93 ju keni pasur 40 milion dollare xhiro?

    Jane te gjitha te pasqyruara ne bilancet zyrtare. Jane mbi 80 eskluzivitetet qe kemi pasur. Me vone na lindi nevoja qe te zgjerojme aktivitetin, sepse e shikonim se prodhimi ecte. Per kete arsye u lidhem me shume firma te huaja qe organizonin import-eksportet me fabrikat e sallamit, te konservave, salces, vajit te ullirit, te pijeve alkoolike te Leskovikut, Skraparit, po keshtu edhe hotele turistike. Pra, lindi nevoja qe te zhvillonim pak fondet. Ne u trajtuam nga bankat e kategorise se dyte te Shqiperise, sepse aty punonim me Banken Kombetare Tregtare, me vone filluam te punonim edhe me Banken e Kursimeve. Por banka nuk kishte mundesi te na ndihmonte me kredi per te zgjeruar aktivitetin.

    Perse nuk iu ndihmonte dot banka me kredi?

    Po mendoj se ne ate moment nuk ka qene ne gjendje, si duket edhe mund te kishin dhene shume kredi dhe ne nuk mund te perballonim dot kete gjendje.

    Nese banka do iu kishte dhene kredi, do e kishit shmangur huamarrjen z.Alimucaj?

    Sigurisht, po huamarrja vinte si nje deshire e dyanshme, domethene e jona dhe e debitoreve. Ne asnje rast, per shembull, une si Vehbi Alimucaj nuk kam shkuar per t’i kerkuar pará njeriu, por kam garantuar gjithmone dhe kam llogaritur qe fondet qe terheq te mundem t’i likuidoj.

    Si mund ta benit kete, pasi perqindja ishte shume e larte? A e justifikonte perqindja e huamarrjes normen e fitimit qe ju kishit?

    Ne fillimisht e kemi nisur me huamarrje me 6 per qind, pastaj njefare kohe me 8 per qind dhe me pas sigurisht kemi punuar gjithmone me banken qe te jemi te qarte. Nuk kemi mbajtur asnjehere para kesh. VEFA ka punuar me banka dhe ka qene nje kompani qe njihet nga te gjithe, teper serioze. Investitore te huaj kane ardhur ne kompanine VEFA per te zhvilluar investimet e tyre ne Shqiperi. Kemi bashkepunuar me disa kompani te huaja.

    Per sa kohe zgjati huamarrja ne kompanine VEFA, nga fundi i vitit ’94, deri ne mes te ’97 apo ne fillim te ’97-es?

    Jo. Nga fundi i vitit 1994 dhe deri ne fund te 1996. Ne 23 janar te 1997 eshte bere ndalimi me ligj i huamarrjes. Por, perpara se te ndodhte ky fenomen, ne vitin ’96 lindi fenomeni i fondacioneve dhe pati nje dyndje te njerezve. Interesat qe merreshin nga kompanite tona qe ishin investitore, une flas per kompanine time, shkonin dhe depozitoheshin ne fondacione te ndryshme dhe aty nga fundi i ’96 ne kemi pasur gjendje 296.7 milion dollare, keto te depozituara ne Banken Kombetare Tregtare. Ne kete kohe kemi ulur perqindjen nga 6 ne 3 per qind. Ne kompanine tone nuk ka pasur rritje te normes se interesit, por ulje te saj dhe per kete arsye fondet dhe qarkullimin e prodhimit e kishim te mjaftueshem. Kishim edhe licencen e konvertimit te parave me nje fjale ex-change dhe aty kemi fituar 10-15 milion dollare ne vit. Kemi pasur marredhenie me kompani te huaja, sic ka qene koorporata amerikane per minieren e bitumit ne Selenice.

    Z.Alimucaj! Sa kreditore kishit ju ne momentin e bllokimit ne fund te janarit te vitit ’97?

    Ne fund te janarit ‘97 kemi pasur 92 mije kreditore. Ne ate periudhe ne kemi vazhduar likuidimin e tyre, megjithese kishim bllokuar huamarrjet, ndersa vazhdonim aktivitetin prodhues. Nderkohe ne kemi vazhduar shlyerjen e kreditoreve deri ne 26 qershor ’97, tre dite para zgjedhjeve, kur u bene zgjedhjet ne kete vit. Atehere i kemi ndaluar per arsye meqenese ishte fushate zgjedhjesh. Desha te fiksoj dicka qe kompania VEFA nuk ka asnje lidhje me ’97, asnje nga kreditoret e VEFA-s nuk eshte ngritur te dale ne rruge ne ’97, sepse ne kemi vazhduar aktivitetin normalisht, pavaresisht se pasojat e ’97 na goditen rende.

    Ju thate qe kishit te gjithe parate e mbledhura nga kreditoret, duke hequr interesat dhe perqindjet e tjera dhe ishin 130 milion dollare? Nderkohe, ne momentin e bllokimit ju keni lene 130 milion dollare ne banke. Pra, me kete llogari te gjithe kreditoret tuaj duhet te ishin shlyer vetem me parate kesh?

    Patjeter. Parate 100 per qind te kreditoreve kane qene kesh ne banke dhe ne kemi likuiduar, se ishin rreth 92 mije kreditore ne fillim te ’97es dhe ne perfundim kane mbetur 13 mije kreditore qe nuk kane marre asnje leke. Ketyre 13 mije kreditoreve u takonte te merrnin 41 milion dollare, pra te cilat ishin kesh ne banke, pa prekur asnje prone. Borxhi total i yni, duke u permbajtur kontratave, (ne ishim nenshkruar me kreditoret), bashke me interesat shkonte ne 113 milion dollare. Ndersa edhe qendra informative financiare e transparences mbrapa e ka nxjerre borxhin e VEFA-s 108 milion dollare, i firmosur edhe nga grupi i transparences.

    Pra edhe grupi i transparences ka pranuar qe borxhi eshte 108 milion dollare?

    Po, eshte e firmosur nga Besnik Halili, eshte e firmosur nga Shkelqimi i transparences.

    Perse u bllokuan keto para?

    Arsyet e bllokimit une nuk mund t’i di. Arsyet e bllokimit mund t’i dije vetem shteti.

    Keto 130 milion dollare, qe kane qene ne banken e shtetit, kane qene me dokumenta zyrtare?

    Po, po. Te njohura zyrtarisht ne banke.

    Keto pronat tuaja, qe te pakten sipas bilanceve ishin 338 milion dollare, kur jane shitur dhe kujt i jane shitur z.Alimucaj?

    Keto jane shitur nga vitet ’99 deri ne 2003-2004 dhe mendoj, dhe me sa kam pare disa materiale, ka edhe disa prona te pashitura.

    A keni nje shembull te nje prone qe ju e keni blere ose e keni vene ne pune per nje shume te madhe dhe me pas eshte shitur me nje shume qesharake?

    Po. Pista Iliria, per shembull. Ne, megjithe investimet tona kemi bere atje rreth 3 milion dollare investime dhe ajo eshte vleresuar nga ekspertet, me vendim gjykate, me rreth 4 milion dollare dhe eshte shitur 24 milion leke. Keshtu mund ta llogarisim dhe te shohim se sa perqind eshte shitur. Edhe shume objekte te tjera, sic jane hotelet turistike te Skraparit, Gramshit, Permetit, Tiranes, si Hotel Drini ne kryeqytet e objekte te tjera, qe jane shitur me cmimin e nje hyrjeje apartamenti.

    A jeni i sigurt, z.Alimucaj, qe po t’ju linin te vazhdonit me tutje mund t’ia dilnit te mbijetonit ne tregun shqiptar dhe te shlyenit kreditoret?

    Jam me se i sigurt se ne qofte se do na kishin lejuar ne do te kishim likuiduar kreditoret dhe 100 per qind deri tani ne kete periudhe kaq te gjate edhe 200 apo 300 per qind besoj. Ne, kohet e fundit, per te mos shqetesuar kreditoret dhe shtetin nenshkruam dhe nje kontrate tjeter per zgjatje afati prej 2 vjetesh me kreditoret, afatin e likuidimit 100 per qind me interes 3 per qind vjetor me perqindjen e bankave. Kjo eshte e noterizuar si kontrate, ne i kemi parashtruar problemet tona ne te gjitha shkallet e gjykatave dhe kohet e fundit kemi derguar ceshtjen ne gjykaten e Strasburgut, ne gjykaten kombetare. Presim fjalen e drejtesise, kemi shpresa. Mendojme se nje dite e drejta do te dale. Une kerkoj qe te vendoset ne vend dinjiteti im si person, mbasi kane kaluar edhe gjithe keto vite edhe une nuk jam prononcuar per shtyp per arsye se nuk ia ka vlejtur te prononcohen, por kam pritur me durim vendimin e drejtesise. Dhe mendoj qe nje dite e drejta do te dale. E dyta, kerkoj qe te vendoset ne vend djersa dhe gjaku i kreditoreve te VEFA-s, te cilet besuan. Doja te them nje gje, qe shteti ka marre nje pergjegjesi te madhe persiper dhe ne kohen qe ka nderhyre ne aktivitetin e kompanise VEFA ka shkelur te gjitha ligjet, te gjithe rregullat e ekonomise se tregut per arsye se nuk e ka marre ne dorezim me proces verbal dhe ka vepruar ne kundershtim me te gjitha ligjet, qe ka miratuar vete shteti, me burgosjen e pronarit, nuk kane nxjerre faliment gjyqesor.

    Si nuk i kane marre me proces verbal?

    Asnjelloj dokumenti nuk ka as per pronat dhe as per dokumentacionin. Madje, ka dale edhe ne materialin e grupit parlamentar per transparencen qe edhe prokuroria vete ka dore per shkaterrimin e dokumentave te VEFA-s. Dhe kjo ka sjelle gjithe keto mangesi mbrapa. Une mendoj se ceshtja ka qene e paramenduar dhe e qellimshme. U shpjegoj edhe arsyen. Eshte rritur borxhi ne menyre artificiale, eshte shtuar numri i kreditoreve dhe eshte zvogeluar vlera e pronave.

    Po 130 milion dollaret, qe ndodheshin ne banke ne momentin e marrjes ne dorezim te kompanise kush i administroi me pas? Ne banke duhet te ishit ju qe te firmosnit.

    Problemi i bankes eshte i nderlikuar si gjithe problemet e tjera qe kane ekzistuar me transparencen ose te ashtuquajturen transparence. Edhe me kompanine Deloitte&Touche, sepse ne nuk kishim dijeni para se sa te paraqitet ne kompanine VEFA kompania Deloitte&Touche, qe kishte te bllokuar te gjithe kompanite bankare. Pra, ishin bllokuar para se te merrnin njoftimin dhe para se ato te hynin ne kompani. Ne kompani kane ardhur dhe kane deklaruar se do bejne kontrollin e transparences dhe do bashkeadministrojme kompanine, nese ju na pranoni. Ne kemi pranuar me deshire.

    Deloitte & Touche duhet te bente transparence apo administrim te kompanise?

    Puna eshte se qe ketu eshte ngaterruar ceshtja dhe qellimisht eshte ngaterruar ceshtja, per arsye se ne fillim na thane qe do vijne te bejne transparence. Pastaj eshte thene qe kompania Deloitte & Tush eshte kompani administratore pastaj nderhyri kompania tjeter Cooper per te bere auditimin, por nuk kane bere asnje auditim, pasi ishte bere shkaterrimi. Tani une si Vehbi Alimucaj, si pronar dhe ne emrin tim dhe ne emer te kreditoreve te VEFA-s kerkoj qe te vene parate ne banke dhe pronat ne vend dhe le te vijne te bejne transparencen. Une jam ne gjendje qe t’i likuidoj kreditoret 100 per qind. Sepse shteti ka bere gabimin me te madh qe ka ngrene pronen private pa ligje dhe pa rregulla.

    A e keni ju listen e pronave?

    Te gjitha i kemi ne regjister themeltar te hipotekave dhe i kemi dorezuar te gjitha.

    Ruani dhe ju nje kopje te ketij regjistri?

    Sigurisht, te gjitha jane ne dosje.

    Shume faleminderit per kohen qe na vute ne dispozicion pavaresisht kushteve te veshtira dhe shendetit tuaj jo te mire.

    Faleminderit ju dhe televizionit Klan!

Tema të Ngjashme

  1. VEFA - Cenaj, 30 milionë USD në bankat greke
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 23:54
  2. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  3. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  4. Sfida nga Pr-Tech: Përpuethshmëria e vargjeve
    Nga edspace në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 04:30
  5. Vehbi Alimuçaj: Ju rrëfej gjashtë vitet e mia në qeli
    Nga BlueBaron në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-07-2004, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •