Rama: Rruga e PS-se drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerezit
Data e Publikimit: 22/10/2005
Autori i Lajmit:
24 ore
"Unë votën e 3 Korrikut e kam lexuar si votë kundër Partisë Socialiste dhe jo pro Partisë Demokratike. Shqiptarët me votën e tyre na dhanë një shuplakë dhe kërkojnë reagimin tonë të drejtë", u shpreh sot (e Shtunë) në Durrës kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë takimit të tij të parë me përfaqësues të anëtarësisë socialiste të këtij qyteti, në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu".
Rama theksoi domosdoshmërinë e hapjes së PS-së ndaj njerëzve dhe ideve të reja. Ai shtoi se "arsyet e humbjes se 3 Korrikut duhen kërkuar në vetë PS-në, e cila duhet të nisë një proces të gjerë komunikimi me anëtarësinë e saj dhe me të gjithë shqiptarët. Sipas Ramës "Shqipëria sot drejtohet nga një forcë politike e paaftë për t'u përballur me sfidat e kohës".
Kryetari i PS-së nënvizoi se "anëtarësia e PS-së do të zgjidhë gjithçka përmes votës së saj. Procesi i verifikimit të listës së anëtarësisë do të jetë një nga hapat e parë të punës sonë". Sipas Ramës, zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen pas nje viti do të jenë një test i rëndësishëm për PS-në në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Durrës, ku humbja ishte më e thellë dhe ku analiza duhet të jetë e plotë.
Rama, i cili në takim shoqërohej nga sekretari politik i PS-së, Ben Blushi dhe sekretari i burimeve njerëzore, Blendi Klosi, vlerësoi kryesinë e re të PS-së për moshën e re dhe shkëputjen nga e kaluara
Krijoni Kontakt