Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Si i njoha Nanon dhe Berishėn.

    Nga Nikollë Lesi



    Hyrje e librit

    Ky libër është shkruar në periudhën 2004‑2005. Inicues për nisjen e këtij libri u bë Fatos Nano me sulmet e tij ndaj meje duke kërkuar kokën time në "sininë e argjentë" të Xhoana Nanos. E kisha takuar vetëm një herë në mortin e nënës së tij, vit kur ai akoma ishte në burg. Nuk kisha patur asnjë njohje tjetër më parë me të, por në libër mundohem të sqaroj oshilacionet e tij ndër vite si njeri dhe si lider. Dikush, nga miqtë e mijë gazetar, me tha se në këtë libër ti ke treguar edhe oshilacionet e tua. Mundet, të jetë e vertetë, pasi edhe unë jam pjesë e këtij realiteti tranzicioni postkomunist, megjithatë në libër kam thënë ato çka kam përjetuar, bazuar në një film "Zbukuroj, por nuk genjej". Libri duhej të dilte nga mesi i këtij viti me titullin e paralajmëruar "Si e njoha Fatos Nanon?". Por për njëmijë e një arsye nuk arrita ta përfundoj për botim. Meqënëse u vonova atëhere vendosa t'i bashkoj në një libër, ndonëse paksa voluminoz, edhe për Sali Berishën, të cilat janë shkruar nga periudha qershor‑ tetor 2005.

    Nuk e di nëse kam arritur të nxjerr pjesën e padukshme për opinionin të dy liderëve që ndërtuan, shkatërruan dhe ribënë Shqipërinë në vitet 1990‑2005.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 21-10-2005 mė 06:39
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Fatos Nano


    Pse ka ndryshuar Nano?

    Kishte kohë që përflitej nga shumë deputetë të mazhorancës se Fatos Nano ka tre vite që ka ndryshuar krejtësisht.
    "Është tjetërsuar !"‑thonin. Edi Rama e përqeshte këtë metamorfozë të kryesocialistit duke treguar barcaleta për Fatosin. Pas martesës ë dytë me Xhoanën ai ishte bërë më cinik, më i dhunshëm në marrëdhëniet me vartësit; më i dashuruar pas euros dhe dollarit dhe servil në plotësimin e çdo deshire të Xhoanës. Personalisht mendoj se para vitit 2001 nuk ka qenë ky që është sot, natyrisht nuk flas në sensin fizik, pasi ai ka plot 52 vite mbi supe. Siç thotë një analist i njohur i komenteve politike, Andi Bushati " Nano ishte një politikan i sjellshëm, por tashmë i kthyer në kundërtën e tij". Zoti Nano kishte dhënë disa herë prova mirëkuptimi, largpamësie dhe tolerance . Në vitet e para të pluralizmit ai projektoi një të majte perëndimore në përballje e përplasje me të vjetrit e PS së, të cilët bërtisnin për Europën, porse shikonin ende tek vitet e kohës së Ramiz Alisë. U desh burgu i Nanos që e majta të përbashkohej e të ngrihej politikisht. Burgu e privoi nga liria, por e burrëroi në burracërinë e tij. Nga burgu i Bençës në Tepelenë kryetari Nano shihte përtej dritareve të qelisë se PS ja kishte nevojë për reformim drastik në njerëz e në program. U humbën zgjedhjet e kontestueshme e të manipuluara të 26 majit 1996. Njeriu i burgosur Nano kërkoi reformim të udhëheqjes së PS së. Dërgonte asokohe letra nga burgu për t'i botuar në gazetën e partisë ku ai ishte kryetar, pra në "Zëri i Popullit", por nuk ia botonin. Namik Dokle jepnte urdhërin e prerë që asnjë shkrim apo letër e kryetarit të PS së të mos botohej, pasi " ai nuk e di se ç'thotë pasi është në qeli !". Shkonte në Bençë Rexhina Nano, një grua e mrekullueshme për nga virtytet e një femre të vendosur për të mbrojtur të drejtat e burrit të burgosur, dhe na sillte "Mocionin për Debat" të Nanos drejtuar kryesisë së PS së në korrik të vitit '96. Në darkë kundërshtarët e Nanos në PS më merrnin në telefon herë mua dhe disa herë Ben Blushin i cili ishte kryeredaktor i gazetës "Koha Jonë" që të mos i botohet letra dhe as ndonjë gjë tjetër nga kryetari i burgosur, pasi, sipas tyre "ka rrjedhur". Natyrisht gazeta "Koha Jonë" i botoi sepse ishte dhe mbetet përherë me opozitën në sensin e kritikës së gabimeve të çdo pushteti. Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi konkuruan në kongresin e fundvitit '96 me kryetarin e burgosur dhe për pak sa nuk e rrëzuan për t'i zënë vendin. Ndërsa Nano vazhdonte në solidaritet me Majkon, Islamin, Ruçin dhe gazetën "Koha Jonë". Dyert e tjera në PS, si dera e burgut të qelisë, ishin mbyllur për këtë të burgosur politik. Ai rrinte në vetminë e qelisë, kurse kundërshtarët e tij në parti shëtisnin kryeqytetëve të Europës dhe kur ktheheshin deklaronin për median se "ishim duke kërkuar të drejtat e kryetarit të burgosur". Shkonte në selinë e PS së një avokat dhe kërkonte ta mbronte Nanon kundrejt një pagese të lartë, kurse sot ai jurist është zyrtar i lartë në hierarkinë e Shtetit me firmën e vetë kryesocialistit. Me emrin e kryetarit të burgosur, të Vlorës dhe të gazetes "Koha Jonë" të djegur natën e 2 marsit 1997 e majta erdhi në pushtet në verën e atij viti. Berisha iku me një turp të madh mbi supe. Por mënjëherë në dyert e PS së u turrën një urdi njerëzish, të mirë e të këqinj, kundërshtarë e miq të tij. Donin pushtet, donin para e prona. Iu kishte ardhur në dorë Pushteti. Tani nuk kishte më radhë se kush ishte më i përkushtuar në devotshmëri ndaj së drejtës dhe viteve ' 92 ' 97. Tani kush ishte më servil dhe sillte me tepër lekë i duhej kryetarit Nano. I etur nga mungesa e lirisë dhe i verbuar nga mungesa e dritës në qeli kryetari i së majtës në pushtet nuk shikonte përtej dritares së zyrës së tij në PS, e cila ishte dritarja e hyrjes në pushtet për këdo që i rinte afër dhe rrotull. I burgosuri u bë kryeministër i vendit. Nga qelia direkt në krye të drejtimit të Shqipërisë. Bashkë me stafin e gazetarëve të viteve '91 '97 filluam të hidhnim kritikat e para ndaj pushtetit të ri të Nanos si kryeministër. Moria e bodigardëve dhe ulërima e sirenave të policisë që hapnin rrugën kur kalonte zoti Nano e bënin atë, me sa dukej, të ndihej realisht Zoti i Shqipërisë, aq me tepër që ish Presidenti Berisha ishte në fundin e humnerës së tij politike, të paktën nja tre vite pas të mbrapshtit vit '97. Aq sa ishte thellë i zhytur Berisha, po aq lart në qiell rrinte Nano. Kritikat e para të medias "Koha Jonë", pasi media të tjera numëroheshin me gishta, sikur zgjuan tek kryeministri Nano reaksionin e të paprekshmit, aq sa në konferencën e FRESH it të Tiranës në fillim të vitit 1998 sulmoi hapur e pa mëdyshje gazetën "Koha Jonë" dhe botuesin e saj. "Nuk kam ardhur në pushtet për të larë borxhet e Nikollë Lesit" deklaroi zoti Nano i prekur e i inatosur nga kritikat e gazetës. E shihja atë natë në televizor fjalën e tij dhe akoma nuk u besoja syve nëse ishte vertete Fatos Nano që fliste kundër medias së parë të pavarur në Shqipëri. Borxhet gazeta i kishte krijuar, pasi na dogjën krejt gazetën me 2 mars 1997 si dhe kishim kaluar një kalvar vuajtjesh nga sulmet e pushtetit nga vitet '92‑'97. Nga muaji nentor '96 gjer nga fundi i vitit '97 "Koha Jonë" botohej çdo ditë mbi 70 mijë kopje ose pothuaj sa dyfishi i tirazhit të të gjitha gazetave në vitin 2005. Nga muaji dhjetor '96 gjer me 30 qershor '97 gazeta shkonte në çdo pikë shitje, por nuk arkëtohej në financat e gazetës as 20 përqind e shitjes pasi ishte rrëmujë dhe luftë . SHIK‑u i Gazidedes na dogji dhe qëlloi me armë mikrobuzat e m jetet e transportit të gazetës në muajt dhjetor 1996‑ shkurt 1997. Mos harroni se agjencia e transportit të gazetës kishte mbi 11 furgona transporti dhe që sejcila kushtonte diku tek 15 ‑ 20 milionë lekë të vjetra. I gjithi ishte investim me paratë e gazetës me të madhe në vend. Në atë periudhë saliste merrnim taksi dhe furgona taksi , që dihet sa kushtojnë, vetëm e vetëm që të çonim gazetën "Koha Jonë" tek lexuesit. Po iu përmend vetëm një fakt: edhe për Tropojën që është në fund të dynjasë e ku çonim vetëm 200 gazeta paguanim mjet të veçantë me deshirën e mirë që lexuesit të kishin gazetën. Shtetit jo vetëm që nuk i shkonte në mendje të na ndihmonte, por përkundrazi na bllokonte, dhe shkatërronte. Në vend që shteti i pasluftës të na kompensonte djegien e gazetes, ai filloi sulmin për të na "djegur" në një mënyrë më "demokratike" , siç tashmë dëshmoi vepra e Nanos. Në fillim stafi i gazetarëve u turbullua nga ky sulm direkt dhe pa sens miqësor i kryeministrit Nano. Disa gazetarë që kishin punuar në vitet e vështira të saj nxituan të iknin me vrap, pasi ndjenin hakmarrjen Nano. Ata, si tiranas të vjetër, e kuptuan para meje se nga "kruajtja" me Nanon gazeta do të humbiste e do të sulmohej, pasi akoma populli e kishte idhull Fatos Nanon. Të paktën shumica ende kështu mendonte në fillimet e vitit '98. Fatkeqsisht kështu filloi të ndodhte. Shumë gazetarë ikën dhe u stabilizuan tek kabineti Nano, disa të tjerë u bënë drejtorë të rëndësishëm, ata që mbetën nxorën "shpatat" me pushtetin e Nanos. "Borxhet e Nikollë Lesit", sipas Nanos, kishin ardhur se tirazhi i gazetës kishte shkuar me kryeredaktor Ben Blushin deri në 82 mijë kopje në ditë gjatë vitit 1997. Një tmerr i vërtetë për shtypshkronjën "Demokracia", e cila "skuqej" nga tirazhi i lartë i "Koha Jonë". Tirazhi botohej, por në kohën e luftës së vitit të mbrapshtë '97 pothuaj asnjë lekë nuk arkëtohej nga pikat e shitjes së gazetashitësve, t‑_lët ose ikën më pas jashtë shtetit ose justifikoheshin se na " I kanë vjedhur lekët gjatë muajve të luftës ! ". E kujt ia mbante ato muaj që të shkonte e të merrtë lekët e gazetës në rrethe! Shumëherë policia dhe civilë të armatosur kishin djegur furgonat e gazetës bashkë me vetë tirazhin e prodhuar. Porse në shtypshkronjë borxhi shtohej për gazetën "Koha Jonë". Shtypshkronja donte paratë, paçka se opozita bërtiste "Rroftë "Koha Jonë" ! Gjithashtu, më 2 mars 1997, redaksia u dogj krejtësisht nga forcat e SHIK ut të Bashkim Gazidedes. Pra, financat e gazetës shkuan poshtë e më poshtë. Natyrisht, as unë e as ndonjëri nga gazetarët nuk pranoi të lypte tek dera e kryeministrit Nano apo zv/kryeministrit të asaj kohe Bashkim Fino. U kërkua që të ndërhynim për të marrë një kredi tek Banka e Kursimeve për të shlyer borxhet e shkaktuara nga ajo çka sqaruam, por zoti Nano ishte "ligjor" dhe nuk pranoi të shkelte "kushtetueshmërinë e parimeve të tij", ndonëse borxhi i gazetës ishte sa shuma e një kamioni me cigare kontrabandë që kalonte një prej shoqëruesve të tij në Kakavijë vetëm në një natë!

    Zoti Nano deri në mesin e vitit 1998 ishte në majën e Shtetit dhe në kreun e kontrabandës së cigarëve, kafesë dhe të naftës. Ndërsa ende në publik ai mbante dafinat e një njeriu të drejtë e të vuajtur në burgjet e Berishës. Duke qenë nga natyra krejtësisht dinak dhe, meqë nuk e kishim njohur ende, një njeri pa skrupuj moralë, ai manovronte bukur në fushën e politikës. Në shtatorin e vitit 1998, kur u vra Lideri i Lëvizjes së Dhjetorit ',90 Azem Hajdari, Nano manifestoi edhe një "veti" tjetër, të cilën nuk e kishim njohur: frikacakun. Ikën i veshur me rroba fshatari drejt e në Maqedoni. U struk i përmjerë atje, ndërkohë që duhej të rrinte e të drejtonte Shtetin e dhunuar. Një politikan që quhet Burrë Shteti nuk e braktis kurrë detyrën. Mund të thuash çfarë të duash kundër Sali Berishës, pasi edhe ai ka njëmijë e një të meta, porse në periudhën e vështirë të mars‑qershor 1997 kurrë nuk e braktisi zyrën dhe Presidencën. Nuk themi që Lideri që quhet Burrë Shtetit të shkojë "si kovë pusi" apo për "dhjamë qeni", porse duhet të gjente forcën për të gjetur shpëtimin e kombit. Nano e la shtetin me 14 shtator 1998 në mëshirë të fatit. Erdhi kur pantallonat e lagura nga frika i ishin tharë në freskun e Maqedonisë. U lut tek Presidenti Meidani, porse nuk kishte më të drejtë morale që pa hequr brekët me erë m. të vishte pantollonat e kryeministrit të ri ! Kështu që pësoi një "atak politik", kryesisht për fajin e tij. Në krye të Ekzekutivit mbërriti Pandeli Majko, një njeri që e kishte mbështetur në vitet e vështira të burgut. Sakaq zotin Nano e braktisën përsëri Servet Pëllumbi, Namik Dokle dhe Ilir Meta. As Anastas Angjeli nuk ia hapte telefonin! Vetëm Ruçi i mbeti. Mbeti "rrugëve të Atdheut", duke kërkuar "drejtësi" partiake. Dhe kishte të drejtë, pasi Majko dhe kundërshtarët e përhershëm të Nanos nxituan t'i merrnin PS në në fund të vitit 1999. Deri këtu nuk duhej të arrinin. Anti Nanot e kishin gabim. Nuk mund t'i merrej partia të cilën e kishte rritur vetë, bile edhe me burgun e tij. Në këtë rast, si botues dhe si deputet i dalë nga një zonë e lirë nga PS, por që asnjëherë atje nuk kishte fituar e majta, dola hapur e në mbrojtje të Nanos. Të mos harrojmë në momentet që ai nuk ka patur pushtet i kam qëndruar afër. Kishte të drejtë dhe duhej mbrojtur, ndonëse Majko shpeshtoi hakmarrjen ndaj medias "Koha Jonë", e cila kishte brenda saj tri "predha goditëse" për atë kohë; gazetën, radion dhe televizionin "KOHA". Çdo natë televizioni që kish në pronësi jepte të plota takimet e Nanos në bazën e PS së. Ishte një gazetare, Mimoza Picari, që rendte me vrap në çdo cep të vendit për ta dhënë atë që nuk ia jepnin të tjerët zotit Nano. Natyrisht nuk jam aspak i penduar, paçka se sot ndodhem në "llogore" tjetër, edhe për faj të kryesocialistit. Por kush më njeh nga afër unë rri në "llogoren time të pavarësisë". Unë e kam deklaruar se nuk ma kushtëzon dot mendimin tim të lirë, as Fatos Nano e as Sali Berisha. Pra në 1999, në këtë vit të vështirë politik, zoti Nano u kthye tek vlerat, të cilat, me siç duket i mban në qilar kur është në krye të pushtetit dhe i nxjerr në fushë të hapur sa herë mbetet pa pushtet.

    Fitoi kundër Majkos, Pëllumbit, Metës, Poçit e Dokles se duhej të fitonte, ndonëse me diferencë të frikshme votash. Iu rikthyen "miqtë", "shokët" dhe urdia e sejmenëve. Thërrisnin "Rroftë Nano !" pikërisht ata që thonin "Poshtë Nano !" para kongresit. Falë një bashkëshorte të shkëlqyer që quhet Rexhina Nano, kryetari i PS së u kthye prapë në tolerant e në largpamës. I largohej sherrit dhe nxiste bashkëpunimin. Në krye të pushtetit erdhi një prej kundërshtarëve të tij më të fortë e me të rrezikshëm. Falë Nanos zoti Meta hypi atje, ku ai nuk e kishte ëndërruar, por që pati mundësi të shfaqte aftësi në menaxhimin kurajoz të Ekzekutivit. Por ditët e arta Nano Meta filluan të njohin errësirën. Nano shëtiste rrugëve të Europës, por që donin para të madhe për t'u përballuar në atë mënyrë që filloi ta shijonte botën në mënyrë të skajshme. Filloi t'i pëlqente Athina, bile ajo e mesnatës. Rrugët e Athinës në mesnatë janë të stërmbushura me njerëz. Aty gjen që nga i papuni i pagjumë e deri tek prostitutat. Athina e magjepsi të parin e selisë rozë. U deh nga kënaqësia, por u tha nga xhepat! Meta i bllokoi çdo kanal dogane në Shqipëri. Por Athina që të jetohej donte dhrahmi. Dhrahmitë filluan t'i mbaronin kryetarit dhe u kthye në Tiranë për një betejë tjetër. U nervozua. Një femër i kishte errësuar shikimin e syzeve të trasha. Prapë luftë në parti ! Ishte viti 2001. Vit zgjedhjesh. Gruaja e re, Xhoana, donte pushtet . Nuk mund të rrinte më rrugëve të Athinës. Synonte më lart, më larg dhe më shumë .


    Gruaja që ekuilibronte Nanon

    Viti 2001. Ilir Meta, asokohe kryeministër, kishte vendosur të mos i bënte asnjë lëshim zotit Nano për ato çka ai kërkonte të realizonte me duart e Metës. Harxhet e shumta në Athinë zoti Nano donte t'i realizonte me biznesmenë, siç bën praktikisht tani që është kryeministër. Por asnjë tregtar nuk i ofrohej ato ditë ku ndodhej i braktisur e pa pushtet. Nuk kishte asgjë në dorë në emërimet e doganierëve, pasi vrimat i ishin mbyllur. Vetëm një biznesmen, i cili i ishte gjendur në ditë të vështira ia paguante çfarë donte zoti Nano. Ky quhej Leonard Koka, vëllai i kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit. Zoti Koka, duke qenë tip kavalieri, i jepte para në dorë dhe i fali një benz të blinduar. Kryetari i PS së ishte mësuar që t'ia paguanin gjithçka. Kënaqësia e tij mbetet kur e rrjep tjetrin. Ndërsa sot, herë pas here, bën sikur nuk e neh Nard Kokën, pasi kanë dalë në skenë biznesmenët e ndërtimit dhe të fshatrave turistike. Bile hamendje të cilat mbeten të tilla thonë lart e poshtë se në arrestimin e Kokës ka gisht edhe Fatos Nano.E habitshme, porse edhe vertetë mbetet gjithçka tek Nano. Në kompromis të mos prekjes së bizneseve të Xhoana Nanos nga Berisha në pushtet, thuhet se Nano e shiti Nardin tek Saliu i rikthyer.

    Por le të rikthemi paksa ndër vite. Kishte hyrë viti elektoral dhe PS ja kërkonte një mandat të dytë. Jemi akoma në fillim të vitit 2001. Marrëdhëniet mes Nanos dhe Metës u përkeqësuan pas deklaratës në TV Klan të Arben Malajt se do të kandidonte për postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të qershorit 2001. Duke qenë mik i Metës zoti Nano kërkonte mënyra nga më të ndryshmet që të më ftonte për drekë. Donte që unë të negocioja mes tij dhe kryeministrit Meta për t'i pajtuar. Isha deputet i pavarur dhe pa asnjë angazhim direkt politik. Të paktën deri më 24 janar 2002. Pra nuk isha anëtar i asnjë partie politike. E kisha mbështetur Metën për punët e mira në rrjetin e infrastrukturës së vendit, ashtu siç e kisha akuzuar në media për korrupsion në çështjen e privatizimit të fabrikës së Birra Tirana. Megjithatë pas ndërhyrjes së deputetit Ramadan Hasanaj dhe Bashkim Fino pranova që të negocioj për të organizuar një takim mes Metës dhe Nanos për pajtim. Takimi u la në vilën kryeministrore në Durrës. I takova. Zoti Meta që në fillim krijoi një skenë të ftohtë akull. Ndërsa kreu i selisë rozë rrinte përballë Metës pa folur dhe më bënte me shenjë që të shkrija "akullin". Falë aftësisë gazetareske ia arrita ti bëj që të komunikojnë njëri me tjetrin. Në këtë moment u largova për ti lenë të lirë në bisedën e tyre politike. Ata u pajtuan. Nuk kaloi me shumë se një javë dhe rastësisht përballem me kryetarin e PS së në hotel Rogner. E përshendes dhe bëri sikur nuk më shikoi. I thirra me respekt, por ai ktheu kokën në anën tjetër. Bënte sikur nuk e linte perdja e tymit të cigares që thithte tërë kënaqësi. Pyeta një kolegun tim deputet, i cili kishte informacionin se ç'kishte ndodhur në vilën e Metës. A e di se si mu përgjigj?: "Në momentin që Nano e kalon lumin nuk të njeh më !".

    Kaluan pak muaj dhe prapë zjarri mes Nanos e Metës u rindez keq. Bile dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama filloi të përqeshte kreun e selisë rozë, të cilit i kishte mbetur vetëm bashkëshortja Rexhina Nano, e cila e shoqëronte kudo e kurdo. Një grua e lartë në cilësitë bashkëshortore. Nano ishte acaruar në kulmin e fushatës elektorale të qershorit 2001. Donte ta shkatërronte kryeministrin Meta. Nuk i interesonte humbja e mundshme e së majtës. Tre ditë të javës gjatë fushatës i bënte në Shqipëri dhe katër të tjerat në Greqi. Asnjë nuk e dinte se ai ishte dashuruar keqas në Greqi me një femër tjetër, të ndarë nga burri e që kishte një djalë. Në Tiranë donte vetëm sherr . Rexhina e tërhiqte me kujdes drejt qetësisë dhe larg sherrit. Por asnjë nuk e dinte se ç'po bënte e çfarë ai po kurdiste në Athinë asokohe. As vetë Rexhina Nano. As djali i Nanos, Sokoli , një djalë intelegjent , nuk nuhaste asgjë se ç'po ndodhte me të atin . Fushata elektorale vazhdonte duke u përballuar kryesisht nga Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Një femër i kishte zaptuar zemrën kryetarit të PS së, mu buzë brigjeve greke.

    E megjithatë zgjedhjet u fituan nga e majta, me kontenstime, por gjithsesi kurora e fitores u vendos mbi kokën e Nanos. Sindroma Malaj vërtitej koridoreve të PS së, meqënëse tashmë Nano ishte fituesi juridik i zgjedhjeve dhe donte ta eliinonte Ilir Metën nga rizgjedhja kryeministër. Ndërkohë disa zona ishin kontestuar si nga PD, ashtu dhe nga PS. Unë personalisht kisha pësuar një kolpo elektorale në Lezhë për fajin e PS së lokale, e cila kishte bashkëpunuar fshehur me PD në, pasi hija ime ishte zgjatur në "token" e tyre. Ndërkohë prisja verdiktin e KQZ. Avokati im në këtë proces Përparim Sanxhaku kishte bërë gati dosjen me shkeljet e gjetura, pasi fjala vjen në një qendër votimi numri i zgjedhësve ishte 677, kishin votuar 457 gjithsejt dhe proces verbali i firmosur nga PS dhe PD ishte për 978 pro kandidatit të PD së ! Ndërkohë që prisja të takoja zotin Nano para rezultatit të KQZ ai mu përgjigj në telefon: "Shko se ta jep mandatin Ilir Meta. Mua mos më telefono më!".

    Natyrisht rezultati i KQZ me telefonin e kryetarit të PS-së rezultoi negativ për mua. Celibashi kishte marrë telefonatën fatale nga kryetari Nano që "Lesi të mos fitoj !". Por insistimi i Përparim Sanxhakut nxori fakte dhe faksimile tek Gjykata Kushtetuese, e cila për meritë të korrektësisë së Fehmi Abdiut vendosi përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërkohë kishte ndodhur që pas raundit të dytë në shumë zona akoma e majta nuk bënte numrin 84 deputetë. Me Dushkun kishte siguruar fiks 83 deputetë. Duhej edhe vota ime për të bërë numrin 84! Zoti Nano synonte postin e Presidentit të Republikës. Për këtë gjë duheshin fiks 84 vota në parlament. Unë vazhdoja fushatën e dytë në zonën time elektorale, por këtë herë përjashtova nga komisionet të gjithë anëtarët e PS-së që mi kishte caktuar PS-ja lokale. I zënë me hallin tim elektoral nuk kuptoja se ç'po ndodhte në kulisat politike në Tiranë. Tre ditë para ditës së përsëritjes së zgjedhjeve në Lezhë më kërcet një telefon celular me numrin 007 në fund. E hap dhe dëgjoj zërin e Nanos. Dashamirës dhe plot humor. "Të pres tek zyra ime në PS më tha. Të pijmë nga një xhin". Ishte fillimgushti 2001. E di që asnjëri nuk e beson, por asnjëherë nuk kisha qenë në selinë e PS-së. Asnjëherë në jetën time nuk isha futur brenda hekurave të portës së jashtme të PS, ndonëse e kam mbështetur kur ishte në opozitë, kur kishte të drejtë.

    Nejse. Shkova. Më priti tek dera Emin Barçi, shef i kabinetit të kryetarit të PSsë, dikur vartës i imi si gazetar në vitet '94-'97. Në zyrën e Nanos gjeta edhe Gramoz Ruçin, i cili si me marifet u largua duke na lënë vetëm për vetëm. "Nesër do të vij në Lezhë për të bërë fushatë për ty. Nuk mund të rrijë jashtë parlamentit legjenda Lesi e gazetarisë së pavarur shqiptare" -tha dhe trokiti gotën me xhin. Pimë nja dy gota secili dhe u ndamë. Të nesërmen e kishim lënë që të shkoja unë prapë tek ai. Vajta. Më tha " Hyp në benzin tim. Dua të bisedoj diçka rrugës me ty". Ai shofer dhe unë si "kryetar i PS-së" në vend të parë. Para dhe pas na shoqëronte urdia e sirenave të policisë. Ej, thashë me vete, çka ndodhur që u bë kaq papritur dashamirës me mua, ndërkohë që në hotel Rogner nuk e linte tymi i cigares për të më përshendetur! E vrava mendjen, por asgjëkundi nuk më nxirrte. Rrugës, dikush e kishte lajmëruar kryeministrin Meta se Nikollë Lesi dhe Nano janë bashkë në një makinë për në Lezhë. Më bie telefoni celular. Makina ecte me shpejtësi drejt Mamurrasit. Ishte në telefon Ilir Meta. Nano fiku kasetofonin e benzit. "Me atë po shkon në Lezhë?" -pyeti Meta. "Ehë, e kuptova!" -tha kryeministri Meta dhe mbylli telefonin. Ç'kishte "kuptuar" ky Meta? Ndërkohë ndërhyri "shoferi Nano" duke më pyetur: "Ç'kishte shkërdhata"? Pse të mori? Në moment e parandjeva lojën dhe sherrin e rinisur mes tyre. Puna si gazetar na e kishte rritur nuhatjen e sherrnajës. Makina ecte me më shpejtësi. "Kujdes së do të na rrëzosh!" ngacmova kryetarin shofer. "Ore mos më trego shoferin mua! Pse të mori ai?" insistonte Nano. "Më pyeti se si ecën fushata" e gënjeva Gënjeshtarin e Madh. Bëri sikur e hëngri edhe ai. Ndonëse i kisha marrë masat për fitoren në Lezhë, pasi nuk do ti lija për të vjedhur më votat, porse gjithsesi "shoferi" im prishte punë, nëse i shkrepte për ta bërë. "Do të bëhemi bashkë që ta rrëzojmë Metën?"-më pyeti. Atëhere mendova se ç'bëhet nëse e gënjej edhe unë zotin Nano! Asgjë. Sa ka gënjyer ky Nano, mendova në çast. Po ia "fus" edhe unë njëherë. "Po, do ta rrëzojmë Metën!" i ktheva përgjigje. Mënjëherë kryetari u bë një "shofer" i dëgjueshëm. Nxori një çamkakiz nga ato që i jepte të dashurës së tij të re. U përtypëm sikur po shkërmoqnim Ilir Metën nëpër dhëmbë ! Namin bëri në Lezhë kundër Metës, ndërsa mua më bëri heroi i medias së pavarur.Pikërisht në Lezhë filloi sulmi dhe strategjia Nano për rrëzimin e kryeministrit dhe marrjen e postit presidencial në vitin 2002, vit kur i mbaronte mandati zotit Meidani.


    Nano para lekut

    Sapo arritëm në qytetin e Lezhës Nano në timon si shofer e unë në vend të parë të benzit të tij na rrethuan mijëra qytetarë. Fillova të hap derën dhe në momentin që po dilja kryetari Nano më tha "Futu brenda! Do të vijë unë të të hap derën. E, ç'është një lider partie para një lideri të shtypit të lirë!" -foli duke qeshur dhe vrapoi para njërëzve për të më hapur derën. Dola i skuqur nga ky lloj sherbimi i Nanos dhe thashë me vete "Ore, mos nuk e njoh mirë këtë Nanon dhe jam unë gabim që e quaj një politikan mosmirënjohës?". Nejse, turma dhe britmat nuk të linin vend të mendoje gjatë, pasi nxituam për tu futur brenda në sallën e pallatit të kulturës. Ishte gusht 2001. Pjesëmarrësit ishin të ndarë gjysëm për gjysëm; një pjesë nanoistë dhe tjetra metistë. Megjithatë Nano i hipnotizoi të dyja palët me një fjalim populist, aq sa edhe metistët u bënë me Nanon. Sulmoi qeverinë dhe kryeministrin Meta hapur e në prani të medias. Pra sulmi filloi. Kisha mbetur në kurth. Mes Nanos dhe Metës në një lojë pafund, së cilës do ti dilte tymi në KPD-në e Dhjetorit 2001. Pas takimit në qytet dreka na priste tek restorant "Diella" në Kune-Vainë, një vend perrallor që natyra e kishte bërë, ndofta në një ditë krishtlindjesh. Gjatë drekës ishim duke trokitur gotat e para të rakisë. Ishin kryetari i bashkisë Gjok Jaku, deputetët e PS-së Ndrec Pema e Agustin Marku si dhe Marash Ndoka, prefekt i qarkut. Më bie telefoni. Prapë kryeministri Meta. "Si e kam kryetarin tim?!" -më pyeti Meta gjithë shpoti. Nanon e kisha në krah të majtë dhe krejt afër meje. Si finok që është e nuhati se dikush me rëndësi duhej të ishte në telefon. Unë flisja, por as Nano nuk bisedonte me njër, pasi veshët i kishte tek biseda ime, që gjithsesi mundohesha të ishte e shkurtër. "E ka nisur keq sulmin ai që ke në tavolinë majtas teje" ngriti zërin Meta nga ana tjetër e telefonit. Me sa duket dikush në tavolinë i kishte raportuar kryeministrit në Tiranë se kush ndodhej në drekë dhe si ishte vendosur edhe tavolina! Nano e kishte mendjen tek ajo çka komunikoja unë. Iu përgjigja kryeministrit Meta. "Flasim në Tiranë. E kam anijen në det! Kur ta ankoroj atëhere flasim". Nuk e kisha mbyllur akoma telefonin kur kërcen kreu i tavolinës , pra zoti Fatos. -"Ore paske anije në Shëngjin ti?! Me naftë, cigare apo me çfarë e ke? Unë vij të të bëj fushatë në Lezhë, kurse ti me Metën keni anijet në det?!" -bërtiti dhe e kullufiti një gotë dopio me raki. Eh, ç'rashë në sherr me këtë "anijen", të cilën do ta sqaroj më vonë e që mbetet një histori për të qeshur sa herë e kujtoj. Nano u tërbua. Tavolina filloi të rrënohej. E qeshura e nanoistëve u zvenit. Karkalecat e pjekur nga Diella u mbetën në duar. As nuk i hanin, as nuk i ulnin në pjatë. Ndërkohë Nano i fut dhe një dopio. Erdhi në formë. Të pranishmit filluan të qeshnin nën buzë, por më parë se të qeshnin shikonin kryetarin Nano nëse qesh ai. Sapo ai rrukulliste ndonjë gotë e qeshura mbushte restorantin natyror "Diella".

    -"Sa anije ke në det ?" më pyet papritur zoti Nano." "Njërën ti dhe tjetrën unë"! -e mbylli këtë histori ai pa pyetur se ç'ishte ajo puna e "anijes" që i thashë Metës në telefon. Numërova dhe sa orë duhej të mbaronte votimi . Ishte e premte. Epo, thashë edhe dy ditë duhen dhe i pëshpërita në vesh.

    -"Të hënën vij të takoj për anijen!"- i thashë Fatosit në vesh. Gazi shpërtheu. Nuk pihej më, por defrehej. Filloi kenga. Vetëm orkestër nuk kishte. Pasi kishte kaluar nja tre orë pije e ngrënie afër detit një telefon i bie kryetarit Nano.

    -"Do ta shkatërroj! Ka për ta parë ai ***! -bërtiste e ulërinte Nano, aqsa krejt tavolina ngriu. "Diçka e madhe do të ketë ndodhur" me thotë një nanoist nga e djathta. Ndërkohë Nano ishte larguar paksa nga tavolina, por gjithsesi dëgjohej se çfarë thoshte. Nuk kishte nevojë të mbaje veshët ngrehur, pasi ai bërtiste e shante më fjalorin me të fundit. "Ore trapa ! Kush kujtoni se jam unë ! Do t'ju shkrijë. Si, si guxoni të pushoni Dhimitraq Raftin?! As nuk më rruhet për PS e as për KPD. Do t'ju q.nenat! "e mbylli bisedën, nuk dihet se me cilin foli dhe erdhi , rrufiti dhe një teke tjetër. U ngrit dhe iku. Ika dhe unë. Nuk kisha kaluar Fushë Krujën, pasi po mendoja se ma bëri dy herë *** fushatën e qershorit 2001. Njëherë me KQZ-në në qershor kur iu telefonoi kundër meje e tani në fundkorrik dy ditë përpara votimit të përsëritur. Më ra telefoni. Ishte Nano.
    -"Mos harro anijen time! Të pres në zyrë për pjesën që më takon!"- foli dhe pa pritur përgjigje që ti sqaroja se si ishte puna e asaj "anijes" së Lezhës e mbylli telefonin. Epo mirë, mendova në çast, ia jap unë "pjesën e anijes " të hënën! Në Tiranë kishte filluar sherri ende pa mbaruar rezultati final i votimeve. E majta plasi sherrin mes vetes. Shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Telekomit Dhimitraq Rafti nga kryeministri Meta i vendosi skalionet në PS përballë njëri tjetrit. Kryetari i PS-së nuk donte t'ia dinte më për fitore apo humbje të socialistëve. I ishte prekur njëriu i tij, zoti Rafti, njeriu i Telekomit. E diela erdhi shpejt dhe në darkë rezultati doli me diferencë të madhe për mua. Fitova. Të nesërmen, ende pa shkuar ora 9 e mengjezit, kur me merr Fatos Nano.

    -"Dua anijen time në zyrë! Mos u vono ", dhe siç e ka për zakon të mbyll telefonin për të mos patur mundësi për ta sqaruar. Më mirë po shikoj edhe njëherë procesverbalet e qendrave të votimit të zonës, thashë me vete, se mund të na prishë prapë punë tek KQZ-ja e tij. I pashë. Ishin të "blinduara".
    Ndërkohë gazeta "Shekulli" kishte shpërthyer në sulm total kundër rikandidimit për kryeministër të Ilir Metës. KPD-ja ishte caktuar për t'u mbledhur në gusht. Skalionet në PS ishin rreshtuar për betejë. Gramoz Ruçi ishte në anën kryeministrit Meta. Edhe Dokle. Edhe plot të tjerë që më vonë u bënë me Nano. Punën e "anijes" ende nuk e kisha sqaruar me Nanon. E takova të hënën, në hotel Rogner. Ishte me Arben Malajn.
    -"Anijen!" - ngriti zërin Nano dhe më zgjati një puro. E mora dhe iu përgjigja duke qeshur.
    -"Anija" u kthye në bazë!".
    -"Ore, ç'bazë?!- më tha-Nuk jemi tek filmi "Ballë për ballë", por më jep pjesën time -"ngriti zërin dhe vështroi me syzet e trasha gjithë tërsellëm. "Unë të jap mandatin e ti merr edhe anijen! Epo kjo nuk shkon! " tha prapë zoti Nano, aq sa të tjerët kthyen kokën.
    -"Anija" ishte mandati, o zoti Nano. Ma fute në qershor me Celibashin. Tani jam në molo. Jemi 1 me 1" -ia ktheva dhe ula në tavolinën përballë.
    -"Shiko, çfarë shkërdhate qenka ky Lesi! Ma futi! Si nuk e pikasa këtë gjë që t'ia hiqja prapë mandatin tek Celibashi"- iu drejtua ai Arben Malajt dhe shikoi nga unë.
    Kaq ishte historia e "anijes" së Shëngjinit, për të cilën zoti Nano mendonte se do të mund të rruante nja 200 mijë marka gjermane.
    KPD-ja e 20 gushtit 2001 ishte dueli i parë, tashmë publik mes Metës dhe Nanos. Malaj ishte në mes. KPD-arët ishin pozicionuar. Kryetari i PS-së humbi thellë. Kontradiktat dalin në publik. Beteja filloi hapur. Meta gabon në strategji. Nano sulmon dhe bën masakër mbi ministrat e qeverisë së PS-së. Angjeli, Muçi e Fino nuk guxonin të hapnin televizorin në darkë në shtëpitë e tyre. Nano grushton mbi ballin e Metës, kurse ky i fundit hesht, turbullohet, tërhiqet. Unë vendosa ti hap më shumë dyert e medias time zotit Nano, natyrisht dhe Metës, porse Iliri preferoi tërheqjen. Kryetari i PS-së shfrytëzoi mungesën e dritave elektrike, papunësinë, gjithçka që i dilte përpara. E bëri qeverinë si Senatin e Romës së lashtë para vrasjes së Jul Cezarit. Mjeshtër i madh për të sulmuar e shkatërruar gjithçka. Qeveria u kthye në një thes me miell që sa herë i binte nxirrte pluhur! Gramoz Ruçit i përmendi se ishte veshur me fustan në vitin 1996 për të ikur nga Shqipëria nga arrestimi i Berishës dhe se i kishte pantollonat me shurrë Salarie, kur e bëri sekretar të Përgjithshëm të PS-së. Dokles së varfër çfarë nuk i sajoi për dhenderrin. Nano gjatë javës sulmonte e dërmonte në Shqipëri, kurse në fundjavë qetësohej në Athinë e në Kretë. Nard Koka vazhdonte të paguante për ti bërë qejfet e kryetarit të PS-së, aq sa Agim Isaku dhe Dhimitraq Rafti i thonin Nardit se po na e merr në qafë kryetarin me kurvat e Athinës. Zakonisht, pasi merrte energji në Greqi kryetari Nano vinte ditën e martë dhe rrinte deri te premten në vendin që quhej Shqipëri. Vendi po futej në kaos politik për fajin e sherrit në mazhorancë. Opozita rrinte. Priste se çdo ti dhuronte pozita nga sherrnaja. Në nentor 2001 mua më ndodhi një sherr në hotel Rogner me një pjestar të biznesit Hasanbelliu nga Durrësi. Pushkët u bënë gati. Mënjëherë më vjen në shtëpi zoti Nano, tamam ditën që do të sulmote në Pezë të Tiranës zotin Meta si një "fashist". Natyrisht që e falenderova për vizitën. Gjithsesi ishte civil, ndonëse donte ta shfrytëzonte politikisht. Duke u ndarë më thotë diçka në vesh.
    -"Do ta përdorë ngjarjen tënde kundër Metës, por mos më përgënjështro!"-tha dhe iku. E plasi në Pezë. Unë isha bërë hero në Pezë nga Nano. Kaq i duhej përdorimi i ndodhisë time. Motorat gjigand të Nanos zakonisht punojnë më tërë kapacitetin në momentin që ai është më ngushtë dhe në fund të pusit. Kur është në majë ai shkatërron vetveten. Megjithatë erdhi KPD-ja e dhjetorit 2001 për të cilën nuk kam se ç'të shtoj për pjesën publike të saj. Me kërkon kryeministri Meta që të shkojë në vilën e tij për darkë. Në vilën qeveritare gjeta kryeministrin Meta, ministrat Mustafa Muçi, Anastas Angjeli, Sokol Nako, kryetarin e Bashkisë Edi Rama dhe gruan e kryeministrit Monikën. Situata ishte e akullt. Meta nuk fliste. Siç duket po mendonte dorëheqjen. Muçi e shkriu akullin .
    -" Unë e lë postin kur të duash e si të duash. Por Nano nuk do të ndalojë këtu. Ai synon Presidencën që i mbaron Meidanit në shtator 2002"- tha Ministri Muçi. Mënjeherë reagon Angjeli.
    - "Ç'post të lemë ! Ne u shkrimë për këtë vend e Nano më thotë hajdut ! Jo, ore. Dhembë për dhembë do ta luftojmë. Do ti nxjerr unë llogarinë bankare që ka në Zvicër. Ma thanë ato të Bankës Botërore kur isha në Amerikë. Do t'ia çjerrë maskën atij maskarai që luan me jetën e fëmijëve të mijë ! Ne punojmë këtu, kurse ai shetit me kurva në Athinë"-bërtiste Angjeli.


    Nano, President Republike?

    Ndërsa ministri Angjeli bënte si i përvuajturi i Metës dhe njëkohësisht si i përkushtuar për sulm ndaj kryetarit të PS-së, ministri Sokol Nako, rrinte i menduar dhe po priste që të mbaronte ligjëratën anti-Nano ministri i Financave. Edi Rama nuk pipëtinte. I hidhte nga një sy të tërëve dhe nuk fliste. Monika na shërbente me ndonjë portokall. Anastasi akoma ligjëronte për luftë.

    -He mo Niko, më drejtohet mua Angjeli, a e meriton Qorri që t'i japim një dajak të fortë?
    -Rri o Caci se po ka mbetur tek ty lufta ka mbaruar kjo punë, por Nano ka gjetur një mënyrë perfekte dueli. Ai po prek telat e njerëzve për punën e energjisë elektrike dhe varfërinë. Ti sonte na thua kështu dhe pastaj del që këtu për të marrë në telefon Tosin. Ai e ka fituar lojën deri tani, -thashë dhe prita të merrja një përgjigje nga Edi Rama, i cili ishte zvogëluar e bërë sa një grusht.
    -Po rri ore ti, -m'u hakërrye Angjeli, ti i ke hapur katër dritaret e gazetës "Koha Jonë" dhe TV KOHA jep natë për natë çfarë ai dërdëllit nëpër Shqipëri.
    -Ai del e u bën sallatë- u nxeha, -dhe ti rri atje e jep magazina doganore. Hajde pra, dili ti përballë dhe thuaji ato çka di për kryetarin e PSsë. Dil publikisht!
    -Pse ç'jam unë, budalla! ndërhyri Angjeli. " Ai të bën me barrë pa qenë! Unë e di se ka para në një bankë në Zvicër, se po ia merr paratë që iton në Durrës një femër në Greqi -insistonte Angjeli- A don me tepër o Niko? Unë pa ia marrë hakun e prindërve të mijë në Sarandë, nuk rri!"- fliste dhe shikonte Metën nëse duhej apo jo më tepër të nxirrte çka dinte.
    -Praktikisht, ai e ka fituar betejën, -foli dhe doli nga meditimi Edi Rama. " "Unë po iki. Natën e mirë!
    -Edhe unë po iki zoti kryeministër, -nxitoi edhe Angjeli të merrte xhaketën e të ngrihej.
    -Prit, ku shkon? -ndërhyri kryeministri, i cili nuk kishte folur deri atëhere. -A i deklaron dot ato çka di për Nanon publikisht? -insistoi Meta.
    -Unë i di të gjitha çka bërë ai pis, -tha Angjeli dhe u ul prapë në kolltuk. -Problemi është se ia vlen të fusim kombin në sherr tani? Ja dola e i thashë të gjitha. A e di se ç'të bën ai?! Nano nuk ka moral e mirënjohje. Unë i dhashë 350 mijë dollarë për fushatën në maj dhe ai i mori për vete në vend që t'ia jepte partisë për fushatë . E njeh ti , zoti kryeministër, se ç'është ai?- lutej ministri.
    -Sa, sa dollarë i ke dhënë? -pyeta mënjëherë, pasi u trondita nga ajo çka dëgjova.
    -Ja! E dëgjoi ky tani dhe prit kur ta nxjerrë në gazetë. Edhe kjo më duhej, -thoshte dhe më shikonte në dritë të syrit ministri. Jo, ore Niko, bëra shaka me ty!
    U largova nga vila kryeministrore dhe vrapova njëherë në gazetë. U ktheva. Një mendje më thoshte që t'u thoja gazetarëve që të dilnin me një titull: "Angjeli, 350 mijë dollarë Nanos për fushatë", por prapë e tërhoqa. Të hedh në gjyq dhe ta mohon. E, ku i dihet Angjelit! Tani është në këtë breg e pas një ore ta bën me dorë në anën tjetër të bregut! Ndërkohë Viti i Ri 2002 filloi për qeverinë si pas një varrimi. Dhe vërtetë kryetari i PS-së Nano e kishte bërë gati "arkivolin" për qeverinë e tij të socialistëve. Priste t'i vinte gozhdët kapakut. Mjeshtër si Nano nuk kisha parë asnjëherë në politikën shqiptare. Paradite sulmonte qeverinë e PS-së dhe në darkë i çonte fjalë Berishës që të heshte sa të rrëzonte Ilir Metën. Bile një deputet sot ishte dhe është korrier mes tyre sa herë kanë nevojë për njeri tjetrin. Ikja e njerit sjellë dhe largimin e tjetrit nga politika.

    Nano një ditë i premtonte një deputeti se do ta bënte ministër Rendi dhe të nesërmen gënjente një tjetër deputet. Çorbë e bëri PS-në. Një e nga një filluan t'i ikin kryeministrit Meta njerëzit e tij në janar 2002. Për postin e ministrit të Rendit Publik ishin karikuar katër deputetë të PS-së. Për ministër Kulture pesë deputetë. E kështu me radhë. Secilit deputet, kur e thërriste, i thoshte gjoja në konfidencë: "Kujdes, mos i trego askujt se do të bëj ministër!". Dhe shumica e deputetëve të PS-së, afro 45 veta, kishin veshur me mendje kostumin e ministrit, ndërkohë që vetëm 18 ministri ishin gjithsejt. Hiqi katër që ishin për aleatët dhe ngeleshin 14 ministri. 45 deputetë kishte gënjyer vetëm për 14 ministri! Si të mos mjaftonte loja e Nanos në kafenenë e parlamentit, unë dhe Ben Blushi, një njeri i rrallë për nga zgjuarsia, talleshim me ndonjë deputet që kishte mbetur pa post. Ç'të bënim. Ia jepnim një "post" ne të dy sejcilit deputet nanoist! "Na e tha Nano mbrëmë tek Piaza" thonim, ndërkohë që as nuk e kishim takuar Nanon. Veç t'i shihje deputetët e mazhorancës në sallën e kafenesë së parlamentit. Sa hynte Nano, të gjithë kthenin kokën se cilit do t'i fliste të parit. Por si mjeshtër i madh kryetari Nano shkonte sa nga njëra tavolinë në tjetrën. Dku pinte një cigare, diku një kafe, tek një tjetër grup deputetësh tregonte ndonjë barceletë me femra. Mjeshtër i papërsëritshëm. Një herë po vinte tek tavolina ku ishim unë, Blushi dhe Ilir Gjoni. "Shih, kur të na mashtrojë" -tha Blushi.

    -Ç'kemi çuna? -tha dhe ul duke pirë një puro. -U mendove ti Lesi për atë propozimin tim?
    Ben Blushi më hasi me këmbë poshtë tavolinës me kuptimin se "të paska propozuar dhe ty për ministër?!".
    -Po e mendoj, -iu përgjigja, duke mos dashur t'i jap shpresë për një bisedë të bërë muaj më parë tek "Piaza", ku më kërkoi që të më blinte 51 për qind të aksioneve të gazetës "Koha Jonë", TV KOHA dhe bashkërisht të bënim një kompani mediatike që të bënte ligjin në Shqipëri.
    Nano iku në një tavolinë tjetër. Kishte plot deputetë që prisnin një fjalë të ëmbël nga goja e Nanos. Ishte në ditët që i duheshin votat për t'ia futur përfundimisht kryeministrit Meta.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)

    ‑Ohu, ta paska futur dhe ty! Ç’ministri të ka dhënë?!‑ ngriti zërin Blushi duke qeshur me të madhe, pasi u largua shefi i selisë rozë. ‑Ti tallesh me të tjerët, por ta paska futur dhe ty!@. Kaq deshi Ben Blushi dhe nuk durohej më. Sa herë e takoja qeshte me të madhe, duke më thënë zoti ministri x! Ai e njihte Nanon më nga afër se sa unë, ndonëse isha vetë që e kisha ndihmuar kryetarin e PS‑së kur ishte në burgun e Bençës. Ç’t’i thoja Blushit! Që zoti Nano më ka kërkuar 51 për qind të medias Koha Jonë ta blinte nën emrin e dikujt tjetër?

    Nano bllokoi disa herë kryeministrin Meta për të zëvendësuar ministrat që i ishin larguar. Nuk paraqitej ai dhe as deputetët që iu kishte premtuar për ministra. As Berisha nuk vinte me deputetët e opozitës. Lojë perfekte e Nanos me Berishën në distancë. Shkoja në parlament dhe gjeja një skemë të Nanos për ta inatosur kryeministrin e tij. Njëherë desh u bë numri i nevojshëm, por erdhi deputeti Lekë Çukaj dhe i thirri që të dilnin, pasi A i kërkonte Nano për të pirë një xhin!

    Petro Koçi ishte më katarsist se vetë ai që e ka krijuar këtë fjalë. Ai e shoqëroi me shpirt kudo kryetarin e PS‑së në luftë kundër kryeministrit të socialistëve. Megjithatë zoti Nano ia "shpërbleu" pak më vonë, pasi mbaroi punë me të. E shkarkoi nga posti i shefit organizativ të PS‑së, bile urdhëroi shoqëruesit që ta zbrisnin edhe nga makina e selisë rozë. Në kryesinë e PS‑së Petro hynte me leje.

    Në 8 shkurt 2002 Meta dha dorëheqjen e parevokueshme. U nxor asi spathi. Pandeli Majko kryeministër. Që në fillim mendja djallëzore e Nanos kishte projektuar një lojë të madhe. Kishte fiks 84 deputetë. Kaq duheshin për t’u zgjedhur President i Republikës në fund të qershorit të këtij viti, pasi mbaronte mandati i zotit Meidani. Çdo gjë në shërbim të këtij posti. Takime, bisedime, darka, premtime. Plot e përplot tasi! Por një pjesë deputetësh, të cilëve iu ishte premtuar posti i ministrit me kusht që të rrëzonin Metën, tani kishin mbetur pa karriken e ministrit. Ata kishin kaluar netët e gjata të dimrit me ëndërra ministrore. Kishin blerë kostumet e reja. Flisnin me komshinjtë se ANano më ka premtuar ministër. Gratë e tyre flisnin me serbez e gjithë tangërllëk në zyrat ku punonin. Pra, gjithë ajo parapërgatitje ministrore kishte sjellë ftohje ndër radhët nanoiste. Majko vazhdonte të qeveriste, por nuk e pyesnin ministrat.

    Kryeministër de facto ishte Fatos Nano. Anastas Angjeli thurte intriga për t’u rikthyer në ministri. Anijes së Metës i ishte futur uji. Por Caci (Angjeli) nuk mund të rrinte dot pa qenë ministër. Në fillim të majit 2002 Ilir Meta shkon me të shoqen, Monikën, në ishullin e Korfuzit për pushime. Ndërkohë Angjeli kishte sponsorizuar avionin çarter të Marsel Skendos, bashkëpronar i TV Klan . Në avion për në Korfuz kishin hypur Anastas Angjeli, Blendi Fevziu dhe Aleksandër Frangaj. Nga ana tjetër Angjeli kishte telefonuar Fatos Nanon në spitalin e Athinës, ku po kuronte gishtërinjtë e prerë nga aksidenti automobilistik dhe i kishte kërkuar që të vinte në Korfuz për t’u takuar me Metën. Nuk komunikonin me kryetarin e PS‑së për arsyet që sapo kemi thënë. I ngritur nga spitali, me mjek tek koka dhe Nard Kokën kudo, Nano mbërriti nga Athina në ishullin e Korfuzit. Në Ishull kishte ardhur edhe Nikolas Geixh. Me të gjitha mënyrat që njeh Angjeli takimi Nano‑Meta nën vëzhgimin e Geixh u realizua. Aleksandër Frangaj ishte një prej negociatorëve potencial në këtë takim të Korfuzit.

    Takimi u bë në Royal hotel. Nano rrinte i sikletosur nëse Meta do të ishte në humorin që i duhej Fatosit në qëllimin për të cilin Angjeli‑Geixh synonin. Nano synonte të bindte Metën që të hiqnin Majkon nga kryeministër dhe të rikthehej përsëri Iliri në postin e kreut të Ekzekutivit me kusht që votat e Metës të shkonin për Nanon President. Votimi ishte i fshehtë dhe nuk kishte garanci. Takimi e theu akullin e dhjetorit 2001, por nuk vendosi gurët në kështjellën presidenciale të Nanos.

    ‑Duhet të pyesim edhe Edi Ramën për këtë gjë,‑ kishte insistuar Meta.

    ‑Edi ishte pardje tek unë në spital në Athinë. Më solli dhe një buqetë me lule, ‑ ndërhyri Nano, duke parë stepjen e Ilirit, i cili nuk e dinte se Edi Rama kishte qenë në Athinë tek kryetari i selisë rozë, ndërkohë që në Tiranë shante kryesocialistin.

    ‑Si , Edi Rama ka qenë tek ju në Athinë?‑ pyeti prapë Meta, duke mos i besuar vesheve. ‑Po ai është kundër kandidimit tënd për President Republike? ‑ insistoi Meta.

    ‑Jo. Më solli lulet dhe më tha se ti duhet të jesh President i vendit. Bile vetëm Xhoana dhe Edi me kanë sjellë lule në spital në Athinë, ‑ e mbylli me shpoti fjalën Fatosi.



    Qeveria Nano‑Meta e Bejrutit

    Ilir Meta ishte shokuar nga vajtja pa lajmëruar e Edi Ramës në Athinë tek Nano në spital, pasi njihej si anëtar i bllokut anti‑Nano. Ishte maj 2002. Kryetari Nano, i lindur mjeshtër i spërdredhjes së fjalës dhe i cinizmit, ia kthen Ilirit, i cili ende rrinte i habitur. Natyrisht që Aleksandër Frangaj, drejtor i Përgjithshëm i TV Klan ishte prezent. Ai më ka treguar pjesë nga ky takim në Korfuz.

    ‑Ilir, si e lamë atëhere? Unë President Republike dhe ti kryeministër? ‑ pyeti Nano në prani të negociatorëve të rëndësishëm.

    ‑Ta mendojmë!‑ iu kthye Meta dhe sakaq i bëri një pyetje të natyrës nanoiste.

    ‑Po katarsistët si do të reagojnë për mua nëse ne biem dakord?

    ‑Ata as që i pjerdh fare! Nuk kam parë racë më të poshtër dhe inefiçente se atë lloj njerëzish, ‑e mbylli bisedën kryetari i PS‑së, tek i cili ishte përzier ëndrra për t’u bërë President Republike edhe me votat e njeriut, të cilin e kishte dërmuar në fundvitin e 2001. Fatos Nano, duke qenë nga natyra i zgjuar, cinik, mosmirënjohës, por edhe i batutave të rralla, e kishte të vështirë brenda vetes të ulej në atë nivel sa të vinte deri në ishullin e Korfuzit me duar të lidhura e të fashuara, pas operacionit. Por si një politikan pa asnjë virtyt nuk e kishte për gjë që tani të dërmonte e të quante kriminel dhe në momentin që i vinte interesi të darkonte me ty dhe të tregonte batuta, nga e qeshura e të cilave thyenin xhamat e restorantit. Takimi Nano‑Meta në ishullin e Korfuzit mbaroi me një bisedë të hapur për më tej, por që nuk konkretizoi gjithçka. Ata thurnin kulisa në ishullin grek nën vezhgimin e Nikolas Geixh, ndërsa shqiptarët nuk e dinin se ç’luhej me fatin e tyre. Më i kënaquri ishte Anastas Angjeli. Nano u kthye prapë në spital për gishtat, kurse Meta në Tiranë. Në opinion diskutohej se cili mund të ishte emri i Presidentit të ri të Republikës, pasi zotit Meidani i mbaronte mandati presidencial. Gazetat dhe televizionet shqyheshin duke dhënë variante nga më të ndryshmet, por mbizotëronte emri i Fatos Nanos, si kryetar i mazhorancës. Opozita kishte paralajmëruar se vetëm Nano nuk mund të ishte, pasi nuk kishte votat e rregullta për të fituar 2/3 e parlamentit. Berisha pranonte, indirekt, se PS‑ja kishte të drejtën për të qeverisur, por nuk bindej që kryetari i PS‑së të hypte në karriken e Presidentit. Diku ishin prishur në pazarin e fshtehtë. Ndërkohë Nano nuk rrinte një minutë pa lëvizur, biseduar, pirë kafe me njerëz të ndryshëm që kishin interes për të, pasi duheshin votat për në parlament. Siç thashë më sipër, i duheshin fiks 84 vota ose 2/3 e parlamentit. Për dreq, rastisi që 81 vota ai i siguroi, por mbeteshin 3 të fundit që ishin votat e Preç Zogajt, Arben Imamit dhe e imja. AMë erdhi në dorë ‑ thashë me vete. Ma kishte futur përbukuri në zgjedhjet e 2001 me anë të KQZ‑së dhe tani Perëndia ma solli në shteg. Më kërkoi takim në hotel Rogner. Aty rrinte ato ditë që ai kishte interes. Buzëqeshte dhe ishte hokatar i madh me cilindo. Por le të rikthehemi prapë tek Fatosi që shfaqej në publik si tolerant e miqësor. Ilir Meta me zor po rezistonte pas një propozimi në Grand Hotel në fund të qershorit 2002. Ben Blushi dhe Edi Rama me autorizim të Fatos Nanos kërkonin t’i përçonin mesazhin se President bëhej Nano, kurse Meta rikthehej kryeministër. Për largimin e kryeministrit Majko nuk ishte problem. Nuk e donin tashmë as Nano e as Meta. Njëfarë Zhorshi , brazilian me origjinë të ngatërruar libaneze, që rri në Tiranë dhe ka interesa tek fabrikat e çimentos në Shqipëri merr rolin e negociatorit për të vendosur mes Nanos e Metës një urë të fundit. Njëri President Republike dhe Meta kryeministër. Në kabinetin e ri Iliri mund të merrte cilin të donte . Bile merrte dhe PS si kryetar. Nuk kishin më vlera akuzat e Nanos në KPD‑në e dhjetorit 2001. Mjaftonte vetëm që ai të bëhej President dhe të kishte mandat zyrtar për Xhoanën si First Lady shqiptare. Braziliano‑libanezi u bë mik edhe i Ilir Metës, ndonëse Meta e mohon në mjedise publike. Ditët po kalonin dhe po afrohej data e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Nga e majta dy njerëz mjaftohej të merreshin vesh: Fatos Nano dhe Ilir Meta. Të tjerët ishin ushtarë të urtë. Ndërsa Namik Dokle e Skënder Gjinushi punonin që të rizgjidhej përsëri Rexhep Meidan. Por nuk kishin vota. Të dy e dinin se komuniteti ndërkombëtar nuk e pranonte Nanon si kryetar Shteti. Ndaj më mirë Meidanin e urtë sesa ndonjë tjetër. Nano këtë e dinte. Ai kishte informacion se çfarë bënte secili gjatë 24 orëve. Kishte ngritur një rrjet perfekt informacioni.

    Njëherë, sapo hyra në hotel Rogner për një kafe dhe ulem me Remzi Lanin e Ben Blushin, nuk vonoi as 10 minuta e më merr vetë në telefon. Të fala Remziut dhe Blushit ‑ më thotë, duke më lënë një takim, pasi akoma nuk isha i qartë për votën time se ku do ta hidhja në parlament. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos ambasada amerikane në Tiranë u vunë në alarm për stabilitetin e vendit, pasi opozita kishte paralajmëruar demonstrata të forta nëse Nano zgjidhej President Republike. Filluan të kapnin pjestarë të rëndësishëm të mazhorancës që të bindej kryetari i PS‑së se nuk mund ta ëndërronte kolltukun e Kryetarit të Shtetit. Edi Rama u qartësua. Ben Blushit nuk i dihej mendimi. Fatos Klosi, Skënder Gjinushi, Rexhep Meidani e Namik Dokle takoheshin si dikur njësitet guerile për të ndaluar ardhjen e Nanos si President. Fatos Klosi takonte disa deputetë të PS‑së që kanë akoma dosje në SHIK. Dhe dosja të bën vetë presion politik! Preç Zogaj kaloi menjëherë pro idesë së Berishës. Arben Imami po mendohej. Ende nuk e kishte vendosur. Unë gjithashtu isha i pavendosur; nëse duhej apo jo t’ia jepja votën. Nisur nga vitet e burgut që kishte bërë padrejtësisht e politikisht thoja APO, natyrisht për Nanon. Shikoja mes radhëve të mazhorancës dhe natyrisht ishte për moshën më dinaku dhe me potenciali. Prapë thoja APO. Të mos harrojmë se deri në këto momente ishin tre votat tona që mund ta bënin atë President. Thuhej se mund të ishin blerë dhe dy vota nga radhët e opozitës, pasi votimi ishte i fshehtë, por për emrat nuk e dija se kush ishin këta deputetë të opozitës. Ka momente në historinë politike që puna shkon dhe tek një votë, siç ka ndodhur në fund të vitit 2003, por do ta shpjegoj një herë tjetër. Akoma Meta‑Nano nuk kishin rënë krejtësisht dakord për skemën: Nano President, kurse Meta kryeministër. Kryetarit të PS‑së nuk i durohej deri sa të ngjitej në krye të Shtetit. I ishte kthyer në obsesion. E gdhinte duke pirë gjithë natën tek Piaza. Tako, premto, gënje, bëj ministra, drejtorë, prefektë e çfarë nuk premtonte vetëm e vetëm për të gjetur mekanizmat për të marrë 84 vota për President. E takova ato ditë në Rogner, krejt rastësisht. Unë isha me Ben Blushin dhe Ilir Gjonin duke pirë nga një birrë. Sapo kisha mbaruar edhe një takim me Sabri Godon. Kur nga pas kolonave të hotelit kishte qenë Fatosi me Xhoanën. Na thirri. Shkuam. Natyrisht ai ishte më i madh se ne e aq me tepër që ishte i shoqëruar nga e shoqja. Të tjerët i zgjatën dorën Nanos më përpara se të takonin Xhoin. Unë, nisur nga parimi kristian, respektova të shoqen. E takova atë përpara. I putha dorën në shenjë respekti dhe xhentilese demokristiane, porse Nanos iu duk se u vonova në mirësjelljen time.

    ‑Ej, kujdes zoti Lesi. Nuk është në Partinë Demokristiane gruaja ime! ‑foli duke qeshur.

    Unë sapo isha zgjedhur kryetar i PDK‑së së Shqipërisë dhe iu përgjigja po me shaka.

    ‑Kam vendin bosh të nënkryetares së PDK‑së, ‑nxitova t’i ktheja përgjigjen me shpoti.

    ‑Tani për tani është në partinë time! Më vonë shohim e bëjmë ‑ u kundërpërgjigj kryetari i PS‑së.

    Kjo ndodhi ishte ende pa u zbardhur se kush do të ishte President. Çdo votë deputeti kushtonte për Nanon. Por Ilir Meta akoma hezitonte për të pranuar ose jo fertën e fshehtë të kreut të PS‑së. Mes hezitimit mbërriti braziliano‑libanezi i çimentos me një aktmarrëveshje me shkrim të propozuar nga Fatos Nano. Po çfarë kishte aktmarrëveshja e propozuar në mënyrë të fshehtë për të cilën nuk dinte gjë as kryesia e PS‑së dhe mazho‑ranca e majtë. Ilir Metës i jepej posti i kryeministrit dhe posti i kryetarit të PS‑së, pas një kongresi të jashtëzakonshëm, në momentin kur Nano të bëhej President me votat e grupit të Metës. Më mirë nuk kishte për Metën! Edhe kryeministër, edhe kryetar i PS‑së. Sipas informacionit që disponoj dhe jam i bindur se mbetet i vërtetë, Meta për pak sa nuk ra dakord për ta firmosur. Sot do të kishim President Nanon dhe kryeministër Metën. Një dyshe mike‑armike! Meta asokohe më thotë se nuk e pranonte komuniteti ndërkombëtar që Fatosi të zgjidhej Kryetar Shteti. Por unë mendoj ende se, përveç kësaj që është e vërtetë, Meta nuk kishte besim më tek ai pas asaj që i bëri në dhjetor 2001. Kam bindjen që nëse Meta do të kishte garanci burrërie dhe politike nga Nano, edhe mund ta bënte President. Meta njihet si dorë e fortë ekzekutive dhe pragmatist. Ditët kalonin shpejt atë mesvere 2002. Për herë të parë në historinë e këtyre viteve pluralizëm më thërret zyrtarisht kryetari i PD‑së, Berisha, për takim. Takimi kishte aperturën si kryetar i PDK‑së, si parti e qendrës së djathtë, por që akoma nuk ishte futur në aleancë me PD‑në, pasi unë kisha një histori të ngatërruar me Berishën në vitet 1992‑1997. Një histori që tashmë është pjesë e këtij libri. Pas meje ishte edhe botuesi i një gazete të rëndësishme, por edhe vota e deputetit në sallë. Një votë ishte, por nga një votë bëheshin shumë vota kundër Nanos. Unë këtë e dija. Takimi kaloi normal, por pa i besuar akoma njëri‑tjetrit. Berisha nuk kishte besim tek unë dhe e anasjellta, as unë tek ai. Fatos Nano e mori më në fund përgjigjen se nuk mund të bëhej President. Filluan të lakoheshin emra të ndryshëm. Që nga Artur Kuko e deri tek Sabri Godo. Emri i Moisiut ende nuk ekzistonte. Duhej gjetur emri i kryeministrit të ri dhe më pas ai i Presidentit.

    ‑Unë kryeministër?! Kurrsesi jo. Ai vend është i mallkuar për mua, ‑i ishte përgjigjur kryesocialisti Metës në takimin kokë më kokë. Ndërkohë kryesia e PS‑së as që e dinte se ç’po luhej nën rrogozë. Por, me sa duket, në darkë, dikush nga familja ia kishte prishur mendjen Nanos. Të nesërmen e takimit në një restorant diku në periferi të Tiranës, ku ka dhe pishinë, por edhe dhoma qetësimi, Fatos Nano thërret urgjent mikun‑armik, Ilir Metën.

    ‑Pranoj të bëhem kryeministër. Presidentin ta gjejmë bashkë, ‑ ishte përgjigja e prerë e atij që do të bëhej kryeministër. Ndërkohë ditët nuk prisnin. Po afrohej data e zgjedhjes së Presidentit. Nano e ndau përfundimisht mendjen për t’u bërë kryeministër. Nga Stambolli, ku ishte nën shoqërinë e pagesave të një biznesmeni që bën rrugën Tiranë‑Stamboll e kthim zoti Nano u nis për në Bejrut. Atje e priste takimi me Ilir Metën, ku do të bënin qeverinë e re pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Pandeli Majko ishte kryeministër. Ai qeveriste pa e ditur se dy armiqtë ishin duke darkuar në një restorant luksoz me paratë e braziliano‑libanezit që rri në hotel Sheraton në Tiranë. Në Bejrut ishin Fatos dhe Xhoana Nano, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Mustafa Muçi. Në qoshe rrinin dy biznesmenët e çimentos dhe ai i linjës Tiranë‑Stamboll e kthim.

    ‑Nuk e pranoj pa u futur dhe ti zv/kryeministër në qeveri, ‑ i kërkoi kryetari i selisë rozë.

    ‑Ti vazhdo dhe unë të ndihmoj nga pas,‑ përgjigjej Meta.

    Por nuk kishte besim Nano tek Meta. Ashtu dhe ky i fundit tek Nano. Darkonin bashkë, por nuk i besonin njëri‑tjetrit! Më në fund, qeveria u pagëzua Nano‑Meta. Por në Bejrut, ama! Se ç’donte Bejruti për të bërë qeverinë shqiptare, hajde e merre vesh. Në Shqipëri debatohej për emrin e Presidentit, ziheshin, flisnin të gjithë si kompetentë, por asnjëri nuk e dinte se ç’ishte vendosur në Bejrut mes Nanos e Metës. Përveç postit të zv/kryeministrit, Iliri do të merrte dhe atë të ministrit të Rendit Publik. Skema ishte realizuar në mënyrë perfekte. Presidenti duhej të ishte një njeri që ta kishin në morsetë. I bënin qejfin edhe Berishës dhe me këtë rast mbyllnin problemin e zgjedhjeve të 24 qershorit 2001. Nano donte dorën e Berishës, pasi nuk mund të qeveriste. E kishte provuar disa herë dhe kryetari i PD‑së e kishte hedhur nga kreu i qeverisë sa herë kishte dashur. Ndaj duhej lojë e zgjuar për emrin e Presidentit. Le t’ia linin gjetjen e emrit Berishës. Saliu e kishte gjetur. Alfred Moisiu.



    Darka në Hotel Rogner

    Tek zoti Nano gjatë këtyre 14 viteve të rremujshme e plot intensitet njoha edhe diçka tjetër që zotësisht e mban mbuluar para publikut, porse kush e njeh nga afër e pikas mënjëherë: smirën kundrejt atij që ka sukses dhe deshirës për t’u tallur me tjetrin. Për këtë të dytin e kisha pikasur që në momentet e para kur e njoha pas daljes nga burgu. Ndër vitet ’91‑,97 vetëm njëherë e kisha takuar atë. Në vitet e burgut kur i vdiq e ëma vajta bashkë me shumë të tjerë kolegë për ti shprehur ngushëllimet. Bile me anë të Gramoz Ruçit i nisëm fjalë para se të shkonim për ngushëllim me Aleksandër Frangajn, Frrok Çupin, Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Teodor Kekon, etj., se nëse i nevojitet ndonjë ndihmë financiare për të kryer ceremoninë e përcjelljes së nënës së tij ishim gati të merrnim në financat e lodhura të gazetës Koha Jonë. Miku në ditë të vështira të nevojitet. Por nuk patën nevojë, pasi biznesmeni Gaz Demi kishte paguar gjithçka duhej për ta nderuar familjen Nano. Kam qëndruar vetëm për vetëm me Fatosin dhe të atin, Thanasin, për afro 30 minuta, aq sa u bë xheloz Namik Dokle e Gramoz Ruçi. Mbaj mend si sot që insistonte që ne si gazetarë të gazetës Koha Jonë të mos tërhiqemi para presioneve të pushtetit të Berishës. Do të dijmë t’ua shpërblejmë qendresën stoike që po bëni ‑tha dhe iu drejtua Thanasit, të atit : Ua kemi borxh si familje këtyre djemve"! Mbaj mend që i kam thënë, ndër të tjera, se familja, pra gruaja e tij Rexhina dhe fëmijtë le të vijnë e marrin lekë, aq sa kemi mundësi financiare, duke gjendur anën ligjore si honorare për shkrime. Kështu që vetëm me një takim nuk mund të krijosh idenë për virtytet apo veset e një njeriu. Nanon e përkrahnim me kolegët gazetarë të gazetës Koha Jonë gati në idil, pasi jo vetëm që e quanim burgosjen e tij të padrejtë e politike, porse edhe nga letrat e tij dërguar gazetës na thoshte se jeni dallëndyshet e lirisë dhe heronjtë e një epoke të re që po lind. Bile gazetari Andi Bushati ishte gati në shfrenim një nanoist i pangopshëm. Kurse Frrok Çupi, ishte i bindur se e majta shqiptare mbetet e përçarë dhe Berisha sundon përgjatë shumë viteve nëse Fatos Nanon nuk e nxjerrim nga burgu. Të mos harrojmë se ia kishin bërë gati litarin, pasi Servet Pëllumbi, Namik Dokle e Ilir Meta, as që donin t’ia shihnin surratin. Ata e njihnin përbukuri nga afër. Thoma Gëllçi, asokohe kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit ishte urdhëruar që të mos botonin mocionin për debat në PS të kryetarit pas zgjedhjeve të vjedhura të 26 majit 1996. Dritëro Agolli, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Arta Dade, Ermelinda Meksi dhe Përparim Sanxhaku bënë gjatë viteve të burgut të pamundurën që të lirohej kryetari Nano. Në ditët e një greve urie për Nanon në selinë rozë zoti Luan Hajdarga, përveç qofteve e pulave të pjekura, mbante tek koka edhe dosjen e burgosjes së kryetarit të PS‑së. Pra duke qenë me të drejtën dhe kundër çdo shfrytëzimi të pushtetit nga çdo mazhorancë unë dhe stafi i gazetarëve të gazetës ende nuk e njihnim si njeri Fatos Nanon. E shikonim si lider të burgosur dhe që i ishte privuar liria. Sa herë na kanë rrahur punonjësit e SHIK‑ut të Gazidedes na thonin, duke na goditur thonin se po shkruajtët herë tjetër pro Nanos do t’iu shqepim në dajak. Dhe realisht dajaku në atë kohë nuk na ka munguar. E merrnim si racion tre herë në muaj. Kishte raste edhe me tepër. Megjithatë ky ishte kryetari i PS‑së që njihnim deri sa doli nga burgu e ndofta aty nga vitet 1999‑2000 filluam të kuptojmë se nuk ishte ai lideri me virtyte që idealizonim. Megjithatë që të mos i largohem asaj çka doja të thoja në fillim zoti Nano është e mbledhur në grykë të fytit vesi i smirës për dikë tjetër, i cili realizon suksese apo para në mënyrë të ligjshme. Kur i tregojnë, urdia e servileve, se filan tregtar apo iks njeri i njohur ka suksese në diçka apo sidomos në para, atëhere ai bëhet shumë keq. Një shpirt i zi duket sikur i merr frymën dhe urdhëron gjithçka që ta mposht, ta vjelë apo ta shikojë rrugëve si lypës atë që ka bërë sukses me punën e tij dhe është bërë i njohur.

    E kisha dëgjuar nga shumëgojë në PS për një ves të tillë që Nano ndjehet keq kur dëgjon mirë për dikë, sidomos në fushën e politikës apo financave. Çfarë ti bëj këtij njeriu‑thashë me vete një ditë. Ej bela, mendova, do ti kurdis një lojë djallëzisht që ta shikoj me sytë e mijë këtë ves të tijin.


    Jemi akoma para zgjedhjes së Presidentit të Republikës në korrik 2002. Mora në telefon Ilir Metën dhe i thashë të na ftojë për darkë në hotelin me të shtrenjtë të Tiranës Fatos Nanon. Kishte pranuar me të parën, pa e zgjatur, pasi kishte pyetur se kush paguan. Ishte kohë për çdo votë deputeti për të.

    U takuam në restorant Rogner nën shoqërinë e orkestrës që ka hoteli. Orkestrantët janë virtuozë, të veshur me kostum kombëtar dhe paguhen shtrenjtë. Kisha afërsisht nja dy mijë dollarë nëpër xhepa, por i kisha marrë Albert Xhanit, Presidentit të "Partizanit" 20 mijë dollarë borxh vetëm për atë natë. I thashë që t'i kthejë të nesërmen. Alberti u habit në fillim se përse ia kërkoja 20 mijë dollarët vetëm për një natë, por duke qenë miq mi futi në xhep pa e zgjatur. Dollarët i kisha futur nëpër xhepa, në xhaketë, në pantollona dhe një 5 mijëshe në çorape. E kisha menduar skemën që do ta çmendja Fatosin. Kur shikon dollarë atij i ikën mendja. Gjithçka atij i dukej në formën e dollarit. Edhe kur fliste për PS‑në stema socialiste i merrte trajtën e formës së dollarit. Ma kishin thënë njërëz të afërt të tij.

    ‑Ou, paskeni ardhur zoti Lesi! ‑ngriti zërin Nano që në hyrje të restorantit. Bodigardët e tij u rreshtuan në çdo qoshe. Sakaq mbërriti Ilir Meta. Porositëm një shishe verë. Mënjëherë ai iu drejtua kamarierit:

    ‑Cila është vera më e shtrenjtë?‑ Ndërkohë kamarierja më shikoi mua, pasi isha unë që i kisha ftuar. Qejfi i kryetarit Nano mbetet kur e robton tjetrin. Fatmirësisht këtë e dija. Brenda Fatosit ziente dëshira që fatura e pagesës të shkonte ku e ku më shtrenjt.

    ‑220 dollarë është më e shtrenjta! ‑përgjigjet kamarierja bionde.

    ‑Na sill dy shishe! ‑urdhëroi Nano. Meta më hodhi një shikim mua, shikim që thoshte se "ky do të rrjepë sonte", prandaj a ke marrë me vete për ta përballuar.

    Nisi hareja e të pirit më gota të mëdha të verës që e kur kujtoje çmimin të dukej si uthull. "Do ta përballoj!" thashë me vete, ndërkohë që dollitë filluan për këtë e atë. Dy shishet kishin avulluar dhe situata ishte nxehur. Avull nxirrte kryetari. Hiqte syzet, asokohe mbante syze të trasha, dhe iu pastronte avullin e xhamave. Donte të shikonte çdo lëvizje syri të Ilirit dhe timen. Ai nuk besonte në Perendi e jo më të na besonte ne të dyve!

    ‑Orkestra! ‑bërtita unë aq sa orkestrantët u tronditën nga qetësia që mbizotëronte restorantin. Po shkonte ora një e natës. Më mirë tani se po më ikën nga tavolina, mendova, dhe sakaq i hasa me këmbë poshtë tavolinës Metës.

    ‑Dua një kengë nga Zagoria e Naos ‑iu drejtova orkestrantëve, të cilët kishin ardhur të pestë para tavolinës sonë.

    ‑Jo, jam nga Lezha! ‑u përgjigj gjithë shpoti Fatosi. Nisi kënga gjirokastrite dhe shishja e tretë po shkonte drejt fundit.

    ‑Edhe dy kamarier! ‑gërthiti Fatosi, ‑një do ta pijmë dhe tjetrën do ta marr në shtëpi foli. Kamarierja u bukos nga ajo çka shihte tek tavolina e "baballarëve të kombit".

    ‑Merreni nga 100 dollarë sejcili për këngën e Gjirokastrës! ‑dhe nxora shukun e dollarëve. Fatosi hoqi syzet. I pastroi shpejt e shpejt. I hodhi një sy tufës së dollarëve dhe shikoi nga Meta. U befasua. Sejmenët i kishin thënë se "Nikollë Lesi po falimenton. Nuk ka para". Me atë mendje kishte ardhur për të më shqyer në porositë e çmendura që po bënte në restorant.

    ‑Dua një këngë nga Skrapari, ‑iu drejtova plakut të orekstrës. Plasi kënga nga Skrapari. I thirra të pestë. Iu dhashë prapë nga 100 dollarë sejcilit. Orkestrantët e shkretë u habitën. Vetëm drejtuesi i tyre e dinte lojën, pasi kisha biseduar me të paradite. Këtë rradhë nxora nga çorapet 5 mijëshen e dollarëve.

    ‑Më falni, por e kam zakon që për arsye sigurie i lë ca para në çorape, ‑iu shpjegova zotit Nano. Ai nuk po kuptonte më asgjë. Ishte nxirë më keq se ka nxirjen e Perëndisë.

    ‑Orkestra! Një kengë nga Shengjini! ‑nxitova që të krijohej prapë atmosferë.

    ‑Të lutem, por nuk ka kengë nga Shëngjini ‑u shfajësua orkestranti virtuoz.

    ‑Gjejeni ku të doni! ‑iu përgjigja.

    Dhe kështu mbaroi kenga "nga Shëngjini". Prapë nga 100 dollarë sejcilit.

    ‑Ore, shkërdhatë! ‑mu drejtua Fatosi, ‑hidhe nganjëherë dorën edhe këtej nga unë!

    Mbaruam në orën tre të mengjezit. Pagova faturën e restorantit dhe bëmë të dalim. "Në qeverinë e re do të jesh ministër në kabinetin tim!" më tha zoti Nano i bindur se kisha miliona. U ndamë në të hyrë të hotelit. Ata ikën me sirena policie, kurse unë u ktheva prapë në restorant. Mora dollarët që i kisha dhënë orkestrës. Iu lashë vetëm nga 100 dollarë sejcilit, pasi pjesën tjetër e kisha bërë me fjalë me drejtuesin e orkestrës që paradite, pasi ishte një lojë e kurdisur. "Shfaqja" mbaroi. Të nesërmen tek zyrat e "Koha Jonë" mbërriten një grup i madh kontrollorësh të tatimeve. Nano nuk ishte ende kryeministër, porse kontrollonte një pjesë të rëndësishme të Tatimeve dhe Doganave.

    Ky ishte një fragment nga moria e atyre që pashë tek zoti Nano si një njeri i ndërtuar mbi smirë e në hakmarrje.




    Sindikata anti‑Xhoi e nanoistëve

    Zoti Nano e kishte vendosur divorcin me Rexhinën, gruan e tij, porse ende nuk e shpallte. Shenjat i kishte dhënë gjatë e pas zgjedhjeve të 24 qershorit 2001. Por kryesocialisti duke e ndjerë se asnjë nga miqtë e tij nuk do t'ia miratonte këtë akt privat, vendosi mospërfilljen dhe shmagien e kontakteve me ta. Agim Isaku, shkrimtar dhe këshilltar pranë kujtdo që ka pushtet, merr iniciativën, e cila në thelb mbarte kurajon për t'i thënë atë çka mendonin për mikun e tyre kryetar. Ndonëse është njëçështje personale, megjithatë miqtë kanë të drejtë të ta thonë atë që mendojnë. Ata nuk e dinin se mjeshtri Fatos Nano e kishte skenarin në kokën e tij se si do ta gjente mënyrën e publikimit të prishjes së kurorës me Rexhina Nanon, këtë grua me virtyte e cila kishte mbajtur familjen gjatë viteve të arrestimit të tij me një kurajo të paimagjinueshme. E mbaja mend atë grua stoike, e cila kishte ardhur disa herë në dyert e gazetës "Koha Jonë" për të sjellë letra nga i shoqi në burg. Qante dhe lutej tek Perëndia për Fatosin. Teodor Keko, një njeri i rrallë për nga vlerat humane, i jepte shpresa dhe i thoshte të mos ligështohej, pasi "Nanon do ta nxjerrim nga burgu".

    ‑E mo Sandër!‑ i drejtohej Teodori, Aleksandër Frangajt, asokohe kryeredaktor i gazetës "Koha Jonë" dhe i burgosur nga pushteti i PD së, a do ta lirojmë kryetarin nga Bënça?

    ‑Boll po na rrahin përditë, por për Fatosin do ta bëjmë një rrëmujë popullore ‑përgjigjej Sandri dhe tregonte titujt e gazetës.

    ‑Ju falenderoj dhe ju jam mirënjohëse për gjithçka që po bëni për burrin tim dhe njerëzit e thjeshtë ‑thoshte Rexhina, e cila kishte merakun e vajzës , Adës, pasi djali, Sokoli, i ishte burrëruar para kohe nga halli që e kishte zënë me mungesën e të atit në shtëpi.

    Pak para se të fillonte Lëvizja për Katarsis, u mblodhën tek kafeja e Akademisë së Arteve Agim Isaku, Dhimitraq Rafti, Arben Ahmetaj, Albert Çaçi dhe Emin Barçi, një njeri që i kishte qëndruar afër kreut të selisë rozë. Ishte dhe një tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet. Unë po e tregoj siç ma ka thënë një pjesë Emin Barçi dhe pjesën tjetër Albert Çaçi, të cilën nuk kam dashur ta besoj.

    ‑Nuk mund ta lemë kryetarin që të bëjë këtë budallallek. I janë zënë sytë atij ‑insistonte Isaku.

    ‑Më mirë t'ia themi në sy, pasi nuk mund të jemi të pafytyrë që takojmë Rexhinën, flasim me Tosin dhe pas pak e shohim me Xhoanën që ka sjellë nga Greqia. ‑Në këtë moment filloi sherri mes tyre. "Kush ia solli? ‑pyeste njëri. "Ku ta di unë! përgjigjej tjetri. "Ah, më duket e ka sjellë" ‑dhe nuk e mbaronte fjalinë nga frika se mos ndonjëri ia çonte në vesh Nanos.

    ‑Unë mendoj që të shkojë dikush në emrin tonë që t'i thotë Nanos se po bën gabim që po ndan Rexhinën ngrinte zërin Dhimitraq Rafti, ish‑drejtor i Përgjithshëm i Telekomit.

    ‑Shko ti, Rafti! ‑vendosi Emin Barçi, ‑e ke dhe mik për punë të tjera.

    ‑Dakord! ‑pranoi Rafti. U nis drejt Nanos. Me një merak brenda vetes, pasi mund t'i ikte fjala nga goja, sapo Nano të nxehej, porse, duke qenë njeri që nuk i donte të keqen e vendosi rrugës se çfarë do t'i thoshte. Nga pjesëtarë të kësaj "Sindikate anti‑Xhoi" kam dëgjuar variantin e bisedës mes Nanos dhe Raftit.

    ‑Ou, zoti Rafti! Ku ke humbur more qerrata?

    ‑Zoti kryetar kam ardhur ‑dhe i ishte ndërprerë fjala. Diçka si një shuk i kishte zënë fytin.

    ‑He mo, më ke sjellë gjë mua nga ato që ke vjedhur në Telekom? E ç'më kishe sjellë ato këpucë dhuratë? Më këto do të më gënjesh ti mua? ‑i ishte sulur kryetari Nano. Ke bërë shumë para me emrin tim ti Rafti! Unë, edhe për ty e bëra *** qeverinë e Metës! ‑vazhdonte kryesocialisti.

    Dhe Rafti u kthye atje ku e prisnin ata të "Sindikatës anti‑Xhoi" pa ia thënë kryetarit mesazhin e miqve.

    ‑Ia the? Si reagoi? U mërzit? Apo nuk e çau ****ën fare? ‑pyesnin pa radhë "sindikalistët".

    ‑Jo, nuk munda, ‑tha Rafti i vetëdorëzuar.

    ‑Do të shkoj unë. Tani! ‑vendosi pa marrë miratimin e kolegëve zoti Agim Isaku. Iku Agimi, por erdhi më shpejt se Rafti. Ishte bërë serioz. Kishte marrë një pamje udhëheqësi.

    ‑Ikim! E lëmë këtë punë tha dhe u ngrit i pari duke e prishur "Sindikatën".

    Se ç'kishte ndodhur asnjë nuk po kuptonte, por kur e kishte marrë vesh Albert Çaçi, deputet i PS së ishte mërzitur dhe që prej asaj dite nuk e respekton më Agimin. Zoti Isaku kishte hyrë tek zyra e Nanos gjithë mllef dhe sapo ishte ulur për t'ia thënë Fatosit mendimin e miqve ia ka prishur mendjen kryetari, i cili sapo kishte nisur Lëvizjen për Katarsis.

    ‑Agim! Bëju gati për ministër i Jashtëm. Do ta rrëzoj Metën dhe do të jem vetë President i Republikës. Por shkurtoji paksa ato flokët se të kanë zënë sytë!

    Kaq kishte dashur këshilltari shkrimtar dhe e kishte harruar Rexhinën, Xhoin dhe vetveten. Ministër! E ç'i duhej "Sindikata anti‑Xhoi"! Nxitonte në darkë të takonte Fatosin e Xhoin sëbashku me të shoqen Verën, e cila më vonë do të bëhej drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. U krijua shoqata "Miqtë e Xhoit". Agim Isaku dhe Vera ishin emrat e parë të kësaj liste pambarim me emra tregtarësh, bosësh firmash ndërtimi, disa pronarë apo bashkëpronarë mediash. Kush ka para bëhet anëtar menjëherë.

    Por një nga miqtë me të ngushtë familjarë të Fatosit tepelenasi, Gramoz Ruçi, ishte kategorikisht kundër kësaj aventure që po bënte Fatosi. I kishte shkuar në shtëpi, në zyrë, në kafenë tek "Kampionët", (kafeja ngjitur me stadiumin kombëtar), që t'i ndërronte mendjen. "E ka vendosur ai. Nuk merr vesh"‑ ishte shprehur në një mjedis miqsh Gramozi. Njëherë ma pohoi edhe mua vetë Ruçi këtë histori.

    Ja kështu u konvertuan shokët dhe disa miq të Nanos. Më kanë treguar një histori të jashtëzakonshme për "shoqatën Xh.". U mrekullova ndaj vendosa të mos e mbaj më për vete, por t'ua jap lexuesve. Nëse je njeri publik, gjërat dalin. Sidomos për të parin e vendit dhe First Lady. Kudo në botën demokratike faqet e revistave apo gazetave mbushen me fotografi apo shkrime për VIP‑at. Sa kemi dëgjuar për Berluskonin dhe lidhjet e tij me botën femërore apo për Shrederin, kancelarin gjerman.

    Ajo që nisa për t'ua thënë lidhet me vajtjen e zotit Nano në ceremoninë mortore për kryeministrin e vrarë serb, Xhinxhiç. Po kthehemi disa kohë më pas nga "sindikata anti‑Xhoi", porse ia vlen të tregojmë se ç'po ndodhte me liderin e selisë rozë. Janë fakte që publiku duhet t'i dëgjojë, pasi jemi në një shoqëri të hapur. Ishin marrë masat për ruajtjen e kryeministrit Nano në Beograd. Gjithçka ishte në protokoll. Por diçka nuk shkonte. Ceremonia kishte mbaruar. Në aeroport nuk kishte mbërritur First Lady shqiptar bashkë me një shoqen e saj. As makina e shoqërimit të tyre. Grua kryeministri! Duhet dhe shoqërues. Në Beograd ishte ditë zie kombëtare. Asnjë dyqan nuk ishte hapur. Qepenat rrinin mbyllur pasi po varrosej kryeministri i vendit. Avioni çarter i kryeministrit shqiptar kishte mbi dy orë që nuk nisej, pasi mungonte First Lady. Sipas pjestarëve të delegacionit dhe gazetarëve që e shoqëronin pas nja 2 orësh mbërrin makina e First Lady. E kishin gjetur një dyqan, në periferi, për të blerë në mes të zisë së madhe kombëtare serbe. Duheshin veshje plazhi beogradase! I kishin gjetur. Në Shqipëri bën shumë nxehtë e po vinte plazhi. Në koleksion duheshin edhe të mbathura serbe! Më pas delegacioni erdhi në mesnatë në Rinas.

    Megjithatë duhet pranuar se lideri rozë e kishte gjetur mënyrën djallëzore për ta kapërcyer zhurmën p-r këtë akt privat, porse në një farë mënyre jeta e tij personale i "përkiste" edhe gjithë shoqërisë, pasi është VIP dhe kudo jeta e kësaj kategorie bëhet publike. Jam i sigurtë që zoti Nano që kur ka menduar Lëvizjen për Katarsis ka patur në kokë idenë për t'iu anashkaluar pyetjes publike "Ç'bëni me jetën tuaj zoti Nano?". Ai krijoi një stuhi jashtëzakonisht të stërmadhe gjatë fundit të vitit 2001. Me një ton gati teatral në një emision tek Blendi Fevziu në TV Klan pas pyetjes së gazetarit se diçka po ndodhte në jetën e tij personale, ai u përgjigj me pamje që as aktori më i madh shqiptar nuk e ka luajtur: "Po, kam vendosur të divorcohem!". Ndërsa pak më pas u kurdis një emision në TVA, ku i mirënjohuri Ardit Gjebrea, në rolin e tij për herë të parë si gazetar prezantoi gruan e re të Fatos Nanos, Xhoanën. Një skemë perfekte. Një art vërtet i paguar. Në mes të emisionit kur ishte në transmetim direkt hyn, pa lejen e rregjisë(!) djali i Xhoanës! Dhe Arditi ndërhyn.

    ‑Kam një surprizë për ju Xhoi!‑ foli Gjebrea dhe në moment, pa lejen e mamasë, kishte hyrë djali në trasmetimin direkt!

    ‑Ua! Shpirti i mamit! Po si erdhe?

    Dikush mund të thotë se këto janë çështje private të kryetarit. Natyrisht që po, mbetet përgjigjia ime. Por kur një njeri, aq me tepër njeri publik dhe që i përket shoqërisë, ndryshon jetën e një udhëheqësi, atëherë, duhet hapur kutia e Pandorës. Unë nuk kërkova të hap atë histori që Fatos Klosi, ish kryetar i SHIK‑ut e deklaroi në emisionin e gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga, tek Top Channel. Ndonëse zoti Klosi bëri një pohim të rëndë për një zonjë dhe për shtetarët e këtij vendi. Ai, e jo unë, tha se dyshohet se kjo zonjë ka patur lidhje me shërbimet greke. Megjithatë ndoshta mbetet një akuzë në kuadrin e luftës për postin e Presidentit të Republikës, pasi Klosi njihej si një mbështetës i zotit Meidani. Personalisht do të preferoja që ish‑kryetari i SHIK‑ut ta përgënjeshtonte një akuzë të tillë, pasi kështu i bie që në krevatin kryeministror flinte agjentura greke. Nuk më duket bindëse akuza e tij, pasi agjentura greke ka politikanë, deputetë dhe zyrtarë të lartë që punojnë për ta, duke patur bekimin e zotit Nano.



    Nano: O me mua, ose me Ilirin!

    Kisha dëgjuar plot bëma nga mazhoranca socialiste gjatë viteve pas '97‑ës, por që të vinte puna ku kryeministri dhe zv/kryeministri i një shteti të mos komunikonin me njëri tjetrin këtë nuk e kisha menduar apo dëgjuar. Paradoksi ishte se rrinin në një kabinet, në një parti dhe në një sallë mbledhje qeverie dhe nuk përshendetnin njeri‑ tjetrin. I kisha parë Nanon dhe Metën shumëherë në marrëdhënie tepër të ftohta, porse njëri ishte në qeveri e tjetri diku në parti ose shëtiste jashtë shtetit gjatë kohës që qeveriste kundërshtari.

    Ishte maji 2003. Meta kishte kërkuar shpjegime për disa gjëra që ndërkombëtarët ia kërkonin atij si ministër i Jashtëm, por që ishte njëkohësisht numri dy në qeveri. Nano i vendosur për ta acaruar e denigruar nuk e pyeste në asgjë. Çdo projektvendim vinte direkt e në qeveri dhe zv/kreministri vihej para faktit të kryer. Bisedimet e fshehta në Bejrut, në qershor 2002 kreu socialist i kishte shkelur me këmbë. Emëronte e ç'emëronte zv/ministra apo drejtorë të rëndësishëm pa e pyetur, të paktën edhe formalisht në telefon. Duke qenë ministër i Jashtëm zoti Meta e kalonte gjysmën e muajit jashtë në vizita zyrtare të detyrueshme. Puna e ministrit të Jashtëm është sa në njërin avion në tjetrin. Nga Europa në Azi e kudo që shteti shqiptar ka interesa politike dhe ekonomike. Roli i ministrit të Jashtëm është i rëndësishëm, pasi është dora e djathtë e një kryeministri. Bile për ta acaruar siç kam mësuar shumëherë nga jeta parlamentare i bënte mbledhjet e qeverisë në ditët që Ilir Meta ishte në vizitë jashtë shtetit. Në ditët e tjera as që nuk komunikonte me zëvëndësin e tij. Duke qenë personalisht nga natyra njeri që rri pa paragjykime me tjetrin, duke mos dashur t'ia dijë, nëse është i djathtë apo i majtë, pija kafe apo bisedoja me politikanë të gjitha krahëve. Ndërsa me Ilir Metën kisha një miqësi edhe se ishte me miqësor me median se sa të tjerët. Nuk them se "bisedonim vetëm për sportin apo bujqësinë"! Mes miqsh shkon gjuha atje ku dhemb dhemballa. Natyrisht që kemi biseduar, edhe për Nanon, edhe për Berishën, por dhe për vetë pozicionin e tij në qeveri. Raportet tona kryesocialisti Nano i dinte përbukuri. Ndaj një ditë maji të 2003 më ulet si rastësisht në tavolinën time në kafenë e parlamentit. Isha me Ben Blushin.

    ‑Ç'thotë miku ynë i përbashkët? ‑thotë dhe më zgjat një puro. Kisha disa oshilacione me Nanon për hir të kritikave që bënte gazeta "Koha Jonë", ku unë jam botues. E respektoj për arësyen se kemi kaluar kohë të vështira me njëri‑tjetrin, porse gjithsesi jam i bindur se kam qenë tepër korrekt me të në momentet që ai ishte në burg apo kur nuk kishte pushtet. Në ato momente, pra kur i kishte zbritur "kalit të pushtetit", kam qenë afër tij, i bindur se kishte të drejtë në shumicën e rastëve. Në ditët e mbretërimit Nano të harron, nuk të njeh nëse nuk ka ndonjë interes financiar apo politik të mirëfilltë. Pra kthehet si në pyetjen "Ku jemi parë bashkë?!". Tashmë e kisha njohur gjysmën e portretit Nano. Por kishte prapë punë të njihja pjesën e rrezikshme të tij. Dhe, përveç kuriozitetit si gazetar në profesion më mundonte ideja që të bindja vetveten që nëse kam vepruar mirë apo keq që po distancohesha përditë nga ky njeri me emrin Fatos Nano.

    Para tij ishte kongresi i PS‑së në fundviti. Frikësohej nga ideja se mos kandidonte personalisht Meta për postin e kryetarit të PS‑së. Në një përleshje të vertetë do të kthehej kongresi. Këtë gjë e dinte zoti Nano më mirë se sa vetë Iliri. Kryetari e vuri gjithçka në shërbim të kongresit. Emërimet, shkarkimet, deklaratat, dhuratat në pronat shtetrore për klane të caktuara financiaro‑politike. Ishte në ethe. Nuk e thoshte, por dukej në mënyrën se si vinte e ulej, si kërkonte miqësi e afërsi.

    ‑Iliri! A është mirë? I thuaj të më bëj një telefon futi kunjin dhe bëri sikur fliste me Blushin.

    ‑Nuk jam sekretari i Metës! Dakort? Bashkë punoni, bashkë i keni bërë lëmsh punët ‑dhe u ngrita i nevrikosur pa i dhënë dorën.

    ‑Prit ore, pse nxehesh? ‑e urtësoi zërin kryesocialisti. Ti shquhesh për gjakftohtësi! ‑më futi kunjin tjetër, duke e ditur se pikërisht këtë të keqe të temperamentit e kisha dhe nuk mund ta hiqja në moshën ku kisha kapërcyer të 40 vitet. E kisha "zbutur", por prapë mbetem fajtor në këtë pikë. Ben Blushi, me të cilin kemi punuar bashkë në gazetën "Koha Joë", në vitet '96‑'97, gjeti mënyrën për të më ulur në tavolinë.

    ‑E lemë nesër një takim bashkë? ‑foli si për të thyer heshtjen kryeministri Nano. Ky është numri im i ri i celularit‑ më tha dhe ma shkroi në një copë letër. U largua ai para meje nga tavolina.

    ‑Kujdes! Kij mendjen ‑tha ministri Blushi.

    Të nesërmen në mëngjez shkova si zakonisht tek Grand Hotel për të pirë kafen e ditës. Nuk kishte kaluar shumë kohë kur ia mbërrin drejtori i kabinetit të kryeministrit Dritan Shano. E kisha njohur këtë djalë që në vitin 1992 kur shkonim tek shtëpia e Gramoz Pashkos. Me Aleksandër Frangajn, Frrok Çupin dhe Armand Shkullakun rrinim pasdite tek Pashko dhe Shano ishte si një "sekretar" i Gramozit. Ishte djalë i mirë. Na shërbente në mënyrë korrekte. Kishte bërë karrierë ky djalë, nga sekretar i Pashkos në vitin 1991 tek drejtor kabineti i kryeministrit Nano në vitin 2003.

    ‑Kryeministri të pret sonte për tu takuar ‑u fut direkt në bisedë Shano.

    Ku? ‑pyeta, duke mos e fshehur përgjigjen pozitive. Doja të bindesha në vetvete nëse jam unë gabim apo ai është po Nano që thonin shokët e tij.

    ‑Ku të duash ti!

    ‑Si rregull kryeministri e cakton orën dhe vendin, ‑insistova që të fliste me të në telefon. Dritani u çua dhe seç bisedoi nuk e di, por u kthye shpejt.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ‑Caktoje ti me tha kryeministri ‑foli i vendosur drejtori i kabinetit. ‑Ne vilen e tij ose ne ndonje restorant ku te mos kete njerez. Ku te duash! ‑nxitimthi foli dhe priste pergjigjen.

    ‑Ore une nuk e kam te fshehte takimin. Pse te shkojme si ne ilegalitet? Ne zyren e tij ne kryeministri do te vij ne oren 20.00

    ‑Ok.

    Darka erdhi shpejt. Ne 19.55 shkova tek dezhurni i kryeministrise. I ngjita shkallet nje e nga nje, pa u ngutur. Ne koridor me priti Shano. Nderkohe i thote sekretares gjithe shqetesim.

    ‑Shpejt! I thuaj shefit se erdhi zoti Lesi. Nxito! ‑fliste Shano. I hodha nje veshtrim pikepyetes, por me shume po pyesja veten: "Ore c’estrade po luajne keta me mua?. Une nuk isha as minister, as ambasadori amerikan qe pritet qe ne shkallen e pare te nderteses se kryeministrise. Aq me teper e njihja shume mire Fatosin. I kisha kerkuar njehere takim ne dhjetor te vitit 1997, asokohe ishte prape kryeminister. Doja te me ndihmonte te merrja nje kredi ne Banken e Kursimeve, pasi isha ne hall ekonomik, meqenese redaksine e gazetes ma kishin djegur me 2 mars 1997 shikasit e Bashkim Gazidedes. A e dini c’pergjigje me dha kur e takova ne hyrje te hotel Rognerit bashke me Bashkim Finon e Arben Malajn.

    ‑Aha, kete hall ke ti?! Tako Kristinen! ‑dhe kishte ikur i shoqeruar nga shpura e rojeve te shumta. Nuk me dha kohe qe ta pyesja se c’ishte kjo Kristina. Ate darke mendova se Kristina do te ishte ndonje drejtoreshe banke apo krediti, apo edhe me tej zv/ministre e Financave. Kisha fjetur plot enderra te bukura ate dhjetor te ftohte te vitit 1997. E takova vete zotin Nano! Me premtoi se do te me ndihmoj per gazeten e djegur ‑ i kisha thene gruas, Natales. Por kur kisha pyetur te nesermen Ben Blushin e Vladimir Prelen, asokohe keshilltare te zotit Nano se kush eshte kjo Kristina qe duhet te takoj?, Blushi ishte shkulur se qeshuri.

    ‑Si te tha, tako Kristinen?! ‑pyeste dhe pergjigjej prape duke u gajasur Ben Blushi.

    ‑Pse, ore cke? ‑isha nxehur me Benin.

    ‑Ama Kristinen! E paske zgjidhur hallin! ‑thoshte dhe nuk pushonte se qeshuri.

    ‑Degjo Niko! ‑nderhyri Vladimir Prela, nje burre i thinjur, por plot gjalleri. Ladi kishte punuar tek une ne gazeten Koha Jone si shef i rubrikes se jashtme ‑Ne punojme me te dhe kur don teheq qafe ndonje i thote tako Kristinen! Pra, ka tallur...

    ‑******! ‑nderhyri Beni dhe vetem gajasej ‑Kristina eshte sekretare e tij ne parti. C’pune ka ajo me banken dhe kredine tende?! Te gjithe atje perfundojne tek Kristina ‑theksoi Beni dhe me ne fund u be serioz.

    ‑Ma ka futur domethene? ‑pyeta kot se koti, pasi pike gjaku nuk me kishte mbetur ne fytyre. Kisha kater vite qe e ndihmoja me shpirt, pasi ishte burgosur me pretekste politike. Nje fytyre me vinte e nje tjeter me shkonte. Nje duf i madh me ishte mbledhur ne gryke.

    ‑Po pse me genjeu? Te pakten te me thoshte qe nuk behet ‑iu drejtova Vladimirit.

    ‑Me degjo mua ‑nderhyri Beni ‑Shite gazeten! Kaq tu desh sa u bere deputet. Me i rendesishem je zv/drejtor dogane me Gezim Bleten se sa drejtor gazete ne kohen e Nanos.

    Te gjitha keto mu kujtuan brenda pak sekondave kur po prisja te hyja tek Nano ne maj 2003. Kujdes me kishte thene prape Blushi dje ne kafene e parlamentit. Ai e njihte me mire se kushdo Fatos Nanon. Dhe u pergatita. Hyra brenda ne zyren e tij .

    ‑Hajde miresevini zoti Lesi. Keni pa ardhur qekur ishte Meta ketu ne kete zyre ‑u fut ne loje direkt kryeministri. Kujdes ! ‑me shoqeronte ne cdo fjale e levizje ‑Si te ka ecur gazeta? Po lejen e nderteses se gazetes e more nga Edi Rama? E zgjidhim! ‑pyeste dhe pergjigjej po vete. Akoma nuk po e merrja vesh se ku donte te dilte ai. Nje hall e kishte, kete e dija, por pikerisht se ku i pikonte catia ende nuk po e nuhasja.

    ‑Te vije Shano! ‑thirri drejtorin e kabinetit nepermjet sekretares. Hyri Dritan Shano.

    ‑Cdo problem qe ka zoti Lesi do ta mbash shenim dhe me thuaj mua nese ndonje minister vonon zgjidhjet. Edhe me Edi Ramen do ti thuash ne emrin tim qe te mos ia vonoj lejen e nderteses se Koha Jone. Dakort? Na sill dy xhin ‑foli prere kryeministri ‑Ah, dhe nje kafe per zotin Lesi. Apo je per nje darke bashke tek Piaza? ‑fliste kaq i shpenguar zoti Nano, aq sa prape mu kujtua ajo e Blushit Kujdes!.

    ‑Si mund te merremi vesh bashke? E kam problem qendrimin tend ‑prape fliste, ndersa une ende nuk kisha thene, te pakten nje fjale. Donte te krijonte atmosfere miqesore pas atyre replikave ne parlament mes nesh, e sidomos kritikat ne gazeten Koha Jone ndaj tij. Po vinte Kongresi i PS‑se dhe hija e Metes e copetonte zemren e tij. Por Kongresi vendoste per kryetarin, per KPD‑ne. Kryetari ishte edhe kryeminister. Pra gjithcka ishte ne dispozicion te kongresit. Thirreshin kryetaret e PS‑se ne rrethe, u jepeshin premtime, doganiere, toka; ftoheshin pronare mediash televizive apo te shkruara. Cfare donin e merrnin. Thesi ishte hapur!

    ‑Me jep nje cigare ‑thashe, duke u ngritur nga vendi dhe zgjata doren tek nje pakete cigaresh.

    ‑Mos u co! Ngrihem une per miqte.

    U krijua nje heshtje qe po zgjaste. Pinim xhin. Ajo puna e Kristines sec me kujtohej here pas here kur e shikoja ne drite te syrit.

    ‑Une ketu nuk kam ardhur as per Edi Ramen e as per njeri tjeter ‑e theva me ne fund heshtjen ‑Kemi qene dikur miq

    ‑Jemi prape. Ou! Sa here zihemi ne te dy aq me shume afrohemi tek njeri‑ tjetri ‑nderhyri gjithe gjalleri Nano.

    ‑Mire, mire, por une sherbetor ne oborr nuk te behem. As ty e as Saliut! Por me mua ke gabuar. A jeni ju apo dikush rreth jush qe fut pyka kete akoma nuk po e zbuloj

    ‑Jo, ka eqkuptim ‑me nderhyri pa me lene ta mbaroja idene e nisur ‑Nuk pyes une asnjeri. Emini (Barci) me ka folur mire per ty. Djale kurajoz! Ndersa Agimin (Isakun) nuk e pyes ‑tha Nano dhe mu afrua tek karrikja tjeter, qe ishte mu ngjitur. ‑Ai eshte pa dinjitet. Ashtu perkulet Agimi. Nje dite i hodha ne koke, mu ne Rogner, tavllen e duhanit, pasi me kerkoi qe ta largoja Arta Daden nga ministre. Donte te behej vete minister kulture. Mendova se nuk do te vinte me ne zyre, por erdhi‑ ligjeronte Fatosi.

    ‑Edhe mua me vjen keq per nderlikimin e marredhenieve tona. Une e di se ti do ta fitosh kongresin, pasi i ke te gjitha ne dore ‑nxitova t’ia prisja hovin e masakres ndaj Agimit. Nuk me krijonte nje shije te mire nxirja qe po i bente Isakut. Ne fund te fundit, ndonese ai fliste keq per mua, por perseri ishte shkrimtar dhe nuk mund te denigrohej ashtu. Atij i duhej hequr veshi, por jo leshrat e gjata te kokes.

    ‑Pse Iliri nuk do te kandidoj? ‑me pyeti rrufeshem

    ‑Nuk e di saktesisht.

    ‑Ju jeni miq ‑dhe ngriti nje gote xhin, duke e rrokullisur ne fytin e leshte.

    ‑Po te jete si Nikolle do te ndihmoja me te gjitha menyrat per te punuar pro jush per kongresin, por mos harroni se une jam pozicionuar politikisht dhe dalengadale po shkoj, sipas programit politik te partise ku jam zgjedhur. Nuk mund te luaj me dy *****! Perderisa pranova te zgjidhem me duhet te jem korrekt me veten ‑nderhyra, por ai pasi u ngrit prape ne kembe mu drejtua.

    ‑Eh, c’te plasi ***** per parti! Pse une per PS po punoj?! Jo, ore! Rregullojme punet tona kete rradhe. Boll dhashe per socialistet me burgun tim. Tani do te fitoj ate cka nuk e shijova ne kater vitet e burgut ‑foli me tension dhe u ngrit per tu ulur ne karrigen e kryeministrit.

    ‑Me lidh me Mustafa Xhanin! ‑bertiti ne telefonin e sekretares. Mori papritur nje pamje krejt tjeter. Tamam zyrtare.

    ‑Alo, o Tuc! (keshtu i therrisnin Ministrit te Shendetsise). Neser te beni konfirmimin e vendit te punes te gruas se Nikolle Lesit. Qarte? Hajt, naten e mire! ‑dha urdherin dhe me shikoi mua, si per te me thene se shtetin e rrotulloj une si te dua. Ne cast cdo gje ta zgjidhe. Mesazhi ishte i qarte. Po me dilte prape thenia e Blushit Kujdes!

    ‑Ndersa me ate shalegjatin, Edi Ramen do ti them Besnik Dervishit qe ta mberthej si minister. Ai i ka ca dokumenta Edit ne dore dhe i ben presion sa here te doje. Ndertesa jote e medias do te legalizohet urgjent ‑foli dhe me shikoi ne drite te syrit ‑Me Edin nuk flas per momentin. Sikur e luan paksa ****** ai, por do t’ia kopsis pas kongresit. Do ta ndaje pergjysem. Nje pjese do t’ia jap Saliut ta haje per mengjez, kurse pjesen tjeter Sollakut.

    ‑A mund te kerkoj dicka zoti Nano? ‑iu drejtova dhe nderkohe piva kafene si per te larguar ndonje efekt te xhinit qe ma kishte dhene dopio.

    ‑Fol! Cfare do? Kam detyrim ndaj teje dhe Aleksander Frangaj. O, se harrova, si eshte Martin Leka? Beji te fala. Po Frrok Cupi? A, po eshte tek ATSHja ‑fliste dhe nuk i durohej deri sa te dilte tek sebepi i takimit.

    ‑Une nuk kam asnje hall. Nuk dua asgje. Me mjafton miqesia qe kemi, por me mua mos perdor shantazhin. Une ne paqe humb. Ne lufte fitoj, ka thene ne nje liber Prec Zogaj ‑fola pak i shpenguar.

    ‑Lere mos me permend mua ate Prec Zogajn. Me perkulet tre here ne dite vetem qe ta beje minister kulture ‑u nxeh kreui qeverise. ‑Ore ai Iliri sikur po pergatit dicka. E vertete? ‑beri nje pyetje te rrufeshme. Dhelpra mbetet ashtu sic ka lindur dhelper. Me zgjati prape nje cigare puro.

    ‑Jane cigare te shkelqyera. Ja, merre nje pako ‑dhe u ngrit. Hapi sirtarin. Nxori nje pako me cigare puro.

    ‑Nuk e di, por mendoj se duhet ti rregulloni marredheniet me te. Me aq sa di ai nuk don sherr me ty, megjithate bashke po punoni ‑thashe duke ditur se ai tani e shan dhe pas pak e fton per marreveshje te fshehte. Kisha eksperience ne keto ceshtje.

    ‑Une me ate ********** bashke?! Atij do t’ia fus... deri ne fund kete rradhe. Mbaje mend, zoti Lesi! ‑u nxeh kryeministri‑kryetar, aqsa nuk po kuptoja se si i erdhi menjehere inati. Ishte e qete biseda dhe nuk gjeta asnje arsye qe te bertiste ashtu. Me nje fjalor te eger, fjalor lufte. Filloi te ece neper sallen e madhe te zyres se tij. Shante Ilir Meten. Thithte cigaren. Prape ecte plot nervozizem.

    ‑Te mos e zgjasim ‑mua drejtua dhe qendroi perballe ne kembe ‑Do te jesh me mua apo Meten ne kete duel per ne Kongresin e dhjetorit? Fol! Me dy ***** mos me luaj mua! ‑bertiste dhe ecte plot nervozizem. Nderkohe edhe une u nxeva. Kishim hasur koke per koke. Nuk e zgjata. U ngrita. Fola plot zjarr, me ate temperament qe manifestoja;

    ‑Epo atehere do te ndihmoj Meten me gazeten time!

    ‑A me hani ****** ti dhe Meta! ‑bertiti kryeministri.

    ‑Vagabond! ‑fola. Dola plot tersellem. Sekretaret, Dritani dhe shoqeruesit e kryeministrit nuk po kuptonin asgje. Kisha hyre duke qeshur e dola plot nerva.

    Keshtu perfundoi takimi im me kryeministrin koke me koke. Pas kesaj filloi lufta e hapur. Bile krejt e hapur. Ai shfrytezoi cdo gje qe kishte ne dore si kryeminister. Por dhe une zoteroja; parlamentin, mitingjet dhe median.



    Nano, Tajvani, Leke Cukaj dhe Marko Bello

    Ne Mars 2003 bera gati nje delegacion parlamentar per nje vizite ne Tajvan. Eshte nje shtet me siperfaqe sa Shqiperia dhe Kosova bashke, ishull me 22 milion banore qe shkon kah 30 milioneshi. Historia e Tajvanit eshte e ngaterrruar, pasi me fitoren e komunisteve me 1 tetor 1949 ne Kine udheheqesi i asaj kohe Can Kai Shia iku me shpuren e tij drejt ishullit te Tajvanit e ku themeloi nje shtet te pavarur. Kina kishte probleme njohje diplomatike si nje vend komunist. Nderkohe Tajvani kishte marredhenie diplomatike me shumicen e shteteve te botes. Me Vatikanin marredheniet diplomatike jane ne fuqi. Me vone Kina u forcua ne arenen nderkombetare si nje fuqi e ekonomike dhe interesat shkuan kah saj. Ajo kishte si kusht qe nese nje shtet vendos marredhenie diplomatike me shtetin e Tajvanit, te cilin ajo e quan si pjese te tijin, atehere prishen marredheniet me Pekinin. Por SHBA mbetet aleati me i forte strategjik i Tajvanit. Ne kohen e sulmit te NATO‑s mbi ambasaden kineze ne Beograd rane predhat e Aleances. Te nesermen e kesaj goditje u sulmua ambasada shqiptare ne Pekin nga turma popullore. Kina ishte me Beogradin dhe jo me Kosoven. Rastesisht qelloi qe dy dite pas sulmit te ambasades tone ne Pekin ministri i Jashtem Paskal Milo ishte ne seance pyetjesh kerkuar nga une per disa gjera te tjera. Spartak Ngjela me hoqi menjane para se te fillonte seanca parlamentae .

    ‑Godit politikisht Kinen! Kerko vendosjen e marredhenieve diplomatike me Tajvanin.

    Dhe me shpjegoi ne pak minuta krej historine e Tajvanit, te cilen une nuk e dija per ate moment. Dija dicka te turbullt per forcen elektronike dhe si nje prej pese dragonjve te Azise, por jo aq sa Ngjela. Me vone u bera ekspert i Tajvanit. Realisht veprova sic me tha Ngjela dhe nuk me doli keq. Ministri Milo u mvrenjt ne fytyre, sapo hapa ceshtjen e Tajvanit ne parlament. Ai ishte superekspert ne politiken e jashtme dhe njohes i historise ndaj e ndjeu efektin qe do te vinte me vone nga reagimi i ambasades kineze ne Tirane.

    ‑Te vendosen marredheniet diplomatike edhe me Tajvanin! ‑kerkova dhe ministri me kerkoi urgjent takim qe te mos e hapja me kete problem. Po ku rrija me une kur mesova se i digjte Kines dhe si hakmarrje qe na kishin sulmuar ambasaden tone. Fillova te studioj per Tajvanin aq sa me shaka me thone tajvanist!. Si per cudi pas nja nje muaji nje perkthyes i gjuhes kineze ne radio Tirana, nuk ia mbaj mend emrin, me merr ne telefon. Me thote se interesohet kryeministri tajvanez qe eshte per vizite ne Shkup te Maqedonise per te takuar pasneser. Ej, bela!, ‑thashe me vete. Ku dreqin e moren vesh cfare kisha deklaruar ne parlamentin shqiptar? Por, me sa duket, Shqiperia eshte e mbushur plot me sherbime te huaja sekrete. E takova ne Shkup. Si per te qene me i plote delegacioni im me kryeministrin tajvanez mora dhe Ylli Dylgjerin si keshilltar tim per ceshtjet e Azise! Dylgjeri mbante shenim nga takimi me kryeministrin. Kur mbaruam me tha duke qeshur.

    ‑Asgje nuk kuptova! More vesh ti?!‑ mu drejtua Ylli.

    ‑Mora vesh se te shkosh per Tajvan duhen 16 ore me avion!‑ thashe dhe qesha bashke me Yllin. Nderkohe mora nje ftese nga ministri i Jashtem tajvanez ku shkova bashke me Ben Blushin. Blushin e kisha si perkthyes te anglishtes. Kaluan shume muaj pas vizites time te pare ne kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, ku me priten ministri i Jashtem, kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Gjitheandej na shoqeronin me makina policie. Ishim te paret shqiptare qe shkonim ne kete nivel. Blushi sapo hypnim ne makinen tone dhe fillonin uturimat e sirenave te policise rrugeve te kryeqytetit te Tajvanit me ngacmonte.

    ‑Hajde c’delegacion!

    ‑Rri serioz! thoja dhe beja sikur nuk e shikoja Benin qe donte vetem te me bente qe te shkrihesha duke qeshur. Ai e kishte per shetitje viziten. Une mision. Sapo isha kthyer me Benin me kerkoi takim Fatos Nano per Tajvanin. Me tha si ne koifidence qe kur te vije ne pushtet ti Ado te jesh ambasadori im prane Tajvanit!

    Kane shume force ekonomike dhe na duhen per Shqiperine. Por ne mars te vitit 2003 ishim ne lufte me njeri‑tjetrin. Donte te me shqyente . Sapo erdhi nje faks nga ministria e Jashtme e Tajvanit, ku kerkohej qe te kryesoja une nje delegacion me deputete te te gjitha kraheve politike ku afersisht numri i deputeteve te ishte diku nga 5 - 7 deputete. Atehere vrava mendjen qe edhe te shkoja, por edhe te acaroja kryeministrin Nano me kete vizite ne Tajvan. Futa ne delegacionin parlamentar deputete Marko Bello, Mustafa Muci dhe Leke Cukaj nga PS. Leken e mora se ishte kryetar i Komisionit parlamentar per Ceshtjet Kushtetuese. Jashte shtetit nje detyre e tille eshte e larte dhe i jepet nje njeriu VIP. Tajvanezet nuk e dinin se kush ishte Leke Cukaj. Kishin kthyer pergjigje se nje funksion kaq i larte eshte i mirepritur ne Tajvan. Marko ishte i lire akoma nuk ishte bere nanoist.

    ‑Kush paguan?‑ me pyeti a thua se do te harxhonte gje nga xhepi.

    ‑Tajvani!‑ iu pergjigja. Ne grupin tone futa dhe deputet e PD‑se Gjovalin Bzheta dhe Astrit Bushati. U beme gjashte deputete per ne Tajvan. Erdhen biletat. Sejcila kushtonte 5100 euro. U nisem per ne aeroportin e Tiranes. Deri sa hypem ne avionin e linjes Tirane‑ Rome kisha frike se mos kryeministri Nano e merrte vesh nisjen tone dhe per inat tim urdheronte Leke Cukaj dhe Marko Bello te zbrisnin nga avioni. Per Mustafa Mucin e dija se nuk e pyeste fare Nanon. Arritem ne Rome. Na priti ambsadori tajvanez qe eshte me seli diplomatike ne Vatikan. Hoteli ishte shume i shtrenjte. Ishin te gjitha te paguara nga shteti i Tajvanit.

    ‑Ku eshte kryetari i delegacionit?‑ tha perkthyesi. Te gjithe shikonim njerin tjetrin. Sejcili e quante veten kryetar! Ku ka shqiptar qe pranon qe te mos jete vete i pari. Hyra ne loje ne moment.

    ‑Zoti Musfafa Muci!‑ thashe shpejt pa i lene rradhe Leke Cukajt te na behej kryetar. Muci filloi te fliste me ambasadorin ne anglisht. Darka ishte prenotuar nga ambasadori ne nje restorant shume te shtrenjte te Romes. Vera e kuqe ishte jashtezakonisht e mire dhe nje pjese prej nesh i mori paksa pija. Ishte diku afer ores 1 te nates, kur ne vazhdonim duke festuar me ambasadorin tajvanez ne Rome.

    ‑Rrofte Tajvani! - bertiste Marko Bello.

    ‑Jam tajvanez!‑ therriste Leke Cukaj.

    ‑Per Tajvanin!‑ ngrihej Astrit Bushati. Sapo ishte duke ngritur dolline tjeter Marko Bello i bie zilja e celularit.

    ‑Po zoti kryeminister! Ne Rome jemi ‑ fliste dhe i merrej goja. Nano e kishte marre vesh me vonese nisjen tone. Donte me cdo kusht qe te ma deshtonte viziten. Ne kohen e arte mes nesh me kishte kerkuar qe per Tajvanin duhet te merremi vesh bashke. Tashme ishim ndare.

    ‑Nuk mund te kthehem zoti kryeminister! ‑dhe ktheu koken nga ne Bello. Kryeministri e kishte urdheruar qe ai dhe Leke Cukaj te ktheheshin neser me avionin me te pare ne Tirane. Per Mucin nuk kishte pyetur. E dinte se nuk e degjonte ai. U krijua nje situate e ndere. Leka kerkoi te dinte nga Marko se a pyeti per te. Ambasadori tajvanez nuk po kuptonte se c’ndodhi me ate telefonate qe iu iku e qeshura delegacionit. Muci mundohej ti thoshte tjeter gje ambasadorit. Pas pak mora inisiativen une. Mbusha gotat dhe thirra.‑

    ‑ Leke! Gezuar! Per Tajvanin!‑ dhe plasi prape e qeshura.

    ‑Nuk pjerdh per Nanon une!‑ gerthiti Leka tape. Ia mbusha edhe njehere goten plot me vere. Marko nuk po e merrte veten nga telefonata e kryeministrit. Muci u fut ne loje. Karikoi Bellon. Nuk vonoi dhe Marko bertiste per tajvanin dhe APoshte Nano! me shume se ne te gjithe. Prape telefoni. Leke Culaj nxori telefonin nga xhepi. Nuk dinim se kush ishte, por vetem kur degjuam nje te bertitur ne telefon.

    ‑Nuk te pjerdh fare zoti Nano! Nuk te jap llogari se ku shkoj une! Hajt! Naten e mire!‑ foli Leka. Mbushi vete goten e veres dhe e rrokullisi. Prape i binte telefoni. E fiku me inat. Pas pak Marko Bellos i binte zilja e celularit.

    ‑Eshte Fatosi!‑ na tha me ze te vogel.

    ‑Mbyllja *****!‑ ngriti zerin Muci.

    ‑Mos me merr me telefon mua! Naten!‑ i foli Nanos edhe Marko Bello.

    ‑Fike celularin!‑ nderhyri Leka. Pime ate nate gjer nga ora 3 e nates. Me pas ne hotel dhe nisje per ne linjen e avionit Rome ‑Abudabi dhe Abudabi‑Taipei. 15 ore nga Roma ne ajer te arritur ne ishullin e Tajvanit. Kaluam mbi Egjipt, Arabi Saudite, Indi, Tajlande, Kamboxhia, Vietnam, perballe Hong Kongut dhe direkt e ne aeroportin e Taipeit.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)


    Kryeministri: Kthehu Lekë nga Tajvani !

    Ishte dita e tretë e vizitës tonë parlamentare në Tajvan. Gjithçka shkëlqyer. Deputetët panë me sytë e tyre forcën ekonomike të Tajvanit si dhe interesin e tyre për të investuar në Shqipëri. Takimet ishin të nivelit të lartë dhe kudo shfaqnin interes për Shqipërinë. E dinin se ishim vend shumë i varfër. Buxheti i qytetit të dytë për nga madhësia në Tajvan ishte tre herë me tepër se sa gjithë buxheti i shtetit shqiptar. Ishulli ishte kthyer në një gjigand të elektronikës botërore. Kompanitë më të mëdha amerikane, japoneze, gjermane, franceze dhe angleze kishin shumicën e aksioneve në këto kompani. Vizituam dhe një uzinë të pajisjeve elektronike ku prodhimi bëhej jo nga duart e njeriut, por vetëm nga robotët.

    Ditën e katërt të vizitës në darkë ku ishim mbledhur të anëtarët e delegacionit tek holli i hotelit për të pritur makinën për darkën e rradhës në kryeqytet deputeti Lekë Çukaj ishte i mërzitur.

    Muçi dhe Bello më thanë se Leka donte të kthehej urgjent në Tiranë. Nano e kishte gënjyer . I kishte telefonuar duke i thënë se "duhet të vish urgjent se do të bëj ministër Bujqësie në vend të Agron Dukës". Inati i kryeministrit në Tiranë sa vinte dhe shtohej pas asaj që i punuan në Romë dy deputetët e tij . Aq i madh ishte inati sa në analizën e ministrisë së Financave pa pikë lidhje me thelbin e mbledhjes kryeministri kishte deklaruar ndër të tjera se "janë disa deputetë tanë që kanë shkuar në Tajvan për të na prishur punë me Kinën". Se ç'lidhje kishte analiza në këtë ministri me vizitën tonë hajde e merre vesh. Po të ishte analizë në ministrinë e Jashtme edhe mund të pranohej. Nano ishte acaruar jo vetëm për sjelljen e dy deputetëve të PS , por diku tjetër ishte merakosur ai. Ia tregova intrigën Mustafa Muçit dhe qeshte me të madhe. Një ditë para se të niseshim për në Romë tek Grand Hotel, duke pirë kafen e mengjezit takova rastësisht Dhimitraq Raftin. Ai punonte për Fatos Nanon. Ishin dhe miqë të kahershëm.

    ‑Hë mo, ç'kemi Lesi!‑ mu drejtua Rafti në Grand Hotel.

    ‑Hiç. Por kush rri e niset sot në një rrugë të gjatë. E kam bezdi ‑fola si me pikëllim që ta bëja kureshtar.

    ‑Pse ore ku do shkosh? Në Amerikë?

    ‑Jo more! Në Amerikë është lule, por në Tajvan ‑ia ktheva përgjigjen.

    ‑Ç'dreqin do atje kaq larg? ‑ ndërhyri Rafti dhe më luajti syrin

    ‑ Ke ndonjë biznes apo kot së koti?

    ‑Po ta them vetëm ty Dhimitraq!‑ iu afrova sikur të mos na dëgjonte njeri. Në atë orë vetëm ai dhe unë ishim në kafene.

    ‑Na çoi Ilir Met për të marrë nja 5 milion dollarë atje që të rrëzojmë Nanon. Ti e di se ai e ka grurë me Tajvanin ‑ fola nxitimthi për t'ia bërë më intriguese më vizitën.

    ‑Vertet! Më cilin do të shkosh?‑ pyeti ai gjithë veshë ngritur. E dija se do të shkonte mënjëherë për t'ia raportuar Nanos.

    ‑Meta më dha me vete Mustafa Muçin. Të tjerët i kemi marrë sa për të fshehur gjurmët. Por të lutem mos bisedo me njeri. Ta thashë ty si mik që nuk tregon ‑ e mbylla bisedën dhe ika nga Grand Hotel. Pas dy orësh ne u i nisëm për Romë. E gjitha kjo kishtë rënë në veshin e kryeministrit, por në darkë vonë. Asokohe marrëdhëniet mes kryeministrit Nano dhe zv/kryeministrit Meta po vinin duke u ftohur për tu ndarë më pas përfundimisht. Informacionin Dhimitër Rafti e kishte përcjellë tek Nano aty nga ora 23.00, siç më tha Emin Barçi, keshilltari personal i Nanos. Ishte vënë në alarm krejt kryeministria. Nuk ishte problemi që ne po shkonim në Tajvan dhe qeveria ishte me Kinën. As që e çante kokën Nano për atë punë. Bile ato ditë në Tajvan ishte zv/sekretari amerikan i Mbrotjes. Lideri i mazhorancës në Tiranë ishte shqetësuar nga ajo që ia kisha treguar si në koifidencë Rafti se "po shkojmë për të marrë 5 milion dollarë për llogari të Metës". Pra me këto 5 milion dollarë rrëzohej jo Nano, por Saliu me Fatosin bashkë! E kishin ngrënë gënjeshtrën . Diçka dinte kryeministri për Metën dhe takimet e mija me përfaqësues të Tajvanit. Ndaj besonte se përderisa Mustafa Muçi është kryetar delegacioni. Shto dhe Nikollë Lesin brenda, e Nano ishte tmerruar krejt. Kështu që ato ditë mendonte se si të na deshtonte vizitën. Marko Bello nuk ia varte ato ditë në Tajvan telefonave të kryeministrit. Shëtiste, gjithçka e paguar, për herë të parë vinte në Tajvan. Kurse Lekë Çukaj ishte më i gatshëm për ta ngrënë lojën që vinte nga Tirana.

    Donte të kthehej në Tiranë. Kishim edhe katër ditë të tjera vizitë. Ai po kërkonte të prishte vizitën, duke deklaruar edhe në Taipei se "ne njohim vetëm një Kinë", që do të thoshte se vizita jonë shkonte për lesh. Nano ishte mjeshtër në këto diversitete.

    ‑Lekë! Kur don të kthehesh për Tiranë? ‑ u futa në lojë me Marko Bellon dhe Muçin. Dy deputetët e PD shkuleshin gazit sa herë Leka bënte pyetje gjatë ditëve të vizitës.

    ‑Ne të rrimë pa Lekën në Tajvan?! Jo ore ikim edhe ne!‑ thonin si për ta inkurajuar Lekën për tu kthyer.

    ‑Sa të pyesë ata të ministrisë së Jashtme ‑ fola më të madhe dhe luajta syrin Muçit. Delegacionin tonë e shoqëronte edhe dy vajza që vinin prej dy vitesh nga Tirana për specializim pasuniversitar për diplomaci. Ishin edhe disa studentë të tjerë kosovarë. Elsa Kamberi dhe Stela Ushe ishin përkthyeset tona në Tajvan. Kishin mësuar edhe gjuhën kineze.

    ‑Elsa! Hajde më mua dhe Lekën‑ urdhërova dhe ngjitëm shkallët ku ishte zyra e grupit të shoqërimit tonë. Leka ishte paksa para nesh dhe në vesh i shpjegova Elsës lojën me Lekën. Nano donte të na e fuste me Lekën dhe ne do ti kthenim përgjigjen me të njëjtën monedhë. Takuam drejtorin e ministrisë së jashtme që mbulonte Europën, i cili atë natë do të jepte një darkë për ne. Elsa e pyeti kot së koti në mënyrë që ai të luante kokën në shenjë mohuese. Leka nuk dinte asnjë fjalë anglisht.

    ‑Nuk bëhet Lekë kjo punë‑ fola ndërsa po dilnim nga zyra e drejtorit dhe morëm rrugën për tek kolegët e tjerë.

    ‑Si nuk bahet? Unë dua të kthej biletën. Nesër jam në Tiranë!‑ foli ashpër ai.

    Dakort, por drejtori tha që mund të kthehesh që sonte natën, por me një kusht‑ nisa t'ia shpjegoj. Takuam dhe deputetët e tjerë që po na prisnin në holl.

    ‑Me çfarë kushti?‑ me inat mu drejtua.

    ‑Ministria e jashtme e Tajvanit ka një rregull që kur njeri prej anëtarëve të delegacionit kthehet në gjysmën e vizitës atëhere i duhet të paguajë vetë paratë e biletës që këta kanë harxhuar për ty, fjetjen në hotel, ngrënien. Nuk paguan vetëm shetitjet në ishull‑ po i shpjegoja një gjë që drejtori as që e kishte thënë fare‑ Pra, Lekë ty 5100 euro të ka bërë bileta vajtje‑ardhje, plus hotelin që mund të shkojë diku tek 1500 euro

    ‑Fut edhe ngrënien se Leka ka ngrënë sa dyfishin tonë‑ hyri në lojë Marko Bello dhe Astrit Bushati‑ dhe i del që me shit vetë Lekën këtu nuk të dalin eurot‑ tha dhe qeshi deputeti Bzheta. Ishte nga Shkodra dhe tregonte barceleta që mbanin grupin gjallë ato ditë të vizitës.

    ‑Jo, nuk bahet kjo punë!‑ thirri me të madhe Leka ‑ ku kam unë kaq euro?! Të kisha kaq sa thua ti Nikollë rrija në Tiranë‑ foli dhe mbyll kjo lojë e kryeministrit në Tiranë. Çdo ditë ne bënim shaka me Lekën .

    ‑Mirëmëngjez zoti ministër i Bujqësisë!‑ i drejtohej Marko Bello.

    ‑Mos bëj shaka, por ajo biletë e dogji. Tani do të ishte ministër Bujqësie në Tiranë‑ ndërhynte Muçi ‑ fati i Agron Dukës që mbeti prapë ministër!‑ vazhdonte lojën Astrit Bushati.



    Nano: Mos shkruaj për Xhoanën!

    Ishte fundqershori 2004. Pritej luftë e hapur nga Fatos Nano ndaj meje dhe medias Koha Jonë. E kishte provuar njëherë në dhjetor 2002 me një urdi kontrollorësh tatimor, por kishte dështuar. Natyrisht që urdhërova në fundvitin 2002 që pjestarë të stafit tim mediatik t’i inçizonin, fotografonin dhe filmonin 9 kontrollorët e degës së tatimeve të Tiranës dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës. Kishin ardhur me urdhër të posaçëm nga kryeministri Nano në shenjë hakmarrje, pasi kisha përmendur në gazetë dhe në parlament bizneset disa dhjetra milionëshe të gruas së tij, Xhoana Nano. Si deputet i kisha kërkuar ministrit të Financave, Kastriot Islami, që të më raportonte në parlament se nga i kishte marrë tufën e milionave kjo grua që financonte biznese helikopteresh, shoqëri autobuzash, etj, ndërkohë që isha i bindur që shfrytëzonte pushtetin e kryeministrit. Pra, ishte shpërdorim detyre dhe fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Në pikën fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit, donte edhe zoti Nano në fundvitin 2002 që të më zinte në kompaninë mediatike Koha Jonë, ku unë jam pronar që nga 11 maj 1991. Iu hapa katër kanatësh portat e kontrollit, shikuan e verifikuan çdo gjë për mbi dy javë. Grupi i kontrollorëve nuk po gjente asgjë nga ato që ishte urdhëri që të kapni dokumenta dhe ta çoni për ndjekje penale. Skema ishte hartuar në mënyrë perfekte në restorant Piaza. Ishte thirrur Shpëtim Idrizi, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve të Republikës (viti 2002 ) dhe Mark Nikolli, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ndertimore. Shpëtimi për kontrollin e medias, kurse Marku për ndërtesën e gazetës, ku kishte vetëm gazetarë. Pak a shumë e njëjta skemë si në vitin 1992‑1993 kur qeveriste PD, por asokohe operaconin anti‑ "Koha Jonë" e drejtonte Blerim Çela, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe atëhere Blerim Çela kishte bërë kallzim penal për mua si botues i gazetës. Nuk isha deputet dhe mënjëherë më morën të pandehur. Grupi hetimor asokohe në vitin 1992 drejtohej nga Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Prokurorët ishin Vaskë Simeoni dhe Petrit Fusha. Qendrova i pandehur dhe me detyrim paraqitje çdo të martë dhe të enjte. Nga halli mësova hilet e një gazetari hetues. Duhej ato të cilat mi thonin në hetim se nuk ka gjë për ty, por na kanë urdhëruar nga presidenca, t’ia transmetoja publikut. Sa herë hyja në zyrën e prokurorëve‑hetues më kontrollonin se mos i inçizoja. Atëhere takova Frrok Çupin, i cili më gjeti një stilolaps që inçizonte. Ma kishin sjellë në majë të hundës hetuesit. Kishin dy vjet që më mbanin në hetuesi e presion dhe në koifidencë më thonin është urdhër nga lart për ty. Do të mbajmë të pandehur!. Mendova djallëzinë dhe ua futa bukur. Isha bërë si i shtëpisë në Prokurorinë e Përgjithshme. Kasetofonin e gazetarit në xhep ma morën sapo kalova pragun e zyrës së grupit hetimor, por nuk iu shkoi mendja se kisha tjetrin në xhaketë në formën e stilolapsit.

    Nuk ka asgjë në dosje ‑ fliste Petrit Fusha, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

    Hiqe masën si i pandehurthosha i mërzitur. Nuk dilja dot as jashtë shtetit. Sali Berisha lexonte çdo mëngjez gazetën Koha Jonë dhe i prishej humori. Kolec Topalli, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës kishte urdhëruar punonjësit që të mos ia fusnin në pasqyrën e shtypit zotit Berisha gazetën Koha Jonë. Por nuk rrinte edhe Saliu pa e lexuar vetë se çfarë kishte shkruar gazeta për të . Nuk i fillohej dita e punës . E lexonte dhe e flakte. Prapë e merrte dhe rilexonte. Kështu me ka thënë njëherë, duke qeshur Theodhori Sollaku, asokohe keshilltar juridik i Berishës. Nevrikosej dhe merrte herë Blerim Çelën dhe shumëherë Prokurorin e Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Dinin ata se si duhej të na rregullonin. Nuk mund të shqetësohej Presidenti i Republikës nga një gazetë! Vinin të tjera fletë thirrje për në hetuesi. Prapë kontroll. Ata nuk dorëzoheshin dhe as ne nuk jepeshim për tu tërhequr. Pushteti i Berishës kishte prangat dhe dajakun, kurse ne penën për të shkruar.

    ‑Ç’të heqim a derëzi! ‑ndërhynte Vaskë Simeoni, prokurori tjetër, ‑Të heqim veten nga puna po të mbyllim çeshtjen penale ndaj teje si i pandehur.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)

    -Ama. Ia kishe fut bukur sot Berishës për atë që tha në Fushë Krujë. Keni gazetë të fortë. Lexohet. Unë për vete e marrë fshehurazi brenda gazetës së PD-së. Kur më shikojnë shikasit dhe spiunët që janë plot këtu nëpër kate nxjerr gazetën "RD". Nuk e dinë se brenda saj kam gazetën tënde -më foli hetuesi Petrit Fusha. Të nesërmen e botova të plotë në gazetën "Koha Jonë" inçizimin e bërë. Plasi skandali. Të detyruar nga botimi dhe ndërhyrja e ambasadës amerikane mënjëherë ma mbyllën çështjen dhe dola si njeri i lirë, pas dy vjet hetimi. Pra kështu ua punova edhe kontrollorëve tatimorë të dërguar nga Fatos Nano në dhjetor 2002. Kishin kontrolluar dhe bërë rrëmujë gjithçka në dokumentat financiarë të medias "Koha Jonë" dhe nuk kishin gjetur atë çka donte kryeministri të hakmerrej ndaj meje. Kisha pyetur botuesit dhe pronarët e mediave të tjera nëse po kontrollohen edhe ata. Më kishin thënë "jo". Kur e nxori gazeta "Koha Jonë" këtë fakt menjëherë çuan ca njoftime kontrolli në disa gazeta problematike për qeverinë, por nuk kontrolluan. Blendi Fevziu, drejtor i gazetës "Korrieri", më thotë në telefon se "erdhën nja dy veta pas zhurmës tënde. Ashtu siç erdhën nxitimthi edhe ikën pa kontrolluar gjë. E kanë me ty, Nikollë!". Natyrisht që këtë e dija. Mbaruan kontrollin. Nuk thonin as mirë e as keq. Nuk ua mbante. Atëhere i inçizova me njerëzit e mi pa e ditur asnjëri prej tyre.
    -Ç'ti themi drejtorit! -debatonin me njëri-tjetrin -Ai e don në tepsi kokën e Nikollë Lesit. Aman, ç'na gjeti! Do të na pushojnë nga puna -fliste tjetri.
    Pra e kishte provuar zoti Nano, por kishte dështuar. Po të shkruash apo edhe flasësh në kafene ndonjë fjalë për bizneset e gruas së tij, Xhoanës, të përvëlon. Nuk don t'ia dijë për ligj apo moral. Të bën copë me të gjitha forcat. I errësohen sytë. Dizekuilibrohet. Eh, si e ka ndryshuar kjo grua Nanon! Ishte njeri i mirë atëherë, Fatosi. Duke qenë në një shoqëri demokratike e jo në një sulltanat, ku sulltanesha mund të bëjë ç'të dojë, kërkoja që çdo biznes politikanësh apo i fshehur pas grave të tyre të zbardhet apo të hetohet. Ndryshe, siç kam deklaruar në parlament, mafia do të zaptojë krejt parlamentin dhe politikën. Deri diku e ka zaptuar. Akoma nuk po më hiqej nga mendja ftesa e Nanos dhe acarimi i tij. Kishim shkembyer edhe mesazhe. Ai i ka ruajtur, por dhe unë ruaj plot në memorien e celularit. Aparatin me mbi 20 mesazhe të tija, ku ofron kompromis, para, pushtet, kulisa,presion, fyerje, etj e kam hequr nga përdorimi dhe e mbaj në kasafort si diçka që do të më duhet ndonjë ditë. Duke i menduar këto gjëra një ditë pas takimit kokë me kokë me Nanon "maj 2003) më telefojnë dy ministra të kabinetit të kryeministrit, zotërinjtë Agron Duka, Ministër i Bujqësisë dhe Ben Blushi, Ministër i Pushtetit Vendor. Telefonatat ishin me distancë kohore prej 10 minutash. Siç duket ishin bashkë.
    -Nikollë dua të takoj urgjent. Kam një mesazh për ty -foli Beni. Nga tonaliteti i zërit e kuptova se kishte diçka serioze. Me Benin, siç kam treguar, kam kaluar momente jashtëzakonisht të vështira e ku mund të na ikte koka në vitet 1996-1997. Falë Blushit, pas qershorit të vitit 1996, kryetari Nano, i cili ishte i burgosur gjeti forcën për të përballuar dyshen Pëllumbi-Dokle, të cilët ia bllokuan kryetarit çdo mundësi komunikimi me partinë dhe publikun. Ishte pikërisht Beni, i cili, gjeti mënyrën për të shkallmuar këtë dyshe të rrezikshme për Nanon. Natyrisht që çelësi ishte gazeta "Koha Jonë". Por Blushi ishte kryeredaktor i gazetës në këto vite.
    -Ngjitemi në katin e dytë -kërkoi Agron Duka. E pashë se diçka të rëndësishme donin të më thonin. Asnjëri nuk po hapte bisedën. Hezitonin. Realisht që kisha miqësi edhe me Dukën, porse e kisha njohur në momentin që hyri në parlament si deputet në vitin 2001. Kurse me Benin që në vitin 1991.
    -A ka mundësi që të na dëgjosh njëherë o burrë!- foli Beni, tek i cili e kuptoja në cep të syrit se e kishte seriozisht.
    -Çka ndodhur? -ndërhyra, pasi nuk më durohej sa ti binte rrotull.
    -Çke ore që merresh me gruan e kryeministrit? Ç'dreqin do? -mu lut Beni.
    -A, për këtë keni ardhur! E mbyllim këtë bisedë -thashë dhe iu lashë të kuptonin se nuk tërhiqesha nga publikimi i gjithçkaje që lidhet me familjen kryeministrore Nano. Dokumenta për helikopterët e saj, fatura, shkresa, etj, kisha ende pa publikuar.
    -A më dëgjo mua Nikollë! Unë jam biznesmen. Kam hyrë rastësisht në politikë dhe jam penduar. Isha mirë. Punoja me njërëzit e mi dhe nuk kisha probleme. Tani natë për natë në televizor del emri im, siç thotë Berisha "Duka i krimit!" - e ngriti zërin në skaj trishtimi. -A e di që nuk dua t'ia dijë as për Nanon e as për Berishën, pasi jetoj vetë, por politika të merr në qafë. Të dua të mirën. Kujdes, vëlla! Nano ka gjithçka në dorë. Mund të të kurdisë ndonjë gjë dhe pastaj të rroftë gazeta. Më dëgjo mua se ti nuk ke njeri që të mbron - lutej ai.
    -Ou, po këtu jeni strukur "ballista"! Nuk me ikni mua - tha dhe ul në tavolinë Nard Koka, kunati i Agronit dhe mik personal i Nanos.
    -Nard, na lërë, të lutem, që të rrijmë me Nikon -u nxeh Agroni dhe ia bëri me shenjë që të largohej mënjëherë.
    -Çfarë thua more! Kamarier me sill një kafe -bërtiti Nardi si për ta na thënë se "as që dua të iki". Shikova Benin. Kishte ulur sytë. Agroni tymoste. Nardi qeshte. Vinte direkt nga vila e kryeministrit Nano. Ai i kishte treguar se ku janë dy ministrat e tij.
    -Zoti Lesi! Unë jam biznesmen. Jam mik i Nanos. E kam ndihmuar me shpirt kur asnjëri nuk i hapte telefonin - vazhdonte të fliste pa ndaluar Koka i Durrësit.
    -Futu në temë Nard! -ia ndërpreva ligjeratën proNanos.
    -Kryeministri të pret tek vila. Do një bisedë me ty. Një aktmarrëveshje -foli Nardi. Në të vërtetë vila e kryeministrit ishte vetëm 20 metra larg vendit ku ne po pinim kafenë.
    -Për çfarë aktmarrëveshje e ke fjalën? -u drejtova atij që kishte ardhur i fundit në tavolinë.
    -Nano do nga ti, që të jetë i garantuar, një aktmarreveshje me shkrim, ku të shkruhet: "Se sot me datë kaq e aq nënshkruasit Fatos Nano, kryetar i PS-së dhe Nikollë Lesi, kryetar i PDK-së dhe botues i "Koha Jonë", ranë dakort për sa më poshtë -"ndërkohë Nardi më lexonte ato çka i kishte shkruar Nano):
    1) Palët bien dakort të bashkëqeverisin në koalicion me aleatët e tjerë të së majtës progresive dhe properendimore deri në 2005.
    2) Gazeta "Koha Jonë" do të mbështesë hapur zotin Fatos Nano për kandidaturën e tij për kryetar të PSSH-së.
    3) Gazeta "Koha Jonë" nuk do të shkruajë asnjëherë shkrime kritike që përmendin emrin e Xhoana Nanos.
    Në këtë moment ndërhyra duke parë Nardin.
    -Ore, ka lajthitur kryeministri apo po luan ndonjë shaka ti Nardi? -pyeta i çuditur. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë një aktmarrëveshje të tillë, ku të futej partia dhe gruaja e kryeministrit. Mendova se kryeministri nuk duhet të jetë mirë. Atëherë e kuptova pozicionin e vështirë të Benit dhe Agronit. Ata ishin stepur, pasi kishin ardhur për një gjë tjetër, më moderne në komunikim. Por Nano, duke mos i besuar asnjërit prej tyre kishte nisur Kokën. U futa në lojë shpejt, pas turbullimit që më krijoi teksti i servirur për nënshkrim.
    -Dakort! Më sillni një letër të bardhë të fillojmë për ta shkruar nga fillimi, pasi do të ndryshojë disa gjëra, por do ta firmos -thashë, duke ditur se djallëzia e Nanos ishte perfekte. Tepër përfekte. Nardi u ngrit nga tavolina dhe dëgjova ndër të tjera që po i thoshte, dikujt, natyrisht Nanos se "po e firmos!". Fillova të shkruaj tekstin me shkrimin tim, siç e donte kryeministri, porse bëja, si për të qenë dakort, ndonjë ndryshim të vogël. E mbarova. Nuk e kisha firmosur. Blushit po i dilnin djersët. Agroni pinte cigare. Nardi fliste me kryeministrin.
    -Ta firmosë në fillim kryeministri! -thashë dhe e futa letrën në xhep.
    -Firmose ti njëherë dhe shkoj unë tek Nano e ta sjellë me firmë të tij. -E fotokopjojmë -u ngrit Nardi i gatshëm të shkonte 20 metra përtej tek vila kryeministrore, ku e priste Fatos Nano.
    -E kush është garanti që nuk ka ndonjë lojë -provokova menjëherë.
    -Fatos Nano! -rrufeshëm u përgjigj Nardi. Dy ministrat ulën kokat. E ndjeva hilen.
    -Ore, lëre atë Fatosin! Me garanto ti Nard? -pyeta për të provokuar edhe unë me të njëjtën monedhë.
    -Për nder nuk të garantoj -tha Koka -Nano nuk është garant për dy fëmijët e tij që ka me Rexhinën e jo më të jetë për ty. Atij Xhoana i bën ligjin -dhe më shikoi në dritë të syrit. Nxora nga xhepi i brendshëm letrën. Fillova ta grisë nga pak e nga pak. Pastaj nxora çakmakun dhe e dogja çdo fije letre, pasi mendova se mund të merret dhe ngjitet për tërë natën dhe të nesërmen e shikoja të botuar në ndonjë gazetë që "Nikollë Lesi i kërkon kompromis Fatos Nanos"!. Nano e donte me shkrimin tim dhe nesër të thoshte në media se është Lesi që e ka kërkuar nënshkrimin e kësaj aktmarrëveshje dhe e ka shkruar me dorën e tij. "Ja ç'fytyrë është Lesi! Me kërkon aktmarrëveshje!" -donte ti tregonte opionionit publik.
    E kujt donte t'ia fuste Ai! Tashmë e njihja Nanon.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)


    Mustafa Xhani dhe sherri në parlament

    Po rikthehem në një ngjarje që jam penduar. Në korrik 2003, pasi Meta doli nga qeveria kryeministri Nano bëri çdo përpjekje për të blerë vota edhe nga opozita në mënyrë që të tregonte se ka akoma mazhorancën, por edhe të kalonte dy dekretet e Moisiut për vendet bosh në ministrinë e Jashtme dhe në ministrinë e Rendit Publik. Luan Rama kishte dhënë dorëheqjen nga posti, pas një sherri banal me gazetarin Ilir Babaramo. Emri i Fatmir Xhafës vinte në parlament për ta zëvëndësuar Luanin. Fatmiri është profesionist në zanat dhe një politikan i ri në PS. Ma kërkoi votën, pasi luftohej për një ose dy vota që të kalonin dy dekretet e ministrave.
    -Fatmir! -i thashë në kafen e parlamentit- Nuk kam asgjë me ty, por me zotin Nano, i cili e ka kthyer qeverisjen në një oborr familjar tamam si sulltani i Bruneit. Do të votoj kundër dy dekreteve -e mbylla bisedën. Më hodhi një vështrim i mërzitur. Qeshi më pas dhe iku për në sallën e Kuvendit. Mendoja se bazuar në një logjikë demokratike nga rrëzimi i dekreteve do të vinte edhe largimi i Nanos. Pra politikisht ai nuk kishte shumicën dhe duhej krijuar domosdoshmërisht një qeveri tjetër. Ishte në të mirë edhe të opozitës që më mirë një qeverisje tjetër në zgjedhjet parlamentare se sa një qeveri e korruptuar dhe mafioze. Votimi tregoi se Fatmir Xhafa humbi për një votë dhe zoti Dokle për dy vota. Pra Nano ra politikisht dhe duhej të jepte dorëheqjen. Është normale në çdo vend që pretendon se mbetet me parime demokracie që kur humb mazhorancën në një votim të tillë politik kryeministri jep dorëheqjen. Nëse dorëheqja është e parevokueshme ose jo është çështje dinjiteti e atij që rrëzohej në votim. Pra me këtë votim zoti Nano u rrëzua. Sapo mbaroi votimi në sallën e Kuvendit kishte një tension të madh. Nervozizëm nga njëra anë dhe entuziazëm në anën tjetër tek kundërshtarët e kryeministrit. Opozita ishte në delir. Ndërkohë më bën me shenjë ministri i Shëndetësisë Mustafa Xhani. Ngrihem dhe shkoj drejt tij.
    - Nikollë, i thuaj Natalisë që të mos vijë më në punë -më tha dhe uli kokën. Natalia është ime shoqe. Ajo ka mbaruar mjeksinë dhe ishte punësuar në ministrinë e Shëndetësisë në vitin 1998. Më vonë në vitin 2001 kishte filluar punë si drejtore e personelit dhe e burimeve njerëzore në ministri pas një konkurimi tek DAP "Departamenti i Administratës Publike" që natyrisht varet nga kryeministria. Ajo është krejt tjetër nga natyra ime e zhurmshme dhe e rremujshme. Ajo nuk donte që unë të rrija përherë në sherr me qeveritë. Njëherë i thashë me shaka se "ç"pate që u martove me mua?!". Por në të vertetë ajo mbante mua dhe familjen, pasi unë ikja në ora 7 të mengjezit dhe kthehesha në ora 2400 të natës.
    -Pse, nuk është korrekte në punë?- e pyeta dhe e ftova për një kafe.
    -Kështu të thashë!- mu përgjigj prerë ministri.
    -Ore seriozisht e ke?- iu drejtova, duke mu ngritur qimet e kokës përpjetë.
    -Po. Nuk mund të punoj gruaja jote në administratën e Nanos, ndërkohë që ti votove kundër tij dhe pro Berishës -a ktheu ministri, por këtë rradhë dukej më i frikësuar.
    -Hajde më mirë e pijmë një kafe e ta sqarojmë, pasi po nxitohesh -insistova me idenë që t"i hiqja dozën servile ndaj kryeministrit.
    -E mbyllëm këtë muhabet!- tha ministri.
    -Administrata e Shtetit nuk është pronë private e Nanos- u nxeha dhe nga pak po më shtohej zemërimi me këtë mënyrë hakmarrje të ndyrë.
    -Vazhdo tani! Të mos vijë më në punë!- insistoi prapë ministri, duke më bërë shenjë të largohesha nga podiumi ku rrinin ministrat. Pas kësaj një valë zemërimi më pushtoi shpirtin e në pak sekonda ministri fluturoi nëpër tavolinat e parlamentit. Ndërhynë Viktor Doda, Ben Blushi, Ilir Meta dhe Bashkim Fino që të ma shkëpusnin nga duart, por nuk kishte Perendi që ma hiqte inatin. Televizioni shtetëror me urdhër të Artur Zhejit nxitoi ta transmetonte direkt sherrin tim me ministrin Xhani që në të vertetë e hëngri kot së koti. Ishte urdhëri i kryeministrit ai që në shenjë hakmarrje për votën e qëndrimet në media kishte urdhëruar ministrin Xhani për shkarkimin e gruas time nga detyra dhe përjashtimin e saj nga krejt Administra Shtetërore. Në të vertetë duhej që në vend të ministrit Xhani të kisha fërkuar kokën e kryeministrit, por që shpëtoi pasi kishte ikur me nxitim me sirena policie. Ta kisha futur në dorë Nanon kushedi vetëm Saliu mund të ma kishte nxjerrë nga duart.
    Më pas një odise gjyqesh e ankimimesh vazhdoi me vendin e punës së time shoqe, e cila kur e larguan nga ministria e Shëndetësisë me urdhër të kryeministrit e ankimoi vendimin e tyre në Komisionin e Shërbimit Civil që është gjykata më e Lartë e Administratës Publike. Ky komision i zgjedhur nga parlamenti dhe që vendos për konfliktet apo largimet në Administratën Publike nga ministrat apo kryeministri dha verdiktin zyrtar që Natalia duhej të kthehej në punë në postin e fituar me konkurim. Prapë nuk pranohej në punë. Urdhëri i prerë i familjes kryeministrore ishte dhënë që "gruaja e Nikollë Lesit kurrsesi në administratën shtetërore". Ndërhyra tek Filloreta Kodra, drejtoreshë asokohe tek DAP dhe më tha se keni të drejtë, por nuk do kryeministri.
    -A duhet zbatuar vendimi i Komisionit të Shërbimit Civil?- e pyeta Filloretën në zyrën e saj në kryeministri.
    -Po!- mu përgjigj ajo.
    -Atëhere si do të veprohet?- prapë e pyeta, duke i thënë se çeshtjen do ta çojmë në gjyq.
    -Po mundohem ta çoj në një tjetër ministri në pozitë me të ulët, ndonëse bazuar në ligj ajo duhet të kthehet ku ishte në atë ministri e në të njëjtën detyrë- foli zonja Kodra e cila ndodhej në një siklet të madh, pasi kishte frikë se do ta merrte vesh kryeministri e do ta shkarkonte prapë. Në të vertetë keshtu ndodhi. Më vonë, kur kryeministri e mori vesh që ajo kishte firmosur për gruan time që të rikthehej në punë pushoi nga puna edhe drejtoren e DAP-it në kryeministri. Megjithatë Filloreta Kodra, para se të pushohej nga Nano gjeti forca që të zbatonte ligjin dhe të kundërshtonte indirekt urdhërin inatçor të kryeministrit. Dërgoi shkresë tek ministria e Punës dhe e Çeshtjeve Sociale që Natalia Lesi, emërohet si punonjëse në sektorin e Burimeve Njerzore. Në të vertetë, ajo duhej të ishte në pozicionin e fituar me konkurim, porse heshtëm, duke ditur inatin e zotit Nano dhe që mund të hakmerrej edhe kundër Filloreta Kodrës. Në vjeshtën e vitit 2003 ishte ministër në ministrinë e Punës zonja Valentina Leskaj. Nuk kaluan disa javë dhe dikush nga njërëzit e kryeministrit kishte raportuar se "prapë gruaja e Nikollë Lsit është kthyer në punë". Filloreta Kodra mori dajak të mirë dhe më pas u pushua si drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike që varej nga Keshilli i Ministrave. Ministrja Leskaj u thirr urgjent në zyrën e Nanos ku iu dha ultimatumi që "brenda orës 1500 gruaja e Nikollë Lesit të pushohet dhe të dalë nga zyrat shtetrore"! Këtë gjë ma ka thënë vetë Valentina Leskaj duke u ndjerë e turpëruar.
    Nisi vargu i gjyqeve. Gjykata e Apelit e kthen prapë në punë, pasi gjykoi se urdhëri për largimin e saj nga puna ishte i kundraligjshëm. Ministria e apeloi në Gjykatën e Lartë. Edhe Gjykata e Lartë dha përsëri vendim që ajo duhej të kthehej në punë. Prapë urdhëri i kryeministrit Nano ishte që ajo të mos kthehej në punë. Ylli Dylgjeri, drejtor Informacioni tek kryeministri Nano më tregoi tek Grand Hotel për një të bërtitur të Nanos në vilën kryeministrore, sapo ky i kishte hapur bisedën për pushimin e gruas time. Do të mundohem ta tregoj siç ma tha Dylgjeri. Pas Kongresit të fundit të PS-së në dhjetor 2003, Nano kishte ftuar për drekë Ylli Dylgjerin dhe Aldrin Dalipin, zëdhënësin e shtypit të kryeministrisë për disa informacione. Dylgjeri ishte ulur afër kryeministrit.
    -Do një xhin Ylli!-ishte drejtuar kryeministri me një gaz sa nuk i pëlciste faqet e rrudhshme.
    -Dopio!- kishte folur Dylgjeri.
    -Ah, ç"shkerdhatë që je! Po të sherbej unë. Do akull?-fliste Nano në një çakerqejf të jashtëzakonshëm. Pinin dhe tregonin barcaleta me femra. E qeshura kishte pushtuar vilen kryeministrore.
    -Zoti kryeministër! A mund të të bëj një pyetje?-ishte futur pak me tepër se sa duhej në miqësi Dylgjeri të cilin e kisha mik, pasi ai kishte punuar disa vite tek gazeta "Koha Jonë".
    -Fol! Kërko çfarë të duash! Do prona? Do ndonjë drejtor dogane?-fliste i pirë kryeministri.
    -Vetëm mos u nxeh të lutem- insistonte Ylli Dylgjeri, pasi një parandjenjë e mundonte se mund ta pësonte.
    -Fol ore!
    -Urdhëro që gruaja e Nikollë Lesit të kthehet në punë, pasi është pushuar padrejtësisht. Jam mik me Nikollën. Më ka mbajtur në punë kur ti ishe në burgun e Saliut -kishte mërmëritur me gjysëm zëri Ylli.
    -Përjashta! Qërohu! -ishte nxehur kryeministri- Nikollë Lesin do ta shkrijë, more vesh ti!
    Mënjëherë kishin hyrë rojet dhe e kishin nxjerrë në mënyrë "demokratike" Dylgjerin nga vila kryeministrore.
    Nano ishte konvertuar në një hakmarrës të egër ndaj kritikave të mija. Pothuaj të gjithë deputetët opozitarë, pa llogaritur të mazhorancës, i kanë të punësuara gratë në administratën shtetërore. Ndërsa i vetmi që përndiqesha isha unë. Edhe Ritvan Bode, Fatmir Mediu e drejtues të tjerë të opozitës i kishin gratë të punësuara në administratën shtetrore, dhe që duhet të jetë normale, perderisa flasim për shtet ligjor. Me mua kishte inat të madh zoti Nano.
    Nuk ndalonte këtu hakmarrja. Vellai im që kishte mbetur në punë shteti u pushua me urdhër të Xhoana Nanos. Ai ka mbaruar degën e frëngjishtes dhe diplomuar edhe në Akademinë e Rendit Publik. Ka kaluar një kurs specializimi në MAPE, policia e Bashkimit Europian. Ilir Gjoni e kishte emëruar për korrektësi në punë shef komisariati policie në Pukë , kurse ministri Luan Rama e çoi në Mirditë, po shef komisariati. Është natyrë korrekte dhe strikt në ligj. Nganjëherë e kalon masën në zbatimin e ligjit. E kishin lajmëruar një natë se një bandë kriminelësh po plaçkiste udhëtarët në ora 3 të natës në rrugët e veriut dhe kishte hypur vetë në timonine makinës së policisë. Bashkë me grupin e gatshëm kishte luftuar me banditët, të cilët kishin qëlluar më breshëri atuomatiku sapo kishte vajtur policia. Një plumb e kishte zënë në xhaketë, në sup. Edhe sot, si i papunë, e mban kujtim xhaketën me atë plumb që mund ti kishte marrë jetën. Me 25 tetor 2003, drejtori i Policisë së qarkut të Lezhës, Xhavit Shala, me shkresë zyrtare e shpërblen me një pagë mujore për korrektësi në zbatimin e ligjit, kurse pas dy javësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, e shkarkon dhe përjashton përgjithmonë nga Policia e Shtetit.
    Kur e pyeta zotin Ibraj mu përgjigj: "Ti e di! Është urdhër nga lart!". Unë kisha shtuar kritikat që me ardhjen e Nanos kryeministër në tetor 2002. Pra, nëse do të isha konformist do ta lavdëroja Nanon ose të heshtja. Nuk heshta, pasi nuk mund të heshtje përballë qeverisjes së zotit Nano, e cila ishte më e korruptuara që nga viti 1991. Ndërsa ai shfrytëzoi postin dhe m"i hoqi të gjithë njërëzit nga puna. Nuk mbeti njeri me mbiemrin Lesi në punë shtetrore. Të gjithë të përjashtuar ose shkarkuar me ceremoni me urdhër personal të Nanos. Edhe një kusheri që ka shpëtuar ka ndërruar mbiemrin nga Lesi në Lesaj, por ka shpëtuar gjer më sot. E kishin pyetur njëherë në punë.
    - E ke gjë Nikollë Lesin?
    - Jo, jam nga Shkodra. Nuk e njoh. Nuk kam lidhje gjaku me të!"- kishte thënë duke menduar pushimin nga puna. E kuptoj. Edhe ai ka halle. Ka plot pesë kalamajë për të mbajtur.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)

    14 maj 2004, tre padi në një ditë.

    Acarimi i kryeministrit, i sponsorizuar nga gruaja e tij Xhoana, sa vinte e rritej. Ndjeja se ajo do të merrte në qafë jo vetëm të shoqin Fatos Nanon, por dhe krejt mazhorancën. Ndërkohë kisha kërkuar me të drejtën time si deputet shpjegime nga ministrat Spartak Poçi e Kastriot Islami, "kur ishte ministër Financash" që biznesi i Xhoana Nanos të bëhej transparent. Kisha mendimin, siç dhe doli më vonë, se ajo shfrytëzonte pozitën e të shoqit kryeministër për të përfituar. Nuk po akuzoja, por kërkoja shpjegime. Kjo është detyra e çdo deputeti, të ngrejë zërin për çdo gjë të kundraligjshme e jo të blihet apo të flejë në sallën e Kuvendit. Ministrat më dhanë me shkrim një pjesë të asaj çka unë kërkoja. Megjithatë shumë dokumenta më erdhën nga burime të treta, natyrisht shtetërore, por pa dijeninë e Nanos, pasi kishin frikë se i shkarkonte ose i fuste në burg. Drejtësinë ai e kishte futur në dorë. Në këtë drejtim ishte mjeshtër. Korruptonte gjithkënd që duhej. Kisha vendosur të vazhdoja sulmin me fakte e dokumenta kundrejt tij dhe bizneseve që ai kalonte në emër të së shoqes.
    Nuk vonoi dhe erdhi reagimi i Nanos. Ndofta pas një nate të keqe ai me 14 maj 2004 firmos tre padi kundër meje. Një në gjykatën e Tiranës ku kërkoi bashkë me dy keshilltarët e tij si dëmshpërblim 40 milionë lekë, pasi gazeta "Koha Jonë" e kishte "fyer dhe cënuar në dinjitet" për botimin e vendimit të qeverisë së datës 14 janar 2004, ku siç tashmë dihet, ai morime vendim qeverie pesë paga mujore shpërblim për vete dhe nga pesë paga edhe për dy keshilltarët e tij. Pra ai kishte shkelur ligjin duke vjedhur buxhetin e shtetit me argumentimin se "ishte lodhur për të privatizuar bankën e Kursimeve"!

    Kryeministri si dhe çdo zyrtar tjetër paguhet nga buxheti i shtetit për punën dhe nuk mundet që ti shkojë nëpër mendje që të firmosë për të shpërblyer veten e tij. Nëse këtë që kishte bërë kryeministri shqiptar do ta bënte një kryeministër në një vend tjetër të botës atë do ta nxirrnin me shqelma nga zyrat shtetrore. Unë bëra një padi në Prokurorinë e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" të zotit Nano dhe kërkova që kryeministri të kthente në buxhetin e shtetit afro 20 milionë lekë që kishte marrë si shpërblim.
    Prokuroria e Përgjithshme e Republikës brenda 12 ditëve, nën alarm, më kthen përgjigje zyrtare se "kryeministri ka të drejtë të shpërblehet, pasi ka investuar lodhje diplomatike dhe ka nxitur drejtuesit e bankës së Kursimeve që të përshpejtojnë privatizimin e suksesshëm"! Padia e dytë ishte drejtuar Gjykatës së Lartë për procedim penal ndaj meje. Ishte firmosur nga Xhoana Nano. Kurse padia e tretë po në këtë datë firmosur po nga Fatos Nano, porse në cilësinë e kryeministrit ishte drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme. Tre padi në një ditë! Nuk ka ndodhur në botë që një kryeministër të firmosë tre padi ndaj një personi brenda një dite. Ishte për librin Gines.
    -I pandehuri Nikollë Lesi! Ngrihu në këmbë -e hapi gjyqin gjyqtari Gerdi Hoxha në Gjykatën e Tiranës në mesmaji të vitit 2004. Padia e datës 14 maj ishte futur me urgjencë në seancë gjykimi. Për 7 ditë gjyqtari Hoxha zhvilloi katër seanca gjyqi dhe në fund me dënoi me 20 milionë për "cënim nderi e dinjiteti të Fatos Nanos". Çudi e madhe! Nano nuk ka as nder e as dinjitet për vete me këto që bënte ndaj shqiptarëve dhe e kërkonte nga mua kthim "nderi"! E donte dhe në lekë shejtani!
    -Në gazetën "Koha Jonë", krahas vendimit të qeverisë 14 janar 2004 ku zoti Nano shpërblen veten e tij me pesë paga mujore -vazhdonte gjyqtari në argumentimin e tij -ju keni fyer në një shkrim editorial edhe Agim Isakun, këshilltarin e kryeministrit, duke e quajtur "sejmen i kryeministrit".
    -Nuk ka asnjë fyerje apo cënim dinjiteti. Përkundrazi kryeministri ka fyer shqiptarët duke shpërblyer veten e tij vetëm pesë ditë pas tragjedisë së Karaburunit ku u mbytën 21 veta- përgjigjeshin dy avokatët Spartak Ngjela dhe Aldona Sylaj. Ngjeën e kisha avokat që në vitin 1992. Më mbronte vetëm në gjyqet e politike. Në një seancë, në mos gabohem në të tretën, dy avokatët kishin braktisur seancën gjyqësore në shenjë revolte ndaj vendimit të padrejtë të gjyqtarit. Avokati i Fatos Nanos zoti Fatmir Braka kishte kundërshtuar kerkesën e palës tonë dhe gjyqtari kishte cituar fjalë për fjalë ato çka thoshte avokati i kryeministrit. Ne kishim kërkuar që të merrte gjykata një grup ekspertësh nga rradhët e gazetarisë apo letërsisë dhe të interpretonin disa fjalë që ishin në shkrimin ku kritikohej kryeministri për vetshpërblimin e tij me pesë paga mujore. Bile avokatët e mijë i kërkuan që emrat ekspertë ti propozonte vetë avokati i Nanos. E dinim se nuk kishte asnjë fyerje. Përkundrazi fyerje ishte vendimi i kryeministrit për ti dhënë vetes afër 20 milionë lekë shpërblim, ndërkohë që njërëzit e thjeshtë nuk kishin bukë. Për atë veprim zoti Nano duhej marrë me shqelma, por ç'ti bëje dreqit. Ishte plot roje para e prapa. Me datë 21 maj 2004 ishte zhvilluar seanca e fundit për dhënien e vendimit gjyqësor kundër meje si botues i gazetës "Koha Jonë". Të mos harrojmë se padia e Nanos me dy këshilltarët e tij ishte dorëzuar me datë 14 maj 2004. Asnjë gjyq nuk është bërë në kohë kaq rekord në historinë e drejtësisë. Nuk ishin lajmëruar avokatët që më mbronin mua për datën e gjyqit. Nuk mund të jepej vendimi pa qenë të lajmëruar unë ose avokatët në sallë. Por çmenduria Nano kishte arritur kulmin. Nuk donte të pyeste për asnjë në Shqipëri. Miliona e miliona kishte, pushtet natyrisht po, grua të re po se po; servilë me shumicë gjithandej në shtet dhe pse të mos bënte çfarë ti tekej atij?!

    -"Vendim në emër të Republikës"- kishte nisur gjyqtari në sallë pa palën time mbrojtëse. Dhe në 13 faqe kishte "argumentuar" fajësinë e gazetës "Koha Jonë" dhe natyrisht dënimin tim si botues i gazetës. Dhe kishte vazhduar për fyerjen që gazeta iu kishte bërë dy këshilltarëve të kryeministrit Agim Isaku dhe Ylli Manjani. Ja tekstualisht në faqen numër 8 të vendimit ai kishte shkruajtur: "Gjykata çmoi se për sqarimin e fjalës "sejmen",është më së i qartë sqarimi i bërë në faqen 1169 të Fjalorit të Shqipes së Sotme, botim i Akademisë së Shkencave të RSH, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, viti 2002. Sipas këtij fjalori fjala "sejmen" në shqip do të thotë: "ai që shkon shkon prapa një beu, etj. për t'i shërbyer si roje dhe për t'i zbatuar urdhërat e dëshirat e tij, ai që i shërben verbërisht dhe si mercenar dikujt. Gjykata vëren se në rastin konkret, paditësit z. Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z. Ylli Manjani janë zyrtarë të Shtetit dhe ata i shërbejnë vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të RSH dhe jo një personi konkret, i cili nga ana e tij , në pozicionin që mban si kryeministër i vendit z. Fatos Nano nuk mund të indentifikohet kurrsesi me figurën e "beut" apo paditësit e tjerë me figurën e "rojes" apo "mercenarit".
    Në fund gjyqtari vendosi dënimin tim me 20 milionë lekë gjobë. Një turp të tillë nuk kisha parë. Brenda 7 ditëve seanca papushim për ti bërë qejfin kryeministrit të Shqipërisë. Reaguan shoqatat e gazetarëve dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve. Ishte diku aty nga ora 1530 e datës 21 maj. Sapo kisha hapur lajmet tek TV Klan, kur me merr Aleksandër Frangaj, drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni.
    -Ku je more? Të dënuan?- dhe nuk vonoi për të shtuar fjalën "turp për drejtësinë".
    -Kë dënuan?-pyeta dhe ula zërin e spikres se Klanit.
    -Ty! Po kë, mua?!- ngriti zërin Aleksandri- Po nuk ishe në gjyq tani?- vazhdoi i çuditur.
    -Ore unë po të them se nuk di gjë se kisha gjyq sot. Nuk na ka lajmëruar njeri -fola me një shqetësim se si ka mundësi të veprohej kështu. Kur vepronin ndaj meje që isha edhe deputet merret me mend se çfarë bëjnë mbi qytetarët e thjeshtë. Mora në telefon avokatët dhe ata më thanë të çuditur se nuk ishin lajmëruar. Të nesermen bëra apelimin në gjykatën e Apelit në Tiranë.
    -E gjeta! -bërtiti avokat Ngjela- Jo vetëm që është absurd si vendim, por do të tallem me ata- fliste me të madhe ai.
    -Si?-pyeta duke ditur se avokati gjyqet politike i kishte me shumë qejf. Kishte bërë vetë 15 vite burg politik në kohën e Enver Hoxhës.
    -Do t'ju kërkoj se si ka mundësi që "nderi i kryeministrit të Shqipërisë vleka vetëm 20 milionë! Ai duhet të vlejë 100 milionë, 200 milionë, 1 miliardë - thërriste avokati dhe gëzohej- Do të tallemi zoti Lesi me ta. Nuk kemi se çfarë t'iu bëjmë tjetër -Le të tregojë pala e tyre se nderi i Fatosit vlen kaq poshtë, vetëm 20 milionë!- prapë fliste dhe shkruante avokati në një copë letër.
    Në gjykatën e Apelit pas pak muajsh nderi i kryeministrit Nano ra në zero. U rrëzua vendimi i gjykatës së Tiranës.


    Mark Nikolli: "Sonte do të prishim zyrat e gazetës"

    Ishte qershor 2004. Paditë e kryeministrit dhe Xhoana Nanos kishin vënë në alarm drejtësinë. Nuk dinin se si të ma gjenin anën për të më dënuar më shumë që të kënaqej kryeministri. Duke qenë dhëndërr i ri donte të dukej para Xhoanës si i fortë, a thua se ishte 20 vjeçar. Me sa duket defiçensat mashkullore donte t'i kompensonte me pushtet absolut të së shoqes. Unë duhej të isha viktima e parë e Xhoanës. Dhe viktimë në politikë e jo diku tjetër! Kisha lexuar libra kur tregohej për pushtetin e femrave në histori. Por një pushtet të tillë që kishte Xhoana Nano mbi kryeministrin në punët e shtetit nuk e kisha hasur gjëkundi. Nano bëri edhe një vendim qeverie ku ndryshoi protokollin e Shtetit vetëm që të kënaqte orekset e gruas së tij të re, Xhoanës. Hoqi nga protokolli First Lady që i takonte gruas së Presidentit të Republikës ose familjes së tij dhe gjeti njëmijë mënyra për t'ia kaluar Xhoanës. Në TVSH ajo dilte e qeshur, plot sharm, me titullin e Gruas së Parë të Shqipërisë. Familja e Presidentit të Republikës, zotit Moisiu që e kishte mbajtur, ndjehej ngushtë për këtë ndryshim protokolli.
    Unë vazhdoja, pa e çarë kokën duke kritikuar familjen Nano për bizneset e saja, të cilat duhej të hetoheshin. Lideri i opozitës Berisha në çdo konferencë shtypi deklaronte se kur të vinte ai në pushtet do ti hetonte dhe sekuestronte bizneset e kësaj familje. Një natë qershori të këtij viti, pra pak pas dënimit tim nga gjykata e Tiranës, aty nga ora 2400 me merr në telefon Mark Nikolli, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ndërtimore. Sikur të kishte vdekur njeri dhe me një zë të ulët më thotë në telefon.
    -Zoti Lesi! Duhet urgjent të takohemi sonte bashkë. Kryeministri më ka urdhëruar që të prishë me fadroma ndertesën e gazetës "Koha Jonë"- foli dhe mu duk se atij po i pushonte zemra nga frika. - Nuk duhet të na shkojë njeri bashkë se më mori lumi - nxitonte të fliste a thua se ishte në fund të ndonjë pusi . Isha kthyer në "kulak" për pushtetet.
    -Dakort! Prishe me fadroma. Unë nuk heq asnjë kompjuter të gazetarëve- fola me një ton sa atij iu duk se tavani i ra në kokë. Djersinte nga frika prej Nanos dhe meraku se po bënte një vendim krejtësisht të padrejtë ndaj meje. Ai e dinte historinë e ndërtesës së gazetës dhe dinte që letrat ishin në rregull në KRT. Pritej veçse zyrtarizimi formal. Më parë Nano me kishte thënë se do ta legalizojmë, por më pas merrte në telefon Edi Ramën duke i thënë që të mos e bënte lejen. Edhe Edi nuk donte ta prishte me kryeministrin.
    -Nuk kam se ç'të bëj Nikollë! Më ka thirrë sonte tek "Piazza" dhe më urdhëroi Nano që "sonte dua rrafsh për tokë ndertesën e gazetës "Koha Jonë" të Nikollë Lesit "- mbaroi ai dhe priste se çfarë reagimi do të bëja unë. Në çast më punoi mendja për një zgjidhje origjinale.
    -Ishte tapë nga pija kryeministri, Mark?- u futa në lojë.
    -Tapë ore tapë! Ishte me Xhoanën, Agim Isakun dhe një tjetër- ndërhyri shpejt për të më sqaruar.
    -Për mua vepro si të duash. Por mendoj se po ta rrëzosh sonte në mesnatë ndertesën e gazetës nuk e sheh njeri. Nuk ka as televizione që ta xhirojnë duke u shembur- dhe e shikoja Markun se si do të reagonte- Nano kërkon të bëjë spektakël me mua apo jo?- pyeta dhe nuk prita përgjigje- Ai e do që të hakmerret dhe që ta shikojnë të gjithë njërëzit se sa i fortë është? Kështu është besoj?- dhe mendova në çast se ç'fat të keq paska gazeta. Njëherë ma dogji Berisha, kurse tani donte ta rrëzonte me fadroma Nano.
    -Po, Po! Këtë e ka me qejf ai- mori zemër Marku. Në të vertetë drejtori nuk donte ta shembte se ishte e padrejtë, por kishte dhe kosto të madhe politike. Do të kishte reagime nga politika, ambasadat dhe shoqëria civile.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    - Atëhere lëre më mirë nesër paradite, kur ka më shumë njërëz dhe është dritë. Edhe televizionet e filmojnë- ia ktheva dhe Marku mënjëherë u hosh nga gëzimi. Në të vertetë ai nuk donte të sillte fadromat tek gazeta.
    - Shumë mirë! Keshtu po e lemë. Po më mori në telefon po ia servir këtë ndryshim programi si ide timen- tha dhe iku gjithë gëzim Marku. Diku ishim dhe kusherinj të largët me Markun. Unë shkova tek gazeta. Porosita rojet që nëse vijnë fadromat e policisë ndërtimore për ta shembur të mos nxirrnin asgjë përjashta si tavolina e kompjutera.
    Të nesërmen në mengjez mora Ilir Metën dhe Sali Berishën në telefon. Iu tregova se ç'kishte ndodhur. Saliut i duhej ta shfrytëzonte politikisht. Takova dhe Ben Blushin. Ishte ministër. Më tha se nëse guxon Nano të bëjë një budallëk të tillë atëhere të garantoj se me nja dy ministra do të vijë tek gazeta dhe para fadromave do të ulem. Ndërkohë kryeministri ishte në gjumë. Kishte pirë gjer vonë dhe gjumi i kishte dalë aty nga ora 12.00 e drekës. Isha lidhur disa herë në telefon me Emin Barçin. Ai më thoshte se është akoma në gjumë, por do të mundohem që ta qetësoj. Berisha kishte lajmëruar deputetët që nëse shkojnë fadromat tek Nikoll Lesi do të shkoni të gjithë para fadromave. Edhe Ilir Meta. Nëse fadromat vinin ditën për të rrëzuar ndertesën e gazetës që shpëtoi rastësisht gjatë natës atëhere lajmi i ditës dhe i përditshëm do të ishte "fadromat ndaj medias së lire". Berisha ishte mjeshtër . Njihte mirë reagimin ndërkombëtar kundër Nanos. E kishte provuar vetë Saliu se çdo të thotë të prekesh një gazetë. Aty nga ora 1400 më merr Mark Nikolli në telefon.
    - Urime! Nuk do të shembet! Pate fat!- më tha dhe qeshi.

    Arben Malaj ndërmjetës për paqe

    E ndjeja se po precipitonte rrezikshëm lufta ndaj meje. Kur bisedoja me miq gazetarë apo dhe politikanë se Nano po shkon drejt heqjes se imunitetit tim ata qeshnin. Nuk e besonin dhe e quanin lojë timen për të karikuar opinionin kot së koti.
    -Ore! Ai nuk shkon dot në shtëpi tek Xhoana pa u hakmarrë ndaj meje për shkrimet e gazetës apo qëndrimet e mija në parlament- mundohesha t'i bindja. Remzi Lani një gazetar më shumë përvojë dhe lidhje nderkombëtare të fuqishme dëgjonte dhe në fund replikonte në tavolinë.
    -Gjithçka mund ta bëjë Fatosi, por që ë arrijë deri në heqje imunitetit tuaj për fjalën e lirë as të mos shkojë në mendje- nxitonte të ishte i prerë Remziu.
    -Remzi !-thosha " Unë shumë gjëra mund ti kem jo në lartësinë tënde, por një gjë e kam shumë të zhvilluar; nuhatjen politike . E ndjej që larg, pasi shikoj lëvizjet e tij.
    -Nuk shkon deri atje ai. Do të kërcënojë dhe frikësojë. Kaq! -përgjigjej Remzi Lani. Dhe vertet asnjë nuk donte ta besonte se sa larg kishte shkuar Fatos Nano në verbërinë dhe hakmarrjen e tij. Ishte konvertuar në një politikan pa vizion. Vizioni i tij shkonte deri tek hija e Xhoanës dhe restorant "Piazza" ku pinte si të ishte vozë vere. Ishte dhjamosur sikur të ishte me barrë. Bile sikur të kishte trenjakë në bark!
    -Zoti Lesi! A mund të bëjmë një bisedë bashkë?-më thirri një ditë për bisedë Arben Malaj, ministër i Financave. Ishte një javë para se të merrej vendimi në Gjykatën e Lartë për të kërkuar heqjen e imunitetit tim si deputet me padi të Xhoana Nanos. Me Arbenin kishim marrëdhenie korrekte. E kisha njohur në dhjetor 1996 . Ma kishte sjellë Ben Blushi, kur ishte kryeredaktor i gazetës "Koha Jonë" në atë kohë. Më pas Martin Leka u bë mik më Malajn. Rrinte tek dera e gazetës dhe na priste mua dhe Benin për ti botuar një shkrim në gazetë. Nuk kishte botuar në jetën e tij në ndonjë gazetë serioze . Të nesërmen e botimit të shkrimit më thotë Ben Blushi që Arben Malaj kërkon të na jap një drekë se është lumturuar për botimin e shkrimit. Nuk kisha kohë dhe drekën e hëngrën dy Benat.
    -Futu në temë direkt -insistova ndaj ministrit Malaj.
    -A më jep autorizim që të takojë Nanon dhe ti them të heqë dorë nga kjo aventurë me ju. Nuk fitoni asnjeri pikë nëse shkon me keq. Si thua?
    -Natyrisht që ai të heqë dorë. Do ta bëj në parlament që të mos dijë se ku të shkojë!- iu drejtova ministrit. -Unë e kam ndarë mendjen. Nuk kam bërë asgjë. Të tjerët vjedhin dhe ai më turret mua përse paska kritikuar gazeta. Dhe si deputet kam të drejtë të di se ç'bën qeveria ime- flisja me një irritim aq sa Arbeni shikonte përreth se mos na dëgjonte njeri. Të gjithë zyrtarët e lartë kishin frikë të rrinin me mua në kohën e sherrit me Fatos Nanon.
    -Më jep autorizim?- prapë pyeti Arbeni.
    -Me të dyja duart! Por me një kusht: nuk ta kërkova unë këtë ndërhyrje. Dakort?
    -Unë kam hallin që të mos diskretitohemi si mazhorancë nga kjo përplasje me ty. Por dhe ti nuk fiton gjë- e mbylli ministri dhe u nis me makinë kushedi se ku. Ndofta tek kryeministri. Shkova tek hotel Rogner për të pirë një kafe. Takova Martin Lekën. Kishim punuar bashkë ndër vitet e para të krijimit të gazetës.
    -Si nuk tu ndanë sherret ty me Saliun dhe Nanon!- ngacmoi ai dhe filluam të kujtonim ditët e para kur gazeta u sulmua nga pushteti edhe në kohën e Saliut.
    Në janar 1994 Martini u arrestua nga pushteti i Berishës për një shkrim bashkë me Aleksandër Frangaj. Sandri doli pak më parë nga burgu, kurse Martini pas reagimit nderkombëtar me 3 maj 1994, Ditën e gazetarëve, u liria me dekret të Presidentit Berisha. Berisha e kishte futur brenda dhe Saliu e liroi duke dalë në "mbrojtje të shtypit"!
    -Po të vjen era e qelisë burgut!- e nisi ai duke thumbuar - Merr dhe triko leshi se po vjen dimri-qeshte dhe me shikonte nëse më bënte përshtypje.
    -Aa! Të ftohtin nuk e duroj!-thashë- Por do të vesh dhe pantollona leshi. Do t'ia marr Xhoit falas!
    Flisnim për burg e policë dhe na u kujtua nata e hedhjes s` bombës të supermarketi VEFA. Atë natë, rreth orës 2200, dhjetra forca policie na kishin rrethuar redaksinë e gazetës "Koha Jonë". Kishim me qera një ndertesë ngjitur me gjimnazin "Petro Nini Luarasi". Ishte ora më e rëndësishme për një gazetë. Në këtë orë merr pothuaj fund gjithë faqosja e një gazete , shkrimet kryesore janë përcaktuar dhe vetëm titulli kryesor pritet të vendoset në faqe të parë. Të gjithë gazetarët dhe sektorët ndihmës ishim në gatishmëri për të dorëzuar për shtypshkronjë gazetën për botim. Isha në zyrë në katin e tretë. Po punoja kryeartikullin e gazetës. Derën e kisha hapur. Në moment hyjnë me forcë në zyrën time disa forca sampiste. Dy civilë me radio policie në dorë drejtohen për tek tavolina ime. Nuk dija se ç'po ndodhte nëpër kate. Ku ta dija se të gjithë ishin me duar përpjetë mbeshtetur pas murit dhe me automatikë tek koka. Mendova se e kanë me mua si zakonisht pas ndonjë shkrimi të fortë që nuk i pëlqente Presidentit Berisha.
    -Do të vini me ne polici!- ishte urdheri dhe u ngrita.
    -Keni mandat kontrolli?- pyeta
    -Ec ore! Dashka dhe mandat kontrolli ***** jote!- u përgjigj civili që dukej si shefi i tyre. Nga dialekti ishte verior. Dola në koridor. Kur ç'të shikoja! Të gjithë gazetarët e katit të tretë ishin vënë pas murit me duart në kokë. Sejcilin e ruante një sampist me skafandër dhe automatikë tek koka.
    -Si guxoni të hyni në një gazetë me polici!! -ktheva kokën dhe iu drejtova shefit të tyre. Nuk e njihja. Ishte një zdap i madh që po ti tekej të më jepte një shqelm më dërgonte në katin e parë.
    -Ec, se ta dhashë një kokës!- foli prerë ai. Ulemi në katin e dytë. Plot koridori me polici dhe forca speciale. Në fillim të koridorit shikova Andi Bushati, Edmond Laçi, Emin Barçi, Vladimir Prela, Ilir Gjoni, Martin Leka, Armand Shkullaku, Adriatik Dosti, Suad Barbullushi, Manjola Hyka me fytyrë të vënë nga muri. Disa të tjerë nuk i dallova në pak sekonda. Edhe pastruesen e gazetës e kishin vënë me duar përpjetë. Zbres në katin e parë. Plot e përplot me forca speciale. Oborrri ishte me makina policie dhe garde. Përballë redaksisë kisha apartamentin ku banoja. Ishte pothuaj 50 metra përballë. Lagja ishte vënë nën alarm nga sirenat e policisë dhe forcat speciale. Natalia dhe djali kishin dalë në ballkon dhe sa më shikuan me duar të lidhura bërtiti Elvisi.
    -Babi! Babi! Ku po shkon?- thirrte nga dritarja djali pesë vjeçar. Nuk pushonin sirenat e policisë. Vinin bosh e shkonin plot me gazetarë e punonjës të gazetës. Nuk po kuptoja se përse kishin ardhur. Dhe pse po merrnin të gjithë. I futnin në furgon si të ishte mall me shumicë. Mua akoma nuk më futën në furgonin e policisë. Seç prisnin! Disa prej gazetarëve qeshnin me këtë aventurë të shtetit, por një pjesë ishin të shqetsuar. Nuk vonon dhe vjen Frrok Çupi. Ishte vonuar për të sjellë shkrimin e faqes tre, ku botoheshin zakonisht artikujt e tij. Nuk pritën, por e futën më forcë në furgon. Ai thërriste se "Ç'është kjo dhunë ndaj medias?", por sirenat e mbysnin zërin e tij. Na futën në komisariatin numër dy të policisë. Qelitë ishin mbushur plot me ne të gazetës "Koha Jonë". Siç më ka thënë më vonë një oficer policie që ishte nga Lezha se atë natë nuk kishte dhoma bosh për ju. Prandaj u urdhërua të lëshoheshin të gjithë hajdutët e lagjes që ishin kapur ato ditë. U lëshuan hajdutët dhe u futën gazetarët ! Ndërkohë ishte ora 4 e natës. Asnjë nuk kishte dalë nga qelitë. Aty nga ora 5 e mengjezit liruan femrat e gazetës dhe punonjësit e dorës s- dytë në gazetë. Ne, kryesorët, na mbajtën duke na pyetur. Donin të na faturonin vendosjen e bombës tek VEFA. Shiko çfarë djallëzie! Me një gur vrisnin dy zogj; edhe thonin se gjetëm kriminelët, por dhe në sytë e opinionit ne shkonim për lesh, përveçse në burg ! Ndërkohë jashtë qelive tona kishin reaguar disa kolegë që shpëtuan atë natë pa ardhur në gazetë . Kishte ndërhyrë ambasada amerikane dhe na liruan në ora 6 të mengjezit. Mua më kishin kontrolluar shtëpinë në ora 2 të natës, kur isha në qeli. Më automatikë në dorë kishin tmerruar familjen. E kishin kthyer përmbys shtëpinë. Kishin gjetur një çifte, të cilën e kisha me leje. Gjithë natën kishin punuar me policinë e Lezhës për ta quajtur çiften si jashtë ligjit. Pra leja të hiqej dhe të quhej armë pa leje. Kishin zhdukur dosjen time për këtë leje arme gjahu. Eh, ç'budallenjë që ishin! Zanati i gazetarit më kishte mësuar që të mbaja dhe nje kopje të noterizuar për çdo dokument. E dija se shteti kur do të të bëjë keq të merr atë që ta ka dhënë vetë dhe të thotë "Nuk ke dokumentin!". Dhe fill e në burg.
    I kujtonim këto me Martin Lekën. Ai prapë me thumbonte.
    -Ç'fat të madh që ke! Prapë në qeli ti! Vetëm mos shko tek qelia ime se ka pleshta! "dhe qeshte sikur burgu të ishte vend pikniku.
    -Ore ti i bëre tre muaj e ca burg- iu drejtova Martinit- Por mua po më futi Xhoana do të më lerë nja tre vite- qesha me të madhe.
    -Aaa! Të jap një ide të bukur?-ndërhyri ai sikur po i ikte mendimi- Thuaj publikisht se e pranoj burgun e Fatosit, por dhe Xhoana të jetë në qeli! E bukur kjo?- ngriti zërin prapë Martini. Si ta kishim lajmëruar hyn ministri Arben Malaj. Gjithë respekt nga jep dorën.
    -Si është përgjigja zoti ministër?
    -Nuk pranon ai. Më saktë ajo!- foli ministri.
    -Po i pres të dy!- u përgjigja dhe vazhduam shakatë me Martinin.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    25 shtator 2004 fillon dueli i madh.

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me 25 shtator 2004 vendosi që ti kërkojë Parlamentit "Autorizim për procedim penal ndaj deputetit Nikollë Lesi" që nënkuptonte heqjen e imunitetit tim parlamentar. Padia ishte bërë nga Xhoana Nano. Sipas padisë së saj gazeta "Koha Jonë" dhe unë kishim shpifur dhe fyer kundrejt saj. Por dy ditë para se jepej vendimi i Kolegjit Penal kryeministri Nano bashkë me gruan e tij të dytë , Xhoanën , kishin fluturuar nga Pekini në New York. Ora e New Yorkut është 6 orë pas asaj të Tiranës. Ditën e dhënies së vendimit të Gjykatës së Lartë, aty nga ora 1030, me merr në celular Gramoz Ruçi, sekretar i Përgjithshëm i PS.
    -Nuk ta japim atë kënaqësi zoti Lesi që të të heqim imunitetin sot!- më foli, duke me lenë të kuptoja se nuk do bëhej gafë për të hequr imunitetin.
    -Spektakël do t'ju bëj nëse e hiqni!- ia ktheva me të njëjtën monedhë.
    -Harroje atë deshirë që të fusësh në kurth PS-në dhe qeverinë!- insistoi Ruçi dhe më tha se pasdite takohemi për një kafe në parlament.
    Nuk vonoi shumë dhe vendimi doli në të kundërt të asaj që me sa kuptova kishte ndërhyrë Ruçi për të mos implikuar mazhorancën në hakmarrjen personale që donte zonja Nano.
    Një dtë më parë vendimit ishin mbledhur fshehurazi në zyrën e kryetarit të Parlamentit z. Pëllumbi, Ruçi , Thimio Kondi, kryetar i Gjykatë së Lartë. Informacionet nga njerëz përreth të treve më kishin deklaruar se ata kanë rënë dakort që të mos vendosej për të kërkuar heqjen e imunitetit , pasi ishte gafë e madhe dhe konsumim forcash për PS në prag të zgjedhjeve parlamentare, aq me tepër me njeri të medias së pavarur që kishte kontribuar për ardhjen e PS në pushtet në vitin 1997. Por Ruçi, Pëllumbi dhe Kondi kishin harruar se një njeri nuk flinte në atë orë të natës në New York. Ai ishte Fatos Nano. Në ora 11.00 të ditës së dhënies së vendimit të Gjykatës së Lartë që ishte mohues për kërkesën e Xhoana Nanos kishte rënë nga New Yorku telefoni i kryeministrit . Ishte ora 5 e mengjezit në New York dhe familja Nano nuk kishte bërë gjumë pa marrë vesh vendimin në Tiranë.

    Një prej anëtarëve të trupit gjykues të Kolegjit Penal, emrin e të cilit nuk po e tregoj për arsye se ma kërkoi mos përdorimin e emrit të tij, thotë një ditë në Sheraton Hotel, duke pirë një kafe, se ora 1100 e datës 25 shtator ishte fatale për ty.
    -Pse?- pyeta
    -Të gjithë kujtuam se Nano ishte në gjumë në orën e New Yorkut dhe nxituam ta shpallnim vendimin në favorin tënd. Por, siç duket dikush prej nesh e lajmëroi dhe gjithçka është përmbysur. Na mori në telefon. Na kërcënoi. U mblodhëm prapë. Median e lajmëruam se vendimin do ta jepnim më vonë. Ndryshuam vendimin në favor të Xhoanës " më tha ai duke më kërkuar dhe njëherë që të mos e bëj publike emrin e tij. Pasditen e asaj dite shkova në parlament. Gazetarët nuk më lanë rehat që në hyrje. Edicionet e lajmeve kishin lajm të parë çeshtjen e imunitetit tim.
    -Ç'kemi Gramoz? "e pyes jo pa shpoti.
    -Epo këto punë nganjëherë vendosen edhe nga krevati në New York ! Ka dhe gra që ngrihen mbi burrat! Kanë ardhur kohë të vështira zoti Lesi- foli dhe bëri bisht bisedës për më tej.
    Vajta në shtëpi. Natalia rrinte e mërzitur përballë lajmeve të televizorit që jepnin si lajm të parë vendimin e Gjykatës së Lartë. Një shoqe e saj e kishte marrë në telefon." Nikollën do ta arrestojnë. Ma ka thënë një shoqe e ngushtë e Xhoanës!"-kishte fjalosur shoqja e saj. Dy djemtë Elvisi, në klasën e shtatë dhe Juli në klasën e katërt me shikonin në sy dhe nuk flisnin. Me sa duket kalamajtë e pallatit duhej t'iu kishin thënë ndonjë gjë të mërzitshme.
    -Si është arrestimi babi? " më pyeti djali i vogël Juliani ose Juli siç i thërrasim për shkurt.
    -Po ja si ta them, shkon me pushime për ca muaj!- iu përgjigja duke mos e ditur që ai do të vazhdonte pyetjet.
    -Pse nuk me merr edhe mua atje?- bërtiti Juli dhe thirri më gëzim në fillim , por kur gjeti vështrimin e mvrejtur të vëllait të madh u bë edhe ai serioz.
    -Jo, se është larg!- thashë dhe e përkedhela.
    -A ka televizor në dhomë ai arrestimi?- prapë pyeste Juli. Ai e mendonte "arrestimin" si diçka si në formë shetitje buzë detit. Por të nesermen kur erdhi nga shkolla plot tërsellem, mendova se duhej ta kishin ngacmuar shokët e klasës.
    -Pse më ke gënjyer babi? Ty Nano do të fusi në burg. Ma thanë shokët sot!- ulërinte djali- Por unë do ta vras Nanon! Do ti shkoj në zyrë e ta vras me pistoletë!- dhe sakaq me solli pistoleten e ujit me të cilën lozte me shokët e tij.
    Kështu vazhduan ditët e javët në shtëpi pas vendimit tëGjykatës së Lartë për ti kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit tim dhe më pas procedimin penal që edhe mund shkonte, sipas deshirës së familjes Nano, deri në burgim. Tensioni brenda meje rritej çdo ditë e më shumë. Berisha, duke e shfrytëzuar politikisht këtë rast me merrte pesë herë në ditë në telefon. Me ftonte për kafe dhe me thoshte " Mos u tërhiq edhe nëse të bëjnë oferta. Do të fitojmë. Do të jesh ministri më i rëndësishëm i qeverisë time"- thoshte Saliu. Në një moment iu përgjigja keq dhe ftohtë Saliut.
    -Lëre punën e ministrit, por duhet të fitoj në këtë duel me kryeministrin. Është treguar i poshtër. Më hoqi të gjithë njërëzit e familjes nga puna. Kontrolloi gjithë aktivitetin e gazetës për të më futur në burg. Dështoi. Më hodhi në gjyq. Tani don edhe të më fusë në burg për fjalën e lirë!- flisja me inat përballë Saliut.
    -Jo, jo! Je hero i opozitës!- fliste dhe më vinte dorën në sup Berisha. Me datë 8 nëntor 2004 u caktua dita e debatit për heqjen e imunitetit tim dhe votimi. Tashmë isha mbushur brenda vetes me një qetësi të frikshme për Nanon. Jashtë natyrës time impulsive isha ulur në kompjuter, duke përpunuar një strategji perfekte të cilën kryeministri nuk e priste.


    Votimi për Xhoanën - votim politik i PS!

    Të shokuar deputetët e PS më takonin sa në kafen e parlamentit aq dhe në Sheraton Hotel e Grand Hotel në Tiranë. Petro Koçi kishte deklaruar hapur votën kundër heqjes së imunitetit tim parlamentar, duke e acaruar kryeministrin në mënyrë të skajshme. Po kështu ministri Ben Blushi kishte lënë të kuptohej në grupin e PS-së se nuk do të votonte pro Xhoanës.
    Ditët kalonin nën një tension maksimal për të dy kampet. Po afrohej data 8 nëntor 2004, dita kur ishte caktuar debati për imunitetin dhe votimi i fshehtë. Nano i bindur në një fitore historike kundër meje, pasi kishte blerë disa deputetë të opozitës, kurse unë i qetë në humbjen time në votim. Berisha ishte bërë aktiv në këtë çeshtje imuniteti, pasi përveç bindjes se ishte një gjë e padrejtë ai donte të testonte votat në parlament. Kishte që në vitin 1997 që opozita nuk kishte fituar asnjëherë në votime politike në parlament. Ishte testi më i fortë për opozitën, ndonëse kryeministri kishte blerë dy vota tek PD nëpërmjet një biznesmeni që është demokrat, por që falej tek vila kryeministrore natën. Ishin blerë edhe 7 vota në kampin e opozitës së vogël. Pra llogaria e Nanos ishte që në duelin e 8 nëntorit ai arrinte dy qëllime: me hiqte mua imunitetin dhe në anën tjetër i tregonte opinionit vendas dhe ndërkombëtar që kishte shumicën në parlament, ndonëse Meta ishte larguar me grupin e tij.
    Kisha informacionet e duhura që Nano ishte i qetë në numrat e votimit pro tij ndaj e ktheu votimin për kërkesën e Xhoanës si votim politik. Megjithatë Servet Pëllumbi, kryetar i parlamentit, me kishte thënë se e kishte vonuar kastile disa javë futjen e votimit në parlament në mënyrë që Nano të qetësohej nga inati hakmarrës e të hiqte dorë.
    -Votën time e keni pro teje zotiLesi!- më tha Servet Pëllumbi- Tani jam duke dalë në pension dhe nuk dua të turpërohem në këtë çështje që nuk ka të fituar.
    -Një votë kam dhe do ta jap për ty!-më kapi ministri Majko një ditë në korridorin e parlamentit.
    -Janë disa ministra që do të votojnë kundër Nanos- më qetësonte ministri Blushi tek Grand Hotel. Beni ishte njeriu udhërrëfyes për shumë deputetë e ministra të PS në këtë duel mes meje e Nanos. Ishte i bindur se nuk duhej të vinte puna gjer në heqje imuniteti.
    -Të gjithë deputetët e PD-së janë pro teje- më thoshte Berisha sa herë e takoja, ndonëse ai nuk e dinte që dy deputetë të PD-së ishin parablerë, pa harruar edhe 7 të tjerë nga segmentet e opozitës së vogël. Gjinushi dilte në media si mbrojtës i medias së lirë, por përveç Gaqo Apostolit asnjëri prej grupit të tij nuk votoi pro meje. Ndërsa nga grupi i deputetëve të Partisë së Drejtave të Njeriut votat hapur i kishin deklaruar vetëm Kristo Goxhi dhe Ligoraq Karamelo. Vangjel Dule më telefonoi duke më dhënë votën promeje. Neritan Ceka ishte me pranë familjes kryeministrore, si përherë. Lufter Xhuveli më kishte thënë se "do të votoj proNanos se ai ka të drejtë". E takova disa herë Xhuvelin që të më jepte votën, por mu përgjigj shkurt jashtë natyrës së tij.
    -Ke të drejtë ti, por je bashkuar me Saliun! Ai është kriminel i këtij vendi- ma preu shkurt Lufter Xhuveli.
    -Pesë deputetë të PS janë pro teje-më thoshte Edi Rama që po punonte edhe për ti dhënë një goditje politike kryeministrit, i cili ishte forcuar deri në rrezik edhe për PS-në.
    -Nuk votoj për Xhoanën ore Lesi!- fliste Luan Rama që dinte shumë gjera për atë familje kryeministrore.
    -Votat e katër deputetëve të mi janë në favorin tënd, përjashtuar atë të Qazim Tepshit për të cilin nuk e vë dorën në zjarr " ishte përgjigja e Nard Ndokës kryetarit të grupit të PDR.
    Nuk po kuptoja se ç'po ndodhte. Në media dilte se kryesia e PS dhe grupi parlamentar i saj kishin vendosur për votim politik kundër meje. Ndërsa veçmas afro 15 prej tyre më thonin se do të votonin kundër Nanos. Ç'të kuptoja! E dija se në disa raste ndryshe të thonë dhe krejt në të kundërt votojnë fshehur. Por e ndava mendjen për ta sfiduar në Kuvend kryeministrin. Nano ato ditë hante darkë me shumë prej deputetëve të mazhorancës, të cilët kishte vite pa i pritur apo takuar. Tani ishte bërë dashamirës me ta! I priste në zyrë, në vilë, qeshte dhe "qante" hallet e mazhorancës me ata. I pyeste se çfarë hallesh kishin dhe ua zgjidhte në çast.
    -Edhe votën time e ke për ty!-foli mu para seancës deputeti Albert Çaçi, i bindur se po gabohej në gjithë këtë sulm ndaj meje.- Nuk është kërkuar heqje imuniteti për ministra apo ish-ministra që vetë i ka akuzuar për korrupsion dhe vjen e të turret ty për tre shkrime në gazetë! Nuk bëhem viktimë- nxitoi Albert Çaçi, duke më thënë në vesh se janë shumë deputetë pro teje, por që nuk dalin hapur se kanë frikë nga hakmarrja e kryeministrit.
    -Një votë kam Niko! Është e jotja!- foli duke qeshur Ilir Gjoni pa e çarë kokën se e dëgjuan nja dy deputetë spiuna të kryeministrit . Më e veçanta ishte ardhja e ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli. Pasi shikoi se nuk kishte asnjeri rrotull në koridorin e djathtë, sapo hymë në parlament vjen e më thotë me vrap:
    -Nuk votoj për atë ku! Jam me ty!- dhe iku me një hap gjigand për gjatësinë e këmbeve të tij. Qesha. Natyrisht qëduhej çdo votë. Në kuti vota nuk ka ngjyrë apo erë!


    "Bomba" tek "Koha Jonë" dhe "atentati" ndaj meje.

    Më 7 Nëntor një ditë para se të votohej në parlament shkova për drekë në fshatin tim të lindjes, Spiten. Është një fshat i bukur, porse me plot halle ekonomike. Isha në makinë vetëm unë, kurse shoferi që njëkohësisht është bodigardi im që prej vitit 1992 Myslim Murati ndodhej në makinën e shoqërimit. Myslimi shkoi tek shtëpia e vjehrrit të tij , ndërsa unë tek babai im. U shtrua dreka. Qeshja me zor sa për t'u dhënë zemër babait dhe nenës time që janë 74 vjeç. Filloi dreka dhe nuk kishte vonuar diçka me pak se 40 minuta, kur më bie një telefon. Ishte Albert Dervishi, drejtori i Policisë së Tiranës. E njihja. Ishte polic korrekt.
    -Zoti Lesi ku jeni?- pyeti vrullshëm ai. U nxeha. Ç'donte ai se ku isha unë! Edhe këtu më përgjonin, mendova në çast.
    -Jam për drekë në fshat! Po pi raki të mirë!- iu përgjigja jo pa shpoti, ndonëse e dija që ishte korrekt, porse mendova se e kishin futur për të ditur se ç'levizje po bëja apo cilin takoja .
    -Si quhet fshati, çfarë komune? -insistoi prapë Dervishi.
    -Spiten, komuna e Zejmenit, por përse i do? A doni një raki ?- ia ktheva me shpoti atij. Vëllai më pyeti se ç'donte. Babai më shikoi sikur do të vinin të më arrestonin në çast. U krijua një situatë e turbullt. U prish humori. Ia mbylla telefonin drejtorit të Policisë së Tiranës, pasi e quajta si bezdi që po më çanin kokën një ditë para seancës parlamentare. Duan të ma prishin edhe sot ditën- thashë me vete dhe ngrita një dolli me babain. U ngroh tavolina dhe filluam një tjetër dolli. Nuk e kisha mbaruar gotën e rakisë , kur prapë celulari i Albert Dervishit. U nxeva. E hapa dhe doja ta shaja . Por zëri mu mek .
    -Zoti Lesi! Të lutem mos levizni prej aty pa ardhur policia. Është në rrezik jeta jote.
    -Ore si është puna? " e pyeta. Babai ishte në tension se ç'po ndodhte.
    -Më kanë dërguar një mesazh në numrin tim- foli edhe ai duke iu dridhur zëri. Dervishi ishte nga oficerët e lartë që kishte punuar që në kohën e PD-së në detyra të rëndësishme, duke manifestuar profesionalizëm. Dhe ndërkohë më lexoi tekstin e mesazhit. U trondita. Ishte vënë edhe bombë tek "Koha Jonë", si dhe do të më vrisnin atë ditë. E pyeta për në shtëpi dhe më tha që nuk dimë gjë për momentin. Jam ngritur me vrik në këmbë. U vesha shpejt e shpejt. Nga nxitimi harrova edhe kepucët pa i lidhur.I vura re kur arrita në Tiranë Hypa në fuoristradën e re dhe jam nisur si i çmendur. Dola me shpejtësi llahtar nga rruga e fshatit në rrugën e vjetër nacionale. Me një dorë timonin e në dorën tjetër mora familjen në telefon. Ndërkohë ecja me një shpejtësi mbi 120 km në orë. Makinat e policisë me rrethuan para e pas. Sirena pafund. I bija telefonit të shtëpisë. Nuk përgjigjej pasi siç mora vesh më vonë kishin hapur internetin. Telefonova time shoqe në celular. Nuk përgjigjej. Mbarova nga frika se mos më kishte ndodhur gjë në familje. Ngado më shkonte mendja. Ecja tashmë me 140km në orë. Dy makina policie i lashë pas, pasi nuk kishin takat të kapnin shpejtësinë time. Ecja dhe sapo kalova Laçin më del kunati Bardhyl Ucaj në telefon që është administrator i "Koha Jonë". E pyes se ç'po ndodh dhe i shqetësuar më përgjigjet se na ka nxjerrë policia jashtë, pasi kanë vendosur bombë. I telefonova kryeredaktorit dhe më tha të njëjtën gjë. Zemra sa nuk po më pëlciste. Ç'kanë kurdisur?!- pyesja veten.
    Ndërkohë që ecja me shpejtësi sketerrë më binin telefonat e televizioneve. Në Tiranë ishte bërë nami tek gazeta "Koha Jonë". Kishte vershuar policia, qentë antiminë dhe skuadra civilësh nga policia. Televizionet filmonin dhe jepnin lajm të parë. Një radio më kërkoi prononcim direkt në telefon, por iu përgjigja se jam në timon me shpejtësi. Kur insistoi prapë ia mbylla me një të sharë të madhe. Telefonova prapë familjes, por, asnjeri nuk më përgjigjej. U çmenda nga meraku për familjen. Ma kishin vënë tritolin njëherë me 1 nëntor 1995 në apartament. Dridhesha kur e kujtoja. Telefonova prapë drejtorin e Policisë së Tiranës për ta pyetur se a ka ndodhur shpërthim bombe në shtëpinë time. Jo, më thoshte, por më dukej sikur rrëshqiste nga frika. Sytë nuk më shikonin më nga tmerri që po hamendësoja kur më thanë bombë në gazetë, por nuk më konfirmonin për familjen asgjë të saktë. Imagjinoni një njeri që ecën me shpejtësi diku të 160 km orë në Shqipëri. Por fatmirësisht udha ishte hapur nga sirenat e policisë. Siç duket Nano kishte marrë vesh lajmin, nëse nuk ishte vetë bashkëautori, dhe i kishte hyrë frika se mos e vrisnin deputetin Lesi. E kishte provuar njëherë ikjen në Maqedoni pas vrasjes së Azem Hajdarit. Mora edhe njëerë shtëpinë në telefon. Natalia ishte e shqetsuar për mua, pasi kishte parë lajmet në News 24. U qetësova. Në shtëpi ishin mirë. Prapë telefonat. Prapë pyetje "Zoti Lesi a mendoni se kanë hyrë sherbimi sekret për të gjetur kasetën që ke deklaruar se do ta nxjerrësh në parlament nesër?". Pyeta prapë kryeredaktorin nëse ka shpërthyer gjë në redaksi. Ai thoshte që vetëm kanë hyrë dhjetra forca policie e të SHIK-ut duke na nxjerrë jashtë me forcë. Hyra në Kamëz. Ndërkohë rruga ishte hapur vetëm për autokolonën tonë. Sirena pafund policie me shoqëronin. Ndofta gaboj, por ishin të paktën katër makina policie dhe dy motora të policisë rrugore që më shoqëronin. Një skuadrilje policësh me maska në një veturë kishin nxjerrë automatikët në dritare. Një parandjenjë e keqe me lindi. Çfarë kanë kurdisur? Ku nuk më shkonte mendja. Rojet e ndërtesës që janë të dubluar kishin porosi të prerë për kontroll të imët të çdo punonjësi apo personi që hynte në mjediset e gazetës "Koha Jonë". Telefonat papushim më shoqëronin gjatë udhëtimit. Edhe i Albert Dervishit.
    Arrita më në fund tek redaksia. Zbrita tek rruga kryesore, pasi ishte rrethuar nga policia. Media më bëri pyetje nisur nga variante të ndryshme. Televizionet ishin në transmetim direkt. Takova oficerë të lartë të policisë. Disa i njihja si fytyra, por të tjerë nuk më kujtoheshin emrat, përveç Albert Dervishit. Pak pasi kishte kaluar ora e shpërthimit të bombës, sipas mesazhit, me shoqëruan policë e specialistë antiterror për tek kati i pestë ishte zyra ime. Katet e tjera ata i kishin kontrolluar. Zyra ime është në katin e 5-të. Duhej të kaloje dy dyer të blinduara që të hyje në zyrën time. Ngjita shkallët dhe u ktheva për të dalë jashtë, pasi ku nuk më shkonte mendja. Nëse e kishin vendosur vertet bombën apo tritolin mund të shpërthente. Por Albert Dervishi dhe disacivilë ishin të bindur se nuk kishte gjë për të shpërthyer. Nejse. U ngjita, por me një kujdes. Hapa derën e parë të zyrës. Kontrolluan. Me thanë që të hapja derën e dytë të blinduar. E hapa me një frikë reale. Nuk po them tani se isha trim. Nuk ka trimëri me bomba apo tritol, aq më tepër kur ta thonë se mund të jetë gati për të shpërthyer. E hapa dhe të dytën dhe ika prapë tek shkallët. Albert Dervishi ecte nëpër koridor dhe me dikë fliste. Një civil, një djalë i gjatë, nuk më pa mua që isha kthyer prapë në koridor dhe po fliste në telefon:
    -E dija që nuk kishte gjë! Po kryejmë veprimet formale. E kupton besoj?!- fliste shpenguar ai. Nxitova të flas me Albert Dervishin. Fillova edhe unë të kthjellohesha. Lojë e shërbimit sekret për futur përgjues apo për të gjetur ndonjë material që kisha deklaruar se do ta nxirrja në parlament me 8 nentor. Aleksandër Çipa, gazetar dhe mik i imi më thotë se mos ndofta "kanë hequr përgjuesit që kishin vendosur"! Por prapë nuk hyra në zyrën time pa e kontrolluar me qentë dhe specialistët. Kur pashë se asgjë nuk shpërtheu u futa në zyrë. Më kërkuan çelësin e kasafortës. U dhashë. E hapën. Nuk kishte asgjë. Vetëm letra. Kontrollova se mos kishin futur dorë tek dokumentat që do të publikoja në parlament. Jo. Ishin të gjitha. Të paktën kështu konstatova në shikimin e parë. Albert Dervishi kishte hallin e madh se mos unë akuzoja policinë se më kishin përlarë dokumenta apo gjësendi tjetër. Media transmetonte direkt dhe priste tek hyrja e "Koha Jonë".
    Ndërkohë disa miqë gazetarë të njohur dhe politikanë me morën në telefon duke më shtuar dyshimet se ishte një lojë e sherbimit sekret shqiptar, por jo e zotit Albert Dervishi. Mendja po më punonte tashmë si sahat, duke dyshuar gjithëkund. Ku duhet të dilnin me këtë "bombë" që vendosën. Presion? Kontroll për dokumenta? Vendosje përgjuesish? Pra lojë e kujt?
    -A mund të firmosesh se gjithçka e ke në rregull në zyrë? " më tha Dervishi dhe një civil, që mu duk i Sherbimit Sekret të cilin më vonë e kam parë duke pirë kafe me Irakli Koçollarin, keshilltarin e Nanos për shërbimet sekrete.
    -Patjetër!- u përgjigja dhe firmosa. Sapo firmosa ata u lehtësuan aq sa harruan për të vazhduar hetimet e tjera. Dola në konferencë shtypi dhe deklarova se dyshoj, por akoma nuk kam fakte. Një mik nga opozita më merr në telefon.
    -Deklaro urgjent se "mi kanë vjedhur të gjitha dokumentat dhe kasetat që kisha për seancën parlamentare"- tha si të ishte shefi im- Është porosi! Më kupton?- vazhdonte ai. Nuk doja ta kuptoja fare. Përse të gënjeja?
    -Nuk e bëj këtë gjë!- i thashë prerë.
    Shkova në shtëpi dhe fjeta i dërmuar atë natë para seancës që ishte të nesërmen në parlament. Shikoja endërr me bomba, me Xhoanën, Fatosin dhe policë të burgut. U ngrita herët. Ishte dita e duelit të Madh.


    Nëntor 2004, përplasja e madhe me Fatos Nanon.

    Me 8 Nentor ishte caktuar dita e përplasjes së madhe me Fatos Nanon. Një mendje djallëzore e kishte caktuar pikërisht datën 8 Nentor. Atë ditë ishte themeluar Partia Komuniste e Shqipërisë. Ishte festa e PS-së pasi ajo vinte pikërisht nga rradhët e PKSH. Ndofta edhe rastësi, por kjo datë dukej si Dita e Ndeshkimit ndaj meje prej nanoizimit që tashmë ishte ngritur në sistem. Në Piramidën e Ekzekutivit ngjiteshe vetëm nëse kishe shfaqur hapur e me fakte ndjenja xhoaniste dhe nanoiste. Edhe në hierarkinë e Institucioneve kushtetuese duhej të ishe i tillë që të merrje votën në parlament.
    Pasdite në ora 1700 fillonte parlamenti. Ndërkohë nuk shkova si zakonisht për të pirë kafen e mengjezit tek Grand Hotel. U ngjita në zyrë. Gazetat kishin hapur faqen e parë me mua. Roja e gazetës më shikoi pak si ftohtë. Epo- thashë- edhe ky mendon se do të më arrestojnë. Hapa kompjuterin. E lexova fjalën e përgatitur dhe e printova. Futa në dosje dokumenta, faksimile, kaseta dhe disa letra të tjera. Celulari binte papushim. Tregonin se kryeministri po thërriste një nga një deputetët që mendonte se ishin të dilemë për të votuar. Ai nuk kishte shkuar në punë. Rrinte dhe blinte vota kundër meje tek vila kryeministrore. E ndava mendjen. Do ta shpartalloj !- mendova dhe e mbylla kompjuterin. Ishte kohë dreke. Dy djemtë dilnin në ora 1500 nga shkolla. Ata nuk e kuptonin çështjen , porse kur televizionet jepnin lajmet pyesnin Natalinë.
    -Sot e çojnë në burg babin? - rrinte duke pyetur të emën djali i vogël, Juli. I vogli është natyrë impulsive. Thoshte disa fjalë për Nanon që nuk shkruhen, kurse Elvisi, djali i madh vetëm dëgjonte lajmet dhe nuk thoshte asnjë fjalë. Mërzitej, por nuk shprehej me fjalë. Lajmet e drekës lajm të parë dhanë problemin e pasditës ku do të votohej për herë të parë në këto 14 vite për t'i hequr imunitetin një deputeti të medias, pasi kisha bërë kritika me fakte për familjen kryeministrore. Ishin hequr imunitete edhe për të tjerë deputetë, por ishin të gjithë politikanë të mirëfilltë. Në këtë rast imuniteti kërkohej për një njeri të medias së pavarur dhe pikërisht për kritikat në gazetë. Nuk mund të them se isha i qetë. I tensionuar. Kisha përballë njeriun me të fuqishëm të shtetit, kryeministrin dhe mafien e tij ekonomike. Duel i vështirë. Nuk dihej rezultati. Ndonëse me kishin thënë për votën pro meje, përsëri Nano ishte mjeshtër. Dinte të blinte apo të bënte presion. Saliu me merrte pothuaj çdo një orë në telefon atë ditë.
    hA ke informacion se ç'po ndodh në kampin e Fatosit? Tako Ben Blushin. Ai të zgjidh punë. Deputetët e mi janë në bllok për ju- fliste dhe e mbyllte. Me merrte prapë. Edhe ai ishte në siklet. Dyshonte si dreqi tek nja tre deputetë të PD-së, por nuk shfaqej. Prapë ai në telefon.
    -A mund të vish pak në zyrën time? Kam një material në kasafortë që është sekret.
    -Takohemi tek parlamenti- iu luta miqësisht. Isha në një gjendje shpirtërore që nuk më bëhej të dilja fare nga zyra. Kafeja dhe cigaret ishin miqtë e mi të mesditës së 8 nëntorit. Natalia me merrte në telefon orë e çast. Ishte në maksimum e mërzitur. Boll ia kisha sjellë në majë të hundës tash 14 vite martesë duke u përplasur me pushtetin. I jepja kurajo asaj, por pikë kurajo nuk kisha për vete. E dija që votimin do ta fitonte kryeministri. E vetmja gjë që ishte në duart e mija mbetej fjala në parlament për ta shkatërruar figurën e Nanos. Babai 74 vjeçar me merrte në telefon nga fshati, thuajse me një zë që i dridhej dhe dukej sikur fikej në çast. Në fshat thashemet përherë janë në kulmin e tyre. Të papunë rrinë e qajnë hallet e politikës në Tiranë a thua se dijnë se çdo bëhet në Tiranë. I thonin babait se "diku tek 5 vjet burg i ha Nikolla këtë radhë". Kur e takoja ai më thoshte se unë pres dita-ditës të shkojë larg në atë jetën tjetër të përtejme, kurse ty po të futen 5 vite në burg nuk të shoh më. Qante burri 74 vjeçar. Telefonat nuk më linin. Doja të punoja prapë mbi materialin që do të lexoja pasdite. E fikja telefonin celular. Prapë e ndezja se nuk më rrihej edhe vetë për të ditur se ç'po bëhej në kampin e Nanos. Saliu në telefon.
    -Nuk asht mirë të merresh me gruan e tij. Bjeri Fatosit!- e vazhdonte Berisha duke më këshilluar.
    -Ata janë një zoti Berisha! Do ti shkatërroj pa asnjë mëshirë. E kam ndarë mendjen- ktheja përgjigjen në dukje i qetë, por vloja përbrenda. Kërkova inxhinierin e kompanisë mediatike Alban Muhallarin që rrinte tek radio "KOHA". Nga Remzi Lani morëm vidioprojektorët dhe disa materiale ndihmëse që ti shfaqnim në parlament ato çfarë kisha kundër Nanos. Bënim prova teknike në zyrën time, por prapë harroja ta përdorja videoprojektorin . Remziu më ishte lutur që të mos e merrte vesh Nano që këto materiale kishin dalë prej tij. E dinte hakmarrjen. Kishte dhe gruan ambasadore në Spanjë. Në çast shkarkohej nga detyra. Nja dy miqë të Nanos, por që kishin punuar dikur tek "Koha Jonë" me morën në telefon.
    -A do ti shfaqesh ato kasetat nudo pasdite?- pyesnin dhe nga ikja e zërit e dija se ne veshin e tjetërkujt kishte kaluar telefoni i tyre.
    -Në të gjitha pozicionet do ta shikoni!- përgjigjesha prerë. Prapë bie telefoni i Saliut.
    -Nikollë! Në qoftëse ti transmeton kaseta me ato pamjet e këqija unë iki nga salla e Kuvendit ! Nuk asht parlamenti për ato gjëra. Godit politikisht!- thoshte dhe priste përgjigjen time. Ikja e Saliut nga salla më dëmtonte. Në çast e mendova zgjidhjen.
    -Dakort! Por po ti sjellë ty që ti shikosh për vete!
    -Jo jo! Në asnji mënyrë! - nxitoi ai sikur në të vertetë do t'ia dërgoja pamjet atë çast. Saliu njihej për korrektësi familjare dhe larg intrigave të tilla. Familjar korrekt dhe i ndershëm mbetet. Për të tjerat ai nuk ndryshon kaq lehtë. Pas kësaj bisede shkova në shtëpi. Qëndrova jo shumë, pasi vendi nuk më mbante. Pas pak shkonte ora tek 1650. U nisa. Putha dy djemtë, Elvisin dhe Julin. Edhe Natalinë. I thashë që të kishte kujdes dy djemtë sido që të ndodhte me mua. I odha një vështrim pikturës së Lezhës së vjetër që e kam në guzhinë. Në atë pikturë është edhe zyra e parë ku fillova të punoja si gazetar në Lezhë. E mbaja për nostalgji atë pikturë. Kur fillova gazetën e parë të pavarur në Shqipëri me 11 maj 1991 "Koha Jonë" ishte gazetë lokale e Lezhës. Botohej një herë në javë. Shpejt ajo u bë e njohur dhe në janar 1994 u bë e përditshme, duke kaluar në vend të parë në tirazh dhe opinionbërje. Kishin kaluar 13 vite e kusur dhe botuesi i saj po përballej me sulm inkuizicioni. E nga kush? Pikërisht nga njeriu për të cilën gazeta "Koha Jonë" u dogj me 2 mars 1997. Tashmë po vinte djegia e dytë në historinë e kësaj gazete të parë të pavarur në Shqipëri. Po kërkonte ta digjte pikërisht politikani që u mbrojt me shumë nga "Koha Jonë", kur ai ishte në burg. Ishte Fatos Nano këtë rradhë që po vinte shpurën e zjarrit mbi gazetën. U nisa për në parlament. Jashtë binte shi. Ftohtë. Edhe në makinë ndjeja ftohtë, ndonëse ishte ndezur kondicioneri në maksimum të nxehti. Ecja dhe si në një film të shpejtë mendja me shkonte tek vitet 1993-1997. Na kishin rrahur, përndjekur dhe masakruar në ato vite. Por emrin e Fatos Nanos nuk e hoqëm asnjëherë nga faqja e parë, duke e mbrojtur, pasi ishte burgosur padrejtësisht. Makina ecte për në parlament dhe prapë në mendje më dilte fytyra e Rexhina Nanos kur vinte me djalin e saj Sokolin për të sjellë letra apo intervista të Fatosit të burgosur. Afrohesha parlamentit dhe ndërkohë ikja larg ndër vite, kur as Zeri i Popullit, nuk pranonte ti botonte letrat kretarit të burgosur të PS. "Koha Jonë" hapej me Nano dhe mbyllej me emrin Fatos. Arrita tek hyrja e parlamentit. Binte shi dhe një erë e ftohtë të rrudhte fytyrën. Ishin në transmetim të drejtpërdrejt TVSH, Klan dhe Top Channel. Gazetarët u turrën me çadra dhe pa çadra nën rrebeshin e shiut. Nuk e ndjeja që shiu me kishte mbuluar fytyrën. Hyra në sallën e parlamentit. U ula tek vendi im të cilin kisha 7 vite. Gjithë qeveria ishte në sallë, përjashtuar kryeministrin. Ishin të gjithë deputetët. Mungonin vetëm Arben Imami, Taulant Dedja dhe Maks Begeja. Edhe pak minuta fillonte seanca që më vonë do të quhej "seanca e turpit të Nanos". Nuk pipëtinte asnjeri në sallë. Serveti e hapi seancën. Doli Lekë Çukaj që ishte në rolin e kryetarit të Komisionit parlamentar për imunitetin. Transmetimi direkt i televizioneve vazhdonte. Me erdhi radha që të flas. Çuditërisht me erdhi një frymëzim që edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar se nga më doli. E zotërova sallën. E ndava mendjen: Sulm total dhe shkatërrim të ish-mikut që tashmë donte kokën time në sininë e argjentë të gruas së dytë, e cila vinte nga emigracioni i Athinës. Nga rruga ajo ishte katapultuar në majën e Shtetit. E shikonte Shtetin si rrugët e Athinës. Fillova të flas


    Fjala e mbrojtjes në Parlament.

    I nderuar zoti kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë!
    E nderuar familje kryeministrore!
    Kam dalë sonte në këtë podium të lartë të Parlamentit Shqiptar jo si çdo herë në këto 7 vite që jam deputet. Disa mendojnë se jam nën akuzë, të tjerë janë të kënaqur që më në fund njeriun që na ka kritikuar në median "Koha Jonë" tash 13 vite e vumë nën hanxharin e Nanos; shumica mendojnë se ëshë një kembanë e madhe kjo e sotmja për të ndalur turravrapin e një njeriu i cili ka humbur shikimin fiziko-politik, por dhe për ti thënë STOP aventurës së zotit kryeministër në duelin me median e lirë. Unë nuk jam sot në rolin e të pandehurit. Përkundrazi ! Sot në vendin tim mund të ishin, ndofta edhe emra të tjerë në parlament që vijnë nga rradhët e gazetarisë, të cilët shquhen për kurajo e profesionalizëm. Ndaj kam obligimin që të manifestojë edhe vlerat e parimeve të tyre fisnike në mbrojtje të fjalës së lirë. Në një farë mënyre fati i dhënë prej kryeministrit që don kokën time në sininë prej argjendi të Xhoanës do t'ju bëjë që herë- herë në këtë podium t'ju shfaqen edhe kokat e deputetëve gazetarë si Erion Braçes apo Edi Palokës, Ilir Gjonit apo Neritan Alibalit, Sokol Olldashit apo Preç Zogajt, Ben Blushit apo Besnik Mustafajt, Musa Ulqinit apo Luan Ramës. Nuk përmenda këtu Bardhyl Agasin pasi e ka marrë një goditje nga kryetari i PS-së, a thua se e keqja paska qenë pikërisht tek ky njeri i mirë në atë katrahurë kryesie të kupolës rozë .
    Keqdashja e një kryeministri dhe hakmarrja politike e tij më solli në ditën e fatit tim, pra që të mbroj unë median e lirë nga uzurpimi dhe represioni i zotit Fatos Nano. Këtë fat mund e duhej ta kishin edhe atë gazetarë që kanë dhënë kontributin e tyre në këto 13 vite për të mbjellë dhe rritur median e mendimin e pavarur, atë media që herë-herë është burgosur apo djegur, dhe shumë herë është ngritur fitimtare në duelet me pushtetet. Këtu, në këtë podium të lartë, mund të flisnin më mirë dhe të ishin oratorë më të flaktë edhe ato njërëz të medias me të cilët kemi punuar apo debatuar në mbrojtje të fjalës së lirë në këto vite pluralizmi. Mund të ishte këtu në vendin tim Fatos Lubonja apo Ardian Klosi, Mero Baze apo Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj apo Andi Bejtja, Armand Shkullaku apo Andi Bushati, Blendi Fevziu apo Rudina Xhunga, Astrit Patozi apo Aleksandër Cipa, Mustafa Nano apo Kiço Blushi, Arban Hasani apo Enton Abilekaj, Mimoza Picari apo Arian Çani, Alfred Peza apo Enkel Demi, Edi Rama apo Artur Zheji, Fahri Balliu apo Ylli Rakipi, Martin Leka apo Karlo Bolino. Nëse kam harruar ndonjë emër VIP nga rradhët e gazetarisë i kërkojë ndjesë , por unë jam një prej këtyre, siç janë edhe deputetët gazetarë një prej atyre.
    Pra akuza, hakmarrja dhe ndëshkimi nuk është vetëm për mua nga ana e kryeministrit Nano. Dueli është mes dy botëve; botës së medias së lirë që fati ma solli mua ti përfaqësoj sonte dhe një bote që po jep shpirt, por që akoma ka forcë goditëse ndaj së mirës së përgjithshme. Pra kjo botë quhet bota e krimit, e shpërdorimit të pushtetit dhe moralit qeverisës. Unë në këtë botë nuk dua të futem, ndaj kam luftuar ndaj kësaj të keqe që ka zënë për fyti të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, neutralë apo indiferentë.
    Natyrisht që dikush prej jush mund të jetë duke pyetur veten nëse ka ndonjë padi ky njeri i medias që flet nga podiumi apo llomotit si e ëma e Zeqos majë thanës. Po, të nderuar deputetë, ka një padi, ashtu siç ka dhe dy padi të tjera të bëra nga familja kryeministrore e që të trija paditë civile e penale janë firmosur pikërisht me datën 14 maj 2004 pas kritikave për bizneset e gruas e tij dhe atë personalisht. Natyrisht që më duhet të pohoj se ndaj medias "Koha Jonë" kryeministri ka ushtruar kontrolle të panumërta vetëm që të gjente ndonjë shkelje. Në këto vite të qeverisjes së tij vetëm gazeta "Koha Jonë" ka patur kontrolle nga të gjitha instituconet shtetrore. Asnjë media tjetër nuk është kontrolluar. Për këtë presion të kryeministrit kanë reaguar, siç janë tashmë të njohura, Federata Ndërkombetare e Gazetarëve me qendër në Bruksel, Artikulli 19 në Londër, Human Rights Ëatch me qendër në Ëashington dhe Asambleja Parlamentare e Keshillit të Europës. Të gjitha këto hakmarrje kryeministrore kanë ardhur pas botimit nga Koha Jonë të dokumentave komprentues për kryeministrin. Pra familja kryemistrore ka bërë tre padi. E para, ajo që publiku tashmë e njeh si gjyqi 20 mijë dollarësh i Nanos është fituar nga kryeministri dhe drejtori i kabinetit të tij Agim Isaku në gjykatën e Tiranës, por që është apeluar prej meje në gjykatën e Apelit. Kjo padi është bërë pas botimit në gazetë të vendimit të qeverisë së datës 14 janar 2004, pesë ditë pas tragjedisë së vdekjes së 21 jetëve në Karaburun dhe ku kryeministri i jep vetes shpërblim pesë paga mujore. Për botimin e këtij vendimi dhe komentit të gazetës rreth aktit qeveritar gjykata, brenda 7 ditëve, me katër seanca gjyqësore urgjente, më dënoi me shumën që sapo citova në mënyrë që ti vendosej "NDERI" kryeministrit. Mund t'ju sqaroj se një gazetar i njohur i një radio të huaj që zhvilloi një takim me gazetarët shqiptarë para disa ditëve kur mori vesh vendimin e qeverisë për shpërblimin e kryeministrit tha "PO E CITOJ FJALË PËR FJALË): "Nëse do të kishte ndodhur kjo gjë në vendin tim atëhere populli do të kishte vershuar në zyrën e kryeministrit dhe do ta nxirrte me shqelma nga zyra e tij". Kështu tha gazetari i huaj. Tani Ju e gjykoni vetë se ç'duhej ti kishte ndodhur kryeministrit tonë ! Ndërsa padia e dytë e firmosur prapë nga zoti Nano në cilësinë e kryeministrit, po me datë 14 maj 2004, ndodhet për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme , ku pas disa javësh do të vijë kerkesa tjetër nga zoti Sollaku për heqje imuniteti për deputetin dhe botuesin Lesi. Po me datë 14 maj 2004 një tjetër padi , këtë rradhë e firmosur nga Gruaja e Parë e këtij vendi që quhet Xhoana Nano. Edhe ajo kërkon ndëshkim penal, pra heqje imuniteti. Kjo data 14 maj 2004 më duket si një ditë terse e kryeministrit pas një nate deshtake.
    Padia që ka ardhur është krejtësisht padi civile dhe nuk kishte përse të vinte në parlament për penalitete që ndëshkojnë politikisht edhe mazhorancën. Fare mirë padia mund të fillonte si për çdo qytetar te Shqipërisë në gjykatën e Tiranës. Para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë. Nuk kishte përse kryeministri të shpërdoronte gjithë pushtetin e tij për tu hakmarrë politikisht për qëndrimet e mija konstante ndaj disa metodave të qeverisjes së zotit Nano. Kritik kam qenë dikur edhe ndaj pushtetit të Berishës . I tillë do të mbetem ndaj çdo qeverie që shkel ligjet apo që nuk ecën me ritmin që duan njërëzit e thjeshtë. Ardhja e kërkesës për heqje imuniteti në parlament është një gjest hakmarrës i një mashkulli politik që ndjen pleqërinë e tij dhe kërkon ndëshkim për ata që nuk janë fajtorë për gjërat që zoti Nano nuk i kryen dot. Zoti Nano për tu treguar një DHENDËRR i ri dhe i fortë, që bën namin ndaj kujtdo që e kritikon apo i kërkon të jetë transparent në bizneset dhjetra milionëshe të gruas së tij ka bërë një gabim fatal që do ti kushtoj mazhorancës në zgjedhjet e ardhdhme: Është turrur me hanxhar në dorë ndaj pushtetit të medias që quhet pushtet i katërt . Gjithashtu zoti Nano ka vënë në dyshim pavarësinë e Gjykatës së Lartë në këtë akt kerkese, e cila në thelb është krejt e paligjshme dhe antikushtetuese, pasi ka shkelur vendimin numër 31, datë 23 qershor 2000 të Gjykatës Kushtetuese. Më këtë kerkesë që ka penalitet brenda ndaj një deputeti i cili vjen nga media e pavarur zoti Nano ka futur në sherr dhe në një dilemë të madhe edhe Kuvendin. Përse duhej të vinte kjo kerkesë në parlament, ndërkohë që ishte një padi e thjeshtë civile? Përse e ka bërë këtë veprim zoti Nano? Janë shumë argumenta që më bëjnë të besoj se zoti Nano është treguar edhe një mjeshtër politik për t'i shpëtuar kritikave të momentit si nga brenda partisë së tij ashtu dhe ato ndërkombëtare:
    Së pari, përveç motiveve që kam përmendur deri tani zoti kryeministër ka menduar që kritikave dhe raportit të Bashkimit Europian të ditëve të fillim muajit të këtij viti, raport i cili fliste për keqqverisje, për lidhje të krimit të organizuar me politikan qeverisës, ta spostonte vëmendjen e opinionit publik në një çeshtje tjetër dhe sajoi "çeshtjen Lesi", natyrisht përveç hakmarrjes që mbizotëronte në kokën e tij. Zoti Nano besoj se ka menduar një zgjidhje provizore , duke e spostuar vëmendjen e opinionit publik për momentin nga e verteta që tregoi me gisht Brukseli. Duke ditur se sa e ndjeshme mbetet media, sidomos edhe ndaj një deputeti që vjen nga rradhët e tyre, kryeministri ka bërë paditë përkatëse. Duhet pranuar se në vend që media ato ditë dhe këto ditë të merrej me raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë u mor me gjyqet e mija që filluan, por nuk sosën ashtu siç i mendoi zoti Nano.
    Së dyti, sapo kishte filluar levizja brenda rradheve të PS për ndryshime në kryesi e në qeveri. Reagimit të bazës socialiste zoti kryetar-kryeministër mendoi ti ikte, siç edhe i ka ikur prej dy vite e kusur.
    Së treti, meqënëse po shkohet drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm ai ka menduar që ti nënshtroj gazetarët apo ti dekurajojë në kritikat e tyre gjatë fushatës, duke iu tundur një kokë të prerë në media, por që ka imunitet parlamentar. Pra nënteksti është për gjithë median e lirë se "nëse guxoni do ta pësoni si botuesi Lesi".

    Të nderuar deputetë!
    Në atë kerkesë që ka mbërritur nga Gjykata e Lartë, vendim i cili është marrë kryekëput nën urdhërat e Nanos nuk ka në gazetën Koha Jonë e në shkrimet e mija asnjë fjalë apo frazë që mund të ndëshkohet ligjërisht. Në tre shkrimet nga niset akuza dhe Gjykata e Lartë janë vetëm opinione bazuar në faktet e publikuara. Nuk ka gjykatë në botë apo parlament që njeh nocionin më elementar të një demokracie që mund të dënojë për dhënien e një opinioni. Shkrimet e mija apo të gazetës time janë sa një e njëmijta e atyre që kanë shkruar me parë dhe më pas analistët e njohur Mustafa Nano në gazetën "Shekulli" dhe Andi Bushati në revistën "Klan". Nëse nisemi nga kjo logjikë atëhere zoti Mustafa Nano dhe Andi Bushati duhej të ishin arrestuar për ato çkanë shkruar e dokumentuar për familjen kryeministrore. Kështu që njëri prej shkrimëve është bazuar në deklaratën e ish-kreut të Shërbimit Sekret shqiptar zotit Fatos Klosi i cili në emisionin e gazetares Rudina Xhunga ka hedhur akuzën për implikimin e gruas së kryeministrit Nano të përzier në shërbimet greke. Si të mos mjaftonte akuza e Klosit vetë kryeministri ka bërë gabimin fatal, pasi me datë 11 Tetor 2002 ka kërkuar shpjegime zyrtare nga Sherbimi Sekret për gruan e tij Xhoana Nano. Atëhere pyetje ime publike është se përse zoti Nano ka kërkuar dosjen e gruas së tij? Ka dyshuar apo ka dashur të pastrojë dosjen në Shërbimin Sekret Shqiptar? Më thoni se cili kryeministër shqiptar apo President e ka bërë një gjë të tillë? Kur nuk ke përse dhe je i pastër atëhere ç'të shtyn të kërkosh dosjen!
    Pra kemi përpara një akuzë të Fatos Klosit dhe një shkresë të kryeministrit për Xhoana Nanon që indirekt konfirmon akuzën e të parit. Ndërsa media ime , si çdo media tjetër ka bërë analizën e akuzave dhe fakteve. E kush mund të guxojë të dënojë një gazetar apo botues vetem e vetëm se ka shkruar një opinion? Çfarë nuk i shkruan dhe i transmetuan ish-presidentit amerikan Bill Klinton me skandalin e Monika Levinskit, por asnjë gazetar nuk u dënua apo ndaj të cilit pati padi padi civile apo penale. Meqë jemi tek kjo pikë unë dua të pyes zotin Nano se kur sivjet kryeministri shqiptar takohej me kryeministrin grek Karamanlis cili prej prej pjestarëve të familjes Nano po bisedonte në hollin e Hotel Grand Bretagne me një prej drejtuesve të klanit më antishqiptar të vorioepirit kolonelin e sherbimeve sekrete? Çfarë kam kërkuar nga zoti Nano? Vetëm transparencë për bizneset e tija dhe mirëadministrim të pushtetit. Kam kritikuar mënyrën se si përdor mazhorancën, brenda së cilës ka plot deputetë me dinjitet dhe që mund ta drejtojnë vendin me më shpirt dhe aftësi profesionale. Kjo është e drejta më elementare që me jep Kushtetuta si qytetar dhe njeri i medias. Duke qenë edhe deputet obligimi im është i dhjetëfishuar, pasi dua që vendi im të zhvillohet e të integrohet sa më shpejt në Europë. Dua që shqiptarët të hyjnë lirshëm, pa viza, në Europë. Çfarë kanë me tepër bullgarët se sa ne të cilëve Europa iu ka hequr regjimin e vizave? Asgjë, bile janë gjeografikisht me larg Italisë se sa ne. Por kanë një klasë politike që përbashkohet për interesat kombëtare dhe një qeverisje efiçente. Këtë dua edhe unë në kritikat e mija, që ndonëse nganjëherë mund të kenë nota të egra kritike apo në ndonjë rast fjala mund të jetë keqlakuar, por më lind e drejta të pyesë kryeministrin tim: Cila është me e rëndë për një vend, për një popull: Keqpërdorimi i pushtetit dhe deformimi i moralit apo keqpërdorimi i fjalës? Besoj se përgjigja dihet se nga anon.

    Të nderuar deputetë!
    Lufta ndaj meje është krejtësisht hakmarrje politike dhe një çmenduri për të më ndalur mua në denoncimin e çdo gjëje të keqe në këtë klasë politike që po i merr shpirtin shqiptarëve. 13 vite konflikte, 13 vite sherrnajë, 13 vite që na ka lenë 130 vite pas vendeve të tjera. Unë kam akuzuar kryeministrin për aksidentin e Shkallnuerit dhe kam kërkuar hetime. Çfarë kam shkelur unë si deputet në këtë çeshtje? Kam kërkuar që drejtësia të hetojë në këtë çeshtje. Gazeta ime ka botuar dokumenta nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit për këtë aksident. Kjo e ka tërbuar kryeministrin. Zoti Nano më ka ofruar me miqtë e tijë ministra që në këmbim të mbylljes së gojës për Shkallnuerin, bizneset e Xhoanës apo akuza të tjera të pranoja që të isha ministër Kulture në vend të Blendi Klosit. Ia kam refuzuar. Nëse doni më tepër mund t'u kërkojë të flasin dy ministra që ndodhen në sallë për këtë ofertë të Nanos. Zoti Nano sa i harxhon energji mazhorancës me mua përse nuk ka sjellë apo të firmosë kerkesa për ministra të tijë që t'ju hiqet imuniteti për korrupsion apo kontrabandë? Vetë ka akuzuar plot prej tyre. Pse nuk i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm për heqje imuniteti për ministra apo ish-ministra? Ndërsa angazhon gjithë Shtetin kundër meje. Një turp për atë dhe krejt mazhorancën.

    Të nderuar koleg-!Unë këtu nuk jam i akuzuari apo mëshirëkërkuesi! Unë jam këtu, me pranga apo pa pranga nesër në mëngjez , që të denoncoj dhe t'i kujtoj shqiptarëve se kush është tashmë pushteti i Fatos Nanos. T'i them mazhorancës se më këtë njeri po i humbni të gjitha shanset, ndonëse siç thashë edhe më sipër brenda jush ka plot emra që ia vlen të përkulesh në shenjë respekti. Unë jam për t'iu kujtuar ndonjerit apo gruppakicës nanoiste se nëse dikur e kemi mbeshtetur, qofte dhe në Levizjen e tij Katarsiste, ai na ka tradhtuar. Ai shkeli çdo parim moral. Ai është mosmirënjohës ndaj jush. Ai nuk e ka për gjë që për hir të ambicjeve të një dhendërri të ri apo dëshirës për tejpasurim të shkelë çdo ligj, të hedhë këdo e cilindo në hendek, pasi të ketë mbaruar punë. Fatos Nano është mosmirënjësi më i madh në klasën aktuale politike shqiptare. Çfarë nuk ka thënë për Gramoz Ruçin , Ilir Metën, Namik Doklen, Pandeli Majkon, dhe plot miqë të tij në PS. Fjalori i tij, siç do të dëgjoni në një dokument sekret të cilin do t'ua nxjerr pak më vonë është jashtëzakonisht i ulët për një deputet e jo më për një kryeministër. Nëse ka njeri që çfarë nuk ka thënë për anëtarët e kryesisë së PS dhe prapë, kur ia don halli iu bën lajka, ky është vetëm Fatos Nano. Fatos Nano me mënyrën se si e shikon pushtetin në shërbim të pazareve të tija personale e familjare është bërë rrezik jo vetëm për PS-në , por për krejt shoqërinë . Janë shumë fakte që tregojnë karakterin e tij negativ qeverisës, porse unë po iu lexoj një dokument sekret.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  11. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)



    Te nderuar deputete!

    Duke patur merakun se jam zgjatur disi shume si dhe duke ditur qe perdite do te lexoni disa dokumenta te tjera qe flasin per zotin Nano mendoj qe t'ju ftoj qe te gjykoni qetesisht ne vendimin tuaj .

    Por ne perfundim dua ti beje me dije zotit kryeminister se nese ai urdheron segmentet e tija kriminale qe te me ekzekutojne, sic po pergatitet me disa njerez qe naten fusin kontrabande ne Durres dhe te nesermen i tregtojne ne Kosove atehere po i them publikisht kryeministrit se "ne momentin qe ai merr vendimin per te me vrare, te pergatise brenda 24 oreve edhe arkivolin per koken e tij. Koke per koke!".

    Ju faleminderit!



    Ruci: Lesi, do te prese ne bese Saliu!

    Kaluan muaj nga seanca e famshe e 8 nentorit dhe prape ai nuk rrinte pa gjetur mundesi penalizimi ndaj meje. Prape me 18 shkurt 2005 me ane te Prokurorit te Republikes zotit Sollaku kerkon heqjen e imunitetit tim si deputet. Ishte i paepur ne kembenguljen per te me rrenuar dhe shkaterruar. Sikur kete energji politike ta kishte perdorur ne te mire te PS dhe koalicionit te tij me siguri qe do te kishte fituar zgjedhjet. Atij i kishte hypur vetja ne qejf dhe me nje prepotence te pashoqe deklaronte se "sa te kem Sali Berishen perballe do ti fitoj zgjedhjet thellesisht". Nuk donte te kuptonte se Saliu po luante bukur ne skenen politike. Kishte gelltitur per momentin cdo ndjenje hakmarrje vetem qe te fitonte zgjedhjet. Me pas i kishte ne dore dhe e luante vete violinen! Por ne muajin prill 2005 kryeministri mori disa sinjale qe nuk e kishte krejtesisht situaten ne dore sic hamendesonte. Nderkohe ceshtja e votimit te imunitetit tim per te dyten here ne parlament e fuste ne dileme. Nese humbiste prape ne votim para zgjedhjeve elektorale qe ishin vetem pas 45 ditesh atehere piket e tija shkonin poshte e me poshte . Ne te vertete nuk dihej kesaj rradhe se si shkonin votat. Une doja prape votim, ndonese kete here ai do te merrte supermasa ne votim. Ishim te dy qe donim te mateshim ne dyluftim parlamentar, por asnjeri nukguxonte te ofrohej ne nxjerrjen e shpates. Edhe Berisha e kishte frike kete votim te dyte. Me thoshte qe te gjejme menyra per ta vonuar futjen ne seance, pasi me date 21 maj shperndahet parlamenti dhe keshtu binte ligjerisht kerkesa e Prokurorit te Pergjithshem. Saliut i interesonte politikisht para zgjedhjeve nje ndeshkim imi penal qe do te thoshte paksa burg ne kohe fushate. Shtoheshin kuotat politike te opozites edhe me koken time. Ma thoshte me te qeshur. Por edhe kishte frike, pasi mund te humbisnim votat dhe Nano, duke qene prape mjeshter i se keqes e perdorte per vete ne fushate, duke fituar votat , por jo arrest ndaj meje. Me kete menyre hidhte poshte akuzat e mija me firmen e Sollakut dhe tregonte ne opinion se sa "tolerant" mbetej. Ishte krijuar nje situate e tille: Nano me donte te mundur, por pa arrest per interesa elektorale. Berisha me donte ne burg si hero qe t'i shtoja piket e opozites! Jozefina Topalli nje politikane e cila per mua ka perspektive ne PD dhe mund te jete nje prej kandidaturave me serioze per ta zevendesuar Berishen me thoshte me shaka.

    ‑Aman futu paksa ne burg Nikolle! ‑ dhe qeshte me shpirt.

    ‑Ore e di se c'eshte burgu? ‑ nderhyja edhe une me te qeshur‑ Futesh brenda. Ju me beni hero gjate fushates per vota dhe me pas kur te merrni pushtetin me harroni prape brenda!‑ e shikoja ne sy dhe ia plaste gazit Jozefina.

    ‑Nja dy muaj na duhesh i arrestuar nga Nano!‑ nuk rrinte ajo pa me ngacmuar. Ne te vertete ajo edhe mund ta kishte degjuar kete gje ne seline e PD‑se, por prape me dukej absurde qe te futesha ne burg dhe te fitonte dikush tjeter. Me kishte treguar nje gje te bukur Spartak Ngjela. Ne kohen qe babai i tij Kico Ngjela punonte minister ne diktaturen komuniste ai kishte lidhje te jashtezakonshme nderkombetare per tregtine. I sillte shtetit miliarda leke fale mendjes se tij. Ishte specialist dhe jo komunist. Punonte Kico Ngjela, por ne Byrone Politike Enver Hoxha merrte shoferin Pali Miska. Pra tjeterkush sakrifikonte dhe tjetri hypte ne pushtet. Pas kesaj Spartaku thoshte nder mjedise miqsh kur degjonte se ne PD nje tjeter po priste rradhen per t'u bere minister para tij. "Nuk ka me: Puno Kico dhe ha Pali!"‑ thoshte dhe te gjithe qeshnim. Keshtu qe une te hyja ne burg dhe te hante "Pali" sikur nuk shkonte.

    ‑Me pas me lironi nga burgu?‑ shtyja ne bisede Jozefinen. Me Jozin kemi mbajtur marredhenie jashtezakonisht korrekte dhe ishte miqesore me mue.

    ‑Per zotin qe e ke hallall me te lane brenda nja dy vjet !‑ fliste prape duke qeshur.

    Nga fundi i Prillit te ketij viti, pra para 3 korrikut te ketij viti, Gramoz Ruci sekretar i Pergjithshem i PS‑se me kerkoi takim. Me Rucin flisnim edhe miqesisht. Ne vitin 2000 kur godita ministrin e Jashtem zotin Paskal Milo pas nje interpelance per shpenzimet gjate vizites se tij ne Paraguaj e Uruguaj ne Ameriken Latine ai me shpetoi nga nje sherr pafund. Kisha kerkuar shpjegime ne parlament nga ministri Milo se cfare interesi kishte shteti shqiptar qe ai harxhoi dy jave vizite ne Paraguaj e ne disa vende te Amerikes Jugore. Ai mu pergjigj me nje gjest teatral.

    ‑Nenshkrova heqjen e vizave mes Shqiperise dhe Paraguajit!

    ‑Je ne vete ore zoti minister!‑ u ngrita mu ne mes te Kuvendit‑ Kujt shqiptari i hyn ne pune heqja e vizave me Paraguajin?! Ai eshte ne fund te botes dhe ti je i pari dhe i fundit shqiptar qe shkon atje. Nese mundesh hiqi me Italine dhe Greqine vizat qe te hyjne e dalin lirisht njerezit‑ ngrita tonin e debatit ne parlament. A mu pergjigj me nje fyerje qe nuk thuhet . Ne moment e godita me celular. Fatmiresisht luajti koken se do ta merrte mu ne ne balle goditjen. Hyri Garda e Republikes. Plasi sherri ne parlament. Me kishin rrethuar gardiste dy metrosh dhe donin te me nxirrnin me force nga salla e parlamentit. Kryetari i Parlamentit Skender Gjinushi qe ishte mik dhe ne nje parti me Paskalin bertiti me te madhe:

    ‑Nxirreni perjashta! Garda, perjashta Lesin !‑ urdheroi dhe u turren forcat e gardes te me kapnin.

    ‑Mos guxoni te vini duart mbi Lesin!‑ bertiti Gramoz Ruci ne salle.

    ‑Jam une kryetar parlamenti!‑ prape urdheroi garden Gjinushi.

    ‑Ti je kryetar se dua une! Por Lesi te solli ty dhe mua ne pushtet zoti Gjinushi ! More vesh ?!‑ kercenoi Ruci, duke kujtuar forcen e gazetes "Koha Jone". Mu kujtuan te gjitha keto , ndersa Ruci po vinte per ne takim me mua ne prill te ketij viti. Mendova se do te kishte ndonje gje personale.

    ‑Kam nje propozim ‑ hyri direkt ne teme ai‑ Ti dhe Partia Demokristiane hajdeni ne Koalicion me PS ‑ foli dhe me pa ne sy si do te reagoja. Me dha nje cigare dhe shtoi.

    ‑Mos u nxito! E di se me Nanon jeni ne lufte. Por lufta ka dhe paqe e kompromise !‑ vazhdoi Gramozi, duke pritur nje pergjigje. Nuk e di se si mu duk per here te pare ai. Kam turfulluar me nje inat qe nuk e di se si me erdhi.

    ‑Une me Fatos Nanon ne tribune elektorale ?! Une ?!‑ sa nuk kam thirrur me nje force qe ta degjonte dhe vete kryeministri qe kushedi rrinte e priste pergjigjen time.

    ‑Pse ore, Saliu kujton se do ty?! Ka nevoje per emrin tend dhe kaq. Pas fushate, nese fiton ka per te kthyer shpinen. Degjo mua se jam plak ne politike. Ti vetem sa ke hyre!‑ nderhyri Gramozi. Si ta kishin bere me fjale kur vjen ne tavolinen tone edhe ministri Fatmir Xhafa. Kohet e fundit kishte filluar te ferkohej me kryeministrin. Ai ishte me ne toke se sa Nano per sondazhet paraelektorale.

    ‑Lesi do te vije me ne!‑ tha sikur ta dinte se per cfare po bisedonim ‑ Merr nja 5 perqind nga ne dhe fut 4 deputete‑ vazhdonte te fliste Fatmiri a thua se une kisha thene "po".

    ‑Edhe ti Fatmir nuk qenke ne rregull sot. Gramozit po ia lejoj se rri me Nanon si dyshi i partise, por ty nuk te lejohet‑ ia ktheva menjehere. Nuk e kisha menduar asnjehere se mund te me behej nje propozim i tille.

    ‑ Harroje kete pune ! Me Fatos Nanon, JO!‑ fola dhe e mbylla kete histori qe edhe sot kur e mendoj me duket si nje gje qe nuk me eshte thene asnjehere. Kaq absurde ishte.

    ‑Mire zoti Lesi! Shko me Saliun atehere! Pas 3 korrrikut do te takohemi ne qoftese ai hypen ne keshtjellen e pushtetit. Jashte mureve ka per te lene ai. Eshte i pabese Saliu !‑ tha dhe iku edhe Ruci. Ai tek Nano, une tek Saliu. Fushata elektorale filloi. Berisha, Mediu, Pollo, Starova dhe une ishim blloku kunder Fatos Nanos ne zgjedhjet e 3 korrikut.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  12. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sali Berisha


    Takimi i parë me Berishën

    Në dimrin e vitit 1992 shkova në zyrat e PD në rrugën e Kavajës , afër shtypshkronjës "Mihal Duri". Në këtë shtypshkronjë shtypnim gazetën "Koha Jonë", e cila asokohe dilte dy herë në javë. Përditë përballeshim me hyrje- daljet e demokratëve, por një ditë vendosa të shkoja vetë për një intervistë për gazetën "Koha Jonë". Asokohe gazeta ishte akoma e pashpërngulur në Tiranë me zyra. Shkonim dhe vinim herë me tren dhe nganjëherë me makinë nga Lezha në Tiranë e kthim.
    Hyra tek selia e PD-së. Në katin e dytë të zyrave trokita tek paradhoma e kryetarit të PD-së zotit Berisha. Gjeta dy vajza të reja, sejcila më e bukur se tjetra.
    -Jam i gazetës "Koha Jonë" të Lezhës. A mund të takojë zotin Berisha për një intervistë?- thashë dhe u ula në një karrike pa pritur përgjigje. Gazeta sapo kishte fillluar të shitej edhe në Tiranë dhe në Shqipërinë e Mesme, pasi aq na mbante takati ta shpërndanim me makina. "Koha Jonë" me datë 11 maj 1991 doli si gazetë lokale. Ishte e para gazetë e pavarur në Shqipëri. Asokohe kishte vetëm gazeta të mirëfilltë partiake. Nuk dinim se çfarë ishte pavarësia editoriale, por në mendjen tonë të fillimpunës mendonim se të jesh i pavarur do të thotë t"i japësh të dyja palët në gazetë, edhe PP "PS), edhe PD e partitë e tjera. Në atë kohë pra në vitin 1991 dhe 1992 , bilëz edhe dy vite më vonë, zotëronin tregun gazetat partiake. Ne vinim me një gazetë, e cila mori famë pas botimit të intervistës së datës 9 gusht 1991 të Frrok Çupit, i cili ishte shkarkuar prej Berishës nga kryeredaktor i gazetës "RD". Mbaj mend asokohe me Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Alfons Zeneli, Marash Mirashin ekorrektorin Pal Dragusha që turreshin njerëzit të blinin gazetën "Koha Jonë" në Tiranë për intervistën e Çupit që e kishte bërë fërtele Sali Berishën. Me Aleksandrin, i cili mbetet miku im më i mirë në median e asaj kohe, shtypnim fillimisht me frikë 5 mijë kopje gazetë, por ajo përpihej sapo dilte. Jemi tek data 9 gusht 1991. Shtypshkronja nuk ishte rrotativë, e cila shtyp shpejt dhe shumë kopje, por ishte e kohës së "qepës". Bëmë dy ditë duke shtypur gazetë dhe veçse nxirrnim në treg papushim. Përpihej gazeta dhe prapë urdhëronim punonjësit e shtypshkronjës për të botuar mijëra kopje të tjera.
    Më këtë emër gazete isha tek paradhoma e zotit Berisha, i cili, duke qenë verior dhe aq më tepër nga një krahinë malore të mban tepër inat kur e kritikon. Vetëm këtu nuk ndryshon Ai!
    -Është i zënë!- mu përgjigjen të dyja vajzat njëherësh. Kisha qenë tek zyrat e para të PD-së në fillim të njohjes së saj si parti, diku afër zyrave të sotme të PSD. Por atëkohë kisha takuar Frrok Çupin që ishte kryeredaktor i gazetës RD dhe Preç Zogaj drejtor i gazetës së PD.
    -Mund ta pres?- iu drejtova vajzës që mu duk tamam sekretare e Berishës.
    -Nuk e di!- tha prerë vajza. Kujtova se kishte mbledhje me drejtues të PD dhe prita. Kur dëgjova zërin e tij të ngritur që gërthiste në zyrë. Ohu, mendova qenka me nerva. Më mirë të vijë njëherë tjetër dhe sakaq iu drejtova vajzave.
    -Paska njerëz në zyrë zoti Berisha, ndaj po iki!- fola ashtu shpenguar dhe u bëra gati të ikja për të ardhur njëherë tjetër.
    -Jo, jo! Është vetëm doktori në zyrë- mu përgjigj pa e ditur se më kishte dhënë një detaj ekselent gazetarie.
    -Si vetëm?!- pyeta, ndërkohë dëgjoja zërin e tij të ngritur "... Partia Demokratike do të shembë këtë kështjellë të komunizmit. Ne do të sjellim Demokracinë dhe lirinë....". Vajzat ngritën supet dhe nuk dinin se si të ma thonin të vërtetën. Ai kishte një miting pasdite dhe para mitingut po provonte zërin në zyrë. Ndërkohë hapi derën Berisha.
    -Kush më ka kërkuar?- pyeti.
    -Ky gazetari!- dhe drejtuan gishtin nga unë.
    -I kujt gazete je?- foli Saliu.
    -I gazetës "Koha Jonë"!- thashë mënjëherë.
    -Ehë! Hajde, futu!- e tha si me përtesë Saliu.
    Hyra në zyrën e tij. Kishte një tavolinë mbledhje të gjatë. E pyeta për disa çështje të ditës dhe dola. E pashë se si me zor me priti sapo i thashë "Koha Jonë". I ishte kujtuar intervista e Frrok Çupit vitin e kaluar. Në numrin e radhës të gazetës dola me titull "Berisha fliste me vete në zyrë!". Që prej atij botimi gazeta "Koha Jonë" u shpall armike e selisë blu nga Saliu, ndonëse qeveritë e majta i dërrmuam me kritika përditë gjer me 22 mars 1992. "Koha Jonë" nuk futej më nga sekretaret në zyrën e Berishës. Ishte inatçi i madh.


    Azem Hajdari pro gazetës dhe kundër Saliut.

    Në gusht 1992 Neritan Ceka, Arben Imami, Preç Zogaj dhe Gramoz Pashko e disa të tjerë dolën hapur kundër vijës së ashpër të Presidentit Berisha. Në nëntor të atij viti ata ikën edhe nga grupi parlamentar i PD-së. Ky grup reformator në PD nuk kishte mjet tjetër propogande ku të shpaloste idetë e tija progresive për një PD më civile. Me Aleksandër Frangaj vendosëm që t"u hapim gazetën "Koha Jonë". Ata ishinpërditë në faqen e parë të gazetës, ndërsa në darkë dajakët e SHIK-ut të Gazidedes binin çdo mbrëmje në shpinën tonë. Në këtë kohë filluam edhe ne punësojmë roje për vete dhe redaksinë. Sali Berisha ishte në majën e pushtetit dhe mbetej absolut autoritar. Në maj 1993 ata nxorën gazetën e tyre të Partisë Aleanca Demokratike të cilën e krijuan si kundërpeshë të PD-së. Por prapë mbeti gazetë partiake , ndonëse kryeredaktor ishte Blendi Fevziu. Nëse ka patur gazeta partie më tolerante për botim ka qenë dhe mbetet vetëm gazeta e drejtuar nga Fevziu, por përsëri "Koha Jonë" ishte më e shitura. Kundërshtarët e Berishës në PD tashmë shkruanin tek ne. U bënë si pjestarë të redaksisë. Teodor Keko ishte mrekullisht i lexueshëm me artikujt e tij. Gramoz Pashko, Arben Imami dhe Neritan Ceka të pamëshirshëm në akuza. Preç Zogaj me kritika, por e linte një dritare hapur për kompromis me Saliun. Në atë kohë edhe lideri i Dhjetorit Azem Hajdari pati një ftohje me Presidentin Berisha. Azemi ishte i pranishëm në "Koha Jonë". Erdhi dhe Spartak Ngjela. Me një humor të jashtëzakonshëm ai shkruante nganjëherë në faqen e fundit " Letra nga ferri" për Sali Berishën. Me 26 Mars 1993 Prokuroria e Tiranës vendosi arrest shtëpiak për kryeredaktorin Aleksandër Frangaj. Unë shkoja dy herë në javë në Prokurorinë e Përgjithshme. Kaq e kisha "racionin" për momentin. Frrok Çupi drithëronte presidencën kur shkruante. Analist i përkryer dhe krejt i pamëshirshëm ndaj Presidentit. Pushteti po egërsohej gjithnjë e me tepër me mua dhe Aleksandrin. Po na ngushtonin lakun e fytit. Në gazetë kishin ardhur Armand Shkullaku, Ben Blushi, Andi Bushati, Andi Bejtja emra që më vonë do të bëheshin VIP në gazetari. Azem Hajdari me takon me Ngjelën të cilin e kishte mik të veçantë. Aleksandri ishte me policë tek dera e shtëpisë në Lezhë. Unë për pak ditë futesha brenda në burg. Azemi dinte gjithçka që po thurej ndaj gazetës për ta mbyllur me urdhër qeveritar e që në fakt vinte nga Berisha.
    -Nikollë! Do t"ju mbyllin gazetën- nisi Azemi bisedën tepër serioz atë ditë që arrestuan kryeredaktorin. Ai ishte jashtëzakonisht me tipare burrërore. Kur të thoshte mik dhe bindej se kishe të drejtë dilte përpara kujtdo me gjoks. Qoftë dhe ndaj Berishës. Spartaku nuk foli në fillim.
    -Nuk kanë se çfarë të na bëjnë Azem " ndërhyra pa takt.
    -Shteti nuk pyet kur do të sulmojë. Ndaj na dëgjo se punët janë keq- vazhdoi Azem Hajdari. Hodhi sytë rrotull dhe nuk e di se ç"pati, por iu drejtua një tavoline me civilë që rrinin përballë nesh.
    -Përjashta! Të mos iu shikoj ma këtu!- iu drejtua tavolinës përballë- Shkoni e thoni Bashkim Gazidedes tani!- dhe bëri të ngrihej për tek ata. Ishte nxehur në kulm. Lideri i Dhjetorit përgjohej! Nuk vonuan dhe në sekondë civilët ikën. Ishin të SHIK-ut. Azemi njihte gjithçka. Ngjela u mundua ta qetësonte Azemin.
    -Kemi menduar me Spartakun një zgjidhje. Aleksandri është në arrest shtëpiak. Ti për pak ditë arrestohesh. Kam informacion unë. Ndaj duhet ti dërmojmë " fliste Azemi.
    -Propozimi është ky- u fut në bisedë Ngjela. Me Azemin ai rrinte përditë. Ishin miqë të ngushtë- Për të kaluar këtë lojë që ata po përgatisin kundër gazetës unë mendoj që Azemi të bëhet që sot kryetar i Keshillit Botues të "Koha Jonë", unë drejtor gazete dhe Frrok Çupi kryeredaktor. Shpëtojmë gazetën. Saliu nuk mund të kapet me Azemin. Azemi hodhi një sistem komunist për tokë e jo më Saliun! - tha me një qetësi olimpike Ngjela dhe prisnin përgjigjen time.
    -Dakort!- thashë dhe shkuam në zyrën e gazetës që ishte tek "Siri Kodra". Kishim marrë me qera dy dhoma. Kaq kishim mundësi. Mblodha stafin e gazetës. Të nesërmen u botua në faqe të parë stafi me drejtues Azem Hajdarin. Ngritëm dhe Bord të gazetës të përbërë nga intelektualët e asaj kohe: Fatos Lubonja, Edi Rama, Ardian Klosi, Jorgo Bllaci dhe Blendi Gonxhe. Pushteti u tërbua nga kjo lëvizje mjeshtrore e Azem Hajdarit dhe Spartak Ngjelës. Mendoj që nëse ata nuk do të vinin në ato momente në krye të gazetës për të përballuar sulmin e shtetit ndaj nesh, sot edhe mundet të mos kishte "Koha Jonë". Sandri dhe unë do të ishim kalbur në burg për ca vite. Gazeta do të mbyllej.
    Azemi është heroi i demokracisë, por dhe Heroi që mbrojti me emrin e tij gazetën e parë të pavarur në Shqipëri. Më 2 Prill 1993 Azem Hajdari mbajti në parlament një fjalë madhështore. Po e botoj të plotë, pasi jehona e fjalës së tij është akoma jetike për fatet e demokracisë në Shqipëri.


    Fjala e Azem Hajdarit në parlament në prill 1993

    Fisnikëria e Dhjetorit 90 përballë përsëritjes cinike të një tragjedie kombëtare.

    Përpara se të vija këtu në Parlament, të nderuar deputetë, kam qenë edhe në një parlament rinor, ku ky projektligj u prezantua dhe u tha se rinia do jetë gjithmonë në mbrojtje të demokracisë, të tolerancës dhe të së ardhmes së Shqipërisë. Por, si sot, çuditërisht, edhe në një monitor përpara tri ditësh kam dëgjuar njerëz që thonë, "Ne falim". Tomorr Dosti: "Unë fal". Po në rast se ti je njeriu më human dhe vdes nesër, ku do të shkoj unë?...
    Pjetër Arbnori: "Unë fal". Zotëri, ju harroni se jeni kryetar i kryesisë së Parlamentit dhe jeni pak më pak sesa një deputet, sepse flisni më shumë dhe shisni mend më shumë sesa një deputet që s"flet. Deputeti më i mençur në Parlamentin Shqiptar akoma nuk ka folur.
    Ne kërkojmë një Shqipëri ashtu siç kërkojnë gjithë shqiptarët. Ne kërkojmë kthimin e Shqipërisë në një atdhe të të gjithë shqiptarëve. Kërkojmë të zgjidhet problemi themelor, ajo çka do të thotë se Shqipëria po ecën drejt demokracisë dhe nuk është më në periudhën e tranzicionit. Kërkojmë ngushtimin sa më shumë të kësaj periudhe dhe hedhjen e hapave të sigurtë për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Dhe hapat e sigurtë mund të hidhen vetëm nëpërmjet një ligji themelor.
    Zoti Arbnori. Unë mund t"u referohem fakteve si deputet dhe për sa më poshtë do të pyes edhe elektoratin. Presidenti i Republikës Sali Berisha ka çuar dy mesazhe për Parlamentin shqiptar, duke kërkuar futjen e Kushtetutës në rendin e ditës së këtij parlamenti. Ju, si Kryetar i Parlamentit, që e keni për detyrë të hartoni rendin ditës në bashkëpunim me kryesinë dhe grupet parlamentare as që e keni vënë ujin në zjarr gjatë gjithë kësaj periudhe dhe keni kryer kryekëput rolin e një Hasbullatovi. Faktet janë fakte. Ngjarjet kanë rrjedhur sipas logjikës së atyre njerëzve, të cilët me logjikën e humanizmit do të sjellin në Shqipëri hakmarrjen, do të sjellin në Shqipëri atë çka Shqipëria e kaloi, do të sjellin në Shqiqëri atë çka është e ndyrë, pjesën më të pisët të kombit më të bukur që jeton në Ballkan. Të kombit që përfaqësohet në botë me figurat e tij më të nderuara, të kombit që diti të integrohet në Europë me Skënderbeun, që diti të integrohet në Europë në fillimet e këtij shekulli me diplomatë të shquar si Ismail Qemali, në mesin e shekullit me Fan Nolin, më vonë me Hasan Prishtinën dhe sot me Berishën dhe Rugovën. Pra, zotërinj, miratimi i ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka një rëndësi tepër të madhe, por kjo nuk pengon që të shkelen të drejtat e njeriut në mënyrën më çnjerëzore. Presidenti e kuptoi këtë moment, ku ju sot, nën hijen e hipokrizisë, në mbledhje të caktuara, në aspektin e faljes shkelët dhe përdhunuat. Më i përdhunuari në këtë parlament jam unë, Azem Hajdari, ish-kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i studentëve, i çuar në gjyq nëpërmjet një akuze false. Deri më sot as ju, as televizioni shqiptar, askush nuk reagoi megjithëse imuniteti im u hoq nga 54 deputetë kur dihet se heqja e imunitetit është element kushtetues. Ju nuk e kuptuat se heqja e imuniteti të Azem Hajdarit nuk i takon këtij parlamenti, i cili nuk është arsyeja e tjetërsuar kombëtare për të shkuar nga socializmi në kapitalizëm, po është frenim i periudhës së kalimit nga socializmi në kapitalizëm. Ky parlament përbëhet nga njerëz që në shpirtin e tyre kanë mllef, nga njerëz që nën luftën kundër komunizmit fshehin hakmarrjen, nga njerëz që krijojnë shoqata në mbrojtjen e figurave "të caktuara", nga njerëz që i bëjnë demagogji popullit. Unë kam mësuar se kur fillon demagogjia, demokracia mbaron.
    Më kërkuan dikur studentët të dal përpara tyre. Dola. Për të mos kërkuar asgjë sot dhe kurrë. Por unë nuk e kuptova asnjëherë, as përpara Ramiza Alisë, as përpara Byrosë Politike, as përpara Aranit Çelës, as përpara hetuesit tuaj, zoti Pjetër, nuk e kuptova kurrë se Kryetari i Partisë Socialiste mund t"ju akuzonte pikërisht juve për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe ju nuk do t"ia kthenit mbrapsht akuzën. Kështu unë zgjata maratonën e gjatë. Në 2400 fshatra të Shqipërisë bëra 1820 dialogje. Me qindra e mijëra mitingje dhe me ty mbrapa vetes.
    Ju sot keni të drejtë të përqeshni, sepse në mes tuaj keni Baletën, ju keni të drejtë të përqeshni sepse ne mes tuaj keni marrë pjesën më të pisët të këtij shteti, por ju nuk keni të drejtë të dilni përpara këtij populli fisnik, para atyre fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë sepse s"kanë këpucë, ju nuk keni të drejtë ta aprovoni këtë ligj. Por, sidoqoftë presidenti e solli ligjin, sepse ju, demokratët, nuk keni nga shkoni pa e miratuar atë. Jua them këtë, sepse nuk duhet të kalonit në veprime ekstreme që bien në kundërshtim me çdo lloj demokracie. Ju nuk duhet të përdhunoni atë triumf të arsyes kombëtare, e cila u çlodh, u çlirua nga Serbia dhe hyri drejt Europës së qytetëruar duke treguar se Shqipëria është e gatshme të integrohet në Europë. Unë sot nuk kam mllef për të shprehur. Unë jam i mbrojtur nga vetja ime, nga konsekuenca ime për të qenë sa mëshumë koshient. Unë jam i bindur se ky ligj do të kalojë, sepse të votosh kundër këtij ligji do të thotë të shprehësh komunizmin tënd por unë jam i bindur se ky shtet do të jetë dhe do të përparojë jo nëpërmjet atyre njerëzve që shprehin "humanizmin" si falje. Nuk ka ardhur koha të më falësh ti, zoti Pjetër. Po në rast se ty të bie infarkt?...
    Zoti Pjetër. Ju këtu përmendët një djalë nga Shkodra, i cili akoma nuk është mjekuar. Nga qindramijëra rrugë të tuat me paratë e shtetit shqiptar, pse nuk i fale një rrugë tënden këtij djali të plagosur në demonstradën e 2 Prillit, që shkonte në spital, ndërkohë që unë si deputet i thjeshtë, me kredibilitetin tim, kam çuar jashtë shtetit disa të sëmurë, emrat e të cilëve mund t"i denoncoj sot përpara këtij Parlamenti?!
    Kujt do t"ia tregosh këtë "humanizëm"? Vëllezër, është koha që t"i buzëqeshim demokracisë duke treguar vlerat tona e sidomos konsekuencën tonë për realizimin e demokracisë. Unë jam i bindur që ky ligj nuk ka aspak lidhje me problemin e Kushtetutës, por kërkoj nga ky Parlament kalendarin për miratimin e Kushtetutës. Si të mos trishtohem, kur dy mesazhe të Presidentit të Republikës, me ardhjen e Kushtetutës në Shqipëri nuk futen në rendin e ditës dhe nuk diskutohet aspak nga grupet parlamentare, kur përveç këtyre mesazheve ka edhe një deklaratë të Presidentit të Republikës, ku thuhet shprehimisht: "kam qenë dhe do të jem që Shqipëria të jetë Republikë Parlametare"? Çfarë fshihet?
    Besimi është tek ligji. Aristoteli vdiq shumë kohë më parë. Pra, sot ka ardhur koha që të saktësojmë nëpërmjet ligjeve kontratën e zgjedhjeve të 22 Marsit dhe ne nuk mund të bëhemi konformistë, si u bënë në të kaluarën konformistët me byronë politike. Byroja Politike dhe fëmijët e tyre nuk po futen në burg! Ne, nëpërmjet ligjeve demokratike, duhet t"i tregojmë Shqipërisë se demokracia nuk është më një aspiratë, se demokracia është një realitet dhe se nuk ka njerëz që me mllef në shpirtin e tyre të mund të ndalojnë këtë demokraci.
    Zoti Nano del në shtyp dhe kërkon rrëzimin e qeverisë demokratike. Dakord!. Ju, zoti Nano, jeni politikan dhe kryetari i një partie politike, i asaj që sot përfaqëson opozitën, për mua ka pak rëndësi ecuria juaj politike, po duhet të më kuptoni si politikan. Ju e kuptoni se partia në pushtet ka problemet e veta. Në rast se hiqet Meksi, i cili paraqitet si një intelektual i moderuar, kë doni ju, Dostin?!
    Ku do të shkosh ti me fëmijët e mi? Prandaj edhe ju duhet të keni parasysh se në rast se mendoni se në Shqipëri ka një krah ekstremist, i cili përfaqëson atë çka është e rrezikshme, duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mbështesni demokracinë e vërtetë. Kjo është demokraci e vërtetë, kjo është rruga që kemi nisur, ndërsa po të dalësh me flamurin e Baletës, po të dalësh me flamurin e atyre që sajojnë gjyqe politike, po të dalim me flamurin e atyre që votojnë fshehurazi në tre të natës, i japin fajësinë Azem Hajdarit dhe nuk kanë burrëri të dalin përpara popullit dhe t"i tregojnë se si ndodhi ajo që ndodhi, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me burra.
    Mua më vjen keq që do ta vazhdoj jetën time politike në këtë Parlament, i cili nuk mund ta kundërshtojë këtë ligj, sepse ky është fati i demokracisë shqiptare.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #13
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)


    1 Nëntor 1995 tritol në shtëpinë time.

    Kishim përkrahur fuqishëm në gazetë ardhjen e PD në pushtet me 22 mars 1992. Por ai dreq shkrimi im për Saliun na dërmoi fare. Në të vertetë nuk e bëra shkrimin me ironi, por përdora një fakt të vertetë ndër faktet e tjera të cilat mi dha ai vetë. Por PD-ja sapo erdhi në pushtet pak herë merrej me PS dhe shumëherë turrej drejt gazetës "Koha Jonë" për ta mbyllur. Blerim Çela asokohe kryetar i Kontrolli të Lartë të Shteti na mbyti me kontrolle dhe kishte kërkuar ndjekje penale për mua si drejtues i gazetës se gjoja kisha botuar "gazetë të pa-ligjshme". Inati berishian sa vinte e shtohej. Kontrolle, shantazhe, rrahje gazetarësh dhe ndjekje penale filloi me ne pushteti demokrat. Ç'na kushtoi shtrenjt ai shkrim i imi për Saliun! Fillova të mësoj dyert e Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Me thërrisnin në mënyrë të rregullt dy herë në javë. Vaskë Simeoni dhe Petrit Fusha ishin dy prokurorët që kishin dosjen time penale. E dinin edhe ata se ishte hakmarrje ndaj meje , por nuk ua mbante ta mbyllnin çeshtjen penale. Me mua ata mbanin kalamajtë e tyre me bukë. Pas meje në prill 1993 me vendim të Prokurorisë së Tiranës kryeredaktori i gazetës Aleksandër Frangaj futet në arrest shtëpie në Lezhë për një shkrim. Pushteti filloi të lajthisë. Gazeta erdhi me zyra në mars 1993 në Tiranë dhe filloi të bëhej gazetë kombëtare. Kaluam në vend të parë për tirazh dhe u bëmë ndërkohë gazeta numër një në opinion. Berishës i thonin servilët se "Koha Jonë" del vetëm me 3 mijë kopje në ditë , kurse ne realisht shitnim në ditë 35 mijë kopje. Kjo gjë në vitin 1993. Ne shkruanim kundër gabimeve të qeverisë e Berishës dhe çdo ditë racioni i dajakut na jepej nga shikasit e Bashkim Gazidedes. Andi Bushati, Ben Blushi, Martin Leka, Armand Shkullaku e disa gazetarë të tjerë ishin nën përgjimin direkt të SHIK-ut. Ne akoma nuk e kishim mësuar mirë se çdo të thotë ti kundërviheshe pushtetit. Në janar 1994 Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka arrestohen dhe dërgohen në qelitë e burgut të Tiranë. Akuzë absurde se kishin nxjerrë "sekret shtetror"! Fryma kundër nesh ishte përhapur në çdo qelizë të pushtetit. Nuk kishte nevojë të vinte Berisha për të na rrahur. Na rrihte fryma e tij kundër nesh.
    Mbrëmjen e 1 Nëntorit 1995, Zoti me shpëtoi familjen nga vdekja e sigurtë. Asokohe banoja në qytetin e Lezhës në lagjen "Gurra". Në katin e katërt kisha një apartament një dhomë e një guzhinë. Dy komshinjtë Jaraz Gjika dhe Gjon Shtjefni ishin dy komshinjtë e mijë jashtëzakonisht të mirë. Të dy kishin familje korrekte përderisa linim çelësin e shtëpisë tek njeri tjetri. Ishin shumë më të vjetër se unë, ndaj më keshillonin që "të mos ngatërrohesha me qeverinë". Gjoni me thoshte se "me ujin, zjarrin dhe qeverinë nuk kruhet njeri !". Unë me dy të parët nuk kruhesha. Me qeverinë po ! Por qeveria nuk është vetëm në Tiranë. Ajo është kudo ku ka nëpunës që paguhen prej shtetit. Siç duket gazeta ime kishte prekur segmente shumë të rrezikshme shtetrore me shkrimet e saja përderisa guxuan në orën 2000 të vinin tritol tek dera e apartamentit tim. Atë ditë të 1 nentorit 1995 sikur të ma ndjente zemra mora rrugën prej Tirane drejt Lezhës me një deshirë për të parë djemtë para se të flinin. Puna e përditshme më bënte që të nisesha në ora 6 të mengjezit nga Lezha për Tiranë në punë dhe kthehesha në shumicën e rastëve në ora 1 ose 2 të natës. Ishte ndër rastet e rralla që u nisa kaq herët nga Tirana atë ditë. Mundet aty nga ora 1800 e lashë gazetën në dorën e Aleksandër Frangajt. Kisha një foristradë "Nissan". Në të hyrë të qytetit të Lezhës, andej nga rruga e vjetër që vije nga Tirana për në Lezhë mu tek kthesa ku ngjitesh për në lagjen "Gurra" ndalova nja 10 minuta në një kafe. Ndofta gaboj, por në një qoshe të kafesë erdhën pesë djem qafëlesha të cilët bënin sikur pinin ndonjë gotë dhe me shikonin fshehurazi. Njeri prej tyre ishte kontigjent krimi dhe që punonte për PD-në. Dy të tjerët në SHIK. Atë çast nuk ua vura veshin pamjes dhe vështrimit të tyre. Por kur ndodhi shpërthimi i tritolit mu fanitën portretet e tyre që dolën para meje me nxitim. Mundet të jem gabim, por tritoli ishte në çantën e tyre. Si për dreq ndërrova mendje dhe nuk mora rrugën për në shtëpi, por nisa makinën për në bilardon përballë varrezave të qytetit. Nuk e luaja mirë lojën. Sapo e kisha mësuar dhe nuk më rrihej pa e bërë një lojë kur kisha kohë. Sa kisha filluar lojën kur vjen me vrap Arben Rrozhani, korrespodenti i gazetës për Lezhën, i cili banonte në të njëjtën lagje me mua. Hyri me vrap dhe thirri me sa fuqi kishte.
    -Drejtor! Drejtor! Shpejt! Kanë vënë tritol tek shtëpia jote!- thirri më të madhe. Sytë mu mjegulluan. Trupi mu dridh i tëri. Mbaj mend edhe sot e kësaj dite që kam bërë një vrap të gjatë për tek dera e makinës. Pyeta Arbenin nxitimthi dhe sa nuk po më linte zemra.
    -Ka shpëtuar familja ime? Di gjë?- dhe ecja me një shpejtësi që nuk e di ç'të them. Isha marrosur krejt. E cili nuk çmendet kur ti thonë se "të kanë vënë tritol tek shtëpia kur familja ishte brenda"?! Kam marrë maloren e lagjes a thua se isha Shumaker.
    -Nuk e di shef!- foli Arbeni- Di vetëm që dëgjova tek dyqani i lagjes kur thanë "Kanë vënë tritol tek apartamenti i Nikollë Lesit". Dëgjova një shpërthim të fuqishëm - vazhdoi ai. U futa në rrugën që ngjitesh për tek pallati ku banoja në një rrugë të pa shtruar dhe plot gurë. Tym nxirrte makina nga pas dhe gurët fluturonin anash nga gomat. Mendoja djalin e vogël gjashtë muajsh Julianin ë sapo kishte filluar të rrokullisej nëpër shtëpi dhe që për çudi e ndillte dera e jashtme. Sa herë na ikte nëpër dhomën e pritjes e gjenim tek koridori i derës së jashtme. Elvisi gjashtëvjeçar i bënte shoqëri Julit të vogël. Çfarë nuk po mendoja kur ngjita shkallët e pallatit nga dy e tre njëheresh. Julin, Elvisin, Natalen dhe kunaten që na mbante djalin e vogël kur ishim në punë, Lolën. Të gjithë me dilnin para syve. Jam gjendur pranë derës së hyrjes së apartamentit tim. Një gropë e madhe afërsisht një gjysëm metri nga të gjitha anët ishte hapur mu tek dera. Nuk kishte derë. As tek komshinjtë. Sipër dhe poshtë katit tim ishin thyer xhamat dhe dëmtime të tjera. Përballë ishte rrëzuar muri i tualetit që binte mu përballë derës kryesore. Shtëpia plot me njërëz. Me del para Natalia duke qarë. Edhe kunata po qante. Mu këputën krahët. Mos!- thashë me vete. Më shkoi mendja për keq. E si të mos shkojë kur të venë tritol në banesë.
    -Elvisi, Juli! Ku janë?- thirra.
    -Kanë shpëtuar!- foli bashkëshortja dhe nuk pushonin duke qarë me lotë si breshër. Jam ulur në divanin që e kisha që në kohën e Enverit. Harrova se kisha njërëz në shtëpi. U ngrita . Iu dhashë dorën. Mora në krah djalin e vogël Julin që dërdëlliste. Ku ta dinte ai se kishin dashur ta varrosnin njërëzit e errësirës. Elvisi gjashtëvjeçar diçka kuptonte seç kishte ndodhur. Ndjehej i frikësuar. Shtërngonte të emën dhe shikonte nga dera e jashtme , pasi nuk kishte as derë e as mur ndërmjetës. Sapo kishin pastruar paksa gratë komshije hyrjen kryesore. Pyeta për dëmet për fqinjët. Ndërkohë vjen policia. Filluan matjet, fotografimet etj. Një tension të tillë nuk kisha provuar kurrë. Mos e provoftë njeri!
    -Hë mo Nikollë Lesi! Edhe tritol të vuri pushteti?- Dritëro Agolli hyri në shtëpi. Pas një takimi në Shkodër kishte ndaluar për një kafe në Lezhë. Fjala për tritolin dëgjohej në qytet. Pasi mësoi se nuk pësuan gjë familja vazhdoi duke më ngritur moralin që më kishte rënë në fund të këmbeve.
    -Nuk ta ka vënë Sali Berisha vetë o Lesi! Mjafton fryma e pushtetit që vjen nga Tirana. Ka salinjë të tjerë që vënë tritolë!- tha duke pirë kafenë. Nuk flisja dot. Vetëm luaja kokën. Ndërkohë thirra dy vellëzërit Gjonin dhe Gjinin, të cilët pikë gjaku nuk iu dilte në trup. Iu thashë që të gjenin një marangozë që të mbyllnin derën kryesore si të donin , pasi unë do të merrja familjen dhe do të udhëtoja direkt për Tiranë. Do të ikja përgjithnjë nga Lezha me familjen. Në mesnatë u bëmë gati me plaçkat më të domosdoshme. Komshinjtë na shikonin me pikëllim. Tre makina foristradë me ndiqnin aty rreth orës 1 të natës. Nuk më bëhej të rrija më në atë shtëpi në të cilën mund të kishte fjetur vdekja. Në Tiranë kisha një shtëpi me qera, në të cilën flija sa herë vonohesha në gazetë dhe shtypshkronjë. Edhe në shtypshkronjë na linin për në fund ndonëse shkonim që në fillim. Kaluam Mamurrasin. Julin ishte në gjumë që në Lezhë. Elvisi herë flinte , herë zgjohej sapo makina binte në gropë.
    -Babi! Ku po shkojmë? A do të na vënë prapë tritol?- pyeste pasi për herë të parë në jetën e tij kishte mësuar atë natë një fjalë të ashpër, TRITOL.
    -Jo shpirti im! Jam unë këtu me ty. I ka kap policia!- thoja për ti larguar frikën dhe tmerrin që kishte përjetuar. Policia as që kishte kapur gjë, pasi nuk kapej shteti prej policisë! Më në fund arritëm në Tiranë. Ngjitëm plaçkat në shtëpinë e re që uk ishte e jona. Dikur nga ora pesë e mengjezit mbaruam sistemimin. Djemtë ishin në gjumë. Nuk e di çfarë endërrash po shikonin Elvisi dhe Juli. Me lodra apo me tritol?! Natalia nuk flinte. As unë. Kështu na zuri drita e mengjezit. Tmerri duket sikur nuk ka fund kur vjen. Natalia më tregoi fill e për pe se ç'kishte ndodhur në Lezhë. Rastësisht kunata kishte dalë në koridorin e shtëpisë, të vetmin koridor që mund të ketë një dhomë e një guzhinë në apartament. Po kërkonte djalin gjashtëmuajsh në duart e Elvisit. Kishte dëgjuar një erë si në të djegur.
    -Natale!- kishte bërtitur- Diçka po digjet tek dera. Teli i korentit më duket. Natalia kishte marrë kalamajtë në krahë si dy lodra.
    -Shiko se mos digjet kablli i dritave tek sahati! -ishte përgjigjur pa e ditur se një dorë e ligë po vraponte nëpër shkallët e pallatit duke ikur nga tmerri që po vinte. Kishte hapur derën Lola dhe mënjëherë ka bërtitur.
    -Bombë! Kanë vendos bombë! Ka një fitil të gjatë që po digjet!- ishte degjuar britma e saj nëpër shtëpi. Natalia me dy djemtë në dorë e bashkë me të motrën ishin futur në ballkon. Disi më larg derës kryesore ndodhej ballkoni. Natalia më tregon se i lutesha Zotit për dy djemtë. Për vete nuk mendoja. Vetëm për dy djemtë. MI RUAJ O ZOT!- lutej më zë të ulët në pritje të shpërthimit të bombës që ishte tritol. Sekondat i dukeshin vite. Kur shpërtheu ishte degjuar një zhurmë, xhama që binin, muri dhe dera kishin hyrë brenda. Pluhur, tym dhe erë si e barutit. Këto më tregoi Natalia ndërkohë që drita e ditës së re ra mbi fytyrat e dy djemve që akoma flinin.
    Në këtë moment pushteti i Berishës kishte shënuar fillimin e një lufte të gjatë me ne, derisa në 1997 ra dhe iku. Pushteti ishte xhindosur në marrëzi, kurse ne, gazetarët e "Koha Jonë", u përbetuam derisa ta rrëzonim Saliun. Ata me dajak e ne me gazetë. Ata me arrestime , ne me rritje tirazhi, aqsa në mars 1997 tirazhi i gazetës shkoi në 85 mijë kopje të shitura në ditë ose sa trefishi i gjithë tirazhit të të gjithë gazetave në vitin 2005. Me 3 mars 1997 pushteti në fuqi dogji në mesnatë redaksinë e gazetës. Një turp i tillë nuk kishte ndodhur në historinë botërore.


    3 Mars 1997 digjet gazeta nga SHIK-u.

    Me 2 mars mbaruam gazetën me Ben Blushin dhe ikëm të gjithë në shtëpi. Ishte kohë shtetrrethimi. Luftë gjithandej. Leviznim të gjithë drejtuesit e gazetës me roje , bile të armatosur, pasi mund të na qëllonim ushtarët e Saliut që kishin zbritur nga malet. Shkova në shtëpi si përnatë herët, pasi në ora 18.00 fillonte shtetrrethimi. Atë ditë kishim dalë më thirrjen e Arben Imamit i cili nga maja e tankut në Jug të vendit kishte bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin fashist të Sali Berishës. U ula për të fjetur diku nga ora 23.00. Në udhën përgjatë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" ku kam shtëpinë ushtonin zinxhirët e tankeve të Gardës dhe të Ushtrisë. Nuk më zinte gjumi. Edhe Natalia nuk flinte. Zinxhirët e tankeve uturonin mu përballë hyrjes time. Me sa dukej edhe ata që ishin në tank e dinin se ku banoja, pasi tanku me një mitraloz siër e drejtonte grykën nga dritaret e mija. Kishim fikur të gjitha dritat. Asgjë nuk pipëtinte përveç tankut dhe një gjuhe tepër veriore me civilët e armatosur. Edhe djali i madh, por që ishte 6 vjeç, nuk flinte. Iu ofrova dritares. Hapa paksa kanatën me kujdes. Tanku aty rrinte. Një pamje makabër. Gryka e gjatë e topit ishte diku afër dritares së gjumit.
    -Babi! Do ti vrasin gjermanët këta partizanët me tank? - me pyeste Elvisi, djali 6-vjeçar.
    -Po. -përgjigjesha dhe mundoja ta largoja nga cepi i dritares. Ne ishim në errësirë, kurse jashtë dukeshin në dritë të gjithë ata mbi tank. Ishin pa uniformë ushtarake.
    -Nuk ka gjermanë këtu. Pse e ka drejtuar topin nga ne babi? - insistonte djali. Hej bela, thashë me vete. Ç'ti them?
    -T'ju hedhim bomba, si në filma?- fliste djali dhe mua edhe më vinte të qeshja, por dhe të qaja.
    Kështu vazhdoi ajo natë me tankun përballë dritares së pallatit ku banoja. Dikur djalin e zuri gjumi. Vetë po pija cigare, ndonëse nuk jam duhanxhi. Nga ora dy e mesnatës bie zilja e telefonit të shtëpisë.
    -Zyrat e gazetës "Koha Jonë" janë në zjarr. Po digjen!- tha zëri përtej telefonit dhe e mbylli. U shushata krejt. Si ka mundësi?- pyesja veten. Mos është lojë? Nuk guxoja të dilja jashtë. Kaluan pak minuta dhe mora në telefon shoferin tim Anesti Nikolla, që banonte në të njëjtin pallat me mua prej vitesh.
    -Ndize makinën pasi më duket kanë djegur redaksinë e gazetës "Koha Jonë"- i thashë mënjëherë. Makinën e linte mu përballë gazetës tek një privat. U vesha shpejt e shpejt.
    -Ku shkon? Je çmendur të dalësh në këtë orë?!- më tha Natalia dhe më kapi prej krahësh. Qante dhe nuk më leshonte. Djali i madh 6- vjeçar u ngrit nga gjumi prej zhurmës së thirrjeve. I vogli, dy vjeç, Juli flinte për shtat palë qejfe.
    -Po shkoj të shikoj për redaksinë e gazetës nëse e kanë djegur siç më morën në telefon- fola , por këmbët nuk më bënin të dilja, kur shihja gruan dhe djalin e madh që më kishin rrethuar tek koridori në shtëpi.
    -Do të vrasin Nikollë! Të lutem mendo për dy djemtë - qante dhe sa nuk plaste Natalia. Ndërkohë shoferi i ra ziles së shtëpisë. I thashë se nuk do të shkojmë dhe të mos e ndizte makinën. Por Anesti insistoi se do të shkonte vetë deri tek zyrat e gazetës për të parë.
    -Jo, jo!- i fola rreptë.
    -Po shkoj. Nuk e kanë me mua, por me ty këta - tha dhe iku si furtuna. Po futesha në bela . Mos i ndodhte gjë shoferit. Shkova tek telefoni. Formova numrin e drejtorit të Policisë së Tiranës Pashk Tusha. I thashë se kështu me kanë telefonuar. Ai edhe pohonte, edhe mohonte duke thënë se akoma nuk e kemi konfirmuar. E dija se policia ishte në konflikt me ushtrinë e Saliut që kishte ardhur nga malet dhe ishte vendosur në Presidencë. Më pas mora në telefon Sali Shehun, asokohe shef i komisariatit numër dy në Tiranë, sot është deputet i PD-së. Ma konfirmoi nxitimthi. Vendi nuk më zinte. Shoferi kishte tre orë që nuk ishte kthyer. Mos e kishin vrarë?- thoja me vete. E shoqja me telefonte nga shtëpia se ku është Anesti. Unë nuk dija se ç'ti thoja. Jashtë prapë tanku aty rrinte. Me grykë të gjatë sa nuk hynte në dritare. Dikur u zbardh dita. Shoferi nuk kishte ardhur. Shkova me një taksi që mezi e gjeta. Ende zyrat e gazetës nxirrnin tym. Flaka digjte ndonjë tavolinë gazetarësh. Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar . Dyert djegur. Nëpër koridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Nuk e di se çfarë lende ishte leshuar për ti djegur, por ekspertët e policsë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja. Gjunjët nuk më mbanin. U ula mu tek shkallët e gazetës në hyrje. Plot njërëz kishin ardhur dhe shikonin të mërzitur. Nga ora 8 e mengjezit mbërritën të gjitha stacionet televizive të huaja, të cilët ishin në hotel Ronger që prej fillimit të revoltave. Në hotel kisha strehuar që prej disa ditësh një grup gazetarësh të "Koha Jonë", të cilët nuk kishin shtëpi në Tiranë . Ata kërkoheshin nga SHIK-u për tu rrahur apo vrarë. Faturat e hotel Rognerit ishin katastrofike për mua, por bëra një marreveshje me drejtuesit e hotelit që do ti paguaja kur të kisha lekë. Hotel Rongeri ishte më i sigurti asokohe. Kishte trupa të huaja ushtarake që e ruanin. Nga ora 9 erdhën të gjithë gazetarët e "Koha Jonë". Shumica nuk e dinin. Kishin ardhur për në punë, por gjetën zyrat e shkrumbuara nga policia sekrete e asaj kohe. Hynin nëpër zyra. Kërkonin kompjuterat e tyre, por gjenin shkrumb. Donin ditaret e punës së gazetarit, por tavolinat ishin djegur. Pyeta policinë nëse dinin gjë për shoferin tim dhe rojen e zyrave të gazetës. Ngrinin supet. Erdhën ambasadat e huaja për të parë kasaphanën. Iu kërkuam të bënin presion mbi pushtetin që të gjente shoferin tim, gazetarin Zamir Dule që flinte në bodrumin e gazetës, pasi nuk kishte lekë për të fjetur gjëkundi si dhe rojen e gazetës. Shoferin e gjetën në komisariatin numër tre, Zamir Dulen e sollën të copëtuar nga rrahjet e oficerave të SHIK-ut. E kishin marrë zvarrë natën dhe donin ta digjnin të gjallë mes flakëve gazetarin Dule. Një oficer i ri e kishte shpëtuar për së gjalli. Por e rrahën dhe e mbytën me grushta në komisariatin e policisë së Tiranës vetëm se punonte për gazetën "Koha Jonë". Rojen e godinës e gjetën diku nga mesdita të lidhur në malin e Dajtit. Tmerr dhe masakër mu në mes të Tiranës. Nuk kishte ndodhur në historinë botërore më thoshte një gazetar i stacionit televiziv gjerman ZDF një rast i tillë. Gazeta nuk doli në treg për 45 ditë. Më çfarë të dilte? Zyrat na ishin djegur. Kompjutera nuk kishim më. Frika ishte kudo nën kërcënimin e armeve dhe shantazhin e shikasve. Atë mesnatë dhe ditën e 3 marsit 1997 nuk do ta harroj gjatë.


    Takimi i dytë me Berishën.

    Në shtator 1997 vdiq Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë. U caktua një delegacion i përbërë nga Presidenti Meidani, zv/kryeministri Fino dhe unë si deputet. U nisëm nga Tirana në Zyrih dhe prej atje direkt e në Bombei të Indisë. Më pas drejt e në Kalkuta. Morëm pjesë në ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës. Në momentin e ceremonisë së varrimit ku ishin shumë kryetarë shtetesh e ku ndodhej edhe zonja Hillari Klinton nga fundi i sallës shikoj doktor Berishën. Po bënte pak zhurmë me një polic indian, pasi nuk e linte të dilte ndër radhët e para, ku ishte delegacioni ynë zyrtar. Më në fund arriti tek ne. Por nuk kishte karrike. Atëherë ngrihem nga vendi dhe ia liroj ish-presidentit tim, pushteti i të cilit me kishte djegur gazetën. Ulem në një karrike bashkë me një nga pjestarët shoqërues të Presidentit Meidani. Saliu ulet, me jep dorën dhe nuk flet. Më pas ne ishim me linjën ajrore Kalkuta- Bombei- Zurih- Tiranë , kurse Saliu në linjën Kalkuta- Bombei- Frankfurt- Tiranë. Meidani, Fino dhe unë ishim ulur dhe po pinim nga një kafe, kur në çast hyn vrullshëm, pa e ditur se jemi ne aty, edhe Saiu . Nuk po dinte ku të ulej. Mbeti për pak minuta në këmbë. I hodhi një veshtrim gjithë inat Meidanit dhe Finos.
    -Hajde Doktor këtu!- i fola dhe u ngrita.
    -Falimenderit Lesi!- tha dhe mori një gazete, e cila ishte në gjuhën indiane. Vetëm e vetëm që të mos e shikonte në sy Meidanin dhe Finon që i kishte pesë metra përballë të ulur hapi gazetën indiane dhe bënte sikur lexonte.
    -Doktor! Është në gjuhën indiane gazeta! - e ngacmova.
    -Po shoh fotografitë!- u përgjigj me një inat që vetëm unë e ndjeja.
    -Po iki! Me erdhi avioni - tha dhe u ngrit me vrik. Një çantë e madhe e zezë e anonte trupin e tij stërmadh. Mu duk fyese që ish-presidenti im të mbante vetë një çantë që ia daraviste dinjitetin e një burri Shteti. Një mendje me vinte e një më shkonte vetetimthi që të ngrihesha dhe ta merrja unë. Më dukej se ulej edhe krenaria ime kur shikoja që askush nuk e shoqëronte burrin që kishte bërë ligjin në Shqipëri për pesë vjet.
    -Ma jep mua çantën!- fola dhe ia mora pa e pyetur. E shoqërova gjer tek shkallët e avionit. Kur u ktheva me thumboi Bashkim Fino.
    -Ty duhet me të djegë gazetën që të kesh mik!- dhe ktheu kokën duke qeshur nga Meidani .
    -Ia mbajte valixhen atij që të dha dajak pesë vjet?!- prapë fliste e nuk pushonte Fino. Ai nuk pushonte duke me thumbuar dhe në avion gjer në Tiranë. Bile e tregoi si barcaletë në kafenë e parlamentit sapo u kthyem, natyrisht duke e hiperbolizuar tregimin e tij për valixhen e Berishës. Unë prapë do t'ia mbaja valixhen ish-presidentit tim.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  14. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Heqja e imunitetit të Berishës

    Fill pas ngjarjeve të rremujshme të 14 shtatorit 1998 parlamenti shkoi drejt votimit për heqjen e imunitetit të ish-presidentit Berisha. Për arsye sigurie punimet e Kuvendit ato ditë zhvilloheshin në katin e katërt të selisë së Kuvendit, dikur salla e Plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Isha deputet i pavarur, ndonëse PS-ja më kishte lënë zonë të lirë në Lezhë. Por faktikisht në atë zonë në Lezhë ishte e vështirë të fitoje dhe me përkrahjen e PS që vinte si fitimtare pas 29 qershorit 1997. Fitova në saj të autoritetit absolut të gazetës "Koha Jonë". PS-ja kishte interes për autoritetin e gazetës dhe me kishte lenë zonë të lirë, ndonëse nuk dinte se pavarësia ime i kalonte caqet e përfytyrimit të tyre mbi pavarësinë e një individi që vjen nga bota e medias. Mbi dinjitetin tim personal nuk pranoj as Nanon e Berishën, por as të dy bashkë. Pavarësinë kështu e kam mësuar, ndonëse një mik i imi Armand Shkullaku më thotë se "kjo pavarësia jote është luftë e përhershme më këdo që është në pushtet!". U futa në politikë duke u zgjedhur deputet edhe për një motiv që ende sot nuk e shpjegoj dot, bile nganjëherë as vetë nuk e besoj, pa le të tjerët. Kisha parë "baballarët e kombit", siç quhen me ironi deputetët, nga salla e gazetarëve në katin e dytë të Kuvendit dhe pyesja veten se " çfarë bëjnë ata atje në sallë?". Dhe hyra edhe unë tek "baballarët e kombit". Ç'të shikoje! Në Kuvend janë edhe e mira edhe e keqja; edhe mafia, por edhe droga; edhe korrupsioni , por edhe përkushtimi. Nuk ka nevojë prokurori i Përjgithshëm të shkojë gjetiu për të vënë pranga. Vetëm në parlament ai e realizon planin 200 për qind!
    Nejse. Skënder Gjinushi ishte kryetar Parlamenti pas zgjedhjeve të qershorit 1997. Tirana ishte akoma nën tym e shkatërrim nga djegiet që u bënë në kryeministri me 14 shtator 1998. Prokuroria nuk vonoi dhe solli me urgjencë kerkesën për heqjen e imunitetit të liderit të opozitës. U zgjodh komiioni i votimit për imunitetin e Berishës. Me një dinakeri Gjinushi me propozoi mua si kryetar komisioni të votimit. Në momentin që mbaroi votimi dhe para se të hap kutinë për të numëruar votat e fshehta, më vjen Skënder Gjinushi.
    -Nuk ka rëndësi se çka brenda në kuti. Nxirri të gjitha kundër Saliut!- tha dhe iku në sallë. Nuk më la kohë as ti ktheja përgjigje. Me hipi inati për këtë metodë të cilën nuk e pranoja brenda meje. Si për t'iu ngritur nervat atij dhe disa socialistëve militantë merrja fletën e votimit, e ktheja nga salla dhe media dhe me pas thoja siç ishte votuar. Natyrisht që salla do t'ia hiqte imunitetin, pasi kishte me shumicë socialistë, por nuk donin që të dilte se dhe brenda rradheve të PS mund të kishte ndonjë votë proSaliut. Kishte vota që nuk ishin dakort me heqjen e imunitetit dhe i lexova. Gjinushi kishte ulur kokën dhe sa herë e ngrinte me shikonte me inat sikur donte të më hante. Në fund donin të ndryshonin proces verbalin nja dy anëtarë të komisionit të votimit, por iu thashë se nuk e firmos. U frikësuan dhe pranuan. Sapo mbaroi numërimi dhe dolëm për të ikur Gjinushi me ofrohet i shoqeruar nga truprojat.
    -Ku ka besë tek ti! Me ty nuk ka marrëveshje!- foli dhe ngrysi vetullat e trasha.
    -Ik ore pirdhu!- ia ktheva dhe në sekondë me shikojnë me tersellëm rojet e kryetarit të parlamentit. Ika. Gjinushi në zyrë, unë në shtëpi. Saliut iu hoq imuniteti.


    Edhe donte, edhe nuk më besonte!

    Gjatë viteve 1997-2001 në parlament sa herë bëja ndonjë rrëmujë parlamentare kundër ministrave të qeverisë socialiste, të cilat i shkonin për shtat Saliut ai mundohej të më jepte përkrahje dhe miqësi, por prapë nuk besonte. Unë në të vertetë i kritikoja ministrat për fakte konkrete korrupsioni dhe nuk e bëja për Berishën. Kisha bindjen se me mirë sherr në parlament dhe publikim faktesh korruptive sesa të rrish në parlament pa folur apo të bëhesh palë me ata që vjedhin shtetin. Natyrisht që Saliut i interesonte lufta ime parimore. I përdorte herë pas here faktet dhe dokumentat që publikoja kundër ministrave. Pa "të drejtën e autorit", por gjithsesi ai dilte në konferencë shtypi në PD dhe thoshte po ato gjëra që unë kisha folur në Kuvend. Por fuqia publike e Saliut ishte ku e ku më mua. Ai ishte lider i opozitës dhe kishte mijëra e mijëra simpatizantë. Me jepte dorën në koridor, por nuk më shikonte në sy. Fliste, më lavdëronte. Kurrë në sy nuk më pa asnjëherë deri nga qershori i vitit 2002. Erdhi puna për votat për Presidentin e Republikës pasi mbaronte mandati i zotit Meidani. Më ofrohej, me vinte dorën në sup dhe qeshte. Ishte gazmor kur i pelqente. Nuk e dija se edhe qeshte ky njeri apo bente shaka. E kisha përfytyruar gjithnjë serioz dhe duke bërtitur. Asokohe isha zgjedhur kryetar i PDK së Shqipërisë. Berishës i duhej çdo votë. Na thirri kryetarët e partive aleate në kryesinë e Kuvendit. Ishte nxehtë. Kishte ardhur me kemishë. Zakonisht nuk e ndan xhaketën nga vetja. Me ftuan edhe mua për herë të parë dhe zyrtarisht si PDK e cila kishte qenë aleate e PD ndër vite, ndonëse me oshilacione të vogla. Ishin Berisha, Mediu, Pollo, Shehu, Laço, Spahija dhe unë. Më duket se ishte dhe një tjetër, por nuk e mbaj mend. Ka mundësi të ishte dhe Preç Zogaj pa status politik. Folën sejcili për emrin e ri të Presidentit. Dikush jepte një emër, dikush një tjetër. U bë rrëmujë.
    -Ah! Zoti Lesi na jep një emër që ta propozojmë - tha Berisha. Të gjithë shikonin herë Saliun, herë mua. Dy armiq ishin bërë miq! Ç'ti thoja, ndërkohë që ai dhe Nano e kishin ndarë mendjen se për cilin. Ndaj ne ishim gur shahu në fushën e tyre.
    -A di çfarë mendoj unë - mora fjalën dhe po prisja reagimin e Fatmir Mediut, që siç më thanë nuk kishte dashur të vinte PDK në këtë mbledhje.
    -Nëse ke emër të shkëlqyer do ta propozojmë!- ndërhyri Saliu. E dija se sapo vinte nga takimi me Nanon dhe e kishin ndarë lojën me njeri tjetrin. Donte të na thoshte se iu pyeta pa na pyetur realisht, ndaj mënjëherë u përgjigja:
    -Ç'na lodh kot! Na jep emrin që ke vendosur me Nanon dhe ta mbyllim këtë histori.
    -Jo jo! Na duhen mendimet tuaja!- prapë ndërhyri Berisha. Ishte aktor i madh. Edhe e kishin paravendosur me Nanon, por gjoja e donte nga goja jonë !
    -Mirë, mirë! Ke ndonjë emër ti Teodor? - iu drejtua me vrik Teodor Laços.
    -Alfred Moisiu!- tha sikur ta kishte në majë të gjuhës zoti Laço.
    -Të lumtë! Emër i shkëlqyer. Njeri shumë i mirë. Ky të jetë President!- e vendosi Saliu a thua se na kishte pyetur. Alfred Moisiu ishte emri që kishin rënë dakort paradite Nano dhe Berisha në takimin e fshehtë mes tyre. Teodori ishte porositur që ta propozonte. Ne e miratuam si propozim të opozitës!


    Berisha: "Jo, Nano nuk e dogji Shqipërinë"

    Në përvjetorin e themelimit të PD-së, Berisha ftoi mikun e ri Fatos Nano, tashmë në cilësinë e kryeministrit. Nano shkoi me një shpurë njërëzish, aq sa në përvjetor kishte me shumë socialistë se sa demokratë. Ishte koha e dashurisë mes tyre. Për ti bërë qejfin kreut të PD-së shkarkoi me zhurmë Fatos Klosin, shefin e Shërbimit Sekret. Ti shaje Nanos zotin Berisha të nxirrte jashtë zyre. Po kështu t'i flisje keq për Nanon kreut të PD shtrembëronte buzët. Ma kishin thënë se po ti shaje Saliut kryeministrin Nano pas zgjedhjes së Presidentit Moisiu nuk e kishe të gjatë karrierën. Nuk e besova, por më mirë mendova ta provoj vetë. Ishte dhjetor 2002. Sapo Nano kishte dalë nga përvjetori i themelimit të PD e ku shkoi bashkë me Xhoanën. Të nesërmen shkova në parlament. U futa në kafenë e Kuvendit dhe vetëm kur vjen Fatos Nano. Nuk gjeti vend bosh dhe kur mu ul në tavolinë. Sapo kishim filluar të "kruheshim "me njeri-tjetrin në parlament dhe në gazetë. Por nuk kishte ardhur koha për "luftë" me njeri-tjetrin.
    -Ç'kemi shkerdhatë? - mu drejtua direkt Fatosi dhe porositi një xhin.
    -Si shumë je shëndoshur tash që je martuar! Dhëndurët sikur dobësohen 6 muajt e parë!- e ngacmova, duke e ditur se do të jepte ndonjë përgjigje me të njëjtën ironi.
    -A më ha k. !- foli dhe vazhdoi - Pse të ha b me mua? Rri ore rehat. Rruaj ndonjë lekë sa ta kem unë në dorë - dhe sakaq e rrufiti xhinin që i erdhi.
    -Nuk na lë Saliu!- e ndërpreva kryeministrin.
    -Është burrë i mirë Saliu! Kot i kemi rënë në qafë- foli dhe ndërkohë erdhi gota tjetër me xhin.
    -Ç'burrë i mirë?! Ai dogji Shqipërinë- prapë e ngacmova për të parë deri ku kishin arritur ky burrë me Saliun në "dashurinë e re".
    -Çfarë dogji Saliu?!
    -Shqipërinë!- iu përgjigja.
    -Ç'rrota që jeni! Atë e dogji dikush tjetër, po ku merrni vesh ju- tha dhe u ngrit. Shkoi tek tavolina e Makbule Çeços. Seanca parlamentare akoma nuk kishte filluar. Deputetët ishin të gjithë në kafene ose koridoreve. Mendja e djallëzisë më pushtoi të tërin. Trokita tek dhoma ku rrinte Saliu në parlament. Sapo futesh në Kuvend, majtas, dera e parë është e Saliut. E gjeta me Shaban Meminë. I tha Memisë që të na linte vetëm. Porositëm nga një kafe dhe filluam kot së koti muhabet. Ende nuk ishim miqësuar.
    -Ç'bëhet me këtë Nanon?- iu drejtova.
    -Pse çka?- foli dhe më pa në sy këtë herë.
    -Është hajdut i madh. Vetëm për të vjedhur e ka mendjen, ta rrëzojmë!
    -Jo Nikollë! Tani e kam njoftë mirë. Është politikan me vizion dhe janë të tjerë që kanë vjedhë nën emrin e tij. Ai nuk vjedhë Nikollë!- foli me një vendosmëri a thua se ishte në miting. Më pas folëm për gjëra koti dhe ra zilja e parlamentit. Duhej të futeshim në sallë. Më iku mendja. Ishin bërë miqë për kokë Nano dhe Berisha.


    Berisha: "Nano kupola e krimit të organizuar"

    Nuk kaluan shumë muaj dhe ishin prishur në pazaret e tyre politike. Sapo kryeministri Nano në prill 2003 bëri një panoramë të arritjeve të qeverisë së tij nuk vonoi dhe në foltoren e parlamentit kur del pa leje Berisha.
    -Ky njeri krimit, ky njeri që nuk ka skrupuj moralë dhe as shpirt shqiptari, që e ka zemrën të zezë duhet të ikë . Të ikë dhe shporret, pasi po vjedh shqiptarët, po shkatërron vendin- e hapi me sulm Saliu. Të gjithë shtangën në sallën e Kuvendit. Edhe vetë deputetët e PD-së, të cilët nuk e dinin se kishte ndërruar pllakë Berisha. Siç duket diku i kishte dalë nga fjala Nano. Kur kalon lumin Fatosi nuk të njeh fare. E njihja mirë atë. Por ende nuk njihja nga afër liderin e PD-së.
    -O fati im!- iu drejtua Nano liderit të PD-së në sallë- Unë do të qëndrojë në pushtet sa kohë ti të jesh kryetar i opozitës- filloi gjithë pordhë Fatosi. Ishte akoma në majë kalit të pushtetit, kalë vraponte mes turrës së parave dhe pronave të pafund që ti jep pushteti. U ul shefi i socialistëve në podiumin e kryeministrit dhe filloi të mbllaçiste një çamçakiz sikur të ishte Zot i shqiptarëve. Ishte koha që kishte filluar të ushtronte presion shtetror ndaj meje dhe medias time. Por akoma jo në "gjendje lufte". Kishte filluar ndonjë reagim nga Këshilli i Europës dhe organizata ndërkombëtare e Gazetarëve kundër presionit qeveritar ndaj gazetës "Koha Jonë" e cila sa vinte po bëhej më kritike ndaj tij. Gazeta po vazhdonte të botonte dokumenta zyrtarë komprementues për familjen Nano dhe vetë kryeministrin. Dhëmbët e Nanos sapo ishin nxjerrë publikisht kundër meje si deputet dhe si botues. Saliu që rrinte në roje të sherrit tim me Nanon sapo hynte në parlament vinte e më jpte dorën para të gjithëve si për t'ju thënë se "Lesi ka mbrojtjen time!". Ai si mjeshtër për tu rikthyer në pushtet shfrytëzonte çdo element anti-Nano në politikë e aq me tepër në media. Ndërkohë kreu i Ekzekutivit e thumboi përsëri si për ta acaruar . Ngrihet nga vendi në sallë dhe me vrik e me një hap të gjatë sulet kah vendi ku flasin deputet në podium.
    -Ti je një antivlerë kombëtare- iu drejtua Fatosit, i cili qeshte e karikonte deputetët e tijë që ti bënin zhurmë Berishës, kur fliste. Gazmir Bizhga dhe Taulant Dedja , deputetë të PS ngrihen nga podiumi duke ia bërë me gisht atij që po fliste.
    -Ti je kriminel! - dhe shajnë Saliun. Plas turra e deputetëve të PD-së që rrethojnë kryetarin e tyre. Nano qeshte. Forcat e Gardës hyjnë në sallë për të ndarë sherrin. Seanca parlamentare u pezullua. Pas një orë rifillon prapë sherri.
    -Ti po sulmon njeriun me të pavarur në median shqiptare Nikollë Lesin!- fliste Saliu- Ti po prek pavarësinë e medias- vazhdonte prapë. Unë kisha ulur kokën, pasi disa deputetë pas meje me thonin më zë të ulët "E paske rregulluar me Saliun! Shiko si po të mbron?!". Ndonëse kishte të drejtë në ato çka thoshte, por ndjeja se vetë Saliu e bënte për të goditur liderin e mazhorancës. Shumë nuk i plaste për mua. Megjithatë në thelb duhej falenderuar për atë mbeshtetje e cila nuk ishte e vogël përballë pushtetit të Nanos që sa vinte e kriminalizohej.
    -Nikollë! A po vjen pak në zyrën time?- më thotë Saliu pas seancës së sherrit në Kuvend. Kisha qenë vetëm një herë në zyrën e tij në kohën e Luftës së Kosovës bashkë me Ylli Rakipin, botuesin e gazetës "Albania". Asokohe për Kosovën duhej përbashkimi kombëtar pa dallim feje e ideje. Duhet të bënim një miting në sheshin "Skënderbej" ku të ishin edhe pozita, edhe opozita. Asnjëra nuk i shkonte tjetrës. Atëhere e morëm përsipër unë dhe Rakipi. Kishim rënë dakort për mitingun me Presidentin Meidani dhe partitë e majta, por duhej edhe fjala e Saliut. Ndryshe nuk kishte kuptim mitingu. Ishte praglufta e Kosovës.
    -Po Nikollë! Do të vijë në miting për Kosovën. E kush vjen prej atyne?- më pyeti për të majtët.
    -Besoj Meidani si president, Majko, Gjinushi etj.
    -Mirë, mirë! Qenka dhe Skenderi?!- tha me inat.
    -Është miting për Kosovën!- fola.
    -Do të vijë!- tha prerë. Dhe vertet erdhi, ndonëse me Yllin prisnim para sheshit Skënderbej me mendimin se na gënjeu.
    Pas kësaj bëhej hera e dytë që hyja në zyrat e PD-së. Në të vertetë kisha plot miq demokratë dhe në selinë blu. Ata më kishin shikuar si "armik" që iu kisha marrë pushtetin. Ishte krejt ndryshe nga ajo çka mendonin militantët e tyre. Unë kisha kritikuar të këqijat e pushtetit të Berishës dhe nuk heq asnjë presje nga ato që kam shkruar. Ia kam thënë në sy Saliut se ai gaboi në vitin 1996 me zgjedhjet dhe piramidat. Të paktën kur kemi biseduar në lidhje me këtë pikë ai me ka dhënë të drejtë.
    Hyra në selinë blu. Roja nuk më pyeti fare pasi ishte lajmëruar nga sekretarja e Saliut. U ngjita sipër. Po më priste në paradhomë.
    - Do kafe?
    -Po!- u përgjigja. Dhe ndërkohë mbërrin pas telefonatës së brendshme të tij sekretarja me kafe në dorë.
    -Më shumë sheqer e pi!- prapë pyeti.
    -Po!
    - A do ujë me gaz apo pa gaz?- vazhdonte ai.
    -Me gaz!
    Dhe mënjëherë i hodha një sy zyrës së tij. Një piktur-_madhe ishte përballë karrikës ku ai punonte. Zyra ishte e vogël, por mjaft e mobiluar me shije nga Saliu.
    - Nikollë!- e theu heshtjen e krijuar në moment- Qëndrimi jot është mjaft kurajoz. Të vlerësoj. Prandaj të mbështeta sot në Parlament. Ti duhet të futesh në Koalicionin e djathtë zyrtarisht.
    -Këtu jam!- fola- Përderisa kam pranuar të futem në Partinë Demokristiane e cila është parti e qendrës së djathtë nuk ka se si të luaj ndryshe- ia ktheva pa e lenë ti binte rrotull.
    -Po, Po! E di! Por duhet të shfaqesh në publik dhe në parlament sa më shumë afër meje që t'ju tregojmë se po forcohemi - dhe mënjëherë u çua në këmbë.
    -Ti bën luftë me një klikë mafioze. Nano është kupola e krimit të organizuar. Kam plot dokumente këtu në kasafortë- dhe shkoi e hapi një kasafortë. Më nxori një mori dosjesh me letra, por nuk mi dha . I futi prapë në kasafortë. Nuk e di se çfarë kishte brenda atyre, dokumenta për Nanon apo dokumenta të PD, hajde e merre vesh. Mbarova kafen dhe e pyeta.
    -Përse nuk organizon një takim të partive të opozitës?
    -Do ta bëj javën tjetër. Ti do të vish patjetër në këtë takim- nxitimthi fliste dhe më shikonte se si po reagoja.
    -Tregohu konkret!- vazhdova pa e ditur se nuk e donte ashtu bisedën për ti dhënë mend atij.
    -Nikollë! Atë e di unë! Ti hajde. Hajt mirëupafshim!- tha dhe u çua sikur ta pickonte gjë në kolltuk. E kuptova se nuk duronte ti jepje mendim. Ika. Javën tjetër nuk i shkova në mbledhjen e partive të djathta për ti thënë se me respekto dhe mos shiko si sherbetor. Kisha dhënë prova që nuk isha sherbetor, të paktën me vetdije. Ditën e takimit me mori në telefon nga mbledhja ku ishte në hotel Tirana dhe nuk ia hapa telefonin. Thashë që ti jap të kuptojë se duhej të na trajtonte si të barabartë dhe jo si vasalë të tijë. Pas dy ditësh shkova në parlament. U ula në rradhën e parë dhe po shkruajë diçka mbi një projektligj që na kishte ardhur për miratim. Majtas kisha Arben Imamin dhe Preç Zogajn.
    -Erdhi Saliu!- me foli në vesh Preçi. Zogaj po ofrohej përditë drejt Saliut. Ndjehej ngushtë vetëm kur Berisha fliste kundër dushkarëve. Preçi ishte me Imamin dy prej atyre që erdhën nga Dushku. Por natyrisht që ishin vlera të politikës. Dhe vlera si intelektualë. Nuk e ktheva kokën fare nga Saliu. Unë po bëja luftë me kryeministrin e jo më ti përulesha Saliut. Po të donte partneritet isha dakort. Ndryshe nuk pranoja. Saliu ishte dhe mbetet mjeshtër kur ka punë interesi partiak.
    -Ku je Nikollë?- tha dhe më zgjati dorën e gjatë - Ishe me gripë?- pyeti paksa me kunj.
    -Jo. Isha xhiro jashtë shtetit!- thashë dhe i ofrova një kafe. Me ne erdhi dhe Sokol Olldashi. Sokolin e donte dhe i besonte se ai nuk e gënjente si disa të tjerë. Folëm e folëm dhe prapë u bëmë miqë.
    -A të them diçka Doktor?- iu drejtova duke rrufitur kafenë.
    -Po!
    -Meqënëse fati i mirë apo i keq na bëri bashkë dua një gjë prej teje. Mos më trajto siç trajton ndonjë kryetar tjetër partie të djathtë. Mua mos më bërtit siç bën me kryetarët e tjerë!
    -Jo, jemi aleatë!- këmbënguli ai duke e ditur se me mua nuk duhej të ishte kaq autoritar. Prej asaj dite dhe deri në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ai mbeti korrekt me mua në këtë pikë.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  15. #15
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)


    "Nano, ik!" dhe përplasja para kryeministrisë.

    Atë ditë të 7 shkurtit 2004 jam ndjerë si kurrë më keq mes një turme që donte të shqyente kryeministrinë si me 14 shtator 1998. Kishte pak muaj që kishte dalë parrulla "Nano, ik!". Mitingje kudo dhe deri diku ishte paralizuar jeta politike dhe ekonomike në vend. Nano kur kishte supërmitingje ikte jashtë shtetit me pretekste nga më absurdet. I kujtohej 14 shtatori i vitit '98 kur i kishin hyrë turmat e egërsuara demokrate në zyrën e kryeministrisë dhe ai kishte ikur për në Maqedoni i veshur si grua. Disa thonë i veshur si fshatar, me mustaqe. Sa herë i kujtohej ajo ditë drithërohej dhe merrte Xhoanën e ikte larg Shqipërisë.
    Saliu kishte bërë thirrje që e gjithë Shqipëria të vinte në Tiranë. Sheshi "Skenderbej" ishte tejmbushur diku tek 120 mijë veta. Ishte pak a shumë si mitingu kur erdhi sekretari Amerikan i Shtetit zoti Bejker në muajin qershor 1991. Plot e përplot. Forcat sampiste kishin rrethuar Tiranën dhe në veçanti zonën e kryeministrisë. Armët luftarake kishin dalë nga strehimet. Tanket ishin në gadishmëri. Por përballë asaj turme stërmadhe nuk kishte ushtri që ia dilte. Vetëm gjakderdhja. Po ecnim ngadalë nga sheshi "Skenderbej" drejt kryeministrisë. Kishim arritur diku afër dy kullave binjake të cilat sapo kishin filluar konturimin. Edhe 50 metra dhe ishte dera e kryeministrisë. U egërsua turma. Saliun e rrethuan një shpurë trupgjatësh dhe nuk e pashë më. Mua më mori masa e madhe e njerëzve dhe më lëvizte si levozhgë në ujë. Kisha përveç Myslimit, shoqëruesit që punon prej 12 vitesh edhe tre shoqërues të tjerë atë ditë. Isha në mes tyre, por edhe ata mes turmës. Turma ngushtonte lakun edhe rreth meje. Papritmas e shoh veten tek telat me gjemba të kryeministrisë. Rrjeshti i parë i telave me gjemba kaloi. Britmat "Nano. Ik!' me ushtonin në vesh si bori makine. "Fatos Nano o zagar, do të varim në litar !" ishte parulla tjetër më për zemër e turmës. Ushtarët e Gardës dhe forcat speciale ishin nja pesë rrjeshta njeri pas tjetrit me armë zjarri gati për të qëlluar. Doja të nxirrja celularin dhe të merrja Saliun që të flisja se ç'pan kishte, por as që bëhej fjalë për të futur dorën në xhepin e xhaketës. Shoh Pjetër Arbnorin që dy zdapa të mëdhenj e ngritën peshë dhe për pak sekonda e vunë tek telat me gjemba ngjitur me rrethimin e dytë, mua para derës kryesore të kryeministrisë. Komanda e gardistëve u dëgjua:" Gati për të qëlluar!". Oshëtimat e turmës pas nesh dhe mes nesh ishin për tu futur në kryeministri dhe djegur gjithçka. Në të vertetë ishte grusht shteti. Por ku kishte kohë aty dhe në atë moment të mendohej si është Grushti i Shtetit. Mu para meje një djalë i ri nxjerr dy granata. Me sa dukej ishin me rreze të gjatë veprimi pasi ishin gjithë pulla-pulla jeshile.
    -Hidhi!- bërtiti anash meje një protestues- Vriti këta qena të Fatos Nanos!- vazhdonte ai dhe nxiste djaloshin para meje. Bodigardi im kishte mbushur pistoletën të cilën e mbante me leje dhe e mbante në dorë në xhepin e xhaketës në gatishmëri nëse shikonte ndonjë rrezik për mua. Nuk flitej më për djersë në atë çast. Ishim të gjithë qurkë nga djersët. Thonë se ishin djersë vdekje. Për tu kthyer dhe dalë nga rreshti i parë as që bëhej fjalë. Pyeta aty afër nëse shikojnë ndonjë drejtues të selisë së PD, por më thanë asnjë nuk duket. Turma nga pas shtynte me sa fuqi kishte që të futeshin brenda në kryeministri. Gardistët dhe forcat speciale qëlluan në ajër. Një tmerr i vertetë. Ishte paralajmërimi i fundit i tyre. Mitingashi para meje me dy bombat gati për t'iu hequr siguresën më shikoi mua në sy .
    -A ti hedh ,shef ?!- mu drejtua dhe priste që vetëm të thoja "PO". Me thotë në vesh Myslimi se " të gjithë rrotull nesh kanë nga një bombë në xhep dhe armë". Bombaxhiu me dy copë në dorë me ngjiti nofkën "shefi". Të gjithë u karikuan dhe brohoritën "Lesi ,Lesi !". Eh, ç'mu desh !"-thashë me vete. Më ngritën në krye të turmës duke brohoritur. Pashë Pjetër Arbnorin që një tullac dhe një tjetër me mustaqe e ngrinin si mua këta të tjerët. E tundnin para ushtarëve me armë. Unë isha katër metra pas Pjetrit. Dera e madhe e kryeministrisë mu duk si dera e ferrit. Myslimi, shoqëruesi më dha sinjal se duhet të gjejmë mënyrën për të dalë nga rreshti i parë i luftës, ku na kishte futur turma. Mjaftonte vetëm fisheku i parë të shkonte në mishin e dikujt dhe më pas vetëm të vrarë me shumicë do të kishte.
    Kishte mbi një orë që turma donte të hynte në kryeministri, ndërsa gardistët dhe ushtria rezistonin pa qëlluar direkt e në mish njeriu. Pyeta për Saliun se mos e shikonin gjëkundi. Më thanë se është larg që këtu. Diku nga rrjeshti tjetër që ishte një hap me murin te kryeministria nga ana e hotel Rongerit shoh Edi Palokën shoqëruar nga Dem Dollapi, një militant historik në PD. Ata bënin ta shtynin turmën jo kah kryeministria. Bëra ti thërrasë Edi Palokës, por nuk dëgjohej zëri mes asaj turme që donte të futej në kryeministri. Ngrita sytë për të parë mbi tarracën e kryeministrisë, aq sa mund të shihej prej atij pozicioni të vështirë afër derës së kryeministrisë. Shoh dhjetra ushtarë me granata në dorë dhe mitraloz me tyta nga turma. Po vrisja mendjen se si ti tërhiqja nga hyrja brenda kryeministrisë, por dhe pa më qëlluar mua në shenjë revolte ndaj mos djegies së kryeministrisë. Pjetri akoma ishte "varur" para telave me gjemba mu para derës kryesore. Prapë ata dy mitingashët e mbanin në krah Arbnorin e shkurtër. I dukej koka plot djersë. "Nano, ik!" bërtiste Pjetri dhe me zor mbushej me frymë. Nuk priste më puna. Nga çasti në çast mund të thyhej dera kryesore. Më pas e merrni vetë me mend se çfarë ndodhte. Por këtë radhë të vrarët do t` ishin me qindra. Dikur arrita të nxjerr celularin dhe lexova një mesazh të Berishës: "Largoji nga dera e kryeministrisë!". Nuk prita më. Mendova djallëzinë për ta shpëtuar turmën nga gjaku. T'iu thoja se më ka dërguar mesazh Berisha nuk besonin. Ti bindja, nuk bindeshin pa hyrë dhe djegur. Atëhere hyra në një lojë që vetëm unë e di se si më doli me sukses. Nxora celularin me zor nga xhepi. I bëra shenjë bodigardit që të thërriste që të mos bërtasin sa të flasë pak me Saliun. Mendova ti bind sikur po flisja me Saliun. Nuk do ta harroj atë lojë aktori për shumë vite. Mu duk vetja si aktorët Kastriot Çaushi dhe Petrit Malja. Nëse nuk do të bëhesha "aktor" atë çast, sot me siguri lulet për numrin e të vrarëve do të ishin stivë e madhe. Ndofta dhe unë me ta.
    -Pushoni, pushoni ! Po flet me Berishën! -u dëgjuan thirrje. Më ngritën në krahë mes turmës.
    -Alooo! Doktooor!- thirra me sa fuqi kisha. Doja që sa më shumë të dëgjonin se po flisja me Sali Berishën. U vendos një farë qetësie. Granatat ishin prapë në duart e atij djalit para meje. I hodha një vështrim nga sipër. Gardistët hoqën mburojat para fytyrës . Shikonin edhe ata me një shpresë. Nuk donin të shkrepnin kembezën. Më njohën . Më kishin parë në televizor. Pjetër Arbnori me hodhi një vështrim që sikur lutej "Aman!".
    -Doktor! A të futemi brenda ta djegim kryeministrinë?!- gërthita me sa fuqi kisha, sikur nuk e degjoja.
    -Ta djegim! Ta djegim! - bërtiti turma. Mos!-thashë me vete. Më duket ia vura zjarrin asaj dhe vetes. Unë doja të dilja diku tjetër, por turma e mori si përgatitje për sulm. Gardistët ulën mburojat e fytyrës dhe drejtuan automatikët drejt nesh.
    -Si? Si? Nuk dëgjoj doktor!- fola prapë me zërin në maksimum- Çfarë të bëjmë pra? -vazhdoja sikur komunikoja me Berishën. Në të vertetë ai kishte ikur diku në një qoshe dhe na vështronte ne, por unë nga të dija se ku rrinte ai. Më vonë e mora vesh se ishte shumë larg meje dhe Pjetër Arbnorit. Nuk dilte keq për opozitën me dy deputetë të vrarë! Pjetër Arbnori simbol i vuajtjeve nga komunizmi dhe unë simbol i medias së pavarur, siç thoshte nganjëherë Saliu.
    -Si? Ta lemë për herën tjetër?! Të kuptova ! Dakort ! Po, po ! Iu them unë këtyre- ngrita volumin e zërit në maksimum. Duhej ta degjonin "bisedën" shumica e atyre që ishin për luftë. Në moment turma filloi tërheqjen. Mora frymë lirshëm. Pjetrin e kishin lenë vetëm. Me zor e mbanin kembët.
    -Burrë i keq! Frikacaku!- shfrynin për Saliun me të vendosurit e asaj dite për luftë dhe gjak. Kaluam me njërëzit që më ruanin vilën kryeministrore dhe në këmbë arrita tek Grand Hotel. Piva një kafe. Pas 10 minutash vjen një oficer garde që dikur e kisha ndihmuar për tu futur në Gardë në kohën e kryeministrit Meta.
    -Festoje sonte!- më tha.
    -Pse?
    -Ti dhe Pjetër Arbnori shkonit në atë botën e përtejme sot !- foli me një drithërimë zëri.- Ishit në shenjestër nga disa pjestarë të turmës afër jush për të patur pretekstin për të rrëzuar pushtetin- më tha sikur do ta dëgjonin ata të Bathores. Atë natë e festova me dy djemtë , Elvisin, Julin dhe bashkëshorten, Natalinë. Piva verë të kuqe. Nëse nuk tërhiqja turmën e ekzituar nga vija e sulmit e kuqja do të mbulonte sheshin para kryeministrisë. Gjak dhe të vrarë do të kishte atë natë. Ndërsa Arbnori dhe unë do të ishim shpallur "Deshmorë të Atdheut " nga Berisha.


    Berisha më bën ministër në hotel "Tirana"

    Saliu ishte në rritje pikavarazhi në opinionin vendas, pasi Nano e kishte tejmbushur kupën me dallaveret e tija kryeministrore. Në arenën ndërkombëtare ende nuk ishte i besueshëm Berisha, pas asaj që iu shkërmoq shteti në vitin 1997. Ai e dinte përbukuri mos përkrahjen ndërkombëtare , aq me tepër që Nano kishte luajtur bukur me amerikanët për çeshtjen e Irakut. Me shaka drejtori i Informacionit të kryeministrit Nano miku im Ylli Dylgjeri thoshte duke qeshur se "Nano ishte gati të shkonte vetë bashkë me Xhoin ushtarë në Irak vetëm që ta kishte me sy të mirë Presidenti Bush"! Përveç kësaj mbante lidhje me Berluskonin dhe kryeministrin turk . Për grekët as që diskutohej pasi ishte dhe Xhoana që ndikonte në këtë mes. Liderit të PD-së i duhej me çdo kusht që të ofronte në Koalicionin e tij edhe mua si kryetar i Partisë Demokristiane, por patjetër edhe Genc Pollon, kryetarin e PDR. Genci realisht kishte mbeshtetje ndërkombëtare , bile me shumë se sa Saliu. Ndërsa unë në ndeshjen e rradhës po përballesha me kryeministrin e vendit Fatos Nano. Isha futur në rreth prej tij. Donte me çdo kusht që të hakmerrej kundër meje. Megjithatë vinin ndërmjetës që kërkonin të na pajtonin . Herë Arben Malaj e herë Gramoz Ruçi , shumëherë Agron Duka e pak herë Ben Blushi testonin mua nëse kisha kthyer mendje për kompromis me kryeministrin Nano. Më kishte ofruar aktmarrëveshjen e famshme, ku siç e kam përmendur , unë bëhesha ministër kulture në vend të Blendi Klosit në kembim të heshtjes ndaj bizneseve të familjes Nano. Përgjigja ishte e prerë "JO". Por Saliu, duke qenë me një informacion perfekt se çfarë ndodhte në Shqipëri, e kishte marrë edhe lajmin se mua më kishin ofruar post ministri në qeverinë e Nanos. Nëse e pranoja ishte jo vetëm mungesë respekti për dinjitetin tim, por edhe një humbje e një aleati të ardhshëm e potencial për Saliun. Më mori në telefon kryetari i PD-së
    -Nikollë! Pijmë një kafe tek hotel "Tirana"! Kam një muhabet për ta ba me ty - foli si me lutje. Shkova dhe prita. Nuk vonoi dhe hyri në sallën e restorantit të hotelit në katin e tretë. Ishte kohë dreke.
    -Je për një drekë Doktor ?- e pyeta dhe thashë të pinim një gotë verë.
    -Jo Nikollë! Njiherë tjetër- foli me nxitim dhe u fut në temë - Nikollë ! A është e vertetë se ai të ka ofrue post ministri kulture?
    -Po!
    -Mos Nikollë!- tha sikur ta kishte pickuar gjarpëri- Të baj unë ministër! Do të jesh ministër tepër i rëndësishëm në qeverinë time. Mos shko me atë se do ta rrëzojmë - foli sikur të kisha firmosur për ministër i Nanos.
    -Dëgjo Doktor! Nuk e kam pranuar dhe as që flitet një gjë e tillë- ndërhyra.
    -Ashtu Nikollë! Të lumtë!
    -Doktor! E kam refuzuar për dinjitetin tim. Por as mos u mundo që të më premtosh edhe ti- po flisja paksa me tension-Nuk ta kam kërkuar një gjë të tillë , kur kemi filluar luftën për rrëzimin e Nanos. Më ka sulmuar padrejtësisht Fatosi dhe do të punoj për ta rrëzuar me çdo mjet që unë njoh.
    -Nikollë! Shumë mirë! Po vepron si burrat - dhe me shtriu dorën. Ia dhashë vetvetiu , ndonëse ishim takuar kur erdhi. Kujtova se ihte shenjë se do të largohej nga takimi me mua.
    -Po ikën?- pyeta.
    -Jo! Ta dhashë si besë burrash. Je ministër në qeverinë time !- prapë insistonte. E pashë se nuk besonte përsëri. Çfarë ti jepja për siguri, mendova në çast.
    -Ma jep dorën prapë! Do ta rrëzojmë bashkë - më tha. E zgjata. Shoqeruesit dhe ata që drekonin në restorant na shikonin të habitur se ç'kanë këta të dy që herë pas here i japin njeri tjetrit dorën dhe e shtrengojnë. Shtrenguam duart dhe ikëm. Kur dola më tha shoqeruesi im diçka që kishte dëgjuar kur ne po jepnim besa -besë.
    -Kur ju i jepnit dorën njeri tjetrit disa herë dy gra që po hanin në tavolinë afër jush, thanë "Paskan rrjedhur nga trutë të dy!".


    Tre herë në ditë në zyrën e Saliut

    Filloi të më dukej selia e PD-së si zyra ime në javën e parë të nëntorit 2004, kur po përgatitej seanca parlamentare e 8 nëntorit në votimin për heqjen e imunitetit tim si deputet me padi të familjes Nano.
    -Nikollë! Hajde e pimë një kafe në zyrën time !- fliste Saliu në telefon. Ishte në siklet edhe ai, pasi humbja ime ishte humbje edhe për opozitën shqiptare që përfaqësohej nga Berisha. Po vinin zgjedhjet parlamentare ndaj ishte një test edhe për Berishën në raportet politike në parlament. Votimi për imunitetin tim u kthye në vendim politik për PS-në dhe krejt të majtën shqiptare. Koka ime ime ishte mes morsetës Nano- Berisha. Cili fitonte në këtë çeshtje me mua merrte gjethet e dafinave edhe për vete politikisht. Ndaj u mor seriozisht kjo çeshtje. Në takimet në Keshillin e Europës dhe në OSBE në Vjenë Saliu me Jozefina Topallin e kishin bërë çeshtje dite. Donin jo vetëm të mbronin një çeshtje të drejtë që në këtë rast ishte në anën time, por kryesisht ngjyrosjen me të zezë të imazhit të Nanos në arenën ndërkombëtare. Ndërkombëtarët janë më shumë të ndjeshëm për lirinë e medias së pavarur. Prandaj Saliu duke e ditur sensibilitetin e huaj në këtë çeshtje i mëshonte mbrojtjes time si deputet- botues i gazetës së parë të pavarur. E dinte më mirë se kushdo se çfarë reagimi negativ kishte marrë nga Perendimi kur më arrestoi kryeredaktorin dhe zv/kryeredaktorin e gazetës "Koha Jonë" Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka në janar 1994. U detyrua që me 3 maj 1994 të lironte edhe Martinin me dekret presidencial pas presionit ndërkombëtar. Duke e ditur këtë reagim ai i meshonte emrit tim si simbol i gazetarisë së pavarur. Ndonëse nuk po genjente. Sa hyja në selinë e PD-së ato ditë më hapnin mënjëherë derën direkt e tek Saliu.
    -Nikollë!- hynte në temë ai pa e zgjatur- Asht betejë e madhe kjo. Duhet me e fitue. Po humbëm asht minus i madh për Demokracinë në Shqipëri dhe për Opozitën- vazhdonte Doktori.
    -A janë në rregull numrat tuaj për votim? - thashë duke e ditur se ishin blerë nga Nano disa deputetë të opozitës.
    -Nuk e di Nikollë për ata Legalistët dhe Ballistët. Për Qazim Tepshin me tha Nard Ndoka që na e jep votën. Por puno ti me Ben Blushin nga e majta që ta rrëzojmë në votim- nxitimthi e përmendi Benin a thua se kishte një arrë të pa qeruar ndër dhëmbë. Qeshi me vete- Ai Beni është dinak. Luan bukur ai! - foli prapë për Blushin.
    -Jemi kolegë i gazetarë- thashë duke e ditur që Berisha e dinte mirë që Koha Jonë arriti 82 mijë kopje kur kisha Benin kryeredaktor të gazetës.
    -E di, e di!- ndërhyri sikur donte të mos e zgjaste më këtë bisedë - Por thirre veç Blushin dhe thuaji në daç edhe në emrin tim që të na ndihmojë në këtë çeshtje madhore. Nuk asht Beni pjesë e krimit të Nanos. E di unë!- lirshëm po fliste Saliu.
    -Më mirë foli vetë në telefon Benit - dhe formova numrin e Blushit. Folën për afro 10 minuta me njeri tjetrin.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  16. #16
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Berisha, unë dhe Ben Blushi në seancën e imunitetit

    Seanca e famshme e 8 nëntorit 2004, për votimin për imunitetin tim, filloi me një incident që në hyrje të Kuvendit. Po binte një shi i madh atë natë aq sa gazetarët e gjithë televizioneve kryesore transmetonin direkt nën çadra tek hyrja e seancave plenare në pritje të hyrjes time në Kuvend. Atë natë seanca filloi me vonesë, pasi pritej sipas rregullores të mbaronte edhe seanca e pyetjeve me ministrin e Pushtetit Vendor Ben Blushi kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së. Deputetët e PD-së ishin përgatitur keqas për ta sulmuar me kritika Blushin në seancë. Sapo futëm nën shiun e mbrëmjes me një dosje në dorë dhe materiale të tjera për transmetime filmike, të cilat i kisha marrë tek Remzi Lani, drejtor i Insitutit të Medias. I ofrohem vendit ku Garda kontrollon me aparatura të gjithë deputetët dhe punonjësit e Kuvendit. Në sekondë u shfaq një drejtues i Gardës. Shpatullgjerë dhe gjithë seriozitet.
    -Të kontrollohet se çfarë ka në çanta deputeti Lesi -urdhëroi punonjësit e Gardës. Në të vërtetë kontrolli normal dhe i përditshëm kishte të bënte për kontroll armësh apo armë të ftohta, të cilat nuk lejohen në sallë. Pas incidentit me armë mu në koridorin e Kuvendit dikur me deputetin Azem Hajdari nga deputeti i PS-së Mazreku ishte vënë rregull kontrolli i çdo deputeti. Por kontrolli përfshinte vetëm armë zjarri dhe armë të ftohta, por jo materialet e tjera dokumentare që i duhen një deputeti për seancë.
    -Nuk lejohen videot, kasetat dhe projektori! - urdhëruan ashpër rojet. Dhe filluan të rrëmonin në çantën time për letrat që kisha për ti lexuar në seancën e kësaj nate të ethshme e konfliktuale me Nanon kryeministër. Filluan të më kontrollojnë xhepat dhe kudo. Vetëm në çorape nuk futën duart. Nuk kishte ndodhur asnjëherë një kontroll i tillë dhe as që e përmbante rregullorja e Kuvendit. E kuptova se donin të më acaronin që në hyrje dhe më pas të kisha humbur qetësinë në ballafaqimin e madh me kryeministrin dhe klikën e tij. Ishin të pranishëm Preç Zogaj dhe Blendi Klosi. Mi nxorën jashtë materialet filmike dhe videoprojektorin. Hyra në sallën e madhe të parlamentit. Ben Blushi po fliste akoma. U ula në karrikën e radhës së parë ku kisha pothuaj 8 vite që rrija po ë atë vend, ngjitur me Neritan Cekën. Situata në sallë dukej në pamje të parë e qetë, por ziente nga brenda tensioni. Ishte përballje forcash. Dikush me kap nga qafa dhe më thotë: "Të kërkon Doktori tek vendi". Ishte deputeti Sokol Olldashi. Deputeti Olldashi vinte nga një karrierë në gazetën "Albania", ku dallohej për korrektësi lajmi. Të paktën nuk ishte konvertuar në sherbëtor si shumë të tjerë. Me Sokolin mbanim lidhje korrekte. "Vendi" ishte zyra e deputetëve të PD-së në Kuvend. Doli Saliu. Pas tij edhe unë.
    -Nikollë! Nuk kemi numrat. Na kanë ble disa deputetë të opozitës. Kam informacion se një deputet i Fatmirit "Mediut), dy të Legalitetit, një ballist dhe më duket një i Pollos do të votojnë kundër nesh- foli i merakosur dhe me pa si rrallëherë në dritë të syrit. Realisht ishte i shqetësuar për fatin e votimit që nuk ishte vetëm fati im, por dhe i krejt opozitës. Tashmë nuk ishte ndeshje Nano-Lesi, por Nano-Opozitë. Saliu e ndjente më mirë se kushdo se çdo të thoshte një fitore e Nanos edhe me votat e opozitës. Votimi ishte i fshehtë. Nuk merrej vesh si votonin. Të thonin "votuam për Lesin" dhe e hidhnin votën pro Nanos. Ishin blerë gjatë dy ditëve të fundit deputetët e opozitës së Saliut.
    -Ka një zgjidhje Nikollë " ndërhyri pas një meditimi të gjatë Saliu- Tako tani, diku fshehur, Ben Blushin. Ai është tip i zgjuar. Vetëm ai mund ta përmbysë rezultatin. Jo vetëm që është një çështje e drejtë Nikollë që duhet rrëzue Nano sot, por marrim kosto të madhe nëse Fatosi merr edhe votat tona " tha duke më lenë të kuptoj se duhet të mos humbisja asnjë dekikë. Dola në koridor. Kudo kishte punonjës të Gardës të veshur civilë. Ishte bërë një farë shtetrrethimi atë natë i parlamentit. Përjashta Kuvendit, diku nga hyrja, një mik i imi deputet kishte parë plot uniforma të policisë, një furgon të burgut 313 dhe dy prokurorët që ndiqnin çështjen e dosjes time për akuzat e Xhoana Nanos. Diçka kishte kurdisur atë natë shteti i Nanos. Gjeta mundësinë dhe takova Ben Blushin. I thashë se çfarë më tha Saliu.
    -Nuk e bëj për atë Njeri!- mu përgjigj me inat Beni- Më lerë të punoj se nuk kemi kohë. Pas një ore fillon votimi.
    -Katër ministra i kam bërë kundër Nanos në votim- më tha dhe iku. Hyra në sallë. U ngrit Lekë Çuka që ishte kryetar i Komisionit të Imunitetit dhe Rregullores. Vendimi i shumicës së këtij komisioni ishte se duhej hequr imuniteti, pasi kisha bërë "krim shtetror" meqënëse kisha kërkuar hetim për bizneset e gruas së kryeministrit, Xhoanës. Më vjen një mesazh i Saliut: "Ç'të tha Blushi?". Iu përgjigja shpejt "Ka bërë katër ministra kundra Nanos, por besoj edhe disa deputetë të PS-së pro meje". Me ktheu në sekondë përgjigje prapë Berisha me mesazh "Uroje nga ana ime Benin!". Por nuk kisha kohë që ta përcillja urimin tek Blushi pasi kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi thirri emrin tim.
    - Tani fjalën e ka deputeti Nikollë Lesi-u dëgjua zëri i kryetarit. Dola në podium. Shikova nga Ben Blushi me marifet. Më luajti syrin. Emocionet më kishin mbuluar, ndonëse askush nuk më kuptoi, përveç Spartak Ngjelës se si këmbët me dridheshin, kurse në podium dilja sikur nuk e çaja kokën. Ishte emocion dhe përgjegjsi e rëndë të provoje forcën me Fatos Nanon. Më pas erdhi votimi. Nano mori 62 vota, unë 70 vota dhe 5 vota abstenim. Arben Imami, Tauland Dedja dhe Maks Begeja, munguan në seancë. Kryeministri humbi. Berisha më shtrëngoi fort duke më thënë: "Urime! Na zbardhe faqen! Ditë historike". Në një farë mënyre ishte vertet ditë hstorike edhe për Berishën. Kishte 8 vite që nuk i kishte rrëzuar me votim të fshehtë kryeministrat e mazhorancës.
    Politikisht atë natë Fatos Nano u rrëzua. Ngrehina nanoiste do të binte përtokë me 3 korrik 2005.


    Berisha dhe gruaja e Sokol Koçiut

    Çështja e kasetës së bisedës Nano-Abdiu për trafikun e armëve në Kosovë, të cilën e përmenda në parlamentin e datës 8 nëntor 2004 ditën që do të votohej për heqjen e imunitetit tim me padi të Xhoana Nanos, kishte marrë dhenë. Transkriptimi i krejt bisedës së përgjimit e cila mua më erdhi në dorë siç kam deshmuar edhe në Prokurorinë e Pergjithshme të Republikës e tronditi krejt politikën për disa javë rrjesht. Saliu ishte më i interesuari se si po hetohej puna e kasetës dhe e dokumentit të transkriptimit. Edhe Mero Baze me kërkonte takim para se të futej në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme. Ai me sa dukej e dinte para meje këtë histori. Unë shkova në Prokurori, deklarova çfarë dija dhe ika. Berisha donte të dinte se çfarë më pyetën për kasetën, a ishte përmendur emri i tij prej meje, etj. Në një moment me Saliun në zyrë mbaj mend se u tensionua biseda pasi më tha se kasetën e përgjimit e kam në kasafortë. Unë ia kërkova të ma jepte.
    -Ma jep kasetën!- insistova egërsisht.
    -Jo Nikollë! E ka një miku im! Asht e sigurtë " tha dhe ikte nga kërkesa ime e drejtpërdrejtë- E kanë përgjue Fatosin. Asht e sigurtë. Por janë zhduk kasetat nga Arben Rakipi dhe Fatos Nano. E ka një kopje Fatos Klosi- nxitimthi foli duke më pa në dritë të syrit.
    -Ore ke gjë në kasafortë këtu?- pyeta me të njëjtin ton Berishën.
    -Kam një kopje të transkriptimit të bisedës Nano- Abdiu. Asht e sigurtë kjo! Për kasetën një njeri i imi asht lidh me gruan e Sokol Koçiut.
    -Nuk është punë grash kjo Doktor!- ndërhyra paksa me inat.
    -Jo, jo! E ka ajo! Në momentin e duhur do ta jap kasetën! " e mbylli Saliu bisedën e tensionuar mes nesh. Dhe si për të më bindur mua shkoi tek tavolina e tij dhe dikë mori në telefon me emrin Shaban.
    -Shaban! A e ka ajo gruaja atë që biseduam dje?- fliste sikur të ishte në miting. Me sa dukej zëri përtej telefonit duhej ti thoshte "Edhe PO, edhe JO". U ul prapë në kolltuk që është fill pas derës së zyrës dhe tha plot triumf.
    -Asht kaseta Nikollë! - thirri duke më hequr qafe atë ditë. Të nesërmen me pyesnin gazetarët "Kaseta!" dhe unë prisja Doktorin. Doktori me merrte në telefon si në lutje.
    -Nikollë! Mos thuj gja. Sa të më vijë kaseta të telefonoj vetë " dhe e mbyllte pa pritur pyetjet e mija. Kur nuk donte të të jepte shpjegime fliste shpejt e shpejt dhe thoshte "hajt mirupafshim!". Një mendje më thoshte që ti kërkova Kryeprokurorit të Shqipërisë që ta thërriste për dëshmi edhe Sali Berishën. Në të vërtetë ajo histori përgjimi mua më dukej, se ishin edhe shërbimet e huaja sekrete në këtë mes. Nuk vonoi shumë dhe në shkurt 2005 prapë kerkesë për heqjen e imunitetit tim, por tashmë nuk ishte Gjykata e Lartë. Prokurori i Përjithshëm i Republikës, Theodhori Sollaku firmosi kerkesën për heqjen e imunitetit tim si deputet me kerkesë- padi të kryeministrit Fatos Nano. Këtë radhë padia ishte e mirëfilltë penale dhe shkonte diku tek 5 vjet burg nëse fitonte Nano. Plasi prapë debati në politikë. Komisioni parlamentar për Rregulloren dhe Imunitetin e bëri tërkuzë këtë çështje, pasi e dinte se ishte e padrejtë kerkesa, por nuk ia mbante të kundërshtonte kryeministrin socialist.
    Unë kisha publikuar një dokument që me kishte rënë në dorë. Asnjë deputet nuk mund të heshtë kur gjen një material të tillë komprementues për kryeministrin e vendit. Detyra e deputetit është që të kërkojë hetimin e çështjes. Natyrisht që gjithë segmentet e shtetit ishin futur në lojë për ta përgenjeshtruar apo zhdukur origjinalin. Servet Pëllumbi kryetar i parlamentit me thërriti në zyrë për një kafe gjatë ditëve që ziente debati në opinion për kerkesën tjetër që erdhi në parlament nga Prokuroria. Në vend që kryeprokurori dhe Fatos Nano të sillnin në parlament kërkesa për heqjen e imunitetit për ministra apo ish-ministra që kishin vjedhur miliona e miliona dollarë, ata të dy turreshin përkundër meje. Fatos Nano ishte përbetuar që të më fuste në burg për kritikat e mija ndaj tij . Shpërfytyrohej kur dëgjonte emrin tim apo kur i dilja në parlament me kritika. Bile njëherë për të më poshtëruar kur po dilja nga salla e parlamentit që të shkoja në kafen e parlamentit u ngrit vrik edhe ai nga podiumi ku rri kryeministri. Qëllimisht rrinte në derë dhe fliste me rojet e tija. Kot së koti bënte muhabet. Donte që unë të rrija tek dera pa dalë jashtë në mënyrë që të acarohesha dhe më pas të fuste në punë shpurën e rojeve. Prita sa prita, por ai nuk lëvizte nga dera. Po kruhej për sherr. Atëhere nxora telefonin e fikur nga xhepi dhe bëra sikur edhe unë flisja me dikë.
    -Alo! Nuk të dëgjoj mirë! Jo ore! E futi dhe një helikopter ajo kurva pa doganë?!- bërtisja që ta çmendja - Nesër lexoje në gazetë! Jo jo. Mos u frikëso. Do t'ia fusë dhe burrit të saj. *** është, po lëre *****! " flisja aty edhe unë tek hunda e kryeministrit. Në sekondë liroi derën. Më pa gjithë inat dhe iku plot sirena nga parlamenti.


    Berisha dhe ne "dy ministrat"

    Spartak Ngjela është jurist në profesion. Njihet në qarqet e politikës dhe të medias si "avokati i lirisë së njeriut". E kisha njohur në qershor të vitit 1992. Asokohe gazeta "Koha Jonë" ishte gazetë ende lokale për Lezhën me prirje për t'u bërë kombëtare. Por akoma na quanin "provincialë". Gazetat e Tiranës ishin akoma të fuqishme dhe të besueshme. Më prezantoi me avokatin tek QNK-ja Frrok Çupi dhe Preç Zogaj. Një burrë gjithë humor dhe i kudondodhur kur kishe probleme me politikën apo drejtësinë. Atëkohë drejtësia ishte kryekëput e varur nga politika. Dhe ne me politikën kishim probleme. Linzi, i vëllai i Spartakut , ishte njohur me mua dhe Aleksandër Frangajn. Na kishte ndihmuar me një maune letër për gazetën "Koha Jonë" nga Bullgaria. Takova avokatin dhe filluam të miqësoheshim. Tek QNK, pasi kështu quhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, kishte një kafene ku rrinim të gjithë oponentët e asaj kohe që kishin një mendim të pavarur dhe jo proSali. Nuk ishim as socialistë. Me ne "rrinin" kudo e përballë punonj-sit e SHIK-ut të Gazidedes. Blerim Çela, kryetar i Kontrollit të Shtetit po na sulmonte. Jo për inat të tij, por për ti bërë qejfin Saliut. Shteti kur don më të kapë mat ta sajon si ta dojë intrigën ndaj iu drejtova avokatit për ndihmë juridike në Lezhë. Më bëri një statut modern të gazetës dhe me këtë rast edhe kontratën për dhurimin e 40 për qind të aksioneve nga unë tek miku im Aleksandër Frangaj, aksione të cilat në vitin 1996 i bleva nga Aleksandri. Në asnjë rast avokati nuk më ka kërkuar asnjë lekë për konsulencën, mbrojtjen juridike për mua apo dhe për gazetën "Koha Jonë". Ashtu është avokati; njeri shpirtmadh dhe me humor. Nuk flas kështu për faktin se nuk më ka kërkuar lekë për ndihmën juridike. Me avokatin kemi kaluar situata të vështira; ai në politikë dhe unë në media. Ai ka bërë 15 vite burg politik në kohën e Enver Hoxhës. Sa herë e kërkoja për ndonjë hall të gazetës që lidhej me shtetin ai vinte me vrap dhe thoshte tërë gëzim:
    -Ma lërë mua këtë punë! Do ti bëjë që të lozin nga mendtë- thoshte Spartaku dhe ikte siç vinte, gjithë gëzim. Me kishte mbrojtur nga Berisha kur ishte në pushtet. Më mbrojti nga kryeministri Nano në gjyqin e turpshëm ku më dënuan me 20 milionë lekë vetëm se kisha botuar në gazetë vendimin e qeverisë të zotit Nano me 14 janar 2004 ku kishte firmosur kryeministri Nano për të shpërblyer qytetarin Fatos Nano me pesë paga mujore se na ishte lodhur "për të privatizuar Bankën e Kursimeve"! Kemi plot histori me avokatin në këto vite, por dua të tregoj një debat të egër të avokatit me Berishën pas një mitingu elektoral gjatë këtij viti. Po vinim pas një mitingu në Shqipërinë e Mesme. E kishte thumbuar para një jave Saliun në Durrës tek restorant Adriatiku në prani timen, Jozefina Topallit dhe Fatmir Mediut, por mendova se do të ishte me paqësor Spartaku me Berishën.
    -Nikollë! Thuaji dhe avokatit të pijmë një kafe diku në Durrës- me mori në telefon celular Sali Berisha. Ishte natë dhe ishim tepër të lodhur nga mitingjet përditë. Atë ditë nuk kishte ardhur as Bamir Topi dhe as Jozefina Topalli. Fatmir Mediu ishte në një takim me partinë e tij dhe u ndodhëm në tavolinë; Berisha, Ngjela dhe unë. Çuditërisht biseda nisi nga kafe për t'u çlodhur në sherr mes Saliut dhe Spartakut.
    -Jo Doktor! Nuk të lejoj të veprosh kështu. Kam bërë ca vite burg unë doktor, kur ti ishe në Bllok- hyri vrullshëm në bisedë avokati. Nuk po kuptoja se ishim ulur për të pirë kafe apo zeher. Diçka kishin ata mes tyre. Prandaj me kërkoi Saliu mendova me vete, pasi e dinte se me avokatin ishim miq prej vitesh.
    -Spartak! Lërë atë punë!- ndërhyri Saliu për të shuar sherrin- E bisedojmë njëherë tjetër. Pijmë nga nji kafe e ikim- prapë donte të ikte nga debati Doktori. Seç ishin prishur në një problem partie në PD, por nuk arrita të kuptoja pasi Saliu i lutej avokatit dhe më shikonte mua sikur thoshte "ta lemë këtë muhabet!".
    -Jo, jo Doktor! Nëse ti ke bërë kompromis ma thuaj. Pse nuk e thua? Pse të thirrën mbrëmë në ambasadën amerikane?- vazhdonte avokati- Ne nuk jemi që të rrini ju kryetar opozite të përjetshme. Duam pushtetin! Janë njërëzit rrugëve pa punë ndaj thuaju se "kam vendosur të rrijmë në opozitë!"- fliste e nuk pushonte Spartaku. Kisha menduar se para Saliut të gjithë shushaten e nuk bëzajnë, por atë natë e pashë në pozitë të vështirë Saliun. E hasa me këmbë poshtë tavolinës avokatin për ti dhënë të kuptonte se "lërë këtë sherr sonte", por ku pushonte Ngjela. Ishte mbushur me zemërim. Nuk e i ku dhe si, por fliste. Vetëm fliste. Doktori dëgjonte. Mendoja se Saliu do ti thoshte ndonjë fjalë të rëndë dhe autoritare, por u tregua jashtëzakonisht civil.
    -Rri ore ti!- mu drejtua mua- Ç'më has me këmbë poshtë tavolinës? Kam parime unë. Dua që ky të mos ketë frikë nga ndërkombëtarët- mu drejtua me inat.
    -Nuk asht ashtu puna avokat! " lutej prapë Saliu. Nuk po merrja asgjë vesh se ku pikonte çatia. Pija kafenë dhe nuk guxoja më ta cikja poshtë tavolinës Spartakun për t'i kërkuar që të ndërronte temën e bisedës.
    -Si nuk është ore?! Trego forcë. Merr pushtetin dhe ndërkombëtarët të vijnë nesër e të urojnë në zyrë. Kush sundon kalanë është Zoti! Merr kalanë! - ngriti zërin Spartaku.
    -Spartak, Spartak! " mori zjarr tani doktori- Unë të kam mik të madh ty. Të kam premtuar se me ty do të punoj për një qeveri të fortë. Ta kam premtue zv/kryeministrin ose ministrin e Drejtësisë
    - Ore më takon!- nuk priti avokati që të mbaronte Saliu- Pse ç'jam unë në politikë?! Unë për të bërë karrierë jam. Ngjitem në karrierë dhe bëj të mira për njërëzit, për vendin tim doktor. Por nuk ta kisha atje problemin. Ma ke premtuar, ma the edhe sonte para Lesit dhe mbaje fjalën! Po pse ti je tulatur mbrëmë në ambasadën amerikane? Trego forcë!- e mbylli për një moment avokati. Në të vërtetë Sali Berisha njihet për kurajo dhe forcë. Ç'kishte ndodhur? Akoma isha në ajër në lidhje me bisedën.
    -Nuk asht e saktë kjo që po thue!- u nxeh Saliu. Më pas gjakrat u qetësuan dhe filluan të bënin shaka a thua se nuk kishin mbi 30 minuta duke u zënë.
    -Nikollë! E kam nda mendjen që ti do të kesh nji portofol ministri në qeverinë time në qoftëse fitojmë.
    -Si "në qoftëse fitojmë"!?- sa nuk bërtiti avokati- Do ta marrim pushtetin Sali! Me forcë!
    -Prit Spartak! Ai ça nuk po ban me lekë. Asht mafie e rrezikshme për vendin Fatos Nano- foli i shqetësuar Berisha.
    -Çështja "Lesi" është kthyer në një çështje të madhe!- e ndërroi bisedën avokati. E njihja mirë kur donte të ndërronte bisedë me dikë -Do të bësh qeveri të madhe Doktor. E ndjej! " tha Ngjela.
    -Po, patjetër. Bashkë do të jemi në qeveri- e mbylli Saliu dhe ikëm për Tiranë. Të nesërmen do të shkonim në Jug të vendit për miting.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  17. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Marrëveshja për 3 korrikun me Berishën

    Në muajin maj 2005 Berisha me telefonon. Më thotë se do të vijë në zyrat e Partisë Demokristiane për të firmosur marrëveshjen mes PD dhe PDK për zgjedhjet e 3 korrikut. Paraprakisht si për tu siguruar që nuk do të bëja naze me ishte lutur që demokristianët do të kenë Mirditën dhe Patosin zonë të lire elektorale. Pra në 98 zonat e tjera nuk do të kishim të drejtë për të vendosur kandidatët tanë. Pata disa probleme me kryesinë e partisë , por arrita t'i bind që duke patur përballë Fatos Nanon me klikën e tij do të ishte e vështirë fitorja e opozitës aq me tepër të ndarë sejcili me kandidatët e tij. Në këtë rast Saliu ishte në arsyetim të drejtë. Kishim frikë se mos edhe Nano bënte një përbashkim të tillë si ne dhe nuk dihej rezultati se nga anonte. Por Fatosi vazhdonte me tangërllëk. Kisha mbledhur kryesinë e partisë në zyrat e PDK. Mediat televizive dhe të shkruara kishin mbërritur të gjitha. 20 minuta para se të vinte Berisha tek unë mbërriti me urgjencë Ritvan Bode, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Një burrë i urtë, korrekt dhe besnik për Saliun. Më nxori një kopje të marreveshjes që do të firmosja me kryetarin e PD-së. I hodha një sy të shpejtë, bile pa e patur shumë mendjen. Nuk kisha pse të dyshoja tek kjo aleancë, pasi personalisht ma kishte lexuar një natë me parë Saliu në telefon. I duhej patjetër marrëveshja politike edhe me mua, pasi në njëfarë mënyre, duke e lënë larg modestinë, kuotat e mija pas duelit me Fatos Nanon ishin rritur . Kishte plot dhe që më shanin, por pikëvarashi në opinion anonte nga ana jonë. Dola dhe e prita tek hyrja e selisë së partisë. Më shtrengoi fort a thua sa për pak nuk me theu dorën. Ka një dorë si për boksier. Hap gjigand në ecje. Duhet të jesh sportist për ta ndjekur në vrapin e tij.
    -Mirsetëgjeta Nikollë! Asht ditë e shënuar kjo e sotmja- foli dhe u ngjitëm në ashensor për të shkuar tek kati i pestë ku do të bëhej ceremonia zyrtare. Gazetarët filluan të shkrepnin aparatet fotografikë dhe ato të medias televizive nxitonin të spostonin njeri tjetrin për marrë pamjet me të bukura. U ulëm. Lexova marreveshjen të cilën ma dha Ritvani. E mbylla me një synim që kisha brenda vetes se duhej të kapnim diku tek 3 deri në 4 për qind të votave kombëtare. Filloi Saliu me elozhe për mua dhe për PDK . E shikoja bishtas kur fliste dhe me dukej tjetër Sali nga ai i vitit 1997. Epo, shyqyr paska ndryshuar, mendoja dhe nuk po flisja.
    -Partia Demokristiane do të marrë 6 deri në 7 përqind Nikollë ! Të siguroj. Do të fitojmë bashkë dhe do të qeverisim bashkë me ty dhe koalicionin " e mbylli ligjeratën e n-_krimit Sali Berisha. Dolëm. Udhës për tek makina isha krah për krah me të. Pas nesh , nja dhjetë hapa, ishin Ritvan Bode dhe Vladimir Beja nënkryetari i PDK-së.
    -Nikollë! A do të më besh një nder? Dy zonat të lira t'i lashë për ty me shkrim , por a mund t'i mi besosh mua ti caktoj vetë kandidatët për deputetë në Mirditë dhe Patos?- ndaloi dhe me hodhi dorën në qafë me një dashamirësi që as babai im në Spiten nuk më kishte shtrënguar ndonjëherë kaq sa Saliu.
    -Po unë kam njërëzit e mi- mu mor goja nga kerkesa e papritur e tij. Ne sapo kishim nënshkruar marrëveshjen se këto dy zona ishin të mijat. Akoma pa u tharë boja e firmës ai po mi kërkonte edhe ato të dyja zonat prapë për vete!
    -Mi lërë mua!- ndërhyri si për të më shkundur nga hutimi që më kapi -Të jap një post ministror për PDK-në dhe tre zv/ministra. Ah, por dhe dy prefektë. Prefektin e Lezhës dhe të Vlorës do të jenë Demokristianë " shtoi Saliu.
    -Ta mendoj! - u mundova t'i rreshqasë për atë moment, por nuk shqitej ai.
    - Dakort? Ja pra pranove! Bëjmë bashkë fushatë në mbarë Shqipërinë- insistonte - tha sikur unë ta kisha pranuar.
    -Të paktën jo Mirditën, doktor. Kam atje një kandidat shumë të mirë. Quhet Mark Gjomarkaj. Nga familja e kapidanit të Mirditës. Është jashtëzakonisht djalë korrekt dhe me emër të mirë - si në lutje miqësore po ia kërkoja. Në të vertetë nuk kisha përse hezitoja. Por një mendje më thoshte që përderisa ishim në një front kundër Nanos le t'ia besoja gjithçka Saliut. Isha si në një besë burri. Nuk e dija nëse do ta mbante fjalën ai.
    -Kam Gjovalin Prengën, kryetarin e PD-së së rrethit të Mirditës. Ia kam premtue si kandidat në emër të PDK !- tha gjithë gaz a thua se unë nuk kisha emrin tim. Po e bënte fakt të kryer. Rashë në hall të madh.
    -Mirë, mirë! Por fjalë burrash që votat në proporcional në Mirditë do ti jepen vetëm PDK-së që Marku të jetë deputet nga lista proporcionale- thashë dhe i vura kapakun bisedës.
    -Po. Marku asht deputeti jot. Edhe Gjovalini, por ashtu asht puna. Mirëupafshim!- më shtrëngoi edhe ma fort dorën Saliu dhe iku. Gjatë fushatës harroi se çfarë me kishte premtuar, bile se me kishte përlarë një deputet direkt nga Mirdita. Në mitingun e madh përmbyllës të Rrëshenit nuk tha votoni Partinë Demokristiane në proporcional, siç ishte kontrata, por i iku. Bëri sikur harroi. Sa mbaroi mitingu ku binte një shi i madh mu afrua.
    -Harrova! Herën tjetër do ta përmendë me emër Markun dhe zonën e lirë për ty- u justifikua dhe hypi në makinë. Herë tjetër nuk erdhi në Rrëshen dhe as nuk tha as nga Tirana ndonjë fjalë. Natën e 2 korrikut me urdhër nga Tirana dega e PD-së së Mirditës në zonën e lirë të PDK shpërndau mijëra fletë të vulosura nga PD ku thoshte: "Votoni kandidatin e PD! Votoni Partinë Republikane në proporcional!". Të premten para ditës së zgjedhjeve të 3 korrikut kryetari i PD-së zoti Berisha shpërndau këtë mesazh urgjent për kryetarët e degëve të PD-së në rrethe e gjithë demokratët që kishin autoritet në zona. Ja teksti që ndodhet i kopjuar nga telefoni i një kryetari demokrat në memorien e celularit të Vangjel Dules kryetarit të PBDNJ: "Mesazh për të gjitha degët e PD-së. Urgjent thirrni strukturat drejtuese të PD në zonë dhe urdhëroni në emrin tim që në prorporcional asnjë votë për partitë tona aleate. Vetëm për Partinë Republikane! Çdo votë për partitë e tjera në koalicion me ne asht voë kundër PD-së. Sali Berisha". Nuk kisha çfarë të bëja më. Isha prerë në besë nga Saliu.


    Berisha : Gazeta "Koha Jonë" asht e koalicionit!

    Ditën e parë të fushatës na mblodhi kryetarëve të partive të koalicionit të djathtë. Ishte Berisha, Mediu, Pollo, Starova, Karamelo, Alimadhi dhe unë. Ishte dhe një kryetar ballist, por nuk ia mbaja mend emrin. Genc Pollo nuk i besonte aspak Saliut. E njihte siç duket që kur punonte në presidencë në vitet 1992-1997.
    -Për mua të gjitha partitë janë njëlloj aleate. Nuk do të ketë diferencim- e nisi Saliu- Por krahas aktivitetve të përbashkëta në mënyrë që të shfrytëzojmë sa më shumë kohën televizive si opozitë ashtë mirë që të bëni edhe mitingje me njërëzit tuaj- foli dhe e mbylli po vetë Berisha takimin e parë. Fushata filloi. Gjergji Lezhja ishte kordinatori i PD-së për mitingjet dhe me partitë. Ishte korrekt Gjergji. Zbatonte çfarë i thoshte Saliu. Plani i mitingjeve hartohej veçse nga Berisha dhe nuk mund të ndërhynte njeri në këtë mes. Dy mitingjet e para nuk shkova me të, pasi më duhej të përgatisja disa takime të mijat për kohën televizive që i takonte PDK-së.
    Sapo kishte ardhur nga Lushnja. Ishte mitingu i parë në këtë qytet. Aty nga ora 2300 me bie telefoni celular.
    -Nikollë! A takohemi pak për një kafe tek zyra ime? - foli lodhshëm. Natyrisht që i thashë që "po vij". Tek dera e selisë së PD takova Besnik Mustafaj. Ishte prej vitesh dashamirës me mua dhe gazetën "Koha Jonë". Shkruante editoriale kur i duhej. Sipas takatit financiar të gazetës, herë e paguaja mirë, por dhe nganjëherë harroja për t'i çuar honoraret. Por ma kujtonte vetë. Për mua mbetet njeri me vlera në hierarkinë e PD-së. Hamendje të këqija thonin se ishte islamist në thelb. Nuk e kisha vënë re një gjë të tillë. Kishte qenë ambasador në Francë.
    -Duhet të vish me mua në mitingje Nikollë! Nesër jemi në Shkodër. Duhet të jesh patjetër- dhe me porositi një kafe. Dukej i lodhur ende pa filluar fushata. Por nuk e jepte veten. Kur flitej për mitingje gjithë trupi i tij elektrizohej dhe ishte tjetër Sali. E pikasa vitin e kaluar në mitingjet "Nano, ik!". Fliste pa letër dhe ngrinte peshë militantët. Kur kishte njërëz plot në sheshe ai lumturohej si fëmijë. Qeshte vetë. Fliste vetë. Dhe e mbyllte po vetë mitingun. Nganjëherë i kishte bërë lemsh fjalët, por turma nuk donte t'ia dinte se ç'thuhej. Donte vetëm zërin e tij. Kaq mjaftonte dhe ndizej sheshi.
    -Doktor! Kam një shqetësim -dhe mënjëherë mora kafenë e cila më erdhi në çast. Doja të ndizja një cigare, por Saliu ma bëri me shenjë se nuk lejonte të pihej cigare në zyrën e tij.
    -Dua që në fillim të ndajmë dy gjëra bashkë. Të mos keni më pas sherr apo ndonjë keqkuptim.
    -Ma thuaj. Si asht puna?- pyeti jo pa kureshtje Berisha. Më kishte hedhur një vështrim dyshues, aq sa e ndjeja edhe kur hyja në selinë e PD që tek rojet apo në koridor kur më shikonin. Njëherë, në mos gaboj, ishte hera e dytë që po ngjisja shkallët e ndertesës së selisë blu, kur disa militantë demkratë po zbrisnin pas një takimi me doktorin në katin e tretë.
    -O bobo! Ku ka shkue puna jonë!- thirri njeri prej tyre- Shife more ! Nikollë Lesi këtu! Mos! Paskemi mbarue!- fliste ai dhe më shikonte, ndërsa unë ndalova. E pyeta se nga ishte. Më tha se ishte nga Torovica e Lezhës. E pyeta se i kujt ishte. Ma tregoi paksa me hezitim. Babai i tij kishte qenë më komunisti i fshatit në kohën e Enver Hoxhës. Për atë thonin asokohe se ishte "me komunist se Enver Hoxha!". I dhashë një cigare djaloshit demokrat dhe iu luta ti bënte të fala të atit, pasi ka qenë komunist i mirë. Nuk e deshi veten kur ia përmenda këtë fakt dhe hodhi cigaren përtokë gjithë inat.
    -Kam hallin që koalicioni me ty është vetëm në rang partiak- e nxora më në fund atë çka doja ti komunikoja. Me Berishën nuk është e lehtë të flasësh lirshëm dhe pa i kontrolluar fjalët. Në këtë pikë është njeri serioz dhe jo si Nano që e nis me xhin dhe e përfundon me "a më ha ******?".
    -Po ne kemi firmosur bashkë Nikollë ? Çka ndodhur?- foli gjithë shqetsim. Me shikonte dhe nuk fliste më - Po ti je aleat i fortë. Atë çka bëre kundër Fatos Nanos këto tre vitet e fundit çdo demokrat ta ka borxh.
    -Jo jo ! Nuk lidhet me koalicionin. Atë e kam firmosur dhe nuk lëviz . Harroje atë histori. Shiko se mos ta dredh ndonjë nga miqtë tuaj .
    -Ke bërë llafe me Fatmirin "Mediun)?
    -Jo. Kam shqetsimin se unë jam edhe botues i gazetës "Koha Jonë". Por jam edhe kryetar partie në koalicion me ju- fillova ta sqaroj, por ai më ndërpreu mënjëherë. E kuptoj pa e thënë shqetsimin tim
    -Aa! Gazeta asht e lirë . Natyrisht nuk mund të ndihmoj Nanon, por as "Rroftë Berisha!" nuk mund të shkruajë. Ke të drejtë. Nuk ka asnjë problem- u çlirua Saliu. Edhe unë, pasi nuk mund ta bëja gazetën "Koha Jonë" organ të koalicionit. Nuk e kisha bërë as organ të partisë që drejtoja vetë. Kisha botuar ndonjë lajm për aktivitetet e Demokristianëve, por ama kur përbënte lajm për gjithë median. Nuk kisha se si të humbja pavarësinë time editoriale të gazetës. Ajo gazetë nuk është më vetëm pronë e imja. Kanë punuar pothuaj të gjithë analistët dhe drejtuesit e medias së sotme në "Koha Jonë". Mundet nganjëherë ta kem kaluar masën, por më pas jam penduar si dreqi. Një media e shkruar në qendrimet e saja duhet të jetë, të paktën, një hap para lexuesit. Ika atë natë i qetë pasi nuk doja të komplikoheshin gjatë fushatës marrëdhëniet me Saliun, pasi ma kishin thënë se ai është " përbindësh" në fushatë. Por nuk zgjati shumë miqësia në këtë temë, të cilën unë e quaja të mbyllur. Ishte mengjez herët . Atë ditë do të shkoja në Librazhd bashkë me të në një miting. "Koha Jonë" kishte botuar një kronikë ku Fatos Nano akuzonte Berishën. Ishte normale për një gazetari korrekte kur lideri i mazhorancës bënte një deklaratë. Media e pasqyron.
    -Nikollë! Nuk mundesh ti me ma ba kështu! Nuk mundesh! Nuk të lejoj!- bërtiste a thua se kishte probleme me sediljen e makinës ku ndonjë gozhdë ishte ngulur poshtë sediljes.- Nuk mundesh ti! Je në koalicion dhe gazeta nuk mund të shkruajë për Nanon- vazhdonte ai duke bërtitur. Në fillim u turbullova se nuk e dija se çfarë thoshte dhe përse e kishte fjalën ai. Më të vertetë se nuk e dija se çfarë kishin botuar, pasi ishte kohë fushate. Dilja në 6 të mëngjezit dhe kthehesha në orën 1 të natës në shtëpi. Kalamajtë i gjeja në gjumë. I puthja dhe më pas nisesha prapë për mitingje. Nuk vonoi as 10 minuta dhe kur prapë më mori Sali në telefon. Isha rrugës për në mitingun e Librazhdit.
    -Nuk mundesh të vazhdosh kështu Nikollë ! "fliste prapë ai. Prita e prita që të pushonte, por ai vazhdonte të bërtiste po më atë shpejtësi që ecte makina e tij mbi 100 km/orë. Ndërkohë kisha parë titullin e gazetës dhe nuk kishte asgjë jo profesionale. Kishin dalë me një deklaratë të Nanos kundër Berishës. Por nuk ishte koment i redaksisë, por kronikë pikë për pikë e asaj që Fatos Nano kishte deklaruar në një miting kundër tij. "Po për ditët e tjera që kishim dalë me Saliun kundër Nanos?" mendova në çast. Ne të dy e kishim mbyllur njëherë punën e pavarësisë së gazetës me koalicionin. Çfarë donte tani ai? Ai ishte nxehur kot së koti . Por mora zjarr edhe unë. Ma kishte sjellë në majë të hundës duke më bërtitur ato pak minuta . Ishte hera e parë që guxonte të më gërthiste. U mbusha me frymë dhe e mora në telefon Saliun. Dy herë më kishte telefonuar brenda 10 minutave dhe sharë. Kishim hasur dy malokët me njeri tjetrin!
    -Alo! Degjo Doktor!- fillova dhe nuk i lashë kohë të më thoshte asnjë fjalë " Të jetë hera e parë dhe e fundit që guxon të më ofendosh mua. More vesh? Nuk dua t'ia di fare se kush je! - fola gjithë zemërim dhe ia mbylla telefonin. Në moment i thashë shoferit se nuk do të shkonim në mitingun e Librazhdit. Ktheva makinën dhe u gjenda prapë në Tiranë. Ia tregova Genc Pollos çfarë më kishte ndodhur dhe më tha "mirë ia bërë ! Ashtu e do ai muti !". E kisha fikur telefonin gjithë atë paradite nga inati. Kur më kishin rënë nervat nga fyerja e Saliut e hapa dhe gjeta tre mesazhe të Berishës në të cilat me kërkonte ndjesë, pasi nuk e kishte "kuptuar""!) shkrimin. Ishte frikësuar se mos dilja në ndonjë konferencë shtypi për të thënë se "nuk paska ndryshuar Saliu" dhe fushata i shkonte për lesh. Në darkë me ftoi për kafe në hotel Sheraton. U bëmë prapë miqë. Por e ndjeva se nuk ma kishte harruar.


    Në Sarandë turmat: "Berisha " Lesi!"

    Na lajmëruan nga selia e PD-së me anë të Gjergji Lezhja se ka ndërruar plani për mitingjet. Do të kalohej mënjëherë në Jug të vendit në një tur tre ditor, Sarandë, Delvinë, Ksamil, Livadhja dhe Gjirokastër. E kisha marrë me shumë qejf dhe zjarr punën e mitingjeve. Arian Starova me ngacmonte se "përse luan dorë e këmbë " kur flet para turmave. Ariani është jashtëzakonisht civil dhe profesionalist. Nuk vuante nga mania për tu dukur apo që të rrinte afër Saliut në miting që ta shihnin njërëzit. Fliste shkurt, qartë dhe rrjedhshëm. Edhe kur nuk isha unë në ndonjë miting ai bënte thirrje që të votonin në proporcional edhe PDK. Probleme kishim në fushatë vetëm me Fatmir Mediun, kryetarin e Partisë Republikane. Ai nuk linte njeri ti afrohej Berishës. Dukej sikur e kishte prone "private" dhe bëhej xheloz nëse dikush nga ne, Pollo, Starova dhe unë i aviteshim një metër me afër Saliut në miting. Në të vertetë për këtë ishte interesuar edhe vetë Saliu. Protokolli që merrte urdhëra të rreptë vetëm prej Sali Berishës nuk na lejonte që kandidatët tanë për deputet në proporcional në zonat ku ishte miting të dilnin në podiumin e mitingut. Ne kishim vendosur një rregull para fushatës që vetëm kandidatët e përbashkët që ishin të PD-së apo të zonave të lira dilnin me ne kryetarët e partive të koalicionit në podiumet elektorale. Kandidatët në proporcional të PR, PDR, PDK dhe PBL nuk mund të dilnin. Por Mediu nuk pyeste asnjeri. Urdhëri i tij ishte si të fliste vetë Saliu. Nganjëherë me shaka pyesnim njëri tjetrin Pollo, Starova dhe unë nëse "kishte ardhur Saliu i dytë në miting". Në çdo miting kryetari i PD-së filloi të shkelte hapur marrëveshjen me partitë tona. Bënte thirrje vetëm për të votuar Partinë Republikane në proporcional. Disa kryetarë të degëve të PD-së në rrethe të cilët nuk e donin PR na ankoheshin se si ka mundësi që vetëm për Fatmir Mediun po bën thirrje Berisha. Ç'të thonim ne ! Genc Pollo me thoshte si me lezet se po shkelet marrëveshja nga Berisha dhe linte të kuptohej që të kërkoja unë mbledhjen urgjente të koalicionit për këtë çështje. Donte që me duart e mija të nxirrte gështenjat e PDR. Nuk e kishte keq Pollo. Megjithatë nuk e vrava shumë mendjen për reagimin e Saliut dhe rrugës për në Sarandë i bëra një mesazh. Ato ditë ishte më e udhës për të komunikuar vetëm me mesazhe, pasi ishim në kulmin e fushatës dhe çdo minutë nuk pushonte telefoni me thirrje apo mesazhe nga degët. "Mos bëj thirrje vetëm për PR. Duam me Gencin dhe Arianin që të takojmë për këtë problem", i nisa një mesazh prijësit të karvanit elektoral. Saliu ishte bërë mjeshtër në dërgimin e mesazheve. Pas Edi Ramës ai ishte numri dy në Shqipëri për shpejtësi në hartimin dhe dërgimin e mesazheve. Edi Rama ishte kampion në mesazhe, por bënte gabime ortografike, kurse Saliu ishte korrekt në të shkruar. Fuste paksa dialektin tropojan, por gjithsesi kuptohej. "Asht hera e fundit Nikollë! Nuk bëj thirrje ma për Partinë Republikane!". Ia kalova mesazhin e tij edhe Genc Pollos dhe Arian Starovës. Genci heshti, kurse Starova mu përgjigj " Po, Po! Ka për ta mbajtur fjalën! Shih kur të thërrasë prapë për Mediun". Nënkuptimi ishte se të ka mashtruar prapë. Arritëm në Sarandë paksa vonë. Unë u sistemova tek Hotel "Butrinti" i Gaz Demit hoteli më i mirë në Shqipëri. Saliu ndaloi nja 50 metra më sipër në një hotel që me sa dukej e kishte mik. Të nesermen shkuam në Livadhja të Sarandës, më pas në Ksamil ku Fatmiri nuk erdhi pasi kishte hallin se banorët kishin konflikt pronësie me ish-pronarët. Me Saliun mbeta vetëm në mitingun e Ksamilit. Aty kam edhe degën e PDK më të fuqishme në Jugperendim të vendit. Sapo dola për të folur e karikova mitingun me çeshtjen Nano- Lesi në duelin e fundit dhe filluan thirrjet "Lesi, Lesi !". Në fillim nuk e kuptova se ç'po ndodhte në të djathtë timen, ku ishte Saliu. Vazhdova unë prapë me helikoperin e Xhoanës dhe thirrjet nuk pushonin prapë "Lesi! Lesi!". Në momentin që turma po bërtiste emrin tim hedh sytë nga Saliu. Ai ishte bërë xhind dhe plot nerva. Aha! "thashë me vete. "E hengra!' dhe mënjeherë bëra thirrje shtesë " Pra iu kam sjellë sot kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, njeriun me të ndershëm dhe që do të presë duart e korrupsionit". Atë moment ia bëj me shenjë turmës që të thërriste emrin e Berishës. "Berisha- Berisha!" filluan. Saliu qeshi. Mori pamje triumfatori dhe me vuri dorën në sup me dashamirësi. Mbarova fjalimin tim. Arian Starova me tha "Shpëtove për bukuri ! Për pak e hengre nga Saliu!". Mbaroi mitingu dhe shkuam drejt Delvinës. Nuk e haja më që të karikoja njërëzit që të thërrisnin emrin tim. Problemi nuk ishte shumë tek emri PDK në atë zonë se sa tek konflikti tashmë pulik i imi me kryeministrin Nano. E kisha mposhtur Fatosin disa herë në parlament dhe votuesit tanë Nanon donin të rrëzonin. Pjesmarrësit në mitingjet tona nuk e dinin se çfarë ndodhte në podiumin tonë dhe pas mitingjeve. Sherr i madh. "Pse foli Lesi dy minuta më shumë se sa e kemi caktuar?!", "Pse Pollo foli para Mediut ?!", etj. Populli na shikonte si liderë të të gjithëve. Nuk e dinin se si plaste sherri mes nesh sapo mbaronte mitingu. Në Delvinë Saliu nuk ma dha fjalën. Ai vendoste protokollin. I kishte djegur Ksamili. Por ndodhi një gjë që nuk e parashikova. Më nxori me tepër punë se sa e mendova. I thashë në vesh Saliut se duhet të flasë në miting. "Jo, Nikollë !'- më tha. Nuk bëra zë, pasi përballë turma bërtiste "Berisha!". Në moment që po mbyllej mitingu ia plasi nga turma "Të flasë Lesi! Lesi!". Pashë Saliun. Më shikoi sikur më thoshte se mos luajta ndonjë lojë që të bërtisnin emrin tim. Dyshonte si dreqi. Nuk më besonte , ndonëse i duhej edhe emri im. Fola shkurt dhe gjeta një mënyrë që të mos e haja si në Ksamil. Direkt e proSaliut e ngrita turmën mënjëherë. Saliu u lumturua dhe ma tha "Do të flasësh dhe në Sarandë tani !". Pas një gjysëm ore do të fillonte mitingu më i madh në Jug , ai i Sarandës , që nuk ishte i fundit në këtë qytet. Ajo që më ndodhi në Sarandë më dogji përfundimisht. Saliu në mitingun e mëvonshëm, po në këtë qytet, nuk më mori me vete. Kaluam rrugën plot gropa nga Delvina për në qytetin e Sarandës. Mitingu bëhej në stadiumin e qytetit. Plot e përplot stadiumi, anash tij dhe tarracat e pallatëve. Në Sarandë kandidonte kryeministri Fatos Nano. Para dy muajve Berisha me kishte marrë me telefonin e Spartak Ngjelës nga selia e PD-së dhe më kishte uruar mua si kandidat i opozitës përballë kryeministrit. Se ç'pati më vonë nuk e mësova dot kurrë dhe me zëvëndësoi me Besnik Aliajn. Ishte e vështirë të fitoje përballë kryeministrit në atë moment, por gjithsesi nëse do të isha përballë Nanos në Sarandë do ta mbajë atë pa lëvizur nga qyteti. Kisha hartuar taktikat për ta acaruar Fatosin dhe ti jepja mundësi Saliut që të ishte lirshëm në rrethet e tjera. Brenda taktikës për ta nevrikosur kryeministrin vendosa sapo Berisha ma komunikoi kandidimin tim përballë Nanos që të flija në darkë në të njëjtin hotel ku do të ishte Nano me Xhoanën. Mblodha informacion për krejt Sarandën, popullsinë, raportet fetare, për turizmin,etj. Tashmë këto i përkisnin fjalës "sikur. ". Po shkoja për të bërë fushatë për Besnik Aliajn. U ngjitëm në podiumin e mitingut në stadium. Thirrje të forta. Rrugës nga Delvina për Sarandë mendova në çast se çfarë do t'ju them sarandiotëve. Doli në përfeksion.
    -Tani e ka fjalën kryetari i PDK deputeti Nikoll Lesi !- foli ai që drejtonte mitingun. Thirrje në kor . Nuk duhet të përsëritet Ksamili dhe Delvina mendova në çast . Kishte ardhur dhe Fatmir Mediu. Ndaj duhej të isha i kujdesshëm.
    -Të nderuar sarandiotë! Ka disa ditë që brigjeve të Sarandës po vijnë dy anije të mëdha. Një anije e shkatërruar, që nxjerr tym, me një kapiten herë me syze e herë pa syze. Kjo anije e vjetër ka në bord një klikë hajdutësh. Ajo po zhytet në det. Nuk e mbajnë direkët. Me 3 korrik kjo anije fundoset. Kjo është anija e Fatos Nanos!- ngrita zërin, mora frymë thellë për të vazhduar. Turma "Lesi, Lesi!". Mora frymë thellë dhe ia nisa prapë valles së mitingut.
    -Por anija tjetër, e madhe, plot e përplot me njerëz që duan Sarandën, detin dhe juve ja ku po vjen. Ja shikojeni!- dhe në çast njerëzit kaluan shikimin nga deti - Është k`tu! Kapiteni është Sali Berisha!"- e mbylla fjalën dhe "Berisha, Berisha!" shpërtheu stadiumi.
    -Të lumtë! Por e hëngre përfundimisht këtë rradhë! " më tha në vesh Starova- Mediu është bërë keq kur flisje ti " vazhdoi Ariani. Në atë moment nuk e ndjeva se e hëngra, pasi nga turma u shkëput një djalë që kaloi gardhin e policisë dhe u turr të më përqafonte. Më pas, rrugës për në Tiranë, e ndjeva që po frikësoja Saliun. Duhej të mos shkoja disa ditë më të në miting.
    -Nikollë! Po bën prezantim të mirë në mitingje! " më mori në telefon Saliu kur po ktheheshin në Tiranë. Mu duk sikur ndjeva paksa ironi në atë çka po më thoshte si lavdërim. Për katër ditë nuk dola në mitingje.


    Saliu: Tako Edi Ramën dhe Blushin.

    Fushata elektorale e këtij viti sapo vinte e merrte zjarr me tepër. Në Shijak përballja më e vështira e gjithë zgjedhjeve ishte mes Agron Dukës, ministër Bujqësie dhe Sokol Olldashit . Sondazhet e analistëve mediatikë anonin në fitoren e Dukës. Por Olldashi e kishte ndërtuar krejt ndryshe taktikën elektorale. Edhe dueli Angjeli- Pango cilësohej ndër më problematikët. Fatos Nano i shoqëruar nga sponsorizimet e biznesit dukej se ishte në avantazh. Por ai harronte LSI e Ilir Metës. Sondazhet anonin disi për opozitën e Berishës, por prapë Saliu ishte mosbesues në fitore. Në mitingje ai bënte namin sikur e ka të sigurtë fitoren, por brenda tij lëvizte frika e humbjes përballë lukunisë së Nanos. Saliu duke e ditur se unë personalisht kisha miqësi si me të djathtë ashtu dhe me plot të majtë, ndër ta Ben Blushin e Edi Ramën më thirri në një mision që për momentin e zgjedhjeve ishte shumë sekret. Unë isha përbetuar se do të bashkëpunoja edhe me dreqin vetëm që të rrëzoja Fatos Nanon nga pushteti. Sytë nuk më shikonin më tej se piedestali i rrëzuar i kryeministrit. E kisha eksperiencën e parë elektorale në një koalicion.
    -Do të na bësh një nder Nikollë!- më tha Berisha pas takimit në hotel Sheraton- Por nuk duhet të na e marrë vesh njeri se na prishet skema. Tako Edin, atë të Bashkisë " hyri drejt e në temë ai. Edhe donte bashkëpunim me Edin për të rrëzuar Nanon, edhe nuk ia thoshte emrin e plotë - Kam informacion se janë zënë keq me njeri tjetrin Fatosi me Edin. Nuk e di saktësisht se çka ndodhur, por kjo asht e vë rtetë.
    -Nuk të beson ty ai! Edi nuk do as ty dhe as Nanon me ato çka bërë - ia ndërpreva fjalën.
    -Duro!- dhe fërkoi kokën a thua e kishte mbi kokë Edin -Ai don me rrezue Nanon. E di ai se po fitoj Fatosi do ta fusë në burg, ai. E di unë këtë punë. Fatosi don krejt lejet e ndërtimit në Tiranë. I do ajo gruaja lejet për të bërë pallate. Janë bërë lemsh - dhe qeshi. Nuk ia thoshte asnjëherë emrin Xhoanës edhe kur e kritikonte për bizneset e dyshimta. Kur e ngacmoja në parlament që t'ia thoshte emrin e plotë kur e akuzonte Saliu vetëm qeshte dhe linte të kuptohej se nuk ishte grua për tu përmendë.
    -Mos more doktor! Nuk të zë besë ai. Ti deshe me Nanon ta fusnit në burg kur ishit miqë bashkë- këmbëngula duke ditur se do të më shkonte kot së koti udha për tek Edi. Megjithatë dihej në qarqet e larta politike se Nano nuk duronte emër tjetër përveç "Fatos Nano ! Fatos Nano!" prandaj kryebashkiaku i Tiranës ishte larguar prej tribunave elektorale . Saliu duke qenë njohës i mirë edhe i së majtës dyshonte se ata pajtohen brenda natës dhe vetëm kur ti shihje bashkë të nesërmen. Prezenca e Edit në tribuna e frikësonte Saliun. Fushata onte edhe shumë ditë për t'u mbyllur. Bëra si bëra dhe shkova për të takuar Edi Ramën. U takuam në katin e pestë të Grand Hotel .
    -Ç'thotë Sali beu ?- e nisi me ironi kryebashkiaku takimin. Nuk e duronte fare emrin e tij. I dukej si islamik.
    -Të do shumë Saliu!- iu përgjigja duke qeshur- Më ka dërguar ai për të kërkuar një bashkëpunim
    -Ç'bashkëpunim ore! Me atë kafshë?! Pupu! Je në vete apo po luan estradë?- pyeste dhe ferkonte tullen e kokës.
    -E kam seriozisht. Vijë prej tij për të thënë që të mos dalësh përkrah Nanos në podiumet elektorale. Si kompensim Saliu nuk do të prekë apo sulmojë kur të vijë në pushtet- thashë dhe shikoja djersët e tija që i mbulonin ballin.
    -Ore je në vete ti! Unë me Saliun mik, kompromis?! Jeni çmendur të gjithë. Këtej nga ne ka lajthitur Fatosi, andej paska shtuar dozën e çmendisë Saliu. Çe gjeti këtë vend!
    -Do apo nuk do? Kemi për të shkurtuar përgjysëm sapo të marrim pushtetin pas 3 korrikut?!- fola për ta provokuar. Me vinte edhe për të qeshur për rolin që kisha marrë për ta pajtuar në distancë Berishën me Edi Ramën. E kush e besonte këtë gjë! Bile edhe tani që shkruaj edhe vetë më duket sikur nuk ka ndodhur ky rol ndërmjetsuesi. Por gjithë mekanizmi im punonte kundër Fatos Nanos.
    -Ke të shkurtoni ore! Mua?! Më rroni ******!- u nxeh Edi.
    -Edhe atë do ta shkurtojmë!- fola seriozisht, por një e qeshur po më vinte për të plasur sheshit. A kishte rol me komik se ky që kisha marrë përsipër për të vendosur urë bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
    -Apo ke ardhur për të kaluar kohën këtu me mua. Nuk të paska marrë Saliu sot në miting !?- më tha më ironi, por prapë donte të dinte se çfarë po bënte Saliu.
    -Mos dil në tribuna me Nanon ! Ky është mesazhi i Berishës- thashë pa e zgjatur më tej "masakrën" ndaj tij.
    -Edhe po të dua unë për të dalë në tribuna nuk më lë Fatosi! E di ti që është bërë xheloz nga unë. Thotë se do ti fitoj vetë zgjedhjet- përqeshi Edi kryeministrin. Ika . Ia përcolla mesazhin e takimit Saliut. Ai foli gjithë gëzim nga ana tjetër e telefonit.
    -Të lumtë ! Na ke heqë një njeri që na krijon probleme për ne . Mos e harro këtë Edin. Mbaje nën tension- më tha doktori. Pas kësaj dija vetë se si ta mbaja Edin. Çdo mengjez e merrja në telefon dhe i thoja: " Ke të fala nga Saliu !". Pasi mbaroi ky ndërmjetësim mitingjet elektorale vazhdonin papushim. Kishim ardhur vonë nga Vlora në mitingun e parë në sheshin e Flamurit. Isha i dërmuar. Ora po shkonte diku tek 2330. Sapo kisha hyrë në shtëpi më bie telefoni i Berishës.
    -Nikollë! A vjen deri në zyrën time se kam diçka urgjente " foli dhe më pas u nisa drejt selisë blu. Të nesermën ishim prapë për udhë të gjatë që herët në mengjez. Hyra në zyrën e doktorit. Edhe ai ishte jashtëzakonisht i lodhur, por çuditërisht mitingjet atë e mbanin gjallë.
    -Ti e ke mik Ben Blushin!
    -Po, dihet! Pse çka ndodhur?- ndërhyra pa takt.
    -Diçka po harton ai kundër nesh
    -Është normale që është në frontin tjetër. Kështu u ndanë këto punë tani ! " dhe picërrova sytë se ku donte të dilte ai me këtë thirrje në mesnatë.
    -Fatosi ka mbledhur mbrëmë të gjithë pjesën e re të PS-së. Më duket dhe Edin, Blushin, Klosin dhe të tjerë që janë figura që ta themi saktë kanë mbështetje popullore - fliste mendueshëm ai. Fliste, ngrihej në këmbë dhe ulej prapë. Diçka e mundonte. Dikush nga të huajt, me sa duket, i kishte përcjellë mesazhin se nuk ke mbështetje ndërkombëtare ndaj deklaro se nuk do të jesh ti kryeministri i vendit. Këtë e dija nga brenda PD-së. Nga ana tjetër siç vazhdoi doktori të më tregonte në mesnatë zoti Nano duke e ndjerë edhe ai se nuk i kishte ashtu punët si në fillimfushatë po bënte një levizje dinake. Përflitej se mund të dilte dhe të deklaronte se nuk do të ishte ai kryeministri pas 3 korrikut nëse fitonte PS. Kjo digjte Berishën nga ana tjetër. Dalja me një emër për kryeministër të ri, i pa kritikuar nga populli dhe ndërkombëtarët do të thoshte fitore e së majtës. Por Saliu nëse humbte digjej përfundimisht.
    -Tako Benin dhe mundohu të marrësh vesh se ç'po bajnë ata !- më tha. Mu duk vetja si Pal Melyshi. Unë isha njeri që kisha dhënë prova se vetëm sherbetorin dhe servilin nuk e bëja , kurse ky më thoshte të shkoja si spiun. E kapërdiva fyerjen dhe në moment iu drejtova me një djallëzi që e meritonte. Nxora celularin dhe i bie numrit të Ben Blushit.
    -Hë mo çke ! Apo të fërkoi Saliu e tani don pak ujë nga ne !- më foli gjithë inat Beni. Fushata ishte në kulm.
    -Foli pak një miku tonë!- nxitova t'ia presë sulmin.
    -Cilit mik ore? Saliut?! "foli gjithë ironi a thua me telepati e dinte se isha me Berishën. Në të vertetë Saliun ai e respektonte për ndershmërin e tij, por në biseda e shante për miopinë e tij politike dhe bajraktarizimin.
    -Ja, foli doktorit !- ndërhyra dhe doja ta spostoja lojën nga keqpërdorimi im që donte të më fuste Saliu.
    -Ik ore pirdhu me gjithë atë **** !- më tha.
    -E kush asht në telefon? " më pyeti doktori.
    -Blushi!
    -Ça thotë ?- pyeti Saliu
    -Flet shumë mirë për ty. Është burrë shteti, thotë " nxitova ta lyeja me paksa sheqer fjalorin e Benit për të.
    -Më jep, ma jep ta pershendes Blushin!- dhe më kapi telefonin doktori- Alo Blush! Si je?- dhe pushoi për pak kohë. Nuk dija se ç'po i thoshte Beni nga ana tjetër e telefonit.
    -Mirë! Natën e mirë Ben!- e mbylli Saliu telefonin. Gjithë gëzim me tha se fola me Benin!". Nuk dija se çfarë e kishte mashtruar Beni. Ika pasi të nesërmen kisha udhë të gjatë për të bërë.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pamvaresisht se sa origjinal eshte Nikoll (mustaqe ziu..lol) Lesi ne kto tregime.. dicka ka te vertete..

    e verteta eshte se ekziston ai ambjent qe pershkruan Lesi pra.. ajo "keneta" ku notojne pluskojne fryhen e shk.. hen.. zhabo-zhapiket e tiranes nga mesi i te cileve dalin tash 16 vjet sundimtaret.. e vendit.. qofte te llojit sheik nano edvino blusho brace rucoist.. qofte nga soji kaqolo berishist..

    ngjarjet e shtator 1998 dhe shkurt 2004-es jane faqe te zeza per PD-ne..

    jan te zeza sepse jane kunder principeve te atyre qe aspirojne demokraci.. dhe jan te zeza sepse kan dhuruar per PS-ne nje Variant-preteks- Rezerve..
    qe mund ta perdorin ne te ardhmen.. kur ta shohin te arsyeshme..

    97 -ta nuk duhet perseritur.. pra marrja me dhune e institucioneve.. jane kategorikisht te pa pranushme..

    Pra PD kurre nuk duhej te toleronte pas 97-tes tragjike asnje 97.. tjeter qofte dhe ne miniature.. e aq me keq te ardhur prej saje e pas mitingjeve te saja.. prej per- shkallezimeve te protestave te saja..

    Neser dhe jo neser por sot bile.. mund ti teket edvinit ti beje Saliut ndonji shkurto-shtator.. dhe fare lehte te thote.. se .. po bej ate qe ke bere ti me ato nano-iket.. e tua.. dikur..
    cti thote saliu?

    a mund ti tregoje kushtetuten apo ligjin apo principin..
    Nuk mundet..

    Pra ja ku te con gomarlleku..

    duhet betonuar bile celnikosur principi.. se nje qeveri vjen me vote e iken me vote.. dhe se asnji marifet tjeter nuk pranohet..

    Vetem keshtu ka stabilitet..


    skuth thx per kujtimet e Lesit.. jan teper interesante per ne qe jemi larg Kenetes me zhapiko-zhabat e majme..

    sa pak gjera qe dime..

  19. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shtėpia botuese ndėrpret botimin e plotė tė librit.

    Libri "Si njoha Nanon dhe Berishėn" me autor Nikollė Lesin ka vendosur qė tė ndėrpresė vazhdimin e botimit tė kėtij libri nė gazetėn "Koha Jonė". Arsyeja ėshtė, sipas shtėpisė botuese, qė nė mesin e muajit dhjetor tė kėtij viti libri do tė dalė nga shtypshkronja dhe do tė hidhet nė treg pėr shitje me tirazh tė madh nė Shqipėri, Kosovė dhe nė diasporė. Kėrkojmė ndjesė lexuesit pėr ndėrprerjen e botimit tė librit nė faqet e gazetės.

    Koha Jone.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  20. #20
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    skuth thx per kujtimet e Lesit.. jan teper interesante per ne qe jemi larg Kenetes me zhapiko-zhabat e majme..
    S'ka gje Brar, kam bere vetem detyren ...

    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Te mbrosh Berishen eshte te mbrosh vetveten
    Nga Anesti_55 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 208
    Postimi i Fundit: 05-08-2009, 11:37
  2. Kreu i PS, Edi Rama: Ftoj Berishen te debatojme per krizen energjitike!
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 23:03
  3. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •