Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Nata e Kadrit

    Si ta kërkojmë natën e Kadrit?



    Lejletul kadër (nata e kadrit) është nata më e bekuar. Një person i cili e humb atë me të vërtetë ka humbur një sasi të madhe të mire. Nëse një besimtar është shumë i zellshëm për t’ju bindur Allahut dhe për të shtuar veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet që të takohet me këtë natë dhe ta kalojë ate në adhurim dhe në bindje (ndaj Allahut). Nëse kjo do t’i pranohet atij të gjitha gjynahet e mëparshme do t’i falen.

    Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)

    Është e rekomanduar për të bërë një namaz nate të gjatë gjatë netëve në të cilat mund të qëllojë Nata e Kadrit. Kjo tregohet në shumë hadithe, si mëposhtë:

    Ebu Dher, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:”O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...”[Transmetuar nga Ibën Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi (i cili e ka bërë autentik), en-Nesai, Ibën maxhe, et-Tahavi (në Sherh Ma’an il-Athar, Ibën Nasr, el-Ferjabi dhe el-Bejhaki. Zingjiri i tyre është i saktë]

    Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesë “dhe nëse i bëhet e mundshme atij” është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar]

    Bërja e duave

    Është gjithashtu e rekomanduar të bëhen dua të gjata gjatë këtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar që ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ”O i dërguari i Allahut! Nëse unë ta di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë saj?”

    “O Allah! Ti je falës dhe ti e do faljen. Kështu më fal”. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe et-Tirmidhi]

    Shmagja nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të adhurimit

    Është e rekomanduar për të shpenzuar më tepër kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat Lejletul Kadër (nata e kadrit) është e mundshme të bjerë. Kjo thirrje për shamngjen e shumë dëshirave të kësaj bote bëhet në mënyrë që të sigurohet kohë dhe mendime vetëm për Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thënë: “Kur dhjetë ditët e fundit (të Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrëgonte izarin e tij (ai qëndronte larg nga gratë e tij në mënyrë që të kishte më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij”.[El-Buhari dhe Muslimi]

    Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thënë: “I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin më shumë në dhjetë ditën e fundit sesa në ditët e tjera”.[Muslimi]


    Shejh Muhammed Nasiruddin Albani

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Nata e Kadrit


    All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

    1. Ha, Mimė. [Kėto shkronja janė prej mrekullive tė Kur’anit dhe askush tjetėr pos All-llahut (tė Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

    2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

    3. Ne e zbritėm ate nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen,e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

    4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė.

    5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

    6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]


    All-llahu dėrgoi Kur’anin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Transmetohet prej njė grupi tė Selefit – duke pėrfshirė Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerė – se nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani ka qenė Lejlet ul-Kadr.

    Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė don tė thotė, nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm. Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė Xhennet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron All-llahu atė vit.

    Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Lejlet ul-Kadr ėshtė – e All-llahu e din mė sė miri – se nė Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: “Mund tė shifni njė njeri i cili furnizon shtėpinė e tij ose e punon token e tij, dhe ai ėshtė prej atyre tė cilėt do tė vdesin,” dmth., ėshtė urdhėruar nė Lejlet ul-Kadr se ai ėshtė njėri prej tyre tė cilėt do tė vdesin (nė vitin e ardhėshėm). Dhe poashtu ėshtė thėnė se nė kėtė natė, fati i njerėzve ju tregohet melaikeve.

    Kuptimi i “Kadr” ėshtė nderim ose respektim, dmth. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saja tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rrin i zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit. Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė shtrėngim, nė kuptimin se dituria kur ėshtė saktė kjo natė, ėshtė e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thėnė: ėshtė quajtur Lejlet ul-Kadr pasi qė bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve nė kėtė natė, dhe Kadr don tė thotė shtrėngim. All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

    “Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrėnguar ose zvogėluar furnizimin e tij.

    Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė Kadar, dmth., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu (pėrkthim i kuptimit):

    “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4]

    dhe pasi qė urdhėrat e All-llahut vendosen dhe shkruhen nė kėtė natė.

    Ashtu qė All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, pėr shkak tė vlerės sė madhe tė saj dhe statusit tė lartė me All-llahun, dhe pasi qė aq shumė mėkate falen dhe aq shumė tė meta fshehen gjatė kėsaj nate. Pasi qė ajo ėshtė nata e faljeve, siē ėshtė pėrcjellur nė el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

    All-llahu i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika speciale tė cilat e bėjnė ate unike:

    ثshtė nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani, siē pėrmendėm mė lartė. Ibn ‘Abbaas dhe tė tjerėt kanė thėnė: “All-llahu dėrgoi Kur’anin nė njė kohė prej el-Leuh el-Mahfuuz nė Bejt el-‘Izzah nė qiellin e parė, dhe mandej ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė periudha sipas ngjarjeve gjatė njėzet e tre vjetėve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

    All-llahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mire sesa njė mijė muaj, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!” [el-Kadr 97:3].

    All-llahu e ka pėrshkruar si tė bekuar, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Ne e zbritėm ate (kėtė Kur’an) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].
    Nė kėtė natė, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, “dmth., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė pasi qė ėshtė shumė e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtė kur bekimi dhe mėshira e All-llahut vijnė poshtė, posikur atėherė kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnė qarqet e dhikrit (tubimet ku pėrkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahėt e tyre pėr atė i cili sinqerisht kėrkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] ėshtė Xhibrili (alejhi selam), i cili veēanėrisht pėrmendet nė kėtė mėnyrė si shenjė respekti ndaj tij.

    Kjo natė pėrshkruhet si paqė, dmth., ėshtė e sigurtė, pasi qė Shejtani nuk mund tė bėn asnjė tė keqe ose tė shkakton dėm nė kėtė natė, siē ka thėnė Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Nė kėtė natė, shumė njerėz shpėtohen prej dėnimit pėr shkak tė veprave tė tyre pėr tė adhuruar All-llahun, Qoftė i lartėsuar.

    “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4 – pėrkthim i kuptimit], dmth., punėt e atij viti dėrgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve tė cilat shėnojnė urdhėrat; e atyre tė cilėt do tė jetojnė, dhe atyre tė cilėt do tė vdesin, ēfarė furnizimi do t’ju jepet, ēka do tė ndodhė deri nė fund tė vitit, ēdo ēėshtje e paracaktimeve urdhėrohet, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet apo tė ndėrrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tėra kjo i ėshtė e njohur All-llahut para se ajo tė shenohet poshtė, por Ai ja bėn tė njohur melaikeve se ēka do tė ndodhė, dhe i urdhėron tė kryejnė atė pėr tė cilėn janė besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

    All-llahu i falė gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai. Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rrin i zgjuar gjatė Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja “nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim” don tė thotė, besimi nė premtimin e All-llahut pėr kėtė vepėr, dhe kėrkimi i shpėrblimit, pa asēfarė synimi ose qėllimi tjetėr, siē ėshtė kryerja e saj me qėllim qė tė tjerėt tė shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

    All-llahu ka shpallur njė sure qė ka tė bėn me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. Kjo ėshtė sureja nė tė cilėn Ai thotė (pėrkthim i kuptimit nė gjuhėn shqipe):




    “Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”. (El-Kadėr: 1-5).

    I dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfiton tė mira prej kėsaj nate, dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė Ummet.

    ثshtė mustehabb qė tė kėrkohet ajo gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit.

    Lejlet ul-Kadr ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Sa’iid tė pėrmendur mė lartė, dhe siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e ‘Aa’ishes, dhe nė hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thėnė se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit”.

    ثshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, pėr shkak tė hadithit tė ‘Aa’ishes e cila ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

    Duhet sidomos ta kėrkojmė nė netėt me numėr tek, dmth., me njėzet e njė, njėzet e tre, njėzet e pesė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė. Transmetohet nė el-Sahiihejn se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrėfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

    Nė Sahiih ul-Buhaari rrėfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thėnė: se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli tė na tregon se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanėve grindeshin. Ai tha: “Dola tė ju tregoj se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pra kėrkojeni me tė nėntin dhe tė shtatin dhe tė pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., nė netėt me numėr tek.

    Ky hadith tregon se sa keq qė ėshtė tė grindet dhe tė pėrleshet, e sidomos me ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me fenė, dhe se kjo ėshtė shkak pėr largimin dhe fsherjen e tė mires.

    Lejlet ul-Ladr ėshtė mė e mundėshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njė njeri prej shoqėruesve tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Si duket ėndėrrat e tua janė dakorduar se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ashtu qė kush dėshiron ta kėrkon, le ta kėrkon nė shtatė netėt e fundit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

    Mė e mundėshmeja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. ثshtė transmetuar nė njė hadith tė rrėfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Lejlet ul-Kadr ėshtė nata e njėzet e shtatė.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).

    Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė Sahabeve dhe shumicės sė dijetarėve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) e kėrkonte, duke mos thėnė “inshaAll-llah”, se ėshtė nata e njėzet e shtatė. Zurr ibn Hubejsh tha: Unė thash: اka tė bėn ta thuash kėtė, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anė tė cilave i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind nė atė mėngjes pa rreze tė dukshme. (Rrėfyer nga Muslim,2/268).

    Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė – e All-llahu e din mė sė miri – nuk don tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Se’iid, ose mund tė jetė e njėzet e treta, siē ėshtė pėrmendur nė rrėfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftė i kėnaqur me te), i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė.” (Rrėfyer nga el-Buhaari, 4/260).

    All-llahu ka fshehur kėtė natė ashtu qė robėrit e tij do tė pėrpiqen ta kėrkojnė, dhe do tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhum’asė, e ashtu me rradhė. Ashtu pra besimtari duhet tė pėrpiqet me kėmbėngulėsi gjatė ditėve dhe netėve tė kėtyre dhjetė ditėve, duke kėrkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke pėrcjellur shembullin e tė Dėrguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet tė pėrpiqet tė bėn du’a dhe tė kėrkon afrimin ndaj All-llahut.

    Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thėnė: “Unė thash, ‘O i Dėrguar i All-llahut, ēka mendon nėse e dėshmoj-pėrjetoj Lejlet ul-Kadr, ēka duhet tė them?’ Ai tha:



    اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي



    “All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

    ‘“All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij ėshtė sahiih).

    E treta: vlerė mė e madhe i pėrvishet I’tikaaf-it nė kėtė natė nė dallim prej tė gjitha netėve gjatė vitit.

    Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė i cili e “zenė” Lejlet ul-Kadr tė din se e ka “zėnė”. Qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij, pa marrė parasysh se a e din ai se a e ka “zėnė”. ثshtė e mundur qė disa prej tyre tė cilėt nuk e dinė kėtė mund tė jenė mė mirė me All-llahun dhe nė pozitė mė tė lartėsuar sesa ata tė cilėt dinin se cila ėshtė kjo natė, pasi qė tė parėt u pėrpoqėn shumė. Ne lusim All-llahun tė pranojė agjėrimin tone dhe namazin tone gjatė natės, dhe tė na ndihmon tė pėrkujtojmė Atė dhe tė falėnderojmė Atė dhe tė adhurojmė Atė ashtu siē duhet. All-llahu e bekoftė tė Dėrguarin tone Muhammedin.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Me 30 Nentor i bie kete here apo jo...?? Flm.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Postime
    2
    pershendetje te gjithve
    une e pata vetem nje pytje nese ka mundesi memu pergjixh sa ma shpejt.
    kur asht nata kadrit dhe kur asht bajrami???
    flm per pergjigjen e juaj
    tung

  5. #5
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    une sonte do ha syfyrin, neser agjeroj sepse ne 30 eshte nata e kadrit (mire e tha shkodrania)

    Zoti ju bekoft

  6. #6
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga BLUN
    une sonte do ha syfyrin, neser agjeroj sepse ne 30 eshte nata e kadrit (mire e tha shkodrania)

    Zoti ju bekoft

    Dhe une si ti, sonte syfyrin e neser me Bismilah ne kete nate te madhe..
    Mos harro hallven...!

  7. #7
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    prit se tani u sigurova, me sa morra vesh mund te haet deri sa te veje ora 5 i mengjezit, keshtu qe ngjishuni tere naten

    gjume te embel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLUN : 29-10-2005 mė 23:53

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    E para quhet Nata e Kadrit dhe jo dita e Kadrit.Ajo qe muslimani duhet te beje eshte te falet dhe ta luse Zotin naten megjithese diten duhet ta kaloje me agjerim.Pra Shkodrane Hallva nuk eshte adhurim ne kete nate mund te besh dhe bakllava ajo qe duhet te bere ne kete nate eshte te gjej duke e lutur Zotin.Per me shume lexoni shkrimin lart.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Postime
    2
    flm shuuum per pergjigjen e juaj ju pershendes dhe zoti ju bekoft

  10. #10
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    keni ven re qe ndryshoj dhe ora sot? une syfyrin e hengra me oren e vjeter

    iftari eshte nga ora 5:30 apo jo?

  11. #11
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    do kishte qene nje ndihme nese do na kishit treguar daten. i bie 29 duke gdhire 30 apo 30 duke gdhire 31?
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  12. #12
    Ballkanase
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    29 duhej ngren syfyri dhe ne 30 (sonte) haet iftari, agjeron gjat dites sot deri aty nga ora 530

  13. #13
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga BLUN
    keni ven re qe ndryshoj dhe ora sot? une syfyrin e hengra me oren e vjeter

    iftari eshte nga ora 5:30 apo jo?

    Mund te jete me heret, pasi sikur te shkoje nje ore mrapa i bie qe te hahet
    ne 4:53 ketej nga NJ. Po gje me siguri s'di.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Gezuar naten e shenjte te Kadrit!

  15. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gezuar te gjitheve Lejletul Kadrin.

    Zoti ju bekofte
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nata e Kadrit nėpėr Kosovė 2008


    Nata e Kadrit nėpėr Kosovė
    Edhe kėtė vitė, xhamitė e Kosovės ishin tė vogla pėr t'i pranuar tė gjithė ata qė dėshiruan tė marrin pjesė nė namazet e natės tė organizuara enkas pėr Natėn e Kadrit.


    E shtunė, 27 Shtator 2008 16:22

    Edhe kėtė vitė, xhamitė e Kosovės ishin tė vogla pėr t'i pranuar tė gjithė ata qė dėshiruan tė marrin pjesė nė namazet e natės tė organizuara enkas pėr Natėn e Kadrit, natė e cila ėshtė mė e vlefshme se 1000 muaj. Shumė xhami tė Kosovės, gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajti tė bekuar tė Ramazanit, kanė qenė tė hapura pėr besimtarė dhe besimtare tė cilėt nė mėnyrė tė organizuar dhe nė bashkėsi kanė falur namazet e natės dhe kanė bėrė lutje tė tjera.

    Nė Prishtinė, Nata e Kadrit ishte nje natė e gjallė, ku vėrehej lėvizja e qytetarėve duke vizituar xhamitė e qytetit. Xhamitė ishin tė mbushura pėrplot si dhe oborret e tyre. Veqantia e kėsaj nate ishte se nė namazin e natės morrėn pjesė numėr shumė i madh i tėe rinjėve. Namazi i natės u fal pothuajse nė tė gjitha xhamitė e kryeqytetit pergjatė dhjetėshit tė fundit tė Ramazanit. Disa xhami ishin mė tė veqanta pėr nga numri i madh i pjesėmarrėsve nė namaz. Xhamia e Muhaxherėve kishte kaluar kapacitetet e veta me numrin e madh tė xhematit. Aty ishin tubuar mbi 1600 qytetarė ku pas namazit tė rinjė tė organizuar kishin pėrgaditur pėr tė gjithė pjesėmarrėsit ėmbėlsira, bakllava dhe pije. Namazi i natės nė xhami tė qytetit faleshin nė orė tė ndryshme, qė nga ora 00:00 pas mesnatės e deri nė kohėn e syfyrit. Gjallėria e kėsaj nate ishte veqanti si asnjėherė mė parė nė qytetin e Prishtinės./Behar Avdiu, Prishtinė/


    Nata e Kadrit nė Prizren u prit nė dy xhamitė kryesore, Xhamia e Mehmet Pashės (Bajrakli Xhami) dhe Xhamia e Emin Pashės. Kėto dy xhami ishin tė vogla pėr t'i pranuar tė gjithė tė interesuarit. Nė syfyr pjesėmarrėsit kishin rastin tė shijojnė specialitetin e Prizrenit "toplija" si dhe ėmbėlsira. Nė Xhaminė e Mehmet Pashės ishin tė pranishėm edhe shumė imam si: Adnan Arifi, Hfz. Faton Bytyqi dhe kryeatri i Bashkėsisė Islame nė Prizren Lutfi Ballaku. /Jyxhel Spahi, Prizren/

    Nė Ferizaj namazi i natės u fal nė Xhaminė e Madhe dhe nė xhaminė e Nikodemit. Namazi nė xhaminė e madhe filloi nė ora 23:00 dhe pėrfundoi pas mesnate nė praninė e qindra besimtarėve tė dy gjinive. Namazi i natės nė xhaminė e Nikodemit ka vazhduar deri nė namazin e sabahut. /Ilir Gashi, Ferizaj/



    Edhe nė podujevė rreth 500 besimtarė kanė falur namazin e natės. Pėr nder tė Natės sė Kadrit ėshtė organizuar njė tribunė fetare. Ligjėrues nė kėtė tribunė ishin Muhamed Fazliu dhe Muharrem Bryma, ndėrsa mysafir ka qenė Zekerija Berisha. Kjo tribunė ėshtė organizuar nėn mbikqyrjen e kryetarit tė kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Podujevė Idriz Bilalli. /Besim Arbanashi, Podujevė/



    Gjithashtu ėshtė organizuar namaz nate nė Natėn e Kadrit nė Obiliq/Kastriot ku kanė marrė pjesė mbi 800 qytetar. Ligjerues nė kėtė natė ishte Rexhep Qerkezi dhe Fadil Sahiti, pas namazit pėr tė pranishmit ėshtė shpėrndarė ambelsira dhe pija nė dalje tė xhamisė nga Pro Credit Bank. /Xhavit Fazliu, Kastriot/


    http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=6685










    Allahu ua pranoft lutjet e sinqerta besimtarve musliman ne ket nat te madhe , po ndihem shum krenar kur shof se si muslimanet ne Kosov po organizohen ne ket menyr , kjo po na jep forcat edhe neve muslimaneve qe jetojm akoma ne teritoret sllave , inshallah nje dit te jemi te bashkuar me vllezrit tan ne anen tjeter te kufirit.
    Drini i Zi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini_i_Zi : 27-09-2008 mė 12:44

  17. #17
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Edhe nje video nga falja e namazit te nates ne xhamin e Bajraklis.


  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    nese e gjeni momentin te e nates se kadrit kurgja mos lipni veq lipne 1 gje me te rencishme qe nuk naj garanton kurkush KERKONE GJENNETIN QE TE JENI PERGJITHMON ATY QYKJO ESHTE MA E MIRA

  19. #19
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anėtarėsuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Selam gjithve.... dhe Allahu na i pranoft duajat dhe agjerimin... Inshallah....
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  20. #20
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga princcesha Lexo Postimin
    Selam gjithve.... dhe Allahu na i pranoft duajat dhe agjerimin... Inshallah....
    Amin , edhe juve inshallah.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndihmėtar pėr Kuptimin e Xhuzit tė Tridhjetė
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 07:20
  2. Xhamia e Kadrit - Gostivar
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 22:41
  3. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  4. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga SmArTs_WAY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 07:39
  5. Nata e Kadrit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-11-2004, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •