Ambasada greke, sekserė dhe ryshfete
Njė ditė nė tmerrin pėr tė marrė njė vizė. Incident me gazetarėt, grekėt ndėrpresin shpėrndarjen e pasaportave
Florenc Bakillari
Dy deri nė katėr muaj i nevojiten ēdo qytetari shqiptar pėr tė marrė njė vizė nė ambasadėn greke. Radhė tė gjata, pėrsėritje dokumentesh, lekė tė shkuara dėm dhe sekserė qė tė ofrojnė viza nė kėmbim tė ryshfetit, ėshtė panorama e pėrditshme para selisė diplomatike greke nė Tiranė. Janė me qindra qytetarėt qė aplikojnė ēdo ditė pėr tu pajisur me vizė. Tė gjithė me dokumenta tė rregullta, ashtu siē edhe i kėrkojnė autortitet helene. Por vetėm njė pjesė e tyre ka fatin qė tė marrė lejen pėr tė shkelur tokėn e vendit fqinj. Tė gjithė tė refuzuarit duhet tė paraqisin sėrisht dokumentet. Para tė tjera, kohė e humbur dhe sorrollatje nė radhė. Por pėr ata qė nuk duan tė kalojnė edhe njė herė kėto peripeci, mendojnė sekserėt. Kėta tė fundit, kundrejt pagesės, mund tė sigurojnė vizėn, gjejnė miqtė brenda ambasadės qė kėrkesa tė mos refuzohet, apo tė shtyjnė datat pėrapara afatit tė pėrcaktuar.
Tė gjitha kėto shėrbime kanė ēmimet e tyre qė variojnė nga 3700 euro pėr njė vizė deri nė 200 euro pėr ndryshimin e datės.
Procedurat
Prezantimi i parė ėshtė me personin qė shet formularė aplikimi. Sipas rregullave qė ka pėrcaktuar vetė ambasada, formulari i aplikimit jepet nga vetė punonjėsit dhe plotėsimi i tij duhet tė bėhet nga qytetarėt qė kėrkojnė tė pajisen me vizė. Mirėpo realisht ky formular shitet pėr 100 lekė nga sekseri, i cili tė ofron edhe shėrbime tė tjera nė qoftė se nuk di ta plotėsosh, por gjithmonė kundrejt pagesės. Kjo ėshtė vetėm hallka e parė e kalvarit tė mundimeve pėr njė vizė greke, pasi edhe pse dokumentet mund ti kesh nė rregull, viza tė refuzohet. Pėr kėtė, Shpėtimi, njė emigrant nė Greqi na thotė se duhet tė paguash patjetėr njė kafe. Ēmimi i bakshishit kėtė herė ėshtė 400 euro pėr person. Megjithatė mė fatzinjtė janė ata tė rinj qė kėrkojnė pėr herė tė parė njė vizė. Ndonėse kanė garancinė e nevojshme nga prindėrit, apo tė afėrm tė tjerė, pasaporta e tyre kthehet e bardhė. Ndėrkohė qė punonjėsit e ambasadės mjaftohen me sqarimin tashmė tė njohur, nuk plotėson elementėt e nevoshmė pėr tė marrė njė vizė nė ambasadėn greke. Pikėrisht kėtė pikė nuk plotėsonte as Nasipe Ziu, 70 vjeēe, e cila kėrkonte tė shkonte nė Greqi tek djali i saj, tė cilin kishte tre vjet pa e parė. Garancinė e kishte dorėzuar, pagesėn dhe dokumentet e tjera po ashtu, por ndoshta pėr grekėt ishin njė person i rrezikshėm. Plaka e mėrzitur, u ankua se i iknė 5000 lekė, pa e ditur vėrtetė motivin e refuzimit tė kėrkesės sė saj.
Tė njėjtin fat kishte edhe Bashkimi nga Durrėsi. Njė mesoburrė rreth tė 45-ave kishte dorėzuar nė ambasadė 2 garanci nga vėllezėrit e tij nė Greqi. Por pėrsėri pėrgjigjja ishte negative. Nuk e kuptoj, deklaroi ai pėr gazetėn Express se ēfarė dokumenti tjetėr duan. Kam dy muaj qė pres dhe tani mė kthejnė pa vizė. Por kanė tė drejtė, kėta qė bėjnė ēfarė ju do qejfi, kėtu ska as shtet as vend ku tė ankohesh. Por Bashkimi, Nasipja, Shpėtimi nuk ishin tė vetmit qė ktheheshin nė shtėpi duarbosh. Me dhjetėra aplikantė ēdo ditė ju refuzohet viza, dhe dhėnia e njė shpegimi ėshtė akoma luks pėr qytetarėt shqiptarė. Ndėrkohė qė sekserėt rreth e qark prisnin klientin e radhės, duke ju premtuar se nė kėmbim tė 3700 eurove, ata mund tė merrnin nė dorė pasaportėn me vizė.
Nervozimi
Ndėrsa gazetarėt e Express mblidhnin dėshmi e fokusonin nė aparatin e tyre punonjėsin e ambasadės greke qė shpėrndante pasaporta, ky i fundit i nervozuar mbylli derėn nė shenjė proteste duke ndėrprerė punėn. Pas 10 minutash greku i kollarisur rikthehet sėrish pėr tė ndarė pasaportat, por sapo sheh qė fotoreporteri i Express vazhdonte tė bėnte fotografi, largohet duke sharė. Njerėzit qė prisnin qė tu lexoheshin emrat, filluan tė kėrkonin llogari pėrse ndėrpritej puna, ndėrsa na luten qė tė mos fotografojmė mė se greku i vizave bėhej me nerva. Dhe me tė vėretėt ata kishin tė drejtė, pasi 20 minuta mė vonė kthehet njė tjetėr punonjės i amabasadės pėr tė vazhduar punėn e lėnė pėrgjysėm nga kolegu i tij. Punonjėsi i dytė nuk ngeli pa ironizuar me gazetarėt, duke ju kėrkuar qė ta nxirrnin mirė nė fotografi, ndėrsa inatin mė tė madh e zbrazete mbi njerėzit qė ishin nė radhė. E tė gjitha kėto nuk ndodhin vetėm njė ditė nė ambasadėn greke nė Tiranė, pasi rituali ėshtė i njėtė prej vitesh.
Kam dy garanci, por kėta smė japin vizė
Bashkimi Kurti nga Durrėsi njė mesoburrė rreth tė 45-ave kishte dorėzuar nė ambasadėn greke 2 garanci nga vėllezėrit e tij nė Greqi, por pėrgjigjja ishte negative. Nuk e kuptoj, deklaroi ai pėr gazetėn Express, se ēfarė dokumenti tjetėr duan. Kam dy muaj qė pres dhe tani mė kthejnė pa vizė. Nė Greqi kam dy vėllezėr qė kanė 6 vjet qė kanė letra dhe punojnė. Janė tė sistemuar me shtėpi dhe mė thanė edhe mua qė tė shkoj te ta. Harxhova 5000 lekė pėr tė bėrė dokumentet Por kanė tė drejtė kėta qė bėjnė ēfarė ju do qejfi, kėtu ska as shtet as vend ku tė ankohesh. Por Bashkimi nuk ėshtė precedniti i vetėm nė ambasadėn greke. Me qindra njerėz detyrohen tė presin me ditė tė tėra para selisė diplomatike greke, me shpresė pėr tė marrė njė vizė. Por edhe pas njė pritjeje tė gjatė, jo tė gjithė kanė fatin e mirė, pasi shumė prej aplikusėve ju refuzohet pa asnjė lloj shpegimi e drejta pėr vizė. Tė detyruar tė vijnė disa herė nga rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, me qindra emigrantė shpenzojnė disa mijėra lekė pėr plotėsimin e dokumenteve dhe shpezimet e udhėtimit.
Kėta na diskriminojnė se jemi shqiptarė
Fatos Seferi ėshtė njė i ri nga Vlora. Edhe pse nė pasaportė ka njė vizė 1- vjeēare tė vulosur mė parė nga ambasada greke. Por kėtė herė kjo fundit gjykoi se ai nuk disponon elementėt e nevojshėm pėr tu pajisur me vizė nė ambasadėn greke. Njė justifikim qė pėrdoret rėndom nga autoritetet greke pėr tė gjithė ata qė kanė tė gjithė dokumentacionin e rregullt. Nuk e marr vesh pse nuk mė japin vizė. Ju kėrkon shpegim po askush tė fletė, sqaron Fatosi. Kėta mė dhanė vizė njė vit mė parė, dhe kam njė muaj qė pres qė tė marrė njė tė re. Nė Greqi jam nė punė, por kam frikė se do ta humbas. Kėta na diskriminojnė vetėm se jemi shqiptarė, po ku tė ankohemi ne, tregon me dėshpėrim Fatos Seferi.
Parregullsitė nė ambasadėn greke
- Nuk japin shpjegime pėr refuzimin e vizės
- Mungon korrektėsia, pasi pasaportat nuk ndahen ditėn e caktuar
- Procedura e marrjes sė vizės vazhdon pėr muaj tė tėrė
- Formularėt shiten jashtė ambasadės nga sekserė
- Grekėt shajnė dhe ofendojnė shqiptarėt qė kėrkojnė vizė
- Shumė aplikantėve nuk u kthehen lekėt e paguara
- Nuk kthehen dokumentet e paraqitura
Ekspress.
Krijoni Kontakt