Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 142
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ZP shkruan:


    Edith Harxhi zv.ministre e jashtme, e fortë vajza e Berishës, Argita

    TIRANE- Vajza e Berishës, Argita kishte qëlluar shumë e fortë. Detyron ministrin e jashtëm Besnik Mustafajn që të emërojë Edith Harxhin, shoqen e saj të ngushtë në postin e zv.ministres së punëve të jashtme të Shqipërisë. Një emërim me të vërtetë tërësisht i lexueshëm, teksa sheh edhe mënyrën se si e ka mbrojtur kandidaturën e saj si ambasadore e Shqipërisë në SHBA ministri i jashtëm Mustafaj, jo vetëm në komisionet parlamentare, jo vetëm në letrën përcjellëse drejt Moisiut por edhe në publik, nëpërmjet prononcimeve, madje edhe nëpërmjet konferencave për shtyp nga selia e diplomacisë shqiptare. Por duke qënë se presidenti I Republikës, Alfred Moisiu nuk ka pranuar ta dekretojë si ambasadore të Shqipërisë në SHBA, Edith Harxhin, si një kandidaturë të papërshtatshme për në vendin më të fuqishëm të botës, ministri i Jashtëm Mustafaj menjëherë e ka emëruar Edith Harxhin në postin e numrit dy të diplomacisë shqiptare. Duke treguar se vajza e kryeministrit Berisha, Argita Berisha është shumë e fortë dhe me shumë ndikim, përderisa Mustafaj riskon deri në këtë farë feje për një njeri shumë të zakonshëm, duke e vënë dhe zv.minister. Ku firma sigurisht e fundit është e kryeministrit Berisha, babait të Argitës. Ajo që vihet re shumë lehtë është fakti se të gjithë shokët dhe shoqet e vajzës së Berishës, Argita janë në poste kyqe të shtetit të babait të saj, Sali. Ku Argita është kthyer si Mon Kukaleshi I vaftit apo si Qemal Disha e kohës së Partisë së Punës. Deri më tani të gjithë ata që kanë qënë miq dhe shokë të Argita Berishës në punërat e tyre në Kosovë, janë emëruar në poste ministrash, në poste drejtorësh, zv.ministrash etj. nga babai I Argitës, kryeministri Sali. Duke e kthyer tashmë zyrën e saj në Kosovë një zyrë kuadri për punësimin e miqve të saj në qeverinë e babait Sali. Aq sa për të marrë një emërim në Tiranë, duhet të kalosh më parë nga Kosova ku gjendet vajza e Berishës, Argita. Në rastin e Harxhit me të vërteë është treguar këmbëngulëse dhe e zonja vajza e Berishës, nuk u dorëzua deri në fund, derisa e rregulloi mikeshën e saj. Dhe pastaj të mos thuash se administratën shqiptare e ka marrë lumi për shkak dhe të nepotizmit dhe militantizmit partiak.

    Por Berisha vetë I ka gjetur punë në ministrinë e Jashtme edhe Tatjana Kongolit, të cilën e refuzoi presidenti Moisiu ta dekretonte si ambasadore në Vjenë të Austrisë. /S.Vuciterna




    --------




    di llafe per ZP-ne..
    i lumte Argita Berishes qe sugjeron shqiptare intelektuale e atdhetare per ne ministri te jashtme..

    pse cfar do ZP e S.V-ese.. se erion Braces.. te vem zan caushin aty e altin arapin e orik shytin ne ministri..

    apo deshen Imellden Tasho.. mata harrin e bandes Hakmarrja kta punisto kanibalet e PS-se si diplomate..

    e po jemi pas 3 korriku nashi.. nuk e ben kuadrin e zyrave te shtetit.. gangsteret e Bandes hakmarrja me cunat e arte dades..

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Diplomatja Jo Diplomatike

    nga Geri Q.Kokalari

    Qendrimi i Edit Harxhit dhe Sali Berishes ne lidhje me emerimin e kesaj te fundit si ambasadore ne Shtetet e Bashkuara, si dhe kundershtimi i perfolur i Presidentit Alfred Moisiu i kane vertetuar edhe nje here shqiptareve arsyet pse Harxhi ishte zgjedhja e gabuar. Kur u be e qarte se emerimi i Znj. Harxhi ishte i papelqyer dhe i lekundur, ajo duhet te ishte terhequr dhe te kishte bere nje deklarate publike se po vepronte ne interesin me te mire te Shqiperise si dhe per te mos demtuar qeverine Berisha duke e zvarritur procesin e emerimit. Nese do kishte pare sinjalet paralajmeruese, dhe do te kishte vepruar ne menyre inteligjente, Berisha duhet ta kishte nxitur Znj. Harxhi te ndiqte kete rruge.
    Por ne vend te kesaj, ne menyre egoiste dhe aspak diplomatike, Harxhi nuk hoqi dore nga shpresa per t’u bere e derguara me e larte e Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara, pavaresisht fakteve te dukshme se asaj i mungojne kualifikimet e duhura per kete pozite. Per me teper, mungesa e bashkepunimit nga ana e saj per nxitjen e transparences ndaj dyshimeve te ngritura rreth largimit te saj nga UNMIK, i hodhi benzine zjarrit. Nderkohe Berisha, ne menyre shume te parashikueshme, nguli kembe dhe refuzoi te pranonte gabimin e tij, duke treguar te gjitheve se “Berisha i vjeter” eshte gjalle dhe gezon shendet te plote.
    Ne fund te kesaj analize, sjellja e Znj. Harxhi eshte dukshem jo diplomatike dhe si rrjedhoje, Presidenti Moisiu duhet justifikuar plotesisht nese ushtron te drejten e tij dhe mohon ambicjet e verbera te Dr.Berishes dhe Znj.Harxhi.
    Nese Harxhi nuk pranohet, Berishes do t’i duhet te paraqese nje emer te ri qe do te kryesoje Ambasaden Shqiptare ne Washington, dhe duke marre parasysh se ky post ka qene i zbrazet per me shume se gjashte muaj, nuk duhet te humbasim kohe. Kualifikimet duhet te jene te pamohueshme, por meqe Berisha ka fame te madhe per veshtiresite ne dallimin e te pamohueshmes, ashtu sic ka treguar gjate periudhes se skemave piramidale, ajo cka eshte e pamohueshme duhet te deklarohet.
    Ambasadori i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara duhet te kete nje sfond akademik te thelle dhe te perforcuar nga nje pervoje te duhur ne mardheniet e jashtme te Shqiperise dhe preferohet te kete sherbyer si zyrtar i larte ne nje nga ambasadat e huaja te vendit tone. Personi duhet te jete i pjekur si ne sjellje ashtu edhe ne moshe dhe duhet te kete pervoje ne artin e diplomacise si dhe te jete i/e afte te percjelle ne menyre te sakte dhe te qarte politikat shqiptare prane zyrtareve amerikane. Kandidati gjithashtu duhet te kete njohuri te thella dhe qendrime pragmatike ndaj Shteteve te Bashkuara dhe ne vecanti ndaj politikave te SHBA perkundrejt Ballkanit. Cka eshte me me rendesi, sidomos pas skandalit te korrupsionit te Tarifes, personi qe do te permbushe rolin e ambasadorit duhet te jete nje individ me integritet te larte dhe te kete si prioritet kryesor permbushjen e interesave te shqiptareve. Ky person gjithashtu duhet te rrezatoje dinjitet dhe besueshmeri ne perputhje me kete post, si me te rendesishmin ne diplomacine shqiptare. Eshte e sigurt se ka disa individe ne Shqiperi qe gezojne shumicen, ne mos te gjitha keto karakteristika.
    Megjithese Berisha e gezon privilegjin e zgjedhjes dhe per me teper i duket mjaft normale qe te pranoje aleanca me diplomate qe i sherbejne qeverise se tij, besnikeria ne vetvete nuk duhet te jete kualifikimi kryesor, ashtu sic ka qene deri tani motivi kryesor i shumices se emerimeve te tij, duke perfshire ketu edhe Edit Harxhin. Per te shmangur cdo siklet te metejshem rreth kesaj ceshtjeje, nuk do te ishte keq sikur Berisha te konsultohej me Moisiun ne perpjekje per te perzgjedhur nje kandidat te pranueshem nga te dyja palet qe do te permbushe rolin e Ambasadorit te Shqiperise ne Washington. Dhe gjeja kryesore qe Berisha duhet te shmange, eshte qe te kerkoje mendimin e anetareve te tij te familjes qe ose nuk kane pervoje ne kesisoj gjerash, ose kane kerkuar azil politik ne Shtetet e Bashkuara!
    Te gjitha keto duhet te ishin te qarta per nje Kryeminister te mencur. Sa keq qe Shqiperia nuk po e gjen dot nje te tille.

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kreu i shtetit: Duhet më shumë dialog mes nesh

    Moisiu: Pse nuk dekretoj Edit Harxhin


    Presidenti, letër Berishës për bllokimin


    --------------------------------------------------------------------------------


    Konflikti tashmë i bërë publik për zgjedhjen ose jo të Edit Harxhit ambasadore të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasurohet kohë pas kohe me prapaskena të reja. Pas deklaratave të ministrit të jashtmë Mustafai, sipas të cilave presidenti Moisiu kishte bërë vërejtje për kandidat-ambasadoren, një tjetër element i shtohet kësaj historie përplasjesh institucionale.
    Burime mjaft të sigurta pranë qeverisë shqiptare i thanë dje Gazetës Shqiptare se gjatë javës së shkuar kryeministri Berisha ka marrë një letër nga Presidenti Moisiu, e cila fokusohet tek motivet e refuzimit të kandidaturës së Edit Harxhit nga ana e kreu të shtetit, si dhe në disa çeshtje që kanë të bëjnë me komunikimin mes dy institucioneve.
    Në letrën e tij, mësohet se zoti Moisiu është shprehur mjaft hapur, se nuk mendon se zonja Harxhi ka staturën, moshën, formatin dhe peshën e një titullari diplomatik në Uashington. Sipas tij, një ambasador në SHBA duhet të ketë cilësi të cilat lidhen me karrierën e gjatë diplomatike, eksperiencën dhe formimin profesional në detyra që përfshihen në sistemin e shërbimit me jashtë. Sipas kreut të shtetit, emërimin e titullarit të përfaqësisë tonë në SHBA duhet shumë kujdes dhe maturi, si pasojë e lidhjeve të ngushta që egzistojnë mes dy qeverive dhe vendit strategjik që zenë SHBA në politikën tonë të jashtme.
    Moisiu vë në dukje se këto cilësi mungojnë tek kandidatura në fjalë dhe se për pasojë ai nuk mund ta dekretojë Edit Harxhin si ambasadore të vendit tonë në qendrën më të madhe të diplomaticë ndërkombëtare.
    Nga ana tjetër, të njëjtat burime informojnë se Presidenti Moisiu ngre në letrën e tij edhe problemin e komunikimit mes dy institucioneve, duke e ftuar zotin Berisha që të nxisë frymën e dialogut për ceshtje që prekin marrëdhëniet institucionale mes kryetarit të shtetit dhe shefit të ekzekutivit.
    Letra e mësipërme e Moisiut duket se përbën hapjen e parë zyrtare të Presidencës ndaj një çeshtjeje mjaft delikate, për të cilën deri tani zoti Moisiu i ishte përmbajtur fort formulës së ‘reflektimit’ rreth dekreteve të paraqitura nga kryeministri. I vetmi reagim i tërthortë i zyrës së presidentit erdhi pas disa deklaratave të ministrit të jashtëm, i cili kritikonte vonesën e Moisiut në formosjen e dekreteve. Në atë rast, Presidenti i kujtoi shefit të diplomacisë ligjin dhe normat institucionale, sipas të cilave kryetari i shtetit komunikon për ambasadorët ‘vetëm me kryeministrin’.
    Letra në fjalë duket se e mbyll, ose më mirë e devijon, kapitullin ‘Harxhi’. Sepse komandimi i zonjës Harxhi në postin e zv.ministrit të jashtëm, përtej përgjigjes nervoze për rezistencën e Moisiut, fsheh brenda mgulmimin e kryeministrit për t’i ofruar Edit Harxhit role gjithsesi të larta në hierarkinë diplomatike. Ndërkaq, zgjidhja e përkohshme me dërgimin e një të Ngarkuari me Punë në Uashington, mund të krijonte në të një të ardhme të afërt probleme jo të vogla përfaqësimi pranë administratës amerikane, ku niveli i diplomatëve konsiderohet, ashtu si në çdo vend tjetër, si sinjal politik ndaj vendit pritës.

    Letra
    Letra i është dërguar kryeministrit Berisha disa ditë më parë, ku shprehen disa nga qëndrimet e presidentit

    Harxhi
    Presidenti shpjegon arsyet se pse nuk ka derketuar deri më tani Edith Harxhin si ambasadore në SHBA

    Marrdhëniet
    Presidenti kërkon komunikim më të shpeshtë me kryeministrin për çështje të ndryshme të vendit


    Çështja Harxhi
    Presidenti i Republikës nuk informua në lidhje me emërimin e ambasadores së re të Shqipërisë në SHBA. Nga deklaratat publike të Presidencës u mësua se Moisiu ishte njohur me çështjen vetëm nga mediat

    Ambasadorët
    Pothuajse të gjithë ambasadorët e rinj të paraqitur nga ana e kryeministrit Berisha ishin caktuar pa u konsultuar me presidentin edhe pse ligji parashikon që dekretimin përfundimtar e bën kreu i shtetit

    Reagimi i PS
    Socialistët në opozitë e shfrytëzuan marrdhënien e ftohura mes presidentit dhe kryeministrit në kohën kur diskutohej në komisionin parlamentar të politikës së jashtme emërimi i Harxhit. Ata u shprehën kundër

    Komunikimi
    Prej kohësh nuk është dëgjuar të flitet për ndonjë takim apo diskutim mes kreut të shtetit dhe kryeministrit të vendit për të diskutuar çështje të ndryshme shtetërore, përfshi edhe për ambasadorët

    Reagimi
    Qëndrimet kundërshtuese të presidentit për kandidaturën e Harxhit, janë bërë të ditura vetëm nga ministri Mustafaj i cili ka treguar publikisht se pse Moisiu nuk ka pranuar dekretimin e saj.

    GSH

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    KUSHTETUTA DHE AMBASADORËT


    Agron Alibali

    Para disa kohësh një gazetar grek me të drejtë kritikonte prirjet apo mendësinë e disa politikanëve atje, sikur kinse vendet e rëndësishme të botës nuk gdhiheshin dot pa menduar apo pa i thënë më përpara mirëmëngjes Greqisë. Dhe me të vërtetë, pavarësisht nga dëshira për t’u paraqitur të rëndësishëm, vende sikurse Shqipëria apo Greqia mbeten gjithsesi të vogla në fushën ndërkombëtare të shahut.
    Kjo sindromë e rreme e madhështisë nuk ka lënë pa infektuar edhe truallin e Arbërit. Një shembull i rëndomtë ishte kopjimi krejt pa vend dikur i termit anglosakson “spiker” ëspeaker] në vend të “Kryetar i Kuvendit”. Një tjetër shembull i freskët ishte përmendja e politikës fort të debatuar në Amerikë “asnjë fëmijë të mos mbetet pas”, gjatë përurimit të një shkolle në kryeqytet. Por ndërsa këto të mësipërmet janë, si me thënë, bëma pa qeder, dhe që me kohë harrohen, prapëseprapë ka të tjera veprime kopjuese ndikimi i të cilave lë gjurmë të thella në jetën e qytetarëve të këtij vendi.
    Sigurisht përftimi apo shkëmbimi i përvojave pozitive është një gjë normale në fshatin global. Por këtu e kemi fjalën për kopjimin mekanik të modeleve apo shablloneve të huaja që më shumë dëmtojnë se sa ndihmojnë.
    Kujdes i veçantë duhet treguar sidomos në fushën e së drejtës, ku shartimi i parimeve, koncepteve apo përvojave nga vende me traditë të ndryshme juridike duhet shqyrtuar me shumë kujdes. Ndërkohë që përftimi i disa parimeve themelore që tashmë i përkasin praktikës universale të së drejtës është i këshillueshëm, kopjimi mekanik i atyre përvojave kushtetuese që bartin koncepte e praktika specifike të një vendi të caktuar nuk i përshtatet një vendi të vogël me traditën e vet kushtetuese dhe që bën pjesë në modelin e së drejtës kontinentale.
    Një shembull i tillë duket se është zbatimi për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë i të ashtuquajturave seanca dëgjimore me ambasadorët, një praktikë e kopjuar pas modelit amerikan. Me të vërtetë, në Kushtetutën amerikane një vend të rëndësishëm zë pushteti i Dhomës së Lartë të Kongresit, d.m.th i Senatit, për të dhënë “këshilla dhe pëlqim” ndaj disa vendimeve të presidentit që kanë të bëjnë me lidhjen e traktateve, për emërimin e ambasadorëve, të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, etj. (Neni 2.2.2, advice and consent). Kjo dispozitë synonte të zbuste shqetësimin e shteteve si pjesëtare të federates nga rritja apo fuqizimi i pamasë i pushteteve të qeverisë federale. Prandaj kushtetuta e një republikë federale presidenciale parashikon ballancimin e fuqisë së pushtetit ekzekutiv qendror federal nëpërmjet ushtrimit të kontrollit nga senatorët si përfaqësues të njësive shtetërore federale. Ndaj edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, me gjithë të metat e veta, me të drejtë nuk e parashikon kurrkund një procedurë të tillë, që rrjedhimisht do të paraqitej si kundërkushtetuese.
    Kjo sjell në vëmendje kundërshtinë tjetër në procedurat për emërimin e një ambasadori, dhe pikërisht atë të rolit të Presidentit të Republikës. Eshtë e padiskutueshme që forma e rendit shtetëror në Shqipëri është republika parlamentare ëNeni 1.1. i Kushtetutës], ku pushteti i presidentit është i kufizuar dhe qendra e gravitetit të pushtetit ekzekutiv është kryeministri. Ky i fundit, në zbatim të programit qeveritar të miratuar nga Kuvendi, ushtron ndër të tjera edhe pushtetin e caktimit të përfaqësueve diplomatikë të Shqipërisë në vende të tjera. Kuptohet që kandidaturat kalojnë fillimisht në sitën e Ministrisë së Jashtme, dhe mandej i përcillen Kryeministrit, i cili ka fuqi vendimore.
    Nisur nga zakoni apo tradita se të dërguarit diplomatikë përfaqësojnë mbretin (apo presidentin), dhe se në një mbretëri parlamentare si Britania e Madhe apo republikë parlamentare si Shqipëria, vendimi i kryeministrit është thelbësor, roli i mbretëreshës në Britani apo i presidentit në Shqipëri është krejt dytësor, ose thjesht noterizues. Ky rol nuk është më shumë se sa një mbetje ceremoniale e parimit të lashtë juridik të jus imperi. Pra, a ka tagër presidenti i republikës parlamentare për të caktuar ambasadorët? Përgjigja është vetëm mohuese. Presidenti nuk mund të caktojë ambasadorët. Ai ka të drejtë vetëm “të emërojë apo lirojë” ambasadorët, dhe vetëm pasi këta propozohen nga kryeministri. ëNeni 92 (dh) i Kushtetutës] Përfundimisht, presidenti i një republike parlamentare nuk ka tagër të kundërshtojë, refuzojë apo mosmiratojë propozimin e kryeministrit për caktimin e ambasadorit. Presidenti është vetëm hallka e fundit emëruese, krejtësisht formale, e një procedure caktimi ku rolin parësor e thelbësor e ka ekskluzivisht qeveria. Çdo intepretim tjetër zgjerues i kompetencave të presidentit të një republike parlamentare do të shkonte ndesh me praktikën kushtetutese krahasimore analoge si dhe me nenin 1.1 të Kushtetutës së Shqipërisë.
    Presidenti i vendit e ka treguar veten si një burrë shteti i vërtetë gjatë periudhës së deritanishme. Nisma e tij për një reformë zgjedhore të kryer vetëm prej shqiptarëve – dhe jo më prej burokratëve të OSBE-së - e kurorëzuar me mbledhjen dhe deklaratën e 7 dhjetorit 2005, duhet përshëndetur e mbështetur pa asnjë rezervë. Por, në kuadrin e rolit të tij udhëheqës, bashkues e ndërtues, vonesa në lëshimin e dekretit për emërimin e ambasadores së re në Uashington është e pakuptueshme dhe jo e justifikueshme. Madje ideja e mosdekretimit për shkak të gjinisë apo moshës – sikurse përmend ndonjë organ i shtypit - mund të përbëjë edhe diskriminim sipas Nenit 18.2 të Kushtetutës. Nga ana tjetër, kjo vonesë krijon premisat për një përplasje krejt të panevojshme institucionale, ndërkohë që vakuumi i krijuar në përfaqësinë shqiptare në Uashington cënon objektivisht interesat e vendit dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe në një periudhe kritike historike.
    Sa i takon sindromës së madhështisë, shfaqje të saj madje po vërehen shpesh edhe në sallën e konferencave të shtypit të Departamentit të Shtetit në Uashington. Një gazetar grek me emrin Lambros ka kohë që është bërë gazi i botës së korrespondentëve të akredituar pranë Fogi Botom-it (Foggy Bottom). Akuzat e rënda dhe sulmet e pathemelta që ai i bëri Shqipërisë dhe figurës së ambasadores në mbyllje të konferencës së shtypit të 5 dhjetorit 2005 – duke iu referuar madje qarqeve diplomatike në Tiranë - janë jo vetëm një shfaqje e turpshme e sindromës së madhështisë ballkanike, ku një gazetar nga Greqia kinse i kërkon llogari Amerikës, por përbëjnë edhe një dhunim flagrant të normave më themelore të etikës gazetareske. Por sigurisht, diplomacia shqiptare nuk duhet të shqetësohet aspak kur sulmohet nga pseudogazetarë krejt të diskredituar, ku përgjigjja më e mirë mund të ishte injorimi sipas thënies së vjetër shqiptare që lidhet me karvanin dhe qentë

    Gazeta Shekulli

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Deputetja nga Kosova Samie Zeqiraj :" Edit Harxhit do t'ia kisha besuar edhe shtetin"

    nga BEQIR SINA, Nju Jork

    MANHATTAN New YORK: Kandidatja, e shpallur për ambasadore e re e Republikës së Shqipërisë në Uashington, një politikane me përvojë këto vittet e fundit, 33 vjeçare u emrua siç bëjnë të ditur lajmet nga kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, zëvendes Ministre e Puneve të Jashtme të Shqipërisë. Pra ajo tani ka marrë detyrën e numërit 2 të këtij institucioni më të rëndësishëm të shtetit shqiptar. Ajo e merr këtë detyrë pasi edhe më parë ajo ka punuar për si specialiste-diplomate në Ministrinë e Jashtme shqiptare, më pas si zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në disa detyra të rëndësishme, si këshilltare e zv.shefit të UNMIK-ut, e ngarkuar me disa poste të rëndësishme.

    Zonja Harxhi ka kryer studimet në universitete të njohura të Ankarasë dhe Britanisë së Madhe. Politikanja e re e Shqipërisë në është një poliglote dhe zotëron 5 gjuhë të huaja. Ajo zotëron në mënyrë të përkryer anglishten, italishten, turqishten, frëngjishten dhe serbishten. Gjatë një vizite, para tre - katër vjetëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo, është parë të vizitojë me plotë pasion, e intersim të madh qëndrat më të rëndësishme, historike, shkencore, kulturore e artistike, të këtij qyteti , si nga më të famëshmet në botë : The Museum of Modern Art, New York Museum of Natural History, The Solomon R. Guggenheim, Jewish Museum of New York, The Pierpont Morgan Library - Museum & Research Library, Statue Of Liberty National Monument (National Park Service), e tjer.



    Siç ceket edhe në fillim të këtij përshkrimi të shkurtër zonja Harxhi ka qënë edhe si zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në disa detyra të rëndësishme, si këshilltare e zv.shefit të UNMIK-ut, e ngarkuar me disa poste të rëndësishme. Gazeta shqiptaro - amerikane Illyria, me bazë në Nju Jork, në edicionin e rradhës ka zhvilluar një intervistë me një politikane të vjetër dhe të njohur nga Kosova. E cila, vizitojë një javë më parë edhe Nju Jorkun. Deputetja e kuvendit të Kosovës, zonja Samie Zeqiraj ish deputete edhe në paralamentin e parë të Kosovës, duke ju përgjigjur disa pyetjeve së gazetares, ndër të tjera në fund ka thënë se : "Ajo(Harxhi), ka lënë një përvojë të shkëlqyer në Kosovë, dhe e them me bindjen e plotë se Edit Harxhi do t'ia kisha besuar edhe shtetin". Gazetarja shtron pyetjen :" Kohët e fundit ka shumë përplasje mendimesh, mbi emrimin e zonjës Edit Harxhi ambasadoe e Shqipërisë në SHBA-s, Ju e njihni zonjën Harxhi, mbasi ajo ka punuar pranë UNMIK-ut, dhe ka qënë shumë afër kuvendit të Kosovës në hartimin dhe konsolidimin e shumë ligjeve. Cili ëshë mendimi juaj ?


    Zonja Samie Zeqiraj, (deputete): " Unë e njoh Edit Harxhin që nga dita e parë e ardhjes në Kosovë. Ajo e ka ndihmuar shumë paralamentin e Kosovës dhe komisionet përkatëse në përgjethësi. Kontributi i saj ka qënë shumë vendimtar, sidomos në përpilimin dhe nxjerrjen e ligjit :" Për barazinë gjinore". Miratimi i këtij ligji është bërë unanim nga ndërkombëtarët, madje mbi të ka hedhur firmën në fund Soren Jesen Petersen.


    Aq sa e njohim ne Edit Harxhin është e paisur me njohuri të plota në fushën juridke dhe politike, është e paisur me ato njohuri aq sa i vyejnë një ambasadoreje. Gratë, përfaqësuese në parlamentin e Kosovës, por dhe jashtë tij, e kanë përshendetur vënjen e kandidaturës së Edtit Harxhit si ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Ajo ka lënë një përvojë të shkëlqyer në Kosovë, dhe e them me bindjen e plotë se Edit Harxhit do t'ia kisha besuar edhe shtetin

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pamvaresisht se Moisiu gjen ku te kapet ne ceshtjen Harxhi..si psh jo mosha jo eksperienca etjetj.. me rendesi eshte se kemi dy modele ne zgedhjen e njerzve per te punuar ne zyrat e shtetit..

    njeri .. modeli socialist.. ku psh gangot..sic jane cunat e Dades ja propozojne mamase ministre te marre ne zyre te ministrise..Imellden, bashkpuntoren ne krime te bandes Hakmarrja..
    tjetri.. e bija kryeministrit demokrat.. ja sugjeron te jatit marrjen ne pune te shtetit te nje vajze model ne edukate.. formim profesional e qe gezon reputacion kudo..

    kujt ti besohet Shteti.. dade lesko arapo gonxheve ruco malo caushve.. .. hajdute shkallnuro-krate e sheik me djersen e gjakun e popullit apo atdhetareve te perkushtuar..

    patjeter atdhetareve u duhet len shteti ne dore..

  7. #127
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nejse pra, Harxhi eshte e mire per militante me deklaratat e saj, jo per ambasadore. Te jesh ambasadore duhet te jesh ne rradhe te pare diplomate, te flasesh qete, me maturi, me buzeqeshje, te jesh fine, deri diku edhe dinake... te dish te godasesh me pambuk. Deklaratat e Harxhit ngjajne sikur ka thirrur per tifozllik ne ndonje stadium. Shume militante dhe e pamatur! Nuk ben per ambasadore e asnje ambasade te rendesishme. Phuuuuu....!!! Sa njerez te kulturuar dhe me finese duhet te jene ambasadoret!!!


    Bravo presidentit per maturine qe ka treguar. Eshte goxha burre dhe meriton respekt!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #128
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Poqese bazohemi vetem ne ate shkrimin e Harxhit per ceshtjen se a duhet te jete ajo ambasadore ne SHBA a jo, une them qe po. Bile ai shkrim eshte gjeja me e mire qe me pelqen te ajo dhe qe me ben te perkrahe ate ne punen e ambasadores ne SHBA-se. Edhe diplomacia nganjehere kerkon qe ca gjera te thuhen troc. Sidomos kur preken interesat tua kombetare si me 1997-ten.

    Kurse, se a kemi diplomate me te mire dhe qe mund ta bejne punen me mire ne ambasaden tone ne SHBA, dhe qe ka pervoje me shume ne diplomaci, kjo eshte pengesa kryesore e Harxhit per kete pozite mendoj une.

    Une per vete, jam shume i mendimit qe te vihet ne krye ndonje shqiptaro-amerikan qe ka kontribuar shume ne ceshtjet tona kombetare ketyre viteve te fundit ne SHBA, si psh. Agron Alibali (profesori i shkencave politike ne Harvard), Bardhyl Tirana (politikan karriere me shume njohje ne qarqet politike te SHBA-se), Martin Vulaj (avokati i njohur ne SHBA, ish-kryetar i KKSHA-se dhe me shume lidhje deri tek presidenti Bush dhe ne dy partite kryesore te SHBA-se) etj. etj. Mirepo edhe po te jete nga Shqiperia, nuk jam kunder, pervec se duhet te kete shume pervoje, dhe te kete qene shume i suksesshem ne pervojat e tij/saj si ambasador.

    Ky eshte mendimi im.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #129
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Nga nje rraport special qe me ka ardhur nga subjekte serioze thuhet qe "angeldust eshte nje person i kerkuar qe i ka futur friken jo vetem qarqeve anti-shqiptare, por u ka zgjuar edhe njehere deshiren per pushtet diktatoreve te vdekur qe tashme edhe kockat u jane tretur. Eshte nje person qe te kall friken nga bindjet e saj politike dhe e korruptuar deri ne palce."

    ANGELDUST, tani ti si person hajde dhe na mbush mendjen qe nuk je asnjera nga keto gjera. Si do te dukej ty qe njerez qe as te njohin, as ta kane degjuar ndonjehere emrin, dhe as qe kane pasur rastin te njohin nje njeri te afert tendin te hedhin pluhur te tille mbi emrin tend; turpi i kujt eshte????

    Gjithashtu, nese jeton ne Amerike, apo kudo qe jeton, ma merr mendja qe duhet ta dish qe kur flitet per "fakte te pafaktuara" vihen ne pikepyetje shume burimi nga i cili vjen deshmia apo lajmi.
    Ne rastin Harxhi, shih njerezit qe kane hedhur akuzat?? Arta Dade. Mblidhi dy persona qe do te flasin mire per te ndac si person, ndac si karakter, ndac nga ana e moralit. Vetem nese ky person do te kishte paraqitur dicka qe nuk e luan as topi mund te jete e besueshme. Per ndryshe po te ishe ne gjykate, fjalet e saja nuk i han as qeni.

    Merre Gari Kokalarin qe shkruan mbi kete ceshtje- dhe qe i eshte mbushur mendja qe ka qene faktori kryesor ne rrezimin e Fatos Nanos. Ne rradhe te pare ky njeri nuk di shqip dhe mundohet te jete protagonist ne politikberjen shqiptare. Se dyti, sikurse dhe personi me lart, gjej dy veta qe e kane njohur kete person per me shume se 10 minuta qe te flasin dy fjale te mira per te.

    Se treti, shih ku jane bazuar akuzat. Znj Harxhi ka shkruajtur nje artikull ku bazuar ne burime te ndryshme thote George Tennett mund te kete qene i implikuar ne trazirat e 97s. Ku e she anti-amerikanizmin??? Pse shan indivitin nuk shan shtetin. Pse shan kreun e institucionit nuk shan shtetin. Sa here ka dale qe figura te medha ne CIA kane shitur informacione shume te rendesishme tek qarqet anti-amerikane. Mund te vesh doren ne zjarr qe ky i fundit nuk ka qene i implikuar personalisht, por jo institucionalisht ne trazirat e 97s?? Nese po, mund te besh nje studim ku te rrezosh te gjitha ato qe jane thene ne shkrimin e Znj Harxhi. Nese jo, qepe dhe mos fol.

    Se katerti, nese do shohesh me kujdes ato brockullat qe Kokalari e Dade hedhin si fakte qe e kane hequr nga puna nga UNMIK jane me te vertete qesharake, dhe tregon nivelin e ulet intelektual te te gjithe neve qe perdorim internetin. Nese je e punesuar jashte shtetit e din shume mire qe nje punedhenes ne asnje menyre nuk mund te beje publike arsyet se perse je larguar nga puna. Qofte kjo me deshiren tende apo te punedhenesit. Arsyet jepen vetem nen urdhrin e gjyqesorit. Kjo eshte mire qe ta dime te gjithe thjeshte per punet tona ne te ardhmen. Tani me te vertete mendoni se nje organizate me "liability" si UNMIK do te kishte dhene informacion kaq lirshem????? Thjeshte perdor llogjiken.

    Se fundit, nuk e ti nese ti "angeldust" je femer apo mashkull, por a nuk te duket ty se ka diskriminim ndaj femres ne kete rast nga presidenti??? A nuk siguron kushtetuta barazi te seksit?? Aq me keq, ai thot nuk ka moshen e duhur. Nuk eshte ky diskriminim i moshes??? Nese Shqiperia ka pasur kryeministra edhe me te rinje, a nuk mund te kemi edhe ambasadore te rinje??? Dhe duke perdorur nje llogjike te ftohte, Shqiperia ka nje diplomaci relativisht shume te re. Deri ne 92 kishim shofera, ndersa ne 92 filloj nje brez i ri. Shqiperia investoi ne kete fushe, dhe STUDENTJA E PARE E DIPLOMACISE SHQIPTARE ISHTE PIKERISHT ZONJA HARXHI. C'FARE FAJI KISHTE ZONJA HARXHI QE SPECIALISTET (SOCIALISTET APO KOMUNISTET) E HOQEN SAPO ERDHEN NE PUSHTET. KU TA GJEJ EKSPERIENCEN QE ARTA DADE KERKON KUR ISHTE PIKERISHT PUSHTETI I DADES QE NUK JA LEJOI ZHVILLIMIN E KARRIERES????

    Por, per ata qe i shohin gjerat me llogjike dhe jo te qerruar e kane lehte ta shohin qe personi ne fjale ka eksperiencen e duhur; themeluese e ligjit me moderrn ne Ballkan per te drejtat e gruas ne KOSOVE, profesoreshe ne U Prishtines, ne Bilkent, dhe per ti shuar te gjitha idiotesirat si antiamerikane keshilltare e sigurise e kryeministrit Hajrdainaj dhe me pas Kosumi, sikurse dhe burimi i fakteve per websitin e CIA mbi Shqiperine.
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha hesht për Harxhin

    Shekulli

    Një fjali e vetme ka qenë e mjaftë, sipas vlerësimit të kryeministrit Sali Berisha, për të deklaruar qëndrimin mbi çëshjten „Harxhi“, të ambasadës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa bërë shumë komente, këtë vlerësim Berisha e ka dhënë të përgjysmuar në nivelin e qartësimit të asaj çfarë mendon me të vërtetë qeveria, por duke shtuar se transparenca e të gjithë çështjes do të bëhet. „Në momentin e duhur do të bëjmë transparencën e plotë të këtij problemi“, - ishte fjalia e shkurtër e kryeministrit, për një çështje të zgjatur pas emërimit të Edit Harxhit si ambasadore në Uashington dhe pasi presidenti Alfred Moisiu e ka quajtur të papërshtatshme si kandidaturë. Kryeministri nuk tha se kur dhe cili do të ishte momenti për këtë transparencë, paçka se Moisiu ka argumentuar se Harxhi nuk shihet me vlerësim të mjaftueshëm prej tij në atë detyrë të rëndësishme për shkak të moshës e përvojës. Opozita ka kritikuar emërimin e Harxhit si kryediplomate në SHBA, mbështetur në disa qëndrime të mëhershme të kandidates që bien ndesh me politikat e Uashingtonit, të vlerësuar si aleati strategjik i Shqipërisë.

  11. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    "Në momentin e duhur do të bëjmë transparencën e plotë të këtij problemi",
    Heshtja ne kete rast zoti kryeminister vetem sa aprovon te gjitha kritikat qe mediat kane publikuar me kete emerim. Akuza e pare eshte ajo e nepotizmit, emerimi i bere ne baze njohjesh familjare, dhe kjo e portretizon keq kryeministrin qe ka marre persiper te reformoje mbare administraten dhe te luftoje korrupsionin pa kompromis. Debulesat per femijet mos i sill ne pushtet pasi nepotizmi te afron "dallendyshet e pushtetit", por te largon "shqiponjat" njerezit mbeshtetjen dhe keshillen e te cileve do te duhet per vitet qe do te vine. Keta jane ata qe nuk kane nevoje per poste ambasadoresh apo ministrash qe ti besh per vete.

    Per ministrin e jashtem nuk kam se cfare te them me shume, vecse ai eshte ministri me i paafte i qeverise Berisha dhe paaftesia e tij eshte e tille qe nuk ka patur jave ne keto 90 ditet e qeverisjes qe ai te mos kete shkaktuar nje skandal apo nje reagim te madh ne mbare opinionin publik shqiptar si ne Shqiperi edhe jashte saj. Ne kete pike, ministri Mustafaj jo vetem qe nuk po ndihmon ne realizimin e objektivave te qeverise Berisha ne politiken e jashtme, pro ai e ka vene me shume se dy here ne pozita te veshtira edhe vete kryeministrin, si ne raportet Tirane-Prishtinë edhe ne raportet me fqinjet. Keshilla e vetme qe Berisha duhet ti japi ministrit te tij eshte qe te flasi sa me pak dhe vetem pasi te kete marre aprovimin e kryeministrit per fjalet qe do te nxjerri para mediave.

    Sa per presidentin, ai deshmoi pjekurine e duhur duke mos u bere pale e emerimeve nepotike apo emerimeve si "shperblime politike" per njerez te konsumuar ne politike. Ai emeroi vetem ato emra qe permbushnin disa prej kritereve themelore te diplomatit dhe u tha jo emerave qe nuk i permbushin keto kritere. Ne fakt, kryeministri Berisha duhet te falenderoje presidentin, pasi presidenti i dha fund nje skandali qe filloi nga goja e ministrit te jashtem e arriti deri ne gojen e zedhenesit per shtyp te departamentit te shtetit amerikan. Fund skandalit mund ti jepnin vetem 3 veta: ministria e jashtme terheq kandidaturen, kandidatja terhiqet vete publikisht, presidenti i thote jo kandidatures. Edhe pse presidenti u dha kohen e mjaftueshme si ministrit si kandidates per te kuptuar qe ky emerim nuk do te aprovohej prej tij, keta te dy nuk e paten "intuiten diplomatike" qe te shpetonin nga turpi i nje fakti te kryer, kthimit mbrapsht te kandidatures.

    Persa i perket kandidates Harxhi, vete fakti qe ajo nuk u terhoq gjate gjithe kesaj kohe, edhe pse eshte mese e ndergjegjshme se emri i saj u kthye ne nje problem me te madh se nje emerim, ne nje problem politik per qeverine dhe kryeministrin, ajo nuk u terhoq nga emerimi sic beri Dilja. Sikur hic asgje, stoicizmi i saj deshmon ate qe asaj nuk i behet aspak vone per imazhin apo politiken e qeverise Berisha, aqsa i behet vone per te siguruar nje post ne administraten e qeverise Berisha. Nese ajo do te ishte terhequr publiksiht nga ky emerim, ajo do ti kish fituar pike vetes dhe do ti kishte provuar si te gabuar te gjithe kritiket e ketij emerimi. Fakti qe nuk e beri nje gje te tille, deshmon papjekurine e saj politike. Cdo post apo emerim qe mund ti jepet asaj ne qeverine Berisha, puna e saj do te jete gati e pamundur. Nese ministri i jashtem do ta kish emeruar ne nje post tjeter sic mund te ishte ambasada turke, e gjithe kjo katraulle do te ishte shmangur.

    Dhe mesimi tjeter qe duhet te nxjerresh zoti kryeminister eshte qe ka perenduar koha e emerimeve politike ne SHBA, pasi komuniteti shqiptar i Amerikes nuk eshte me as i vogel ne numer dhe as i disintegruar nga realiteti shqiptar. Kur te vendosni per nje emer tjeter, bejini nje nder vetes, merrini mendimin edhe komunitetit shqiptar te Amerikes dhe mundesisht zgjidhni nje prej rradheve te atyre gati 500 000 shqiptareve qe mendohet se jetojne ne Amerike.

    Albo

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sherri në kokën e shtetit

    Sherri në kokën e shtetit

    Mentor Nazarko


    Në kokën e institucioneve shtetërore është duke u konsumuar një konflikt serioz; ai midis presidentit dhe kryeministrit, për të cilin nuk ka informacione të plota. Sebepi i konfliktit janë disa ambasadorë të rinj, të cilët, sipas procedurës ligjore, emërohen nga presidenti me propozim të kryeministrit që merr emrat formalisht nga ministri i Jashtëm. Presidenti Moisiu ka bllokuar prej një kohë relativisht të gjatë firmën mbi dy kandidatura, atë të Edit Harxhit në SHBA dhe Tatiana Kongolit në Austri, ndërkohë që ligji nuk saktëson për sa kohë duhet që ai të studiojë kandidaturat. Madje ai ka refuzuar në formë përfundimtare kandidaturën e Harxhit, pa dhënë ende përgjigje për atë të Kongolit.
    Janë hedhur disa hipoteza, mes të cilave ajo se presidenti po sillet kështu pasi do që mazhoranca të miratojë më parë emrat e tij për në Gjykatën e Lartë, ku janë krijuar prej shumë muajsh disa vende vakantë. Ka hipoteza të tjera se vendi mikpritës, SHBA-ja, ka shprehur pakënaqësi ndaj Harxhit, e cila, para se të konsumonte një periudhë pune në UNMIK, ka punuar në ambasadën tonë në Ankara, ku dhe ka bërë një studim mbi rolin e Greqisë dhe të ish-shefit të CIA-s, himariotit Tenet, në ngjarjet e 1997-ës. SHBA-ja ka zgjedhur presidentin Moisiu për të bërë bllokimin e kësaj kandidature dhe, sipas kësaj hipoteze, nuk kanë preferuar ta bëjnë këtë duke kontaktuar kryeministrin Berisha.
    Ajo çka bëhet publike është bllokimi i kandidaturave, që krijon një situatë të pakëndshme në të gjitha planet. Pa ambasador në zyrën më të rëndësishme diplomatike, me një konflikt institucional të hapur mes zyrave më të rëndësishme të shtetit. Përkundër kësaj, qeveria ka shkurtuar buxhetin e presidencës me më shumë se 30%. Ministri Mustafaj ka marrë përsipër konfliktin, ndërsa pas bërjes publike të letrës së Moisiut me arsyet e refuzimit, letër që vendos precedentin e komunikimit me shkrim midis dy institucioneve, kryeministri Berisha nuk po del në publik për të reaguar.

    Roli i precedentit
    Në komunikimin ndërinstitucional të këtij rangu kanë rëndësi të madhe precedentët: ligjet apo kuadri rregullator nuk është i hollësishëm, duke lënë gjithçka në dorën dhe sensin shtetformues të drejtuesve. Mbi bazë të këtij precedenti duhet të ishte ndërtuar sjellja dhe komunikimi aktual: në përgjithësi kryeministri është konsultuar me presidentin paraprakisht për emrat, në mënyrë të tillë që të mos ketë kundërshtira publike. Madje dhe Nano që ishte shpesh mospërfillës me Moisiun, pas dështimeve me Meidanin në raste të ngjashme, si për shembull, zëvendësimi i ministrave, negocionte me presidentin aktual. I gjithë ky proces paraprak derisa kandidatura të mbërrijë në Presidencë edhe formalisht është i përbërë nga negociata apo dhe pazare, të cilat kanë një kuptim: sipas një tradite të vjetër shtetësie, ambasadorët konsiderohen si të dërguarit e presidentit, ashtu si dikur konsideroheshin si të mbretit. Pra, presidenti duhet të ketë një farë roli në emërim. Roli i presidentit shtohet veçanërisht nëse ai është një figurë autoritare apo aq më shumë nëse ka mbrapa një parti politike. Kundërshtarët e kësaj ideje, pra ata që thonë se presidenti duhet të firmosë me sy mbyllur ç’kandidatura i dërgon kryeministri, mbështeten te karakteri parlamentar i republikës, që në thelb nuk përkthehet domosdoshmërisht me mungesë roli të presidentit në procedura emërimesh. Sipas kësaj kushtetute, kreu i shtetit ka rol të spikatur emërues në diplomaci, drejtësi, Prokurori, SHISH dhe institucione të tjera. Në përfytyrimin e ligjvënësit, presidenti duhet të përbëjë një lloj kontrolli dhe balancimi të pushtetit ekzekutiv në emërime.
    Por duket se në rastin e Harxhit, ashtu si edhe në të Kongolit, dhe ndoshta në përgjithësi për të gjithë emrat, zoti Berisha nuk e ka respektuar këtë procedurë. Dhe futja e elementit alla amerikan të takimit të kandidatëve me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit i ka dhënë karakter publik debatit mbi emrin e Harxhit. Me shumë gjasa duket se në rastin e Harxhit Berisha ka dashur të vendosë Moisiun përpara faktit të kryer. E gjitha kjo, pra publiciteti i lajmeve ka detyruar palët të nxjerrin karta të tjera.

    Psetë e sjelljes së Moisiut
    Në përgjithësi presidenti Moisiu nuk i ka krijuar bllokime të ngjashme kryeministrit Nano, hiq rastin e emërimit të guvernatorit Fullani, emri i të cilit u shkëmbye me kandidaturën e Moisiut për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Berisha aktualisht nuk ka dashur të regjistrohet edhe njëherë publikisht si joserioz në sulme ndaj presidentit, pas inkoherencave që ka treguar me ndjesën ndaj shqiptarëve për zgjedhjen e tij. Pse kemi arritur në përmasa të tilla të konfliktit? A thua të jetë vallë këmbëngulja e shumëpërfolur e Moisiut për të vendosur këshilltarin e vet Kapllani në ndonjë post ambasadori? Në një shikim të parë, duket si kleçkë e vogël për të provokuar një konflikt kaq të madh. Për më shumë, mendohet se Moisiu duhet të ketë patur më shumë kompleks të prodhuar prej përzierjes së frikës dhe respektit nga Berisha sesa nga Nano për më tepër që Moisiu e ka konsideruar veten si kandidaturë e opozitës. Shkalla e guximit të Moisiut apo dhe hapësira e manovrave indipendentiste të tij edhe në rastin e Nanos ka qenë e kufizuar deri në shprehjen indirekte të mospëlqimit të një kandidature, por jo bllokimin total të saj. Pikërisht kjo traditë konstruktive e Moisiut të çon në marrjen në konsideratë të një faktori tjetër që duket se qëndron pas rezistencës së kreut të shtetit- vendi mikpritës- SHBA-ja. Duke preferuar me shumë të drejtë që të mos vënë Shqipërinë para një situate të pakëndshme, që do të krijohej duke i refuzuar agrimentin një ambasadori, ndoshta SHBA-ja e ka vendosur barrierën që këtu nëpërmjet Moisiut, duke prodhuar një konflikt institucional të brendshëm në vend të një akullnaje në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nëse është kështu, zoti Berisha duhet të mos ta ketë konsultuar kandidaturën as dhe me vendin mikpritës, traditë që është respektuar prej paraardhësve, edhe në raste ministrash të veçantë, dhe ky është një farë gabimi i tij me natyrë sovraniste siç do ta quanin liberalët e djathtë afër tij. Mund të supozohet se pala mikpritëse mund edhe të jetë vënë në dijeni prej tij, por ka preferuar të mos reagojë menjëherë, pa marrë informacion duke e lënë zotin Berisha “të gabojë”. Me këtë supozim dhe hipoteza fillestare që mbrapa kundërshtimit të fortë të Moisiut qëndrojnë SHBA-ja, është akoma më e besueshme. Ajo që të do të të habiste në një rast të tillë është se pse SHBA--ja nuk ia ka bërë të ditur drejtpërdrejt zotit Berisha pakënaqësitë e tyre? Sepse kjo mund të përkthehet minimalisht si një komunikim jo shumë i mirë mes tyre dhe kryeministrit…

    Pse Harxhi zëvendësministre
    Një emërim i tillë duket si reagimi i drejtpërdrejtë ndaj bllokimit të saj në tryezën e presidentit. Duket si i drejtpërdrejtë se mund të ishte bërë më parë sa kohë që vendi i zëvendësministrit të Jashtëm ishte vakant prej krijimit të qeverisë, por u zgjodh të bëhej pikërisht tani si përgjigje ndaj bërjes publike të kundërshtisë së Moisiut. Me disa arsye: e para për t’i ruajtur dinjitetin asaj dhe propozuesve. E dyta, si kompensim për individin konkret që mund të ketë lenë një vend pune diku gjetkë për të provuar rolin e ri të ambasadores. E treta, për të gjetur një rrugëdalje dhe përfundim dinjitoz sherrit. Për të mos rihapur më, veçanërisht nëse është e vërtetë hipoteza e refuzimit amerikan, që në vorbullën dhe keqkuptimin e informacioneve që vijnë nga jashtë prej mediave tona, gati gati u lidh me emrin e Al-Kaedës. Kjo ndodhi kur në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, me një logjikë alla shqiptare apo alla ballkanike, Harxhit ju kujtua biografia. Sigurisht nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe lidhjet e sforcuara mbeten të shëmtuara.
    Ndoshta në një situatë të tillë, emërimi i Harxhit zëvendësministre ishte zgjidhja më e mirë. Por kryeministri nuk po komunikon me presidentin dhe me institucione të tjera. Dhe ambasada më e rëndësishme e Shqipërisë në kohën e diskutimit të çështjes së Kosovës, të afrimit përfundimtar të zotit Berisha me SHBA, të negocimit për NATO-n brenda 2007-ës etj. mbetet bosh. Nëse nuk quhet emërimi i zotit Kreshnik Çollaku si kryesim i përkohshëm i saj. Sepse…”yjet rrinë e vështrojnë…”

    12/12/2005
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Harxhi, Berisha Sfidon Moisiun

    E Enjte, 15 Dhjetor 2005



    HARXHI, BERISHA SFIDON MOISIUN

    Markel Bejdo

    Edit Harxhi eshte emeruar dje ne postin e zevendesministres se Jashtme. Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave eshte marre ne shqyrtim dhe propozimi per te emeruar numrin dy te diplomacise shqiptare, ku ka gjetur dhe mbeshtetjen e ministrave te kabinetit "Berisha". Gjate fjales se tij, kryeministri ka vleresuar karrieren e Harxhit duke e cilesuar ate te afte per detyren e propozuar. "Nje zonje me nje prejardhje familjare te shkelqyer, me nje karriere nder me te lakmueshmet. Nje punonjese e talentuar e diplomacise shqiptare dhe nje nga zyrtaret me te suksesshme sipas dokumenteve te UMNIK-ut dhe PNUD-it ne Kosove dhe keshilltarit te qeverise se Kosoves", u shpreh Berisha. Emerimi i Harxhit ne postin e zevendesministres se Jashtme vjen pas refuzimit te kandidatures se saj nga ana e Presidentit Moisiu per ta dekretuar si ambasadore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Mosdekretimi i kandidatures se Harxhit dhe Tatjana Kongolit ne postet e ambasadorit, solli dhe perplasjen e pare midis dy institucioneve: Presidences dhe qeverise. Edhe pse ende nuk jane bere te ditura arsyet e mosdekretimit, qeveria vendosi dje qe te emeroje Edit Harxhin si numrin dy te diplomacise shqiptare.

    Debati per ambasadoret

    Debatet per propozimet e bera nga ana e qeverise shqiptare dhe Ministrise se Jashtme per postet e ambasadoreve jane zhvendosur ne Komisionin e Jashtem. Gjate mbledhjes se djeshme te ketij komisioni anetaret socialiste kane akuzuar qeverine se po shkel ligjin, duke tejkaluar numrin e emerimeve politike per postet e ambasadoreve. Ne baze te ligjit, vetem 20 per qind e posteve te diplomateve mund te emerohen nga politika ndersa 80 per qind e tyre vijne nga radhet e diplomateve te karrieres. Duke u bazuar ne kete ligj, dje anetaret socialiste te Komisionit te jashtem, Arta Dade dhe Namik Dokle, kane pretenduar se tashme nga ana e qeverise eshte permbushur numri i emerimeve politike. Per kete arsye anetaret socialiste kane kerkuar ne seance prezencen e ministrit Mustafaj, i cili duhet te jape shpjegime peer keto emerime. Gjate mbledhjes se djeshme, nenkryetarja e komisionit, Dade, u shpreh se nuk eshte normale te vazhdohet te degjohet per keta emra kur ata jane thjesht politike. Por pretendimet e anetareve socialiste jane hedhur poshte nga ata te mazhorances te cilet kane argumentuar se numri nuk eshte shkelur dhe gjithcka eshte brenda ligjit. Nderkohe kryetari i Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, theksoi se te gjitha propozimet qe do te kontestohen do te verifikohen. "Nuk mund te mos pohoj edhe nje pretendim te socialisteve te cilet kane dyshime se eshte prishur raporti ligjor midis ambasadoreve te karrieres dhe atyre qe vijne nga politika", u shpreh Zogaj. Gjithashtu, dje ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem eshte zhvilluar nje seance degjimore per tre kandidate per ambasadore ne Kine, Bullgari dhe Arabi Saudite qe me pas do t'i cohen per dekretim Presidentit. Nga ana e qeverise jane propozuar kandidatura e Admir Banos per ambasador ne Mbreterine e Arabise Saudite, kandidaturae Maxhun Pekes si ambasador ne Republiken Popullore te Kines dhe kandidatura e Bujar Skendos si ambasador ne Bullgari.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Miratohen dy konsujt e Shqipërisë në greqi

    Miratohen dy konsujt e Shqipërisë në greqi

    15 Dhjetor

    Sot diskutohen emrat e ambsadorëve

    Komisioni i politikës së jashtme pritet të diskutojë sot në prani edhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, emrat e disa ambasadorëve të rinj, jashtë vendit. Kështu radhën e kanë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Maxhun Peka, i cili pritet të emërohet ambasador në Kinë. Të tjerë emra që pritet të merren në shqyrtim janë ai i Admirim Banajt në Arabinë Saudite, Sejdi Qerimaj në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në vend të Agim Neshos dhe Bujar Skëndos në Bullgari. Por edhe këto kandidatura pritet të mos marrin konsensusin e plotë të opozitës, ashtu si dy kandidaturat e Edith Harxhit dhe Tatjana Kongolit. Burimet nga opozita bëjnë të ditur se me emërimin e këtyre ambasadorëve është ulur shumë niveli i përfaqësimit, përveçse po tejkalohen kufijtë e 20% të emërimeve politike të përfaqësuesve tanë në ambasadat e huaja. Në këtë përqindje, sipas opozitës, futen edhe emërimet direkte të Kryeministrit me propozim të ministrit të Jashtëm. Para pak ditësh janë emëruar dy konsuj në Janinë dhe Selanik të Greqisë, përkatësisht ish-kandidati i PD-së në Mallakastër Artur Shehu dhe ish-kryetari i PD-së së Korçës, Thoma Nini. Ndërkohë opozita do të shprehë edhe kundërshtitë në komision në lidhje me CV-të e disa prej ambasadorëve. Siç është emri i Sejdi Qerimajt, i cili ka qenë sekretar i komunës së Fierzës në Tropojë apo edhe të Admirim Banajt në Arabinë Saudite, që sipas opozitarëve ka qenë inxhinier në komunale në Gramsh dhe nuk kanë përvojën e duhur diplomatike. Po kështu sot pritet të shqyrtohet projektligji “Për Buxhetin e Shtetit për vitin 2006” edhe me praninë e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.

    Metropol.

    Admirim Banaj eshte i famshmi Like Rehova(karikaturist)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Editin me ka rastisur ta njoh dhe eshte njeri korrekt dhe perfekt ne pune; perfekt jo me standarte lindore, por me stil perendimor. Eshte per te ardhur keq sa shume shpifet per nje njeri vetem se u caktua per nje detyre qe ndoshta eshte e lakmueshme per shume. Sikur Sala ti kishte te gjithe si Editin, sa mire do te ishte...
    Po t'i lene iniciative ne ministri me siguri ka per te dhene nje kontribut qe do te ngelet, sepse nuk eshte e fikesuar per te shitur mend, por teper e fikesuar per te realizuar me sukses cfare i ngarkohet.

  16. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ka ardhur koha qe diplomacia shqiptare te jete me dinjitoze dhe sigurisht qe kete nuk mund ta bejne ish-apartçiket komuniste apo njerez qe i shikojne te huajte si perendi.
    Mendoj se diplomacia shqiptare ka nevoje per njerez te rinj si znj. Harxhi. Megjithese nuk u emerua si ambasadore ne SHBA, funksioni i saj ne Ministrine e Jashteme nuk eshte me më pak rendesi.
    Urime dhe suksese znj. Harxhi.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  17. #137
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha mes Edit Harxhit dhe SHBA-së

    Mark Marku

    Qeveria shqiptare i ka dhënë fund telenovelës së kandidates për postin e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA me një fund të lumtur për znj. Edit Harxhi. Më në fund ajo është emëruar zv.ministre e Jashtme e vendit tonë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me shtetin më të fuqishëm të botës, SHBA-në. Për herë të parë që pas vendosjes së demokracisë, qeveria shqiptare e ka ulur nivelin e përfaqësimit të saj në SHBA në nivelin e të ngarkuarit me punë. Më keq nuk ka të shkojë më. Që sot e kësaj dite Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me një ambasador por me një të ngarkuar me punë, një nivel ky që në marrëdhëniet diplomatike mes vendeve ndodh shumë rrallë. Dhe kjo ndodh vetëm ngaqë pas refuzimit nga ana e presidentit Moisiu të kandidaturës së mësipërme, qeveria shqiptare nuk gjente një tjetër ambasador në rruzull të dheut që të zëvendësonte zonjën Harxhi në misionin e saj për të ringjallur kujtimin e famshëm të Konicës.
    Për mënyrën se u zhvillua, kjo ngjarje është mjaft domethënëse dhe një analizë e saj do të hidhte dritë jo vetëm mbi historinë e shkuar të ngjarjes por edhe për të ardhmen e qeverisë shqiptare dhe të pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare. Në këtë rast nuk është e rëndësishme nëse kishte të drejtë Moisiu, apo Berisha, Mustafaj apo Harxhi, nëse duhej apo nuk duhej emëruar Harxhi si ambasadore. Normalisht zonja Harxhi me qëndrimin konfliktual të shprehur edhe me shkrime kundër vendit ku duhej të ushtronte veprimtarinë diplomatike nuk duhej të ishte caktuar si kandidate për postin e ambasadores së Shqipërisë në SHBA. Në rast të kundërt, kandidatura e saj mund të ishte fare e natyrshme ashtu siç do të ishin të natyrshme edhe qindra kandidatura të tjera vajzash dhe grash që kanë të njëjtat vlera që ka personi në fjalë. E rëndësishme në këtë histori është se zonjës Harxhi iu botuan në shtyp qëndrimet e saj të mëparshme antiamerikane, dhe madje pasi iu botuan ajo edhe i rikonfirmoi duke pohuar të njëjtin qëndrim, e më pas kandidatura e saj u bllokua në presidencë. Në këtë rast, dy institucionet, ai i qeverisë dhe ai i presidencës u vunë përballë një emri. E natyrshme do të ishte që për shkak të interesave madhore, ky emër të dilte mënjanë dhe institucionet të gjenin gjuhën e komunikimit dhe instrumentet për kapërcimin e krizës. Fitoi emri.
    Për shkak të emrit u krijua një konflikt i tillë mes dy institucioneve saqë qeveria vendosi të mos dërgonte fare ambasador në SHBA. Shpejt e shpejt u gjet një i ngarkuar me punë dhe me këtë zgjidhje u duk sikur karshillëku i presidendit ndaj qeverisë u ndëshkua rëndë. Por në fakt është krejt e kundërta. Në gjithë këtë histori pala e humbur është qeveria shqiptare, marrëdhëniet e saj me SHBA, vetë Shqipëria. Qeveria ka treguar një papërgjegjshmëri që ka për t’i kushtuar shumë shtrenjtë në raport me partnerin më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne nuk e dimë nëse SHBA e donte apo nuk e donte Harxhin, ashtu sikurse nuk e dimë nëse shkrimet e saj janë servirur nga ndonjë burim i superfuqisë më të madhe të botës apo nga kundërshtarët politikë të qeverisë shqiptare. Në të vërtetë, as kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që në një lojë të rëndomtë për një emër, qeveria shqiptare vuri emrin para interesave strategjike të shqiptarëve në politikën ndërkombëtarëve. Do të duhej që për hir të këtyre interesave, ajo të tërhiqej. Nuk e bëri. Përkundrazi e shtriu karshillëkun kundër presidentit edhe kundër SHBA-ve duke e bërë Editin zv/ministre të Jashtme. Nuk e dimë se si do ta presin amerikanët dorashkën e qeverisë shqiptare. Të shpresojmë që ata të mendojnë edhe për interesat e shqiptarëve dhe ta konsiderojnë atë si një shaka të patakt të qeverisë shqiptare, shaka që mund t’i bëjë vetëm ajo.

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Berisha: Punonjëse e talentuar e diplomacisë shqiptare dhe një nga zyrtaret më të suksesshme të UMNIK dhe PNUD

    Edit Harxhi emërohet zv.ministre e Jashtme


    N.P

    Tiranë-Nga sot Edit Harxhi do të jetë zyrtarisht zv.ministre e Jashtme, pas refuzimit si ambasadore në SHBA nga presidenti Alfred Moisiu. Këshilli i Ministrave miratoi dje emërimin e Harxhit në postin e zv.ministres së Jashtme, ndërkohë që kryeministri Sali Berisha paraqiti në fillim të mbledhjes së qeverisë një CV tepër pozitive për karrierën e Harxhit. “Zonja Edit Harxhi e shkolluar në Edinburg dhe përfunduar gradimin në këtë universitet, një zonjë me një prejardhje familjare të shkëlqyer, me një karrierë ndër më të lakmueshmet, një punonjëse e talentuar e diplomacisë shqiptare dhe një nga zyrtarët më të suksesshëm sipas dokumenteve të UMNIK-ut dhe PNUD-it në Kosovë dhe këshilltare e qeverisë së Kosovës emërohet zv.ministre e Punëve të Jashtme”,- tha dje Berisha. Pak kohë më parë, Edit Harxhi ishte paraqitur në ambientet e Ministrisë së Jashtme si zv.ministre e komanduar në pritje të emërimit të saj në këtë post. Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e kësaj të fundit pas refuzimit nga presidenti Alfred Moisiu për ta dekretuar si ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Edhe pse kreu i shtetit Moisiu nuk ka paraqitur ndonjë dokument të shkruar, ai ia ka bërë të qartë ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, në disa takime të zhvilluara me të. Moisiu është shprehur se për shkak të moshës së re dhe përvojës së pakët diplomatike, Harxhi mund të plotësonte detyrën e saj diplomatike në ndonjë ambasadë tjetër, por jo në SHBA. Megjithatë, këmbëngulja e Ministrit të Jashtëm ka qenë e madhe, për sa kohë që Mustafaj e ka vlerësuar gjithnjë figurën e Harxhit, duke u shprehur në të njëjtën kohë se ai ishte në pritje të dekretimit të saj nga presidenti Moisiu. Por ky i fundit, të njëjtin qëndrim ia bëri me dije përmes një letre zyrtare edhe kryeministrit Sali Berisha, duke mbyllur çdo mundësi që ai ta dekretonte Harxhin në postin e ambasadores në SHBA.





    15/12/2005

    shekulli

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Letraret E Shquar Te Top-show Dhe Nje Tip Ne Katror

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Berisha mes Edit Harxhit dhe SHBA-së

    Mark Marku

    Qeveria shqiptare i ka dhënë fund telenovelës së kandidates për postin e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA me një fund të lumtur për znj. Edit Harxhi. Më në fund ajo është emëruar zv.ministre e Jashtme e vendit tonë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me shtetin më të fuqishëm të botës, SHBA-në. Për herë të parë që pas vendosjes së demokracisë, qeveria shqiptare e ka ulur nivelin e përfaqësimit të saj në SHBA në nivelin e të ngarkuarit me punë. Më keq nuk ka të shkojë më. Që sot e kësaj dite Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me një ambasador por me një të ngarkuar me punë, një nivel ky që në marrëdhëniet diplomatike mes vendeve ndodh shumë rrallë. Dhe kjo ndodh vetëm ngaqë pas refuzimit nga ana e presidentit Moisiu të kandidaturës së mësipërme, qeveria shqiptare nuk gjente një tjetër ambasador në rruzull të dheut që të zëvendësonte zonjën Harxhi në misionin e saj për të ringjallur kujtimin e famshëm të Konicës.
    Për mënyrën se u zhvillua, kjo ngjarje është mjaft domethënëse dhe një analizë e saj do të hidhte dritë jo vetëm mbi historinë e shkuar të ngjarjes por edhe për të ardhmen e qeverisë shqiptare dhe të pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare. Në këtë rast nuk është e rëndësishme nëse kishte të drejtë Moisiu, apo Berisha, Mustafaj apo Harxhi, nëse duhej apo nuk duhej emëruar Harxhi si ambasadore. Normalisht zonja Harxhi me qëndrimin konfliktual të shprehur edhe me shkrime kundër vendit ku duhej të ushtronte veprimtarinë diplomatike nuk duhej të ishte caktuar si kandidate për postin e ambasadores së Shqipërisë në SHBA. Në rast të kundërt, kandidatura e saj mund të ishte fare e natyrshme ashtu siç do të ishin të natyrshme edhe qindra kandidatura të tjera vajzash dhe grash që kanë të njëjtat vlera që ka personi në fjalë. E rëndësishme në këtë histori është se zonjës Harxhi iu botuan në shtyp qëndrimet e saj të mëparshme antiamerikane, dhe madje pasi iu botuan ajo edhe i rikonfirmoi duke pohuar të njëjtin qëndrim, e më pas kandidatura e saj u bllokua në presidencë. Në këtë rast, dy institucionet, ai i qeverisë dhe ai i presidencës u vunë përballë një emri. E natyrshme do të ishte që për shkak të interesave madhore, ky emër të dilte mënjanë dhe institucionet të gjenin gjuhën e komunikimit dhe instrumentet për kapërcimin e krizës. Fitoi emri.
    Për shkak të emrit u krijua një konflikt i tillë mes dy institucioneve saqë qeveria vendosi të mos dërgonte fare ambasador në SHBA. Shpejt e shpejt u gjet një i ngarkuar me punë dhe me këtë zgjidhje u duk sikur karshillëku i presidendit ndaj qeverisë u ndëshkua rëndë. Por në fakt është krejt e kundërta. Në gjithë këtë histori pala e humbur është qeveria shqiptare, marrëdhëniet e saj me SHBA, vetë Shqipëria. Qeveria ka treguar një papërgjegjshmëri që ka për t’i kushtuar shumë shtrenjtë në raport me partnerin më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne nuk e dimë nëse SHBA e donte apo nuk e donte Harxhin, ashtu sikurse nuk e dimë nëse shkrimet e saj janë servirur nga ndonjë burim i superfuqisë më të madhe të botës apo nga kundërshtarët politikë të qeverisë shqiptare. Në të vërtetë, as kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që në një lojë të rëndomtë për një emër, qeveria shqiptare vuri emrin para interesave strategjike të shqiptarëve në politikën ndërkombëtarëve. Do të duhej që për hir të këtyre interesave, ajo të tërhiqej. Nuk e bëri. Përkundrazi e shtriu karshillëkun kundër presidentit edhe kundër SHBA-ve duke e bërë Editin zv/ministre të Jashtme. Nuk e dimë se si do ta presin amerikanët dorashkën e qeverisë shqiptare. Të shpresojmë që ata të mendojnë edhe për interesat e shqiptarëve dhe ta konsiderojnë atë si një shaka të patakt të qeverisë shqiptare, shaka që mund t’i bëjë vetëm ajo.
    Mark Marku ka shpreh ketu plot mendime per Harxhin, duke e bere ate pergjegjese deri edhe per ftohje te mardhenieve Shqiperi- Amerike, gje qe mendoj qe s'ka as njohurite dhe as te drejten ta gjykoj,

    Nderkohe qe po postoj ketu nje shkrim te Koha Jone ku gjykohet Marku, ne profesionin e tij nga dikush tjeter. Per cudi te dy shkrimet si i Markut ashtu edhe ai mbi Markun jane botuar ne 1 dite...lol


    E Enjte, 15 Dhjetor 2005


    LETRARET E SHQUAR TE TOP-SHOW DHE NJE TIP NE KATROR

    Shpetim Kelmendi

    Para dy netesh, ne emisionin Top-show na dolen ca letrare, per te folur rreth letersise bestseller dhe, mbasi e kopsiten me se miri kete teme te yndyrshme, u leshuan si vaji ne lakra duke dhene mendime te ziera e te ferguara e te pjekura ne hell mbi flaken e zbehte te letersise shqipe. Keta tipa-pa llogaritur disa te tjere qe nuk qelluan te pranishem ate mbremje- jane te rysur ne dhenie mendimesh e pikepamjesh jo vetem mbi letersine, por dhe mbi cdolloj teme qe e lyp nevoja e kombit. Mjafton t'i ftosh, dhe do t'i kesh menjehere gati mbas portes se televizionit, duke pritur me durim, gje qe esht- normale vetem per njerezit qe pergjithesisht s'kane dicka per te thene por qe, njeheresh, jane pllakosur nga deliri se i dine te gjitha. E pra, me kot kishim shpresuar se njeriu qe i dinte te gjitha, pati vdekur me 11 prill 1985. Ne fakt, ai njeri ka vdekur vertete, por ka lene pas goxha nxenes me mendesi teresisht totalitare, perjashtuese, deliruese, ose ndryshe komuniste. Keta njerez mbarojne nga deshira per te thene fjalen e fundit, per te diktuar fermane, per te konkluduar cdolloj argumenti, apo per te vulosur ne menyre perfundimtare deri edhe disa dilema per te cilat njerezimi i shkrete po e lodh koken tash mijera vjet. Keta tipa nuk dialogojne, nuk kembejne mendime, nuk pranojne alternativa, por thjesht pergjigjen, nwse ndokush ka ndonje pyetje per t'u bere e nese kane kohe. Ti u ben pyetje, e ata te pergjigjen. Mund t'i pyesesh nga te gjitha fushat, perfshire edhe ekonomine, bujqesine, alkimine, gjeometrine, filozofine, mistiken, akustiken, matematiken, c'te te thote truri, e ata te pergjigjen me kompetence e dinjitet. Se, harrova ta them: jane vertete fantastike! Edhe komike, vetekuptohet. Qe marrin persiper te flasin mbi keto tema, kjo eshte ceshtje per te cilen duhet te shqetesohen specialistet e ketyre fushave, por qe te flasin per letersi, e sidomos per hierarkine e vlerave letrare, kjo po qe perben skandal. E di, e di, ata kujtojne se jane shkrimtare por, mos u shqetesoni, sepse ka edhe me keq: mbaj mend para ca vitesh dike qe kujtonte se ishte Napoleon Bonaparti! Sadik Bejko Kapedani del here mbas here neper tevera dhe keput brockulla me nje seriozitet dhe perkushtim te admirueshem. Heren e parafundit qe e pashe, kishte marre ne dore historine. Kesaj here e kishte me letersine, te cilen po e trajtonte me nje ismailizem te lyrshem e patetik per moshen qe ka. Nje nder tri fjali i kishte me kadare. Sepse, t'i heqesh kadarene atij, eshte njelloj si t'i heqesh stolin njeriut qe e kane denuar me varje. Doni te dini se kush eshte ky Sadiku? Perfytyroni pak nje plak simpatik, me floket tere thinja, e njeheresh servil te kadarese. Por, vini re!:servilizmin ndaj kadarese ai e mvesh bukur-bukur me ca terma patriotiko-patetiko-estetiko-historiko-politiko-panegjiriko-iko-iko-iko Ka montuar ca vargje cerebrale me kacavida e me pinca e me tela, dhe kujton i gjori se eshte poet, kur e di fort mire se poeti i vertete i brezit te tij eshte vetem Frederik Rreshpja, i cili nderkohe po vdes i braktisur ne nje dhome periferie ketu ne kryeqytet. Dhe kete poet te madh, nuk e zuri ne goje askush nga njerezit e ftuar ne Top-show. Pare me syrin e tyre eshte normale, kur dihet se artistikisht ata nuk jane as kepuca e tij. Mandej eshte Gentian Cocoli, ceshtjen e te cilit do ta mbyll vetem me dy fjale: djale i mire. Pason Virion Graci, per te cilin nuk kam ndonje mendim as si shkrimtar e as si individ, sepse i kam lexuar vetem dy tregime dhe dy replika. Se fundi vijme tek qershija e tortes qe quhet Mark Marku, ose shkurt Mark²-u. Fillohet me pyetjen: A egziston Mark²-u? Pergjigja eshte: "Jo". Jo, sepse, nje njeri qe e mban veten si i letrave, per te ekzistuar duhet te kete kullandrisur dicka pergjate tere jetes se vet, si pershembull, nje liber, nje studim, nje perkthim, nje trakt, nje traktat, nje traktor a ku di une. Asgje nga keto. Ai nuk ekziston. Mirepo, gjithe duke e ditur se nuk ekziston, a s'iu duket se ky njeri flet pak si teper per letersi? Sepse, marreveshjen e beme. Kushti i pare eshte te ekzistosh ndersa ndersa kushtet e tjera jane rrjedhoja. S'lashe njeri pa pyetur se c'eshte ky njeri, por askush nuk me dha ndonje prove te ekzistences se tij. Askush. Gjithe c'me thane lidheshin me ofiqet e tij: 1) Kryetar i Keshillit te Etikes tek gazeta "Shekulli", 2) pedagog ne Fakultetin e Gazetarise, 3) anetar i keshillit drejtues te RTSH-se "ofiq ne te cilin ose ka qene, ose eshte ose, pse te mos jete), 4) parathenes i nje libri te Kadarese me titull: "Ceshtje te marrezise", apo "Marrezia e ceshtjes", kush dreqin e merr vesh me, sepse "mjeshtri" tashme po i gatit librat si petullat. E shikoni se sa fantastik eshte ki Mark²-u? I ben te gjitha pa iu dridhur qerpiku e, mos e dhente Zoti t'i thote "jo" ndonjerit prej ketyre ofiqeve, se le pas vetes nje grope qe s'ka burre ta mbylle me. Nejse, keto jane ceshtjet e veta, por qe une i permenda per te nxjerre ne pah pazevendesueshmerine, pakrahasueshmerine, domosdoshmerine, kudogjendshmerine dhe gjithnjepranine e tij ne shoqerine shqiptare, si dicka qe merr rendesi te dores se pare ne prosperimin e vendit tone. Deri vone ki Mark²-u qe mesuar t'i nxirrte geshtenjat me duart e te tjereve, por tash qe mori pushtetin me 3 korrik, ka guxim te dale ne televizion e te na beje hierarkine e letrave. Sepse Mark²-u ka shije letrare. Por, shija e tij eshte aq e holle, sa nuk dallohet hic, nuk bie fare ne sy. Nese ne nuk ia dallojme shijen, ky nuk eshte sigurisht faji i Mark²-ut e as i shijes se tij qe eshte teper e holle, por yni qe s'jemi ne gjendje ta shquajme shijen e tij teper te holle. Me kujtohet nje shkrim i tij, botuar ne revisten "Aleph", ku thote se "Kafka, Xhojs, Prust, etj, jane vjeteruar". Pastaj, duke harruar se c'ka thene disa rreshta me siper, vijon te thote se "Figura si Merxhani, Toci, Agolli, etj" do te na i kishte zili bota. Te keqen e koherences! Te keqen e shijes! Te keqen e njohjes! Nuk ben Kafka, por beka Agolli!

    Kemi folur edhe here tjeter rreth nje fenomeni te cuditshem "per te mos perdorur ndonje fjale tjeter) qe po ndodh ne kulturen dhe artin shqipar: po shtohet perbindshem numri i njerezve qe kane emer por jo veper. Nder me tipiket eshte Mark²-u. Nuk di te shkruaje persembari as edhe nje shkrim gazete, se me liber, por ama kur i jepet rasti, ashtu ngec-ngec arrin t'i thote ne ndonje TV nja dy fjale persembrapshti. Nese pikepamjet e tij, do vazhdonte t'i thoshte ne ndonje kafene, kujt do t'i plaste, por puna eshte se i thote ne nje nga televizionet me te rendesishme e me te degjuara shqiptare. E, dihet, ne kete vend shumica e njerezve eshte gati ta ngrene sapunin per djathe. Ne ate emision, mes tjerash, Mark²-u cohet e thote se nder dhjete librat e dale nga konkursi i vjetshem "Europa, atdheu yne i perbashket", na paskan brume vetem librat e tre shokeve te tij, kurse te tjeret s'vlejne fare. Vec kesaj na ben me dije se kush e "shpiku" prozen e re shqiptare te viteve 90, duke na rreshtuar ca emra letraresh te cilet mund te kene gjithcka perpos talent, sepse, sic thote Frederik Rreshpja, "fatkeqesisht, talenti nuk eshte semundje ngjitese". Ne te vertete, jane krejt te tjere emrat qe kane sjell nje cilesi dhe energji te re ne letersine shqipe te viteve 90, por ata nuk dalin duke rrahur gjoks por thjesht vijojne te bejne artin e tyre, duke mbetur punetore te heshtjes, ndryshe prej Mark²-ut e shokeve t- tij qe merren me dokrra dhe nuk meritojne te quhen as dhe medioker.

    Por, gjithsesi, akoma nuk kuptohet se ku e gjen ky Mark²-u guximin dhe te drejten per t'u marre me hierarkine e letrave, duke qene qe s'ka as damarin e krijuesit e as stofin e kritikut apo studiuesit. Vepra me e madhe e tij si letrar, do mbetet perjetesisht parathenia qe i ka bere nje libri te kadarese. Perfytyroni lumturine dhe krenarine e ketij argati, kur beu i ka caktuar detyren e larte te parathenesit! E c'mund te kerkonte me teper nga fati?! Me kete parathenie ai ka mberritur pertej fuqise se enderrimit. Ky individ, qe po moshohet dita-dites, gjith' duke mbetur letrar i ri, ia del te mbijetoje ne mjedisin tone kulturor vetem fale aftesise per t'iu qepur menges se kadarese, kuptohet, bashke me miqte e tij, nje tufe e lezecme ismailistesh. Asinus asinum fricat, thone latinet, e ne kete rast me duket boll e qelluar. Meqe jemi te kjo tufe, me kujtohet edhe nje rast tjeter me Mark² kur, i ftuar ne nje televizion, kuptohet, me cilesine e parathenesit, i pati rreshqitur nga goja nje e vertete e madhe, qe pak a shume eshte se, "kadare i lavderon ata qe jane te pademshem per vepren e tij". Ky Mark²-u ben pjese ne nje rreth te patalentuarish, qe fatkeqesisht, tashti mbas 3 korrikut, i jane kacavjerrur keqas pjeses kulturore te pushtetit. Hidhini nje sy kandidateve per te fituar konkursin e sivjetem letrar te MTKRS-se. Jane te gjithe miqte e rrethit dhe brumit te tij. S'ka nevoje t'ua permend emrat, sepse dihen. Mbajini mend mire. Po keta individe do fitojne edhe vitin tjeter, edhe tjetrin, e edhe tjetrin akoma, deri ne zgjedhjet e reja. Sepse, per turpin tone, letersia na paska lidhje edhe me zgjedhjet politike.

    Eshte per te ardhur keq qe televizionet tona, vecanerisht ato qe jane te fuqishem dhe me ndikues ne formesimin e opinioneve, nuk i perzgjedhin pak me mire njerezit qe ftojne per te folur per kulturen. Kryeredaktoret e ketyre lloj emisioneve, ne mos pacin njohje apo aftesi qe te pikasin vete se c'e dallon elefantin nga lepuri, le te kene atehere aftesine, miresine apo durimin per te pyetur ndokend tjeter qe merr vesh me shume se ata. Sepse, e thame media ne pergjithesi ka ndikim tek njerezit, dhe eshte e dhimbshme kur ky ndikim behet negativ. Qe media ka prirjen per t'u dhene ze kultures dhe njerezve qe e bejne ate, kjo me duket vertete e bukur dhe e brohoritshme. Por, pyetja eshte: cila kulture dhe cilet njerez?

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Edith Harxhi: Ja çfarë nuk njohin njerëzit tek unë

    Intervista/ Flet zëvendësministrja e Punëve të Jashtme

    Edith Harxhi: Ja çfarë nuk njohin njerëzit tek unë

    Najada Selmani

    Zëri i saj krijon një disharmoni me ambiciet që tregon, duke folur për gazetën "Tirana Observer". Edith Harxhi rrëfen me një zë të brishtë se cila ka qenë jeta e saj gjatë këtyre viteve që ka jetuar larg atdheut, ndërsa veçon se Kosova ka qenë një eksperiencë e madhe pune dhe profesionalizmi. Me krenari thotë se është vajzë tiranase dhe gjithashtu petroninse. Por kur flet për studentët e dhjetorit, ajo thotë se ka qenë një ndër të parat në radhë, e që ka vijuar më tej me grevën e urisë, protestën kundër diktaturës komuniste në vend. Jo më larg se dy ditë më parë, Harxhi u emërua zëvendësministre e Jashtme, duke mbyllur kështu një herë e mirë "gojët e liga", që ndoshta indirekt ndikuan në mos dekretimin e saj si ambasadore e Shqipërisë në Uashington. E ndërkohë, vetë pohon se ka investuar për këtë ditë dhe se diplomacia është profesion i saj, e se do t'ia dalë mbanë të realizojë programin e qeverisë.
    Cila është jeta e Edith Harxhit?
    Ajo çka e ka përgatitur atë të jetë kjo që është sot? Unë kam lindur në Tiranë. Më takon të them që jam vajzë Tiranase, jam bijë e dy prindërve intelektualë. Kam mbaruar shkollën e mesme po në Tiranë. Përfundimi i shkollës së mesme ka përkuar me një moment të rëndësishëm historik për Shqipërinë, që ishte dhe fillimi i thyerjes së "perdes së hekurt", rënies së komunizmit, pra në fillim të viteve '90. Siç thonë shumë bashkëmoshatarë të mi të asaj kohe, edhe unë po them se jam petroninse. Kam marrë pjesë në lëvizjen studentore, më vjen keq që këtu në Shqipëri nuk është vlerësuar asnjëherë ashtu si duhet gjatë kësaj periudhe. E them me krenari shumë të madhe se kam qenë pjesëmarrëse e asaj lëvizjeje, sepse ka qenë një moment historik për Shqipërinë. Dhe kam marrë pjesë që në ditën "a" të saj, që në ditën e parë kur është bërë mbledhja e famshme me studentët e arteve. Më pas kam vazhduar me grevën e urisë dhe kam vazhduar të angazhohem deri ditën kur kam ikur nga Shqipëria në vitin '92 për në Britani të Madhe. Nga aktivizimi im në lëvizjen studentore dhe në grevën e urisë, nuk kam pasur aktivitet tjetër politik në Shqipëri. Në fund të vitit 1996 kthehem nga Britania e Madhe, pasi kisha mbaruar për Shkenca Politike. Aty është një diplomë e përbashkët dhe kam mbrojtur në të njëjtën kohë dhe temën e masterit, që erdhi menjëherë pas mbarimit të shkollës që është "Master of Harts" në Shkenca Politike. E kam mbrojtur me një temë shkencore, e cila ka qenë tema e nacionalizmit, me një profesor i cili është një nga emrat mjaft të shquar të botës sot për sot, në teorinë nacionaliste Tom Nern. Jam kthyer në Shqipëri në vitin 1996, pasi më ishte ofruar doktoratura në Universitetin e Edinburgut. E kam ngrirë doktoraturën për një kohë pa afat, thjesht me idenë e mirë për t'u kthyer në Shqipëri dhe ato dije që kisha marrë t'i jepja këtu. Isha në moshën 26-vjeçare, në kohën më pasionante të idealizmit që mund të ketë një njeri kur kthehet me ideale shumë të mëdha dhe që në momente të caktuara ndodh zhgënjimi i vërtetë.
    Kur u kthyet nga jashtë shtetit, me çfarë pune u morët këtu në Shqipëri?
    Jam kthyer në vitin 1996 dhe kam punuar këtu në Ministri të Jashtme në sektorin Turqi - Greqi. Si duket, puna ime akademike në çështjen e Ballkanit bëri që të isha shumë e afërt me çështjet rajonale të politikës së jashtme, e për këtë arsye u vendosa dhe në këtë sektor. Më tej, si pak njerëz të cilët kishin dalë nga Shqipëria më 1992-shin, unë përjetova 1997-ën në Shqipëri. Për mua kjo ka qenë një eksperiencë e pakrahasueshme, sepse e kam përjetuar pikërisht në këtë ministri, kam qenë pjesë e këtij stafi. Në prill të vitit 1997 jam larguar për në Ankara, ku më kanë caktuar si këshilltare politike pranë ambasadës sonë atje dhe e kam mbajtur këtë funksion deri në maj të viti 1998. Gjatë kësaj periudhe atje merresha me pjesën politike dhe krijova për herë të parë Shoqatën e Parë Studentore të Shqiptarëve në Turqi. Gjatë gjithë këtyre viteve kam diskutuar shumë për çështjen e diasporës. Në vitin 1998 jam kthyer në Tiranë, sepse më kanë kërkuar që të kthehem në Ministrinë e Jashtme. Kam bërë dorëzimet dhe më është thënë që duhet të shkoj për një pushim të gjatë. Ç'ndodhi me jetën e Edith Harxhit pas këtij momenti? Jam larguar nga Shqipëria, sepse kur u ktheva ndenja vetëm dy javë dhe më pas kam transferuar doktoraturën nga Universiteti i Giliburgut në Universitetin e Vilkentit. Aty kam dhënë sistemin e doktoraturës në Universitetin e Vilkentit në Ankara, sepse studenti që mbron doktoratën është me titull shkencor e është me orar të plotë. Unë jam marrë me kërkim shkencor dhe jam fokusuar në çështje të politikës së jashtme të rajonit. Kjo ka përkuar me periudhën kur gjendja në Kosovë ka qenë mjaft e acaruar dhe më ka dhënë një dorë të mirë për të shkruar, për t'u marrë me studime akademike, të cilat janë A, B dhe Z e kërkimit shkencor. Dhe kam shkruar mjaft studime në lidhje me politikën e jashtme të rajonit. Kam shkruar edhe në shtypin turk në atë kohë, në gazetën "Turkish Dejli Njuz", në revista ndërkombëtare dhe kam marrë pjesë në konferenca po ndërkombëtare. Më pas, në vitin 1999 jam ulur për të përfunduar një libër timin të dytë, i cili është i shkruar në anglisht dhe është i pabotuar ende. Në atë kohë kam fituar të drejtën e botimit nga shtëpia botuese angleze "Makvelen", e cila ka botuar edhe libra të tjerë të njohur. Pikërisht kur kam nënshkruar kontratën me këtë shtëpi botuese fillova punë në Kosovë dhe për shkak të detyrimeve që punonjësit ndërkombëtarë kanë ndaj Kombeve të Bashkuara nuk munda ta bëja botimin e librit tim, sepse nuk lejoheshin të bëheshin botime gjatë periudhës që shërbeje si diplomat ose si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara.
    Çfarë bëtë më pas me librin tuaj? A e botuat atë?
    Jo. Për momentin ende nuk e kam botuar, për arsye sepse tani nuk jam më studiuese, jam zyrtare e shtetit shqiptar, kështu që një ditë ndoshta, në të ardhmen, pasi të ketë dhe disa alternime të tjera, do të tentoj ta botoj librin përsëri, pasi edhe ofertën nga shtëpia botuese e kam të hapur. Ky ishte një libër dhe studim akademik, në të njëjtën kohë gjysma e tij ishte për Kosovën. E kështu, në qershor të vitit 2000, u nisa për një vizitë private njëjavore në Kosovë dhe më ndodhi që aty pata një ofertë nga misioni i Kombeve të Bashkuara që të punoja si zyrtare ndërkombëtare e këtij misioni në Kosovë. Këtë ofertë e diskutova dhe e mendova gjatë dhe në fund mbeta në Kosovë. Kam punuar për pak kohë në Departamentin e Drejtësisë dhe më pas lëviza në një moment tjetër pranë zëvendësshefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili ishte një njeri mjaft i njohur në Kosovë dhe në të njëjtën kohë ka qenë dhe përkthyes i Gabriel Garsia Markezit, në Gjermani. Pra shërbeva pranë tij si këshilltare politike për rreth tre vjet. Mbulova sektorin më të rëndësishëm, që ishte sektori social dhe ai minoritar. Më tej, m'u ngarkua një detyrë e re, e cila ishte barazia gjinore në të cilën punova rreth një vit e gjysmë, por që ishte sërish brenda këtij rrethi. Ndërkohë, pata mjaft bashkëpunime, si hartimi i ligjit të statutit të Kosovës që është firmosur nga Petersen dhe që është miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Kjo është një nga arritjet e mëdha që kam pasur, përveç asaj që kam qenë eksperte në grupin ndërkombëtar për krijimin e Kushtetutës së Kosovës. Jam shkëputur në tetor të vitit 2003, për arsye personale dhe mora në këtë moment një drejtim akademik. Fillova që të ligjëroj ose si i thonë, të jap leksione në Universitetin e Prishtinës për Shkenca Politike e Politikë të Jashtme. Ndërkohë, në shtator të vitit 2004 jam pranuar nga UNDP si konsulente ndërkombëtare, ku jam atashuar pranë kryeministrit të Kosovës si këshilltare për politikat e sigurisë. Kam shërbyer me të tre kryeministrat e Kosovës dhe kam filluar pikërisht me ngritjen e platformës së sigurimit në Kosovë, me transferimin e kompetencave në fushën e sigurisë, që është një nga momentet më kyçe në Kosovë. Natyrisht, kjo e gjitha është bërë në bashkëpunim me UNMIK-un.
    Si ndodhi që ju u rikthyet në Shqipëri?
    Më 30 shtator 2005 kam kërkuar dorëheqjen nga UNDP-ja për t'iu përgjigjur thirrjes së liderit të Partisë Demokratike në atë kohë dhe sot kryeministrit, për kthimin e trurit në Shqipëri. Plus që edhe në vetvete e ndieja detyrim moral ndaj Shqipërisë, që kisha shumë vite që punoja në Kosovë dhe më dukej se e kisha lënë pas dore vendin tim. Doja të bëja një kthim në atdhe dhe tani jam këtu, kur më është komunikuar dje (pardje) posti i zëvendësministres së Jashtme. Drejtim ky për të cilin unë kam investuar shumë gjatë këtyre 15 viteve. Në Shqipëri, në janar të vitit 2005, filloi lëvizja e kthimit të disa të rinjve që kanë qenë larg për vite me radhë, kjo që me krijimin e KOP-it. Natyrisht që në ato momente nuk kisha mundësi të ndërprisja kontratën, pasi isha në kulmin e përgatitjeve të platformës së sigurisë në Kosovë. Oferta për t'u kthyer në Shqipëri ka qenë thirrja e kryeministrit, për këtë unë jam ofruar, dhe kam kërkuar detyra ose poste. Por më janë ofruar dhe detyra si këto të fundit. Kështu që për mua ka qenë një gjë e natyrshme kthimi, sepse ka qenë një kthim i pritshëm, dhe kur pashë që disa miq të mi, shokë të mi, bënë dhe ata një kthim të mundshëm në Shqipëri, kuptova që duhej një kthim në vend. Kuptova që gjërat po shkonin në vendin e duhur dhe mendova se ishte momenti më i mirë për t'u kthyer e për të shërbyer për një kohë të caktuar në Shqipëri. Unë nuk kthehem në Shqipëri si politikane, por kthehem në vend vetëm si profesioniste, kthehem vetëm për t'i dhënë Shqipërisë diçka nga ajo çka unë kam përfituar këto vite. Dhe gjithçka ka qenë shumë e natyrshme.
    A mund të na thoni diçka nga jeta juaj jashtë punës?
    Jam një natyrë shumë sociale dhe përherë përpiqem të ruaj një komunikim të mirë me të gjithë. Jam nga ata njerëz që kërkoj përherë të bëjë ambient me miqtë kudo që shkoj. Bëj jashtëzakonisht mbledhje miqsh në shtëpinë time, jam altruiste në këtë aspekt, duke kaluar dhe caqet. Në vitin 2001 kam bërë disa pritje në shtëpinë time për parlamentarë të Kosovës. Një herë kam ftuar në shtëpinë time të gjitha anëtaret gra të Parlamentit të Kosovës, që kanë qenë gjithsej 30 deputete femra. Kam bërë herë pas herë koktej të tillë. Jam organizuese e tri festave kombëtare të Prishtinës. Përveç kësaj, në moshën 16 - 17 vjeç kam dhënë tri koncerte private në Pallatin e Operës dhe Baletit me kitarë. Nëse do të pyesni njerëz të brezit tim, ata do të më mbajnë mend në kohën kur kam dalë për herë të parë. Kam dalë me këngë angleze të Frenk Sinatrës dhe të Riç Hajllsit. Dhe të mendosh se ka qenë gjithçka tabu në atë kohë. Dhe sot e kësaj dite vazhdoj e luaj me kitarë, ashtu si kam dhe një hobi tjetër që e ndaj me tim shoq, udhëtimet. Në të njëjtën kohë jam shumë e përqendruar në letërsinë me sfond historik, por pa lënë pas dore letërsinë e mirëfilltë. Natyrisht që studimet albanologjike dhe letërsia historike janë shumë të rëndësishme për mua.
    Mbani mend kush ua ka dhënë mësimet e para në kitarë?
    Kam marrë mësime private që në moshën 6 vjeçare në solfezh, nga pianistja e shkëlqyer Vali Kaleci, më pas në moshën 12-13 vjeç nga një kitarist shumë i mirë, që tani është larguar nga Shqipëria dhe quhet Laert Stefanidhi. Mbaj mend që një nga koncertet që kam dhënë unë ka qenë dhe dalja e parë në skenën artistike në Shqipëri për Mira Konçin. Në formimin tim të përgjithshëm kanë ndikuar disa faktorë e faktori determinant ka qenë edukata familjare që kam marrë. Kam dy prindër intelektualë, im atë është mjek, ndërsa nëna ime është një mësuese e njohur e gjuhës angleze në Tiranë, në shkollën "Naim Frashëri". Jam mbesë e dy gjyshërve, të cilët për brezin e tyre kanë qenë mjaft të njohur, profesor Qazim Bajrami, një njeri i shquar i letërsisë në Shqipëri dhe autor i mjaft teksteve të letërsisë së huaj, përkthyes dhe Xhevat Harxhit, i cili ka punuar rreth 17 vjet në SHBA pranë organizatës "Vatra" në Boston. Ai ka punuar me Fan Nolin dhe ka qenë një mik i Faik Konicës. Kjo është prejardhja ime e unë nuk mund të jem ndryshe nga prindërit e mi. Në anën tjetër është dhe mënyra se si jam rritur: jam rritur me sportin e volejbollit, edhe pse tani nuk duket shumë, jam rritur me kitarën, me letërsinë e me gjuhët e huaja. Natyrisht që gjuhën angleze e kam nisur që herët, ndoshta kur kam lindur, nëna ime më ka folur anglisht. Pastaj italishten, të cilën e kam kujtim nga gjyshi im, i cili ka përkthyer disa autorë të shkëlqyer të letërsisë italiane. Frëngjishtja dhe natyrisht turqishtja, të cilën e kam mësuar se kam një bashkëshort turk, por me nënshtetësi shqiptare, dhe këtë gjuhë e kam mësuar edhe sepse kam jetuar në Ankara.
    Je përballur me shumë sulme qe të janë bërë. Në të njëjtën krballunjë grua e re në këtë post, a mendon se do t'ia dalësh mbanë?
    Absolutisht që po. Mendoj se nuk duhet të më bëhet mua kjo pyetje, sepse unë jam hartuese e ligjeve të barazisë gjinore dhe e vë pikën mbi "i" për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me ngritjen e rolit të gruas në Shqipëri të çfarëdolloj shoqërie. Është e padiskutueshëm që me lëvizjet sociale dhe demokratike sot nuk më duket aspak sfiduese kjo. Dhe mendoj se është një detyrë që si ia dalin mbanë meshkujt do t'ia dal edhe unë pa diskutim.
    Çfarë do të thoni sot për ata që kanë kundërshtuar kandidaturën tuaj?
    Diplomacia është një profesion delikat. Por, në të njëjtën kohë nuk është e specializuar si mjekësia, diplomacia është një dhe je diplomat si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Je diplomat si në funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme ashtu edhe si ambasador në të njëjtën kohë. Ky është ai kredibiliteti që ofron diplomacia në përgjithësi, kështu që për mua nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Dhe e dyta jam në profesionin tim, unë kam investuar gjithë këto vite. Po të kisha pasur ndërmend të hyja në politikën e përditshme, do të isha kthyer më përpara. Ajo çfarë ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, për mua është një histori e kaluar, sepse unë jam një tip që shikoj gjithmonë, përpara nuk lexoj pas. Prioriteti im si zëvendësministre e Punëve të Jashtme do të jetë zbatimi i programit të qeverisë.

    Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •