Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Maniaku tenton të përdhunojë 10-vjeçaren brenda në shkollë

    Shoqërohen në polici disa persona por lirohen pas ballafaqimit. Në sitë të gjithë të skeduarit për krime të ngjashme

    Maniaku tenton të përdhunojë 10-vjeçaren brenda në shkollë

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një klasë bosh të shkollës 9- vjeçare “Vasil Shanto”, pas mësimit

    Dashamir Biçaku

    TIRANË - Maniaku seksual tenton që të përdhunojë vajzën dhjetëvjeçare, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në kryeqytet pas mbarimit të orarit të mësimit në shkollën 9- vjeçare. Maniaku është prezantuar në klasë si një mjek dhe ka kërkuar që të marrë vajzën e vogël. Ai e ka gënjyer atë dhe e ka futur në një klasë bosh. Pasi ka mbyllur derën, maniaku ka tentuar që të zhveshë dhjetëvjeçaren dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Vajza e mitur ka mundur që t’i shpëtojë kthetrave të maniakut dhe është larguar me vrap duke braktisur shkollën. Menjëherë vajza ka shkuar në shtëpi dhe iu ka treguar prindërve ngjarjen e rëndë. Nxënësit e klasës së katërt të shkollës 9- vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë kanë pohuar përpara policisë së “mjeku” nuk ka treguar përse e ka marrë me vete shoqen e tyre. Pas marrjes së denoncimit nga familja policia ka kryer verifikimet përkatëse por pa mundur që të gjejë njeriun që ka tentuar të përdhunojë vajzën e vogël. Disa persona janë shoqëruar në komisariat por pas ballafaqimit me të miturën janë lënë të lirë pasi ajo dhe shokët e klasës nuk kanë njohuar asnjë prej tyre.
    Nxënësit
    “U prezantua si mjek, por ne nuk na tha se përse donte ta merrte shoqen tonë të klasës”. Kështu mësohet të kenë, pohuar nxënësit e klasës ku mëson 10- vjeçarja e dhunuar nga një person i paidentifikuar të premten e kësaj jave. Menjëherë pas marrjes së deklarimeve të mësipërme, policia ka nisur verifikimet e saj dhe ka nisur hapjen e dosjeve të disa personave të njohur dhe të evidentuar prej saj me prirje të tilla. Pasi kanë parë fotografitë e policisë nxënësit kanë pohuar se nuk kishin parë asnjë prej tyre në shkollë. Nisur nga përzgjedhja e vajzës, policia ka ngritur dyshimin se personi duhet të njohë mirë atë ose familjen e saj. Burimet e policisë pohojnë se nga verifikimet që ata kanë kryer deri më tani, dyshojnë se personi që ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me nxënësen e klasës së katërt të shkollës “Vasil Shanto”, duhet të jetë person që ka ardhur së fundmi në kryeqytet, ose së paku mund të jetë qeraxhi në zonën e Tiranës së Re, ose përreth shkollës.
    Verifikimet
    Skandali i ndodhur në shkollën 9- vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë, ka bërë që policia e kryeqytetit të nisë verifikimin e dhe rihapjen e të gjitha dosjeve të maniakëve seksualë, të skeduar prej bluve. Pas tentativës për përdhunim të vajzës së vogël dhjetëvjeçare policia ka vënë në sitë të gjithë maniakët seksualë të skeduar prej saj. Gjithashtu është kërkuar informacion prej këtyre të fundit edhe në disa rrethe të tjera të vendit për të bërë të mundur përafrimin e përshkrimit me personin që kreu aktin e mësipërm të premten në shkollën 9- vjeçare “Vasil Shanto”. Fakti i mësipërm, pohohet për “Shekullin”, nga burime të komisariatit nr.2, të cilët shtojnë se ata kanë shoqëruar në ambientet e tyre disa persona me ngjashmëri me personin i cili sulmoi vajzën 10- vjeçare. Gjatë ballafaqimit për njohje dhe gjatë verifikimit të kryer nga policia dhe hetuesit, të gjithë të shoqëruarit kanë rezultuar se ishin të papërfshirë në këtë ngjarje. Kjo ka bërë që hetuesit e policisë kriminale dhe inspektorët e rendit në lagje të nisin verifikimet për evidentimin e personave me prirje perverse. Burimet e policisë shtojnë se personi i cili është shfaqur në shkollën “Vasil Shanto”, të premten, ka qenë i veshur mirë dhe i mbajtur, jo më tepër se 35 vjeç dhe me një paraqitje normale. Drejtori i policisë së kryeqytetit, kryekomisar Albert Dervishi, pohoi dje në mbrëmje për “Shekullin” se po kryheshin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbulimin dhe ndalimin e autorit të këtij krimi të rëndë.

    I dyshuari
    Kjo ka bërë që policia të evitojë variantin e një veprimit të kryer nga persona që mund të klasifikohen në listën e endacakëve apo njerëzve të rrugëve. I vetmi person i cili ishte dyshuar si më i mundshmi nga policia ka qenë një burrë rreth të 50-ve me tipare të përafërta me ato të personit që kishte marrë vajzën 10- vjeçare në shkollë të premten. Edhe ky gjithashtu si disa të tjerë të shoqëruar, është marrë dhe është pyetur nga inspektorët e policisë kriminale të komisariatit nr.2, por është lënë prej tyre sapo është kryer ballafaqimi për njohje. E dëmtuara dhe nxënës të klasës së IV të shkollës ku mëson e mitura, i kanë pohuar policisë se personi që ata kishin përpara syve nuk ishte ai që kishte kërkuar shoqen e tyre në klasë. Kjo ka bërë që policia të lërë të lirë të kërkuarin dhe të kërkojë të dhëna të tjera edhe më plotësuese në lidhje me paraqitjen, mënyrën e komunikimit dhe të dialektin e të dyshuarit. Gjithashtu është marrë në pyetje edhe mësuesja e orës ku ka qenë duke bërë mësim vajza e mitur si dhe roja i shkollës, i cili sipas policisë duhej të kishte ndaluar hyrjen në shkollë të personave të jashtëm dhe të paautorizuar.

    Ngjarja
    Një burrë ende i paidentifikuar ka hyrë pa leje në mjediset e shkollës 9- vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet dhe ka kërkuar që të marrë një nga nxënëset e klasës duke e thirrur në emër. Ai është prezantuar tek nxënësit e klasës së katërt si mjek por nuk ka treguar përse e donte vajzën e vogël 10- vjeçare

    Tentativa
    Pasi e ka mashtruar vajzën, maniaku e ka futur në një klasë të shkollës, e cila ishte bosh pasi kishte mbaruar mësimi. Ai ka mbyllur derën dhe ka tentuar që të zhveshë vajzën e vogël për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Fatmirësisht 10- vjeçarja ka mundur që të shpëtojë dhe të ikë me vrap nga klasa ku ishte futur

    Mjekët
    Pasi kanë kryer ekspertizat, mjekët kanë pohuar se maniaku nuk ka mundur që të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Sipas tyre, ajo ka shenja të shumta dhune në trup dhe në këmbë. Gjithashtu vajza 10- vjeçare është tronditur psiqikisht dhe do të duhet të kalojë një periudhë rehabilitimi
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Mjekët: Vajza nuk është përdhunuar

    Mjekët: Vajza nuk është përdhunuar


    Dashamir Biçaku

    TIRANË - Burime të Shërbimit të Mjekësisë Ligjore, pohuan dje për “Shekullin”, se maniaku seksual nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Sipas tyre, ekspertimet shkencore të kryera nga mjekë ligjorë të specializuar kanë vërtetuar se vajza ka mundur të shpëtojë nga një veprim i tillë. Këta të fundit, pohojnë se ndonëse viktima ka arritur të shpëtojë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale, ajo ka shenja të shumta dhune në trup dhe në këmbë. Gjithashtu, sipas tyre, ajo është e tronditur psiqikisht dhe do të duhet të kalojë një periudhë rehabilitimi të posaçëm. Dhunimi seksual i një prej nxënëseve të shkollës 9- vjeçare “Vasil Shanto”, ndodhi të premten në mesditë, kur një person i paidentifikuar mori një prej vajzave të klasës së IV të kësaj shkolle dhe e dërgoi në një nga klasat bosh të shkollës ku edhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale, duke ushtruar dhunë mbi të. Ngjarja shkaktoi skandal dhe policia nisi hetimet për ngjarjen e mësipërme, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autorit të krimit të rëndë.

    REAGIMI
    Ministria e Arsimit: Të forcohen masat në shkolla
    Nëpërmjet një udhëzimi të nxjerrë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, është kërkuar nga drejtoritë e shkollave dhe nga drejtoritë arsimore në qarqe, rritja e masave të sigurisë në ambientet e shkollave me qëllim që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Po kështu, sipas burimeve, në udhëzimin e nxjerrë nga ministri Pollo, kërkohet nga policia rritja e patrullimeve pranë shkollave 9- vjeçare, si dhe rritja e kontakteve të policisë me drejtuesit e shkollave për të evidentuar dhe shmangur raste të ngjashme me atë të së premtes së kësaj jave.

    Masat
    Largojnë nga detyra rojen dhe mësuesen
    Drejtoria Arsimore rajonale e Tiranës ka firmosur dje largimin nga puna të rojes së shkollës 9- vjeçare “Vasil Shanto”, si dhe mësuesen e cila ka lejuar daljen nga ora e mësimit të vajzës së dhunuar. Burimet pohojnë se këta të fundit janë larguar nga puna përkatësisht me motivacionet e shpërdorimit të detyrës dhe të neglizhencës gjatë kryerjes së detyrës. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës, roja i shkollës nuk duhej të kishte lejuar në asnjë mënyrë hyrjen në ambientet e shkollës të një personi të huaj, ndërsa mësuesja nuk duhej të lejonte daljen jashtë të nxënëses.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Dmth nje maniak i prezantuar si mjek hyn ne shkolle lirisht.Shkeput dhe nje femije nga shoket e shoqet e mbyll dhe ne klase dhe tenton te kryeje marredhenie seksuale me te.Merreni me mend se cfare rendi dhe sigurie ka ne shkollat shqiptare.

    Une mendoj qe legeni ne fjale duhet jete i lagjes dhe ndodhta ka pasur dhe ndonje femije te te tijin apo te afert qe meson ne Vasil Shanto.Ai i ka studiuar levizjet e nxenesve dhe ka vecuar pikerisht ate gocen.Prezantimi i tij si mjek,njohja e mire e orareve qe mos te haste ne probleme me profesoret rojet e etj shtyn me tej dyshimin qe ai eshte ndonje qe jeton aty afer dhe qe ka ndonje nxenes qe e ka nip fmije te tijin dike te afert.

    Shume te dobeta jane sherbimet policore ne shqiperi.Nje rast i tille banal pa asnje lloj profesionizmi nuk duhet te shkoje me teper se dy ore dhe te mos zbulohet.
    Ne vendin ku ka tentuar te perdhunoje femijen ka lene floke shenja gishterinjsh.Ta cojne deri ne fund.Te pyesin dhe femijet se kush ka ardhur ti takoje nga te afermit gjate asaj dite.Te shoqerohen ne polici te verifikohen.

    Legenat ne litar.
    Yttt
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ky eshte kulmi , shikoni se cbehet neper shkollat shqiptare .

    Te hyj nje komplet stranger , pa ju dredh qerpiku drejt e ne klase , nuk kisha degjuar ndonjehere ..
    Ca dreq shkolle eshte kjo , pa rregull , ku jane stafi , mesueset , drejtorat etc etc .. shkolla eshte institucion i shenjte per femijen dhe aty duhet te ndjehet i sigurte .. dhe jo te ndodhin keto pislliqe ...
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ne Ate Shkolle Kam Bere 8 Vjete Dhe E Njoh Shum Mire Dhe Mbaj Mend Qe Ka Patur Kater Hyrje Te Ndryshme ,megjithate Guzximi Eshte Shum I Madh Keta Njerez Duhen Varur.

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    me i miri nga keto tipa meriton litarin, leri te tjeret me pas.
    Sigurisht qe do kete ndonje me zemer te dobet ketu qe do me citoje, per kete mendim kaq ekstrem po ska gje.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga INDRITI
    me i miri nga keto tipa meriton litarin, leri te tjeret me pas.
    Sigurisht qe do kete ndonje me zemer te dobet ketu qe do me citoje, per kete mendim kaq ekstrem po ska gje.
    Pse ta varin mo indrit une them tja cojne prinderve te asaj goces dhe ta lene nje dite me ta.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Jo litarin.

    Une mendoj qe njerez te tille duhet te parandalohen te bejne veprime te tilla. Njerez te tille duhen te njihen me allahun dhe profetet e tij qe tju mbidhet mendja e te vijne ne selamet.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    po po me xhami u zgjidh puna

    Sa manjake ka ne Shqiperi .. sa e sa histori qe jan te pa publikuara ...... keshilla ime do ishte ndaj gjithe prinderve te kene kujdes e ti ruajne femijet .. e di qe smund te rrine me ta 24 or ene dite po te pakten ti mesojne si te mbrohen ne situata te tilla e mos genjehen nga mashtruesa te tille ...

  10. #10
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    po po me xhami u zgjidh puna

    Sa manjake ka ne Shqiperi .. sa e sa histori qe jan te pa publikuara ...... keshilla ime do ishte ndaj gjithe prinderve te kene kujdes e ti ruajne femijet .. e di qe smund te rrine me ta 24 or ene dite po te pakten ti mesojne si te mbrohen ne situata te tilla e mos genjehen nga mashtruesa te tille ...

    Mire e ke ti po a mund te me shpjegosh pak se si mund te mbrohet nje femij i vogel nga nje i rritur???
    :S

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Te marri kurse karateje

  12. #12
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Evelyn
    Te marri kurse karateje
    Jepuni femijeve "Stunt-Gun" ose "Mace spray, kjo e fundit eshte me e lira.

  13. #13
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Eshte akoma denimi me tredhje ne fuqi ne Shqiperi? Eshte mese i posacem ne kete rast!
    When in Doubt, Act Stupid!

  14. #14
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Dhe te mendosh qe dikur prinderit i mesonin femijet te mos flisnin me te huaj,dhe mbi te gjitha te mos shkonin askund pa lejen e mesueses.Dhe me e bukura ishte qe i degjonim,gje mese normale pasi fjala e prindit ne ate moshe ka mjaft influence tek femijet.

    Mbaj mend njehere(mund te kem qene afersisht 9 vjece),babi kishte cuar djalin e xhaxhait te mamit te me merrte tek shkolla meqe ato kishin pune dhe s'kishin mundur te vinin.Une kisha kohe pa e pare kete njeriun,kshu qe se mbaja mend tamam se kush ishte.Gjalle si degjova te shkoja me te,as te dilja nga rrethimi i shkolles.Eshte kthyer ne shtepi me vrap e ka derguar nenen te me merrte.Akoma ma permend

    Mgjth s'po arrij te kuptoj se pse se paska cuar deri ne fund ate akt ky njeriu,me siguri jo nga qendresa e kalamanit,pasi nje kalama i tille nuk i ben as rezistence.S'besoj qe qellimi i ketij njeriut-kafshe ka qene kontakti seksual direkt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 26-10-2005 më 01:04
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  15. #15
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Lene amon se kam qesh shume me kete tipin, me perdhunuesin.

    Dje ja pashe surratin ne lajme, pasi e kishte kap policia, dhe po e qitshin para kamerave.

    Ky tip tha, para gazetareve "eshte kurth politik"

    Sa kam mer jahu...


  16. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Një eksperiencë e rëndë për vogëlushen.
    Tipa të tillë kot quhen pedofilë, ata janë thjeshtë shtazë.

  17. #17
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Jo litarin.

    Une mendoj qe njerez te tille duhet te parandalohen te bejne veprime te tilla. Njerez te tille duhen te njihen me allahun dhe profetet e tij qe tju mbidhet mendja e te vijne ne selamet.
    Hahahaha sa te forta ka ktu.Te ishte goca jote ai kalamani dhe do e shifshe ti do i permenshe allahun ati tipit apo do e boshe pershesh me ca te kishe ne dore.Allahu le te meret me ate mas vdekjes.Ne duhet te kujdesemi qe tia cojm sa me shpejt kto plehera afer.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  18. #18
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Jo litarin.

    Une mendoj qe njerez te tille duhet te parandalohen te bejne veprime te tilla. Njerez te tille duhen te njihen me allahun dhe profetet e tij qe tju mbidhet mendja e te vijne ne selamet.
    aha! Nje nga profetet e Allahut ishte praktikisht pedofil. Behet fjale per Muhamedin disa gra te tij ishin nen 13 vjec.

  19. #19
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Parafolesi (qe siglon dhe arabisht) ka mundesi te jete ndonje kripto-jahudi apo arnaut - jahudi/aspirant (sa ngjajme nga sjelljet me Kurdet xhanem!).....
    Tani duke pasur parasysh qe Ligji Kuranik per vjedhje te pret doren, kam frike se per kete monstruozitet (tentative perdhunimi te nje te mituri) duhet te kete ndonje denim proporcional te merituar.
    Policia ankohet qe nuk ka njerez (dhe fonde se me para edhe policet ekstra gjenden), nderkohe qe paskemi dhjetra miljone dollare per te mbajtur mercenare dhe per te ndihmuar kriminelet e pertejatlantikut ne Afganistan e Irak!
    Per servilet dhe "leccaculot" nuk ka askush as respekt e as meshire!

    Allahu Akbar!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    aha! Nje nga profetet e Allahut ishte praktikisht pedofil. Behet fjale per Muhamedin disa gra te tij ishin nen 13 vjec.

    Jo 13 por 14 ishte njera.

    Nejse, puna eshte se gjera te tille me pedofile ndodhin kudo ne cdo vend te botes. Puna eshte qe te jene shkollat me te mbikeqyrura qe te mos hyjne birbo si puna e ketij.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •