Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zamira Caka: “Fëmijëria ime e përjetuar midis pesë qyteteve”

    Flet politikania dhe juristja Zamira Çaka

    “Fëmijëria ime e përjetuar midis pesë qyteteve”

    Yllka Parllaku

    Jetëshkrimi:

    Emri: Zamira Çaka
    Datëlindja: 28 korrik 1953
    Vendlindja: Delvinë
    Gjendja civile: E martuar me tre fëmijë

    Arsimimi:
    1972-1976 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, dega Juridik
    1995 titulluar avokate

    Eksperienca pune
    1976-1979 Prokurore në Prokurorinë e rrethit Krujë
    1979-1992 Prokurore në Prokurorinë e rrethit Tiranë
    1994-1997 Avokate
    1997-2001 Deputete në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
    1997-1998 Anëtare e Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë
    1997-1998 Sekretare e Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë
    2001-2002 Këshilltare juridike e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
    2002-2005 Këshilltare juridike e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

    Aktiviteti politik
    1997-2001 Deputete e Partisë Socialiste
    1997-1999 Sekretare e grupit parlamentar të PS-së
    2001 kandidate për deputete e PS-së, zona 35
    1997-1999 dhe 2003 vazhdim anëtare e Komitetit të Përgjithshëm të PS-së
    1999-2003 Anëtare e komisionit qendror të garancive statusore të PS-së
    1995 e në vazhdim anëtare e kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas Socialiste

    Aktivitete të tjera
    1994 e në vazhdim anëtare e Dhomës së Avokatëve
    1997 e në vazhdim anëtare e Shoqatës së Grave Juriste
    2003-2005 Këshilltare e jashtme e ministrit të Shëndetësisë


    Fëmijëria e saj është e copëzuar në disa qytete të Shqipërisë. Ka lindur krejt rastësisht në Delvinë, hapat e parë i ka hedhur në Korçë, ka mësuar shkrim e këndim në Gjirokastër, për të vazhduar arsimimin në Vlorë, duke përfunduar “turneun” fëminor në Tiranë. Juristja dhe njëkohësisht politikania Zamira Çaka, rrëfen se vitet e para të jetës së saj kanë qenë shumë aktive, plot transferime, njohje të reja dhe një prezantim shumë i larmishëm me bukuritë shqiptare. Gjatë intervistës së dhënë ekskluzivisht për “Tirana Observer” në rubrikën “Kur ne politikanët ishim të vegjël”, Zamira Çaka kalon nëpër ëndrrat e saj të para fëminore. Ndalet kryesisht te pasioni i saj i hershëm, piktura, që në ndonjë rast shfaqet edhe sot në jetën e saj. Pikturat e para i kujton me nostalgji, ndërsa portreti i parë, i realizuar në moshën dhjetë vjeçare, i të atit ruhet edhe sot në shtëpinë e prindërve të saj.
    Kur ka lindur Zamira Çaka?
    Kam lindur më 23 korrik 1953.
    Në cilin qytet dhe a ju kujtohet materniteti?
    Kam lindur në Delvinë, ku babai im kishte shkuar me një shërbim të zgjatur. Duke qenë oficer ushtarak, ndodhte shpesh që të lëvizte nga një qytet në tjetrin. Nga Delvina, më pas familja ime është larguar kur unë isha vetëm tre muajshe, në këtë mënyrë materniteti nuk më kujtohet. Nuk e kisha parë Delvinën deri para një viti, kur isha në një aktivitet partiak. Gjithmonë kisha thënë se doja të shkoja në qytetin tim të lindjes, por u bë e mundur vetëm vjet. Shkova edhe në maternitet, por ishte e pamundur, megjithëse unë dija disa vogëlsira të lindjes sime, si për shembull emrin e mamies, që më kishte pritur. U interesova te banorët e Delvinës, të cilët më thanë se ajo kishte vdekur, por kishte qenë një nga më të mirat. Pashë edhe maternitetin, kishte ndryshuar dhe ishte transformuar.
    Cila është mosha më e vogël që e mbani mend veten tuaj? Po veprimi më i hershëm?
    Mosha më e vogël që e kujtoj veten time është kur pas Delvinës babai im u transferua në Korçë. Por, edhe nga Korça kam ikur në moshën tre vjeç e gjysmë. Megjithatë mbaj mend disa vogëlsira nga jeta në këtë qytet, si për shembull pozicionin e shtëpisë, dhomën e gjumit, oborrin. I kam në kujtesë si nëpër ëndërr. Ndërsa veprimet më të hershme janë pas kësaj moshe, kur kam ardhur në Tiranë.
    Si ju kanë thënë prindërit, keni qenë fëmijë i urtë apo qaraman?
    Kam qenë një fëmijë shumë i urtë dhe kjo më ka karakterizuar gjatë gjithë periudhave të jetës sime.
    Keni qenë një fëmijë trazovaç? Mund të na tregoni ndonjë bëmë?
    Jo, nuk kam qenë trazovaçe. Rreth moshës 2-3 vjeç, mamaja ma kujtonte gjithmonë dhe më tregonte se kisha shumë qejf që ta imitoja. Për shembull, kur ajo punonte diçka me shtiza, unë i vija fijet e perit në qafë, ashtu sikurse ajo dhe bëja sikur punoja. Kjo më ishte bërë si ves dhe kudo që gjeja fije të tilla i vija në qafë.
    Cila ishte loja që pëlqenit më shumë? Përse?
    Atëherë kemi pasur shumë lojëra, si ajo me peta për shembull. Por nuk kam luajtur shumë jashtë shtëpisë. Më tepër kam qenë e pasionuar pas pikturës dhe në kohën e lirë ulesha dhe pikturoja. Në një rast, rreth moshës 10 vjeç, i kam bërë një portret babait tim. Pasi mbarova shkollën tetëvjeçare desha të vazhdoja për pikturë, hyra në konkurrim në Liceun Artistik, por duke qenë se nuk kisha bërë asnjë lloj kursi, nuk munda të fitoja. I kisha nocionet për të pikturuar, por më pas jeta mori rrjedhën e saj dhe unë vazhdova më pas një degë tjetër. Kam vazhduar të pikturoj deri në gjimnaz, më pëlqente kryesisht natyra e qetë. Madje, edhe sot, në qoftë se unë shoh ndonjë lule ose diçka tjetër kur jam në ndonjë mbledhje ose ..., përsëri mundohem të bëj ndonjë vizatim të vogël.
    I mbani mend germat ose vizatimet e para që keni hedhur në letër? A keni ruajtur ndonjërën pre tyre?
    Vizatimet e para kanë qenë modelet e një shtëpie me kulm. Por jo, nuk kam ruajtur asnjë prej tyre, vetëm portretin e babait tim, që ndodhet te shtëpia e tij.
    A keni ndonjë shenjë që ju ka mbetur nga fëmijëria?
    Megjithëse nuk kam qenë shumë e lojës kam një shenjë që më ka mbetur në gisht, kur kam dashur të shtyja një hekur të madh. Në një moment, hekuri, duke qenë shumë i madh, më shtypi dorën pas murit.
    Ishit ndër ata fëmijë që mashtronit kur luanit apo ndër ata që nuk flisnit kurrë?
    Nuk jam karakterizuar si një fëmijë hilacak, ndoshta kjo është natyra ime edhe sot.

    E preferuara, Gjirokastra
    Megjithëse e rritur midis pesë qyteteve, ndër më të bukurat e Shqipërisë, Zamira Çaka parapëlqen të veçojë Gjirokastrën. Asaj i kujtohet gjithçka sa i përket këtij qyteti, ku kaloi për gjashtë vjet me radhë një pjesë të fëmijërisë. “Më kujtohet Gjirokastra, qyteti me gurë dhe rrugë të pjerrëta. Në atë kohë nuk kishim ambiente loje, por luanim më tepër në rrugë. Disa imazhe që kanë mbetur ende në mendjen time”, shprehet ajo. Midis të tjerash, veçon edhe marrëdhënien me motrën e saj të vetme, Sllavicën, e cila ishte gjashtë vjet më e madhe. Kujton me nostalgji kur i shkonte nga pas me përkushtimin dhe dashurinë e një motërze të vogël.

    Në shoqëri
    Zamira Çaka pranon se në një farë mënyre ka qenë e vështirë të jetoje gjithnjë në lëvizje. E kushtëzuar nga profesioni i babait të saj, i është dashur vazhdimisht të ndërrojë banesë, shkollë, mësuese, shoqëri. Sa për këtë të fundit, ajo pohon se nuk e ka pasur të vështirë të krijonte një të re, madje ka qenë një kënaqësi dhe sfidë e radhës. Shumë e urtë, por një fëmijë shumë i shoqërueshëm ka arritur të krijojë hallkat e një shoqërie të vërtetë, veçanërisht me shoqet.

    Në politikë
    Pasioni ishte piktura, ëndrra ishte të bëhej juriste. Karriera e saj u realizua dhe u bë e plotë më së miri, duke tejkaluar më pas edhe në politikë. Për 16 vjet radhazi ka punuar si prokurore, për të vazhduar në politikë fillimisht si anëtare e Komisionit Parlamentar e për të vazhduar si kryetare e Komisionit të Ligjeve. Viti 2002 i solli një post tjetër politik, atë të këshilltares juridike të kryeministrit të republikës, post të cilin e mbajti deri para disa muajsh.

    Fëmijërinë e keni kaluar duke u zhvendosur nga njëri qytet në tjetrin, për sa kohë keni qëndruar në secilin prej tyre?
    Nga klasa e parë deri në të pestën kam qëndruar në Gjirokastër. Klasën e gjashtë dhe të shtatë e kam mbaruar në Vlorë, ndërsa klasën e tetë e kam vazhduar në Tiranë. Kjo zhvendosje e herëpashershme ka bërë që fëmijëria ime të mos jetë monotone, por shumë e larmishme dhe me plot njohje të reja. Unë jo vetëm që krijoja shoqëri të reja, por një pjesë të kësaj shoqërie, sidomos atë të Gjirokastrës, e kam takuar vazhdimisht. Normalisht nuk kishe mundësi të vizitoje aq shumë qytete sa kam parë unë dhe aq më tepër të jetoje brenda tyre. Falë kësaj mundësie që kishim për të lëvizur, jam njohur me natyrën shqiptare. Por ishte e vështirë të largoheshe, sepse do të ndryshoje mësuese, klasë, banesë, shoqëri. Megjithatë kishte një lloj kolegjialiteti dhe kudo më kanë pritur shumë mirë, nuk e kam ndierë veten asnjëherë të vetmuar dhe jashtë të tjerëve.
    Cilin nga këto qytete do të veçonit?
    Do të veçoja Gjirokastrën, sepse aty më kanë lidhur disa faktorë. Përveç faktit se qëndrova për një periudhë të gjatë, mamanë e kam pasur nga ky qytet dhe aty unë gjeta një ambient shumë të ngrohtë. Përveç shoqërisë, aty ndodheshin edhe njerëzit e nënës sime.
    A ju kujtohet ndonjë fjalë që e artikulonin me gabim. Mund të na e thoni sot atë?
    Jo, nuk më kujtohet ndonjë fjalë.
    Cila ka qenë lodra juaj e preferuar? A keni ruajtur ndonjërën prej tyre?
    Kam pasur një kukull rreth moshës 4-5-vjeçare që ma kishin blerë prindërit për Vit të Ri, të cilën e pata ruajtur deri para disa vitesh. Ishte nga ato kukullat, që kur i tundje mbyllnin sytë dhe qanin, por fëmijët e mi e prishën, është ruajtur deri vonë.
    Kam pas bërë edhe kukulla prej lecke, por kam pasur edhe lodra të tjera si çdo fëmijë i asaj kohe.
    Si visheshit kur ishit fëmijë?
    Mamaja ime ka qenë një amvisë shumë e mirë dhe kishte një dëshirë shumë të madhe që të na vishte bukur. Që e vogël dhe sot e kësaj dite unë kam përdorur shumë pantallonat, kjo ka qenë një karakteristikë e imja.
    Cila ishte ëndrra që ziente në kokën tuaj si fëmijë në atë kohë?
    Megjithëse kam pasur pasion pikturën, që në fëmijëri kam ëndërruar që të bëhem juriste. Në degën e Juridikut ëndrra ime e fëmijërisë u realizua.
    Cili ishte idhulli juaj në fëmijëri?
    Nuk kam pasur ndonjë idhull.
    Sa shoqe keni pasur gjatë periudhës së fëmijërisë? Sa prej tyre i keni ende edhe sot?
    Kam pasur shumë shoqe dhe megjithëse lëvizja shumë nga një qytet në tjetrin ambientohesha dhe arrija të përshtatesha shumë shpejt. Por me shoqet e klasës nuk kam mundur ta vazhdoj shoqërinë.
    Si ju thërrisnin shoqet? A kishit ndonjë nofkë?
    Në shtëpi kam pasur një nofkë që ma kishte vënë djali i xhaxhait tim. Deri vonë, edhe kur isha në gjimnaz, në shtëpi më thërrisnin me nofkën që më kishte vënë ai. Ishte e këndshme si nofkë, duke u përshtatur me karakterin e pamjes sime Xhu Xhu. Një emër përkëdhelës për mua.
    A ju kujtohet ndonjë shok në veçanti?
    Jo, nuk më kujtohet, sepse kam pasur shumë lëvizje dhe nuk arrita të krijoja qëndrueshmëri të vërtetë në shoqëri.
    A ju kujtohet mësuesja e klasës së parë? Si quhej ajo?
    Quhej Fasile dhe ka qenë një mësuese shumë e mirë. Deri para disa vitesh kam pasur informata për të, por nuk e di se ku ndodhet tani, nëse jeton apo jo.
    Sikur të ktheheshit edhe një herë fëmijë, çfarë do të bënit?
    Ndoshta do të doja të jetoja me realitetin e sotëm. Megjithëse unë kam pasur një fëmijëri shumë të gëzueshme dhe të qetë, me një harmoni të plotë, ndryshimet e kohëve që po jetojmë më bëjnë të mendoj për një fëmijëri, ndoshta të parë nga ky realitet.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    clidhje ka me eliten kombetare kjo sharabajg e ps-se?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Brari
    clidhje ka me eliten kombetare kjo sharabajg e ps-se?
    Me vjen keq, se duket sikur une kete interviste e kam futur tek elita kombetare. Nuk di kush nga moderatroret i ka nderruar vendin pasi une e kisha postuar tek temat e shtypit te dites.

    Pajtohem me Brarin se ky personazh nuk ben pjese tek Elita Kombetare.

    S'me harrohet cfare beri kjo dhe i shoqi i saj(ish-drejtor ne SHISH) per tu ribere deputete ne nje zone te Tiranes, kunder Bamir Topit. Njerez te tille jane vecse disa personazhe kalimtare ne ekranin e jetes shqiptare.

    Posti i kesaj interviste ishte ne fakt thejesht nje trill i imi, qe po te kini durim ta lexoni deri ne fund arrini ta kuptoni.

    Kshu qe ju lutem moderatoreve qe mund ta rrikthejne prape tek tema e shtypit te dites, ndofta me nje titull "Intervista pushtetaresh ose ish-"...

    Faleminderit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2006
    Postime
    1

    Zamira Caka: “Fëmijëria ime e përjetuar midis pesë qyteteve”

    O kurva llafazane, nuk keni pune tjeter ju e merreni me llafe dhe me sharje te individeve. Ska mbetur ne doren tuaj te vlersoni njerzit.

    Xhuxhumak, o i mireinformuar , cfare eshte bere gjate zgjedhjeve te 2001 qe e mbanke mend kaq mire, apo meresh me thashetheme si ato kurvat e rugeve.
    Kujtohu per rrahjet e delegateve te PS-se tek qendrat e votimit e mos fol kur nuk di gje.

    Mbylle muhabetin ktu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •