Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha

    Rekomandimet tona për qeverinë Berisha

    Nga Rëne van der Linden

    Shqipëria ia doli mbanë të kapërcejë një provë shumë të vështirë gjatë zgjedhjeve të fundit. Këtë e realizoi përmes një procedure demokratike. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë pas-komuniste, dita pas zgjedhjeve ishte një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat. Nuk pati turma njerëzish për të protestuar apo për të kundërshtuar. Nuk pati kaos apo dhunë pas-zgjedhore. Për herë të parë, të gjitha palët mbajtën premtimin për të pranuar verdiktin e elektoratit, vullnetin e popullit. E gjitha kjo është një shenjë e mirë për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj në rrugën e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe të shtetit ligjor.
    Për herë të parë e kam vizituar Shqipërinë përpara gjashtë a shtatë vitesh, në pozicionin e raportuesit të Asamblesë Parlamentare. Gjatë vizitave të shpeshta këtu, munda ta njoh shumë mirë Shqipërinë dhe jam miqësuar me shumë shqiptarë.
    Jam afruar me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar, përpara të cilit kam një detyrim politik dhe vetiak. Jam i gëzuar që shoh që Shqipëria është në rrugën e shndërrimit në një shoqëri më të hapur dhe liberale. Shqipëria ka filluar të negociojë me Bashkimin Europian Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ka ecur përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.
    Megjithatë influenca e paligjshme në jetën publike, ushtruar nga krimi i organizuar, korrupsioni endemik dhe varfëria në disa segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, dobësia dhe mosefiçenca e gjyqësorit dhe e administratës shtetërore janë disa prej dukurive negative të cilat njollosin këtë progres.
    Këtu dëshironin të shihnin ndryshime shqiptarët, duke jua dhënë votën juve si rrjedhim. Tani ju gjendeni përballë sfidës së përmbushjes së shpresave të shqiptarëve. Për t'u siguruar që bashkëqytetarët tuaj të respektohen, për të rrëzuar pengesat në rrugën drejt progresit dhe për t’i çuar arritjet në nivele të reja.
    Përpara dhjetë vjetësh, më 13 korrik të vitit 1995, vendi juaj u bë pjesë e bashkësisë sonë të vlerave të përbashkëta. Ky vend u angazhua që ta përputhë legjislacionin e vet me standardet europiane, dhe me normat dhe praktikat e Këshillit të Europës. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, Këshilli i Europës dhe Asambleja e tij kanë qenë një mik dhe partner luajal i Shqipërisë në rrugën e saj të vështirë drejt demokracisë. Dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë. Asambleja ofton mbështetjen e vet në disa mënyra. Por njëra prej tyre përbën instrumentin më eficent dhe të pashoq të ndihmës çka është procedura e monitorimit. Analiza e hollësishme e Shqipërisë dhe propozimet e rekomandimet konstruktive të këtij instrumenti, ofrojnë piketa për qeveritë, të cilat janë serioze në punën e tyre për reformën, për shdërrimin e shoqërive të tyre në demokraci të vërteta funksionuese.
    Është e rëndësishme të theksojmë se asambleja brenda procedurës së vet monitoruese nuk ndjek vetëm plotësimin e angazhimeve zyrtare specifike. Ajo ekzaminon gjithashtu mënyrën se si i përmbush Shqipëria detyrimet e veta në kuadër të statutit të Këshillit të Europës: më konkretisht parimet e demokracisë pluraliste dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë qytetarët në territorin e saj. Këto parime janë në emër të një shoqërie, e cila aspiron t’u japë paqe dhe prosperitet qytetarëve të saj.
    Përpara dhjetë vjetësh, Shqipëria mori përsipër që të respektojë këto tre parime baze, tani dhjetë vjet më vonë, ne të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare kemi ende disa shqetësime se, sa e si, po i përmbush detyrimet e veta Shqipëria. Më lejoni t’jua parashtroj edhe juve këto shqetësime.

    Së pari: Nevoja për të luftuar korrupsionn dhe krimin e organizuar - dy fenomene negative, të cilat vazhdojnë të kërcënojnë funksionimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor në vendin tuaj. Dy rreziqe të cilat vazhdojnë komprometojnë qeverisjen e mirë dhe funksionimin e mirë të shtetit ligjor.
    Korrupsioni, apo shfrytëzimi dhe abuzimi i pushtetit publik për fitime vetjake po shkakton shumë dëme sidomos po të kemi parasysh brishtësinë që ka trashëguar shoqëria juaj nga më shumë se një dekadë traumash të rënda, për shkak të tensioneve politike, ekonomike dhe sociale që kanë rrjedhur nga reformat e ndërmarra për të transformuar shoqërinë tuaj komuniste të centralizuar në një demokraci pluraliste funksionuese dhe në një ekonomi tregu. Çfarë mund të bëjë parlamenti i një vendi për të vënë në fre korrupsionin? Çfarë mund të bëjmë ne si parlamentarë? Unë besoj në rolin parësor që ju, që ne, si parlamentarë, mund të luajmë dhe duhet të luajmë në shqyrtimin demokratik të punës së qeverisë.
    Ne jemi të gjithë në dijeni të rolit të rëndësishëm që ka parlamenti në kontrollin e qeverisë dhe në miratimin e buxheteve të vendeve tona. Ne marrim vendime në emër të qytetarëve tanë në lidhje me prioritetet buxhetore, në lidhje me nivelin e shpenzimeve publike dhe në lidhje me nivelin e tatimeve. Për pasojë, jemi të lidhur me detyrimin për të garantuar përdorimin e duhur të burimeve publike; mbi të gjitha për t’u kujdesur që barra financiare e vendosur mbi qytetarët tanë të përdoret për të paguar mallrat dhe shërbimet për të cilat kanë nevojë bashkësitë tona dhe që paratë e tatimpaguesve të mos përfundojnë në xhepat e krimit të organizuar dhe të personave të korruptuar.
    Si parlamentarë ne besojmë gjithashtu se kemi për detyrë të japim shembullin përmes sjelljes sonë vetjake dhe përmes legjislacionit që miratojmë – jo vetëm për korrupsionin, në kuptimin e ngushtë të fjalës, por edhe në lidhjet me institucionet, ligjet e politikat në të gjitha fushat. Po ashtu e kemi për detyrë që të miratojmë kode të rrepta të sjelljes për përfaqësuesit e zgjedhur dhe për zyrtarët publikë. Kemi për detyrë të japim një deklaratë korrekte të burimeve të të ardhurave tona dhe të konflikteve të mundshme të interesit.
    Parlamentarët duhet të jenë të padruajtur, përgjegjës dhe transparentë në mënyrë që t’i rezistojnë dhe të ekspozojnë çdo shfaqje korrupsioni. Për të qenë i sinqertë me ju, kur lexova për një studim të kryer nga një OJQ shqiptare në lidhje me funksionimin e parlamentit shqiptar, nuk mund ta besoja dhe ende nuk mund ta besoj dot, gjithnjë nëse ky studim është i vërtetë, që pjesa më e rëndësishme e totalit të shpenzimeve operative të parlamentit shqiptar shkon për shpenzime transporti! Për shembull në vendin tim, në Hollandë, ku kam 30 vjet që shërbej si deputet më parë dhe tani si senator, parlamenti dhe senati nuk ofrojnë shërbime transporti. Duhet ta kuptoni përshtypjen që le kjo gjë te bashkëqytetarët tuaj, te njerëzit e thjeshtë.

    E nderuara zonja Kryetare,
    jam në dijeni se keni ngritur një grup të posaçëm pune për të rishikuar funksionimin e Parlamentit dhe shpresoj që do ta ndërmerrni reformën e nevojshme për të rritur besueshmërinë e parlamentit dhe për ta afruar funksionimin e tij me pritshmëritë e popullit. U takon parlamentarëve të bëjnë ligje të qarta dhe të drejta për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore dhe të kujdesen që të ketë ndarje të vërtetë të pushteteve midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit - ku medias së pavarur dhe të lirë t’i lejohet të investigojë dhe t'i raportojë publikut. Detyra dhe detyrimi ynë është të sigurojmë mbikëqyrje.
    Asambleja ju ka kërkuar të rishikoni funksionimin e autoriteteve kufitare, doganore tatimore të Shqipërisë si edhe të strukturës administrative të cilës i është besuar kontrollimi i transaksioneve financiare, për t'u siguruar që investimet të mos financohen me para, të cilat vijnë nga aktivitete të paligjshme apo nga krimi i organizuar.
    Asambleja rekomandonte miratimin e një ligji për konfliktin e interesave si edhe përmirësime për ligjin për financimin e fushatave zgjedhore dhe për ligjin për funksionimin e partive politike. Jam në dijeni se ligji për konfliktin e interesave është miratuar në prill të këtij viti, ndërsa mbeten përmirësimet në dy ligjet e tjera. Ju duhet një kuadër i shëndoshë ligjor për t'i dhënë zgjidhje problemit të korrupsionit. Dhe ju duhet ta bëni shpejt për të mbajtur premtimin e heqjes së imazhit të Shqipërisë si një shoqëri e korruptuar! Do të nxisja si qeverinë ashtu edhe parlamentin që t'i japin këtij problemi vëmendjen që meriton. Asambleja dhe Këshilli i Europës janë të gatshëm t'ju ndihmojnë.
    Nisma juaj e kohëve të fundit për të shtrënguar kontrollin parlamentar për një sërë institucionesh shtetërore në mënyrë që të vihet në fre korrupsioni dhe të shmangen konfliktet e interesit, të cilat komprometojnë funksionimin e tyre demokratik dhe transparent është për t'u mirëpritur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për nismën e hartimit të një ligji për mitëmarrjen. Këshilli i Europës ka bërë shumë gjatë viteve të fundit për të nxitur një përpjekje të bashkërenduar kundër korrupsionit në Shqipëri. Vendi juaj i ka ratifikuar të gjitha konventat përkatëse të Këshillit të Europës dhe është anëtar i Grupit të Shteteve kundës Korrupsionit (GRECO), i cili monitoron zbatimin nga ana e vendeve të standardeve europiane dhe ndërkombëtare kundër korrupsionit.
    Po ashtu, Këshilli i Europës ka dhënë mbështetjen e vet në kuadër të Programit PACO kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Europën Juglindore.
    Është shumë e rëndësishme të sigurohet zbatimi efektiv i standardeve antikorrupsion të Këshillit të Europës. Unë shpresoj që nismat më të fundit të juajat do të mbështeten në përvojën e fituar deri më tani dhe që do të vazhdoni konsultimet dhe bashkëpunimin me Këshillin e Europës në këto fusha. Jemi të gatshëm t’ju japim çdo asistencë që ju e konsideroni të nevojshme. Lufta juaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e destinuar të dështojë pa një gjyqësor të pavarur; pa një gjyqësor i cili duhet të çlirohet nga çdo ndërhyrje politike dhe nga korrupsioni i përhapur. Ekziston një nevojë e ngutshme në Shqipëri për t'ia hequr gjyqësorit mbështetjen e vet politike.
    Shqipëria vijon të ketë një normë shumë të ulët dënimesh dhe hetimesh. Paaftësia e policisë, gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë të gjejnë, arrestojnë, proçedojnë dhe dënojnë shkelësit e rëndë, e komprometon demokracinë dhe shtetin ligjor në vendin tuaj. Të pandëshkuarit dhe liria për të vepruar për krimin e organizuar dhe pamundësia e gjyqësorit për të bërë detyrën, përbën një rrezik jo vetëm për rendin publik, por edhe për perspektivat ekonomike dhe qëndrueshmërinë politike të Shqipërisë.
    Shqipëria vijon të shërbejë si një qendër tranziti për drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Për sa kohë që nuk trajtohen probleme të tilla, asnjë investues me mend në kokë dhe serioz nuk do të donte të mendonte për një vend, i cili ka reputacion si tolerues i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe i trafikimit të drogës dhe të qenieve njerëzore.
    Ju duhet gjithashtu ta shtyni, ta nxisni dhe ta mbështesni qeverinë tuaj për të rritur bashkëpunimin me qeveritë e BE-së për të luftuar aktet kriminale të kryera nga shqiptarët jashtë Shqipërisë — një fenomen i cili e ka njollosur imazhin e vendit tuaj në Europë.

    Në koalicionin tuaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ju duhet të përfshini bashkëpunimin dhe mbështetjen e mediave vërtetësisht të pavarura dhe të lira. Do të doja t'i nënvizoja fjalët vërtetësisht dhe të pavarura. Është detyra juaj dhe e qeverisë suaj që të lejoni dhe të nxisni mediat e pavarura të investigojnë dhe të raportojnë çdo keqbërje.
    Parlamenti duhet të ofrojë legjislacionin e nevojshëm, i cili t’i mundësojë medias së pavarur liri shikimi të informacionit; është detyra e parlamentit të ndjekë aktivitetet e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dhe të kujdeset që ata të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e raportimit objektiv dhe të praktikave të shëndosha të punës të medias.

    Së dyti, zbatimi i legjislacionit kyç.
    Një parlament është institucioni qendror demokratik i një vendi dhe parlamentarët duhet të luajnë një rol kryesor për miratimin, rishikimin, mbikëqyrjen, monitorimin, kontrollimin ose influencimin e legjislacionit kombëtar. Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar një sërë konventash kyçe të Këshillit të Europës; megjithatë, dhe shumë të tjera mbeten për t'u nënshkruar dhe ratifikuar, ku spikasin Konventat e Këshillit të Europës për parandalimin e terrorizmit, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për pastrimin e parave, kontrollin, ngrirjen dhe konfiskimin e të ardhurave të krimit dhe për financimin e terrorizmit — të trija të parashtruara për nënshkrim në Samitin e Tretë të Këshillit të Europës, i cili u zhvillua në Varshavë të Polonisë në maj të ketij viti.
    Pas nënshkrimit dhe ratifikimit të tyre, qeveria, nën mbikëqyrjen tuaj, duhet të bëjë një punë serioze për të zbatuar legjislacionin kryesor. Rritja e stivës së ligjeve, të cilët nuk zbatohen siç duhet ose sepse nuk janë siguruar mjetet buxhetore ose sepse nuk janë nxjerrë aktet nënligjore, është kundraproduktive. Ligje të cilat flenë në sirtaret e parlamentit apo në arkivat e qeverisë nuk e bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.
    Me t'u bërë palë e një traktati apo konvente, pritet prej teje të jesh në gjendje t'i zbatosh instrumentet ligjore që ke nënshkruar apo miratuar. Përbën një detyrim që ka Shqipëria kundrejt palëve të tjera të traktateve ndërkombëtare dhe një detyrim kundrejt qytetarëve shqiptarë për legjislacionin kombëtar. Asambleja qëndron e gatshme t’ju ndihmojë në lidhje me këtë. Ne mund të marrim përsipër organizimin e seminareve trajnuese për parlamentarët dhe për personelin e tyre me qëllim që t'u shpjegohen procedurat e sjelljes në jetë të ligjeve, të cilat janë miratuar në Parlament.

    Së treti: organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve. Ndërkohë që e pranojmë që ka pasur disa përmirësime në procesin elektoral, dëshira jonë është të shohim progres të mëtejshëm. Duhet të kujtoj këtu që zgjedhjet e shkuara i përmbushën vetëm pjesërisht angazhimet e Këshillit të Europës dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Ato dëshmuan që reforma elektorale në Shqipëri vazhdon të jetë shumë e nevojshme.
    Në këtë kontekst, do ta shtyja Parlamentin dhe autoritetet shqiptare për të mos e ulur tempin e fituar, por të vazhdojnë procesin e reformës elektorale për t’u dhënë zgjidhje të metave të evidentuara gjatë zgjedhjeve të shkuara dhe gjatë atyre të parafundit. Ndërkohë që e kuptojmë që gjërat nuk mund të bëhen brenda një nate, sidomos kur flasim për një problem kaq kompleks siç është procesi zgjedhor, Asamblesë nuk mund t'i kërkohet të tregojë durim të pafund! Është imperative që autoritetet shqiptare që ndërmarrin masa si më poshtë:

    • Të futet një sistem uniform i adresave të godinave, të dokumentave të rinj identifikues dhe të një regjistri të besueshëm e të saktë civil për të pasur një listë më të saktë votuesish;
    • T’i jepet zgjidhje praktikës së debatueshme të "votimit strategjik";
    • Të shfuqizohen dispozitat për median në ligjin zgjedhor, të cilat diskriminojnë partitë e vogla, sidomos në lidhje me reklamat politike me pagesë;
    • T’i jepet zgjidhje ose edhe të ndalohet rirenditja e kandidatëve në listat proporcionale pasi votuesit të kenë hedhur votën (kjo praktikë bie ndesh me standardet e Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike).

    Së katërti: Shqipëria duhet të sigurojë arsim falas dhe të hapur për të gjithë.
    Duhet t'u jepni prioritet investimeve në kapitalin njerëzor, teknologjitë e reja dhe novacionin e punën kërkimore-shkencore. Këto fusha do të përbëjnë themelin e një të ardhmeje të suksesshme për vendin tuaj. Si parlamentarë duhet të ofroni kuadrin e nevojshëm ligjor dhe të siguroni që qeveria të ofrojë stimujt dhe burimet e nevojshme buxhetore.

    Së pesti: besoj se nëse duam të jemi më të besueshëm përpara qytetarëve tanë dhe të mbajmë premtimet zgjedhore, lipset të vëmë në radhë të parë nevojat e qytetarëve tanë. Si parlamentarë ne mund të luajmë një rol kyç në përfshirjen dhe angazhimin e qeverive dhe të qytetarëve duke siguruar kështu dhe duke rritur mbështetjen për zbatimin efektiv të legjislacionit primar.
    Lipset të zhvillojmë një marrëdhënie pune aktive midis parlamenteve tona dhe midis qytetarëve që na kanë zgjedhur, dhe mirëqenia e përditshme e të cilëve mbështetet te fakti sa të lira nga korrupsioni janë qeveritë tona. Njerëzit e zakonshëm duhet të nxiten ta shohin dhe të marrin pjesë në procesin legjislativ nga "brenda". Kjo përfshirje do të sigurojë jo vetëm transparencë, por edhe do t'u mundësojë atyre t'i kuptojnë më mirë objektivat, qëllimet, kufizimet, shqetësimet dhe sfidat tona ashtu siç i shohim nga prespektivat tona parlamentare.
    Shoqëria civile ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë kontekst. Gjatë jetës sime disi të gjatë si politikan, kam parë shpesh dhe në lidhje me një numër të madh çështjesh, se shoqëria civile zotëron një autoritet më të madh dhe besim më të madh se politikanët dhe autoritetet shtetërore. Nëse duam ta forcojmë demokracinë me pjesëmarrje në të cilën të mund t'i përfshijmë qytetarët në një dialog të vazhduar dhe konstruktiv për çështje, të cilat prekin jetën tonë të përditshme, atëherë e kemi për detyrë të zhvillojmë dhe forcojmë shoqërinë civile. Lipset ta angazhojmë shoqërinë civile në punën tonë: lipset t'u drejtohemi për ide të reja dhe për informacion.
    Ndonjëherë kur publiku dhe qytetarët e thjeshtë lodhen me politikën dhe politikanët, pa kontributin e shoqërisë civile nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë me efiçencë detyrën tonë. Nuk duhet ta konsiderojmë shoqërinë civile si rrezik por si shans, nuk duhet ta konsiderojmë si konkurrent. Shoqëria civile nuk është për të na zënë vendet e punës. Por ajo duhet të jetë aleati ynë i natyrshëm, burime plotësore për punën tonë për të ngritur dialogun qytetar.

    Zonja kryetare,
    Me interes te madh e kam lexuar fjalimin tuaj të fillimit të legjislaturës dhe me kënaqësi pashë angazhimin tuaj për ta hapur më shumë parlamentin në drejtim të shoqërisë civile në drejtim të njerezve të cilëve u përket.
    Ky vend ka nevojë për reforma. Eshtë një parakusht për progresin dhe stabilitetin. Pa mbështetjen dhe besimin e popullit, pa bashkëpunimin midis aktorëve kryesorë politikë, do të jetë e vështirë të ndërmerret reforma. Dhe pa reformë nuk do të ketë progres. Shqipëria dhe populli i saj njihen për vitalitetin, dinamizmin dhe kreativitetin që i karakterizon. Do të jetë detyra juaj për t'i çuar ata drejt suksesit. Jam i sigurt që ju do t'ia dilni mbanë sfidës së motivimit dhe udhëheqjes së popullit shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë të cilën e meritojnë.

    *Fjalim i Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Zotit Rëne van der Linden përpara Parlamentit Shqiptar në Tiranë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94

    socialistet injorizojne fjalen e deputetit evropian van der linden

    Dje te dashur atdhetare ishte dita qe deputeti i njohur evropian van der linden mbajti nje fjalim ne parlamentin shqiptar.Nje nga pikat qe ai foli dhe solli habine e tije ishte dhe buxheti qe harxhon parlamenti shqipetar per deputetet e ketije parlamenti duke e radhitur vendin tone ne numrin 1 per nga shpenezimi.Cdo deputet ne shqiperi ka makinen e tije ,shoferin e tije dhe cdo servis ne makine i mbulohet nga xhepi i shqiptareve.Van derlinden shpjegoi hapur se gjate 30 vjet te karrieres se tije ne vendin e tije hollande dhe bruksel asnjehere nuk e ka pasur kete privilegj te kete makine te dhuruar nga shteti,shofer te dhuruar nga shteti dhe servic te dhuruar nga shteti perkundrazi ka perdorur makinen e tije personale dhe ne shume raste dhe transportin publik.Deputetet socialiste filluan te mermerisnin dhe te shanin ne gjuhen shqipe parlamentarin evropian.Kjo sjellje e tyre per mendimin tim na tregon ne shqiptareve se ajo farse qe kemi ne parlament jane arrogante dhe rrugace moniste qe sduan tja dine fare per qytetaret qe i kane zgjedhur dhe sju vjen hic keq te fusin duart ne xhepat tuaj dhe tju vjedhin djersen tuaj perkundrazi ata e shohin si detyrim tonin tju paguajme qejfet e tyre.Kjo per mendimin tim seshte demokraci por monizem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ver burimin e shkrimit or ti i zp-s..

    cuditeni ju shushunjat socialiste..se u mesuat te gllaberoni djersen e gjakun e popullit per qeneflliqet tuaja..
    prandaj ja dha voten populli saliut qe te mos shperdorohet me leku i shtetit..
    ju pa juve dubaistave mileti e ju a beri 8 me xero si ne durres.. e tani me vote berisha eshte caktuar ta respektoje cdo qindarke te djerses se popullit..
    qashtu or kelish miljarderi hajdut..

    shekulli shkruan:

    --
    Kreu i Asamblesë tha dje se në asnjë vend të Evropës Parlamenti nuk shpenzon kaq shumë për makinat

    PS ironizon kreun e KE në Kuvend


    Anila Rama

    TIRANË- Luksi i shpenzimeve të deputetëve shqiptarë vazhdon të çudisë zyrtarë të institucioneve evropiane. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene Van Der Linden, ka shprehur habinë e tij dje në Parlamentin tonë lidhur me të dhënat që përmbante raporti i një organizate joqeveritare, sipas të cilit pjesa më e madhe e shpenzimeve buxhetore të Parlamentit shqiptar shkonte për transportin e deputetëve apo mirëmbajtjen e makinave të tyre. “Nuk doja ta besoja kur lexova në raportin e një OJQ-je se të gjitha shpenzimet e transportit për deputetët e Parlamentit, ofrohen nga shteti dhe zënë pjesën më të madhe të buxhetit të Kuvendit. Kjo gjë nuk ndodh në parlamentet e vendeve të tjera të Evropës. Unë prej 30 vitesh kam qenë deputet në Parlamentin e Holandës dhe tani jam senator, dhe Parlamenti e Senati nuk ofrojnë shërbime të tilla për transportin. Duhet ta kuptoni përshtypjen që lë kjo te bashkëqytetarët dhe njerëzit e thjeshtë. Përgëzoj grupin e punës të ngritur nga kryetarja, për të rishikuar funksionimin e Parlamentit dhe shpresoj që të ndërmerrni reformën e nevojshme për të rritur besueshmërinë e Parlamentit”, - tha Van Der Linden. Por nuk e kanë pritur mirë këtë konstatim të zyrtarit të KE-së një pjesë e deputetëve socialistë që kanë shoqëruar me zhurma dhe mërmërima pakënaqësie për disa momente fjalën e tij. Reagimi i një pjesë të deputetëve të PS-së ka treguar hapur edhe qëndrimin e tyre kundërshtues për nismën e marrë nga kryetarja e Topalli lidhur me kufizimin e shpenzimeve për transportin dhe heqjen e makinave.
    Ndërkohë shefi i Asamblesë Parlamentare të KE-së e vuri theksin në rolin që duhet të luajë Parlamenti në zbatimin dhe miratimin e ligjeve që ndihmojnë në thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe nevojën për të ndërmarrë nisma që forcojnë kontrollin parlamentar. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e destinuar të dështojë pa një gjyqësor të pavarur, pa një gjyqësor i cili duhet të çlirohet nga çdo ndërhyrje politike dhe nga korrupsioni i përhapur. Duhet të rritet roli kontrollues i Parlamentit mbi qeverinë për të ndaluar që paratë e taksapaguesve të përfundojnë në xhepat e të korruptuarve”, - vijoi Van Der Linden. Ai u kërkoi deputetëve shqiptarë që të ishin më transparentë në deklarimin e burimit të të ardhurave. Presidenti i AP-së të KE-së tërhoqi vërejtje lidhur me mosmiratimin e dy ligjeve të rëndësishme të sugjerura nga Këshilli Evropës, ligji “Për financimin e fushatave zgjedhore të partive politike dhe ai “Për funksionimin e partive politike”. Zyrtari i lartë i KE-së tha më tej se ndonëse Shqipëria kaloi një provë të rëndësishme në zgjedhjet e këtij viti, standardet u arritën në mënyrë të pjesshme, duke bërë të domosdoshme, sipas tij, vazhdimin e reformës zgjedhore. “Është imperative të futet një sistem unik i adresave e godinave, të dokumenteve identifikuese dhe të një regjistri të besueshëm e të saktë civil, për të pasur një listë më të saktë votuesish. T’i jepet zgjidhje praktikës së debatueshme të votimit strategjik. Të shfuqizohen dispozitat për median në ligjin zgjedhor, të cilat diskriminojnë partitë e vogla, në lidhje me reklamat politike me pagesë. T’i jepet zgjidhje ose të ndalohet rirenditja e kandidatëve në listat proporcionale, pasi votuesit të kenë hedhur votën, kjo praktikë bie ndesh me standardet e KE-së për zgjedhje demokratike”,- vërejti Van Der Linden. Ai shtoi se parlamentarëve u takon të bëjnë ligje të qarta për ndarjen e pushteteve.

    Van Der Linden: Korrupsioni, bëni ndëshkimet përkatëse

    TIRANË- Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene Van Der Linden, ka nxitur kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për të zhvilluar një luftë të rreptë e radikale kundër korrupsionit, por edhe duke bërë ndëshkimet përkatëse. “Unë e nxita kryetaren e Kuvendit që të jetë e rreptë në luftën kundër korrupsionit edhe duke bërë ndëshkime ndaj tij. Shpresoj shumë që Shqipëria do të ketë ndryshime nëse do të miratojë tri konventat kundër korrupsionit, terrorizmit dhe pastrimit të parave e trafikut të qenieve njerëzore”, - tha Van Der Linden pas takimit që zhvilloi dje paradite me kryeparlamentaren Topalli. Ai ka vlerësuar më tej edhe gjatë fjalës në Parlament, se lufta kundër korrupsionit ishte një nga sfidat kryesore të Parlamentit shqiptar. Ndërkaq kryetarja Topalli garantoi se Shqipëria është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe krimin. “Z. Van Der Linden theksoi se Shqipëria mbështetej prej evropianëve në përpjekjet për të zhvlluar reformat dhe luftuar korrupsionin”, - tha Topalli pas takimit. Ndërkaq gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli tha se ne nuk do të lejojmë më që vendi ynë të renditet i pari në Evropë për korrupsion. “Ne këtë luftë e kemi filluar nga vetja me kufizimin e imunitetit apo me shmangien e konfliktit të interesave. Në këto kohë për ndryshime ne kemi të gjitha detyrimet për të punuar për avancim të reformave elektorale, për zgjedhje të lira e të ndershme”, - tha Topalli. Gjatë takimit është vënë theksi edhe te roli i medias dhe garantimi i lirisë së saj në forcimin e mëtejshëm të demokracisë, si dhe reformat tërësore që duhet të ndërmerren në vend. Ndërkaq presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, ka takuar dje edhe presidentin e vendit, Alfred Moisiu, ku nuk ka mbetur jashtë vëmendjes çështja për statusin final të Kosovës. Zyrtari i KE-së është takuar dje me deputetët e Komisionit të Jashtëm dhe të atij të Integrimit.




    25/10/2005
    KATEGORIA: Politike

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Çekut i kërkohet të formojë qeverinë e re
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 20:36
  4. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19
  5. Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 16:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •