Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Koleksioni i Vrapit në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut

    Thesari Avar i gjetur në fshatin Vrap të Durrësit më 1901 dhe blerja e tij nga një prej personazheve më të rëndësishëm të financës botërore J.P.Morgan

    Koleksioni i Vrapit në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut


    Auron Tare


    Muzeu i famshëm amerikan në Nju Jork, Metropolitan Museum, ekspozon në një prej sallave të saj qendrore një koleksion shumë të rrallë i përbërë prej objektesh të punuara në ar dhe argjent i cili ka marrë emrin e një fshati gati të panjohur në Shqipëri, por që gjithsesi është i njohur për të gjithë ata vizitorë që kërkojnë të shohin këtë koleksion.
    Thesari Avar i fshatit Vrap në Durrës ndoshta një prej më të rrallëve në botë, është një prej koleksioneve shumë të rëndësishëm që ky Muzeum i njohur ekspozon, duke hedhur dritë mbi kulturën e një prej popullsive Barbare të shfaqura në Ballkan gjatë rënies së Perandorisë Romake dhe formimit të asaj Bizantine. Avarët një popullsi shumë luftarake e cila hyri në territoret Lindore të Perandorisë Bizantine në fillim si hordhi plaçkitësish dhe më vonë si kolonë, ishin një element i rëndësishëm në formimin e popullsive bullgaro-sllave.
    Koleksioni që ekspozon Metropolitan Muzeum është i gjetur në fshatin Vrap më 1901 në rrethana jo shumë të njohura. Sipas atyre pak gjërave që njihen mbi këtë gjetje, ky Thesar ka qenë i futur në një enë të madhe dhe ka qenë groposur në një fushë, me siguri me mendimin se pronari i tyre do të kthehej përsëri për t’i marrë. Fakti që këto objekte nuk kanë qenë pranë një varri tregojnë se ato janë groposur në nxitim e sipër për shkaqe të cilat kanë humbur në mjegullën e shekujve.
    Nuk dihet me siguri se kush e ka gjetur i pari këtë thesar, por me sa duket ai ka udhëtuar në disa vende për të mbërritur në duart e një prej koleksionistëve më të mëdhenj në botë, bankieri i famshëm amerikan J.P.Morgan. Ai njihej si adhurues i madh i artit dhe koleksiononte jo vetëm vepra arti por edhe libra të rrallë duke ndërtuar një galeri personale shumë të rëndësishme. Ky koleksion ishte nën pronësinë e J.P.Morgan-it deri sa vdiq dhe ndër dhuratat e shumta që shkuan në Muzeun Metropolitan pas vdekjes së tij ishte edhe thesari unikal i Vrapit i ekspozuar sot në një prej sallave qendrore të këtij muzeu.
    Thesari i Vrapit ka tërhequr vëmendjen e disa studiuesve seriozë, pasi është ndër më të rrallët dhe përfaqëson kulturën e një populli luftëtar, por endacak i cili erdhi papritmas nga stepat e pafundme lindore duke sjellë ndryshime serioze në historinë e Ballkanit.
    Studiuesi i njohur gjerman Joachim Ëerner për disa vite studioi objektet e thesarit të Vrapit si dhe u mundua që t’i jepte një përgjigje misterit të thesarit. Ai vizitoi Shqipërinë në fillimin e viteve 80 dhe paraqiti studimin të botuar për herë të parë në Vjenë. Në përfundimin e këtij studimi Ëerner e quajti thesarin e Vrapit “një thesar arkeologjik të përmasave europiane“, por pa nxjerrë një përfundim të saktë mbi pronësinë apo rrethanat e gjetjes në Vrap të Durrësit. Por sipas Ëerner-it këto objekte janë padyshim “të një rangu mbretëror të cilat vetëm një udhëheqës mund t’i përdorte si objekte kulti“.
    Është interesant fakti që këto janë objekte arti unikale të punuar në ar solid. Togëza e gjetur ka të gdhendur një simbol, i ngjashëm me një objekt tjetër të gjetur në varrin e një princi në varrezën Avare në Osora, zonë pranë liqenit Balaton në Hungarinë e sotme. Megjithatë ekspertë që janë marre me studimin e thesarit kanë hedhur pyetjen nëse ky thesar ka qenë i grabitur nga ndonjë lider i panjohur Avar i cili në rrethana të pazakonta ka qenë i detyruar ta groposte në Vrap. Nga burimet e kohës dihet se trupat avare kanë shërbyer si mercenare në ushtrinë Bizantine dhe sigurisht janë gjendur shpesh në territoret e Shqipërisë se sotme.
    Një tjetër hipotezë është hedhur nga studiuesi Siderov i cili mendon se ndoshta ky thesar i përket ndonjë lideri avar i cili ka sunduar në këto territore për pak kohë gjatë shtrirjes së pushtimeve sllavo-bullgare.
    Stili i punimit të këtyre objekteve, sipas Ëerner-it mendohet se është shumë pranë tribusë së avarëve të Khaganatit të Obrait ose të njohur si bullgaro-sllavët të cilët për një farë kohe sulmuan dhe pushtuan provincat romake të Dalmacisë, Prevalitanisë Dardanisë dhe Ilirisë.
    Nga burime të shkruara si në “Kronikën e Monevasisë” apo “Jeta e Shën Pankratit” flitet për dyndje të trupave “pseudoavare” sllavo-bullgare, të cilët sulmonin territoret romane sidomos ato përgjatë Via Egnatias duke plaçkitur apo edhe duke u vendosur në zona të shkreta. Sipas këtyre burimeve këto trupa, gjatë fushatës së dytë në Greqi 586-588 e.s u dukën deri në muret e Durrësit dhe të Ohrit.
    Një figurë interesante me prejardhje avare që ka qenë aktiv në territoret e Shqipërisë së sotme që njihet në këtë kohë nga burimet e shkruara, është Vitelianusi, komandant ushtarak (i cili përmendet shpesh si trak, skith apo getian) i cili deri më atëherë kishte qenë në shërbim të ushtrisë bizantine, iu kundërvu Bizantit nën nxitjen e Theodorikut të Madh dhe Papës Hormidas në vitin 506.
    Kronisti Bizantin Malala shkruan se Vitelianusi pati një fushatë të suksesshme kundër trupave bizantine në zonën e Ohrit. “Në kohën e Perandorit Anastas, Trakasi Vitelianus iu kundërvu Perandorit në krye të trupave hune dhe avaro-bullgare. Pastaj ai pushtoi Trakën, Moesinë, Skithinë dhe Odeososin. Ky fakt përmendet edhe nga kozmografi anonim i Ravenës në fund të shek. të 6: “Inter vero Thracian vel Macedoniam et Mysiam interiorem modo Bulgari habitant qui ex supra scripta majore Scythia egresi sunt”.
    Sipas një tjetër kronisti bizantin, Theophanes i cili përshkruan periudhën e Perandorit Heraclius që mbretëroi nga viti 610 - 641 p.k kur Heracliu erdhi në pushtet, Perandoria Bizantine ishte nën sulme të ashpra, në Perëndim nga Avarët dhe Sllavët të cilët po zgjeroheshin në Ballkan: Avaro-Sllavet tashmë kontrollonin Danubin, Trakën dhe Maqedoninë dhe ndërkohë po sulmonin qendrën e Greqisë dhe Peloponezin. Në Lindje, Persët nën drejtimin e Krosroes po sulmonin perandorinë e cila humbi Damaskun në 613, Jeruzalemin në 614 si dhe Egjyptin në 614. Duke parë vështirësitë e luftës në dy fronte, bëri paqe me avarët në 619 dhe iu kushtua luftës me persët. Ndërsa Perandori Heraclius po pushtonte territoret perse, avarët i krijuan atij probleme dhe për këtë arsye ai u detyrua të paguante një çmim më të lartë për paqen me ta. Megjithatë në gusht 626, ndërsa Perandori po sulmonte ushtrinë perse, një ushtri avaro-sllave sulmoi forcat perandorake në bashkëpunim me persët. Ishte vetëm ndërhyrja e Perandorit ajo që bëri të mundur thyerjen e ushtrisë avaro-sllave që erdhi nga Perëndimi”.
    Thesari i Vrapit i cili qëndron prej gati 80 vjetësh në Muzeun Metropolian të Nju Jorkut, u vu përsëri në qendër të vëmendjes së studiuesve botërorë në 14 shtator 1981 kur në Galerinë e famshme në Sotheby, Londër u paraqit koleksioni i quajtur “Parke Bernet & Co” ndryshe edhe Thesari i Ersekës i ardhur përsëri nga një krahinë jugore e Shqipërisë. Ky koleksion prej ari dhe argjenti i prezantuar si Thesar Avar mendohej se kishte shumë përngjasje me Koleksionin e Vrapit i gjetur më 1901. Deri më sot ka mbetur enigmë mënyra se si ky thesar ka dalë nga Shqipëria dhe është prezantuar në “Sotheby”. Të dhënat për këtë thesar janë shumë të pakta. Askush nga arkeologët shqiptarë nuk di me saktësi ndonjë të dhënë për ekzistencën apo gjetjen e Thesarit Avar të Ersekës. Një e dhënë shume e zbehtë mbi gjetjen e thesarit është rregjistruar në 1987 nga një banor i fshatit Lëngës në Ersekë i cili thotë se ky thesar ishte zbuluar nga një familje e fshatit me mbiemrin Qiriazi, në fund të vitit 1890 buzë një përroi. Ky person u largua nga fshati me gjithë familjen dhe u vendos në Slovë të Maqedonisë ku fati i tij dhe i thesarit që mori me vete nuk u mësua kurrë.
    Sipas katalogut të botuar nga Sotheby në 1981, janë gati 123 objekte ari dhe argjenti shumë të ngjashme me Thesarin e Vrapit. Studiuesi gjerman Ëerner ka qenë personi i parë që ka folur për ekzistencën e këtij thesari sipas fotografive të vëna në dispozicion nga familja që e posedonte. Sipas Ëerner-it ai ndodhej në duart e një familje e cila në vitet 30 kishte qenë në elitën e udhëheqjes naziste. Thesari i Ersekës për një kohë të gjatë mendohej të kishte prejardhje gote nga personi i cili e kishte në zotërim dhe si i tillë ai kishte një vlerë shumë të madhe për një familje e cila besonte në rilindjen e racës gjermanike. Me sa duket pas rënies së regjimit nazist edhe rëndësia e këtij thesari ishte lënë në harresë për të dalë në skenë vetëm në vitin 1981 në Sotheby të Londrës, në kushtet e një anonimati të plote mbi pronarin e tij të vërtetë.
    Studiues austriakë të Universtetit të Vjenës që kanë parë fotot e thesarit të Ersekës, mendojne se ai duhet të jetë pjesë e thesarit të Vrapit, por si dhe përse ai është gjetur buzë një përroi në një fshat të Ersekës askush nuk mund t’i japë përgjigje të saktë.
    Thesari i Vrapit dhe ai i Ersekës janë zbulime shumë të rëndësishme për arkeologjinë dhe historinë jo vetëm të popullsive barbare të cilat pushtuan Ballkanin në shek. V-VI por edhe për historinë e trojeve shqiptare gjate pushtimeve në fundin e periudhës romane. Megjithëse kjo njihet si periudhë e errët, përsëri zbulime të nivelit të Thesarit të Vrapit dhe atij të Ersekës hedhin dritë përmes mjegullës së shekujve që kanë mbuluar këtë kohë historike.

    24/10/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte teme e hapur nga mua para shume kohesh. Po qe do ishte mire te bashkoheshe atje qe te kete dhe vazhdimesi. Te vjen gjithashtu keq te mendosh se nje pjese e madhe i artikullit te Auron Tares eshte plagjature nga nje artikull tjeter i Milosh Siderov per kete thesar. Niveli i akademise ne shqiperi eshte ZERO, i rrofshin titujt qe mbajne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 25-10-2005 më 01:15
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-03-2004
    Postime
    10
    I nderuar

    ne se e shikoni artikullin e botuar deri ne fund autori ka shkruar edhe referencat ku eshte bazuar per shkrimin e tij. Nje prej autoreve eshte edhe personi qe ju shkruani. Pra shkrimi ka referenca

Tema të Ngjashme

  1. Nga Shqiperia ne MET New York
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •