Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 142 prej 142
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervistë e presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, me gazetarin e televizionit “Arbëria”, Mentor Nazarko

    Moisiu: Pse refuzova Harxhin

    “Harxhi ka brumë intelektual dhe në të ardhmen mund të bëhet një diplomate shumë e mirë, por çdo gjë do kohën e saj”

    M. Nazarko

    “Kur ka reforma, ka edhe mendime. Po nuk pati përplasje mendimesh, nuk mund të pretendosh se ke bërë zgjedhjen më të mirë”.

    TIRANË- Presidenti Alfred Moisiu në një intervistë të dhënë për TVA-në pak ditë më parë tregon për marrëdhëniet me kryeministrin Berisha dhe nivelin e tyre aktual pas mosdekretimit të Edit Harxhit si ambasadore në SHBA. Moisiu, për herë të parë, flet për shkaqet e mosdekretimit të saj, duke nxjerrë në plan të parë moshën e saj të re. Kreu i shtetit, i pyetur për lëvizjet e fundit të maxhorancës për ndryshimin e procedurave për shkarkimin e titullarëve të organeve Kushtetuese, thekson se institucionet duhet të lihen të punojnë dhe se emërimi apo shkarkimi i tyre duhet të bazohet vetëm në Kushtetutë.


    Zoti President, nuk është sekret që marrëdhëniet tuaja me kryeministrin nuk janë më të mirat e mundshme. Rasti i fundit i përplasjes apo i fërkimit për këdo që është vëzhgues i vëmendshëm i marrëdhënieve institucionale ishte refuzimi i dy ambasadorëve. Zoti president, si arritëm në këtë ngjarje? A pati bisedime paraprake midis jush apo gjithçka ndodhi papritur?
    Së pari, do t’ju korrigjoj juve, sepse unë jam tre vjet e gjysmë në këtë detyre. Në të kaluarën kam pasur kontakte me të dy ish-kryeministrat; me zotin Majko një periudhë të shkurtër dhe pastaj më gjatë me zotin Nano dhe tani, me ndryshimin e pushtetit, me zotin Berisha. Siç ka presidenti veçoritë e tij, po ashtu kanë edhe kryeministrat. Kushtetuta jonë është ajo që ka qenë, ligjet po ato, pavarësisht nga ndryshimet që mund të pësojnë. Unë nuk mund të them që këto marrëdhënie janë intensive, pasi ato kushtëzohen nga puna që bëjmë dhe përgjegjësitë institucionale që përballojmë. Edhe në një zyrë me kolegun nuk i ke marrëdhëniet gjithnjë njëlloj. E rëndësishme është që puna të ecë dhe ndryshimet të mos kenë kosto të lartë. Me kryeministrin, unë kam pasur që në fillim, marrëdhënie në periudhën parazgjedhore, megjithëse ai në atë kohë kishte shqetësimet e tij si kryetar i opozitës. Unë, si president i Republikës dhe si përfaqësues i unitetit të popullit isha i detyruar dhe i interesuar që çdo gjë të shkonte mirë, aq më tepër që këto zgjedhje kishin një rëndësi të veçantë, ishin vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne ishim në teleobjektivin e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe që çdo hap i hedhur duhej menduar mirë, në mënyrë që popullit t’i çelej një perspektivë e të shihte një dritë jeshile në fund të tunelit.
    Do të flasim edhe për zgjedhjet
    S’ka gjë, këto gjëra nuk mund të ndahen. Lidhur me problemin e ambasadorëve, në Kushtetutë shkruhet qartë se si përcaktohen ambasadorët: Propozon kryeministri, dekreton presidenti. Në përmbushjen e këtij funksioni kushtetues tashmë kemi edhe një përvojë të gjatë zgjidhjeje. Kjo është krijuar nga presidentët para meje, por edhe gjatë periudhën sime prej tre vjet e gjysmë. Unë mendoj se kësaj metode pune dhe përcaktimi kushtetues presidenti duhet t’i përmbahet. Nuk është mirë që gjërat të bëhen publike para se të diskutohen.
    E di që etika institucionale nuk ma lejon, por unë do të guxoj ta provokoj atë: A kishte ndopak ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë zgjedhje që u bë, duke refuzuar kandidaturën e ambasadores së Shqipërisë në atë vend?
    Këto janë problemet tona. Ma merr mendja që asnjë shtet nuk përzihet në punët tona të brendshme, jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë modeli i demokracisë. Çdo shtet vepron sipas dokumenteve dhe ligjeve që ka.
    Një pyetje principale: Shqipëria nuk ka një klasë diplomatësh të karrierës. Për këtë post nuk kishte kandidatura politike; kështu që emrat mund të vinin dhe duhet të vinin nga teknicienë shqiptarë të formuar në Perëndim. Nuk ju duket se jeni treguar pak i ashpër për zonjën në fjalë?
    Këto gjëra nuk shihen në prizmin personal asnjëherë. Ju e thatë shumë mirë që ne diplomacinë jemi duke e krijuar, sepse janë këto 14-15 vjet që po punohet për këtë. Kam biseduar me të gjithë kryeministrat e mëparshëm, por edhe me ministrat e Jashtëm që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kemi hyrë në pluralizëm dhe normalisht, çdo katër apo tetë vjet, kjo varet nga votuesit shqiptarë si dhe puna që bëhet me zgjedhësit, do të ketë ndryshime, por nuk mund të thuhet që patjetër çdo katër apo tetë vjet të bëjmë ndryshime radikale. Prandaj, ligjvënësi me të drejtë përcakton që një numër të caktuar njerëzish duhet të vijnë nga politika dhe pjesa tjetër e tyre duhet të vijnë nga radhët e diplomatëve, në mënyrë që ata të vijnë në rritje. Uashingtoni, jo vetëm për ne, por për të gjithë Evropën dhe botën, përfaqëson vendin që zakonisht përfaqësuesi i shtetit përzgjidhet nga pikëpamja e aftësive kandidatura më e përshtatshme që disponohet. Unë mendoj se ka kandidatura. Nuk kam asgjë me zonjën Harxhi, e vlerësoj. Kam ndjekur deklaratat dhe intervistat e saj dhe e shoh që ajo ka brumë intelektual dhe në të ardhmen mund të bëhet një diplomate shumë e mirë, por çdo gjë do kohën e saj.
    A mendoni se ky refuzim i ambasadorëve si dhe pakënaqësia juaj publike për reformën e ekzekutivit në SHISH apo dhe ndonjë shkak tjetër i ngjashëm ka sjellë përkeqësimin e marrëdhënieve tuaja me kryeministrin Berisha?
    Kur ka reforma, ka edhe mendime. Po nuk pati përplasje mendimesh, nuk mund të pretendosh se ke bërë zgjedhjen më të mirë.
    Ndoshta jam i pasaktë, por mund të më korrigjoni ju. Ju, në një farë mënyre jeni kandidaturë e Presidentit i ardhur nga e djathta; megjithatë kam përshtypjen se kundërshtitë e shprehura, të cilat janë normale në komunikimin midis presidentit dhe kryeministrit, kundërshtitë e shprehura nga kryeministri Berisha duket sikur janë më shumë nga ato të shprehura nga zoti Nano.
    Nuk jam dakord me këto që thoni ju. Jeta e drejtuesve ka shumë momente, të cilat mbeten brenda caqeve të caktuara. Mund të them se është e vërtetë që jam zgjedhur president i Republikës, i propozuar nga zoti Berisha; jam pranuar nga e majta pas një kandidature që u tërhoq. Që në momentin që më ftuan të vë kandidaturën time, megjithëse të them të drejtën, isha i papërgatitur, u thashë se kam një formim familjar, kam dhe një formim profesional, por nuk pranoj ndërhyrje. Për mua të parat janë Kushtetuta dhe ligjet.
    Kalojmë në një aspekt tjetër: Kryeministri Berisha, i cili vjen në pushtet pas tetë vjetësh, duket se nuk ka marrëdhënie të mira edhe me institucione të tjera, të cilat se sa ai i mazhorancave; pra, qoftë me prokurorin e përgjithshëm, qoftë me Kontrollin e Lartë të Shtetit, qoftë edhe me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilëve ju duket se u keni dhënë një mbrojtje, derisa keni thënë se u ndërrua pushteti, por jo shteti. Cili është gjykimi juaj për funksionimin apo për drejtimin e këtyre institucioneve? A ja keni bërë të qartë ju këtë zotit Berisha?
    Nëse ju kujtohet, në rast se kujtohet, më 6 shtator kam dhënë një mesazh para Kuvendit të Shqipërisë, ku kam thënë që rotacioni i pushtetit nuk është rotacioni i shtetit, sepse institucionet e pavarura kushtetuese kanë mandate kushtetuese; edhe ato që janë pa mandate kushtetuese kanë rregulla për mënyrën si zgjidhen dhe si largohen. Duket që gjërat janë shumë të qarta. Ato, për mendimin tim, janë të përcaktuara jo keq. Mund të ketë ndonjë nevojë për ndonjë plotësim, por kjo është gjë tjetër. Në çdo konkluzion mund të arrihet pas një vlerësimi dhe pas një analize dhe asgjë nuk mund të zgjidhet apriori. Institucionet kushtetuese, të përcaktuar nga Kushtetuta pikërisht për këtë janë bërë, për të pasur atë që quhet “Chek and Balance”, ndryshe është vërtetuar që përqendrimi i pushtetit është i dëmshëm për zhvillimin e vendit, jo vetëm të vendin tonë por të çdo vendi.
    Ekziston një rrezik i tillë, zoti president?
    Jo, unë nuk thashë se ekziston një rrezik i tillë, por përqendrimi i pushtetit gjithmonë është i dëmshëm. Sigurisht, ka gjëra që bëhen mirë, ka gjëra që jo. Ato që nuk bëhen mirë, duhet t’i korrigjojmë. Mënyrat e korrigjimit janë nga më të ndryshmet që nga kontrollet, analizat; në qoftë se njeriu përkatës nuk është i përshtatshëm, pastaj Kuvendi dhe Kushtetuta parashikon dhe se si mund të zëvendësohet X apo Y. Institucionet duhet të lihen që të punojnë.
    Ja keni shprehur zotit Berisha këtë? Kur ka qenë kontakti tuaj i fundit, zoti president?
    Kontaktet janë nga më ndryshmet: Ka kontakte telefoni, personale, nëpërmjet mesazheve të ndryshme; nuk mund të thuash se kontakt quhet ai kur takohen personalisht dy individë për një problem të caktuar.
    Megjithatë, shtypi sot po fliste për një përpjekje të mazhorancës për të kufizuar e reduktuar mandatet kushtetuese të këtyre institucioneve nëpërmjet shkarkimit me votim të hapur. Është një ndryshim procedure dhe shprehje e vullneti të qartë për të ndryshuar këto institucione. Cili është qëndrimi juaj për këtë?
    Nuk jam i informuar akoma për këtë problem, kështu që është e vështirë të flas për këtë problem. Unë e thashë pak më parë se si mund të bëhen ndryshimet. Pa analiza, kontrolle e konkluzione është vështirë të arrish një përfundim të caktuar.
    Me një pjesë të këtyre institucioneve ju keni dhe një bashkëpunim për shkak të rolit tuaj, keni kompetenca emëruese qoftë me prokurorin e përgjithshëm, qoftë me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Si ju është dukur bashkëpunimi me këto institucione?
    Sigurisht, bashkëpunimi është i përcaktuar. Siç thashë edhe në fillim, unë jam i vendosur për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet. Nuk bëj asnjë lëshim dhe as një tërheqje, me këdo qoftë.
    Zoti president, ju jeni zgjedhur në këtë detyrë të lartë me votat e dy partive kryesore, votat e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe me frymëzimin, në një farë mënyre, të të dy liderëve kryesorë politikë të Shqipërisë, zotit Berisha dhe zotit Nano. Me cilin keni bashkëjetuar në fakt dhe rolin president-kryeministër? Mund të na thoni, aq sa ju lejon etika institucionale në qoftë se ka dallime në bashkëpunimin tuaj me gjithsecilin, megjithëse është ende herët?
    Mendoj se nuk është vendi për të folur për këto gjëra.

    Për Berishën
    Me kryeministrin, unë kam pasur që në fillim, marrëdhënie në periudhën parazgjedhore, megjithëse ai në atë kohë kishte shqetësimet e tij si kryetar i opozitës. Unë, si president i Republikës dhe si përfaqësues i unitetit të popullit isha i detyruar dhe i interesuar që çdo gjë të shkonte mirë, aq më tepër që këto zgjedhje kishin një rëndësi të veçantë, ishin vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

    Për Harxhin
    Uashingtoni, jo vetëm për ne, por për të gjithë Evropën dhe botën, përfaqëson vendin që zakonisht përfaqësuesi i shtetit përzgjidhet nga pikëpamja e aftësive kandidatura më e përshtatshme që disponohet. Unë mendoj se ka kandidatura. Nuk kam asgjë me zonjën Harxhi, e vlerësoj. Kam ndjekur deklaratat dhe intervistat e saj dhe e shoh që ajo ka brumë intelektual dhe në të ardhmen mund të bëhet një diplomate shumë e mirë, por çdo gjë do kohën e saj


    Për Institucionet Kushtetuese
    Në çdo konkluzion mund të arrihet pas një vlerësimi dhe pas një analize dhe asgjë nuk mund të zgjidhet apriori. Institucionet kushtetuese, të përcaktuar nga Kushtetuta pikërisht për këtë janë bërë, për të pasur atë që quhet “Chek and Balance”, ndryshe është vërtetuar që përqendrimi i pushtetit është i dëmshëm për zhvillimin e vendit, jo vetëm të vendin tonë por të çdo vendi.




    27/12/2005
    shekulli

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    A eshte semure shume kohen e fundit zonja Edith Harxhi , degjova qe nga kanceri, apo jo?
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •