Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 142
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Presidenti Moisiu: Jo emërimit të Harxhit si ambasadore në SHBA

    Ambasadorja Harxhi qe do te shkoje ne SHBA, Publikohen fakte qe ka sulmuar CIA-n

    Ora: 8:45
    Nga: Artemida Collaku (Gazeta Shqiptare)


    Kandidatet per ambasadore te propozuar nga Ministria e Jashtme, kane kaluar dje ne “siten” e Komisionit Parlamentar per Politikat e Jashtme. Anetaret socialiste te ketij komisioni i kane cilesuar kater kandidaturat e pranishme si te papershtatshme per te kryer misionin e perfaqesuesve diplomatike te vendit tone ne SHBA, Zvicer, Austri e Greqi. Por ne “tabelen e qitjes” ka qene kandidatja per ambasadore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Edith Harxhi. Ish-ministri i Jashtem Kastriot Islami, ne mbledhjen e Komisionit te jashtem ka bere te ditur disa shkrime te bera nga kandidatja per ambasadore ne SHBA, ku shpreheshin qendrimet dhe konceptet e saj per rolin qe ka luajtur Greqia ne politiken e vendit tone, duke filluar qe nga vitit 1991 e deri ne 1997.


    Pasi Islami ka njohur anetaret e Komisionit te jashtem me materialet e shkruara nga Harxhi, te cilat ishin nxjerre nga nje faqe interneti, ka kerkuar te dije: “Ju i qendroni ende ketyre mendimeve qe keni shprehur ne keto materiale?”. Harxhi eshte shprehur prere ndaj kesaj pyetjeje, duke deklaruar se "u qendron 100 per qind atyre qe ka shkruar per rolin percares qe ka luajtur Greqia, sidomos gjate periudhes se ’97-es. Por mesa duket kjo nuk ishte pergjigjja e duhur ne ato momente".
    Nderkohe nenkryetarja e Komisioni te jashtem Arta Dade, eshte shprehur se Harxhi nuk e njeh politiken e jashtme te vendit tone, duke nenvizuar “se nje gje e tille ka ndodhur edhe per faktin se ajo nuk ka jetuar per nje kohe te gjate ne vendin tone, gje e cila ka sjelle edhe nje shkeputje te saj nga realiteti i politikes shqiptare”.

    Reagimi
    Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, eshte shprehur ne komision, se Harxhi eshte njera prej kandidaturave me te zgjedhura dhe se ka nje pervoje prej 5 vitesh pune me organizata nderkombetare ne Kosove. Ministri Mustafaj u largua nga mbledhja pa mbaruar ende shqyrtimi i te gjitha kandidaturave. Megjithese mbledhja ishte me dyer te mbyllura, nga deklarata e ministrit te Jashtem qe dha per mediat, u la te kuptohet se dicka nuk shkonte. Mustafaj ne kete deklarate ka permendur vetem kandidaturen per ambasadore ne SHBA, si nje nga kandidaturat me profesioniste ne kete fushe. “Te gjitha kandidaturat qe ne kemi paraqitur jane profesioniste mbi bazen e CV dhe ne kuadrin e zgjedhjes se ekselencave.


    Sic eshte shprehur kryeministri, ne kemi zgjedhur nje te tille e cila eshte e propozuar per ambasadore e Shteteve te Bashkuara. Edith Harxhi e cila eshte nje zonje me nje eksperience te madhe ne kuadrin e organizatave nderkombetare kryesisht ne Kosove mbi 5 vjet, ka qene ne perberje te ekipit te UNMIK-ut dhe eshte marre me ngritjen e te gjitha institucioneve ne Kosove. Produkt i nje shkolle shume te madhe per marredheniet nderkombetare ne Edinburg te Britanise se Madhe. Pra ka te gjitha cilesite per te realizuar nje detyre te tille”,- eshte shprehur ministri Mustafaj, i cili nuk pranoi te fliste per asnje prej kandidaturave te tjera.

    Harxhi
    Kandidatja per ambasadore ne SHBA, Edith Harxhi, ne periudhen 1997-1998 ka qene keshilltare ne Konsullaten shqiptare ne Ankara. Ajo eshte larguar nga sherbimi ne vitin 1998. Pas ketij shkarkimi Harxhi ka vazhduar te jetoje ne Turqi, ku eshte martuar me nje shtetas turk dhe ka nenshtetesine turke. Me pas aktiviteti i Harxhit eshte fokusuar ne Kosove, ku ka punuar ne UNMIK, si pjesetare e ekipit qe eshte marre me ngritjen e institucioneve kosovare.

    Shkrimet e publikuara nga ambasadorja e propozuar ne SHBA Edit Harxhi, qe sipas opozites nuk e lejojne ate te jete perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne SHBA

    (Pjese nga shkrimi, “Komploti greko-komunist ndaj demokracise shqiptare”- Edit Harxhi, marrë nga faqja e internetit të së Djathtës Shqiptare )

    Roli i Kishes Ortodokse
    ... Kryepeshkopi Janullatos, pavaresisht bujes se madhe qe beri, dhe kerkeses per mospranim te mijera Shqiptareve brenda dhe jashte vendit, u pranua te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare, duke shkelur ne kete menyre vendimin e marre nga patriotet shqiptare dhe vecanerisht Fan Noli dhe mbreti Zog, per ndarjen e kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriarkana. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot, kleri i huaj Ortodoks ne Shqiperi, ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar, qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e Jugut te Shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone, duke kanalizuar gjithcka nen ombrellen e Kishes Ortodokse Greke...

    Trazirat e mars 1997
    ...Duke hulumtuar shtypin dhe median greke gjate diteve te nxehta te vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta qe hedhin ne drite vete shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi “Revolucioni i vonuar i vitit 1997 ne Shqiperi” mund te perifrazohet pa frike edhe: “Pushtimi Greko -Komunist i Shqiperise”...
    ***
    ...Keto fakte qe dalin per here te pare ne shtypin Shqiptar, tregojne me se miri, shkaktarin kryesor te trazirave ne Shqiperi, aktivizimin e gjithe segmenteve greke, qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe fillimin e plote te aneksimit te Jugut te Shqiperise nga Greqia. Aneksimi ka filluar heret ne Shqiperi. Megjithate, Greqia kishte filluar te vinte ne jete kete plan famekeq, qe ne vitin 1996 duke shfrytezuar edhe misionaret e saj ne Shqiperi te cilet flisnin ne emer te minoritetit grek, por ne te njejten kohe benin politiken e helenizimit ne vendin tone...

    “Shpetimi ne ‘97 erdhi nga Turqia
    ...Ne ditet me te nxehta te luftes ne Shqiperi, gjate mesit te Marsit, ajo c’ka solli edhe nje renie te sulmit grek, ishte hyrja ne loje e Turqise. Sot analiste shqiptare dhe te huaj deri ne nje fare mase, mposhtjen e sulmit te armatosur grek ne Shqiperi gjate Marsit te vitit 1997, ia dedikojne ne vecanti ish-Kryeministres se Turqise Znj. Tansu Ciller, dhe ish-Shefit te Pergjithshem te Shtabit te Turqise, Ismail Haki Karadagi..


    Roli i PBDNJ
    ...Minoriteti grek ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit, ka sherbyer me se miri si nje nga kupolat e politikes greke ne vendin tone. Jo vetem i eshte lene hapesire per t’u perfaqesuar me se miri ne administraten e larte shteterore te vendit dhe ushtri, por ka arritur te marre edhe poste ministeriale kyce ne qeverite e viteve te fundit. Kjo politike e luajtur nga qeverite shqiptare qe pas vitit 1997, ka qene kryekeput e njeaneshme, pasi Shqiperia ka arritur jo vetem t’i krijoje kushtet me optimale anetareve te ketij minoriteti, por asnjehere nuk ka ngritur ceshtjen e perfaqesimit politik te arvanitasve ne Greqi, te cilet ne numer jane dhjetera apo qindra here me teper, dhe origjina e tyre shqiptare si dhe te drejtat per arsimim e perfaqesim politik, gjithmone jane mohuar nga Greqia zyrtare...
    ***
    Gjate vizites se fundit te kryeministrit shqiptar ne Athine, ne Dhjetor te vitit 1999, u nenshkrua edhe marreveshja per turizmin, ne vecanti mbi bashkepunimin ne zonen e liqenit te Prespes. Kjo marreveshje u nenshkrua vetem dy jave pas hapjes se skandalit te shitjes se tokave dhe trojeve shteterore ne bregdetin jugor te Shqiperise, anetareve te minoritetit grek ne Shqiperi, anetareve te Partise se te Drejtave te Njeriut, investitoreve me origjine greke, me nje cmim fare qesharak...

    Lobi greko-amerikan
    ... Lobi greko-amerikan duhej te infiltrohej ne administraten e larte te Shteteve te Bashkuara, dhe pikerisht CIA, me ane te drejtuesve te saj me te larte, ne menyre qe te sigurohej ftohja e marredhenieve Shqiptaro-Amerikane duke e inkuadruar Shqiperine nder vendet baze mbeshtetese te terrorizmit antiamerikan ne bote, dhe duke e futur ate ne axhenden e vendeve, qe qytetaret amerikane nuk duhej te udhetonin per arsye sigurie.
    Duhej te mundesohej mbyllja e Ambasades Amerikane ne Tirane me ane te mbeshtetjes se lobit grek ne SHBA-te, ne menyre qe qytetaret shqiptare qe do te aplikonin per probleme vizash e konsullore, te paguanin shuma te majme per te udhetuar ne Athine per cdo ceshtje konsullore...

    CIA mbeshtet sulmin grek
    ...(Situata) tregon fare qarte qellimin final te qarqeve zyrtare greke ndaj Jugut te Shqiperise, dhe sulmin e fundit te ndermarre prej tyre tashme, qe kane bere te mundur te kontrollojne shume segmente te jetes politike ne Shqiperi, por ne te njejten kohe, kjo politike mbeshtetet edhe nga drejtues te larte te administrates shteterore amerikane, sic eshte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te CIA-s amerikane, Xhorxh Tenet, i cili ne dhjetor te vitit 1999, ne nje fjalim te mbajtur ne Shoqaten Helenike Mjekesore te Nju Jorkut tha tekstualisht: “Nena ime shpetoi nga Epiri i Veriut me nje nendetese britanike, bash ne momentin kur komunistet po e merrnin pushtetin dhe po i mbyllnin kufijte per te mos e pare me kurre familjen e saj” (National Herald , Forca e Familjes dhe Tradites, 11-12 Dhjetor 1999)...

    Klika greko-serbo-komuniste
    ...Ne keto momente qe po luhet edhe akti final per stabilizimin e ceshtjes se pambyllyr shqiptare, kur Shqiperia eshte futur ne nje qorrsokak, nga klika greko-serbe-komuniste, kur shqiptaret vazhdojne te marrin rruget e mergimit per nje jete me te mire duke kenaqur endrren serbo-greke per pastrim etnik te trojeve shqiptare...

    Andartizimi i jugut
    ...vetem ne mund te pengojme andardizimin e Jugut te Shqiperise...

    (Ky shkrim studimor i Edith Harxhit, kandidate e propozuar nga kryeministri si ambsadore e vendit tonë në SHBA, është botuar në vitin 2000, kur zonja Harxhi jetonte në Turqi.)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Komisioni i Jashtëm shqyrton kandidaturat e 4 ambasadorëve, shpërthen polemika


    PS: Edith Harxhi shkellinjat e politikës së jashtme
    Opozita: S’mund të shkojë ambasadore në SHBA

    Artemida Çollaku

    Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, kundërshtuan në mbledhjen e djeshme 4 kandidaturat për ambasadorë të propozuara nga Ministria e Jashtme, mbledhje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Kandidaturat janë cilësuar si të papërshtatshme nga socialistët. Rezervat më të mëdha janë shprehur ndaj kandidaturës së Edith Harxhit, si ambasadore e vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në komision nuk është paraqitur kandidati për ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ljublin Dilja.

    Kandidatët për ambasadorë të propozuar nga Ministria e Jashtme, kanë kaluar dje në “sitën” e Komisionit Parlamentar për Politikat e Jashtme. Anëtarët socialistë të këtij komisioni i kanë cilësuar katër kandidaturat e pranishme si të papërshtatshme për të kryer misionin e përfaqësuesve diplomatikë të vendit tonë në SHBA, Zvicër, Austri e Greqi. Por në “tabelën e qitjes” ka qenë kandidatja për ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edith Harxhi. Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami, në mbledhjen e Komisionit të jashtëm ka bërë të ditur disa shkrime të bëra nga kandidatja për ambasadore në SHBA, ku shpreheshin qëndrimet dhe konceptet e saj për rolin që ka luajtur Greqia në politikën e vendit tonë, duke filluar që nga vitit 1991 e deri në 1997. Pasi Islami ka njohur anëtarët e Komisionit të jashtëm me materialet e shkruara nga Harxhi, të cilat ishin nxjerrë nga një faqe interneti, ka kërkuar të dijë: “Ju i qëndroni ende këtyre mendimeve që keni shprehur në këto materiale?”. Harxhi është shprehur prerë ndaj kësaj pyetjeje, duke deklaruar se u qëndron 100 për qind atyre që ka shkruar për rolin përçarës që ka luajtur Greqia, sidomos gjatë periudhës së ’97-ës. Por mesa duket kjo nuk ishte përgjigjja e duhur në ato momente.
    Ndërkohë nënkryetarja e Komisioni të jashtëm Arta Dade, është shprehur se Harxhi nuk e njeh politikën e jashtme të vendit tonë, duke nënvizuar “se një gjë e tillë ka ndodhur edhe për faktin se ajo nuk ka jetuar për një kohë të gjatë në vendin tonë, gjë e cila ka sjellë edhe një shkëputje të saj nga realiteti i politikës shqiptare”.

    Reagimi
    Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, është shprehur në komision, se Harxhi është njëra prej kandidaturave më të zgjedhura dhe se ka një përvojë prej 5 vitesh pune me organizata ndërkombëtare në Kosovë. Ministri Mustafaj u largua nga mbledhja pa mbaruar ende shqyrtimi i të gjitha kandidaturave. Megjithëse mbledhja ishte me dyer të mbyllura, nga deklarata e ministrit të Jashtëm që dha për mediat, u la të kuptohet se diçka nuk shkonte. Mustafaj në këtë deklaratë ka përmendur vetëm kandidaturën për ambasadore në SHBA, si një nga kandidaturat më profesioniste në këtë fushë. “Të gjitha kandidaturat që ne kemi paraqitur janë profesioniste mbi bazën e CV dhe në kuadrin e zgjedhjes së ekselencave. Siç është shprehur kryeministri, ne kemi zgjedhur një të tillë e cila është e propozuar për ambasadore e Shteteve të Bashkuara. Edith Harxhi e cila është një zonjë me një eksperiencë të madhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare kryesisht në Kosovë mbi 5 vjet, ka qenë në përbërje të ekipit të UNMIK-ut dhe është marrë me ngritjen e të gjitha institucioneve në Kosovë. Produkt i një shkolle shumë të madhe për marrëdhëniet ndërkombëtare në Edinburg të Britanisë së Madhe. Pra ka të gjitha cilësitë për të realizuar një detyrë të tillë”,- është shprehur ministri Mustafaj, i cili nuk pranoi të fliste për asnjë prej kandidaturave të tjera.

    Harxhi
    Kandidatja për ambasadore në SHBA, Edith Harxhi, në periudhën 1997-1998 ka qenë këshilltare në Konsullatën shqiptare në Ankara. Ajo është larguar nga shërbimi në vitin 1998. Pas këtij shkarkimi Harxhi ka vazhduar të jetojë në Turqi, ku është martuar me një shtetas turk dhe ka nënshtetësinë turke. Më pas aktiviteti i Harxhit është fokusuar në Kosovë, ku ka punuar në UNMIK, si pjesëtare e ekipit që është marrë me ngritjen e institucioneve kosovare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kur te shan Z.P-ja ;)

    Me poshte po jap shkrimet qe jane botuar ne Z.P mbi emerimin e ambasadoreve te rinj. Po te lexosh ka nje mllef kunder Zj. Edita HARXHI. Nderkohe qe edhe per te gjitha kanditaturat e tjera ka qendrim percmues, bile edhe per Lublin Dilen i cili ka qene ambasador ne Washington dhe diplomat ne New YORK, i cuar po prej socialisteve.

    Nuk dime se sa te afte kane qene ambasadoret e tyre, te cuar nga vete Dade( qe i beri "helaq" vete Nano ne te famshmen KPD), apo po vete ata i kane kapur me skandale seksuale, apo vjedhjes, apo transport droge ky me i fundit.

    P.s Ne lidhje me Edit Harxhin, eshte goce TIRONE, e lindur tek 21 Dhjetori, dhe ja boft zoti hallall, se eshte nga familje e mire gjirokastrite, pra troc patriote.

    Edith Harxhi,kjo fondamentaliste islamike

    TIRANE- Kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në SHBA, në vendin kampion të demokracisë në votë dhe në aleatin tonë strategjik, SHBA-së, znj. Edith Harxhi, ëshët shfaqur në vijimësi si një antigreke dhe një përvijuese e denjë e frymës së ekstremizmit islamik në të gjithë artikujt e saj. Frymë të cilën kërkon tashmë me ndihmëne Berishës ta shprazë mu në vednin e demokracisdë, në vendin që e ka pësuar më shumë nga terrorizmi islamik, SHBA. Po të lexosh artikullin e saj të botuar në disa gazeta të djathtë si bashkautore me njëfarë Mal Berisha, nuk mund të themi se ëhstë njeri I Berishës pavarësisht se Edith është shoqe e ngushtë e vajzës së Berishës, në grupin e shokëve dhe shoqeve që po pushtojnë administratën shteërore shqiptare në nivele madje të larta, mund të vëresh në frymë të theksuar kundër fqinjit tonë jugor, duke e videntuar se është pjesë e ekspasionit orthodokst dhe vetëm fryma islame e ka shpëtuar Shqipërinë. Edhe sikur të ishte një anëtare e thejshtë e PD, një artikull I tilël me një frymë kaq të fortë nacionaliste dhe fondamentaliste do të përbënte një rrezik për stabilitein e rajonit, jo më ta thotë këtë, madje t'I qëndrojë këtij qëndrimi edhe në komisionin e politikës së jashtme ditën e djeshme, vetëm kandidatja për ambasadore në SHBA, vendi që ka vuajtur më shumë nga terrorizmi, dhe vendi që është në rkye të luftës globale kundër terrorizmit është me të vërtetë një katastrofë për diplomacinë shqiptare. Berisha ka propozuar për ët dëguar në Presidencë për firmë një integraliste të theksuar islamike, e cila nuk e ka për gjë, që me atë papërgjegjshëmrinë e saj, ndoshta e stimuluar edhe nga mosha, të deklarojë në mes ët Komisionit te Politikës së jashtme: Po I kam bërë këto deklarata antigreke, jam e linjës islamike dhe nuk lëviz nga ky qëndrim. Një deklaratë e giximshme që në të vërtetë në rasts e merr dekretimin e Presidentit Moisiu ne mund të dërgojmë në SHBA, ssi ambasadore një kamikaze, një minë me sahat e cila mund të shpërthejë në cdo moment për fatin tonë të keq, duke na marë erzin në sytë e të gjithë botës, duke turpëruar vëllezërit tanë që janë në korpusin e paqes në Afganistan dhe Irak dhe duke në mbyllur portat e integrimit. Vetëm e vetëm se Berisha, njeriu që na anëtarësoi në Konferencën Islamike, në vend që të na shtynte drejt Europës, I është tekur të punësojë në postet më të larta të shtetit, shokët e shoqet e vajzës së tij Argitë që po na merr më qafë të gjithë shqiptarëve, pasi me vullnetin e saj dhe me raportet e saj faktmbledhëse në favor të serbëve gati I coi të gjithë udhëheqësit e luftës në Kosovës, në Tribunalin e Hagës. /S.Vuciterna

    Ja 5 emërimet politike e nepotike për ambasadorë të Berishës

    Tirane- Te pesë emërimet janë politike. Të gjithë janë njerëz të besuar vetëm të Berishës, pra emërime nepotike. Zoti Minaroli, i ardhur nga pozicioni i deputetit të PD dhe i spostuar politikisht nga Berisha vendoset ne Greqi, shtet me të cilin janë përcaktuar marrëdhënie të rëndësishme. Zoti Minarolli, pavarësisht angazhimit poltik ne vend, nuk i ka kapacitetet dhe potencialin politiko-profesional për të drejtuar një nga përfaqsitë me të rëndësishme dhe gamë të gjërë e komplekse cështjesh. Zoti President, mos u nxitoni dhe konsultohuni para se të nxirrni dekretin; para cdo emerimi politik kërkoni konsultim për të gjithë skemën e emërimeve të tjera. Ju jo vetëm jeni i caktuar me consensus, por mbi të gjitha duhet të respektoni Kushtetutën dhe moralin e insititucionit. Zonja Harxhi, pa asnje eksperiencë diplomatike dhe me një profil të dyshimtë politik e intelektual, caktohet nga vetë Berisha si kandidate për ambasador në SHBA. Ky emerim ndoshta do të konsiderohej skandali me i madh i të gjithë kohrave në diplomacinë shqiptare. Zoti President mos u bashkoni me këtë skandal; ky do të ishte turpi me i madh.. Zoti Elezi, poet dhe gazetar, emërohet ne vitin 2005, kur ekziston një grup i madh diplomatësh të karrierës, ambsador në Zvicër duke mos patur asnje lloj lidhjeje me diplomacine dhe Zvicrën. Ky emërim është bërë nga Berisha vetëm nga origjina e njëjtë me zotin Elezi. Ky emërim është një kthim prapa në kandidatë të sistemit komunist; zoti Elezi, gjatrë viteve të rregjimit komunist, ka qënë drejtues i departamentit të shtypit ne Komitetin Qëdror të Partisë Komuniste, anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, Drejtues i Rinisë Komuniste, Drejtues i gazetës më të madhe të Partisë Komuniste, e tjerë. Ky aktor i rëndësishëm i rregjimit komunsit rikthehet ne diplomacinë shqiptare të viteve 2005 vetëm përmes një emërimi nepotik të Berishës. Zoti President, gjykoni para se të riktheheni ne personazhe të periudhës komuniste, aq më tepër që bëhet fjalë për gjoja një forcë të djathtë politike. Zonja Kongoli, pa asnje eksperiencë diplomatike dhe e dështuar në menaxhimin e doganave shqiptare, kërkon të emërohet ne krye të ambasadës sonë në Vjenë. Ky është një shpërblim i pamerituar që Berisha i bën një përsonazhi të delizionuar nga pjesëmarrja në KOP. Zoti president, kujtoni nga periudha që kjo zonjë drejtonte doganat shqiptare, vetëm 400 emerimet korruptive të tenderuara prej saj, të cilat që u përkthyen ne kritika të ashpra të raporteve të BE. Vetëm pak kohë si përkthyese ne zyrat e FMN do të ishte eksperienca e saj e pamjaftueshme "diplomatike". Zoti Dilja, ende i pa paraqitur ne komisionin e Politikës së Jashtme, ka nevojë të shihet me realizëm duke patur parasysh se ai ndodhet atje më shumë për arsye shëndetsore sesa profesionale. I ardhur nga politika dhe me nje formim jot ë plotë diplomatic për një mision të rëndësishëm si ai i OKB do të ishte gabim i rëndë të caktohej zoti Dilja në këtë post. /S.V

    Berisha, militantë të PD ambasadorë në vendet aleate

    TIRANE- Berisha emëron të gjithë militantët nëpër ambasadat shqiptare në vendet më të rëndësishëm të kosideruar si partnerë krfyesorë. Kështu Berisha në Zvicër ka emëruar si ambassador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë Mehmet Elezin, bashkëfshatarin e tij, ish-sekretarin e Parë të KQ të Rinisë së Punës së Shqipërisë, pas vitit '90 njeriun më të afërt të tij, një militant të thekur të PD. Në ambasadën e Shqipërisë në SHBA ka emëruar Edith Harxhin, militante islamike e PD, shoqe e ngushtë me Argita Berishën vajzën e vetme të Sali Berishës, në Athinë Berisha ka emëruar si ambassador ish-kryetarin e PD Tiranë Vili Minarolli, duke e plotësuar kuadrin me anëtarin e Këshillit kombëtar Ljublin Dilja përfaqësues në SHBA. Kështu Berisha po vazhdon një e nga një propozimet e tij, që përfaqësuesit e shtetit shqiptar në vendet më të rëndëisshëm të botës dhe aleatë tanë strategjik të jenë militantë të bindur të PD. /S.V

    Caktimi i Zonjës Harxhi në SHBA, skandal diplomatik

    nga Diplomaticus


    Emërimi i zonjës Harxhi është bërë direkt nga vetë zoti Berisha. Prapa këti emërimi dhe qëndrimeve të zonjës Harxhi qëndrojnë vlerësimet dhe qëndrimet e vërteta të zotit Berisha për marrëdhëniet me Greqinë dhe rolin e saj në vitin 1997. Prapa këtij emërimi, qëndron qëndrimi i zotit Berisha për opozitën aktuale. Prapa këtij emërimi të zotit Berisha qëndron naviteti, arroganca dhe vlerësimet e zotit Berisha për marrëdhëniet e rëndësishme të Shqipërisë me SHBA.



    Emërimi - skandal në historinë e diplomacisë shqiptare

    Gjithcka që mund të thuhet lidhur me lidhjet e zonjës Harxhi me të bijën e kryeministrit Berisha, të mbrojtjes së një dizertacioni me temë "Marrdheniet Shqiptaro-Greke, ne baza te teorise se nacionalizmit"; të emërimit krejtësisht politik në vitin 1997 në përfaqwsinë e RSH në Ankara, janë shumë pak po të krahasohen me mentalitetin dhe vlerësimin e zonjës Harxhi për ngjarjet e vitit 1997. Me ngarkesën e një mentaliteti te vjetër dhe me një gjuhë krejtesisht arkaike, të papranueshme politikisht dhe diplomatikisht të dënueshme, në artikullin e përbashkët të saj me zotin Mal Berisha, me titull "Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare", emërimi i zonjës Edith Harxhi, në postin e ambsadores së RSH ne Uashington, do të kishte përmasat e një skandali, ndoshta me i madhi në të gjithë historinë e diplomacisë shqiptare, aq më tepër që bëhet fjalë për emerimin në postin e lartë e të nderuar ambasadorit në SHBA, vendit me të cilat Shqipëria ka përcaktuar marrëdhëniet më të rëndsishme.



    Emërim politik e nepotik - provokim i rëndë për marrëdheniet me jashtë të Shqipërisë

    Ky emërim, nuk është vetëm politik dhe nepotik i zotit Berisha, nuk është provokim për opozitën dhe publikun shqiptar, por është ofendimi më i madh që i bëhet shtetit shqiptar, është përbuzja me e madhe që i bëhet diplomatëve të karrierës, është anashkalimi më i madh që i bëhet figurave të shquara intelektuale e politike që kanë përfaqsuar vendin në SHBA dhe të gjithë atyre që potencialisht e meriotjnë një gjë të tillë. Ky emërim, që Presidenti i Republikës duhet ta pengojë detyrimisht, do të ishte një provokim i rëndë për marrëdheniet me Greqinë, do të ishte një peshë e rëndë dhe vështirësisht e shpjegueshme për marrëdheniet me BE, por njëkohësisht do të ishte i papranueshëm edhe për vetë SHBA, jo i përshtatshëm dhe aspak efikas.



    Kandidate aprofesionale, pa kapacitet intelektual dhe profil politik

    Zonja Harxhi, duke punuar vetëm një vit si referente në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka eksperiencën e minimale të nevojshme diplomatike. Ajo, duke mos jetuar prej shumë vitesh në Shqipëri nuk ka sensibilietin minimal për realitetin dhe zhvillimet ne vend. Ajo, nga analiza me kujdes e qetësi e dizertacionit dhe shkrimeve të saj me frymë tejet nacionaliste, te orientuara nga fundamentalizmi islamist dhe agresive deri ne urrejtje ndaj opozitës rezulton me një mentalitet dhe qëndrime dëmsjellëse për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe vendet e tjera. E emëruar në këtë post vetëm me vullnetin politik të Kryeministrit Berisha, ajo nuk zotëron as kapacitetin poltik e intelektual për ta merituar një detyrë të tillë. Pra në të gjithë aspektet do të ishte turpi më i madh që Shqipëria të përfaqsohej në vitin 2005 dhe sidomos në një periudhë mjaft të rëndësishme për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe rolin e saj në rajon e sidomos kur do të zhvilloheshin negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, nga një personazh kaq difektoz në të gjitha aspektet për këtë post të rëndësishëm.



    Kandidate ambasadore - armike absurde e opozitës aktuale

    Per të kuptuar urrjetjen dhe frymën armiqsore të zonjës Harxhi ndaj opozitës aktuale dhe maxhorancës të dalë nga zgjedhjet e vitit 1997 mjafton të lexohen këto rrjeshta nga artikulli i saj "Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare": "....Shqiperia hyri ne valen e zgjedhjeve te pergjithshme te 29 Qershorit 1997, dhe duke pare revolten mbare popullore qe shpertheu ne te gjithe vendin si dhe daljen ne skenen politike te figurave me anti-shqiptare, qarqe te caktuara greke, filluan te vepronin nen mburojen e ketyre te fundit, pasi nuk kish me nevoje te dilej hapur. Gjithashtu, shume nga keto figura politike te ekstremit te majte u specializuan ne Greqi para dhe gjate diteve te revolucionit te 1997-es, pra ishin instruktuar mire, per formen e qeverisjes se mepasshme ne Shqiperi dhe kthesen qe duhej marre ne formulimin e politikes se jashtme te Shqiperise, duke e lene vendin pa nje platforme kombetare. .." "..Ardhja ne fuqi e koalicionit te majte "Aleanca per Shtetin" lehtesoi perfundimisht qendrimin grek ndaj vendit tone si dhe mundesoi kryerjen e shume planeve per aneksimin ekonomik, politik dhe ushtarak te Shqiperise.."



    Qëndrim armiqësor ndaj minoritetit grek

    Në artikullin e saj për minoritetin shkruhet, ndër të tjera, ..." Minoriteti grek ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit ka sherbyer mëse miri si nje nga kupolat e politikes Greke ne vendin tone. Jo vetem i eshte lene hapsire per tu perfaqesuar mese mire ne administraten e larte shteterore te vendit dhe ushtri, por ka arritur te marre edhe poste ministeriale kyçe ne qeverite e viteve te fundit..."



    Mentalitet dhe vlerësim i turpshëm për ngjarjet e vitit 1997

    Vetëm nga një shfletim i artikullit "Komploti greko-komunist kundër Demokracisë Shqiptare", do të mund evidentoheshin pa koment këto vlerësime të zonjës Harxhi:

    " …Ne ditet me te nxehta te luftes ne Shqiperi, gjate mesit te Marsit, ajo ç'ka solli edhe nje renie te sulmit Grek, ishte hyrja ne loje e Turqise. …Deri ne nje fare mase mposhtjen e sulmit te armatosur grek ne Shqiperi gjate Marsit te vitit 1997, ia dedikojne ne veçanti ish-Kryeministres se Turqise Znj. Tansu Çiller.... "

    " .. Çeshtja Kranidiotis pavaresisht se u mundua te anashkalohej nga Qeveria Greke, ishte sinjali me perfekt dhe shembulli me i qarte, se gjate Marsit te vitit 1997, ishte vete qeveria e Greqise ajo qe drejtonte levizjen per shkaterrimin e plote te Shqiperise… "

    Sipas zonjës Harxhi, " objektivat kryesore per shkaterrimin e plote te Shqiperise …", përmes komplotit greko-komunist do të ishin:

    " …Te realizohej stanjacioni ekonomik pas nje zhvillimi te menjehereshem te ekonomise shqiptare gjate viteve 1994-1996 ".

    " …te shkaterrohej ushtria, ne menyre qe Shqiperia te ishte e paafte per tu vete mbrojtur si dhe me ane te shitjes se armeve nga Shqiperia ne Kosove te ndahej kapitali i nxjerre nga kjo shitje.

    " ..Te futej ne dore Sherbimi informativ dhe te diskretitohej ai i meparshmi i cili ndonese jo me forcen e duhur, kishte filluar te ndalonte veprimtarine e agjentures greke e sidomos ate qe vepronte nen petkun e zi te prifterinjeve te Kishes Ortodokse Greke.. "

    " … Duhej te infiltrohej ne administraten e larte te Shteteve te Bashkuara dhe pikerisht CIA me ane te drejtuesve te saj me te larte, ne menyre qe te sigurohej ftohja e marredhenieve Shqiptaro-Amerikane.. "

    " .. Duhej te vihej diplomacia shqiptare nen kontrollin e sherbimeve greke dhe çdo levizje e diplomacise shqiptare te komandohej nga Athina. Duhej te reduktohej niveli diplomatik i Shqiperise ne vende kyçe si SHBA-te, Turqi, e e tjerë, per te lene fare jashte dore me pas perfaqesite diplomatike ne vendet islamike…"



    Perfundimi

    Zoti President, mos u perfshini në këtë skandal. Nëse Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm janë konsultuar me Ju, distancohuni sa nuk është vonë.

    Tatiana Kongoli, ambasaodre në Vjenë, ka kalamajtë aty

    TIRANE- Tatjana Kongoli ish-drejtoresha e përgjithshme e doganave nën administratën e PS, është propozuar nga Berisha si ambasadore në Austri. Me këtë propozim duket se marrëzitë e Berishës tashmë janë me të vërtetë në zenithin e tyre. Pasi në radhë të parë Kongoli-Tatjana nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë, aq më tepër dërgimi I saj në një vend të tillë gjermanik me peshë në politikat europiane. E dyta Tatjana Kongoli ka qënë drejtoreshë e Përgjithshme e doganave shqiptare nën qeverisjen e socialistëve, e cila është hequr nga kjo detyrë për akuza të rënda për abuzim me pushtetin. Pikërisht me këtë mal akuzash, me këtë CV e shkarkuar si abuzuese me detyrën, e akuzuar keqas nga Berisha për përdorim të doganave për pasurim të saj dhe të miqve të saj, Tatjana Kongoli propozohet nga Berisha për ambasadore e Shqipërisë në Vjenë të Austrisë. Një priopozim pa asnjë sens realiteti, vetëm një shpërblim të Tatjanën, që nuk e dimë ende se cfarë vlere përmban në vetvete që paskërka detyruar Berishën ta propozojë në këtë detyrë të rëndësishmë. Por me sa duket Berisha në vend që t'I shërbejë Shqipërisë ka vendosur t'I bëjë një shërbim Tatjana Kongolit, duke e dërguar ambasadore në Vjenë, pasi aty studiojnë edhe kalamajtë e saj. /S.V

    Dade: Edith Harxhi, jo ambasadore e Shqipërisë në SHBA

    Si e komentoni seancën e sotme të dëgjimit në Komisionin e Politikës
    së Jashtme dhe për më tepër emrat e katër kandidatëve për ambasadorë në vendet më të rëndësishme të propozuar nga kryeministri Berisha?

    Konform ligjit për shërbimin e jashtëm u bë sot në Komisionin e Politikës së Jashtme një seancë dëgjimore për kandidatët që janë tashmë të propozuar nga kryeministri Sali Berisha për ambasadorë në një numër vendesh të caktuara. Sigurisht që janë vënde që me Shqipërinë kanë marrëdhënje të cilat kanë ardhur në rritje sic është rasti I SHBA-së dhe Greqisë. Por edhe vende të tjera si Austria dhe Zvicra, të cilët kanë asistuar Shqipërinë në të gjitha proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Për këtë arësye përfaqësuesit e opozitës ishin mjaft të angazhuar dhe të impenjuar për të marë me seriozitetin maksimal këto kandidatura, të cilat na u propozuan nga Kryeministri I vendit. Për fat të keq, që nga CV-të e tyre konstatohet që, që të pestë janë emërtesa politike, duke ju referuar edhe angazhimeve politike që kanë patur. Dhe në ndonjë rast akoma më keq, që nuk vijnë as nga ndonjë karrierë politike, nga kariera diplomatike. Për rrjedhojë begraundi I tyre nuk ka përputhshmëri me detyrën që ata do të kryejnë si ambasadorë dhe si përfaqësues të Republikës së Shqipërisë në këto vënde. Shqetësimi më I madh u shfaq në prezantimin që zonja Edith Harxhi bëri në konceptet e saj si kandidate për ambasadore në SHBA. Përvecse ka një ulje të nivelit të përfaqësimit të shtetit shqiptar në SHBA dhe përvecse konstatojmë se nuk janë parë me përparësi maksimale si partneri ynë I parë strategjik, për vetë rëndësinë që kanë marrëdhënjet e Shqipërisë me SHBA-në, vetë zonja Harxhi, edhe si një nga individët që ka kryer një sërë detyrash edhe pranë UNMIK-ut, sikurse shkruan vete ne CV, nuk manifestoi koncepte të drejta lidhur edhe me një sërë cështjesh që kanë shqetësuar proceset integruese në Ballkan dhe që kanë të bëjnë me rolin mjaft moderator dhe konstruktiv që vetë Shqipëria ka luajtur në të gjitha këto rrjedha rajonale ballkanike dhe euroatlantike. Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në SHBA duhet të ketë një kuptim të drejtë të të gjithë ngjarjeve rajonale, të të gjithë tendencave, larg cdo tendence nacionalizmi apo populizmi, gjë e cila është mjaft e dukshme në një sërë konceptesh që zonja Harxhi I ka trajtuar dhe në shkrimet , të cilat ndodhen edhe në faqen e saj të internetit. Pra mendojmë që nuk është një kandidaturë e përshtatshme për të përfaqësuar Shqipërinë, sepse në politikën e jashtme sikurse dhe shprehet në programin që qeveria Berisha ka paraqitur në Parlament është vlerësuar roli I Shqipërisë. Dhe nëqoftëse ka një kapitull të këtij programi që qeveria angazhohet për vazhdimësi është pikërisht politika e jashtme. Kjo vazhdimësi nuk mund të garantohet me ata që do ta aplikojnë politikën e jashtme sic është trupi diplomatic. Dhe aq më pak me numrin një të trupit diplomatic në një vend të caktuar që është ambasadori Shqipërisë në këtë vend. Dhe as më pak në SHBA, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rol të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset rajonale, përfshi edhe Kosovën. Dhe padyshim që në këto rjedha diplomatike, Shqipëria duhet të vazhdojë të prezantohet me njerëz që kanë koncepte moderne, bashkohore, si njerëz që janë larg cdo tendence nacionaliste apo destabilizuese dhe padyshim duhen njerëz të pjekur, të cilët të ndihmojnë edhe në proceset e statusit përfundimtar të Kosovës, gjë e cila nuk mund të bëhet me ekstremizma. Por padyshim që do të bëhet vetëm përmes këtyre koncepteve të mishëruara dhe në programet qeverisëse të gjithë qeverive të njëpasnjëshme të maxhorancës socialiste, dhe patjetër, të cilat janë të materializuara në këtë linjë edhe në programin që ka paraqitur z. Berisha në Parlament. Pra ka një zhvendosje të parimeve bazë të politikës së jashtme dhe me emrat që na sillen për ta zbatuar këtë politikë të jashtme, ka një kontradiktë shumë të thellë.



    Cilët do të jenë hapat që do të ndërmeren nga ana e opozitës dhe PS?

    Zoti Besnik Mustafaj, ministry I Jashtëm ishte I pranishëm dhe I ka dëgjuar të gjitha rezervat tona. Sigurisht që Komisioni I Politikës së Jashtme do të mblidhet ditën e martë për të dhënë konkluzionet dhe ne do të bëjmë me dije qëndrimin tonë si përfaqësues të PS. Por në këtë qëndrim tonin besoj që është I përbashkët edhe me zotin Ceka që është anëtar I Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme. Dhe do të bëjmë një takim me Presidentin e Republikës, I cili jep fjalën e fundit në këtë proces, pra bën dekretimin e ambasadorëve. Shpresoj fuqishëm që Presidenti I Republikës do t'I shikojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet kandidaturat që do të përfaqësojnë shtetin shqiptar. Sepse në fund të fundit është Presidenti I Republikës ai që është dhe përfaqësuesi I politikës së jashtme të shtetit si Kryetar I Shtetit. Unë mendoj që, padyshim që ka një 20 përqindsh në të gjitha emërtesat në bazë të ligjit të shërbimit të jashtëm për emërimet e ambasadorëve dhe kryeministri është I lirë të zgjedhë ata që ai mendon në këtë përqindje. Por si opozitë dhe për interesat tona kombëtare ne nuk mund të kthehemi pas kur Shqipëria përfaqësohet edhe nga njerëz shumë pranë Sali Berishës, me tendenca të theksuara nacionaliste apo dhe fondamentaliste. Sikurse ju e dini ka qënë një shqetësim konstant I maxhorancës në 8 vjet, por edhe I opozitës së atëhershme '92-'97 për disa praktika të aplikuara nga Kreu I atëhershëm I Shtetit lidhur me disa qarqe të dyshimta në krijimin e hapësirave të veprimtarisë së tyre në Shqipëri. Gjë e cila I ka krijuar probleme mjaft serioze edhe imazhit të Shqipërisë në botë. Por edhe së fundi me deklarimet që kanë ardhur nga SHBA dhe administrata atje, lidhur me persona që kanë furnizuar financiarisht rrjetin e Al Kaedës dhe për fat të keq edhe këta quhen edhe qytetarë shqiptarë sepse mbajnë pasaportë shqiptare të dhënë nga ish-presidenti I asaj kohe Berisha. Pra kemi një numër të konsiderueshëm elementësh në analizë të fundit që e lidhin kryeministrin actual të Shqipërisë me njerëz që në praktikat e tyre dhe në veprimtarinë e tyre , në njëfarë mënyrë nuk mbajnë qëndrime apo manifestojnë koncepte që shkojnë në linjë me programet, madje dhe të vetë partisë së Berishës të lancuara në Parlament dhe për të cilat ka marrë dhe votëbesimin nga maxhoranca parlamentare. /S.Vuciterna

    Marre nga Z.P-ja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 22-10-2005 më 13:51
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ambasada në SHBA, debat në Kuvend

    KUNDËRSHTIMI/ Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e konsideron të papranueshme kandidaturën e Edith Harxhit

    Ambasada në SHBA, debat në Kuvend

    Mendimet e shprehura në librin “Çështja Shqiptare në Ballkanin e pas Luftës së Ftohtë”, teza e kundërshtimit të socialistëve

    Albana LIKA

    TIRANË – Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm Parlamentar kanë kundërshtuar emrat që qeveria e re ka emëruar për ambasadorë shqiptarë, jashtë vendit. Në mënyrë të veçantë ata kanë vënë në diskutim rolin e Edith Harxhit, të emëruar ambasadore të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkak për këtë duket se është qëndrimi i saj për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë, si dhe mendimet e saj në librin “Çështja Shqiptare në Ballkanin e pas Luftës së Ftohtë”. Në këtë libër Harxhi flet gjerësisht për marrëdhëniet shqiptaro-greke pas “revolucionit” të vitit 1997.

    Opozita

    Opozita kundërshtoi dje pesë emërimet e reja për ambasadorë. Për anëtarët e Komisionit të Jashtëm, kandidaturat janë plotësisht emërime politike. Nënkryetarja e komisionit, Arta Dade gjatë një prononcimi për mediat shprehur rezervat e mëdha për këto emërime. “Fatkeqësisht, në CV-të e tyre nuk ka asnjë lidhje apo përputhshmëri me misionin që këta si ambasadorë do të kryejnë. Rezervat janë jashtëzakonisht të mëdha për kandidaten në SHBA, për të cilën ne do të studiojmë rolin që kjo kandidate kërkon të luajë si përfaqësuese e Shqipërisë. Ajo nuk ka jetuar në Shqipëri për një periudhë kohe, ka një shkëputje nga realiteti shqiptar dhe nuk e njeh atë dhe unë shoh në një sërë shkrimesh, ka koncepte që nuk përputhen me politikën e jashtme të Shqipërisë”, - tha Dade, deputete e Partisë Socialiste. Kandidatura e Harxhit për ambasadore në SHBA, por edhe e homologëve të saj nëpër shtete të tjera të Botës, do të marrin vulën e emërimit, vetëm nëse Presidenti i Republikës i vlerëson të arsyeshme.

    Qeveria

    Ndërsa opozita hodhi dyshime mbi emërimet që Ministria e Jashtme ka bërë për ambasadorët e rinj të Shqipërisë, kreu i diplomacisë shqiptare, kandidaturën e Harxhit e ka vlerësuar si profesioniste. “Edith Harxhi është një zonjë me një ekpseriencë të madhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, kryesisht në Kosovë. Mbi 5 vjet ajo ka qenë në përbërje të ekipit të UNMIK-ut dhe është marrë me ngritjen e të gjitha institucioneve në Kosovë. Produkt i një shkolle shumë të madhe për marrëdhëniet ndërkombëtare në Edinburg të Britanisë së Madhe, pra ka të gjitha cilësitë për të realizuar një detyrë të tillë”, - tha Mustafaj. Komisioni i Jashtëm zhvilloi dje një seancë dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë në disa vende, në SHBA, Austri, Greqi, Zvicër dhe OKB. Pasi u njohën nga afër me kandidaturat, të hënën komisioni do të hartojë një raport në lidhje me këtë seancë dëgjimore, do t’ia dërgojë Presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

    FORMIMI/ Studimet dhe aktivitetet e diplomates që akuzon grekët për trazirat e ’97-ës

    Harxhi, studiuesja e nacionalizmave të Ballkanit

    Ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Edinburgut në Skoci (Britani e Madhe), dega e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka mbrojtur titullin Master of Arts MA, në po të njëjtin universitet, me tezën “Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke, në baza të teorisë së nacionalizmit” dhe ka fituar titullin e nderit me këtë desertacion. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri ku punoi nga tetor 1996- prill 1997 në Departamentin e Ballkanit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në prill 1997 u emërua këshilltare e parë (zv.ambasadore) pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, Turqi, detyrë që e vazhdoi deri në prill 1998. Ka punuar në Ankara si asistente në katedrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Bilkent, ku kryen edhe doktoratën. Është specializuar në politikën e jashtme të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. Ka shkruar artikuj dhe analiza politike për shtypin dhe median në Turqi. Është anëtare e bordit drejtues të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Tiranë. Për pesë vjet ka punuar në strukturat e UNMIK-ut në Kosovë.

    EMËRIMET

    Cilët do të jenë diplomatët e rinj

    Vili Minarolli, i emëruar në ambasadën e Athinës në vend të Bashkim Zenelit

    Lublin Dilja, i emëruar ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në vend të Agim Neshos

    Edith Harxhi, e emëruar ambasadore në SHBA në vend të Fatos Tarifës

    Mehmet Elezi, i emëruar ambasador në Zvicër Leontiev Çuçit

    Tatjana Kongoli, e emëruar ambasadore në Austri në vend të Shpresa Kuretës

    AFERA/ Si u shkarkua Fatos Tarifa, pas denoncimit për mitmarrje nga një biznesmen korçar

    Skandali i Ambasadës së Uashingtonit

    TIRANË – Ambsada që pritet të jetë së shpejtoi nën dretjimin e Edith Harxhit, është aktualisht pa një titullar fuqiplotë. Agim Nesho, që përfaqëson Shqipërinë në OKB, luan edhe rolin e të ngarkuarit me punë në Uashington, pas shkarkimit të Fatos Tarifës nga kreu i ambasadës. Ambasadori shqiptar në Uashington, para disa muajsh u akuzua nga një biznesmen për mitmarrje. Nëpërmjet regjistrimit të një bisede telefonike mes tij dhe biznesmenit Indrit Bregasi, u bë publike “afera”, që kapte një shifër prej 3500 dollarësh amerikanë, në shkëmbin të marrjes së një tenderi për punimet në Ambasadën Shqiptare. Nisur nga këto, Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi kthimin urgjent të Tarifës në Tiranë, por ish-ambasadori nuk pranoi të kryente një veprim të tillë. Pas këtij refuzimi, ministri Islami mori vendimin për pezullimin e tij, si dhe për nisjen e një grupi të posaçëm kontrolli në Ambasadën Shqiptare në Uashington në SHBA. Ndërsa Presidenti Moisiu firmos disa ditë më pas shkarimin e Tarifës nga posti i ambasadorit, KLSH filloi hetimin mbi abuzimet e ambasadorit, të cilat kapnin shifrën e 124 mijë dollarëve.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ambasadori shqiptar në Uashington, para disa muajsh u akuzua nga një biznesmen për mitmarrje. Nëpërmjet regjistrimit të një bisede telefonike mes tij dhe biznesmenit Indrit Bregasi, u bë publike “afera”, që kapte një shifër prej 3500 dollarësh amerikanë, në shkëmbin të marrjes së një tenderi për punimet në Ambasadën Shqiptare. Nisur nga këto, Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi kthimin urgjent të Tarifës në Tiranë, por ish-ambasadori nuk pranoi të kryente një veprim të tillë. Pas këtij refuzimi, ministri Islami mori vendimin për pezullimin e tij, si dhe për nisjen e një grupi të posaçëm kontrolli në Ambasadën Shqiptare në Uashington në SHBA. Ndërsa Presidenti Moisiu firmos disa ditë më pas shkarimin e Tarifës nga posti i ambasadorit, KLSH filloi hetimin mbi abuzimet e ambasadorit, të cilat kapnin shifrën e 124 mijë dollarëve.
    ska faj arta dade e kompani, duan ambasador qe abuzojn si tarifa

    akuzat per zonjen Harxhi nga dadja si dikush qe nuk njeh realitetin shqiptar jane qesharake

    vete eksperienca e Harxhit ne kosove edhe ne shqiperi, plus edhe aktiviteti i saj ne turqi tregon se ajo ka qene gjithmone e lidhur me realitetin shqiptare

    akuzat qe i bejn neo-komunistet si nje fondamentaliste islamike jane akoma me qesharake. pse eshte fondamentaliste? sepse ka jetuar ne turqi? pfffff eshte sikur te themi se xeni, SuiGeneris, apo marsela (me falni qe po ju perdor si shembuj, por pa ndonje te keqe) qe jetojn apo kane jetuar ne turqi te jene fondamentalist, kur ne realitet ata kane shfaqur nje njohuri mbi realitetin ne shqiperi ashtu si dhe ne bote pavaresisht se ku jetojn apo kane jetuar dhe pavaresisht se cfare feje kane.

    e dime mire se si e ka kompromentuar nanua me xhoanen fatin e popullit shqiptar duke ja dhen fuqine e politikes shqiptare greqise per te mbushur xhepat e tyre me para.

    keshtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 22-10-2005 më 14:19

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Itali, "diplomati" shqiptar kapet me droge

    --------------------------------------------------------------------------------

    Itali, "diplomati" shqiptar kapet me droge
    E Premte, 21 Tetor 2005
    Nje 23-vjecar nga Shqiperia, rezident ne France, arrestohet ne aeroportin e Fiumicinos, pasi ne bagazhet e tij u gjeten 4 kg kokaine. Policia: "I riu me inicialet P.E., posedonte nje pasaporte diplomatike. Droga, pjese e nje sasie prej 20 kg droge, me origjine nga Venezuela dhe destinacion Shqiperine "

    Ka menduar se do t'ua hidhte lehte forcave te "Guardia di Finanza", meqe posedonte nje pasaporte diplomatike. Por nuk ka ndodhur keshtu. 23-vjecari nga Shqiperia eshte arrestuar nga efektivat e "Guardia"-s, ne bashkepunim me autoritetet doganore te aeroportit te Fiumicinos ne Itali, pak sekonda pasi ne bagazhet e tij ishte gjetur nje sasi e konsiderueshme kokaine.

    Burime policore qe u referohen autoriteteve aeroportuale ne Itali bene te ditur se, 23-vjecari i arrestuar ishte nen vezhgimin e efektivave te "Guardia di Finanza", te pakten qe prej mengjesit te dy diteve me pare, derisa kishte mberritur ne aeroportin e njohur te Fiumicionios. I riu eshte pershkruar si "elegant" dhe "poliglot". Pasi e kishte kuptuar qe ishte zbuluar, ai ka perdorur mundesine e fundit, ne perpjekje per te shpetuar. Ka nxjerre pasaporten diplomatike, te cilen, sipas te njejtave burime, e kishte ne emer te tij.

    Edhe pas ketij veprimi, 23-vjecari eshte shoqeruar ne nje nga mjediset e aeroportit, ku eshte marre ne pyetje nga agjentet e antidroges. Paralelisht, kane filluar verifikimet edhe per pasaporten diplomatike, ndersa informacione mesohet te jene kerkuar edhe nga Ministria e Jashtme e Shqiperise. Gjithsesi, shqiptarit rezident ne kryeqytetin francez, Paris, i eshte komunikuar masa e arrestit ne flagrance, nen akuzen e trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike.

    Policia italiane, te ciles i referohen edhe disa gazeta dhe agjenci lajmesh, beri te ditur se, sasia prej 4 kg kokaine e paster u zbulua ne canten e 23-vjecarit shqiptar. Nga perllogaritjet e para, vlera e lendes narkotike arrin ne rreth 600 mije euro. Hetuesit po punojne per te zbuluar dhe lidhjet e mundshme te te arrestuarit. Trafikanti i dyshuar eshte marre ne pyetje nga autoritetet policore, por ai nuk ka pranuar te flase, pa pranine e nje avokati mbrojtes.

    Nga hetimet e para mesohet se "diplomati" shqiptar po kalonte tranzit ne aeroportin e Fuimicinos, pasi kishte ardhur nga kryeqyteti i Venezueles, Karakas, dhe kishte si destinacion Tiranen. Kokaina e kapur ne kete aeroport dyshohet te jete pjese e nje sasie prej 20 kilogramesh, e zbuluar ne nje nga rruget e Romes, vlera e pergjithshme e se ciles arrin ne 2 milione euro. Perkunder ketyre burimeve, disa media vendase raportojne se sasia prej 2 kg kokaine u zbulua ne makinen e shqiptarit 23-vjecar, i arrestuar me pas nga policia italiane.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    I arrestuari me drogë, djali i diplomates në Bernë e Paris

    E. Parruca u kap në aeroportin e Romës me 4 kg kokainë

    I arrestuari me drogë, djali i diplomates në Bernë e Paris

    Tirane


    Studenti me pasaportë diplomatike, i cili u arrestua në aeroportin e Romës me katër kilogramë heroinë teksa nisej për në Tiranë, është djali i ish-diplomates shqiptare në Paris dhe Zvicër, Jolanda Parruca.

    Pas arrestimit të studentit E. Parruca, 23 vjeç, i cili i ndihmuar nga pasaporta diplomatike, po trafikonte katër kilogramë kokainë të pastër, kanë nisur hetimet intensive rreth skandalit. Në Tiranë është ngritur një grup special hetimor nga policia dhe sektori i Jashtëm i Shërbimit Informativ Shtetëror për të hetuar skandalin ndërkombëtar. Madje, një grup punonjësish të SHISH kanë dërguar informacionet e para dje në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe në zyrat e hetuesve të Krimeve të Rënda, pasi bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar droge. Sipas rezultateve të para të hetimit, që ka nisur grupi special, studenti i arrestuar e kishte përfituar pasaportën diplomatike nga nëna e tij, Jolanda Parruca, e cila, sipas hetimeve, është diplomate karriere. Burime të rezervuara nga grupi i hetimit thanë se, nëna e të arrestuarit ka shërbyer për katër vjet si sekretare e parë në ambasadën shqiptare në Bernë të Zvicrës. Më pas ajo ka punuar si këshilltare për çështjet e kulturës dhe të medias në ambasadën shqiptare në Paris. Jolanda Parruca është rikthyer në Shqipëri dha ka filluar punë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Shtypin në Ministrinë e Jashtme vetëm pak kohë para se Islami të largohej nga drejtimi i këtij institucioni.

    Pasaporta

    Sipas informacioneve më të fundit që kanë mbërritur në Tiranë nga Shërbimet Sekrete Italiane, dyshohet se studenti shqiptar që u arrestua me katër kilogramë kokainë kishte katër vjet që ushtronte aktivitetin e paligjshëm. Hetimet kanë zbuluar se pasaporta që përdorej nga i arrestuari, ishte në muajt e fundit të afatit të saj 5-vjeçar. Studenti 23 vjeç ishte rezident në Paris edhe pse nëna e tij ishte rikthyer në Tiranë. Gjithçka është zbuluar pas arrestimit të 23-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve, diplomatja Jolanda Parruca sapo ka mësuar lajmin, ka pësuar gjendje të fikëti. Më pas ajo është nisur për në Itali dhe ka shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike për të mundësuar lirimin e të birit, qoftë edhe me kusht. Një përpjekje e tillë ka qenë e pamundur, pasi policia italiane ka pretenduar se ka prova të forta kundër shqiptarit, i cili mendohet se është përgjuar të paktën tre vjet teksa kryente trafikun e narkotikut.

    Hetimet

    Gjatë hetimeve janë regjistruar edhe disa dëshmi të personave me të cilët ka qenë duke udhëtuar studenti shqiptar. Personat që e shoqëronin duket se e kanë tradhtuar shqiptarin, pasi kanë treguar në polici për ngarkesën që ai transportonte. Ndërsa ekziston edhe një version tjetër i rezervuar, sipas të cilit, mes pasagjerëve mund të ketë qenë një person i infiltruar i policisë italiane i maskuar si turist. Ai ka njoftuar skuadrat e policisë së aeroportit të Romës për ngarkesën e dyshimtë në bagazhet e studentit, i cili nuk ka mundur ta parandalojë kontrollin edhe pse ka treguar pasaportën diplomatike që mbante me vete. Madje kjo pasaportë të cilën Parruca e përdorte shpesh kohët e fundit, i ka shtuar më shumë dyshimet e policisë Antidrogë. Sipas mediave italiane i arrestuari ishte nisur nga Karakasi dhe pasi kishte mbërritur në Romë, kishte prerë biletën e destinacionit përfundimtar për në Tiranë, ku mendohet se do të çonte sasinë prej 4 kilogramësh të kokainës së pastër. Ende nuk është e qartë përse do përdorej ngarkesa narkotike, megjithëse mediat italiane paraqesin se ka dy versione lidhur me këtë fakt. Duke u përzier me një sasi më të dobët kokaine, ajo mendohet se arrin masën e 20 kilogramë, e cila kushton rreth 2 milionë euro, megjithatë mendohet se droga mund të përdorej si mostër për sasitë e tjera të drogës që do të mbërrinin në Shqipëri pas forcimit të linjës së trafikut. p.h

    Panorama.


    Kjo eshte diplomacia e Dades dhe e Islamit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    PER HERE TE PARE nje Ministee mer ambasadoret e i paraqet ne parlament.

    Kjo jo vetem qe te vleresohet si nje akt emancipus e modern

    Por e kunderta

    Perdoret nga njerez medioker e me moralin e Arta Dades e Kastriot Islamit te sulmoj e te mos leje gje pa thene per disa emerime qe eshte e drejta e partise ne pushtet ti bej, e puna e tyre do varet nga rezultati qe do japin.

    Kur dy keta ,njerez me moralin e Dades e Islamit nuk e kane bere asnje here kete kur kane qene Ministra te Jashtem po i kane bere fshehur e me matrapazlleqe.

    Kur ambasada ne Uashingon nuk ka perfaqesus nga korrupsjoni qeveritar qe doli deri ne Amerike,njerezit e emeruar nga Islami e Dade te rezuar per korrupsjon.

    Kur kapet tjetri me Pashaportat diplomatike te dhene nga keta me droge.

    E kur njerezit e paraqitur nga Mustafaj jane jo vete njerez te rinj, femra ne politik, njerez me pergatitje e eksperience diplomatike politike e intelektuale e eksperience nderkombetare, si nata me diten e emerimet qe bente PS kur conte njerezit e saj per dallavere e shperblime politike e u kapeshin me korrupjson aty---si ai ne Uashington.

    Une cuditem pse Ministri i Jashtem harxhon kohe me njerez me niveli e autoritetin moral te Dades e Islamit , kur ka te drejte te bej emerimet e vazhdoj punen qe do ti matet nga rezultatet----jo c'nxjerrin nga goja, njerez, te nivelit te Dades qe po ti thuash nje gruaje ne shqiperi je Arta Dade eshte ofendimi me i madh.
    E dihet kjo , keto si Arta te nxjerrin fundin nga goja ,per te tjeret,se kane per gje, pa pare se kush jane vete, e ca kane bere vet kur kane qene ne krye te kesaj ministrie.


    Kjo tregon se c opozite do kemi --qe do bej llapaqenin pa filluar punen e per cdo gje---e jo si ne gjithe bote ti, kur behet emerimi ta urojne e lene, e bejne kritiken per punene , e te japin alternativen, plus kur ben emerimin ajo eshte e drejta e partise ne pushtet e me ato qe ben merr pergjegjesine e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-10-2005 më 15:28

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fillimi i mbrapshtë diplomatik i qeverisë Berisha

    Krahas sipërmarjes titanike që ka ndërmarë qeveria Berisha në vend në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në administratë, një nga fushat e tjera të veprimtarisë së qeverisë është edhe aspekti diplomatik. Nëse për të parën qeveria meriton mbështetjen maksimale nga të gjithë shqiptarët në këtë fillim agresiv premtues, për të dytën mund të thuhet se diplomacia e qeverisë Berisha ka hedhur disa hapa të gabuar. Emërimi i një ministri të jashtëm si Besnik Mustafaj, prononcimi para kohe dhe jashtë çdo konteksti mbi statusin e Kosovës dhe emërimi i një shtetase turke si ambasadore në SHBA, janë veprime jo vetëm shokuese por bien ndesh edhe me vetë objektivat e diplomacisë shqiptare që Dr. Berisha shpalosi gjatë fushatës elektorale.


    Përse emërimi i Besnik Mustafaj si ministër i jashtëm nuk ishte i përshtatshëm?

    Më duhet të them se Besnik Mustafaj mund të jetë një intelektual i shkëlqyer, një shkrimtar i suksesshëm dhe një njeri me kulturë të gjerë. Dhe mbi të gjitha këto, edhe një mik i mirë e konfidant i vjetër i Dr. Berishës. A e kualifikojnë të gjitha këto Besnik Mustafaj si ministër të jashtëm? Perveç faktit se ai ka qenë ish-ambasador i Shqiperisë në Francë, Besnik Mustafaj nuk ka asnjë kontribut, vizion apo njohje të duhur të diplomacisë rajonale apo ndërkombëtare. Siç e thotë edhe vetë Z. Mustafaj, "unë jam më parë shkrimtar para se sa të jem politikan". Pasioni i tij është letërsia dhe reagimi i Kadaresë kundrejt këtij emërimi nuk ishte thjeshtë punë xhelozie midis dy njerëzve të shquar të letrave shqipe, reagimi i tij lidhej me faktin që Besnik Mustafaj nuk e vlerëson sa duhet privilegjin që i është bërë si ministër i jashtëm i Shqipërise nga vetë fakti që ai vazhdon të portretizojë veten si shkrimtar dhe vazhdon të promovojë librat e tij edhe në pozitat e një ministri të jashtëm. Më shumë se një "konflikt interesash" kjo përbën një mungesë të theksuar interesimi për të qenë ministër i jashtëm.

    E kam të qartë që emërimi i Mustafaj nga Berisha nuk erdhi thjeshtë për ndonjë meritë të veçantë të këtij të fundit, por thjeshtë se Dr. Berisha kërkon ta udhëheqi vetë politikën e jashtme shqiptare, dhe emërimi i një konfidanti të tij në këtë post vetëm sa e bën një gjë të tillë të mundur. Nuk ka asgjë të keqe që një kryeministër të marri në duar freret e diplomacisë së një vendi, por nuk është aspak normale për një kryeministër të përpiqet të kontrollojë gjithçka në punën e ministrave të vet. Dhe kjo dëshira për të kontrolluar gjithçka nuk vërehet vetëm në emërimin e ministrisë së jashtme por edhe në emërimin e ministrave të tjerë ku spikat mosha shumë e re. Shteti shqiptar më shumë se kurrë ka nevojë për një ministër të jashtëm profesionist që ka një eksperiencë të gjatë dhe një njohje të shkëlqyer të diplomacisë ndërkombëtare. Berisha vetë ka nevoje për një ministër profesionist që nuk di vetëm të zbatojë urdhra por di edhe të këshillojë siç duhet kryeministrin.


    Skandali diplomatik mbi pavaresinë e Kosovës

    Gabimi i parë trashanik i ministrit të jashtëm Mustafaj erdhi me prononcimin e tij për Kosovën. Prononcimi i tij mbi një "pavarësi të kushtëzuar" nuk ishte i gabuar në thelb, por vendi dhe koha në të cilin u bë vetëm sa shpalosi inkoherencën e qëndrimeve të palës shqiptare dhe mungesën e koordinimit të qëndrimeve Tiranë-Prishtinë dhe qeveri-presidencë. Në të njëjtin podium dhe në të njëjtat konferenca ballkanike, presidenti shqiptar dhe ministri i jashtëm mbrojtën dy qëndrime të ndryshme. Që të kuptoni se përse një qëndrim i tillë përbën një skandal diplomatik: a) nuk i takon shtetit shqiptar që të prononcohet për statusin e ardhshëm të Kosovës, pa u këshilluar më parë me krerët e institucioneve shqiptare në Kosovë b) nuk mund të japësh një formulë për statusin final të Kosovës kur ende nuk kanë filluar bisedimet për statusin në të cilat diplomacia e Tiranës nuk është e ftuar c) nuk mund të mbash një qëndrim të tillë publik pasi e largon vëmendjen nga Prishtina dhe e kalon në Tiranë, gjë që vetëm e vonon dhe komplikon parapërgatitjet për fillimin e negociatave. Fakti që qëndrimi i presidencës dhe qeverisë shqiptare nuk ishin të ravijëzuara vetëm sa e zhvlerëson qëndrimin e ministrisë së jashtme shqiptare.


    Vizita e vështirë e Berishës në Romë

    Krahas sarkazmes denigruese të Berlusconit për kreun e shtetit shqiptar dhe mbarë popullin shqiptar në atë konferencë shtypi, ajo që Berisha nuk mori nga Roma ishte mbështetja për pavaresinë e Kosovës që është në krye të agjendës ndërkombëtare në këto momente. Kosova nuk u zu fare në gojë as nga Berlusconi dhe as nga Berisha pasi qeveria italiane e ka bërë të qartë që muaj më parë me vizitat e Finit ne Ballkan se ajo jo vetëm që nuk e mbështet idenë e një Kosove të pavarur, por e shikon pavarësinë si një akt destabilizues për gjithë rajonin. Dhe ky është një qëndrim i një prej 6 vendeve të Grupit të Kontaktit që në të njëjtën kohë është edhe shteti më i fuqishëm rajonal në Evropën Juglindore.

    Largimi i vëmendjes nga Kosova nëpermjet theksimit të investimeve italiane dhe bashkëpunimit të ngushtë ekonomik midis dy vendeve nuk e bëjnë aspak të sukseshme vizitën e kryeministrit shqiptar në Romë, pavarësisht se si e tillë u portretizua në shtypin shqiptar. Në këtë moment në histori, suksesi i vizitave të burrave të shtetit shqiptar nuk matet më me premtimet për mbeshtetje ekonomike apo politike, por matet me arritjen e mbështetjes së vendeve rajonale për pavarësinë e Kosovës. Kryeministri duhet të ketë një listë të shteteve rajonale në zyrën e tij dhe në atë listë të numërojë se cilat vende janë gati të njohin dhe mbështesin një Kosovë të pavarur dhe cilat jo. Është misioni i fshehtë i diplomacisë së qeverisë që ai kryeson që të dije se si të arrijë mirëkuptimin e vendeve rajonale për një Kosovë të pavarur.


    Një shtetase turke si ambasadore shqiptare në SHBA

    Kulmi i gafave diplomatike të qeverisë së re në Tiranë u arrit me emërimet e reja të ambasadorëve, ku bie në sy emërimi i Znj. Edhit Harxhi si ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Është gati e pabesueshme që Shqipëria emëron si ambasadore në SHBA një shqiptare me shtetësi turke, pa asnjë lloj eksperience në fushen diplomatike, që vetëm pak vite më parë në shkrimet e saj bënte me faj CIA dhe qeverinë amerikane për shkatërimin e Shqipërisë! E kam te pamundur të konceptoj se si mund te emërohet si ambasadore e Shqiperisë në SHBA një individ qe e ka shfaqur hapur anti-amerikanizmin e saj.

    Kryeministri Berisha duhet të dali përpara shqiptarëve dhe t'u shpjegojë se si i ndihmon emërimi i Znj Harxhi marëdhëniet Shqipëri-SHBA që janë marëdhënie jetike për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan? Kryeministri Berisha duhet të dali përpara shqiptarëve dhe t'u shpjegojë shqiptarëve se si kjo Znj. do të shtrëngojë duart me ata njerëz të administratës amerikane që deri dje i akuzonte si vrasës e shkatërrimtarë të Shqipërisë? Kryeministri Berisha duhet t'u shpjegojë të gjithë diplomatëve shqiptarë të karrierës se çfarë kredencialesh diplomatike ka zonja Harxhi që e kualifikojnë atë për këtë post të rëndësishëm? Kryeministri Berisha duhet t'u shpjegojë komunitetit shqiptar të Amerikës se çfare duhet të presin nga ambasadoria e re që askush nuk e njeh se kush është dhe nuk është një prej tyre?

    Emërimi i Znj. Harxhi si ambasadore në SHBA ështe jo vetem nje turp per qeverine e Tiranes, por edhe nje skandal me pasoja të rënda për diplomacinë shqiptare. Në një kohë kur bota po përjeton luftën kundër terrorizmit, qeveria e Tiranës emëron si ambasadore në SHBA një shqiptare me shtetësi turke që ka bërë plot akuza për SHBA dhe qeverinë amerikane. Në një kohë kur Bashkimi Evropian i thotë JO integrimit të Turqisë në BE, qeveria e Tiranës u lë të kuptojnë krerëve të shteteve evropiane se Shqipëria bën pjesë në të njëjtën kategori me Turqinë kur vjen fjala tek integrimi. Në një kohë kur ministri i jashtëm shqiptar udhëton drejt Athinës për të përgatitur vizitën e kryeministrit grek në Tirane dhe të kryeministrit shqiptar në Athinë, qeveria shqiptare emëron një shtetase turke në Washington. Në një kohe kur komuniteti shqiptar në Amerikë ka arritur një masë të konsiderueshme në njerëz dhe është duke u konsiliduar nga dita në ditë, qeveria shqiptare nuk arriti dot të gjente një shtetas shqipar me shtetësi amerikane që të vendoste në krye të ambasadës shqiptare në Washington.

    Uroj që qeveria e re e Tiranës të korrigjojë keto gabime të pafalshme që rëndojne jo vetëm mbi imazhin e saj në Perëndim por dëmtojne edhe vetë objektivat që kjo qeveri i ka vënë vetes në politikën e saj të jashtme. Po aq te rëndësishme sa objektivat e duhura jane edhe njerëzit që përzgjidhen për ti kthyer këto objektiva në realitet.


    Ilirjan Papa
    Philadelphia, SHBA
    22 tetor 2005

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Edith Harxhi

    Ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Edinburghut në Skoci (Britani e Madhe) në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka mbrojtur titullin Master of Arts MA., në po të njëjtin universitet me tezën "Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke, në bazë të teorisë së nacionalizmit". Ka punuar në Departamentin e Ballkanit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Më pas u emërua këshilltare e parë pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërise në Ankara, Turqi. Është specializuar në politikën e jashtme të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.
    .................................................. .................................................. ..............

    NE BAZE TE REZUMESE qe ka eshte zgjidhje shume e mire e profesjonale
    Nuk eshte as hajdute as oridinere dhe pa asnje kualifikim si Arta Dade.

    Po komunistat shqiptare haruan qe kishin gjithe jeten qe shanin ameriken nga mengjesi ne darke e na izoluan per 50 vjet.
    Deri ne diten qe Sali Berisha e Gramoz Pashko si lider te opozites se re hapen mardhenjet ne Washington.

    O KOMUNISTA E LUFTUAT AMERIKEN GJITHE JETEN

    TANI DONI TE NDERONI LEKURE----PO DIHET SE KUSH JENI

    PDja ka qene krijese e Amerikaneve e nga ata erdhi ne pushtet e ka lidhje shume te forta me Ameriken

    Komunistat kane me lindjen Rusin Serbin Kinezin tani dhe me Grekun Pasokun.


    Gje e mire eshte qe NA KRITIKOJNE NJEREZ TE RANGUT TE --ARTA DADES---PO TE KRITIKUAN NJEREZ TE

    KETIJ RANGU----TREGON SE NUK JE SI ATA----SI ARTA---- E JE MIRE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-10-2005 më 19:35

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Edit Harxhi ka punuar si Konsulente Ndërkombëtare
    pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,
    UNMIK, dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për
    Zhvillim, PNUD. Ka shërbyer si këshilltare
    ndërkombëtare për tre Kryeministrat e Kosovës duke
    mbuluar sektorin e politikave të sigurisë. Ka punuar
    si Pedagoge e Jashtme në Katedrën e Shkencave Politike
    dhe Administratës Publike në Universitetin e
    Prishtinës. Ka shërbyer si e ngarkuar me punë nga
    Zëvendës Administratori i Kosovës, Shefi i Shtyllës II
    në UNMIK z. Tom Koenings në ngritjen dhe reformimin e
    sektorit të barazisë gjinore në UNMIK dhe
    institucionet e Kosovës. Ka shërbyer si Këshilltare
    Politike pranë Zv.Përfaqësuesit të Kombeve të
    Bashkuara në Kosovë dhe Shefit të Shtyllës II
    (Administrata Civile). Ka punuar si asistente pranë
    gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në
    Departamentin e Drejtësisë në Misionin e Kombeve të
    Bashkuara në Kosovë.

    Ka punuar dhe studiuar pranë departamentit të Marredhenieve Ndërkombëtare në
    Universitetin Bilkent në Ankara, ku edhe ka kryer
    fazën e parë të doktoraturës në Marrëdhenie
    Ndërkombëtare
    . Në prill 1997 u emërua Këshilltare
    pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara,
    Turqi. Në tetor 1996, u kthye në Shqipëri pas
    studimeve universitare dhe post-universitare në
    Britaninë e Madhe. Filloi punë si referente/diplomate
    në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së
    Shqipërisë në sektorin e Ballkanit si eksperte për
    Greqinë dhe Turqinë.

    Gazeta Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-10-2005 më 20:22

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ja nje pershkrim i shqiperise ne

    DEPARTAMENTIN E SHTETIT TE SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES

    nje nga REFERUSET E BASHKEPUNETORET ESHTE DHE AMBASADORIA E RE SHQIPTARE NE UASHINGTON

    Zonja Edith Harxhi

    KOMUNISTAT [qe kane qene gjithe jeten antiamerikan] lexojeni.


    http://foia.state.gov/MMS/postrpt/pr....asp?CntryID=1
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-10-2005 më 20:33

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Sikur ne Harvard te kish mbaruar Edit Harxhi, vete fakti qe bashkeshorti i saj eshte turk dhe ajo ka pranuar nenshtetesine turke, e s'kualifikon ate nga cdo lloj posti ne ambasaden shqiptare ne SHBA. Ajo do te ishte nje ambasadore e mire shqiptare ne Turqi e jo ne Uashington.

    Mos u perpiqni te zini diellin me shoshe pasi kjo nuk i ka mbajtur sekret bindjet e saja qe jane sa anti-amerikane edhe anti-agjende te qeverise Berisha. Ajo nuk sulmon vetem "greket", me te cilat Berisha po perpiqet te normalizoje maredheniet, ajo sulmon edhe PBDNJ qe eshte pjese e koalicionit qeverises, ajo sulmon edhe KOASH, edhe CIA dhe administraten amerikane. Une ende nuk kam mesuar se kush e ka propozuar kete emer si ambasadore ne SHBA, ka ardhur nga ministri i jashtem apo vete Berisha, dhe jam i bindur qe ambasada amerikane ne Tirane eshte vene ne levizje per te gjetur burimin e ketij emerimi. Ashtu sic jam i bindur qe ai qe e ka bere nje gje te tille do ta paguaje shume shpejt skandalin e krijuar.

    SHBA nuk i "kapercen" kollaj emerimet e njerezve me nje te shkuar anti-amerikane dhe asnje ambasador nuk shkel ne SHBA pa u skenuar me pare nga sherbimet sekrete amerikane. Harxhi ka potencialin jo vetem te nje skandali diplomatik qe eshte ne ndertim e siper, por ka potencialin edhe nje shpallje "persona non-grata" nga administrata amerikane. Kjo eshte praktike qe SHBA e ndjek me te gjithe diplomatet qe bejne nje emer ne gjirin e OKB fale anti-ameirkanizmit te tyre te shfaqur hapur. Rastet me te fundit jane perzenia nga SHBA e diplomateve kubaneze, iraniane e siriane si persona te padeshiruar.

    Berisha po dergon ne SHBA nje ambasadore qe ka hedhur balte mbi SHBA dhe ky eshte turp jo vetem per te dhe qeverine qe ai kryeson por eshte nje trup dhe prekje ne dinjitet per gjithe komunitetit shqiptar te Amerikes.

    Mos valle kane mbaruar shqiptaret e shumte me shtetesi amerikane ne Amerike per te permbushur sic duhet misionin e ambasadorit ne Washington?

    Sa me shpejt ta kuptoje gravitetin e ketij skandali, aq me mire do te jete per imazhin e qeverise Berisha, qe po vetedemtohet pa filluar punen mire.

    Albo

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    GAFA E DIPLOMACISE SE JASHTME SHQIPTARE

    Ndue Ukaj,

    Prishtine

    Se Ismail Kadare kishte te drejte, kur vleresonte kandidaturen e Besnik Mustafajt, si jo te pershtatshme per te udhehequr diplomacine e jahtme, kjo nga shume qarqe analitike tashme nuk ka dileme. Kjo u verejt qarte pas deklarates se nxituar dhe te improvizuar te ministrit Mustafaj per pavaresi te kushtezuar te Kosoves bere ne New Jork, po ate dite kur kreu shteteror, Presidenti Alfred Moisiu kerkonte pavaresi te plote, po ne ate godine institucionale. Kjo deklarate u banalizua edhe me teper pas qendrimeve te kryetarit te Komisionit Parlamentar te politikave te jashtme, z. Prec Zogaj se per zgjedhjen e statusit politik te Kosoves, duhet te deklarohet parlamenti. Shtoja kesaj qendrimet kundershtuese te opozites. Me tutje, pas presioneve te shumta, sidomos te opinionit publik, gafa e ministrit u "permiresua" nga shefi i qeverise se tij, kryemistri Berisha, i cili u deklarua pro aspirates kosovare. Deklarata e ministrit Mustafaj, e improvizuar dhe e pa konsultuar, ngjalli reagime te ashpra ne qarqet politike ne Prishtine dhe Tirane. Reagime te cilat u reflektuan edhe ne qarqe diplomatike perendimore, kryesisht te linjes pro pavaresise se plote te Kosoves. Sa per te riaktualizuar ceshtjen ne fjale, te shtruar ne fillim te ketij artikulli, po citojme pyetjen dhe pergjigjen qe Kadarese beri njeres nga mediat tona, lidhur me kandidaturen e zoteri Mustafajt: "E quani te papershtatshme zgjedhjen e ministrit te Jashtem?

    Pikerisht. Nga kandidaturat qe u permenden, mendoj se kjo eshte nje nder me te papershtatshmet, tha ai.

    Edhe kjo eshte nje fatkeqesi e njohur e Shqiperise. Ne radhen e ministrave te Jashtem te papershtatshem u shtua nje rast tjeter.

    Per nje vend te vogel problematik si Shqiperia, ne kushtet per te cilat folem, dimensioni qytetar, europianist e atlantist i ministrit te Jashtem, eshte nje nder tiparet e domosdoshme. Per te mos folur per te tjerat."

    Pas shume perplasjeve politike dhe jopolitike qe u ben lidhur me kete gafe te improvizuar te ministrit te Jashtem, qendrimi i Tiranes zyrtare disi u zmbraps. Sidoqofte permasa e deklarates se shefit te diplomacise se jashtme, ka peshen pertej politikes se konsumit ditor dhe dashtas apo jo, behet pjese e kuluareve te caktuara politike, qe merren me ceshtjen e Kosoves dhe rajonit ne pergjithesi. Pa dashur te gjykojme ministrin, mendojme se kjo deklarate e tij u banalizua per vete menyren e artikulimit te tij dhe te mos bashkerenditjes se qendrimeve me figura tjera institucionale.

    Pa dashur te hedhim poshte qendrimin pozitiv te Tiranes, si "trumbetuesja e mundshme" e politikave te BE dhe ne rajon, kam mendimin se kjo deklarate e tij eshte bere e nxituar, e improvizuar dhe me pasoja politike per proceset e ardhshme politike ne Kosove.

    * * *

    Pas kesaj gafe politike, pjese e politikes se gabuar te shtetit Shqiptar ne dimensionet e jashtme mbetet kandidatura e Edit Harxhit per ambasadore te Shqiperise ne SHBA, vendit prej se cilit sot varen shume politika vendimmarrese ne planet globale. Eshte pikerisht kjo kandidature qe e aktualizon vleresimin e Kadarese per "dimensioni qytetar, europianist e atlantist te ministrit te Jashtem, si nje nder tiparet e domosdoshme".

    Kandidaturen ne fjale e komplikon kalimi i saj ne "siten " e komisionit Parlamentar te Politikave te Jashtme, kur u ben publike shume tekste te kandidatures ne fjale, lidhur me qendrimet e saj perplot kontradikta dhe sulmet ndaj CIA-se. Mjaft shqetesuese, kandidaturen e saj e ben fakti se jane shume qendrime te saj publike, q- e bejne jo te pershtatshme kandidaturen e saj, sidomos ne keto rrethana "delikate" neper te cilat po situohet politika e jashtme boterore, perspektivat e se ciles nga teoriciene te shumte te marredhenieve nderkombetare po predimensionohen gjithnje e me shume ne sfera te ndjeshme, te lidhjeve kulturore-civilizuese, si segmenti fundamental qe po percakton dhe do te percakton aleancat e se ardhmes. Shqiperia eshte tashme pjese e Koalicionit Antiterrorist Global, duke kontribuar edhe me pjesemarrje aktive ne forcat e perbashketa ne Afganistan dhe Irak. Por kjo asnjehere nuk hequr dilemen qe sillet verdalle segmenteve te caktuara perendimore, per orientimin e sinqerte te shtetit shqiptar. Duke mos i ikur asnjehere mendimeve se aplikohet ne te shumten e

    hereve nje moral i dyfishte politike, tipik i shoqerive orientale, gje qe do te ishte vetevrasje e jone e trete, pas pranimit te pushtimit otoman dhe atij Komunist. Pse e themi kete? Para ca kohe zonja Edit Harxhi ka mbajtur cikel te ligjeratave ne Universitetin e Prishtines, perkatesisht ne departamentin e Shkencave politike, ne te cilin gravitonin shume miq te mij kritike letrar dhe publicist, per arsye se ky drejtim ne Kosove ishte i ri. Deri sa pinim kafe ne Hotel Grand me disa miq, bisedonim per nivelin e ligjerimit qe aplikohet, per kuadrin pedagogjik, biseda u orientua ne portretin e Edit Harxhit. Ajo ne ligjerata shprehu moral te dyfishte politike, me thane miqte, duke shprehur haptas dilemat rreth percaktimeve ne politikat nderkombetare. Kete gje e sforcon edhe lidhja e saj me segmente turke. Sidomos atributet qe kjo ja jep ne disa tekste publike "rolit" te Turqise ne "shpetimin" e Shqiperise ne trazirat e 1997. Me shume se nje nostalgji qe perkon me dimensionet kulturore, kjo deklarate jep mundesi per

    interpretime ekuivoke per preferencat e saj jo vetem politike, te cilat e vene ne pikepyetje mundesine e perfaqesimit te shtetit shqiptar, sidomos te sforcuar me deklaraten e publikuar ne mediat e Tiranes se "CIA mbeshteste sulmin grek ne jug...". Ketu eshte fjala per ngjarjet e 97-tes. Ne kete rrafshe, nuk duhet lene anash edhe sulmet e saja ndaj Kishes Ortodokse Shqiptare, te cilat u diskutuan gjate qendrimit ne Komisionin e politikave te jashtme. Jane keto, disa nga arsyet dhe parashenja, pse e bejne kete

    kandidature jo te pershtatshme, ne keto momente delikate per te udhehequr ambasaden e Shqiperise ne Amerike.

    Kombi shqiptar gjendet para nje sfide te madhe. Jemi ne nje gjendje, qe asnjehere nuk guxon te na lejoj te hedh "dilema" per orientimet, jo vetem politike e ekonomike te Shqiperise, por posacerisht ne dimensionet civilizuese. Deri sa ne SHBA e Europe flitet per nje lufte te ftofte ne mes Lindjes se pazhvilluar dhe Perendimit perparimtar, Shqiperia nuk guxon ende luhatet ne tehun thepisur te ekuivokeve. Morali i dyfishte nuk eshte mendesi e demokracise perendimore, ne te cilen aspiron te integrohet kombi shqiptar.

  15. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sipas AACL te Joseph Dioguardid, komuniteti shqiptar ne turqi mund te numeroj deri ne 7 milione njerez, pra diaspora me e madhe shqiptare ne bote. Mbase ndonje kryqtari mund t'i vrasi syrin ky fakt, por un ata njerez i quaj shqiptare nese kane qejf te quhen shqiptare kuptohet. Ne rastin e Edithit qe dhe emrin e ka perendimor meqe ra fjala se po gjemojme lloj lloj budalleqesh, ajo eshte nje shqiptare qe eshte martuar me nje turk, ashtu sic ka plote shqiptare e shqiptare qe jane martuar me italiane, greke, spanjolle, latinoamerikane, egjiptjane, pakistaneze etj etj. Pra kjo nuk eshte as turke, por shqiptare ne rradhe te pare.

    Fakti qe ajo ka thene te verteten nuk besoj se duhet ti vrasi syrin dikujt, sepse ndersa Italia nuk prononcohet per pavarsine e Kosoves ose prononcoheshe kundra dhe populli Italian ne shkalle te gjere qe kundra luftes, ne Greqi jane derguar dhe trupa kundra Kosoves, jane thyer banka e cdo investim amerikan gjate vizites se Klintonit. Sjellja e Berluskonit eshte sjellje e tille me cdokend, mos harroni se edhe Angline e ka tallur disa here, megjithate dikush e interpreton heshtjen e Berishes si fakt qe ai nuk merret me nivel te ulet kulturor si Berluskoni, dikush si padituri per t'ju pergjigjur, dhe une thjeshte them se ne si vend i vogel nuk kemi politikisht peshe te tallim menderen me te tjeret. Ne kete drejtim, zonja Harxhi ne nivel dipollomatik mbase eshte rasti i vetem ose nje nga pak rastet(pervec ndonje tip Abdi Balete qe nuk i kane peshe ato qe flet) pas Enver Hoxhes e cila arrin te hapi ne nje menyre kaq te prere kartat e ballkanit dhe brravo i qofte qe pati kurajon te flasi pa ju dridhur qerpiku per poshtersirat qe i jane bere popullit shqiptar. Tani ndonje kryqtar mund te flasi dhe per poshtersirat e Turqise per 500 vjet mbi popullin shqiptar, por besoj se ato i takojne historianeve te merren, dhe jo zonjes Harxhi qe mesa duket e dinka me menyre te perpikte situaten moderne, gje qe eshte cfare i intereson dhe KOMUNITETIT SHQIPTAR NE AMERIKE e kudo. Komuniteti shqiptar ne amerike eshte shprehur disa here kunder Greqise e Turqise(me Gary Kokalarin ne krye qe eshte dhe simpatizante i flakte i Dr. Berishes), kshu qe nuk besoj se do vuaj nga kjo kandidature, per te mos thene qe mund te jene vete lobe te caktuara shqiptaroamerikane dhe vete amerikane te cilet e mbeshtesin nje kandidature te tille per aresye qe ne forumsit apo gazetaret apo kushdo qe ka qejf te merret me politike nuk mund t'i dije, por vetem mund te hamendesoj. Megjithate une perseri do pres llafin e fundit nga Ambasada Amerikane, sepse llafi i tyre ka me shume peshe ne te tilla ceshtje se i imi, apo i ndokujt tjetri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 22-10-2005 më 21:04
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #16
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Shume e vertete eshte qe Shqiperia eshte perdorur si ''eksperiment'' ne ''vitin e mbrapshte'' 1997. Per ato qe akoma nuk e kane kuptuar, mire do te ishte qe thjeshte fare te reflektonin ne emisionet e shfaqura ne Histori Channel, ku fare qarte ravijezohen skenare te parapregatitur ne qytete te jugut shqiptar. Se sa e nderlikuar ka qene C.I.A., secili mund te perfytyroje sipas aftesise personale, qofte edhe nga informata te ndryshme...

    Mbas Revolucionit gjeorgjian, Presidenti aktual i kesaj republike emeroi ne postin e Ministres se Jashtme, nje shtetase franceze me origjine gjeorgjane. E cuditshme, sipas mentalitetit shqiptar! Po qe se Ismail Kadare do te ishte caktuar ne ate post , a do t'i vihej ne dukje mbajtja e shtetesise franceze qe ai disponon? Mendoj se dicka e tille do te quhej absurditet.

    Mesa mbaj mend une, nje raport i gjate per ''Revolucionin te Majte'' te vitit 1997, me shkaqet dhe pasojat ndaj Shqiperise, i shkruar pikerisht nga E. Harxhi, ka qarkulluar ne faqet e ketij forumi.

    Turp i madh kombetar eshte skandali i ish-ambasadorit Fatos Tarifa, qe ndyu veten dhe shtetin qe perfaqeson, por jo emerimi i znj. Harxhi.

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo Arta Dade eshte nje nga politikanet me te dobet qe ka politika shqiptare dhe cuditem se si PS beri gabim prape kur rizgjodhi ate ne komitetin e pergjithshem drejtues te saj. Ajo duhej te ishte larguar nga PS para edhe Fatos Nanos.

    Ne lidhje me akuzat e opozites ndaj Edit Harxhit, mendoj qe ato nuk jane te drejta fare. Une pajtohem plotesisht me shkrimin e saj. Ajo nuk ka akuzuar CIA-n si institucion por disa ish-drejtues te saj, si Teneti, qe per punen e tij shume te mire, edhe u detyrua te jepte doreheqjen.

    Nuk e di si mund te akuzohet ajo per ekstremizem musliman bazuar ne shkrimin qe ajo ka bere bashke me nje kristian shqiptar (mesa di une Mal Berisha eshte kristian) dhe qe eshte publikuar ne nje webfaqe qe mbahet po nga nje kristian shqiptar (Anton Ashta eshte krijuesi dhe pronari i faqes se EDSH-se, qe poashtu eshte kristian).

    Une mendoj qe kandidatura e Edit Harxhit eshte shume e mire per ambasadoren e Shqiperise ne SHBA dhe keshtu politikane e diplomate qe e duan Shqiperine dhe kombin tone duhet te jene perfaqesuesit tane kudo si ne krye te shtetit ashtu edhe ne ambasada e kudo.

    Uroj qe te zgjidhet ne postin e ambasadores dhe shume suksese ne punen e saj.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    KRITICIZËM MJEGULLOR

    Skënder Shkupi

    Caktimi i ambasadorëve të rinj nga forumet përkatëse të qeverisë e të shtetit shqiptar u kthye në një eveniment për opinionin publik arbëror brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë. Mbase rastësisht syri i ciklonit këtë radhë u bë një emër pak i njohur për shumë gjahtarë të ngjarjeve të pazakonta në politikën shqiptare - emri i Edit Harxhit. Ndërkohë që shumë njerëzve në Tiranë ky emër u thotë pak ose aspak, unë nuk mund ta fsheh kënaqësinë e thellë që ndjeva kur nëpërmjet internetit u njoha me propozimin në fjalë. Kjo për faktin se kam punuar rreth shtatë muaj me zonjën Harxhi dhe e njoh jashtëzakonisht mirë qoftë si njeri, qoftë si studiuese dhe diplomate.
    Më trishtoi shumë etiketimi i habitshëm i disa gazetave politike të Tiranës për zonjën Harxhi si e huaj ndaj profesionit të diplomatit, shoqëruar me pasaktësira të tjera të mëdha, sa dashakeqe aq edhe revoltuese.
    Kush është Edit Harxhi?
    Së pari, është me vend të nënvizojmë një fakt që në formimin praprak të një diplomati është i një rëndësie të veçantë: Editi është bijë e dy prindërve intelektualë të njohur në Tiranë dhe me reputacion shumë pozitiv për aftësitë e tyre profesionale dhe bazamentin kulturor. Së dyti, Editi ka kryer një arsim të plotë në profilin e marrëdhënieve ndërkombëtare, pra në diplomaci, në Mbretërinë e Bashkuar, (e jo në Turqi siç thotë “ZP”), në Universitetin e Edinburgut. Në Britaninë e Madhe ajo ka marrë edhe titullin e masterit në diplomaci. Është për t’u theksuar një ngjarje e veçantë në jetën e saj studentore. Editi ishte aq e gjallë, aq me iniciativë dhe aq e dashuruar pas vendit të saj, sa arriti me forcat e veta dhe me ndihma të vogla të mbledhura me shumë mundime poshtë e lart, të botojë një libër prej 250 faqesh me format të plotë, në anglisht, për lexuesin britanik, për Shqipërinë dhe joshjen e saj. Nuk e di nëse ka një shembull të dytë të tillë në harkun kohor 15- vjeçar të Shqipërisë postkomuniste.
    Së treti, Editi u emërua në Ambasadën e Ankarasë si këshilltare në shkurt të vitit 1997, kur sapo qe kthyer nga Anglia. Pozicioni i këshilltarit vjen fill pas atij të ambasadorit, pra është numri 2 në ambasadë. Duke parë aftësitë e saj të veçanta, shpesh unë dërgoja Editin nëpër pritjet zyrtare që jepnin përfaqësitë e ndryshme në Ankara. Ato pritje ishin shumë të shpeshta dhe shumë shpejt u vu re që diplomatja jonë e re ishte e një brumi të veçantë. Ishte një e papritur e këndshmë për mua, kur dy ambasadorë evropianë me stazhe 25 dhe 30 vjet në diplomaci më thanë një natë në koefidencë (rast vërtet i habitshëm, pasi opinionet për vartësit nuk janë tema normale për bisedat ndërmjet ambasadorëve) : “Ju ka ardhur një diplomate shumë e përgatitur. Ju përgëzoj për zgjedhjen që keni bërë”.
    Së katërti, Edit Harxhi është një atdhetare e zjarrtë dhe një shqiptare me një formim patriotik të shkëlqyer. Për interesat e vendit të saj ajo është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë. Është një tipar që, për fat të keq, sot ndeshet rrallë ndërmjet shqiptarëve shumë të shkolluar. Atë që është e gatshme ta bëjë kjo grua e re për Shqipërinë, zor se mund ta nxjerrë në krye edhe një burrë i thinjur e me shumë vite përvojë jete. Sepse Editi është jo thjesht vetëm patriote, por njëherësh edhe këmbëngulëse, profesioniste e hollë dhe me një vullnet të çeliktë. Nëse asaj i ngarkohet një detyrë, nuk diskutohet suksesi, sepse nuk ka pengesë që ta prapsojë; ajo e percepton si sfidë ndaj vetvetes dhe sfidat është mësuar t’i përballojë gjithmonë me fitore.
    Së pesti, Editi, si grua tejet e emancipuar dhe me nje kulturë të përgjithshme solide, jo vetëm nuk krijon imazh negativ për Shqipërinë në Uashington, por përkundrazi, do t’i sigurojë vendit të saj dhe shqiptarëve një reputacion shumë më të mirë se deri sot. Me prakticizmin e saj, me shumë tipare anglosaksone, të fituar jo vetëm gjatë viteve të shkollimit në Angli, por edhe në bashkëpunimin e gjatë me strukturat e UNMIK-ut në Kosovë ajo do të shfrytëzojë çdo mundësi reale për të ngritur në nivele shumë më të larta se deri tani marrëdhëniet e shkëlqyera të sotme shqiptaro-amerikane.
    Editi zgjidh edhe problemet më të imëta të cilat i hutojnë deri edhe diplomatët e vjetër të përfaqësive tona. Janë disa detaje të vogla që e portretizojnë qartë këtë grua të veçantë - përbuzja ndaj justifikimit: “Nuk e bëj dot!”. Më kujtohet momenti i lajmit të vdekjes së Nënë Terezës në kapërcyellin e gusht-shtatorit 1997. Sapo morëm lajmin, duke iu trembur një konkurence të mundshme indiano-maqedonase, ne shpallëm se të nesërmen prisnim ngushëllime në ambasadë. Vendosëm edhe librin e ngushëllimeve, por na duhej një portret dinjitoz i Nënë Terezës. Kush mund ta gjente atë? Askush, përveç Editit. Diçka e vogël në dukje, por tepër shqetësuese për momentin që përjetonim. Se ku arriti me anën e një mikeshe të saj angleze të marrë nga një revistë britanike një portret të madh me ngjyra e shumë të bukur të shenjtores sonë. Me atë rast, të gjithë e morën vesh se Nënë Tereza ishte shqiptare. Jo vetëm kaq. Editi ishte ndër më aktivet për organizimin në Ambasadën Indiane të një koncerti në kujtim të Nënë Terezës. E tillë ishte ajo, diplomatja pa “përvojë” diplomatike.
    Akuzohet Editi se pse mbeti jashtë profesionit të saj, kur në mënyrën më të padenjë të mundshme e pushuan nga puna në mars të vitit 1998, ata që i “faleshin” meritokracisë. Episod që më kujton thënien e një zonje të vjetër të fisme që thoshte dikur për komunistët klasikë të viteve 50: “Këta janë të çuditshëm, edhe të prekin edhe të thonë se pse je e prekur?”. Editin e fajësojnë se pse nuk vazhdoi punën e saj në diplomaci ata që e pushuan nga puna me pretekstin qesharak se i kishte dhënë shtypit britanik të dhëna që diskreditonin Revolucionin e Kallashit të vitit 1997. Megjithatë, ndonëse e flakur në mënyrë të turpshme nga shërbimi diplomatik, më 28 nëntor 1998 në apartamentin e saj në Ankara ajo organizoi një koktej që për nga pjesëmarrja e diplomatëve të rangjeve më të larta të akredituara në Turqi, sipas të dhënave të dëshmitarëve të pranishëm në të, u bë më madhështor e më serioz se ai që organizoi vetë ambasada. Brenda një viti pune tejet cilësore ajo kishte krijuar lidhje të tilla të qëndrueshme, të cilat mund t’i vlenin shumë Shqipërisë dhe interesave të saj, lidhje që u këputën arbitrarisht nga ata që kërkojnë sot diplomatë karriere me qiririn e Diogjenit.
    Nëse meriton një lëvdatë z. Berisha, për sa ka nisur të bëjë këto pesë-gjashtë javë të qeverisjes, është pa dyshim propozimi i caktimit të zonjës Harxhi si ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një shans i mirë për Shqipërinë, është një shans i mirë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan që të ketë një përfaqësuese të tillë të denjë në qendrën më të madhe vendimmarrëse të botës. Ndëkohë që për njerëzit të cilët e njohin nga afër zonjën Harxhi, është një motiv që i bën ata të mendojnë se më në fund në Shqipëri punët po nisin të venë për së mbari. Ndërkohë që ky sadisfaksion shoqërohet edhe me hidhërimin që ta jep konstatimi i trishtuar që personi ndoshta më i aftë për detyrën që i kanë caktuar, sulmohet. Të vetmin ngushëllim, si në shumë raste të tjera të ngjashme, do ta gjejmë te Spinoza në sentencën e tij të njohur: “Injoranca nuk është argument”. Zoti na dhëntë aq mend sa të mos ngutemi të baltosim njerëzit tanë më të mirë, vetëm e vetëm se rasti na ka bërë që të mos i njohim ata”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-10-2005 më 14:13

  19. #19
    Me ne fund doli nje shqiptare e vertete per te kryer nje funksion shume te rendesishem.

    Se pari, duhet pergezuar zgjedhja e nje femre ne kete post.

    Se dyti, dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se nga CV e saj, del se kemi te bejme me nje shqiptare te vertete.

    Se treti, ajo qe me ben pershtypje eshte megallomania e Albos, i cili ka marre pozen e nje personi "VIP", por qe ne fakt eshte nje "VUP".

    Se katerti, pershendetje atyre forumistave qe kane shkruar realisht.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    1--Artikulli i Skender Shkupit qe ka qene dhe Ambasadori ne Turqi eshte nje Pasqyre e nje Reference e plote

    2--Shtypi i Majte--Gazeta Shqiptare, Zeri i Popullit---analista te majte ---kane ngritur nje stuhin ne keto media te majta e ne ca TV te majta-----pra nje stuhi mbi hic----pa asnje argument-----e kur Zonja ne fjale ka nje Rezyme CV te shume shume te mire..
    Gazetat e tjera apo TV qe nuk jane te njohura si militante te tilla---pervec lajmit --nuk i dhane asnje rendesi.---jo si keto gazeta qe i rane daulleve te ngrinin gjithcka nga hici.
    Pra gjithcka u ngrit nga e majta--e nga askush tjeter--te krijojne problem aty ku nuk ka asnje gje.
    Dhe artikujt e saj qe i kishte gazeta shqiptare- e ZP jane Manipulim se tema qe
    "Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke, në bazë të teorisë së nacionalizmit".
    E autoria kishte dhene versjonet e ndryshme qofte te nacjonalizmit shqiptar qofte dhe te atij grek gjera qe fliten e thuhen hapur, e kur ben nje studim per keto mardhenje, bile dhe nje shkrim, te gjithe i pasqyrojne keto.
    Po ato qene mare vec , qene hequr nga kontesit i pergjigjithshem per te manipuluar opinjonin.

    3-ME KRYESORJA ---QE HEDH POSHT CDO SPEKULLIM
    E dhashe dhe mesiper
    Departamenti i Shtetit te SHBA---VETE KY---E KA ---Edith Harxhi --ri Referenc--ne faqen e tij zyrtare.
    KJO HEDH POSHTE CDO SPEKULLIM---Kur vet amerikanet ---vete ata e kane si referenc Edith Harxhin
    Keshtu ata qe spekullojne te mbyllin gojet se nuk kane baze kur vete te zotet flasin.
    Shikoni emrin e saj ne fund te faqes, qe eshte nje pershkrim i Shqiperise.

    http://foia.state.gov/MMS/postrpt/pr....asp?CntryID=1
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-10-2005 më 08:02

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •