Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Rama: Rruga e PS-së drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerëzit

    Rama: Rruga e PS-se drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerezit


    Data e Publikimit: 22/10/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    "Unë votën e 3 Korrikut e kam lexuar si votë kundër Partisë Socialiste dhe jo pro Partisë Demokratike. Shqiptarët me votën e tyre na dhanë një shuplakë dhe kërkojnë reagimin tonë të drejtë", u shpreh sot (e Shtunë) në Durrës kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë takimit të tij të parë me përfaqësues të anëtarësisë socialiste të këtij qyteti, në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu".
    Rama theksoi domosdoshmërinë e hapjes së PS-së ndaj njerëzve dhe ideve të reja. Ai shtoi se "arsyet e humbjes se 3 Korrikut duhen kërkuar në vetë PS-në, e cila duhet të nisë një proces të gjerë komunikimi me anëtarësinë e saj dhe me të gjithë shqiptarët. Sipas Ramës "Shqipëria sot drejtohet nga një forcë politike e paaftë për t'u përballur me sfidat e kohës".
    Kryetari i PS-së nënvizoi se "anëtarësia e PS-së do të zgjidhë gjithçka përmes votës së saj. Procesi i verifikimit të listës së anëtarësisë do të jetë një nga hapat e parë të punës sonë". Sipas Ramës, zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen pas nje viti do të jenë një test i rëndësishëm për PS-në në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Durrës, ku humbja ishte më e thellë dhe ku analiza duhet të jetë e plotë.
    Rama, i cili në takim shoqërohej nga sekretari politik i PS-së, Ben Blushi dhe sekretari i burimeve njerëzore, Blendi Klosi, vlerësoi kryesinë e re të PS-së për moshën e re dhe shkëputjen nga e kaluara

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rama, i ben tualet selisë se PS-së

    Rama, i ben tualet selisë se PS-së

    Kryebashkiaku ka sjellë një model anglez për ti dhënë një pamje të re shtëpisë së socialistëve. Po dje, Rama u bë protagonist i sherrit me pronarët, për prishjen e lokalit ngjitur me selinë

    Leonard Mitro


    Selia qëndrore e Partisë Socialiste do t’u nënshtrohet ndryshimeve të rëndësishme dekorative sipas shijeve të kryetarit të sapozgjedhur, Edi Rama. Kreu i selisë rozë është duke u konsultuar me specialistë anglezë për rikonstruksionin e plotë të ndërtesës ku aktualisht ndodhen zyrat e Partisë Socialiste. Projekti i ri do t’i ndryshojë tërësisht pamjen godinës aktuale, duke i shtuar pjesë të tjera arkitekturore si dhe një ngjyrosje shumëngjyrëshe. Pak ditë pasi ka ardhur në krye të Partisë Socialiste, Rama ka filluar menjëherë konsultimet për krijimin e një selie të ri që do të rikonstruktohet nga e para.
    Ndryshimet do të përfshijnë fasadat, ku do të ndërrohen të gjitha dritaret demode si dhe do të eleminohet ngjyra e gri dhe lagështira e mureve të jashtme. Po ashtu risitë do të jenë të shumta ku sipas projektit do të eleminohetn format e arkitekturës së realizmit socialist, duke ndryshuar kubizmin me forma sferike sipas një perceptimi modern. Edhe oborri i selisë së partisë do të ndryshojë pamje jo vetëm në pjesën e përparme por edhe përreth tij. I njohur për orgjinalitetin e tij kryebashkiaku i Tiranës ka fituar popullaritet si pasojë e nismave që mori në kohën që drejtonte Ministrinë e Kulturës. Një aksion të ngjashëm Rama do të ndërmarrë edhe pas ardhjes në krye të selisë rozë, në të cilën nuk është vënë dorë prej shumë kohësh. Projkti anglez do të ndryshojë tërësisht pamjen e godinës së Partisë Socialiste, e cila do të prezantohet me një imazh të ri përpara zgjedhjeve lokale të vjeshtës së ardhshme. Performancës Rama nuk do t’i mungojnë as këtë here ngjyrat e shumta të ndezura si dhe tabelat e orientimit për në zyrat e shumta të partisë.


    Pezullohen punimet pranë PS-së


    Kjo e ka detyruar kryetarin e ri që të shëtisë jo pak herë përreth selisë rozë, duke kërkuar që të pezullohen të gjitha punimet që bëhen ngjitur me godinën e selisë. Rasti më i funit ka qenë paraditen e djeshme, kur Rama ka dërguar Policinë Bashkiake për të pezulluar punimet e lokalit ngjitur, i cili mësohet se është nën pronësinë e Shefikat Ngjelës. Kreu i PS-së është konfliktuar vetë me punëtorët e firmës, të cilët kanë pohuar vendosmërinë e Ramës për të ndërprerë punimet e lokalit ngjitur. Ai e ka justifikuar këtë urdhër me argumentin se ndërtimi ngjtur me selinë e Partisë Socialiste është pa leje dhe i paligjshëm. Kryebashkiaku është kujtuar për të vetëm pas zhurmave shqetësuese të trapanove dhe mjeteve të tjera të ndërtimit, të cilat nuk e kanë lënë që të punojë qetësisht. Edhe kësaj radhe ashtu siç ndodhi me lyerjen e pallateve shumëngjyrëshe, duket se Rama nuk do të pyesë më gjerë për fytyrën e re të selisë qëndrore të Partisë Socialiste.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nano-meidani I Rikthehen Kafeneve Ne Tirane

    E Shtune, 22 Tetor 2005



    NANO-MEIDANI I RIKTHEHEN KAFENEVE NE TIRANE

    Ish-kryesocialisti Fatos Nano i eshte rikthyer serish kafeve me kundershtaret e kryetarit te zgjedhur te PS-se, Edi Rama. Para dy ditesh, menjehere pas kthimit te tij nga Maqedonia, Nano eshte pare duke pire kafe me kandidatin qe garoi perballe Rames ne Kongresin e jashtezakonshem socialist, ish-presidentin Meidani. Tashme eshte bere normale qe ish-kryeministri te preferoje kafenete e Tiranes per te bere politiken e tij kundershtuese ndaj rivaleve brenda partise se drejtuar prej tij prej afro 15 vjetesh. Dhe kjo kafe e para dy diteve i ka sherbyer ketij qellimi e cila vjen dhe ne nje moment pak dite para nisjes se turit te socialisteve te qendres ne baze. Takimet e Nanos duken qarte se jane nje forme organizimi per te vendosur kushte ne PS. Ishte Fatos Nano i cili pasi dha doreheqjen nga partia, u rikthye pas nje muaji duke vendosur kontaktet e humbura ne parti e madje duke mbeshtetur kandidate te caktuar per te lene pasardhes te tij ne parti. Kontakti i pare ishte me ish-ministrin e kabinetit te tij, Pandeli Majko. Ky takim la te hapura mundesi te dyfishta. Ose nje kandidim te mundshem te Majkos per kreun e PS-se, ose rikthim te Nanos. E, megjithate Majko tashme eshte numri dy i selise roze, duke marre atributet e Sekretarit te Pergjithshem dhe te kreut te grupit parlamentar, pas doreheqjes se Rucit nga keto funksione. Nano nga ana tjeter, mundi te jete vetem kryetar i forumit qe do te sherbeje prane kesaj partie. Delegatet e kongresit te jashtezakonshem socialist, edhe pse nuk pranuan parimin "nje anetar, nje vote" te ideuar nga Edi Rama dhe Gramoz Ruci, votuan Ramen si kryetar partie. Kandidatura e mbeshtetur prej Nanos qe nga Selaniku, Meidani nuk arriti te marre votat qe i duheshin per te udhehequr partine, duke mbetur kesisoj thjesht perkrahes i Nanos ne PS dhe jo nje vazhdues i idese se tij. Ne kete linje duket sa Nano ka vendosur te "injoroje" forumet vendimarrese te kesaj partie, per te bere nje loje tjeter duke dale edhe ai ne baze. Ai nuk ishte pjese e KPD-se apo e ndonje mendimi ne PS si kryetar i forumit, por ka zgjedhur te rivalizoje Ramen neper kafenete e Tiranes, duke thurur strategji sulmi per ne baze. Megjithate te gjitha keto mbeten ende te pakonkretizuara deri ne momentin kur kontaktet me bazen te behen konkrete dhe te shihet se cili do te jete reagimi qe nga qendra. Edi Rama nga ana tjeter tashme e ka nisur turin e tij ne baze duke zgjedhur fundjavat ashtu si kishte premtuar per te qene me socialistet e zonave te ndryshme. Megjithate Nano duket se nuk do te mbetet indiferent ndaj turit te Rames si kryetar i PS-se, duke zgjedhur nje menyre tjeter per te rivalizuar kryetarin e ri socialist.

    Koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Asgjë e re “që nga Shkodra gjer në Vlorë”

    Nga Mero Baze

    Kryetari i ri i Partisë Socialiste, Edi Rama, po
    vazhdon të kërkojë falje, fundjavë më fundjavë dhe
    qytet më qytet, “që nga Shkodra gjer në Vlorë”, për
    qeverisjen tetëvjeçare të partisë së tij. Në përpjekje
    për të krijuar një raport të ri politik me bazën e
    partisë, Rama ka zgjedhur denoncimin e qeverisjes së
    kaluar, si një metodë për të promovuar “fillimin e ri”
    të lidershipit të kësaj partie.
    Por stili i tij, megjithëse në dukje është një mënyrë
    për të mediatizuar wikendet e tij politike, mund të
    prodhojë një keqkuptim të madh të tij me partinë, të
    cilën udhëheq, për shkak se socialistët nuk mund të
    përtypin mungesën e sinqeritetit për përgjegjësitë e
    qeverisjes. Vetë Edi Rama ka një problem të madh me
    vetë ekipin e ri që drejton PS-në. Pas zgjedhjeve të
    reja në Kongres dhe ristrukturimit të ekipit drejtues,
    në kryesinë e re të Partisë Socialiste ka 8 ministra
    nga qeveria për të cilën kërkon falje Edi Rama, pa
    llogaritur Gramoz Ruçin, që ka emëruar gjithë
    ministrat e derisotëm socialistë. Atëherë kujt i
    kërkon falje kryetari i ri i PS-së, kur ai po e
    udhëheq opozitën me ekipin që prodhoi humbjen dhe
    zhgënjimin për elektoratin socialist. Biles në
    kryesinë e mëparshme ka pasur më pak përgjegjës për
    humbjen e PS-së, se sa ka në këtë kryesi. Përpjekja
    për të prodhuar lajme politike për të promovuar
    fillimet e tij si kryetar, po e çojnë herë pas here
    kryetarin e ri të opozitës tek çikërrimat opozitare
    dhe ai po sillet me Partinë Socialiste si me një tufë
    figurantësh, që thirren për të prodhuar një sfond për
    liderin. Partia Socialiste është një nga dy partitë e
    mëdha të shoqërisë shqiptare, e cila është e aftë dhe
    ka provuar se di të fusë jo vetëm veten e saj, por
    gjithë vendin në krizë. Është partia që trashëgon
    hipotekën e diktaturës komuniste në vend dhe opozita e
    vetme në këtë vend që është kthyer një herë në pushtet
    përmes një lëvizjeje destabilizuese me armë. Ajo nuk
    është një parti që kënaqet si parti opozitare me
    çikërrimat opozitare të kryetarit të saj të ri, me
    përpjekjen për të prodhuar lajme opozitare nga çdo gjë
    dhe vazhdimisht. Udhëtimi i Edi Ramës nga Shkodra gjer
    në Vlorë nuk mund të ngrejë realisht asgjë nga
    entuziazmi i humbur i socialistëve, pasi ai nuk ka
    ofruar asgjë për të motivuar ata që ndihen të humbur.
    Në Vlorë psh., socialistët humbën zonën ku Edi Rama
    bëri fushatë dhe fituan zonën ku Edi Rama bëri
    antifushatë. Të gjithë e dinë se Edi Rama, vetëm për
    shkak të lidhjeve si ndërtues u angazhua personalisht
    në fushatën e Mezan Malajt, i cili humbi në ‘Shesh të
    Flamurit’, dhe vetëm për shkak të afërsisë së Arben
    Isarajt me Fatos Nanon, u angazhua kundër tij. Në të
    vërtetë Isaraj fitoi ndërsa Mezan Malaj humbi. Tani
    nuk kuptohet se kujt i kërkon falje në Vlorë, Edi
    Rama, për fitoren e partisë së Berishës, kur ai është
    aktori i humbjes në atë qytet. Po ashtu dhe në Durrës.
    Njeriu që mbështeti Edi Rama mezi mori 26 për qind,
    edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të traut të doganave
    që Rama përmend, pa guxuar të akuzojë direkt Fatos
    Nanon.
    Përpjekja e tij për të tërhequr vëmendjen e shtypit
    për zgjedhjen e tij si kryetar i opozitës, nuk shkojnë
    në të njëjtin drejtim me ekipin që ai ka përzgjedhur
    në krye të PS-së dhe as me atë çfarë ai ka bërë gjatë
    fushatës që humbi Partia Socialiste. Ai tani është
    duke u përpjekur të shpallet si fitimtar i ardhur më
    vonesë në krye të PS-së. Në të vërtetë është një aktor
    që ka ardhur për shkak të humbjes së PS-së, ku ai dhe
    kryesia me të cilën ai po e drejton PS-në është
    plotësisht përgjegjëse. Për këtë arsye nuk shihet
    askund shpresë megjithë thirrjet për ringritje “që nga
    Shkodra gjer në Vlorë”.

    ----
    nga tema

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rama në Londër për çmimin „Heronjtë e Evropës“


    Shekulli

    TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, merr sot në Londër çmimin “Heronjtë Evropianë 2005” të gazetës “Time Magazin”. Rama e ka fituar këtë çmim nga kjo revistë në fillim të tetorit, mbështetur në veprimtarinë e tij si kryetari i Bashkisë së Tiranës. “37 njerëz të jashtëzakonshëm që ndriçojnë dhe frymëzojnë, rezistojnë dhe provokojnë. Ata marrin mbi supe sfida që të tjerët zakonisht parapëlqejnë t’i shmangin, duke na kujtuar të gjithëve sesa shumë mund të përmbushë një njeri i vetëm, qoftë edhe përballë të tërëve”, - kishte shkruar “Times”, për personazhet e përzgjedhura për vitin 2005. Po kështu, në komentin e “Times”, citohet kryetari i ri socialist: “Tirana sikur u çua nga shtrati pas një kohe të gjatë, tamam si një grua e bukur”, - thotë Rama, që ngrihet një kokë mbi bashkëqytetarët me 2 metrat e tij”.

    Shekulli


    bravo Rama...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Blendi Klosi: Levizjet e qeverise, shume shpejt revolte popullore
    E Hene, 24 Tetor 2005
    Sekretari socialist i burimeve njerezore, Blendi Klosi, ne nje interviste per Gazeten "Korrieri" rrefen strategjine e partise per afrimin e elektoratit si dhe per reformat ne te ardhmen. Nder te tjera, sipas Klosit, rradhet e PS-se do te shtohen shume nga "qeverisja e keqe e PD-se, e cila ka shkelmuar shume intelektuale nga administrata". Duke u ndalur gjate ne levizjet e PD-se dhe qeverise "Berisha", Klosi defton keshtu se me pakenaqesite qe pritet te shkaktoje sipas tijqeverisja e demokrateve, shume shpejt do te kete revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga opozita. Ne lidhje me kete, Klosi shpjegon gjithashtu se duhet te veprohet per bashkepunimin e PS-se me partite opozitare, por pa iu nenshtruar kushteve.

    Zoti Klosi, c'masa do te marre PS per te afruar me shume elektoratin, ne menyre qe mbeshtesin me teper partine tuaj?

    "Eshte e qarte qe tani jemi ne nje faze shume te rendesishme, e forcimit te partise, reformimit te saj te plote dhe duhet te kuptojme statusin ne te cilin jemi. Tashme jemi nje parti opozitare. Po ashtu do te duhet te shpjegojme si brenda radheve tona, por edhe elektoratit socialist se rotacioni politik eshte nje fenomen normal. Nese nuk do te ishte keshtu nuk do te ishte normale ne nje shoqeri demokratike. Ne jemi perpjekur dhe kemi trumbetuar ne keto tete vjet te qeverisjes sone se do te ndertojme nje shtet modern, shtet i cili do te mbrohet ne parimet me moderne evropiane qe sot ekzistojne. Prandaj kemi kete moment shume te rendesishem persa i perket ballafaqimit tone per anetaresine e PS-se dhe simpatizanteve qe ne gezojme sot. Forumet dhe mbledhjet e fundit qe po zhvillojme ne te gjitha anet e vendit tregojne se mbeshtetja per PS vazhdon te jete e madhe, e suksesshme. Kemi nje prurje shume te madhe te rinjsh dhe njerezisht qe mendojne se do te duhet qe ne kete moment kaq deciziv t'i japin doren PS-se. Por detyra jone kryesore eshte qe te gjejme gjuhen e perbashket me keta njerez, te japim modelin se perse ata do te duhet te bashkohen me ne. Eshte shume e rendesishme ne nje parti politike, sidomos ne nje shoqeri moderne ku ne jetojme, te di te gjeje vetveten dhe te di te gjeje modelin qe do te duhet t'i ofroje elektoratit te saj. Keshtu qe do te duhet qe te gjejme motivin dhe fillin e arte qe do te mbledhe perseri bashke elektoratin socialist. Do te jete ky vetem sepse ata ne nje moment te caktuar kane vendosur te jene me PS? Do te jete ky vetem per ideal te perpjekjeve qe PS ka bere ne opozite ne vitet '92-'96? Apo do te jete vetem per ata njerez qe mendojne se PS qeverisi mire gjate pushtetit te saj? Te gjitha keto nuk mjaftojne nese ne nuk do te dime te hapim nje debat intelektual, nese nuk do te dime te hapim nje debat gjitheperfshires, se c'eshte e majta, cfare ofron kjo e majte dhe natyrisht per te treguar veten tone ne krahasim me ish-opoziten qe qeveris sot".

    Ne c'kuptim te krahasoni veten me qeverisjen aktuale?

    "Qeverisja e sotme po na jep shume shanse qe ne te kemi mundesi te rigrupohemi, te riformohemi dhe te kemi nje parti te konsoliduar. Per te shpjeguar kete teze dua te ndalem ne dy momente. E para eshte represioni i pare dhe i pamoralshem dhe aspak logjik qe Partia Demokratike po ben me shume grupime ne vend. Behet fjale jo vetem per simpatizantet apo ish-punonjesit e administrates shteterore ne tete vitet e qeverisjes se PS. PD po jep nje shkelm te pashembullt te gjithe kuadrove dhe intelektualeve qe drejtonin shtetin. Jane ata njerez qe kane ardhur ne pozicione jo sepse kane qene simpatizante te PS-se, por sepse kane qene njerez te cilet kane treguar vlera ne menaxhimin e shtetit dhe drejtimin e nje administrate me shume probleme, te cilet tashme lihen ne rruge. Kemi nje reprezalje te madhe te PD-se mbi bizneset, ne disa klishe te luftes kunder korrupsionit, por qe mendoj se jane aspak te justifikuara. Kemi po ashtu nje reprezalje te madhe te PD-se mbi kufizimin e lirive te njeriut, mbi kufizimin e te drejtes se njerezve per tu shprehur. Shikojme momente shume sinjifikative si ajo e heqjes se imunitetit, i cili do te bejne njerezit te reagojne hapur karshi lirise, duke goditur kreun e demokracise qe eshte parlamentarizmi shqiptar. Nuk flas per pozite-opozite, por per te gjithe ata qe kane marre votat e njerezve. Duhet qe nepermjet atij imuniteti parlamentar te kene mundesi te shprehen kunder interesave te qeverisjes nese ata e ndjene se shkelen interesat e qytetarit. Shikoni mediat dhe shtypin e shkruar, jane te gjithe ne nje presion dhe kontroll. Kemi levizje te tjera si ajo e futjes se SHISH-it tek Ministria e Rendit, kemi levizje te cilat shume shpejt do te krijojne nje revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga partite opozitare. Po ashtu kemi nje debat shume te madh persa i perket vlerave ne Shqiperi. Emerimet e reja te qeverisjes se PD-se aspak nuk po behen ne baze te dosjeve qofte edhe brenda forumeve te PD-se, por po behen si pasoje e pazareve politike te lidershipit te saj dhe plotesimit te epsheve politike te partive te koalicionit. Gjithe keto te verteta, te cilat nuk jane ne perputhje me parimet dhe normat, ku ka mberritur shoqeria dhe shteti shqiptar tashme, mendoj se shume shpejt do te jene nje subjekt me shume per opozicionin. Natyrisht jo per tu kenaqur nga keto gabime, por per te gjetur arsye per t'ju drejtuar elektoratit dhe per te thirrur me shume njerez.

    So do punoje PS per te rigrupuar te gjithe votuesit e majte, por edhe ata te pavendosurit?

    "Ajo cka eshte e nevojshme ne PS, eshte nje rithirrje ne apel e te gjithe atyre te cilet kane milituar ne PS, te te gjithe atyre qe kane pasur ose jo teseren e partise, por qe e ndjejne veten te majte. Natyrisht ka disa shifra qe jane ne tregun politik shqiptar, nje armate prej mbi 60 mije anetaresh te PS-se, e cila do te duhet te ri-regjistrohet edhe nje here. Mendoj se eshte shume e rendesishme persa i perket sektorit te Burimeve Njerezore te krijoje nje fushate te tere per krijimin e librit te PS-se, per te evidentuar cdo organizate dhe cdo anetar te partise, menyren se si funksionon. Natyrisht per t'i kthyer keto informacione jo vetem ne te dhena tek kompiuterat tane, po per tu bere vleresimi per menyren se si funksionon partia. Gjithashtu edhe per te gjithe ata qe marrin persiper te drejtojne partine ne rrethe apo ne qender".

    Kur mendoni se do te arrihet te kryhet ky vleresim i anetaresise se PS-se?

    "Ne shume shpejt ne do te bejme nje sistem te tere vleresimi te menyres se funksionimit te organizates dhe te sistemit strukturor te partise. Gjithashtu eshte shume e rendesishme qe ne te krijojme hapesira per perfshirjen ne sistemin e organizatave te partise, organizata ne baze profesioni, ne baze te grupimeve qe natyrisht nuk bejne jeten normale te shoqerise, pra vetem ne lagje apo ne sistem banesash. Ne do te duhet shume here te synojme ne grupime te cilat jetojne se bashku. Per shembull Forumi Rinor i PS-se, i cili prodhon me dhjetera e dhjetera anetare te partise. Kemi grupimet e para dhe organizatat, qe ne fund te fundit do te jene propagandistet dhe njerezit tane me te zgjedhur politik, per te treguar se perse njerezit do te duhet te bashkohen me te majten".

    Ne zgjedhjet e 3 Korrikut, u vu re ndarja e votave mes te majtes. PS-ja pesoi disfate edhe nga kalimi i shume votave te elektoratit te majte per kandidatet e LSI-se. Si do te veproni per ne zgjedhjet lokale te 2006 qe keto vota te bashkohen?

    "Ne humbem zgjedhjet e 3 Korrikut per shume arsye, nje nga te cilat ishte dhe sistemi i zgjedhur per votimet e 3 Korrikut, sistem i cili krijonte ne menyre krejt absurde qe votat e elektoratit te majte te kalonin ne krahun tjeter te barrikades. Mendoj se per zgjedhjet e ardhshme, sidomos ato lokale, ne do te duhet te ndjekim nje strategji me kooperuese me aleatet tane, natyrisht duke mos iu nenshtruar kushteve. Por ky mos-nenshtrim nuk duhet te jete vetem kokefortesi per listat e kandidateve, por do te duhet te jete dhe sqarim ndaj elektoratit socialist dhe te kuptohet qe kushtet nuk vihen vetem per bashkepunim, por ato vihen per te perkeqesuar elektoratin dhe votat e se majtes. Prandaj mendoj se qe ne zgjedhjet e ardhshme, ato lokale, te jemi te bashkuar brenda parimeve dhe principeve, si dhe brenda programeve tona dhe jo brenda qejfeve dhe deshirave te njerit apo tjetrit. Po ashtu, nderkohe qe ndodhesh ne opozite je shume here me pak i lire kapricio elektorale dhe ajo qe na ndodhi ne zgjedhjet e fundit te 3 Korrikut, mendoj se nuk do te jete ne zgjedhjet e ardhshme dhe ne te gjitha sistemet e tjera zgjedhore, ku ne do te paraqitemi si opozite dhe do te duhet te mbledhim jo vetem votat e te majtes, jo vetem votat e lekundura, por te kalojme pak me shume se kaq. Prandaj nuk e kemi luksin qe patem ne 3 Korrik, ku secili shkonte per hesat te shportes se vet elektorale ne zgjedhje".

    Bisedoi Ergys GJENCAJ






    Korrieri

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    KPD ka miratuar vendimin që nga 5-20 nëntor

    Reformimi, nisin zgjedhjet e reja në degët e PS-së

    KPD konfirmoi fillimin e mbledhjes së KD të të gjitha degëve, si dhe të konferencave zgjedhore

    D. Ndrenika

    TIRANË- Socialistët do të fillojnë mbledhjen e strukturave të degëve, duke synuar ndryshimin thuajse tërësor në kuadër të reformës paskongresuale. Burime në PS lënë të kuptohet se ka pasur shtysa nga drejtuesit e sotëm te kryetarët e degëve, për të dhënë dorëheqjet ose për t’u “shkarkuar” nga vetë forumet, me qëllim që të ndryshojë ritmi dhe të përpunohen strategjitë opozitare përpara zgjedhjeve vendore të vjeshtës së ardhshme. Sakaq, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues konfirmoi fillimin e mbledhjes së Komiteteve Drejtuese të të gjitha degëve, si dhe të konferencave zgjedhore. Sipas KPD-së, ndërmjet datave 5 deri në 20 nëntor do të mblidhen Komitetet Drejtuese të degëve, ku do të shihet mundësia për të kërkuar “vullnetarisht” tërheqjen nga funksionet të drejtuesve. Më së shumti kjo do të bëhet për degët që kanë rezultuar humbëse në zonat ku PS-ja ka pasur autoritet të padiskutueshëm për fitoren e votave në vazhdimësi gjatë 15 vjetëve dhe sidomos që pas ‘97-ës në qytetet e mëdha. Burime partiake thonë se degët do të duhet të përcaktojnë programin si dhe rendin e ditës të zhvillimit të KD-ve dhe më pas edhe të konferencave zgjedhore. E para që do të mbajë konferencën është dega e Tiranës-qytet, të shtunën, ku do të zgjedhë pasuesin e Musa Ulqinit dhe të kryesisë që dhanë dorëheqjen së bashku javën e kaluar. Më tej, në Elbasan dhe në Durrës është parashikuar që të jetë vetë kryetari Rama. Drejtuesi i degës së Elbasanit, Agim Leka; i Durrësit, Gazmir Bizhga dhe i Fierit, Myzajlen Hoxha janë thuajse 100 për qind pa rivalë për të drejtuar edhe më tej. Leka mbështetet në strukturat e mëhershme nga deputetët e zonës, (ndonëse arkëtimin e kuotave e ka vetëm 4 për qind të anëtarësisë), ndërsa Bizhga, pas largimit të Leonidha Gjermenit te LSI-ja vitin e shkuar, zotëron tërësisht kapacitetet për të qëndruar në detyrë. Të paktën këtë e pohojnë burime në KPD, të cilat shtojnë se në rastin e degës së Fierit rezultatet zgjedhore me vetëm një zonë të humbur i japin përparësi Hoxhës. Platformat për ristrukturimin e degëve kanë qenë në diskutim për të filluar në janarin e vitit të ardhshëm, por është parë e arsyeshme që të shfrytëzohet koha dhe që 2006-a të jetë vetëm për përgatitjet zgjedhore të vjeshtës për të mos u marrë me forumet dhe strukturat. Një ish-sekretar socialist tha se zhvillimi i konferencave mund të jetë jostatutor, duke kërkuar ndryshimin, i cili nuk u arrit të bëhej në Kongresin e Jashtëzakonshëm, me rrëzimin e paketës ku përfshihej gjithashtu rizgjedhja e drejtuesve të degëve me parimin “Një anëtar, një votë”. I njëjti burim tha gjithashtu se brenda kësaj jave mund të fillojë depozitimi i datave për mbledhjet e KD-ve dhe të degëve dhe ndoshta tërheqjet nga funksionet më shumë për arsye morale, në shenjë të analizës paszgjedhore. Ndërkaq, për kryetarin Edi Rama, çështje parësore mbetet konkurrimi në zgjedhjet vendore 2006, për të cilat mendon se nuk do të jenë thjesht për të rifituar shumicën. “Ballafaqimi ynë elektoral i vitit të ardhshëm nuk do të jetë një ballafaqim për të rimarë shumicën aritmetike, por do të jetë një ballafaqim për të rizënë vendin e humbur në zemrat e njerëzve, do të jetë një ballafaqim për të treguar se në Shqipëri ka lindur një vetëdije e re politike jo nga hiçi, por mbi bazën e një eksperience të gjatë dhe mbi bazën e rizgjimit dhe rivlerësimit të të gjithë atyre vlerave që PS-ja ka krijuar në 15 vjet”, -është shprehur kreu i PS-së.


    Shekulli.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    FILLON SOT REFORMIMI I BAZES SE PS-SE

    Oli Xhilaga

    Reformimi i Partise Socialiste do te vijoje ne bazen socialiste pas ndryshimeve te bera ne kupolen drejtuese. Ne kuader te ndryshimeve brenda kesaj force politike, te cilat kane startuar menjehere pas mbajtjes se kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie, deget e PS-se ne rrethe do te zhvillojne mbledhjen e struktuarve drejtuese. Kupola roze ka vendosur zhvillimin e aktiviteteve ne te gjitha deget e PS-se ne, duke nisur qe sot deri me 27 nentor. Por nderkaq, keto aktive do te pasohen nga konferencat e partise per secilen dege te PS-se. Madje pritet qe gjate ketyre zhvillimeve te kemi dhe zgjedhje te reja ne postet drejtuese te PS-se ne rrethe te ndryshme te vendit. Keshtu, pervec krereve te cilet kane dhene doreheqjen, pritet qe gjate zhvilimit te konferencave ne deget e PS-se te rretheve te kerkohet votbesimi per krer-t aktuale, duke synuar ne kete menyre nje proces riperteritjeje pothuajse ne te gjithe bazen socialiste. Ne kete menyre, dalengadale kupola roze po formeson paltformen e saj postkongresuale.

    KPD shperndan sekretaret ne baze

    Mbledhja e fundit e Komitetit te Pergjithshem Drejtues ka detajuar te gjithe programin i aktiveve te PS-se neper rrethe dhe shperndarjen e te deleguarve te kryesise dhe sekretariatit. Kreu i selise, Edi Rama ne takimet dhe fjalimet e tij ka vene theksin jo pak here ne domosdoshmerine e ndryshimit brenda vetes. Qe me ardhjen e tij ne krye te selise roze, Rama ka bere te qarte riorganizimin e PS-se ne te gjitha nivelet. Po keshtu riorganizimi dhe ndryshimi do te nise qe nga baza socialiste. Ne kete menyre, duke filluar qe sot deget e PS-se ne rrethe do te startojne mbledhjen e aktiveve, ne te cilat do te marrin pjese anetare te kryesise dhe te sekretariatit. Gjate ketyre aktiveve, baza socialiste do te beje nje analize te thelle te te gjithe situates para dhe pas zgjedhore te partise. Por njekohesisht, ndaj kesaj baze do te parashtrohen te gjitha detyrat per te ardhmen, duke pasur parasysh ketu dhe afrimin e zgjedhjeve vendore. Madje nisur nga zhgenjimi qe anetaresia ka pesuar nga qeverisja socialiste, qe eshte dhe nje nga arsyet e bojkotimit te ketyre radheve, kreu socialist Rama ka kerkuar nga strukturat drejtuese te degeve te PS-se ne rrethe hapjen e partise, pra perthithjen e anetaresimeve te reja. Duke mos dashur te humbet me shume kohe ne kete proces reformimi, socialistet vendosen ne mbledhjen e pak diteve me pare te KPD-se qe te nisin sa me shpejt aktivet e PS-se ne rrethe. E gjithe anetaresia e kryesise socialiste se bashku me perfaqesuesit e sekretariatit do te jene pjese e ketyre aktiveve deri me 27 nentor. Ndersa ne perfundim te ketyre aktiveve do te behet dhe analiza per zhvillimet e metejshme brenda partise me te madhe opozitare.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rama: Qeveria, kthim ne kohen e Nastradinit
    E Diele, 06 Nentor 2005

    Kreu i socialisteve, Edi Rama ka ironizuar dje, Kryeministrin Sali Berisha ne lidhje me telefonaten qe ky i fundit i ka bere Presidentit te Ukraines, Jushcenko, per t'i kerkuar ndihme per krizen energjetike. Rama ka theksuar se nje veprim i tille eshte teper fyes per shqiptaret, ndersa sipas tij, kabineti aktual qeverises nuk ka ide dhe vizione per te udhehequr vendin. Madje, kryebashkiaku i Tiranes shkoi me tej, duke e cilesuar Kryeministrin Berisha si nje njeri qe as nuk di dhe as nuk do.

    "Mori ne telefon mikun e tij, njeriu qe quan miq ata qe i takon vetem njehere dhe qe ben armiq ata me te cilet ka jetur per 25 vjet, sic beri armiq shume nga bashkepunetoret ne organizaten e partise, dhe kerkoi energji. Kjo eshte vertet kthimi i qeverisjes se Shqiperise ne kohen e Nastradinit, dhe kjo eshte vertet shume fyese, se shqiptaret nuk jane dele qe t'i terheqe pas kembores se tij, nje kryeminister te cilin Shqiperia e ka lene shume mbrapa", cilesoi Rama. "Ceshtja eshte se sot Shqiperia qeveriset nga nje ekip qe nuk ka vizion, nga nje ekip qe nuk ka program, nga nje ekip qe nuk ka ide dhe mbi te gjitha, nga nje ekip qe nuk ka liri", vleresoi dje, kreu i selise roze.

    Nderkaq, Rama ka theksuar se Berisha nuk po ben gje tjeter vecse "po zevendeson nje klientele qe e mori denimin e vet ne zgjedhjet e 3 korrikut, me nje klientele tjeter". Dy dite me pare, kryetari i opozites akuzoi kreun e qeverise per krizen energjetike ne vend, ndersa i ofroi ndihme atij per te zgjidhur situaten e krijuar.

    R. K

    korrieri

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    MOS PREKNI TIRANEN!

    Nga Fatos Cocoli

    Dje punimet ne nje nga rruget kryesore qe te shpien ne zonen e ish-Bllokut ne qender te Tiranes kishin rifilluar. Ndoshta nje shenje pozitive, pas dyluftimit te kote ne largesi Berisha-Rama mbi rruget ne kryeqytet. Mundet qe dokumentacioni i investimit te mbikalimit rrugor tek kryqezimi i nje vendi ne unazen e vjeter te Tiranes, te quajtur "Zogu i Zi" te kete mangesi. Dhe e drejta e autoriteti shteteror me plot arsye mund ta bllokojne, sikurse ndodhi. Por mepastaj duhet menjehere qe shteti te nderhyje dhe ky investim me shume vlere per 600 mije banoret e Tiranes te vijoje. Ai po bllokohet vetem pse kryeministrit te sotem te vendit dhe kandidatit te mundshem te ardhshem te demokrateve per kryetar bashkie ne Tirane ua ka enda te percmojne Edi Ramen. Njeriut qe ndryshoi sa me s"njihet kryeqytetin tone, ne te mire te 600 mije banoreve te vet. Si dhe ne shprese te shumices se shqiptareve, se po te vije ai kryeminister, mund te ndryshoje po ashtu teresisht Shqiperine. Zoti kryeminister i sotem, shqiptaret ju kane votuar qe te bashkepunoni me opoziten. Jo qe te gezoheni nga ndonje mangesi ne dokumentacionet e punimeve ndertuese ne kryeqytet, per te ulur poshte kryetarin e opozites. Shqiptaret ju kane votuar te mireprisni sugjerimet konstruktive te opozites. Ajo jo ofroi ndihme me specialistet e vet per te zgjidhur krizen energjitike. Ju vetem e shpotitet kete veprim dhe i kthyhet krahet. Kur duhej ta mireprisnit. Edhe sikur ky hap i opozites te ishte thjesht i stisur dhe te behej per te fituar pike ne popull. Detyra juaj eshte te krijoni per opoziten hapesiren e duhur qe ajo te kontribuoje per vendin. Nuk mund te keni luksin e paragjykimit. Sidomos gjate ketij "nuserimi" te dyte tuajin ne pushtet. Ndersa ju e paragjykuat opoziten, zoti kryeminister. Shqiptaret ju kane votuar te beheni gjenerator zhvillimi, jo ta pengoni ate. Zhvillimi nuk duhet penguar asnjehere. Qofte dhe ne emer te respektimit formal te ligjit. Shpikesit e teorise se shtetit modern ligjor, greket e romaket e lashte "per shembull Platoni ne vepren e tij "Shteti"), shpreheshin se ligjet, rregullat kane vlere kur rregullojne nje te mire publike. Kur e pengojne kryerjen e nje te mire publike, kthehen ne antivlere. Ne rast se kryetari i bashkise se Tiranes mblodhi pese vite me pare 18 firma private dhe mundesoi me buldozeret, traktoret e kamionet e tyre largimin e malit te mbeturinave te kioskave te rrezuara nga parku "Rinia" dhe bregu i Lanes, ndoshta ai theu ndonje rregull procedurial. Ndoshta dhe ndonje ligj prokurimi shteteror. Per faktin se keto firma nuk i pagoi nga buxheti i varfer e i pamundur i bashkise. I mikloi ndryshe. Por ama Edi Rama kreu nje te mire te madhe publike, qe do te ngelet ne historine e Tiranes dhe te vete vendit tone. Ai duhet vecse lavderuar e perkrahur per iniciativen e tij. Edhe nese menyra e tij e veprimit nuk i le te flene rehat kontrolluesit e rrepte t-_ocedurave burokratike ligjore. Te provosh ta varesh ne shtyllen e elektrikut dhe ta gjuash me gure si mashtrues e shkeles ligjesh, eshte menyra me e shemtuar per te fituar terren ne garen zgjedhore per kryetar bashkie te Tiranes ne tetor te vitit te ardhshem, e cila do te jete edhe gara qe do te vulose gjithe suksesin e zgjedhjeve vendore. Afshi per sukses te sforcuar te Partise Demokratike ne keto zgjedhje duket se po vesh e verbon cdo arsye e kthjelltesi veprimi te disa ministrave dhe keshilltareve tuaj, zoti kryeminister. Ne emer te ketij afshi, mos prekni Tiranen dhe zhvillimin e saj te sotem! Mos bllokoni projektet e saj te ndertimit, pse jane mirefilli ne favor te banoreve te saj. Ndihmojeni bashkine e Tiranes qe te korrigjoje ato mangesi dokumentacioni qe mund te kete. Ndihmojeni edhe ne fonde, po patet mundesine. Dhe shqiptaret do t"iu jene mirenjohes e do t"iu vleresojne. Nuk eshte duke hedhur gure e balte mbi krijuesin e Tiranes se sotme moderne, qe do te arrini te mbani tek ata te gjalle simpatine dhe shpresen se ju mund te sillni ndryshim. Perkundrazi! Nuk mjafton qe i keni kursyer shtetit 100 mije euro ne muajin tetor me ndjenjen e kontrollin tuaj te rrepte prej nikoqiri publik. Po u shperdoroni banoreve te Tiranes me miliona euro zhvillimi e jetese me te mire, duke ua bllokuar zgjerimin e rrugeve kryesore te kryeqytetit. Mos hyni ne antagonizem te semure me kryetarin e bashkise se kryeqytetit dhe kundershtarin tuaj kryesor politik. Nese keni aq forca demokrate, bashkepunoni ne te mire te Shqiperise me "kryehajdutin e Ballkanit" "sikunder e keni quajtur pak vite me pare Edi Ramen). Pse ai perfaqeson opoziten dhe opozita eshte nje vlere e ketij vendi. Por edhe pse ky "kryehajdut" ka bere shume te mira per kete vend, krahas malit te paragjykuar te te keqijave.

    Fatos Cocoli

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po u bashkua prape LSI me PS, atere ska force qe i del perpara...


    Dy kokat e se majtes
    E Merkure, 30 Nentor 2005
    Nga Alfred PEZA

    Edi Rama dhe Ilir Meta thuajse e kane kaluar dje bashke te gjithe kohen e aktivitetit te tyre politik per 29 nentorin, Diten e Clirimit qe eshte festuar si e tille vetem nga e majta e spektrit politik shqiptar. Kryetari i Partise Socialiste dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim, kane krijuar keshtu iluzionin se nuk kane qene kurre me prane njeri- tjetrit, prej mbi nje viti qe kur socialistet u ndane per here te pare ne dy grupime politike. Pavaresisht se lideri i ri i PS Edi Rama u shpreh se "aresyet qe kane ndare te majten i takojne te shkuares", sigurisht qe akujt mes tyre nuk jane shkrire plotesisht dhe ndoshta eshte shume heret qe te flasesh per nje te majte qe mund te funksionoje pas kesaj unike, "me dy krere". E aresyet per kete jane te shumta.

    Por, sigurisht qe nje gje eshte e sigurte, se marredheniet mes Rames dhe Metes, nuk jane me si ato mes Nanos dhe Metes. Por, pavaresisht marredhenieve shume te veshtira personale mes ketyre te fundit, gje qe pershpejtoi krijimin e LSI, qe ndarja e te majtes me te vertete t'i takoje te shkuares, duhet qe ato te shihen jo si raporte mes dy lidereve te ketyre dy forcave politike, por si marredhenie programore, bazash filozofike, institucionale, identitetit etj, ndermjet Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Nga ana tjeter, nuk eshte se renia e Fatos Nanos e ka humbur motivimin dhe ambicien politike te Ilir Metes, ne raport edhe me Kryetarin e ri Edi Rama, perkundrazi. Nese dueli i pare mund te konsiderohej me termin e pergjithshem lufte "gjelash politike" te dy brezave, i dyti nuk zhvillohet me brenda llojit institucional. Por eshte njerezore qe ajo te permbaje edhe dozat e nje lufte edhe me te ashper dhe te kujdesshme ne distance, te dy lidereve te te njejtit brez e brenda llojit te majte.

    Askush nuk mund ta mohoje se ndarja e PS dhe dalja ne skene e konkurimi dinjitoz i LSI ne zgjedhjet e ketij viti, ishte njera nga shkaqet e kalimit te se majtes ne opozite. E sigurisht qe edhe Edi Rama, jo vetem e ka kuptuar, lexuar kete rezultat, por duket se edhe po mundohet te rikuperoje marredhenien me partine e Metes, para zgjedhjeve te pergjitheshme lokale te vitit qe po vjen. Por, per shkak te aplikimit te skemes se MegaDushkut, si nga Nano dhe Berisha, rezultati elektoral i LSI nuk u lexua saktesisht e per rrjedhoje, pesha e saj politike parlamentare eshte gati ne gjysmen e asaj qe mund te ishte nese zgjedhjet do te zhvilloheshin ne menyre normale. E per te korrigjuar kete, LSI duhet te jete e motivuar qe te rikuperoje sa te mundet, ne lokalet e 2006-s. Madje per kete ka filluar te mendoje qe tani psh, ne Tirane per kreun e Bashkise pranohet nga kreret e saj se mund te kandidoje me figura te tilla si Sokol Nako apo Monika Kryemadhi.

    Ndaj, Ilir Meta, ishte shume me i rezervuar dje se Edi Rama ne deklaratat per afrimin mes LSI dhe PS. Ne ndryshim nga ai, ish-Kryeministri tha se "ne nuk kemi komplekse per te qene bashke me cilendo force politike, por qendrimet jane te perbashketa, sikurse nuk ka asnje lloj dyshimi qe ne gjithmone do te mbrojme ato qendrime, qe na duken te drejta edhe kur jane te ndryshme". Cka nga ana tjeter, nenkupton edhe merakun qe vjen nga rreziku i afrimit me shume sec duhet mes dy partive te socialisteve shqiptare, qe do te conte ne humbjen e identitetit te brishte te LSI dhe mundesine prej kesaj te rrudhjes se elektoratit qe votoi per te, apo te mundesise se thithjes se atij elektorati qe u zhgenjye nga dalja e Partise Socialiste ne opozite dhe qe mund te rrjedhe nderkohe nga gabimet e mazhorances gjate qeverisjes.

    E shikuar ne kete menyre, ndoshta do te ishte me mire per keto parti, dy lideret e tyre dhe shendetin e opozites dhe demokracise shqiptare, qe e majta te gjeje forca dhe mundesi per t'u riorganizuar, sheshuar mosmarreveshjet jo thelbesore e te individeve qe i drejtojne, duke ruajtur secila identitetin e saj. Sepse vetem keshtu, do te mund te arrije qe te krijoje nje opozite serioze, te besueshme, luajale dhe pozitive, si ndaj mazhorances qeverisese, ashtu edhe per te bere me te gjere mundesine e perfaqesimit te elektoratit, ne te gjithe spektrin politik shqiptar. Ne fund te fundit, kjo do t'i sherbeje edhe me shume vete ketyre partive opozitare, per te mos e pare raportin e bashkepunimit mes tyre thjeshte si nje mundesi per t'u bere paterica te njera- tjetres kur ato te rikthehen me vone ne qeverisjen e vendit, por si nje marredhenie partneriteti ku secila te mbaje ate peshe pergjegjesie e te perfitoje ate pjese te tortes se pushtetit, qe do te meritoje.





    Korrieri.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kreu i PS tha se buxheti i paraqitur nga qeveria u heq pensionistëve edhe shpërblimin e fundvitit. „Veriu, i harruar“

    Rama: Pensionet, shtesa në buxhet sa tri kafe në muaj


    D. Ndrenika

    TIRANË- Pensione „sa për tri kafe në muaj“, buxhet indiferent për „90 mijë invalidët e punës“, asnjë „investim social“, „diskriminim të veriut“, ka vërejtur me keqardhje PS-ja se përmban dokumenti parësor ekonomiko-financiar i vitit 2006, të paraqitur nga qeveria. Deklarimet i bëri kreu i PS-së, Edi Rama, në takimin me pensionistët në seli, ndërsa nuk i ka shmangur ironitë për mënyrën se si i ka trajtuar qeveria ata, duke përfshirë heqjen e shpërblimit të fundvitit. „Përsa i përket pensioneve, kemi një situatë ku shtesa e parashikuar është tri kafe në muaj. Tri kafe jo nga kafet e Bashkisë së Tiranës, sepse nga ato ndoshta mund të jenë pak më shumë. 50 lekë të vjetra në ditë rriten të ardhurat e pensionistëve dhe në rast se nuk e keni marrë vesh, me keqardhje duhet t’u themi se hiqet shpërblimi i fundvitit. Buxheti nuk braktis vetëm pensionistët, ai vë në të njëjtën nivel indiferencë edhe 90 mijë invalidë të punës që jo vetëm nuk përballojnë jetesën, nuk marrin shtesë, por përkundrazi nuk marrin as kompensimin që i takon nga akumulimi i inflacionit“, - ka saktësuar Rama. Duke vërejtur tërësisht mangësinë e madhe të mundësive që buxheti u ofron shtresave të shoqërisë për të përmirësuar jetesën, Rama thotë se „në thelb ky nuk është një buxhet që e rrit varfërinë, që e konsideron atë si një status, nuk sjell asnjë zhvillim dhe shpërfill tërësisht famijet në nevojë për ndihmë ekonomike“. Analiza buxhetore e Ramës vërente gjithashtu se një mori problemesh nuk do të mund të zgjidheshin nga projekti që ka detajuar qeveria. „Ky është një buxhet që e rrit varfërinë. Ky është një buxhet i varfërisë, të konsideruar si status. Ky është një buxhet që nuk sjell asnjë zhvillim për vendin, por synon vetëm që në kurriz të të tërëve të krijojë një moment demagogjik shtesash të pagave të disa kategorive, që edhe këto nuk rriten ashtu si janë premtuar. Ky është një buxhet, që pavarësisht se kemi një qeveri që i thotë vetes “e djathtë”, faktikisht jo vetëm nuk bën asnjë reformë në aspektin e rritjes së eficencës dhe ndihmës ekonomike, por shpërfill tërësisht familjet në nevojë për ndihmë ekonomike“, - tha Rama. Ai vërejti se buxheti „shpërfill“ grupet e interesit, me të cilët qeveria nuk është këshilluar aspak gjatë përpilimit të dokumentit. „Buxheti nuk ka absolutisht asnjë investim social, nuk ka asnjë përpjekje për të qëndruar në parametrat e luftës kundër varfërisë, në respekt edhe të një strategjie për të cilën është punuar gjatë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe e cila është ndjekur hap pas hapi nga qeverisjet e mëparshme. Buxheti nuk i kushton aspak vëmendje zonave të vështira të vendit, zonave të thella dhe malore, ku PD-ja ka marrë shumë vota dhe ka dhënë shumë premtime. Veriu i vendit është tërësisht i braktisur dhe për të nuk ka absolutisht asnjë gjë ndryshe”,- ka thënë Rama.

    „Granti për qeverisjen vendore është pakësuar“

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherit kryetar i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive, Edi Rama, ka vërejtur dje me shqetësim se projektbuxheti në diskutim i paraqitur nga qeveria nuk i përmbahet premtimeve parazgjedhore për rritjen e fondeve për pushtetin vendor. Rama ka saktësuar dje se „buxheti nuk ka gjë ndryshe, përkundrazi ka ndryshe, por për të keq, për të gjithë njësitë e qeverisjes vendore“. „Do të shtohej katër herë granti për qeverisjen vendore dhe nuk është shtuar asnjëherë, përkundrazi qytetet e mëdha janë sot me keq sesa ishin. Investimet publike në këto qytete do të bien. Ky buxhet reflekton tërësisht errësirën në të cilën është punuar. Është punuar në një errësirë politike, nga njerëz të paaftë dhe është shprehje e paaftësisë së kësaj qeverie, e cila sikundër e patë fare mirë gjatë periudhës së thellimit të krizës energjetike tregoi dy karakteristikat e saj: paaftësinë dhe hipokrizinë“. Pa lënë mënjëanë vlerësimet e kohëpaskohshme për qeverisjen, Rama është shprehur se ajo është edhe gënjeshtare. „Janë shumë të paaftë dhe kanë njëkohësisht një kurajo të papërballueshme për të gënjyer. Gënjejnë sikur këndojnë, gjithë kohën dhe këtë mund ta shihni në çdo aspekt. Fryt i kësaj paaftësie dhe këtyre gënjeshtrave është ky buxhet dhe do të jetë Shqipëria e vitit 2006, ku në përgjithësi do të kemi një “vend numëro” në aspektin e investimeve publike që janë pjesa më e rëndësishme për një vend që kërkon të dalë nga rrethi i varfërisë“, - ka thënë Rama.




    06/12/2005
    KATEGORIA: Politike

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    RAMA: PERGJIGJJA PER BUXHETIN, NE ZGJEDHJET 2006

    "Ky buxhet do ta marre pergjigjen e tij, pikerisht aty ku ai ka goditur me shume, tek komunitetet lokale. Ata do te votojne vitin tjeter edhe per kete buxhet dhe te jeni te sigurt se do ta kundervotojne". Kjo ishte gjuha me te cilen vijoi qendrimin e tij kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate zhvillimit te nje tjeter tryeze debati mbi projektbuxhetin e vitit 2006 me perfaqesues te pushtetit vendor. Perqendruar pikerisht ne ate cfare premton buxheti i vitit 2006 per pushtetin vendor, Rama nenvizoi faktin se me ane te ketij projekti ngushtohet autonomia vendore. "Kater here ka premtuar se do te rrite grantin e pushtetit vendor, por e dini sa e ka rritur: zero here", u shpreh Rama lidhur me kete ceshtje. Ne kete menyre, sipas tij, qeverisja vendore kishte 66 per qind pavaresi ne vitin 2005 dhe sot ka 51 per qind. "Kjo do te thote qe burimin e ka kucedra, e hap kur do, e mbyll kur do. Kucedra eshte buxheti centralizues, jo decentralizues", nenvizoi Rama. Por ne evidentimet e tij ndaj ketij projektbuxheti, Rama u ndal dhe ne menyren se si eshte bere shperndarja e buxhetit ne qeverisjen vendore, qe sipas tij eshte nje shperndarje teresisht sipas preferencave krahinore. "Bashkia Shkoder, nderkohe qe Vlora merr 8 milione leke per investime ne rruge urbane, merr 27 milione leke. Ja diferenca. Bashkia Shkoder merr 27 milione leke, komuna Paskuqan merr 29 milion leke. Kudo ku ta prekesh projektbuxhetin e zotit Berisha dhe te paafteve qe e rrrethojne do te ndjesh paaftesi dhe deshperim per raportin teresisht turperues qe ka buxheti me buzeqeshjet qe mundohen t'u japin njerezve optimizmin e realizimit te premtimeve", theksoi Rama lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, per Ramen ne kete projekt jane ulur investimet per rruget dhe ujesjellsit, duke thelluar me teper varferine. Per kete arsye, Rama solli si shembull fshirjen nga lista qe qeveria "Berisha" u ka bere 80 komunave te varfra, te identifikuara nga qeveria e deridjeshme, te trajtuara ne menyre te vecante, perfshire edhe veriun e vendit.

    Nderkaq, kreu socialist dhe kete radhe nuk kurseu kritikat ndaj kesaj qeverie. "Tre qeveri ka sot Shqiperia. Qeverine e ministrave, te cilet vlejne vetem per fasade dhe te cilet i shihni te dalin shume pak, me perjashtim te ministrit qe qesh. Qeverine e keshilltareve, te cilet i shihni te mbushin faqet e gazetave ne perpjekje te deshperuar per t'i bere makiazhin qeverise dhe qeverine e thashethemeve", vijoi me tej Rama. Madje, sipas tij, qeveria qe drejton ne fakt Shqiperine eshte ajo e thashethemeve qe mblidhen nga te kater anet dhe qe perkthehen ne koken e kryeministrit shqiptar si programe alternative goditjesh dhe masash.
    KJ

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Dominimi publik i opozitës mbi qeverinë

    Mero Baze

    Dy emisionet televizive politike më të ndjekura në
    vend, kishin dje në qendër të vëmendjes, opozitën.
    Kolegu ynë Fevziu kishte në studio gjithë partitë e
    majta, që diskutonin mbi problemet e bashkëpunimit mes
    tyre, ndërsa Xhunga, Edi Ramën, në stilin e tij të
    preferuar, i vetëm para kamerës. Ky fakt nuk përbën
    ndonjë detaj të ndonjë projekti antiqeveritar, as dhe
    ndonjë paramendim të stacioneve televizive apo këtyre
    gazetarëve, pro opozitës. Ky fakt është një nga
    detajet e përditshme që rrezaton mungesën e pranisë
    publike të qeverisë dhe mbushjen e këtij boshllëku me
    protagonizmin e opozitës. Po bëhet gati një temë e
    bezdisshme theksimi i mungesës së protagonizmit të
    qeverisë në jetën publike. Po bëhet edhe më i
    bezdisshëm koncepti i qeverisë për ta konsideruar
    çështjen e bilancit të saj, si çështje propagande dhe
    jo rrezatimi real në shoqërinë shqiptare. Por gati 100
    ditë pas fillimit të punës së qeverisë, bilanci më i
    prekshëm i saj, në të vërtetë, është mungesa e saj në
    opinionin publik. Nuk dua të hyj çfarë ka bërë, çfarë
    s’ka mundur të bëjë dhe çfarë s’ka pasë mundësi të
    bënte realisht qeveria në këto 100 ditë. Por dua të
    ritheksoj faktin se dimensioni publik i qeverisë në
    100 ditët e para të saj, nuk është formësuar nga puna
    reale e saj, as nga idetë e saj politike, por nga
    përpjekja inferiore e saj për t’iu përshtatur kostumit
    të stërmadh mediatik, që kanë gjetur në ngrehinat e
    shtypit për qeverinë e kaluar. Të gjitha veprimet e
    qeverisë, gjithë gjestet e kryeministrit, gjithë
    udhëzimet dhe stilemat mediokre të këshilltarëve të
    Sali Berishës, të krijojnë idenë se kemi të bëjmë me
    një kabinet inferior, i cili më shumë vuan nga ideja
    se si i percepton kundërshtari, se sa të udhëhiqet nga
    ambicja se si të prezantohet tek qytetari. Shumë nga
    ministrat e konceptojnë daljen në publik si propagandë
    dhe shifra pa asnjë vlerë dhe nuk rrezatojnë asnjë
    vizion politik. Të tjerë kanë rënë në kurthin e
    shtypit dhe përpiqen gjithë ditën se si të respektojnë
    në maksimum kritikët e shtypit të majtë, duke i
    furnizuar me reklama, duke u bërë ndere private dhe
    deri duke i favorizuar ata më shumë se sa i ka
    favorizuar qeveria e mëparshme socialiste, e cila i
    përdorte për nevojat e saj. Inferioriteti publik i
    qeverisë dhe këshilltarëve të Berishës shkon deri atje
    sa të programojë që në veprimtaritë e Dhjetorit, për
    shembull, “Mjaft” të ketë peshë në protokoll, sikur të
    ishte protagoniste e para 15 viteve, kur debatikasit e
    saj ishin shumica pa hyrë në klasë të parë fillore.
    Kjo, vetëm pse disa këshilltarë të kryeministrit, kanë
    pazare private me ta dhe e shesin si punë pozitive një
    të pështyrë më pak mbi fytyrën e qeverisë nga
    “debatikasit”. Paraliza administrative e qeverisë,
    ndërkohë nuk gjen rrezatim politik brenda PD-së.
    Pakënaqësitë e vërejtura nga forumet në rrethe, jo
    vetëm që nuk kapitalizohen në debat politik, por
    banalizohen dhe fshihen nga opinioni me idenë se
    kështu ndihmohet qeveria. Dhe kështu debati real që
    duhet të ekzistojë brenda së djathtës dhe që duhet të
    dominojë opinionin publik, pasi ka të bëjë me
    qeverisjen e vendit, zëvendësohet me debatin brenda së
    majtës, i cili në tërësi është shterp, pasi sillet
    realisht tek manovrat politike të tyre, më shumë se sa
    tek idetë politike. Fakti që e majta po e dominon
    opinionin publik, për halle të cilat shqiptarët nuk
    kanë shumë interes nëse zgjidhen këtë muaj apo pas 30
    muajsh, tregon realisht se sa poshtë është qeveria dhe
    dimensioni publik i saj. Mendoni sikur debati real të
    dominohej nga qeveria, dhe qytetarët të dëgjonin për
    mënyrën se si sigurohen dritat, vendet e punës, si
    ulen taksat, si luftohet korrupsioni, si ndihmohen
    biznesmenët që bien pre e paranojës për korrupsion, e
    të tjera tema të mëdha si këto. Përkundër këtij
    debati, ne ndeshemi përditë me një qeveri memece, me
    ministra që ngrejnë supet, me zyrtarë që të japin të
    drejtë, por nuk ta zgjidhin hallin dhe, në fund, me
    një heshtje që zëvendësohet nga daullet e së majtës, e
    cila ende paraqet si problem kombëtar tradhtinë e
    “armikut” Ilir Meta, dhe paqen e paarritur mes Edi
    Ramës dhe Fatos Nanos. Dhe qytetarët tanë, ata që kanë
    votuar më 3 Korrik, janë të detyruar që “kur nuk kanë
    pulë, të hanë sorrë” dhe të kalojnë darkën duke
    dëgjuar hallet e së majtës, që nuk janë më hallet e
    tyre, por të një ekipi politik, ndaj të cilit ende nuk
    është tharë boja e votës së 3 Korrikut.

  15. #15
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Eshte vertet e trishte qe ne tema te rendesishme si keto gjejme vetem artikuj te ndryshme gazetash qe gjithesecili prej nesh merr nga gazetat qe lexon dhe nga te cilat detyrimisht influencohet por harrojme te japim gjykimin tone, kritiken tone
    ndaj eventeve te ndryshme. Mua nuk me intereson se cfare mendon mero baze apo te tjere, une mendoj qe komunikimi me njerzit ishte dhe duhet te jete nje nga hapat e para qe ps duhet te ndermarre per te rrifilluar ngjitjen drejt pushteit, nje pushtet qe do jete vertet veshtire te rifitohet, jo shume per merita udheheqje te pd, por sepse sic kemi patur edhe fatkeqsine te perejtojme, disa personazhe diktatoriale, nuk i zbret dot nga pushteti pa gjakderdhje. Shqiperia nuk mund ti lejoj vetes nje 97 te dyte, te shpresojme qe pod ka mesuar edhe dicka tjeter nga qeveria e ps qe pushteti humbet edhe pa dhune, dorezohet edhe pa gjakderdhje, sidomos kur inteligjenca dhe toleranca triumfojne mbi oskurantizmin dhe injorancen. Do ta kene kuptuar valle? Te shpresojme...

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Saimir Tahiri, fryma e Rames ne PS

    E Enjte, 08 Dhjetor 2005

    Vullnetar ne fushaten per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise Tirane ne vitin 2003, krah Edi Rames, nga shoqeria civile dhe Bashkiam sot Saimir Tahiri, perballet me sfiden e te qenit zedhenes i partise me te madhe opozitare

    Dardan Malaj



    Bie zilja e telefonit...nje ze vajze pergjigjet...."Mirdita, flisni me kabinetin e kryetarit te Partise Socialiste". Ne katin e dyte te selise qendrore te forces me te madhe opozitare, sekretarja pergjigjet, ne ate salle ku muaj me pare, ish-kryetari historik i socialisteve, Fatos Nano, mblidhte kryesine dhe mbante fjalimet e liderit te mazhorances. Tavolina e madhe, rreth te ciles zinin vend drejtuesit kryesore te qeverisjes se atehershme i ka lene vendin nje zyre te thjeshte. Ne dy cepat e saj ndodhen tryezat e punes se dy prej njerezve te perfshire, pas zgjedhjeve ne PS, ne kabinetin e kryetarit te ri socialist Edi Rama. Ne shenje proteste ndaj krizes energjetike apo nga frika se mos fiken dritat, nuk te shpeton nga syte ndodhja prane televizorit e nje qiriu, mjet i kthyer kohet e fundit edhe ne nje objekt te te berit opozite. Brenda kesaj zyre, pervec vajzes qe pergjigjet ne telefon, Saimir Tahiri, zedhenesi i kryetarit Rama dhe nje nga njerezit e afert te tij ne parti. Meqe eshte nje nga bashkepunetoret te cilin kryebashkiaku i Tiranes ka preferuar ta kete afer ne jeten partiake, Saimiri ka zhvendosur zyren e tij nga Bashkia e kryeqytetit, pak metra me larg ne godinen roze.

    Zgjedhja

    Saimir Tahiri rrefen per Gazeten "Korrieri" se aktivizimi i tij ne aparatin qendror ne rolin e zedhenesit "eshte nje sfide me vetveten dhe mbi te gjitha, me realitetin e sotem politik". "Tek e fundit cdo zgjedhje e tille eshte nje sfide per te permiresuar jeten te cilen jetojme", ploteson Tahiri. Sipas tij, eshte teper e thjeshte te komentosh politiken dhe impaktet e saj ne distance, ne ndonje nga kafet e kryeqytetit, ndersa kur pyetet se pse ka zgjedhur te afrohet ne nje parti ne opozite, ai pergjigjet se nuk vuan nga karrrierizmi: "Qe ti bashkohesh nje partie ne opozite do te thote me shume pergjegjesi".

    Tahiri nis dhe tregon se si arriti deri ne pozicionin ku eshte, pa hezituar te tregoje se "dashuria" e tij me Partine Socialiste ka filluar qe nga viti 2003. "Ne kete kohe, jam angazhuar si vullnetar ne fushaten e Edi Rames, i cili ri-kandidonte per tu zgjedhur ne krye te Bashkise se Tiranes", fillon te rrefeje Tahiri, sipas te cilit ky do te ishte edhe momenti qe do shenonte kthesen e madhe. "Sic dihet, fushata ishte dicka e vecante dhe puna jone u shoqerua nga nje rezultat pozitiv", defton, jo pa kenaqesi, tashme zedhenesi i PS-se. Qe pas ketij momenti, Saimiri u mesua me stilin e vecante te punes se kryebashkiakut. Pas nje eksperience te frytshme ne shoqerine civile, ai do behej shume shpejt pjese e stafit te bashkise. "Te punosh ne organizata te ndryshme, si pjese e shoqerise civile, eshte shume me e thjeshte se sa ne nje parti politike. Kjo e fundit leviz me me ngadale. Eshte nje makine e rende, apo nje tren me shume vagone", peshon pergjegjesite e reja zedhenesi partiak, teksa pe te, "krejt ndryshe eshte shoqeria civile, ku gjerat jane me fluide dhe rezultati eshte me i shpejte.

    Te punosh me Ramen

    "Grinta qe paraqet Rama gjate daljeve te tij mediatike eshte vecse nje stil impulsiv i punes". Keshtu te pergjigjet Saimiri, ndersa e pyet se cila eshte sjellja e kryetarit socialist, njekohesisht edhe i Bashkise se Tiranes, me njerezit e tij te afert. "Te punosh me Ramen eshte teper normale, pasi pak gjera ka te ngjashme me ate tipin e rende qe krijon ne situata te caktuara media", vlereson, ne pikepamjen e tij, Saimir Tahiri. "Kryetari socialist ka aftesi te rrahe mendime per gjera qe ndodhin apo per gjera qe pritet te ndodhin", ploteson ai, ndersa flet per shefin e tij, per te cilin shton se "nuk ka patur asnjehere nje shef me energjik se sa ky aktual".

    "Ne parti funksionon e njejta filozofi pune, pak a shume i njejti angazhim konstant per te arritur tek objektivat", defton ai, ndersa fakti se te gjithe e shohin tek punon afer Rames, per Saimirin, nuk do te thote asgje per hapat e tij te ardhshem. "Nuk e kam pare asnjehere veten perballe nje organigrame duke menduar hierarkine time brenda partise. Ne kete rast, cdo gje do te ishte qellim ne vetvete dhe pengese serioze per te arritur qellimet e perbashketa", mendon Tahiri. Sidoqofte, duke mos e mohuar edhe deshiren normale per nje perparim ne skenen politike, ai pohon se kjo shkon natyrshem me te qenit i suksesshem ne pune.

    Here pas here, biseda nderpritet nga telefonatat.....tregues, se fluksi i punes eshte ne rritje. Atehere zedhenesi i ri i socialisteve kujtohet dhe defton se ritmi i punes se kryetarit Rama eshte intensiv dhe "se nuk eshte cudi qe edhe ne oret e vona te nates te marresh ndonje telefonate pas te ciles duhet te mendosh serish punet e bera sot apo per ato qe do behen neser. Gjithesesi kjo eshte pjesa e nje dite normale pune", pranon ai.

    Jeta jashte partise

    Nese me pare luante tre here ne jave futboll me miqte, sot, Tahiri pohon se detyrohet te luaje vetem nje here. "Keto jane pasojat e te qenit person me axhende pune te ngjeshur". Zedhenesi partiak shton se ka kohe, qe nga mungesa e kohes se lire, nuk takon me aq shpesh miqte e tij. Keta te fundit madje nuk kane hezituar ta shohin me dyshim zgjedhjen e Saimirit edhe pse e kane respektuar ate. "Une e respektoj mendimin e tyre dhe ne fakt ato cka ata thone kane qene edhe ne pikepyetjete mia per tu aganzhuar apo jo ne politike", thekson ai. Pervec kesaj, ai rrefen se edhe familja dhe rrjeti miqesor e kane pare me sy kritik kete ide, pasi sic dihet ne momente te caktuara te ndodh te jesh pre e sulmeve, here here edhe personale, apo tek e fundit edhe te sulmosh dike.

    "Por kjo eshte pjese e politikes, ndaj edhe duhet te pranohet si disavantazh apo avantazh qofte, e rendesishme eshte qe aktiviteti politik i gjithkujt te udhehiqet nga parime dhe moral i shendosh . Te besh politike nuk do te thote qe te braktisesh rruges pjese te pesonalitetit", defton me bindje Tahiri. "Te punosh ne aparatin qendror te Selise Roze, do te thote te besh nje pune pa orar", nenvizon ai. Kjo, teksa i duhet te jete ne zyre ne oren 8 te mengjesit dhe te largohet ne 8 te mbremjes. Ne lidhje me aktivitetet jopartiake, ndryshe nga me pare ai rrefen se nuk ka me kohe per te pare shume televizor dhe se ndjek tek tuk, ndonje debat politik. As kafet qe me pare piheshin ne cdo mbremje nuk frekuentohen me, pasi nuk ka dhe aq kohe. Nje pjese e librave te tij ndodhen tashme ne zyre dhe ne momentin kur ka sadopak minuta te lira, ia kushton ato leximit.

    "Te punosh ne organizata te ndryshme, si pjese e shoqerise civile, eshte shume me e thjeshte se sa ne nje parti politike. Kjo e fundit leviz me me ngadale. Eshte nje makine e rende, apo nje tren me shume vagone"

    "Grinta qe paraqet Rama gjate daljeve te tij mediatike eshte vecse nje stil impulsiv i punes. Te punosh me te eshte teper normale, pasi pak gjera ka te ngjashme me ate tipin e rende qe krijon ne situata te caktuara media. Kryetari socialist, ka aftesi te rrahe mendime per gjera qe ndodhin apo per gjera qe pritet te ndodhin. Nuk kam patur asnjehere nje shef me energjik"





    KJ

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    RAMA: RRITJA E PAGAVE, MASHTRIM I BERISHES

    Kreu socialist Edi Rama konstatoi dje se rritja e pagave eshte nje tjeter mashtrim i qeverise "Berisha". Ne debatin e hapur mbi projektbuxhetin e vitit 2006 me grupe te ndryshme te interesit, kryetari Rama kesaj here u ndal ne ceshtjet e pagave. Sipas tij, ne kete ceshtje hasim me dy karakteristikat e kesaj qeverie, paaftesia per te qene ne lartesine e misionit qe ka marre persiper dhe aftesia per te genjyer pa asnje skrupull lidhur me faktet dhe shifrat. Referuar ketij premtimi te qeverise "Berisha", kreu Rama u shpreh se "ajo rritje e premtuar e pagave per vitin e ardhshem, si gjoja nje rritje 20 per qind per disa kategori eshte minimalisht 10 per qind, sepse fillon ne gjashtemujorin e dyte". Gjithashtu duke komentuar me tej kete premtim, Rama vuri ne dukje se "kemi rritje te pergjithshme mesatare te pages me 6 per qind ne qofte se qeveria do t"i qendroje ketij projektbuxheti". Por nderkaq, Rama beri me dije gjate analizes se tij se "se keto paga qe jepen, jepen me nje dore dhe merren me doren tjeter. Kjo pasi eshte shfuqizuar minimumi i patatueshem dhe tani te gjithe shqiptaret, edhe ata qe sigurojne minimumin jetik, do te tatohen". Referuar ketyre perllogaritjeve, sipas Rames, vetem me kete skeme te re tatimi, shtresave te varfra qe jetojne ne minimumin jetik do t"u merren 10 milione dollare. "10 milione dollare do te nxjerre qeveria e sherbimit dhe e sherbesave nga tatimi i shtresave te varfra! Atehere cfare rritje pagash eshte kjo per ata sektore, ku praktikisht pagat do te rriten edhe fale kontributit te te varferve, qe konsiderohen ata qe jetojne nen minimumin jetik", vuri ne dukje Rama gjate fjales se tij. Po keshtu nje tjeter genjeshter e qeverise "Berisha" lidhet dhe me rritjen ekonomike qe merr persiper te sjelle ajo, pra 5 per qind nga 8 per qind qe ishte premtuar. Nderkaq ne vazhden e evidentimeve te ketyre genjeshtrave dhe mashtrimeve, Rama vuri ne dukje dhe faktin se ne kete linje eshte dhe lufta kunder korrupsionit qe do te beje kjo qeveri dhe kryeministri i saj. Kjo pasi sipas tij, ne kete projektbuxhet nuk ka absolutisht asgje per te stimuluar kete sistem ne aspekte te ndryshme te tij.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Zv.kryetari i LSI, Pëllumb Xhufi, deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë

    “Berisha gënjeu për projektin e Korridorit 8”


    Shekulli

    TIRANË- Zv.kryetari i LSI-së, prof. Pëllumb Xhufi, bëri dje një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me lajmin e fundit që dha kryeministri Berisha për rilancimin e Korridorit 8, duke e quajtur një zhvillim me rëndësi për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Në deklaratën e tij, Xhufi theksoi se deri në vitin 2002 Korridori 8 vazhdoi të konsiderohej si pjesë e sistemit të Korridoreve Panevropianë dhe në shtator të atij viti komisionerja për energjinë dhe transportet, znj. Lojola Palacio, në momentin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Korridorin 8, deklaroi se ky korridor është pjesë e shtyllës vertebrore evropiane. Por, theksoi Xhufi, një vit më vonë në vitin 2003, dokumenti Van Miert, e nxirrte Korridorin 8 nga prioritetet e financuara të BE-së, duke e zëvendësuar me të ashtuquajturën Via Egnatia, që nuk përfshin territoret e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Projekti i fundit të cilin Berisha u mundua ta paraqesë si projekt madhështor, jo vetëm që nuk e përfshin Korridorin 8 në sistemin e rrugëve evropiane, por e kalon atë në projektet që kanë të bëjnë me vendet fqinje, siç janë vendet e republikave të ish-Bashkimit Sovjetik, apo me vendet e Afrikës Veriore. Ky quhet projekti për paqe dhe zhvillim. Kështu që Korridori 8 nga një projekt europian, deklasifikohet si një projekt jashtëevropian. Nga ana tjetër, Pëllumb Xhufi kritikoi qëndrimet pasive të qeverisë shqiptare, në një kohë kur në Evropë dhe në Itali ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisë italiane që nuk ka bërë lobingun e duhur për të mbrojtur Korridorin 8.




    16/12/2005
    KATEGORIA: Politike

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    RAMA: NUK LEJOJ "TE PERDHUNOJNE" BASHKINE

    "U zhyten ne balten antikushtetuse dhe antiligjore qe kane krijuar vete dhe nga duan te dalin vete zoterinjte. Perfaqesues te KRRT-se, sic e pate edhe vete, nuk krijuan zhvillim normal te mbledhjes, duke bllokuar keshtu pervec rrugeve dhe te gjithe sipermarrjen qe lejon ligji dhe qe kerkon ajo per te zhvilluar punen e vet dhe duke kerkuar qe te imponohen per te futur dhe dy rruge te tjera, qe kane mbetur pa u diskutuar te "Mondiali". Une vazhdoj te jem kembengules lidhur me faktin qe Bashkine e Tiranes nuk mund as ta perdhunojne dhe as ta marrin dot peng, pavaresisht nivelit te larte te papergjegjshmerise dhe mungeses se edukates se shprehur me se miri aty". Kjo ishte deklarata e bere dje nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, pas deshtimit te mbledhjes se djeshme te KRRT-se te thirrur nga vete ai.

    Cfare ndodhi me KRRT-ne

    Ka degjeneruar ne replika mes kryetarit Rama dhe perfaqesuesit te Ministrise se Transporteve mbledhja e djeshme e KRRT-se e thirrur nga Rama. Debatet mes Rames dhe Bicokut kane qene te ashpra duke mos bere te mundur vijimin e mbledhjes, pasi Rama eshte larguar nga mbledhja duke mos bere te mundur zhvillimin normal te saj per shkak te mospasjes se korumit te mjaftueshem ne votim. "Pati debate dhe ne menyre qe ky debat te mos degjenorente ne nje sherr banal ne e nderpreme mbledhjen. Me nje kryetar te paedukuar dhe rrugac nuk mund te zhvillohej mbledhja. Nuk e di se kur do te zhvillohet kjo mbledhje KRRT-je, pasi keto ceshtje nuk jane kaq te thjeshta, sa ne dukje. Do te vendoset me pas se kur do te mblidhemi". Ky ishte vleresimi i bere nga Marin Bicoku, anetar e KRRT-se dhe sekretari teknik i KRRTRSH-se.

    Problemi

    Kur kryetari i Bashkise, Edi Rama, ishte ne Strazburg, per te dorezuar dosjen e rrugeve te bllokuara dhe Zogut te Zi ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut, qeveria me nje akt normativ te saj urdheroi Prefektin qe te mblidhjte KRRT-ne, qe do te shqyrtonte pikerisht dosjet e 14 rrugeve te bllokuara. Por sipas ligjit prefektit i delegohet kjo e drejte ligjore nese nuk therritet nga kryetari i Bashkise "sipas ligjit behet fjale per cdo bashki, ne kete rast e Tiranes), kur kjo urdherohet nga KRRTRSH-ja. Ne kete rast ka qene nje vendim i KRRTRSH-se per zbardhjen e lejeve te ndertimit per nenkalimin e Zogut te Zi dhe 14 rruget e bllokuara. Ky eshte i vetmi rast kur therritet mbledhja jashte rradhe e KRRT-se. Po, sipas ligjit nuk lejohet qe mbledhjen e KRRT-se ta drejtoj prefekti, por ai komandon nje person.




    KJ

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema


    EDITORIALI

    Stacionimi grotesk i Ramës pas një udhëtimi serioz

    Aleksandër Çipa

    Udhëtimi i beftë i kreut të opozitës Edi Rama, drejt
    Strasburgut këtë javë, ishte pa mëdyshje një lëvizje
    politike që solli diskutime. Fakti që ankesa për
    marrëdhëniet pozitë-opozitë, pas këtij udhëtimi,
    kapërceu kufijtë e vendit, do të thotë se kjo çështje
    tashmë formësohet si një shqetësim real. Për faktorin
    ndërkombëtar, ky përbën një ngacmim që u risjell në
    vëmendje se politika shqiptare mbetet “dashamirëse”
    ndaj konflikteve. Shfaqjet aktuale, deklaratat dhe
    përplasjet parathonë një skajim të mëtejshëm të palëve
    politike. Të ndara në pozicionet e tyre për çështje që
    lidhen kryesisht me dy pushtetet e zotëruara:
    socialistët, mazhorancë në pushtetin lokal, dhe
    demokratët, mazhorancë në pushtetin qendror, pozita
    dhe opozita po ecin drejt acarimit. Për kumtin e
    “udhëtimit Rama” në Strasburg do të ketë kohë të
    flitet dhe të shihet rezultati, por, në vijim të këtij
    shkrimi, do të doja të mbetesha tek shija groteske që
    më la stacionimi i tij në emisionin televiziv të
    suksesshëm, por jo serioz, ose jo serioz në nivele që
    të ulen këmbëkryq profilet më të larta të politikës,
    siç është “Zona e lirë”. I sapo mbërritur nga
    Strasburgu, me ngut nga Rinasi në studion e
    televizionit “Klan”, kryetari i opozitës së vendit
    natyrisht që meritonte vëmendjen dhe kureshtjen e
    mijëra qytetarëve, veçanërisht të partisë së vet dhe
    të spektrit opozitar, të mësonin për çka kishte bërë
    dhe kë kishte takuar. Ishte rasti për një komunikim të
    menjëhershëm publik për të rejat e udhëtimit të kryer,
    për arritjen ose jo të qëllimit të këtij udhëtimi dhe
    për sjelljen e qëndrimit të protagonistëve dhe
    përfaqësuesve institucionalë të Strasburgut, ndaj
    ankesës për sjellje të dhunshme dhe antiligjore të
    kundërshtarëve politikë në pushtet. Por vetëm një
    fjali ishte e vlefshme për seriozitet në gjithë
    intervistën me buzë në gaz të kreut të opozitës Rama,
    të premten në mbrëmje. Buzagazi i tij, nga sa u duk,
    nuk kishte lidhje me rezultatin e vizitës së rrufeshme
    në Strasburg, por ishte produkt i atmosferës së
    krijuar brenda “Zonës së lirë”. Fjalia e vetme, e
    denjë për citim serioz nga ai artikulim, ishte:
    “Strasburgu u informua për cenimin e standardeve dhe
    ndarjen e pushteteve në Shqipëri...”. Pjesa tjetër e
    shfaqjes publike të kryeopozitarit, fill pas kthimit
    nga kryeqyteti europian, kishte lidhje me prezencat
    dhe sfondin grotesk. Përballë tij ndodhesh i ftuar në
    emision ish-trafikanti Bledi, i cili realisht jepte
    përgjigje inteligjente, si një ish trafikant. Në këtë
    mënyrë kryeopozitari Rama, personalisht ma zvetënoi
    qëllimin dhe imazhin e udhëtimit të tij serioz, tek
    stacionimi grotesk në “Zonën e lirë”. Kam përshtypjen
    se një shije të tillë i ka lënë shumëkujt që e ka
    ndjekur. E nesërmja pas emisionit ku u gjend zoti
    Rama, e cila pasoi nga mbledhja e KPD-së së PS-së, ma
    shtoi këtë shije të keqe. Politikani i rëndësishëm i
    vendit në këtë moment nuk ka pse të ketë teka dhe kohë
    për performanca groteske, për shaka të tilla publike
    dhe për humor që cenon gjithsesi seriozitetin e
    cilësisë politike që mbart.
    Parimisht kryeopozitari i vendit, zakonisht është
    sfidanti i përkundërt i kryeqeverisësit përsa i përket
    etikës, virtytshmërisë, referimit moral dhe
    përgjegjësisë publike. Nuk gjen raste të tilla
    homologësh të zotit Rama apo të politikanëve të lartë
    të një vendi që të mos ngrenë institucionin e
    protokollit të cilësisë që mbartin. Tek Italia fqinje,
    edhe pse “kavalieri” Berluskoni ka teka dhe ekzotikë
    të paparashikueshme, nuk gjen kurrë rast të komunikojë
    publikisht në emisione tekanjoze dhe pa stofin e
    seriozitetit. Këtë protokoll shfaqjeje dhe kriter
    komunikimi s’bën vaki ta cenojë kryeopozitari fqinj i
    matanë Adriatikut, Romano Prodi. Po kjo gjë nuk
    konstatohet as në Greqinë fqinje, ku politika jonë
    synon aq intensivisht partneritet dhe shembëllime,
    sikundër nuk ngjet diçka e tillë as në Maqedoninë e
    vogël dhe Beogradin problemor. Nuk ka nevojë pse ta
    kërkojmë referimin në rastet e kastës politike të
    Europës, pasi ai shembull është larg, fatkeqësisht për
    ne! Mosndarja e sjelljes nga morali prej elitës sonë
    politike, vazhdon të jetë arbitrariteti më i madh në
    raport me besimin qytetar. Shoqëria shqiptare përmes
    qëndrimit moral të papërgjegjshëm të protagonistëve
    politikë, shpesh në votime, ka shkaktuar të pritura
    dhe të papritura. Politikanët e vjetër të vendit janë
    dëshmitarë aktivë, ndërsa politikanët e rinj, sikundër
    është edhe zoti Rama, duhet të vetëndihen përfitues
    aktivë. Por kjo gjë parimore nuk mund të arrihet me
    nënvleftësime deri në shfaqje groteske. Sjellja e një
    opozitari është gjesti i parë i imazhit të tij të
    ardhëm. Kjo simbolikë fiton rëndësi sepse gjithmonë
    qytetari e vëzhgon atë se si do të jetë në rast të
    kalimit në pozicion qeverisësi. A nuk u ndëshkua
    paraardhësi i tij Nano ndër të tjera edhe për
    neglizhenca dhe teka të tilla në komunikimin dhe
    shfaqjen publike? Nëse nuk ka qenë preferencë e zotit
    Rama shfaqja e tij e parë pas kthimit nga Strasburgu
    tek emisioni me aq humor dhe qeshje, atëhere le të
    ndihen fajtorë këshilldhënësit e selisë socialiste apo
    të kabinetit kryebashkiak, ndaj shpërdorimit të një
    daljeje publike të kreut të opozitës pas një udhëtimi
    me pretendime dhe ankesa serioze në kryeqendrën e
    kontinentit. Shpërdorimi i seriozitetit në rastin e
    fundit të zotit Rama ka edhe një pamje të tillë. Sado
    i ashpër dhe tonizues të jetë fjalimi i tij në KPD-në
    e Partisë Socialiste, sado këmbëngulës të jetë ai në
    demaskimin e “dhunës së pushtetit të madh
    demokratikas” ndaj “pushteteve të vogla socialiste”,
    mosruajtja e përgjegjësisë në marrëdhënien publike,
    përbën një akt vetëndëshkues dhe besimbjerrës. Shtatin
    politik zoti Rama, do ta fitojë ende ose do ta
    shkurtojë, vetëm përmes sjelljes dhe përgjegjësisë
    publike që do manifestojë.


    ------

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •